SlideShare a Scribd company logo
1 of 52
1
UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA”
GJILAN PRIZREN PEJË
FAKULTETET JURIDIKE
Studimet Master
PROGRAMI: QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE
PUNIM DIPLOME
AKTIVITETI I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE NË KOMUNËN E
GJILANIT
Mentori: Kandidati:
Prof.Asoc.Dr.Merxhan Avdyli Rinor Ajeti
Gjilan, shtator 2020
2
Deklarata Etike
Unë, Rinor Ajeti, premtoj se do të siguroj praktika të mira etike gjatë kryerjes së hulumtimit tim
dhe se punimi do të jetë origjinal në masën e kërkuar.
Po ashtu, premtoj që në çdo kohë do të kërkoj lejen për kryerjen e hulumtimit, do të respektoj
besueshmërinë dhe siguroj të drejtën e pjesëmarrësve të tërhiqen në çdo kohë nga hulumtimi.
Në Gjilan, ___/____/2020
Falëmnderim
Për mua është emocion i jashtëzakonshëm dhe privilegj që arrita të përfundoj me sukses
këtë etapë të ngritjes profesionale dhe tani jam para jush ne nje ditë kaq të rëndësishme për mua.
Nje falëmnderim i veçantë shkon për mentorin Prof.Asoc.Dr.Merxhan Avdyli per gjithë
përkrahjen dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe,i cili me sugjerimet dhe këshillat e tij bëri të
mundur që unë ta finalizoj me sukses këtë punim.
Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata qe më përkrahen gjatë këtij rrugëtimi 2 vjeqar dhe
kontribuuan në formimin tim akademik.
___________________________________
(Nënshkrimi i kandidatit - studentit)
3
Abstrakti
Ky punim diplome është hartuar duke përdorur metoda mikse(të përziera) si dhe duke u fokusuar
që në detaje të paraqes rolin e rëndësishëm që kanë organizatat joqeveritare në Komunën e
Gjilanit,me kryerjen e aktiviteteve të ndryshme që ngrisin vetëdijen e qytetarëve per
përmirësimin e jetës së tyre në të gjitha aspektet.
Objektivat e këtij hulumtimi janë mjaft të qarta,duke u munduar që nga njëra anë të paraqes
aktivitetin e këtyre organizatave,ndërkaq nga ana tjetër me anë të anketës,të marrë informata nga
opinoni publik se sa kanë njohuri ata per rëndësinë e tyre.
Roli i organizatave joqeveritare në shoqërinë gjilanase është i rëndësishëm, pasi këto organizata
tërheqin vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve kompetente për një trajtim më të vëmendshëm
të problemeve të përditshme të qytetarëve.
1Procesi i vendimmarrjes në nivel lokal nënkupton mekanizmat dhe institucionet e Komunës që
përcaktojnë mënyrat e zhvillimit të procesit të vendimmarrjes.
Kur procesi i vendimmarrjes nuk funksionon si duhet, shpeshtohen ankesat për mungesën e
informatave, konsultimeve jo-adekuate dhe sjelljes arrogante. Kur kjo ndodh, duhet të shikohet i
tërë procesi për të parë se ku është problemi dhe si të adresohet.
Procesi i vendimmarrjes kalon nëpër disa hapa: faza e parë, para marrjes së vendimit të cilën e
përbëjnë përcaktimi i agjendës, strukturimi i problemit, planifikimi për rezultatet dhe faza e dytë,
pas marrjes së vendimit përbën zbatimin e vendimit, monitorimin dhe vlerësimin e vendimit.
1 http://qeverismirë.info/shq/
4
Përmbajtja
Abstrakti…………………………………………………………………….3
KAPITULLI I
1.1.Hyrja...................................................................................................9,10
1.2.Përkufizimi Iproblemitqë hulumtohet………………………………….10
1.3.Qëllimi Ihulumtimitdhe objektivat…………………………………….10
1.4.Metodologjia……………………………………………………….11
1.5.Rezultatete prituratë hulumtimit(Rëndësiae punimit)…………………………11
KAPITULLI II(RISHIKIMI I LITERATURËS)-Baza Teorike:Gjendja aktuale e studimeve
për problemin e hulumtuar..................................................12,13
2.1.Pyetjetkërkimore,formulimi Ihipotezavedhe rezultatete hulumtimit………………..13,14
5
KAPITULLI III
3.1.OrganizatatJoqeveritare në Komunëne Gjilanit……………………………..14
3.2.Veprimtariae Organizatave Joqeveritare në Komunëne Gjilanit……………..14
QendrapërHulumtime Shkencore mbi ShëndetinPublik………………………………….15,16
Klubi IFutbollitGalaksia……………………………………………………………16
Klubi IJudosGjilan……………………………………………………………………….17
DRUM(D.R.U.M)……………………………………………………………………….17
Klubi IGjimnastikës‘’Halil Alidema’’Gjilan…………………………………………….17,18
Klubi Alpin‘’Gjilani’’…………………………………………………………………….18,19
‘’ClassiKos’’……………………………………………………………………………….19
Shoqatapër Kultivimine PëllumbaveGjilan…………………………………………….19
OrganizataKomunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës……………………………19
AeroKlubi Gjilan……………………………………………………………………………20
Shoqatae Pedagogëve të SportitShkollor…………………………………………………..20
Aksioni KundërDhunësdhe Ndërtimi IPaqes………………………………………………..21,22
QendraRegjionale përGrumbullimine Qenve EndacakGjilan…………………………..22,23
Asociacioni KulturorDritaGjilan………………………………………………………….23
ShoqataEdukativo-Arsimore Gjilani……………………………………………………….23
Shoqatae Artistëve FigurativProfesional……………………………………………………23,24
6
ShoqataBletare Blini………………………………………………………………………24
AsociacionIStudentëvete Mjekësisë………………………………………………………24
Ansambli IKëngëve dhe ValleveGjilani……………………………………………………24
Grupi Rinor PAPPARAZI……………………………………………………………………25
Klubi IBejsbollitdhe SoftbollitDonBoskoGjilan…………………………………………26
Klubi te Talenti BoxingPromotionGjilan……………………………………………………26
Rrezjae Kosovës-Charityof Society……………………………………………………….27
Klubi IVolejbollit DritaMeshkujt……………………………………………………………..27
NGO-OJQ-ALBA GYM…………………………………………………………………………28
ShoqataAgro-EkoGjilan…………………………………………………………………………28
Klubi Futbollistik Gjilani……………………………………………………..28,29
OJQ Pema………………………………………………………………………..29,30
Klubi FutbollistikPërlepnica……………………………………………………30
RiniaStudentore ‘’Kadri Zeka’’Gjilan…………………………………………30
Shoqatae Unionit të Zjarrfikësve Vullnetartë Komunave të Rajonitte Gjilanit………………31
Klubi ISkitarisë Gjilani………………………………………………………………..31
Klubi AtletikGjilani…………………………………………………………………..32
Lidhjane InteresZhvillimorpërtë Ardhmene Rinisë…………………………………32,33
Klubi IFutbollitBashkimitGjilan…………………………………………………….33
Klubi IKaratesë Dardania…………………………………………………………….34
Maad LinkzHipHop Studio…………………………………………………………..34
ShoqataKulturore GILAN………………………………………………………………34,35
7
NISMA PËR NDRYSHIME DHE INTEGRIME SHOQËRORE………………………..35
Shoqatae Invalidëve Civil të Luftëssë Fundit1997-1999……………………………35,36
Shoqatae Paraplegjikëve dhe Paralizëssë FëmijëveHANDIKOS…………………….36,37
Muay Thai Katana……………………………………………………………………37
Shoqatae Grave Teuta Gjilan…………………………………………………..37
Klubi e-SportsGjilan………………………………………………..37,38
Shkollae FutbollitG’SGjilan……………………………………….38
Këshilli RinorpërBashkëpunimNdërkufitar……………………….38
Klubi ITaekwondosGjilani…………………………………38,39
Klubi ITiplerave Gjilani……………………………………...39
MotoClubUglari…………………………………………….39
Klubi IShenjëtarisëKatana………………………………39
ShoqataEnigmatike Ndre Mjeda………………………….39,40
Klubi IKickboxitGjilani………………………………..40
ShoqëriaBjeshkatare Dardania……………………………40
Klubi IBoksitDrita Gjilan…………………………………40,41
Unioni I Studentëve Gjilan…………………………………41
Unioni RinorPerspektivae Gjilanit…………………………41
AutoKlubi Gjilan…………………………………………41,42
SteelwingsGjilan………………………………………42
KOSOVA GILAN BURSASPORLUTARAFTARLARDERNE……………………..42
Aeroklubi Faruza……………………………………………….42,43
8
ShoqataPër Ruajtjene Egërsirave ,Gjueti dhe Mbrojtje Të AmbientitUJKU………….43
Klubi SportivIVëzhguesve Gjilan………………………………..43
ShoqataKulturore dhe BëmirëseSofraLivoç…………………………..43
Klubi FutbollistikFemratDrita K.F.FDrita…………………………….43,44
Këshilli i VeprimitRinorLokal Gjilan KVRL– Gjilan……………………44
RiniaProgresi Zhvillimit Gjilan RPZH- Gjilan……………………………45
KAPITULLI IV-BASHKËPUNIMI I OJQ-VE ME KOMUNËN
4.1.OrganizatatJoqeveritare dhe Bashkëpunimime PushtetinLokal………………………45
4.2.Financimi IOJQ-VEngaKomunae Gjilanit…………………………………….46
KAPITULLI V-ANKETA ME QYTETARËT E GJILANIT
5.1.Pyetjete Anketës………………………………………………………47
5.2.Rezultatete Anketës………………………………………………..48
KAPITULLI VI-SHQYRTIME PËRMBYLLËSE
6.1.Përfundimi…………………………………………………..49,50
6.2.Rekomandimi………………………………………………..50,51
6.3.Referenca………………………………………………….51,52
6.4.Literatura……………………………………………52
9
1.1 HYRJA
Ashtu siç vërehet dhe nga titulli I temës,fokusi kryesor janë organizatat
joqeveritare,fushëveprimtaria dhe roli që kanë ato në aktivizimin qytetar dhe rritjen e
pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
2 Është thuajse normë e pranuar nga të gjithë se pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje sjellë
përfitime të shumëanshme politike. Politika qëndron në lidhjen në mes të atyre që qeverisin dhe
të qeverisurve. Demokracia është sistem politik i cili, së paku në teori, ka vijën më të hollë
ndarëse në mes pushtetit dhe qytetarëve. Por, në
praktikë, demokracitë dallojnë edhe për nga niveli i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje
dhe politikë-bërje.
Përderisa të gjitha demokracitë e konsiderojnë votimin si formën bazike të angazhimit të
qytetarëve, kjo nuk është forma e vetme e pjesëmarrjes.
Këto praktika ndër të tjera përfshijnë: debatet dhe takimet publike, informimin e vazhdueshëm,
komunikimin
me shkrim, komentimin dhe dhënien e rekomandimeve, matjet e opinionit e forma tjera.
Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është proces ku shqetësimet e qytetarëve, nevojat dhe
vlerat përfshihen
në vendimmarrje dhe qeverisje dhe është komunikim dhe ndërveprim i dyanshëm i cili synon
politika më të mira
publike dhe mbështetje më të madhe nga qytetarët.
2 http://www.keen-ks.net/site/assets/files/1422/studimi_-
_pjesëmarrja_dhe_ndikimi_i_shoqërisë_civile_në_politikë-bërje_dhe_vendimmarrje_në_kosovë_alb.pdf
10
Ne Komunën e Gjilanit ushtrojnë aktivitetin mbi 40 organizata joqeveritare të cilat merren në
përgjithësi me fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
1.1.PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT
Duke pasur një rol tejet të pazëvendesueshëm si dhe nxitjen dhe stimulimin e aktivizimit
qytetar,është e padiskutueshme rëndësia që kanë organizatat joqeveritare përmes ushtrimit të
aktiviteteve të tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo aspekt.
1.2.QËLLIMI I PROBLEMIT DHE OBJEKTIVAT
Qëllimi i këtij hulumtimi është vetëdijësimi dhe informimi i qytetarëve për rëndësinë dhe rolin e
padiskutueshëm që këto organizata bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre si dhe aktivitetet e
ndryshme në funksion të nxitjes dhe stimulimit të aktivizimit qytetar.
11
1.3.Metodologjia dhe metodat e hulumtimit
Gjatë këtij hulumtimi kam përdorur metodën analizuese dhe metodën e anketimit,duke u
munduar që të analizoj në detaje rolin dhe rëndësinë e organizatave joqeveritare në nxitjen dhe
stimulimin e aktivizimit qytetar,si dhe me anë te anketës sado pak kam marrë opinionin e
qytetarëve se sa kanë njohuri ata për funksionin dhe rëndësinë e tyre.
Ne këtë hulumtim kanë marrë pjesë 30 persona prej tyre 15 femra dhe 15 meshkuj.
Mosha mesatare e të anketuarve ishte 30 vjeq.
Prej tyre 15 ishin me shkollim të mesëm,dhe 15 kishin të përfunduar shkollimin universitar.
1.4.Rezultatet e pritura te hulumtimit (Rëndësia e punimit)
Rezultatet të cilat i arrita nëpërmjet anketimit të një grupi të caktuar të qytetarëve ishin më se të
pritshme pasi që pushteti lokal nuk ka bërë sa duhet në mënyrë që ti integroj të rinjtë dhe
grupmoshat e ndryshme në procese vendimmarrëse,edhe përkundër ekzistimit të mbi 40 ojqve
lokale dhe si rrjedhojë e mosbashkëpunimit dhe mungesës së përkrahjes në të gjitha format ende
12
qytetarët nuk i kuptojnë benefitet,rëndësinë dhe ndryshimin qe ata mund të bëjnë në të mirë te
përgjithshme duke qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse.
KAPITULLI II(RISHIKIMI I LITERATURËS)-Baza Teorike:Gjendja aktuale e studimeve për
problemin e hulumtuar
3 Shoqëria civile është fusha e jetës sociale civile e organizuar, që është vullnetare, gjerësisht e
vetmjaftueshme dhe autonome prej shtetit. Shoqëria civile përcaktohet si tërësia e organizatave
komunitare, e OJQ, e sindikatave, e shoqatave profesionale, e organizatave fetare, e mediave, e
shoqatave te studentëve dhe e grupimeve të tjera në formën e shoqatave.
Roli i shoqërisë civile në një sistem qeverisje të decentralizuar përmbledh të paktën katër
funksione:
– funksionin e avokatit për paraqitjen e interesave të zonave të tyre,
– funksionin dhënies së shërbimeve në nivel lokal në fushat e edukimit, shëndetit, të pastrimit,
etj,
3 https://shtetiweb.org/2012/09/10/shoqëria-civile/
13
– funksionin e partnerit të qeverisë në planifikimin e zhvillimit, të mobilizimit të burimeve dhe të
promocionit për një kuptim më të mirë të sistemit të decentralizimit,
– funksionin e mbikëqyrjes së aktivitetit qeveritar.
Të gjithë aktorët e shoqërisë civile nuk luajnë këto funksione në çdo moment dhe funksionet e
shoqërisë civile nuk janë gjithmonë shumë të qarta dhe të ngurta. Funksionet e përmëndura më
sipër kanë kuptimin që mbulohen nga aktorët e ndryshëm të shoqërisë civile.
Shikuar historikisht organizatat joqeveritare si në Komunën e Gjilanit ashtu dhe në gjithë
Kosovën kanë luajtur një rol kyq në procese vendimmarrëse,mirëpo që mbetet akoma per tu bërë
pasi që nuk ka përkrahje dhe mbështetje financiare,morale,juridike,etj,kur dihet se për të qenë
efikase dhe efektive,këto organizata kanë nevojë për stimulim dhe fuqizim ne te gjitha format.
2.2.Pyetjet kërkimore,formulimi i hipotezave dhe rezultatet e hulumtimit
Ky hulumtim është munduar qe t’iu jap përgjigje këtyre pyetjeve:
-Sa është I rëndësishëm aktiviteti I organizatave joqeveritare?
14
-A janë te informuar në masën e mjaftueshme qytetarët per rolin dhe rëndësinë qe kanë
këto organizata për problemet e përditshme qe I preokupojne ata?
-A është bërë sa duhet për informimin e duhur te qytetarëve mbi rëndësinë e aktivizmit
qytetar?
Pa dyshim që është I padiskutueshëm aktiviteti I organizatave për inkurajimin dhe
stimulimin e qytetarëve që të ndikojnë në mjedisin e përditshëm të tyre.
Qytetarët shprehen se nuk është bërë aspak sa duhet që ata të stimulohen që të marrin
pjesë në punë vullnetare të cilat nxisin aktivizmin qytetar.
Nuk është fare në nivel të duhur informimi I qytetarëve mbi rëndësinë e aktivizmit,pasi
që mungojnë forume dhe kampanja të ndryshme,dhe shtrohet nevoja që bashkëpunimi OJQ-
Komunë ka nevojë për një ristrukturim.
Krejt ne fund të hulumtimit,nga përgjigjet e marra konkludova se të anketuarit e kanë kuptuar
rolin dhe rëndesinë qe këto organizata kanë në aspektin
ekonomik,social,kulturor,arsimor,shëndetësor etj,me kryerjen e aktiviteteve të ndryshme me
qëllim të nxitjes,stimulimit dhe inkurajimit të angazhimit qytetar.
15
3.1.Organizatat Joqeveritare në Komunën e Gjilanit
Ne Komunën e Gjilanit ushtrojnë aktivitetin mbi 40 organizata joqeveritare të cilat merren në
përgjithësi me fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes.
Në vijim do flasim per secilën veç e veç:
3.2.Veprimtaria e Organizatave Joqeveritare ne Komunën e Gjilanit
Qendra për Hulumtime Shkencore mbi Shëndetin Publik
-I gjithë ekipi i Qendrës për Hulumtime shkencore mbi Shëndetin Publik është i angazhuar
seriozisht në përforcimin e tre shtyllave të saj të cilat konsistojnë në edukimin shëndetësor,
hulumtimin shkencor dhe përmiresimin e shëndetit të popoullatës.
-Kjo organizatë është tërësisht e përkushtuar ndaj realizimit të sa më shumë hulumtimeve
shkencore mbi shëndetin publik në të ardhmen të cilët do luajnë një rol të rëndësishëm në
evidentimin, hulumtimin dhe përmiresimin e probleme shëndetësore në tërë popullatën.
Hulumtimet
Kjo qender është e përkushtuar që të kryej hulumtime të shumta në fushën e Shëndetit Publik në
mënyrë që të kontriboj me hulumtime shkencore për përmisimin e shëndetit të popullates.
16
Projektet
Gjithashtu është e përkushtuar që të zhvilloj projekte kombëtare dhe projekte ndërkombëtare me
partnerët e saj , projekte këto që do të kontribojnë në angazhimin e shumë profesionistëve dhe
vullnetarëve për përmisimin e shëndetit të popullatës.
Trajnimet
Në kuadër te kësaj qendre zhvillohen edhe shumë trajnime nga fusha të ndryshme e që për qëllim
kanë rritjen e aftësive të pjesëmarrësve për fushat e caktuara, si: trajnimet për Paketat Statistikore
që përdoren në Shkencat Sociale, Menaxhimin e Projekteve etj.
Vullnetarët
Kjo qendër ka vullnetarët e saj, të cilët janë shtylla kryesore për realizimin e të gjitha
aktiviteteve të qendrës. Ata janë pjesa më e rëndësishme e qendrës të cilët janë të gatshëm për të
kontribuar sa herë që shfaqet nevoja
Klubi I Futbollit Galaksia
Klubi I Futbollit Galaksia është themeluar si shoqatë më 29.07.2010 dhe rreth vetes grumbullon
qindra futbolldashës gjilanas të moshave të reja.
Qëllimi I themelimit të këtij klubi është kultivimi I sportit të futbollit dhe parimeve të sportit në
përgjithësi.
17
Klubi I Judos Gjilan
Klubi I Judos funksionon si shoqatë dhe është themeluar më 22.01.2009.
-Klubi është themeluar me qëllim të edukimit, arsimit dhe përvojes së talenteve të rinj në frymën
e tolerancës, paqes dhe idealeve sportive.
D.R.U.M(DUM)
Kjo organizatë joqeveritare ka statutin e një shoqate,është themeluar më 13.12.2018.
Qëllimi I kësaj organizate është identifikimi I zonave të përshtatshme për zhvillimin e turizmit
rural, promovimi i tyre, si dhe të ndihmoj në zhvillimin e tyre.Gjithashtu të mbrojë ambientin
dhe ta perparoj atë.
Klubi I Gjimnastikës ‘’Halil Alidema’’Gjilan
K.GJ. "Halil Alidema" Gjilan është themeluar më 08.02.2018 dhe funksionon si shoqatë.
18
Objektiv kryesor I ketij klubi është organizimi dhe pjesëmarrja e klubit në garat nacionale në
kuader të Federatës së Gjimnastikës së Kosoves.
Klubi është themeluar dhe strukturuar me qëllim të organizimit dhe zhvillimit profesional të
gjimnastikës në organizim të aktiviteteve garuse në nivel të klubeve në kuader të Federatës së
Gjimnastikës së Kosovës
Klubi Alpin Gjilani-K.A.GJ
Klubi Alpin Gjilani është themeluar më 04.12.2017.
Misioni I tij është që të zhvillojë aktivitete të alpinizmit dhe të bjeshkatarisë si dhe të rrit
ndërgjegjjen tek popullata,me theks te veçantë te qytetarët gjilanas qe të mirren me sport dhe të
rrit kujdesin për natyrën dhe ambientin që na rethon.
Gjithashtu synim I tij eshte zhvillimi i aktiviteteve te alpinizmit dhe bjeshkatarise ne regjionin e
Gjilanit dhe ne regjionet tjera te Kosoves dhe jashte saj.
Klubi Alpin GJILANI është klub i themeluar nga vullnetarë , alpinistë dhe njerez qe kanë marrë
pjesë në shumë ekspedita dhe me eksperiencë të gjatë në këto aktivitete. KAGJ organizon dhe
zhvillon aktivitete që janë të lidhura me natyrën, dhe si i tillë përpiqet që të zhvillohet dhe tu japë
mundësi gjithë qytetarëve që, së pari ti njohin këto aktivitete, e pastaj të marrin pjesë në to.
Zhvillimi i këtij lloji të turizmit, është një nga caqet tona, e për të cilat Kosova ka kapacitete të
