2. • Mësonjëtorja e Korçës është shkolla e parë e gjuhës
shqipe. Ajo u hap më 7 mars të vitit 1887 në Korçë në
shtëpinë të ofruar nga Diamant Terpo.
• Kjo ndërtesë sot është Muzeu kombëtar i arsimit.
• Hapja e shkollës ishte një ngjarje dhe një fitore e madhe
për gjithë lëvizjen kombëtare. Mësonjëtorja e Korçës
ishte qendër e rëndësishme për formimin kulturor dhe
ngritjen e ndërgjegjes dhe moralit në popull. Ajo nxiti
edukimin patriotik të brezit të ri e të masave të gjera.
Shkolla tërhoqi interesin dhe admirimin e shumë
shqiptarëve, nën shembullin e saj u frymëzuan më vonë
edhe banorë të viseve dhe trevave të tjera shqiptare.
3. • Mësues dhe drejtor i par ishte Pandeli Sotiri. Ai ishte një
ndër rilindësit shqiptarë që kontribuan në përhapjen dhe
mësimin e gjuhës shqipe. Vitet e fundit të jetës, i kaloi i
internuar në Selanik. Ai e filloi mësimin në gjuhën shqipe
fillimisht me 35 nxënës. Hapja e kësaj shkolle për nga
karakteri kishte tipare demokratike, pasi në të mësonin
fëmijët e të gjitha shtresave, të varfër e të pasur. Kjo
shkollë kishte një klasë përgatitore si dhe katër klasa të
rregullta. Lëndët mësimore
ishin shkrimi, këndimi, gramatika e gjuhës
shqipe, historia,gjeografia, aritmetika, dituria
natyrore dhe edukimi fizik.
4. • Motrat Qiriazi (Sevasti Qiriazi, 1871-1949 dhe Parashqevi Qiriazi,
1880-1970) u lindën dhe u rritën në qytetin e Manastirit, ku familja e
tyre ishte zhvendosur nga Kolonja prej kohësh. Studimet e larta të dy
motrat i kryen në Kolegjin Universitar Amerikan të Stambollit.
Veprimtaria arsimore e motrave Qiriazi u shtri në një hapësirë kohore
të gjatë, nga viti 1891 deri në vitin 1933, dhe u kurorëzua me hapjen
e së parës shkollë të mesme për vajza “Instituti Kyriaz” (Qiriaz) në
vitin 1922, që diplomoi një numër të madh mësuesesh me përgatitje
profesionale të nivelit bashkëkohor, mësuese që shërbyen në të
gjitha shollat e vendit.
5. • Sevastia u shqua në kolegj si studente e përparuar, por edhe si
patriote e zjarrtë. Ajo shpejt ra në kontakt me Lëvizjen e Rilindësave
të Stambollit dhe u vu në shërbim të çështjes kombëtare. Është i
njohur një episod i fillimeve të veprimtarisë së kësaj vajze të brishtë,
20-vjeçare, që ngjason me një përrallë: e guximshme e
mendjemprehtë, siç është, e veshur si djalë, ajo arriti t’i shkëpusë një
leje drejtorit të burgut famëkeq të Turqisë “Jedi Kule”, për të hyrë në
qelitë e errëta, ku nuk lejohej të hynte askush dhe të takojë
mësuesin, rilindësin e shquar, Koto Hoxhi, që dergjej aty prej
kohësh. Vajza i transmetoi atij mesazhin e Rilindasve të Stambollit,
për durim e shpresë për të ardhmen e Shqipërisë.
6. • Në mbarim të studimeve Sevastia pati rastin fatlum të
takojë Rilindasin e madh, Naim Frashëri, porositë e të
cilit i lanë mbresa të pashlyeshme, që i njohim dhe po i
shënojmë sipas kujtimeve të saj: “Motër, punë më të mirë
e më të vyer nuk mund të bësh për Shqipërinë e mjerë,
se sa keni vendosur të bëni bashkë me vëllanë për
përparimin e grave të vendit tonë të shkretë. Detyrat
tënde fillojnë tani dhe, po të jesh besnike, këmbëngulëse
dhe e vullnetshme, do të arrish të kryesh vepra të mëdha
për kombin. Padyshim, me raste do të ndeshesh në
pengesa, që mund të të duken të pakapërcyeshme, po
bëhu trime, shqiptare e vërtetë, dhe do t’i mposhtësh të
gjitha...”.
7. • Me këto porosi e me këtë frymëzim, Sevastia bashkë me
Gjerasimin u kthyen në Manastir, ku vëllai kishte filluar
përgatitjet për hapjen e një shkolle për vajzat. Pas
“Mësonjëtores së Parë të Korçës”, që u hap më 7 mars të
vitit 1887, “Shkolla e vashave”, që hapën Gjerasim e
Sevasti Qiriazi katër vjet më pas, në tetor të vitit 1891,
përbën një ngjarje të rëndësishme në gjithë historinë e
arsimit tonë kombëtar.
8. • Në Kongresin e Manastirit Parashqevia
ishte pjesëmarrëse si anëtare e
delegacionit të Korçës, ndërsa Sevastia u
përfaqësua në Kongresin e Elbasanit të
vitit 1909, që vendosi hapjen e së parës
shkollë të mesuese të Normales së
Elbasanit.