SlideShare a Scribd company logo
1 of 5
Download to read offline
www.UdhezimidheDrita.net
1
Si të thërrasim në Teuhid?
I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij
ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga e keqja e veprave dhe vetëve tona!
Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë nëhumbje, nuk ka kush
që e udhëzon. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut
dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi
shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij!
Ky është një mësim rreth Teuhidit (adhurimit të Allahut), më saktësisht të Teuhidul Ibadeh
(Njëshmëria në adhurim), dhe rreth asaj që e kundërshton themelin e tij, ose që e bën atë jo të
plotë.Vjen për të shpjeguar format e ndryshme të adhurimit të cilat janë të detyrueshme të kryhen
sinqerisht vetëm për Allahun, gjë e cila rezulton në përmirësimin e jetës së një personi dhe shpije
në përsosjen e zemrës dhe veprave.
Gjithashtu vjen për të shpjeguar shirkun (të bërit shok Allahut në adhurim) në detaje, gjë e cila
rezulton në njohjen e asaj që Allahu dëshiron dhe është i kënaqur me Teuhid, po ashtu me atë që
Ai është i hidhëruar dhe urren nga Shirku, e që shkakton trazira në tokë paspërmirësimit të saj,
ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli.” (Kaptina A’raf: 56)
Shkaku kryesor i trazirave në tokë është Shirkul Ekber (ai që e nxjerr njeriun nga Islami) në
Allahun. Këtë e përmend Allahu i Lartësuar në Kuran:
“Ata (sundues muslimanë) të cilët, nëse Ne u japim fuqi në tokë, urdhërojnë për plotësimin
e faljeve të rregullta ditore dhe për Zekatin, që urdhërojnë El-Ma’ruf (Besimin dhe Ligjin
Islam) dhe ndalojnë El-Munker (mosbesimin, politeizmin dhe gjithçka që ka ndaluar
Islami).” (Kaptina Haxh: 41)
Në komentin e këtij ajeti Ebu Alijeh -njeri nga imamët e tabi’inëve- tha:
“Çdo e mirë në Kuran është prej Teuhidit dhe çdo e keqe e përmendur është nga shirku.”
Allahu i Lartësuar bëri që çdo Profet dhe i Dërguar të thërras në Teuhid, duke i shfaqur të drejtat
e Allahut nga Teuhidi i Tij të cilat janë adhurimi dhe madhështia, për t’u sqaruar njerëzve që të
lirohen e ta refuzojnë shirkun. Në lidhje me thirrjen e Profetëve dhe të Dërguarve, Allahu i
Lartësuar thotë:
“Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të
Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit
(shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve
të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme
rruga e gabuar.” (Kaptina Nahl: 36)
www.UdhezimidheDrita.net
2
Detyrimi më i madh i robit është se ai duhet të jetë i njohur dhe t’i ketë të qarta të drejtat e
Allahut nga Teuhidi i Tij, duhet të thërras në të e gjithashtu të paralajmërojë kundër shirkut, të
jetë larg tij dhe njerëzve që bëjnë shirk. Pra, ky është detyrimi më i madh dhe i cili hynë tek
thënia e Allahut të Lartësuar:
“Le të dalë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia, të
urdhërojnë El-Ma’ruf (të njohurën, Islamin dhe gjithë ç’përmban ai) dhe të ndalojnë El-
Munker (mosbesimn, mohimin, besimin në shumë perëndi). Dhe me këta (njerëz) janë ata
që janë të fituarit.” (Kaptina Al-Imran: 104)
Allahu i përshkroi si të shpëtuar ata të cilët thërrasin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Kjo
nuk është e mundur të bëhet ndryshe vetëm se duke e mësuar dhe duke ua mësuar të tjerëve
Teuhidin, duke e përhapur diturinë, duke njohur aspektet e ndryshme të Teuhidit që është detyrë
ndaj Allahut, derisa zemra e robit të jetë e qëndrueshme në Teuhid dhe t’i thërret të tjerët drejt tij.
Prandaj shirku nuk mund të njihet dhe nuk paralajmërohet në të, vetëm nëse posedohet njohuri e
hollësishme rreth tij.
Shirku ka shumë forma, për shembull: Shirkul Ekber ka shumë forma, ashtu siç ka edhe Shirk el
Agar (shirku i vogël që nuk e nxjerr njeriun nga feja) në vende të ndryshme, dhe të njohurit e
këtyre llojeve të shirkut kërkon dituri. Kjo dije nuk mund të fitohet nga nxënësi i diturisë
përderisa ai ta di se Teuhidi dhe paralajmërimi kundër shirkut është baza e thirrjes së profetëve
dhe të dërguarve, dhe se kjo është trashëgimia e profetëve.