mjaftueshme.
Anëtarët e Klubit kanë marrë dhe marrin pjesë në shumë ngjarje të karakterit sportiv, në sportet
malore dhe bjeshkatare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare.
Klubi është i hapur për kreativitet së pari , shendëtësor së dyti , por synimi është mbledhja e sa
më shumë njerzëve që nga përditshmëria e stresit në qytet , në punë , të dalim në natyrë që
19
përmes ecjeve nëpër shtigje të ndryshme në natyrë anekënd Kosovës dhe tërë atë energji të
akumuluar stresuese të zbrazim duke ecur në natyrë.
Po ashtu KAGJ është i hapur në bashkëpunim me klubet tjera,që janë aktive në Kosovë dhe
Shqipëri
ClassiKos
ClassiKos ë shtë themeluar si shoqatë më 29.09.2017.
Misioni i ClassiKos është të aktivizoj popullatën vendore me anë të aktiviteteve kulturore e
artistike që kanë të bëjnë kryesisht me muzikën
ClassiKos ka për qëllim afrimin me muzikë të mirëfilltë artistike të popullsise vendore, pa dallim
gjinie, race, etnie, e moshe.
Shoqata për Kultivimin e Pëllumbave Gjilan
Shoqata per Kultivimin e Pellumbave është themeluar më 16.02.2011.
Kjo shoqatë ka synim kultivimin dhe ruajtjen e pëllumbave racorë si dhe ruajtjen e ambientit ku
jetojnë dhe kultivohen,prezantimit të këtyre ekzemplareve nëpër;gara,revy,panaire dhe ekspozita
të ndryshme qe do të mbahen në nivel komunal,shtetëror dhe më gjerë.
20
Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës
Kjo organizatë eshte themeluar me 12.12.2013.
Objektivat kryesore të kësaj organizate janë:
-Mbrojtja e standardit personal e shoqëror të pensionistëve dhe invalidëve.
-Zhvillimi i të gjitha formave të mundshme të ndihmës dhe vet ndihmës të mbështetur në parimet
e reciprocitetit dhe solidaritetit në mes të pensionistëve ( ndihma në rast të vdekjes, ndihmë në
ushqim dhe barëra).
-Zhvillimi dhe forcimi i mardhënjeve humane e ndërnjerëzore në mes të pensionistëve pa dallim
nga përkatësia kombëtare, gjinore e fetare dhe kujdes të përhershëm për pensionistët dhe
invalidët e sëmurë, të vetmuar dhe në gjendje skamnore.
- Përfaqësimi i interesave të pensionistëve në organet kompetente shteterore dhe publike, për
realizimin e të drejtave të tyre individuale, kujdesi për mbrojtjen shëndetësore dhe shërbimet
rehabilituese.
- Organizimi i brendshëm racional me formim të grupeve nga ekspertët e profileve të ndryshme
për përmbushjen e objektivave të ndryshme të tyre
Aeroklubi Gjilan
Kjo organizatë eshte themeluar më 01.09.2010
Qëllimi I themelimit te saj është;
-Të zhvillojë ndërtimin e shoqërisë civile e demokratike në Gjilan dhe rrethinë të zhvillojë
formimin dhe edukimin e të rinjëve në kulturën e aeronautikës tekniko-sportive, përmes
seksioneve,të bëj organizimin e garave sportive të Aeronautikës,të bëj ushtrimin, shkollimin dhe
aftësimin profesional të kuadrove dhe formimin e seksioneve nëpër shkolla, fakultete dhe
organizata të ndryshme sipas kushteve të aeronautikës.
21
Shoqata e Pedagogëve të Sportit Shkollor-SHPSSH Gjilan
SHPSGJ është themeluar më 30.03.2001.
Kjo shoqatë është e fokusuar kryesisht ne promovimin e kulturës fizike në mesin e qytetarëve,
përmirësimin e ndihmës, përmirësimin e cilësisë së jetës në mesin e individëve dhe
popullates,ofron ndihme në këtë drejtim për fëmijët, njerëzit me deformime funksionale të
trupit. Ofron këshilla dhe ndihmë profesionale për të gjithë nxënësit e fillores.
Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi I Paqes ANP-Gjilan
Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi I Paqes është themeluar më 25.06.2002.
Misioni I kësaj organizate janë:
Promovimi i barazisë gjinore ,organizimi I kurseve dhe seminareve, ligjërata mbi temat; te
fokusuara ne marrëdhëniet femer- mashkull.
-Promovimi i praktikave demokratike.
-Forcimi I zërit te qytetareve permes seminareve.
Vizioni
Arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe stabile në Kosovë dhe Ballkan duke promovuar vlerat
demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e shoqërisë civile.
22
Misioni
Promovimi i kulturës së padhunshmërisë dhe krijimi i një modeli të qytetarit aktiv për ndërtimin
e paqes, inicimin e dialogut ndër-etnik dhe angazhimi në transformimin e konflikteve përmes
trajnimeve, kampanjave avokuese dhe vetëdijësuese.
Qendra Regjionale për Grumbullimin e Qenve Endacak në Gjilan
Kjo qendër funksionon tash e 11 vjet dhe ka statutin e shoqatës.
Kjo organizatë përqendrim kryesor e ka mbrojtjen e kafshëve,posaçërisht qenve,e këtë e bën
përmes grumbullimit të qenve endacak, akomodimit, seleksionimit, dehelmentiziminit,
vaksionimit, kastrimit dhe ne raste të veçanta eutanazisë.
Asociacioni Kulturor-Drita-Gjilan
Ky asociacion është themeluar me 06.03.2000
Asociacioni objektiv kryesor e ka risocializimin dhe edukimin kulturor dhe shpirtëror te rinisë.
23
Shoqata Edukativo-Arsimore PEDAGOGU-Gjilan Sh.E.A.P.Gj.
Kjo shoqatë është themeluar më 22.05.2001
Shoqata është e krijuar mbi bazën e 3 objektivave kryesore:
-Promovimi i cilësisë arsimore të brezave të rinj në epokën e re demokratike.
-Përparimi i metodologjisë së punës së mësuesve me modelet sipas modeleve më të reja të
vendeve perëndimore.
-Mbështetje profesionale për mësuesit, prindërit, nxënësit dhe institucionet arsimore.
Shoqata e Artistëve Figurativ Profesional-Gjilan Sh.A.F.P.
SH.A.F.P është themeluar më 28.05.2003
Kjo shoqatë funksionon mbi bazën e ketyre objektivave:
-Zhvillimi i artit në rajonin tonë, duke përfshirë të gjitha fushat e artit si: foto; skulpturë, grafikë,
art aplikativ etj .
-Vazhdimi dhe ndërkombëtarizimi i artistëve dhe artit
-Bashkëpunimi multietnik me qëllim të zhvillimit të kulturës në përgjithësi
24
Shoqata Bletare Blini-Gjilan
Shoqata Bletare Blini është aktive që nga 03.05.2001
Objektivat thelbësore janë:
-Promovimi dhe zhvillimi i ruajtjes së bletëve.
-Rishikimi dhe shpërndarja e metodave të reja për rritjen e produktivitetit në këtë fushë.
-Si dhe pikësynim I shoqatës do të jetë edhe mbrojtja e mjedisit.
Asociacioni I Studentëve të Mjekësisë ASM-Gjilan
Kjo shoqatë eshte themeluar me 10.05.2002
Qëllimi i kësaj shoqate ështe vetëdijesimi I të rinjve per dukuritë negative si duhani, alkooli dhe
droga.
Ansambli i Këngëve dhe Valleve Gjilani AKVGJ
AKVGJ është themeluar më 22.05.2008 dhe ka statutin e një shoqate.
25
Kjo shoqatë është formuar me të vetmen arsye për të mbledhur, për të kultivuar dhe për të
avancuar vlerat e përgjithshme etnokulturore të melosit shqiptar, duke vendosur në radhë të parë
role dhe tradita popullore që janë specifike dhe autoktone për këtë rajon dhe avancuar artin në të
gjitha fushat dhe krijimtarinë artistike.
Grupi Rinor PAPARAZZI-GJILAN
Grupi Rinor Paparazzi është krijuar më 26.09.2002
Organizata është e përqendruar në krijimin e revistave rinore,organizimin e aktiviteteve të
ndryshme dedikuara rinisë si aktivitete sportive,kulturore dhe artistike,organizimin e
tribunave,takimeve dhe seminareve,forcimin e tolerancës multietnike dhe përfshirjen e të gjithë
individëve pa dallim,race,gjinie,etnie,gjuhe etj.
Klubi i Bejsbollit dhe Softbollit Don Bosko - Gjilan
Klubi është themeluar më 28.06.2016 dhe funksionon si shoqatë.
26
Kjo shoqatë eshte e përqendruar në këto aktivitete:
-Organizimit dhe masivizimit te sportit te bejsbollit dhe softbollit ne Gjilan dhe ne Kosovë;
-Të organizimit dhe integrimit të të rinjve nëpërmjet sportit pa dallim ;
-Kultivimin e frymës se bashkëpunimit, paqes dhe tolerancës ne mese njerëzve (me theks te
veçante te të rinjve) pa dallime dhe kufizime;
-Përkrahja dhe mbështetja e te rinjve kosovar nëpërmjet sportit.
Klubi te Talenti Boxing Promotion Gjilan
Klubi është krijuar më 25.04.2013 dhe funksionon si shoqatë.
Klubi është themeluar me qëllim te masivizimit, zhvillimit te sportit te boksit amator dhe
profesionist për përgatitjen e rinise Kosovare për kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare.
Rrezja e Kosovës Gjilan Charity Society SH.B.RR.K.
SH.B.RR.K është themeluar më 05.01.2001 dhe ka statutin e shoqatës.
Shoqata ushtron këto aktivitete:
27
Organizimi i aktiviteteve humanitare dhe bamirësie.
Ofrimi I ndihmës familjeve të varfra dhe të gjithë njerëzve në nevojë pa dallim.
Organizimi i tubimeve dhe tribunave në fusha të ndryshme kulturore me ekspertë.
Aktivitete kundër fenomeneve negative në shoqëri.
Klubi i Volejbollit Drita - Meshkujt
Klubi është I fokusuar në këto fusha:
Krijimi i një ambienti që do të largoj rininë nga rruga.
Programet e volejbollit do të ofrojnë një mundësi të tillë për të rinjtë e Gjilan të garojnë me njëri-
tjetrin dhe konkursin ndërkombëtar.
Programi gjithashtu do t'i mësojë të rinjtë për aftësinë fizike dhe punën në ekip.
Klubi është aktiv tash e 15 vjet
NGO-OJQ AL – BA GYM Gjilan
Organizata Joqeveritare AL-BA GYM është krijuar më 20.07.2011
Organizata është themeluar me qëllim të :
-Zhvillimit fizik të të rinjëve – të rejave,
28
-pjesëmarrjes së të rinjëve- rejave nëpër gara sportive duke filluar që nga ato komunale,
regjionale,republikane, shtetërore, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare.
Shoqata AGRO-EKO – Gjilan
Shoqata është themeluar më 24.11.2006
Shoqata bazohet mbi këto objektiva:
Rritja dhe profesionalizmi i sektorit të bujqësisë, rritja e bizneseve të vogla në zonat rurale, në
veçanti grupet e grave, kryesisht në fushën e bujqësisë.
Një mjedis më ekologjik në Rajonin e Gjilanit.
Klubi Futbollistik GJILANI - Gjilan
Klubi është themeluar më 20.04.2007
Organizata është krijuar me qëllim të vazhdimit të aktivitetit sportiv, pikërisht futbolli dhe
qëllimi i tij është të edukojë zhanrin e ri mbi futbollin.
29
OJQ PEMA
Organizata Joqeveritare Pema është organizatë joqeveritare që punon ngushtë me autoritetet
kombëtare dhe lokale, si dhe me institucionet lokale dhe organizatat tjera për të ofruar shërbime
sociale të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar.
PEMA shërbimet e veta i shtrinë te disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë.
PEMA mbështet fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e neglizhuar dhe familjet e tyre në
Kosovë, përmes:
-Ofrimit të shërbimeve esenciale psikosociale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijimin e
referimeve me shërbimet sociale, shëndetësore dhe arsimore,
-Mbështetjes së familjeve për t’u kujdesur ndaj fëmijëve të tyre dhe sigurimin e intervaleve të
pushimit,
-Mbështetjes dhe fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta,
-Avokimit për të drejtat e fëmijëve dhe të përgjegjësive të shoqërisë kosovare,
-Ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve vendorë për të mbështetur dhe për t’u kujdesur ndaj
fëmijëve me aftësi të kufizuara,
-Zhvillimit të një modeli të kujdesit që do të mund të përsëritej në tërë vendin.
Klubi Futbollistik Përlepnica
30
KF PËRLEPNICA është themeluar më 03.04.2009.
Objektivat kryesore janë:
-Zhvillimi dhe masovizimi i futbollit të vogël në përgjithësi,
-Krijimi i kushteve për plotësimin e nevojave të aktiviteve në lëmin e futbollit të vogël,
-Kultivimi i marrëdhënieve të shëndosha njerëzore,
-Nxitja e sportit ne frymën e tolerancës dhe të idealeve Olimpike të paqës, solidaritetit, miqësisë
dhe lojës së ndershme.
Rinia Studentore ‘’Kadri Zeka’’ RS-UKZ
Kjo organizatë është themeluar më 14.04.2017
Organizata ka këto objektiva:
Të përfaqësoj studentët sa më denjë duke krijuar mundësi për avancim profesional të tyre
gjithashtu do promovoj vlerat më sublime të shoqërisë përmes aktiviteteve edukative, sociale e
kulturore duke organizuar kështu jetën studentore brenda dhe jashtë Universitetit.
Rinia Studentore - Kadri Zeka është themeluar me qëllim të përfaqësimit dinjitoz të studentëve,
të fuqizoj pjesëmarrjen e të rinjëve në vendimmarrje si brenda organeve të Universitetit ashtu
edhe jashtë tij dhe të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së studimeve.
Shoqata e Unionit të Zjarrfikësve Vullnetar të Komunave të Rajonit të Gjilanit
Kjo organizatë është themeluar më 07.10.2004
31
Shoqata është themeluar me arsyen për të avancuar mbrojtjen nga zjarri dhe zhdukja.
Klubi i Skitarisë Gjilani - GjilanKSGJ
Klubi I Skitarisë është themeluar më 29.12.2005 dhe funksionon si shoqatë.
Qëllimi I KSGJ-se është përfshirja e të rinjve dhe qytetarëve në sport, pa marrë parasysh gjininë,
gjuhën, fenë, mendimin politik, moshën, origjinën sociale dhe etnike, lidhjen me bashkësinë
etnike, pronën ose lindjen, me qëllim të ngritjes miqësi për të arritur rezultate sportive dhe
largimin e të rinjve nga mjedisi i dëmshëm dhe dukurite negative.
Klubi Atletik Gjilani
Klubi Atletik Gjilani është krijuar më 08.02.2006
Objektivat kryesore janë :
-Të krijojë një bashkëpunim shoqëror dhe besnik midis anëtarëve të organizatës klub për të
mirën e sportit, paqes dhe tolerancës ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe jashtë saj.
32
-Për të siguruar që asnjë garë, fetare dhe politike ose ndonjë diskriminim tjetër nuk po ndodh në
atletikë,
-Të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar këtë diskriminim.
-Të krijojnë marrëdhënie reciproke midis shoqatës sportive në organizata.
Lidhja në Interes Zhvillimor për të Ardhmën e Rinisë - Gjilan LIZA - R - Gjilan
Lidhja në Interes Zhvillimor per te Ardhmen e Rinisë është themeluar më 21.06.2007.
Vizioni, Misioni dhe Qëllimi
Organizata është themeluar me qëllim të integrimit,fuqizimit dhe ngritjës së kapaciteteve të
rinisë në procese demokratike. Për ti përmbushur qëllimet e saj organizata do ti ndërmarr,por nuk
do të kufizohët vetëm në këto aktivitete e poshtë shenuara:
– Trajnime (edukim jo formal),në lidhje me demokratizimin ,të drejtave të rinisë planifikimin
dhe menaxhimin e projekteve,lidershipin,edukimin shëndetesor,semundjeve virusale,dukurive
negative.
– Për ti ndihmuar të varfërve (ndihmë sociale të të rinjeve).
– Në integrimin e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri.
– Organizimi i shfaqjeve për ti mbledhur së bashku studentët dhe etnitetet e ndryshme.
– Organizimi i mbledhjeve/debateve për ti diskutuar ose adresuar qështjet e interesave të
grupeve rinore të ndryshme:hulumtimi dhe identifikimi i qështjet me interes që i brengosin të
rinjët në bashkësine e tyre.
– Organizimin e ngjarjeve/garave/lojrave sportive.
33
– Krijimi i broshurave posterave,për të bëre publike një ide/ngjarje/aksion.
– Takime me përfaqësues të institucioneve publike,organizata lokale dhe ndërkombetare,media.
– Organizimi i ngjarjeve së bashku me rininë si psh: dita e pastrimit në komune,pastrimi i parkut,
rrugëve,shkollave,ekspozita të qytetit.
– Prodhon material informativ.
– Udhëheqjen e fushatave për ngritjen e vetëdijës.
– Udhëheqjen e fushatave avokuese.
Klubi i Futbollit Bashkimi - Gjilan K.F. Bashkimi - Gjilan
KF Bashkimi është themeluar me 27.12.2017 dhe funksionon si shoqatë.
Klubi ka këto objektiva kryesore:
Përfaqësimi i interesave të përbashkëta përpara qytetit, përfaqësues të shtetit, shoqata sportive
dhe organizata.
Sigurimi i kushteve për zhvillimin e sportit të futbollit në shkallë më të lartë.
Ndërmarrja e aktiviteteve për avancimin e sportit të futbollit.
Klubi i Karatesë Dardania - Gjilan KK Dardania - Gjilan
Klubi I Karatesë është themeluar më 14.02.2008
Organizata është krijuar me objektivin e zhvillimit të parimeve të karatesë dhe sportit në
përgjithësi.
34
Maad Linkz hip hop dance studio
Maad Linkz Hip Hop Studio është themeluar më 07.05.2014 dhe ka statutin e një shoqate.
Organizata është themeluar me qëllim të: nxitjes, kultivimit, begatimit dhe afirmimit të vlerave të
qëndrueshme skeniko-muzikore,si dhe pjesemarrja ne shtetet europiane,po ashtu dhe
perfaqesimi ne gara te ndryshme boterore ku merr pjese Republika e Kosoves.
Shoqata Kulturore GILAN
Kjo shoqatë është themeluar më 24.05.2012
Organizata ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike përmes aktiviteteve te ndryshme,
me qëllim të integrimit, arsimimit, vetëdijësimit dhe informimit të shoqërisë pa dallim
nacionaliteti, ngjyre, race apo religjioni në tërritorin e Republikës së Kosovës.
NISMA PËR NDRYSHIME DHE INTEGRIME SHOQËRORE- CHANGE
35
Kjo shoqatë ushtron aktivitetin e saj tash e 12 vjet që nga 06.03.2008
Organizata është themeluar me qëllim të ndërtimit të një qytetarie dhe rinie të shëndoshë ku ata
do të mund të ndryshojnë dhe integrohen nëpërmjet aktiviteteve vetëdijësuese.
Shoqata e Invalidëve Civil të Luftës së Fundit 1997-1999 - Gjilan
Kjo shoqatë është aktive që nga 06.03.2008
Objektivat kryesore të kësaj shoqate janë:
-Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të përgjithshme të invalidëve civil të luftës së fundit(1997-
1999) (ICL)
-Kontrollimi dhe informimi I anëtarëve të saj me të drejtat dhe detyrimet e tyre
-Përpilimi dhe propozimi I rregulloreve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave te SHICL,
bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare,si dhe shoqatat tjera lidhur me qështjet e
ICL,per qka ky bashkëpunim ndikon në realizimin e interesave dhe të drejtave te anëtarëve te saj.
Shoqata e Paraplegjikeve dhe e Paralizes se Femijeve -Handikos –Gjilan
HANDIKOS është themeluar në vitin 1983, ndërsa është ri regjistruar në vitin 2000, pranë
institucionit kompetent për regjistrim të organizatave joqeveritare në Kosovë nga z. Halit
Ferizi,z. Xhelal Xharra dhe z. Afrim Maliqi.
36
HANDIKOS ka për qëllim përfaqësimin dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar duke
avokuar dhe lobuar, duke ofruar shërbime profesionale për të ngritur mirëqenien e tyre dhe për
të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme për të gjithë.
-Për ta përmbushur qëllimin e saj, HANDIKOS cakton, por nuk do të kufizohet vetëm në këto
objektiva:
a) Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut për personat me aftësi të kufizuara, ku
përfshihen e drejta për lëvizje të lirë, shërbime cilësore shëndetësore, mirëqenie
sociale, arsim dhe punësim.
b) Ofrimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara fizike.
- Për ti arritur objektivat e saj, HANDIKOS do të ndërmerr, por nuk do të kufizohet vetëm në
këto aktivitete:
a) Pjesëmarrje aktive avokuese dhe lobuese tek institucionet publike dhe jo publike,
vendore dhe ndërkombëtare, për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe
pozitës së personave me aftësi të kufizuar fizike në shoqëri;
b) Në bazë të përvojës dhe ekspertizës, ofron rekomandime për përfshirjen e të drejtave të
personave me aftësi të kufizuara fizike në politikat dhe legjislacionin e Kosovës.
c) Ndërmerr fushata për ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i njohur, kuptuar, pranuar dhe
respektuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara fizike.
d) Ofron shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara, në bazë të standardeve të
shërbimeve dhe me staf të kualifikuar profesional dhe të licencuar për shërbime sociale
dhe shërbime tjera profesionale.
Muay Thai Katana Gjilan -KTH Katana Gjilan
37
Ky klub sportiv është themeluar më 26.12.2019
Objektiv Kryesor I këtij klubi është masovizimi dhe zhvillimi I sportit Muay Thai dhe përgatitja
e rinisë së Komunës se Gjilanit për kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shoqata e Grave Teuta Gjilan
Shoqata e Grave Teuta-Gjilan është themeluar më 17.05.2002
Objektivat kryesore te kësaj shoqate jane:
Mbështetja dhe përkrahja e gruas në lidhje me; emancipimin e gruas në biznes dhe ekonomi dhe
zhvillimin I aktiviteteve per trajnimin,ritrajnimin dhe monitorimin e aktiviteteve të tjera për
fuqizimin e gruas.
Klubi e-Sports Gjilan
Ky klub është themeluar më 04.12.2019 dhe funksionon si shoqatë.
Klubi ka për qëllim që të promovojë, organizojë, rregullojë dhe popullarizojë sportin e E-sports
në Gjilan.
Të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve me klubet dhe organizatat sportive të kësaj fushe
dhe të mbrojë interesat e E-sports në vend.
Angazhimin në ndërkombëtarizimin e këtij sporti dhe angazhimi për t’u anëtarsuar në Federatën
vendore dhe përmes kesaj në atë ndërkombëtare.
Shkolla e Futbollit 'GS Gjilan
Kjo shkollë është themeluar më 28.01.2019 dhe ka statutin e nje shoqate.
Qëllimi i Shkolles se Futbollit, është që nëpërmjet sportit të futbollit ti zbulojnë dhe promovojnë,
38
talentët e rinj, inkurajimin dhe stimulimin e tyre të cilët janë të aftë për të luajtur futboll në
territorin e Republikës së Kosovës dhe jashte saj.
Këshilli Rinor për Bashkëpunim Ndërkufitar - Gjilan
Ky këshill funksionon tash e 13 vjet.
Qëllimi I këtij këshilli është:
Të punojnë për ndryshime pozitive në bashkësi,
Fuqizimi I te rinjve kultivimi I marrëdhënie ndëretnike ,zhvillimi dhe koordinimi I kapaciteteve
dhe organizimi I aktiviteteve të ndryshme me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së zërit te rinisë.
KLUBI I TAEKWONDOS GJILANI
Ky klub është themeluar me 24.10.2012
Qëllimi I këtij klubi është organizimi I aktiviteteve të ndryshme si rekreacioni,largimi I të rinjve
nga energjitë negative,motivimi I te rinjve që ta njohin sportin dhe mirëmbajtja e mjedisit,dhe
prezantimi I Kosovës nëpër olimpiada të ndryshme ndërkombëtare.
Klubi i Tiplerave Gjilani
KY klub është themeluar më 16.02.2015 dhe ka statutin e shoqates.
Qellimi I themelimit te këtij klubi eshte ngritja dhe zhvillimi i garave, dhe kultivimit, rritjes dhe
garave me pëllumbin tippler.
39
Moto Club UGLARI
Ky klub sportiv është aktiv që 6 vjet.
Organizata është themeluar me qëllim të rekreacionit sportiv me motoçikletë.
Klubi i Shenjëtarisë Katana
Ky klub është krijuar më 25.06.2009
Objektivat kryesore të këtij klubi jane:
-Të ndërtoj një bashkëpunim shoqëror dhe lojal sportiv, në mes të të gjithë anëtarëve te klubit.
-Të nxis dhe zhvilloj shenjëtarine në të gjitha format e paraqitura.
-Të harmonizoj aktivitetet mes anëtarëve te tij.
-Të caktoj politikën e zhvillimit të sportit te shenjëtarisë ne fshat e më gjerë.
Shoqata Enigmatike Ndre Mjeda Gjilan SH.E.N.M.Gj.
Kjo shoqatë funksionon tash e 20 vite
Qëllimet kryesore të kësaj shoqate janë:
-Të promovojë dhe popullarizojë Enigmatikun.
-Zhvillimi dhe përparimi i enigmatikës, posaçërisht i enigmatikës shqiptare.
40
Klubi Kickbox-it GJILANI – Gjilan
Organizata është themeluar me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të sportit të kikboksit, dhe për
përgatitjen e të rinjve të Kosovës për kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare.
Shoqëria Bjeshkatare Dardania - Gjilan
Kjo shoqatë funksionon tash e 13 vjet.
Qëllimet kryesore të kësaj shoqate janë:
-Përfshirja masive e sportit alpinistik,
-Të krijohen kushtet për punë në shoqëri ,
-Të përfshijë të gjitha moshat dhe gjinitë,
-Edukimi i skuadriljeve,
-Të bashkëpunojë me shoqëritë e tjera dhe federatën e alpinizmit të Kosovës,
-Bashkëpunimi ndërkombëtar,
-Organizimi i mbledhjeve të asamblesë dhe bordit.
Klubi i Boksit Drita – Gjilan KB Drita
Organizata është krijuar për të bashkuar të rinjtë pa ndryshim në moshë, gjini, orientim politik,
kombësi, fe dhe strukturë shoqërore me qellim qe nepermjet ketij sporti te arrijne kapacitete
fizike, psikike dhe funksionale, si dhe stimulimi dhe inkurajimi i njerëzve me aktivitete sportive
dhe krijimi i infrastruktures sportive.
Unioni Studentëve - Gjilan USGJ
Ky union eshte themeluar me 10.04.2019
41
USGJ ka mision të promovoj vlerat më sublime të shoqërisë përmes aktiviteteve rinore duke
organizuar kështu jetën studentore brenda dhe jashtë Universitetit.
Organizata është themeluar me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të studentëve, krijimin e
mundësive për avancim profesional e social të studentëve
Unioni Rinor Perspektiva e Gjilanit
Misioni I këtij unioni është:
-Promovimi dhe zhvillimi i jetës rinore në fshatin Livoq I Poshtem,
–Organizimi i ngjarjeve të ndryshme kulturore, artistike dhe sportiv,
–Trajnimi i të rinjëve në fusha të ndryshme,
-Të drejtat e njeriut,
-Mbrojtja e mjedisit.
Auto Klubi Gjilani
Ky autoklub është krijuar më 02.12.2015
Objektivat kryesore të këtij klubi janë:
- Vetëdijësimi dhe aftësimi i të rinjëve në lëminë e komunikacionit dhe garave të ndryshme,
-Njohja dhe shkëmbimi i përvojave në lidhje me komunikacionin dhe auto sportin,
- Promovimin i vlerave auto sportive dhe garuese.
Steelwings Gjilani
Shoqata është funksionale tash e 5 vjet.
Objektivat kryesore të kësaj shoqate janë:
42
• Zhvillimi dhe zbulimi i vlerave të motoristëve në Kosovë,
• Informimi i të gjitha moshave dhe gjinive per motoçikleta
• Planifikimi grupor dhe njohja me organizime të ndryshme
• Udhëtime turistike nëpër terrene të ndryshme me pjesëmarrje te anëtarëve dhe të njerëzve të
tjerë te cilët kane interes per këtë lloj te sportit.
KOSOVA GILAN BURSASPORLU TARAFTARLAR DERNE
Organizata është themeluar me qëllim t’i mbrojë te drejtat të tifozëve sportiv të Bursës ta forcojë
bashkëpunimin dhe të shkëmbejë përvojat në mes të grupeve të tifozave sportiv në Gjilan dhe
jashtë tij si dhe integrimi, fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të rinisë në procese vendimmarrëse
Aeroklubi FARUZA Gjilan Ak FARUZA
Qëllimet kryesore janë:
-Sigurimi i arsimimit i të rinjve Kosovar për degët aeronautike të cilat
-AeroKlub i Gjilanit duhet të bashkëpunojë me shkollën aeronautike të Kosoves.
–Organizimi i konkurrencës në nivele të ndryshme.
–Krijimi i kushteve për zhvillimin e të gjithë veprimtarisë aeronautike në përgjithësi
Shoqata Për Ruajtjen e Egërsirave ,Gjueti dhe Mbrojtje Të Ambientit UJKU-GJILAN
Kjo organizate funksionon tash e 20 vjet dhe ka statutin e nje shoqate.
Organizata është themeluar me qëllim për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët shtëpiake.
43
Klubi Sportivi Vëzhguesve GJILAN
Kjo shoqatë është aktive tash e 15 vjet
Qëllimet kryesore te këtij klubi janë:
Zhvillimi dhe rritja e aktiviteteve të Scut Sport dhe promovimi dhe avancimi i mëtejshëm i këtij
lloji te sportit.
Shoqata Kulturore dhe Bëmirëse Sofra Livoç / Cultural and Charity Association
Sofra Livoç - Gjilan
Kjo shoqatë është aktive tash e 7 vjet që nga 07.02.2013.
Qëllimi I themelimit të kësaj shoqate jane:organizimet e ndryshme të karakterit kulturor dhe
organizime të tjera me karakter humanitar dhe bemires.
Klubi Futbollistik Femrat Drita K.F.F Drita
Ky klub është themeluar më 29.08.2012 dhe ka statutin e një shoqate.
Klubi kryen detyrat dhe ka për qëllim primar zhvillimin e sportit të futbollit të femrave dhe në
interes të anëtarve të vet, si dhe posaçërisht:
1. Përfaqëson interesin e përbashkët të klubit para qytetit, organeve shtetërore, organeve sportive
dhe organizatave.
2. Siguron kushtet për zhvillimin e talentëve të rinj në lojën e futbollit.
3. Ndërmerr aktivitete për përparimin dhe aftësimin e sportit të futbollit të femrave dhe përcjell si
dhe i njofton antarët me provojën ndërkombtare në lëmin e sportit të futbollit.
4. Organizon dhe i mundëson ndihme profesionale antarëve të vet për përparimin e punës së tyre.
44
5. I njofton me të ariturat e kuadrit në klub, posaqërisht të udhëheqësve dhe punëtorve
profesional.
6. Punon në forcimin e moralit sportiv të anëtarve të vet dhe vërteton rregullat e sjelljes në
marredhëniet e tyre.
7. Për punë
Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Gjilan KVRL - Gjilan
Ky këshill është krijuar më 30.12.2010 dhe është organizata ombrellë e të gjitha organizatave
tjera joqeveritare lokale ne Komunën e Gjilanit.
Qëllimi i KVRL si organizate e pavarur dhe jopërfituese është që ta përfaqësoj dhe përkrah
sektorin e rinisë ne Kosovë ne politikat vendimmarrëse, të kultivoj proceset zhvillimore, të
promovoj edukimin shëndetësor, kulturor, mjedisor, të drejta e njeriut, demokraci, dhe fushat e
tjera të ndërlidhura për zhvillim dhe integrim te gjithëmbarshëm te rinise ne nivelin e vendit dhe
ndërkombëtar.
Rinia Progres i Zhvillimit Gjilan RPZH- Gjilan
Kjo organizatë joqeveritare është themeluar më 27.02.2014.
Organizata është themeluar me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet
me synim për të përparuar të drejtat e të rinjve dhe për të siguruar që zëri i fuqishëm kolektiv i të
rinjve të dëgjohet tek politikëbërësit dhe vendimmarrësit në nivel Komunal.
KAPITULLI IV-Bashkëpunimi i OJQ-VE me Komunën
4.1ORGANIZATAT JOQEVERITARE DHE BASHKËPUNIMI ME PUSHTETIN
LOKAL(KOMUNËN E GJILANIT)
45
4Shoqëria Civile paraqet një “shtyllë” të rëndësishme në rritjen e pjesëmarjes së qytetarëve në
vendimarrje, poashtu edhe në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit lokal.
Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale,Komuna e Gjilanit ashtu si komunat e tjera në vend
organizon dy herë në vit takime publike në të cilën mund të marr pjesë secili person apo
organizatë me interes në komunë,gjithashtu ka komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të
pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.Në këto komitete përfaqësuesit e organizatave
joqeveritare inkurajojnë qytetarët për anëtarësim në këto organizata duke I stimuluar që të
merren me aktivitete të ndryshme me qëllim të përmirësimit të jetës së tyre në aspektin
social,ekonomik,arsimor,kulturor.
Vlen të përmendet se gjatë këtyre viteve është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi,I cili ka
kulmuar me ndërtimin e një lokacioni të përbashkët për të gjitha organizatat joqeveritare lokale
qe ushtrojnë aktivitetin e tyre.
4.2 Financimi I OJQ-ve nga Komuna e Gjilanit
Qëndrueshmëria financiare dhe sigurimi i fondeve është një problem “kronik”, i cili po e përcjell
ne vazhdimësi sektorin e shoqërisë civile në Komunën e Gjilanit.
5 Organizatat joqeveritare lokale financohen në masë të madhe përmes projekteve të ndryshme
nga fondet e organizatave ndërkombëtare(rreth 70%) dhe nje pjesë e vogël përmes
subvencionimit ne formë të granteve.
4 3)http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
46
Duke qenë se financimi eshte kyç ne mënyrë qe këto organizata të kryejnë rolin e tyre në mënyrë
efikase,dhe nga ana tjetër të arrijnë impaktin e dëshiruar me qëllim te rritjes së pjesëmarrjes dhe
angazhimit qytetar në vendimmarrje,dalin ne pah këto mangësi:
Përkundër numrit relativisht të madh të organizatave të shoqërisë civile të cilat ofrojnë
shërbime publike në Gjilan, përkrahja financiare nga autoritetet lokale nuk
është e kënaqshme dhe e barabartë për të gjithë;
• Mungesa e mbështetjes ligjore për ofrimin e shërbimeve publike;
• Nevoja e përgjithshme e krijimit të një mekanizmi bashkëpunues me autoritetet lokale
publike
KAPITULLI V -Anketë me qytetaret e Gjilanit
Krejt në fund të këtij hulumtimi,zhvillova një anketë me qytetarët e Komunës së Gjilanit per të
parë nga afër njohuritë qe ata kanë në lidhje me funksionimin e këtyre organizatave.
Në këtë hulumtim kane marrë pjesë 30 persona,prej tyre 15 meshkuj dhe 15 femra.
Mosha mesatare e tyre ishte 30 vjet.
5 3)http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
47
Prej tyre 15 ishin me shkollim të mesëm,dhe 15 kishin të përfunduar shkollimin universitar.
5.1.Pyetjet e Anketës
Të anketuarit u përgjigjën në këto pyetje:
-A e dini se çfarë janë organizatat joqeveritare?
-A keni marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë aksion vullnetar?
-A jeni pjesë e ndonjë organizate joqeveritare?
-A mendoni se duke qenë anëtar/e e ndonje organizate do të mund të ndikonit në përmirësimin e
jetës suaj dhe komunitetit?
-A mendoni se aktivizimi qytetar është promotor që pushteti lokal të
jetë më transparent dhe llogaridhënës?
-A është ne nivel të kënaqshëm sipas jush bashkëpunimi ndërmjet OJQ-
ve dhe pushtetit lokal?
5.2.Përgjigjet e Anketës
Në pyetjen e parë,te gjithë të anketuarit u përgjigjën se janë grupime vullnetare pa qenë të
ndikuara nga pushteti lokal.
Në aksion vullnetar kishin marrë pjesë prej 15 të anketuarve meshkuj 10 prej tyre pohuan se
kishin marrë pjesë në pastrimin e mbeturinave nga lagjet e tyre,dhe aktivitete të tjera,5 te tjerët
48
thanë se nuk kishin marrë pjesë,ndërkaq nga të anketuarat(15 gjithsej) te gjitha u përgjigjën se po
kishin marrë pjesë ne punë vullnetare.
Ne pyetjen e tretë vetëm 5 prej 15 te anketuarve meshkuj pohuan se jane pjesë e një organizate
joqeveritare,nga ana tjetër 10 femra thanë se ishin të angazhuara ne organizata joqeveritare
Ne pyetjen e katërt te gjithë pranuan se do të kishin nje jetë më te mirë ne te gjitha aspektet.
Ne pyetjen e pestë po ashtu te gjithë u pajtuan se aktivizimi qytetar ushtron ‘’presion pozitiv’’ te
pushteti lokal ne menyre qe ata ti mbajë të informuar gjithmone per punët,projektet dhe
aktivitetet.
Sa I përket pyetjes së fundit,te anketuarit u shprehën se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal
dhe OJQ-ve nuk është fare në nivel të duhur,kjo si rrjedhojë e mungesës së informimit të
qytetarëve si dhe mos organizimit të forumeve dhe kampanjave të ndryshme nga ana e komunës
per rëndësinë dhe rolin e aktivizimit qytetar.
Ne fund të kësaj ankete konkludova se një pjesë e madhe e qytetarëve e kuptojnë rolin dhe
rëndësinë e pazëvendësueshëm te OJQ-ve ne fuqizimin e angazhimit qytetar.
KAPITULLI VI-SHQYRTIME PERMBYLLESE
6.1 Perfundimi
49
Organizatat Joqeveritare ne Komunen e Gjilanit ushtrojnë aktivitete të ndryshme
kulturore,arsimore,sportive,shëndetësore,etj.Ajo çka është më e rëndësishme dhe që vlen të ceket
është përparësia qe ka një laramani te këtyre organizatave duke u munduar që të prekin çdo pore
te jetës shoqërore si dhe inkurajimin,stimulimin dhe nxitjen e tyre në rritjen e aktivizimit qytetar.
Me gjithë kapacitetet e kufizuara dhe mungesës se përkrahjes,këto organizata megjithatë po ia
dalin mbanë duke u quajtur me të drejtë ‘’zëri I qytetarëve’’ dhe në një farë mënyre
‘’mbikëqyrëse të pushtetit lokal’’.
6Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) qeveritë(qendrore apo
lokale) mund të thellojnë bashkëpunimin me qytetarët përmes:
-Informimit
Ky është hapi bazik dhe i njëanshëm kur qeveritë me vetëiniciativë informojnë publikun për
proceset dhe
vendimet, ose qytetarët e kërkojnë informacionin përmes mekanizmave ligjorë, si e drejta për
qasje në
dokumente publike, informacionet e publikuara në gazeta zyrtare ose në uebfaqe.
Informimi është parakusht për konsultime. Përmes konsultimeve institucionet vendimmarrëse
kërkojnë
dhe marrin reagime për politikat. Shembuj për këtë janë konsultimet për legjislacionin,
dokumentet
strategjike, matja e qëndrimeve të publikut, etj. Konsultimi përbën një komunikim të kufizuar të
dyanshëm
6 https://opendata.rks-gov.net/sq/dataset/f006476e-945c-4d3c-ad39-9ef59623222b
50
në mes qeverisë dhe qytetarëve.
7Angazhimi i qytetarëve në procesin e vendimmarrjes është formë e avancuar e komunikimit të
dyanshëm
në mes të qeverisë dhe qytetarëve. 8Pjesëmarrja aktive nënkupton se qytetarët angazhohen
drejtpërdrejtë në propozim të politikave, edhe pse natyrisht kjo nuk nënkupton marrjen e të
drejtës së personave të zgjedhur për të dhënë vendimin përfundimtar.
6.2.Rekomandimi
Niveli i aktivizmit qytetar në Gjilan është ende i ulët. Përkundër ekzistencës së mbi 40 OJQ-ve
lokale,ende nuk ka nje kulturë informimi dhe vetëdijësimi per qytetarët,krejt kjo si rezultat I mos
organizimit të forumeve dhe kampanjave,përgatitjes së broshurave për fushëveprimtarine e tyre.
Edhe në rastet kur qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile marrin pjesë në procesin e
konsultimeve, në shumë raste kërkesat e tyre neglizhohen.
9OJQ-të janë ndarë të pakënaqura edhe në rastet kur janë përfshirë në nisma legjislative të
organeve komunale apo kanë dorëzuar peticione për çështje të caktuara.
Për dallim nga niveli qendror, ku ekziston një rregullore e hollësishme për procesin e
konsultimeve publike,
në nivel lokal nuk ekziston një rregullore e tillë.
10Rregullorja e MAPL për transparencë në komuna çështjen e konsultimeve e përmend vetëm në
një nen, kurse rregulloret e komunave për transparencë janë mjaftuar duke kopjuar fjalë për fjalë
Rregulloren e MAPL.
Prandaj,rekomandoj që;
7 https://opendata.rks-gov.net/sq/dataset/f006476e-945c-4d3c-ad39-9ef59623222b
8 http://www.keen-ks.net/site/assets/files/
9 http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
10 http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
51
Të organizohen forume dhe kampanja të ndryshme së paku 1 herë në 3 muaj
-Përgatitja e materialeve dhe broshurave
-Krijimi I një regjistri online nga Komuna të OJQ-ve dhe aktiviteteve të tyre
-Përpilimi I nje rregulloreje e cila do të promovonte transparencë dhe do të avanconte edhe më
tej procesin e konsultimeve në Komunën e Gjilanit
6.3Referenca
52
1) http://www.keen-ks.net/site/assets/files/
2) http://www.civikos.net/repository/docs/
3) http://qeverismirë.info/shq/
4) http://www.civikos.net/repository/docs/
5) http://www.keen-ks.net/site/assets/files/
6)https://opendata.rks-gov.net/
7) http://www.keen-ks.net/site/assets/files/
8)www.kcsffoundation.org
9)www.organizatatjoqeveritare-rks.org
10) www.qeverismirë.info//shoqëria civile
6.4 Literatura
https://opendata.rks-gov.net/sq/dataset/f006476e-945c-4d3c-ad39-9ef59623222b
http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.p
df
http://www.keen-ks.net/site/assets/files/1422/studimi_-
_pjesëmarrja_dhe_ndikimi_i_shoqërisë_civile_ne_politikë-
bërje_dhe_vendimmarrje_në_kosovë_alb.pdf
www.kcsffoundation.org

