SlideShare a Scribd company logo
1 of 29
Download to read offline
Blerim Mehmeti & Ma. Fidan Shaqiri
SHKOLLA FILLORE
“SKËNDERBEU”
PËRLEPNICË
M O N O G R A F I
1942 - 2012
Përlepnicë, 2013
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Autorë:
Blerim Mehmeti dhe Ma. Fidan Shaqiri
Grupi punues:
1. Fetah Hajrullahu
2. Shefki Bajrami
3. Sheribane Mehmeti
4. Arianit Shaqiri
Iniciues
Ma. Fidan Shaqiri
Lektor:
Tahir Arifi
Përgatitja kompjuterike:
Ma. Fidan Shaqiri
Tirazhi: 200 copë
Botimin e ndihmuan: Drejtoria Komunale e Arsimit, të Gjilanit, “PRO-ENG”
(Rexhep Kadriu), Shpend Aliu dhe Fondi i fshatit Përlepnicë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
“U kushtohet atyre që punuan për dritën
e syve tanë”
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Përmbajtja
HYRJE
I. HISTORIKU I SKËNDËRBEUT
II. HISTORIKU I SHKOLLËS
III. PERIUDHA 1942-44
3.1. Hapja e shkollës nga Mbretëria shqiptare
3.2. Mësimdhënësit
IV. PERIUDHA 1945-74
4.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
4.2. Biografitë e mësimdhënësve
4.3. Dokumente dhe fotot të kohës
V. PERIUDHA E SISTEMIT ARSIMOR PAS KUSHTETUTËS SË
VITIT 1974 DERI NË VITIN 1991
5.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
5.2. Biografitë e mësimdhënësve
5.3. Dokumente dhe foto të kohës
VI. PERIUDHA E PAVARËSIMIT TË ARSIMIT SHQIP, 1991-1999
6.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
6.2. Biografitë e mësimdhënësve
6.3. Financimi i Arsimit shqip
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
6.4. Dokumente dhe foto të kohës
VII. Sistemi arsimor pas Luftës së fundit, 1999-2013
7.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
7.2. Biografitë e mësimdhënësve
7.3. Dokumente dhe foto të kohës
VIII. Personalitete që dolën nga Sh.f. “Skënderbeu”, në
Përlepnicë
IX. Udhëheqësit e shkollës së Përlepnicës dhe stafi tjetër
9.1. Biografitë e Sekretarëve të shkollës
9.2. Punëtorët teknik
X. Aktivitetet e lira kulturore, sportive, edukativo-arsimore në
shkollën tonë
Falënderime
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
HYRJE
Institucionet edukativo-arsimore kanë luajtur rolin kyç jo
vetëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, por
edhe shpëtimin e kombit tonë nga asgjësimi dhe asimilimi,
kështu që meritojnë një trajtim më të veçantë për punën që kanë
bërë në periudha të ndryshme kohore.
Kontributin e mësimdhënësve, stafit tjetër të shkollës dhe
banorëve të fshatit Përlepnicë në ngritjen e brezave të rinj në
frymën e shëndosh, jemi munduar ta paraqesim përmes kësaj
Monografie, e cila përmban të dhëna që nga themelimi i
shkollës, për personelin arsimor, udhëheqjen e shkollës, numrin
e nxënësve sipas viteve shkollore, aktivitete jashtëshkollore të
nxënësve, fotografi e shumë dokumente tjera, që paraqesin në
mënyrë kronologjike historikun e shkollës që nga themelimi i saj
e deri në vitin 2012.
Çdo gjë që mbetet e shtypur në letër, pas grumbullimit të të
dhënave të shumta, e ka jetëgjatësinë më të madhe, se sa të
mbeten në kujtesë ato të dhëna, apo të jenë të shpërndara në
shumë vende. Njëjtë është menduar me këtë Monografi që të
kemi me një vend një pjesë të madhe të të dhënave që paraqesin
historikun e kësaj shkolle, që edhe pas shumë vitesh, pas
ndërrimit të gjeneratave, të kenë të dokumentuar të kaluarën e
saj dhe punën që është bërë gjatë viteve.
Kjo Monografi është e para që i kushtohet Shkollës Fillore
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, e cila është e ndarë në disa pjesë,
në periudha kohore (1942-1944, 1945-1974, 1975-1990, 1991-
1999 dhe 1999-2012) dhe shpresojmë se kjo do të pasurohet pas
disa viteve me të dhëna tjera.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
I. GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – BIOGRAFIA
Mbase shkolla jonë mbanë me krenari emrin e heroit tonë
kombëtar Skënderbeu që nga themelimi i saj e deri në këtë vit,
vlen të përshkruajmë shkurtimisht biografinë e tij.
Gjergji kishte lindur më 6 Maj 1405. Origjina e tij ishte nga Hasi
i Kuksit dhe ishte djali i fundit i Gjon Kastriotit dhe Vojsavës. Sipas
historisë së treguar, është rrëmbyer nga osmanët dhe është
dërguar në Perandorinë Osmane, për ta përgatitur për luftë në
shërbim të tyre, si shumë fëmijë tjerë shqiptarë.
Skënderi, emër të cilin ia dhanë osmanët, u shqua për aftësitë e
tija luftarake, intelektuale dhe organizative, të cilat ia
mundësuan të jetë person kyç në Perandorinë Osmane, duke
fituar edhe titullin “BEU”. Besueshmëria në të ishte e lartë dhe
sukseset që korrte sa ishte me osmanët, e bënë personalitet të
shquar dhe të respektueshëm.
Skënderbeu pas shumë vitesh që kaloi me osmanët, vendosi t’i
kthehej atdheut, duke marrë me vete edhe shumë trima tjerë që
kishin origjinë shqiptare. Me t’u kthyer në Shqipëri, për një kohë
arriti t’i bashkojë princat shqiptarë në luftën kundër osmanëve.
Ishte i pamposhtur në gjitha betejat që kishte dhe arriti me
sukses ta mbronte një pjesë të Shqipërisë nga kthetrat osmane.
Vdiq më 17 Janar 1468 dhe pas vetes la pasardhësit e tij, por
Shqipëria ra në duart e osmanëve jo shumë pas vdekjes ë tij.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
II. HISTORIKU I SHKOLLËS
Retrospektiva e shkurtër e shkollës sonë
Dëshira e madhe e njerëzve për arsimim dhe edukim, ekziston prej se
ekziston shoqëria njerëzore. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe edhe
dëshira e popullit tonë, si popull më i vjetër në këto troje, për arsimim edhe
edukim.
Populli ynë është ndër popujt më të vjetër që ka filluar të përdor shkrimin
e gjuhës, për t’i ruajtur dhe shpjeguar fenomenet e natyrës, për t’i kultivuar
traditat, zakonet dhe kulturën e vet. Ekzistojnë shumë fakte për të
dëshmuar këtë që e thamë më lart, si p.sh.: “Meshari”, i Gjon Buzukut,
“Fjalorthi i Von Harfit”, “Formula e pagëzimit”, e shumë dokumente të tjera.
Në vitin 1911 hapet shkolla e parë fetare e udhëhequr nga Mulla Ramiz
Shabani. Kjo shkollë funksionoi për disa muaj dhe më pas u shua për shkak
të Luftës së Parë Ballkanike (okupimit të Kosovës nga Serbia). Fshatarët
edukoheshin kryesisht në frymën fetare. Kishte shumë individ që shkollimin
fetar e kryenin larg vendlindjes së tyre, si në Prishtinë, Prizren, Shkup,
Selanik, Turqi (Stamboll), në Egjipt (Kajro) e gjetiu.
Objekti i vjetër i shkollës
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Në vitin 1942/43 me urdhër të Ministrisë të Arsimit në Tiranë, u hap
shkolla shqipe për Përlepnicë dhe Kmetoc, në fshatin Kmetoc. Shkolla
shqipe u hap në Kmetoc e jo në Përlepnicë për arsye të mungesës së lokalit
shkollor në Përlepnicë.
Nxënësit që kanë vijuar mësimin në Kmetoc, në vitin 1942/43
Mësuesi i parë ishte Mulla Shaip Ismajli (Grainca), i cili mbajti kurs të
Gjuhës shqipe gjatë verës së vitit 1942, në Kmetoc. Ai brenda një periudhe
të shkurtër kohore, i zhvilloi për herë të parë shkronjat e Alfabetit të gjuhës
sonë, me nxënësit vijues të kursit. Në këtë kurs, kishte nxënës nga
Përlepnica, Kosaqa dhe Shillova, Kmetoci, Sekireshi, etj.1
Prej Tetorit të vitit
1942, deri më 6 Prill 1943 mësues ka qenë Dilaver Haliti. Dilaver Haliti, i
lindur më 1924,në Preshevë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në
Preshevë. Në vitin 1936 filloi mësimet në Medresenë e Shkupit. Në vitin
shkollor 1941/42, ishte nxënës i klasës katërt Normale. Ai kreu kursin
pedagogjik (Korrik – Shtator 1942) dhe në vitin shkollor 1942/43 e hapi së
pari në gjuhën shqipe klasën e parë në Kmetoc, ku ishin të regjistruar rreth
1
Informata të dhëna nga prof. Ibrahim Shabani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
50 nxënës. Pas gjashtë muajve kalon në Bresalc, kurse në Kmetoc atë e
zëvendëson mësuesi Hilmi Rexhepi (Qerimi) nga Presheva.2
Mësuesi Hilmi e fillon punën me 8 Prill 1943. Në vitin shkollor 1943/44
mësues në këtë shkollë vie Abdullah Ukshini, nga Përlepnica.
Kuvendi Komunal i Gjilanit (Kuvendi i rrethit të Gjilanit), shkollën fillore në
Përlepnicë e themeloi më 25.10.1945. Fillimisht mësimi zhvillohej në
lokalet e mejtepit të xhamisë së fshatit dhe mësues ishte Ferid Berisha.
Vlen të përmendet një e dhënë, se në vitin Shkollor 1945/46, është
inskenua komedia e Kristo Floqit “Vëllazëri e interes”, e përshtatur nga
arsimtari i kohës Ferid Berisha, ku emrat e personazhe i ndërroi si: Olimbia-
Hajria (këtë rol e luajti Ibrahim Shabani), Miti-Hamidi (rolin e luajti Milaim
Ahmeti), Marigona (rolin e luajti Nazim Kamberi). Përveç kësaj pjesë
teatrale, u përgatit edhe komedia tjetër “Kumarxhinjtë janë burra”, me ekip
tjetër nxënësish, ku morën pjesë: Nexhat Ibrahimi, Enver Rexhepi, etj.
Duke u bazuar në këto të dhëna, del se aktivitetet kulturore kanë qenë të
shumta, duke e bërë shkollën tonë një vatër të kulturës dhe arsimit në atë
kohë edhe pse kishte vështirësi në aspektin edukativ, kulturor, ekonomik e
në sferat tjera jetësore.
2
Prof. dr. sc. Abylaziz Veseli, “Shkollat dhe arsimimi shqip në prefekturën e Prishtinës
gjatë periudhës 1941-1944”, Pika 5A, Gjilan, 2003, faqe 212.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Nxënësit e klasës V-të, në vitin shkollor 1959/60, me arsimtarët Ibrahim Shabani dhe
Salih Qerimi
Gjatë shfletimit të këtij libri, do të gjeni dëftesat shkollore të kohës, të
lëshuara nga Mbretëria Shqiptare dhe Shteti Shqiptar, ku do t’iu bien në sy
lëndët mësimore, në mes tjerash lënda e bukurshkrimit, duke treguar faktin
se i kushtohej rëndësi e veçantë shkrimit të bukur. Shkrimin e bënin me
pendë. Për mbarëvajtjen e punës mësimore, interesohej Inspektorati i
Arsimit, duke bërë vizita nëpër shkolla. Kemi hasur në të dhëna, se në vizitë
