Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.

Fillojmë me emrin e Zotit që është Mëshirues dhe Mëshirëplotë.

Falederimet janë për Zotin, paqa ...

Përgjigja është se të gjithë këto faktorë ndikojnë në kontrollin e sjelljeve dhe veprave të njeriut. Shkalla e ndi...

Ne jemi dëshmitarë që në shoqëritë moderne, çështja e mbikqyrjes dhe vëzhgimit, është diçka esenciale dhe në zhvil...

Ne muslimanët, në fenë tonë kemi një parim të rëndësishëm, që është mbikqyrja e Zotit. Ne të gjithë e dimë hadithi...

Nga shtatë personat të cilët do të gjejnë strehë nën hijen e Arshit të Zotit, atë Ditë kur nuk do të ekzistojë asn...

Një nga të rinjtë tanë, në epokën e zhvillimit teknologjik, në epokën e epsheve të shfrenuara, ndodhet i shtrirë m...

Mbikqyrja është argument i njohjes dhe besimit në Zotin e madhëruar. Ajo është argument që ti o vëlla dhe o motër ...

Kushdo që mbikqyrjen e Zotit e ka të kultivuar në çdo gjendje, do të dijë si t’i orientojë dhe kanalizojë epshet d...

Umeri nuk pranonte të gjykojë sipas fjalëve që i dëgjonte nga njerëzit, pa hetuar vetë më parë mbi çështjen.

Kur Umeri e kuptoi që imami përfundoi nga recitimi i vargjeve, tha:

Po. Më mirë mos kisha qenë d...

Tregon Umer ibnul Hattabi:”Ndërkohë që ne ishim të ulur përreth të dërguarit të Zotit, nga larg u shfaq një burrë ...

Nëse do e adhuronim Zotin me ndjenjën që Ai na vështron në çdo kohë dhe situatë, shumë nga shkeljet e ligjit dhe v...

Kurse sot, edhe pse jemi të shkolluar dhe posedojmë pasuri më të shumta se ai bari në Meke, shohim ryshfete, korru...

Ne kemi frikë dhe largohemi sa herë që e ndjejmë që kamera na është drejtuar, kemi frikë nga eprorët, kemi frikë d...

E lusim Zotin të na shpëtojë nga ndëshkimi i Tij dhe paqja e Tij qoftë me ju.!

Upcoming SlideShare
Loading in …5

Mbikqyrja E Zotit

1,389 views

Published on

Published in: Education, Technology
• Be the first to comment

Mbikqyrja E Zotit

1. 2.

Fillojmë me emrin e Zotit që është Mëshirues dhe Mëshirëplotë.

Falederimet janë për Zotin, paqa dhe mëshira e Zotit, qofshin mbi profetin Muhamed a.s, familjen e tij të nderuar dhe shokët e tij.

Vallë çfarë i kontrollon sjelljet dhe veprat e njeriut nga devijimet dhe tejkalimet, qofshin këto devijime dhe tejkalime që prekin vetë individin apo të gjithë shoqërinë? Mos është ndërgjegja? Mos është filozofia e moraleve? Mos është ligji? A e bën diçka të tillë tradita dhe zakonet e trashëguara, apo është vetë feja dhe besimi?

2. 3.

Përgjigja është se të gjithë këto faktorë ndikojnë në kontrollin e sjelljeve dhe veprave të njeriut. Shkalla e ndikimt të faktorëve të mësipërm, ndryshon nga një individ në tjetrin. Kjo, pasi njeriu është një përzireje mes kulturave, feve, racave, zakoneve etj... të cilat formojnë kontrolluesin e sjelljeve të tij. Në këtë punim, ne do të përmendim një nga këto faktorë kontrollues dhe orientues, i cili e rrit imunitetin tonë ndaj sjelljeve dhe joshjeve të shfrenuara. Ky faktor, është i vlefshëm për të gjithë, për burrat dhe gratë, për të mëdhenjtë dhe të vegjëlit, për të rinjtë dhe të moshuarit. Ky faktor kontrollues të sjelljeve të njeriut, titullohet

“ mbikqyrja e Zotit”.

3. 4.