More Related Content

What's hot

Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik RinorAjeti1
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitRefik Mustafa
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesoreKujttim Thaçi
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Menaxherat
 
Marketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutMarketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutbujar30
 
Vendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeVendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeKastriot Gashi
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoEsi Hasko
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialVerlona Pireci
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provimv z
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateMenaxherat
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëStudentët e Pejës
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarikYllYmeri
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoEsi Hasko
 
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)julimarsi
 

What's hot (20)

Punim seminarik
Punim seminarik Punim seminarik
Punim seminarik
 
E Drejta e Falimentimit
E Drejta e FalimentimitE Drejta e Falimentimit
E Drejta e Falimentimit
 
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta BiznesorePunim Seminarik E Drejta Biznesore
Punim Seminarik E Drejta Biznesore
 
Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011Udhezime per pune seminarike 2011
Udhezime per pune seminarike 2011
 
Marketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregutMarketingu hulumtimi i tregut
Marketingu hulumtimi i tregut
 
Punimi seminarik
Punimi seminarik Punimi seminarik
Punimi seminarik
 
Konsumatori
KonsumatoriKonsumatori
Konsumatori
 
Vendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe gruporeVendimmarrja individuale dhe grupore
Vendimmarrja individuale dhe grupore
 
E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1E drejta e procedures civile 1
E drejta e procedures civile 1
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Leksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi haskoLeksione e dr.administrative esi hasko
Leksione e dr.administrative esi hasko
 
E drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit socialE drejta e punës dhe sigurimit social
E drejta e punës dhe sigurimit social
 
E drejta sendore provim
E drejta sendore provimE drejta sendore provim
E drejta sendore provim
 
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrateKushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
Kushtet esenciale per lidhjen e nje kontrate
 
Si të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikëSi të hartojmë një punim seminarikë
Si të hartojmë një punim seminarikë
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi haskoE drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
E drejta e detyrimeve & llojet e kontratave esi hasko
 
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
Shoqerite Aksionere..E drejte tregtare (Ekonomi Manaxhim)
 
Ndermarrjet
NdermarrjetNdermarrjet
Ndermarrjet
 
Procedura Civile
Procedura CivileProcedura Civile
Procedura Civile
 

Similar to Punim diplome 2020

Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareМЦМС | MCIC
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveМЦМС | MCIC
 
Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...
Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...
Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...МЦМС | MCIC
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022МЦМС | MCIC
 
Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...
Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...
Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...МЦМС | MCIC
 
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së KonsumatoritKapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së KonsumatoritKujtim Hameli
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVEALB-AID Kukes
 
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfHulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfAvdyl Gashi
 
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...shar bakalli
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S EParlamenti Rinor
 

Similar to Punim diplome 2020 (20)

Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetareDoracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
Doracak për mekanizmat për bashkëpunim të NJVL me organizatat qytetare
 
MCMS Raport Vjetor 2019
MCMS Raport Vjetor 2019MCMS Raport Vjetor 2019
MCMS Raport Vjetor 2019
 
MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020
 
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së LigjeveDoracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
Doracak Për Pjesëmarrjen e Opinionit Publik në Procesin e Sjelljes së Ligjeve
 
Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...
Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...
Strategjisë së Komunës së Jegunovcit për bashkëpunim me sektorin civil dhe zh...
 