te arsimtari Ferid Berisha, ishte Hasan Dylgjeri, nga Elbasani. Mësuesi Ferid,
punonte me plan-programe të Shqipërisë etnike, p.sh., në Gjeografi
mësonin për prefekturat dhe nënprefekturat e kohës të Shtetit Shqiptar
gjatë Luftës së Dytë Botërore, etj.3
3
Informata të dhëna nga prof. Ibrahim Shabani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
4
4
Dëftesë shkollore e lëshuar nga Mbretëria shqiptare. Viti shkollor 1942/43.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
5
Shkolla i ka pasur 2 paralele me mbi 50 nxënës, të cilët ishin të moshave të
ndryshme. Gjatë vitit shkollor 1945/46 funksiononin 2 klasë, klasa I dhe III.
Nxënësit që kishin përfunduar Klasën e I-rë, u bashkuan me ata të Klasës së
III-të, pra duke kaluar një një klasë më lart. Gjatë kësaj periudhe kohore
5
Dëftesë shkollore e lëshuar nga Shteti shqiptare. Viti shkollor 1943/44.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
përveç Ferid Berishës, në shkollë filluan të punon edhe Rexhep Kabashi dhe
shoqja e tij Dritë Kabashi. Shkolla për mungesë të lokalit punonte në dy
ndërrime. Numri i nxënësve gjithnjë rritej dhe me iniciativë të fshatit në
vitin 1947 ndërtohet shkolla e re me katër dhoma mësimi, një sallë të
arsimtarëve, dy zyre dhe katër dhoma banimi. Shkolla e re u inaugurua më
1950.
Në vitin shkollor 1951/52, filloi punën edhe klasa e V-të, pra shkolla rritej
mbase ishte nevoje e kohës që shkolla të bëhej 8 vjeçare e plotë.
Fotografi e nxënësve e bërë më 20.6.1955
Në këtë ndërtesë mësimi u zhvillua deri në Qershor 1968. Më 1968
shkollës iu shtua edhe ndërtesa e re me klasë (mësonjëtore), më të mira për
punë.
Rritja e Shkollës fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë vazhdonte dhe si
nevojë për plotësimin e kushteve për mësimnxënie sa më të mirë, shkolla
kishte nevojë për hapësira të reja. Kështu që filloi ndërtimi i aneksit të ri të
shkollës. Aneksi u funksionalizua në vitin 1970. Po në këtë vit, filloi edhe
riparimi i aneksit të vjetër të shkollës.
Në vitin shkollor 1955/56, kinse për mungesë të kuadrit arsimor, edukimi
në mësimin lëndor u ndërpre përkohësisht. Vendimin për ndërprerjen e
mësimit e ka sjellë Kuvendi Komunal i Gjilanit.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Mësimi lëndor u ndërpre shumë lehtë, ndërsa arsimtarët e asaj kohe
hoqën të zitë e ullirit për ta rihapur. Pjesa dërmuese e arsimtarëve të kohës
deklaruan se do të punonin pa pagesë vetëm e vetëm që të rihapet klasa V,
VI, VII dhe VIII.
Kjo periudhë historike ishte shumë e vështirë për popullin tonë, ishte
periudha kur me dhjetëra e qindra familje shpërnguleshin për në Turqi.
Në vitin 1960 sërish fillon mësimi lëndor. Të gjithë nxënësit e shpërndarë
nëpër fshatra të ndryshme u kthyen sërish në shkollën e Përlepnicës.
Momente nga një mbledhje e Mësimdhënësve dhe banorëve të Përlepnicës.
Në vitin shkollor 1961/62, shkolla jonë u bë 8 vjeçare e plotë, nën
drejtimin e Xhevat Bajramit (Drejtor i shkollës), dhe një kohë Salih Qerimit
(Drejtor i shkollës). Pas Xhevat Bajramit, drejtor i shkollës vie Adem Berisha,
i cili ishte në vitin 1968. Vlen të përmendet se për mungesë të Adem
Berishës, për një periudhë kohore ushtrues detyre ka qenë Gani Dalipi.
Me iniciativën e arsimtarëve dhe me mbështetjen e bashkëvendësve të
tyre, u bë edhe renovimi i pjesshëm i shkollës, kështu që shkolla pas
renovimit kishte 14 dhoma mësimi, sallën e edukatës fizike, bibliotekën e
shkollës, zyrën e arsimtarëve dhe lokalet tjera përcjellëse, por këtu nuk
duhet harruar kontributi i pashoq i Selim Kamberit, i cili ishte ne pozitën e
Sekretarit të Bashkësisë së Arsimit, në Gjilan.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Në vitin 1968, shkolla e Përlepnicës emërtohet me emrin zyrtar të saj, që
edhe sot e mban me krenari “Skënderbeu”. Në këtë vit drejtor shkolle u
zgjodh Nazim Xhelili. Duhet të përmendet se në shkollën fillore
“Skënderbeu”, të Përlepnicës, prej vitit shkollor 1966/67, deri më 1973/74
mësuan edhe nxënësit e komunitetit serb, prej klasës së V-të deri në klasën
e VIII-të.
Nxënësit gravitonin nga fshatrat për rreth Përlepnicës (Kmetoc, Verbicë e
Kmetocit, Mozgovë) dhe me vendim të BVI-së (Bashkësia Vetëqeverisëse e
Interesit) për arsim të Kuvendit Komunal të Gjilanit, paralelet me mësim në
gjuhën serbo-kroate, për shkak të numrit të vogël të nxënësve ndërprehet
puna në vitin shkollor 1974/75.
Në vitin 1977, lumi i fshatit rrënoi një pjesë të madhe të oborrit të shkollës
dhe rrezikoi objektin e shkollës. Në vitin 1978, shkolla ndërtoi murin
mbrojtës nga vërshimet.
Nga viti 1982 drejtor i shkollës ishte Idriz Shabani, i cili e drejtoi shkollën
deri më 4.10.1995. Pas tij, drejtor i shkollës u zgjodh Abdullah Rexhepi prej
4.10.1995, deri më 13.3.2010. Nga viti shkollor 2010/2011 drejtor shkolle
zgjedhet Sheribane Mehmeti, e cila vazhdon ushtrimin e detyrës.
Përveç lëndëve të përgjithshme nxënësit e shkollës tonë deri në vitin
shkollor 1996/97 mësonin gjuhën frënge si gjuhë të huaj. Nga viti shkollor
1997/98 fillon të mësohet gjuha angleze si gjuhë e huaj. Mësuesja e parë e
gjuhës angleze ishte Florije Rexhepi (absolvente e Fakultetit të Gjuhës
angleze).
Në këto vite shkollore fondacioni “SOROS”, kishte investuar mjete të
shumta shkollore. Ky fondacion kishte pajisur kabinetet shkollore me mjete
konkretizimi dhe kishte ndarë mjete për rregullimin e terreneve sportive.
Më 23.3.1999, mësimi u ndërpre në të gjitha nivelet e shkollimit, në tërë
territorin e Kosovës për shkak të paralajmërimit të fillimit të bombardimeve
kundër okupatorit serb nga ana e NATO-s. Më 24.3.1999, filluan
bombardimet kundër forcave serbe. Forcat serbe filluan spastrimin e
trojeve të banuara me shqiptarë për në: Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.
Gjatë kësaj periudhe kohore arsimtarët e organizuan mësimin edhe në mal
për pjesën e popullatës që kishte mbetur ende në Kosovë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Fshati jonë u depërtua për në Maqedoni. Banorët ishin të vendosur në disa
kampe. Arsimtarët nën mbështetjen e organizatave të ndryshme
ndërkombëtare e organizuan mësimin edhe në këto kampe.
Bashkëvendësit tanë në Zonën neutrale gjatë depërtimit
Viti shkollor 1999/2000 i gjen shkollat e Kosovës të shkatërruara, të
demoluara, të djegura, një fat të tillë e kishte edhe shkolla jonë.
Fatmirësisht shkolla jonë i kishte shpëtuar djegies, mirëpo demolimit jo.
Shkolla jonë ishte e demoluar dhe dëmtuar në masë të madhe, po ashtu
edhe paralelet e ndara të shkollës tonë në Makresh, Verbicë e Kmetocit dhe
në Kmetoc ishin të dëmtuara. Paralelja e ndarë në Makresh ishte djegur
tërësisht. Pas luftës, numri i nxënësve në shkollën amë dhe në paralelet e
ndara ishte zvogëluar në mënyrë drastike.
Fotografi të bëra nga Shefki Bajrami, më 30.6.1999
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Fotografi të bëra nga Shefki Bajrami, më 30.6.1999
Objekti i shkollës menjëherë pas luftës
Pas luftës fillon një epokë e re e zhvillimit të arsimit në përgjithësi në
vendin tonë dhe në veçanti në shkollën tonë. Bashkësia ndërkombëtare dhe
organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare nga vendet e ndryshme
të botës investuan në Sistemin tonë Arsimor. Objektet shkollore ishin të
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
dëmtuara shumë dhe investimet duhej të bëheshin në të gjitha segmentet e
Sistemit Arsimor, si në përgatitjen e objekteve me inventar dhe mjete të
ndryshme shkollore, me ndërtimin e objekteve të reja shkollore, pasi që
shumë shkolla ishin djegur. Në vitet e para pas luftës filluan trajnimet e
mësimdhënësve për zbatimin e metodologjive të reja të punës dhe në këtë
drejtim u investua relativisht shumë.
Nga viti shkollor 2003/2004, puna nëpër shkolla filloi me plan-programe të
reja mësimore dhe atë fillimisht me klasën e Parë dhe klasën e Gjashtë.
Ndërsa në vitin shkollor 2004/2005 për herë të parë në historinë e Sistemit
tonë Arsimor në kuadër të shkollës përfshihet edhe klasa e IX-të.
Gjersa në Sistemin e vjetër Arsimor, në qendër të vëmendjes dhe burim
kryesor i informatave ishte mësimdhënësi, tani me reformat që filluan të
zbatohen pas luftës, në qendër të vëmendjes ishte nxënësi, pra mësimi
zhvillohej me nxënësin në qendër. Këto metodologji aplikoheshin dhe
aplikohen në shumicën e vendeve që kanë Sistemin Arsimor të zhvilluar në
një shkallë të lartë. Nga viti shkollor 2007/2008 vazhdoi puna me plan-
programe të reja mësimore dhe nga ky vit shkollor në kuadër të mësimit
klasor filloi punën Klasa e V-të.
Tash e disa vite
Sistemi Arsimor i
Kosovës funksionon
me këto nivele
shkollimi: Shkolla
Fillore (Klasa I-V),
Shkolla e Mesme e
Ulët (Klasa VI-IX),
Shkolla e Mesme e
Lartë (Klasa X-XIII) dhe
të gjitha nivelet
punojnë me metodologjinë e re “Nxënësi në qendër”.
Nga viti shkollor 2012/2013 filloi të aplikohet Abetarja mbarëkombëtare
për nxënësit e Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa trojet tjera etnike vazhdojnë
të punojnë me planet dhe programet e vendeve ku jetojnë edhe pse është
kërkesë e tyre që edhe ata të përfshihen në këtë sistem.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
PERIUDHA
1942-45
“S’ka mjet më të mirë për të çmuar një popull se
sa të shihet gjendja e shkollave të tij”
Zef Jubani
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
III.PERIUDHA 1942-44
3.1. Hapja e shkollës nga Mbretëria shqiptare
Është fakt i njohur se Gadishulli Ilirik (Ballkani), ka qenë i banuar me fise të
ndryshme ilire. Ne si popull shumë i vjetër dhe etnik, pasardhës të ilirëve,
shumë vonë filluam t’i hapim shkollat shqipe në trojet tona, përkatësisht në
