SlideShare a Scribd company logo
1 of 22
Download to read offline
1
SYLEJMAN Hasan ÇERKINI
(1931-2001)
Drejtor i parë i Shkollës Fillore ,,Naim Frashëri” në Zaskok
Sylejman Çerkini u lind në vitin 1931 në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt në një
familje të njohur dhe patriotike.
Babai i tij Hasan Syla ishte njeri i njohur në këto anë për virtyte të larta njerëzore,
bamirës për skamnorët dhe strehues i kalimtarëve të ndryshëm. Oda e tij çdo herë kishte qenë
me mysafir, ndërsa magjja e tij kishte ushqyer shumë familje në këtë rrethinë.
Edhe sot, pas shumë vitesh njerëz të kategorive të ndryshme falënderohen me respekt për
ndihmën që u ka dhënë Hasan Syla në momentet më të vështira të jetës së tyre, në kohën e
,,vishakut" serb, etj.
Ai siç tregojnë, nuk kishte ndodhë që një herë të vetme të kthente ndonjë që kishte trokitur në
derën e tij.
Hasan Syla ishte njeri i fjalës dhe trim i pashoq. Edhe ai kishte luftuar me trimëri në luftën
e Ferizajt kundër partizanëve. Ishte mjaft përparimtar dhe dashamirë i arsimit. Oda e tij ishte
një si shkollë për djemtë e tij dhe tërë mahallën, ngase atë e kanë vizituar njerëz të njohur dhe
myderriz të anëve të ndryshme, siç ishin: Azem Efendiu, Hasan Efendiu, Mulla Vesel Guta, etj. Në
këtë drejtim edhe kishte punuar duke i shkolluar djemtë e vet.
Në një familje të tillë, ku në odë bisedohej për problemet kombëtare, arsimore dhe fetare
të popullit tonë, u rrit dhe u edukua mësuesi Sylejman Hasan Çerkini, njëri ndër pishtarët e
diturisë së kësaj ane.
Sylejmani, karierën e tij arsimore e filloi në vitin 1949, kur u emërua mësues në Doganaj
të Kaqanikut e pastaj në Nikaj në vitin shkollor 1950/51 dhe 1951/52. Kushtet e punës në këto
dy fshatra ishin shumë të vështira. Punohej nëpër (mafile) ballkone të xhamive me 4 klasë të
kombinuara me nga dy paralele paradite dhe dy pasdite pa kurrfarë mjetesh. Pastaj edhe me
kurse analfabetike për të rritur në mbrëmje. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1954/55
punoi në Greme e një vit më vonë në Gaçkë të Ferizajt.
Në vitin shkollor 1957/58, me kërkesën e tij kaloi në fshatin e lindjes në Zaskok në
paralelet e ndara të shkollës fillore ,,Peko Tepavqeviq” të Ferizajt ku njëkohësisht kryente edhe
funksionin e përgjegjësit për paralelet në Zaskok.
Në vitin 1970, pas kërkesave të pandërprera të tij dhe të kolegëve, pavarësohen paralelet
e ndara në Zaskok nga shkolla fillore e Ferizajt dhe kështu në Zaskok formohet shkolla e plotë
fillore. Emërtimin e shkollës me emrin e njërit nga Rilindasit tanë ,,Naim Frashëri” e bëri vet
Sylejmani nga admirimi që kishte për shkrimtarët e Rilindjes, veçmas për Naimin. Këtë e bëri me
2
këmbëngultësinë më të madhe, edhe pse ishte i vetëdijshëm për problemet që mund ti sillnin
organet e pushtetit.
Kjo shkollë në fillim pati 26 paralele prej klasës së I deri në të VIII-tën me paralelet e ndara
në Pleshinë e Doganaj. Drejtor i parë i kësaj shkolle u zgjodh Sylejmani dhe e ushtroi këtë detyrë
për dy mandate.
Pas kësaj punoi si mësues në klasët e ulëta deri në pension në vitin1991.
Veprimtarinë e tij arsimore dhe pedagogjike Sylejmani e zhvilloi me vullnet të pashoq. Tërë
jetën e tij ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të të rinjëve. Kahdo që shkonte dhe në çfarëdo tubimi
që qëllonte, ai fliste për rëndësinë e arsimit të të rinjëve shqiptarë e posaçërisht të shkollimit të
femrës shqipëtare nga se siç thoshte,,...shkollimi i femrës është bazë për përparimin e një
populli..". Nuk kursente as mund as djersë për të shkuar nëpër çdo shtëpi të kërkonte nga
prindërit t'i dërgonin vajzat e tyre në shkollë. Argument për të vërtetuar atë që iu thoshte
bashkëfshatarëve të vet lidhur me rëndësinë e shkollimit, e sidomos të femrës, është shkollimi i
fëmijëve të vet. D.m.th. atë që thoshte, edhe e jetësoi në familjen e vet. Kështu ai të shtatë fëmijëve
të vet (3 vajza e 4 djelm) ua mundësoi kryerjen e fakulteteve. Ndërsa vajza e madhe Nurija ishte
ndër femrat e para me fakultet juridik në Ferizaj e rrethinë. Nuk ishte punë e lehtë që me një
rrogë të mësuesit, të shkollonte në të njejtën kohë 5 studentë e 2 nxënës, por Sylejmani këtë e
arrijti me plot sukses, duke sakrifikuar çdo gjë nga vehtja, duke ndarë edhe kafshatën e gojës e
duke shpenzuar edhe paratë e fundit. Në këtë aspekt edhe arrijti të realizoj qëllimin e tij.
