SlideShare a Scribd company logo
1 of 73
Download to read offline
PERIUDHA
1991-99
“Shkolla dhe mësuesi janë biblioteka e mendjes”
Luljeta Isaku
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
I. PERIUDHA E PAVARËSIMIT TË ARSIMIT SHQIP,
1991-1999
1.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
Ngjarjet e viteve 90-ta, ishin pikë kthese për popullin tonë, duke
vështirësuar çdo aspekt jetësor, duke përfshi edhe Sistemin Arsimor, të cilin
dhunshëm organet serbe u munduan ta shkatërrojnë dhe të pamundësojnë
shkollimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare. Në mënyrën më mizore u
uzurpuan objektet shkollore, u dëbuan nga puna shumë punonjës arsimor
vetëm se i përkisnin kombësisë shqiptare, u helmuan nxënësit, e shumë
veprime tjera të ulëta, që për qëllim kryesor kishin ndërprerjen e mësimit
në gjuhën shqipe dhe arsimimin e brezave të rinj. Por, as kësaj radhe
pushtuesit nuk ia arritën qëllimit.
Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë që të gëzojë lirinë e përgjithshme,
duke përfshi edhe të drejtën e edukimit dhe arsimimit, një e drejtë e
garantuar me gjitha ligjet ndërkombëtare dhe Konventat e shumta për të
drejtat e njeriut, u arrit që në rrethana mjaft të vështira të pavarësohej nga
Sistemi i imponuar serb. Me angazhimin e pashoq të intelektualëve të
kohës, mësimdhënësit, diasporës shqiptare, por mbi të gjitha mobilizimit të
mirë nga popullata e gjerë shqiptare që jetonte në Kosovë, u arrit
Pavarësimi i Sistemit Arsimor, duke gjetur rrugë dhe mënyra për ta
funksionalizuar arsimimin. Edhe përkundër vështirësive të shumta, të
natyrave të ndryshme, duke filluar nga mungesa e mjaftueshme e objekteve
shkollore, teksteve mësimore, mjeteve financiare, presioneve të
vazhdueshme të pushtuesit serb, etj., u arrit të mbijetohej dhe të
sakrifikohet vet populli, me qëllim të krijimit të mundësisë për shkollim dhe
edukim, me shpresën se një ditë do të vie liria dhe të kthehet normaliteti në
jetën shkollore dhe institucionale.
Kur nuk kishte hapësira shkollore, sidomos për Shkollimin e mesëm dhe
të lartë, kishte shumë vullnetarë në mesin e popullatës, të cilët lëshuan
shtëpitë e tyre për të improvizuar objektet shkollore, vetëm e vetëm të mos
mbeteshin nxënësit pa dije dhe hapësira ku të merrnin mësimet e duhura.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Në anën tjetër, pushtuesi ndiqte këta pronarë të shtëpive-shkolla, duke i
persekutuar në mënyra të ndryshme, por dëshira e tyre e madhe për të
kontribuar atdheut në këtë mënyrë, i rezistuan çdo pengese.
Krahas këtyre faktorëve të lartpërmendur, që kontribuan në mbajtjen në
jetë të Arsimit shqip në Kosovë, meritë të pamohueshme kanë
mësimdhënësit e kohës, të cilët rrezikuan edhe jetën e tyre, për të mos lërë
Arsimin dhe edukimin në mëshirë të fatit dhe drejt shuarjes së tij. Kontributi
i tyre ishte i pamohueshëm në çdo aspekt, duke ofruar nga vetja gjithë
kapacitetet e tyre intelektuale dhe fizike, me qëllim të ruajtjes së gjuhës,
traditës, kulturës dhe mirëqenies sociale. Për një kohë punuan edhe pa
pagesë, duke lënë edhe familjarët e tyre të vuanin edhe për kafshatën e
bukës, por asnjëherë të dorëzoheshin para sfidave që kishin.
Edhe kësaj here i vie radha kontributit të diasporës shqiptare, që jetonte
anë e kënd botës, por asnjëherë duke mos harruar vendlindjen. Pas
organizimeve të shumta në diasporë dhe në vend, u arrit të sigurohej një
fond për të ndihmuar Sistemin Arsimor në Kosovë, në forma të ndryshme,
por prapë se prapë vështirësitë ishin të shumta, kështu që vetëm ata që e
përjetuan mund ta përshkruajnë deri diku këto ndodhi rrëqethëse.
Ne do t’u kthehemi shkollës tonë, në Përlepnicë gjatë kësaj periudhe të
vështirë, ku vihej në pikëpyetje ekzistenca kombëtare në Kosovë, por fal
angazhimit të përgjithshëm, u arrit dëshira e madhe e të gjithëve që një ditë
të mos ketë pengesa që ishin në këtë periudhë.
Në Përlepnicë, shkolla fillore funksiononte deri diku mirë, duke përdorur
objektin e njëjtë shkollor që e kishte edhe më herët, por vështirësitë ishin të
natyrave tjera, duke filluar nga mungesa e materialeve shkollore, teksteve
shkollore, mos pagesën e rregullt të mësimdhënësve, pastaj edhe të numrit
të shtuar të nxënësve, mbase për një kohë mësonin edhe nxënësit e
Shkollës së Mesme.
Edhe në këtë periudhë kohore, nën administrimin e Shkollës amë në
Përlepnicë, ishin edhe tri paralelet e ndara: në Kmetoc, Verbicë dhe
Makresh, duke vështirësuar edhe më shumë funksionimin, mbase edhe
kontaktet ishin më të vështira dhe bashkëpunimi.
Organizimi i banorëve të fshatit tonë që jetonin këtu dhe atyre jashtë
vendit, mundësoi të ketë vazhdimësi shkollimi dhe të mos ndjej rrezikimin e
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
mbylljes së shkollës. Në anën tjetër, mbizotëronte në popull vullneti dhe
dëshira e madhe që në asnjë mënyrë të mos lejoj ndërprerjen e mësimit
dhe kështu ndodhi deri në momentin e largimit nga fshati në mënyrë të
dhunshme nga pushtuesi serb.
Mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit të Gjilanit, për kontributin e dhënë në ruajtjen e
arsimit shqip në këtë periudhë të vështirë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Në këtë periudhë disavjeçare (1991-99), numri i nxënësve për çdo vit
shkollor ishte mesatarisht 500, një numër mesatar për një shkollë siç ishte e
Përlepnicës me paralelet e ndara, duke e pasur parasysh faktin se pas
ndodhive të viteve 90-ta, kishte shpërngulje për në Perëndim.
Ndihmë e vazhdueshme për shkollën tonë kishte edhe nga Shoqata “Zija
Shemsiu”, e formuar dhe ndihmuar nga mërgimtarët tanë që jetonin në
Zvicër dhe më gjerë, ndihmë që sa do pak zbuste vështirësitë e shumta të
kohës.
Vitet kalonin së bashku me vuajtjet dhe pengesat e shumta organizative,
deri në momentin e ndërprerjes së mësimit për shkak luftës që kishte
përfshirë edhe vendin tonë. Me të filluar bombardimet e NATO-s mbi forcat
serbe, mësimi ishte ndërprerë, duke pasuar pastaj edhe depërtimi i
dhunshëm drejt Maqedonisë, nga forcat serbe.
Dihet mirë se, populli ynë është arsimdashës edhe përkundër vështirësive
nëpër periudha kohore, duke e treguar këtë gatishmëri edhe në kohën e
luftës së fundit, duke bërë organizimin e mësimit në forma të ndryshme, në
kampet e qëndrimit në Shqipëri dhe Maqedoni. Këtë e dëshmuan edhe
banorët e fshatit tonë, duke prirë mësimdhënësit nga kjo shkollë, që të mos
linin nxënësit të shkëputeshin nga e gjithë jeta shkollore, organizuan
mësimin në forma të ndryshme për nxënësit nga Përlepnica, por edhe për
gjithë tjerët që kishin vullnet të ishin pjesë e tyre.
Nuk ishte e lehtë të bëhet ky organizim, por vullneti i madh dhe dëshira që
së paku fëmijët të kurseheshin nga vuajtjet e përjetuara dhe vështirësive
nëpër kampe qëndrimi, u arrit të zhvillohet mësimi.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Nxënësit dhe mësimdhënësit duke shkuar në shkollë. Sanakos, Maqedoni, më 24.4.1999
(në foto shihet njëri prej mësimdhënësve Isa Qerimi, ndërsa me ta punuan edhe Blerim
Mehmeti, Zeqirja Abazi, etj., Përgjegjës për punëtorët arsimor ka qenë Fetah Hajrullahu)
Ky organizim u bë me shpresën se shumë shpejtë do të vie liria në
Kosovë dhe do ktheheshin gjithë të shpërngulurit, duke iu kthyer edhe jetës
shkollore dhe kjo ëndërr u realizua për banorët e fshatit tonë dhe të gjithë
Kosovës. Mësimi u realizua në periudhën kohore Prill-Qershor 1999.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
1.2. Biografitë e mësimdhënësve
Nehat Rrahmani: I lindur më 15.9.1945 në Përlepnicë.
Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi-matematikor, e kreu në
Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi: Gjeografi-
Histori, e përfundoi më 1966, në Gjakovë. Në vitin shkollor
1969/70 punoi për herë të parë në Bresalc. Nga viti 1971-
1977 në Cërnicë, ndërsa nga viti 1977-1981 punoi në Sh.f.
”Thimi Mitko”. Ndërmjet viteve 1981-1990, punoi në “Abaz Ajeti”. Në
shkollën e vendlindjes së tij, filloi punën në vitin 1990, deri më 2010, ku
edhe u pensionua.
Bujar Nevzati: I lindur më 2.1.1967, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të
mesmen në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë
Pedagogjike, në Gjilan. Përfundoi edhe Programin
Rikualifikues, në Fakultetin e Edukimit, Qendra në Gjilan.
Punën e filloi më 28.2.1991, në Paralelen e ndarë në
Makresh. Ndërsa nga viti shkollor 1994/95, punoi në
Paralelen e ndarë në Verbicë të Kmetocit. Në shkollën amë, pra në
Përlepnicë, filloi punën më 1999, ku punoi deri në vitin 2008. Nga ky vit
ishte udhëheqës në institucione të larta Komunale. Tani është Drejtor i
Drejtoratit Komunal të Arsimit, në Gjilan.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Mirvete Azizi: E lindur më 20.10.1956, në Breznicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Diplomoi në
Shkollën e Lartë Pedagogjike. Pas diplomimit një vit punoi
në Breznicë. Prej vitin 1988 punoi në Gregjenik, Komuna
e Kamenicë, deri në vitin 1992. Nga 1992, u punësua në
Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, Paralelja e
ndarë në Kmetoc, ku edhe vazhdon punën.
Ragip Ramadani: I lindur më 10.12.1961, në Shillovë,
Komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e përfundoi në
Përlepnicë, ndërsa të Mesmen në Gjilan. Diplomoi në
Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega e Gjuhës shqipe dhe
letërsisë, të cilën e përfundoi në vitin 1984, ndërsa në
vitin 1988 diplomoi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë.
Nga vitin 1987, deri në vitin 1993, punoi në fshatin
Bardhosh, Komuna e Prishtinës. Në shkollën tonë filloi punën, më 4.2.1993,
deri më 31.8.1995, ndërsa nga 1.9.1995, punon në Sh.f. “Abaz Ajeti”, në
Gjilan.
Zeqirja Abazi: I lindur më, 19.11.1962, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Shkollën e
mesme teknike “Mehmet Isai”, drejtimi i elektroteknikes
në Gjilan. Shkollën e lartë pedagogjike,drejtimi i
Politeknikes e kreu në Prishtinë. Punën e ka filluar më
1994 në shkollën fillore “Skënderbeu” të Perlepnicës, ku
vazhdon ende punën.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Burbuqe Sylejmani: E lindur më 6.10.1969, në Gjilan.
Shkollën fillore dhe te mesme i përfundoi në vendlindje,
ndërsa diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Grupi i
edukatoreve, në Gjilan. Në Shkollën e Përlepnicës punoi
në vitin shkollor 1993/94.
Rexhep Rexhepi: i lindur më 12.8.1945, në Përlepnicë.
Shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në
Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Vazhdoi në Shkollën
e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Biologji-Kimi, në Shkup.
Punën filloi në vitin 1968, në Sh.f. “Emin Duraku”, në
Malishevë, deri më 1970. Puna e radhës ishte në shkollën
e Dobërqanit (1971-1972). Në “Thimi Mitko”, në Gjilan
punoi nga viti 1973, deri në vitin 1995 dhe nga ky vit e deri në pensionim
punoi në Përlepnicë, mësimdhënës i lëndës së biologjisë.
Shemsedin Muja: I lindur më 5.1.1953, në Hogosht të
Kamenicës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje,
ndërsa të mesmen në Kamenicë. Vazhdoi studimet në
Fakultetit Ekonomik, në Prishtinë. Së pari punën filloi në
vendlindje, nga viti 1980, deri në vitin 1987. Më
16.10.1995, filloi punën në Paralelen e ndarë në Makresh,
ku vazhdon punën edhe tani.
Agim Vranovci: I lindur më 29.9.1969, në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje.
Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Gjilan, në
vitin 1992, ndërsa në Korrik të vitit 2009, përfundoi
studimet në programin Rikualifikues, në Fakultetin e
Edukimit, Qendra në Gjilan. Punën së pari filloi në Shkollën
fillore “Vatra e Diturisë”, në Livoç i Epërm, ku punoi 4 vite, pastaj nga
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
5.9.1996, deri më 31.8.1997, punoi në Sh.f. “Skënderbeu”, në Përlepnicë,
Paralelja e ndarë në Makresh. Nga Shtatori 1997, punon në Sh.f. “Musa
Zajmi”, në Gjilan.
Blerim Mehmeti: I lindur më 29.03.1967, në
Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa
Shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në
Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” e
përfundoi më 08.05.1992.në Gjilan. Ka përfunduar
Fakultetit të Edukimit (në programin e Rikualifikimit). U
punësua në tetor të vitit 18.9.1996 në Verbicë të Kmetocit, në cilësinë
mësimdhënësit klasor. Pas 12 viteve, pra më 1.9.2008 fillon punon në
shkollën amë, ku punon edhe tani. Është Kryetar i Sindikatës së Pavarur të
Arsimit fillor dhe të mesëm, për Komunën e Gjilanit.
Zejnullah Emini: Është lindur më 6.6.1955, në
Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje.
Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, në vitin 1974.
Shkollimin e lartë e vazhdoi në po në Gjilan, në Shkollën e
Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, ku edhe diplomoi. Punën
e filloi më 1976, në Komunën e Kamenicës, fshatin
Firiçevë, deri më 1979. Nga 1980, deri më 1997, punoi në
Kamenicë (gjatë kësaj kohe punoi edhe në Busavatë dhe Ropotovë, në
mungesë të kuadrit arsimor). Në vitet 1997-1999, punoi në Makresh,
Paralele e ndarë e shkollës së Përlepnicës. Nga 1.3.1999, punon në Verbicë,
ku vazhdon edhe tani punën.
Hafiz Rexhepi: I lindur më, 25.3.1959, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, në vitin 1974,
ndërsa të mesmen në Gjimanzin “Zenel Hajdini”, në Gjilan,
më 1979. Studimet i përfundoi në Fakultetin Filozofik,
Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1992. Për herë të
parë filloi të punonte në Shkollën e mesme “Marin
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Barleti”, në Gjilan, në cilësinë e profesorit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe,
nga viti 1995, deri ën vitin 1998. Nga Shtatori i viti 1998, ka filluar të punoj
në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku edhe tani punon.
Sheribane Mehmeti: E lindur më 28.4.1952, në
Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje,
ndërsa për katër vite ndjeki mësimet në Shkollën Normale,
në Gjilan, ndërsa diplomoi në Gjimnazin “9 Maji”, në
Kamenicë. Në vitin 1985, përfundoi studimet, në Fakultetin
Filologjik, Drejtimi: Letërsi dhe Gjuhë shqipe, në
Universitetin e Prishtinës. Pas shumë vitesh pritje për punësim, më
1.10.1998, filloi në Shkollën e Përlepnicës, për lëndën: Letërsi dhe Gjuhë
shqipe. Prej vitit 2010, është zgjedhur drejtoreshë e shkollës, detyrë të cilën
e ushtron edhe tani.
Personeli arsimor prej vitit 1991-1999 (Periudha para luftës)
Nr Emri dhe mbiemri Shkollimi Niveli i arsimit/lënda
Fillimi i
punës
Mbarimi i
punës
1 Nehat Rrahmani SHLP Histori 1.2.1991 15.9.2010
2 Bujar Nevzati SHLP Klasor 22.8.1991 15.10.1993
3 Shaban Shemsiu SHLP Edukatë muzikore 1.9.1991 18.10.1993
4 Fitnete Kamberi SHLP Matematikë 23.3.1992 31.8.1994
5 Mirvete Azizi SHLP Klasor 23.3.1992
6
Hyxhrete
Ramadani SHLP Matematikë 1.9.1992 31.8.1994
7 Ragip Ramadani Fakulteti Art figurativ 4.2.1993 31.8.1995
8 Mefail Maliqi 15.10.1993
9 Burbuqe Sylejmani SHLP edukatore 1.11.1993 3.5.1994
10 Zeqiria Abazi SHLP TIK 11.2.1994 31.8.1995
11 Bujar Nevzati SHLP Klasor 1.9.1994 1.2.2008
12 Fejzulla Bajrami SHLP Klasor 1.11.1994 7.3.2012
13 Rrahmon Redenica SHLP 1.9.1995 31.8.1999
14 Rexhep Rexhepi SHLP Biologji 5.10.1995 12.8.2010
15 Shemsedin Muja Klasor 16.10.1995 31.8.1999
16 Mefail Maliqi SHLP 7.12.1995 31.8.1996
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
17 Nebahare Thaqi SHLP arsimtare 2.9.1996 31.8.1997
18 Agim Vranovci SHLP Klasor 5.9.1996 31.8.1997
19 Blerim Mehmeti SHLP Klasor 18.9.1996
20 Zejnullah Emini SHLP Klasor 1.9.1997
21 Mefail Maliqi SHLP 1.9.1997 31.8.1999
22 Florije Rexhepi 9.9.1997 31.8.2000
23 Zeqirja Abazi SHLP TIK 16.9.1997
24 Hafiz Rexhepi Fakulteti Gjuhë shqipe 1.10.1998
25
Sheribane
Mehmeti Fakulteti Gjuhë shqipe 1.10.1998
Në periudhën kohore 1991-1999, pra në kohën e pavarësimit të Sistemit
arsimor në Kosovë, përsëri dominonte numri i mësimdhënësve meshkuj.
Meshkuj
15
68%
Femra
7
32%
Numri i mësimdhënësve sipas gjinisë.
1991-1999
Meshkuj
Femra
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic
Numri i nxënësve sipas viteve shkollore
Viti shkollor Meshkuj
1 1991/92
2 1992/93
3 1993/94
4 1994/95
5 1995/96
6 1996/97
7 1997/98
8
1998/99
Kjo ishte njëra ndër periudhat më të veçanta të arsimit shqip, pra të
pavarësimit të tij. Krahas periudhës paraprake (1974
numrit të nxënësve, por vlen të përmendet numri më i madh
femra krahas meshkujve (në vitet shkollore 1997/98 dhe 1998/99).
0
100
200
300
400
500
600
1991
/92
1992
/93
1993
/94
Gjithsej 490 495 507
Meshkuj 263 258 267
Femra 227 237 240
Nxënësit ndërmjet viteve 1991
rlepnicë Monografi 1942-2012
nxënësve sipas viteve shkollore
Meshkuj Femra Gjithsej
263 227 490
258 237 495
267 240 507
266 236 502
270 250 520
231 230 461
258 286 544
276 297 573
Kjo ishte njëra ndër periudhat më të veçanta të arsimit shqip, pra të
pavarësimit të tij. Krahas periudhës paraprake (1974-1990), vërehet rënie e
numrit të nxënësve, por vlen të përmendet numri më i madh i nxënësve
hkollore 1997/98 dhe 1998/99).
1994
/95
1995
/96
1996
/97
1997
/98
1998
/99
502 520 461 544 573
266 270 231 258 276
236 250 230 286 297
Nxënësit ndërmjet viteve 1991-1998
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
1.3. Financimi i Arsimit shqip
Pas pavarësimit të Sistemit tonë Arsimor, kishte pengesa të natyrave të
ndryshme, duke përfshi këtu edhe financimin e tij. Ky organizim
institucional kërkonte angazhim të gjithëmbarshëm për të arritur
mbijetimin dhe vazhdimin e punës edukativo-arsimore, si njëri nga
parakushtet që populli jonë të ruajë gjuhën, traditën, kulturën dhe mbi të
gjitha ekzistencën si tërësi.
Ishte i domosdoshëm angazhimi për të gjetur rrugë që mundësonin
financimin e arsimit shqip në vendin tonë, pa të cilin nuk do kish ekzistuar
mundësia e arritjes ku jemi tani në kushte rrënjësisht të ndryshme.
Vullneti i madh për të ndihmuar dhe mbështetur pa rezerva punën
shkollore, u formuan Këshille të financimit nëpër vendbanime të ndryshme
në Kosovë edhe përkundër rrezikut që kanosej në çdo moment nga
pushtuesi serb, që ndjekte rrugën e vrasjeve, burgosjeve, rrahjeve,
dëbimeve, e shumë mjeteve tjera me të vetmin qëllim pengimin e punës
edukativo-arsimore. ”Këshilli u organizua shpejt në nivelin qendror (Këshilli
Qendror i Financimit) dhe lokal (Këshillat komunalë të financimit), i cili i
vuri vetes objektiv dhe detyrë formimin e strukturës së gjerë në tërë
Kosovën, organizimin profesional, zhvillimin e një veprimtarie intensive,
për sigurimin e mjeteve për financimin e arsimit, të shëndetësisë, të
asistencës sociale…”1
.