vendbanimin tonë në Përlepnicë.
Lufta e Dytë Botërore, trojet etnike shqiptare i gjeti të copëtuara si mos
më keq. Një pjesë e territorit etnik ishte nën Mbretërinë serbo-kroate-
sllovene. Ndërsa Shqipëria pas Konferencës së Londrës, i kishte të
përcaktuara kufijtë dhe ishte Shtet i pavarur dhe aty Sistemi Arsimor kishte
filluar të bëj jetën e vet.
Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia. Në këtë kohë edhe një pjesë
e Kosovës u pushtua nga Italianët. Shqipëria vazhdonte të funksiononte si
Shtet nën okupimin italian e më vonë atë gjerman.
Mungesa e shkollave, bëri që populli ynë të ishte në errësirë të
përgjithshme dhe të mbetej shumë mbrapa kombeve të tjera. Në vitet 40-
ta, pas pushtimit të trojeve tona nga Italia, u bashkua një pjesë e Kosovës
me Shqipërinë, ku kishim fatin të jemi edhe ne si fshat.
Nga kjo periudhë fillon një
histori e re dhe e ndritur për
kombin tonë. Filluan të hapen
shumë shkolla, duke iu
mundësuar gjeneratave të reja
edukim dhe arsimim në gjuhën
amtare.
Me urdhër të Ministrit të Arsimit
të kohës, u morë vendim që të
hapen shkollat anë e kënd vendit. Vendimi u morë më 28.08.1940-XVIII, me
numër 4241/I. Ky vendim në formë qarkore u shpërnda në të gjitha
Prefekturat dhe Nënprefekturat e vendit, që ishin nën sundimin e Italisë.
Në vitin 1942/43, me urdhër të Ministrisë së Arsimit, të Shtetit Shqiptar, u
hap shkolla shqipe për Përlepnicë, Kmetoc, Kosaqë, Shillovë, etj., në fshatin
Kmetoc. Shkolla shqipe u hap në Kmetoc e jo në Përlepnicë, për arsye të
mungesës së lokalit shkollor, por nxënësit mbi 90% ishin nga Përlepnica.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
3.2. Mësimdhënësit e parë të arsimit shqip në
fshatin tonë
Hapja e shkollës shqipe për fshatin tonë, ishte domosdoshmëri e kohës,
mirëpo kishte mungesë të kuadrit arsimor, kishte nevojë për mësimdhënës
për arsimimin dhe edukimin e popullatës dhe mungonte objekti i shkollës,
kështu që mësuesi i besimit fetar Mulla Shaipi, pas përfundimit të mësimit
fetar, me nxënësit nga Përlepnica mbante në Kmetoc kursin e gjuhës
shqipe. Mulla Shaipi, sipas rrëfimeve të nxënësve të kohës, të gjitha
shkronjat e alfabetit tonë i zhvilloi brenda një kohe të shkurtër.
Mulla Shaip H. Ismajli: I lindur në Gjilan, Shkollën fillore Mejtepin e
përfundoi në Gjilan, ndërsa Progjimnazin-Ruzhdije, në Shkup. Shkollën
Normale-Darul Mual’lim, në Shkup. Punoi në fshatrat e rrethit të Gjilanit,
mësues i mësimit fetar, në Llofcë, Makresh të Poshtëm dhe Përlepnicë.
DILAVER HALITI: I lindur më 1.3.1924, në Preshevë.
Shkollën fillore, në gjuhën serbe, e kreu në Preshevë. Në
vitin 1936 filloi mësimet në Medresenë e Shkupit. Në
vitin shkollor 1941/42, ishte nxënës i klasës IV-të
Normale. Ai e kreu kursin Pedagogjik, në Korrik –
Shtator, të vitit 1942. dhe në vitin shkollor 1942/43, e
hapi së pari në gjuhën shqipe Klasën e parë, të Shkollës
fillore, në Kmetoc, ku ishin të regjistruar mbi 50 nxënës.
Pas gjashtë muajve punë në shkollën tonë, kalon në Bresalc. Kurse në
Kmetoc, atë e zëvendësoi mësuesi Hilmi Rexhepi, nga Presheva.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
HILMI REXHEPI: Ishte në mesin e mësimdhënësve të
parë që mësoi nxënësit nga Përlepnica, duke vazhduar
punën e mirë të atyre që ishin para tij në cilësinë e
mësimdhënësve. Nuk kurseu asgjë nga vetja, për t’i
mundësuar gjeneratave të reja arsimim dhe ngritje
intelektuale të përgjithshme. Kontributi i tij nuk ishte
vetëm për shkollën tonë, por punoi edhe në shumë
vendbanime tjera, duke i përballuar sfidave të kohës, të
cilat nuk ishin aspak të lehta. Së fundi jetoi në Kumanovë, ku edhe vdiq në
moshën 88 vjecare, në vitin 2010.
Në vitin shkollor 1943/44, Shkolla fillore shqipe, kishte Klasën I dhe II, me
mbi 40 nxënës. Mësuesi i kësaj shkolle ishte Abdullah Ukshini, nga fshati
Përlepnicë.
ABDULLAH UKSHINI: U lind në vitin 1922, në
Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kishte kryer në
gjuhën serbe, në Kmetoc. Në vitin 1943 vijoi kursin e
dytë Pedagogjik, në Normalen e kohës “Sami Frashëri”,
në Prishtinë. Kursin Pedagogjik e kreu me sukses të lartë
dhe me të përfunduar këtë kurs, Ministria e Arsimit, në
Tiranë, në vitin shkollor 1943/44, e emëroi mësues të
shkollës shqipe, në Kmetoc.
Menjëherë pas Luftës së Gjilanit, në vitin 1944, bashkë me 40 fshatarë të
Përlepnicës ishte burgosur edhe mësuesi Abdullah. Pas lirimit të tij nga
burgu, strehohet për një kohë në Preshevë, te familja e gruas së tij. Pas pak
kohe ia filloi punës mësues në Preshevë dhe aty punoi deri në vitin 1952. në
vitin 1952 ishte Inspektor i arsimit, në Këshillin e Preshevës. Në po të njëjtin
vit, Abdullah Ukshini shpërngulet për në Shkup. Në Shkup filloi punën
mësues, në shkollën fillore “Liria”, të Shkupit. Dëshira për arsimim bëri që
Abdullahu, të regjistroj Fakultetin Filozofik, Dega e Pedagogjisë. Këtë
fakultet e kreu me sukses. Pas përfundimit të fakultetit filloi punën në
Shkollën Normale shqipe “Zef Lush Marku”, në Shkup, si profesor i lëndëve
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
pedagogjike dhe metodike. Në këtë shkollë punoi deri në vitin 1971. ai ishte
edhe drejtor i Shoqërisë kulturore dhe artistike “Emin Duraku”, në Shkup.
Në vitin 1985 pensionohet. Prej vitit 1990 shpërngulet në Prishtinë, ndërsa
në vitin 1997 ndërroi jetë në Prishtinë.
Po ashtu, me urdhër të Mbretërisë Shqiptare, nga Ministria e Arsimit, të
lëshuar më 12.8.1943, Numri i protokollit 4229, emërohet mësues i besimit
Kapllan Aliu, në Përlepnicë.6
6
Arkivi i shkollës dhe Arkivi Ndërkomunal i Gjilanit.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
7
7
Prof. dr. sc. Abylaziz Veseli, “Shkollat dhe arsimimi shqip në prefekturën e Prishtinës
gjatë periudhës 1941-1944”, Pika 5A, Gjilan, 2003, faqe 216. Arkivi Qendror Shtetëror,
Tiranë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
PERIUDHA
1945-1974
“Arsimi e mbron lirinë më mirë sesa një ushtri”
Parashqevi Qiriazi
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
I. PERIUDHA 1945-74
1.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
Në vitin shkollor 1945/46, përkatësisht, më 25.10.1945, Kuvendi i Rrethit
të Gjilanit, themeloi shkollën fillore, në Përlepnicë. Mësimi fillimisht
zhvillohej në lokalet e mejtepit të xhamisë së fshatit.
Mësues ishte Ferid Berisha dhe shkolla i ka pasur dy paralele me mbi 50
nxënës.
Në foton më lart janë këta nxënës: Ibrahim Shabani, Nexhat Ibrahimi, Enver
Rexhepi, Emrush Bejta, Nefail Bejta, Salih Qerimi, Muharrem Nevzadi,
Fehmi Shefkiu, Xhevat Bajrami, Musa Salihu, Sherif Rrustemi, Fehmi
Mehmeti, Ibrahim Qerimi, Adem Avdiu, Nazim Kamberi, Milaim Shabani,
Rexhep Rexhepi, Esad Mehmeti, Ismail Salihu, Jakup Sylejmani, Jusuf
Sylejmani, Rexhep Nevzadi, Feriz Ramadani, Ali Qerimi, Ibrahim Osmani,
Ramiz Bislimi, Destam Azizi, Sabri Gashi, Raif Halimi, Nuhi Pllana, Ali Pllana,
Arif Pllana, Mejdi Raifi, Ramiz Nazifi, Misket Ramizi dhe shumë nxënës nuk
kemi arritur t’i identifikojmë në këtë fotografi shumë të vjetër.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shumë shkollave shqipe për herë
të parë në vendin tonë, pra hapja e dritareve për fitimin e dijeve dhe
ngritjes intelektuale në gjuhën amtare. Por duhet të përmendet edhe hapja
e shumë institucioneve tjera të një rëndësie të veçantë për ngritjen
arsimore, edukative, kulturore, pra me synim që shoqëria jonë të
emancipohet, siç ishin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (E
themeluar së pari në Prizren, në vitin 1944, pastaj bartet në Prishtinë në
vitin 1946), Gazeta e parë në gjuhën tonë “Rilindja” (E themeluar më
12.2.1945, po e përmendim për kuriozitet se numrin e parë të Rilindjes, e ka
ruajtur arsimtari i shkollës tonë Taib Sylejmani), Radio Prishtina (në vitin
1945), Hapja e Shkollës së Lartë Pedagogjike, në Prishtinë (në vitin 1958),
ndërsa në vitin 1970 hapet Universiteti i Prishtinës, etj.
Gjitha këto institucione të lartshënuara dhe shumë tjera, tregojnë për
rëndësinë e kësaj periudhe, e cila ishte kthesë në historinë tonë sa i përket
emancipimit të popullit tonë thuajse në të gjitha sferat e jetës, mbase pa
arsimim, kulturë, gazetari, e shkencë, nuk do kishim mund të arrinim në
këto ditë që po gëzojmë.
Fotografi e kolektivit të shkollës tonë (vitet 1960-70): Nga e majta lart: Salih Qerimi,
Ekrem Hasani, Shefik Ibrahimi, Reshat Shaqiri, Esat Mehmeti, Sherif Rrustemi, Adem
Berisha, Xhevat Bajrami, Muharrem Nevzati, Nazim Xhelili. Nga e djathta poshtë:
Muharrem Salihu, Sabit Shabani, Hysen Kadriu, Rukije Kadriu, Musa Ibrahimi, Naim
Ibrahimi, Vehbi Shefkiu, xx.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Edhe fshati ynë kishte fatin të jetë në mesin e vendeve të para që hapi
shkollën në gjuhën amtare, duke i rezistuar presioneve të ndryshme dhe
steriotipeve, se shkolla ndikon negativisht në edukimin e fëmijëve. Vullneti i
shumë njerëzve vizionar dhe arsimdashës, edhe pse vet ata nuk kishin
mundësinë të shkolloheshin në gjuhën e tyre amtare, ndikoi që të merrej
vendimi final që fëmijët të kenë një vend arsimimi dhe edukimi në frymën e
shëndoshë.
Fotografi e vitit 1962. mësuesja Makfire Haziri me nxënëset e saja
Në ndërtimin e objektit shkollor, u krijuan kushte më të mira për punë,
duke i mundësuar përfshirjen e gjithë fëmijëve që kishin mbështetjen e
familjes, mbase kishte pengesa edhe të kësaj natyre, ku prindërit nuk
lejonin ndjekjen e mësimeve në shkollimin e rregullt. Por, me kalimin e
kohës ndryshuan rrethanat dhe vullneti i gjithë banorëve të fshatit tonë
ishte të arsimonin dhe shkollonin fëmijët e tyre.

