Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqip

716 views
612 views

Published on

0 Comments
0 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

No Downloads
Views
Total views
716
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
3
Actions
Shares
0
Downloads
10
Comments
0
Likes
0
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Hulumtimi i-800-nvm-ve-shqip

  1. 1. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011    SHKURTESAT      AMNVM – Agjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të  Vogla dhe të Mesme   NMVM–Ndërmarrjet Mikro të Vogla dhe të Mesme  NVM– Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme  ATK – Administrata Tatimore e Kosovës    GDP – Bruto Produkti Vendor  UE–  Unioni Evropian  CEFTA – Marrëveshja për Tregti të Lire për vendet e Evropës Qendrore  TVSH –  Tatimi mbi vlerën e shtuar  R&D – Hulumtim & Zhvillim   BQK– Banka Qendrore e Kosovës  2
  2. 2. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011    Përmbajtja1. Hyrje 42. Qëllimi dhe Metodologjia 5 Qëllimi i Hulumtimit 5 Metodologjia dhe Mostra e Anketimit 63. Të dhëna të përgjithshme mbi NMVM 8 Ndërmarrjet sipas menaxhimit 8 Ndërmarrjet sipas numrit fiskal 8 Ndërmarrje sipas shtrirjes hapësinore dhe regjionale 9 Struktura gjinore e themeluesve dhe niveli i edukimit 10 Grup mosha e themelueseve 12 Niveli i arsimimit dhe aspektet gjinore të punësuarve 124. Tendenca për rritje dhe zhvillim te NMVM-ve 17 Arsyet e startimit të biznesit dhe frika për dështim 17 Kostoja e fillimit të biznesit 19 Numri i të punësuarve dhe planet për rritje dhe zhvillim 20 Kapacitete ekzistuese dhe planet për rritje dhe zhvillim 21 Eksporti dhe planet për zhvillim dhe rritje 23 Planet për të ardhmen 245. Burimet e Financimit dhe Investimit 26 Burimet e Kapitalit të Investuar 26 Kualiteti i Shërbimeve Bankare 28 Investimet dhe planet investuese 326. Barrierat për Biznes 35 Kushtet e përgjithshme të bërjes së biznesit 35 Barrierat për eksport dhe ndikimi i CEFTA-s 40 Barrierat gjatë fillimit të biznesit 41 Masat që duhet marr në favor të mbështetjes, krijimit dhe zhvillimit të NMVM 43 Rangimi i barrierave për biznes 457. Informatizimi i ndërmarrjeve, Trajnimet dhe Marketingu 50 Niveli i përdorimit të Internetit 50 Format e Marketingut 52 Trajnimet 538. Mbështetja për NMVM 56 Anëtarësimi në asociacionet e biznesit 56 Format e mbështetjes të NMVM 58 Bashkëpunimi me institucionet e ndryshme 63 Skema Voucher e Këshillimeve dhe Trajnimeve 64Konkluzionet 66Rekomandimet 70       3
  3. 3. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   I. HyrjeAgjencia për Mbështetjen e Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme, e cila funksionon në kuadër tëMinistrisë së Tregtisë dhe Industrisë, përcjell me kujdes aktivitetin dhe zhvillimin e ndërmarrjeveMikro të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në Kosovë me që rast ka realizuar disa anketa dhe hulumtimetë ndryshme, përmes të cilave është munduar të nxjerrë informacione të nevojshme për të analizuartrendin e zhvillimit të NMVM-ve. Duke analizuar një gamë të caktuar të informacioneve të mbledhuranga anketat gjatë periudhës 2001 – 2005 si dhe anketimi i 700 NVM-ve (2007), AMNVM ka arritur qëtë bej analiza në periudha të ndryshme kohore me qëllim që të analizohen trendët e zhvillimit të këtyrendërmarrjeve, të identifikohen vështirësitë dhe të krahasohet dinamika e zhvillimit të tyre.Të gjitha hulumtimet e realizuara, përfshirë edhe hulumtimin aktual, kanë për qëllim që tëidentifikohen problemet të cilat në vazhdimësi kërkojnë zgjidhje përmes përgatitjes së infrastrukturësligjore dhe administrative të cilat krijojnë lehtësira në procedurat administrative të bizneseve.Me realizimin e këtij projekti synohet që përmes mbledhjes, strukturimit, analizimit të dhënave tëmbledhura nga komuniteti i biznesit të ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme të analizohentrendët e zhvillimit të bizneseve si dhe të identifikohen vështirësitë, përparësitë dhe të metat e procesittë zhvillimit të bizneseve në Kosovë, me qëllim që të gjitha vështirësitë të adresohen në institucionetpërkatëse dhe organizatat e tjera relevante të cilat shprehin vullnet për mbështetjen e aktiviteteveekonomike të NMVM-në në Kosovë.Ministria e Tregtisë dhe Industrisë/AMNVM në vazhdimësi ka realizuar anketa të tilla me qëllim që tëpërgatitet një bazë e mirë e informacioneve të cilat do të mundësonin harmonizimin e projekteve përmbështetjen e NMMV. Ky projekt ka filluar në muajin dhjetor të vitit 2010 ku janë mbledhur gjithsejtë783 anketa. Duke iu referuar përgjigjeve të marra direkt nga bizneset përmes të cilave është krijuar njëpasqyrë e qartë e gjendjes aktuale të bizneseve si dhe vizionit të tyre për zhvillimin e mëtutjeshëm tëtyre.Finalizimi i këtij raporti do të mundëson edhe adresimin adekuat të vështirësive dhe problemeve me tëcilat ballafaqohen bizneset, si dhe do të mundëson nxjerrjen e rekomandimeve të nevojshme për hapate mëtutjeshëm të zhvillimit të bizneseve duke krijuar lehtësira dhe mbështetje për aktivitetetekonomike të cilat i zhvillojnë ato me qëllim të mbështetjes ekonomike dhe punësimit në përgjegjësipër gjeneratat e ardhshme.Veç kësaj, anketimi gjithashtu kërkon të identifikoj ndikimin e ambientit makroekonomik, pronësinësipas gjinisë etj. 4
