Advertisement
Ajri
Ajri
Ajri
Ajri
Advertisement
Ajri
Ajri
Upcoming SlideShare
Elementet kimik ne trupin tone  projekt kimiElementet kimik ne trupin tone projekt kimi
Loading in ... 3
1 of 6
Advertisement

More Related Content

Advertisement

Ajri

  1. Ajri 1 Cilësia e ajrit Ideja kryesore Cilësia e ajrit është e rëndësishme për shëndetin e njeriut Koha 2–3 orë mësimi Periudha Në çdo periudhë të vitit (periudha të vlerësohet nga mësuesi) Vendi Klasa Materialet Postera dhe koleksioni i filmave i paketës së gjelbër Lënda Kimi, biologji, fizikë, mbrojtja e mjedisit Qëllimi Të jepet informacion për metodat praktike për përmirësimin e cilësisë së ajrit Metodat Leksion, diskutim, mbledhje idesh, prezantim videoklipesh Hyrje Ajri është një përzierje gazesh të azotit (78%), oksigjenit (21%), dioksidit të karbonit (CO2) dhe 1% të disa gazeve inerte. Ai, gjithashtu, përmban avuj uji në sasi të ndryshme, si dhe një numër substancash të dëmshme. Substancat e dëmshme përfshijnë ndotësit natyralë, si pluhuri dhe hiri vullkanik, dhe ndotësit tjerë si rezultat i veprimtarisë së njeriut. Të gjithëve u është e njohur që ajri i pastër është kusht themelor për të gëzuar një shëndet të mirë. Por ne e përqendrojmë vëmendjen tonë më tepër në cilësinë e ajrit jashtë mjediseve të mbyllura (ajri i jashtëm), duke harruar, apo mos përfillur cilësinë e ajrit brenda mjediseve të mbyllura (ajri i brendshëm). Shkencëtarët sot vlerësojnë që ajri i mjediseve të brendshme shpesh mund të jetë më i ndotur sesa ajri i jashtëm, madje, sidomos në qytetet e mëdha industriale. Duke ditur që kohën më të madhe njerëzit e kalojnë në mjedise të mbyllura, ky fakt merr rëndësi të veçantë. Ajri i pastër ka një rëndësi të madhe veçanërisht për fëmijët, pasi ata thithin një vëllim më të madh ajri, në krahasim me përmasat e trupit, sesa të rriturit. Kjo tregon se ata rrezikohen më shumë se të rriturit nga rritja e përqendrimit të ndotësve në ajër. Cilësia e ajrit 13
  2. 1 Ajri 1 Veprimtaritë Filloni duke i pyetur nxënësit: sa gjatë mund të jetojë njeriu pa marrë frymë? Kërkojuni disa nxënësve që dëshirojnë të dalin vullnetarë, të mbajnë frymën për 30 sekonda. Pastaj i lini ata t’i shpjegojnë nxënësve se si ndihen më pas. Tregojuni nxënësve për gazet, prej të cilëve përbëhet ajri. Kujtojuni atyre se përbërja 2 e ajrit ndryshon gjatë procesit të frymëmarrjes, pasi niveli i oksigjenit zvogëlohet, kurse ai i dioksidit të karbonit rritet. Përbërjen e ajrit nuk e ndryshon vetëm frymëmarrja, por edhe shumë veprimtari të tjera. Aktivitetet njerëzore, për shembull, mund të çojnë në shkarkimin e substancave të ndryshme kimike në atmosferë. Do të gjeni më shumë informacion në kreun “Ajri” në kompakt disk (CD). Ndotja e ajrit të jashtëm Shpjegojini nxënësve që kur dielli ndriçon, gazet që 1 nxjerrin makinat, si oksidet e azotit (NOx) dhe përbërësit organikë të avullueshëm, bashkohen dhe formojnë ozonin në shtresat e ulta të atmosferës. Oksigjeni nascent (O) kur bashkohet me oksigjenin molekular (O2) krijojnë ozonin (O3) në pjesën e poshtme të stratosferës si pjesë e atmosferës. Toka ka nevojë për ozonin, por në shtresat e sipërme të atmosferës së saj, ndërsa, në lartësi të ulëta ndikimi i tij është jashtëzakonisht i dëmshëm. Ky ndikim është quajtur smogu i verës (pasi në verë dielli ndriçon më shumë). Vetëm në Europë, nga ky ndikim janë prekur më shumë se 100 milion njerëz. Smogu i dimrit krijohet, kur ndotësit e ajrit siç janë dioksidi i squfurit (SO2), oskidet e azotit (NOx), si dhe kur grimcat vijnë në kontakt me masat e ftohta të ajrit që qëndrojnë pezull mbi qytete. Ndotjet më të mëdha shkaktohen në mjediset urbane, në të cilat jetojnë sot dy të tretat e europianëve. Smoget e mëdha të dimrit shkaktojnë vazhdimisht dëmtime të shëndetit në disa zona të Europës Qendrore dhe Lindore, si në zona me dendësi të lartë të popullsisë: në Republikën Çeke, në Gjermani dhe në Poloni. Burimet kryesore të kësaj ndotjeje janë proceset e djegies, të cilat kanë të bëjnë me ngrohjen, industrinë dhe me prodhimin e energjisë. Paraqitni përpara nxënësve filmin me titull: “Ajri”. 