Përveç veprimtarisë arsimore Sylejmani ishte shumë aktiv në realizimin e qëllimeve tona
kombëtare dhe në asnjë moment nuk iu nënshtrua pushtetit serbosllav.
Gjatë kryerjes së detyrës së Drejtorit u ballafaqua edhe me probleme të natyrës politike.
Në këtë kohë në lokalet e shkollës banonte një mësues serb i fshatit edhe pse kishte shtëpinë e
vet private. Meqenëse ishte rritë numri i nxënësve e mësimi bëhej edhe në koridore, atëherë ishte
e paraqitur nevoja që këto lokale të shkollës të liroheshin. Mirëpo, mësuesi shovenist Dragoljub
Stevanoviq jo vetëm që nuk pranonte të dilte, por edhe shkaktonte probleme, ngacmonte
nxënësit shqipëtar dhe ishte shumë vështirë që të zhvendosej nga këto lokale. Por
këmbëngultësia e Sylejmanit duke intervenuar në të gjitha institucionet: komunale, krahinore e
duke u gjykuar edhe nëpër gjyqe e hoqi nga shkolla mësuesin shovenist. Iu desht të shkojë nëpër
gjykime për rreth dy vite dhe të angazhohej personalisht, sepse në një nga gjykimet, mbrojtësi
zyrtar i shkollës që ishte i nacionalitetit sërb, në vend se të mbronte shkollën për çka paguhej,
doli në mbrojtje të mësuesit sërb. Në këtë rast Sylejmani që ishte prezent u detyrua të ngritej dhe
me zgjuarësinë, vendosmërinë e tij dhe faktet që prezentoi, deklasoi avokatin “mbrojtës” sërb
dhe mori mbrojtjen e shkollës në duart e veta dhe e fitoi gjykimin. Nga këto gjykime ekzistojnë
disa vendime e aktgjykime nga të cilat po i japim një pjesë më poshtë.
Por pas kësaj z.Sylejmani u rrezikua edhe me largim nga puna, ngase ishte kohë kur
Shqipëtarët në vende udhëheqëse ishin në numër simbolik, ishte viti 1971.
Edhe gjatë lëvizjeve gjithëpopullore të viteve të 90-ta, Sylejman Çerkini ishte mjaft aktiv
dhe shumë i dhënur pas qështjes kombëtare. Asnjëherë nuk e humbi shpresën për fitimin e
pavarësisë dhe ishte adhurues i flaktë i lëvizjes demokratike. Mori pjesë në të gjitha zgjedhjet
demokratike që u mbajtën aso kohe(disa nga to u mbajtën në shtëpinë e tijë-fotoja).
Por, largimin nga objektet shkollore të nxënësve shqipëtar e përjetoi më së rëndi dhe me
emocione. U angazhua personalisht për sigurimin e shtëpive shkolla me të vetmin qëllim që të
mos mbesin të rinjtë pa u shkollua. Për këtë qëllim lëshoi edhe shtëpinë e vet për shkollë ku
mësuan nxënësit e kësaj ane(fot.më poshtë).
Sylejman Çerkini ndërroi jetë me 25 tetor të v.2001, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të
rëndë.
3
4
5
6
... një përkthim i pjesës së vendimit të gjyqit në favor të shkollës, do të ishte si më poshtë:
VENDIM
Miratohet kërkesa paditëse e paditësit të Shkollës fillore,,Naim Frashëri” nga fshati Zaskok,
kundër të paditurit Dragolub Stevanovicit, mësues nga fshati Zaskok, lidhur me boshatisjen e
banesës si plotësisht të bazuar, i cili thot:
,,KONSTATOHET se i padituri pa të drejtë shfrytëzon banesën e paditësit në hapësirat e
shkollës në fshatin Zaskok, ashtu që i padituri obligohet të njejtën banesë t’ia dorëzoj paditësit të
zbrazur nga njerëzit dhe gjësendet dhe të vendoset në banesën e ofruar, e cila është e përshtatur
dhe adaptuar nga ana e paditësit, e cila është në pronësi të Azem Ramës në fshatin Zaskok dhe atë
në afat prej 8 ditësh”, dhe
KONSTATOHET se i padituri pa të drejtë shfrytëzon banesën e paditësit nga hapësira e
shkollës në fshatin Zaskok, ashtu që i padituri detyrohet që në afat prej 8 ditësh nga dita e hyrjes në
fuqi të këtij vendimi të largohet nga banesa kontestuese dhe të zbrazët nga njerëzit dhe gjësendet
dhe t’ia dorëzoj poditësit, si dhe të vendoset në banesën e ofruar të përshtatshme dhe të adaptuar,
e cila gjendet në fshatin Zaskok, pronë e Azem Ramës, si dhe ti paguaj paditësit në emër të
shpenzimeve gjyqësore/treqind e katërdhjetë /dinar me kërcënim të ekzekutimit me forcë......
7
1
1
Nga libri: Tahir Z. Berisha ,, EMRA QË NUK HARROHEN – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951), pjesa II, 1996
8
Sylejman Çerkini, para shtëpisë së vet-Shkollë
Më poshtë janë të treguara disa foto që lidhen me veprimtarinë arsimore të Sylejman
Çerkinit si nxënës, mësues dhe drejtor.
9
10
11
12
13
14
15
16
1965, kl.V
17
Kl.VIII,1967
18
19
20
21
2.Ramush Haxhimusa, 3.Basri Çerkini, 4.Jasere Delolli, 5.Zejnepe Jashari, 6.Banush Shabani, 7.Ilaz Delolli
8.Muharrem Çerkini, 9.Muhamet Demiri, 10.Shaip Çerkini, 11.Tomislav Nedeljkoviq
Muharrem Çerkini, Sylejman Çerkini, Shaip Çerkini – në Shkollën në Zaskok gjatë një pauze
22
Maj, 2007
Fatmir Çerkini