Ne jemi dëshmitarë që në shoqëritë moderne, çështja e mbikqyrjes dhe vëzhgimit, është diçka esenciale dhe në zhvillim. Sa më të rëndësishme të jenë vendet, aq më shumë shtohet mbikqyrja dhe pikat e kontrollit të lëvizjeve. Madje, teknologjia moderne ka mundësuar kontrollin dhe mbikqyrjen e çdo lëvizjeje me anë të kamerave lëvizëse, me anë të shenjave të gishtave, sateliteve etj... E gjithë kjo, bëhet me qëllim ruajtjen e jetës së njerëzve dhe interesave të tyre të ndryshme.

Pyetja që lind është:”A ka mundësi teknologjia dhe shkenca që të vendosë kamera brenda trurit të çdo njeriu, për të kuptuar se çfarë do të bëjë? A ka mundësi ligji që të caktojë për çdo person një polic? Nëse dikush do të thoshte që është vetëm ndërgjegja ajo që mund të kontrollojë dhe të orientojë sjelljet e njeriut, do i thonim:”Po ndërgjegjen kush e orienton drejt rrugës së duhur?”

4. 5.

Ne muslimanët, në fenë tonë kemi një parim të rëndësishëm, që është mbikqyrja e Zotit. Ne të gjithë e dimë hadithin e Profetit a.s ku thotë:”Shtatë veta janë ata që Zoti do i vendosë nën hijen e Tij, atë ditë që nuk ka hije veç Tij…një burrë të cilin e fton një grua e bukur dhe me pozitë, por ai i thotë: Unë kam frikë Zotin”. Ishte një grua me pozitë të lartë, e bukur dhe ishte po ajo që e ftonte këtë person për imoralitet. Një njeri i zakonshëm, që nuk udhëhiqet nga vlera dhe parime, patjetër që do u bindej instikteve dhe këtij tundimi. Kurse përgjigja e këtij personi ishte “unë kam frikë Zotin.”  Vallë a jemi ne nga ata që i frikësohemi Zotit? Vallë deri ku arrin frika nga Zoti? Vallë çfarë lloj frike është ajo? Thjesht frikë nga një fuqi e mbinatyrshme, apo është frikë e përzier me turp nga Zoti, shpresë dhe dashuri? Nëse dikush prej nesh gabon dhe cënon të drejtat e dikujt, më pas kërkon falje, ai edhe mund të falet. Edhe pse iu fal gabimi, ai do të qëndrojë gjithë jetën me zemër të thyer dhe do i vijë zor, sa herë që përballet me personin që i cënoi të drejtat.

5. 6.

Nga shtatë personat të cilët do të gjejnë strehë nën hijen e Arshit të Zotit, atë Ditë kur nuk do të ekzistojë asnjë hije tjetër, është:”..dhe një burrë që e kujtoi Zotin në vetmi dhe i rrodhën lotë”  Thotë Profeti a.s në një hadith tjetër:”Dy lloj sysh, nuk do i prekë zjarri i xhehnemit:”Një sy që ka qarë për hatër të Zotit dhe një sy që ka ndenjur zgjuar në rrugë të Zotit.”

Kurse sytë tanë sot nuk rrjedhin lotë për hatër të Zotit, por ngaqë skuadra e zemrës time – Brazili, Franca, Gjermania... – humbi kampionatin. Janë lotë që rrjedhin nga dikush që ka neglizhuar kohën e namazit për të ndjekur futbollin, dikush tjetër mund të ketë babanë të sëmurë në spital dhe nuk e ka vizituar, dikush tjetër ka lënë fëmijët dhe familjen pa ushqime ... Sytë e tyre nuk rrjedhin për Zotin, por për skuadrën e zemrës që humbi ndeshjen, nga e cila vetë ky nuk përfiton asgjë veç kohës së humbur.

Mbikqyrja e Zotit është ajo që kontrollon dhe sistemon sjelljet e njeriut.

6. 7.

