Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage Sites in Albania, Issues and their Managemen. /Iris Pojani, National CH consultant
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×
 

Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage Sites in Albania, Issues and their Managemen. /Iris Pojani, National CH consultant

on

  • 3,258 views

State of the Art of World Heritage Sites in Albania, Issues and their Managemen.

State of the Art of World Heritage Sites in Albania, Issues and their Managemen.
Iris Pojani, National CH consultant

Statistics

Views

Total Views
3,258
Views on SlideShare
3,257
Embed Views
1

Actions

Likes
2
Downloads
47
Comments
0

1 Embed 1

http://www.google.com 1

Accessibility

Categories

Upload Details

Uploaded via as Adobe PDF

Usage Rights

© All Rights Reserved

Report content

Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
  • Full Name Full Name Comment goes here.
    Are you sure you want to
    Your message goes here
    Processing…
Post Comment
Edit your comment

Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage Sites in Albania, Issues and their Managemen. /Iris Pojani, National CH consultant Trashegimia shqiptare iris pojani final - State of the Art of World Heritage Sites in Albania, Issues and their Managemen. /Iris Pojani, National CH consultant Presentation Transcript

  • “State of the Art of World Heritage  Sites in Albania, Issues and their  Management” Iris Pojani, National CH consultant ONE UN PROJECT Building Capacity in Natural Risk Preparedness for Cultural Heritage Sites in Albania
  • Trashegimia kulturore shqiptare ‐ konsiderata të përgjithshme• Trashëgimia kulturore shqiptare, po ashtu si edhe ajo e përbotshme, është përftuar nga ruajtja në vazhdimësi e artifakteve fizike apo kulturës  materiale dhe atributeve jomateriale të brezave më të hershëm. Kjo pasuri është ruajtur deri në ditet tona qoftë si gjurmë e evidentuar, qoftë si  potencial i mbuluar ende dhe i pa hulumtuar.• Kjo pasuri kulturore e së kaluarës, sëbashku me atë trashëgimi që do të vendosim të ruajmë si  shoqëri edhe nga aktiviteti ynë i sotëm njerëzor, do të duhet konservohet dhe transmetohet edhe  për gjeneratat e ardhshme. • Trashëgimia kulturore shqiptare përfshin pra, • ‐kulturen materiale (si ndërtesa, monumente, peizazhe, libra, vepra arti, dhe objekte) • ‐kulturën jomateriale (si folklori, traditat, gjuha, apo dija), si dhe • ‐trashëgiminë natyrore (ku përfshihen peizazhet kulturore më sinjifikative si dhe biodiversiteti)• Me c’farë rreziqesh ndeshemi ne në këtë proces konervimi dhe transmetimi?• Si do e transmentojë atë brezave të ardhshëm?• Por c’farë ka vendosur shoqëria jonë të ruajë e ruan tashmë nga nga e kaluara ?
  • Periudha e parë:  Shek 19‐të ‐1944• Dominohet  nga  antikuaristet,  udhëtarët dhe  arkeologët e  huaj.  Interesi  për  TK  shqiptare  është thuajse i njëkohshëm me  atë të vendeve  të tjera  të Mesdheut. • 1435  ‐ Ciriaco  d’Ancona,  humanisti i njohur italian vizitoi  bregdetin  shqiptar.  Ai  na  dha  edhe  njoftimet  e  para  për  Lezhën,  Durrësin  dhe  Apolloninë.  Ai  përshkroi  monumente,  lexoi  mbishkrime  shumica  e  të cilave  janë shkatërruar apo humbur sot.
  • .Marin Barleti, në veprën e tij “Historia e jetës dhe veprës sëSkënderbeut” Venedik 1510, jep një pamje të Durrësit nëkohën e tij, rrethuar nga muret bizantine.