  4. 4. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   II. Qëllimi dhe MetodologjiaII.1. Qëllimi i HulumtimitQëllimi themelor i këtij projekti kërkimor është diagnostifikimi i gjendjes aktuale të ndërmarrjeve,mikro të vogla dhe të mesme, identifikimi i problemeve, pengesave dhe barrierave që ngulfasinzhvillimin e aktiviteteve të tyre, duke identifikuar njëkohësisht nevojat dhe kërkesat e këtijkomuniteti për përmirësimin e gjendjes, avancimin e proceseve zhvillimore dhe zhvillimin etrendëve pozitive në aspektin strategjik.Qëllimi tjetër i këtij hulumtimi është të nxjerrë rezultate të rëndësishme për gjendjen ekzistues,strukturën, problemet, vështirësitë dhe për të matur trendin e zhvillimit të ndërmarrjeve mikro, tëvogla dhe të mesme, për të përcaktuar kriteret dhe avancuar rekomandimet për mundësin embështetjes së zhvillimit të tyre. Pyetësori është i dizajnuar me theks të veçantë në mbledhjen einformative të rëndësishme për NMVM, si:• Informacioneve të përgjithshme për ndërmarrjen (identifikimin e ndërmarrjes)• Strukturën e NMVM-ve• Strukturën e pronarëve• Resurset njerëzore• Krahasimin e zhvillimit të NMVM në periudhave të ndryshme• Përgatitjen profesionale të udhëheqësve të ndërmarrjeve, si dhe përcjelljen e zhvillimit të përdorimit të teknologjisë për stafin e ndërmarrjeve• Mundësit e plasimit të produkteve dhe shërbimeve në tregun vendor dhe ndërkombëtar.• Shfrytëzimin e burimeve të ndryshme financiare dhe orientimin e investimeve kapitale• Strategjinë e planifikimit të bizneseve• Shfrytëzimin e metodave të marketingut me qëllim të promovimit të produkteve dhe shërbimeve• Përgatitjen e infrastrukturës për informatizimin e NMVM-ve• Organizimi i NMVM në asociacione dhe organizata të ndryshme të biznesit, me qëllim të rritjes së bashkëpunimit dhe zgjerimit të tregut• Hartimi i planeve për zhvillimin e NVM-ve në të ardhmen• Pengesat që shfaqen gjatë ushtrimit të veprimtarisë, etj. 5
  5. 5. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Analiza e pengesave dhe vështirësive për zhvillimin e afarizmit duke përfshirë: mungesën e kuadrittë kualifikuar, mungesën e trajnimeve në fusha të ndryshme, mungesën e tregut, qasja dhe kostojae lëndës së parë, shfrytëzimi i pajisjeve bashkëkohore, hapësira e punës, infrastruktura fizike,transporti, financat, infrastruktura ligjore, ekonomike dhe politikat fiskale, ofrojnë mundësin eanalizës, krijimit dhe hulumtimit të metodave dhe metodologjive për mbështetjen e NMVM-ve.Të dhënat makroekonomike dhe sektoriale të kombinuara me rezultatet e anketimit, mund të jenëudhërrëfyese për caktimin e prioriteteve të strategjive të përkrahjes dhe për orientimin e politikaveqë e ndihmojnë arritjen e misionit e AMNVM-ve për të krijuar një ambient më të mirë për biznesetnë përgjithësi dhe për NMVM-të në veçanti.II.2 Metodologjia dhe Mostra e AnketimitRealizimi hapësinor i anketave është bërë në 90% të territorit të Republikës së Kosovës dhe kapërfshirë 783 ndërmarrje mikro të vogla dhe të mesme. Numri prej 800 NVM, përbëjnë 0.77%, etotalit të përgjithshëm të NMVM (103555) të regjistruara në Republikën e Kosovës.Pyetësori është dizajnuar për mbledhjen e informacioneve të përgjithshme për biznesin, pyetësoripërmban gjithsejtë 61 pyetje me disa nën-pyetje të cilat mbledhin informacione të mjaftueshme përkrahasimin e zhvillimit të NMVM në periudha të ndryshme, përkatësisht me informacionet të cilatjanë mbledhur dhe prezantuar ne raportet e më hershme.Realizimi i pyetësorëve është bërë në metodën e intervistave direkt sy me sy (face to face) mepronarët ose përfaqësuesit e ndërmarrjeve, ku secila përgjigje është shënuar në pyetësor. Pasrealizimit të punës në teren pyetësorët iu kanë nënshtruar kontrollës së kualitetit me qëllim tëevidentimit të gabimeve ose lëshimeve eventuale.Aktivitetet e realizimit të pyetësorit janë përcjellur nga ekspertët e kompanisë në tri nivele:Anketuesit, koordinatorët e ekipeve të terenit dhe kontrollorët.Baza e të dhënave është dizajnuar mbi bazën e Microsoft Office Access dhe përmban gjithsejtë 4module (Modulin e futjes së të dhënave, kontrollës së kualitetit, raporti i bizneseve ne nivelkomune dhe regjional, dhe listën e bizneseve të anketuara).Rezultatet nga anketat janë paraqitur në vijim të këtij raporti në formë të shkruar, tabelore, dhegrafike.Mostra për anketim ka qene reprezentative dhe ne mënyre proporcionale NMVM-të janë selektuarnë bazë të: shpërndarjes regjionale dhe komunale, klasifikimi i madhësisë së ndërmarrjeve sipas 6
  6. 6. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   ligjit te NVM-ve (mikro- ndërmarrje 1 deri 9 punëtorë, ndërmarrje të vogla 10 deri 49 punëtorë,ndërmarrje të mesme 50 deri 249 punëtorë), moshës së ndërmarrjeve (3 deri 18 muaj, 19 deri 36muaj, mbi 36 muaj) sektorit ( prodhuese, tregtare dhe shërbyese) .Anketimi është bërë nga ana e konsulentëve me përvoje është realizuar hulumtimi me gjithsejtë783 ndërmarrje mikro të vogla dhe të mesme duke përjashtuar 17 ndërmarrje në komunat: Zveqan,Zubin Potok dhe Leposaviq te cilat kanë refuzuar të anketohen, me një përmbajtje te pyetësorit icili është i modifikuar sipas rrethanave ekonomike që mundëson analizën kuantitative dhekualitative te të dhënave.Rezultatet e anketimit ofrojnë një mekanizëm, nëpërmjet të cilit në mënyrë të drejtpërdrejt do tëdëgjohet zëri i ndërmarrësve të anketuar nga hartuesit e politikave.  7
  7. 7. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   III. Të dhëna të përgjithshme mbi NMVMKy kapitull prezanton të dhënat e përgjithshme të hulumtimit mbi NMVM-ët në Kosovë. Këto tëdhëna janë të rëndësishme për të pasur një pasqyrë të çart lidhur me disa karakteristike fillestare tëNMVM-ve.III.1 Ndërmarrjet sipas menaxhimitSi duket statuti ligjor i ndërmarrjeve dhe madhësia e tyre, ka ndikim edhe në formën e menaxhimit.Rezultatet nga anketa dëshmojnë se tek NMVM- të, në Kosovë ende nuk kemi ndarje të funksionittë pronës dhe menaxhmentit. Në fakt, nga të gjitha ndërmarrjet e anketuara mund të vërejmë se86.46 % e tyre menaxhohen nga pronarët dhe vetëm 13.54 % menaxhohen nga menaxherët ecaktuar.Tabela 1. NMVM-te sipas udhëheqësve menaxher Menaxhimi Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Prizren Gjilan Pejë % % % % % %Pronari 677 86.46 226 88.28 151 86.29 121 87.68 109 78.99 70 92.11Menaxheri 106 13.54 30 11.72 24 13.71 17 12.32 29 21.01 6 7.89Totali 783 100 256 100 175 100 138 100 138 100 76 100III.2 Ndërmarrje sipas numrit fiskalNga të gjitha bizneset të cilat janë anketuar është vërejtur se në përgjithësi NMVM-të, janë tëpajisura me numra fiskal duke i përmbushur detyrimet e tyre ndaj thirrjeve të ATK-së, për pajisjenme numrat fiskal dhe për respektimin e afateve ligjore.Tabela 2. Nr. i NMVM-e të pajisura me numër fiskal Pajisja me numra fiskal Gjithsej Ndërmarrje % Po 739 94.4 Jo 44 5.6 Totali 783 100.0Nga tabela e mësipërme mund te vërejmë se nga 739 biznese të anketuara vetëm 44 prej tyre ose5.6% janë deklaruar se nuk janë pajisur me numra fiskal. 8