Një nga të rinjtë tanë, në epokën e zhvillimit teknologjik, në epokën e epsheve të shfrenuara, ndodhet i shtrirë mbi krevatin e tij dhe përgatitet të flejë. Në çast, bie zilja e celularit të tij. Me ta hapur, dëgjon zërin e një femre. I çuditur ngaqë nuk e njihte, i kërkoi sqarime se kush ishte dhe ajo iu përgjigj:”Thjesht doja të njihem me ju.” Djali iu përgjigj:”Mirë, por unë nuk prezantohem me njerëz me të cilët nuk kam asnjë lidhje dhe marrëveshje fetare.” Vajza, nga ana tjetër e pyeti mbi arsyen dhe djali iu përgjigj:”Kjo, ngaqë telefoni përgjohet.” Ajo i tha:”Është hera e parë që flas me një burrë që ka frikë.” Djali i tha:”Nëse do e dije kush është Ai që e përgjon linjën, do të frikësoheshe dhe ti.” Djali i tha:”Ai që i përgjon dhe mbikqyr linjat e telefonit dhe gjithçka tjetër, është vetë Zoti që ka krijuar universin.” Atëherë, djali dëgjoi zhurmën e mbylljes së telefonit. Tashmë, mesazhi kishte arritur tek kjo vajzë, e cila u ndërgjegjësua se përveç çentralit dhe organeve kompetente, është vetë Zoti që na ka krijuar, Ai që na mbikqyr dhe përgjon çdo lëvizje tonën.”

7. 8.

Mbikqyrja është argument i njohjes dhe besimit në Zotin e madhëruar. Ajo është argument që ti o vëlla dhe o motër je nga ata që e kujtojnë dhe përmendin Zotin në çdo kohë dhe çast. Ajo është fakt që vlerat më të mira të kësaj jete, janë përthithur në qënien tënde.

Thotë Zoti në Kuran:“ A nuk e di ti, se Allahu di çdo gjë që është në qiej dhe në Tokë?! Nuk ka bisedë të fshehtë midis tre vetave, që Ai të mos jetë i katërti; as midis pesë vetave e që Ai të mos jetë i gjashti; as kur janë më pak, as kur janë më shumë, që Ai të mos jetë me ata, kudo që të ndodhen; Ai në Ditën e Kiametit do t’i njoftojë ata se çfarë kanë bërë, se, me të vërtetë, Allahu di çdo gjë!” (Muxhadele: 7)

Kur një burrë ndodhej i vetëm me një grua në errësirën e natës i tha:”Tashmë jemi vetëm unë dhe ti dhe drita e yjeve të natës.” Kurse gruaja ia ktheu:”Por ti harrove Atë që më krijoi mua, ty dhe yjet.”

Ne jemi dëshmitarë që shumë të rinj, ulen natën para kompjuterit, zhyten në botën e pafund të internetit, bisedojnë dhe mashtrojnë vajzat, përgojojnë, shpifin dhe merren me nderin e të tjerëve. Herë të tjera depërtojnë në faqe të ndryshme, të mbushura me materiale të dëmshme dhe shkatërruese për moralin dhe vlerat njerëzore, duke e shndërruar njeriun në një kafshë në ekstazë, pa njohur hallall dhe haram.

8. 9.

Kushdo që mbikqyrjen e Zotit e ka të kultivuar në çdo gjendje, do të dijë si t’i orientojë dhe kanalizojë epshet dhe tundimet e ndryshme. Thotë poeti:

Nëse në errësirë me gjynahin je vetëm

Dhe epshi të fton për mëkat

Kij turp nga vështrimi i Zoti dhe thuaji

Ai që ka krijuar errësirën më vështron

Krijuesi i errësirës, i dritës dhe gjithçkaje tjetër, më vështron çdo mëngjes dhe darkë, më vështron në gjumë dhe zgjuar, më vështron gjatë aktivitetit dhe plogështisë, më vështron kur jam i vetëm dhe kur jam në mesin e mijërave njerëzve të tjerë.

Imam Shatibiu në librin e tij El-itisam, tregon:”Vajti një grup njerëzish tek Prijësi i besimtarëve Umer ibnul Hattabi dhe i thanë:”O Prijës i besimtarëve! Ne kemi një imam në xhaminë tonë, që me të përfunduar namazin, fillon të këndojë.” Umer ibnul Hattabi u tha:”Le të shkojmë tek ai, pasi po t’i dërgojmë dikë që ta thërrasë, kam frikë se do mendojë se e kemi përgjuar.”