  • Udhetare e arkeologe• -Shek XIX-të, shekulli i zbulimeve gjeografike, të gjithë ata që vizitonin Greqinë kalonin në Shqipëri, duke kërkuar të vizitonin kolonitë greke në , si Apollonia dhe Dyrrahu apo të njiheshin me gjurmët e Via Egnatia-s.• - William Martin Leake “Travels in Northen Greece”, (London 1935) dhe Francois Pouqueville, i cili gjithashtu botoi shënime për qytetet dhe monumentet.
  • -Të parët arkeologë - francezët Leon Heuzey dhe Honore Daumet, të ngarkuar nga Napoleoni III në vitin 1861 tëvrojtonin gjeografinë dhe gjurmët materiale të luftës civile midis Pompeut dhe Cezarit.- Paul Traeger, prehistoriani austro-hungarez, i cili gërmoinë Koman dhe dhe kalanë e Dalmacës në vitet 1899 dhe 1900, i inspiruar nga Theodor Ippen, konsulli Austro- Hungarez në Shkodër.
  • •Gjatë Luftës së Parë Botërore dhe gjatë pushtimit austro‐hungarez nëvitin 1916, Camillo Praschniker gërmoi në Apolloni.•Rendesi pati botimi i skulpturave të Manastirit te Apolloninsë, disa prej të cilave ai i transportoi në Vjenë. Rezultatet e kërkimeve te botuara në serinë akademike austriake me titujt “Archaeologische Forschungen in Albanien und Montenegro” 1918 dhe “Muzakhia und Malakastra” 1920.
  • Muret  rrethuese  te Apollonise
  • Stele funerarenga Apollonia ne  KunsthistorischesMuseum  Vjene, cuaraty nga Praschniker
  • Fillimet e germimeve ne Apolloni nga Leon Rey sipasmarreveshjes midis Shqiperisedhe Frances ne vitin 1923. STOA dhe 17 nishet e saj ne  fillimet e germimeve.
  • Muzeu i pare arkeologjik ne Vlore inaguruar ne 8 Tetor 1936
  • Germimet e Luigi Ugolinit ne Butrint sipas marreveshjes midis Shqiperisedhe Italise ne vitin 1927.
  • Periudha e dytë: Zbulimet arkeologjike 1947‐1999 1948 – U organizua edhe ekspedia e parë arkeologjike në Apolloni. Gjithashtu sipas një programi që e shfrytëzonte arkeologjinë nëfunksion të studimit të qytetërimit shqiptar, filluan edhe gërmimet në vendbanimet dhe nekropolet ilire, në Amantia, Vajzë e Dropull. Në luginën e Matit, në kuadrin e gërmimeve të shpëtimit u zbuluanrreth 35 tuma. Të tjera tuma u zbuluan në Vajzë në luginën e Vjosës, në Vodhinë, Bodrishë e Kakavijë.
  • -1958-1960 Ekspedita nëApolloni. Misioni me rusëtdrejtuar nga Blavatski, S.Islamidhe tetë arkeologë shqiptarë.Gjatë tri viteve u punua në shtatëpika të qytetit, duke arriturrezultate spektakolare.-Një pjesë e ekspeditës u shkëputedhe për të zbuluar Orikum,gërmime interesante që zbuluanteatrin e qytetit.
  • -Në Dyrrah, kolonia tjetër helene, kërkimet u realizuan nga V. Tocikryesisht në nekropolin e qytetit. 1966 filluan gërmimet në amfiteatërme zbulimin e galerive të mbështetura në faqen e kodrës.
  • 1957-1975 – Zbulime të rëndësishme në fushën eprehistorisë. Shtyllat kronologjike të prehistorisë u vendosën nëpërmjet gërmimeve të Maliqit (1961-1966), të zhvilluara nën drejtimin e Frano Prendit.Ndihmuan në këtë proces, sidomos për periudhëne Neolitit kërkimet në Kamnik të Kolonjës ndërsa për epokën e Hekurit gërmimet në shpellën e Trenit.
  • Kjo periudhë ishte e rëndësishme edhe për qytetet ilire. U gërmua stadiumi i Amantias i filluar në 1952-1953. Gjatë 1960-1975 u gërmuan qytete ilire si Antigonea, Dimali, Lisi, Selca, Zgërdheshi, Belshi, por edhe kështjella si Irmaj, Rosuja e Prishta.Një ndihmë të madhe për kuptimin e qytetërimit mesjetar dhanë edhegërmimet në Koman, Bukël, Krujë duke dhënë mundësinë të studiohej vazhdimësia e kulturës nga Antikiteti i Vonë në Mesjetën e Hershme.
  • Në 15-21 Shtator 1972 ishte Kuvendi i Parë iStudimeve Ilire, ishte kontak i parë i arkeologjisë shqiptare me shkencën evropiane. Këtu u diskutuan cështje si etongjeneza e ilirëve,tiparet e qytetërimit antik ilir, karakteri i kulturës mesjetare në Shqipëri etj.