Mësimdhënësit mbetën pa paga, por punën nuk e ndalonin, duke nxitur
prindërit dhe popullatën në përgjithësi të gjenin forma financimi, por me
funksionalizimin e Këshilleve dhe Nënkëshilleve, gjendja filloi të ndryshonte
për të mirë edhe pse në një masë të vogël mbuloheshin nevojat e tyre.
Pushteti serb në vazhdimësi mundohej të gjente rrugë për të penguar
punën që bëhej në institucione arsimore, duke formuar fonde për lëmin e
arsimit, ku për qëllim nuk kishte të ndihmonte arsimin, por të shkatërronte
të tërin “Qysh me formimin e këtyre fondeve u pa qëllimi djallëzor i
1
Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati, Bajram Shatri, “Këshilli Qendror për Financim i
Kosovës.Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, faqe 3.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
pushtetarëve serbë në Kosovë. Kështu, nga 8 anëtarë të pleqësisë së
fondit, do të mund të zgjidheshin më së shumti 2 shqiptarë” 2
Edhe në Përlepnicë filloi së funksionuari Nënkëshilli i financimit, i cili ishte
shumë aktiv dhe me kalimin e viteve u dallua për punën e bërë, duke arritur
edhe të shpallet në mesin e më të mirëve për shumë herë.
Sipas shumë procesverbaleve të takimeve të Nënkëshillit të financimit,
raporteve financiare, planeve e shumë statistikave tjera, të cilat falë Ilmi
Ibrahimit janë ruajtur, mund të kuptojmë seriozitetin në punë dhe
mbështetjen e lartë nga populli.
3
Mbledhje e Këshillit të Financimit-Raportim për gjendjen financiare. 7.1.1996, në
Shtëpinë e kulturës “Zija Shemsiu”, në Përlepnicë.
2
Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati, Bajram Shatri, “Këshilli Qendror për Financim i
Kosovës.Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, faqe 15.
3
Fotografi e nxjerrur nga incizimet e bëra nga Shefki Bajrami
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Pjesa më e madhe e mjeteve financiare të grumbulluara sipas lagjeve,
janë dedikuar për arsimin, ndërsa pjesa tjetër për sektorët tjerë dhe nevoja
organizative. Fusha e arsimit zinte më së shumti hapësirë, mbase ishte pikë
kuçe në ruajtjen e Kombit në vendin tonë.
Grumbullimi i parave bëhej sipas kritereve të caktuara nga Këshilli
Qendror për Financim (në Prishtinë), duke ngarkuar familjet sipas kushteve
ekonomike dhe pasurisë;
4
4
Dokument i siguruar nga Ilmi Ibrahimi (Kryetar i Nënkëshillit të Financimit, në Përlepnicë,
në atë kohë)
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Raportimi për gjitha mjetet e grumbulluara bëhej për një muaj, tre muaj,
gjashtë muaj dhe një vit.
5
Anëtarët e Këshillit të Financimit duke raportuar për punën e tyre gjatë vitit 1996 (Nga e
majta Rushit Avdiu, Ilmi Ibrahimi dhe Zeqirja Abazi)
Puna e Nënkëshillit të Financimit në Përlepnicë, jo vetëm që bënte
grumbullimin e parave, por kryente edhe aktivitete tjera që ishin në interes
të popullatës në vendin tonë, por këtu vlen të përmendet një fakt
interesant, regjistrimi i gjithë banorëve të Përlepnicës që jetonin në vend
dhe jashtë Kosovës, statistikë që është nxjerrë falë punës së palodhshme të
të gjithë atyre që ishin pjesë e Nënkëshillit të financimit dhe organeve tjera
në fshatin tonë. Sipas këtij regjistrimi vullnetar, në vitin 1994, Përlepnica
kishte 2225 banorë, ndërsa jashtë Kosovës kishte 375 banorë.
Më poshtë keni të paraqitur një tabelë të planifikimit dhe realizimit të
grumbullimit të mjeteve financiare në fshatin tonë sipas lagjeve dhe
familjeve. Kjo tabelë është nxjerrë nga libri i procesverbaleve dhe raporteve
financiare, të marrë nga Ilmi Ibrahimi (Kryetar i Nënkëshillit financiar, në
Përlepnicë).
5
Fotografi e nxjerrur nga incizimet e bëra nga Shefki Bajrami
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
6
6
Tabelë e nxjerrë nga libri i procesverbaleve dhe raporteve financiare të Nënkëshillit
financiar, në Përlepnicë – Dokument i ruajtur nga Ilmi Ibrahimi
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
1.4. Dokumente dhe foto të kohës
Më 1995, Klasa V/1. Drejtori i shkollës Idriz Shabani (majtas ulur), mësimdhënësit Fetah
Hajrullahu, Shefik Shaqiri dhe punëtori teknik Ahmet Musliu (i pari nga e djathta)
Më 17.10.1995, në një takim të mësimdhënësve: Nga e majta; Nijazi Rrustemi, Adem
Shabani, Rexhep Rexhepi, Shefik Shaqiri, Ahmet Ajeti dhe Abdylhakim Shaqiri.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Figure 1Më 4.6.1996. Mësimdhënësit nga e majta: Bajrush Nevzadi, Hakim Rasimi
(sekretar i shkollës), Abdylhakim Shaqiri dhe Shefik Shaqiri.
Më 25.4.1997, Shënimi i Ditës së shkollës, në Sallën e Kulturës, në Përlepnicë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Nga e majta mësuesi Nehat Rrahmani
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Plan i punës
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Suksesi i nxënësve sipas lëndëve-Raport. Viti shkollor 1998/99
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
PERIUDHA
1999-2013
“Ndërtesa shkollore duhet të jetë më e bukura e
fshatit, ku zemra e fëmijës të kënaqet e
mendja do t’i dëfrehet”
Rexhep Mitrovica
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
II. Sistemi arsimor pas Luftës së fundit, 1999-
2013
2.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor
Me të përfunduar lufta e fundit, filloi një epokë e re për gjithë banorët e
Kosovës, duke përfshi edhe përlepnicasit. Dëshira e madhe dhe vullneti për
ta rindërtuar vendin edhe më mirë seç ishte, shtyri gjithë banorët të japin
nga vetja kontributin, duke mos kursyer asgjë. Dhe fal këtij vetëmohimi,
Përlepnica arriti t’i kthehej jetës normale.
Përlepnica njihet për intelektualët e shumtë që ka dhënë me vite të tëra
për çështjen kombëtare dhe edukativo-arsimore, duke e pasur më të lehtë
të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sistemit Arsimor në tërë Kosovën, duke
reflektuar edhe në fshatin tonë. Pra, pas një mundi të madh u arrit që
shkolla e Përlepnicës të jetë e gatshme për të zhvilluar normalisht punën
edukativo-arsimore.
Gjatë luftës ishte dëmtuar objekti shkollor në Përlepnicë, por edhe në
paralelet e ndara në Kmetoc, Verbicë të Kmetocit dhe në Makresh (ishte e
djegur tërësisht), por me investime të ndryshme nga institucione vendore
dhe të huaja, u arrit të jetë e gatshme të pres shkollarët të marrin dijet e
tyre të nevojshme.
Sistemi Arsimor i Kosovës, filloi të ndryshoj vit pas viti, duke pasur një
qasje të re, të bazuara në Sistemet e shumë vendeve të zhvilluara. Zbarkuan
shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare nga vendet e Evropës dhe
nga Kontinentet tjera, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në
ngritjen e arsimit në një shkallë sa më të lartë edhe pse nuk ishte e lehtë të
arriheshin ndryshimet e nevojshme. I gjithë Sistemi Arsimor kishte nevojë
për reformim, duke shtuar konkurrencën e dijes dhe ikjes së mësimdhënies
dhe mësimnxënies tradicionale.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Përqendrimi i Institucioneve arsimore të Kosovës, organizatave të huaja,
shoqërisë civile, komunitetit, etj., ishte i shumë anshëm, duke filluar nga
infrastruktura shkollore, metodologjive të reja mësimore, trajnimeve të
mësimdhënësve, infrastrukturën ligjore (e cila ishte e mangët),
përvetësimin e mjeteve të shumta të konkretizimit, përfshirjen e
komunitetit në jetën shkollore, e shumë fusha tjera, që nuk ishin lehtë të
arrihen dhe lirshëm mund të themi qe edhe tani 13 vite pas luftës ka ende
shumë punë për të arritur më të mirën që ka qëllim Arsimimi dhe edukimi i
brezave të rinj.
Me ndarjen e përgjegjësive sipas niveleve të udhëheqjes Arsimore, u bë
më e lehtë puna në teren edhe pse centralizimi i Sistemit Arsimor
shkaktonte pengesa të ndryshme, por gjithnjë duke e pasur parasysh se
vendi ynë ka pak vite që kishte dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe duhej
pritur ndryshimet hap pas hapi. Normalizimi i punës nga nivelet më të larta
deri tek ato më të ulëta, pra shkollat, shtroi nevojën për reformimin e
Sistemit Arsimor në një shkallë më të gjerë. Qëllimet dhe objektivat ishin të
shumta, si:
• Përgatitjen e mësimdhënësve për zbatimin e metodologjive të reja
mësimore: pasuan trajnime të shumta të kuadrit arsimor.
• Rregullimin e infrastrukturës shkollore: Përshtatja e ambienteve
shkollore ekzistuese për punë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
• Ndërtimi i objekteve të reja shkollore: Mungesa e hapësirave të
mjaftueshme paraqiste problem të madh në zhvillimin e mësimit,
duke mbi ngarkuar klasët me numër të madh nxënësish dhe duke
punuar me disa ndërrime.
• Bashkëpunimi në mes komunitetit dhe institucioneve shkollore:
Komunitetit të afrohej sa më shumë me shkollën dhe të jetë pjesë e
saj me aktivitetet të ndryshme.
Ka edhe shumë pika tjera që ndikojnë në ngritjen e cilësisë arsimore, por
ndryshimet nuk u ndalën asnjë vit dhe derisa të ekzistojë njerëzimi, do të
jenë të nevojshme ndryshime pozitive.
Këto ndryshime reflektuan edhe te mësimdhënësit dhe nxënësit e
Shkollës së Përlepnicës, mbase pjesë e procesit ishim edhe ne dhe
mbështetnim në vazhdimësi çdo iniciative që ishte në të mirë të nxënësve
dhe ngritjes së cilësisë në Arsim.
U shtrua nevoja për ndryshimin e niveleve të shkollimit, nga ai i më
parshmi që ishte 4 (Klasa I-IV, cikli i ulët), 4 (Klasa V-VIII, cikli i lartë), 4
(Shkolla e Mesme I-4) në atë që është tani, 5 (Shkolla fillore, kl. I-V), 4
(Shkolla e mesme e ulët, Kl. VI-IX), 3 (Shkolla e Mesme e lartë, Kl. X-XII).
Këto ndryshime nuk u zbatuan njëherazi, mbase nuk ishte e lehtë të bëhen
ndryshime të menjëhershme, por u zbatuan pjesë-pjesë.
Në vitin shkollor2003/04, puna filloi me plan-programe të reja mësimore
dhe atë fillimisht vetëm me Klasën e Parë dhe të Gjashtë. Ndërsa një vit më
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
vonë, pra në vitin shkollor 2004/05, filloi punën Klasa IX-të. Ky ndryshim
kishte vështirësitë e veta, sidomos në plan-programin mësimor të saj,
mbase nuk kishte përputhje të duhur me moshën e nxënësve, duke i
ngarkuar së tepërmi, por me kalimin e viteve u bënë përmirësimet e
nevojshme dhe u arrit një stabilitet më i mirë. ndërsa në vitin shkollor
2007/08 u fut në sistem për herë të parë Klasa e V-të, duke iu bashkuar
Klasëve I-IV dhe duke u quajtur Shkollë Fillore (Kl. I-V).
Këto ndryshime nuk ishin të lehta dhe kërkonin durim dhe angazhim të
madh nga akterët e shumtë që janë të përfshirë në Sistemin Arsimor.
Institucionet nuk ndaluan drejt ndryshimeve pozitive edhe pse jo në
nivelin siç pritej, por një vendim i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës, ishte
shpërndarja e librave pa pagesë për gjithë nxënësit e Shkollimit fillor dhe
atij të Mesëm të ulët, duke i ndihmuar familjet në kursimin e shumë
mjeteve financiare për të siguruar këto libra. Kjo ka filluar të zbatohet në
vitin shkollor 2008/09 dhe për çdo vit është vepruar njëjtë, pra edhe në vitin
që jemi 2012/13. Tjetër ndryshim ka në rregullimin e objekteve të reja
shkollore në gjithë Kosovë, si një parakusht për të arritur sukseset e
dëshiruara.
Së fundmi, është përgatitur edhe Kurikuli i Ri i Kosovës për Sistemin
Parauniversitar, duke u bazuar në kompetenca dhe metodologji të reja të
punës, sidomos “Nxënësi në qendër”.
Po ashtu, në vitin shkollor 2012/13, për herë të parë ka filluar të përdoret
Abetarja mbarëkombëtare për nxënësit në Shqipëri dhe në Kosovë.
Gjithë këto që u përmendën më lart, ishin pjesë edhe e punës së
mësimdhënësve dhe stafit tjetër shkollor të Përlepnicës, duke i mirëpritur
ndryshimet e nevojshme dhe duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në çdo
proces.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
2.2. Biografitë e mësimdhënësve
Fatime Ramadani: E lindur më 8.12.1969, në
Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, në
vitin 1984, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjilan, më 1989.
Vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi
Fizikë-Kimi dhe diplomoi më 14.10.1993. Punën filloi më
3.10.1999, në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë
dhe në Livoç të Ulët, ku punon edhe tani (në të dy shkollat të njëjtën kohë).
Abdulla Kamberi: I lindur më 12.9.1952, në
Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje,
ndërsa të mesmen në Gjilan. Punën ka filluar në Shkollën
fillore “Musa Zajmi”, në Gjilan, gjatë vitit 1989. Në
shkollën e Përlepnicës, ka filluar më 1.9.2000, deri më
31.8.2005. Për shumë vite punoi në Gjimnazin “Ismajl
Qemajli”, në Kamenicë, deri më 31.8.2010. Ndërsa së fundmi punoi në
Shkollën fillore “Xhavit Ahmeti”, në Hodonoc, nga 1.2.2011, deri më
31.8.2012.
Metije Hoxha-Rexhepi: E lindur më 6.5.1969, në Cernicë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në
Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Shkollën e Lartë
Pedagogjike, Drejtimi Matematikë-Fizikë, e përfundoi në vitin
1991, në Gjilan. Punoi në disa shkolla fillore si: “Mulla
Idrizi”, në Velekincë, “Nazim Hikmet”, në Petrovc,
“Abaz Ajeti”, në Gjilan dhe nga viti 2002 punon në Shkollën fillore
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku punon edhe tani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Adelinë Klaiqi: E lindur më 31.7.1976, në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje,
ndërsa studimet i vazhdoi në SHLP, në Gjilan dhe
diplomoi në vitin 2005. Më pas studimet i vazhdoi në
Prishtinë, Dega e Gjuhës angleze. Punën mësimdhënëse e
filloi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, ndërsa në
Shkollën e Përlepnicës punoi në vitin shkollor 2004/05
Syzana Hyseni-Ajeti: E lindur më 7.12.1960, në
Preshevë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i përfundoi në
vendlindje. Filloi studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e
Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës. Për një kohë
punoi në Shkollën fillore “15 Nëntori”, në Preshevë, ndërsa
nga 1.9.2004, punon në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në
Përlepnicë, ku edhe tani punon mësimdhënëse e lëndës Edukatë-qytetare.
Teuta Rexhepi: E lindur më 15.6.1966, në Prishtinë.
Shkollën fillore e përfundoi në Gjilan, ndërsa shkollën e
mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Fakultetin e
Gjuhës dhe letërsisë angleze, në Prishtinë, në vitin 2001.
prej vitit 1992, deri më 1997, ka punuar në Sh. f. “Abaz
Ajeti”, në Gjilan. Në vitin shkollor 1998/99, punoi në
Ramjan, Komuna e Vitisë. Nga viti 2005, punon arsimtare e Gjuhës angleze,
në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku edhe tani punon.
Zejnepe Kërçeli: E lindur më 29.10.1971, në Gjilan.
Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje.
Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Klasor, e përfundoi
në Gjilan. Diplomoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës,
Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Në Shkollën fillore
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, filloi të punoj në vitin
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
shkollor 2005/06, deri në vitin 2009. Tani punon në Shkollën e mesme
“Arbëria”, në Gjilan.
Afrim Isufi: I lindur më 1.9.1970, në Gjilan. Shkollën
fillore e përfundoi në Desivojcë, Komuna e Kamenicës,
ndërsa të mesmen në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë
Pedagogjike, në Gjilan. Punën e filloi në fshatin Desivojcë
“Kadri Zeka”, nga viti 1991, deri në vitin 1994. Në shkollën
tonë, Paralelja e ndarë në Makresh, filloi punën më
1.9.2006, ku punon edhe tani. Po ashtu, për shumë vite punoi edhe në
institucione private.
Artan Hajrullahu: I lindur më 26.7.1979 në Gjilan.
Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë, kurse të
mesmen në Gjilan, drejtimi Ekonomik. Diplomoi në
Fakultetin e Arteve, dega e pikturës, në vitin 2004, në
Prishtinë. Kreu studimet posdiplomike-Master, në vitin
2008. Pas kryerjes së Fakultetit të Arteve është punësuar
në shkollën fillore ‘’Skënderbeu’’, në Përlepnicë, prej
1.9.2006, deri më 2010. Nga 1.9.2010, punon në Shkollën e Mesme te Artit
Pamor, në Gjilan.
Shkëndije Xhelili-Avdiu: E lindur në Përlepnicë, më
30.8.1973. Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë., ndërsa
të e mesmen në Drejtimin Klasor, në vitin shkollor
1991/92 e përfundoi në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e
Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, në Gjilan, në vitin 2003.
Punën e filloi në shkollën fillore në Përlepnicë, më
1.9.2006, ku edhe vazhdon të punoj.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic
Fidan Shaqiri:
Shkollimin fillor e kreu në Përlepnicë, ndërsa të mesmen
në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Fakultetin e
Edukimit, Programi Fillor, në Gjilan, e kreu në vitin 2006,
ndërsa studimet e shkallës së tretë, Master, Drejtimi:
Menaxhimi Arsimit, në Fakultetin Filozofik, i përfundoi në
vitin 2010. Punën filloi në Shkollën e Përlepnicës,
paralelja e ndarë në Kmetoc, më 1.9.2007
më 12.3.2012, ndërsa nga kjo datë u transferua në shkollën amë, pra në
Përlepnicë, ku punon edhe tani. Është mësimdhënës në ciklin e ulët (Kl. I
Valentina Leka: E lindur në Gjilan. Shkollimin fillor dhe
të mesëm të përfunduar në vendlindje. Vazhdoi studimet
në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin filologjik, Dega
e Gjuhës Angleze. Punën në shkollën e Përlepnicës, në
paralelet e ndara në Kmetoc, Verbicë dhe Makresh, filloi
më 1.9.2007, deri më 31.3.2011.
Ilirijane Ajdini:
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të
mesmen në Gjimnazin
Matematiko-Natyror, në Gjilan. Shkollën e Lartë
Pedagogjike e përfundoi në vitin 1994, ndërsa në
Programin Rikualifiku
Punën e filloi në vitin shkollor 2001/2002, në Sh.f. “Esat Berisha”, në
Llashticë. Aty punoi një vit e gjysmë. Në nëntor të vitit 2008, filloi punën në
Shkollën e Përlepnicës, ku vazhdon të punoj.
rlepnicë Monografi 1942-2012
qiri: I lindur më 19.3.1983, në Gjilan.
Shkollimin fillor e kreu në Përlepnicë, ndërsa të mesmen
në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Fakultetin e
Programi Fillor, në Gjilan, e kreu në vitin 2006,
ndërsa studimet e shkallës së tretë, Master, Drejtimi:
Menaxhimi Arsimit, në Fakultetin Filozofik, i përfundoi në
vitin 2010. Punën filloi në Shkollën e Përlepnicës,
paralelja e ndarë në Kmetoc, më 1.9.2007, ku punoi deri
më 12.3.2012, ndërsa nga kjo datë u transferua në shkollën amë, pra në
Përlepnicë, ku punon edhe tani. Është mësimdhënës në ciklin e ulët (Kl. I-V).
E lindur në Gjilan. Shkollimin fillor dhe
vendlindje. Vazhdoi studimet
në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin filologjik, Dega
e Gjuhës Angleze. Punën në shkollën e Përlepnicës, në
paralelet e ndara në Kmetoc, Verbicë dhe Makresh, filloi
: E lindur më 14.9.1972, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të
Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi
Natyror, në Gjilan. Shkollën e Lartë
Pedagogjike e përfundoi në vitin 1994, ndërsa në
Programin Rikualifikues diplomoi në vitin 2009, në Gjilan.
Punën e filloi në vitin shkollor 2001/2002, në Sh.f. “Esat Berisha”, në
Llashticë. Aty punoi një vit e gjysmë. Në nëntor të vitit 2008, filloi punën në
Shkollën e Përlepnicës, ku vazhdon të punoj.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Ylfete Ismaili-Rasimi: E lindur më 24.02.1970, në
Malishevë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ekonomike:
Kontabilitet, në Gjilan. Vazhdoi Shkollën e Lartë
Pedagogjike “Skënderbeu”, drejtimi-Klasor, në Gjilan dhe
diplomoi në vitin 2003. Për herë të parë filloi punën në
Paralelen e ndarë në Verbicë të Kmetocit (zëvendësim)
dhe në shumë shkolla tjera të Komunës së Gjilanit; në
“Thimi Mitko”, në Gjilan, (1 vit), dhe në Mihir (2 muaj). Nga viti shkollor
20102011 punon e rregullt në Përlepnicë.
Alban Rasimi: I lindur më 6.1.1986, në Gjilan.
Shkollën fillore të përfunduar në “Selami Hallaçi”, në
Gjilan. Shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Zenel
Hajdini”, Drejtimi Matematikor-Natyror, vitin 2004, në
Gjilan, ndërsa Fakultetin e Edukimit, Drejtimi: Gjeografi-
Edukatë qytetare, në vitin 2008, Qendra në Gjilan.
