SlideShare a Scribd company logo
1 of 24
Download to read offline
1
UNIVERSITETI I PRISHTINËS
FAKULTETI EKONOMIK
Menaxhment dhe informatikë
PUNIM DIPLOME
Tema:Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
MENTORI: KANDIDATI:
Prof.Asoc.Dr.Ymer Havolli Albijon Pirku
2
FALENDERIME
Nuk do të ishte e mundur për mua ta shkruaj këtë punim pa mbështetjen e disa personave të afërt
rreth meje. Së pari falënderoj familjen e cila më ka qëndruar pranë në çdo hap gjatë studimeve,
duke me mbështetur dhe duke më dhënë përkrahje që t’i kaloj studimet sa më lehtë. Falënderoj
shoqërinë dhe kolegët pa të cilët studimet do të ishin më të vështira.
Një falënderim i veçantë ia dedikoj stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, të cilët na kanë
pasuruar me dituri.
Posaçërisht falënderoj Prof. Asoc. Dr. Ymer Havollin për kohën dhe përkrahjen gjatë punimit të
këtij punimi.
3
ABSTRAKT
Qëllimi i këtij punimi është prezantimi i përgjegjësis shoqërore në ndërmarrjet e vogla dhe të
mesme, objektivin dhe ndikimin e saj në performancat e organizatës. Se çfarë është përgjegjësia
shoqërore dhe pse është e rëndësishme si dhe çfarë ndikimi ka, kapituj në vazhdim do ta
shtjellojnë më tutje.
Punimi ndahet në katër kapituj, të cilët paraqesin në detaje përgjegjësinë shoqërore të NVM-ve.
Kapitulli i parë përfshin përgjegjësitë shoqërore të biznesit, objektivin dhe ndikimin e saj në
performancat e organizatës.
Në kapitullin e dytë shtjellohen karakteristikat dhe rëndësitë e NVM-ve, përkufizimet, si dhe
faktorët dhe pengesat e NVM-ve.
Në kapitullin e tretë përmblidhet NVM-të në Kosovë, gjendja e tyre ekonomike, strategjitë
relevante, si dhe bizneset e regjistruara në Kosovë.
Kapitulli i fundit në këtë punim, merret me përgjegjësinë sociale të korporatave për NVM-të.
4
Tabela e përmbajtjes
FALENDERIME...............................................................................................................................2
ABSTRAKT.....................................................................................................................................3
KAPITULLI I
PËRGJEGJËSITË SHOQËRORE................................................................................................6
1.1 Përgjegjësia Shoqërore e Biznesit ....................................................................................7
1.2 Objektivi I Përgjegjësive Shoqërore në Biznes ............................................................. 8-9
1.3 Ndikimi I Përgjegjësis Shoqërore të Biznesit në Performancat e Organizatës .............9-10
KAPITULLI II
RËNDËSIA DHE PËRKUFIZIMI I NVM-ve ...............................................................11
2.1 Rëndësia e NVM-ve ......................................................................................................11
2.2 Përkufizimi I NVM-ve ...............................................................................................11-13
2.3 Karakteristikat e NVM-ve...............................................................................................13
2.4 Faktorët që ndikojnë në rritjen e NVM-ve......................................................................14
2.5 Pengesat për rritjen e NVM-ve ......................................................................................14
2.5.1 Pengesat e jashtme për zhvillimin e shoqërive.....................................................15
2.5.2 Faktorët e brendshëm .........................................................................................15
KAPITULLI III
NVM-të NË KOSOVË
3.1 Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë .......................................................................16
3.2 Gjendja ekonomike e NVM-ve në Kosovë .....................................................................16
3.3 Strategjitë relevante të Kosovës ..............................................................................16-17
3.4 Bizneset e regjistruara në Kosovë .............................................................................17-19
3.5 Strategjitë për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë për periudhën 2012-2020.................19-20
KAPITULLI IV
PËRGJEGJËSIA SOCIALE E KORPORATAVE(CSR) PËR NVM- të ..............................21-22
5
PËRFUNDIMI .........................................................................................................................23
LITERATURA ..........................................................................................................................24
6
Kapitulli I
Përgjegjësitë Shoqërore
Përgjegjësia shoqërore është një kornize etike e cila i sugjeron një etniteti, qoftë ndonjë
organizate ose individi, që ka detyrim të veprojë për të mirën e shoqërisë në përgjithësi.1
Është
detyrë që çdo individ duhet ta përmbushë në mënyrë që të ruhet ekuilibri në mes ekonomisë dhe
ekosistemeve. Është teori etike ose ideologjike që tregon se si një njësi (qeveri, organizatë ose
individ) ka përgjegjësi ndaj shoqërisë, e cila karakterizohet si jo e imponuar, për dallim nga
përgjegjësia ligjore dhe lidhet me përfshirjen e secilit në ndihmën që mund të japë në komunitet.
Përgjegjësia shoqërore në biznes është kontribut aktiv dhe vullnetar i bizneseve, me qëllim
përmirësimin e kushteve shoqërore, ekonomike e mjedisore dhe gjithashtu pozitën e tyre
konkurruese. Përgjegjësia shoqërore e një kompanie kontribuon në:
 Performancë të përmirësuar financiare.
 Ngre moralin, angazhimin dhe performancën e të punësuarve në kompaninë tuaj
 Zhvillon shkathtësitë e të punësuarve.
 E bën imazhin e kompanisë më të fuqishëm.
 Tërheq investitorë të rinj.
 Ngre besueshmërinë dhe preferencën e klientit.2
Përgjegjësia shoqërore ndikohet nga dy faktorë kryesor:
 Faktorët e jashtëm – Rregullat qeveritare dhe ndërgjegjësimi i publikut
 Faktorët e brendshëm – Sjellja etike dhe mënyra e qëndrimit të menaxhimit të organizatës
1
Prof Ejup Fejza, Etika në biznes, Kap.3
2
Kalyan City Life Explain the Social Responsibility of Business
7
1.1 Përgjegjësia Shoqërore e Biznesit
Përgjegjësia shoqërore e biznesit është obligim i organizatës për ta maksimizuar ndikimin e saj
pozitiv në shoqëri, duke balancuar aktivitetin e përfitimit të saj me atë të përfitimit të shoqërisë.
Përfshinë zhvillimin e bizneseve me marrëdhënie pozitive me shoqërinë ku operon. Përgjegjësia
shoqërore e biznesit mund të ndahet në dy pjesë:
 Përgjegjësia humane – i referohet përgjegjësisë së organizatës ndaj akterëve të ndryshëm që
lidhen me të, e të cilët përfshijnë të punësuarit, aksionarët, qeverinë, konsumatorët, investitorët,
furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë në tërësi.
 Përgjegjësia mjedisore – i referohet përgjegjësisë së organizatës në mbrojtje të mjedisit.3
Në kohët e sotme ky term po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Kompanitë po përpiqen
gjithnjë e më shumë të punojnë në mënyrë për të mbrojtur interesat e punonjësve,
konsumatorëve, furnitorëve e palëve të tjera. Disa prej modeleve të Përgjegjësisë Shoqërore të
Biznesit në vende të ndryshme janë:
- “Të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën për Punë - ILO”, Holandë
- “Biznesi që kontribuon në shoqëri” – Filipine
- “Përgjegjësia e korporatave në përgjigje të sfidave sociale” – Argjentinë
Modeli Europian është i fokusuar më shumë në nxitjen e biznesit që të funksionojë në shoqëri në
mënyrë të përgjegjshme, kjo shoqëruar me investime në komunitet, të cilat nxisin fuqizimin e
biznesit. Në Shqipëri dhe Kosove, Përgjegjësisë Shoqërore të Biznesit është një koncept i ri,
duke u folur shumë pak rreth tij dhe vetëm vitet e fundit ka filluar të merren hapa konkret nga
disa kompani më të mëdha siç janë Vodafone dhe IPKO.
3
Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë, Përgjegjësia sociale e biznesit, Tiranë, Mars 2012
8
1.2 Objektivi i Përgjegjësive Shoqërore në Biznes
Objektiva kryesore të Përgjegjësive Shoqërore të Biznesit janë:
 Është një koncept që nënkupton që një biznes duhet të funksionojë me një mendësi të fortë për
të mbrojtur dhe promovuar interesin dhe mirëqenien e shoqërisë.
 Fitimi nuk duhet të jetë vetëm objektivi i tij më i lartë, por edhe kontributet e bëra për
përmirësimin dhe përparimin e shoqërisë.
 Duhet të përmbushë sinqerisht përgjegjësitë e saj shoqërore në lidhje me mirëqenien e
shoqërisë në të cilën vepron dhe burimet e infrastrukturën e të cilave e përdor për të fituar fitime
të mëdha.
 Kurrë nuk duhet të neglizhojë përgjegjësitë e saj ndaj shoqërisë në të cilën lulëzon
Mbijetesa e një biznesi, rritja dhe suksesi varet prej përgjegjësive të tij ndaj grupeve të
mëposhtme:
 Investitorët - Prej të gjitha obligimeve kjo është një prej përgjegjësive kryesore shoqërore të
një biznesi. Një investitorë i kënaqur me biznesit, shtynë atë të investojë më shumë dhe në këtë
mënyrë rrit biznesin, rrit punëtorët dhe rrit fitimet e kompanisë.
 Punonjësit – Edhe përgjegjësia shoqërore e biznesit ndaj punonjësve është e rëndësishme
sepse ata janë shtylla e një organizate. Pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundshme të
funksionoje një biznes. Një ambient pune i kënaqshëm ndihmon rritjen e efikasitetit dhe
produktivitetit të punonjësve. Nëse punonjësit janë të kënaqur me punën, ata së bashku do të
punojnë më shumë duke rritur produktivitetin e biznesit dhe me këtë duke rritur shitjet dhe
përfitimet.
 Konsumatorët - Përgjegjësia shoqërore e biznesit ndaj konsumatorëve apo nevojave të tyre,
ka shumë rëndësi nga pikëpamja e shitjes dhe fitimit. Suksesi i saj varet drejtpërdrejt nga niveli i
kënaqësisë së tyre. Nëse shkalla e kënaqshmërisë është më e madhe, shanset për sukses janë më
të mëdha. Dy grupe të cilat klasifikohen sipas përqendrimit të vëmendjes së biznesit janë:
o Shëndeti dhe siguria e konsumatorit dhe
o Cilësia e produktit
9
Çdo prodhim i produkteve me lëndë të parë jo cilësore, punëtorë jo të kualifikuar në procesin e
prodhimit, do ta rrezikonin shëndetin e konsumatorit dhe do t’ia ulnin cilësinë e produktit. Me
këtë do t’i ulej reputacioni i kompanisë, do t’i ulej performanca dhe sigurisht kjo do të ndikonte
negativisht në ekonominë e kompanisë.
 Qeveria - Përgjegjësia sociale e biznesit ndaj organeve ose agjencive rregullatore të qeverisë
është mjaft e ndjeshme nga këndvështrimi i licencës. Nëse leja nuk jepet ose revokohet
papritmas, kjo mund të rezultojë në humbje të mëdha për një organizatë. Prandaj, përputhja në
këtë drejtim është e nevojshme dhe e domosdoshme.4
1.3 Ndikimi i Përgjegjësisë Shoqërore të Biznesit në Performancat e Organizatës
Kontributi në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe mundësia e punësimit janë dy komponentë të
rëndësishëm, përmes të cilëve vlerësohet firma në lidhje me performancat e saj. Të dyja këto
