SlideShare a Scribd company logo
1 of 20
Download to read offline
1
Në vend të përkujtimit:
Mr.sc. FEJZULLAH Hasan ÇERKINI
(10.02.1923 – 23.05.1980)
THEMELUES I SHKOLLËS NORMALE PËR MËSUES NË FERIZAJ
Shkollimi
- Shkollën fillore e kreu në vendlindje,
- Shkollën e mesme ,,Medresenë” në Prizren,
- Kursin e Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë,
- Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega histori-gjeografi më 1953 në Beograd,
- Fakultetin Filozofik- histori më 1964 në Shkup,
- Temën e magjistraturës nga arkivistika e mbrojti në Zagreb në vitin 1978.
- Menjëherë vazhdoi të punonte temën e doktoraturës nga historia
kombëtare shqiptare, por vdekja e hershme nuk e la.
Puna
- 1946 – 1948, mësues në Glloboçicë të Kaqanikut,
- 1948 – 1951, mësues në Zaskok,
- 1951 – 1961, mësues dhe drejtor në Shkollën Fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj,
- 1961 – 1973, drejtor i parë dhe profesor në Shkollën normale ,,Zenel Hajdini”në Ferizaj, themelues i
saj,
- 1973 – 1977, drejtor i Entit për Përparimin e Mësimit dhe të Edukimit në Ferizaj,
- 1977 – 1980, drejtor në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, ku e gjeti vdekja e hershme.
Në vitin shkollor 1955/56 formohet shkolla e parë fillore tetëvjeçare në Ferizaj. Drejtor i parë i kësaj
shkolle u bë Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kishin funksionuar shkolla fillore 4
klasëshe dhe Gjimnazi i ulët(progjimnazi). Në këtë shkollë të parë janë përfshi: Rajoni i parë dhe i katërt i
qytetit dhe fshatrat: Zaskoku, Pleshina, Manastirci, Nerodimja, Lloshkobarja, Kosina, Talinovci, Muhovci,
Talinovci i Jerlive dhe Papazi.
Punimet
- Anëtar i këshillit redaktues të Monografisë Ferizaj dhe rrethina, 1974v.
- Roli dhe rëndësia e arkivës në ruajtjen e ndërtimit arkivor dhe materialit regjistrues.
- Lidhja e Prizrenit në dokumentet turke ,1878-1881v. Me 7.06.1978
- Redaktor përgjegjës i botimit: Lidhja e Prizrenit në dokumentet angleze, 1878-1881v, 7.06.1978.
- Disa dokumente gjermane në lidhje me luftën e Dërvish Pashës me Forcat e Lidhjes në Slivovë, Shtimje
dhe Duhël, 1881v. me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 6.06.1978v.
2
Fejzullah Çerkini u lind në vitin 1923 në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt në një familje
të njohur dhe patriotike.
Babai i tij Hasan Syla ishte njeri i njohur në këto anë për virtyte të larta njerëzore, bëmirës për
skamnorët dhe strehues i kalimtarëve të ndryshëm. Oda e tij çdo herë kishte qenë me mysafir, ndërsa
magjja e tij kishte ushqyer shumë familje në këtë rrethinë.
Edhe sot, pas dyzet e sa vitesh njerëz të kategorive të ndryshme falënderohen me respekt për ndihmën
që u ka dhënë Hasan Syla në momentet më të vështira të jetës së tyre, në kohën e ,,vishakut" serb, etj.
Ai siç tregojnë, nuk kishte ndodhë asnjëherë që ta kthente ndonjë që kishte trokitur në derën e tij.
Hasan Syla ishte njeri i fjalës dhe trim i pashoq. Edhe ai kishte luftuar me trimëri në luftën e Ferizajt
kundër partizanëve. Ishte mjaft përparimtar dhe dashamirë i arsimit. Në këtë drejtim edhe kishte
punuar duke i shkolluar djemtë e vet. Oda e tij ishte një si shkollë për djemtë e tij dhe tërë mahallën,
ngase atë e kanë vizituar njerëz të njohur dhe myderriz të anëve të ndryshme, siç ishin: Azem Efendiu,
Hasan Efendiu, Mulla Vesel Guta, etj.
Fejzullah Çerkini, djali më i madh i Hasanit, ishte ndër mësuesit e parë të kësaj ane. Pas kryerjes
së shkollës së mesme ,,Medreses” në Prizren filloi të punojë si mësues në fshatin Glloboçicë të Kaqanikut
nga viti 1946-1948 dhe nga viti 1948-1951 vazhdoi të punojë si mësues në fshatin e vet të lindjes në
Zaskok. Pas kryerjes së kursit të Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë, pa shkëputje nga puna studioi në