Kishte fatin që për herë të parë të punësohej në Shkollën fillore
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, nga viti 2008, ku punon edhe tani,
mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë.
Kadri Limani: I lindur më 20.07.1954 në fshatin Pidiq.
Shkollën fillore e kreu në fshatin Shurdhan. Shkollën e
mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Studioi
për dy vite fakultetin pedagogjik, ndërsa diplomoi në
Sh.L.P. në Gjilan më 1977. Punoi në shkollën fillore
“Bajram Curri”, në fshatin Shurdhan. Nga viti shkollor
1976/77 ka punuar në Paralelen e ndarë në Dunav. Pas vitit 2000, një vit
punoi në “Thimi Mitko”, në Gjilan (zëvendësim). Nga 3.11.2008 punon në
Paralelen e ndarë të shkollës fillore ”Skënderbeu”, të Përlepnicës, në
Verbicë të Kmetocit ku vazhdon të punoj.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Arta Ajeti: E lindur më 24.12.1984. Shkollën fillore e
përfundoi në Përlepnicë, ndërsa të mesmen në Gjilan.
Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, Drejtimi Histori-
Edukatë Qytetare, në Gjilan. Punën e filloi më 1.9.2009,
në Shkollën fillore “Skënderbeu”, Në Përlepnicë, paralelja
e ndarë në Makresh, ndërsa tani punon në shkollën amë,
në Përlepnicë.
Safete Bajrami: E lindur më 4.1.1981, në Gjilan.
Shkollën fillore e përfundoi në “Abaz Ajeti”, në vendlindje,
ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, po në
Gjilan. Në Universitetin e Prishtinës, diplomoi në Fakultetin
Filologjik, Dega-Gjuhë dhe letërsi angleze. Për herë të parë
kishte fatin të punonte në Shkollën fillore “Rexhep Elmazi”,
në Gjilan, nga viti 2007, deri më 2009., ndërsa nga aty u transferua në
Përlepnicë, ku vazhdon të punoj edhe tani mësimdhënëse e lëndës Gjuhë
angleze.
Kujtim Bajrami: I lindur më 8.6.1978, në Shkup, ndërsa
me vendbanim në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi
në Përlepnicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel
Hajdini”, në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin e Shkencave
sportive, në Universitetin e Prishtinës, më 2005, po ashtu
edhe Studimet Master i përfundoi në këtë universitet, në
vitin 2012. Para se të fillonte punën në arsim, për shumë
vite ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa nga viti 2010, punon në Sh.f.
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku vazhdon edhe tani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Festim Ismajli: i lindur më 22.12.1986, në Gjilan. Shkollën
fillore e përfundoi në vendlindje (Sh.f. “Selami Hallaçi”), ndërsa
të mesmen në Shkollën e Muzikës, në vitin 2005. Diplomoi në
Fakultetin e Muzikës, Drejtimi-Pedagogjia e Përgjithshme
Muzikore, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2011. Është në
përfundim të Studimeve Master në fushën e Muzikës, Drejtimi
Pedagogjik, po ashtu në Universitetin e Prishtinës. Punën së pari filloi në
Përlepnicë, për një vit shkollor (1.9.2009-31.8.2010, ndërsa nga viti shkollor
2010/2011, punon në Shkollën-Lagja numër VIII, në Gjilan, ku punon edhe
tani.
Antigona Sylejmani Shabani:E lindur më 23.08.1981
në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin
n”Zenel Hajdini”,drejtimi gjuhësor e kreu në Gjilan. Shkollën
e lartë pedagogjike e përfundoi në vitin 2004. Në shtator të
vitit 2010, ka filluar të punojë në shkollën fillore
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku vazhdon të punojë.
Gazmend Arifi: I lindur më 5.8.1984, në Budrikë e
epërme, Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e përfundoi në
vendlindje, ndërsa të mesmen në shkollën teknike “Mehmet
Isai”, në Gjilan. Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e
Edukimit, Drejtimi Histori-edukatë qytetare. Studimet e
magjistraturës i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në
Tetovë, në Departamentin e Historisë. Në Shkollën e Përlepnicës, Paralelja e
ndarë në Kmetoc, punoi në vitin shkollor 2011/12.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Makfirete Shaqiri: E lindur më 5.1.1985, në Rogovë,
Komuna e Gjakovës. Shkollën fillore dhe të mesme i
përfundoi në vendin e lindjes, pra në Rogovë, ndërsa
Fakultetin e Edukimit, Drejtimi: Biologji-Kimi, në Gjakovë.
Më 1.9.2008, filloi të punonte në Shkollën fillore “Haxhi
Hoti”, në Rogovë, Komuna e Gjakovës. Këtu punoi deri më
31.8.2012. Në Shkollën e Përlepnicës filloi punën më 1.9.2012, ku punon
edhe tani. Jep mësim për lëndët Biologji dhe Kimi.
Agim Mustafa: I lindur më 27.4.1960, në Gjilan, me
vendbanim në Kmetoc. Shkollën fillore të përfunduar në
Kmetoc dhe Përlepnicë. Të mesmen Teknike, Dega e
Makinerisë, në Gjilan. Vazhdoi studimet në Fakultetin
Filologjik, Dega e Gjuhës shqipe dhe Letërsi, në Prishtinë.
Me punë në arsim ka filluar në vitin 1996, në Verbicë të
Zhegocit. Nga viti 2010 punon në Sh.f. “Skënderbeu”, në
Përlepnicë, Paralelja e ndarë në Kmetoc, ku edhe tani është arsimtar i
lëndës Gjuhë shqipe.
Ajshe Salihu: E lindur më 20.06.1960,në Lisockë të
Kamenicës. Klasën I, II-të, i përfundoi në Sh.f.
“Skënderbeu”, në Lisockë, ndërsa klasët tjera në “Selami
Hallaçi”, në Gjilan. Shkollën e mesme “Zenel Hajdini”,
drejtimi Biologji, e kreu në Gjilan. Fakultetin e shkencave
Matematiko-natyrore, drejtimi – Biologji, e përfundoi në
Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 2002-2004, punoi duke zëvendësuar në
shumë shkolla të Komunës së Gjilanit (Përlepnicë, Malishevë, Uglar,
Pogragjë, Sllubicë, Livoç, Bresalc, Gjilan). Ndërsa nga viti shkollor
2004/2005, deri më 2006, punoi në Shkollën fillore “Emin Duraku”, në
Malishevë. Nga viti shkollor 2006/2007, deri më 2008, në Sh.f. “Musa
Zajmi”, në Gjilan. Në vitin shkollor 2008/2009, deri 2010, punoi në Sh.f.
“Esat Berisha”, në Llashticë. Prej vitit 2010/11, punon në Sh.f.
“Skënderbeu”, në Përlepnicë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Besa Hoti-Shefkiu: E lindur më 17.7.1986, në Gjilan.
Shkollën fillore e përfundoi në “Musa Zajmi”, në Gjilan,
ndërsa të mesmen Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”.
Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Arteve, Universiteti AAB,
në Prishtinë. Fillimisht punoi në Sh.f. “Abaz Ajeti”, në Gjilan,
pastaj në Sh.f. “Vatra e Diturisë”, në Livoç të Epërm. Punën
vazhdoi në Pasjak, në Sh.f. “Nushi dhe Tefiku”. Tani punon
në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë dhe Sh.f. “Musa Zajmi”, në
Gjilan.
Adelinë Maliqi: E lindur më 31.5.1979, në Gjilan.
Shkollën fillore dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini”, i përfundoi
në vendlindje. Regjistroi Fakultetin Filologjik, në Prishtinë,
Dega Gjuhë dhe Letërsi angleze. Punën e filloi në Shkollën
e mesme “Arbëria”, në Gjilan. Një vit punoi në Shkollën
fillore “Musa Zajmi”, në Gjilan dhe së fundmi punoi në
Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, paralelja e ndarë në Kmetoc.
Magribe Kamberi:E lindur më 02.04.1971 në Përlepnicë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e
mesme “Zenel Hajdini” e kreu në Gjilan, drejtimi juridik.
Studimet i vazhdoi në universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë
dhe letërsi shqipe. Diplomoi më 05.10.1998. Punoi në disa
shkolla si ë shkollën “Ramiz Cërnica”,”Mehmet Isai”,”Avdulla Tahiri”.Tani
punon në shkollën fillore “Skëndëerbeu”,në Përlepnicë ku vazhdon të
punoj.
Arianit Shaqiri: I lindur më 17.7.1978, në Gjilan. Shkollën
fillore e përfundoi në Përlepnicë, ndërsa shkollën e mesme
në Gjimanzin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Diplomoi në
Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Korrik 2001, në Gjilan. Filloi
punën në shkollën e Përlepnicës, më 21.3.2012, ku vazhdon
të punoj edhe tani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Pranvera Bajrami-Abdullahu: E lindur më 17.3.1979,
në Ferizaj. Shkollën fillore “Jeronim De Rada” e kreu në
Ferizaj, ndërsa shkollën e mesme në vitin 1997, po ashtu në
Ferizaj. Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, Dega në Gjilan,
drejtimin Fillor,në vitin 2006. Puna e saj e parë është në
shkollën e Përlepnicë më 1.9.2012 (zëvendësim).
Driton Dalipi: I lindur më 10.1.1985, në Gjilan. Nga muaji
Mars, deri në Qershor 2007, ka punuar në Sh.f. “Thimi
Mitko”, në Gjilan, pastaj nga Dhjetori 2011, deri në Qershor
2012, në Sh.f. në Malishevë, të Gjilanit, ndërsa nga kjo
shkollë kalon i rregullt në Shkollën “Skënderbeu”, në
Përlepnicë, Paralelja e ndarë në Kmetoc dhe Verbicë e
Kmetocit (nga 3.9.2012), ku punon edhe tani.
Veton Shaqiri: i lindur më 1.5.1983, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të
mesmen në Medresenë “Alaudin”, në Gjilan. Ka diplomuar
në Fakultetin Filozofik, drejtimi: Psikologji (2009) dhe në
Fakultetin Filologjik, drejtimi Letërsi shqipe (2011). Punën
në Shkollën e Përlepnicës filloi më 4.2.2013.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Personeli arsimor prej vitit 1999-2013
Nr
Emri dhe
mbiemri Shkollimi Lënda
Fillimi i
punës
Mbarimi i
punës
1
Fatime
Rrahmani SHLP Kimi 1.11.1999
2 Hatixhe Nexhipi SHLP Klasor 8.11.1999 31.9.2000
3
Rrahmon
Redenica SHLP Klasor 10.12.1999
4 Abdulla Kamberi pa kualifikuar Anglisht 1.9.2000 31.8.2005
5 Shemsedin Muja pa kualifikuar 1.9.2003
6 Metije Rexhepi SHLP Matematikë 18.9.2003
7 Adelinë Klaiqi SHLP Anglisht 1.9.2004 31.8.2005
8 Suyzana Ajeti
Fakulteti i
Pedagogjisë Ed. Qytetare 1.9.2004
9 Teuta Rexhepi
Fakulteti i
anglishtes Anglisht 1.9.2005
10 Zejnepe Kërqeli SHLP Anglisht 1.9.2005 31.8.2009
11 Naim Kurteshi SHLP 1.9.2005 31.8.2006
12 Artan Hajrullahu Fakulteti Art figurativ 1.9.2006 31.8.2010
13 Afrim Isufi SHLP Klasor 1.9.2006 31.3.2011
14 Shkëndije Avdiu SHLP Klasor 1.9.2006
15 Fidan Shaqiri Fakulteti Klasor 1.9.2007
16 Valentina Leka pa kualifikuar Anglisht 1.9.2007 31.3.2011
17 Iliriana Hajdini SHLP Klasor 1.9.2008
18 Ylfete Rasimi SHLP Klasor 1.9.2008 3.11.2008
19 Alban Rasimi
Fakulteti i
edukimit Gjeografi 22.9.2008
20 Kadri Limoni SHLP Klasor 3.11.2008
21 Arta Ajeti
Fakulteti i
edukimit Histori 1.9.2009
22 Safete Bajrami
Fakulteti i
anglishtes Anglisht 1.9.2009
23 Festim Ismajli pa kualifikuar Edukatë muzikore 1.9.2009 31.8.2010
24 Flora Maliqi pa kualifikuar Anglisht 8.9.2009 25.11.2009
25 Kujtim Bajrami Fakulteti Edukatë fizike 11.1.2010
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
26
Antigona
Shabani SHLP Klasor 1.2.2010 8.3.2010
27 Ajshe Salihu
Fakulteti i
Biologjisë Biologji 1.9.2010
28 Besa Shefkiu
Fakulteti i
muzikës Edukatë muzikore 1.9.2010
29 Adelina Maliqi pa kualifikuar Anglisht 1.9.2010 31.8.2011
30
Magribe
Kamberi
Fakulteti i Gjuhës
shq. Gjuhë shqipe 1.9.2010
31 Ylfete Rasimi SHLP Klasor 1.9.2010
32
Antigona
Shabani SHLP Klasor 1.9.2010
33
Gazmend Arifi
34
Vlora Kastrati
35
Makfirete
Shaqiri Fakulteti i
Edukimit Kimi-Biologji 1.9.2011 31.8.2012
36 Adelinë Maliqi pa kualifikuar Anglisht 1.9.2011 30.6.2012
37 Agim Mustafa SHLP Gjuhë shqipe
38 Sami Shabani Fakutleti i arteve Art figurativ 1.9.2011
39 Ardita Aliu pa kualifikuar Edukatë muzikore 18.11.2011 5.2012
40 Arianit Shaqiri SHLP Klasor 19.3.2012 30.6.2012
41 Sanije Huruglica pa kualifikuar Anglisht 15.5.2012 30.6.2012
42 Arianit Shaqiri SHLP Klasor 1.9.2012
43
Pranvera
Bajrami Fakulteti Klasor 1.9.2012
44 Driton Dalipi Fakulteti Anglisht 1.9.2012
45
Valjeta Ahmeti
Fakulteti Matematikë 1.9.2012
46 Veton Shaqiri
Psikologji,
Letërsi shqipe. Gjuhë shqipe 4.2.2013
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Në këtë grafikon, për dallim nga të tjerët, mund të vërejmë
përqindjen më të madhe të mësimdhënësve femra (60%) se sa
meshkuj (40%), që deri më tani nuk e kemi hasur.
Meshkuj
17
40%
Femra
25
60%
Mësimdhënësit sipas gjinisë
(1999-2013)
Meshkuj
Femra
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic
Numri i nxënësve sipas viteve
Viti shkollor
1 1999/2000
2 2000/01
3 2001/02
4 2002/03
5 2003/04
6 2004/05
7 2005/06
8 2006/07
9 2007/08
10 2008/09
11 2009/10
12 2010/11
13 2011/12
14 2012/13
Në vitin e parë shkollor pas luftës, vërehet numër më i vogël i nxënësve,
që tregon se një pjesë e përlepnicasve nuk ishin kthyer në vendlindje pas
largimit të dhunshëm nga koha e luftës, ndërsa në vitet në vazhdim ka
0
100
200
300
400
500
600
1999/0
0
2000/0
1
2001/0
2
Gjithsej 419 469 478
Meshkuj 197 230 236
Femra 222 239 242
Nxënësit ndërmjet viteve 1999
rlepnicë Monografi 1942-2012
Numri i nxënësve sipas viteve shkollore
Meshkuj Femra Gjithsej
197 222 419
230 239 469
236 242 478
229 241 470
248 261 509
251 288 539
227 269 496
204 244 448
246 299 545
214 255 469
230 274 504
224 264 488
195 216 411
241 244 485
Në vitin e parë shkollor pas luftës, vërehet numër më i vogël i nxënësve,
që tregon se një pjesë e përlepnicasve nuk ishin kthyer në vendlindje pas
largimit të dhunshëm nga koha e luftës, ndërsa në vitet në vazhdim ka
2001/0 2002/0
3
2003/0
4
2004/0
5
2005/0
6
478 470 509 539 496
236 229 248 251 227
242 241 261 288 269
Nxënësit ndërmjet viteve 1999-2005
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic
ngritje të numrit, deri në vitin shkollor 2005/06, ku fillon të bie përsëri ky
numër i nxënësve. Fakt tjetër interesant është numri më i madh i vajzave në
gjithë këto vite shkollore të paraqitura në këtë grafikon, duke parë një
ndryshim të madh nga periudhat tjera kohore.
Edhe në këtë grafikon mund të vërejmë numrin më të madh të
vajzave në çdo vit shkollor.
0
200
400
600
2006/
07
2007/
08
2008/
09
Gjithsej 448 545 469
Meshkuj 204 246 214
Femra 244 299 255
Nxënësit ndërmjet viteve 2006
rlepnicë Monografi 1942-2012
kollor 2005/06, ku fillon të bie përsëri ky
numër i nxënësve. Fakt tjetër interesant është numri më i madh i vajzave në
gjithë këto vite shkollore të paraqitura në këtë grafikon, duke parë një
ndryshim të madh nga periudhat tjera kohore.
Edhe në këtë grafikon mund të vërejmë numrin më të madh të
2008/
09
2009/
10
2010/
11
2011/
12
2012/
13
469 504 488 411 241
214 230 224 195 244
255 274 264 216 485
Nxënësit ndërmjet viteve 2006-2012
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
2.3. Dokumente dhe foto të kohës
25.4.2000. Mësimdhënës nga Shkolla e Përlepnicës dhe mysafirë nga Shkolla e fshatit
Sanakos, nga Maqedonia, ku një pjesë e madhe e banorëve të Përlepnicës ishin të
strehuar në këtë fshat.
Figure 2Më 2003, mësimdhënësit në oborrin e shkollës. Nga e majta ulur: Bujar Nevzati,
Fatime Rrahmani-Dalipi, Nehat Rrahmani, Ilaz Kamberi, Shefik Shaqiri, Shefki Bajrami dhe
Nijazi Rrustemi. Nga e majta në këmbë: Fetije Shaqiri, Rexhep Rexhepi dhe Rexhep
Shabani (punëtor teknik).
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Figure 3Viti shkollor 2006/07. Nga e majta lart Drejtori i shkollës Abdullah Rexhepi dhe
mësimdhënësja Metije Rexhepi.
Fotografi e bërë më 25.4.2007, me rastin e Ditës së Shkollës. Nga e majta lart: Idriz
Shabani, Shkëndije Avdiu, Metije Rexhepi, Blerim Mehmeti, Syzana Ajeti, xx, Zeqirja
Abazi, Qefsere Sermaxha, Afrim x, Mirvete Azizi, Nijazi Rrustemi, Fejzulla Bajrami,
Abdullah Rexhepi, Shemsedin Muja, Nehat Rrahmani, Bajram Shabani, Fetah Fetahu,
Shefki Bajrami (lart), Shefik Shaqiri, Zejnulla Emini, Januz Shabiu, Haki Nevzadi dhe
Sheribane Mehmeti.. Nga e majta ulur: Bajrush Nevzadi, Daut Kamberi (punëtor teknik),
Zyrafete Musliu, Hafiz Rexhepi, Kadrush Abazi, Ilaz Kamberi dhe Adem Shabani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Viti shkollor 2009/10. Mësimdhënësi Blerim Mehmeti me klasën e tij.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic
Fotografitë e gjitha klasëve në vitin shkollor 2012/13
Parashkollorët – Fetije Shaqiri Parafillorët
Klasa I/1 –
Klasa I/2 (Kmetoc) – Antigona Shabani Klasa I/3 (Verbicë)
rlepnicë Monografi 1942-2012
Fotografitë e gjitha klasëve në vitin shkollor 2012/13
Shaqiri Parafillorët – Qefsere Sermaxha
Shefki Bajrami
Antigona Shabani Klasa I/3 (Verbicë) - Kadri Limani
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic
Klasa II/1 – Fidan Shaqiri Klasa II/2
Klasa II (Kmetoc) – Mirvete Azizi Klasa II (Verbicë)
Klasa III/1 – Fetah Hajrullahu Klasa III/2
rlepnicë Monografi 1942-2012
Fidan Shaqiri Klasa II/2 – Adem Shabani
Mirvete Azizi Klasa II (Verbicë) – Zejnullah Emini
Hajrullahu Klasa III/2 – Januz Shabiu
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Klasa III/3 – Antigona Shabani Klasa III/4 Kadri Limani
Klasa IV/1 – Shkëndije Avdiu Klasa IV/2 – Ilirianë Hajdini
Klasa IV/3 –Mirvete Azizi Klasa IV/4 –Zejnullah Emini
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Pranvera Bajrami
Klasa V/1 – Ylfete Rasimi Klasa V/2 – Blerim Mehmeti
Klasa V/3 – Arianit Shaqiri Klasa VI/1 – Hafiz Rexhepi
Klasa VI/2 – Sami Shabani Klasa VI/3 – Agim Mustafa
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Klasa VII/1 – Abdullah Maliqi Klasa VII/2 – Kujtim Bajrami
Klasa VIII/2 – Makfirete Shaqiri Klasa VIII/2 – Makfirete Shaqiri
Klasa VII/3 – Makfirete Shaqiri Klasa VIII/1 – Ajshe Salihu
Klsa VIII/2 – Alban Rasimi Klasa VIII/3 – Veton Shaqiri
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Klasa IX/1 – Teuta Rexhepi Klasa IX/2 – Syzana Ajeti
Klasa IX/3 – Zyrafete Musliu
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Raport i suksesit të nxënësve, më 20.12.2001
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
III. PERSONALITETE QË DOLËN NGA SHKOLLA
FILLORE “SKËNDERBEU”, NË PËRLEPNICË
Përlepnica njihet për numrin e madh të intelektualëve dhe
atdhedashësve, të cilët në një formë ose tjetër kanë dhënë kontribut në
ngritjen e vendit tonë në një shkallë më të lartë edukativo-arsimore, në
çështjen kombëtare dhe gjendjen sociale.
Edhe pse nuk kanë punuar në shkollën tonë, e meritojnë t’i kushtohet kjo
hapësirë dhe të shkruhet për ta, mbase pjesa më e madhe e tyre janë pjesë
e historisë kombëtare dhe figura të dalluara të vendit tonë.