Çdo gjë që pason është nga Teuhidi, sepse kjo është baza e tij. Vendosja e Teuhidit shpie në
mirësi për individin dhe në një popullsi më të mirë. Si rezultat, shirku duke qenë larg Teuhidit
rezulton në sprova dhe dënime. Ibrahimi (alejhi selam) frikësohej nga shirku, kjo shihet në lutjen
e tij nga Kurani të cilën e gjejmë në këtë ajet:
“Dhe përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet (Mekën) të paqës dhe të
sigurisë dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.” (Kaptina
Ibrahim: 35)
Ibrahimi ishte mik i Allahut, prej të dërguarve të dalluar, ai zuri gradë të lartë në shikimin e
Allahut, mirëpo ai prapë frikësohej nga shirku për vetveten. Duke e komentuar këtë ajet, Ibrahim
Tejmiu nga Dijetarët e Mëdhenj prej tabi’inëve tha:
“E kush është i sigurt prej shirkut pas Ibrahimit?!”
Për këtë arsye duhet pasur frikë nga rënia në shirk, e po ashtu duhet pasur frikë nga të qenit larg
Teuhidit. Kjo duhet ta nxisë robin që të mësojë Teuhidin dhe format e ndryshme të shirkut, të
luftojë kundër njerëzve të shirkut me gjuhë dhe argumente ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar:
“Kështu pra, mos iu bind mosbesimtarëve, por përpiqu ndaj tyre (duke i thirrur në
fe) me zellin e përkushtimin më të lartë me anë të tij (Kur’anit).” (Kaptina Furkan: 52)
Në kohen tonë gjejmë shumë njerëz që thërrasin në Teuhid dhe paralajmërojnë rreth shirkut me
pak fjalë dhe jo në detaje. Kjo zakonisht në mënyrë të përgjithshme pranohet nga masa e gjerë,
sepse nuk ka dallim në argumentimin e saj për shkak se është përmendur shkurtazi. Të kuptuarit
www.UdhezimidheDrita.net
3
e njerëzve rreth Teuhidit dhe shirkut dallon në mes tyre, për shembull kur paralajmëron rreth
shirkut shkurt në disa pjesë të botës, disa njerëz e kuptojnë shirkun që është i pranishëm në fenë
e të krishterëve, siç është rasti i të quajturit Jezusin (Isain alejhi selam) si djalë i Zotit, apo edhe
thënia e atij që ka thënë:
“Mos e quani Muhamedin djali i Allahut, ky është shirk, por pas kësaj thoni çfarë të doni dhe
ngriheni në çfarëdo shkalle që dëshironi, madje derisa të kërkoni edhe ndihmë prej tij, dhe se ai
ka kontroll në çështjet e dynjasë.”
Këtë lloj thirrje për në Teuhid e gjeni në shumë vende, për shembull nëse e paralajmëroni grupin
e adhuruesve të varreve kundër shirkut duke thënë:
“Dhe (kujto) kur Lukmani i tha birit të vet kur po e këshillonte: “O biri im! Mos
bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim
me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi).” (Kaptina Llukman: 13)
Ata këtë mund ta kuptojnë se do të thotë diç tjetër nga ajo në të cilën ishin (në adhurimin e
varreve). Mirëpo kur e sqaron në detaje, atëherë kjo e dallon thirrësin e EhlusSunetit nga të
tjerët. Njerëzit e Sunetit e sqarojnë Teuhidin në detaje. Sot sheh shumë grupe të fiksuara në
thirrje për në Teuhid, por nuk e sqarojnë siç duhet në detaje. Për këtë arsye thirrja në Teuhid
është dobiprurëse për studentin e dijes, të mësohet në detaje në mënyrë që ai të mund të thërret
në vendin ku shirku mund ose nuk mund të jetë i pranishëm.
Nga Teuhidi është lartësimi i Allahut për shkak të madhështisë së Tij, të shpresohet vetëm prej
Tij, t’i frikësohemi vetëm Atij, të mbështetemi vetëm tek Ai, të përpiqemi t’i afrohemi vetëm
Atij, të kërkohet ndihmë vetëm prej Tij dhe gjëra të ngjashme nga të drejtat e Allahut të cilat i
takojnë vetëm Atij.
Po kështu, kur ai shpjegon shirkun e sqaron atë në detaje dhe përmend argumentet rreth tij, ai
gjithashtu përmend format e ndryshme të shirkut që janë të pranishme aty ku ai i sheh, dhe nëse
nuk ka shirk të pranishëm ai paralajmëron rreth tij në mënyrë që njerëzit të mos bien në të,
shembull: nëse e shikojmë këtë vend (Arabinë Saudite) së cilës Allahu ia ka mundësuar davetin e
imamëve, gjallërues të fesë, e njerëzit e Teuhidit e urrejnë shirkun, por kur flasin rreth tij e
përmendin me pak fjalë.
Do të shihni se njerëzit që thërrasin në Teuhid në kohën tonë dallojnë nga ata të parapesëdhjetë
apo njëqind viteve më parë, arsyeja e kësaj është se këta nuk e sqarojnë Teuhidin në hollësi.
Sqarimi i Teuhidit në hollësi bënë që zemrat të zbuten dhe të lehtësohen drejt Allahut e ta