Beograd Shkollën e Lartë Pedagogjike-Degën histori-gjeografi të cilën e mbaroi më 1953. Pas kësaj kreu
Fakultetin Filozofik-Degën e historisë në Shkup në vitin 1964.
Nga viti 1951-1961 punoi në shkollën fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj. Gjatë kësaj kohe,
pikërisht në vitin shkollor 1955-56 është formua shkolla e parë fillore tetëvjeçare dhe drejtor i parë i saj u
emërua Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kanë punua Shkolla fillore katër klasëshe dhe
Gjimnazi i Ulët Shqiptar. Duke parë gjendjen e popullatës me shumë analfabet, Fejzullah Çerkini si drejtor
i shkollës fillore hapi Shkollën e Natës- dyvjeçare, ku për dy vite kryheshin katër klasë të larta të shkollës
fillore tetëvjeçare dhe kështu më shumë nxënës përgaditeshin për shkollë të mesme.
Në vitin shkollor 1961-62 u hap Shkolla e mesme e mësuesisë - Normalja e Ferizajt. Fejzullah
Çerkini ishte njëri ndër iniciatorët për themelimin e kësaj shkolle, drejtor i parë i saj dhe profesor. Hapja
e kësaj shkolle profesionale për përgatitjen e kuadrit mësimdhënës për shkollat shqipe ishte një sukses
për arsimin e Ferizajt me rrethinë. Në këtë shkollë paralelisht me daljen e mësuesve të kualifikuar,
kualifikoheshin edhe mësuesit e pakualifikuar, ngase në kuadër të kësaj shkolle u hap edhe shkolla
normale – dyvjeçare për mësuesit e pakualifikuar. Kjo mundësoi që të hapen edhe shkolla të reja fillore
nëpër fshatra të largëta e malore, gjë e cila në tërësi ndikoi për zhdukjen e analfabetizmit dhe arsimimin
e të rinjëve shqiptar.
Në vitin shkollor 1973/74 u themelua Enti për Përparimin e Mësimit e të Edukimit në Ferizaj.
Edhe këtu Fejzullah Çerkini ishte ai që dha kontributin më të madh dhe u zgjodh Drejtor i parë i këtij Enti.
Në të gjitha vendet ku punoi gëzoi rrespekt në mesin e kolegëve të punës ngase punoi pa kursim duke
rrespektua edhe Institucionin edhe punëtorin. Nga dëshira që të thellojë njohuritë e tija për historinë e
popullit të vet, u regjistrua në studimet e pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit në lëminë e
arkivistikës. Magjistroi në vitin 1978 në temën ,,Ndërtimi arkivor në Kosovë”.
Si punëtor të dalluar dhe njohës të mirë të arkivave, disa nga udhëheqësit e atëhershëm të
Kosovës e emëruan Drejtor të Arkivit të Kosovës në Prishtinë. Kështu në vitin 1977 Fejzullahu nga Ferizaj
3
kalon në Prishtinë. Posa kaloi në Arkiv iu përvesh punës me seriozitetin më të madh dhe vuri rend e
rregull në punë dhe në mardhënjet ndërnjerëzore të cilat nuk kishin qenë në nivel.
Fejzullah Çerkini nuk ishte sjellë rastësisht në këtë Institucion të rëndësishëm. Ky ishte institut i
cili duhej të mirrte përsipër që për herë të parë në atë Jugosllavi Shqiptarët në rrugë Institucionale të
kremtonin 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Zgjuarësia dhe këmbëngultësia e tij
që detyrat e vëra vehtes ti qoj deri në fund bëri që Fejzullahu si drejtor i Arkivit të Kosovës dhe si anëtar i
komisionit për kremtimin e këtij përvjetori të ketë rol dominant në këtë kremtim.
Ai, shfrytëzoi të gjitha qendrat arkivore të Ish Jugosllavisë duke fillua nga Zagrebi, Lublana, Novi
Sadi, Beogradi, Shkupi dhe Cetina. Materiali që bënte fjalë për Lidhjen e Prizrenit, u kërkua edhe në
botën e jashtme: në Angli, në Gjermani, në Austri, në Itali, në Rumuni, në Bullgari, në Turqi dhe në
Francë. Brenda një kohe shumë të shkurtë, permes formash të ndryshme si fotokopjimi e mikrofilmimi,
në masë të duhur është grumbulluar e tërë lënda arkivore me vlerë për kohën e Lidhjes së Prizrenit, para
dhe pas Lidhjes. Materiale të shumta arkivore në gjuhë të ndryshme duhet të kompletoheshin,
përktheheshin dhe të sistemoheshin. Për këtë qëllim drejtori Fejzullah Çerkini kishte formua grupe
punuese dhe ishte angazhua edhe vet që këto materiale të grumbulluara e të sistemuara me pedantëri