Numri i tyre është aq i madh, sa që e kemi të vështirë t’i përmendim të
gjithë, si dhe për t’i lënë hapësirë përfshirjes së tyre në Monografinë e
fshatit, që shpresojmë të botohet në të ardhmen. Ne do t’i përmendim disa
prej tyre, si personalitete që janë shembull i mirë i angazhimit shoqëror:
Xhavit Ahmeti, Hydajet Hyseni, Zija Shemsiu, Feim Rasimi, Adem Sylejmani,
Enver Rexhepi, Selim Kamberi, Fehmi Salihu, Irfan Shaqiri, Fatmir Salihu,
Emrush Bejtullahu, e shumë e shumë figura të mëdha të fshatit tonë.
Fshati ynë ka arritur të nxjerrë kuadro thuajse në të gjitha fushat, duke
filluar nga Kultura, Shkenca, Sporti, si dhe kontributi në çështjen Kombëtare
në periudha të ndryshme kohore. Një numër i tyre kanë vepruar dhe
veprojnë jashtë vendit tonë, por çdo herë duke e ndje veten përlepnicas
dhe krenar që janë nga ky vend.
Qysh herët mbanin pozita të larta kulturore, arsimore, administrative,
sportive, por edhe tani kemi fatin që shumë pozita në udhëheqjen qendrore
dhe atë komunale të drejtohen nga përlepnicas, pra nxënës që kishin marrë
mësimet e para në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
IV. Udhëheqësit e shkollës së Përlepnicës dhe stafi
tjetër teknik
Çdo institucion ka organet e veta udhëheqëse, duke përfshi këtu edhe
shkollat, pa të cilët do ishte vështirë funksionimi normal i procesit
edukativo-arsimor. Duke e parë kontributin e gjithë atyre që udhëhoqën
shkollën e Përlepnicës nëpër vite, do paraqesim të dhëna për çdo periudhë
kohore aq sa kishin drejtuar këtë vatër të diturisë. Pos drejtorëve të
shkollës, mund të gjeni edhe stafin tjetër, në këtë rast sekretarët e shkollës
dhe punëtorët teknik.
Drejtorët e shkollës
Emri dhe mbiemri Pozita Fillimi i detyrës Mbarimi i detyrës
1 Abdylaziz Osmani Drejtor 1951
2 Fejzulla Ukshini Drejtor
3 Mustafë Hajrizi Drejtor
4 Xhevat Bajrami Drejtor 1957/58 1962
5 Salih Qerimi Drejtor 1962 1963
6 Adem Berisha Drejtor 1963 1968
7
Xevat Bajrami
Ushtrues detyre i
drejtorit
1964 1965
8 Gani Dalipi
Ushtrues detyre i
drejtorit
1965 1966
9 Nazim Xhelili Drejtor 1968 1981
10 Idriz Shabani Drejtor 1982 5.10.1995
11 Abdulla Rexhepi Drejtor 4.10.1995 13.3.2010
12 Sheribane Mehmeti Drejtoreshë 2010
Kjo tabelë e paraqitur më lart, paraqet drejtorët e shkollës ashtu sic kemi
arritur t’i sigurojmë përmes informative të marra nga mësimdhënësit e
vjetër dhe nga vet disa prej drejtorëve të paraqitur në këtë listë pra për
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
drejtorët në periudhat më të hershme, ndërsa udhëheqësit e mëvonshëm i
kemi siguruar nga dokumente të ruajtura në Arkivin e shkollës. Për fat të
keq nuk kemi siguruar të dhënat e plota për secilin drejtor, për fillimin e
punës dhe mbarimin.
Pos drejtorëve të shkollës, rol kuç në mbarëvajtjen e punëve kishin edhe
sekretarët e shkollës, të cilët mund t’i gjeni në tabelën e mëposhtme dhe
biografitë e disa prej tyre që kemi arritur t’i sigurojmë.
Sekretarët e shkollës
Nr Emri dhe mbiemri Profesioni Fillimi i punës Mbarimi i punës
1 Shefik Ibrahimi Sekretar 1.9.1961 12.3.1984
2 Isah Hasani Sekretar 2.6.1986 3.6.1987
3 Nexhmedin Sherifi sekretar 1.9.1984 1.9.1992
4 Rasim Rasimi Sekretar 2.11.1992 31.8.2000
5 Murat Rexhepi Sekretar 12.4.2010
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Biografitë e sekretarëve të shkollës
Shefik Ibrahimi: I lindur më 1928, në Përlepnicë. Shkollën
fillore e përfundoi në Përlepnicë. Në Shkollën e Përlepnicës,
fillon punën më 1.9.1961, deri më 12.3.1984.
Isa Hasani: I lindur më 2.2.1962 në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në
vendlindje ndërsa të mesmen në Gjilan. Fakultetin juridik në Prishtinë.
Punoi në Shkollën tonë si sekretar shkolle nga 2.6.1986-3.6.87.
Nexhmedin Sherifi: I lindur më 14.6.1960, në Zhegër.
Shkollën fillore e përfundoi në Cernicë, ndërsa të mesmen
në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik, në Prishtinë.
Punën në shkollën e Përlepnicës, filloi më 1.9.1984, deri më
1.9.1992. Pastaj shpërngulet për në Prishtinë, ku punon
Avokat i pavarur.
Rasim Rasimi: I lindur më 5.10.1960, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të
mesmen në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik, në
Universitetin e Prishtinës, në vitin 1985. Studimet
posdiplomike, në fushën e jurispodencës, përfundoi në
vitin 2013. Punën sekretar i shkollës në Përlepnicë, filloi
më 2.11.1992, deri më 31.8.2000. Vazhdon të punoj në
organet gjyqësore të vendit.
Murat Rexhepi: I lindur më 27.05.1955, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë. Gjimnazin ”Zenel
Hajdini“, në Gjilan në vitin 1975. Fakultetin Juridik e
përfundoi në vitin 1985 në Prishtinë. Fillimisht punoi në
“16 Nëntori” (ndërmarrje tregtare), për 5 vite. Më pas në
organizatën private tregtare “Gazmendi” për 6 vite. Nga
12.04.2010, punon sekretar shkolle këtu në Përlepnicë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Punëtorët teknik
Ana profesionale do ishte e mangët edhe pa anën teknike, kështu që
edhe institucionet edukativo-arsimore kanë punëtorët teknik, të cilët bëjnë
një punë të palodhshme për të qenë çdo herë të gatshme hapësirat
shkollore për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, e gjithë tjerët që janë
pjesë e shkollës dhe shoqërisë në përgjithësi.
Pas tabelës me punëtorët teknik, do të paraqesim biografitë e gjithë atyre
që kemi arritur t’i sigurojmë.
Punëtorët teknik
Nr Emri dhe mbiemri Profesioni Fillimi i punës Mbarimi i punës
1 Ibush Rexhepi Punëtor teknik 1.9.1959
2 Vehbi Hamidi Punëtor teknik 15.9.1960 15.10.1993
3 Murat Surdulli Punëtor teknik 1.9.1962 8.3.1988
4 Murtez Dushica Punëtor teknik 1.8.1965
5 Ahmet Musliu Punëtor teknik 15.4.1969 3.12.1995
6 Qedomir Filipoviq punëtor teknik 11.3.1970
7 Nazife Hyseni Punëtore teknike 15.9.1972 3.9.1974
8 Shaip Mehmeti punëtor teknik 1.8.1973 31.8.1973
9 Ibrahim Bajrami punëtor teknik 1.2.1976 6.5.1989
10 Rexhep Shabani Punëtor teknik 14.10.1983
11
Sylejmon
Sylejmoni punëtor teknik 15.2.1984 1.8.1986
12 Shaqir Sylejmani punëtor teknik 15.2.1984 31.8.1999
13 Agim Surdulli punëtor teknik 8.3.1988
14 Florije Bajrami Punëtore teknike 4.10.1989 19.9.1996
15 Daut Kamberi punëtor teknik 1.4.1991
16 Jetulla Rexhepi punëtor teknik 1.4.1994 12.8.2010
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
17 Neshat Bajrami Punëtor teknik 3.4.1996 31.8.2000
18 Shkëndije Bajrami Punëtore teknike 19.9.1996 31.8.2000
19 Mejdi Latifi punëtor teknik 8.9.1999
20 Lulzim Beqiri punëtor teknik 20.6.2003 31.3.2011
21 Havere Musliu Punëtore teknike 1.3.2011
22 Irfan Latifi punëtor teknik 1.3.2011
23 Izeir Ramadani Rojtar 1.3.2011
24 Ali Ibrahimi Rojtar 1.3.2011
Ibush Rexhepi: I lindur më 22.7.1923, në Përlepnicë. Ka
përfunduar katër klasë fillore. Në Shkollën e Përlepnicës ka
filluar punën më 1.9.1959, deri në pension.
Vehbi Hamidi: I lindur më 19.9.1935, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Punën në
Përlepnicë, e filloi më 15.9.1960, deri m 15.10.1993, deri në
pension.
Murat Surdulli: U lind më 1.1.1920, në Desivojcë, Komuna e
Kamenicës. Mësimet e para i mori në “Mejtep”, në
vendlindjen e tij. Pas presioneve nga pushtuesi i kohës,
shpërngulet për në fshatin Verbicë të Kmetocit. Nga viti 1962,
deri në vitin 1988, ishte punëtor ndihmës në shkollën e
Verbicës, Paralele e ndarë e shkollës së Përlepnicës. Vdiq në vitin 2009.
Ahmet Musliu: I lindur më 3.12.1935 në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Në shkollën e
Përlepnicës ka filluar punën më 15.4 1969 dhe aty punoi deri
në pension.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Ibrahim Bajrami: I lindur më . Shkollën fillore e
përfundoi në vendlindje. Punë ne filloi në shkollën tonë më
1.2.1976, deri më 6.5.1989, kur edhe ndërroi jetë.
Ramiz Kryeziu: I lindur më 25.1.1934, në Rogoçicë, Komuna
e Kamenicës. Punoi në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në
Përlepnicë, në cilësinë e kuzhinierit, në kohën kur u jepej
ushqim nxënësve sa qëndronin në shkollë.
Rexhep Shabani: I lindur më 14.3.1949, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Punën në Shkollën
fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, filloi më 14.10.1983, ku
edhe tani vazhdon.
Agim Surdulli: I lindur më 25.10.1956 në Desivojcë, komuna
e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë. Prej
3.8.1988 punon punëtor ndihmës në shkollën “Skëndërbeu”
të Përlepnicës, përkatësisht në paralelen e ndarë në Verbicë
të Kmetocit.
Florije Bajrami: E lindur më 19.12.1973, në Përlepnicë. Shkollën fillore e
përfundoi në vendlindje. Punën në shkollën e Përlepnicës, filloi më
4.10.1989, deri më 19.9.1996.
Daut Kamberi: I lindur më 01.05.1967 në Përlëpnicë.
Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në
Gjilan. Punën e filloi më 01.04.1991, ku vazhdon edhe tani.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Jetulla Rexhepi: I lindur më 12.8.1945, ën Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen
për zjarrfikës në Gjilan. Më 6.4.1989, fillon punën roje
shkolle, në Gjilan (punoi 5 vite). Nga 1.4.1994, e deri në
pension (12.8.2010), punoi në Shkollën fillore “Skënderbeu”,
në Përlepnicë, punëtor teknik. Më 3.11.2012, ndërroi jetë.
Neshat Bajrami: I lindur më 20.5.1956, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen
Ekonomike, në Gjilan. Punën në shkollën fillore
“Skënderbeu”, në Përlepnicë, e filloi më 3.4.1996, deri më
31.8.2000. Ndërroi jetë në Janar të vitit 2005.
Shkendije Bajrami: E lindur më , në Përlepnicë. Shkollën fillore e
përfundoi më vendlindje. Punën filloi më 19.9.1996, deri më 31.8.2000.
Mejdi Latifi: I lindur më 12.4.1956, në Kmetoc. Shkollën
fillore e përfundoi në Përlepnicë. Punën e filloi në Paralelen e
ndarë, në Kmetoc, më 8.9.1999, ku punon edhe tani.
Havere Musliu: E lindur më 05.01.1960 në Dajkoc, komuna e
Dardanes. Shkollen fillore e kreu në vendlindje. Filloi të punojë më
01.03.2011 në shkollën tonë ku vazhdon punën.
Irfan Latifi: I lindur më 1.2.1973, në Gjilan, me vendbanim
në Kmetoc. Nga Klasa I-IV, e përfundoi në Kmetoc, ndërsa nga
Klasa V-VIII, në Përlepnicë. Punën filloi më 1.3.2012, ku edhe
tani vazhdon.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Izeir Ramadani: I lindur më 19.1.1963, në Përlepnicë.
Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen
në “Zenel Hajdini”, drejtimi: Teknik laborant i biologjisë. Në
Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, punën e filloi
më 1.3.2011, roje nate.
Ali Ibrahimi: I lindur më 1.9.1974, në Përlepnicë. Shkollën
fillore e përfundoi në vendlindje, pastaj mori zanatin për
Vullkanizer. Roje nate në shkollën e Përlepnicës, filloi më
1.3.2011, ku punon edhe tani.
Muhamed Ibrahimi: I lindur më 08.06.1965 në
Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa
shkollën e mesme teknike ,drejtimi – Teknik i makinerisë. Nga
tetori i vitit 2006 filloi bartjen e nxënësve me iniciativë të
prindërve dhe me vetëfinancim të tyre. Nga viti 2007,
transportin e nxënësve e paguan Drejtoria Komunale e Arsimit të Gjilanit.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
V. Aktivitetet e lira kulturore, sportive dhe
edukativo-arsimore në shkollën tonë
Aktivitetet e lira me nxënës janë pjesë e pandashme e jetës shkollore,
duke i mundësuar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të jenë aktiv
dhe të ndikojnë pozitivisht në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Jeta
shkollore e nxënësve duhet të jetë e larmishme, duke i ofruar sa më shumë
mundësi kreativiteti krahas mësimeve të rregullta, mbase psikologjia e tyre
dhe mosha kërkojnë një laramani gjatë rrugës në ngritjen itelektuale dhe
fizike.
Shkolla jonë njihet për numrin e madh të aktiviteteve kulturore dhe
sportive qysh nga hapja e saj në vitet e hershme.
Kur në Kosovë dhe më gjerë në trojet tona etike ishte në pyetje
ekzistenca kombëtare, gjuha, kultura, e shumë veprimtari tjera jetësore, në
shkollën tonë u arrit edhe të përgatiteshin inskenime të dramave qysh në
vitet e hershme, pra rreth viteve 1945, siç ishte komedia e Kristof Loqit
“Vëllazëri e interes” dhe “Kumarxhinjtë janë burra”, duke treguar për fillet e
hershme kulturore të përgatitura dhe zbatuar në shkollë. Kjo ishte një
shtytje që edhe në vitet tjera në vazhdim të ketë sa më shumë aktivitete
kulturore dhe sportive, nga kanë dalë shumë veprimtarë dhe aktivistë të
suksesshëm në vitet në vazhdim.
Shkolla jonë kishte të formuara grupet e ndryshme letrare, Korin e
shkollës, grupin muzikor, Klubet sportive shkollore, të cilat funksiononin në
kuadër të shkollës, por aktivitetet e tyre i shtrinin edhe jashtë saj, duke
ofruar programe të ndryshme kulturore edhe për banorët e fshatit tonë dhe
më gjerë.
Me të krijuar Shoqërinë kulturore “Kosovarja” në Përlepnicë, nga po këta
nxënës të dalur nga shkolla ku janë kyçur edhe shumë nxënës që ende ndjeknin
mësimet e rregullta në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë. Programet e
shumta të shfaqura thuajse në tërë Kosovën dhe më gjerë nga kjo Shoqëri
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
kulturore, e bënte më të rëndësishme shkollën tonë dhe nxiste nxënësit të jenë sa
më aktiv dhe të nxirreshin talent që në të ardhmen të jenë pjesë e saj.
Fotografi e Grupit të valltarëve nga fshati ynë
Në çdo vit përgatitej shënimi i Ditës
së shkollës, më 25 Prill, dhe shfaqej
program i larmishëm kulturor i
përcjellur edhe me aktivitete tjera,
traditë që vazhdon edhe tani. Në këtë
shënim të Ditës së shkollës, merrnin
pjesë mysafirë të ndryshëm, gjë që e
bënin më madhështor këtë organizim.
Vet jeta e vështirë e banorëve të
Kosovës, duke përfshi edhe të fshatit
tonë, nga presionet dhe vështirësitë e
paraqitura nga pushtuesi serb, asesi nuk mund të ndikonte në vazhdimin e traditës
me kremte të shumta dhe aktivitete festime. Ndonjë vit, për nder të Ditës së
shkollës, programi kulturor jepej në hapësira të hapura para hyrjes së shkollës, por
edhe në Sallën e Kulturës në fshat.
Më poshtë do të paraqesim disa fotografi të Shënimit të Ditës së shkollës:
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
1993-Salla e Kulturës 1995-Para hyrjes së shkollës
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Kori i shkollës në Ditën e shkollës, në vitin 2012
2010-Dita e shkollws, nw Shtwpinw e kulturws2000-Shtëpia e kulturës
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Pos aktiviteteve kulturore, ishin të theksuara edhe aktivitetet sportive, duke marrë
pjesë në garat Komunale, pra në sportin shkollor. Sporti në vendin tonë është i
hershëm, duke filluar nga aktivitetet shkollore, janë arritur edhe themelimi i Klubit
të volejbollit 1977 dhe të futbollit në vitin 1980.
Aktivitet i lirë në volejboll, në vitin 1964.
Ekipi i volejbollit në garat Komunale, 2012
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Në vitin shkollor 1982/83, nxënësit e shkollës tonë, kanë arritur të tregojnë
rezultate shumë të larta, në aktivitetin “Teknikët e rinj”, duke e zënë vendin e parë.
Po ashtu, grupi i recitatorëve dhe historianëve kishin arritur rezultate të mira.
Pjesëmarrja e nxënësve të shkollës tonë në aktivitete të lira nuk ishte vetëm sa
për të qenë pjesë e tyre, por
arrinin rezultate të larta, siç
ishte gara në Komunikacion
(gara me biçikleta), e mbajtur
në vitin 2003, në të cilën
garë nxënësit e shkollës
tonë u shpërblyen me
vendin e dytë, ndërsa një
vit më vonë, në po këto
gara Komunale, arritën të
fitojnë vendin e tretë.
Mësimdhënësi Musa Hasani me nxënësit e tij gjatë garave të komunikacionit
Viti 1974
Marrja e shpërblimit në garat me biçikleta (mës.
Zeqiria Abazi)
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Ekipi i futbollit nga shkolla jonë, në Garat Kmunale, 2013 (mësimdhënësit: Kujtim
Bajrami-djathtas dhe Blerim Sylejmani-majtas)
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Tani, në vitin shkollor 2012/2013, të miratuar nga Këshilli i arsimtarëve, në
shkollën tonë, janë duke u zhvilluar aktivitete të lira, të planifikuara për çdo
muaj. Këto aktivitete udhëhiqen nga një grup i ngarkuar për këto
veprimtari, por gjithsesi të mbështetur nga gjithë mësimdhënësit, nxënësit
dhe udhëheqja e shkollës. Këto aktivitete janë paraparë të jenë të ndara
sipas fushave, si: Kuize të diturisë, nga Kultura (këndim, vallëzim, etj.),
Veprimtari letrare (Recitim, Lexim, Skeçe, etj.), Aktivitete sportive, etj.
Gara në vrapime Kuiz nga lënda e Historisë
Gara në futboll
Gara në këndim
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
FALENDERIME
Fshati Përlepnicë, nga Komuna e Gjilanit, njihet për frymën
edukativo-arsimore, duke i mundësuar çdo banori të saj
shkollimin edhe në kohërat më të vështira. Numri i madh i
intelektualëve nga ky fshat, ka nxitur për shumë aktivitete të
fushave të ndryshme, duke përfshi edhe shkollimin sa më të
denjë të gjeneratave të reja.
Për të përshkruar historikun e Shkollës Fillore “Skënderbeu”,
nga Përlepnica, që nga themelimi i saj, deri në vitin 2013, kemi
përgatitur këtë Monografi me shumë të dhëna faktike, të
siguruara nga persona të ndryshëm që ishin pjesë e këtij
institucioni në kohë të ndryshme, pa ndihmën e të cilëve nuk do
kishim në duart tona këtë material me vlerë për shkollën dhe
fshatin tonë në përgjithësi. Kështu që, falënderojmë gjithë ata që
dhanë kontributin e tyre në një mënyrë ose tjetër.
Ky material do jetë shembull i mirë dhe frymëzim për
gjeneratat e ardhshme, që të vazhdojnë traditën e ndjekur me
dekada drejt ngritjes në një shkallë sa më të lartë të arsimit jo
vetëm në këtë fshat, por edhe më gjerë.
Ndihma e ofruar, sidomos e veteranëve të arsimit nga kjo
shkollë, do të jetë e paharruar, të cilët falënderojmë
përzemërsisht.
Nuk duhet harruar as mbështetësit financiar që mundësuan
botim e saj, duke filluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit të
Gjilanit, Fabrikës së Betonit “PRO-ENG” (Rexhep Kadriu),
Shpend Aliu, Fondi i fshatit Përlepnicë.
SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012
Gjatë punës për të grumbulluar sa më shumë material, kemi
hulumtuar edhe në Arkivin Ndërkomunal të Gjilanit (rreth 15 ditë
radhazi), në Arkivin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë (3 ditë)
dhe Arkivin Shtetëror të Shqipërisë, në Tiranë (2 ditë), ku duhet
falëmderuar pa masë këto institucione të lartshënuara, mbase pa
mbështetjen e tyre nuk do kishim arritur të paraqesim shumë të
dhëna.