  8. 8. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   III.4 Ndërmarrje sipas shtrirjes hapësinore (urbane & rurale)Shpërndarja hapësinore e ndërmarrjeve tregon për përfshirjen e ndërmarrjeve, përveç në zonaturbane edhe në ato rurale. Sipas hulumtimit të realizuara mund të konstatojmë se 61.4% endërmarrjeve shtrihen në zonat urbane dhe 38.6% të tyre në zonat rurale. Nga kjo mund tëkonstatojmë se shtrirja e ndërmarrjeve është konform tregut dhe zhvillimeve sociale dhedemografike.Tabela 3. Struktura e NMVM-ve sipas shtrirjes hapësinore (urbane & rurale) Gjithsej Lokacioni % Prodhuese % Tregtare % Shërbyese % Ndërmarrje Urban 481 61.4 123 51.5 293 65.8 65 65.7 Rural 302 38.6 116 48.5 152 34.2 34 34.3 Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Nga grafiku1. mund të vërejmë se veprimtaritë prodhuese janë të koncentruar pothuajse njëjtësipas shtrirjes hapësinore në zonat urbane dhe rurale. Shikuar në % del se 51.5 e ndërmarrjeve meveprimtari prodhuese janë të shpërndara në zonat urbane dhe 48.5% në zonat rurale. Për dallim ngaato prodhuese ndërmarrjet me veprimtari tregtare 65.8% urbane dhe 34.2% rurale, si dhe shërbyesedominojnë në zonat urbane me 65.7% dhe në zonat rurale me 34.3%. Grafiku 1. Struktura e NMVM-ve sipas shtrirjes hapësinore (urbane & rurale) 9
  9. 9. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   III.5 Struktura gjinore e themeluesve dhe niveli i edukimitStruktura gjinore e themeluesve – Struktura gjinore e pronarëve të ndërmarrjeve është element irëndësishëm në analizën dhe përcjelljen e aktiviteteve të ndërmarrjeve. Edhe pse në vendin tonëpjesëmarrja e femrave në udhëheqjen e ndërmarrjeve është e vogël, viteve të fundit shihet njëngritje e pjesëmarrjes së femrave në regjistrimin e ndërmarrjeve.Në tabelën 4. janë prezantuar të dhënat për pjesëmarrjen dhe rolin e femrës në pronësinë endërmarrjeve e cila gjithashtu ka një efekt pozitiv në zhvillimin ekonomik të vendit. Në këtë tabelëjanë prezantuar të dhënat e pronësisë së ndërmarrjeve nga femrat në nivel vendi.Tabela 4. NMVM-te sipas strukturës gjinore Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Prizren Gjinia Gjilan Pejë % % % % % %Femër 54 6.90 20 7.81 5 2.87 11 7.97 12 8.63 6 7.90Mashkull 729 93.10 236 92.19 169 97.13 127 92.03 127 91.37 70 92.10Totali 783 100 256 100 174 100 138 100 139 100 76 100Nga tabela 4. vërejmë se pjesëmarrja e femrave në themelimin e bizneseve është në regjionin ePejës dhe Prizrenit me nga 8%, pastaj vjen regjioni i Mitrovicës me 7.9%, Prishtinës me 7.81%dhe me pjesëmarrje më të vogël është Regjioni i Gjilanit me Struktura e NMVM-ve sipas gjinisë2.87%.Në grafikun mund të vërejmë së pjesëmarrja e femrave në 7%pronësinë e ndërmarrjeve është rreth 7%. Nga ndërmarrjete anketuara del se 729 (93%) e tyre janë me pronësi ngameshkujt. 93% Femëra Meshkuj 10
  10. 10. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Sa i përket etniteti të themeluesve – analiza e strukturës etnike të themeluesve të ndërmarrjeve tëvogla dhe të mesme është indikator i rëndësishëm i vlerësimit të klimës ekonomike dhe sociale ecila mund të konsiderohet si integrimi i suksesshëm i etniteteve të ndryshme në jetën ekonomikedhe sociale, kjo strukture nuk paraqet pjesën në regjionin e Mitrovicës konkretisht në komunat:Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveqan, ndërmarrjet ne këto komuna kane refuzuar te anketohen. Tabela 5. Struktura e NMVM-ve sipas etnitetit të themeluesve Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Etniteti Prizren Gjilan Pejë % % % % % % Shqiptarë 753 96.17 245 95.70 171 98.28 139 100 123 89.13 75 98.68 Serb 1 0.13 0 0.00 1 0.57 0 0.0 0 0.00 0 0.00 Të tjerë 29 3.70 11 4.30 2 1.15 0 0.0 15 10.87 1 1.32 Totali 783 100 256 100 174 100 139 100 138 100 76 100Tabela 5. Sqaron strukturën etnike të themeluesve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në nivelnacional dhe regjional. Nga tabela mund të konstatohet se regjioni i Prizrenit ka përqindje më tëmadhe të NMVM të cilat udhëhiqen nga pjesëtarët e etniteteve jo shqiptare. 10.87% e pronarëve iutakojnë etniteteve të tjera ndërsa 89.13% e pronarëve të NMVM-ve janë Shqiptar, pastaj vijnëregjioni i Prishtinës me 4.3%, Mitrovicës me 1.3% dhe Gjilanit me 1.1%. Grafiku 3. Struktura e NMVM-veNga Grafiku 3 mund të vërejmë se pjesëmarrja epronarëve shqiptar në themelimin NMVM-ve është 0.13 3.7me e madhe me 96.17% ndërsa pjesëtarët enacionaliteteve të tjera në themelimin e NMVM-vemarrin pjesë me 3.7%. 96.17 Shqiptarë Serb Të tjerë     11
  11. 11. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   III.6 Grup mosha e themelueseve Grup mosha e themeluesve të bizneseve është element i rëndësishëm për të përcjellur fuqinë ezhvillimit të NMVM-ve, duke pasur para sysh moshën fizike, intelektuale, profesionale,eksperiencën në menaxhimin e NMVM-ve. Nga tabela 6 mund të vërejmë se pjesa më e madhe ethemelueseve të NMVM-ve, ose 33.46%, i takojnë grup-moshës 36-45 vjeç, pastaj 29.76% ethemelueseve i takojnë grup-moshës 26-35 vjeç dhe 22.48% e themelueseve i takojnë grup-moshës46-55 vjeç. Pjesa tjetër e themelueseve i takojnë grup-moshave 18-25 (6.39%), 55-64 (7.02%) dhembi 65 vjeç (0.89%).Tabela 6. Pasqyra e NMVM-ve sipas grup moshës së themeluesve Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Prizren Mosha Gjilan Grup Pejë % % % % % % 18-25 50 6.39 18 7.03 14 8.00 9 6.52 5 3.60 4 5.30 vjeç 26-35 233 29.76 88 34.38 50 28.74 31 22.46 44 31.65 20 26.30 vjeç 36-45 262 33.46 85 33.20 54 31.03 42 30.44 53 38.13 28 36.80 vjeç 46-55 176 22.48 47 18.36 47 27.01 42 30.43 26 18.71 14 18.40 vjeç 55-64 55 7.02 17 6.64 7 4.02 12 8.70 9 6.47 10 13.20 vjeç 65 + 7 0.89 1 0.39 2 1.20 2 1.45 2 1.44 0 0.00 vjeç Totali 783 100 256 100 174 100 138 100 139 100 76 100III.7 Niveli i arsimimit dhe aspektet gjinore të punësuarveNiveli i arsimimit të themeluesve, supozohet të jetë një përcaktues i rëndësishëm i rritjes dhezhvillimit të NMVM-ve. Përgatitja profesionale jo-adekuate mund të ndikoj në zhvillimin pa Grafiku 4. Struktura e NMVM-ve sipas nivelit të edukimitqëndrueshëm të tyre.Nga grafiku 4 mund të vërejmë se mbi 55.2% eNMVM-ve në Kosovë, janë të themeluar nga pronarëtme përgatitje arsimore – shkollë e mesme, ndërsa10.86% me shkollë të lartë, 25.5% me Fakultet(përgatitje Akademike), ndërsa pjesa tjetër është me 12