janë të lidhur me komunitetin ku vepron organizata, por nuk janë të vetmet. Gjithashtu
përfshihen edhe qëndrimi ndaj konsumatorëve, mundësia për të ofruar punë të barabartë,
praktikat e punësimit dhe jo pak e rëndësishme është edhe mbrojta e mjedisit.
Performanca e organizatës mund të jetë pozitive ose negative.
 Pozitive – kur organizata vendohet në një shoqëri jo si një parazit, por si pjesë përbërëse e saj,
duke krijuar marrëdhënie besimi të ndërsjellët. Në këtë mënyrë organizata do të ketë jetë të gjatë
në atë shoqëri dhe nuk do të identifikohet si një biznes por si një pikë referimi dhe besimi në
fushën ku operon.
 Negative – kur organizata me sjelljen e saj, për përfitime të mëdha dhe të shpejta, të bazuara në
agresivitet, krijon lidhje të ftohta biznesi të ndërsjellë me shoqërinë në të cilën operon.
Kompanitë mund t’i klasifikojmë si:
 Kompani të cilat i zbatojnë brenda limitit përgjegjësitë shoqërore ndaj shoqërisë, duke
4
Prof. Hysen Cela, Etika në Biznes, fq.18-20
10
plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga legjislacioni dhe normat që ka vendosur shoqëria.
 Kompanitë që krahas plotësimit të detyrimeve ligjore, janë të gatshëm të kontribuojnë
pozitivisht ndaj shoqërisë, por qëllim kryesor i tyre është reklamimi i kompanisë për të gjeneruar
sa më shumë të ardhura.
 Kompanitë të cilat ndryshe nga të parat, përveç korrektësisë në aspektin ligjor, ofron ndihmë
për çdo grup shoqëror, me qëllim mbështetjen dhe përkrahjen e qëndrimeve të tyre. Kontributi i
tyre ndaj shoqërisë përqendrohet në: mirëqenien dhe zhvillimin e jetës shoqërore, mundësi të
barabarta për punësim, informim etj.5
5
Internet: Përgjegjësit Sociale dhe Etike të Biznesit
11
Kapitulli II
Rëndësia dhe përkufizimi i NVM-ve
2.1Rëndësia e NVM-ve
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë një peshë të madhe në ekonominë e një vendi. Kontributi
që ato japin në rritjen, krijimin e punësimit dhe zhvillimit social është per t’u vlerësuar. Si
studiuesit ashtu edhe opinioni publik kanë njohur rëndësinë e madhe që ato kanë, madje shpesh
herë NVM-të konsiderohen si “lokomotiva e rritjes ekonomike”. Përgjithësisht rreth 65% e
totalit tënumrit të punonjësve janë të punësuar pranë bizneseve të vogla dhe të mesme, ndërsa në
vendet në zhvillim NVM-të punësojnë rreth 22% të popullsisë në moshë madhore. Sipas
studimeve në nivel Bashkimi Evropian, bizneset e vogla dhe të mesme luajnë rol të rëndësishëm
në ekonomi. Ato janë një burim I madh aftësish sipërmarrese, risish dhe mundësi punësimi. Në
bazë të një studimi të kryer në vitin 2005, në rang BE-je, rezultoi se rreth 23 milion NVM
ofronin rreth 75 milionë vende pune dhe përfaqësonin 99% të të gjitha bizneseve.
Poashtu edhe në rang global, bizneset e vogla përbëjnë shumicen e bizneseve në të gjitha
ekonomitë në botë.6
2.2 Përkufizimi I NVM-ve
Kriteret për përcaktimin e një ndërmarrje si të vogël ose të mesme janë:
1) Menaxhmenti I firmës është I pavarur dhe zakonisht menaxherët janë vetë pronarët.
2) Kapitali është në pronësi të një individi ose një grupi të vogël.
3) Regjioni I shtrirjes kryesisht është I vogël, ndërsa të punësuarit dhe pronarët janë nga I njejti
rajon.
6
EC, 2005, The New SME definition User Guide and Modele Declaration
12
4) Madhësia relative e firmës në kroniza të industries patjetër duhet të jetë e vogël kur krahasohet
me ndërmarrjet më të mëdha në atë rajon.
Si kritere mund të konsiderohen edhe këto:
-Biznesi duhet të jetë I pavarur
-Biznesi nuk duhet të jetë dominant në rajon të cilin vepron
-Numri I të punësuarve
-Të hyrat nga shitjet
Në teorinë dhe praktikën e vendeve Evropiane, në mënyra të ndryshme është e përcaktuar
madhësia e NVM-ve
a) Francë
Më pak se 10 të punësuar, janë ndërmarrje shumë të vogla
Prej 10-49 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla
Prej 50-500 të punësuar, janë ndërmarrje të mesme
Mbi 500 të punësuar, janë ndërmarrje të mëdha
b) Itali
Prej 1-19 të punësuar, janë mikrondërmarrje
Prej 20-99 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla
Prej 100-499 të punësuar, janë ndërmarrje të mesme
c) Gjermani
Prej 0-49 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla
Prej 50-499 të punësuar, janë ndërmarrje të mesme
d) Unioni Europian
Prej 1-9 të punësuar, janë mikrondërmarrje
13
Prej 10-49 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla
Prej 50-249 të punësuar, janë të mesme7
2.3 Karakteristikat e NVM-ve
Janë shumë fleksibel. Përparësia kryesore konkurruese e NVM-ve është fleksibiliteti I tyre,
shpesh ato janë të afta të përmbushin shpejt kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve.
Sjellin inovacion. Inovacioni përmes një programi kërkimi dhe zhvillimi është jetik për
ekzistencën e një NVM-je tipike.
Të shpejta në zbatimin e vendimeve të marra. Ato karakterizohen nga zbatimi I shpejtë I
vendimeve të marra për të zbutur kërcenimet e jashtme dhe të kapitalizuara mundësitë.
Integrimi vertikal. NVM-te janë më tepër të integruara vertikalisht se sa kategoritë e tjera të
bizneseve, pasi ka më pak nivele administrimi dhe burokraci. Kjo lehtëson menaxhimin e tyre.
Suksesi varet nga aftësitë e shefit ekzekutiv. Personaliteti I shefit ekzekutiv të një NVM-je ose
drejtori ekzekutiv është element kyҫ në menaxhimin, rritjen dhe suksesin e biznesit. Mungesa e
pajtueshmërisë me kërkesa për marrëdhëniet e punës. Tek NVM-te, marrëdhëniet e punës janë
shpesh të lira dhe informale, mungon procesi ilstandardizimit.8
7
Pula, Justina, Biznesi I Vogël dhe I Mesëm
8
Temperley, Galloway et al, 2004
14
2.4 Faktorët që ndikojnë në rritjen e NVM-ve
Një nga faktorët kyҫ që ndikon në rritjen e një biznesi është angazhimi I drejtuesit të biznesit.
Disa karakteristika të një udhëheqësi të suksesshëm janë:
-motivimi,
-nxitja nga papunësia,
-arsimimi,
-përvoja në menaxhimin,
-vetë punësimi I mëparshëm,
-historiku I familjes,
-aftësitë funksionale,
-trajnimi,
-mosha,
-dështimi I mëparshëm në biznes, etj.
2.5 Pengesat për rritjen e NVM-ve
Ekzistojnë disa pengesa që ndikojnë në rritjen e NVM-ve, ato janë:
-Pengesat e jashtme për zhvillimin e shoqërive dhe ;
-Faktorët e brendshëm
15
2.5.1 Pengesat e jashtme për zhvillimin e shoqërive
Kushte të paqëndrueshme makroekonomike që lidhen ngusht me mungesen e ekuilibrit
makroekonomik të vendit, sigurimi I mjeteve financiare, gjë që lidhet me problemet e financimit
dhe të rrjetit të pazhvilluar të institucioneve që ofrojnë kapital për krijimin dhe zhvillimin e
NVM-ve.
-barra e lartë financiare që lidhet me barrën e lartë tatimore
-pengesa legjislative që rrjedhin nga ndryshime të shpeshta në legjislacion
-pengesa të informacionit që lidhen me mungesen e sistemit të informacionit
-pengesa arsimore që nënkuptojnë një sistem arsimor të pamjaftueshëm dhe të pa orientuara drejt
edukimit të sipërmarrësve.9
2.5.2 Faktorët e brendshëm
Menaxhimi I parave është pengesa më shpesh e cituar nga ata që fillojnë një biznes të ri. Kjo
përfshinë mungesën e të kuptuarit të taksave, TVSH-së, sigurimit kombëtar dhe kontabilitetit, si
dhe vështirësi në marrjen e kapitalit dhe shqetësim në lidhje me mungesën e garancisë së
tëardhurave. Mungesa e aksesit në fondet fillestare të përshtatshme gjithashtu ka një efekt ndikim
tronditës në kufizimin e zhvillimit dhe rritjen e biznesit të vogël, duke reduktuar fondet në
dispozicion për aktivitete të tilla si reklama, publicitet etj.
9
Cituar nga Tongue, 2001. Part 2
16
Kapitulli III
NVM-të në Kosovë
3.1 Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë
Qeveria e Kosovës (QK) njeh rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për
zhvillimin ekonomik të Kosovës. Më shumë se 99% e ndërmarrjeve në Kosovë janë NVM.
Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare,
sektori publik dhe remitancat (BB, 2010). Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka qenë
relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia
dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne
të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.10
3.2 Gjendja ekonomike e NVM-ve në Kosovë
Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të kulturës kreative tё
ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë
kontribuuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore.
Mbi 50% e të gjitha NVM-ve operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të
vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja,
kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të
zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM 2009" tregon se Kosova për disa
arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale,
ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e NVM-ve.
3.3 Strategjitë relevante të Kosovës
Qeveria e Kosovës nga viti 2005 ka miratuar njё numёr tё rёndёsishёm tё strategjive. Nga kёto
10
Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012- 2016, me vision 2020, fq.6
17
strategji, me theks tё veqantё kemi shqyrtuar Strategjinё pёr Punёsim, Strategjinё pёr Energji,
Strategjinё pёr Zhvillimin e Arsimit tё Lart, Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për
Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë, etj.11
3.4 Bizneset e regjistruara në Kosovë
Sipas ARBK-së në MTI, numri i NVM-ve të regjistruara më 31 dhjetor 2010 ishte më i madh se
100.000, të cilat punësojnë 216.799 punëtorë, ose 79.59% të totalit të të punësuarve në sektorin
privat dhe 62.24% të totalit të punësuarve në Kosovë.
Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve – 2010
11
Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosvë 2012-2016, me vision 2020, Fq.11
Klasifikimi
sipas
madhësis
Numri I
punëtorëve
Numri I
ndërmarrjeve
Përqindja në
total
Mikro 1 – 9 102,070 98.37
Të vogla 10 – 49 1,406 1.35
Të mesme 50 – 249 221 0.22
Të mëdha 250 e
më
shumë
58 0.06
Gjithsej 103,755 100.00
18
Burimi: ARBK
tabela 1
Nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 102.070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1.406 (1.35%)
janë të vogla; 221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të mëdha.
Mbizotërimi i madh i mikro-ndërmarrjeve ka implikime për Strategjinë për NVM. Në kuptim të
zbërthimit të sektorëve, NVM-të kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%);
transport, deponim dhe distribucion (14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe
hotele dhe restorante (9%). Sipas Indeksit të Politikave për NVM 2009, shpërndarja sektoriale ka
mbetur stabile me kalimin e kohës.
Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010
Lloji
Nr. Lloji I pronësisë
Numri i
ndërmarrjeve
Përqindja
në total
1 Biznes individual 93,129 90.00
2 Ortakëri e përgjithshme 3,383 3.20
3 Ortakëri e kufizuar 90 0.08
4 Shoqëri me përgjegjësi të 6,170 5.80
Kufizuar
5 Shoqëri aksionare 368 0.35
6 Ndërmarrje në pronësi të huaj 486 0.46
7 Ndërmarrje shoqërore 16 0.01
8 Ndërmarrje publike 12 0.01