More Related Content

Featured

How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
ThinkNow
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Kurio // The Social Media Age(ncy)
 

Featured (20)

2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot2024 State of Marketing Report – by Hubspot
2024 State of Marketing Report – by Hubspot
 
Everything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPTEverything You Need To Know About ChatGPT
Everything You Need To Know About ChatGPT
 
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage EngineeringsProduct Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
Product Design Trends in 2024 | Teenage Engineerings
 
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental HealthHow Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
How Race, Age and Gender Shape Attitudes Towards Mental Health
 
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdfAI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
AI Trends in Creative Operations 2024 by Artwork Flow.pdf
 
Skeleton Culture Code
Skeleton Culture CodeSkeleton Culture Code
Skeleton Culture Code
 
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
PEPSICO Presentation to CAGNY Conference Feb 2024
 
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
Content Methodology: A Best Practices Report (Webinar)
 
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
How to Prepare For a Successful Job Search for 2024
 
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie InsightsSocial Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
Social Media Marketing Trends 2024 // The Global Indie Insights
 
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
Trends In Paid Search: Navigating The Digital Landscape In 2024
 
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
5 Public speaking tips from TED - Visualized summary
 
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
ChatGPT and the Future of Work - Clark Boyd
 
Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next Getting into the tech field. what next
Getting into the tech field. what next
 
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search IntentGoogle's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
Google's Just Not That Into You: Understanding Core Updates & Search Intent
 
How to have difficult conversations
How to have difficult conversations How to have difficult conversations
How to have difficult conversations
 
Introduction to Data Science
Introduction to Data ScienceIntroduction to Data Science
Introduction to Data Science
 
Time Management & Productivity - Best Practices
Time Management & Productivity -  Best PracticesTime Management & Productivity -  Best Practices
Time Management & Productivity - Best Practices
 
The six step guide to practical project management
The six step guide to practical project managementThe six step guide to practical project management
The six step guide to practical project management
 
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
Beginners Guide to TikTok for Search - Rachel Pearson - We are Tilt __ Bright...
 

