Your SlideShare is downloading. ×
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
55490065 teze d-financiar
Upcoming SlideShare
Loading in...5
×

Thanks for flagging this SlideShare!

Oops! An error has occurred.

×
Saving this for later? Get the SlideShare app to save on your phone or tablet. Read anywhere, anytime – even offline.
Text the download link to your phone
Standard text messaging rates apply

55490065 teze d-financiar

5,018

Published on

0 Comments
2 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total Views
5,018
On Slideshare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
147
Comments
0
Likes
2
Embeds 0
No embeds

Report content
Flagged as inappropriate Flag as inappropriate
Flag as inappropriate

Select your reason for flagging this presentation as inappropriate.

Cancel
No notes for slide

Transcript

  • 1. UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI EKONOMIK DEPARTAMENTI I FINANCË-KONTABILITETIT Miratohet: Përgjegjësi i Departamentit Prof. Dr. Halit Xhafa TEZË PROVIMI Lënda: DREJTIM FINANCIAR Dega: FINANCË Kursi: III Koha: 3,5 orë Data: 21.06.2001I. USHTRIME (60 pikë) Ushtrimi 1 (10 pikë) Shoqëria X ka një strukturë optimale të kapitalit, e cila përbëhet nga 50% borxh dhe 50% aksione të zakonshme. Shoqëria ka në shqyrtim një projekt, i cili kushton 20.000.000 lekë dhe ka nje IRR 10,2%. Ajo ka fitim të pashpërndarë 3.000.000 lekë. Shoqëria mund të emetojë borxh si vijon: − deri në 5.000.000 lekë, me normë interesi 8%, − mbi 5.000.000 lekë, me normë interesi 10%. Kostoja e fitimit të pashpërndarë është 12%. Ndërkohë mendohet së shoqëria do të ketë rritje të dividendit 4%, ndërsa dividendi i vitit të kaluar është 6 lekë për aksion. Shpenzimet e emetimit për aksionet e reja do të jenë 4 lekë. A do ta pranojë shoqëria projektin që ka në shqyrtim? Zhvillim Për të gjetur nëse shoqëria do ta pranojë apo jo projektin që ka në shqyrtim, duhet të analizojmë sjelljen e kostos mesatare së ponderuar të kapitalit (WACC) në varësi të nivelit të financimit. Për këtë arsye studenti këshillohet të studiojë Temën 12 në librin “Drejtim Financiar 1”. Zgjidhjen e ushtrimit do ta realizojmë në tre hapa: Hapi 1 Përcaktimi i kostove për secilin zë financimi E nisim zgjidhjen duke përcaktuar kostot e secilit zë financimi në varësi të nivelit të financimit me atë zë specifik, pra me fjalë të tjera do të kishim tabelat e mëposhtme: Borxhi Niveli i financimit me burimin specifik të kapitalit Kosto pas tatimit (kd) 0 - 5.000.000 8% 5.000.000 - ... 10% Në tabelën e “Kapitalit të vet”, deri në nivelin e 3.000.000 lekëve, firma financohet përmes “Fitimit të pashpërndarë”, kosto e të cilit është 12%, ndërsa për nivele më të larta të financimit me kapital të vet firma është e detyruar të emetojë aksione të reja. Çmimi i tregut për aksionin e zakonshëm gjendet si më poshtë: -1-
