2. KORPORATAT
KORPORAT/E,-A (n.lat. corporation, bashkim i më
shumë personave për realizimin e qëllimit të
përbashkët me cilësinë e personit juridik).
Korporata është subjekt juridik që ekziston ndaras
nga pronarët e vet.
Shikuar nga aspekti juridik korporata është person
juridik që ka një varg të drejtash dhe detyrimesh të
personit të mirëfillitë juridik.
3. Veni re:
Koorporata si subjekt i ndarë juridik mund
të ketë pasuri (të mira,assets) edhe të
vetat, mbi emër të vet kështu që pasuria e
saj i takon korporatës e jo aksionerëve.
Koorporata ka pozitën e vet juridike në
gjykatë, pra mund të padis por edhe të
paditet.
Si subjekt juridik,korporata mund të lidh
kontrata, përgjigjet për borxhet e veta dhe
paguan tatime mbi fitimet e veta.
4. Koorporatat në kohë të fundit po paraqesin njërën
ndër trajtat e organizimit të aktiviteteve ekonomike
shtetërore e të menaxhimit me pasurinë publike.
Koorporatat e para shfaqen qysh në Romën e
vjetër me emrin corpus ose universitas. Në
shekullin e mesëm koorporatat shfaqen si organizata
të zejtarëve esnafet dhe si organizata të tregtarëve
gilde. Në atë kohë keto organizata gëzojnë privilegje
të caktuara dhe të drejta të monopolit.
Përveq koorporatave “private” shfaqen forma të
ndryshme në organizimin korporativ e që kanë
karakterin e “korporatave publike”. Këso
koorporatash në Angli janë organet e vetëqeverisjes
lokale. Edhe disa organizata religjioze si dhe
universitetet gëzojnë pozitën e koorporatave.
5. Pas luftës së dytë botërore është zhvilluar një
formë e re e koorporatave. Statusin e koorporatës e
gëzojnë ato institucione të cilat në disa degë të
ekonomisë organizojnë veprimatarinë ekonomike të
ndërmarjeve shtetërore.
Këto korporata organizohen si trupa te pavarura
administrative,operative e financiare por që janë
nën mbikqyrjen e organeve shtëtrore të cilat i
emërojnë antarët e këshillave drejtuese ose pjesën
më të madhe të tyre.
Në SHBA dhe në vende të tjera të zhvilluara
ndërmarjet e mëdha kanë dalur nga emetimi i
aksioneve. Këto shoqëri janë në pronësinë e një
numri të aksionerëve që menaxhohen nga ekspertë
6. Përparësitë e trajtës koorporative të bashkimit:
Nuk ka përgjegjësi personale të aksionerëve
Përgjegjësia ndaj kreditorëve mbështetet ne pasurine
e korporates e jo nga pasuria e aksionerëve. Shuma e
parave që aksionerët i rrezikojnë duke investuar në
korporatë kufizohet në lartësinë e investimeve të tyre
gjë që e bën joshëse trajtën korporative.
Lehtësi për mbledhjen (grumbullimin) e kapitalit
Pronësia e korporatës paraqitet në aksione të
mbartshme. Me shitjen e aksioneve të korporatës ju
mundësohet investitorëve të vegjël të marrin pjesë në
pronën e ndërmarrjes. Disa korporata sot kanë me se
një miljon aksionarë. Ato korporata aksionet e të
cilava shiten publikisht emërtohen si korporata
publike. Kuptohet se të gjitha korporatat nuk janë të
medha.
7. Aksionet pronësore mbarten lehtë
Pronësia mbi aksionet mbartet lehtë me shitjen e tyre.
Aksionet e korporatave të mëdha,investitorët mund t’i shesin
apo t’i blejnë në tregjet e organizuara si p.sh. New York
Stock Exchange. Përparësia e këtyre investimeve ka të bëjë
me likuiditetin e tyre meqë pronarët e aksioneve lehtë mund
t’i shëndrojnë ato në para.
Afatqëndrimi i gjatë
Korporata është subjekt i ndarë me qëndrueshmëri të
pandërprerë. Pa marrë parasysh ndryshimin e pronësisë
korporata vazhdon të veproj.
Menaxhmenti professional
Aksionerët janë pronarë të korporatës por ata nuk e drejtojne
atë. Aksionerët zgjedhin këshillin drejtues i cili e udhëheq
veprimtarinë e korporatës. Këshilli e punëson drejtorin dhe
nënpunësat tjerë që e drejtojnë veprimtarinë e saj.
8. Të metat e bashkimit koorporativ
Tatimi i lartë
Në ortakeri fitimi është i tatueshëm vetëm si të ardhura
personale, ndërsa në korporatë tatimin e paguan vetë
koorporata.
Rregullativa e rreptë
Koorporata formohet sipas kushteve të ligjeve shtetërore
me të cilat rregullohet veprimtaria e koorporates.P.sh.
tërheqja e mjeteve nga koorporata është diçka që kufizohet
me ligje. Koorporata është e detyruar të bëjë publike
veprimtarinë e saj.
Ndarja e pronësisë dhe e kontrollit
Ndarja e funksionit të pronësisë dhe e menaxhmentit në
disa raste është përparësi por në disa të tjera mangësi. Në
disa raste grup menaxherësh e drejtojnë koorporatën për të
përfituar vet dhe grupi i tyre.
9. Themelimi i korporatës
Korporata konsiderohet e themeluar kur ta
merr vendimin-kontratën e themelimit
(charter) nga shteti.
Shpenzimet e themelimit
Këto shpenzime i ngarkojnë llogarinë e
pasurisë dhe emërtohen shpenzime
themeltare apo shpenzime të organzimit.