madhërojnë Atë, e si rezultat i kësaj ata i duan njerëzit e Teuhidit dhe i urrejnë njerëzit e shirkut.
Kur njerëzit e njohin Teuhidin në hollësi ata kanë siguri dhe veprojnë sipas tij e i udhëzojnë të
tjerët drejt tij, ndërsa kur e njohin shirkun në hollësi kanë frikë se mos bien në të, largohen prej
tij dhe e refuzojnë atë.
Do të shihni se njerëzit në përgjithësi e dinë se ky apo ai veprim mund të jetë shirk, ngase është
përmendur shkurt. Kur disa njerëz hyjnë në ndonjë vend ata mund të mos jenë të vetëdijshëm se
disa veprime janë shirk, kjo si pasojë e të metave të disa thirrësve gjatëshpjegimit të Teuhidit.
www.UdhezimidheDrita.net
4
Mund t’i thoni thirrësit: “Pse nuk e sqaron Teuhidin në hollësi?” Ai do t’u përgjigjet: “Kam folur
rreth kësaj çështjeje, kam përmendur disa argumente.” Mirëpo ne do t’i thoshim: “Cilat janë
aspektet e Teuhidit që janë të detyrueshme? Përse nuk e sqaroni në hollësi, përshembull nevojën
tonë për të pasur shpresë, frikë, dashuri dhe besim vetëm në Allahun? Cili është kuptimi e të
kërkuarit ndihmë nga të tjerët përveç nga Allahu dhe i sakrifikimit për të tjerët përveç për
Allahun?”, e kështu me radhë. Disa njerëz do të thonë: “Po, sakrifikimi për të tjerët përveç
Allahut është shirk”, mirëpo kur ndonjë shembull i sakrifikimit do t’u paraqitet para tyre, nuk do
ta njohin që është shirk sepse nuk ka qenë e sqaruar në hollësi. Gjithashtu lutja e të tjerëve
përveç Allahut, do të shihni se kjo është një dukuri shumë e zakonshme në mesin e njerëzve.
Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë thotë:
“Ata e shohin dhe e dallojnë qartë Mirësinë e Allahut, por prapëseprapë ata nuk e
pranojnë atë dhe shumica e tyre janë mohues e mosbesimtarë.” (Kaptina Nahl: 83)
Për shembull, kur dikush shpëton në ndonjë aeroplan apo makinë pastaj thotë se ky ishte
aeroplan ose makinë e mirë, ata mirënjohjen ia tregojnë krijesës. Ky është shirk me gjuhë, sepse
mirënjohja dhe falënderimi fillimisht duhet të jenë për Allahun e Lartësuar e pastaj për arsyen e
asaj që ka ngjarë. Arsyeja e përhapjes së shirkut të këtij lloji qëndron në atë se Teuhidi nuk është
shpjeguar në hollësi dhe kjo është arsyeja më e madhe e sprovave që shohim, është gjë që e
kënaqë shejtanin (kur Teuhidi shpjegohet me të meta).
Shkaku më i madh i grumbullimit të veprave të mira, i braktisjes së veprave të këqija dhe bërjes
mik të Allahut është që të jesh person i Teuhidit. Orientimi i vetëm që i është shpallur grupit të
Profetëve ishte Teuhidi dhe që ata t’i urdhëronin njerëzit ta adhuronin vetëm Allahun. Robi i
Allahut duhet ta kuptojë Teuhidin dhe të kundërtën e tij, duhet të thërret në Teuhid me urtësi dhe
mençuri, duhet që ta kryejë këtë sa më mirë, duhet pasur dituri e durim dhe dituria duhet të jetë e
plotë.
Sot shohim shumë njerëz që flasin dhe dëgjojnë shumë rreth Teuhidit, mirëpo ata nuk e kuptojnë
atë në tërësi dhe mund ta quajnë atë shirk i madh apo shirk i vogël, ose mund të flasin rreth
Teuhidit diç që nuk është prej tij. Frika të cilën dijetarët e shpjegojnë, gjë e cila është e drejtë e
Allahut, është frika e fshehtë. Duke pasur parasysh se disa thirrës mund të mos jenë të
vetëdijshëm për llojet e ndryshme të frikës, ne duhet të jemi të qartë në Teuhid, e thirrja në të
është detyrë e këtij umeti sepse është e drejtë e Allahut dhe e formon shehadetin (shqiptimin e
“Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut), e frika dhe shpresa është
e llojeve të ndryshme.
Ne duhet ta mësojmë Teuhidin dhe argumentet e tij dhe të dimë se arsyeja e mësimit të tij është
ta madhërojmë dhe lavdërojmë Allahun e Lartësuar. Njerëzit kanë nevojë të madhe ta mësojnë
Teuhidin.
E lusim Allahun që të na dhurojë mësimin dhe kuptimin e fesë dhe t’ua mësojmë atë të tjerëve, të
na bëjë thirrës në fenë e Tij dhe të na shpëtojë nga mashtrimet e Shejtanit! Paqja dhe bekimet e
Allahut qofshin mbi Muhammedin alejhis-selatu ue selam!
www.UdhezimidheDrita.net
5
Autor:
Shejkh Salih Ibn Abdul-Aziz Ali Shejkh
Allahu e ruajttë
Përktheu:
Avni Xhemajli (EbuEnsarij)
Allahu e ruajttë
Redaktoi:
Albiona Olluri
Allahu e ruajttë
Burimi:
www.salafimanhaj.com