SYLEJMAN Hasan ÇERKINI

  • 1. 1 SYLEJMAN Hasan ÇERKINI (1931-2001) Drejtor i parë i Shkollës Fillore ,,Naim Frashëri” në Zaskok Sylejman Çerkini u lind në vitin 1931 në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt në një familje të njohur dhe patriotike. Babai i tij Hasan Syla ishte njeri i njohur në këto anë për virtyte të larta njerëzore, bamirës për skamnorët dhe strehues i kalimtarëve të ndryshëm. Oda e tij çdo herë kishte qenë me mysafir, ndërsa magjja e tij kishte ushqyer shumë familje në këtë rrethinë. Edhe sot, pas shumë vitesh njerëz të kategorive të ndryshme falënderohen me respekt për ndihmën që u ka dhënë Hasan Syla në momentet më të vështira të jetës së tyre, në kohën e ,,vishakut" serb, etj. Ai siç tregojnë, nuk kishte ndodhë që një herë të vetme të kthente ndonjë që kishte trokitur në derën e tij. Hasan Syla ishte njeri i fjalës dhe trim i pashoq. Edhe ai kishte luftuar me trimëri në luftën e Ferizajt kundër partizanëve. Ishte mjaft përparimtar dhe dashamirë i arsimit. Oda e tij ishte një si shkollë për djemtë e tij dhe tërë mahallën, ngase atë e kanë vizituar njerëz të njohur dhe myderriz të anëve të ndryshme, siç ishin: Azem Efendiu, Hasan Efendiu, Mulla Vesel Guta, etj. Në këtë drejtim edhe kishte punuar duke i shkolluar djemtë e vet. Në një familje të tillë, ku në odë bisedohej për problemet kombëtare, arsimore dhe fetare të popullit tonë, u rrit dhe u edukua mësuesi Sylejman Hasan Çerkini, njëri ndër pishtarët e diturisë së kësaj ane. Sylejmani, karierën e tij arsimore e filloi në vitin 1949, kur u emërua mësues në Doganaj të Kaqanikut e pastaj në Nikaj në vitin shkollor 1950/51 dhe 1951/52. Kushtet e punës në këto dy fshatra ishin shumë të vështira. Punohej nëpër (mafile) ballkone të xhamive me 4 klasë të kombinuara me nga dy paralele paradite dhe dy pasdite pa kurrfarë mjetesh. Pastaj edhe me kurse analfabetike për të rritur në mbrëmje. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1954/55 punoi në Greme e një vit më vonë në Gaçkë të Ferizajt. Në vitin shkollor 1957/58, me kërkesën e tij kaloi në fshatin e lindjes në Zaskok në paralelet e ndara të shkollës fillore ,,Peko Tepavqeviq” të Ferizajt ku njëkohësisht kryente edhe funksionin e përgjegjësit për paralelet në Zaskok. Në vitin 1970, pas kërkesave të pandërprera të tij dhe të kolegëve, pavarësohen paralelet e ndara në Zaskok nga shkolla fillore e Ferizajt dhe kështu në Zaskok formohet shkolla e plotë fillore. Emërtimin e shkollës me emrin e njërit nga Rilindasit tanë ,,Naim Frashëri” e bëri vet Sylejmani nga admirimi që kishte për shkrimtarët e Rilindjes, veçmas për Naimin. Këtë e bëri me
