SlideShare a Scribd company logo
1 of 16
Download to read offline
A ËSHTË RINIA PRIORITET
NË PROGRAMET POLITIKE?
2019
PËRMBAJTJE
1
1.1
2.1
2.2
2.3
2.4
1.2
2
3
4
Hyrje
Të rinjtë dhe pozita e tyre në Kosovë
Metodologjia
Arsimimi dhe edukimi joformal
Punësimi dhe ndërmarrësia
Vullnetarizmi, sporti, kultura dhe rekreacioni
Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve
Shqetësimet e të rinjve dhe përceptimi
i tyre ndaj zgjedhjeve
Përfundime dhe rekomandime
Qëllimi
Hyrje
Republika e Kosovës po përballet edhe njëherë me zgjedhje të para-
kohshme. Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës do të votohet
me 6 tetor 2019. Për këtë garë zgjedhore, në Komisionin Qëndror të
Zgjedhjeve janë regjistruar 25 subjekte politike, nga to njëzet parti
politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur.
Periudha para datës së zgjedhjeve karakterizohet nga një dinamikë
e shtuar e aktiviteteve të subjekteve politike në Kosovë, të cilat kanë
për qëllim kapitalizimin e tyre në mbështetje nga qytetarët me të
drejtë vote. Në thelb, aktivitetet e tilla përcillen nga mesazhe e
deklarata premtuese, ku secili nga subjektet garuese synon të ofrojë
më shumë atraktivitet se tjetri, e në këtë mënyrë të katapultohet më
lartë se tjetri në tabelën përfundimtare të rezultateve. Megjithatë,
jemi dëshmitarë që shpeshherë, për arsye të ndryshme, premtimet
gjatë fushatës parazgjedhore tejkalojnë logjikën e realizimit dhe
janë më shumë të natyrës populiste, sesa praktike. Në këtë mënyrë,
edhe subjektet politike edhe kandidatët që bëjnë premtime, duke u
fokusuar në disa aspekte ku mund të binden më shumë masa të
njerëzve, harrojnë disa fusha të tjera po aq esenciale, ku reagimi nga
shoqëria është më pasiv.
Pikërisht këtu qëndron një nga çështjet thelbësore të politikëbërjes
në Kosovë: sa merren në konsideratë kërkesat e të rinjve në pro-
gramet e partive politike, respektivisht sa ato realizohen nga
qeverisja qëndrore apo ajo lokale.
1.1
1.2
Qëllimi
Hulumtimi “Zgjedhjet 2019: a janë të rinjtë prioritet në programet politike?” ka për
qëllim të analizojë kërkesat e të rinjve dhe të rejave nga disa perspektiva dhe t’i
vendosë këto në planin e politikëbërjes, gjegjësisht sa këto kërkesa përfshihen në
programet politike të subjekteve garuese në zgjedhjet e 6 tetorit.
Metodologjia
Realizimi i këtij hulumtimi është bërë duke marrë për bazë hulumtime, raporte e anali-
za të mëhershme. Gjithashtu janë shqyrtuar editoriale, artikuj gazetaresk e opinione
publike. Janë analizuar edhe strategji, vendime e programe të institucioneve, respektiv-
isht organizatave të shoqërisë civile. Të gjitha këto janë vlerësuar në kontekst të
hapave që janë ndërmarrë për t’i plotësuar kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve në
Kosovë.
Si pjesë themelore e metodologjisë, janë kontaktuar subjektet politike, të cilave u janë
kërkuar programet e plota politike, me fokus tek çështjet që lidhen me rininë, me të
cilat garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Kontaktet me to janë siguruar përmes letërkëmbi-
mit me KQZ-në. Atyre u janë dërguar e-maile dhe janë kontaktuar përmes telefonit për
të konfirmuar pranimin e kërkesave tona.
Pas shqyrtimit të gjetjeve nga publikimet e mëhershme, ato janë analizuar duke i
krahasuar me programet politike të subjekteve garuese në zgjedhjet e 6 tetorit.
Mirëpo, meqenëse vetëm tri subjekte politike kanë shprehur gatishmërinë për t’i
dërguar programet e tyre, për hir të korrektësisë, natyra e këtij hulumtimi orientohet
drejt rekomandimeve për të gjitha subjektet politike që t’i përfshijnë këto kërkesa
brenda programeve të tyre.