MCMS Raport Vjetor 2017
MCMS Raport Vjetor 2017MCMS Raport Vjetor 2017
MCMS Raport Vjetor 2017
 
Shenjë se mundet
Shenjë se mundetShenjë se mundet
Shenjë se mundet
 
Besimi ne Мaqedoni
Besimi ne МaqedoniBesimi ne Мaqedoni
Besimi ne Мaqedoni
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
 
Fake News, Shqipëri
Fake News, ShqipëriFake News, Shqipëri
Fake News, Shqipëri
 
MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021
 
MCMS Raport Vjetor 2018
MCMS Raport Vjetor 2018MCMS Raport Vjetor 2018
MCMS Raport Vjetor 2018
 
Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...
Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...
Strategjisë së Komunës së Dibrës për bashkëpunim me sektorin civil dhe zhvill...
 
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së KonsumatoritKapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
Kapitulli 1: Një Vështrim i Përgjithshëm i Sjelljes së Konsumatorit
 
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVEUDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË  NXËNËSVE
UDHËZUES PËR KRIJIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QEVERISË SË NXËNËSVE
 
etika e punes
etika e punesetika e punes
etika e punes
 
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdfHulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf
 
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
Tema master-POZITA E GRUAS NË NDËRTIMIN E POLITIKAVE PUBLIKE NË REPUBLIKËN E ...
 
Strategjia e rinise
Strategjia e riniseStrategjia e rinise
Strategjia e rinise
 
S T R A T E G J I A E R I N I S E
S T R A T E G J I A  E  R I N I S ES T R A T E G J I A  E  R I N I S E
S T R A T E G J I A E R I N I S E
 