More Related Content

What's hot

Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Mondi Marku
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativeRregullatIslame
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMRregullatIslame
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameRregullatIslame
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikRregullatIslame
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëFatos
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditRregullatIslame
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritRregullatIslame
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeRregullatIslame
 
Besimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetit
Besimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetitBesimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetit
Besimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetitE verteta vjen nga Zoti
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRregullatIslame
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseRregullatIslame
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 

What's hot (20)

Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti Dituria islame dhe ti
Dituria islame dhe ti
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të Vërtetë
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAMPOZITA E SUNETIT NË ISLAM
POZITA E SUNETIT NË ISLAM
 
03 - Revista Medina
03 - Revista Medina03 - Revista Medina
03 - Revista Medina
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së TeuhiditShpjegimi i Fjalës së Teuhidit
Shpjegimi i Fjalës së Teuhidit
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
 
Besimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetit
Besimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetitBesimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetit
Besimi ne engjej dhe ndikimii kesaj ne jeten e umnetit
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepra
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe Medinase
 
BESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUARBESIMI I THJESHTËSUAR
BESIMI I THJESHTËSUAR
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 

Viewers also liked

Mustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - Rapor
Mustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - RaporMustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - Rapor
Mustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - RaporDr. Mustafa Değerli
 
Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"
Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"
Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"Lawrence Morrow
 
uniminuto violencia intrafamiliar en barranquilla
uniminuto violencia intrafamiliar en barranquillauniminuto violencia intrafamiliar en barranquilla
uniminuto violencia intrafamiliar en barranquillaadriana villadiego
 
ElectricallySmallAntennaPaper
ElectricallySmallAntennaPaperElectricallySmallAntennaPaper
ElectricallySmallAntennaPaperMina Micheal W
 
Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...
Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...
Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...ConBiVe
 
Bioethics Behavior Control
Bioethics Behavior ControlBioethics Behavior Control
Bioethics Behavior ControlJofred Martinez
 
Guia unidad+vi quimica_unap2016
Guia unidad+vi quimica_unap2016Guia unidad+vi quimica_unap2016
Guia unidad+vi quimica_unap2016Hugo Alvear Celis
 

Viewers also liked (10)

Mustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - Rapor
Mustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - RaporMustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - Rapor
Mustafa Değerli - 2014 - SPK Yapısı ve Görevleri - Rapor
 
Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"
Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"
Demo - Using Automate Services: "Engaging Investor Audiences"
 
uniminuto violencia intrafamiliar en barranquilla
uniminuto violencia intrafamiliar en barranquillauniminuto violencia intrafamiliar en barranquilla
uniminuto violencia intrafamiliar en barranquilla
 
Idt 5
Idt 5Idt 5
Idt 5
 
ElectricallySmallAntennaPaper
ElectricallySmallAntennaPaperElectricallySmallAntennaPaper
ElectricallySmallAntennaPaper
 
Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...
Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...
Rescue and handling of Antillean manatees Trichechus manatus manatus in Venez...
 
Bioethics Behavior Control
Bioethics Behavior ControlBioethics Behavior Control
Bioethics Behavior Control
 
Guia unidad+vi quimica_unap2016
Guia unidad+vi quimica_unap2016Guia unidad+vi quimica_unap2016
Guia unidad+vi quimica_unap2016
 
Pelanstrategikskbandarbarubangi
PelanstrategikskbandarbarubangiPelanstrategikskbandarbarubangi
Pelanstrategikskbandarbarubangi
 
Peran Diklat dalam Meningkatkan Kompetensi ASN
Peran Diklat dalam Meningkatkan Kompetensi ASNPeran Diklat dalam Meningkatkan Kompetensi ASN
Peran Diklat dalam Meningkatkan Kompetensi ASN
 