More Related Content

What's hot

BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUTBIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT#MesueseAurela
 
Web design - konceptet themelore
Web design - konceptet themeloreWeb design - konceptet themelore
Web design - konceptet themeloreAkademia Virtuale
 
muzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slideshare
muzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slidesharemuzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slideshare
muzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slidesharealketsula
 
DISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIDISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIberdufi
 
Conflictul de pe Nistru.
Conflictul de pe Nistru.Conflictul de pe Nistru.
Conflictul de pe Nistru.MishaGo
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)Kristjana Duni
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28Adelina Dani
 
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombiProjekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombiMarsida Mezja
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeAjlinda Idrizi
 
SISTEMI NERVOR
SISTEMI NERVORSISTEMI NERVOR
SISTEMI NERVORAdela Sota
 
Integrimet evropiane
Integrimet evropianeIntegrimet evropiane
Integrimet evropianedrilon emini
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Alesia 06
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEkoralda
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Vilma Hoxha
 

What's hot (20)

BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUTBIOTEKNOLOGJIA  DHE ZBATIMET E SAJ  NE DOBI  TE NJERIUT
BIOTEKNOLOGJIA DHE ZBATIMET E SAJ NE DOBI TE NJERIUT
 
Web design - konceptet themelore
Web design - konceptet themeloreWeb design - konceptet themelore
Web design - konceptet themelore
 
muzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slideshare
muzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slidesharemuzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slideshare
muzika popullore e shqiperise se mesme-projekt slideshare
 
DISKRIMINIMI
DISKRIMINIMIDISKRIMINIMI
DISKRIMINIMI
 
Conflictul de pe Nistru.
Conflictul de pe Nistru.Conflictul de pe Nistru.
Conflictul de pe Nistru.
 