Punim diplome 2020

  • 1. 1 UNIVERSITETI “KADRI ZEKA” UNIVERSITETI “UKSHIN HOTI” UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA” GJILAN PRIZREN PEJË FAKULTETET JURIDIKE Studimet Master PROGRAMI: QEVERISJA LOKALE DHE SHOQËRIA DEMOKRATIKE PUNIM DIPLOME AKTIVITETI I ORGANIZATAVE JOQEVERITARE NË KOMUNËN E GJILANIT Mentori: Kandidati: Prof.Asoc.Dr.Merxhan Avdyli Rinor Ajeti Gjilan, shtator 2020
  • 2. 2 Deklarata Etike Unë, Rinor Ajeti, premtoj se do të siguroj praktika të mira etike gjatë kryerjes së hulumtimit tim dhe se punimi do të jetë origjinal në masën e kërkuar. Po ashtu, premtoj që në çdo kohë do të kërkoj lejen për kryerjen e hulumtimit, do të respektoj besueshmërinë dhe siguroj të drejtën e pjesëmarrësve të tërhiqen në çdo kohë nga hulumtimi. Në Gjilan, ___/____/2020 Falëmnderim Për mua është emocion i jashtëzakonshëm dhe privilegj që arrita të përfundoj me sukses këtë etapë të ngritjes profesionale dhe tani jam para jush ne nje ditë kaq të rëndësishme për mua. Nje falëmnderim i veçantë shkon për mentorin Prof.Asoc.Dr.Merxhan Avdyli per gjithë përkrahjen dhe angazhimin gjatë kësaj periudhe,i cili me sugjerimet dhe këshillat e tij bëri të mundur që unë ta finalizoj me sukses këtë punim. Gjithashtu dua të falënderoj të gjithë ata qe më përkrahen gjatë këtij rrugëtimi 2 vjeqar dhe kontribuuan në formimin tim akademik. ___________________________________ (Nënshkrimi i kandidatit - studentit)
  • 3. 3 Abstrakti Ky punim diplome është hartuar duke përdorur metoda mikse(të përziera) si dhe duke u fokusuar që në detaje të paraqes rolin e rëndësishëm që kanë organizatat joqeveritare në Komunën e Gjilanit,me kryerjen e aktiviteteve të ndryshme që ngrisin vetëdijen e qytetarëve per përmirësimin e jetës së tyre në të gjitha aspektet. Objektivat e këtij hulumtimi janë mjaft të qarta,duke u munduar që nga njëra anë të paraqes aktivitetin e këtyre organizatave,ndërkaq nga ana tjetër me anë të anketës,të marrë informata nga opinoni publik se sa kanë njohuri ata per rëndësinë e tyre. Roli i organizatave joqeveritare në shoqërinë gjilanase është i rëndësishëm, pasi këto organizata tërheqin vëmendjen e publikut dhe të autoriteteve kompetente për një trajtim më të vëmendshëm të problemeve të përditshme të qytetarëve. 1Procesi i vendimmarrjes në nivel lokal nënkupton mekanizmat dhe institucionet e Komunës që përcaktojnë mënyrat e zhvillimit të procesit të vendimmarrjes. Kur procesi i vendimmarrjes nuk funksionon si duhet, shpeshtohen ankesat për mungesën e informatave, konsultimeve jo-adekuate dhe sjelljes arrogante. Kur kjo ndodh, duhet të shikohet i tërë procesi për të parë se ku është problemi dhe si të adresohet. Procesi i vendimmarrjes kalon nëpër disa hapa: faza e parë, para marrjes së vendimit të cilën e përbëjnë përcaktimi i agjendës, strukturimi i problemit, planifikimi për rezultatet dhe faza e dytë, pas marrjes së vendimit përbën zbatimin e vendimit, monitorimin dhe vlerësimin e vendimit. 1 http://qeverismirë.info/shq/
  • 4. 4 Përmbajtja Abstrakti…………………………………………………………………….3 KAPITULLI I 1.1.Hyrja...................................................................................................9,10 1.2.Përkufizimi Iproblemitqë hulumtohet………………………………….10 1.3.Qëllimi Ihulumtimitdhe objektivat…………………………………….10 1.4.Metodologjia……………………………………………………….11 1.5.Rezultatete prituratë hulumtimit(Rëndësiae punimit)…………………………11 KAPITULLI II(RISHIKIMI I LITERATURËS)-Baza Teorike:Gjendja aktuale e studimeve për problemin e hulumtuar..................................................12,13 2.1.Pyetjetkërkimore,formulimi Ihipotezavedhe rezultatete hulumtimit………………..13,14
  • 5. 5 KAPITULLI III 3.1.OrganizatatJoqeveritare në Komunëne Gjilanit……………………………..14 3.2.Veprimtariae Organizatave Joqeveritare në Komunëne Gjilanit……………..14 QendrapërHulumtime Shkencore mbi ShëndetinPublik………………………………….15,16 Klubi IFutbollitGalaksia……………………………………………………………16 Klubi IJudosGjilan……………………………………………………………………….17 DRUM(D.R.U.M)……………………………………………………………………….17 Klubi IGjimnastikës‘’Halil Alidema’’Gjilan…………………………………………….17,18 Klubi Alpin‘’Gjilani’’…………………………………………………………………….18,19 ‘’ClassiKos’’……………………………………………………………………………….19 Shoqatapër Kultivimine PëllumbaveGjilan…………………………………………….19 OrganizataKomunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës……………………………19 AeroKlubi Gjilan……………………………………………………………………………20 Shoqatae Pedagogëve të SportitShkollor…………………………………………………..20 Aksioni KundërDhunësdhe Ndërtimi IPaqes………………………………………………..21,22 QendraRegjionale përGrumbullimine Qenve EndacakGjilan…………………………..22,23 Asociacioni KulturorDritaGjilan………………………………………………………….23 ShoqataEdukativo-Arsimore Gjilani……………………………………………………….23 Shoqatae Artistëve FigurativProfesional……………………………………………………23,24
  • 6. 6 ShoqataBletare Blini………………………………………………………………………24 AsociacionIStudentëvete Mjekësisë………………………………………………………24 Ansambli IKëngëve dhe ValleveGjilani……………………………………………………24 Grupi Rinor PAPPARAZI……………………………………………………………………25 Klubi IBejsbollitdhe SoftbollitDonBoskoGjilan…………………………………………26 Klubi te Talenti BoxingPromotionGjilan……………………………………………………26 Rrezjae Kosovës-Charityof Society……………………………………………………….27 Klubi IVolejbollit DritaMeshkujt……………………………………………………………..27 NGO-OJQ-ALBA GYM…………………………………………………………………………28 ShoqataAgro-EkoGjilan…………………………………………………………………………28 Klubi Futbollistik Gjilani……………………………………………………..28,29 OJQ Pema………………………………………………………………………..29,30 Klubi FutbollistikPërlepnica……………………………………………………30 RiniaStudentore ‘’Kadri Zeka’’Gjilan…………………………………………30 Shoqatae Unionit të Zjarrfikësve Vullnetartë Komunave të Rajonitte Gjilanit………………31 Klubi ISkitarisë Gjilani………………………………………………………………..31 Klubi AtletikGjilani…………………………………………………………………..32 Lidhjane InteresZhvillimorpërtë Ardhmene Rinisë…………………………………32,33 Klubi IFutbollitBashkimitGjilan…………………………………………………….33 Klubi IKaratesë Dardania…………………………………………………………….34 Maad LinkzHipHop Studio…………………………………………………………..34 ShoqataKulturore GILAN………………………………………………………………34,35
  • 7. 7 NISMA PËR NDRYSHIME DHE INTEGRIME SHOQËRORE………………………..35 Shoqatae Invalidëve Civil të Luftëssë Fundit1997-1999……………………………35,36 Shoqatae Paraplegjikëve dhe Paralizëssë FëmijëveHANDIKOS…………………….36,37 Muay Thai Katana……………………………………………………………………37 Shoqatae Grave Teuta Gjilan…………………………………………………..37 Klubi e-SportsGjilan………………………………………………..37,38 Shkollae FutbollitG’SGjilan……………………………………….38 Këshilli RinorpërBashkëpunimNdërkufitar……………………….38 Klubi ITaekwondosGjilani…………………………………38,39 Klubi ITiplerave Gjilani……………………………………...39 MotoClubUglari…………………………………………….39 Klubi IShenjëtarisëKatana………………………………39 ShoqataEnigmatike Ndre Mjeda………………………….39,40 Klubi IKickboxitGjilani………………………………..40 ShoqëriaBjeshkatare Dardania……………………………40 Klubi IBoksitDrita Gjilan…………………………………40,41 Unioni I Studentëve Gjilan…………………………………41 Unioni RinorPerspektivae Gjilanit…………………………41 AutoKlubi Gjilan…………………………………………41,42 SteelwingsGjilan………………………………………42 KOSOVA GILAN BURSASPORLUTARAFTARLARDERNE……………………..42 Aeroklubi Faruza……………………………………………….42,43
  • 8. 8 ShoqataPër Ruajtjene Egërsirave ,Gjueti dhe Mbrojtje Të AmbientitUJKU………….43 Klubi SportivIVëzhguesve Gjilan………………………………..43 ShoqataKulturore dhe BëmirëseSofraLivoç…………………………..43 Klubi FutbollistikFemratDrita K.F.FDrita…………………………….43,44 Këshilli i VeprimitRinorLokal Gjilan KVRL– Gjilan……………………44 RiniaProgresi Zhvillimit Gjilan RPZH- Gjilan……………………………45 KAPITULLI IV-BASHKËPUNIMI I OJQ-VE ME KOMUNËN 4.1.OrganizatatJoqeveritare dhe Bashkëpunimime PushtetinLokal………………………45 4.2.Financimi IOJQ-VEngaKomunae Gjilanit…………………………………….46 KAPITULLI V-ANKETA ME QYTETARËT E GJILANIT 5.1.Pyetjete Anketës………………………………………………………47 5.2.Rezultatete Anketës………………………………………………..48 KAPITULLI VI-SHQYRTIME PËRMBYLLËSE 6.1.Përfundimi…………………………………………………..49,50 6.2.Rekomandimi………………………………………………..50,51 6.3.Referenca………………………………………………….51,52 6.4.Literatura……………………………………………52
  • 9. 9 1.1 HYRJA Ashtu siç vërehet dhe nga titulli I temës,fokusi kryesor janë organizatat joqeveritare,fushëveprimtaria dhe roli që kanë ato në aktivizimin qytetar dhe rritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. 2 Është thuajse normë e pranuar nga të gjithë se pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje sjellë përfitime të shumëanshme politike. Politika qëndron në lidhjen në mes të atyre që qeverisin dhe të qeverisurve. Demokracia është sistem politik i cili, së paku në teori, ka vijën më të hollë ndarëse në mes pushtetit dhe qytetarëve. Por, në praktikë, demokracitë dallojnë edhe për nga niveli i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje dhe politikë-bërje. Përderisa të gjitha demokracitë e konsiderojnë votimin si formën bazike të angazhimit të qytetarëve, kjo nuk është forma e vetme e pjesëmarrjes. Këto praktika ndër të tjera përfshijnë: debatet dhe takimet publike, informimin e vazhdueshëm, komunikimin me shkrim, komentimin dhe dhënien e rekomandimeve, matjet e opinionit e forma tjera. Pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje është proces ku shqetësimet e qytetarëve, nevojat dhe vlerat përfshihen në vendimmarrje dhe qeverisje dhe është komunikim dhe ndërveprim i dyanshëm i cili synon politika më të mira publike dhe mbështetje më të madhe nga qytetarët. 2 http://www.keen-ks.net/site/assets/files/1422/studimi_- _pjesëmarrja_dhe_ndikimi_i_shoqërisë_civile_në_politikë-bërje_dhe_vendimmarrje_në_kosovë_alb.pdf
  • 10. 10 Ne Komunën e Gjilanit ushtrojnë aktivitetin mbi 40 organizata joqeveritare të cilat merren në përgjithësi me fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. 1.1.PËRKUFIZIMI I PROBLEMIT Duke pasur një rol tejet të pazëvendesueshëm si dhe nxitjen dhe stimulimin e aktivizimit qytetar,është e padiskutueshme rëndësia që kanë organizatat joqeveritare përmes ushtrimit të aktiviteteve të tyre në përmirësimin e jetës së qytetarëve në çdo aspekt. 1.2.QËLLIMI I PROBLEMIT DHE OBJEKTIVAT Qëllimi i këtij hulumtimi është vetëdijësimi dhe informimi i qytetarëve për rëndësinë dhe rolin e padiskutueshëm që këto organizata bëjnë për përmirësimin e jetës së tyre si dhe aktivitetet e ndryshme në funksion të nxitjes dhe stimulimit të aktivizimit qytetar.
  • 11. 11 1.3.Metodologjia dhe metodat e hulumtimit Gjatë këtij hulumtimi kam përdorur metodën analizuese dhe metodën e anketimit,duke u munduar që të analizoj në detaje rolin dhe rëndësinë e organizatave joqeveritare në nxitjen dhe stimulimin e aktivizimit qytetar,si dhe me anë te anketës sado pak kam marrë opinionin e qytetarëve se sa kanë njohuri ata për funksionin dhe rëndësinë e tyre. Ne këtë hulumtim kanë marrë pjesë 30 persona prej tyre 15 femra dhe 15 meshkuj. Mosha mesatare e të anketuarve ishte 30 vjeq. Prej tyre 15 ishin me shkollim të mesëm,dhe 15 kishin të përfunduar shkollimin universitar. 1.4.Rezultatet e pritura te hulumtimit (Rëndësia e punimit) Rezultatet të cilat i arrita nëpërmjet anketimit të një grupi të caktuar të qytetarëve ishin më se të pritshme pasi që pushteti lokal nuk ka bërë sa duhet në mënyrë që ti integroj të rinjtë dhe grupmoshat e ndryshme në procese vendimmarrëse,edhe përkundër ekzistimit të mbi 40 ojqve lokale dhe si rrjedhojë e mosbashkëpunimit dhe mungesës së përkrahjes në të gjitha format ende
  • 12. 12 qytetarët nuk i kuptojnë benefitet,rëndësinë dhe ndryshimin qe ata mund të bëjnë në të mirë te përgjithshme duke qenë pjesë e proceseve vendimmarrëse. KAPITULLI II(RISHIKIMI I LITERATURËS)-Baza Teorike:Gjendja aktuale e studimeve për problemin e hulumtuar 3 Shoqëria civile është fusha e jetës sociale civile e organizuar, që është vullnetare, gjerësisht e vetmjaftueshme dhe autonome prej shtetit. Shoqëria civile përcaktohet si tërësia e organizatave komunitare, e OJQ, e sindikatave, e shoqatave profesionale, e organizatave fetare, e mediave, e shoqatave te studentëve dhe e grupimeve të tjera në formën e shoqatave. Roli i shoqërisë civile në një sistem qeverisje të decentralizuar përmbledh të paktën katër funksione: – funksionin e avokatit për paraqitjen e interesave të zonave të tyre, – funksionin dhënies së shërbimeve në nivel lokal në fushat e edukimit, shëndetit, të pastrimit, etj, 3 https://shtetiweb.org/2012/09/10/shoqëria-civile/
  • 13. 13 – funksionin e partnerit të qeverisë në planifikimin e zhvillimit, të mobilizimit të burimeve dhe të promocionit për një kuptim më të mirë të sistemit të decentralizimit, – funksionin e mbikëqyrjes së aktivitetit qeveritar. Të gjithë aktorët e shoqërisë civile nuk luajnë këto funksione në çdo moment dhe funksionet e shoqërisë civile nuk janë gjithmonë shumë të qarta dhe të ngurta. Funksionet e përmëndura më sipër kanë kuptimin që mbulohen nga aktorët e ndryshëm të shoqërisë civile. Shikuar historikisht organizatat joqeveritare si në Komunën e Gjilanit ashtu dhe në gjithë Kosovën kanë luajtur një rol kyq në procese vendimmarrëse,mirëpo që mbetet akoma per tu bërë pasi që nuk ka përkrahje dhe mbështetje financiare,morale,juridike,etj,kur dihet se për të qenë efikase dhe efektive,këto organizata kanë nevojë për stimulim dhe fuqizim ne te gjitha format. 2.2.Pyetjet kërkimore,formulimi i hipotezave dhe rezultatet e hulumtimit Ky hulumtim është munduar qe t’iu jap përgjigje këtyre pyetjeve: -Sa është I rëndësishëm aktiviteti I organizatave joqeveritare?
  • 14. 14 -A janë te informuar në masën e mjaftueshme qytetarët per rolin dhe rëndësinë qe kanë këto organizata për problemet e përditshme qe I preokupojne ata? -A është bërë sa duhet për informimin e duhur te qytetarëve mbi rëndësinë e aktivizmit qytetar? Pa dyshim që është I padiskutueshëm aktiviteti I organizatave për inkurajimin dhe stimulimin e qytetarëve që të ndikojnë në mjedisin e përditshëm të tyre. Qytetarët shprehen se nuk është bërë aspak sa duhet që ata të stimulohen që të marrin pjesë në punë vullnetare të cilat nxisin aktivizmin qytetar. Nuk është fare në nivel të duhur informimi I qytetarëve mbi rëndësinë e aktivizmit,pasi që mungojnë forume dhe kampanja të ndryshme,dhe shtrohet nevoja që bashkëpunimi OJQ- Komunë ka nevojë për një ristrukturim. Krejt ne fund të hulumtimit,nga përgjigjet e marra konkludova se të anketuarit e kanë kuptuar rolin dhe rëndesinë qe këto organizata kanë në aspektin ekonomik,social,kulturor,arsimor,shëndetësor etj,me kryerjen e aktiviteteve të ndryshme me qëllim të nxitjes,stimulimit dhe inkurajimit të angazhimit qytetar.
  • 15. 15 3.1.Organizatat Joqeveritare në Komunën e Gjilanit Ne Komunën e Gjilanit ushtrojnë aktivitetin mbi 40 organizata joqeveritare të cilat merren në përgjithësi me fuqizimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në procesin e vendimmarrjes. Në vijim do flasim per secilën veç e veç: 3.2.Veprimtaria e Organizatave Joqeveritare ne Komunën e Gjilanit Qendra për Hulumtime Shkencore mbi Shëndetin Publik -I gjithë ekipi i Qendrës për Hulumtime shkencore mbi Shëndetin Publik është i angazhuar seriozisht në përforcimin e tre shtyllave të saj të cilat konsistojnë në edukimin shëndetësor, hulumtimin shkencor dhe përmiresimin e shëndetit të popoullatës. -Kjo organizatë është tërësisht e përkushtuar ndaj realizimit të sa më shumë hulumtimeve shkencore mbi shëndetin publik në të ardhmen të cilët do luajnë një rol të rëndësishëm në evidentimin, hulumtimin dhe përmiresimin e probleme shëndetësore në tërë popullatën. Hulumtimet Kjo qender është e përkushtuar që të kryej hulumtime të shumta në fushën e Shëndetit Publik në mënyrë që të kontriboj me hulumtime shkencore për përmisimin e shëndetit të popullates.
  • 16. 16 Projektet Gjithashtu është e përkushtuar që të zhvilloj projekte kombëtare dhe projekte ndërkombëtare me partnerët e saj , projekte këto që do të kontribojnë në angazhimin e shumë profesionistëve dhe vullnetarëve për përmisimin e shëndetit të popullatës. Trajnimet Në kuadër te kësaj qendre zhvillohen edhe shumë trajnime nga fusha të ndryshme e që për qëllim kanë rritjen e aftësive të pjesëmarrësve për fushat e caktuara, si: trajnimet për Paketat Statistikore që përdoren në Shkencat Sociale, Menaxhimin e Projekteve etj. Vullnetarët Kjo qendër ka vullnetarët e saj, të cilët janë shtylla kryesore për realizimin e të gjitha aktiviteteve të qendrës. Ata janë pjesa më e rëndësishme e qendrës të cilët janë të gatshëm për të kontribuar sa herë që shfaqet nevoja Klubi I Futbollit Galaksia Klubi I Futbollit Galaksia është themeluar si shoqatë më 29.07.2010 dhe rreth vetes grumbullon qindra futbolldashës gjilanas të moshave të reja. Qëllimi I themelimit të këtij klubi është kultivimi I sportit të futbollit dhe parimeve të sportit në përgjithësi.
  • 17. 17 Klubi I Judos Gjilan Klubi I Judos funksionon si shoqatë dhe është themeluar më 22.01.2009. -Klubi është themeluar me qëllim të edukimit, arsimit dhe përvojes së talenteve të rinj në frymën e tolerancës, paqes dhe idealeve sportive. D.R.U.M(DUM) Kjo organizatë joqeveritare ka statutin e një shoqate,është themeluar më 13.12.2018. Qëllimi I kësaj organizate është identifikimi I zonave të përshtatshme për zhvillimin e turizmit rural, promovimi i tyre, si dhe të ndihmoj në zhvillimin e tyre.Gjithashtu të mbrojë ambientin dhe ta perparoj atë. Klubi I Gjimnastikës ‘’Halil Alidema’’Gjilan K.GJ. "Halil Alidema" Gjilan është themeluar më 08.02.2018 dhe funksionon si shoqatë.
  • 18. 18 Objektiv kryesor I ketij klubi është organizimi dhe pjesëmarrja e klubit në garat nacionale në kuader të Federatës së Gjimnastikës së Kosoves. Klubi është themeluar dhe strukturuar me qëllim të organizimit dhe zhvillimit profesional të gjimnastikës në organizim të aktiviteteve garuse në nivel të klubeve në kuader të Federatës së Gjimnastikës së Kosovës Klubi Alpin Gjilani-K.A.GJ Klubi Alpin Gjilani është themeluar më 04.12.2017. Misioni I tij është që të zhvillojë aktivitete të alpinizmit dhe të bjeshkatarisë si dhe të rrit ndërgjegjjen tek popullata,me theks te veçantë te qytetarët gjilanas qe të mirren me sport dhe të rrit kujdesin për natyrën dhe ambientin që na rethon. Gjithashtu synim I tij eshte zhvillimi i aktiviteteve te alpinizmit dhe bjeshkatarise ne regjionin e Gjilanit dhe ne regjionet tjera te Kosoves dhe jashte saj. Klubi Alpin GJILANI është klub i themeluar nga vullnetarë , alpinistë dhe njerez qe kanë marrë pjesë në shumë ekspedita dhe me eksperiencë të gjatë në këto aktivitete. KAGJ organizon dhe zhvillon aktivitete që janë të lidhura me natyrën, dhe si i tillë përpiqet që të zhvillohet dhe tu japë mundësi gjithë qytetarëve që, së pari ti njohin këto aktivitete, e pastaj të marrin pjesë në to. Zhvillimi i këtij lloji të turizmit, është një nga caqet tona, e për të cilat Kosova ka kapacitete të mjaftueshme. Anëtarët e Klubit kanë marrë dhe marrin pjesë në shumë ngjarje të karakterit sportiv, në sportet malore dhe bjeshkatare, si vendore ashtu edhe ndërkombëtare. Klubi është i hapur për kreativitet së pari , shendëtësor së dyti , por synimi është mbledhja e sa më shumë njerzëve që nga përditshmëria e stresit në qytet , në punë , të dalim në natyrë që