10. Struktura tipike e organzimit te koorporatës duket keshtu:
Aksionaret
Keshilli
drejtues
Drejtori i
pergjithshem
Drejtor i
Drejtori Shef i Drejtori i
Drejtori i shitjes burimeve
financiar kontabilitetit prodhimit
Nj.
11. Kapitali aksionarë
Burime kryesore të kapitalit pronësorë janë:
Investimi i aksionarëve (kapitali i derdhur)
Fitimi i ndërmarrjes (fitimi i mbajtur)
Nëse fitimi në fund të periudhës llogaritëse
është 70,000 Euro, kontabilizmi do të jetë:
Dr - Llogaria e fitimit e të humbjes 70,000
Cr - Fitimi i mbajtur 70,000
12. Dhe e kundërta, sikur koorporata të ketë
25,000 Euro të humbjes, kontabilizmi do
të ishte:
Dr - Fitimi i mbajtur 25,000
Cr - Llogaria e fitimit e të humbjes
25,000
13. Ekuiteti aksionarë në bilanc
Kapitali i derdhur dhe fitimet e mbajtura:
Kapitali aksionar
1,000,000
Fitimet e mbajtura
600,000
1,600,000
Kapitali i derdhur i zvogëluar për humbjet e
ndodhura:
Kapitali aksionar
1,000,000
14. Dividendët-kontabilizimi
Dividendët së pari të shpallura…
p.sh me 15 dhjetor 2001 jane shpallur divdendët
Dr- Fitime të mbajtura 100,000
Cr- Detyrime për dividend 100,000
Dividendët të paguara…
p.sh me 25 dhjetor 2001 jane paguar divdendët
Dr- Detyrime për dividend 100,000
Cr- Paraja 100,000
15. Çka paraqet kapitali aksionar dhe aksioni?
Pjesët e kapitalit të investuar nga pronarët e
ndërmarjes.
ndërsa aksioni është njesia themelore e kapitalit
aksionar.
Autorizimi dhe emisioni i kapitalit aksionar
Me kontratën e inkorporimit specifikohet numri i
aksioneve në kapitalin aksionar të cilin e ka
autorizuar korporata si vlerë nominale.
Emisionet e mëdha të kapitalit aksionar që ofrohet
për shitje publike duhet ta ketë miratimin e
komisionit të letrave me vlerë ( SEC – securities
and exchange commission) dhe të nënpunësave të
qeverisë.
16. Vlera nominale e aksioneve
Me shprehjen “ vlera nominale” kuptohet kapitali që
ndërmarrja e paraqet si mjete të veta e që trajtohet si kapital
ligjor për një aksion.
Me vlerën nominale përcaktohet lartësia (madhësia) e
kapitalit aksionar. Me shitjen e aksioneve mbi ketë vlerë
realizohet një mbivlerë e aksionit që emërtohet si fitim kapital.
Vlera nominale mund të kuptohet edhe si një sigurim i
kapitalit pronësor që shërben si mbrojtje e kreditorëve apo
besorësve.
Meqë vlera nominale është e lidhur me kufizime
ligjore,koorporatat duhet ta paraqesin ndaras si vlerë
nominale e aksioneve të emetuara. Mirëpo nga kjo nuk mund
të kuptohet se vlera nominale ka ndonjë rëndësi të madhe
meqë në koorporata të mëdha vlera nominale në ekuitetin
aksionare merr pjesë me një përqindje fare të vogël,madje të
parëndësishme.
17. Korporata mund të vendos që vlera nominale e aksioneve
të jetë 1$ për njësi, apo 5 $ ose ndonjë vlerë tjetër.
Shumica e koorporatave e caktojnë vlerën nominale të
aksioneve të tyre 1 cent për një aksion.
Me caktimin e vlerës nominale të aksionit nuk do të thotë
se caktohet edhe vlera e tij në treg. Vlera e caktuar
nominale shërben vetëm për kontabilizim në llogarinë e
kapitalit aksionar.
Aksionet e rëndomta, p.sh. te Fordit,Coca-Colës kanë
vlerën nominale 1$ për njësi, aksionet e COMPAQ
Computer kanë vlerën nominale 1 cent,kurse aksionet e
Microsoftit kanë vlerën nominale 1/10 cent.
Vlera e tregut e këtyre letrave me vlerë është shumëfish
më e madhe se vlera e tyre nominale. Aksionet e
Microsoftit,për shembull,ka ndodhur të janë shitur 100$ për
njësi që do të thotë së janë shitur 100,000 herë mbi vlerën
nominale.
18. Shitja e aksioneve sipas vlerës nominale
Me autorizimin për emetimin e aksioneve
nuk krijohet pasuria apo kapitali.
Marrja e autorizimit nga shteti për emetimin
e aksioneve vetëm krijohet mundësia e
përfitimit të pasurisë me anë të shitjes së
aksioneve.
Kur aksioni të jetë shitur sipas vlerës
nominale,llogaria e kapitalit aksionar në
anën e kredisë evidencon shumën e vlerës
nominale të aksioneve të shitura.
19. Shembull
Nëse janë emetuar 50,000 aksione me vlerë
nominale 2$ për aksion dhe prej kësaj sasie janë
shitur 10,000 aksione nga 10$ për
aksion,kontabilizmi do të ishte:
DR-Paraja 100,000
Cr-Kapitali aksionar
20,000
Cr-Premia mbi kapitalin e paguar
80,000
dmth
Janë shitur 10,000 aksione nga 10$ për
aksion.Vlera nominale e këtyre aksioneve është
20. Veni re!
Premia mbi kapitalin nominal nuk paraqet
fitimin e koorporates !