të dalin në shtyp gjatë ditëve të kremtimit.
Këtij qëllimi ia arrijtën duke përfundua me shumë sukses Konferencën shkencore kushtuar 100
vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila u mbajt me 7, 8 e 9 qershor 1978 në Prishtinë e vazhdoi
pastaj edhe për tri ditë tjera në Tiranë. Në këtë Konferencë u lexuan shumë punime e komunikata
shkencore që hodhën në dritë fakte të panjohura deri në atë moment për opinionin e gjërë.
Kliko linkun për Simpoziumin në Tiranë, 1978: http://www.youtube.com/watch?v=x2h6gH5PRTA
Pati punime nga shumë shkencëtar e historian shqipëtar siç ishin: Pajazit Nushi, Ymer Jaka,
Muhamet Pirraku, Abdullah Karjagdiu, Tefik Geci, Ymer Haxhidauti, Iljaz Rexha, Hakif Bajrami, Marjan
Prenkaj, e shumë të tjerë edhe të huaj. Gjatë këtyre ditëve sa i zhvilloi punimet Konferenca shkencore
për Lidhjen e Prizrenit u lexuan mbi 100 kumtesa, referate dhe kontribute shkencore nga Kosova dhe nga
tërë Jugosllavia, si dhe nga këto vende të huaja: Shqipëria, Italia, Turqia, Rumania, Greqia, Gjermania,
Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kanadaja, Suedia, Hungaria, Bullgaria,etj.
Një punim me rëndësi e pati edhe Fejzullah Çerkini, punim ky që bënte fjalë për disa dokumente
gjermane lidhur me luftën e Dervish Pashës kundër Lidhjes së Prizrenit në Slivovë, Shtimje, Carralevë dhe
Duhël.
Mr. Fejzullah Çerkini ishte punëtor i palodhshëm dhe nuk e kurseu as shëndetin e vet për të
hedhë në dritë sa më shumë të dhëna për historinë e popullit të vet. Ai edhe pse kishte dhëmbje të
rënda në këmbë shkoi në vizitë pune në Shqipëri, por u detyrua të ndërpresë këtë vizitë dhe të kthehej
në shtëpi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetsore.
Fatkeqësisht gjendja e tij nuk u përmirësua edhe pas shtruarjes në spital dhe pas pak ditësh vdiç
në shtëpi të vet në moshën 57 vjeçare me 23 maj 1980, në moshën kur më së shumti mund t’i
kontribuonte vendit.
E përgatiti
Fatmir S. Çerkini
Maj 2010
4
5
6
Artikull i Rilindjes, 10.06.1978
7
Kopshti i Akademisë së Shkencave në Tiranë, qershor 1978
1. Fejzullah Çerkini
8
Apollonia, qershor 1978
Fejzullah Çerkini, Dr.Ali Hadri, Dr. Mark Krasniqi, e të tjerë, para përmendores së vëllezërve Frashëri,
qershor 1978
9
Kumtesa e Fejzullah Çerkinit në sallën solemne të Pjesë filmike në youtube
Kuvendit në Tiranë për shënimin e 100 vjetorit të Lidhjes
Shqiptare të Prizrenit-qershor 1978
Fejzullah Çerkini nëTiranë, 12 qershor 1978, Salla solemne për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10
Simpoziumi i III i historianêve i mbajtur nê Ohêr me 4-5.12.1974
11
Fejzullah Çerkini me nxënësit e vet normalist
12
Fejzullah Çerkini me kolegët e tij të punës në Normalen e Ferizajt
Fejzullah Çerkini me kolegët e tij profesor gjatë një pause
13
Dita e shkollës normale, mars 1965 Ferizaj
Dita e shkollës normale, mars 1965 Ferizaj
14
Fejzullah Çerkini-drejtor me profesorët Behgjet Shabani dhe Njazi Zylfiu
dhe me maturantet e normales, korrik 1966
Sevdije Çerkini-vajza e Fejzullahut, vdiç si maturante e Normales-gjenerata e parë
15
Fejzullah Çerkini, Behgjet Shabani, Njazi Zylfiu, me maturantët e Normales,korrik 1966
Fejzullah Çerkini me maturantët e Normales,kl.V3, 1965-66
16
Dhjetë vjetori i Shkollës normale,,Z.Hajdini,,shtator 1970
Fejzullah Çerkini, Xhemajl Kasumi, ..
17
16.04.1963, Përshëndetje nga TA i Mitrovicës
Me nxënësit gjatë një aksioni punues
18
1972-73, Në shkollën normale – Ferizaj
Fejzullah Çerkini, Fehmi Salihu, Skender Salihu, Nexhat Zylfiu, Xhemrush Berisha, Sabri Berisha,
Agim Fejzullahu, Naim Basha, Nehat Çarkagjiu, Bajram Misini, ...- në Shkollën Normale – Ferizaj
19
2.5.1976, Kêshilltarêt e Entit pedagogjik-Ferizaj, 1.Fejzullah Çerkini-drejtor,...
Dita e Arkivit tê Kosovês, 20 mars 1980
20
Me kolegêt e Arkivit tê Kosovês