  12. 12. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   përgatitje akademike të nivelit të magjistraturës ose doktoraturës. Një strukturë e tillë, ku dominojnë pronarët me shkollim të mesëm, na bën të kuptojmë që themeluesit e NMVM-ve në Kosovënuk kanë përgatitje specifike shkollore për të menaxhuar ndërmarrjet e tyre dhe bazohen më shumënë duke i bërë. Në anën i mesëm në të shumtën e rasteve nuk ofron dije të nevojshme për startimindhe menaxhimin e ndërmarrjeve.Nëse analizohet struktura e themelueseve të NMVM-ve, sipas përgatitjes shkollore dhe shtrirjahapësinore mund të vërejmë se dallimi në mes të regjioneve në Kosovë është i vogël. Struktura ethemelueseve të NMVM-ve, me shkollë fillore në nivel të regjioneve sillet prej 2.33% (regjioni iGjilanit) deri në 5.59% regjioni i Prizrenit. Në të gjitha regjionet struktura e themelueseve tëNMVM-ve me shkollë të mesme është mbi 50% por me një përqindje më të lart në regjionin eMitrovicës 64.86%).Përqindja e themelueseve të NMVM-ve me përgatitje të lartë shkollore më e madhe është nëregjionin e Prizrenit me 16.8%, ndërsa më e vogla është në regjionin e Mitrovicës me 8.11%.Struktura e themelueseve të NMVM-ve me përgatitje shkollore të nivelit akademik – fakultet nëregjionin e Prishtinës është 29.92%, në regjionin e Gjilanit 27.91%, regjionin e Pejës 17.86%,Regjionin e Prizrenit 20.98% dhe në regjionin e Mitrovicës 21.62%. Pjesëmarrja e themelueseve tëNMVM-ve, me përgatitje shkollore të nivelit mastër dhe Phd është mjaft e vogël dhe sillet prej3.07% deri në 6.43%, ku përqindja me e madhe është ne regjionin e Pejës 6.43% dhe më e voglanë regjionin e Gjilanit me 2.33%.Tabela 7. Struktura e NMVM-ve sipas nivelit të edukimit Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Prizren Gjilan edukimit Pejë % % % % % % Niveli iFillore 24 3.07 7 2.76 4 2.33 5 3.57 8 5.60 0 0.00Mesme 422 53.90 128 50.39 95 55.23 80 57.14 71 49.65 48 64.86Lartë 85 10.86 22 8.66 18 10.47 16 11.43 23 16.08 6 8.11Fakultet 195 24.90 76 29.92 48 27.90 25 17.86 30 20.98 16 21.62Master 33 4.20 14 5.51 3 1.74 9 6.43 3 2.10 4 5.41Phd 24 3.07 7 2.76 4 2.33 5 3.57 8 5.59 0 0.00Totali 783 100 254 100 172 100 140 100 143 100 74 100 13
  13. 13. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Tabela 8. pasqyron numrin e të punësuarve në baza gjinore ku mund të konstatojmë se në bazë tëhulumtimit pjesëmarrja e femrës në tregun e punës nuk e kalon 20.8%.Tabela 8. Te punësuarit sipas gjinisë në vitin 2009 Prodhuese Shërbyese Punësuar Tregtare Gjithsej Te punësuarit sipas gjinisë % % % % ne vitin 2009 Femra 1616 20.80 631 16.80 891 28.10 94 11.00 Meshkuj 6153 79.20 3115 83.20 2279 71.90 759 89.00 Totali 7769 100 3746 100 3170 100 853 100Të dhënat nga hulumtimi dëshmojnë se përqindja ma e madhe e femrave të punësuara është nëveprimtaritë tregtare. Grafiku 5.. Të punësuarit sipas gjinisë në vitin 2009Dallimet në strukturën e të punësuarve sipas gjinisë në mes të punësuarve në vitin 2009 dhe 2010është shumë i vogël. Edhe në vitin 2010 pjesëmarrja e gjinisë femërore në tregun e punës ka qenë20.1%, përderisa gjinia mashkullore ka marrë pjesë me 79.9%.Tabela 9. Të punësuarit sipas gjinisë në vitin 2010 Prodhuese Shërbyese Punësuar Tregtare Gjithsej Te punësuarit sipas gjinisë % % % % ne vitin 2010 Femra 1894 20.10 611 14.00 1166 29.50 117 10.80 Meshkuj 7516 79.90 3758 86.00 2791 70.50 967 89.20 Totali 9410 100 4369 100 3957 100 1084 100 14
  14. 14. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Duke analizuar strukturën e të punësuarve sipas veprimtarive për vitin 2010, mund të vërejmë sepjesëmarrja e femrave në tregun e punës në ndërmarrjet me veprimtari prodhuese ka qenë 14%,ndërsa e meshkujve 86%, krahasuar me vitin 2009 ka pas rënie të femrave të punësuara për rreth2%. Në ndërmarrjet me veprimtari tregtare gjinia femërore merr pjesë me 29.5%, ndërsa ajomashkullore me 70.5%. Krahasuar me vitin 2009 mund të thuhet se ka shënuar një ngritje prej mëpak se 1%. Në veprimtarit shërbyese pjesëmarrja e femrave në tregun e punës ka qenë 10.8%, ecila krahasuar me vitin 2009 ka shënuar rënie prej 0.02%. Grafiku 6. Të punësuarit sipas gjinisë në vitin 2010Përgatitja profesionale e të punësuarve ka rëndësi të veçante në zhvillimin e bizneseve sipasveprimtarisë, si dhe tregon nivelin e emancipimit të femrës dhe pjesëmarrjen e saj në tregun epunës në përgjithësi. Në tabelën në vijim mund të vërejmë strukturën arsimore të punësuarve sipasnivelit të arsimit dhe gjinisë. Këtu vërejmë se nga numri total i të punësuarve pa shkollë dheshkollë fillore nuk kalon 15.5% me femra dhe 84.5% meshkuj, struktura e të punësuarve mepërgatitje arsimore shkollë të mesme është me pjesëmarrje të rreth 24% femra dhe 76% meshkuj,me shkollë të lartë 24.5% janë femra 76% meshkuj .Ndërsa nga të punësuarit me përgatitjearsimore fakultet 19.1% janë femra dhe 80.9% meshkuj, pastaj nga të punësuarit me shkallë tëmaster-it, femra janë 28.8% dhe meshkuj 71.2%. Struktura e të punësuarve me PhD sipas gjinisëgjithashtu dominohet nga gjinia mashkullore me 83.3%, ndërsa ajo femërore me 16.7%. 15