9 Kooperativë bujqësore 68 0.06
10 Tjera – nën juridiksionin e
AKP-
së
33 0.03
Gjithsej 103,755 100.00
19
Burim: ARBK
tabela 2
Të dhënat e ARBK-së të paraqitura në tabelën (2) më lartë ofrojnë informata në lidhje me
strukturën pronësore të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë. Bizneset Individuale në mënyrë
të qartë dominojnë strukturën pronësore me 90%. Pjesa tjetër e kompanive janë ortakëri të
përgjithshme (3.2%) dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (5.8%). Sigurisht që lloji i pronësisë
i paraqitur më lartë paraqet mangësitë e NVM-ve në Kosovë, sepse tregon hezitim të pronarëve
të NVM-ve për bashkimin e kapitalit financiar dhe njerëzor në forma më të avancuara të
biznesit.12
3.5 Strategjitë për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë për periudhën 2012-2020
Më shumë se gjysma e NVM-ve në Kosovë janë të përfshira në aktivitete tregtare. Më pak se
10% në aktivitete prodhuese. Shumica e këtyre janë të përfshira në ushqime, pije dhe duhan.
Ekziston një nevojë urgjente për zhvillimin dhe krijimin e ndërmarrjeve më konkurrente të cilat
mund të prodhojnë mallra që mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara dhe të
konkurrojnë në rrafshin ndërkombëtar. Vizioni strategjik është: “NVM-të e Kosovës konkurrente
në nivel botëror”.
Edhe pse në Kosovë më herët ka pasur një traditë të ndërmarrsisë, ajo kryesisht ka qenë e bazuar
në tregti. Sot ekziston mungesë e kuptimit të ndërmarrsisë dhe rolit që NVM-të luajnë në
zhvillim ekonomik, e posaçërisht mungesa e tillë është në radhët e të rinjve. Kosova ka nevojë
për një sektor dinamik të NVM-ve ku ndërmarrësit janë gjendje të krijojnë dhe të rritin bizneset e
tyre me pengesa minimale legjislative dhe rregullative, por brenda kornizës ligjore. Misioni i
definuar i strategjisë të NVM-ve është:
"Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe kulturës së ndërmarrsisë duke synuar krijimin dhe rritjen
e shpejtë të NVM-ve të qëndrueshme".
12
Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vision 2020, Fq.16
20
Një lehtësi ku ndërmarrësi është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në
rritjen e biznesit dhe në vitalitetin e gjithëmbarshëm të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje
janë të larta atëherë kjo do të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg.
Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si një prej tregimeve të suksesshme të vendit pasi që ka
pasur rritje substanciale dhe kualitative. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit
2010, asetet e sektorit bankar të Kosovës ishin 2.5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetor prej
11.4 %. Vlera totale e kredive të sektorit bankar ishte 1.5 miliardë euro, që paraqet një rritje
vjetore prej 13.2 %. Kreditë për sektorin tregtar dominojnë kreditë komerciale me 50.8 % të
totalit të kredive për ndërmarrjet, ndërsa kredit për ndërmarrjet prodhuese përbëjnë 12.3 % dhe
për ndërmarrjet ndërtimore 10.6 %.
Kreativiteti dhe inovacioni është i nevojshëm për bizneset në mënyrë që ato të krijojnë dhe të
mbajnë përparësitë konkurruese. Ekziston një mungesë e ideve në lidhje me atë se çfarë lloje të
biznesit të fillohen. Shumica e bizneseve janë biznese “edhe unë” për shkak të mungesës së
gjenerimit të ideve, inovacionit dhe kreativitetit. Ky qëllim do të zhvillojë skemat e trajnimit për
nxitjen e kreativitetit dhe inovimit te pronarët dhe menaxherët e NVM-ve dhe ndërmarrësit e
rinjë potencial. Në kuadër të përpjekjeve për të marr statusin e kandidatit, Kosova do të filloj të
zbatoj programin e BE-së për ndërmarrësi dhe inovacione.
Përkundër faktit se femrat përbëjnë më tepër se 50 % të popullsisë së gjithëmbarshme të
Kosovës, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e këtyre femrave në ndërmarrësi si dhe aktiviteti
ndërmarrës shumë i ulët i tyre dëshmojnë pozitën e çekuilibruar të femrave ndërmarrëse.
Shkalla shumë e lartë e papunësisë e cila vlerësohet të jetë diku rreth 45 % nga njëra anë si dhe
një numër prej përafërsisht 25,000 të rinjsh, nga ana tjetër, të cilët për çdo vit futen për herë të
parë në tregun e punës, duhet të merren parasysh si arsye të mjaftueshme për të shqyrtuar
ndërmarrësin tek të rinjtë si të vetmen zgjidhje të qëndrueshme për adresimin e problemit të
papunësisë së të rinjve. Për këtë qëllim, janë zhvilluar objektiva të posaçëm të cilët kanë si synim
inkurajimin e një numri sa më të madh të të rinjve për të krijuar apo themeluar ndërmarrjet e tyre
personale.13
13
Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vision 2020, Fq.21
21
Kapitulli IV
Përgjegjësia sociale e korporatave (CSR) për NVM-të
Tradicionalisht, CSR është një koncept menaxhimi i korporatave të mëdha siç sugjeron termi
"korporatë".
CSR për NVM-të është mjaft e ndryshme nga CSR për korporatat shumëkombëshe. Hulumtimet
kanë treguar që NVM-të nuk raportojnë domosdoshmërisht për performancën e tyre CSR së
jashtmi siç bëjnë shumica e korporatave shumëkombëshe, megjithatë nuk do të thotë që NVM-të
nuk do të angazhoheshin në aktivitete të tilla që konsiderohen si CSR.
Financiarisht, NVM-të janë pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë botërore. Pjesa më e madhe
e punësimit dhe GDP-së krijohen nga NVM-të. Edhe nëse NVM-të luajnë një rol të rëndësishëm
në shoqëri, nuk është përqendruar shumë në CSR për NVM-të. Sasia e udhëzimeve dhe
kornizave të bëra posaçërisht për NVM-të është shumë e kufizuar. Bashkimi Evropian, ku NVM-
të janë një pjesë thelbësore e ekonomisë, ka vërejtur mungesën e kornizave të tilla dhe ka krijuar
një libër të shkurtër udhëzues për këshilltarët e NVM-ve për CSR. Udhëzuesi ofron udhëzime
për zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie CSR si dhe informacion mbi atë që është CSR dhe se
si NVM-të mund të angazhohen në CSR.14
CSR për NVM-të dhe për korporatat shumëkombëshe ndryshojnë nga njëra-tjetra në shumë
mënyra. Së pari, në kontekstin e biznesit të vogël, menaxherët pronarë kanë pjesën më të madhe
të fuqisë kur marrin vendime lidhur me CSR. Në procesin e vendimmarrjes është mjedisi
shoqëror që ndikon në vendimet lidhur me CSR të menaxherëve të pronarëve. Kur bëhet fjalë për
korporatat shumëkombëshe, menaxherët shpesh marrin vendimet e tyre CSR bazuar në interesat
e perceptuar të aksionerëve.
Së dyti, angazhimi i NVM-ve në CSR kërkon fleksibilitet dhe liri pasi NVM-të janë joformale
nga natyra e tyre ndërsa korporatat shumëkombëshe më të strukturuara kërkojnë një qasje të
strukturuar për CSR. Kjo është arsyeja pse shpesh perceptohet se kornizat e gjëra, të strukturuara
të CSR nuk janë të përshtatshme për NVM-të dhe ekziston nevoja për korniza të thjeshtuara dhe
më pak të strukturuara.
Së treti, për shkak të madhësisë së NVM-ve ata kanë mungesë të burimeve dhe kohës. NVM-të
janë të gatshme të shpenzojnë burimet e tyre bazuar në interesat e palëve të tyre kryesore të
14
Corporate Social Responsibility for SMEs
22
interesit (shpesh punonjësit) dhe kështu nëse zbatimi i një kornize ose standardi CSR do të
kërkonte shumë burime, NVM-të nuk ka gjasa të jenë të gatshme t'i zbatojnë ato nëse nuk është
në palët e tyre kryesore të interesit .
Interesante, bizneset e vogla duket se dallojnë fort aspektet etike dhe ekonomike nga njëra-tjetra.
Sipas një studimi nga Merja Lähdesmäki, pronarët-menaxherë të bizneseve të vogla e
konsiderojnë të qenit etik dhe ekonomik si dy aspekte të ndryshme nga të cilët duhet të
zgjedhësh. Bizneset e vogla nuk i njohin këto dy aspekte që funksionojnë njëkohësisht.
Në NVM-të, përgjegjësia sociale është e përfshirë në operacionet e tyre të biznesit, ndryshe nga
korporatat shumëkombëshe që janë të strukturuara dhe rrallë kanë ndonjë gjë të ngulitur në
operacionet e tyre të biznesit. Korporatat shumëkombëshe varen nga imazhi dhe reputacioni i
publikut, ndërsa NVM-të që nuk janë aq të dukshme në publik nuk duhet të përqendrohen aq
shumë në imazhin e tyre publik. Sidoqoftë, palët e interesuara janë thelbësore për NVM-të,
madje edhe më shumë sesa për korporatat shumëkombëshe dhe për këtë arsye CSR për NVM-të
shpesh është e përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira personale dhe besimit me palët
e interesit sesa në ndërtimin e një marke të përgjegjshme. Në fakt, shpesh NVM-të nuk e
pranojnë që veprimet e tyre që mund të konsiderohen si CSR janë në të vërtetë CSR. Përfitimet e
CSR në drejtim të ndërtimit të një reputacioni më të mirë ose të një marke sigurisht nuk janë në
interesin e NVM-ve, por ato mund të gjejnë CSR interesante pasi mund të sjellë përfitime edhe
në lidhje me marrëdhëniet më të mira me palët e interesit. Qartë, CSR nuk është më një koncept
që vetëm korporatat marrin në konsideratë në operacionet e tyre të biznesit.15
15
Corporate Social Responsibility for SMEs
23
PËRFUNDIMI
Çdo veprim i ndërmarrjeve mund të ndikojë mbi cilësinë e jetës së individëve, të komunitetit dhe
të të gjithë shoqërisë në botë. Që një shoqëri të jetë e shëndoshë, bizneset duhet të aplikojnë
rregullat etike të biznesit dhe t’i kenë parasysh përgjegjësitë shoqërore që kanë në raport me
shoqërinë. Megjithatë kur themi se biznesi duhet te jetë përgjegjës nga pikëpamja sociale, nuk do
të thotë që biznesi duhet të braktise përgjegjësitë e tjera të rëndësishme të karakterit ekonomik,
ligjor e social. Për një drejtues është e rëndësishme të din si t’i përdorë këto për të hartuar një
plan strategjik për funksionimin sa më të mirë të kompanisë.
Krijimi I një ambienti të përshtatshëm biznesi dhe mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të
NVM-ve janë kushte themelore për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale si dhe
një burim punësimi, rinovimi dhe produktiviteti. Për këtë arsye këto objektiva janë në qendër të
politikave ekonomike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri.
Mjedisi ekonomik për bizneset e vogla dhe të mesme është në përmirësim vazhdimisht si rezultat
I ndikimit të disa faktorëve ku mund të përmendim: vëmendjen e veçantë që I është kushtuar
këtij sektori, stabilitetin makro-ekonomik, ecurinë në precesin e privatizimit të ekonomisë,
përmirësimet ligjore, invesimet vendore dhe të huaja, reformat etj.
24
LITERATURA
- Etika e Biznesit / Prof. Dr. Ymer Havolli, 2009
- Etika në Biznesit / Prof. Ejup Fejza, 2015
- Internet: Përgjegjësit Sociale
- Kalyan City Life Explain the Social Responsibility of Business
- Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë, Përgjegjësia sociale e biznesit, Tiranë, Mars 2012
- Etika e Biznesit / Prof. Dr. Hysen Çela, 2006
- EC, 2005, The New SME definition User Guide and Modele Declaration
- Justina Pula, Biznesi i Vogël dhe i Mesëm
- Temperley, Galloway et al, 2004
- Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012- 2016, me vision 2020
- Corporate Social Responsibility for SMEs