  • 2. D0 (1 + g ) P= ks − gPra kemi përdorur modelin Gordon për vlerësimin e aksionit, nën supozimin se dividenti do tëvazhdojë të rritet me një normë konstante g në të ardhmen. Tashmë kemi mësuar se kosto e fitimit tëpashpërndarë përfaqëson kthimin e kërkuar nga aksionet ekzistues të firmës në treg (për këtë arsyekosto e fitimit të pashpërndarë përfaqëson një kosto oportune). Duke mbajtur parasysh këtë parim jeminë gjendje të llogarisim çmimin e aksioneve të vjetër: D0 (1 + g ) 6 ⋅ (1 + 0,04) P= ⇒P= = 78 lekë ks − g 0,12 − 0,04Për të gjetur koston e aksioneve të emetuar rishtaz, i referohemi përsëri modelit Gordon duke emodifikuar formulën për çmimin e shitjes së aksioneve të rinj, dhe konkretisht: D0 (1 + g ) D (1 + g ) 6 ⋅ (1 + 0,04) Pnet = ⇔ k s = 0 + g ⇒ k s = + 0,04 ≅ 12,43% ks − g Pnet 78 − 4 Kapitali i vet Niveli i financimit me burimin specifik të kapitalit Kosto (ks) 0 - 3.000.000 12% 3.000.000 - ... 12,43%Hapi 2 Përcaktimi i kostos mesatare të ponderuar të kapitalit (WACC)Dimë që kosto mesatare e ponderuar e kapitalit jepet nga formula: WACC = k d ⋅ wd + k s ⋅ ws , ku nërastin tonë: wd=ws=50%. Por m.q.s kosto e secilit zë financimi ndryshon në varësi të nivelit tëfinancimit me atë zë specifik, kjo do të thotë që edhe WACC ndryshon në varësi të nivelit total tëfinancimit. Prandaj është e domosdoshme që paraprakisht të gjejmë pikat e thyerjes; formula përgjetjen e të cilave është: AP j BP j = , ku: wjBPj → përfaqëson atë pikë (shumë) në financimin total për të cilën ndodh një ndryshim i WACC, sipasojë e ndryshimit të kostos së burimit specifik j.APj → përfaqëson atë pikë (shumë) në financimin specifik për të cilën ndodh nje ndryshim në koston eburimit specifik j.wj → përfaqëson peshën specifike të burimit të financimit j.Borxhi gjeneron një pikë thyerjeje në financimin total duke e ndryshuar WACC për dy nivelefinancimi. Konkretisht: 5.000 .000 BPd = =10 .000 .000 lekë 0,5 -2-
  • 3. Kapitali i vet gjeneron edhe ky një pikë thyerjeje në financimin total duke e ndryshuar WACC për dynivele financimi. Konkretisht: 3.000 .000 BPs = = 6.000 .000 lekë 0,5Tashmë jemi në gjendje që të dhënat e gjetura t’i përmbledhim në një tabelë: Niveli i financimit total Kosto e borxhit (kd) Kosto e kapitalit të vet (ks) WACC 0 – 6.000.000 8% 12% 10% 6.000.000 – 10.000.000 8% 12,43% 10,215% 10.000.000 - ... 10% 12,43% 11,215%Hapi 3 Ndërtimi i IOSPër të kuptuar më mirë zgjedhjen që duhet të bëjmë le t’i referohemi paraqitjes grafike: IRR WACC 11,215 10,215 WACC 10,2 10 Projekti 6 10 20 Niveli i financimit / investimitDuket qartë që projekti nuk mund të ndërmerret tërësisht. Nëse kemi të bëjmë me një projekt tëpandashëm atëherë shoqëria nuk do ta pranojë projektin që ka në shqyrtim, sepse WACC e tejkalonIRR e projektit; nëse projekti është i ndashëm, atëherë shoqëria do të pranojë vetëm 30% të projektit,pra do të financohet deri në atë nivel për të cilin IRR ≥WACC.• Ushtrimi 2 (10 pikë)Përpara një shoqërie shtrohen një numër i madh projektesh investimi të favorshme, të cilët kushtojnë60.000.000 lekë. Struktura optimale e kapitalit të shoqërisë përbëhet 40% borxh dhe 60% kapitalvetjak. Fitimi përpara interesave dhe tatimeve (EBIT) për këtë vit është 98.000.000 lekë. Aktivetgjithsej të shoqërisë janë 200.000.000 lekë. Ajo paguan interes për borxhin 10%. Norma e tatimit është34%.Nëse shoqëria përdor politikën restante të pagesës, sa do të jetë raporti i pagesës së dividentëve? ZhvillimPër zgjidhjen e këtij ushtrimi duhet të studiohet Tema 14 në librin “Drejtim Financiar 1”Zgjidhja e ushtrimit duhet të fillojë me llogaritjen e fitimit neto (E.A.N). Dimë që E.A.N llogaritet sivijon: -3-