Proverba
ProverbaProverba
Proverba
 
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)Rilindja  kombetare shqiptare (1831  1912)
Rilindja kombetare shqiptare (1831 1912)
 
Projekt sociologji
Projekt sociologjiProjekt sociologji
Projekt sociologji
 
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28Shpallja e Pavarësisë në Vorë   më 28
Shpallja e Pavarësisë në Vorë më 28
 
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombiProjekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
Projekti ..gjuha amtare, simbl i nje kombi
 
Rajoni Verilindor
Rajoni VerilindorRajoni Verilindor
Rajoni Verilindor
 
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe ShqipeLetersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
Letersia shqiptare e rilindjes Gjuhe Shqipe
 
SISTEMI NERVOR
SISTEMI NERVORSISTEMI NERVOR
SISTEMI NERVOR
 
Integrimet evropiane
Integrimet evropianeIntegrimet evropiane
Integrimet evropiane
 
Gjuhe 12-30.03.2020
Gjuhe 12-30.03.2020Gjuhe 12-30.03.2020
Gjuhe 12-30.03.2020
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)Luftrat e skenderbeut (1)
Luftrat e skenderbeut (1)
 
Monarket e ndricuar
Monarket e ndricuarMonarket e ndricuar
Monarket e ndricuar
 
Bashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BEBashkimi Europian -BE
Bashkimi Europian -BE
 
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
Filozofia e edukimit(teme mikroteze)
 

Similar to Monografia Pjesa 1

Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3fidani123
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesiterjoni123
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projektMirsad
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiBiografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiPortalb.mk
 
Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014 Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014 icse
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historilira kuca
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJABesjona Jusufi
 
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neAmanda Ravolli
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemEdlira Ekmekciu
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxfolklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxglodjolaluli
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 

Similar to Monografia Pjesa 1 (20)

Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3
 
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashësFejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit7 marsi dita e mesuesit
7 marsi dita e mesuesit
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projekt
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiBiografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
 
Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014 Shkolla Shqipe 2013/2014
Shkolla Shqipe 2013/2014
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
 
Arsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmitArsimi ne kohen e komunizmit
Arsimi ne kohen e komunizmit
 
Diploma master1
Diploma master1Diploma master1
Diploma master1
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
 
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri neArsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
Arsimi shqiptar nga pena me boje deri ne
 
Nje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshemNje bashkepunim i suksesshem
Nje bashkepunim i suksesshem
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
SYLEJMAN Hasan ÇERKINI
SYLEJMAN  Hasan ÇERKINISYLEJMAN  Hasan ÇERKINI
SYLEJMAN Hasan ÇERKINI
 
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxfolklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 