Fotografi gjatë punës në Arkivin Ndërkomunal të Gjilanit. Nga e majta: Fidan Shaqiri,
Blerim Mehmeti dhe Gani Maliqi (punëtor i Arkivit Ndërkomunal të Gjilanit)

More Related Content

What's hot (9)

SYLEJMAN Hasan ÇERKINI
SYLEJMAN  Hasan ÇERKINISYLEJMAN  Hasan ÇERKINI
SYLEJMAN Hasan ÇERKINI
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
Projekti 1 dt. 23
Projekti 1 dt. 23Projekti 1 dt. 23
Projekti 1 dt. 23
 
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashësFejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
 
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
Gazeta jemi edhe ne nr 44 janar 2014
 
Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar
Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar
Realiteti kosovës e vërteta e pazbuluar
 
Tik projekt
Tik projektTik projekt
Tik projekt
 
AHMET Hysen HOXHA - Dëshmor i Kombit
AHMET Hysen  HOXHA - Dëshmor i KombitAHMET Hysen  HOXHA - Dëshmor i Kombit
AHMET Hysen HOXHA - Dëshmor i Kombit
 
Monografia Pjesa 2
Monografia Pjesa 2Monografia Pjesa 2
Monografia Pjesa 2
 

Monografia Pjesa 3

  • 1. PERIUDHA 1991-99 “Shkolla dhe mësuesi janë biblioteka e mendjes” Luljeta Isaku
  • 2. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 I. PERIUDHA E PAVARËSIMIT TË ARSIMIT SHQIP, 1991-1999 1.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor Ngjarjet e viteve 90-ta, ishin pikë kthese për popullin tonë, duke vështirësuar çdo aspekt jetësor, duke përfshi edhe Sistemin Arsimor, të cilin dhunshëm organet serbe u munduan ta shkatërrojnë dhe të pamundësojnë shkollimin e shqiptarëve në gjuhën e tyre amtare. Në mënyrën më mizore u uzurpuan objektet shkollore, u dëbuan nga puna shumë punonjës arsimor vetëm se i përkisnin kombësisë shqiptare, u helmuan nxënësit, e shumë veprime tjera të ulëta, që për qëllim kryesor kishin ndërprerjen e mësimit në gjuhën shqipe dhe arsimimin e brezave të rinj. Por, as kësaj radhe pushtuesit nuk ia arritën qëllimit. Pas shumë përpjekjeve të popullit tonë që të gëzojë lirinë e përgjithshme, duke përfshi edhe të drejtën e edukimit dhe arsimimit, një e drejtë e garantuar me gjitha ligjet ndërkombëtare dhe Konventat e shumta për të drejtat e njeriut, u arrit që në rrethana mjaft të vështira të pavarësohej nga Sistemi i imponuar serb. Me angazhimin e pashoq të intelektualëve të kohës, mësimdhënësit, diasporës shqiptare, por mbi të gjitha mobilizimit të mirë nga popullata e gjerë shqiptare që jetonte në Kosovë, u arrit Pavarësimi i Sistemit Arsimor, duke gjetur rrugë dhe mënyra për ta funksionalizuar arsimimin. Edhe përkundër vështirësive të shumta, të natyrave të ndryshme, duke filluar nga mungesa e mjaftueshme e objekteve shkollore, teksteve mësimore, mjeteve financiare, presioneve të vazhdueshme të pushtuesit serb, etj., u arrit të mbijetohej dhe të sakrifikohet vet populli, me qëllim të krijimit të mundësisë për shkollim dhe edukim, me shpresën se një ditë do të vie liria dhe të kthehet normaliteti në jetën shkollore dhe institucionale. Kur nuk kishte hapësira shkollore, sidomos për Shkollimin e mesëm dhe të lartë, kishte shumë vullnetarë në mesin e popullatës, të cilët lëshuan shtëpitë e tyre për të improvizuar objektet shkollore, vetëm e vetëm të mos mbeteshin nxënësit pa dije dhe hapësira ku të merrnin mësimet e duhura.
  • 3. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Në anën tjetër, pushtuesi ndiqte këta pronarë të shtëpive-shkolla, duke i persekutuar në mënyra të ndryshme, por dëshira e tyre e madhe për të kontribuar atdheut në këtë mënyrë, i rezistuan çdo pengese. Krahas këtyre faktorëve të lartpërmendur, që kontribuan në mbajtjen në jetë të Arsimit shqip në Kosovë, meritë të pamohueshme kanë mësimdhënësit e kohës, të cilët rrezikuan edhe jetën e tyre, për të mos lërë Arsimin dhe edukimin në mëshirë të fatit dhe drejt shuarjes së tij. Kontributi i tyre ishte i pamohueshëm në çdo aspekt, duke ofruar nga vetja gjithë kapacitetet e tyre intelektuale dhe fizike, me qëllim të ruajtjes së gjuhës, traditës, kulturës dhe mirëqenies sociale. Për një kohë punuan edhe pa pagesë, duke lënë edhe familjarët e tyre të vuanin edhe për kafshatën e bukës, por asnjëherë të dorëzoheshin para sfidave që kishin. Edhe kësaj here i vie radha kontributit të diasporës shqiptare, që jetonte anë e kënd botës, por asnjëherë duke mos harruar vendlindjen. Pas organizimeve të shumta në diasporë dhe në vend, u arrit të sigurohej një fond për të ndihmuar Sistemin Arsimor në Kosovë, në forma të ndryshme, por prapë se prapë vështirësitë ishin të shumta, kështu që vetëm ata që e përjetuan mund ta përshkruajnë deri diku këto ndodhi rrëqethëse. Ne do t’u kthehemi shkollës tonë, në Përlepnicë gjatë kësaj periudhe të vështirë, ku vihej në pikëpyetje ekzistenca kombëtare në Kosovë, por fal angazhimit të përgjithshëm, u arrit dëshira e madhe e të gjithëve që një ditë të mos ketë pengesa që ishin në këtë periudhë. Në Përlepnicë, shkolla fillore funksiononte deri diku mirë, duke përdorur objektin e njëjtë shkollor që e kishte edhe më herët, por vështirësitë ishin të natyrave tjera, duke filluar nga mungesa e materialeve shkollore, teksteve shkollore, mos pagesën e rregullt të mësimdhënësve, pastaj edhe të numrit të shtuar të nxënësve, mbase për një kohë mësonin edhe nxënësit e Shkollës së Mesme. Edhe në këtë periudhë kohore, nën administrimin e Shkollës amë në Përlepnicë, ishin edhe tri paralelet e ndara: në Kmetoc, Verbicë dhe Makresh, duke vështirësuar edhe më shumë funksionimin, mbase edhe kontaktet ishin më të vështira dhe bashkëpunimi. Organizimi i banorëve të fshatit tonë që jetonin këtu dhe atyre jashtë vendit, mundësoi të ketë vazhdimësi shkollimi dhe të mos ndjej rrezikimin e
  • 4. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 mbylljes së shkollës. Në anën tjetër, mbizotëronte në popull vullneti dhe dëshira e madhe që në asnjë mënyrë të mos lejoj ndërprerjen e mësimit dhe kështu ndodhi deri në momentin e largimit nga fshati në mënyrë të dhunshme nga pushtuesi serb. Mirënjohje nga Drejtoria e Arsimit të Gjilanit, për kontributin e dhënë në ruajtjen e arsimit shqip në këtë periudhë të vështirë.
  • 5. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Në këtë periudhë disavjeçare (1991-99), numri i nxënësve për çdo vit shkollor ishte mesatarisht 500, një numër mesatar për një shkollë siç ishte e Përlepnicës me paralelet e ndara, duke e pasur parasysh faktin se pas ndodhive të viteve 90-ta, kishte shpërngulje për në Perëndim. Ndihmë e vazhdueshme për shkollën tonë kishte edhe nga Shoqata “Zija Shemsiu”, e formuar dhe ndihmuar nga mërgimtarët tanë që jetonin në Zvicër dhe më gjerë, ndihmë që sa do pak zbuste vështirësitë e shumta të kohës. Vitet kalonin së bashku me vuajtjet dhe pengesat e shumta organizative, deri në momentin e ndërprerjes së mësimit për shkak luftës që kishte përfshirë edhe vendin tonë. Me të filluar bombardimet e NATO-s mbi forcat serbe, mësimi ishte ndërprerë, duke pasuar pastaj edhe depërtimi i dhunshëm drejt Maqedonisë, nga forcat serbe. Dihet mirë se, populli ynë është arsimdashës edhe përkundër vështirësive nëpër periudha kohore, duke e treguar këtë gatishmëri edhe në kohën e luftës së fundit, duke bërë organizimin e mësimit në forma të ndryshme, në kampet e qëndrimit në Shqipëri dhe Maqedoni. Këtë e dëshmuan edhe banorët e fshatit tonë, duke prirë mësimdhënësit nga kjo shkollë, që të mos linin nxënësit të shkëputeshin nga e gjithë jeta shkollore, organizuan mësimin në forma të ndryshme për nxënësit nga Përlepnica, por edhe për gjithë tjerët që kishin vullnet të ishin pjesë e tyre. Nuk ishte e lehtë të bëhet ky organizim, por vullneti i madh dhe dëshira që së paku fëmijët të kurseheshin nga vuajtjet e përjetuara dhe vështirësive nëpër kampe qëndrimi, u arrit të zhvillohet mësimi.
  • 6. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Nxënësit dhe mësimdhënësit duke shkuar në shkollë. Sanakos, Maqedoni, më 24.4.1999 (në foto shihet njëri prej mësimdhënësve Isa Qerimi, ndërsa me ta punuan edhe Blerim Mehmeti, Zeqirja Abazi, etj., Përgjegjës për punëtorët arsimor ka qenë Fetah Hajrullahu) Ky organizim u bë me shpresën se shumë shpejtë do të vie liria në Kosovë dhe do ktheheshin gjithë të shpërngulurit, duke iu kthyer edhe jetës shkollore dhe kjo ëndërr u realizua për banorët e fshatit tonë dhe të gjithë Kosovës. Mësimi u realizua në periudhën kohore Prill-Qershor 1999.
  • 7. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 1.2. Biografitë e mësimdhënësve Nehat Rrahmani: I lindur më 15.9.1945 në Përlepnicë. Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi-matematikor, e kreu në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi: Gjeografi- Histori, e përfundoi më 1966, në Gjakovë. Në vitin shkollor 1969/70 punoi për herë të parë në Bresalc. Nga viti 1971- 1977 në Cërnicë, ndërsa nga viti 1977-1981 punoi në Sh.f. ”Thimi Mitko”. Ndërmjet viteve 1981-1990, punoi në “Abaz Ajeti”. Në shkollën e vendlindjes së tij, filloi punën në vitin 1990, deri më 2010, ku edhe u pensionua. Bujar Nevzati: I lindur më 2.1.1967, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Gjilan. Përfundoi edhe Programin Rikualifikues, në Fakultetin e Edukimit, Qendra në Gjilan. Punën e filloi më 28.2.1991, në Paralelen e ndarë në Makresh. Ndërsa nga viti shkollor 1994/95, punoi në Paralelen e ndarë në Verbicë të Kmetocit. Në shkollën amë, pra në Përlepnicë, filloi punën më 1999, ku punoi deri në vitin 2008. Nga ky vit ishte udhëheqës në institucione të larta Komunale. Tani është Drejtor i Drejtoratit Komunal të Arsimit, në Gjilan.
  • 8. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Mirvete Azizi: E lindur më 20.10.1956, në Breznicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike. Pas diplomimit një vit punoi në Breznicë. Prej vitin 1988 punoi në Gregjenik, Komuna e Kamenicë, deri në vitin 1992. Nga 1992, u punësua në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, Paralelja e ndarë në Kmetoc, ku edhe vazhdon punën. Ragip Ramadani: I lindur më 10.12.1961, në Shillovë, Komuna e Gjilanit. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë, ndërsa të Mesmen në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega e Gjuhës shqipe dhe letërsisë, të cilën e përfundoi në vitin 1984, ndërsa në vitin 1988 diplomoi në Fakultetin e Arteve në Prishtinë. Nga vitin 1987, deri në vitin 1993, punoi në fshatin Bardhosh, Komuna e Prishtinës. Në shkollën tonë filloi punën, më 4.2.1993, deri më 31.8.1995, ndërsa nga 1.9.1995, punon në Sh.f. “Abaz Ajeti”, në Gjilan. Zeqirja Abazi: I lindur më, 19.11.1962, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Shkollën e mesme teknike “Mehmet Isai”, drejtimi i elektroteknikes në Gjilan. Shkollën e lartë pedagogjike,drejtimi i Politeknikes e kreu në Prishtinë. Punën e ka filluar më 1994 në shkollën fillore “Skënderbeu” të Perlepnicës, ku vazhdon ende punën.
  • 9. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Burbuqe Sylejmani: E lindur më 6.10.1969, në Gjilan. Shkollën fillore dhe te mesme i përfundoi në vendlindje, ndërsa diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Grupi i edukatoreve, në Gjilan. Në Shkollën e Përlepnicës punoi në vitin shkollor 1993/94. Rexhep Rexhepi: i lindur më 12.8.1945, në Përlepnicë. Shkollën fillore në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Vazhdoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Biologji-Kimi, në Shkup. Punën filloi në vitin 1968, në Sh.f. “Emin Duraku”, në Malishevë, deri më 1970. Puna e radhës ishte në shkollën e Dobërqanit (1971-1972). Në “Thimi Mitko”, në Gjilan punoi nga viti 1973, deri në vitin 1995 dhe nga ky vit e deri në pensionim punoi në Përlepnicë, mësimdhënës i lëndës së biologjisë. Shemsedin Muja: I lindur më 5.1.1953, në Hogosht të Kamenicës. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Kamenicë. Vazhdoi studimet në Fakultetit Ekonomik, në Prishtinë. Së pari punën filloi në vendlindje, nga viti 1980, deri në vitin 1987. Më 16.10.1995, filloi punën në Paralelen e ndarë në Makresh, ku vazhdon punën edhe tani. Agim Vranovci: I lindur më 29.9.1969, në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Gjilan, në vitin 1992, ndërsa në Korrik të vitit 2009, përfundoi studimet në programin Rikualifikues, në Fakultetin e Edukimit, Qendra në Gjilan. Punën së pari filloi në Shkollën fillore “Vatra e Diturisë”, në Livoç i Epërm, ku punoi 4 vite, pastaj nga
  • 10. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 5.9.1996, deri më 31.8.1997, punoi në Sh.f. “Skënderbeu”, në Përlepnicë, Paralelja e ndarë në Makresh. Nga Shtatori 1997, punon në Sh.f. “Musa Zajmi”, në Gjilan. Blerim Mehmeti: I lindur më 29.03.1967, në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa Shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu” e përfundoi më 08.05.1992.në Gjilan. Ka përfunduar Fakultetit të Edukimit (në programin e Rikualifikimit). U punësua në tetor të vitit 18.9.1996 në Verbicë të Kmetocit, në cilësinë mësimdhënësit klasor. Pas 12 viteve, pra më 1.9.2008 fillon punon në shkollën amë, ku punon edhe tani. Është Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit fillor dhe të mesëm, për Komunën e Gjilanit. Zejnullah Emini: Është lindur më 6.6.1955, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, në vitin 1974. Shkollimin e lartë e vazhdoi në po në Gjilan, në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, ku edhe diplomoi. Punën e filloi më 1976, në Komunën e Kamenicës, fshatin Firiçevë, deri më 1979. Nga 1980, deri më 1997, punoi në Kamenicë (gjatë kësaj kohe punoi edhe në Busavatë dhe Ropotovë, në mungesë të kuadrit arsimor). Në vitet 1997-1999, punoi në Makresh, Paralele e ndarë e shkollës së Përlepnicës. Nga 1.3.1999, punon në Verbicë, ku vazhdon edhe tani punën. Hafiz Rexhepi: I lindur më, 25.3.1959, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, në vitin 1974, ndërsa të mesmen në Gjimanzin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, më 1979. Studimet i përfundoi në Fakultetin Filozofik, Dega Gjuhë dhe letërsi shqipe, në vitin 1992. Për herë të parë filloi të punonte në Shkollën e mesme “Marin
  • 11. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Barleti”, në Gjilan, në cilësinë e profesorit të Gjuhës dhe letërsisë shqipe, nga viti 1995, deri ën vitin 1998. Nga Shtatori i viti 1998, ka filluar të punoj në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku edhe tani punon. Sheribane Mehmeti: E lindur më 28.4.1952, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa për katër vite ndjeki mësimet në Shkollën Normale, në Gjilan, ndërsa diplomoi në Gjimnazin “9 Maji”, në Kamenicë. Në vitin 1985, përfundoi studimet, në Fakultetin Filologjik, Drejtimi: Letërsi dhe Gjuhë shqipe, në Universitetin e Prishtinës. Pas shumë vitesh pritje për punësim, më 1.10.1998, filloi në Shkollën e Përlepnicës, për lëndën: Letërsi dhe Gjuhë shqipe. Prej vitit 2010, është zgjedhur drejtoreshë e shkollës, detyrë të cilën e ushtron edhe tani. Personeli arsimor prej vitit 1991-1999 (Periudha para luftës) Nr Emri dhe mbiemri Shkollimi Niveli i arsimit/lënda Fillimi i punës Mbarimi i punës 1 Nehat Rrahmani SHLP Histori 1.2.1991 15.9.2010 2 Bujar Nevzati SHLP Klasor 22.8.1991 15.10.1993 3 Shaban Shemsiu SHLP Edukatë muzikore 1.9.1991 18.10.1993 4 Fitnete Kamberi SHLP Matematikë 23.3.1992 31.8.1994 5 Mirvete Azizi SHLP Klasor 23.3.1992 6 Hyxhrete Ramadani SHLP Matematikë 1.9.1992 31.8.1994 7 Ragip Ramadani Fakulteti Art figurativ 4.2.1993 31.8.1995 8 Mefail Maliqi 15.10.1993 9 Burbuqe Sylejmani SHLP edukatore 1.11.1993 3.5.1994 10 Zeqiria Abazi SHLP TIK 11.2.1994 31.8.1995 11 Bujar Nevzati SHLP Klasor 1.9.1994 1.2.2008 12 Fejzulla Bajrami SHLP Klasor 1.11.1994 7.3.2012 13 Rrahmon Redenica SHLP 1.9.1995 31.8.1999 14 Rexhep Rexhepi SHLP Biologji 5.10.1995 12.8.2010 15 Shemsedin Muja Klasor 16.10.1995 31.8.1999 16 Mefail Maliqi SHLP 7.12.1995 31.8.1996
  • 12. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 17 Nebahare Thaqi SHLP arsimtare 2.9.1996 31.8.1997 18 Agim Vranovci SHLP Klasor 5.9.1996 31.8.1997 19 Blerim Mehmeti SHLP Klasor 18.9.1996 20 Zejnullah Emini SHLP Klasor 1.9.1997 21 Mefail Maliqi SHLP 1.9.1997 31.8.1999 22 Florije Rexhepi 9.9.1997 31.8.2000 23 Zeqirja Abazi SHLP TIK 16.9.1997 24 Hafiz Rexhepi Fakulteti Gjuhë shqipe 1.10.1998 25 Sheribane Mehmeti Fakulteti Gjuhë shqipe 1.10.1998 Në periudhën kohore 1991-1999, pra në kohën e pavarësimit të Sistemit arsimor në Kosovë, përsëri dominonte numri i mësimdhënësve meshkuj. Meshkuj 15 68% Femra 7 32% Numri i mësimdhënësve sipas gjinisë. 1991-1999 Meshkuj Femra
  • 13. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic Numri i nxënësve sipas viteve shkollore Viti shkollor Meshkuj 1 1991/92 2 1992/93 3 1993/94 4 1994/95 5 1995/96 6 1996/97 7 1997/98 8 1998/99 Kjo ishte njëra ndër periudhat më të veçanta të arsimit shqip, pra të pavarësimit të tij. Krahas periudhës paraprake (1974 numrit të nxënësve, por vlen të përmendet numri më i madh femra krahas meshkujve (në vitet shkollore 1997/98 dhe 1998/99). 0 100 200 300 400 500 600 1991 /92 1992 /93 1993 /94 Gjithsej 490 495 507 Meshkuj 263 258 267 Femra 227 237 240 Nxënësit ndërmjet viteve 1991 rlepnicë Monografi 1942-2012 nxënësve sipas viteve shkollore Meshkuj Femra Gjithsej 263 227 490 258 237 495 267 240 507 266 236 502 270 250 520 231 230 461 258 286 544 276 297 573 Kjo ishte njëra ndër periudhat më të veçanta të arsimit shqip, pra të pavarësimit të tij. Krahas periudhës paraprake (1974-1990), vërehet rënie e numrit të nxënësve, por vlen të përmendet numri më i madh i nxënësve hkollore 1997/98 dhe 1998/99). 1994 /95 1995 /96 1996 /97 1997 /98 1998 /99 502 520 461 544 573 266 270 231 258 276 236 250 230 286 297 Nxënësit ndërmjet viteve 1991-1998
  • 14. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 1.3. Financimi i Arsimit shqip Pas pavarësimit të Sistemit tonë Arsimor, kishte pengesa të natyrave të ndryshme, duke përfshi këtu edhe financimin e tij. Ky organizim institucional kërkonte angazhim të gjithëmbarshëm për të arritur mbijetimin dhe vazhdimin e punës edukativo-arsimore, si njëri nga parakushtet që populli jonë të ruajë gjuhën, traditën, kulturën dhe mbi të gjitha ekzistencën si tërësi. Ishte i domosdoshëm angazhimi për të gjetur rrugë që mundësonin financimin e arsimit shqip në vendin tonë, pa të cilin nuk do kish ekzistuar mundësia e arritjes ku jemi tani në kushte rrënjësisht të ndryshme. Vullneti i madh për të ndihmuar dhe mbështetur pa rezerva punën shkollore, u formuan Këshille të financimit nëpër vendbanime të ndryshme në Kosovë edhe përkundër rrezikut që kanosej në çdo moment nga pushtuesi serb, që ndjekte rrugën e vrasjeve, burgosjeve, rrahjeve, dëbimeve, e shumë mjeteve tjera me të vetmin qëllim pengimin e punës edukativo-arsimore. ”Këshilli u organizua shpejt në nivelin qendror (Këshilli Qendror i Financimit) dhe lokal (Këshillat komunalë të financimit), i cili i vuri vetes objektiv dhe detyrë formimin e strukturës së gjerë në tërë Kosovën, organizimin profesional, zhvillimin e një veprimtarie intensive, për sigurimin e mjeteve për financimin e arsimit, të shëndetësisë, të asistencës sociale…”1 . Mësimdhënësit mbetën pa paga, por punën nuk e ndalonin, duke nxitur prindërit dhe popullatën në përgjithësi të gjenin forma financimi, por me funksionalizimin e Këshilleve dhe Nënkëshilleve, gjendja filloi të ndryshonte për të mirë edhe pse në një masë të vogël mbuloheshin nevojat e tyre. Pushteti serb në vazhdimësi mundohej të gjente rrugë për të penguar punën që bëhej në institucione arsimore, duke formuar fonde për lëmin e arsimit, ku për qëllim nuk kishte të ndihmonte arsimin, por të shkatërronte të tërin “Qysh me formimin e këtyre fondeve u pa qëllimi djallëzor i 1 Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati, Bajram Shatri, “Këshilli Qendror për Financim i Kosovës.Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, faqe 3.