  • Vitet 1985-1990 u krijua Instituti Arkeologjik Shqiptar dhe shtuandjeshëm numri i gërmimeve që arriti rreth 30 në vit. Kjo ishte edhe një periudhë reflektimi për shumë cështje deri në Kuvendin e Dytë të Studimeve Ilire 1985.
  • Periudha e tretë: 1991 -Kjo është dhe periudha e bashkëpunimeve me arkeologëevropianë e amerikanë.Konispol – Shpella e Konispolit,bashkëpunim me Universitetine Texas. Gjurmët më tërëndësishme të jetës u zbuluannë një thellësi prej 4.20m, ipërkisnin Paleolitit të Vonë, 26700 vjet më parë, zbuluar meanaliza C14. Periudha e dytëajo e Mezolitit, 12 000 vjet mëparë, vegal të imta stralli tëkuq. Neoliti ishte përfaqësuarme të tre periudhat e tij.
  • Sovjan - Gilles Touchais dhe R. Treuil dhe Frano Prendi e Petrika Lerapunuan në zbulimin e një vendbanimi prehistorik, kodër okupuar nga Bronzi deri në epokën e Hekurit. Nga gjetjet – një thikë bronzi e qytetërimit mikenas dhe një maj heshte e kulturave të Evropës Qëndore.
  • MRAP Universiteti i Cincinnati dhe Instituti Arkeologjik 1992- Ekspedita e Apollonisë P. Cabanes dhe N.Ceka. Zgjerim i hapsirës në Veri të Portikut të zbuluar nga Leon Rey si dhe një rruge monumentale që drejtohej për në temenos.Prezenca e një tempulli mbi terracë dëshmohet nga gjetja e pjesëve arkitektonike të ordrit korintik. Përmasat e kapiteleve flasin për një datim tëtempullit aty rreth shek. III pas Kr. U punua po atë vit edhe në nekropol nga Vangjel Dimo në një nga tumat VII para kr- VI para Kr.
  • 1991-1996 – Butrint N. Ceka dhe C.Hatzis. Gërmimet upërqëndruan në akropolin e qytetit për të sqaruar fillimet e jetës në këtë qëndër të lashtë. Shtresa më e hershme i takonte periudhës se Hekurit, që i korrespondon protogjeometrikut të Greqisë, shek. XI-X para Kr.
  • 1994 Filloi dhe një ekspeditë tjetër shqiptaro-angleze nën drejtimin e R. Hodges dhe I. Gjipalit. Objekti kryesor i gërmimeve u bë trikonka, njëpallat i madh i shek. VI-VII. E më pas në fushën e Vrinës, ku gërmimet vazhdojne. vazhdojnë.
  • Byllis Misioni Shqiptaro – Francez Finiq – Universiteti i Bolonjes me Institutin Arkeologjik DRAP Apolloni -Tempulli i BonjakëveSarandë - Sinagoga me Universitetin e Izraelit
  • Legjislacioni kombëtar dhe ndërkombetar ne fushen e TKKronologjia e Dokumentave Ligjore ShqiptareAkti i parë ligjor gati 120 vjecar. I përket vitit 1889 me emërtimin “Rregullorja e brendshme përregullimin e muzeut mbretëror”.Përparja shpalljes së pavarsisë, në vitin 1912, aprovohet “Ligji për Mbrojtjen e Monumenteve”1922 del  e para qarkore e Ministrisë së Arsimit lidhur me ruajtjen e dhe mbrojtjen e pasurive tëluajtshme dhe të paluajtshme.Në fundin e Luftës së Dytë Botërore, Shqipëria ishte e privuar nga një legjislacion për mbrojtjene trashëgimisë kulturore si dhe pa strukturat/institucionet përkatëse. Ndaj pikërisht në fillimet e viteve ’20 filloi një lëvizje në dobi të popullarizimit të vleravekulturore.  Pikërisht, lind dhe idea për krijimin e një Muzeu Kombëtar, me qendër në Tiranë. I cili realizohet në vitin 1922.Në Maj 1944, gjatë Kongresit të Përmetit,  anullohen të gjitha marrëveshjet dhe traktatet.
  • 1948 Dekreti 568, dt. 17.03.1948 i aprovuar menjëherë si më poshtë:24 Maj 1948 Ligji Nr. 609, i pari akt normativ që disiplinon “Mbi mbrojtjen e monumenteve të kulturës dhe i objekteve me vlerë të rrallë natyrore”shënohet një hap i rëndësishëm në këtë drejtim. Gazeta Zyrtare Nr. 72/19481955 Hartohet një tip rregullore mbi konservimin dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.1971 Kompletohet dhe perfeksionohet rregullorja e 1955. Këto dispozitaligjore jan pjesë e “kodit të Përgjishëm të Republikës së Shqipërisë (1945‐1957)