  • 19. 19 përmes ecjeve nëpër shtigje të ndryshme në natyrë anekënd Kosovës dhe tërë atë energji të akumuluar stresuese të zbrazim duke ecur në natyrë. Po ashtu KAGJ është i hapur në bashkëpunim me klubet tjera,që janë aktive në Kosovë dhe Shqipëri ClassiKos ClassiKos ë shtë themeluar si shoqatë më 29.09.2017. Misioni i ClassiKos është të aktivizoj popullatën vendore me anë të aktiviteteve kulturore e artistike që kanë të bëjnë kryesisht me muzikën ClassiKos ka për qëllim afrimin me muzikë të mirëfilltë artistike të popullsise vendore, pa dallim gjinie, race, etnie, e moshe. Shoqata për Kultivimin e Pëllumbave Gjilan Shoqata per Kultivimin e Pellumbave është themeluar më 16.02.2011. Kjo shoqatë ka synim kultivimin dhe ruajtjen e pëllumbave racorë si dhe ruajtjen e ambientit ku jetojnë dhe kultivohen,prezantimit të këtyre ekzemplareve nëpër;gara,revy,panaire dhe ekspozita të ndryshme qe do të mbahen në nivel komunal,shtetëror dhe më gjerë.
  • 20. 20 Organizata Komunale e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës Kjo organizatë eshte themeluar me 12.12.2013. Objektivat kryesore të kësaj organizate janë: -Mbrojtja e standardit personal e shoqëror të pensionistëve dhe invalidëve. -Zhvillimi i të gjitha formave të mundshme të ndihmës dhe vet ndihmës të mbështetur në parimet e reciprocitetit dhe solidaritetit në mes të pensionistëve ( ndihma në rast të vdekjes, ndihmë në ushqim dhe barëra). -Zhvillimi dhe forcimi i mardhënjeve humane e ndërnjerëzore në mes të pensionistëve pa dallim nga përkatësia kombëtare, gjinore e fetare dhe kujdes të përhershëm për pensionistët dhe invalidët e sëmurë, të vetmuar dhe në gjendje skamnore. - Përfaqësimi i interesave të pensionistëve në organet kompetente shteterore dhe publike, për realizimin e të drejtave të tyre individuale, kujdesi për mbrojtjen shëndetësore dhe shërbimet rehabilituese. - Organizimi i brendshëm racional me formim të grupeve nga ekspertët e profileve të ndryshme për përmbushjen e objektivave të ndryshme të tyre Aeroklubi Gjilan Kjo organizatë eshte themeluar më 01.09.2010 Qëllimi I themelimit te saj është; -Të zhvillojë ndërtimin e shoqërisë civile e demokratike në Gjilan dhe rrethinë të zhvillojë formimin dhe edukimin e të rinjëve në kulturën e aeronautikës tekniko-sportive, përmes seksioneve,të bëj organizimin e garave sportive të Aeronautikës,të bëj ushtrimin, shkollimin dhe aftësimin profesional të kuadrove dhe formimin e seksioneve nëpër shkolla, fakultete dhe organizata të ndryshme sipas kushteve të aeronautikës.
  • 21. 21 Shoqata e Pedagogëve të Sportit Shkollor-SHPSSH Gjilan SHPSGJ është themeluar më 30.03.2001. Kjo shoqatë është e fokusuar kryesisht ne promovimin e kulturës fizike në mesin e qytetarëve, përmirësimin e ndihmës, përmirësimin e cilësisë së jetës në mesin e individëve dhe popullates,ofron ndihme në këtë drejtim për fëmijët, njerëzit me deformime funksionale të trupit. Ofron këshilla dhe ndihmë profesionale për të gjithë nxënësit e fillores. Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi I Paqes ANP-Gjilan Aksioni kundër Dhunës dhe Ndërtimi I Paqes është themeluar më 25.06.2002. Misioni I kësaj organizate janë: Promovimi i barazisë gjinore ,organizimi I kurseve dhe seminareve, ligjërata mbi temat; te fokusuara ne marrëdhëniet femer- mashkull. -Promovimi i praktikave demokratike. -Forcimi I zërit te qytetareve permes seminareve. Vizioni Arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe stabile në Kosovë dhe Ballkan duke promovuar vlerat demokratike, mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe zhvillimin e shoqërisë civile.
  • 22. 22 Misioni Promovimi i kulturës së padhunshmërisë dhe krijimi i një modeli të qytetarit aktiv për ndërtimin e paqes, inicimin e dialogut ndër-etnik dhe angazhimi në transformimin e konflikteve përmes trajnimeve, kampanjave avokuese dhe vetëdijësuese. Qendra Regjionale për Grumbullimin e Qenve Endacak në Gjilan Kjo qendër funksionon tash e 11 vjet dhe ka statutin e shoqatës. Kjo organizatë përqendrim kryesor e ka mbrojtjen e kafshëve,posaçërisht qenve,e këtë e bën përmes grumbullimit të qenve endacak, akomodimit, seleksionimit, dehelmentiziminit, vaksionimit, kastrimit dhe ne raste të veçanta eutanazisë. Asociacioni Kulturor-Drita-Gjilan Ky asociacion është themeluar me 06.03.2000 Asociacioni objektiv kryesor e ka risocializimin dhe edukimin kulturor dhe shpirtëror te rinisë.
  • 23. 23 Shoqata Edukativo-Arsimore PEDAGOGU-Gjilan Sh.E.A.P.Gj. Kjo shoqatë është themeluar më 22.05.2001 Shoqata është e krijuar mbi bazën e 3 objektivave kryesore: -Promovimi i cilësisë arsimore të brezave të rinj në epokën e re demokratike. -Përparimi i metodologjisë së punës së mësuesve me modelet sipas modeleve më të reja të vendeve perëndimore. -Mbështetje profesionale për mësuesit, prindërit, nxënësit dhe institucionet arsimore. Shoqata e Artistëve Figurativ Profesional-Gjilan Sh.A.F.P. SH.A.F.P është themeluar më 28.05.2003 Kjo shoqatë funksionon mbi bazën e ketyre objektivave: -Zhvillimi i artit në rajonin tonë, duke përfshirë të gjitha fushat e artit si: foto; skulpturë, grafikë, art aplikativ etj . -Vazhdimi dhe ndërkombëtarizimi i artistëve dhe artit -Bashkëpunimi multietnik me qëllim të zhvillimit të kulturës në përgjithësi
  • 24. 24 Shoqata Bletare Blini-Gjilan Shoqata Bletare Blini është aktive që nga 03.05.2001 Objektivat thelbësore janë: -Promovimi dhe zhvillimi i ruajtjes së bletëve. -Rishikimi dhe shpërndarja e metodave të reja për rritjen e produktivitetit në këtë fushë. -Si dhe pikësynim I shoqatës do të jetë edhe mbrojtja e mjedisit. Asociacioni I Studentëve të Mjekësisë ASM-Gjilan Kjo shoqatë eshte themeluar me 10.05.2002 Qëllimi i kësaj shoqate ështe vetëdijesimi I të rinjve per dukuritë negative si duhani, alkooli dhe droga. Ansambli i Këngëve dhe Valleve Gjilani AKVGJ AKVGJ është themeluar më 22.05.2008 dhe ka statutin e një shoqate.
  • 25. 25 Kjo shoqatë është formuar me të vetmen arsye për të mbledhur, për të kultivuar dhe për të avancuar vlerat e përgjithshme etnokulturore të melosit shqiptar, duke vendosur në radhë të parë role dhe tradita popullore që janë specifike dhe autoktone për këtë rajon dhe avancuar artin në të gjitha fushat dhe krijimtarinë artistike. Grupi Rinor PAPARAZZI-GJILAN Grupi Rinor Paparazzi është krijuar më 26.09.2002 Organizata është e përqendruar në krijimin e revistave rinore,organizimin e aktiviteteve të ndryshme dedikuara rinisë si aktivitete sportive,kulturore dhe artistike,organizimin e tribunave,takimeve dhe seminareve,forcimin e tolerancës multietnike dhe përfshirjen e të gjithë individëve pa dallim,race,gjinie,etnie,gjuhe etj. Klubi i Bejsbollit dhe Softbollit Don Bosko - Gjilan Klubi është themeluar më 28.06.2016 dhe funksionon si shoqatë.
  • 26. 26 Kjo shoqatë eshte e përqendruar në këto aktivitete: -Organizimit dhe masivizimit te sportit te bejsbollit dhe softbollit ne Gjilan dhe ne Kosovë; -Të organizimit dhe integrimit të të rinjve nëpërmjet sportit pa dallim ; -Kultivimin e frymës se bashkëpunimit, paqes dhe tolerancës ne mese njerëzve (me theks te veçante te të rinjve) pa dallime dhe kufizime; -Përkrahja dhe mbështetja e te rinjve kosovar nëpërmjet sportit. Klubi te Talenti Boxing Promotion Gjilan Klubi është krijuar më 25.04.2013 dhe funksionon si shoqatë. Klubi është themeluar me qëllim te masivizimit, zhvillimit te sportit te boksit amator dhe profesionist për përgatitjen e rinise Kosovare për kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. Rrezja e Kosovës Gjilan Charity Society SH.B.RR.K. SH.B.RR.K është themeluar më 05.01.2001 dhe ka statutin e shoqatës. Shoqata ushtron këto aktivitete:
  • 27. 27 Organizimi i aktiviteteve humanitare dhe bamirësie. Ofrimi I ndihmës familjeve të varfra dhe të gjithë njerëzve në nevojë pa dallim. Organizimi i tubimeve dhe tribunave në fusha të ndryshme kulturore me ekspertë. Aktivitete kundër fenomeneve negative në shoqëri. Klubi i Volejbollit Drita - Meshkujt Klubi është I fokusuar në këto fusha: Krijimi i një ambienti që do të largoj rininë nga rruga. Programet e volejbollit do të ofrojnë një mundësi të tillë për të rinjtë e Gjilan të garojnë me njëri- tjetrin dhe konkursin ndërkombëtar. Programi gjithashtu do t'i mësojë të rinjtë për aftësinë fizike dhe punën në ekip. Klubi është aktiv tash e 15 vjet NGO-OJQ AL – BA GYM Gjilan Organizata Joqeveritare AL-BA GYM është krijuar më 20.07.2011 Organizata është themeluar me qëllim të : -Zhvillimit fizik të të rinjëve – të rejave,
  • 28. 28 -pjesëmarrjes së të rinjëve- rejave nëpër gara sportive duke filluar që nga ato komunale, regjionale,republikane, shtetërore, mbarëkombëtare dhe ndërkombëtare. Shoqata AGRO-EKO – Gjilan Shoqata është themeluar më 24.11.2006 Shoqata bazohet mbi këto objektiva: Rritja dhe profesionalizmi i sektorit të bujqësisë, rritja e bizneseve të vogla në zonat rurale, në veçanti grupet e grave, kryesisht në fushën e bujqësisë. Një mjedis më ekologjik në Rajonin e Gjilanit. Klubi Futbollistik GJILANI - Gjilan Klubi është themeluar më 20.04.2007 Organizata është krijuar me qëllim të vazhdimit të aktivitetit sportiv, pikërisht futbolli dhe qëllimi i tij është të edukojë zhanrin e ri mbi futbollin.
  • 29. 29 OJQ PEMA Organizata Joqeveritare Pema është organizatë joqeveritare që punon ngushtë me autoritetet kombëtare dhe lokale, si dhe me institucionet lokale dhe organizatat tjera për të ofruar shërbime sociale të bazuara në komunitet për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe fëmijët e neglizhuar. PEMA shërbimet e veta i shtrinë te disa nga fëmijët më të cenueshëm në Kosovë. PEMA mbështet fëmijët me aftësi të kufizuara, fëmijët e neglizhuar dhe familjet e tyre në Kosovë, përmes: -Ofrimit të shërbimeve esenciale psikosociale për fëmijët me nevoja të veçanta dhe krijimin e referimeve me shërbimet sociale, shëndetësore dhe arsimore, -Mbështetjes së familjeve për t’u kujdesur ndaj fëmijëve të tyre dhe sigurimin e intervaleve të pushimit, -Mbështetjes dhe fuqizimit të fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara dhe nevoja të veçanta, -Avokimit për të drejtat e fëmijëve dhe të përgjegjësive të shoqërisë kosovare, -Ndërtimit të kapaciteteve të profesionistëve vendorë për të mbështetur dhe për t’u kujdesur ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara, -Zhvillimit të një modeli të kujdesit që do të mund të përsëritej në tërë vendin. Klubi Futbollistik Përlepnica
  • 30. 30 KF PËRLEPNICA është themeluar më 03.04.2009. Objektivat kryesore janë: -Zhvillimi dhe masovizimi i futbollit të vogël në përgjithësi, -Krijimi i kushteve për plotësimin e nevojave të aktiviteve në lëmin e futbollit të vogël, -Kultivimi i marrëdhënieve të shëndosha njerëzore, -Nxitja e sportit ne frymën e tolerancës dhe të idealeve Olimpike të paqës, solidaritetit, miqësisë dhe lojës së ndershme. Rinia Studentore ‘’Kadri Zeka’’ RS-UKZ Kjo organizatë është themeluar më 14.04.2017 Organizata ka këto objektiva: Të përfaqësoj studentët sa më denjë duke krijuar mundësi për avancim profesional të tyre gjithashtu do promovoj vlerat më sublime të shoqërisë përmes aktiviteteve edukative, sociale e kulturore duke organizuar kështu jetën studentore brenda dhe jashtë Universitetit. Rinia Studentore - Kadri Zeka është themeluar me qëllim të përfaqësimit dinjitoz të studentëve, të fuqizoj pjesëmarrjen e të rinjëve në vendimmarrje si brenda organeve të Universitetit ashtu edhe jashtë tij dhe të kontribuoj në ngritjen e cilësisë së studimeve. Shoqata e Unionit të Zjarrfikësve Vullnetar të Komunave të Rajonit të Gjilanit Kjo organizatë është themeluar më 07.10.2004
  • 31. 31 Shoqata është themeluar me arsyen për të avancuar mbrojtjen nga zjarri dhe zhdukja. Klubi i Skitarisë Gjilani - GjilanKSGJ Klubi I Skitarisë është themeluar më 29.12.2005 dhe funksionon si shoqatë. Qëllimi I KSGJ-se është përfshirja e të rinjve dhe qytetarëve në sport, pa marrë parasysh gjininë, gjuhën, fenë, mendimin politik, moshën, origjinën sociale dhe etnike, lidhjen me bashkësinë etnike, pronën ose lindjen, me qëllim të ngritjes miqësi për të arritur rezultate sportive dhe largimin e të rinjve nga mjedisi i dëmshëm dhe dukurite negative. Klubi Atletik Gjilani Klubi Atletik Gjilani është krijuar më 08.02.2006 Objektivat kryesore janë : -Të krijojë një bashkëpunim shoqëror dhe besnik midis anëtarëve të organizatës klub për të mirën e sportit, paqes dhe tolerancës ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe jashtë saj.
  • 32. 32 -Për të siguruar që asnjë garë, fetare dhe politike ose ndonjë diskriminim tjetër nuk po ndodh në atletikë, -Të merren të gjitha masat e nevojshme për të ndaluar këtë diskriminim. -Të krijojnë marrëdhënie reciproke midis shoqatës sportive në organizata. Lidhja në Interes Zhvillimor për të Ardhmën e Rinisë - Gjilan LIZA - R - Gjilan Lidhja në Interes Zhvillimor per te Ardhmen e Rinisë është themeluar më 21.06.2007. Vizioni, Misioni dhe Qëllimi Organizata është themeluar me qëllim të integrimit,fuqizimit dhe ngritjës së kapaciteteve të rinisë në procese demokratike. Për ti përmbushur qëllimet e saj organizata do ti ndërmarr,por nuk do të kufizohët vetëm në këto aktivitete e poshtë shenuara: – Trajnime (edukim jo formal),në lidhje me demokratizimin ,të drejtave të rinisë planifikimin dhe menaxhimin e projekteve,lidershipin,edukimin shëndetesor,semundjeve virusale,dukurive negative. – Për ti ndihmuar të varfërve (ndihmë sociale të të rinjeve). – Në integrimin e personave me aftësi të kufizuar në shoqëri. – Organizimi i shfaqjeve për ti mbledhur së bashku studentët dhe etnitetet e ndryshme. – Organizimi i mbledhjeve/debateve për ti diskutuar ose adresuar qështjet e interesave të grupeve rinore të ndryshme:hulumtimi dhe identifikimi i qështjet me interes që i brengosin të rinjët në bashkësine e tyre. – Organizimin e ngjarjeve/garave/lojrave sportive.
  • 33. 33 – Krijimi i broshurave posterave,për të bëre publike një ide/ngjarje/aksion. – Takime me përfaqësues të institucioneve publike,organizata lokale dhe ndërkombetare,media. – Organizimi i ngjarjeve së bashku me rininë si psh: dita e pastrimit në komune,pastrimi i parkut, rrugëve,shkollave,ekspozita të qytetit. – Prodhon material informativ. – Udhëheqjen e fushatave për ngritjen e vetëdijës. – Udhëheqjen e fushatave avokuese. Klubi i Futbollit Bashkimi - Gjilan K.F. Bashkimi - Gjilan KF Bashkimi është themeluar me 27.12.2017 dhe funksionon si shoqatë. Klubi ka këto objektiva kryesore: Përfaqësimi i interesave të përbashkëta përpara qytetit, përfaqësues të shtetit, shoqata sportive dhe organizata. Sigurimi i kushteve për zhvillimin e sportit të futbollit në shkallë më të lartë. Ndërmarrja e aktiviteteve për avancimin e sportit të futbollit. Klubi i Karatesë Dardania - Gjilan KK Dardania - Gjilan Klubi I Karatesë është themeluar më 14.02.2008 Organizata është krijuar me objektivin e zhvillimit të parimeve të karatesë dhe sportit në përgjithësi.
  • 34. 34 Maad Linkz hip hop dance studio Maad Linkz Hip Hop Studio është themeluar më 07.05.2014 dhe ka statutin e një shoqate. Organizata është themeluar me qëllim të: nxitjes, kultivimit, begatimit dhe afirmimit të vlerave të qëndrueshme skeniko-muzikore,si dhe pjesemarrja ne shtetet europiane,po ashtu dhe perfaqesimi ne gara te ndryshme boterore ku merr pjese Republika e Kosoves. Shoqata Kulturore GILAN Kjo shoqatë është themeluar më 24.05.2012 Organizata ka për qëllim promovimin e vlerave demokratike përmes aktiviteteve te ndryshme, me qëllim të integrimit, arsimimit, vetëdijësimit dhe informimit të shoqërisë pa dallim nacionaliteti, ngjyre, race apo religjioni në tërritorin e Republikës së Kosovës. NISMA PËR NDRYSHIME DHE INTEGRIME SHOQËRORE- CHANGE
  • 35. 35 Kjo shoqatë ushtron aktivitetin e saj tash e 12 vjet që nga 06.03.2008 Organizata është themeluar me qëllim të ndërtimit të një qytetarie dhe rinie të shëndoshë ku ata do të mund të ndryshojnë dhe integrohen nëpërmjet aktiviteteve vetëdijësuese. Shoqata e Invalidëve Civil të Luftës së Fundit 1997-1999 - Gjilan Kjo shoqatë është aktive që nga 06.03.2008 Objektivat kryesore të kësaj shoqate janë: -Mbrojtja e të drejtave dhe interesave të përgjithshme të invalidëve civil të luftës së fundit(1997- 1999) (ICL) -Kontrollimi dhe informimi I anëtarëve të saj me të drejtat dhe detyrimet e tyre -Përpilimi dhe propozimi I rregulloreve në lidhje me mbrojtjen e të drejtave te SHICL, bashkëpunimi me autoritetet lokale dhe ndërkombëtare,si dhe shoqatat tjera lidhur me qështjet e ICL,per qka ky bashkëpunim ndikon në realizimin e interesave dhe të drejtave te anëtarëve te saj. Shoqata e Paraplegjikeve dhe e Paralizes se Femijeve -Handikos –Gjilan HANDIKOS është themeluar në vitin 1983, ndërsa është ri regjistruar në vitin 2000, pranë institucionit kompetent për regjistrim të organizatave joqeveritare në Kosovë nga z. Halit Ferizi,z. Xhelal Xharra dhe z. Afrim Maliqi.
  • 36. 36 HANDIKOS ka për qëllim përfaqësimin dhe përkrahjen e personave me aftësi të kufizuar duke avokuar dhe lobuar, duke ofruar shërbime profesionale për të ngritur mirëqenien e tyre dhe për të arritur të drejta të barabarta, një jetë të pavarur dhe të dinjitetshme për të gjithë. -Për ta përmbushur qëllimin e saj, HANDIKOS cakton, por nuk do të kufizohet vetëm në këto objektiva: a) Mbrojtja dhe avancimi i të drejtave të njeriut për personat me aftësi të kufizuara, ku përfshihen e drejta për lëvizje të lirë, shërbime cilësore shëndetësore, mirëqenie sociale, arsim dhe punësim. b) Ofrimi i shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara fizike. - Për ti arritur objektivat e saj, HANDIKOS do të ndërmerr, por nuk do të kufizohet vetëm në këto aktivitete: a) Pjesëmarrje aktive avokuese dhe lobuese tek institucionet publike dhe jo publike, vendore dhe ndërkombëtare, për të siguruar mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe pozitës së personave me aftësi të kufizuar fizike në shoqëri; b) Në bazë të përvojës dhe ekspertizës, ofron rekomandime për përfshirjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara fizike në politikat dhe legjislacionin e Kosovës. c) Ndërmerr fushata për ndërgjegjësimin e shoqërisë për t’i njohur, kuptuar, pranuar dhe respektuar të drejtat e personave me aftësi të kufizuara fizike. d) Ofron shërbime sociale për personat me aftësi të kufizuara, në bazë të standardeve të shërbimeve dhe me staf të kualifikuar profesional dhe të licencuar për shërbime sociale dhe shërbime tjera profesionale. Muay Thai Katana Gjilan -KTH Katana Gjilan