More Related Content

Similar to Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës

Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiUniversity of Ferizaj
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historilira kuca
 
Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3fidani123
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
Arsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveArsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveEMRI5
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareolinuhi
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Marjan Dodaj
 
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiBiografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiPortalb.mk
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhluisa842803
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesAkademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesMarjan DODAJ
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJABesjona Jusufi
 

Similar to Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës (20)

Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf BikliqiRrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe historiMaggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
Maggie Vasha Shkolla e pare shqipe histori
 
Esad mekuli
Esad  mekuliEsad  mekuli
Esad mekuli
 
Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
Arsimi ne kosove
Arsimi ne kosoveArsimi ne kosove
Arsimi ne kosove
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtareFigurat e rilindjes sonë kombëtare
Figurat e rilindjes sonë kombëtare
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
 
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani NesimiBiografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
Biografia e kandidatit për reis Qani Nesimi
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesAkademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
 
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJAShkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
Shkolla e parë shqipe - MËSONJËTORJA
 
Dituria 2011 4
Dituria 2011   4Dituria 2011   4
Dituria 2011 4
 
ABC - J.Paço
ABC - J.PaçoABC - J.Paço
ABC - J.Paço
 

Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës

  • 1. 1 Në vend të përkujtimit: Mr.sc. FEJZULLAH Hasan ÇERKINI (10.02.1923 – 23.05.1980) THEMELUES I SHKOLLËS NORMALE PËR MËSUES NË FERIZAJ Shkollimi - Shkollën fillore e kreu në vendlindje, - Shkollën e mesme ,,Medresenë” në Prizren, - Kursin e Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë, - Shkollën e Lartë Pedagogjike-dega histori-gjeografi më 1953 në Beograd, - Fakultetin Filozofik- histori më 1964 në Shkup, - Temën e magjistraturës nga arkivistika e mbrojti në Zagreb në vitin 1978. - Menjëherë vazhdoi të punonte temën e doktoraturës nga historia kombëtare shqiptare, por vdekja e hershme nuk e la. Puna - 1946 – 1948, mësues në Glloboçicë të Kaqanikut, - 1948 – 1951, mësues në Zaskok, - 1951 – 1961, mësues dhe drejtor në Shkollën Fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj, - 1961 – 1973, drejtor i parë dhe profesor në Shkollën normale ,,Zenel Hajdini”në Ferizaj, themelues i saj, - 1973 – 1977, drejtor i Entit për Përparimin e Mësimit dhe të Edukimit në Ferizaj, - 1977 – 1980, drejtor në Arkivin e Kosovës në Prishtinë, ku e gjeti vdekja e hershme. Në vitin shkollor 1955/56 