  • 15. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 pushtetarëve serbë në Kosovë. Kështu, nga 8 anëtarë të pleqësisë së fondit, do të mund të zgjidheshin më së shumti 2 shqiptarë” 2 Edhe në Përlepnicë filloi së funksionuari Nënkëshilli i financimit, i cili ishte shumë aktiv dhe me kalimin e viteve u dallua për punën e bërë, duke arritur edhe të shpallet në mesin e më të mirëve për shumë herë. Sipas shumë procesverbaleve të takimeve të Nënkëshillit të financimit, raporteve financiare, planeve e shumë statistikave tjera, të cilat falë Ilmi Ibrahimit janë ruajtur, mund të kuptojmë seriozitetin në punë dhe mbështetjen e lartë nga populli. 3 Mbledhje e Këshillit të Financimit-Raportim për gjendjen financiare. 7.1.1996, në Shtëpinë e kulturës “Zija Shemsiu”, në Përlepnicë. 2 Mehmet Hajrizi, Ismail Kastrati, Bajram Shatri, “Këshilli Qendror për Financim i Kosovës.Libri Shkollor, Prishtinë, 2007, faqe 15. 3 Fotografi e nxjerrur nga incizimet e bëra nga Shefki Bajrami
  • 16. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Pjesa më e madhe e mjeteve financiare të grumbulluara sipas lagjeve, janë dedikuar për arsimin, ndërsa pjesa tjetër për sektorët tjerë dhe nevoja organizative. Fusha e arsimit zinte më së shumti hapësirë, mbase ishte pikë kuçe në ruajtjen e Kombit në vendin tonë. Grumbullimi i parave bëhej sipas kritereve të caktuara nga Këshilli Qendror për Financim (në Prishtinë), duke ngarkuar familjet sipas kushteve ekonomike dhe pasurisë; 4 4 Dokument i siguruar nga Ilmi Ibrahimi (Kryetar i Nënkëshillit të Financimit, në Përlepnicë, në atë kohë)
  • 17. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Raportimi për gjitha mjetet e grumbulluara bëhej për një muaj, tre muaj, gjashtë muaj dhe një vit. 5 Anëtarët e Këshillit të Financimit duke raportuar për punën e tyre gjatë vitit 1996 (Nga e majta Rushit Avdiu, Ilmi Ibrahimi dhe Zeqirja Abazi) Puna e Nënkëshillit të Financimit në Përlepnicë, jo vetëm që bënte grumbullimin e parave, por kryente edhe aktivitete tjera që ishin në interes të popullatës në vendin tonë, por këtu vlen të përmendet një fakt interesant, regjistrimi i gjithë banorëve të Përlepnicës që jetonin në vend dhe jashtë Kosovës, statistikë që është nxjerrë falë punës së palodhshme të të gjithë atyre që ishin pjesë e Nënkëshillit të financimit dhe organeve tjera në fshatin tonë. Sipas këtij regjistrimi vullnetar, në vitin 1994, Përlepnica kishte 2225 banorë, ndërsa jashtë Kosovës kishte 375 banorë. Më poshtë keni të paraqitur një tabelë të planifikimit dhe realizimit të grumbullimit të mjeteve financiare në fshatin tonë sipas lagjeve dhe familjeve. Kjo tabelë është nxjerrë nga libri i procesverbaleve dhe raporteve financiare, të marrë nga Ilmi Ibrahimi (Kryetar i Nënkëshillit financiar, në Përlepnicë). 5 Fotografi e nxjerrur nga incizimet e bëra nga Shefki Bajrami
  • 18. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 6 6 Tabelë e nxjerrë nga libri i procesverbaleve dhe raporteve financiare të Nënkëshillit financiar, në Përlepnicë – Dokument i ruajtur nga Ilmi Ibrahimi
  • 19. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 1.4. Dokumente dhe foto të kohës Më 1995, Klasa V/1. Drejtori i shkollës Idriz Shabani (majtas ulur), mësimdhënësit Fetah Hajrullahu, Shefik Shaqiri dhe punëtori teknik Ahmet Musliu (i pari nga e djathta) Më 17.10.1995, në një takim të mësimdhënësve: Nga e majta; Nijazi Rrustemi, Adem Shabani, Rexhep Rexhepi, Shefik Shaqiri, Ahmet Ajeti dhe Abdylhakim Shaqiri.
  • 20. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Figure 1Më 4.6.1996. Mësimdhënësit nga e majta: Bajrush Nevzadi, Hakim Rasimi (sekretar i shkollës), Abdylhakim Shaqiri dhe Shefik Shaqiri. Më 25.4.1997, Shënimi i Ditës së shkollës, në Sallën e Kulturës, në Përlepnicë.
  • 21. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Nga e majta mësuesi Nehat Rrahmani
  • 22. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Plan i punës
  • 23. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Suksesi i nxënësve sipas lëndëve-Raport. Viti shkollor 1998/99
  • 24. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 PERIUDHA 1999-2013 “Ndërtesa shkollore duhet të jetë më e bukura e fshatit, ku zemra e fëmijës të kënaqet e mendja do t’i dëfrehet” Rexhep Mitrovica
  • 25. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 II. Sistemi arsimor pas Luftës së fundit, 1999- 2013 2.1. Ndryshimet në Sistemin Arsimor Me të përfunduar lufta e fundit, filloi një epokë e re për gjithë banorët e Kosovës, duke përfshi edhe përlepnicasit. Dëshira e madhe dhe vullneti për ta rindërtuar vendin edhe më mirë seç ishte, shtyri gjithë banorët të japin nga vetja kontributin, duke mos kursyer asgjë. Dhe fal këtij vetëmohimi, Përlepnica arriti t’i kthehej jetës normale. Përlepnica njihet për intelektualët e shumtë që ka dhënë me vite të tëra për çështjen kombëtare dhe edukativo-arsimore, duke e pasur më të lehtë të ndihmojë në rimëkëmbjen e Sistemit Arsimor në tërë Kosovën, duke reflektuar edhe në fshatin tonë. Pra, pas një mundi të madh u arrit që shkolla e Përlepnicës të jetë e gatshme për të zhvilluar normalisht punën edukativo-arsimore. Gjatë luftës ishte dëmtuar objekti shkollor në Përlepnicë, por edhe në paralelet e ndara në Kmetoc, Verbicë të Kmetocit dhe në Makresh (ishte e djegur tërësisht), por me investime të ndryshme nga institucione vendore dhe të huaja, u arrit të jetë e gatshme të pres shkollarët të marrin dijet e tyre të nevojshme. Sistemi Arsimor i Kosovës, filloi të ndryshoj vit pas viti, duke pasur një qasje të re, të bazuara në Sistemet e shumë vendeve të zhvilluara. Zbarkuan shumë organizata qeveritare dhe joqeveritare nga vendet e Evropës dhe nga Kontinentet tjera, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e arsimit në një shkallë sa më të lartë edhe pse nuk ishte e lehtë të arriheshin ndryshimet e nevojshme. I gjithë Sistemi Arsimor kishte nevojë për reformim, duke shtuar konkurrencën e dijes dhe ikjes së mësimdhënies dhe mësimnxënies tradicionale.
  • 26. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Përqendrimi i Institucioneve arsimore të Kosovës, organizatave të huaja, shoqërisë civile, komunitetit, etj., ishte i shumë anshëm, duke filluar nga infrastruktura shkollore, metodologjive të reja mësimore, trajnimeve të mësimdhënësve, infrastrukturën ligjore (e cila ishte e mangët), përvetësimin e mjeteve të shumta të konkretizimit, përfshirjen e komunitetit në jetën shkollore, e shumë fusha tjera, që nuk ishin lehtë të arrihen dhe lirshëm mund të themi qe edhe tani 13 vite pas luftës ka ende shumë punë për të arritur më të mirën që ka qëllim Arsimimi dhe edukimi i brezave të rinj. Me ndarjen e përgjegjësive sipas niveleve të udhëheqjes Arsimore, u bë më e lehtë puna në teren edhe pse centralizimi i Sistemit Arsimor shkaktonte pengesa të ndryshme, por gjithnjë duke e pasur parasysh se vendi ynë ka pak vite që kishte dalë nga një luftë shkatërrimtare dhe duhej pritur ndryshimet hap pas hapi. Normalizimi i punës nga nivelet më të larta deri tek ato më të ulëta, pra shkollat, shtroi nevojën për reformimin e Sistemit Arsimor në një shkallë më të gjerë. Qëllimet dhe objektivat ishin të shumta, si: • Përgatitjen e mësimdhënësve për zbatimin e metodologjive të reja mësimore: pasuan trajnime të shumta të kuadrit arsimor. • Rregullimin e infrastrukturës shkollore: Përshtatja e ambienteve shkollore ekzistuese për punë.
  • 27. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 • Ndërtimi i objekteve të reja shkollore: Mungesa e hapësirave të mjaftueshme paraqiste problem të madh në zhvillimin e mësimit, duke mbi ngarkuar klasët me numër të madh nxënësish dhe duke punuar me disa ndërrime. • Bashkëpunimi në mes komunitetit dhe institucioneve shkollore: Komunitetit të afrohej sa më shumë me shkollën dhe të jetë pjesë e saj me aktivitetet të ndryshme. Ka edhe shumë pika tjera që ndikojnë në ngritjen e cilësisë arsimore, por ndryshimet nuk u ndalën asnjë vit dhe derisa të ekzistojë njerëzimi, do të jenë të nevojshme ndryshime pozitive. Këto ndryshime reflektuan edhe te mësimdhënësit dhe nxënësit e Shkollës së Përlepnicës, mbase pjesë e procesit ishim edhe ne dhe mbështetnim në vazhdimësi çdo iniciative që ishte në të mirë të nxënësve dhe ngritjes së cilësisë në Arsim. U shtrua nevoja për ndryshimin e niveleve të shkollimit, nga ai i më parshmi që ishte 4 (Klasa I-IV, cikli i ulët), 4 (Klasa V-VIII, cikli i lartë), 4 (Shkolla e Mesme I-4) në atë që është tani, 5 (Shkolla fillore, kl. I-V), 4 (Shkolla e mesme e ulët, Kl. VI-IX), 3 (Shkolla e Mesme e lartë, Kl. X-XII). Këto ndryshime nuk u zbatuan njëherazi, mbase nuk ishte e lehtë të bëhen ndryshime të menjëhershme, por u zbatuan pjesë-pjesë. Në vitin shkollor2003/04, puna filloi me plan-programe të reja mësimore dhe atë fillimisht vetëm me Klasën e Parë dhe të Gjashtë. Ndërsa një vit më
  • 28. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 vonë, pra në vitin shkollor 2004/05, filloi punën Klasa IX-të. Ky ndryshim kishte vështirësitë e veta, sidomos në plan-programin mësimor të saj, mbase nuk kishte përputhje të duhur me moshën e nxënësve, duke i ngarkuar së tepërmi, por me kalimin e viteve u bënë përmirësimet e nevojshme dhe u arrit një stabilitet më i mirë. ndërsa në vitin shkollor 2007/08 u fut në sistem për herë të parë Klasa e V-të, duke iu bashkuar Klasëve I-IV dhe duke u quajtur Shkollë Fillore (Kl. I-V). Këto ndryshime nuk ishin të lehta dhe kërkonin durim dhe angazhim të madh nga akterët e shumtë që janë të përfshirë në Sistemin Arsimor. Institucionet nuk ndaluan drejt ndryshimeve pozitive edhe pse jo në nivelin siç pritej, por një vendim i mirë për gjithë qytetarët e Kosovës, ishte shpërndarja e librave pa pagesë për gjithë nxënësit e Shkollimit fillor dhe atij të Mesëm të ulët, duke i ndihmuar familjet në kursimin e shumë mjeteve financiare për të siguruar këto libra. Kjo ka filluar të zbatohet në vitin shkollor 2008/09 dhe për çdo vit është vepruar njëjtë, pra edhe në vitin që jemi 2012/13. Tjetër ndryshim ka në rregullimin e objekteve të reja shkollore në gjithë Kosovë, si një parakusht për të arritur sukseset e dëshiruara. Së fundmi, është përgatitur edhe Kurikuli i Ri i Kosovës për Sistemin Parauniversitar, duke u bazuar në kompetenca dhe metodologji të reja të punës, sidomos “Nxënësi në qendër”. Po ashtu, në vitin shkollor 2012/13, për herë të parë ka filluar të përdoret Abetarja mbarëkombëtare për nxënësit në Shqipëri dhe në Kosovë. Gjithë këto që u përmendën më lart, ishin pjesë edhe e punës së mësimdhënësve dhe stafit tjetër shkollor të Përlepnicës, duke i mirëpritur ndryshimet e nevojshme dhe duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në çdo proces.
  • 29. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 2.2. Biografitë e mësimdhënësve Fatime Ramadani: E lindur më 8.12.1969, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, në vitin 1984, ndërsa shkollimin e mesëm në Gjilan, më 1989. Vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Fizikë-Kimi dhe diplomoi më 14.10.1993. Punën filloi më 3.10.1999, në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë dhe në Livoç të Ulët, ku punon edhe tani (në të dy shkollat të njëjtën kohë). Abdulla Kamberi: I lindur më 12.9.1952, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Punën ka filluar në Shkollën fillore “Musa Zajmi”, në Gjilan, gjatë vitit 1989. Në shkollën e Përlepnicës, ka filluar më 1.9.2000, deri më 31.8.2005. Për shumë vite punoi në Gjimnazin “Ismajl Qemajli”, në Kamenicë, deri më 31.8.2010. Ndërsa së fundmi punoi në Shkollën fillore “Xhavit Ahmeti”, në Hodonoc, nga 1.2.2011, deri më 31.8.2012. Metije Hoxha-Rexhepi: E lindur më 6.5.1969, në Cernicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Matematikë-Fizikë, e përfundoi në vitin 1991, në Gjilan. Punoi në disa shkolla fillore si: “Mulla Idrizi”, në Velekincë, “Nazim Hikmet”, në Petrovc, “Abaz Ajeti”, në Gjilan dhe nga viti 2002 punon në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku punon edhe tani.
  • 30. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Adelinë Klaiqi: E lindur më 31.7.1976, në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje, ndërsa studimet i vazhdoi në SHLP, në Gjilan dhe diplomoi në vitin 2005. Më pas studimet i vazhdoi në Prishtinë, Dega e Gjuhës angleze. Punën mësimdhënëse e filloi në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, ndërsa në Shkollën e Përlepnicës punoi në vitin shkollor 2004/05 Syzana Hyseni-Ajeti: E lindur më 7.12.1960, në Preshevë. Shkollën fillore dhe atë të mesme i përfundoi në vendlindje. Filloi studimet në Fakultetin Filozofik, Dega e Pedagogjisë, në Universitetin e Prishtinës. Për një kohë punoi në Shkollën fillore “15 Nëntori”, në Preshevë, ndërsa nga 1.9.2004, punon në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku edhe tani punon mësimdhënëse e lëndës Edukatë-qytetare. Teuta Rexhepi: E lindur më 15.6.1966, në Prishtinë. Shkollën fillore e përfundoi në Gjilan, ndërsa shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Fakultetin e Gjuhës dhe letërsisë angleze, në Prishtinë, në vitin 2001. prej vitit 1992, deri më 1997, ka punuar në Sh. f. “Abaz Ajeti”, në Gjilan. Në vitin shkollor 1998/99, punoi në Ramjan, Komuna e Vitisë. Nga viti 2005, punon arsimtare e Gjuhës angleze, në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku edhe tani punon. Zejnepe Kërçeli: E lindur më 29.10.1971, në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendlindje. Shkollën e Lartë Pedagogjike, Drejtimi Klasor, e përfundoi në Gjilan. Diplomoi në Universitetin Shtetëror të Tetovës, Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze. Në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, filloi të punoj në vitin
  • 31. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 shkollor 2005/06, deri në vitin 2009. Tani punon në Shkollën e mesme “Arbëria”, në Gjilan. Afrim Isufi: I lindur më 1.9.1970, në Gjilan. Shkollën fillore e përfundoi në Desivojcë, Komuna e Kamenicës, ndërsa të mesmen në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Gjilan. Punën e filloi në fshatin Desivojcë “Kadri Zeka”, nga viti 1991, deri në vitin 1994. Në shkollën tonë, Paralelja e ndarë në Makresh, filloi punën më 1.9.2006, ku punon edhe tani. Po ashtu, për shumë vite punoi edhe në institucione private. Artan Hajrullahu: I lindur më 26.7.1979 në Gjilan. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë, kurse të mesmen në Gjilan, drejtimi Ekonomik. Diplomoi në Fakultetin e Arteve, dega e pikturës, në vitin 2004, në Prishtinë. Kreu studimet posdiplomike-Master, në vitin 2008. Pas kryerjes së Fakultetit të Arteve është punësuar në shkollën fillore ‘’Skënderbeu’’, në Përlepnicë, prej 1.9.2006, deri më 2010. Nga 1.9.2010, punon në Shkollën e Mesme te Artit Pamor, në Gjilan. Shkëndije Xhelili-Avdiu: E lindur në Përlepnicë, më 30.8.1973. Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë., ndërsa të e mesmen në Drejtimin Klasor, në vitin shkollor 1991/92 e përfundoi në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, në Gjilan, në vitin 2003. Punën e filloi në shkollën fillore në Përlepnicë, më 1.9.2006, ku edhe vazhdon të punoj.
  • 32. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic Fidan Shaqiri: Shkollimin fillor e kreu në Përlepnicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Fakultetin e Edukimit, Programi Fillor, në Gjilan, e kreu në vitin 2006, ndërsa studimet e shkallës së tretë, Master, Drejtimi: Menaxhimi Arsimit, në Fakultetin Filozofik, i përfundoi në vitin 2010. Punën filloi në Shkollën e Përlepnicës, paralelja e ndarë në Kmetoc, më 1.9.2007 më 12.3.2012, ndërsa nga kjo datë u transferua në shkollën amë, pra në Përlepnicë, ku punon edhe tani. Është mësimdhënës në ciklin e ulët (Kl. I Valentina Leka: E lindur në Gjilan. Shkollimin fillor dhe të mesëm të përfunduar në vendlindje. Vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin filologjik, Dega e Gjuhës Angleze. Punën në shkollën e Përlepnicës, në paralelet e ndara në Kmetoc, Verbicë dhe Makresh, filloi më 1.9.2007, deri më 31.3.2011. Ilirijane Ajdini: Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin Matematiko-Natyror, në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike e përfundoi në vitin 1994, ndërsa në Programin Rikualifiku Punën e filloi në vitin shkollor 2001/2002, në Sh.f. “Esat Berisha”, në Llashticë. Aty punoi një vit e gjysmë. Në nëntor të vitit 2008, filloi punën në Shkollën e Përlepnicës, ku vazhdon të punoj. rlepnicë Monografi 1942-2012 qiri: I lindur më 19.3.1983, në Gjilan. Shkollimin fillor e kreu në Përlepnicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Fakultetin e Programi Fillor, në Gjilan, e kreu në vitin 2006, ndërsa studimet e shkallës së tretë, Master, Drejtimi: Menaxhimi Arsimit, në Fakultetin Filozofik, i përfundoi në vitin 2010. Punën filloi në Shkollën e Përlepnicës, paralelja e ndarë në Kmetoc, më 1.9.2007, ku punoi deri më 12.3.2012, ndërsa nga kjo datë u transferua në shkollën amë, pra në Përlepnicë, ku punon edhe tani. Është mësimdhënës në ciklin e ulët (Kl. I-V). E lindur në Gjilan. Shkollimin fillor dhe vendlindje. Vazhdoi studimet në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin filologjik, Dega e Gjuhës Angleze. Punën në shkollën e Përlepnicës, në paralelet e ndara në Kmetoc, Verbicë dhe Makresh, filloi : E lindur më 14.9.1972, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të Gjimnazin “Zenel Hajdini”, drejtimi Natyror, në Gjilan. Shkollën e Lartë Pedagogjike e përfundoi në vitin 1994, ndërsa në Programin Rikualifikues diplomoi në vitin 2009, në Gjilan. Punën e filloi në vitin shkollor 2001/2002, në Sh.f. “Esat Berisha”, në Llashticë. Aty punoi një vit e gjysmë. Në nëntor të vitit 2008, filloi punën në Shkollën e Përlepnicës, ku vazhdon të punoj.