Similar to Si te therrasim ne teuhid

Sq ahmeet at tu7eed
Sq ahmeet at tu7eedSq ahmeet at tu7eed
Sq ahmeet at tu7eedLoveofpeople
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarFatos
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëRregullatIslame
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertE verteta vjen nga Zoti
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Musliman Selefi
 
Prej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-itPrej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-itKastriot Mazreku
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditLexo dhe Mëso
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditRregullatIslame
 
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëMësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëLexo dhe Mëso
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëRregullatIslame
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritLexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazLexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Edukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesEdukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesRregullatIslame
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitFatos
 

Similar to Si te therrasim ne teuhid (20)

Sq ahmeet at tu7eed
Sq ahmeet at tu7eedSq ahmeet at tu7eed
Sq ahmeet at tu7eed
 
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuarSq Teuhidi i thjeshtësuar
Sq Teuhidi i thjeshtësuar
 
Teuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuarTeuhidi i thjeshtësuar
Teuhidi i thjeshtësuar
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
 
Prej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-itPrej Tregueseve të Teuhid-it
Prej Tregueseve të Teuhid-it
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të Teuhidit
 
Prej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të TeuhiditPrej Tregueseve Të Teuhidit
Prej Tregueseve Të Teuhidit
 
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e ThjeshtëMësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
Mësime të Rëndësishme për Popullin e Thjeshtë
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtëMësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
Mësime të rëndësishme për popullin e thjeshtë
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 
Edukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijesEdukata e kërkimit të dijes
Edukata e kërkimit të dijes
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
 

More from Avni Xhemajli

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Avni Xhemajli
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminAvni Xhemajli
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreAvni Xhemajli
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijAvni Xhemajli
 
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiKërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiAvni Xhemajli
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeAvni Xhemajli
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitAvni Xhemajli
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our townAvni Xhemajli
 

More from Avni Xhemajli (11)

Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
Si duhet të sillemi me të moshuarin, nëse ai nuk e fal namazin, apo nëse ai k...
 
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul musliminGjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
Gjykimi i dijetarëve për ikhuanul muslimin
 
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyreNëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
Nëntë thëniet më të famshme kundër shejkh albanit dhe refuzimi i tyre
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tijShejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
Shejtani -mënyrat e mashtrimeve të tij
 
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el FarisiKërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
Kërkimi i së vërtetës nga një burrë i njohur me emrin Selman el Farisi
 
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigjeJeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
Jeta e shejh albanit pyetje dhe përgjigje
 
Grupi i shpetuar
Grupi i shpetuarGrupi i shpetuar
Grupi i shpetuar
 
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh AlbanitBisedë me gruan e shejkh Albanit
Bisedë me gruan e shejkh Albanit
 
Pollution
PollutionPollution
Pollution
 
Talking about our town
Talking about our townTalking about our town
Talking about our town
 