Por,
Pjesës së kapitalit të investuar (kapitalit
aksionar) i shtohet premia kështu që në
bilanc së bashku e përbëjnë kapitalin e
derdhur.
Shembull:
Koorporata ka fitim të mbajtur 150,000
Kontabilizimi:
21. Ekuiteti:
Kapitali aksionar 10,000 aksione
20,000
(sipas vlerës nominale 2 për aksion)
Premia mbi kapitalin e paguar
80,000
Gjithsej kapitali i paguar
100,000
Fitimi i mbajtur
150,000
Gjithsej ekuiteti
22. Aksionet pa vleren nominale
Disa shtete iu lejojnë koorporatave shitjen e
aksioneve pa vlerën nominale. Në këso rastesh
kur shiten këto aksione kapitalin aksionar e
përbën shuma e tërësishme e aksioneve të
shitura sipas çmimit të shitjes.
Aksionet e rregullta dhe aksione të
privilegjuara
Kapitali aksionar ka përdorim të gjërë kur një
koorporat shet vetëm një lloj aksionesh.
Mirëpo, shumë koorporata për të tërhequr sa më
shumë investitor shesin disa lloje të aksioneve.
Kuptohet se llojet e ndryshme të aksioneve kanë
të drejta dhe mundësi të ndryshme.
23. Aksionet e rregullta
Aksionet e rregullta janë aksione të rëndomta (ashtu edhe
shpeshherë emërtohen).
Të drejtat që dalin nga këto aksione janë, tradicionalisht të
përcaktuara, si e drejta e votës, e drejta të merr pjesë në
fitim (dividendin) dhe e drejta për kërkes reziduale për
pasuri në raste kur koorporata likuidohet.
Pra të drejtat e aksioneve të regullta janë:
E drejta e votës
E drejta e pjesëmarrjes në fitim (dividend) dhe
E drejta e kërkesës reziduale
Në raste kur ndonjëra nga këto të drejta modifikohet atëherë
kemi të bëjmë me aksione të privilegjuara.
24. Aksionet e privilegjuara
Karakteristikat kryesore të aksioneve të privilegjuara
janë:
Privilegje në pagimin e dividendeve
Të drejta mbi dividendët kumulativ
Privilegjet lidhur me pasurinë në raste të likuidimit
të kompanisë
Mundësia e revokimit me kërkesën e koorporatës
Nuk mbajnë të drejtën e votës.
Aksionet e privilegjuara kanë disa përparësi ndaj
aksioneve të rregullta. Ato kanë prioritet me rastin e
pagimit të dividendit dhe në raste të likuidimit të
koorporatës. Mirëpo nuk mbajnë edhe të drejtën e
votës gjë që bën që mos të kenë ndikim në
menaxhment.
25. Veni re!
Shuma e dividendit të disa aksioneve të
privilegjuara iu caktohen një perqindje mbi vlerën
nominale. Kështu, p.sh. pronarit që mbanë
aksionin e privilegjuar me 9% nga vlera nominale
100% për aksion do t’i paguhet 9$ për aksion
para se t’u bëhet pagesa e dividendit pronarëve
të aksioneve të rregullta.
Pronarëve të aksioneve të privilegjuara nuk iu
bëhet kurrfar premtimi se gjithnjë do t’i marrin
dividendët e caktuar.
Koorporata do të jetë e detyruar t’i paguaj
dividendët vetëm kur këshilli drejtues e voton
dividendin.
Për ta paguar dividendin koorporata duhet të ketë
një rezultat pozitiv financiar dhe të ketë para.
26. Aksione të privilegjuara kumulative
Aksionet kumulative kanë të bëjnë me
dividend.Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët
kanë kapërcyer pa u paguar,ato paguhen
kumulativisht.
Përparësit
që kanë aksionet e privilegjuara kanë
të bëjnë me dividend kumulative.
Nëse në tërësi ose pjesërisht dividendët janë
kapërcyer në një vitë, atë dividend duhet paguar
në vitin e ardhshëm.
Dividendët e papaguar duhet të
zbardhen(shpalosen) në bilancin e koorporatës
dhe shenimet shpjeguese.
Kjo shënohet në shtyllën e shënimeve.
27. Për shembull:
Shënimi 1:
Dividendët e papaguar 31 dhjetor 2004, 8 % mbi
aksione të privilegjuara kumulative (14$ për aksion)
kapin shumën 140,000$.
Korporata para se t’i paguajë dividendët për aksione
të rregullta duhet ta shlyej detyrimin për aksione të
privilegjuara kumulative.
Për aksione jokumulative cdo dividend i
papaguar ose i kapërcyer është i humbur
përgjithmonë. Për këtë arsye investitorët
aksionet jokumulative i shikojnë si dicka e
pavolitshme,andaj edhe iu shmangen blerjes së
tyre.
28. Aksione të privilegjuara për arsye të pasurisë
Në raste kur koorporata likuidohet, aksioneve të
privilegjuara së pari iu paguhet vlera nominale e
aksioneve madje edhe dividendet në qoftë se
nuk janë paguar e pastaj të bëhet pagesa për
aksione të rregullta.
Aksione të privilegjuara të revokueshme
Koorporata si emetues e aksioneve, shpesh
herë shfrytëzojnë të drejtën e revokimit për t’i
riblerë aksionet e veta. Çmimi i revokimit që
parashihet me kontratë është dicka më e lartë se
vlera nominale.
29. Shembull,
Në qoftë se çmimi nominal është 100$
çmimi i revokimit apo i riblerjes nga
kompania do të ishte 105$ apo 110$.