  • 33. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Ylfete Ismaili-Rasimi: E lindur më 24.02.1970, në Malishevë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme ekonomike: Kontabilitet, në Gjilan. Vazhdoi Shkollën e Lartë Pedagogjike “Skënderbeu”, drejtimi-Klasor, në Gjilan dhe diplomoi në vitin 2003. Për herë të parë filloi punën në Paralelen e ndarë në Verbicë të Kmetocit (zëvendësim) dhe në shumë shkolla tjera të Komunës së Gjilanit; në “Thimi Mitko”, në Gjilan, (1 vit), dhe në Mihir (2 muaj). Nga viti shkollor 20102011 punon e rregullt në Përlepnicë. Alban Rasimi: I lindur më 6.1.1986, në Gjilan. Shkollën fillore të përfunduar në “Selami Hallaçi”, në Gjilan. Shkollimin e mesëm në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, Drejtimi Matematikor-Natyror, vitin 2004, në Gjilan, ndërsa Fakultetin e Edukimit, Drejtimi: Gjeografi- Edukatë qytetare, në vitin 2008, Qendra në Gjilan. Kishte fatin që për herë të parë të punësohej në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, nga viti 2008, ku punon edhe tani, mësimdhënës i lëndës së Gjeografisë. Kadri Limani: I lindur më 20.07.1954 në fshatin Pidiq. Shkollën fillore e kreu në fshatin Shurdhan. Shkollën e mesme në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Studioi për dy vite fakultetin pedagogjik, ndërsa diplomoi në Sh.L.P. në Gjilan më 1977. Punoi në shkollën fillore “Bajram Curri”, në fshatin Shurdhan. Nga viti shkollor 1976/77 ka punuar në Paralelen e ndarë në Dunav. Pas vitit 2000, një vit punoi në “Thimi Mitko”, në Gjilan (zëvendësim). Nga 3.11.2008 punon në Paralelen e ndarë të shkollës fillore ”Skënderbeu”, të Përlepnicës, në Verbicë të Kmetocit ku vazhdon të punoj.
  • 34. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Arta Ajeti: E lindur më 24.12.1984. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë, ndërsa të mesmen në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, Drejtimi Histori- Edukatë Qytetare, në Gjilan. Punën e filloi më 1.9.2009, në Shkollën fillore “Skënderbeu”, Në Përlepnicë, paralelja e ndarë në Makresh, ndërsa tani punon në shkollën amë, në Përlepnicë. Safete Bajrami: E lindur më 4.1.1981, në Gjilan. Shkollën fillore e përfundoi në “Abaz Ajeti”, në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, po në Gjilan. Në Universitetin e Prishtinës, diplomoi në Fakultetin Filologjik, Dega-Gjuhë dhe letërsi angleze. Për herë të parë kishte fatin të punonte në Shkollën fillore “Rexhep Elmazi”, në Gjilan, nga viti 2007, deri më 2009., ndërsa nga aty u transferua në Përlepnicë, ku vazhdon të punoj edhe tani mësimdhënëse e lëndës Gjuhë angleze. Kujtim Bajrami: I lindur më 8.6.1978, në Shkup, ndërsa me vendbanim në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë, ndërsa të mesmen në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin e Shkencave sportive, në Universitetin e Prishtinës, më 2005, po ashtu edhe Studimet Master i përfundoi në këtë universitet, në vitin 2012. Para se të fillonte punën në arsim, për shumë vite ishte pjesëtar i Policisë së Kosovës, ndërsa nga viti 2010, punon në Sh.f. “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku vazhdon edhe tani.
  • 35. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Festim Ismajli: i lindur më 22.12.1986, në Gjilan. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje (Sh.f. “Selami Hallaçi”), ndërsa të mesmen në Shkollën e Muzikës, në vitin 2005. Diplomoi në Fakultetin e Muzikës, Drejtimi-Pedagogjia e Përgjithshme Muzikore, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 2011. Është në përfundim të Studimeve Master në fushën e Muzikës, Drejtimi Pedagogjik, po ashtu në Universitetin e Prishtinës. Punën së pari filloi në Përlepnicë, për një vit shkollor (1.9.2009-31.8.2010, ndërsa nga viti shkollor 2010/2011, punon në Shkollën-Lagja numër VIII, në Gjilan, ku punon edhe tani. Antigona Sylejmani Shabani:E lindur më 23.08.1981 në Gjilan. Shkollën fillore e kreu në vendlindje. Gjimnazin n”Zenel Hajdini”,drejtimi gjuhësor e kreu në Gjilan. Shkollën e lartë pedagogjike e përfundoi në vitin 2004. Në shtator të vitit 2010, ka filluar të punojë në shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, ku vazhdon të punojë. Gazmend Arifi: I lindur më 5.8.1984, në Budrikë e epërme, Komuna e Vitisë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në shkollën teknike “Mehmet Isai”, në Gjilan. Në vitin 2008 diplomoi në Fakultetin e Edukimit, Drejtimi Histori-edukatë qytetare. Studimet e magjistraturës i ka përfunduar në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në Tetovë, në Departamentin e Historisë. Në Shkollën e Përlepnicës, Paralelja e ndarë në Kmetoc, punoi në vitin shkollor 2011/12.
  • 36. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Makfirete Shaqiri: E lindur më 5.1.1985, në Rogovë, Komuna e Gjakovës. Shkollën fillore dhe të mesme i përfundoi në vendin e lindjes, pra në Rogovë, ndërsa Fakultetin e Edukimit, Drejtimi: Biologji-Kimi, në Gjakovë. Më 1.9.2008, filloi të punonte në Shkollën fillore “Haxhi Hoti”, në Rogovë, Komuna e Gjakovës. Këtu punoi deri më 31.8.2012. Në Shkollën e Përlepnicës filloi punën më 1.9.2012, ku punon edhe tani. Jep mësim për lëndët Biologji dhe Kimi. Agim Mustafa: I lindur më 27.4.1960, në Gjilan, me vendbanim në Kmetoc. Shkollën fillore të përfunduar në Kmetoc dhe Përlepnicë. Të mesmen Teknike, Dega e Makinerisë, në Gjilan. Vazhdoi studimet në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës shqipe dhe Letërsi, në Prishtinë. Me punë në arsim ka filluar në vitin 1996, në Verbicë të Zhegocit. Nga viti 2010 punon në Sh.f. “Skënderbeu”, në Përlepnicë, Paralelja e ndarë në Kmetoc, ku edhe tani është arsimtar i lëndës Gjuhë shqipe. Ajshe Salihu: E lindur më 20.06.1960,në Lisockë të Kamenicës. Klasën I, II-të, i përfundoi në Sh.f. “Skënderbeu”, në Lisockë, ndërsa klasët tjera në “Selami Hallaçi”, në Gjilan. Shkollën e mesme “Zenel Hajdini”, drejtimi Biologji, e kreu në Gjilan. Fakultetin e shkencave Matematiko-natyrore, drejtimi – Biologji, e përfundoi në Universitetin e Prishtinës. Prej vitit 2002-2004, punoi duke zëvendësuar në shumë shkolla të Komunës së Gjilanit (Përlepnicë, Malishevë, Uglar, Pogragjë, Sllubicë, Livoç, Bresalc, Gjilan). Ndërsa nga viti shkollor 2004/2005, deri më 2006, punoi në Shkollën fillore “Emin Duraku”, në Malishevë. Nga viti shkollor 2006/2007, deri më 2008, në Sh.f. “Musa Zajmi”, në Gjilan. Në vitin shkollor 2008/2009, deri 2010, punoi në Sh.f. “Esat Berisha”, në Llashticë. Prej vitit 2010/11, punon në Sh.f. “Skënderbeu”, në Përlepnicë.
  • 37. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Besa Hoti-Shefkiu: E lindur më 17.7.1986, në Gjilan. Shkollën fillore e përfundoi në “Musa Zajmi”, në Gjilan, ndërsa të mesmen Shkollën e Muzikës “Prenk Jakova”. Studimet i vazhdoi në Fakultetin e Arteve, Universiteti AAB, në Prishtinë. Fillimisht punoi në Sh.f. “Abaz Ajeti”, në Gjilan, pastaj në Sh.f. “Vatra e Diturisë”, në Livoç të Epërm. Punën vazhdoi në Pasjak, në Sh.f. “Nushi dhe Tefiku”. Tani punon në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë dhe Sh.f. “Musa Zajmi”, në Gjilan. Adelinë Maliqi: E lindur më 31.5.1979, në Gjilan. Shkollën fillore dhe Gjimnazin “Zenel Hajdini”, i përfundoi në vendlindje. Regjistroi Fakultetin Filologjik, në Prishtinë, Dega Gjuhë dhe Letërsi angleze. Punën e filloi në Shkollën e mesme “Arbëria”, në Gjilan. Një vit punoi në Shkollën fillore “Musa Zajmi”, në Gjilan dhe së fundmi punoi në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, paralelja e ndarë në Kmetoc. Magribe Kamberi:E lindur më 02.04.1971 në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme “Zenel Hajdini” e kreu në Gjilan, drejtimi juridik. Studimet i vazhdoi në universitetin e Prishtinës, dega Gjuhë dhe letërsi shqipe. Diplomoi më 05.10.1998. Punoi në disa shkolla si ë shkollën “Ramiz Cërnica”,”Mehmet Isai”,”Avdulla Tahiri”.Tani punon në shkollën fillore “Skëndëerbeu”,në Përlepnicë ku vazhdon të punoj. Arianit Shaqiri: I lindur më 17.7.1978, në Gjilan. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë, ndërsa shkollën e mesme në Gjimanzin “Zenel Hajdini”, në Gjilan. Diplomoi në Shkollën e Lartë Pedagogjike, në Korrik 2001, në Gjilan. Filloi punën në shkollën e Përlepnicës, më 21.3.2012, ku vazhdon të punoj edhe tani.
  • 38. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Pranvera Bajrami-Abdullahu: E lindur më 17.3.1979, në Ferizaj. Shkollën fillore “Jeronim De Rada” e kreu në Ferizaj, ndërsa shkollën e mesme në vitin 1997, po ashtu në Ferizaj. Diplomoi në Fakultetin e Edukimit, Dega në Gjilan, drejtimin Fillor,në vitin 2006. Puna e saj e parë është në shkollën e Përlepnicë më 1.9.2012 (zëvendësim). Driton Dalipi: I lindur më 10.1.1985, në Gjilan. Nga muaji Mars, deri në Qershor 2007, ka punuar në Sh.f. “Thimi Mitko”, në Gjilan, pastaj nga Dhjetori 2011, deri në Qershor 2012, në Sh.f. në Malishevë, të Gjilanit, ndërsa nga kjo shkollë kalon i rregullt në Shkollën “Skënderbeu”, në Përlepnicë, Paralelja e ndarë në Kmetoc dhe Verbicë e Kmetocit (nga 3.9.2012), ku punon edhe tani. Veton Shaqiri: i lindur më 1.5.1983, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Medresenë “Alaudin”, në Gjilan. Ka diplomuar në Fakultetin Filozofik, drejtimi: Psikologji (2009) dhe në Fakultetin Filologjik, drejtimi Letërsi shqipe (2011). Punën në Shkollën e Përlepnicës filloi më 4.2.2013.
  • 39. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Personeli arsimor prej vitit 1999-2013 Nr Emri dhe mbiemri Shkollimi Lënda Fillimi i punës Mbarimi i punës 1 Fatime Rrahmani SHLP Kimi 1.11.1999 2 Hatixhe Nexhipi SHLP Klasor 8.11.1999 31.9.2000 3 Rrahmon Redenica SHLP Klasor 10.12.1999 4 Abdulla Kamberi pa kualifikuar Anglisht 1.9.2000 31.8.2005 5 Shemsedin Muja pa kualifikuar 1.9.2003 6 Metije Rexhepi SHLP Matematikë 18.9.2003 7 Adelinë Klaiqi SHLP Anglisht 1.9.2004 31.8.2005 8 Suyzana Ajeti Fakulteti i Pedagogjisë Ed. Qytetare 1.9.2004 9 Teuta Rexhepi Fakulteti i anglishtes Anglisht 1.9.2005 10 Zejnepe Kërqeli SHLP Anglisht 1.9.2005 31.8.2009 11 Naim Kurteshi SHLP 1.9.2005 31.8.2006 12 Artan Hajrullahu Fakulteti Art figurativ 1.9.2006 31.8.2010 13 Afrim Isufi SHLP Klasor 1.9.2006 31.3.2011 14 Shkëndije Avdiu SHLP Klasor 1.9.2006 15 Fidan Shaqiri Fakulteti Klasor 1.9.2007 16 Valentina Leka pa kualifikuar Anglisht 1.9.2007 31.3.2011 17 Iliriana Hajdini SHLP Klasor 1.9.2008 18 Ylfete Rasimi SHLP Klasor 1.9.2008 3.11.2008 19 Alban Rasimi Fakulteti i edukimit Gjeografi 22.9.2008 20 Kadri Limoni SHLP Klasor 3.11.2008 21 Arta Ajeti Fakulteti i edukimit Histori 1.9.2009 22 Safete Bajrami Fakulteti i anglishtes Anglisht 1.9.2009 23 Festim Ismajli pa kualifikuar Edukatë muzikore 1.9.2009 31.8.2010 24 Flora Maliqi pa kualifikuar Anglisht 8.9.2009 25.11.2009 25 Kujtim Bajrami Fakulteti Edukatë fizike 11.1.2010
  • 40. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 26 Antigona Shabani SHLP Klasor 1.2.2010 8.3.2010 27 Ajshe Salihu Fakulteti i Biologjisë Biologji 1.9.2010 28 Besa Shefkiu Fakulteti i muzikës Edukatë muzikore 1.9.2010 29 Adelina Maliqi pa kualifikuar Anglisht 1.9.2010 31.8.2011 30 Magribe Kamberi Fakulteti i Gjuhës shq. Gjuhë shqipe 1.9.2010 31 Ylfete Rasimi SHLP Klasor 1.9.2010 32 Antigona Shabani SHLP Klasor 1.9.2010 33 Gazmend Arifi 34 Vlora Kastrati 35 Makfirete Shaqiri Fakulteti i Edukimit Kimi-Biologji 1.9.2011 31.8.2012 36 Adelinë Maliqi pa kualifikuar Anglisht 1.9.2011 30.6.2012 37 Agim Mustafa SHLP Gjuhë shqipe 38 Sami Shabani Fakutleti i arteve Art figurativ 1.9.2011 39 Ardita Aliu pa kualifikuar Edukatë muzikore 18.11.2011 5.2012 40 Arianit Shaqiri SHLP Klasor 19.3.2012 30.6.2012 41 Sanije Huruglica pa kualifikuar Anglisht 15.5.2012 30.6.2012 42 Arianit Shaqiri SHLP Klasor 1.9.2012 43 Pranvera Bajrami Fakulteti Klasor 1.9.2012 44 Driton Dalipi Fakulteti Anglisht 1.9.2012 45 Valjeta Ahmeti Fakulteti Matematikë 1.9.2012 46 Veton Shaqiri Psikologji, Letërsi shqipe. Gjuhë shqipe 4.2.2013
  • 41. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Në këtë grafikon, për dallim nga të tjerët, mund të vërejmë përqindjen më të madhe të mësimdhënësve femra (60%) se sa meshkuj (40%), që deri më tani nuk e kemi hasur. Meshkuj 17 40% Femra 25 60% Mësimdhënësit sipas gjinisë (1999-2013) Meshkuj Femra
  • 42. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic Numri i nxënësve sipas viteve Viti shkollor 1 1999/2000 2 2000/01 3 2001/02 4 2002/03 5 2003/04 6 2004/05 7 2005/06 8 2006/07 9 2007/08 10 2008/09 11 2009/10 12 2010/11 13 2011/12 14 2012/13 Në vitin e parë shkollor pas luftës, vërehet numër më i vogël i nxënësve, që tregon se një pjesë e përlepnicasve nuk ishin kthyer në vendlindje pas largimit të dhunshëm nga koha e luftës, ndërsa në vitet në vazhdim ka 0 100 200 300 400 500 600 1999/0 0 2000/0 1 2001/0 2 Gjithsej 419 469 478 Meshkuj 197 230 236 Femra 222 239 242 Nxënësit ndërmjet viteve 1999 rlepnicë Monografi 1942-2012 Numri i nxënësve sipas viteve shkollore Meshkuj Femra Gjithsej 197 222 419 230 239 469 236 242 478 229 241 470 248 261 509 251 288 539 227 269 496 204 244 448 246 299 545 214 255 469 230 274 504 224 264 488 195 216 411 241 244 485 Në vitin e parë shkollor pas luftës, vërehet numër më i vogël i nxënësve, që tregon se një pjesë e përlepnicasve nuk ishin kthyer në vendlindje pas largimit të dhunshëm nga koha e luftës, ndërsa në vitet në vazhdim ka 2001/0 2002/0 3 2003/0 4 2004/0 5 2005/0 6 478 470 509 539 496 236 229 248 251 227 242 241 261 288 269 Nxënësit ndërmjet viteve 1999-2005
  • 43. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic ngritje të numrit, deri në vitin shkollor 2005/06, ku fillon të bie përsëri ky numër i nxënësve. Fakt tjetër interesant është numri më i madh i vajzave në gjithë këto vite shkollore të paraqitura në këtë grafikon, duke parë një ndryshim të madh nga periudhat tjera kohore. Edhe në këtë grafikon mund të vërejmë numrin më të madh të vajzave në çdo vit shkollor. 0 200 400 600 2006/ 07 2007/ 08 2008/ 09 Gjithsej 448 545 469 Meshkuj 204 246 214 Femra 244 299 255 Nxënësit ndërmjet viteve 2006 rlepnicë Monografi 1942-2012 kollor 2005/06, ku fillon të bie përsëri ky numër i nxënësve. Fakt tjetër interesant është numri më i madh i vajzave në gjithë këto vite shkollore të paraqitura në këtë grafikon, duke parë një ndryshim të madh nga periudhat tjera kohore. Edhe në këtë grafikon mund të vërejmë numrin më të madh të 2008/ 09 2009/ 10 2010/ 11 2011/ 12 2012/ 13 469 504 488 411 241 214 230 224 195 244 255 274 264 216 485 Nxënësit ndërmjet viteve 2006-2012
  • 44. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 2.3. Dokumente dhe foto të kohës 25.4.2000. Mësimdhënës nga Shkolla e Përlepnicës dhe mysafirë nga Shkolla e fshatit Sanakos, nga Maqedonia, ku një pjesë e madhe e banorëve të Përlepnicës ishin të strehuar në këtë fshat. Figure 2Më 2003, mësimdhënësit në oborrin e shkollës. Nga e majta ulur: Bujar Nevzati, Fatime Rrahmani-Dalipi, Nehat Rrahmani, Ilaz Kamberi, Shefik Shaqiri, Shefki Bajrami dhe Nijazi Rrustemi. Nga e majta në këmbë: Fetije Shaqiri, Rexhep Rexhepi dhe Rexhep Shabani (punëtor teknik).
  • 45. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Figure 3Viti shkollor 2006/07. Nga e majta lart Drejtori i shkollës Abdullah Rexhepi dhe mësimdhënësja Metije Rexhepi. Fotografi e bërë më 25.4.2007, me rastin e Ditës së Shkollës. Nga e majta lart: Idriz Shabani, Shkëndije Avdiu, Metije Rexhepi, Blerim Mehmeti, Syzana Ajeti, xx, Zeqirja Abazi, Qefsere Sermaxha, Afrim x, Mirvete Azizi, Nijazi Rrustemi, Fejzulla Bajrami, Abdullah Rexhepi, Shemsedin Muja, Nehat Rrahmani, Bajram Shabani, Fetah Fetahu, Shefki Bajrami (lart), Shefik Shaqiri, Zejnulla Emini, Januz Shabiu, Haki Nevzadi dhe Sheribane Mehmeti.. Nga e majta ulur: Bajrush Nevzadi, Daut Kamberi (punëtor teknik), Zyrafete Musliu, Hafiz Rexhepi, Kadrush Abazi, Ilaz Kamberi dhe Adem Shabani.
  • 46. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Viti shkollor 2009/10. Mësimdhënësi Blerim Mehmeti me klasën e tij.
  • 47. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic Fotografitë e gjitha klasëve në vitin shkollor 2012/13 Parashkollorët – Fetije Shaqiri Parafillorët Klasa I/1 – Klasa I/2 (Kmetoc) – Antigona Shabani Klasa I/3 (Verbicë) rlepnicë Monografi 1942-2012 Fotografitë e gjitha klasëve në vitin shkollor 2012/13 Shaqiri Parafillorët – Qefsere Sermaxha Shefki Bajrami Antigona Shabani Klasa I/3 (Verbicë) - Kadri Limani
  • 48. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnic Klasa II/1 – Fidan Shaqiri Klasa II/2 Klasa II (Kmetoc) – Mirvete Azizi Klasa II (Verbicë) Klasa III/1 – Fetah Hajrullahu Klasa III/2 rlepnicë Monografi 1942-2012 Fidan Shaqiri Klasa II/2 – Adem Shabani Mirvete Azizi Klasa II (Verbicë) – Zejnullah Emini Hajrullahu Klasa III/2 – Januz Shabiu
  • 49. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Klasa III/3 – Antigona Shabani Klasa III/4 Kadri Limani Klasa IV/1 – Shkëndije Avdiu Klasa IV/2 – Ilirianë Hajdini Klasa IV/3 –Mirvete Azizi Klasa IV/4 –Zejnullah Emini
  • 50. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Pranvera Bajrami Klasa V/1 – Ylfete Rasimi Klasa V/2 – Blerim Mehmeti Klasa V/3 – Arianit Shaqiri Klasa VI/1 – Hafiz Rexhepi Klasa VI/2 – Sami Shabani Klasa VI/3 – Agim Mustafa
  • 51. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Klasa VII/1 – Abdullah Maliqi Klasa VII/2 – Kujtim Bajrami Klasa VIII/2 – Makfirete Shaqiri Klasa VIII/2 – Makfirete Shaqiri Klasa VII/3 – Makfirete Shaqiri Klasa VIII/1 – Ajshe Salihu Klsa VIII/2 – Alban Rasimi Klasa VIII/3 – Veton Shaqiri
  • 52. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Klasa IX/1 – Teuta Rexhepi Klasa IX/2 – Syzana Ajeti Klasa IX/3 – Zyrafete Musliu
  • 53. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Raport i suksesit të nxënësve, më 20.12.2001
  • 54. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 III. PERSONALITETE QË DOLËN NGA SHKOLLA FILLORE “SKËNDERBEU”, NË PËRLEPNICË Përlepnica njihet për numrin e madh të intelektualëve dhe atdhedashësve, të cilët në një formë ose tjetër kanë dhënë kontribut në ngritjen e vendit tonë në një shkallë më të lartë edukativo-arsimore, në çështjen kombëtare dhe gjendjen sociale. Edhe pse nuk kanë punuar në shkollën tonë, e meritojnë t’i kushtohet kjo hapësirë dhe të shkruhet për ta, mbase pjesa më e madhe e tyre janë pjesë e historisë kombëtare dhe figura të dalluara të vendit tonë. Numri i tyre është aq i madh, sa që e kemi të vështirë t’i përmendim të gjithë, si dhe për t’i lënë hapësirë përfshirjes së tyre në Monografinë e fshatit, që shpresojmë të botohet në të ardhmen. Ne do t’i përmendim disa prej tyre, si personalitete që janë shembull i mirë i angazhimit shoqëror: Xhavit Ahmeti, Hydajet Hyseni, Zija Shemsiu, Feim Rasimi, Adem Sylejmani, Enver Rexhepi, Selim Kamberi, Fehmi Salihu, Irfan Shaqiri, Fatmir Salihu, Emrush Bejtullahu, e shumë e shumë figura të mëdha të fshatit tonë. Fshati ynë ka arritur të nxjerrë kuadro thuajse në të gjitha fushat, duke filluar nga Kultura, Shkenca, Sporti, si dhe kontributi në çështjen Kombëtare në periudha të ndryshme kohore. Një numër i tyre kanë vepruar dhe veprojnë jashtë vendit tonë, por çdo herë duke e ndje veten përlepnicas dhe krenar që janë nga ky vend. Qysh herët mbanin pozita të larta kulturore, arsimore, administrative, sportive, por edhe tani kemi fatin që shumë pozita në udhëheqjen qendrore dhe atë komunale të drejtohen nga përlepnicas, pra nxënës që kishin marrë mësimet e para në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë.