  • 4. EBIT - interes EBT - tatim E.A.NPër të gjetur interesin arsyetojmë si vijon: meqënëse borxhi përbën 40% të aktiveve gjithsej dhemeqënëse aktivet (mjetet) gjithsej janë 200 milionë lekë, prej këtej rrjedh që shuma e borxhit (në lekë)është 200.000.000 x 0,4 = 80.000.000 lekë. Interesi që paguhet është 10% e shumës së borxhit, prainteresi është 80.000.000 x 0,1 = 8.000.000 lekë.Pasqyra e mësipërme transformohet si vijon: 98.000.000 - 8.000.000 90.000.000 - 0,34 x 90.000.000 59.400.000 lekëShuma e nevojshme që duhet për të buxhetuar kapitalin është 60 milionë lekë. Meqenese firma kërkontë ruajë strukturën e saj optimale të kapitalit kjo do të thotë që shuma prej 60 milionë lekësh do tëfinancohet 60% me kapital të vet dhe 40% me borxh. Pra shuma që do të financohet me kapital të vetështë 60.000.000 x 0,6 = 36.000.000 lekë. Kjo shumë tërhiqet nga E.A.N dhe pjesa që mbetetshpërndahet si dividentë. Shuma që shpërndahet si dividentë është 59.400.000 - 36.000.000 =23.400.000 lekë. Raporti i pagesës së dividentëve llogaritet: 23.400.000/59.400.000=40%.• Ushtrimi 3 (5 pikë)Shoqëria Y po shqyrton blerjen me para në dorë të aksioneve të shoqërisë Z. Gjatë vitit që sapo mbaroishoqëria Z fitoi 4,25 lekë për aksion dhe pagoi dividentë 2,55 lekë për aksion. Fitimet dhe dividentët eshoqërisë Z pritet të rriten me 25% në tre vitet në vazhdim dhe më pas pritet një rritje prej 10%.Cila është zona e vlerave ku duhet të luhatet çmimi i aksionit të shoqërisë Z, që aksionet e saj të jenëtërheqës për shoqërinë Y, duke ditur që kthimi i kërkuar nga investimet për shoqërinë Y është 15%? ZhvillimPër zgjidhjen e këtij ushtrimi studentit i këshillohet të studiojë Temën 8 në librin “Drejtim Financiar1”.Shoqëria Y në fund të fundit mund të mendohet si një investitor individual i cili po shqyrton nëse iavlen apo jo të investojë në aksionet e kompanisë Z kur kthimi i kërkuar nga ky investitor (ks) është15%. Për të qenë më rigorozë në analizën tonë le të përdorim simbolikën e mëposhtme: EPS = 4,25 lekë D0 = 2,55 lekë g’ = 25% g” = 10%Zgjidhja e ushtrimit bëhet duke gjetur çmimin e aksioneve të kompanisë Z nëpërmjet aplikimit tëmodelit Gordon për rastin e rritjes me dy faza të dividentit të aksionit të kësaj kompanie. Konkretisht: -4-
  • 5. D0 ⋅ (1 + g ) D0 ⋅ (1 + g ) 2 D0 ⋅ (1 + g ) 3 P P= + + + 1 + ks (1 + k s ) 2 (1 + k s ) 3 (1 + k s ) 3 D0 ⋅ (1 + g ) 3 ⋅ (1 + g ) 2,55 ⋅ (1 + 0,25) 3 ⋅ (1 + 0,10)ku: P = ⇒P = ⇔ P = 109,57 lekë ks − g 0,15 − 0,10Prej këtej llogarisim: 2,55 ⋅ (1 + 0,25 ) 2,55 ⋅ (1 + 0,25 ) 2 2,55 ⋅ (1 + 0,25 ) 3 109 ,57P= + + + = 81,1 lekë 1 + 0,15 (1 + 0,15 ) 2 (1 + 0,15 ) 3 (1 + 0,15 ) 3Kompania Y do të vendoste të blinte aksionin e kompanise Z vetëm nëse P ≤81,1 lekë.• Ushtrimi 4 (20 pikë)Një shoqëri ka 7.400.000 lekë borxh afatgjatë të shpërndarë si më poshtë: Lloji i obligacionit Norma vjetore e interesit (%) Vlera në lekë Obligacione të serisë (të zakonshme) 15% 2.400.000 Obligacione të hipotekuara 13% 3.000.000 Obligacione të varura 18% 2.000.000Kapitali aksionar i shoqërisë ka vlerë kontabël 4.600.000 lekë. Norma e tatimit është 50%. Shoqëriakryen aktivitet me natyrë ciklike. Për këtë shoqëri është parashikuar që EBIT të jetë në nivelin2.000.000 lekë. Raporti