Monografia Pjesa 1

  • 1. Blerim Mehmeti & Ma. Fidan Shaqiri SHKOLLA FILLORE “SKËNDERBEU” PËRLEPNICË M O N O G R A F I 1942 - 2012 Përlepnicë, 2013
  • 2. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Autorë: Blerim Mehmeti dhe Ma. Fidan Shaqiri Grupi punues: 1. Fetah Hajrullahu 2. Shefki Bajrami 3. Sheribane Mehmeti 4. Arianit Shaqiri Iniciues Ma. Fidan Shaqiri Lektor: Tahir Arifi Përgatitja kompjuterike: Ma. Fidan Shaqiri Tirazhi: 200 copë Botimin e ndihmuan: Drejtoria Komunale e Arsimit, të Gjilanit, “PRO-ENG” (Rexhep Kadriu), Shpend Aliu dhe Fondi i fshatit Përlepnicë.
  • 3. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 “U kushtohet atyre që punuan për dritën e syve tanë”
  • 4. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Përmbajtja HYRJE I. HISTORIKU I SKËNDËRBEUT II. HISTORIKU I SHKOLLËS III. PERIUDHA 1942-44 3.1. Hapja e shkollës nga Mbretëria shqiptare 3.2. Mësimdhënësit IV. PERIUDHA 1945-74 4.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor 4.2. Biografitë e mësimdhënësve 4.3. Dokumente dhe fotot të kohës V. PERIUDHA E SISTEMIT ARSIMOR PAS KUSHTETUTËS SË VITIT 1974 DERI NË VITIN 1991 5.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor 5.2. Biografitë e mësimdhënësve 5.3. Dokumente dhe foto të kohës VI. PERIUDHA E PAVARËSIMIT TË ARSIMIT SHQIP, 1991-1999 6.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor 6.2. Biografitë e mësimdhënësve 6.3. Financimi i Arsimit shqip
  • 5. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 6.4. Dokumente dhe foto të kohës VII. Sistemi arsimor pas Luftës së fundit, 1999-2013 7.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor 7.2. Biografitë e mësimdhënësve 7.3. Dokumente dhe foto të kohës VIII. Personalitete që dolën nga Sh.f. “Skënderbeu”, në Përlepnicë IX. Udhëheqësit e shkollës së Përlepnicës dhe stafi tjetër 9.1. Biografitë e Sekretarëve të shkollës 9.2. Punëtorët teknik X. Aktivitetet e lira kulturore, sportive, edukativo-arsimore në shkollën tonë Falënderime
  • 6. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 HYRJE Institucionet edukativo-arsimore kanë luajtur rolin kyç jo vetëm në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja, por edhe shpëtimin e kombit tonë nga asgjësimi dhe asimilimi, kështu që meritojnë një trajtim më të veçantë për punën që kanë bërë në periudha të ndryshme kohore. Kontributin e mësimdhënësve, stafit tjetër të shkollës dhe banorëve të fshatit Përlepnicë në ngritjen e brezave të rinj në frymën e shëndosh, jemi munduar ta paraqesim përmes kësaj Monografie, e cila përmban të dhëna që nga themelimi i shkollës, për personelin arsimor, udhëheqjen e shkollës, numrin e nxënësve sipas viteve shkollore, aktivitete jashtëshkollore të nxënësve, fotografi e shumë dokumente tjera, që paraqesin në mënyrë kronologjike historikun e shkollës që nga themelimi i saj e deri në vitin 2012. Çdo gjë që mbetet e shtypur në letër, pas grumbullimit të të dhënave të shumta, e ka jetëgjatësinë më të madhe, se sa të mbeten në kujtesë ato të dhëna, apo të jenë të shpërndara në shumë vende. Njëjtë është menduar me këtë Monografi që të kemi me një vend një pjesë të madhe të të dhënave që paraqesin historikun e kësaj shkolle, që edhe pas shumë vitesh, pas ndërrimit të gjeneratave, të kenë të dokumentuar të kaluarën e saj dhe punën që është bërë gjatë viteve. Kjo Monografi është e para që i kushtohet Shkollës Fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, e cila është e ndarë në disa pjesë, në periudha kohore (1942-1944, 1945-1974, 1975-1990, 1991- 1999 dhe 1999-2012) dhe shpresojmë se kjo do të pasurohet pas disa viteve me të dhëna tjera.
  • 7. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 I. GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU – BIOGRAFIA Mbase shkolla jonë mbanë me krenari emrin e heroit tonë kombëtar Skënderbeu që nga themelimi i saj e deri në këtë vit, vlen të përshkruajmë shkurtimisht biografinë e tij. Gjergji kishte lindur më 6 Maj 1405. Origjina e tij ishte nga Hasi i Kuksit dhe ishte djali i fundit i Gjon Kastriotit dhe Vojsavës. Sipas historisë së treguar, është rrëmbyer nga osmanët dhe është dërguar në Perandorinë Osmane, për ta përgatitur për luftë në shërbim të tyre, si shumë fëmijë tjerë shqiptarë. Skënderi, emër të cilin ia dhanë osmanët, u shqua për aftësitë e tija luftarake, intelektuale dhe organizative, të cilat ia mundësuan të jetë person kyç në Perandorinë Osmane, duke fituar edhe titullin “BEU”. Besueshmëria në të ishte e lartë dhe sukseset që korrte sa ishte me osmanët, e bënë personalitet të shquar dhe të respektueshëm. Skënderbeu pas shumë vitesh që kaloi me osmanët, vendosi t’i kthehej atdheut, duke marrë me vete edhe shumë trima tjerë që kishin origjinë shqiptare. Me t’u kthyer në Shqipëri, për një kohë arriti t’i bashkojë princat shqiptarë në luftën kundër osmanëve. Ishte i pamposhtur në gjitha betejat që kishte dhe arriti me sukses ta mbronte një pjesë të Shqipërisë nga kthetrat osmane. Vdiq më 17 Janar 1468 dhe pas vetes la pasardhësit e tij, por Shqipëria ra në duart e osmanëve jo shumë pas vdekjes ë tij.
  • 8. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 II. HISTORIKU I SHKOLLËS Retrospektiva e shkurtër e shkollës sonë Dëshira e madhe e njerëzve për arsimim dhe edukim, ekziston prej se ekziston shoqëria njerëzore. Nuk ka se si të shpjegohet ndryshe edhe dëshira e popullit tonë, si popull më i vjetër në këto troje, për arsimim edhe edukim. Populli ynë është ndër popujt më të vjetër që ka filluar të përdor shkrimin e gjuhës, për t’i ruajtur dhe shpjeguar fenomenet e natyrës, për t’i kultivuar traditat, zakonet dhe kulturën e vet. Ekzistojnë shumë fakte për të dëshmuar këtë që e thamë më lart, si p.sh.: “Meshari”, i Gjon Buzukut, “Fjalorthi i Von Harfit”, “Formula e pagëzimit”, e shumë dokumente të tjera. Në vitin 1911 hapet shkolla e parë fetare e udhëhequr nga Mulla Ramiz Shabani. Kjo shkollë funksionoi për disa muaj dhe më pas u shua për shkak të Luftës së Parë Ballkanike (okupimit të Kosovës nga Serbia). Fshatarët edukoheshin kryesisht në frymën fetare. Kishte shumë individ që shkollimin fetar e kryenin larg vendlindjes së tyre, si në Prishtinë, Prizren, Shkup, Selanik, Turqi (Stamboll), në Egjipt (Kajro) e gjetiu. Objekti i vjetër i shkollës
  • 9. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Në vitin 1942/43 me urdhër të Ministrisë të Arsimit në Tiranë, u hap shkolla shqipe për Përlepnicë dhe Kmetoc, në fshatin Kmetoc. Shkolla shqipe u hap në Kmetoc e jo në Përlepnicë për arsye të mungesës së lokalit shkollor në Përlepnicë. Nxënësit që kanë vijuar mësimin në Kmetoc, në vitin 1942/43 Mësuesi i parë ishte Mulla Shaip Ismajli (Grainca), i cili mbajti kurs të Gjuhës shqipe gjatë verës së vitit 1942, në Kmetoc. Ai brenda një periudhe të shkurtër kohore, i zhvilloi për herë të parë shkronjat e Alfabetit të gjuhës sonë, me nxënësit vijues të kursit. Në këtë kurs, kishte nxënës nga Përlepnica, Kosaqa dhe Shillova, Kmetoci, Sekireshi, etj.1 Prej Tetorit të vitit 1942, deri më 6 Prill 1943 mësues ka qenë Dilaver Haliti. Dilaver Haliti, i lindur më 1924,në Preshevë. Shkollën fillore në gjuhën serbe e kreu në Preshevë. Në vitin 1936 filloi mësimet në Medresenë e Shkupit. Në vitin shkollor 1941/42, ishte nxënës i klasës katërt Normale. Ai kreu kursin pedagogjik (Korrik – Shtator 1942) dhe në vitin shkollor 1942/43 e hapi së pari në gjuhën shqipe klasën e parë në Kmetoc, ku ishin të regjistruar rreth 1 Informata të dhëna nga prof. Ibrahim Shabani.
  • 10. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 50 nxënës. Pas gjashtë muajve kalon në Bresalc, kurse në Kmetoc atë e zëvendëson mësuesi Hilmi Rexhepi (Qerimi) nga Presheva.2 Mësuesi Hilmi e fillon punën me 8 Prill 1943. Në vitin shkollor 1943/44 mësues në këtë shkollë vie Abdullah Ukshini, nga Përlepnica. Kuvendi Komunal i Gjilanit (Kuvendi i rrethit të Gjilanit), shkollën fillore në Përlepnicë e themeloi më 25.10.1945. Fillimisht mësimi zhvillohej në lokalet e mejtepit të xhamisë së fshatit dhe mësues ishte Ferid Berisha. Vlen të përmendet një e dhënë, se në vitin Shkollor 1945/46, është inskenua komedia e Kristo Floqit “Vëllazëri e interes”, e përshtatur nga arsimtari i kohës Ferid Berisha, ku emrat e personazhe i ndërroi si: Olimbia- Hajria (këtë rol e luajti Ibrahim Shabani), Miti-Hamidi (rolin e luajti Milaim Ahmeti), Marigona (rolin e luajti Nazim Kamberi). Përveç kësaj pjesë teatrale, u përgatit edhe komedia tjetër “Kumarxhinjtë janë burra”, me ekip tjetër nxënësish, ku morën pjesë: Nexhat Ibrahimi, Enver Rexhepi, etj. Duke u bazuar në këto të dhëna, del se aktivitetet kulturore kanë qenë të shumta, duke e bërë shkollën tonë një vatër të kulturës dhe arsimit në atë kohë edhe pse kishte vështirësi në aspektin edukativ, kulturor, ekonomik e në sferat tjera jetësore. 2 Prof. dr. sc. Abylaziz Veseli, “Shkollat dhe arsimimi shqip në prefekturën e Prishtinës gjatë periudhës 1941-1944”, Pika 5A, Gjilan, 2003, faqe 212.
  • 11. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Nxënësit e klasës V-të, në vitin shkollor 1959/60, me arsimtarët Ibrahim Shabani dhe Salih Qerimi Gjatë shfletimit të këtij libri, do të gjeni dëftesat shkollore të kohës, të lëshuara nga Mbretëria Shqiptare dhe Shteti Shqiptar, ku do t’iu bien në sy lëndët mësimore, në mes tjerash lënda e bukurshkrimit, duke treguar faktin se i kushtohej rëndësi e veçantë shkrimit të bukur. Shkrimin e bënin me pendë. Për mbarëvajtjen e punës mësimore, interesohej Inspektorati i Arsimit, duke bërë vizita nëpër shkolla. Kemi hasur në të dhëna, se në vizitë te arsimtari Ferid Berisha, ishte Hasan Dylgjeri, nga Elbasani. Mësuesi Ferid, punonte me plan-programe të Shqipërisë etnike, p.sh., në Gjeografi mësonin për prefekturat dhe nënprefekturat e kohës të Shtetit Shqiptar gjatë Luftës së Dytë Botërore, etj.3 3 Informata të dhëna nga prof. Ibrahim Shabani.