  • 55. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 IV. Udhëheqësit e shkollës së Përlepnicës dhe stafi tjetër teknik Çdo institucion ka organet e veta udhëheqëse, duke përfshi këtu edhe shkollat, pa të cilët do ishte vështirë funksionimi normal i procesit edukativo-arsimor. Duke e parë kontributin e gjithë atyre që udhëhoqën shkollën e Përlepnicës nëpër vite, do paraqesim të dhëna për çdo periudhë kohore aq sa kishin drejtuar këtë vatër të diturisë. Pos drejtorëve të shkollës, mund të gjeni edhe stafin tjetër, në këtë rast sekretarët e shkollës dhe punëtorët teknik. Drejtorët e shkollës Emri dhe mbiemri Pozita Fillimi i detyrës Mbarimi i detyrës 1 Abdylaziz Osmani Drejtor 1951 2 Fejzulla Ukshini Drejtor 3 Mustafë Hajrizi Drejtor 4 Xhevat Bajrami Drejtor 1957/58 1962 5 Salih Qerimi Drejtor 1962 1963 6 Adem Berisha Drejtor 1963 1968 7 Xevat Bajrami Ushtrues detyre i drejtorit 1964 1965 8 Gani Dalipi Ushtrues detyre i drejtorit 1965 1966 9 Nazim Xhelili Drejtor 1968 1981 10 Idriz Shabani Drejtor 1982 5.10.1995 11 Abdulla Rexhepi Drejtor 4.10.1995 13.3.2010 12 Sheribane Mehmeti Drejtoreshë 2010 Kjo tabelë e paraqitur më lart, paraqet drejtorët e shkollës ashtu sic kemi arritur t’i sigurojmë përmes informative të marra nga mësimdhënësit e vjetër dhe nga vet disa prej drejtorëve të paraqitur në këtë listë pra për
  • 56. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 drejtorët në periudhat më të hershme, ndërsa udhëheqësit e mëvonshëm i kemi siguruar nga dokumente të ruajtura në Arkivin e shkollës. Për fat të keq nuk kemi siguruar të dhënat e plota për secilin drejtor, për fillimin e punës dhe mbarimin. Pos drejtorëve të shkollës, rol kuç në mbarëvajtjen e punëve kishin edhe sekretarët e shkollës, të cilët mund t’i gjeni në tabelën e mëposhtme dhe biografitë e disa prej tyre që kemi arritur t’i sigurojmë. Sekretarët e shkollës Nr Emri dhe mbiemri Profesioni Fillimi i punës Mbarimi i punës 1 Shefik Ibrahimi Sekretar 1.9.1961 12.3.1984 2 Isah Hasani Sekretar 2.6.1986 3.6.1987 3 Nexhmedin Sherifi sekretar 1.9.1984 1.9.1992 4 Rasim Rasimi Sekretar 2.11.1992 31.8.2000 5 Murat Rexhepi Sekretar 12.4.2010
  • 57. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Biografitë e sekretarëve të shkollës Shefik Ibrahimi: I lindur më 1928, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë. Në Shkollën e Përlepnicës, fillon punën më 1.9.1961, deri më 12.3.1984. Isa Hasani: I lindur më 2.2.1962 në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje ndërsa të mesmen në Gjilan. Fakultetin juridik në Prishtinë. Punoi në Shkollën tonë si sekretar shkolle nga 2.6.1986-3.6.87. Nexhmedin Sherifi: I lindur më 14.6.1960, në Zhegër. Shkollën fillore e përfundoi në Cernicë, ndërsa të mesmen në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik, në Prishtinë. Punën në shkollën e Përlepnicës, filloi më 1.9.1984, deri më 1.9.1992. Pastaj shpërngulet për në Prishtinë, ku punon Avokat i pavarur. Rasim Rasimi: I lindur më 5.10.1960, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Diplomoi në Fakultetin Juridik, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1985. Studimet posdiplomike, në fushën e jurispodencës, përfundoi në vitin 2013. Punën sekretar i shkollës në Përlepnicë, filloi më 2.11.1992, deri më 31.8.2000. Vazhdon të punoj në organet gjyqësore të vendit. Murat Rexhepi: I lindur më 27.05.1955, në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë. Gjimnazin ”Zenel Hajdini“, në Gjilan në vitin 1975. Fakultetin Juridik e përfundoi në vitin 1985 në Prishtinë. Fillimisht punoi në “16 Nëntori” (ndërmarrje tregtare), për 5 vite. Më pas në organizatën private tregtare “Gazmendi” për 6 vite. Nga 12.04.2010, punon sekretar shkolle këtu në Përlepnicë.
  • 58. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Punëtorët teknik Ana profesionale do ishte e mangët edhe pa anën teknike, kështu që edhe institucionet edukativo-arsimore kanë punëtorët teknik, të cilët bëjnë një punë të palodhshme për të qenë çdo herë të gatshme hapësirat shkollore për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit, e gjithë tjerët që janë pjesë e shkollës dhe shoqërisë në përgjithësi. Pas tabelës me punëtorët teknik, do të paraqesim biografitë e gjithë atyre që kemi arritur t’i sigurojmë. Punëtorët teknik Nr Emri dhe mbiemri Profesioni Fillimi i punës Mbarimi i punës 1 Ibush Rexhepi Punëtor teknik 1.9.1959 2 Vehbi Hamidi Punëtor teknik 15.9.1960 15.10.1993 3 Murat Surdulli Punëtor teknik 1.9.1962 8.3.1988 4 Murtez Dushica Punëtor teknik 1.8.1965 5 Ahmet Musliu Punëtor teknik 15.4.1969 3.12.1995 6 Qedomir Filipoviq punëtor teknik 11.3.1970 7 Nazife Hyseni Punëtore teknike 15.9.1972 3.9.1974 8 Shaip Mehmeti punëtor teknik 1.8.1973 31.8.1973 9 Ibrahim Bajrami punëtor teknik 1.2.1976 6.5.1989 10 Rexhep Shabani Punëtor teknik 14.10.1983 11 Sylejmon Sylejmoni punëtor teknik 15.2.1984 1.8.1986 12 Shaqir Sylejmani punëtor teknik 15.2.1984 31.8.1999 13 Agim Surdulli punëtor teknik 8.3.1988 14 Florije Bajrami Punëtore teknike 4.10.1989 19.9.1996 15 Daut Kamberi punëtor teknik 1.4.1991 16 Jetulla Rexhepi punëtor teknik 1.4.1994 12.8.2010
  • 59. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 17 Neshat Bajrami Punëtor teknik 3.4.1996 31.8.2000 18 Shkëndije Bajrami Punëtore teknike 19.9.1996 31.8.2000 19 Mejdi Latifi punëtor teknik 8.9.1999 20 Lulzim Beqiri punëtor teknik 20.6.2003 31.3.2011 21 Havere Musliu Punëtore teknike 1.3.2011 22 Irfan Latifi punëtor teknik 1.3.2011 23 Izeir Ramadani Rojtar 1.3.2011 24 Ali Ibrahimi Rojtar 1.3.2011 Ibush Rexhepi: I lindur më 22.7.1923, në Përlepnicë. Ka përfunduar katër klasë fillore. Në Shkollën e Përlepnicës ka filluar punën më 1.9.1959, deri në pension. Vehbi Hamidi: I lindur më 19.9.1935, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Punën në Përlepnicë, e filloi më 15.9.1960, deri m 15.10.1993, deri në pension. Murat Surdulli: U lind më 1.1.1920, në Desivojcë, Komuna e Kamenicës. Mësimet e para i mori në “Mejtep”, në vendlindjen e tij. Pas presioneve nga pushtuesi i kohës, shpërngulet për në fshatin Verbicë të Kmetocit. Nga viti 1962, deri në vitin 1988, ishte punëtor ndihmës në shkollën e Verbicës, Paralele e ndarë e shkollës së Përlepnicës. Vdiq në vitin 2009. Ahmet Musliu: I lindur më 3.12.1935 në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Në shkollën e Përlepnicës ka filluar punën më 15.4 1969 dhe aty punoi deri në pension.
  • 60. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Ibrahim Bajrami: I lindur më . Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Punë ne filloi në shkollën tonë më 1.2.1976, deri më 6.5.1989, kur edhe ndërroi jetë. Ramiz Kryeziu: I lindur më 25.1.1934, në Rogoçicë, Komuna e Kamenicës. Punoi në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, në cilësinë e kuzhinierit, në kohën kur u jepej ushqim nxënësve sa qëndronin në shkollë. Rexhep Shabani: I lindur më 14.3.1949, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Punën në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, filloi më 14.10.1983, ku edhe tani vazhdon. Agim Surdulli: I lindur më 25.10.1956 në Desivojcë, komuna e Dardanës. Shkollën fillore e kreu në Përlepnicë. Prej 3.8.1988 punon punëtor ndihmës në shkollën “Skëndërbeu” të Përlepnicës, përkatësisht në paralelen e ndarë në Verbicë të Kmetocit. Florije Bajrami: E lindur më 19.12.1973, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje. Punën në shkollën e Përlepnicës, filloi më 4.10.1989, deri më 19.9.1996. Daut Kamberi: I lindur më 01.05.1967 në Përlëpnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Gjilan. Punën e filloi më 01.04.1991, ku vazhdon edhe tani.
  • 61. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Jetulla Rexhepi: I lindur më 12.8.1945, ën Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen për zjarrfikës në Gjilan. Më 6.4.1989, fillon punën roje shkolle, në Gjilan (punoi 5 vite). Nga 1.4.1994, e deri në pension (12.8.2010), punoi në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, punëtor teknik. Më 3.11.2012, ndërroi jetë. Neshat Bajrami: I lindur më 20.5.1956, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen Ekonomike, në Gjilan. Punën në shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, e filloi më 3.4.1996, deri më 31.8.2000. Ndërroi jetë në Janar të vitit 2005. Shkendije Bajrami: E lindur më , në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi më vendlindje. Punën filloi më 19.9.1996, deri më 31.8.2000. Mejdi Latifi: I lindur më 12.4.1956, në Kmetoc. Shkollën fillore e përfundoi në Përlepnicë. Punën e filloi në Paralelen e ndarë, në Kmetoc, më 8.9.1999, ku punon edhe tani. Havere Musliu: E lindur më 05.01.1960 në Dajkoc, komuna e Dardanes. Shkollen fillore e kreu në vendlindje. Filloi të punojë më 01.03.2011 në shkollën tonë ku vazhdon punën. Irfan Latifi: I lindur më 1.2.1973, në Gjilan, me vendbanim në Kmetoc. Nga Klasa I-IV, e përfundoi në Kmetoc, ndërsa nga Klasa V-VIII, në Përlepnicë. Punën filloi më 1.3.2012, ku edhe tani vazhdon.
  • 62. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Izeir Ramadani: I lindur më 19.1.1963, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në “Zenel Hajdini”, drejtimi: Teknik laborant i biologjisë. Në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë, punën e filloi më 1.3.2011, roje nate. Ali Ibrahimi: I lindur më 1.9.1974, në Përlepnicë. Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, pastaj mori zanatin për Vullkanizer. Roje nate në shkollën e Përlepnicës, filloi më 1.3.2011, ku punon edhe tani. Muhamed Ibrahimi: I lindur më 08.06.1965 në Përlepnicë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje , ndërsa shkollën e mesme teknike ,drejtimi – Teknik i makinerisë. Nga tetori i vitit 2006 filloi bartjen e nxënësve me iniciativë të prindërve dhe me vetëfinancim të tyre. Nga viti 2007, transportin e nxënësve e paguan Drejtoria Komunale e Arsimit të Gjilanit.
  • 63. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 V. Aktivitetet e lira kulturore, sportive dhe edukativo-arsimore në shkollën tonë Aktivitetet e lira me nxënës janë pjesë e pandashme e jetës shkollore, duke i mundësuar nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të jenë aktiv dhe të ndikojnë pozitivisht në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj. Jeta shkollore e nxënësve duhet të jetë e larmishme, duke i ofruar sa më shumë mundësi kreativiteti krahas mësimeve të rregullta, mbase psikologjia e tyre dhe mosha kërkojnë një laramani gjatë rrugës në ngritjen itelektuale dhe fizike. Shkolla jonë njihet për numrin e madh të aktiviteteve kulturore dhe sportive qysh nga hapja e saj në vitet e hershme. Kur në Kosovë dhe më gjerë në trojet tona etike ishte në pyetje ekzistenca kombëtare, gjuha, kultura, e shumë veprimtari tjera jetësore, në shkollën tonë u arrit edhe të përgatiteshin inskenime të dramave qysh në vitet e hershme, pra rreth viteve 1945, siç ishte komedia e Kristof Loqit “Vëllazëri e interes” dhe “Kumarxhinjtë janë burra”, duke treguar për fillet e hershme kulturore të përgatitura dhe zbatuar në shkollë. Kjo ishte një shtytje që edhe në vitet tjera në vazhdim të ketë sa më shumë aktivitete kulturore dhe sportive, nga kanë dalë shumë veprimtarë dhe aktivistë të suksesshëm në vitet në vazhdim. Shkolla jonë kishte të formuara grupet e ndryshme letrare, Korin e shkollës, grupin muzikor, Klubet sportive shkollore, të cilat funksiononin në kuadër të shkollës, por aktivitetet e tyre i shtrinin edhe jashtë saj, duke ofruar programe të ndryshme kulturore edhe për banorët e fshatit tonë dhe më gjerë. Me të krijuar Shoqërinë kulturore “Kosovarja” në Përlepnicë, nga po këta nxënës të dalur nga shkolla ku janë kyçur edhe shumë nxënës që ende ndjeknin mësimet e rregullta në Shkollën fillore “Skënderbeu”, në Përlepnicë. Programet e shumta të shfaqura thuajse në tërë Kosovën dhe më gjerë nga kjo Shoqëri
  • 64. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 kulturore, e bënte më të rëndësishme shkollën tonë dhe nxiste nxënësit të jenë sa më aktiv dhe të nxirreshin talent që në të ardhmen të jenë pjesë e saj. Fotografi e Grupit të valltarëve nga fshati ynë Në çdo vit përgatitej shënimi i Ditës së shkollës, më 25 Prill, dhe shfaqej program i larmishëm kulturor i përcjellur edhe me aktivitete tjera, traditë që vazhdon edhe tani. Në këtë shënim të Ditës së shkollës, merrnin pjesë mysafirë të ndryshëm, gjë që e bënin më madhështor këtë organizim. Vet jeta e vështirë e banorëve të Kosovës, duke përfshi edhe të fshatit tonë, nga presionet dhe vështirësitë e paraqitura nga pushtuesi serb, asesi nuk mund të ndikonte në vazhdimin e traditës me kremte të shumta dhe aktivitete festime. Ndonjë vit, për nder të Ditës së shkollës, programi kulturor jepej në hapësira të hapura para hyrjes së shkollës, por edhe në Sallën e Kulturës në fshat. Më poshtë do të paraqesim disa fotografi të Shënimit të Ditës së shkollës:
  • 65. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 1993-Salla e Kulturës 1995-Para hyrjes së shkollës
  • 66. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Kori i shkollës në Ditën e shkollës, në vitin 2012 2010-Dita e shkollws, nw Shtwpinw e kulturws2000-Shtëpia e kulturës
  • 67. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Pos aktiviteteve kulturore, ishin të theksuara edhe aktivitetet sportive, duke marrë pjesë në garat Komunale, pra në sportin shkollor. Sporti në vendin tonë është i hershëm, duke filluar nga aktivitetet shkollore, janë arritur edhe themelimi i Klubit të volejbollit 1977 dhe të futbollit në vitin 1980. Aktivitet i lirë në volejboll, në vitin 1964. Ekipi i volejbollit në garat Komunale, 2012
  • 68. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Në vitin shkollor 1982/83, nxënësit e shkollës tonë, kanë arritur të tregojnë rezultate shumë të larta, në aktivitetin “Teknikët e rinj”, duke e zënë vendin e parë. Po ashtu, grupi i recitatorëve dhe historianëve kishin arritur rezultate të mira. Pjesëmarrja e nxënësve të shkollës tonë në aktivitete të lira nuk ishte vetëm sa për të qenë pjesë e tyre, por arrinin rezultate të larta, siç ishte gara në Komunikacion (gara me biçikleta), e mbajtur në vitin 2003, në të cilën garë nxënësit e shkollës tonë u shpërblyen me vendin e dytë, ndërsa një vit më vonë, në po këto gara Komunale, arritën të fitojnë vendin e tretë. Mësimdhënësi Musa Hasani me nxënësit e tij gjatë garave të komunikacionit Viti 1974 Marrja e shpërblimit në garat me biçikleta (mës. Zeqiria Abazi)
  • 69. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Ekipi i futbollit nga shkolla jonë, në Garat Kmunale, 2013 (mësimdhënësit: Kujtim Bajrami-djathtas dhe Blerim Sylejmani-majtas)
  • 71. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Tani, në vitin shkollor 2012/2013, të miratuar nga Këshilli i arsimtarëve, në shkollën tonë, janë duke u zhvilluar aktivitete të lira, të planifikuara për çdo muaj. Këto aktivitete udhëhiqen nga një grup i ngarkuar për këto veprimtari, por gjithsesi të mbështetur nga gjithë mësimdhënësit, nxënësit dhe udhëheqja e shkollës. Këto aktivitete janë paraparë të jenë të ndara sipas fushave, si: Kuize të diturisë, nga Kultura (këndim, vallëzim, etj.), Veprimtari letrare (Recitim, Lexim, Skeçe, etj.), Aktivitete sportive, etj. Gara në vrapime Kuiz nga lënda e Historisë Gara në futboll Gara në këndim
  • 72. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 FALENDERIME Fshati Përlepnicë, nga Komuna e Gjilanit, njihet për frymën edukativo-arsimore, duke i mundësuar çdo banori të saj shkollimin edhe në kohërat më të vështira. Numri i madh i intelektualëve nga ky fshat, ka nxitur për shumë aktivitete të fushave të ndryshme, duke përfshi edhe shkollimin sa më të denjë të gjeneratave të reja. Për të përshkruar historikun e Shkollës Fillore “Skënderbeu”, nga Përlepnica, që nga themelimi i saj, deri në vitin 2013, kemi përgatitur këtë Monografi me shumë të dhëna faktike, të siguruara nga persona të ndryshëm që ishin pjesë e këtij institucioni në kohë të ndryshme, pa ndihmën e të cilëve nuk do kishim në duart tona këtë material me vlerë për shkollën dhe fshatin tonë në përgjithësi. Kështu që, falënderojmë gjithë ata që dhanë kontributin e tyre në një mënyrë ose tjetër. Ky material do jetë shembull i mirë dhe frymëzim për gjeneratat e ardhshme, që të vazhdojnë traditën e ndjekur me dekada drejt ngritjes në një shkallë sa më të lartë të arsimit jo vetëm në këtë fshat, por edhe më gjerë. Ndihma e ofruar, sidomos e veteranëve të arsimit nga kjo shkollë, do të jetë e paharruar, të cilët falënderojmë përzemërsisht. Nuk duhet harruar as mbështetësit financiar që mundësuan botim e saj, duke filluar nga Drejtoria Komunale e Arsimit të Gjilanit, Fabrikës së Betonit “PRO-ENG” (Rexhep Kadriu), Shpend Aliu, Fondi i fshatit Përlepnicë.
  • 73. SH.F.M.U. “Skënderbeu”, Përlepnicë Monografi 1942-2012 Gjatë punës për të grumbulluar sa më shumë material, kemi hulumtuar edhe në Arkivin Ndërkomunal të Gjilanit (rreth 15 ditë radhazi), në Arkivin e Republikës së Kosovës, në Prishtinë (3 ditë) dhe Arkivin Shtetëror të Shqipërisë, në Tiranë (2 ditë), ku duhet falëmderuar pa masë këto institucione të lartshënuara, mbase pa mbështetjen e tyre nuk do kishim arritur të paraqesim shumë të dhëna. Fotografi gjatë punës në Arkivin Ndërkomunal të Gjilanit. Nga e majta: Fidan Shaqiri, Blerim Mehmeti dhe Gani Maliqi (punëtor i Arkivit Ndërkomunal të Gjilanit)