E drejta e revokimit i jep mundësi
koorporatës të ristrukturoj aksionet e
emetuara.
Gjithashtu mund të ndodhë që t’i tërheq
aksionet e privilegjuara dhe t’i zëvendësoj
me aksione të tjera.
30. Aksione të privilegjuara konvertibël
Çdo aksion është konvertibël për katër aksione
të rregullta që kanë vlerën nominale në cdo
kohë. ( Aksionet e privilegjuara në raport me
dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9%
mbi vlerën nominale të aksionit dhe paguhet
para se të paguhen dividendët për aksione të
rregullta.)
Aksione të privilegjuara të konvertueshme
emetohen nga koorporata për të qenë më
atraktive, prandaj mund të i ofrojë investitorëve
privilegjet e konvertibilitetit.
Kjo do të thotë se investitorët mbajnë të drejtën
e ndërrimit të aksioneve të privilegjuara me
aksione të rregullta.
31. Shembull:
Të zëmë se kompania RC me 1 janar ka emetuar aksione të
privilegjuara konvertibël 9%-she, me vlerë nominale 100$
për aksion.
Çdo aksion është konvertibël për katër aksione të rregullta
që kanë vlerën nominale 10$ në cdo kohë. Me 1 janar
aksionet e rregullta kanë pasur çmimin e tregut 20$ dhe iu
është paguar dividend 1$ për aksion.
Pas disa vitesh fitimet në kompanine“RC” janë rritur dhe
kanë rritur dividendin 3$ për aksion dhe cmimi i tregut i
aksioneve është rritur në 40$ për aksion. Tash vlera e tregut
të aksioneve të privilegjuara duhet të ishte 160$ për aksion
meqë ato janë konvertibël për katër aksione të rëndomta.
Vërejtje!
Nuk duhet harruar se aksionet e privilegjuara në raport me
dividendin kanë dividendin e caktuar p.sh. 9% mbi vlerën
nominale të aksionit dhe paguhet para se të paguhen
dividendët për aksione të rregullta)
32. Kur shuma e dividendëve shtohet mbi aksionet e
rregullta, disa pronarë të aksioneve të
privilegjuara dëshirojnë që aksionet e
privilegjuara t’i konvertojnë në aksione të
rëndomta.
Nëse pronari i 100 aksioneve të privilegjuara,me
çmimin nominal 100$, dëshiron ta realizojë
konvertimin, kompania “RC” do të bëjë
kontabilizimin e konvertimit si në vijim:
Dr-Aksione të privilegjuara konvertibël 10,000
Cr- Aksione të rregullta 4,000
Cr- Premia mbi kapitalin e paguar
6,000
Shënim:
Evidenca e konverzionit të 100 aksioneve të
privilegjuara me vlerë nominale 100$ në 400
33. Shënim:
400 aksione të rëndomta mbështetën mbi
vlerën kontabël të aksioneve të
privilegjuara.
Aksione participuese të privilegjuara.
Në raste të rralla korporata mund të
emetoj aksione participuese të
privilegjuara.
Këto janë aksione që me dividendët e
aksioneve të rregullta participojnë në
njëfarë mënyre me dividendët shtesë të
34. Çmimi i tregut të aksioneve të
privilegjuara
Investitorët i blejnë aksionet e
privilegjuara,në rend të parë,për dividendët
që paguhen mbi bazën e atyre aksioneve.
Për këtë arsye norma e dividendit është
faktor me rëndësi në përcaktimin e vlerës së
tregut të aksioneve të privilegjuara.
Mirëpo, çka do të ndodhë me cmimin 8%-
she për aksione të privilegjuara të emetuara
sipas vlerës nominale prej 100$,nëse politika
e qeverisë ose faktorët e tjerë shkaktojnë
shtimin e normës së kamatave për afate të
gjata, fjala vjen, 15% ose 16% ?
35. Nëse investimi ofron profitabilitetin prej 16% që është e
realizueshme menjëherë, investitorët nuk do të
paguajnë 100$ për aksione të privilegjuara që japin
vetëm 8$ për një aksion.
Për këtë arsye çmimi i aksioneve të privilegjuara do të
bie në 50$ për një aksion. Me këtë çmimë aksionet e
privilegjuara i ofrojnë investitorit profitabilitetin prej
16%.( dhe emërtohet rendiment dividend) nëse i
blen aksionet e privilegjuara ( 8$ në vit: 50$=16%).
Mirëpo, nëse normat afatgjata të kamatës bien në 8%,
çmimi i tregut të këtyre aksioneve të privilegjuara 8%-
she shpejt do të ngriten dhe do të arrijnë vlerën e tyre
nominale.
Në fund mund të konkludojmë se çmimi i tregut të
aksioneve të privilegjuara lëkundet përpjestimisht,
anasjelltas normave të kamatës.
36. Çmimi i tregut të aksioneve të rregullta
Normat e kamatës kanë ndikim në çmimin e tregut të
aksioneve të rregullta. Ndryshimi i çmimit nuk ka ndikim në
raporte financiare të koorporatës. Normat e kamatës
gjithashtu kanë ndikim në çmimin e tregut të aksioneve të
rregullta. Mirëpo,aksionet e rregullta nuk kanë shumën fikse.
Nëse kompania përparon sigurisht se edhe dividendët do të
rriten.
Andaj pritjet e investitorëve sic është profitabiliteti i
periudhave të ardhshme fuqishëm ndikojnë mbi çmimin e
vlerës së aksioneve të rregullta.