More Related Content

What's hot

Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesXh MedicalTeam
 
Buxhetimi i kapitalit
Buxhetimi i kapitalitBuxhetimi i kapitalit
Buxhetimi i kapitalitLidijeRapaj
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeBesfort N Haziri - Prishtine
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostosHamit Agushi
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)fatonbajrami1
 
Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Vllaznim Bytyqi
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciareBujar Morina
 
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tijMenaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tijVeton Sopjani
 
Paraja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikParaja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikShpejtim Rudi
 

What's hot (20)

Struktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomesStruktura e punimit te diplomes
Struktura e punimit te diplomes
 
Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
 
Risku
RiskuRisku
Risku
 
Ndermarresia
NdermarresiaNdermarresia
Ndermarresia
 
Buxhetimi i kapitalit
Buxhetimi i kapitalitBuxhetimi i kapitalit
Buxhetimi i kapitalit
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitativeDallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
Dallimi ndermjet kerkimeve kuantitative dhe kualitative
 
Bilanci
BilanciBilanci
Bilanci
 
Menaxhment Bankar
Menaxhment BankarMenaxhment Bankar
Menaxhment Bankar
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Konceptet e kostos
Konceptet e kostosKonceptet e kostos
Konceptet e kostos
 
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
MENAXHMENTI - Dr. Ymer Havolli (Sllajdet e ligjëratave)
 
Plan biznesi
Plan biznesiPlan biznesi
Plan biznesi
 
Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.Prezantimi i pasqyrave financiare.
Prezantimi i pasqyrave financiare.
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
7. kostot
7. kostot7. kostot
7. kostot
 
Pasqyrat Financiare
Pasqyrat FinanciarePasqyrat Financiare
Pasqyrat Financiare
 
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tijMenaxhimi i projekteve   perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
Menaxhimi i projekteve perkufizimi i projektit dhe objektivat e tij
 
Paraja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarikParaja dhe banka punim seminarik
Paraja dhe banka punim seminarik
 

Similar to Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeRamadan Ademi
 
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Shpejtim Rudi
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jahaLulzim Jaha
 
Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)
Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)
Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)Arlind Asani
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitShpejtim Rudi
 
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...fakete duraku
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijevefatoams
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarShpejtim Rudi
 
Analiza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmAnaliza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmRamë Hajraj
 
Ndermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjes
Ndermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjesNdermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjes
Ndermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjesMenaxherat
 
Reklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesitReklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesitkoralda
 
Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiDuresa M. Bytyqi
 
Etika e korporatave
Etika e korporataveEtika e korporatave
Etika e korporataveMenaxherat
 
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah ReqicaBazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah ReqicaMenaxherat
 

Similar to Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (20)

Pergjegjesia shoqerore
Pergjegjesia shoqerorePergjegjesia shoqerore
Pergjegjesia shoqerore
 
Menaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje PergjigjeMenaxhim Pyetje Pergjigje
Menaxhim Pyetje Pergjigje
 
Menaxhmenti
MenaxhmentiMenaxhmenti
Menaxhmenti
 
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
Punim seminarik efektiviteti i menaxherëve në fazat e planifikimit operativ n...
 
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
Projekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jahaProjekt  seminari  metodologjia e hulumtimeve   lulzim jaha
Projekt seminari metodologjia e hulumtimeve lulzim jaha
 
BAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMITBAZAT E MENAXHIMIT
BAZAT E MENAXHIMIT
 
Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)
Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)
Menaxhimifinanciar ligjeratat-100206155532-phpapp02 (1)
 
Menaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimitMenaxhimi parimet e menaxhimit
Menaxhimi parimet e menaxhimit
 
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...Lidhur Me Menaxhmentin     Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
Lidhur Me Menaxhmentin Në NdëRmarrje (NdëRmarrëSia, E Drejta Tregtare, In...
 