  15. 15. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Tabela10. Të punësuarit sipas gjinisë dhe nivelit të arsimimitTe punësuarit sipas gjinisë dhe nivelit te arsimimit Femra % Meshkuj %Pa shkollë 8.7 91.3Shkollë fillore 15.5 84.5Shkollë të mesme 24.0 76.0Shkolle e lartë 24.5 75.5Fakultet 19.1 80.9Master 28.8 71.2PhD 16.7 83.3Nga planifikimet për plotësimin e vendeve mund të vërehet edhe zhvillimi i planit të punës përndërmarrjet të cilët konsiderojnë se duhet të punohet në planin e punës së vitit vijues, prandaj edheplanifikimi plotësimit të vendit të punës. Nga ndërmarrjet të cilat janë intervistuar është vërejtur se92.34% e tyre i kanë përmbushur planet te tyre për plotësimin e vendeve të punës, përderisa 7.66%nuk kanë arritur.Tabela 11. Plotësimi i vendeve vakante Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Plotësimi vendeve % % % % vakante Po 723 92.34 218 90.8 411 92.8 94 94 Jo 60 7.66 22 9.2 32 7.2 6 6 Totali 783 100 240 100 443 100 100 100Nga grafiku 7. Mund të vërejmë se plotësimin e vendeve të punës sipas planifikimeve vjetore mese miri ka arritur ta mbulojnë ndërmarrjet shërbyese ku 94% e ndërmarrjeve shërbyese teanketuara kane plotësuar vendeve te punës te planifikuara, ndërsa ne pozite jo te mire krahasuarme sektorët tjerë është sektori i prodhimit ku nga planifikimi i plotësimit te vendeve te punës90.80% e ndërmarrjeve kanë arritur të plotësojnë vendet e punës të planifikuara. Grafiku 7. Plotësim i vendeve vakante 16
  16. 16. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   IV. Tendenca për rritje dhe zhvillim të NMVM-veTashmë dihet që sektori i NMVM-ve në Kosovë punëson mbi 200.000 punëtor dhe është njëkontribuues i rëndësishëm në krijimin e BPV-ës. Si në të gjitha vendet e tranzicionit ky sektorparaqet zgjidhje për shumë probleme sociale – ekonomike. Rrjedhimisht tendencat për rritje dhezhvillim dhe planet e ndërmarrësve për të ardhmen janë të rëndësishme për bërësit e politikave nëKosovë.IV.1 Arsyeja e futjes në biznes dhe frika për dështim Zhvillimi i politikave të mira ekonomike ndikon edhe në kërkesën për të ndërtuar biznese tëqëndrueshme duke iu përshtatur rregullave të cilat i përcakton ekonomia e tregut dhe institucionetpërkatëse. Për fat të keq në vendin tonë ende ekzistojnë kushte jo të favorshme për themelimin ebizneseve. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e mëposhtme.Tabela 12. NMVM-te sipas arsyeve të futjes në biznes Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Arsyeja Prizren Gjilan Pejë % % % % % % 264 33.00 93 37.10 68 40.00 38 27.90 52 38.00 13 17.60MundësiaNevoja 504 67.00 158 62.90 102 60.00 98 72.10 85 62.00 61 82.40Totali 768 100 251 100 170 100 136 100 137 100 74 100Sipas të cilave 67% e pronarëve i kanë themeluar bizneset e tyre bazuar në nevojë e tyre për tësiguruar ekzistencën elementare, ndërsa vetëm 33% e pronarëve kanë deklaruar se bizneset e tyrejanë themeluar duke analizuar dhe identifikuar mundësinë e mirë për të zhvilluar Grafiku 8. NMVM-te sipas arsyeve të futjes në biznes 17
  17. 17. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Sigurisht se themelimi i çdo ndërmarrje i ka vështirësitë dhe sfidat e veta të cilat ndikojnë nëkrijimin e ndjenjës së frikës për dështim tek themeluesit e ndërmarrjeve. Frika për dështimekziston te një numër i konsiderueshëm i themelueseve. Duke analizuar tabelën Nr.13 kuptojmë setek 65.9% e themelueseve ka ekzistuar frika për dështim, për derisa tek 34.1% e tyre ndjenja efrikës për dështim qysh në themelimin e ndërmarrjeve ka qenë e rezervuar.Tabela 13. NMVM-te sipas nivelit të frikës për dështim Ndërmarrje Mitrovicë Prishtinë Gjithsej Prizren Gjilan Frika për Pejë dështim % % % % % % Po 516 65.90 193 76.00 90 51.70 88 62.40 84 60.90 61 80.30 Jo 267 34.10 61 24.00 84 48.30 53 37.60 54 39.10 15 19.70 Totali 783 100 254 100 174 100 141 100 138 100 76 100Në krijimin e frikës për dështimin e ndërmarrjes ekzistojnë disa faktorë të cilët duhet të analizohenmirë nga secili individ ose grup individësh që dëshirojnë të themelojnë një ndërmarrje.Konkurrenca në treg, moskthimi i investimeve, mungesa përvojës, etj, janë faktor të rëndësishëmpër të ardhur deri tek vendimet e pronarëve për themelimin e ndërmarrjeve. Sipas të anketuarve nëkëtë hulumtim del se: tek 71% e themelueseve të ndërmarrjeve ka ekzistuar frika e konkurrencësnë treg, qysh në themelimin e ndërmarrjes, tek 18% e tyre ka ekzistuar frika e mos kthimit tëinvestimeve, tek 8% e tyre ka ekzistuar frika e mos përvojës së mjaftueshme për të udhëhequr njëndërmarrje dhe 3% e tyre kanë dhëna arsye të tjera. Grafiku 9. NMVM-te sipas nivelit të frikës për dështim 18
  18. 18. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Këto të dhëna dëshmojnë për një konkurrencë të madhe në tregun vendor, dhe ngrenë nevojën ehyrjes në treg me ide dhe plane inovative të cilat rrezikun nga konkurrenca do ta reduktonin nëminimumIV.2 Kostoja e fillimit të bërjes së biznesit (regjistrimi, numri fiskal, taksat dhe licencat tjera, pa përfshirë investimet)Nga gjithsejtë 783 ndërmarrje të anketuara vetëm 665 prej tyre janë deklaruar për koston e bërjessë biznesit. Prej tyre 20.9% kanë deklaruar se kanë filluar zhvillimin e tyre me më pak se 200 €,51.4% kanë filluar me 201 deri 500 €, 13.5% me 501 deri 1000 € dhe 14.1% kanë filluar me mbi1000 €.Tabela 14. Kostoja e fillimit te bërjes se biznesit Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Kostoja e fillimit te % % % % bërjes se biznesit me pak se 200 euro 139 20.90 41 20.70 73 19.30 25 28.10 201 -500 euro 342 51.40 112 56.60 194 51.30 36 40.40 501-1000 euro 90 13.50 21 10.60 60 15.90 9 10.10 Më shumë se 1 mije 94 14.10 24 12.10 51 13.50 19 21.40 euro Totali 665 100 198 100 378 100 89 100Nga grafiku 10 mund të konstatojmë se 51.40% të NMVM-ve për plotësimin e te gjithëdokumentacionit për startim me biznes kanë shpenzuar më shumë se 201€ dhe më pak se 500€dhe më shumë (këtu kemi të bëjmë me bërjen e biznesit konkretisht me pagesën e taksave dhe licencave). Grafiku 10. Kostoja e fillimit të bërjes së biznesit Më shumë se 1 mije euro 14.1 12.1 13.5 21.4 501-1000 euro 13.5 10.6 15.9 10.1 201 -500 euro 51.4 56.6 51.3 40.4 me pak se 200 euro 20.9 20.7 19.3 28.1 0 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% % Prodhuese % Tregtare % Shërbyese % 19