Si te therrasim ne teuhid

  • 1. www.UdhezimidheDrita.net 1 Si të thërrasim në Teuhid? I tërë falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Allahut, Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. E lusim Allahun të na ruajë nga e keqja e veprave dhe vetëve tona! Atë që Allahu e udhëzon, nuk ka kush që e humb dhe atë që Allahu e lë nëhumbje, nuk ka kush që e udhëzon. Deklaroj se nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i tij. Paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij! Ky është një mësim rreth Teuhidit (adhurimit të Allahut), më saktësisht të Teuhidul Ibadeh (Njëshmëria në adhurim), dhe rreth asaj që e kundërshton themelin e tij, ose që e bën atë jo të plotë.Vjen për të shpjeguar format e ndryshme të adhurimit të cilat janë të detyrueshme të kryhen sinqerisht vetëm për Allahun, gjë e cila rezulton në përmirësimin e jetës së një personi dhe shpije në përsosjen e zemrës dhe veprave. Gjithashtu vjen për të shpjeguar shirkun (të bërit shok Allahut në adhurim) në detaje, gjë e cila rezulton në njohjen e asaj që Allahu dëshiron dhe është i kënaqur me Teuhid, po ashtu me atë që Ai është i hidhëruar dhe urren nga Shirku, e që shkakton trazira në tokë paspërmirësimit të saj, ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Dhe mos bëni çrregullime në Tokë, pasi është vënë rregulli.” (Kaptina A’raf: 56) Shkaku kryesor i trazirave në tokë është Shirkul Ekber (ai që e nxjerr njeriun nga Islami) në Allahun. Këtë e përmend Allahu i Lartësuar në Kuran: “Ata (sundues muslimanë) të cilët, nëse Ne u japim fuqi në tokë, urdhërojnë për plotësimin e faljeve të rregullta ditore dhe për Zekatin, që urdhërojnë El-Ma’ruf (Besimin dhe Ligjin Islam) dhe ndalojnë El-Munker (mosbesimin, politeizmin dhe gjithçka që ka ndaluar Islami).” (Kaptina Haxh: 41) Në komentin e këtij ajeti Ebu Alijeh -njeri nga imamët e tabi’inëve- tha: “Çdo e mirë në Kuran është prej Teuhidit dhe çdo e keqe e përmendur është nga shirku.” Allahu i Lartësuar bëri që çdo Profet dhe i Dërguar të thërras në Teuhid, duke i shfaqur të drejtat e Allahut nga Teuhidi i Tij të cilat janë adhurimi dhe madhështia, për t’u sqaruar njerëzve që të lirohen e ta refuzojnë shirkun. Në lidhje me thirrjen e Profetëve dhe të Dërguarve, Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe me të vërtetë që Ne kemi dërguar te çdo Ummet (bashkësi njerëzish, popull, komb) të Dërguar (duke shpallur): “Adhuroni vetëm Allahun dhe shmanguni dhe i rrini larg Tagutit (shejtanëve ose çdo gjëje tjetër që adhurohet pos Allahut).” Pastaj, pati prej atyre popujve të cilët Allahu i drejtoi, pati edhe të tjerë të cilët e merituan dhe iu bë e pashmangshme rruga e gabuar.” (Kaptina Nahl: 36)
  • 2. www.UdhezimidheDrita.net 2 Detyrimi më i madh i robit është se ai duhet të jetë i njohur dhe t’i ketë të qarta të drejtat e Allahut nga Teuhidi i Tij, duhet të thërras në të e gjithashtu të paralajmërojë kundër shirkut, të jetë larg tij dhe njerëzve që bëjnë shirk. Pra, ky është detyrimi më i madh dhe i cili hynë tek thënia e Allahut të Lartësuar: “Le të dalë nga ju një grup njerëzish të përkushtuar që të ftojnë njerëzit te mirësia, të urdhërojnë El-Ma’ruf (të njohurën, Islamin dhe gjithë ç’përmban ai) dhe të ndalojnë El- Munker (mosbesimn, mohimin, besimin në shumë perëndi). Dhe me këta (njerëz) janë ata që janë të fituarit.” (Kaptina Al-Imran: 104) Allahu i përshkroi si të shpëtuar ata të cilët thërrasin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja. Kjo nuk është e mundur të bëhet ndryshe vetëm se duke e mësuar dhe duke ua mësuar të tjerëve Teuhidin, duke e përhapur diturinë, duke njohur aspektet e ndryshme të Teuhidit që është detyrë ndaj Allahut, derisa zemra e robit të jetë e qëndrueshme në Teuhid dhe t’i thërret të tjerët drejt tij. Prandaj shirku nuk mund të njihet dhe nuk paralajmërohet në të, vetëm nëse posedohet njohuri e hollësishme rreth tij. Shirku ka shumë forma, për shembull: Shirkul Ekber ka shumë forma, ashtu siç ka edhe Shirk el Agar (shirku i vogël që nuk e nxjerr njeriun nga feja) në vende të ndryshme, dhe të njohurit e këtyre llojeve të shirkut kërkon dituri. Kjo dije nuk mund të fitohet nga nxënësi i diturisë përderisa ai ta di se Teuhidi dhe