PROJEKT DETYR
PROJEKT DETYRPROJEKT DETYR
PROJEKT DETYR
 
BIZNES PLAN
BIZNES PLANBIZNES PLAN
BIZNES PLAN
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeve
 
Etika e biznesit
Etika e biznesitEtika e biznesit
Etika e biznesit
 
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiarLigjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
Ligjerata 1 roli i financës dhe i drejtimit financiar
 
Analiza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëmAnaliza e faktorëve të brendshëm
Analiza e faktorëve të brendshëm
 
Ndermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjes
Ndermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjesNdermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjes
Ndermarrja dhe ideja afariste e ndermarrjes
 
Reklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesitReklamimi i bisnesit
Reklamimi i bisnesit
 
Universiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimiUniversiteti m ikroekonimi
Universiteti m ikroekonimi
 
Etika e korporatave
Etika e korporataveEtika e korporatave
Etika e korporatave
 
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah ReqicaBazat E Menaxhmentit   Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
Bazat E Menaxhmentit Baki Koleci Dhe Fetah Reqica
 

Tema e diplomes Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

  • 1. 1 UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Menaxhment dhe informatikë PUNIM DIPLOME Tema:Përgjegjësia shoqërore e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme MENTORI: KANDIDATI: Prof.Asoc.Dr.Ymer Havolli Albijon Pirku
  • 2. 2 FALENDERIME Nuk do të ishte e mundur për mua ta shkruaj këtë punim pa mbështetjen e disa personave të afërt rreth meje. Së pari falënderoj familjen e cila më ka qëndruar pranë në çdo hap gjatë studimeve, duke me mbështetur dhe duke më dhënë përkrahje që t’i kaloj studimet sa më lehtë. Falënderoj shoqërinë dhe kolegët pa të cilët studimet do të ishin më të vështira. Një falënderim i veçantë ia dedikoj stafit akademik të Fakultetit Ekonomik, të cilët na kanë pasuruar me dituri. Posaçërisht falënderoj Prof. Asoc. Dr. Ymer Havollin për kohën dhe përkrahjen gjatë punimit të këtij punimi.
  • 3. 3 ABSTRAKT Qëllimi i këtij punimi është prezantimi i përgjegjësis shoqërore në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, objektivin dhe ndikimin e saj në performancat e organizatës. Se çfarë është përgjegjësia shoqërore dhe pse është e rëndësishme si dhe çfarë ndikimi ka, kapituj në vazhdim do ta shtjellojnë më tutje. Punimi ndahet në katër kapituj, të cilët paraqesin në detaje përgjegjësinë shoqërore të NVM-ve. Kapitulli i parë përfshin përgjegjësitë shoqërore të biznesit, objektivin dhe ndikimin e saj në performancat e organizatës. Në kapitullin e dytë shtjellohen karakteristikat dhe rëndësitë e NVM-ve, përkufizimet, si dhe faktorët dhe pengesat e NVM-ve. Në kapitullin e tretë përmblidhet NVM-të në Kosovë, gjendja e tyre ekonomike, strategjitë relevante, si dhe bizneset e regjistruara në Kosovë. Kapitulli i fundit në këtë punim, merret me përgjegjësinë sociale të korporatave për NVM-të.
  • 4. 4 Tabela e përmbajtjes FALENDERIME...............................................................................................................................2 ABSTRAKT.....................................................................................................................................3 KAPITULLI I PËRGJEGJËSITË SHOQËRORE................................................................................................6 1.1 Përgjegjësia Shoqërore e Biznesit ....................................................................................7 1.2 Objektivi I Përgjegjësive Shoqërore në Biznes ............................................................. 8-9 1.3 Ndikimi I Përgjegjësis Shoqërore të Biznesit në Performancat e Organizatës .............9-10 KAPITULLI II RËNDËSIA DHE PËRKUFIZIMI I NVM-ve ...............................................................11 2.1 Rëndësia e NVM-ve ......................................................................................................11 2.2 Përkufizimi I NVM-ve ...............................................................................................11-13 2.3 Karakteristikat e NVM-ve...............................................................................................13 2.4 Faktorët që ndikojnë në rritjen e NVM-ve......................................................................14 2.5 Pengesat për rritjen e NVM-ve ......................................................................................14 2.5.1 Pengesat e jashtme për zhvillimin e shoqërive.....................................................15 2.5.2 Faktorët e brendshëm .........................................................................................15 KAPITULLI III NVM-të NË KOSOVË 3.1 Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë .......................................................................16 3.2 Gjendja ekonomike e NVM-ve në Kosovë .....................................................................16 3.3 Strategjitë relevante të Kosovës ..............................................................................16-17 3.4 Bizneset e regjistruara në Kosovë .............................................................................17-19 3.5 Strategjitë për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë për periudhën 2012-2020.................19-20 KAPITULLI IV PËRGJEGJËSIA SOCIALE E KORPORATAVE(CSR) PËR NVM- të ..............................21-22
  • 6. 6 Kapitulli I Përgjegjësitë Shoqërore Përgjegjësia shoqërore është një kornize etike e cila i sugjeron një etniteti, qoftë ndonjë organizate ose individi, që ka detyrim të veprojë për të mirën e shoqërisë në përgjithësi.1 Është detyrë që çdo individ duhet ta përmbushë në mënyrë që të ruhet ekuilibri në mes ekonomisë dhe ekosistemeve. Është teori etike ose ideologjike që tregon se si një njësi (qeveri, organizatë ose individ) ka përgjegjësi ndaj shoqërisë, e cila karakterizohet si jo e imponuar, për dallim nga përgjegjësia ligjore dhe lidhet me përfshirjen e secilit në ndihmën që mund të japë në komunitet. Përgjegjësia shoqërore në biznes është kontribut aktiv dhe vullnetar i bizneseve, me qëllim përmirësimin e kushteve shoqërore, ekonomike e mjedisore dhe gjithashtu pozitën e tyre konkurruese. Përgjegjësia shoqërore e një kompanie kontribuon në:  Performancë të përmirësuar financiare.  Ngre moralin, angazhimin dhe performancën e të punësuarve në kompaninë tuaj  Zhvillon shkathtësitë e të punësuarve.  E bën imazhin e kompanisë më të fuqishëm.  Tërheq investitorë të rinj.  Ngre besueshmërinë dhe preferencën e klientit.2 Përgjegjësia shoqërore ndikohet nga dy faktorë kryesor:  Faktorët e jashtëm – Rregullat qeveritare dhe ndërgjegjësimi i publikut  Faktorët e brendshëm – Sjellja etike dhe mënyra e qëndrimit të menaxhimit të organizatës 1 Prof Ejup Fejza, Etika në biznes, Kap.3 2 Kalyan City Life Explain the Social Responsibility of Business
  • 7. 7 1.1 Përgjegjësia Shoqërore e Biznesit Përgjegjësia shoqërore e biznesit është obligim i organizatës për ta maksimizuar ndikimin e saj pozitiv në shoqëri, duke balancuar aktivitetin e përfitimit të saj me atë të përfitimit të shoqërisë. Përfshinë zhvillimin e bizneseve me marrëdhënie pozitive me shoqërinë ku operon. Përgjegjësia shoqërore e biznesit mund të ndahet në dy pjesë:  Përgjegjësia humane – i referohet përgjegjësisë së organizatës ndaj akterëve të ndryshëm që lidhen me të, e të cilët përfshijnë të punësuarit, aksionarët, qeverinë, konsumatorët, investitorët, furnitorët, konkurrentët dhe shoqërinë në tërësi.  Përgjegjësia mjedisore – i referohet përgjegjësisë së organizatës në mbrojtje të mjedisit.3 Në kohët e sotme ky term po fiton gjithnjë e më shumë popullaritet. Kompanitë po përpiqen gjithnjë e më shumë të punojnë në mënyrë për të mbrojtur interesat e punonjësve, konsumatorëve, furnitorëve e palëve të tjera. Disa prej modeleve të Përgjegjësisë Shoqërore të Biznesit në vende të ndryshme janë: - “Të Drejtat e Njeriut dhe të Drejtën për Punë - ILO”, Holandë - “Biznesi që kontribuon në shoqëri” – Filipine - “Përgjegjësia e korporatave në përgjigje të sfidave sociale” – Argjentinë Modeli Europian është i fokusuar më shumë në nxitjen e biznesit që të funksionojë në shoqëri në mënyrë të përgjegjshme, kjo shoqëruar me investime në komunitet, të cilat nxisin fuqizimin e biznesit. Në Shqipëri dhe Kosove, Përgjegjësisë Shoqërore të Biznesit është një koncept i ri, duke u folur shumë pak rreth tij dhe vetëm vitet e fundit ka filluar të merren hapa konkret nga disa kompani më të mëdha siç janë Vodafone dhe IPKO. 3 Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë, Përgjegjësia sociale e biznesit, Tiranë, Mars 2012