  19. 19. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   IV.3 Numri i të punësuarve dhe planet për rritje dhe zhvillimRritja e numrit të punësuarve është synim i çdo ndërmarrje e cila tenton që të bëj zhvilliminkontinuel të veprimtarisë duke realizuar projekte të cilat ndihmojnë edhe zgjerimin e veprimtarive.Sidoqoftë kjo është e lidhur ngushtë me zhvillimin ekonomik të veprimtarisë. Sigurisht se duke ianalizuar rrethanat e zhvillimit të biznesit, një pjesë e madhe e të anketuarve janë deklaruar se nukparashohin të kenë rritje të numrit të punësuarve, mirëpo konsiderojnë se biznesi i tyre për vitin2011 do të ketë trend të njëjtë të zhvillimit si në vitin që e lamë pas. Nga të gjitha bizneset eanketuara 41.38% e tyre kanë deklaruar se planifikojnë të kenë rritje të numrit të punësuarve,përderisa 52.11% vlerësojnë se numri i të punësuarve për vitin 2011 do të jetë i njëjtë me atë të2010, ndërsa vetëm 6.51% e tyre planifikojnë të kenë zvogëlim të numrit të punësuarve.Tabela 15. Planifikimi sa i përket numrit te punësuarve për vitin 2011 Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Planifikimi sa i përket numrit te % % % % punësuarve për vitin 2011Rritje 324 41.38 120 50.21 165 37.08 39 39.39Njëjtë 408 52.11 105 43.93 249 55.95 54 54.55Zvogëlim 51 6.51 14 5.86 31 6.97 6 6.06Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Është për tu theksuar se ndërmarrësit që operojnë në sektorin e prodhimit tregojnë tendencë më tëmadhe të rritjes dhe zhvillimit në krahasim më sektorët tjerë, dhe vetëm në këtë sektorëplanifikimet për rritje i tejkalojnë planet për të mbajtur gjendjen konstante derisa në sektorët tjerëplanet për të mbajtur gjendjen konstante tejkalojnë planet për rritje. Grafiku 11. Planifikimi sa i përket numrit te punësuarve për vitin 2011       39.39 54.5 6.6 Shërbyese Rritje 37.08 55.95 3.97 Njëjtë Tregtare 50.21 43.93 5.86 Zvogëli Prodhuese m 41.4 52.1 6.5 0% 20% 40% 60% 80% 100% 20
  20. 20. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   IV.4 Kapacitetet ekzistuese dhe planet për rritje dhe zhvillimRritja e kapaciteteve të biznesit është dëshirë e çdo ndërmarrje por jo të gjitha kanë synime dheplane konkrete për të rritur kapacitetet. Rritja e kapaciteteve të ndërmarrjes sjell me vete edherrezik të caktuar, prandaj jo të gjitha ndërmarrjet e dëshirojnë rritjen. Sidoqoftë është shumë erëndësishme përcjellja e trendit të rritjeve të kapaciteteve tek ndërmarrjet e të gjitha veprimtarive.Nga tabela e poshtëshënuar mund të vërejmë se nga gjithsejtë 783 ndërmarrje të anketuara 27.8% etyre kanë deklaruar se gjatë vitit 2009-2010 kanë shënuar rritje ndërsa 56.6% e ndërmarrjeve kanëdeklaruar se nuk kanë shënuar asnjë progres në zhvillimin e tyre, si dhe 15.6% e ndërmarrjevekanë deklaruar se kanë shënuar rënie në biznesin e tyre. Për të pasur një sektor dinamik të NVM-ve i cili do të ishte gjenerator i rëndësishëm i vendeve të punës nuk mjafton që vetëm 28 % ebizneseve të shënojnë rritje dhe zhvillim. Shumica e ndërmarrjeve nuk ka shënuar rritje, madje 2/3e ndërmarrjeve shërbyese nuk kanë përjetuar rritje. Kjo konsiderohet brengosëse duke marrparasysh që sektori i shërbimeve i cili është boshti kryesore i ekonomive të zhvilluaraTabela 16. Krahasimi i kapaciteteve 2009 – 2010 Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Kapaciteti nga % % % % 2009 në 2010 Rritje 218 27.84 78 32.64 119 26.74 21 21.21 Njëjtë 443 56.58 130 54.39 248 55.73 65 65.66 Zvogëlim 122 15.58 31 12.97 78 17.53 13 13.13 Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Grafiku 12. pasqyron krahasimin e ndërmarrjeve për vitin 2009-2010 në kapacitetet e tyre, ngagrafiku mund të vërejmë se trendi i kapaciteteve në ndërmarrjet me veprimtari prodhuesekonsiderohet më pozitiv me rritje prej 32.64%, ndërsa rënie më të madhe krahasuar me sektorëttjerë ka pësuar sektori i tregtisë me 17.53% 21
  21. 21. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011    Grafiku 12. Krahasimi i kapaciteteve 2009-2010 21.21 65.66 13.13 Shërbyese 26.74 55.73 17.53 Rrit je Tregt are Njëjtë 32.64 54.39 13 Prodhuese Zvogëlim 27.8 56.6 15.6 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100%Lidhur me planifikimet për rritje dhe zhvillim në hulumtimin tonë është konstatuar se 45.08% endërmarrjeve planifikojnë të kenë rritje në biznesin e tyre, 44.57% vlerësojnë se zhvillimi ikapaciteteve të tyre do të jetë i njëjtë dhe 10.35% e tyre deklarojnë se duke vlerësuar rrethanat ezhvillimit të biznesit në Kosovë, ndërmarrjet e tyre mund të shënojnë rënie. Tabela 17. Pritjet për vitin e ardhshëm Pritjet për vitin e Prodhues Shërbyes Ndërmar Tregtare Gjithsej ardhshëm (2011) rje % % % % e e krahasuar me vitin 2010 Rritje 353 45.08 130 54.39 189 42.47 34 34.34 Njëjtë 349 44.57 95 39.75 201 45.17 53 53.55 Zvogëlim 81 10.35 14 5.86 55 12.36 12 12.11 Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Njëjtë si në rastin e planifikimit të rritjes së numrit të punëtorëve, ashtu edhe me planifikimin ezgjerimit të kapaciteteve prijnë ndërmarrjet prodhuese 22
  22. 22. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Nga grafiku 13. vërehet se 54.39% e ndërmarrjeve prodhuese synojnë të kenë rritje në vitin 2011,në krahasim me 42.47% e ndërmarrjeve tregtare dhe 34.34% ndërmarrjeve e shërbyese. Grafiku 13. Pritjet për vitin e ardhshëm Zvogëlim 5.86 12.36 12.11 Njëjtë 39.75 45.17 53.55 Rritje 54.39 42.47 34.34 0 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% % Prodhuese % Tregtare % Shërbyese %IV.5 Eksporti dhe planet për rritje dhe zhvillimEdhe pse numri i NMVM-ve të anketuara të cilat kanë dhëna informacione që kanë qarkullim ngaeksporti i mallrave të tyre është shumë i vogël (7.02%), ndërmarrjet të cilat janë deklaruar sieksportuese, vlerësojnë se gjatë vitit 2011 do të shënojnë rritje të qarkullimit nga eksporti. Ngatabela mund të vërejmë se 56.36% e tyre vlerësojnë se do të kenë rritje, 36.36% vlerësojnë se do tëvazhdoj trendi i njëjtë i qarkullimit dhe 7.28% e NMVM-ve, mendojnë se do të kenë zvogëlim tëqarkullimit nga eksporti.Tabela 18. Planifikimet për qarkullim nga eksporti Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Planifikimet për % % % % qarkullim nga eksporti Rritje 31 56.36 23 69.70 6 42.86 2 25.00 Mbetet i njëjtë 20 36.36 9 27.27 6 42.86 5 62.50 Zvogëlim 4 7.28 1 3.03 2 14.28 1 12.50 Totali 55 100 33 100 14 100 8 100Grafiku 14. në vijim shpjegon se nga ndërmarrjet me veprimtari prodhuese të cilat kanë deklaruarse kanë qarkullim nga eksporti 69.7% e tyre vlerësojnë se në vitin 2011 do të kenë rritje, përderisa27.27% vlerësojnë se do të vazhdoj qarkullimi nga eksporti në nivelin e njëjtë me vitin 2010 dhevetëm 3.03% vlerësojnë se do të shënojnë zvogëlim të qarkullimit nga eksporti. 23