Duhet të kihet parasysh se aksionet e shitura nuk i perkasin
më kompanisë-emetent. Për këtë arsye ndryshimi i çmimit të
aksioneve të rregullta nuk ndikon në raporte financiare të
koorporatës dhe këto ndryshime të çmimeve nuk
evidencohen në kontabilitetin e koorporatës. Kapitali i
paraqitur në bilancin e korporatës është shuma që është
marrë kurr janë shitur aksionet.
37. Emetimi i kapitalit aksionar: roli i siguruesve-
përfaqsuesve(nënshkruesve)
Si nënshkrues ,zakonisht merren bankat e investimeve.
Kur bëhet emetimi i një numri të madh aksionesh,shumë
koorporata i pranojnë shërbimet e bankës investive,bankë e
cila shpesh edhe emërtohet si nënshkrues.
Nënshkruesi i garanton kompanisë emetent çmimin e caktuar
për aksionet dhe realizon një fitim duke i shitur ato me një
çmim pak më të lartë.
Koorporata evidencon shitjen sipas çmimit neto të
nënshkruesit.Nënshkruesi i siguron koorporatës shitjen e të
gjitha aksioneve të emetuara pa shtyerje dhe mbledhjen e
tërë shumës së mjeteve për një ditë të caktuar.
38. Çmimi të cilin koorporata e kërkon për emisionin e ri
të aksioneve mbështetet mbi këta faktorë:
Fitimet dhe dividendët e ardhshëm
Fuqinë financiare të koorporatës dhe
Gjendjen aktuale ne treg
Mirëpo,nëse koorporata kërkon një çmimë më të lartë
ajo nuk mund të gjejë nënshkruesin ose ndonjë blerës
tjetër që është i gatshëm t’i blejë aksionet.
Këmbimi i aksioneve për trajta të tjera të pasurisë
Koorporata mund të emetojë aksione për të këmbyer me
trajta të ndryshme të pasurisë. Këmbimi bëhet sipas
çmimit të tregut të pasurisë.
39. Koorporatat i shesin aksionet për para me të cilat
më vonë do të blejnë trajta të ndryshme të
pasurisë që i duhen për veprimtari.Ndonjëherë
ngjan që koorporata emeton aksione për të
këmbyer me trajta të ndryshme të
pasurisë:tokën,ndërtesat ose për ndonjë pasuri
tjetër.
Aksionet mund të këmbehen edhe për shërbime të
ndryshme, të zëmë të avokatisë apo shërbime të
tjera me rastin e themelimit të koorporatës. Kur
koorporata i kemben aksionet me shërbime ose
me pasuri tjetër që nuk është para.
Transaksionet evidencohen sipas çmimit të tyre
aktual në treg. Ta zëmë se kompania këmben
100,000 aksione të rregullta që kanë vlerën
nominale 1$ për një aksion për tokë. Të zëmë se
kompania i shet aksionet nga 9$ që do të thotë se
40. Kontabilizimi i këtij transaksioni do të ishte:
Dr- Toka 900,000
Cr-Aksionet e rregullta
100,000
Cr-Premia për kapitalin e paguar
(aksione të rregullta)
800,000
Evidencimi i këmbimit të 100,000
aksioneve me vlerë nominale 1$ per
tokën.
Çmimi aktual i tregut (9$ për aksion) është
përdorur si bazë për vlerësimin e tokës.
41. Kapitali i nënshkruar (regjistruar) – (parapagimi i
kapitalit aksionar)
Koorporatat e vogla apo ato të sapoformuara u ofrojnë
investitorëve mundësinë e parapagimit të aksioneve të
koorporatës. Sipas planit të parapagimit investitorët
pajtohen të blejnë një numër të caktuar të aksioneve
sipas një çmimi të caktuar, të datës së ardhshme, duke i
paguar këto aksione me këste.
Të zëmë se janë nënshkruar(regjistruar) 10,000 aksione të
rregullta me vlerë nominale 1$ me çmime 15$.
Kontabilizimi i një kapitali të nënshkruar/parapagimi:
Dr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar 150,000
Cr- Aksione të rregullta të nënshkruara
10,000
Cr- Premia për kapitalin e nënshkruar:
42. Eshtë mbledhur parapagimi i pjesërishëm për 4,000
aksione të rregullta me çmime nominal 1$ për aksion
dhe me çmime 15$.
Kontabilizimi i mbledhjes se mjeteve;
Dr- Paraja 60,000
Cr- Kërkesa për kapitalin e nënshkruar
60,000
Veni re!
Çertifikata nuk është lëshuar.
Sepse!
Aksionet janë të shitura kur paguhet shuma e plotë e
çmimit të parapagimit.
43. Pasi që janë mbledhur në tërësi paratë e parapagimit për 6,000
aksione,janë lëshuar certifikatat.
Kontabilizimi pasues:
Paraja 90,000
Kërkesat për kapitalin e nënshkruar 90,000
Tani!
Janë dorëzuar certifikatat për 10,000 aksione të rregullta me
vlerë nominale 1$ të paguara në tërësi.
Për koorporatën kërkesat për kapitalin e nënshkruar është
pasuria aktuale e cila është arkëtuar brenda afatit të shkurtër.
Nëse raportet financiare përgaditen ndërmjet datës së
nënshkrimit dhe datës së shitjes,kapitali i nënshkruar
konsiderohet si kapital themeltar dhe paraqitet brenda zërit të
ekuitetit në bilanc.
44. Kapitali i donuar ( falur)
Vereni! Kur merret donacioni fitimi nuk pranohet
Në disa raste koorporata mund të merr ndonjë pasuri falë.