formohet shkolla e parë fillore tetëvjeçare në Ferizaj. Drejtor i parë i kësaj shkolle u bë Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kishin funksionuar shkolla fillore 4 klasëshe dhe Gjimnazi i ulët(progjimnazi). Në këtë shkollë të parë janë përfshi: Rajoni i parë dhe i katërt i qytetit dhe fshatrat: Zaskoku, Pleshina, Manastirci, Nerodimja, Lloshkobarja, Kosina, Talinovci, Muhovci, Talinovci i Jerlive dhe Papazi. Punimet - Anëtar i këshillit redaktues të Monografisë Ferizaj dhe rrethina, 1974v. - Roli dhe rëndësia e arkivës në ruajtjen e ndërtimit arkivor dhe materialit regjistrues. - Lidhja e Prizrenit në dokumentet turke ,1878-1881v. Me 7.06.1978 - Redaktor përgjegjës i botimit: Lidhja e Prizrenit në dokumentet angleze, 1878-1881v, 7.06.1978. - Disa dokumente gjermane në lidhje me luftën e Dërvish Pashës me Forcat e Lidhjes në Slivovë, Shtimje dhe Duhël, 1881v. me rastin e 100 vjetorit të Lidhjes së Prizrenit, 6.06.1978v.
  • 2. 2 Fejzullah Çerkini u lind në vitin 1923 në fshatin Zaskok të Komunës së Ferizajt në një familje të njohur dhe patriotike. Babai i tij Hasan Syla ishte njeri i njohur në këto anë për virtyte të larta njerëzore, bëmirës për skamnorët dhe strehues i kalimtarëve të ndryshëm. Oda e tij çdo herë kishte qenë me mysafir, ndërsa magjja e tij kishte ushqyer shumë familje në këtë rrethinë. Edhe sot, pas dyzet e sa vitesh njerëz të kategorive të ndryshme falënderohen me respekt për ndihmën që u ka dhënë Hasan Syla në momentet më të vështira të jetës së tyre, në kohën e ,,vishakut" serb, etj. Ai siç tregojnë, nuk kishte ndodhë asnjëherë që ta kthente ndonjë që kishte trokitur në derën e tij. Hasan Syla ishte njeri i fjalës dhe trim i pashoq. Edhe ai kishte luftuar me trimëri në luftën e Ferizajt kundër partizanëve. Ishte mjaft përparimtar dhe dashamirë i arsimit. Në këtë drejtim edhe kishte punuar duke i shkolluar djemtë e vet. Oda e tij ishte një si shkollë për djemtë e tij dhe tërë mahallën, ngase atë e kanë vizituar njerëz të njohur dhe myderriz të anëve të ndryshme, siç ishin: Azem Efendiu, Hasan Efendiu, Mulla Vesel Guta, etj. Fejzullah Çerkini, djali më i madh i Hasanit, ishte ndër mësuesit e parë të kësaj ane. Pas kryerjes së shkollës së mesme ,,Medreses” në Prizren filloi të punojë si mësues në fshatin Glloboçicë të Kaqanikut nga viti 1946-1948 dhe nga viti 1948-1951 vazhdoi të punojë si mësues në fshatin e vet të lindjes në Zaskok. Pas kryerjes së kursit të Lartë Pedagogjik për mësues në Pejë, pa shkëputje nga puna studioi në Beograd Shkollën e Lartë Pedagogjike-Degën histori-gjeografi të cilën e mbaroi më 1953. Pas kësaj kreu Fakultetin Filozofik-Degën e historisë në Shkup në vitin 1964. Nga viti 1951-1961 punoi në shkollën fillore ,,Jeronim De Rada” në Ferizaj. Gjatë kësaj kohe, pikërisht në vitin shkollor 1955-56 është formua shkolla e parë fillore tetëvjeçare dhe drejtor i parë i saj u emërua Fejzullah Çerkini. Deri në formimin e kësaj shkolle kanë punua Shkolla fillore katër klasëshe dhe Gjimnazi i Ulët Shqiptar. Duke parë gjendjen e popullatës me shumë analfabet, Fejzullah Çerkini si drejtor i shkollës fillore hapi Shkollën e Natës- dyvjeçare, ku për dy vite kryheshin katër klasë të larta të shkollës fillore tetëvjeçare dhe kështu më shumë nxënës përgaditeshin për shkollë të mesme. Në vitin shkollor 1961-62 u hap Shkolla e mesme e mësuesisë - Normalja e Ferizajt. Fejzullah Çerkini ishte