  23. 23. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   NMVM-të me veprimtari tregtare konsiderojnë se rritja e qarkullimit nga eksporti vazhdon të jetëedhe më e vështirë, edhe pse 42.9% e tyre mendojnë se do të shënojnë rritje ose do të kenëqarkullim të njëjtë nga eksporti, përderisa 14.28% e tyre mendojnë se do të kenë zvogëlim tëqarkullimit nga eksporti.Dallimi të ndjeshëm tek planifikimi i qarkullimit për vitin 2010 vërehet tek ndërmarrjet meveprimtari shërbyese, prej të cilave 25% mendojnë se do të kenë rritje, 62.5% qarkullim të njëjtëdhe 12.5% vlerësojnë se do të kenë zvogëlim të qarkullimit nga eksporti.Vazhdimi i preferencave tregtare me BE, dukshëm do të ndikoj në rritjen e eksportit tëndërmarrjeve kosovare ne tregjet e këtyre vendeve. Grafiku 14. Planifikimet për qarkullim nga eksporti Zvogëlim 3.03 14.28 12.5 Mbetet i njëjtë 27.27 4.86 62.5 Rritje 69.7 42.9 25 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% Prodhuese % Tregtare % Shërbyese %IV.6 Planet për të ardhmenNë fund NMVM janë pyetur në përgjithësi lidhur më planifikimet për të ardhme në tri vitet eardhshme - Nga anketat e realizuar mund të konstatojmë se nga ndërmarrjet me veprimtariprodhuese 12.6% planifikojnë të mbesin në pozicion të njëjtë, 46.8% zgjerim të biznesit, 1.1%planifikojnë të zvogëlojnë aktivitetet në biznesin e tyre, 1.6% të transferojnë kompetencat emenaxhimit, 32.6% të rrisin numrin e të punësuarve, 2.5% të zvogëloj numrin e të punësuarve dhe2.7% të ndërmarrjeve nuk janë përgjigjur ne pyetje. Nga kjo mund të vlerësojmë se zhvillimi iveprimtarive prodhuese planifikohet të jetë shumë pozitiv në fushën e zgjerimit të aktiviteteve dherritjen e numrit të të punësuarve. Gjithashtu edhe nga ndërmarrjet me veprimtari tregtare vetëm15.2% planifikojnë që në tri vitet e ardhme të mbeten në pozicionin e njëjtë, 50.6% planifikojnëzgjerim të aktiviteteve, 1% zvogëlim të aktiviteteve biznesore, 0.5% planifikojnë ti shesin bizneset,1.2% të ia besojnë dikujt tjetër menaxhimin e biznesit, 25.9% të rrisin numrin e punëtorëve, 1.7% 24
  24. 24. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   të zvogëlojnë numrin e punëtorëve dhe 3.9% të NMVM-ve nuk janë përgjigjur në ketë pyetje.Ndërsa 20.5% e NMVM-ve me veprimtari shërbyese planifikojnë të mbesin në pozicion të njëjtë,46.5% të bëjnë zgjerimin e aktiviteteve, 2.4% të zvogëlojnë aktivitetet, 22.8% të rrisin numrin e tëpunësuarve, 2.4%të zvogëloj numrin e të punësuarve dhe 5.5% e këtyre ndërmarrjeve nuk janëpërgjigjur në këtë pyetje. Grafiku 15. Planifikimet për biznes në tri vitet e ardhshme Pa përgjigjeje 4.01 2.70 3.90 5.46 Zvogëloj numrin e të 2.2 2.50 1.70 2.40 punësuarëve Rritë numrin e të 27.1 32.60 25.90 22.80 punësuarëve Ja besoj menaxhimin 0.94 1.61 1.20 0.00 dikujt tjetër Shes biznesin 0.17 0.00 0.50 0.00 Zvoglim i aktiviteteve në 1.51 1.13 1.00 2.40 biznes Zgjerim i aktiviteteve në 47.97 46.82 50.60 46.49 biznes Mbetem në pozicion të 16.1 12.64 15.20 20.45 njëjt 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% Gjithsej Prodhuese Tregtare Shërbyese        25
  25. 25. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   V. Burimet e Financimit dhe InvestimetV.1 Burimet e kapitalit të investuarBurimet financiare janë shumë të rëndësishëm për të përkrahur rritjen dhe zhvillimin e NMVM-ve.NMVM-të e anketuara kanë deklaruar se 43.81% janë financuar nga kapitali vetanak derisa vetëm11.75% kanë shfrytëzuar kredi nga banka për investime kapitale. Një burim tjetër i financimit janëedhe familjet dhe miqtë. Prej ndërmarrësve të anketuar 7.54% kanë huazuar nga familja dhe për tëinvestuar në veprimtarit e tyre, dhe 4.34% kanë bashkuar aksionet për investime kapitale. Derisa,32.06% kanë pasur disa burime financiare për investime kapitale. Tabela 19. Burimi i kapitalit të investuar Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Burimi i kapitalit % % % % të investuar Mjetet vetanake 343 43.81 99 41.25 191 43.02 53 53.54 Hua nga familja dhe miqtë 59 7.54 16 6.67 39 8.78 4 4.04 Bashkë Investime 34 4.34 17 7.08 11 2.48 6 6.06 (aksionar) Kredi nga bankat e vendit 92 11.75 25 10.42 55 12.39 12 12.12 Më shumë burime 251 32.06 82 34.17 146 32.88 23 28.23 Tjetër 4 0.50 1 0.42 2 0.45 1 1.01 Totali 783 100 240 100 444 100 99 100Sipas anketave 53.54% e NMVM-të me veprimtari shërbyese, 43.02% të veprimtarive tregtare dhe41.25% e ndërmarrjeve me veprimtari prodhuese i shfrytëzojnë burimet vetanake financiare.Kreditë nga bankat për investime kapitale shfrytëzohet nga 12.12% e NMVM-ve me veprimtarishërbyese, 12.39% e ndërmarrjeve me veprimtari tregtare dhe 10.42% të NMVM me veprimtariprodhuese. 26
  26. 26. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011    Grafiku 16. Burimi i kapitalit të investuar Tjetër 0.42 0.45 1.01 Më shumë burime 28.2 28.2 28.2 Kredi nga bankat e 10.42 12.39 12.12 vendit Bashk Investime 7.08 2.48 6.06 (aksionar) Hua nga f amilja dhe 6.67 8.78 4.04 miqtë Mjetet vetanake 41.25 43.02 53.54 të investuar 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% Prodhuese % Tregtare % Shërbyese %Vlerësimet e institucioneve të ndryshme në Kosovë se sistemi bankar me politikat e veta nuk po endihmon zhvillimin e biznesit në Kosovë, vërehet edhe tek vlerësimet e NMVM-ve. Rreth 46.5%kanë deklaruar se nuk shfrytëzojnë kredi për zhvillimin e biznesit të tyre.Tabela 20. Obligime ndaj sektorit bankar Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Obligime ndaj sektorit % % % % bankar Po 419 53.50 130 54.40 242 54.40 47 47.50 Jo 364 46.50 109 45.60 203 45.60 52 52.50 Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Nga grafiku mund të vërejmë se 54.4% e NMVM-ve me veprimtari prodhuese i shfrytëzojnë kreditnga bankat për të ndihmuar zhvillimin e ndërmarrjes, ndërsa 45.6% nuk kanë obligime ndajbankave. Tek NMVM me veprimtari tregtare është deklaruar se 54.4% e tyre kanë obligime ngabankat dhe 45.6% nuk kanë obligime ndaj bankave komerciale. Deri sa NMVM-të me veprimtariprodhuese dhe tregtare përqindja e shfrytëzimit të kredive kalon vlerën 50%, ndërmarrjet meveprimtari shërbyese kanë deklaruar se 47.5% e tyre i shfrytëzojnë kreditë dhe 52.5% nuk ishfrytëzojnë ato. 27