Ndodh që një qytet apo një komunë ia falë tokën koorporatës
për ndërtimin e ndonjë fabrike që do t’i punësonte banorët e
asaj treve.
Kur koorporata ta merr këtë pasuri kjo do të thotë se shtohet
pasuria e koorporatës e jo fitimi.
Evidencimi bëhet sipas vlerës së tregut të pasurisë së marrë.
Kontabilizimi i këtij ndryshimi duhet të bëhet duke debituar zërin
e pasurisë konkrete dhe duke hapur llogarinë kapitali i
donuar.
45. Libri ndihmës i aksionarëve
Koorporata gjithnjë duhet t’i ripërtërij emrat dhe adresat të
“ushtrisë” së paqëndrueshme të aksionarëve.
Kjo ripërtëritje lypset për të dërguar çeqet e
dividendëve,raportet financiare,dhe formularët e votimit
të poseduesve të mirëfilltë të aksioneve.
Libri ndihmës i aksionarëve: Atje ku ka shume aksionarë nuk
është nevoja të qelet kartela për cdo aksionar. Kjo bëhet në
librin ndihmës(analitika).
Investitori që ka blerë aksionet e koorporatës merr certifikatën e
aksionit ku shihet numri i aksioneve të blera.
Nese investitori më vonë i shet aksionet e veta, duhet ta kthej
certifikatën e aksionit që të anulohet para se të leshohet
certifikata e re blerësit të ri.
46. Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë dhe
mbajtësi i evidencës së aksioneve
Koorporatat e mëdha publike angazhojnë ndërmjetësit
për bartjen e pronësisë si dhe për mbajtësin e
evidencës së aksioneve.
Ndërmjetësi ka për detyrë t’i merr aksionet e vjetra, t’i
anulojë dhe të përgadisë dhënien e certifikatave të
reja poseduesve të rinj. Mbajtësi i evidencës bën
kontabilizimet e duhura në librat ndihmëse dhe
përditëson informacionet.
Si ndërmjetës zakonisht angazhohen bankat e mëdha
ose fiduciaret. (lat. Fiduciaries, i besueshëm, i
përkushtuar, vend ku merren dokumentet, letrat me
vlerë në besim dhe ruajtje) por mund të angazhohen
edhe mbajtësitë e pavarur të evidencës.
47. Vlera kontabël e aksioneve të rregullta
Vlera kontabël e aksioneve të rregullta është e barabartë me
pasurinë neto që përfaqësohet me një aksion.
Në koorporata që emeton vetëm një lloj aksioni sic janë aksione
të rregullta, vlera kontabël për një aksion konstatohet duke
pjesëtuar shumën e kryegjësë aksionare me numrin e
aksioneve në qarkullim (ose që janë nënshkruar). Të zëmë
se korporata ka 4,000 aksione në qarkullim
Kapitali aksionar, (vlera nominale 1$ për aksion
4,000 aksione në qarkullim) 4,000
Premia mbi kapitalin e paguar 40,000
Fitimi i mbajtur 76,000
Gjithsej ekuiteti 120,000
Pra!
Vlera kontabël është 30$ për aksion(120,000 :4,000 A)
48. Vlera kontabël kur kompania ka aksione
të privilegjuara dhe aksione të rregullta
Vlera kontabël zakonisht përllogaritet vetëm
për aksione të rregullta. Nëse kompania ka
aksione të privilegjuara dhe aksione të
rregullta, përllogaritja e vlerës kontabël për
përllogaritje kërkon të bëhet me dy hapa.
Së pari nga kapitali aksionar në tërësi hiqet
çmimi i revokimit ose e riblerjes të krejt
emisionit të aksioneve të privilegjuara dhe të
gjitha dividendët e papaguar.
Pastaj ajo cka mbetet pjesëtohet me numrin
e aksioneve në qarkullim.
49. Shembull;
Kapitali aksionar i kompanise “AB”31 dhjetor:
Aksionet e privilegjuara 8%-she 1,000,000
(100$ vlera nominale, e tatueshme 110$)
Aksione të rregullta, 10$ vlera nominale.
(Autorizuar për 100,000 aksione,
aksione të shitura dhe në qarkullim 50,000) 500,000
Premia mbi kapitalin e paguar: aksione të rregullta
750,000
Fitimi i mbajtur 130,000
Gjithsej ekuiteti aksionar 2,380,000
Dividendët e papaguar mbi aksionet kumulative të privilegjuara kapin
shumën
80,000 $.