i borxhit për shoqëritë e tjera të së njëjtës industri është 47%.Përcaktoni:1. Raportin e mbulimit të interesave.2. Raportin e borxhit (arsyetoni mbi këtë raport).3. Shkallën e levës financiare.4. Skemën e shlyerjes së detyrimeve kur shoqëria është në prag falimentimi, kur dimë: Aktivi Shuma Arka 1.000.000 Llogari rrjedhëse në bankë 2.500.000 Klientë 2.700.000 Rezerva 2.800.000 Totali i aktiveve korrente 9.000.000 Aktive te qëndrueshëm 3.000.000 Aktive gjithsej 12.000.000Aktivet e qëndrueshëm të shoqërisë janë vënë totalisht në hipotekë kur u emetuan abligacionethipotekare.Grupi që po punon për likuidimin e shoqërisë ka bërë këto parashikime: do të arkëtohen vetëm 70% eklientëve, vetëm për 20% të rezervave do të mund të gjendet një treg shitjeje, ndërsa zërat e tjerë do tëshiten me vlerën e tyre kontabël. -5-
  • 6. 5. A përfitojnë pronarët nga aktivet e likuiduara dhe në ç’masë? ZhvillimPër zgjidhjen e këtij ushtrimi nevojiten njohuritë e përfituara në Temat 4, 13 dhe 20 në librat “DrejtimFinanciar 1” dhe “Drejtim Financiar 2”. EBIT1. Dimë që raporti i mbulimit të interesave jepet nga formula: , ku EBIT përfaqëson fitimet I përpara interesave dhe taksave, ndërsa I përfaqëson shpenzimet për interesa. Këto shpenzime janë llogaritur në tabelën e mëposhtme: Lloji i obligacionit Norma vjetore e interesit (%) Vlera në lekë Interesi vjetor Obligacione të serisë (të zakonshme) 15% 2.400.000 360.000 Obligacione të hipotekuara 13% 3.000.000 390.000 Obligacione të varura 18% 2.000.000 360.000 Totali ---- 7.400.000 1.110.000 2.000 .000 Prej këtej nxjerrim: Rap. i mbulimit te interesave = ≅ 1,8 1 1.110 .000 Totali i borxhit2. Raporti i borxhit jepet nga formula: . Duke ditur këtë formulë gjejmë që: Totali i aktiveve 7.400 .000 Rap. i borxhit = ≅ 61,7% 12 .000 .000 M.q.s ky raport është në masë të konsiderueshme më i lartë nga ai i industrisë kjo do të thotë se firma është financuar në menyrë të tepruar me borxh, duke rritur në këtë mënyrë shpenzimet për interesa dhe duke marrë mbi vete risk të panevojshëm financiar.23. Dimë që shkalla e levës financiare shpreh ndikimin e përdorimit të titujve financiarë me pagesë fikse mbi fitimin për aksion (EPS). Matematikisht shkalla e kësaj leve jepet nga formula: EBIT DFL = Dp EBIT − I − 1−t Meqënëse në rastin tonë kompania nuk ka në qarkullim aksione të preferuar, atëherë formula thjeshtohet dhe shkalla e levës financiare është:1 Dikush mund të pyesë se pse shpenzimet për interesa nuk janë llogaritur pas tatimit. Natyrisht një gjë e tillë nuk është enevojshme meqënëse edhe nga EBIT nuk janë zbritur tatimet.2 Duhet të jemi tepër të kujdesshëm kur bëjmë krahasimin e raporteve të një firme me ato të industrisë. Një trajtim rigorozdhe i shkëlqyer i këtij problemi bëhet në Temën 8 të librit “Analiza financiare” me autor Znj. Prof. Assoc. Dr. VjollcaKarapici. Studentët e degës së financës e studiojnë këtë libër në vitin e katërt në fakultet. -6-