paralajmërimi kundër shirkut është baza e thirrjes së profetëve dhe të dërguarve, dhe se kjo është trashëgimia e profetëve. Çdo gjë që pason është nga Teuhidi, sepse kjo është baza e tij. Vendosja e Teuhidit shpie në mirësi për individin dhe në një popullsi më të mirë. Si rezultat, shirku duke qenë larg Teuhidit rezulton në sprova dhe dënime. Ibrahimi (alejhi selam) frikësohej nga shirku, kjo shihet në lutjen e tij nga Kurani të cilën e gjejmë në këtë ajet: “Dhe përkujto kur Ibrahimi tha: “Zoti im! Bëje këtë qytet (Mekën) të paqës dhe të sigurisë dhe më largo e më ruaj mua dhe bijtë e mi nga adhurimi i idhujve.” (Kaptina Ibrahim: 35) Ibrahimi ishte mik i Allahut, prej të dërguarve të dalluar, ai zuri gradë të lartë në shikimin e Allahut, mirëpo ai prapë frikësohej nga shirku për vetveten. Duke e komentuar këtë ajet, Ibrahim Tejmiu nga Dijetarët e Mëdhenj prej tabi’inëve tha: “E kush është i sigurt prej shirkut pas Ibrahimit?!” Për këtë arsye duhet pasur frikë nga rënia në shirk, e po ashtu duhet pasur frikë nga të qenit larg Teuhidit. Kjo duhet ta nxisë robin që të mësojë Teuhidin dhe format e ndryshme të shirkut, të luftojë kundër njerëzve të shirkut me gjuhë dhe argumente ashtu siç thotë Allahu i Lartësuar: “Kështu pra, mos iu bind mosbesimtarëve, por përpiqu ndaj tyre (duke i thirrur në fe) me zellin e përkushtimin më të lartë me anë të tij (Kur’anit).” (Kaptina Furkan: 52) Në kohen tonë gjejmë shumë njerëz që thërrasin në Teuhid dhe paralajmërojnë rreth shirkut me pak fjalë dhe jo në detaje. Kjo zakonisht në mënyrë të përgjithshme pranohet nga masa e gjerë, sepse nuk ka dallim në argumentimin e saj për shkak se është përmendur shkurtazi. Të kuptuarit
  • 3. www.UdhezimidheDrita.net 3 e njerëzve rreth Teuhidit dhe shirkut dallon në mes tyre, për shembull kur paralajmëron rreth shirkut shkurt në disa pjesë të botës, disa njerëz e kuptojnë shirkun që është i pranishëm në fenë e të krishterëve, siç është rasti i të quajturit Jezusin (Isain alejhi selam) si djalë i Zotit, apo edhe thënia e atij që ka thënë: “Mos e quani Muhamedin djali i Allahut, ky është shirk, por pas kësaj thoni çfarë të doni dhe ngriheni në çfarëdo shkalle që dëshironi, madje derisa të kërkoni edhe ndihmë prej tij, dhe se ai ka kontroll në çështjet e dynjasë.” Këtë lloj thirrje për në Teuhid e gjeni në shumë vende, për shembull nëse e paralajmëroni grupin e adhuruesve të varreve kundër shirkut duke thënë: “Dhe (kujto) kur Lukmani i tha birit të vet kur po e këshillonte: “O biri im! Mos bashko të tjerë në adhurim me Allahun. Vërtet që bashkimi i të tjerëve në adhurim me Allahun është Dhulm (padrejtësi, gabim) i madh (më i madhi).” (Kaptina Llukman: 13) Ata këtë mund ta kuptojnë se do të thotë diç tjetër nga ajo në të cilën ishin (në adhurimin e varreve). Mirëpo kur e sqaron në detaje, atëherë kjo e dallon thirrësin e EhlusSunetit nga të tjerët. Njerëzit e Sunetit e sqarojnë Teuhidin në detaje. Sot sheh shumë grupe të fiksuara në thirrje për në Teuhid, por nuk e sqarojnë siç duhet në detaje. Për këtë arsye thirrja në Teuhid është dobiprurëse për studentin e dijes, të mësohet në detaje në mënyrë që ai të mund të thërret në vendin ku shirku mund ose nuk mund të jetë i pranishëm. Nga Teuhidi është lartësimi i Allahut për shkak të madhështisë së Tij, të shpresohet vetëm prej Tij, t’i frikësohemi vetëm Atij, të mbështetemi vetëm tek Ai, të përpiqemi t’i afrohemi vetëm Atij, të kërkohet ndihmë vetëm prej Tij dhe gjëra të ngjashme nga të drejtat e Allahut të cilat i takojnë vetëm Atij. Po kështu, kur ai shpjegon shirkun e sqaron atë në detaje dhe përmend argumentet rreth tij, ai gjithashtu përmend format e ndryshme të shirkut që janë të pranishme aty ku ai i sheh, dhe nëse nuk ka shirk të pranishëm ai paralajmëron rreth tij në mënyrë që njerëzit të mos bien në të, shembull: nëse e shikojmë këtë vend (Arabinë Saudite) së cilës Allahu ia ka mundësuar davetin e imamëve, gjallërues të fesë, e njerëzit e Teuhidit e urrejnë shirkun, por kur flasin rreth tij e përmendin me pak fjalë. Do të shihni se njerëzit që thërrasin në Teuhid në kohën tonë dallojnë nga ata të parapesëdhjetë apo njëqind viteve më parë, arsyeja e kësaj është se këta nuk e sqarojnë Teuhidin në hollësi. Sqarimi