50. Përllogaritja e vlerës kontabël për një aksion
Ekuiteti (kapitali aksionar) 2,380,000
Minus:
Kryegjëja e aksionareve të privilegjuar
Çmimi i revokimit të aksioneve të privilegjuara (1,100,000)
Dividendët e papaguar (80,000)
1,200,000
Atëhere,
Vlera kontabël për një aksion të rregullt
(1,200,000 : 50,000 aksione)= 24
Vlera kontabël dhe çmimi i tregut për një aksion është
24$
51. Shembull i një bilanci të koorporatave
31 dhjetor 2004
Pasuria
Pasuria rrjedhëse
Paraja dhe ekuivalentët e parasë
305,600
Llogaritë e kërkesave (neto)
1,105,200
Kërkesa për aksionet e nënshkruara
110,000
Stoqet
1,300,800
Ndarjet kohore aktive
125,900
Gjithsej pasuria rrjedhëse
2,947,500
Impiantet dhe paisjet:
Toka 900,000
Ndërtimet dhe paisjet 5,283,000$
Minus: korrigjimi i vlerës 1,250,000
4,033,000
Pasuria tjetër 14,000
Gjithsej pasuria
52. Detyrimet dhe kapitali aksionare:
Detyrimet rrjedhëse 998,100
Llogaritë e detyrimeve 324,000
Llogaritë për tatime 109,700
Detyrimet për dividendë 20,000
Gjithsej detyrime rrjedhëse 1,452,100
Detyrimet afatgjata: Detyrime 12% skadimi 1 Tetor 2008
1,000,000
Gjithsej detyrime 2,452,100
Kapitali aksionare
Aksione të privilegjuara
(8%-she me vlerë nominale 100$, të revokueshme për 104$
të autorizuara dhe të shitura 10,000 aksione )
1,000,000
Aksionet e rregullta:
(vlera nominale 1$, të autorizuara 1,000,000
aksione, të shitura 600,000 aksione) 600,000
Aksione të nënshkruara: aksione të rregullta
20,000
Premia në kapitalin e paguar:aksione të rregullta
2,070,000
Kapitali i donuar 210,000
Gjithsej kapitali i paguar (derdhur)
3,900,000
Fitime të mbajtura 1,542,400
Gjithsej ekuiteti aksionare
53. Fitimet për aksion (E.P.S. earnings per share)
Mund të thuhet se nga të gjitha të dhënat kontabël, më së
shumti përdoret e dhëna për fitimet për një aksionë të
rregulltë.
Secili që në koorporatë blenë ose shet aksione duhet të di sa
është fitimi për një aksion.
Kur përllogaritet fitimi për një aksion, fitimi neto vjetor, që
zbatohet për aksionarët e rregulltë, pjesëtohet me numrin
mesatar të aksioneve të rregullta në qarkullim.
Vereni!
Koncepti i fitimit për një aksion zbatohet vetëm për aksione të
rregullta, aksionet e privilegjuara nuk kane të drejtë të kenë
fitim mbi dividendët e privilegjuara të kontraktuara.
Analitiket financiar e shprehin raportin ndërmjet fitimit për një
aksion dhe çmimit te fitimit-raporti p/e, price per earnings
(ratio). Ky raport përllogaritet me pjesëtimin e çmimit të tregut
për një njësi për aksionet e rregullta me fitimin vjetor për një
aksion.
54. Numri mesatar-ponderuar i aksioneve në qarkullim
Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me
shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit
kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i
pandryshuar.
Kur një koorporatë shet vetëm aksionet e rregullta
(rëndomta) dhe kur numri i aksioneve nuk ndryshohet
gjatë vitit, përllogaritja e fitimit për një aksion është e
lehtë.
Në shumë koorporata, numri i aksioneve në qarkullim
ndryshohet së paku një herë gjatë vitit.
Numri mesatar-ponderuar i aksioneve përcaktohet me
shumëzimin e aksioneve në qarkullim me pjesën e vitit
kur ky numër i aksioneve në qarkullim mbetet i
pandryshuar.
55. Shembull;
kemi 100,000 aksione të rregullta në qarkullim
nëntë muaj të parë të vitit 2004 dhe 140,000 gjatë
tre muajve të fundit. Numri i aksioneve mesatarë-
ponderuara në qarkullim do të ishte 110,000.
Ky numër përllogaritet në këtë mënyrë:
100,000 aksione x 9/12………………………75,000
140,000 aksione x 3/12
……………………...35,000
Numri mesatar-ponderuar i aksioneve të rregullta
në qarkullim …………………… 11,000
Kjo procedurë jep të dhëna më korrekte për një
aksion se sa të përllogaritet numri i tërësishëm i
aksioneve në qarkullim.
56. Dividendët e privilegjuara dhe fitimet për një aksion
Të supozojmë se kompania “TC” ka në qarkullim 200,000
aksione të
rregullta, dhe 10,000 aksione të privilegjuara kumulative (vlera
6$).
Fitimi për një aksion përllogaritet në këtë mënyrë:
Fitimi neto ……………………………………..…………..
560,000
Minus: Dividendët e aksioneve të privilegjuara
(10,000 x 6$)…………………….. …………………………..(
60,000)
Fitimet të zbatueshme mbi aksionet e regullta………………
500,000
Numri i aksioneve të rregullta mesatare-ponderuara në
qarkullim
200,000
57. Raporti i përmbledhur i fitimit të koorporatës “TC”për vitin që mbyllet më 31 dhjetor 2004
Neto fitimi nga shitja…………………………………………………………….……. 9,000,000
Shpenzime dhe te dalat (përfshirë edhe tatimet mbi veprimtarinë e rregullt)……. (8,310,000)
Fitimi nga veprimtaria e rregullt ……………………………………………….…….. 690,000
Humbja nga veprimtaria e parregullt …………………………………………… (90,000)
Fitimi para zërave të vëprimtarisë të parregulltë
dhe efektin kumulativ të ndryshimeve kontabël 600,000
Humbja e jashtëzakonshme……………………………………………………… (120,000)
Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël (neto për shkak të tatimeve që i takojnë) 80,000
Fitimi neto ………………………………………………………………….……… 560,000
Fitimi për një aksion të rregulltë:
Fitimet nga veprimtaria e rregulltë 690,000-60,000 DVP / 200,000 Aksione 3.15
Humbja nga veprimtaria e parregulltë 90,000/200,000 Aksione (0.45)
Fitimet para zërave të jashtëzakonshme
dhe efektit kumulativ të ndryshimeve kontabël …………………………………… … 2.70
Humbja e jashtëzakonshme 40,000 / 200,000 Aksione (0.60)
Efekti kumulativ i ndryshimeve kontabël 80,000 / 200,000 Aksione 0.40
Fitimi neto ……… ……………………………………………………… . 2.50
58. Shënim:
(690,000 - 60,000 dividend te privilegjuara) : 200,000 aksione =
3,15
(600,000 - 60,000) : 200,000 =2,70
(560,000 - 60,000) : 200,000 = 2,50
Kur kompania ka aksione të privilegjuara në qarkullim, aksionarët e
privilegjuar participojnë në fitimin neto deri në shumën e
dividendëve të privilegjuara.