2 Organizoni një diskutim për shkaktarët e smogut: (procesi i djegies së karburanteve, 3 transporti, ngrohësit e shtëpive, industria, prodhimi i energjisë). Përdorni informacionin shtesë, që gjendet në tekst, me titull “Burimet e Ndotjes së Ajrit” në faqen 16. Shfaqni përpara nxënësve videoklipin me titull “Si të mbajmë ajrin e pastër”, 4 i cili tregon vetëm një mundësi për të mbajtur ajrin e pastër. Kërkojuni atyre të sjellin më shumë shembuj. Shpjegoni që ndotja e ajrit në vendin tonë është, kryesisht, 5 rezultat i djegies së karburanteve fosile (qymyri, nafta, gazi natyror) nga mjetet e transportit dhe nga stabilimentet e prodhimit të energjisë. Për të zvogëluar këtë ndotje, edhe qeveria e Kosovës ka miratuar akte ligjore strikte dhe kufizime të rrepta për ndotësit e ajrit. Gjithashtu parashikohen masa për informimin e rregullt dhe të vazhdueshëm të popullatës për standardet strikte dhe për kushtet që duhet të plotësojnë ndërmarrjet e sektorit të industrisë dhe ato të energjetikës në përdorimin e teknologjive të reja dhe ekologjikisht të pastra. 14 Cilësia e ajrit
  3. Ndotja e ajrit të brendshëm 1 2 Shpjegojuni nxënësve që shumë materiale lirojnë gaze dhe grimca të dëmshme. Tymi i duhanit është, ndoshta, shkaktari më i njohur i ndotjes së ajrit në mjediset e brendshme. Temë për diskutim: “Cilat materiale dhe veprimtari mund të shkaktojnë ndotjen e ajrit në një dhomë të mbyllur?” (produkte të ndryshme, që përdoren për pastrim, materiale Ajri 1 ndërtimi, bojëra, tretësa dhe hollues, parfume dhe artikuj kozmetikë, kimikate që përdoren në pajisje për printime dhe kopjime, materiale të ndryshme sintetike, pajisjet laboratorike, reagentë kimikë, materiale për vizatim, pikturim, skicime, projektime etj). Shkruani përgjigjet në tabelë. Temë për diskutim: “Cilat janë ndikimet e mundshme, nëse ne ekspozohemi 3 vazhdimisht ndaj ndikimit këtyre kimikateve?” (probleme në sistemin e frymëmarrjes, ndjeshmëri e lartë ose reaksione alergjike, reaksione neuro-toksike, dobësim i sistemit imunitar). Shkruani përgjigjet në tabelë. Tregojuni nxënësve disa prej ndotësve të ajrit, që janë më pak të njohur, si formaldehidi, 4 radoni, asbesti dhe fushat elektromagnetike. Referojuni tekstit për substancat e rrezikshme në faqen 17. Si mund ta kapërcejmë problemin? Organizoni një diskutim, për të shprehur lirshëm mendimet se si mund të zvogëlohen 1 rreziqet ndaj shëndetit nga ndotja e ajrit (duke përdorur materiale sa më natyrore në shtëpi, duke forcuar kontrollin ndaj ndotjes së ajrit, duke informuar rregullisht qytetarët, duke ajrosur vazhdimisht mjediset e mbyllura). Shkruani përgjigjet në tabelë. Regjistro në shtëpi shembuj të ndotjes së ajrit të brendshëm. Diskuto me nxënësit në klasë për format e zvogëlimit ose të shmangies së ndotjes 2 Ajri i klasës. Si ndotet dhe si duhet të shmangim ndotjen e tij. 3 Ecuria • Nxitni nxënësit për të diskutuar në familjet e tyre se çka kanë mësuar për cilësinë e ajrit në mjediset e brendshme. Kërkojuni atyre të përgatisin një listë të mënyrave dhe të mjeteve që shërbejnë për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe zvogëlimin e rrezikimit të shëndetit të tyre. Cilat prej këtyre veprimeve mund të kryhen dhe të zbatohen edhe në klasë? Shkruani propozimet më të mira në dërrasën e zezë. Zgjidhni propozimin më të mirë, shkruajeni në një letër të madhe, vendosini një shenjë të caktuar, që ka lidhje me ajrin, dhe vareni në murin e klasës. Cilësia e ajrit 15