njëri ndër iniciatorët për themelimin e kësaj shkolle, drejtor i parë i saj dhe profesor. Hapja e kësaj shkolle profesionale për përgatitjen e kuadrit mësimdhënës për shkollat shqipe ishte një sukses për arsimin e Ferizajt me rrethinë. Në këtë shkollë paralelisht me daljen e mësuesve të kualifikuar, kualifikoheshin edhe mësuesit e pakualifikuar, ngase në kuadër të kësaj shkolle u hap edhe shkolla normale – dyvjeçare për mësuesit e pakualifikuar. Kjo mundësoi që të hapen edhe shkolla të reja fillore nëpër fshatra të largëta e malore, gjë e cila në tërësi ndikoi për zhdukjen e analfabetizmit dhe arsimimin e të rinjëve shqiptar. Në vitin shkollor 1973/74 u themelua Enti për Përparimin e Mësimit e të Edukimit në Ferizaj. Edhe këtu Fejzullah Çerkini ishte ai që dha kontributin më të madh dhe u zgjodh Drejtor i parë i këtij Enti. Në të gjitha vendet ku punoi gëzoi rrespekt në mesin e kolegëve të punës ngase punoi pa kursim duke rrespektua edhe Institucionin edhe punëtorin. Nga dëshira që të thellojë njohuritë e tija për historinë e popullit të vet, u regjistrua në studimet e pasuniversitare në Universitetin e Zagrebit në lëminë e arkivistikës. Magjistroi në vitin 1978 në temën ,,Ndërtimi arkivor në Kosovë”. Si punëtor të dalluar dhe njohës të mirë të arkivave, disa nga udhëheqësit e atëhershëm të Kosovës e emëruan Drejtor të Arkivit të Kosovës në Prishtinë. Kështu në vitin 1977 Fejzullahu nga Ferizaj
  • 3. 3 kalon në Prishtinë. Posa kaloi në Arkiv iu përvesh punës me seriozitetin më të madh dhe vuri rend e rregull në punë dhe në mardhënjet ndërnjerëzore të cilat nuk kishin qenë në nivel. Fejzullah Çerkini nuk ishte sjellë rastësisht në këtë Institucion të rëndësishëm. Ky ishte institut i cili duhej të mirrte përsipër që për herë të parë në atë Jugosllavi Shqiptarët në rrugë Institucionale të kremtonin 100 vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit të vitit 1878. Zgjuarësia dhe këmbëngultësia e tij që detyrat e vëra vehtes ti qoj deri në fund bëri që Fejzullahu si drejtor i Arkivit të Kosovës dhe si anëtar i komisionit për kremtimin e këtij përvjetori të ketë rol dominant në këtë kremtim. Ai, shfrytëzoi të gjitha qendrat arkivore të Ish Jugosllavisë duke fillua nga Zagrebi, Lublana, Novi Sadi, Beogradi, Shkupi dhe Cetina. Materiali që bënte fjalë për Lidhjen e Prizrenit, u kërkua edhe në botën e jashtme: në Angli, në Gjermani, në Austri, në Itali, në Rumuni, në Bullgari, në Turqi dhe në Francë. Brenda një kohe shumë të shkurtë, permes formash të ndryshme si fotokopjimi e mikrofilmimi, në masë të duhur është grumbulluar e tërë lënda arkivore me vlerë për kohën e Lidhjes së Prizrenit, para dhe pas Lidhjes. Materiale të shumta arkivore në gjuhë të ndryshme duhet të kompletoheshin, përktheheshin dhe të sistemoheshin. Për këtë qëllim drejtori Fejzullah Çerkini kishte formua grupe punuese dhe ishte angazhua edhe vet që këto materiale të grumbulluara e të sistemuara me pedantëri të dalin në shtyp gjatë ditëve të kremtimit. Këtij qëllimi ia arrijtën duke përfundua me shumë sukses Konferencën shkencore kushtuar 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit e cila u mbajt me 7, 8 e 9 qershor 1978 në Prishtinë e vazhdoi pastaj edhe për tri ditë tjera në Tiranë. Në këtë Konferencë u lexuan shumë punime e komunikata shkencore që hodhën në dritë fakte të panjohura deri në atë moment për opinionin e gjërë. Kliko linkun