i Teuhidit në hollësi bënë që zemrat të zbuten dhe të lehtësohen drejt Allahut e ta madhërojnë Atë, e si rezultat i kësaj ata i duan njerëzit e Teuhidit dhe i urrejnë njerëzit e shirkut. Kur njerëzit e njohin Teuhidin në hollësi ata kanë siguri dhe veprojnë sipas tij e i udhëzojnë të tjerët drejt tij, ndërsa kur e njohin shirkun në hollësi kanë frikë se mos bien në të, largohen prej tij dhe e refuzojnë atë. Do të shihni se njerëzit në përgjithësi e dinë se ky apo ai veprim mund të jetë shirk, ngase është përmendur shkurt. Kur disa njerëz hyjnë në ndonjë vend ata mund të mos jenë të vetëdijshëm se disa veprime janë shirk, kjo si pasojë e të metave të disa thirrësve gjatëshpjegimit të Teuhidit.
  • 4. www.UdhezimidheDrita.net 4 Mund t’i thoni thirrësit: “Pse nuk e sqaron Teuhidin në hollësi?” Ai do t’u përgjigjet: “Kam folur rreth kësaj çështjeje, kam përmendur disa argumente.” Mirëpo ne do t’i thoshim: “Cilat janë aspektet e Teuhidit që janë të detyrueshme? Përse nuk e sqaroni në hollësi, përshembull nevojën tonë për të pasur shpresë, frikë, dashuri dhe besim vetëm në Allahun? Cili është kuptimi e të kërkuarit ndihmë nga të tjerët përveç nga Allahu dhe i sakrifikimit për të tjerët përveç për Allahun?”, e kështu me radhë. Disa njerëz do të thonë: “Po, sakrifikimi për të tjerët përveç Allahut është shirk”, mirëpo kur ndonjë shembull i sakrifikimit do t’u paraqitet para tyre, nuk do ta njohin që është shirk sepse nuk ka qenë e sqaruar në hollësi. Gjithashtu lutja e të tjerëve përveç Allahut, do të shihni se kjo është një dukuri shumë e zakonshme në mesin e njerëzve. Allahu i Lartësuar në lidhje me këtë thotë: “Ata e shohin dhe e dallojnë qartë Mirësinë e Allahut, por prapëseprapë ata nuk e pranojnë atë dhe shumica e tyre janë mohues e mosbesimtarë.” (Kaptina Nahl: 83) Për shembull, kur dikush shpëton në ndonjë aeroplan apo makinë pastaj thotë se ky ishte aeroplan ose makinë e mirë, ata mirënjohjen ia tregojnë krijesës. Ky është shirk me gjuhë, sepse mirënjohja dhe falënderimi fillimisht duhet të jenë për Allahun e Lartësuar e pastaj për arsyen e asaj që ka ngjarë. Arsyeja e përhapjes së shirkut të këtij lloji qëndron në atë se Teuhidi nuk është shpjeguar në hollësi dhe kjo është arsyeja më e madhe e sprovave që shohim, është gjë që e kënaqë shejtanin (kur Teuhidi shpjegohet me të meta). Shkaku më i madh i grumbullimit të veprave të mira, i braktisjes së veprave të këqija dhe bërjes mik të Allahut është që të jesh person i Teuhidit. Orientimi i vetëm që i është shpallur grupit të Profetëve ishte Teuhidi dhe që ata t’i urdhëronin njerëzit ta adhuronin vetëm Allahun. Robi i Allahut duhet ta kuptojë Teuhidin dhe të kundërtën e tij, duhet të thërret në Teuhid me urtësi dhe mençuri, duhet që ta kryejë këtë sa më mirë, duhet pasur dituri e durim dhe dituria duhet të jetë e plotë. Sot shohim shumë njerëz që flasin dhe dëgjojnë shumë rreth Teuhidit, mirëpo ata nuk e kuptojnë atë në tërësi dhe mund ta quajnë atë shirk i madh apo shirk i vogël, ose mund të flasin rreth Teuhidit diç që nuk është prej tij. Frika të cilën dijetarët e shpjegojnë, gjë e cila është e drejtë e Allahut, është frika e fshehtë. Duke pasur parasysh se disa thirrës mund të mos jenë të vetëdijshëm për llojet e ndryshme të frikës, ne duhet të jemi të qartë në Teuhid, e thirrja në të është detyrë e këtij umeti sepse është e drejtë e Allahut dhe e formon shehadetin (shqiptimin e “Nuk ka Zot tjetër që meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut), e frika dhe shpresa është e llojeve të ndryshme. Ne duhet ta mësojmë Teuhidin dhe argumentet e tij dhe të dimë se arsyeja e mësimit të tij është ta madhërojmë dhe lavdërojmë Allahun e Lartësuar. Njerëzit kanë nevojë të madhe ta mësojnë Teuhidin. E lusim Allahun që të na dhurojë mësimin dhe kuptimin e fesë dhe t’ua mësojmë atë të tjerëve, të na bëjë thirrës në fenë e Tij dhe të na shpëtojë nga mashtrimet e Shejtanit! Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhammedin alejhis-selatu ue selam!
  • 5. www.UdhezimidheDrita.net 5 Autor: Shejkh Salih Ibn Abdul-Aziz Ali Shejkh Allahu e ruajttë Përktheu: Avni Xhemajli (EbuEnsarij) Allahu e ruajttë Redaktoi: Albiona Olluri Allahu e ruajttë Burimi: www.salafimanhaj.com