  • 8. 8 1.2 Objektivi i Përgjegjësive Shoqërore në Biznes Objektiva kryesore të Përgjegjësive Shoqërore të Biznesit janë:  Është një koncept që nënkupton që një biznes duhet të funksionojë me një mendësi të fortë për të mbrojtur dhe promovuar interesin dhe mirëqenien e shoqërisë.  Fitimi nuk duhet të jetë vetëm objektivi i tij më i lartë, por edhe kontributet e bëra për përmirësimin dhe përparimin e shoqërisë.  Duhet të përmbushë sinqerisht përgjegjësitë e saj shoqërore në lidhje me mirëqenien e shoqërisë në të cilën vepron dhe burimet e infrastrukturën e të cilave e përdor për të fituar fitime të mëdha.  Kurrë nuk duhet të neglizhojë përgjegjësitë e saj ndaj shoqërisë në të cilën lulëzon Mbijetesa e një biznesi, rritja dhe suksesi varet prej përgjegjësive të tij ndaj grupeve të mëposhtme:  Investitorët - Prej të gjitha obligimeve kjo është një prej përgjegjësive kryesore shoqërore të një biznesi. Një investitorë i kënaqur me biznesit, shtynë atë të investojë më shumë dhe në këtë mënyrë rrit biznesin, rrit punëtorët dhe rrit fitimet e kompanisë.  Punonjësit – Edhe përgjegjësia shoqërore e biznesit ndaj punonjësve është e rëndësishme sepse ata janë shtylla e një organizate. Pa ndihmën e tyre nuk do të ishte e mundshme të funksionoje një biznes. Një ambient pune i kënaqshëm ndihmon rritjen e efikasitetit dhe produktivitetit të punonjësve. Nëse punonjësit janë të kënaqur me punën, ata së bashku do të punojnë më shumë duke rritur produktivitetin e biznesit dhe me këtë duke rritur shitjet dhe përfitimet.  Konsumatorët - Përgjegjësia shoqërore e biznesit ndaj konsumatorëve apo nevojave të tyre, ka shumë rëndësi nga pikëpamja e shitjes dhe fitimit. Suksesi i saj varet drejtpërdrejt nga niveli i kënaqësisë së tyre. Nëse shkalla e kënaqshmërisë është më e madhe, shanset për sukses janë më të mëdha. Dy grupe të cilat klasifikohen sipas përqendrimit të vëmendjes së biznesit janë: o Shëndeti dhe siguria e konsumatorit dhe o Cilësia e produktit
  • 9. 9 Çdo prodhim i produkteve me lëndë të parë jo cilësore, punëtorë jo të kualifikuar në procesin e prodhimit, do ta rrezikonin shëndetin e konsumatorit dhe do t’ia ulnin cilësinë e produktit. Me këtë do t’i ulej reputacioni i kompanisë, do t’i ulej performanca dhe sigurisht kjo do të ndikonte negativisht në ekonominë e kompanisë.  Qeveria - Përgjegjësia sociale e biznesit ndaj organeve ose agjencive rregullatore të qeverisë është mjaft e ndjeshme nga këndvështrimi i licencës. Nëse leja nuk jepet ose revokohet papritmas, kjo mund të rezultojë në humbje të mëdha për një organizatë. Prandaj, përputhja në këtë drejtim është e nevojshme dhe e domosdoshme.4 1.3 Ndikimi i Përgjegjësisë Shoqërore të Biznesit në Performancat e Organizatës Kontributi në zhvillimin ekonomik të vendeve dhe mundësia e punësimit janë dy komponentë të rëndësishëm, përmes të cilëve vlerësohet firma në lidhje me performancat e saj. Të dyja këto janë të lidhur me komunitetin ku vepron organizata, por nuk janë të vetmet. Gjithashtu përfshihen edhe qëndrimi ndaj konsumatorëve, mundësia për të ofruar punë të barabartë, praktikat e punësimit dhe jo pak e rëndësishme është edhe mbrojta e mjedisit. Performanca e organizatës mund të jetë pozitive ose negative.  Pozitive – kur organizata vendohet në një shoqëri jo si një parazit, por si pjesë përbërëse e saj, duke krijuar marrëdhënie besimi të ndërsjellët. Në këtë mënyrë organizata do të ketë jetë të gjatë në atë shoqëri dhe nuk do të identifikohet si një biznes por si një pikë referimi dhe besimi në fushën ku operon.  Negative – kur organizata me sjelljen e saj, për përfitime të mëdha dhe të shpejta, të bazuara në agresivitet, krijon lidhje të ftohta biznesi të ndërsjellë me shoqërinë në të cilën operon. Kompanitë mund t’i klasifikojmë si:  Kompani të cilat i zbatojnë brenda limitit përgjegjësitë shoqërore ndaj shoqërisë, duke 4 Prof. Hysen Cela, Etika në Biznes, fq.18-20
  • 10. 10 plotësuar detyrimet qe rrjedhin nga legjislacioni dhe normat që ka vendosur shoqëria.  Kompanitë që krahas plotësimit të detyrimeve ligjore, janë të gatshëm të kontribuojnë pozitivisht ndaj shoqërisë, por qëllim kryesor i tyre është reklamimi i kompanisë për të gjeneruar sa më shumë të ardhura.  Kompanitë të cilat ndryshe nga të parat, përveç korrektësisë në aspektin ligjor, ofron ndihmë për çdo grup shoqëror, me qëllim mbështetjen dhe përkrahjen e qëndrimeve të tyre. Kontributi i tyre ndaj shoqërisë përqendrohet në: mirëqenien dhe zhvillimin e jetës shoqërore, mundësi të barabarta për punësim, informim etj.5 5 Internet: Përgjegjësit Sociale dhe Etike të Biznesit
  • 11. 11 Kapitulli II Rëndësia dhe përkufizimi i NVM-ve 2.1Rëndësia e NVM-ve Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë një peshë të madhe në ekonominë e një vendi. Kontributi që ato japin në rritjen, krijimin e punësimit dhe zhvillimit social është per t’u vlerësuar. Si studiuesit ashtu edhe opinioni publik kanë njohur rëndësinë e madhe që ato kanë, madje shpesh herë NVM-të konsiderohen si “lokomotiva e rritjes ekonomike”. Përgjithësisht rreth 65% e totalit tënumrit të punonjësve janë të punësuar pranë bizneseve të vogla dhe të mesme, ndërsa në vendet në zhvillim NVM-të punësojnë rreth 22% të popullsisë në moshë madhore. Sipas studimeve në nivel Bashkimi Evropian, bizneset e vogla dhe të mesme luajnë rol të rëndësishëm në ekonomi. Ato janë një burim I madh aftësish sipërmarrese, risish dhe mundësi punësimi. Në bazë të një studimi të kryer në vitin 2005, në rang BE-je, rezultoi se rreth 23 milion NVM ofronin rreth 75 milionë vende pune dhe përfaqësonin 99% të të gjitha bizneseve. Poashtu edhe në rang global, bizneset e vogla përbëjnë shumicen e bizneseve në të gjitha ekonomitë në botë.6 2.2 Përkufizimi I NVM-ve Kriteret për përcaktimin e një ndërmarrje si të vogël ose të mesme janë: 1) Menaxhmenti I firmës është I pavarur dhe zakonisht menaxherët janë vetë pronarët. 2) Kapitali është në pronësi të një individi ose një grupi të vogël. 3) Regjioni I shtrirjes kryesisht është I vogël, ndërsa të punësuarit dhe pronarët janë nga I njejti rajon. 6 EC, 2005, The New SME definition User Guide and Modele Declaration
  • 12. 12 4) Madhësia relative e firmës në kroniza të industries patjetër duhet të jetë e vogël kur krahasohet me ndërmarrjet më të mëdha në atë rajon. Si kritere mund të konsiderohen edhe këto: -Biznesi duhet të jetë I pavarur -Biznesi nuk duhet të jetë dominant në rajon të cilin vepron -Numri I të punësuarve -Të hyrat nga shitjet Në teorinë dhe praktikën e vendeve Evropiane, në mënyra të ndryshme është e përcaktuar madhësia e NVM-ve a) Francë Më pak se 10 të punësuar, janë ndërmarrje shumë të vogla Prej 10-49 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla Prej 50-500 të punësuar, janë ndërmarrje të mesme Mbi 500 të punësuar, janë ndërmarrje të mëdha b) Itali Prej 1-19 të punësuar, janë mikrondërmarrje Prej 20-99 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla Prej 100-499 të punësuar, janë ndërmarrje të mesme c) Gjermani Prej 0-49 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla Prej 50-499 të punësuar, janë ndërmarrje të mesme d) Unioni Europian Prej 1-9 të punësuar, janë mikrondërmarrje
  • 13. 13 Prej 10-49 të punësuar, janë ndërmarrje të vogla Prej 50-249 të punësuar, janë të mesme7 2.3 Karakteristikat e NVM-ve Janë shumë fleksibel. Përparësia kryesore konkurruese e NVM-ve është fleksibiliteti I tyre, shpesh ato janë të afta të përmbushin shpejt kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve. Sjellin inovacion. Inovacioni përmes një programi kërkimi dhe zhvillimi është jetik për ekzistencën e një NVM-je tipike. Të shpejta në zbatimin e vendimeve të marra. Ato karakterizohen nga zbatimi I shpejtë I vendimeve të marra për të zbutur kërcenimet e jashtme dhe të kapitalizuara mundësitë. Integrimi vertikal. NVM-te janë më tepër të integruara vertikalisht se sa kategoritë e tjera të bizneseve, pasi ka më pak nivele administrimi dhe burokraci. Kjo lehtëson menaxhimin e tyre. Suksesi varet nga aftësitë e shefit ekzekutiv. Personaliteti I shefit ekzekutiv të një NVM-je ose drejtori ekzekutiv është element kyҫ në menaxhimin, rritjen dhe suksesin e biznesit. Mungesa e pajtueshmërisë me kërkesa për marrëdhëniet e punës. Tek NVM-te, marrëdhëniet e punës janë shpesh të lira dhe informale, mungon procesi ilstandardizimit.8 7 Pula, Justina, Biznesi I Vogël dhe I Mesëm 8 Temperley, Galloway et al, 2004