  • 12. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 4 4 Dëftesë shkollore e lëshuar nga Mbretëria shqiptare. Viti shkollor 1942/43.
  • 13. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 5 Shkolla i ka pasur 2 paralele me mbi 50 nxënës, të cilët ishin të moshave të ndryshme. Gjatë vitit shkollor 1945/46 funksiononin 2 klasë, klasa I dhe III. Nxënësit që kishin përfunduar Klasën e I-rë, u bashkuan me ata të Klasës së III-të, pra duke kaluar një një klasë më lart. Gjatë kësaj periudhe kohore 5 Dëftesë shkollore e lëshuar nga Shteti shqiptare. Viti shkollor 1943/44.
  • 14. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 përveç Ferid Berishës, në shkollë filluan të punon edhe Rexhep Kabashi dhe shoqja e tij Dritë Kabashi. Shkolla për mungesë të lokalit punonte në dy ndërrime. Numri i nxënësve gjithnjë rritej dhe me iniciativë të fshatit në vitin 1947 ndërtohet shkolla e re me katër dhoma mësimi, një sallë të arsimtarëve, dy zyre dhe katër dhoma banimi. Shkolla e re u inaugurua më 1950. Në vitin shkollor 1951/52, filloi punën edhe klasa e V-të, pra shkolla rritej mbase ishte nevoje e kohës që shkolla të bëhej 8 vjeçare e plotë. Fotografi e nxënësve e bërë më 20.6.1955 Në këtë ndërtesë mësimi u zhvillua deri në Qershor 1968. Më 1968 shkollës iu shtua edhe ndërtesa e re me klasë (mësonjëtore), më të mira për punë. Rritja e Shkollës fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë vazhdonte dhe si nevojë për plotësimin e kushteve për mësimnxënie sa më të mirë, shkolla kishte nevojë për hapësira të reja. Kështu që filloi ndërtimi i aneksit të ri të shkollës. Aneksi u funksionalizua në vitin 1970. Po në këtë vit, filloi edhe riparimi i aneksit të vjetër të shkollës. Në vitin shkollor 1955/56, kinse për mungesë të kuadrit arsimor, edukimi në mësimin lëndor u ndërpre përkohësisht. Vendimin për ndërprerjen e mësimit e ka sjellë Kuvendi Komunal i Gjilanit.
  • 15. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Mësimi lëndor u ndërpre shumë lehtë, ndërsa arsimtarët e asaj kohe hoqën të zitë e ullirit për ta rihapur. Pjesa dërmuese e arsimtarëve të kohës deklaruan se do të punonin pa pagesë vetëm e vetëm që të rihapet klasa V, VI, VII dhe VIII. Kjo periudhë historike ishte shumë e vështirë për popullin tonë, ishte periudha kur me dhjetëra e qindra familje shpërnguleshin për në Turqi. Në vitin 1960 sërish fillon mësimi lëndor. Të gjithë nxënësit e shpërndarë nëpër fshatra të ndryshme u kthyen sërish në shkollën e Përlepnicës. Momente nga një mbledhje e Mësimdhënësve dhe banorëve të Përlepnicës. Në vitin shkollor 1961/62, shkolla jonë u bë 8 vjeçare e plotë, nën drejtimin e Xhevat Bajramit (Drejtor i shkollës), dhe një kohë Salih Qerimit (Drejtor i shkollës). Pas Xhevat Bajramit, drejtor i shkollës vie Adem Berisha, i cili ishte në vitin 1968. Vlen të përmendet se për mungesë të Adem Berishës, për një periudhë kohore ushtrues detyre ka qenë Gani Dalipi. Me iniciativën e arsimtarëve dhe me mbështetjen e bashkëvendësve të tyre, u bë edhe renovimi i pjesshëm i shkollës, kështu që shkolla pas renovimit kishte 14 dhoma mësimi, sallën e edukatës fizike, bibliotekën e shkollës, zyrën e arsimtarëve dhe lokalet tjera përcjellëse, por këtu nuk duhet harruar kontributi i pashoq i Selim Kamberit, i cili ishte ne pozitën e Sekretarit të Bashkësisë së Arsimit, në Gjilan.
  • 16. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Në vitin 1968, shkolla e Përlepnicës emërtohet me emrin zyrtar të saj, që edhe sot e mban me krenari “Skënderbeu”. Në këtë vit drejtor shkolle u zgjodh Nazim Xhelili. Duhet të përmendet se në shkollën fillore “Skënderbeu”, të Përlepnicës, prej vitit shkollor 1966/67, deri më 1973/74 mësuan edhe nxënësit e komunitetit serb, prej klasës së V-të deri në klasën e VIII-të. Nxënësit gravitonin nga fshatrat për rreth Përlepnicës (Kmetoc, Verbicë e Kmetocit, Mozgovë) dhe me vendim të BVI-së (Bashkësia Vetëqeverisëse e Interesit) për arsim të Kuvendit Komunal të Gjilanit, paralelet me mësim në gjuhën serbo-kroate, për shkak të numrit të vogël të nxënësve ndërprehet puna në vitin shkollor 1974/75. Në vitin 1977, lumi i fshatit rrënoi një pjesë të madhe të oborrit të shkollës dhe rrezikoi objektin e shkollës. Në vitin 1978, shkolla ndërtoi murin mbrojtës nga vërshimet. Nga viti 1982 drejtor i shkollës ishte Idriz Shabani, i cili e drejtoi shkollën deri më 4.10.1995. Pas tij, drejtor i shkollës u zgjodh Abdullah Rexhepi prej 4.10.1995, deri më 13.3.2010. Nga viti shkollor 2010/2011 drejtor shkolle zgjedhet Sheribane Mehmeti, e cila vazhdon ushtrimin e detyrës. Përveç lëndëve të përgjithshme nxënësit e shkollës tonë deri në vitin shkollor 1996/97 mësonin gjuhën frënge si gjuhë të huaj. Nga viti shkollor 1997/98 fillon të mësohet gjuha angleze si gjuhë e huaj. Mësuesja e parë e gjuhës angleze ishte Florije Rexhepi (absolvente e Fakultetit të Gjuhës angleze). Në këto vite shkollore fondacioni “SOROS”, kishte investuar mjete të shumta shkollore. Ky fondacion kishte pajisur kabinetet shkollore me mjete konkretizimi dhe kishte ndarë mjete për rregullimin e terreneve sportive. Më 23.3.1999, mësimi u ndërpre në të gjitha nivelet e shkollimit, në tërë territorin e Kosovës për shkak të paralajmërimit të fillimit të bombardimeve kundër okupatorit serb nga ana e NATO-s. Më 24.3.1999, filluan bombardimet kundër forcave serbe. Forcat serbe filluan spastrimin e trojeve të banuara me shqiptarë për në: Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi. Gjatë kësaj periudhe kohore arsimtarët e organizuan mësimin edhe në mal për pjesën e popullatës që kishte mbetur ende në Kosovë.
  • 17. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Fshati jonë u depërtua për në Maqedoni. Banorët ishin të vendosur në disa kampe. Arsimtarët nën mbështetjen e organizatave të ndryshme ndërkombëtare e organizuan mësimin edhe në këto kampe. Bashkëvendësit tanë në Zonën neutrale gjatë depërtimit Viti shkollor 1999/2000 i gjen shkollat e Kosovës të shkatërruara, të demoluara, të djegura, një fat të tillë e kishte edhe shkolla jonë. Fatmirësisht shkolla jonë i kishte shpëtuar djegies, mirëpo demolimit jo. Shkolla jonë ishte e demoluar dhe dëmtuar në masë të madhe, po ashtu edhe paralelet e ndara të shkollës tonë në Makresh, Verbicë e Kmetocit dhe në Kmetoc ishin të dëmtuara. Paralelja e ndarë në Makresh ishte djegur tërësisht. Pas luftës, numri i nxënësve në shkollën amë dhe në paralelet e ndara ishte zvogëluar në mënyrë drastike. Fotografi të bëra nga Shefki Bajrami, më 30.6.1999
  • 18. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Fotografi të bëra nga Shefki Bajrami, më 30.6.1999 Objekti i shkollës menjëherë pas luftës Pas luftës fillon një epokë e re e zhvillimit të arsimit në përgjithësi në vendin tonë dhe në veçanti në shkollën tonë. Bashkësia ndërkombëtare dhe organizatat e ndryshme qeveritare dhe joqeveritare nga vendet e ndryshme të botës investuan në Sistemin tonë Arsimor. Objektet shkollore ishin të
  • 19. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 dëmtuara shumë dhe investimet duhej të bëheshin në të gjitha segmentet e Sistemit Arsimor, si në përgatitjen e objekteve me inventar dhe mjete të ndryshme shkollore, me ndërtimin e objekteve të reja shkollore, pasi që shumë shkolla ishin djegur. Në vitet e para pas luftës filluan trajnimet e mësimdhënësve për zbatimin e metodologjive të reja të punës dhe në këtë drejtim u investua relativisht shumë. Nga viti shkollor 2003/2004, puna nëpër shkolla filloi me plan-programe të reja mësimore dhe atë fillimisht me klasën e Parë dhe klasën e Gjashtë. Ndërsa në vitin shkollor 2004/2005 për herë të parë në historinë e Sistemit tonë Arsimor në kuadër të shkollës përfshihet edhe klasa e IX-të. Gjersa në Sistemin e vjetër Arsimor, në qendër të vëmendjes dhe burim kryesor i informatave ishte mësimdhënësi, tani me reformat që filluan të zbatohen pas luftës, në qendër të vëmendjes ishte nxënësi, pra mësimi zhvillohej me nxënësin në qendër. Këto metodologji aplikoheshin dhe aplikohen në shumicën e vendeve që kanë Sistemin Arsimor të zhvilluar në një shkallë të lartë. Nga viti shkollor 2007/2008 vazhdoi puna me plan- programe të reja mësimore dhe nga ky vit shkollor në kuadër të mësimit klasor filloi punën Klasa e V-të. Tash e disa vite Sistemi Arsimor i Kosovës funksionon me këto nivele shkollimi: Shkolla Fillore (Klasa I-V), Shkolla e Mesme e Ulët (Klasa VI-IX), Shkolla e Mesme e Lartë (Klasa X-XIII) dhe të gjitha nivelet punojnë me metodologjinë e re “Nxënësi në qendër”. Nga viti shkollor 2012/2013 filloi të aplikohet Abetarja mbarëkombëtare për nxënësit e Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa trojet tjera etnike vazhdojnë të punojnë me planet dhe programet e vendeve ku jetojnë edhe pse është kërkesë e tyre që edhe ata të përfshihen në këtë sistem.
  • 20. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 PERIUDHA 1942-45 “S’ka mjet më të mirë për të çmuar një popull se sa të shihet gjendja e shkollave të tij” Zef Jubani