  • 1956 Ministria e Arsimit dhe Kulturës (Sot MTKRS) aprovon rregullore specifike për MuzetëLokalë (ku përfshihet kujdesi për konservimin, inventarizimin, kërkimin shkencor përelementët e kulturës dhe fondet e arkivit.1965  Dekreti i Këshillit të Ministrave Nr. 67, 15 Mars 1965, ku ristrukturohen institutetalbanologjike.1974 Merret Vendimi nr.229 i Këshillit të Ministrave “Mbi gjurmimin dhe vënien në mbrojtjetë ndërtimeve popullore”. Ky vendim hap rrugën e një seri Urdhërash për shpallje në mbrojtjetë shtetit të një serie monumentesh kulture në gjithë territorin e Shqipërisë
  • 1994 Në vitin 1994, aprovohet Ligji 7867 dt.12.10.1994 “Për mbrojtjen e pasurive kulturore tëluajtshme dhe të paluajtshme”, dokument ligjor bazë që mbeti në fuqi gati për 10 vite dhe qëmbulonte vetëm fushën e trashëgimisë materiale.2003 Ligji 9048 dt.07.04.2003 “Për trashëgiminë kulturore” që hap një fazë të re mjaft tëndryshme sidomos për:‐ruajtja, mbrojtja, popullarizimi dhe katalogimi apo dokumentimi në suporte të numerizuaraapo dixhitalizuara të trashëgimisë kulturore. Krijohet QKIPK me synim krijimin e një banke tëdhënash për trashëgiminë kulturore shqiptare. Ngritja e këtij institucioni më 1995, me detyrëthemelore krijimin e katalogut informatik të trashëgimisë kulturore, ka pasur dhe ka synim kryesor njohjen e vlerave të kësaj pasurie, pavarësisht nga pronësia mbi të, dhe administrimin shkencor të saj. Përbën një hop cilësor në fushën e administrimit “teorik” të trashëgimisëkulturore.Me hyrjen në fuqi të Ligjit 9048, dt 07.04.2003 “Për trashëgiminë kultuore, për herë të parëkemi marrë në mbrojtje ligjore trashëgiminë shpirtërore.Me dy amendimet e mëtejshme të vitit 2006 dhe 2008, ligji përmirësohet edhe më tej sidomos me  ndryshimet e fundit ku futen edhe koncepte të reja. Krijohet ASHA dhe KKA.
  • Administrimi i trashegimise kulturore te vendit. Skema e  dikurshme dhe skema e sotme e institucioneve qe administrojne trashegiminë kulturore shqiptare.Bazuar në legjislacionin e sotëm LTK 9048, sipas Nenit 241. Objekti i trashëgimisë kulturore ka këto shkallë mbrojtjeje:a) nën vrojtim;b) në mbrojtje paraprake;c) monument kulture të kategorisë II ;ç) monument kulture të kategorisë I.2. Objektet në grup emërtohen sipas rastit: park arkeologjik, qytet-muze, zonë-muze, qendër historike, zonë arkeologjike dhe ansambël-muze.3. Heqja e plotë ose e pjesshme e mbrojtjes nga shteti e një objekti ose grupiobjektesh të trashëgimisë kulturore është e drejtë ekskluzive e organit që e kashpallur atë.
  • Parqet arkeologjike“Park arkeologjik” është hapësira me vlera mjedisore, në të cilën ruhen rrënoja ndërtimore, të zbuluara prejgërmimeve arkeologjike që mbrohen nga shteti Neni 3, Pika 19Si rrjedhojë e ligjit ne fuqi MTKRS administron sot një numur të madh parqesh arkeologjike si ai Butrintit, Apollonisë, Bylisit, Antigonesë, Orikumit, Lezhës e Shkodrës.Sipas modeleve bashkëkohore keto parqe funksionojnë në bazë të rregulloreve të administrimit si dhe Zyrate Koordinimit të tyre. Eshte relativisht një sistem i ri, i cili rezulton mjaft i suksesshëm aty ku edhe stafi ështëi tillë dhe anasjelltas
  • ANTIGONEAInformacionet qe ekzistojne per qendrat e trashegimise kulturore si per qendrat arkeologjike ashtper pasurite e tjera duhet te vendosen ne harta e te dokumentohen sipas standarteve me te lartaakademike bashkekohore.Pa respektuar kete aspekt ne punen per evidentimin dhe rijetezimin e monumenteve kulturore numund te realizojme nje plan interpretues per to.