  • 2. 2 këmbëngultësinë më të madhe, edhe pse ishte i vetëdijshëm për problemet që mund ti sillnin organet e pushtetit. Kjo shkollë në fillim pati 26 paralele prej klasës së I deri në të VIII-tën me paralelet e ndara në Pleshinë e Doganaj. Drejtor i parë i kësaj shkolle u zgjodh Sylejmani dhe e ushtroi këtë detyrë për dy mandate. Pas kësaj punoi si mësues në klasët e ulëta deri në pension në vitin1991. Veprimtarinë e tij arsimore dhe pedagogjike Sylejmani e zhvilloi me vullnet të pashoq. Tërë jetën e tij ia kushtoi edukimit dhe arsimimit të të rinjëve. Kahdo që shkonte dhe në çfarëdo tubimi që qëllonte, ai fliste për rëndësinë e arsimit të të rinjëve shqiptarë e posaçërisht të shkollimit të femrës shqipëtare nga se siç thoshte,,...shkollimi i femrës është bazë për përparimin e një populli..". Nuk kursente as mund as djersë për të shkuar nëpër çdo shtëpi të kërkonte nga prindërit t'i dërgonin vajzat e tyre në shkollë. Argument për të vërtetuar atë që iu thoshte bashkëfshatarëve të vet lidhur me rëndësinë e shkollimit, e sidomos të femrës, është shkollimi i fëmijëve të vet. D.m.th. atë që thoshte, edhe e jetësoi në familjen e vet. Kështu ai të shtatë fëmijëve të vet (3 vajza e 4 djelm) ua mundësoi kryerjen e fakulteteve. Ndërsa vajza e madhe Nurija ishte ndër femrat e para me fakultet juridik në Ferizaj e rrethinë. Nuk ishte punë e lehtë që me një rrogë të mësuesit, të shkollonte në të njejtën kohë 5 studentë e 2 nxënës, por Sylejmani këtë e arrijti me plot sukses, duke sakrifikuar çdo gjë nga vehtja, duke ndarë edhe kafshatën e gojës e duke shpenzuar edhe paratë e fundit. Në këtë aspekt edhe arrijti të realizoj qëllimin e tij. Përveç veprimtarisë arsimore Sylejmani ishte shumë aktiv në realizimin e qëllimeve tona kombëtare dhe në asnjë moment nuk iu nënshtrua pushtetit serbosllav. Gjatë kryerjes së detyrës së Drejtorit u ballafaqua edhe me probleme të natyrës politike. Në këtë kohë në lokalet e shkollës banonte një mësues serb i fshatit edhe pse kishte shtëpinë e vet private. Meqenëse ishte rritë numri i nxënësve e mësimi bëhej edhe në koridore, atëherë ishte e paraqitur nevoja që këto lokale të shkollës të liroheshin. Mirëpo, mësuesi shovenist Dragoljub Stevanoviq jo vetëm që nuk pranonte të dilte, por edhe shkaktonte probleme, ngacmonte nxënësit shqipëtar dhe ishte shumë vështirë që të zhvendosej nga këto lokale. Por këmbëngultësia e Sylejmanit duke intervenuar në të gjitha institucionet: komunale, krahinore e duke u gjykuar edhe nëpër gjyqe e hoqi nga shkolla mësuesin shovenist. Iu desht të shkojë nëpër gjykime për rreth dy vite dhe të angazhohej personalisht, sepse në një nga gjykimet, mbrojtësi zyrtar i shkollës që ishte i nacionalitetit sërb, në vend se të mbronte shkollën për çka paguhej, doli në mbrojtje të mësuesit sërb. Në këtë rast Sylejmani që ishte prezent u detyrua të ngritej dhe me zgjuarësinë, vendosmërinë e tij dhe faktet që prezentoi, deklasoi avokatin “mbrojtës” sërb dhe mori mbrojtjen e shkollës në duart e veta dhe e fitoi gjykimin. Nga këto gjykime ekzistojnë disa vendime e aktgjykime nga të cilat po i japim një pjesë më poshtë. Por pas kësaj z.Sylejmani u rrezikua edhe me largim nga puna, ngase ishte kohë kur Shqipëtarët