  27. 27. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011    Grafiku 17. Obligime ndaj sektorit bankar 47.5 52.5 Shërbyese 54.4 45.6 Tregtare 54.4 45.6 Prodhuese 0% 10% 20% 30% 40% 50% 60% 70% 80% 90% 100% Po JoV.2 Kualiteti i Shërbimeve BankarePërveç shfrytëzimit të kredive për zhvillimin e ndërmarrjeve element shume i rëndësishme ështëedhe kohë zgjatja e afateve për kthimin e tyre. Periudha më e përshtatshme për kthimin e kredivesipas deklarimit të shumicës së ndërmarrjeve është ajo me kohëzgjatje mbi 5 vjet, për këtëperiudhë janë deklaruar 37.16% e ndërmarrjeve, 26.05% e tyre kane deklaruar se periudhe epërshtatshme për kthimin e kredive është edhe ajo 3 deri 5 vjet, pastaj 16.6% e NMVM-vevlerësojnë periudhë të përshtatshme atë 1 deri 3 vjet dhe 4.09% e tyre kane deklaruar përudhen 1vjeçare si të përshtatshme për kthimin e kredive, përderisa 16.09% e NMVM-ve nuk kanë dhënëpërgjigje ne këtë pyetje.Tabela 21. Periudha më e përshtatshme për kthimin e kredive Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Periudha më e % % % % përshtatshme për kthimin e kredive Më pak se 1 vit 32 4.09 7 2.93 21 4.72 4 4.05 1 deri 3 vite 130 16.60 40 16.74 70 15.73 20 20.20 3 deri 5 vite 204 26.05 50 20.92 126 28.31 28 28.28 5 vite e me gjatë 291 37.16 102 42.68 163 36.63 26 26.26 Pa përgjigje 126 16.10 40 16.74 65 14.61 21 21.21 Totali 783 100 239 100 445 100 99 100 28
  28. 28. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Kamatat e larta dhe afatet shumë të shkurtra për kthimin e kredive kanë ndikuar që shumica eNMVM-ve të kenë vlerësime negative për sistemin bankar në Kosovë, rreth 50% e ndërmarrjevekanë deklaruar se janë të pa kënaqura me shërbimet bankare dhe vetëm 14.81% kanë deklaruar sejanë të kënaqura me shërbimet bankare. Tabela 22. Shërbimet e ofruara bankare Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej % % % % Shërbimet e ofruara bankare I kënaqur 116 14.81 36 15.06 66 14.83 14 14.14 Mesatarisht 193 24.65 59 24.69 105 23.6 29 29.30 I pa kënaqur 390 49.81 119 49.79 228 51.24 43 43.43 Pa pergjigje 84 10.73 25 10.46 46 10.33 13 13.13 Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Ndërsa sa i përket sektorëve të ndryshëm, vërehet një pakënaqësi ma e madhe te ndërmarrjettregtare me shërbimet e ofruara bankare Grafiku 18. Shërbimet e ofruara bankare Pa pergjigje 10.46 10.33 13 13.13 I pa kënaqur 49.79 51.24 43.43 Mesat arisht 24.69 23.6 29.3 I kënaqur 15.06 14.83 14.14 0% 20% 40% 60% 80% 100% Prodhuese % Tregt are % Shërbyese %  Ky hulumtim po ashtu është munduar të identifikojë arsyet e pakënaqësisë tek NMVM-et. Ashtusiç është pritur, shumica absolute e ndërmarrjeve 87.12% pa dallim sektori ankohen tek kamatat elarta ,derisa përqindja tjetër e të anketuarve pakënaqësitë e tyre i shprehin në shërbime të dobëta,refuzim të kërkesave, procedurat burokratike për aprovimin e kredisë etj. 29
  29. 29. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011   Tabela 23. Arsyet e pa kënaqësisë ndaj sektorit bankar Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Arsyet e pa kënaqësisë ndaj % % % % sektorit bankarKamata shumë të larte 514 87.12 161 85.64 286 86.93 67 91.78Shërbime te dobëta 10 1.69 4 2.13 4 1.22 2 2.74Refuzim te kërkesave për 7 1.20 3 1.60 3 0.91 1 1.37krediZgjidhjet e ofruara nga bankat 10 1.69 5 2.65 5 1.52 0.00nuk i plotësojnë nevojatKohe e gjate për aprovim te 11 1.86 3 1.60 6 1.82 2 2.74kredisëProcedura te shumta 38 6.44 12 6.38 25 7.6 1 1.37administrativeTotali 590 100 188 100 329 100 73 100Sipas NMVM-ve të anketuara del se 32.18% e tyre nuk kanë kërkuar kredi në 3 vitet e fundit,45.72% i kanë marrë kreditë e kërkuara 6.78% i kanë marre pjesërisht kreditë e kërkuara, 6% nuk ikanë marrë kreditë e kërkuara dhe 9.32% nuk kanë dhënë përgjigje.Tabela 24. Aprovimi i kredive në tri vitet e fundit Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Aprovimi i kredive në % % % % tri vitet e funditNuk kam kërkuarkredi ne 3 vitet e 252 32.18 74 31.96 144 32.36 34 34.34funditPo 358 45.72 115 47.22 201 45.17 42 42.42Pjesërisht 53 6.78 15 6.28 34 7.64 4 4.05Jo 47 6.00 13 5.44 27 6.07 7 7.07Pa përgjigje 73 9.32 22 9.10 39 8.76 12 12.12Totali 783 100 239 100 445 100 99 100Përgjigjet nuk dallojnë në mënyrë thelbësore nëse të dhënat i ndajmë sipas sektorëve. 30
  30. 30. Raport – Hulumtimi i 800 Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme 2011    Grafiku 19. Aprovimi i kredive në tri vitet e funditNga anketat e realizuara kemi konstatuar se 60.23% e NMVM-ve, shprehin pakënaqësi përmungesë të kolateralit me rastin e aplikimit për kredi, 12.5% e ndërmarrjeve konsiderojnë sebankat kanë shprehur pakënaqësi me përformancën e ndërmarrjeve me rastin e aplikimit për kredi,9.09% shprehin pakënaqësi për informata të pa mjaftueshme, 12.5% i klasifikojnë arsyet e bankavepër mos aprovimin e kredive si paqartësi në idetë për investime, si dhe 5.68% kanë arsye të tjera.Tabela 25. Arsyet kryesore për mos aprovimin e kredive Ndërmarrje Prodhuese Shërbyese Tregtare Gjithsej Arsyet kryesore për mos % % % % aprovimin e kredive Kolaterali (garancioni) jo i 53 60.23 13 59.09 32 59.26 8 66.67 mjaftueshëm Pakënaqësia e bankës me 11 12.50 4 18.18 7 12.96 0 0.00 performancën e ndërmarrjes Informata te pa mjaftueshme te 8 9.09 1 4.54 6 11.12 1 8.33 ofruara Paqartësi në idetë investuese 11 12.50 3 13.64 7 12.96 1 8.33 Arsye tjetër 5 5.68 1 4.55 2 3.70 2 16.67 Totali 88 100 22 100 54 100 12 100Ndërmarrjet me veprimtari prodhuese, tregtare dhe shërbyese mbi 59.09% vlerësojnë se mungesa epa mjaftueshme e kolateraleve është arsye e bankave për mos aprovim të kredive. Gjithashtu arsyetjera klasifikohen si pakënaqësi të bankave tek 28.2% e NMVM-ve. Arsyet e tjera përpakënaqësitë e bankave janë klasifikuar si relativisht të vogla. 31

×