  • Qendrat historike “Qendër historike” është ansambli qytetar ose fshatar me vlera historiko‐kulturore që mbrohet nga shteti. Neni 3, Pika 21 Këtu rradhiten qytetet qendrat historike të qyteteve dhw fshatrave tona si Korca, Voskopoja, Durresi, Elbasani, Shkodra etj. Sipaslegjislacionit nw qendrat historike nuk mund të kryhet asnjë ndërtim me përjashtim të punimeve qw lidhen me rrjetit inxhinerik.  Kemi dhe nocionet “Zonë arkeologjike” është sipërfaqja në të cilën gjenden monumente të zbuluara nga gërmimet arkeologjike oseështë dëshmuar qenia e shtresave me përmbajtje arkeologjike.  “Zonë‐muze” është njësia territoriale brenda qytetit, me vlera muzeale, e cila përbëhet nga një grup objektesh me vlera tërëndësishme kulturore. Neni 3 pika 32 Përgjegjësia për ruajtjen dhe administrimin i takon jo vetëm MTKRS me institucionet e varësisë por edhe pushtetit vendor. 
  • Qendra historike e Korces
  • 5. WHS dhe te tjera dhe turizmi kulturor.  Dy qytetet tona muze Gjirokastra / Berati si edhe Butrinti bëjnë pjesë në Listën e TrashëgimisëBotërore. Vendi ynë ka nënshkruar që në 10 Korrik, 1989 Konventën për Mbrojtjen e TrashëgimisëKulturore dhe Natyrore Botërore, e njohur si “Konventa e trashëgimisë Botërore”. Shpallur nga Konferenca e përgjithshme e UNESCO-s në 1972, është nënshkruar nga 187 vende.Sot “The World Heritage List” përfshin 911 emërtime, pjesë të trashëgimisë natyrore e kulturore, site tëcilat Wold Heritage Committee i ka konsideruar me vlera të shquara. Prej tyre: -704 - kulturore , -180 natural - 27 mikse apo të përziera . 3 siteve shqiptare te shkruara në Listën e Trashëgimisë Botërore i shtohet edhe Izopolofoniashqiptare, kjo shkruar në listën e trashëgimisë jomateriale. Dy prej tyre Gjirokastra dhe Berati janë shkruar në këtë listë në seri. Por sidoqoftë, ky është njënumur relativisht i madh për një vend me sipërfaqe të vogël si Shqipëria. Psh SHBA-të kanë vetëm 20tituj në listë. Kjo tregon gjithashtu se shteti ynë është pjesmarrës aktiv i Konventës. Shumë shkurtimisht disa të dhëna që të gjithë ne në këtë sallë i kemi të njohura:
  • •ButrintiDate e regjistrimit: 1992, Zgjerimi: 1999, Sipërfaqja e sitit: 3,980 haZona e Mbrojtur: 4,611 ha.Ky sit kulturor është përfshirë në “World Heritage List” mbi bazëne Kriterit iii.- Criterion iii : The evolution of the old natural environment.which led the inhabitants to abandon Butrinti at the end ofthe Middle Ages, means that this archaeological site providesvaluable evidence of ancient and medieval civilizations onthe territory of modem Albania.
  • Berat Gjirokastra 46
  • Qendrat Historike të Beratit dhe Gjirokastrës• Date of Inscription: 2005, Extension: 2008, Property : 59 ha, Buffer  zone: 136 ha• Këto dy qytete janë ruajtur aq mire sidomos shtëpitë e banimit, të cilat janë okupuar prej shumë b reznish.• Gjirokastra u ndërtua nga latifondistë të medhenj. Qyteti ka një fortifikim që origjinën e ka në shekullin 13th century, qyteti ka   banesa tipike të quajtura (the Turkish kule ) karaktersitke për  rajonon e Ballkanit. Gjirokastra përmban shumë prej syresh që datohen në shekullin e 18 por edhe shembuj më të elaboruar të shekullit 19.• Berati është një qytet i fortifkuar por i hapur, i banuar nga zejtarë e  tregëtarë. Po ashtu, qendra urbane e tij reflekton shtëpi banimi të traditës ballkanase. Shembuj të sëcilës datohen në shekullin 18 dhe 19. 