  • 21. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 III.PERIUDHA 1942-44 3.1. Hapja e shkollës nga Mbretëria shqiptare Është fakt i njohur se Gadishulli Ilirik (Ballkani), ka qenë i banuar me fise të ndryshme ilire. Ne si popull shumë i vjetër dhe etnik, pasardhës të ilirëve, shumë vonë filluam t’i hapim shkollat shqipe në trojet tona, përkatësisht në vendbanimin tonë në Përlepnicë. Lufta e Dytë Botërore, trojet etnike shqiptare i gjeti të copëtuara si mos më keq. Një pjesë e territorit etnik ishte nën Mbretërinë serbo-kroate- sllovene. Ndërsa Shqipëria pas Konferencës së Londrës, i kishte të përcaktuara kufijtë dhe ishte Shtet i pavarur dhe aty Sistemi Arsimor kishte filluar të bëj jetën e vet. Në vitin 1939 Shqipëria u pushtua nga Italia. Në këtë kohë edhe një pjesë e Kosovës u pushtua nga Italianët. Shqipëria vazhdonte të funksiononte si Shtet nën okupimin italian e më vonë atë gjerman. Mungesa e shkollave, bëri që populli ynë të ishte në errësirë të përgjithshme dhe të mbetej shumë mbrapa kombeve të tjera. Në vitet 40- ta, pas pushtimit të trojeve tona nga Italia, u bashkua një pjesë e Kosovës me Shqipërinë, ku kishim fatin të jemi edhe ne si fshat. Nga kjo periudhë fillon një histori e re dhe e ndritur për kombin tonë. Filluan të hapen shumë shkolla, duke iu mundësuar gjeneratave të reja edukim dhe arsimim në gjuhën amtare. Me urdhër të Ministrit të Arsimit të kohës, u morë vendim që të hapen shkollat anë e kënd vendit. Vendimi u morë më 28.08.1940-XVIII, me numër 4241/I. Ky vendim në formë qarkore u shpërnda në të gjitha Prefekturat dhe Nënprefekturat e vendit, që ishin nën sundimin e Italisë. Në vitin 1942/43, me urdhër të Ministrisë së Arsimit, të Shtetit Shqiptar, u hap shkolla shqipe për Përlepnicë, Kmetoc, Kosaqë, Shillovë, etj., në fshatin Kmetoc. Shkolla shqipe u hap në Kmetoc e jo në Përlepnicë, për arsye të mungesës së lokalit shkollor, por nxënësit mbi 90% ishin nga Përlepnica.
  • 22. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 3.2. Mësimdhënësit e parë të arsimit shqip në fshatin tonë Hapja e shkollës shqipe për fshatin tonë, ishte domosdoshmëri e kohës, mirëpo kishte mungesë të kuadrit arsimor, kishte nevojë për mësimdhënës për arsimimin dhe edukimin e popullatës dhe mungonte objekti i shkollës, kështu që mësuesi i besimit fetar Mulla Shaipi, pas përfundimit të mësimit fetar, me nxënësit nga Përlepnica mbante në Kmetoc kursin e gjuhës shqipe. Mulla Shaipi, sipas rrëfimeve të nxënësve të kohës, të gjitha shkronjat e alfabetit tonë i zhvilloi brenda një kohe të shkurtër. Mulla Shaip H. Ismajli: I lindur në Gjilan, Shkollën fillore Mejtepin e përfundoi në Gjilan, ndërsa Progjimnazin-Ruzhdije, në Shkup. Shkollën Normale-Darul Mual’lim, në Shkup. Punoi në fshatrat e rrethit të Gjilanit, mësues i mësimit fetar, në Llofcë, Makresh të Poshtëm dhe Përlepnicë. DILAVER HALITI: I lindur më 1.3.1924, në Preshevë. Shkollën fillore, në gjuhën serbe, e kreu në Preshevë. Në vitin 1936 filloi mësimet në Medresenë e Shkupit. Në vitin shkollor 1941/42, ishte nxënës i klasës IV-të Normale. Ai e kreu kursin Pedagogjik, në Korrik – Shtator, të vitit 1942. dhe në vitin shkollor 1942/43, e hapi së pari në gjuhën shqipe Klasën e parë, të Shkollës fillore, në Kmetoc, ku ishin të regjistruar mbi 50 nxënës. Pas gjashtë muajve punë në shkollën tonë, kalon në Bresalc. Kurse në Kmetoc, atë e zëvendësoi mësuesi Hilmi Rexhepi, nga Presheva.
  • 23. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 HILMI REXHEPI: Ishte në mesin e mësimdhënësve të parë që mësoi nxënësit nga Përlepnica, duke vazhduar punën e mirë të atyre që ishin para tij në cilësinë e mësimdhënësve. Nuk kurseu asgjë nga vetja, për t’i mundësuar gjeneratave të reja arsimim dhe ngritje intelektuale të përgjithshme. Kontributi i tij nuk ishte vetëm për shkollën tonë, por punoi edhe në shumë vendbanime tjera, duke i përballuar sfidave të kohës, të cilat nuk ishin aspak të lehta. Së fundi jetoi në Kumanovë, ku edhe vdiq në moshën 88 vjecare, në vitin 2010. Në vitin shkollor 1943/44, Shkolla fillore shqipe, kishte Klasën I dhe II, me mbi 40 nxënës. Mësuesi i kësaj shkolle ishte Abdullah Ukshini, nga fshati Përlepnicë. ABDULLAH UKSHINI: U lind në vitin 1922, në Përlepnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kishte kryer në gjuhën serbe, në Kmetoc. Në vitin 1943 vijoi kursin e dytë Pedagogjik, në Normalen e kohës “Sami Frashëri”, në Prishtinë. Kursin Pedagogjik e kreu me sukses të lartë dhe me të përfunduar këtë kurs, Ministria e Arsimit, në Tiranë, në vitin shkollor 1943/44, e emëroi mësues të shkollës shqipe, në Kmetoc. Menjëherë pas Luftës së Gjilanit, në vitin 1944, bashkë me 40 fshatarë të Përlepnicës ishte burgosur edhe mësuesi Abdullah. Pas lirimit të tij nga burgu, strehohet për një kohë në Preshevë, te familja e gruas së tij. Pas pak kohe ia filloi punës mësues në Preshevë dhe aty punoi deri në vitin 1952. në vitin 1952 ishte Inspektor i arsimit, në Këshillin e Preshevës. Në po të njëjtin vit, Abdullah Ukshini shpërngulet për në Shkup. Në Shkup filloi punën mësues, në shkollën fillore “Liria”, të Shkupit. Dëshira për arsimim bëri që Abdullahu, të regjistroj Fakultetin Filozofik, Dega e Pedagogjisë. Këtë fakultet e kreu me sukses. Pas përfundimit të fakultetit filloi punën në Shkollën Normale shqipe “Zef Lush Marku”, në Shkup, si profesor i lëndëve
  • 24. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 pedagogjike dhe metodike. Në këtë shkollë punoi deri në vitin 1971. ai ishte edhe drejtor i Shoqërisë kulturore dhe artistike “Emin Duraku”, në Shkup. Në vitin 1985 pensionohet. Prej vitit 1990 shpërngulet në Prishtinë, ndërsa në vitin 1997 ndërroi jetë në Prishtinë. Po ashtu, me urdhër të Mbretërisë Shqiptare, nga Ministria e Arsimit, të lëshuar më 12.8.1943, Numri i protokollit 4229, emërohet mësues i besimit Kapllan Aliu, në Përlepnicë.6 6 Arkivi i shkollës dhe Arkivi Ndërkomunal i Gjilanit.
  • 25. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 7 7 Prof. dr. sc. Abylaziz Veseli, “Shkollat dhe arsimimi shqip në prefekturën e Prishtinës gjatë periudhës 1941-1944”, Pika 5A, Gjilan, 2003, faqe 216. Arkivi Qendror Shtetëror, Tiranë.
  • 26. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 PERIUDHA 1945-1974 “Arsimi e mbron lirinë më mirë sesa një ushtri” Parashqevi Qiriazi
  • 27. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 I. PERIUDHA 1945-74 1.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor Në vitin shkollor 1945/46, përkatësisht, më 25.10.1945, Kuvendi i Rrethit të Gjilanit, themeloi shkollën fillore, në Përlepnicë. Mësimi fillimisht zhvillohej në lokalet e mejtepit të xhamisë së fshatit. Mësues ishte Ferid Berisha dhe shkolla i ka pasur dy paralele me mbi 50 nxënës. Në foton më lart janë këta nxënës: Ibrahim Shabani, Nexhat Ibrahimi, Enver Rexhepi, Emrush Bejta, Nefail Bejta, Salih Qerimi, Muharrem Nevzadi, Fehmi Shefkiu, Xhevat Bajrami, Musa Salihu, Sherif Rrustemi, Fehmi Mehmeti, Ibrahim Qerimi, Adem Avdiu, Nazim Kamberi, Milaim Shabani, Rexhep Rexhepi, Esad Mehmeti, Ismail Salihu, Jakup Sylejmani, Jusuf Sylejmani, Rexhep Nevzadi, Feriz Ramadani, Ali Qerimi, Ibrahim Osmani, Ramiz Bislimi, Destam Azizi, Sabri Gashi, Raif Halimi, Nuhi Pllana, Ali Pllana, Arif Pllana, Mejdi Raifi, Ramiz Nazifi, Misket Ramizi dhe shumë nxënës nuk kemi arritur t’i identifikojmë në këtë fotografi shumë të vjetër.
  • 28. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Kjo periudhë karakterizohet me hapjen e shumë shkollave shqipe për herë të parë në vendin tonë, pra hapja e dritareve për fitimin e dijeve dhe ngritjes intelektuale në gjuhën amtare. Por duhet të përmendet edhe hapja e shumë institucioneve tjera të një rëndësie të veçantë për ngritjen arsimore, edukative, kulturore, pra me synim që shoqëria jonë të emancipohet, siç ishin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës (E themeluar së pari në Prizren, në vitin 1944, pastaj bartet në Prishtinë në vitin 1946), Gazeta e parë në gjuhën tonë “Rilindja” (E themeluar më 12.2.1945, po e përmendim për kuriozitet se numrin e parë të Rilindjes, e ka ruajtur arsimtari i shkollës tonë Taib Sylejmani), Radio Prishtina (në vitin 1945), Hapja e Shkollës së Lartë Pedagogjike, në Prishtinë (në vitin 1958), ndërsa në vitin 1970 hapet Universiteti i Prishtinës, etj. Gjitha këto institucione të lartshënuara dhe shumë tjera, tregojnë për rëndësinë e kësaj periudhe, e cila ishte kthesë në historinë tonë sa i përket emancipimit të popullit tonë thuajse në të gjitha sferat e jetës, mbase pa arsimim, kulturë, gazetari, e shkencë, nuk do kishim mund të arrinim në këto ditë që po gëzojmë. Fotografi e kolektivit të shkollës tonë (vitet 1960-70): Nga e majta lart: Salih Qerimi, Ekrem Hasani, Shefik Ibrahimi, Reshat Shaqiri, Esat Mehmeti, Sherif Rrustemi, Adem Berisha, Xhevat Bajrami, Muharrem Nevzati, Nazim Xhelili. Nga e djathta poshtë: Muharrem Salihu, Sabit Shabani, Hysen Kadriu, Rukije Kadriu, Musa Ibrahimi, Naim Ibrahimi, Vehbi Shefkiu, xx.
  • 29. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Edhe fshati ynë kishte fatin të jetë në mesin e vendeve të para që hapi shkollën në gjuhën amtare, duke i rezistuar presioneve të ndryshme dhe steriotipeve, se shkolla ndikon negativisht në edukimin e fëmijëve. Vullneti i shumë njerëzve vizionar dhe arsimdashës, edhe pse vet ata nuk kishin mundësinë të shkolloheshin në gjuhën e tyre amtare, ndikoi që të merrej vendimi final që fëmijët të kenë një vend arsimimi dhe edukimi në frymën e shëndoshë. Fotografi e vitit 1962. mësuesja Makfire Haziri me nxënëset e saja Në ndërtimin e objektit shkollor, u krijuan kushte më të mira për punë, duke i mundësuar përfshirjen e gjithë fëmijëve që kishin mbështetjen e familjes, mbase kishte pengesa edhe të kësaj natyre, ku prindërit nuk lejonin ndjekjen e mësimeve në shkollimin e rregullt. Por, me kalimin e kohës ndryshuan rrethanat dhe vullneti i gjithë banorëve të fshatit tonë ishte të arsimonin dhe shkollonin fëmijët e tyre.