  • 37. 37 Ky klub sportiv është themeluar më 26.12.2019 Objektiv Kryesor I këtij klubi është masovizimi dhe zhvillimi I sportit Muay Thai dhe përgatitja e rinisë së Komunës se Gjilanit për kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. Shoqata e Grave Teuta Gjilan Shoqata e Grave Teuta-Gjilan është themeluar më 17.05.2002 Objektivat kryesore te kësaj shoqate jane: Mbështetja dhe përkrahja e gruas në lidhje me; emancipimin e gruas në biznes dhe ekonomi dhe zhvillimin I aktiviteteve per trajnimin,ritrajnimin dhe monitorimin e aktiviteteve të tjera për fuqizimin e gruas. Klubi e-Sports Gjilan Ky klub është themeluar më 04.12.2019 dhe funksionon si shoqatë. Klubi ka për qëllim që të promovojë, organizojë, rregullojë dhe popullarizojë sportin e E-sports në Gjilan. Të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve me klubet dhe organizatat sportive të kësaj fushe dhe të mbrojë interesat e E-sports në vend. Angazhimin në ndërkombëtarizimin e këtij sporti dhe angazhimi për t’u anëtarsuar në Federatën vendore dhe përmes kesaj në atë ndërkombëtare. Shkolla e Futbollit 'GS Gjilan Kjo shkollë është themeluar më 28.01.2019 dhe ka statutin e nje shoqate. Qëllimi i Shkolles se Futbollit, është që nëpërmjet sportit të futbollit ti zbulojnë dhe promovojnë,
  • 38. 38 talentët e rinj, inkurajimin dhe stimulimin e tyre të cilët janë të aftë për të luajtur futboll në territorin e Republikës së Kosovës dhe jashte saj. Këshilli Rinor për Bashkëpunim Ndërkufitar - Gjilan Ky këshill funksionon tash e 13 vjet. Qëllimi I këtij këshilli është: Të punojnë për ndryshime pozitive në bashkësi, Fuqizimi I te rinjve kultivimi I marrëdhënie ndëretnike ,zhvillimi dhe koordinimi I kapaciteteve dhe organizimi I aktiviteteve të ndryshme me qëllim të fuqizimit dhe ngritjes së zërit te rinisë. KLUBI I TAEKWONDOS GJILANI Ky klub është themeluar me 24.10.2012 Qëllimi I këtij klubi është organizimi I aktiviteteve të ndryshme si rekreacioni,largimi I të rinjve nga energjitë negative,motivimi I te rinjve që ta njohin sportin dhe mirëmbajtja e mjedisit,dhe prezantimi I Kosovës nëpër olimpiada të ndryshme ndërkombëtare. Klubi i Tiplerave Gjilani KY klub është themeluar më 16.02.2015 dhe ka statutin e shoqates. Qellimi I themelimit te këtij klubi eshte ngritja dhe zhvillimi i garave, dhe kultivimit, rritjes dhe garave me pëllumbin tippler.
  • 39. 39 Moto Club UGLARI Ky klub sportiv është aktiv që 6 vjet. Organizata është themeluar me qëllim të rekreacionit sportiv me motoçikletë. Klubi i Shenjëtarisë Katana Ky klub është krijuar më 25.06.2009 Objektivat kryesore të këtij klubi jane: -Të ndërtoj një bashkëpunim shoqëror dhe lojal sportiv, në mes të të gjithë anëtarëve te klubit. -Të nxis dhe zhvilloj shenjëtarine në të gjitha format e paraqitura. -Të harmonizoj aktivitetet mes anëtarëve te tij. -Të caktoj politikën e zhvillimit të sportit te shenjëtarisë ne fshat e më gjerë. Shoqata Enigmatike Ndre Mjeda Gjilan SH.E.N.M.Gj. Kjo shoqatë funksionon tash e 20 vite Qëllimet kryesore të kësaj shoqate janë: -Të promovojë dhe popullarizojë Enigmatikun. -Zhvillimi dhe përparimi i enigmatikës, posaçërisht i enigmatikës shqiptare.
  • 40. 40 Klubi Kickbox-it GJILANI – Gjilan Organizata është themeluar me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të sportit të kikboksit, dhe për përgatitjen e të rinjve të Kosovës për kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare. Shoqëria Bjeshkatare Dardania - Gjilan Kjo shoqatë funksionon tash e 13 vjet. Qëllimet kryesore të kësaj shoqate janë: -Përfshirja masive e sportit alpinistik, -Të krijohen kushtet për punë në shoqëri , -Të përfshijë të gjitha moshat dhe gjinitë, -Edukimi i skuadriljeve, -Të bashkëpunojë me shoqëritë e tjera dhe federatën e alpinizmit të Kosovës, -Bashkëpunimi ndërkombëtar, -Organizimi i mbledhjeve të asamblesë dhe bordit. Klubi i Boksit Drita – Gjilan KB Drita Organizata është krijuar për të bashkuar të rinjtë pa ndryshim në moshë, gjini, orientim politik, kombësi, fe dhe strukturë shoqërore me qellim qe nepermjet ketij sporti te arrijne kapacitete fizike, psikike dhe funksionale, si dhe stimulimi dhe inkurajimi i njerëzve me aktivitete sportive dhe krijimi i infrastruktures sportive. Unioni Studentëve - Gjilan USGJ Ky union eshte themeluar me 10.04.2019
  • 41. 41 USGJ ka mision të promovoj vlerat më sublime të shoqërisë përmes aktiviteteve rinore duke organizuar kështu jetën studentore brenda dhe jashtë Universitetit. Organizata është themeluar me qëllim të përfaqësimit sa më të denjë të studentëve, krijimin e mundësive për avancim profesional e social të studentëve Unioni Rinor Perspektiva e Gjilanit Misioni I këtij unioni është: -Promovimi dhe zhvillimi i jetës rinore në fshatin Livoq I Poshtem, –Organizimi i ngjarjeve të ndryshme kulturore, artistike dhe sportiv, –Trajnimi i të rinjëve në fusha të ndryshme, -Të drejtat e njeriut, -Mbrojtja e mjedisit. Auto Klubi Gjilani Ky autoklub është krijuar më 02.12.2015 Objektivat kryesore të këtij klubi janë: - Vetëdijësimi dhe aftësimi i të rinjëve në lëminë e komunikacionit dhe garave të ndryshme, -Njohja dhe shkëmbimi i përvojave në lidhje me komunikacionin dhe auto sportin, - Promovimin i vlerave auto sportive dhe garuese. Steelwings Gjilani Shoqata është funksionale tash e 5 vjet. Objektivat kryesore të kësaj shoqate janë:
  • 42. 42 • Zhvillimi dhe zbulimi i vlerave të motoristëve në Kosovë, • Informimi i të gjitha moshave dhe gjinive per motoçikleta • Planifikimi grupor dhe njohja me organizime të ndryshme • Udhëtime turistike nëpër terrene të ndryshme me pjesëmarrje te anëtarëve dhe të njerëzve të tjerë te cilët kane interes per këtë lloj te sportit. KOSOVA GILAN BURSASPORLU TARAFTARLAR DERNE Organizata është themeluar me qëllim t’i mbrojë te drejtat të tifozëve sportiv të Bursës ta forcojë bashkëpunimin dhe të shkëmbejë përvojat në mes të grupeve të tifozave sportiv në Gjilan dhe jashtë tij si dhe integrimi, fuqizimi dhe ngritja e kapaciteteve të rinisë në procese vendimmarrëse Aeroklubi FARUZA Gjilan Ak FARUZA Qëllimet kryesore janë: -Sigurimi i arsimimit i të rinjve Kosovar për degët aeronautike të cilat -AeroKlub i Gjilanit duhet të bashkëpunojë me shkollën aeronautike të Kosoves. –Organizimi i konkurrencës në nivele të ndryshme. –Krijimi i kushteve për zhvillimin e të gjithë veprimtarisë aeronautike në përgjithësi Shoqata Për Ruajtjen e Egërsirave ,Gjueti dhe Mbrojtje Të Ambientit UJKU-GJILAN Kjo organizate funksionon tash e 20 vjet dhe ka statutin e nje shoqate. Organizata është themeluar me qëllim për të mbrojtur dhe ruajtur kafshët shtëpiake.
  • 43. 43 Klubi Sportivi Vëzhguesve GJILAN Kjo shoqatë është aktive tash e 15 vjet Qëllimet kryesore te këtij klubi janë: Zhvillimi dhe rritja e aktiviteteve të Scut Sport dhe promovimi dhe avancimi i mëtejshëm i këtij lloji te sportit. Shoqata Kulturore dhe Bëmirëse Sofra Livoç / Cultural and Charity Association Sofra Livoç - Gjilan Kjo shoqatë është aktive tash e 7 vjet që nga 07.02.2013. Qëllimi I themelimit të kësaj shoqate jane:organizimet e ndryshme të karakterit kulturor dhe organizime të tjera me karakter humanitar dhe bemires. Klubi Futbollistik Femrat Drita K.F.F Drita Ky klub është themeluar më 29.08.2012 dhe ka statutin e një shoqate. Klubi kryen detyrat dhe ka për qëllim primar zhvillimin e sportit të futbollit të femrave dhe në interes të anëtarve të vet, si dhe posaçërisht: 1. Përfaqëson interesin e përbashkët të klubit para qytetit, organeve shtetërore, organeve sportive dhe organizatave. 2. Siguron kushtet për zhvillimin e talentëve të rinj në lojën e futbollit. 3. Ndërmerr aktivitete për përparimin dhe aftësimin e sportit të futbollit të femrave dhe përcjell si dhe i njofton antarët me provojën ndërkombtare në lëmin e sportit të futbollit. 4. Organizon dhe i mundëson ndihme profesionale antarëve të vet për përparimin e punës së tyre.
  • 44. 44 5. I njofton me të ariturat e kuadrit në klub, posaqërisht të udhëheqësve dhe punëtorve profesional. 6. Punon në forcimin e moralit sportiv të anëtarve të vet dhe vërteton rregullat e sjelljes në marredhëniet e tyre. 7. Për punë Këshilli i Veprimit Rinor Lokal Gjilan KVRL - Gjilan Ky këshill është krijuar më 30.12.2010 dhe është organizata ombrellë e të gjitha organizatave tjera joqeveritare lokale ne Komunën e Gjilanit. Qëllimi i KVRL si organizate e pavarur dhe jopërfituese është që ta përfaqësoj dhe përkrah sektorin e rinisë ne Kosovë ne politikat vendimmarrëse, të kultivoj proceset zhvillimore, të promovoj edukimin shëndetësor, kulturor, mjedisor, të drejta e njeriut, demokraci, dhe fushat e tjera të ndërlidhura për zhvillim dhe integrim te gjithëmbarshëm te rinise ne nivelin e vendit dhe ndërkombëtar. Rinia Progres i Zhvillimit Gjilan RPZH- Gjilan Kjo organizatë joqeveritare është themeluar më 27.02.2014. Organizata është themeluar me qëllim të zhvillimit të bashkëpunimit ndërmjet anëtarëve të vet me synim për të përparuar të drejtat e të rinjve dhe për të siguruar që zëri i fuqishëm kolektiv i të rinjve të dëgjohet tek politikëbërësit dhe vendimmarrësit në nivel Komunal. KAPITULLI IV-Bashkëpunimi i OJQ-VE me Komunën 4.1ORGANIZATAT JOQEVERITARE DHE BASHKËPUNIMI ME PUSHTETIN LOKAL(KOMUNËN E GJILANIT)
  • 45. 45 4Shoqëria Civile paraqet një “shtyllë” të rëndësishme në rritjen e pjesëmarjes së qytetarëve në vendimarrje, poashtu edhe në forcimin e transparencës dhe llogaridhënies së pushtetit lokal. Sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale,Komuna e Gjilanit ashtu si komunat e tjera në vend organizon dy herë në vit takime publike në të cilën mund të marr pjesë secili person apo organizatë me interes në komunë,gjithashtu ka komitete këshillëdhënëse sektoriale me qëllim të pjesëmarrjes së qytetarëve në vendimmarrje.Në këto komitete përfaqësuesit e organizatave joqeveritare inkurajojnë qytetarët për anëtarësim në këto organizata duke I stimuluar që të merren me aktivitete të ndryshme me qëllim të përmirësimit të jetës së tyre në aspektin social,ekonomik,arsimor,kulturor. Vlen të përmendet se gjatë këtyre viteve është përmirësuar dukshëm bashkëpunimi,I cili ka kulmuar me ndërtimin e një lokacioni të përbashkët për të gjitha organizatat joqeveritare lokale qe ushtrojnë aktivitetin e tyre. 4.2 Financimi I OJQ-ve nga Komuna e Gjilanit Qëndrueshmëria financiare dhe sigurimi i fondeve është një problem “kronik”, i cili po e përcjell ne vazhdimësi sektorin e shoqërisë civile në Komunën e Gjilanit. 5 Organizatat joqeveritare lokale financohen në masë të madhe përmes projekteve të ndryshme nga fondet e organizatave ndërkombëtare(rreth 70%) dhe nje pjesë e vogël përmes subvencionimit ne formë të granteve. 4 3)http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
  • 46. 46 Duke qenë se financimi eshte kyç ne mënyrë qe këto organizata të kryejnë rolin e tyre në mënyrë efikase,dhe nga ana tjetër të arrijnë impaktin e dëshiruar me qëllim te rritjes së pjesëmarrjes dhe angazhimit qytetar në vendimmarrje,dalin ne pah këto mangësi: Përkundër numrit relativisht të madh të organizatave të shoqërisë civile të cilat ofrojnë shërbime publike në Gjilan, përkrahja financiare nga autoritetet lokale nuk është e kënaqshme dhe e barabartë për të gjithë; • Mungesa e mbështetjes ligjore për ofrimin e shërbimeve publike; • Nevoja e përgjithshme e krijimit të një mekanizmi bashkëpunues me autoritetet lokale publike KAPITULLI V -Anketë me qytetaret e Gjilanit Krejt në fund të këtij hulumtimi,zhvillova një anketë me qytetarët e Komunës së Gjilanit per të parë nga afër njohuritë qe ata kanë në lidhje me funksionimin e këtyre organizatave. Në këtë hulumtim kane marrë pjesë 30 persona,prej tyre 15 meshkuj dhe 15 femra. Mosha mesatare e tyre ishte 30 vjet. 5 3)http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
  • 47. 47 Prej tyre 15 ishin me shkollim të mesëm,dhe 15 kishin të përfunduar shkollimin universitar. 5.1.Pyetjet e Anketës Të anketuarit u përgjigjën në këto pyetje: -A e dini se çfarë janë organizatat joqeveritare? -A keni marrë pjesë ndonjëherë në ndonjë aksion vullnetar? -A jeni pjesë e ndonjë organizate joqeveritare? -A mendoni se duke qenë anëtar/e e ndonje organizate do të mund të ndikonit në përmirësimin e jetës suaj dhe komunitetit? -A mendoni se aktivizimi qytetar është promotor që pushteti lokal të jetë më transparent dhe llogaridhënës? -A është ne nivel të kënaqshëm sipas jush bashkëpunimi ndërmjet OJQ- ve dhe pushtetit lokal? 5.2.Përgjigjet e Anketës Në pyetjen e parë,te gjithë të anketuarit u përgjigjën se janë grupime vullnetare pa qenë të ndikuara nga pushteti lokal. Në aksion vullnetar kishin marrë pjesë prej 15 të anketuarve meshkuj 10 prej tyre pohuan se kishin marrë pjesë në pastrimin e mbeturinave nga lagjet e tyre,dhe aktivitete të tjera,5 te tjerët
  • 48. 48 thanë se nuk kishin marrë pjesë,ndërkaq nga të anketuarat(15 gjithsej) te gjitha u përgjigjën se po kishin marrë pjesë ne punë vullnetare. Ne pyetjen e tretë vetëm 5 prej 15 te anketuarve meshkuj pohuan se jane pjesë e një organizate joqeveritare,nga ana tjetër 10 femra thanë se ishin të angazhuara ne organizata joqeveritare Ne pyetjen e katërt te gjithë pranuan se do të kishin nje jetë më te mirë ne te gjitha aspektet. Ne pyetjen e pestë po ashtu te gjithë u pajtuan se aktivizimi qytetar ushtron ‘’presion pozitiv’’ te pushteti lokal ne menyre qe ata ti mbajë të informuar gjithmone per punët,projektet dhe aktivitetet. Sa I përket pyetjes së fundit,te anketuarit u shprehën se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit lokal dhe OJQ-ve nuk është fare në nivel të duhur,kjo si rrjedhojë e mungesës së informimit të qytetarëve si dhe mos organizimit të forumeve dhe kampanjave të ndryshme nga ana e komunës per rëndësinë dhe rolin e aktivizimit qytetar. Ne fund të kësaj ankete konkludova se një pjesë e madhe e qytetarëve e kuptojnë rolin dhe rëndësinë e pazëvendësueshëm te OJQ-ve ne fuqizimin e angazhimit qytetar. KAPITULLI VI-SHQYRTIME PERMBYLLESE 6.1 Perfundimi
  • 49. 49 Organizatat Joqeveritare ne Komunen e Gjilanit ushtrojnë aktivitete të ndryshme kulturore,arsimore,sportive,shëndetësore,etj.Ajo çka është më e rëndësishme dhe që vlen të ceket është përparësia qe ka një laramani te këtyre organizatave duke u munduar që të prekin çdo pore te jetës shoqërore si dhe inkurajimin,stimulimin dhe nxitjen e tyre në rritjen e aktivizimit qytetar. Me gjithë kapacitetet e kufizuara dhe mungesës se përkrahjes,këto organizata megjithatë po ia dalin mbanë duke u quajtur me të drejtë ‘’zëri I qytetarëve’’ dhe në një farë mënyre ‘’mbikëqyrëse të pushtetit lokal’’. 6Sipas Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) qeveritë(qendrore apo lokale) mund të thellojnë bashkëpunimin me qytetarët përmes: -Informimit Ky është hapi bazik dhe i njëanshëm kur qeveritë me vetëiniciativë informojnë publikun për proceset dhe vendimet, ose qytetarët e kërkojnë informacionin përmes mekanizmave ligjorë, si e drejta për qasje në dokumente publike, informacionet e publikuara në gazeta zyrtare ose në uebfaqe. Informimi është parakusht për konsultime. Përmes konsultimeve institucionet vendimmarrëse kërkojnë dhe marrin reagime për politikat. Shembuj për këtë janë konsultimet për legjislacionin, dokumentet strategjike, matja e qëndrimeve të publikut, etj. Konsultimi përbën një komunikim të kufizuar të dyanshëm 6 https://opendata.rks-gov.net/sq/dataset/f006476e-945c-4d3c-ad39-9ef59623222b
  • 50. 50 në mes qeverisë dhe qytetarëve. 7Angazhimi i qytetarëve në procesin e vendimmarrjes është formë e avancuar e komunikimit të dyanshëm në mes të qeverisë dhe qytetarëve. 8Pjesëmarrja aktive nënkupton se qytetarët angazhohen drejtpërdrejtë në propozim të politikave, edhe pse natyrisht kjo nuk nënkupton marrjen e të drejtës së personave të zgjedhur për të dhënë vendimin përfundimtar. 6.2.Rekomandimi Niveli i aktivizmit qytetar në Gjilan është ende i ulët. Përkundër ekzistencës së mbi 40 OJQ-ve lokale,ende nuk ka nje kulturë informimi dhe vetëdijësimi per qytetarët,krejt kjo si rezultat I mos organizimit të forumeve dhe kampanjave,përgatitjes së broshurave për fushëveprimtarine e tyre. Edhe në rastet kur qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile marrin pjesë në procesin e konsultimeve, në shumë raste kërkesat e tyre neglizhohen. 9OJQ-të janë ndarë të pakënaqura edhe në rastet kur janë përfshirë në nisma legjislative të organeve komunale apo kanë dorëzuar peticione për çështje të caktuara. Për dallim nga niveli qendror, ku ekziston një rregullore e hollësishme për procesin e konsultimeve publike, në nivel lokal nuk ekziston një rregullore e tillë. 10Rregullorja e MAPL për transparencë në komuna çështjen e konsultimeve e përmend vetëm në një nen, kurse rregulloret e komunave për transparencë janë mjaftuar duke kopjuar fjalë për fjalë Rregulloren e MAPL. Prandaj,rekomandoj që; 7 https://opendata.rks-gov.net/sq/dataset/f006476e-945c-4d3c-ad39-9ef59623222b 8 http://www.keen-ks.net/site/assets/files/ 9 http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf 10 http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.pdf
  • 51. 51 Të organizohen forume dhe kampanja të ndryshme së paku 1 herë në 3 muaj -Përgatitja e materialeve dhe broshurave -Krijimi I një regjistri online nga Komuna të OJQ-ve dhe aktiviteteve të tyre -Përpilimi I nje rregulloreje e cila do të promovonte transparencë dhe do të avanconte edhe më tej procesin e konsultimeve në Komunën e Gjilanit 6.3Referenca
  • 52. 52 1) http://www.keen-ks.net/site/assets/files/ 2) http://www.civikos.net/repository/docs/ 3) http://qeverismirë.info/shq/ 4) http://www.civikos.net/repository/docs/ 5) http://www.keen-ks.net/site/assets/files/ 6)https://opendata.rks-gov.net/ 7) http://www.keen-ks.net/site/assets/files/ 8)www.kcsffoundation.org 9)www.organizatatjoqeveritare-rks.org 10) www.qeverismirë.info//shoqëria civile 6.4 Literatura https://opendata.rks-gov.net/sq/dataset/f006476e-945c-4d3c-ad39-9ef59623222b http://www.civikos.net/repository/docs/Shërbimet_Publike_dhe_OJQ_Bujar_165495_796761.p df http://www.keen-ks.net/site/assets/files/1422/studimi_- _pjesëmarrja_dhe_ndikimi_i_shoqërisë_civile_ne_politikë- bërje_dhe_vendimmarrje_në_kosovë_alb.pdf www.kcsffoundation.org