  • • Criterion (iii) : Berat and Gjirokastra bear outstanding testimony to  the diversity of urban societies in the Balkans, and to longstanding  ways of life which have today almost vanished. The town planning  and housing of Gjirokastra are those of a citadel town built by  notable landowners whose interests were directly linked to those  of the central power. Berat bears the imprint of a more  independent life style, linked to its handicraft and merchant  functions.• Criterion (iv) : Together, the two towns of Gjirokastra and Berat  bear outstanding testimony to various types of monument and  vernacular urban housing during the Classical Ottoman period, in continuity with the various Medieval cultures which preceded it,  and in a state of peaceful coexistence with a large Christian  minority, particularly at Berat. 
  • • Sipas vlerësimit të UNESCO‐s, integriteti i dy qyteteve është mjaft i  kënaqshëm megjithëse kjo situate u lëkund nga zhvillimet e viteve ’90. Megjithatë nuk është prekur ende vërtetësia apo autenticiteti i  aspektit të tyre, megjithatë konservimi I mëtejsjëm i  dy qyteteve duhet rreptësisht të ndjekë standartet ndërkombëtare më të larta.• Krijimi i IMK‐së në vitin 1965, coi në një program mirëmbajtje dhe restaturimi për monumentet e shpallura. U supervizua nga specilistët e fushës në harmoni me direktivat e Kartës së Venecias. • Por c’do të thotë të jesh në listën e Trashgimis Botrore te Unesco‐ s? • Patjetër është “kurorë e artë mbi krye” por njëkohësisht edhe përgjegjësi e madhe. Sitet e listuara në Trashëgiminë Botërore duhet të jenë model edhe për ato të listuara vetëm në listën kombëtare. Kështu është shumë e rëndësishme që të funksionojnë sipas “Planeve të Administrimit”
  • Raportimi periodik• Raportimi periodik në Qendrën e Trashëgimisë Botërore është një detyrim gjithashtu. •• Kështu psh Qendra e Trashëgimisë Botërore kërkont nga sitet shqiptare të nominuara•• ‐Të dorëzonin një raport në WHC deri 1 February 2009 për implementimin e  masave si më poshtë vijon:• a) hartimi I inventarit të ndërtimeve ilegale që datojnë nga ’90 e këtej, sëbashku me planin e prishjes së këtyre ndërtimeve ilegale together ëith a plan for the  removal në një perspective afatmesme;• b) përcaktimi i treguesve të monitorimit sëbshku me intervalet e përditësimeve.• c) propozimi për programin e gërmimeve arkeologjike, në përputhje me standartet ndërkombëtare. • d) mbrojtja kundra zjarrit në zonën historike të banuar duhet përmirësuar;• e) plan afatmesëm për zhvillimin e kapaciteteve të lehtësirave për turistët.
  • Tabela e destinacioneve kulturore kombetar, permbledhje e pikave te mundshme te interesitDestinacion Pershkrimi Renoja apo site per vizitoret Grada e SherbKulturor interesit imetBerat •Kala e mirëruajtur *** * mesjetare me lagje Muret mesjetare të qytetit dhe kullat. interesante dhe të mirëmbajtura. Kalaja mesjetare. Banesat mesjetare. •Qyteti është vecanërisht i njohur për Kishat mesjetare. kishat e tij mesjetare; shume prej të cilave Lagjet me arkitekture te tipit otoman duke janë zbukuruar me përfshirë ndërtesat e zakonshme dhe dyqanet e piktura murale nga drunjta të pazarit të vjetër. Onufri. Rrënojat e Xhamisë së Kuqe dhe të Bardhë në • kalanë mesjetare. •Rrënoja më të hershme të vendbanimeve Ilire Xhamia e Mbretit. dhe Romake mund të shikohen gjithashtu Xhamia e Plumbit brenda kalasë mesjetare. Xhamia e Beqarit Muzeu i Onufrit