  4. 1 Ajri Burimet e ndotjes së ajrit Ndotja e ajrit në zonat urbane Zonat urbane janë duke u rritur në mbarë botën, e bashkë me to, edhe nivelet e ndotjes së ajrit të tyre. Për shembull, Europa është kontinenti më i urbanizuar – më shumë se 70 për qind e banorëve të saj jetojnë në zona urbane, në Kosovë afro 50% e qytetarëve jetojnë nëpër qytete. Për shkak të migrimit të migrimit të pakontrolluar të banorëve fshat-qytet, janë krijuar para lagje të egra dhe pa infrastrukturë të nevojshme. Kjo ka ndikuar shumë në shtimin e problemeve mjedisore në përgjithësi dhe ndotjes së ajrit në veçanti. Rrugët e paasfaltuara, shfrytëzimi i lëndëve të ngurta për ngrohje etj., kanë shtuar dukshëm problemet mjedisore. Ndotja e ajrit nga qarkullimi i makinave Dukuritë që lidhen me smogun me përqëndrime mesatare të elementeve të dëmshme si plumbi, benzeni, benzopireni si dhe grimcat e imta janë rezultat i shkarkimeve të transportit rrugor . Transporti rrugor shkakton, gjithashtu, më shumë se gjysmën e shkarkimeve të NOx dhe 35 për qind të shkarkimeve organike të avullueshme. Në Kosovë, numri më i madh i makinave si karburant përdorin naftën. Gjithashtu shumica prej tyre janë më të vjetra se dhjetë vjet. Ato lirojnë sasi të madhe të CO2 i njohur si gaz serë. Automjetet me motor nafte prodhojnë grimca shumë të imta, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Po ashtu problem i madh i ndotjes së ajrit në vendet nordike është rezultat i përdorimit të gomave me thumba gjatë stinës së dimrit. Këto goma gërryejnë sipërfaqet e rrugëve dhe formojnë pluhur, i cili pastaj qëndron pezull në ajër. Ndotja e ajrit nga industria Ndotja e ajrit shkaktohet edhe nga industria. Niveli i ndikimit të shkarkimeve varet nga lartësia e oxhakëve, si dhe nga drejtimi i erës. Në ndotësit kryesorë me kohë më të gjatë qëndrimi në ajër përfshihen komponimet acidike (si, për shembull, dioksidi i squfurit, oksidet e azotit dhe amoniaku) dhe ndotësit që lidhen në pjesëza të vogla lëngu apo pluhuri pezull në atmosferë (siç janë pluhuri, metalet e rënda dhe ndotësit e qëndrueshëm organikë). “Pikat e nxehta” “Pika të nxehta” është një term i përdorur për të përshkruar një zonë me nivel të lartë të ndotjes, për një periudhë kohe të shkurtër. Popullsia që banon afër burimeve të ndotjes, është në rrezik të madh nga ekspozimi në këto nivele të larta ndotjeje. Një pikë e nxehtë mjedisore janë rrugët urbane me trafik të madh, si dhe qytetet ku është e përqendruar industria. 16 Cilësia e ajrit
  5. Substancat e rrezikshme Formaldehidi është një gaz i tretshëm në ujë, pa ngjyrë dhe helmues, me një erë të veçantë. Ai përdoret si dezinfektues, si kimikat në bujqësi, si ngjitës për panelet e ndërtimit dhe si agjent zjarrdurues në përbërjen e disa materialeve komplekse. Ajri 1 Gjurmë të formaldehideve janë gjetur dhe në dyllin që përdoret në pajisjet shtëpiake, vajrat, shampot, pasta e dhëmbëve, birra dhe vera, letrat e mureve, bojërat, duhani dhe në pjesët e brendshme të makinave. Meqenëse formaldehidi nuk formon kurrë lidhje kimike të plotë, ai mund të dalë si gaz pas disa vitesh, duke mos pasur erë të dallueshme. Vetia e tij e avullimit ndikon në sistemin e frymëmarrjes, në lëkurë dhe në zemër. Një mënyrë për të mënjanuar ndikimin e formaldehidit në shëndetin e njerëzve është përdorimi i zeoliteve, të cilat janë minerale që kanë një kapacitet të madh thithës. Ato thithin avujt e këtij gazi, si dhe pluhurat, tymin e duhanit dhe ndotësit e tjerë të ajrit. Asbesti është një përbërje mineralesh, që gjendet në natyrë, në disa lloje formacionesh shkëmbore. Ai është një material rezistent ndaj zjarrit dhe gërryerjes dhe shpesh shërben si një izolues i mirë i nxehtësisë. Për rrjedhojë, asbesti konsiderohej si një material i mrekullueshëm, me përdorim të gjerë. Mirëpo, me kalimin e kohës, u zbulua që shëndeti i njerëzve vihej në rrezik nga thithja e