në vende udhëheqëse ishin në numër simbolik, ishte viti 1971. Edhe gjatë lëvizjeve gjithëpopullore të viteve të 90-ta, Sylejman Çerkini ishte mjaft aktiv dhe shumë i dhënur pas qështjes kombëtare. Asnjëherë nuk e humbi shpresën për fitimin e pavarësisë dhe ishte adhurues i flaktë i lëvizjes demokratike. Mori pjesë në të gjitha zgjedhjet demokratike që u mbajtën aso kohe(disa nga to u mbajtën në shtëpinë e tijë-fotoja). Por, largimin nga objektet shkollore të nxënësve shqipëtar e përjetoi më së rëndi dhe me emocione. U angazhua personalisht për sigurimin e shtëpive shkolla me të vetmin qëllim që të mos mbesin të rinjtë pa u shkollua. Për këtë qëllim lëshoi edhe shtëpinë e vet për shkollë ku mësuan nxënësit e kësaj ane(fot.më poshtë). Sylejman Çerkini ndërroi jetë me 25 tetor të v.2001, pas një sëmundjeje të gjatë dhe të rëndë.
  • 3. 3
  • 4. 4
  • 5. 5
  • 6. 6 ... një përkthim i pjesës së vendimit të gjyqit në favor të shkollës, do të ishte si më poshtë: VENDIM Miratohet kërkesa paditëse e paditësit të Shkollës fillore,,Naim Frashëri” nga fshati Zaskok, kundër të paditurit Dragolub Stevanovicit, mësues nga fshati Zaskok, lidhur me boshatisjen e banesës si plotësisht të bazuar, i cili thot: ,,KONSTATOHET se i padituri pa të drejtë shfrytëzon banesën e paditësit në hapësirat e shkollës në fshatin Zaskok, ashtu që i padituri obligohet të njejtën banesë t’ia dorëzoj paditësit të zbrazur nga njerëzit dhe gjësendet dhe të vendoset në banesën e ofruar, e cila është e përshtatur dhe adaptuar nga ana e paditësit, e cila është në pronësi të Azem Ramës në fshatin Zaskok dhe atë në afat prej 8 ditësh”, dhe KONSTATOHET se i padituri pa të drejtë shfrytëzon banesën e paditësit nga hapësira e shkollës në fshatin Zaskok, ashtu që i padituri detyrohet që në afat prej 8 ditësh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij vendimi të largohet nga banesa kontestuese dhe të zbrazët nga njerëzit dhe gjësendet dhe t’ia dorëzoj poditësit, si dhe të vendoset në banesën e ofruar të përshtatshme dhe të adaptuar, e cila gjendet në fshatin Zaskok, pronë e Azem Ramës, si dhe ti paguaj paditësit në emër të shpenzimeve gjyqësore/treqind e katërdhjetë /dinar me kërcënim të ekzekutimit me forcë......
  • 7. 7 1 1 Nga libri: Tahir Z. Berisha ,, EMRA QË NUK HARROHEN – Arsimtarët veteranë (1941 – 1951), pjesa II, 1996
  • 8. 8 Sylejman Çerkini, para shtëpisë së vet-Shkollë Më poshtë janë të treguara disa foto që lidhen me veprimtarinë arsimore të Sylejman Çerkinit si nxënës, mësues dhe drejtor.
  • 9. 9
  • 10. 10
  • 11. 11
  • 12. 12
  • 13. 13
  • 14. 14
  • 15. 15
  • 18. 18
  • 19. 19
  • 20. 20
  • 21. 21 2.Ramush Haxhimusa, 3.Basri Çerkini, 4.Jasere Delolli, 5.Zejnepe Jashari, 6.Banush Shabani, 7.Ilaz Delolli 8.Muharrem Çerkini, 9.Muhamet Demiri, 10.Shaip Çerkini, 11.Tomislav Nedeljkoviq Muharrem Çerkini, Sylejman Çerkini, Shaip Çerkini – në Shkollën në Zaskok gjatë një pauze