për Simpoziumin në Tiranë, 1978: http://www.youtube.com/watch?v=x2h6gH5PRTA Pati punime nga shumë shkencëtar e historian shqipëtar siç ishin: Pajazit Nushi, Ymer Jaka, Muhamet Pirraku, Abdullah Karjagdiu, Tefik Geci, Ymer Haxhidauti, Iljaz Rexha, Hakif Bajrami, Marjan Prenkaj, e shumë të tjerë edhe të huaj. Gjatë këtyre ditëve sa i zhvilloi punimet Konferenca shkencore për Lidhjen e Prizrenit u lexuan mbi 100 kumtesa, referate dhe kontribute shkencore nga Kosova dhe nga tërë Jugosllavia, si dhe nga këto vende të huaja: Shqipëria, Italia, Turqia, Rumania, Greqia, Gjermania, Bashkimi Sovjetik, SHBA, Kanadaja, Suedia, Hungaria, Bullgaria,etj. Një punim me rëndësi e pati edhe Fejzullah Çerkini, punim ky që bënte fjalë për disa dokumente gjermane lidhur me luftën e Dervish Pashës kundër Lidhjes së Prizrenit në Slivovë, Shtimje, Carralevë dhe Duhël. Mr. Fejzullah Çerkini ishte punëtor i palodhshëm dhe nuk e kurseu as shëndetin e vet për të hedhë në dritë sa më shumë të dhëna për historinë e popullit të vet. Ai edhe pse kishte dhëmbje të rënda në këmbë shkoi në vizitë pune në Shqipëri, por u detyrua të ndërpresë këtë vizitë dhe të kthehej në shtëpi për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetsore. Fatkeqësisht gjendja e tij nuk u përmirësua edhe pas shtruarjes në spital dhe pas pak ditësh vdiç në shtëpi të vet në moshën 57 vjeçare me 23 maj 1980, në moshën kur më së shumti mund t’i kontribuonte vendit. E përgatiti Fatmir S. Çerkini Maj 2010
  • 4. 4
  • 5. 5
  • 7. 7 Kopshti i Akademisë së Shkencave në Tiranë, qershor 1978 1. Fejzullah Çerkini
  • 8. 8 Apollonia, qershor 1978 Fejzullah Çerkini, Dr.Ali Hadri, Dr. Mark Krasniqi, e të tjerë, para përmendores së vëllezërve Frashëri, qershor 1978
  • 9. 9 Kumtesa e Fejzullah Çerkinit në sallën solemne të Pjesë filmike në youtube Kuvendit në Tiranë për shënimin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit-qershor 1978 Fejzullah Çerkini nëTiranë, 12 qershor 1978, Salla solemne për 100 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit
  • 10. 10 Simpoziumi i III i historianêve i mbajtur nê Ohêr me 4-5.12.1974
  • 11. 11 Fejzullah Çerkini me nxënësit e vet normalist
  • 12. 12 Fejzullah Çerkini me kolegët e tij të punës në Normalen e Ferizajt Fejzullah Çerkini me kolegët e tij profesor gjatë një pause
  • 13. 13 Dita e shkollës normale, mars 1965 Ferizaj Dita e shkollës normale, mars 1965 Ferizaj
  • 14. 14 Fejzullah Çerkini-drejtor me profesorët Behgjet Shabani dhe Njazi Zylfiu dhe me maturantet e normales, korrik 1966 Sevdije Çerkini-vajza e Fejzullahut, vdiç si maturante e Normales-gjenerata e parë
  • 15. 15 Fejzullah Çerkini, Behgjet Shabani, Njazi Zylfiu, me maturantët e Normales,korrik 1966 Fejzullah Çerkini me maturantët e Normales,kl.V3, 1965-66
  • 16. 16 Dhjetë vjetori i Shkollës normale,,Z.Hajdini,,shtator 1970 Fejzullah Çerkini, Xhemajl Kasumi, ..
  • 17. 17 16.04.1963, Përshëndetje nga TA i Mitrovicës Me nxënësit gjatë një aksioni punues
  • 18. 18 1972-73, Në shkollën normale – Ferizaj Fejzullah Çerkini, Fehmi Salihu, Skender Salihu, Nexhat Zylfiu, Xhemrush Berisha, Sabri Berisha, Agim Fejzullahu, Naim Basha, Nehat Çarkagjiu, Bajram Misini, ...- në Shkollën Normale – Ferizaj
  • 19. 19 2.5.1976, Kêshilltarêt e Entit pedagogjik-Ferizaj, 1.Fejzullah Çerkini-drejtor,... Dita e Arkivit tê Kosovês, 20 mars 1980
  • 20. 20 Me kolegêt e Arkivit tê Kosovês