Vereni!
Për të përcaktuar fitimet e zbatueshme mbi aksionet e rregullta, së
pari duhet të heqim fitimin e aksionarëve të privilegjuar.
Dividendi vjetor mbi aksionet kumulative gjithmonë hiqet, madje
edhe kur këshilli drejtues nuk e ka votuar.
Dividendët për aksionet e privilegjuara jokumulative hiqen vetëm
kur këshilli drejtues e voton.
59. Terma të theksuara në këtë artikull;
Çertifikata e aksioneve (stock certificate) Dokumenti të cilin e lëshon koorporata( ose
ndërmjetësi i tij gjatë mbartjes së pronësisë) si provë(dëshmi) e pronësisë së aksioneve të
shënuara në çertifikatë.
Çmimi i revokimit (call price) Çmimi të cilin koorporata do ta paguan për cdo revokim
(riblerje) të aksionit të privilegjuar, nëse koorporata vendos t’i riblerje aksionet e
privilegjuara.
Aksionar (stockholder) Dikush që ka pjesëmarrje në pronë të koorporatës. Përqindja e
kësaj pjesëmarrjeje është përcaktuar me përqindjen e aksioneve të poseduara në
qarkullim.
Kapitali aksionar (capital stock) Grup i njësive të mbartshme të pronës në koorporatë.
Një koncept i gjërë ku mund të përfshihen aksionet e rregullta, aksionet e privilegjuara
ose që të dyja.
Dividendi (Dividend) Shpërndarja e parasë aksionarëve të kompanisë.
Vlera kontabël për aksion (Book value per share) Kryegjëja aksionare që përfaqësohet
për më shume aksione në kapitalin aksionar. Përllogaritet me pjesëtimin e kryegjësë
aksionare me numrin e aksioneve të rregullta në qarkullim.
Deficiti (deficit) Humbjet e akumuluara që i ka përjetuar koorporata. Shuma negative e
fitimeve të mbajtura.
Vlera nominale ose vlera e emërtuar (par value or stated value) Kapitali ligjor i
koorporatës. Paraqet shumën minimale për një aksion që pronarët kanë investuar në
koorporatë dhe që nuk mund të tërhiqet përveq me një procedure juridike.
60. Shpenzimet organizative (organization costs) Shpenzimet me rastin e
formimit të koorporatës.
Sigurues,përfaqësuesi(nënshkruesi) Banka investive që ndermjetëson
me rastin e shitjes publike të aksioneve të koorporatës.
Libri ndihmës i aksionarëve (stockholders subsidiary ledger) Evidenca
që tregon numrin e aksioneve që i ka secili aksionar.
Ndërmjetësi gjatë mbartjes së pronësisë së aksioneve (stock transfer
agent) Banka ose fiduciary shërbimet e të cilëve i përdor koorporata për ta
mbajtur evidencën e pronësisë mbi aksionet dhe të realizimit të mbartjes së
pronësisë nga një investitor te tjetri.
Aksionet e privilegjuara (preffered stock) Lloji i aksioneve që zakonisht
kanë privilegjet mbi dividend dhe privilegjet në shpërndarjen e pasurisë në
raste të likuidimit të koorporatës.
Premia mbi kapitalin e paguar (additional paid-in capital) Shuma mbi
vlerën nominale të aksionit për të cilën aksionarët kanë investuar në
koorporatë (si kapital i donuar). Shkurt,premia është teprica mbi kapitalin
ligjor (kapitalin e paguar).
61. Aksione të rregullta (common stock) Lloji i aksioneve që mban të drejtën
e pronësisë përfshirë edhe të drejtën e votës. Aksionet e rregullta paraqesin
elementin e pronësisë në koorporatë.
Kapitali i paguar (paid-in kapital) shuma të cilën aksionarët kanë
investuar në koorporatë (këtu hyn edhe kapitali i donuar).
Këshilli drejtues (board of director) Personat që i kanë zgjedhur
aksionarët e rregullt për ta drejtuar veprimtarinë e koorporatës.
Mbajtësi i evidencës së aksioneve (stock registrar) ndërmjetësi i
pavarur financiar, zakonisht banka e madhe,shërbimet e të cilit i përdor
koorporata për tu siguruar kundër lëshimit të çertifikatave të tepërta.
Fitimet e mbajtura (retained earnings) Pjesë e kapitalit aksionarë që
shfaqet për shkak të realizimit të fitimeve dhe të mbajtjes së tyre në
ndërmarje. Fitimet e mbajtura shtohen me realizimin e fitmit neto, kurse
pakësohen me humbjet neto dhe me votimin e dividendëve.
Kapitali ligjor (legal capital) Eshtë i barabartë me vlerën nominale të
aksioneve të emetuara. Kjo shumë paraqet “detyrimin e përhershëm” të
koorporatës ndaj pronarëve e cila nuk mund të mënjanohet pa procedurë të
veçante juridike. Natyrishtë, kjo shumë pakësohet për shkak të humbjeve.
62. Literatura e konsultuar:
Robert F. Meigs, Walter B. Meigs,
ACCOUNTING, The Basis for Business
Decisions, Ninth edition, 1993.