9. 10.

Umeri nuk pranonte të gjykojë sipas fjalëve që i dëgjonte nga njerëzit, pa hetuar vetë më parë mbi çështjen.

Me të hyrë Umeri në xhami, imami e dalloi dhe i habitur u ngrit ta takojë dhe t’i urojë mirëseardhjen. Me t’u takuar, imami i tha:”Prijësi i besimtarëve të vijë tek ne?! Nëse ke ardhur për nevojat e tua, duhet të na çoje fjalë të vinim ne, pasi ti duhesh respektuar si Prijësi ynë. Nëse ke ardhur për nevojat dhe hallet tona, është detyra jonë që të vijmë t’i kërkojmë tek Prijësi ynë.” Umeri i tha:”I mjeri ti! Më kanë arritur fjalë jo të mira për ty.” Imami e pyeti:”Çfarë o Prijës i besimtarëve?” Umeri i tha:”Si është e mundur që tallesh me namazin tënd?!” Imami ia ktheu:”Jo o Prijës i besimtarëve. Ato nuk janë gjë tjetër veçse vargje me të cilat përkujtoj dhe këshilloj veten time.” Umeri i tha:”Më thuaj diçka prej tyre! Nëse janë të dobishme, unë do të mbaj ison. Por nëse nuk janë të mira, unë ta ndaloj t’i recitosh sërish.” Imami tha:”Pas çdo namazi unë them dhe filloi të recitojë vargje, të cilat i përfundoj me:

Më mirë mos kisha qenë dhe epshi mos ishte

T’a ndjeja prezencën e Zotit dhe frigohesha Atij.

10. 11.

Kur Umeri e kuptoi që imami përfundoi nga recitimi i vargjeve, tha:

Po. Më mirë mos kisha qenë dhe epshi mos ishte

T’a ndjeja prezencën e Zotit dhe frigohesha Atij.

Më pas shtoi:”Kush kërkon të këndojë dhe të recitojë, le të recitojë vargje të tilla.”

Ky imam, me vargjet e mësipërme i këndonte vetes dhe nefsit të tij. Me vargje të tilla, ai i kërkonte nefsit që të mos kërkojë t’i bindet epsheve dhe të mos devijojë nga rruga e drejtë.

Thotë Imam Hasan El-Basrij mbi mbikqyrjen e Zotit:”Zoti e mëshiroftë një njeri, që ndalon tek preokupimet e tij. Nëse proekupimet e tij i sheh të drejta, vazhdon në këtë rrugë derisa t’i realizojë. Nëse sheh që ato të çojnë në rrugë të keqe, qëndron dhe kthehet mbrapsht.”

Kërkoji llogari vetes, para se Zoti të të kërkojë llogari Ditën e Kijametit dhe peshoji veprat, para se të peshohen Ditën e Kijametit. Nëse e shikon se po ecën drejt të mirës, vazhdo me ritme më të shpejta. Por, nëse e shikon se po shkon drejt rrugës së keqe, qëndro dhe kthehu mbrapsht.

11. 12.

Tregon Umer ibnul Hattabi:”Ndërkohë që ne ishim të ulur përreth të dërguarit të Zotit, nga larg u shfaq një burrë me rroba të bardha, me flokë të zinj, nuk dukej se vjen nga udhëtimi dhe askush nga ne nuk e njihte. Ai erdhi dhe u ul pranë Profetit a.s, i ngjiti gjunjët e tij me gjunjët e Profetit a.s, i vendosi duart e tij mbi kofshat e Profetit a.s dhe i tha:”O Muhamed! ... pasi e pyeti mbi besimin dhe islamin, ai e pyeti Profetin a.s:”Çfarë është mirësia (ihsani)?” Profeti a.s ia ktheu:”Mirësia, është ta adhurosh Zotin njëlloj sikur e shikon, pasi edhe pse ti nuk e shikon, Ai të shikon ty.”  Burri i huaj i tha:”Të vërtetën ke thënë.” Ne të gjithë u habitëm, ai e pyeste dhe pasi merrte përgjigjen, i thoshte që ke thënë të vërtetën!” Pasi burri u largua, Profeti a.s u kthye nga ne dhe na tha:”Ai ishte Xhibrili a.s dhe erdhi t’ju mësojë çështjet e fesë.”  .