  • 14. 14 2.4 Faktorët që ndikojnë në rritjen e NVM-ve Një nga faktorët kyҫ që ndikon në rritjen e një biznesi është angazhimi I drejtuesit të biznesit. Disa karakteristika të një udhëheqësi të suksesshëm janë: -motivimi, -nxitja nga papunësia, -arsimimi, -përvoja në menaxhimin, -vetë punësimi I mëparshëm, -historiku I familjes, -aftësitë funksionale, -trajnimi, -mosha, -dështimi I mëparshëm në biznes, etj. 2.5 Pengesat për rritjen e NVM-ve Ekzistojnë disa pengesa që ndikojnë në rritjen e NVM-ve, ato janë: -Pengesat e jashtme për zhvillimin e shoqërive dhe ; -Faktorët e brendshëm
  • 15. 15 2.5.1 Pengesat e jashtme për zhvillimin e shoqërive Kushte të paqëndrueshme makroekonomike që lidhen ngusht me mungesen e ekuilibrit makroekonomik të vendit, sigurimi I mjeteve financiare, gjë që lidhet me problemet e financimit dhe të rrjetit të pazhvilluar të institucioneve që ofrojnë kapital për krijimin dhe zhvillimin e NVM-ve. -barra e lartë financiare që lidhet me barrën e lartë tatimore -pengesa legjislative që rrjedhin nga ndryshime të shpeshta në legjislacion -pengesa të informacionit që lidhen me mungesen e sistemit të informacionit -pengesa arsimore që nënkuptojnë një sistem arsimor të pamjaftueshëm dhe të pa orientuara drejt edukimit të sipërmarrësve.9 2.5.2 Faktorët e brendshëm Menaxhimi I parave është pengesa më shpesh e cituar nga ata që fillojnë një biznes të ri. Kjo përfshinë mungesën e të kuptuarit të taksave, TVSH-së, sigurimit kombëtar dhe kontabilitetit, si dhe vështirësi në marrjen e kapitalit dhe shqetësim në lidhje me mungesën e garancisë së tëardhurave. Mungesa e aksesit në fondet fillestare të përshtatshme gjithashtu ka një efekt ndikim tronditës në kufizimin e zhvillimit dhe rritjen e biznesit të vogël, duke reduktuar fondet në dispozicion për aktivitete të tilla si reklama, publicitet etj. 9 Cituar nga Tongue, 2001. Part 2
  • 16. 16 Kapitulli III NVM-të në Kosovë 3.1 Pasqyra e sektorit të NVM-ve në Kosovë Qeveria e Kosovës (QK) njeh rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM) për zhvillimin ekonomik të Kosovës. Më shumë se 99% e ndërmarrjeve në Kosovë janë NVM. Ekonomia e Kosovës që nga viti 1999 ka qenë kryesisht e shtyrë nga ndihma ndërkombëtare, sektori publik dhe remitancat (BB, 2010). Roli i sektorit privat, e posaçërisht i NVM-ve ka qenë relativisht i dobët. Pavarësisht kësaj, Kosova është ende në fazën e tranzicionit ku ndërmarrësia dhe krijimi i bizneseve të vogla pritet të luaj rol thelbësor në rrugën drejt një ekonomie moderne të tregut të lirë dhe si rrjedhim edhe drejt zhvillimit dhe rritjes ekonomike.10 3.2 Gjendja ekonomike e NVM-ve në Kosovë Për shkak të mjedisit jo të favorshëm për biznes dhe në mungesë të kulturës kreative tё ndërmarrësisё, Kosova ka mungesë të firmave inovative me rritje të shpejtë, të cilat janë kontribuuesit kryesor në krijimin e vendeve të punës në ekonomitë e zhvilluara perëndimore. Mbi 50% e të gjitha NVM-ve operojnë në sektorin tregtar që karakterizohet me investime të vogla dhe joproduktive. Ky model i pasuar me qasjen kopjuese “edhe unë” të bizneseve të reja, kufizon kapacitetin e sektorit të NVM-ve për gjenerimin e vendeve të punës. Në kuptim të zhvillimit të politikave, raporti “Indeksi i Politikave për NVM 2009" tregon se Kosova për disa arsye të ndryshme, ende është në fazën e kompletimit të kërkesave themelore institucionale, ligjore dhe rregullative që kanë të bëjnë me politikat e NVM-ve. 3.3 Strategjitë relevante të Kosovës Qeveria e Kosovës nga viti 2005 ka miratuar njё numёr tё rёndёsishёm tё strategjive. Nga kёto 10 Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012- 2016, me vision 2020, fq.6
  • 17. 17 strategji, me theks tё veqantё kemi shqyrtuar Strategjinё pёr Punёsim, Strategjinё pёr Energji, Strategjinё pёr Zhvillimin e Arsimit tё Lart, Programi Qeveritar dhe Plani i Veprimit për Parandalimin e Ekonomisë Joformale në Kosovë, etj.11 3.4 Bizneset e regjistruara në Kosovë Sipas ARBK-së në MTI, numri i NVM-ve të regjistruara më 31 dhjetor 2010 ishte më i madh se 100.000, të cilat punësojnë 216.799 punëtorë, ose 79.59% të totalit të të punësuarve në sektorin privat dhe 62.24% të totalit të punësuarve në Kosovë. Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovë sipas Numrit të Punëtorëve – 2010 11 Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosvë 2012-2016, me vision 2020, Fq.11 Klasifikimi sipas madhësis Numri I punëtorëve Numri I ndërmarrjeve Përqindja në total Mikro 1 – 9 102,070 98.37 Të vogla 10 – 49 1,406 1.35 Të mesme 50 – 249 221 0.22 Të mëdha 250 e më shumë 58 0.06 Gjithsej 103,755 100.00
  • 18. 18 Burimi: ARBK tabela 1 Nga gjithsej 103.755 ndërmarrje: 102.070 (ose 98.37%) janë mikro-ndërmarrje; 1.406 (1.35%) janë të vogla; 221 (0.22%) janë të mesme dhe vetëm 58 (0.06%) klasifikohen si të mëdha. Mbizotërimi i madh i mikro-ndërmarrjeve ka implikime për Strategjinë për NVM. Në kuptim të zbërthimit të sektorëve, NVM-të kryesisht janë të përqendruara në: tregti me pakicë (rreth 50%); transport, deponim dhe distribucion (14%); produkte ushqimore, pije dhe duhan (9%); si dhe hotele dhe restorante (9%). Sipas Indeksit të Politikave për NVM 2009, shpërndarja sektoriale ka mbetur stabile me kalimin e kohës. Ndërmarrjet e Regjistruara në Kosovës sipas Numrit të Punëtorëve - 2010 Lloji Nr. Lloji I pronësisë Numri i ndërmarrjeve Përqindja në total 1 Biznes individual 93,129 90.00 2 Ortakëri e përgjithshme 3,383 3.20 3 Ortakëri e kufizuar 90 0.08 4 Shoqëri me përgjegjësi të 6,170 5.80 Kufizuar 5 Shoqëri aksionare 368 0.35 6 Ndërmarrje në pronësi të huaj 486 0.46 7 Ndërmarrje shoqërore 16 0.01 8 Ndërmarrje publike 12 0.01 9 Kooperativë bujqësore 68 0.06 10 Tjera – nën juridiksionin e AKP- së 33 0.03 Gjithsej 103,755 100.00
  • 19. 19 Burim: ARBK tabela 2 Të dhënat e ARBK-së të paraqitura në tabelën (2) më lartë ofrojnë informata në lidhje me strukturën pronësore të ndërmarrjeve të regjistruara në Kosovë. Bizneset Individuale në mënyrë të qartë dominojnë strukturën pronësore me 90%. Pjesa tjetër e kompanive janë ortakëri të përgjithshme (3.2%) dhe shoqëri me përgjegjësi të kufizuara (5.8%). Sigurisht që lloji i pronësisë i paraqitur më lartë paraqet mangësitë e NVM-ve në Kosovë, sepse tregon hezitim të pronarëve të NVM-ve për bashkimin e kapitalit financiar dhe njerëzor në forma më të avancuara të biznesit.12 3.5 Strategjitë për zhvillimin e NVM-ve në Kosovë për periudhën 2012-2020 Më shumë se gjysma e NVM-ve në Kosovë janë të përfshira në aktivitete tregtare. Më pak se 10% në aktivitete prodhuese. Shumica e këtyre janë të përfshira në ushqime, pije dhe duhan. Ekziston një nevojë urgjente për zhvillimin dhe krijimin e ndërmarrjeve më konkurrente të cilat mund të prodhojnë mallra që mund të konkurrojnë me prodhimet e importuara dhe të konkurrojnë në rrafshin ndërkombëtar. Vizioni strategjik është: “NVM-të e Kosovës konkurrente në nivel botëror”. Edhe pse në Kosovë më herët ka pasur një traditë të ndërmarrsisë, ajo kryesisht ka qenë e bazuar në tregti. Sot ekziston mungesë e kuptimit të ndërmarrsisë dhe rolit që NVM-të luajnë në zhvillim ekonomik, e posaçërisht mungesa e tillë është në radhët e të rinjve. Kosova ka nevojë për një sektor dinamik të NVM-ve ku ndërmarrësit janë gjendje të krijojnë dhe të rritin bizneset e tyre me pengesa minimale legjislative dhe rregullative, por brenda kornizës ligjore. Misioni i definuar i strategjisë të NVM-ve është: "Përmirësimi i mjedisit të biznesit dhe kulturës së ndërmarrsisë duke synuar krijimin dhe rritjen e shpejtë të NVM-ve të qëndrueshme". 12 Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vision 2020, Fq.16