  • 7. 2.000 .000 DFL = ≅ 2,25 2.000 .000 −1.110 .0004. Le të përcaktojmë fillimisht vlerën në likuidim të shoqërisë: Aktivi Vlera kontabël Vlera në likuidim Arka 1.000.000 1.000.000 Llogari rrjedhëse në bankë 2.500.000 2.500.000 Klientë 2.700.000 1.890.000 Rezerva 2.800.000 560.000 Totali i aktiveve korrente 9.000.000 5.950.000 Aktive fikse 3.000.000 3.000.000 Aktive gjithsej 12.000.000 8.950.000 Skema e shlyerjes jepet në tabelën e mëposhtme: Renditja sipas prioritetit të shlyerjes Shuma e shlyerjes3 Obligacione të hipotekuara 3.000.000 Obligacione të serisë (të zakonshme) 2.400.000 Obligacione të varura 2.000.000 Total 7.400.0005. Pronarët përfitojnë nga aktivet e likuiduar të kompanisë në masën 8.950.000-7.400.000=1.550.000 lekë (pra rreth 17,32% të aktiveve të likuiduar).• Ushtrimi 5 (10 pikë)Shoqëria X po shqyrton blerjen ose marrjen me qera nga shoqëria Y të një makine të re që kushton200.000 lekë. Parashikohet që vendosja e kësaj makine në shoqërinë X do të shpjerë në ulje tëshpenzimeve 160.000 lekë në vit. Jetëgjatësia e makinës do të jetë 8 vjet, amortizimi do të jetë lineardhe nuk do të ketë vlerë të mbetur. Struktura financiare optimale e shoqërisë X do të jetë 50% borxhdhe 50% aksione të zakonshëm. Kostoja e borxhit me tatimin do të jetë 10%, kosto e kapitalit 16% dhenorma e tatimit 30%.1. Cila do të jetë NPV e makinës, nëse shoqëria X do të jetë pronare e makinës.2. Cila do të jetë kostoja e qeradhënësit, nëse ai vendos ta japë këtë makineri me një qera të barabartë me 100.000 lekë.3. Si do të ndryshonin rezultatet nëse amortizimi do të ishte i përshpejtuar. ZhvillimPër zgjidhjen e këtij ushtrimi studenti duhet të konsultohet me Temat 10 dhe 17 në librat “DrejtimFinanciar 1” dhe “Drejtim Financiar 2”.Gjithashtu, përpara se të fillojmë zgjidhjen e ushtrimit le të unifikojmë simbolikën:jetëgjatësia e projektit → n = 8 periudhapesha specifike e borxhit → wd = 50%3 Një mangësi e materialeve financiarë të studiuar deri tani lidhet me atë që në rast falimentimi të kompanisë nuk tregohetnëse firma shlyen krahas principalit edhe interesat, dhe nëse i shlyen edhe interesat, si është rradha e pagimit të tyre. -7-
  • 8. pesha specifike e kapitalit të vet → ws = 50%kosto e borxhit përpara tatimit → kd = 10%kosto e kapitalit të vet → ks = 16%norma e tatimit → t = 30%shuma vjetore e amortizimit → Av = 25.000 lekëinvestimi fillestar → I0 = 200.000 lekë n CFt1. Dimë që NPV = ∑ − I 0 4, ku, në rastin kur shoqëria X bëhet pronare e makinës, t =1 (1 + WACC ) t vlerat vjetore të flukseve shtesë të arkës (CF) llogariten si vijon: ∆ të ardhura nga shitja - ∆ shpenzime operative = ∆ EBIT - ∆ amortizim = ∆ EBT - tatim = ∆ EAT + ∆ amortizim = ∆ CF5Konkretisht do të kishim: 0 - (-160.000) = 160.000 - 25.000 = 135.000 - 0,3 x 135.000 = 94.500 + 25.000 = 119.5006 lekëLlogarisim gjithashtu: WACC = k d ⋅ (1 − t ) ⋅ wd + k s ⋅ ws ⇒ WACC = 10 ⋅ (1 − 0,30 ) ⋅ 0,5 + 16 ⋅ 0,5 = 11,5%Tashmë jemi në gjendje të llogarisim NPV e makinës kur shoqëria X është pronare e saj:4 Kemi supozuar se projekti ka të njëjtin risk me atë të firmës dhe si i tillë, për vlerësimin e tij përdoret WACC.5 Në tabelën e mësipërme nuk janë përfshirë shpenzimet e interesit dhe kjo sepse vlera e përfitimit nga tatimi për interesin eborxhit nuk trajtohet si një shtim i flukseve të arkës pas tatimit, por si reduktim i normës së aktualizimit (WACC).6 Dikush mund t’i llogarisë flukset shtesë të arkës si shumë e kursimit nga tatimi për amortizimin me përfitimin vjetor pastatimit. Natyrisht që të dy metodat janë të njëvlerëshme dhe si të tilla do të na shpien në përfundime të njëjta. Pra:160 .000 ⋅ (1 − 0,30 ) + 25 .000 ⋅ 0,30 = 119 .500 lekë. -8-