  • ITINERARET KOMBETARE 1) Tema– Zhvillimi i qyteteve ilire dhe influenca e botes greke e romake (potencial per projekte cross‐border  me fqinjet e sidomos me Kosoven)  7 ‐ 14 dite vizite, vizitore vendas dhe Kosovarea) Shkodra ‐ Shurdhah ‐ Lezhe ‐ Zgerdhesh ‐ Durres ‐ Apollonia ‐ Vlora ‐ Nikaja/Byllis ‐ Margellic ‐ Berat. 2) Tema – Rruget romake (mundesi projekte cross‐border and financime nga KE)  “Via Egnatia tour” qe zgjat rreth: 7 dite ne Shqiperi shtuar Maqedonine e tutje. “Via Romana tour” : 7 dite ne Shqiperi dhe Greqi. Turiste vendas dhe italiane. a) Durres ‐ Shkembi i Kavajes ‐ Apollonia ‐ Vlora ‐ Nikaja/Byllis ‐ Bradashesh (Ad Quintum) ‐ Elbasan ‐ Mengël ‐ Mirakë ‐ Via Egnatia (Librazhd‐ Qukës‐Shkumbini) ‐ Selcë Poshtme ‐ Pogradec ‐ cross border me Maqedonine.  b) Durres ‐ Apollonia ‐ Vlora ‐ [Treport] ‐ [Orikum] ‐ [Klos/Byllis] ‐ Amantia ‐ Paleokastra ‐Gjirokastra ‐ Sofratike ‐ Finiq ‐ Saranda ‐ Butrint – cross border me Greqine ( drejtim Nikopolis ‐ Preveza). 
  • 3) Tema: Perandoria osmane dhe gjurmet historike te saj ne territorin tone.  Vizitore shqiptare dhe te huaj a) Shkodra ‐ Lezhe ‐ Kruja ‐ Bashtove ‐ Vlora ‐ Tepelene ‐ Kardhiq ‐ Gjirokastra ‐ Delvina ‐ Saranda (Lekurs). 4) Tema – Skenderbeu dhe lufta kunder turqve. Turizem shqiptar, kosovare e vizitore italiane a) Shkodra ‐ Lezhe ‐ Daula ‐ Kruja ‐ Tirana ‐ Petrela ‐ Elbasan ‐ Peqini ‐ Bashtove ‐ Durres. 5) Tema‐ zhvillimi i arkitektures militare (keshtjella, fortifikime dhe kulla) Turizem shqiptar dhe vizitore te huaj.  a) Shkodra ‐ Sarda ‐ Lezhe ‐ Daula ‐ Kruja ‐ Preza ‐ Durres ‐ Bashtove ‐ Kanina ‐ Vlora ‐ Porto  Palermo ‐ Qeparo ‐ Borsh ‐ Saranda (Butrint) ‐ Gjirokastra ‐ Kardhiq ‐ Tepelene ‐ Berat.  6) Tema‐ Shqiperia dhe historia e bregdetit. Turiste shqiptar dhe vizitore te huaj. a) Vlora ‐ Orikum‐Himare‐Porto Palermo ‐ Qeparo ‐ Borsh – Sarande‐Butrint.  7) Tema‐ arkitektura e kishave dhe dekoracioni. Turizem shqiptar dhe vizitore te huaj.a)Saranda (Butrint/ Manastiri i Demes, Mesopotam etj.) ‐ Gjirokastra ‐ Byllis ‐ Berat ‐ Elbasan ‐ Lin ‐ Pogradec ‐ Korçe ‐ Voskopoje.  
  • 5.Risqet te ndryshme, termete dhe katastrofa te  tjera. • Po nga kërcënohet trashëgimia jonë kulturore në të vërtetë? • Disa nga risqet të cilat janë të panumurta për pasurinë tone  kulturore, por jo vetëm ato natyrore.• Nëse do të përvijonim një matrix të parashikimit të risqeve, ashtu sic do të duhej për një Plan të Administrimit të Riskut, vendin e  pare për trashëgiminë tone kulturore do e zinte risku ose më mire  katastrofa nga zhvillimet e padisiplinuara urbane dhe territoriale. • Rezulton se qendrat historike e ato muzeale janë dëmtuar jo pak pikërisht nga faktori njerezor më tepër se ai natyror. Po në këtë mënyrë janë zhdukur apo tjetërsuar edhe potencialet që fshihen ende të pazbuluara.
  • Rasti i DurresitNë nje qytet si Durresi, ku qendra urbane aktuale koincidon me qytetin historik e antik, puna e arkeologeve nuk mund te zhvillohet ashtu si ne nje qender antike te  abandonuar gjendur në nje peisazh rural.Cila eshte rruga me e mire ne hartimin e metodologjie se arkeologjise urbane për Durresin sot.  Cili do te jete modeli i saj? Do mundemi ne arkeologet të inspirojme zhvillimet urbane moderne sipas renojave te shkuares?  Apo do te jemi te zote te ruajme e ekspozojme ne menyre harmonike njemonument ne kontekstin modern duke u dhene kenaqesine e rastin te gjitheve te  gezojne trashegimine e ketij qyteti?
  • Mozaiku ne  Basiliken e  ArapajtDurres , fshehur mes ndertimeve .Eksperti Roberto Nardi dhe William Cikopano duke diskutuar…