  • 20. 20 Një lehtësi ku ndërmarrësi është në gjendje të hyjë dhe të del nga tregu ka ndikim të thellë në rritjen e biznesit dhe në vitalitetin e gjithëmbarshëm të sektorit privat. Nëse pengesat për hyrje janë të larta atëherë kjo do të dekurajojë ndërmarrësit që të hyjnë në treg. Sektori bankar në Kosovë konsiderohet si një prej tregimeve të suksesshme të vendit pasi që ka pasur rritje substanciale dhe kualitative. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, në dhjetor të vitit 2010, asetet e sektorit bankar të Kosovës ishin 2.5 miliardë euro që paraqet një rritje vjetor prej 11.4 %. Vlera totale e kredive të sektorit bankar ishte 1.5 miliardë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 13.2 %. Kreditë për sektorin tregtar dominojnë kreditë komerciale me 50.8 % të totalit të kredive për ndërmarrjet, ndërsa kredit për ndërmarrjet prodhuese përbëjnë 12.3 % dhe për ndërmarrjet ndërtimore 10.6 %. Kreativiteti dhe inovacioni është i nevojshëm për bizneset në mënyrë që ato të krijojnë dhe të mbajnë përparësitë konkurruese. Ekziston një mungesë e ideve në lidhje me atë se çfarë lloje të biznesit të fillohen. Shumica e bizneseve janë biznese “edhe unë” për shkak të mungesës së gjenerimit të ideve, inovacionit dhe kreativitetit. Ky qëllim do të zhvillojë skemat e trajnimit për nxitjen e kreativitetit dhe inovimit te pronarët dhe menaxherët e NVM-ve dhe ndërmarrësit e rinjë potencial. Në kuadër të përpjekjeve për të marr statusin e kandidatit, Kosova do të filloj të zbatoj programin e BE-së për ndërmarrësi dhe inovacione. Përkundër faktit se femrat përbëjnë më tepër se 50 % të popullsisë së gjithëmbarshme të Kosovës, pjesëmarrja jashtëzakonisht e ulët e këtyre femrave në ndërmarrësi si dhe aktiviteti ndërmarrës shumë i ulët i tyre dëshmojnë pozitën e çekuilibruar të femrave ndërmarrëse. Shkalla shumë e lartë e papunësisë e cila vlerësohet të jetë diku rreth 45 % nga njëra anë si dhe një numër prej përafërsisht 25,000 të rinjsh, nga ana tjetër, të cilët për çdo vit futen për herë të parë në tregun e punës, duhet të merren parasysh si arsye të mjaftueshme për të shqyrtuar ndërmarrësin tek të rinjtë si të vetmen zgjidhje të qëndrueshme për adresimin e problemit të papunësisë së të rinjve. Për këtë qëllim, janë zhvilluar objektiva të posaçëm të cilët kanë si synim inkurajimin e një numri sa më të madh të të rinjve për të krijuar apo themeluar ndërmarrjet e tyre personale.13 13 Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012-2016, me vision 2020, Fq.21
  • 21. 21 Kapitulli IV Përgjegjësia sociale e korporatave (CSR) për NVM-të Tradicionalisht, CSR është një koncept menaxhimi i korporatave të mëdha siç sugjeron termi "korporatë". CSR për NVM-të është mjaft e ndryshme nga CSR për korporatat shumëkombëshe. Hulumtimet kanë treguar që NVM-të nuk raportojnë domosdoshmërisht për performancën e tyre CSR së jashtmi siç bëjnë shumica e korporatave shumëkombëshe, megjithatë nuk do të thotë që NVM-të nuk do të angazhoheshin në aktivitete të tilla që konsiderohen si CSR. Financiarisht, NVM-të janë pjesë shumë e rëndësishme e ekonomisë botërore. Pjesa më e madhe e punësimit dhe GDP-së krijohen nga NVM-të. Edhe nëse NVM-të luajnë një rol të rëndësishëm në shoqëri, nuk është përqendruar shumë në CSR për NVM-të. Sasia e udhëzimeve dhe kornizave të bëra posaçërisht për NVM-të është shumë e kufizuar. Bashkimi Evropian, ku NVM- të janë një pjesë thelbësore e ekonomisë, ka vërejtur mungesën e kornizave të tilla dhe ka krijuar një libër të shkurtër udhëzues për këshilltarët e NVM-ve për CSR. Udhëzuesi ofron udhëzime për zhvillimin dhe zbatimin e një strategjie CSR si dhe informacion mbi atë që është CSR dhe se si NVM-të mund të angazhohen në CSR.14 CSR për NVM-të dhe për korporatat shumëkombëshe ndryshojnë nga njëra-tjetra në shumë mënyra. Së pari, në kontekstin e biznesit të vogël, menaxherët pronarë kanë pjesën më të madhe të fuqisë kur marrin vendime lidhur me CSR. Në procesin e vendimmarrjes është mjedisi shoqëror që ndikon në vendimet lidhur me CSR të menaxherëve të pronarëve. Kur bëhet fjalë për korporatat shumëkombëshe, menaxherët shpesh marrin vendimet e tyre CSR bazuar në interesat e perceptuar të aksionerëve. Së dyti, angazhimi i NVM-ve në CSR kërkon fleksibilitet dhe liri pasi NVM-të janë joformale nga natyra e tyre ndërsa korporatat shumëkombëshe më të strukturuara kërkojnë një qasje të strukturuar për CSR. Kjo është arsyeja pse shpesh perceptohet se kornizat e gjëra, të strukturuara të CSR nuk janë të përshtatshme për NVM-të dhe ekziston nevoja për korniza të thjeshtuara dhe më pak të strukturuara. Së treti, për shkak të madhësisë së NVM-ve ata kanë mungesë të burimeve dhe kohës. NVM-të janë të gatshme të shpenzojnë burimet e tyre bazuar në interesat e palëve të tyre kryesore të 14 Corporate Social Responsibility for SMEs
  • 22. 22 interesit (shpesh punonjësit) dhe kështu nëse zbatimi i një kornize ose standardi CSR do të kërkonte shumë burime, NVM-të nuk ka gjasa të jenë të gatshme t'i zbatojnë ato nëse nuk është në palët e tyre kryesore të interesit . Interesante, bizneset e vogla duket se dallojnë fort aspektet etike dhe ekonomike nga njëra-tjetra. Sipas një studimi nga Merja Lähdesmäki, pronarët-menaxherë të bizneseve të vogla e konsiderojnë të qenit etik dhe ekonomik si dy aspekte të ndryshme nga të cilët duhet të zgjedhësh. Bizneset e vogla nuk i njohin këto dy aspekte që funksionojnë njëkohësisht. Në NVM-të, përgjegjësia sociale është e përfshirë në operacionet e tyre të biznesit, ndryshe nga korporatat shumëkombëshe që janë të strukturuara dhe rrallë kanë ndonjë gjë të ngulitur në operacionet e tyre të biznesit. Korporatat shumëkombëshe varen nga imazhi dhe reputacioni i publikut, ndërsa NVM-të që nuk janë aq të dukshme në publik nuk duhet të përqendrohen aq shumë në imazhin e tyre publik. Sidoqoftë, palët e interesuara janë thelbësore për NVM-të, madje edhe më shumë sesa për korporatat shumëkombëshe dhe për këtë arsye CSR për NVM-të shpesh është e përqendruar në ndërtimin e marrëdhënieve të mira personale dhe besimit me palët e interesit sesa në ndërtimin e një marke të përgjegjshme. Në fakt, shpesh NVM-të nuk e pranojnë që veprimet e tyre që mund të konsiderohen si CSR janë në të vërtetë CSR. Përfitimet e CSR në drejtim të ndërtimit të një reputacioni më të mirë ose të një marke sigurisht nuk janë në interesin e NVM-ve, por ato mund të gjejnë CSR interesante pasi mund të sjellë përfitime edhe në lidhje me marrëdhëniet më të mira me palët e interesit. Qartë, CSR nuk është më një koncept që vetëm korporatat marrin në konsideratë në operacionet e tyre të biznesit.15 15 Corporate Social Responsibility for SMEs
  • 23. 23 PËRFUNDIMI Çdo veprim i ndërmarrjeve mund të ndikojë mbi cilësinë e jetës së individëve, të komunitetit dhe të të gjithë shoqërisë në botë. Që një shoqëri të jetë e shëndoshë, bizneset duhet të aplikojnë rregullat etike të biznesit dhe t’i kenë parasysh përgjegjësitë shoqërore që kanë në raport me shoqërinë. Megjithatë kur themi se biznesi duhet te jetë përgjegjës nga pikëpamja sociale, nuk do të thotë që biznesi duhet të braktise përgjegjësitë e tjera të rëndësishme të karakterit ekonomik, ligjor e social. Për një drejtues është e rëndësishme të din si t’i përdorë këto për të hartuar një plan strategjik për funksionimin sa më të mirë të kompanisë. Krijimi I një ambienti të përshtatshëm biznesi dhe mbështetja e zhvillimit të qëndrueshëm të NVM-ve janë kushte themelore për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies sociale si dhe një burim punësimi, rinovimi dhe produktiviteti. Për këtë arsye këto objektiva janë në qendër të politikave ekonomike si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Mjedisi ekonomik për bizneset e vogla dhe të mesme është në përmirësim vazhdimisht si rezultat I ndikimit të disa faktorëve ku mund të përmendim: vëmendjen e veçantë që I është kushtuar këtij sektori, stabilitetin makro-ekonomik, ecurinë në precesin e privatizimit të ekonomisë, përmirësimet ligjore, invesimet vendore dhe të huaja, reformat etj.
  • 24. 24 LITERATURA - Etika e Biznesit / Prof. Dr. Ymer Havolli, 2009 - Etika në Biznesit / Prof. Ejup Fejza, 2015 - Internet: Përgjegjësit Sociale - Kalyan City Life Explain the Social Responsibility of Business - Dhoma e Fasonistëve të Shqipërisë, Përgjegjësia sociale e biznesit, Tiranë, Mars 2012 - Etika e Biznesit / Prof. Dr. Hysen Çela, 2006 - EC, 2005, The New SME definition User Guide and Modele Declaration - Justina Pula, Biznesi i Vogël dhe i Mesëm - Temperley, Galloway et al, 2004 - Strategjia e Zhvillimit të NVM-ve në Kosovë 2012- 2016, me vision 2020 - Corporate Social Responsibility for SMEs