grimcave të asbestit. Deri sa marrim frymë, grimcat e asbestit futen dhe mbeten përgjithmonë në muret e mushkërive dhe në ato të sistemit të tretjes, duke çuar në dëmtime serioze të shëndetit, siç mund të jetë shfaqja e sëmundjes së kancerit. Ka raste që ndikimet e asbestit të mos vihen re, edhe pas shumë vitesh nga ekspozimi. Pavarësisht nga këto ndikime, materialet me përmbajtje asbesti përbëjnë një rrezik më të vogël për shëndetin, nëse ato përdoren dhe ruhen mirë, sipas rregullave të përcaktuara. Bojrat e vajit përdoren për të lyer dritaret, dyert, mobiljet, muret, etj. Ato përmbajnë kimikate të ndryshme duke përfshirë këtu edhe holluesit. Pothuaja se të gjitha këto bojra janë të dëmshme për shëndetin e njeriut dhe ambientin jetësor. Nëse ato thithen për një kohë më të gjatë, mund të shkaktojnë tharjen e lëkurës, kokëdhembje, vjellje, lodhje dhe marramendje. Qëndrimi afatgjatë pranë avujve të këtyre bojrave mund të sjell deri te problemet shëndetësore të veshkave, mëlçisë dhe gjakut. Gjithmonë para përdorimit lexoni udhëzimet. Ruajini larg burimeve të ngrohjes dhe lagështisë dhe larg fëmijëve pasi ata nuk dijnë t’i lexojnë apo kuptojnë udhëzimet. Fushat elektromagnetike janë fusha të padukshme energjie të prodhuara kudo ku kalon një rrymë elektrike. Fushat elektromagnetike gjenden në të gjitha qeniet e gjalla, si dhe kudo në natyrë. Do të kemi ndotje nga fusha elektromagnetike atëherë kur kjo fushë është më e fuqishme sesa ajo që konsiderohet e padëmshme. Duke kaluar një kohë të madhe brenda mjediseve të shtëpisë, duke punuar në kompjuter, duke u ulur shumë afër televizorit. Sot ka shumë prova që tregojnë se ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj ndotjes elektromagnetike mund të shkaktojë sëmundjet e kancerit, leuçemisë, çrregullime të imunitetit, abortime, si dhe probleme të tjera shëndetësore. Shkencëtarët mendojnë se rrezatimi elektromagnetik ndikon në mekanizmat e trupit të njeriut që rregullojnë rritjen e qelizave, prandaj themi që nga kjo ndotje janë më shumë të rrezikuar fëmijët. Marrja e masave paraprake kundër ndotjes elektromagnetike ka rëndësi të madhe. Ka disa masa të ndryshme e të thjeshta, të cilat minimizojnë rrezikimin e shëndetit prej saj: • Mbani në distancë, të paktën 1 metër larg nga trupi, pajisje të tilla si televizori, furrat elektrike të gatimit dhe kompjuterat; • Shikoni televizor nga një largësi të paktën prej 2 metrash; • Uluni të paktën 60 centimetra larg nga monitori i kompjuterit; • Përdorni ekrane ose syze mbrojtëse kur punoni me kompjuter; • Alternoni rregullisht kohën e punës me atë të pushimit. Cilësia e ajrit 17
  6. Ajri Atmosfera Fletë pune për nxënësin Atmosfera përbëhet nga katër shtresa ajri, që mbulojnë Tokën. Shtresa më e ulët e atmosferës quhet troposferë. Edhe pse lartësia e troposferës ndodhet në kufi prej 9–17 kilometra mbi Tokë, ajo përmban 95% të të gjitha gazrave dhe të tërë sasinë e avullit të ujit. Pikërisht këtu ndotësit e ajrit përzihen dhe reagojnë me përbërësit e atmosferës. Troposfera luan një rol të rëndësishëm për ekzistencën e jetës në Tokë. Shtresa tjetër quhet stratosferë dhe ndodhet rreth 30 – 50 kilometra lart mbi Tokë. Në pjesën e poshtme ne mes të troposferës dhe stratosferës është e vendosur shtresa e ozonit, e cila luan një rol shumë të rëndësishëm për filtrimin e rrezatimit që vjen nga Dielli. Pa këtë shtresë, jeta në Tokë nuk do të ekzistonte. Disa gaze ndotëse ngjiten lart nga troposfera në stratosferë dhe shkatërrojnë shtresën e ozonit. Dy shtresat e tjera të jashtme quhen mezosfera dhe termosfera. Megjithëse proceset atmosferike natyrore janë vetërregulluese, substancat dhe kimikatet që lirohen nga aktiviteti njerëzor mund të shkaktojnë transformime të pakthyeshme në atmosferë dhe mund të çojnë në ndryshime klimatike. 18
Advertisement