12. 13.

Nëse do e adhuronim Zotin me ndjenjën që Ai na vështron në çdo kohë dhe situatë, shumë nga shkeljet e ligjit dhe veprat e ulëta që shohim do të eleminoheshin, si në jetën tonë private ashtu dhe në atë shoqëroren. Nëse njerëzit do e ndjenin prezencën dhe mbikqyrjen e Zotit, që nga qeveritarët deri tek popullsia e rëndomtë, të gjithë do të kapeshin pas vlerave më të mira shoqërore. Ligjet e shumta, kamerat dhe pikat e kontrollit, tregojnë që ndërgjegja e njerëzve është prishur.

Tregon Abdullah ibnu Dinar:”Ndodhesha në shoqërinë e Prijësit të besimtarëve, Umer ibnul Hattabit, në shkretirën e Mekës. Teksa ecnim, u takuam me një bari që kulloste delet. Umeri, iu drejtua bariut dhe i tha:”Ma shit një dele!” Bariu i tha që delet nuk ishin pronë e tij, por e padronit. Umeri, i tha:”Ma shit delen mua dhe padronit i thuaj që e hëngri ujku.” Bariu ia ktheu:”Po Zotit, çfarë t’i them?!”

Edhe pse ishte një bari që kulloste delet në shkretërirë, edhe pse e kishte të kollajtë ta shesë dhe të justifikohej para padronit, ai refuzoi ta bëjë këtë, pasi e ndjente praninë dhe mbikqyrjen e Zotit të madhëruar.

13. 14.

Kurse sot, edhe pse jemi të shkolluar dhe posedojmë pasuri më të shumta se ai bari në Meke, shohim ryshfete, korrupsion, zhvatje parash në banka dhe fallsifikime nga më të ndryshmet.

Me t’i dëgjuar Umeri këto fjalë, i rrodhën lotë. Ai ia bleu padronit këtë bari dhe i fali lirinë, duke thënë:” Po Zotit, çfarë t’i them?! Ato janë fjalë që të dhuruan lirinë në këtë botë dhe unë e lus Zotin që të të dhurojnë xhenetin në Ditën e Kijametit.”

Zoti i madhëruar, e dëgjon dhe e din çdo lëvizje qoftë dhe të milingonës së zezë, mbi një gur të lëmuar, në errësirën e natës.

Kurse dijetarët e akides, thonë:”Ai din gjithçka ka qenë dhe që do të jetë. Din atë që nuk është, sikur të ishte si do të ishte.”

Sikur ne të jetonim me këtë ndjenjë, jeta jonë do të ishte ndryshe sot.

Vallë sa gjynahe kemi vepruar para se të përkushtohemi në fe? Vallë sa gjynahe kemi vepruar edhe pasi kemi filluar të falemi? Vallë sa herë e kemi harruar mbikqyrjen dhe prezencën e Zotit në jetën tonë? Padyshim, që gjynahet tona të kaluara janë të shumta. Le të fillojmë që tani një jetë tjetër, nën mbikqyrjen dhe vështrimin e Zotit.

14. 15.

Ne kemi frikë dhe largohemi sa herë që e ndjejmë që kamera na është drejtuar, kemi frikë nga eprorët, kemi frikë dhe u druhemi syve të njerëzve. Si është e mundur që neglizhojmë dhe nuk i druhemi syrit të Atij që nuk flen kurrë?! Këto fjalë, para se t’ua drejtojmë ju të nderuar teleshikues, ia drejtojmë vetes tonë. Ne kemi nevojë ta adhurojmë Zotin ashtu siç e shohim, pasi edhe pse ne nuk e shohim, Ai na shikon dhe na mbikqyr. Ai e shikon atë që prish agjërimin fshehurazi, e shikon mashtruesin, tradhtarin, hajdutin, matrapazin dhe këdo që vepron gjynahe dhe punë të poshtra. A nuk ka ardhur koha të pendohemi sinqerisht?

15. 16.

E lusim Zotin të na shpëtojë nga ndëshkimi i Tij dhe paqja e Tij qoftë me ju.!