  • Risk management plans for ApolloniaInternal Risks (Risqe nga faktorë të Brendshëm) (environmental): erosion and landslide (environmental): vegetation control(environmental): fire(environmental): Monastery landslide(environmental): Bad drainage (environmental, archaeological integrity): car circulation(environmental, archaeological integrity : Threats to sacred  temenos (hill 104 Restaurant)(environmental, archaeological integrity): Lower Restaurant (conservation): Monumental erosion and conservation pressure (conservation): Previous restoration collapsing (environmental): Picnic (security and safety): Visitor’s safety (security): Absence of boundary’s fences (efficiency)s: Absence of Geographical Information System (efficiency): Lack of sufficient training (safety and security): Wild camping and campering (security): modern cemetery  Looting,touristic unplanned
  • • Internal/External Risks• (environmental, looting): surrounding  archaeological integrity• (environmental): changing in the landscape• (environmental, looting): Physical threats to the  archaeological heritage by huge works• (environmental): Animal and vegetation diseases• (environmental): Waste disposal•• External Risks• (environmental): nearby highway• (environmental): village expansion• (political): Loss of local identity of   archaeological heritage• (political): Lack of funding• (environmental): Alien species, diseases,  parasites epidemics• (political): Overlapping of competences• (political, efficiency): Lack of  communication
  • Risku sizmik, i fundit nga rradha por jo nga rendësia• Epidamnos‐Dyrrachion• Termeti i parë dokumentohet në vitin 346 e.s, më pas në vitin 522 pak kohë para se Durrësi të zbukurohej nga ndërtimet e Perandorit Anastas. • Si pasojë e shumë termeteve të shekullit të 13‐të Durrësi njohu nje ulje të numrit të popullsisë. • Shenohet viti 1276 si data e termetit. Sipas Alain Duccellier, pas  tërmeteve të mëdha te shekullit të 13 vërehet një shpërngulje e popullsisë,  e cila vazhdon edhe në shekullin 14, si pasojë e përkeqësimit të klimës dhe zgjerimit katastrofik të lagunës, një nga arsyet themelore të tërmeteve. 
  • DurresAutoritetet venedikase vendosën tëhapnin kanal që vinte lagunën nëkomunikim me detin.Sic lexojmë në dokumentat e kohës(Ducellier f.525), ky qëllim pohohet nënjë tekst të 6 majit 1393, kusinjalizohet se këto punime duheshinbërë me qëllim « shëndetin e qytetitpasi gjatë verës, dielli e transformontelagunën në kënetë »
  • Dokumentimi i shkarrjes se tokes ne Spitalle, kodrat e Durresit
  • Durres, Spitalle, rreshqitja e dokumentuar ne fund  shek. IV p.e.s
  • Apollonia• Apollonia, ndryshimi i shtratit të lumit Aoos. • Bonjaket, rasti i   sondazhit
  • Termeti Berat 1851• Në vitin 1851 në Berat ra një tërmet katastrofik,  nga cili u dëmtuan rëndë shumë shtëpi,  ndërmjet tyre dhe ato të Kalasë.• Mbas tërmetit të vitit 1851, ndryshuan mjaft konstruksionet. Nga mur guri gjithë ndërtesa,  katet sipër u kthyen me çatma. Çatitë e  mbuluara pjeserisht me pllaka guri, filluan të mbulohen gjerësisht me tjegulla, që njëkohësisht ndryshuan dhe konstruksionin e  çatisë. • U shtua numri i dritareve si dhe madhesia e  tyre duke perfituar nga fasadat me catma te  cilat mundesonin ndarjen e siperfaqes me  shume dritare. Dalja erker në forme kaskade zgjeroi siperfaqet e katit sipërm, duke përftuar nje banim me te gjerë dhe komod. Gjysma e  dyte e shek. XIX, karakterizohet nga ndryshime te medha dhe ne dekoracionet si jashte dhe brenda baneses. 
  • Siti ne bazen militarene Oricum, Vlore 
  • Rivitalizimi i mbrapshte i kalase se Petres.Central Albania
  • Guri jeshil i shpreses ne fund te kutise se Pandores