  • 9. 8 119 .500 NPV = ∑ − 200 .000 ⇒ NPV = 119 .500 ⋅ PVIFA (8;11,5%) − 200 .000 = 604 .149 − 200 .000 = 404 .149 t =1 (1 + 0,115 ) t n CFt 2. Për të gjetur koston e qeradhënësit i referohemi përsëri formulës: NPV = ∑ − I 0 , ku t =1 (1 + WACC ) t tashmë WACC është e panjohur. CF shtesë për çdo vit llogariten: CF = Q ⋅ (1 − t ) + Av ⋅ t ⇒ CF = 100 .000 ⋅ (1 − 0,30 ) + 25 .000 ⋅ 0,3 = 77 .500 lekë Natyrisht, qeradhënësi do të jetë i gatshëm ta pranojë këtë pagesë qeraje prej 100.000 lekësh në vit n.q.s dhe vetëm n.q.s NPV ≥ 0 , që është e njëvlerëshme me WACC ≤ IRR . Gjejmë fillimisht IRR e qeradhënies: 8 77.500 200.000 I0 = ∑ ⇔ I 0 = 77.500 ⋅ PVIFA(8; IRR ) ⇔ PVIFA(8; IRR ) = ≅ 2,58065 ⇒ IRR ≅ 35% t =1 (1 + IRR ) t 77.500 Prej këtej nxjerrim që qeradhënësi e ka koston mesatare të ponderuar të kapitalit (WACC) jo më të madhe së 35%. 3. Nëse amortizimi do të ishte i përshpejtuar, atëherë për pikën (1) do të thoshim se NPV e shoqërisë X do të rezultonte më e lartë, për shkak të kursimit më të madh nga tatimi lidhur me amortizimin dhe kjo rezulton nga shumat më të mëdha të amortizimit në vitet e para të përdorimit të pajisjes; ndërsa në pikën (2) amortizimi i përshpejtuar do të shpinte në uljen e kufirit maksimal për WACC për të njëjtën arsye. • Ushtrimi 6 (5 pikë) Aksionet e zakonshëm të një shoqërie janë vlerësuar në treg me 4.600 lekë për aksion. Njoftohet se aksionerët mund të blejnë një aksion të ri për çdo gjashtë aksione të zotëruar, me çmim 2.500 lekë. Në çastin e njoftimit ju zotëroni 750 aksione. 1. Me ç’farë çmimi do të shitet çdo e drejtë në treg? 2. Ç’efekt do të ketë emetimi i të drejtave të zgjedhjes mbi çmimin fillestar të tregut të aksionit? Përse?II. PYETJE TEORIKE (40 pikë) 1. Cili është ndryshimi ndërmjet rritjes së pasurisë së aksionerëve dhe maksimizimit të fitimit? Nëse shoqëria zgjedh ato vendime që rrisin pasurinë e aksionerëve, a është kjo në kundërshtim me kriterin e rritjes së fitimit? (5 pikë) 2. A ka ndryshim në qëndrimin ndaj raportit të borxhit ndërmjet kreditorëve dhe pronarëve? Nëse po, shpjegoni. (5 pikë) 3. Për të marrë një vendim lidhur me zbatimin e një politike të re kredie, krahasohet kthyeshmëria shtesë me koston e kapitalit. Pse bëhet ky krahasim dhe si merret konkretisht vendimi? (5 pikë) 4. Ku do të bazohej një drejtues financiar për të zgjedhur ndërmjet shitjes së kredive dhe lidhjes drejtpërdrejt me klientët? -9-
  • 10. (3 pikë)5. Si ndodh që marrja e një aktivi me qera, në vend të blerjes, rrit aftësinë huamarrëse të shoqërisë? (3 pikë)6. Ku qëndron dallimi ndërmjet një opsioni amerikan dhe një opsioni europian? (3 pikë)7. Cili është ndryshimi ndërmjet obligacionit me warrant dhe obligacionit të këmbyeshëm? (4 pikë)8. Sa dhe si ndikon risku politik në nxitjen e shoqërive tregtare për të investuar jashtë vendit? Si do ta trajtonit këtë problem në kushtet e Shqipërisë? (5 pikë)9. Cilat janë arsyet që e shpien një shoqëri në falimentim? (4 pikë)10. Cili është qëllimi i riorganizimit të shoqërive dhe cila palë e dëshiron atë? (3 pikë) Përgatitën tezën: Prof. Dr. Beshir CICERI Irena BEQIRAJ - 10 -

×