Të rinjtë dhe pozita
e tyre në Kosovë
Sipas Ligjit nr. 03/L-145 për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, të rinjtë
në Kosovë konsiderohen personat që i takojnë grupmoshës 15-24 vjeç.
Me anë të këtij ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2009, krijo-
het baza ligjore për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë. Ky ligj gjithashtu
rregullon edhe punën e Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor, të Këshilleve
Lokale të Veprimit Rinor dhe Qendrave Rinore. Gjithashtu nenet 6 dhe 7,
krijojnë kornizat për përgjegjësitë e institucioneve të pushtetit qëndror
dhe atij lokal. Në anën tjetër kemi Strategjinë për Rininë 2013-2017, e cila
trajton si objektiva strategjike pjesëmarrjen e të rinjve, edukimin joformal,
punësimin dhe ndërmarrësinë, edukimin dhe promovimin shëndetësor,
sigurinë njerëzore, integrimin shoqëror, vullnetarizmin, sportin, kulturën
dhe rekreacionin. Në një nga dokumentet e kohëve të fundit nga insti-
tucionet qëndrore, respektivisht Qeveria e Kosovës, është rekomanduar
plotësim-ndryshimi i Ligjit nr. 03/L-145 për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e
Rinisë, me qëllim të rritjes së efikasitetit, përfshirjes së më shumë të rinjve
(deri në moshën 29 vjeçare), krijimit të infrastrukturës ligjore për ndarjen
e Qendrave Rinore nga OJQ-të, strategjitë komunale, kodet e veçanta bux-
hetore, lehtësimin e punës së OJQ-ve dhe njohjen e punës vullnetare si
përvojë pune. Ky koncept-dokument mban datën 22 janar 2019 dhe reko-
mandon nisjen e punës për këto ndryshime gjatë vitit 2019.
Sidoqoftë, në vijim do të shohim që pozita reale e të rinjve në Kosovë
është në gjendje shqetësuese, dhe kjo shprehet më së miri përmes kërke-
save të tyre të vazhdueshme, të cilat janë marrë pak ose aspak në konsid-
eratë nga institucionet shtetërore.
Arsimimi dhe edukimi joformal
Arsimimi llogaritet ndër shtyllat kryesore për zhvillimin e shoqërisë dhe paraqet një
indikator të pakundërshtueshëm për zhvillimin e shtetit. Sidoqoftë, gjendja reale në
Kosovë pasqyrohet zymtshëm. Raporti i dalë nga Kongresi Kombëtar i Rinisë, ka gjetur
se disa nga shqetësimet kryesore të të rinjve për fushën e arsimit, janë që i njëjti është
i dobët dhe jocilësor në të gjitha nivelet, sistemi legjislativ është i mangët dhe i pazbat-
ueshëm, kurrikula deri diku premtuese, por me vështirësi zbatimi, mungesa e investi-
meve funksionale e infrastruktura shkollore çaluese, orientimi profesional e mungesa
e këshillimit për karrierë. Sipas një hulumtimi të realizuar nga IDRA dhe fondacioni
Friedrich Ebert Stiftung, në vitin 2012, vetëm 24% e të anketuarve janë të kënaqur ose
shumë të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Nëse marrim numrin e nxënësve në
arsimin e mesëm të lartë dhe atë të studentëve, që përkojnë me moshën 15-24, na del
një shifër prej rreth 200,000 të rinjsh që janë nxënës ose studentë. Po ta shohim të
njëjtën në perspektivën e kënaqësisë me cilësinë, na del një shifër alarmante, që
përçon një mesazh të qartë: të rinjtë kërkojnë të rritet cilësia e arsimit. Kjo ilustrohet
edhe në hulumtimin e KDI-së në pikën 3 të këtij studimi.
2.1
Në anën tjetër, edukimi jo-formal i të rinjve është i rregulluar edhe me Udhëzimin
Administrativ 04/2015, i cili shërben si bazë ligjore për organizatat dhe institucionet që
ofrojnë programe jo-formale për avancimin arsimor të të rinjve, qoftë konferenca,
seminare, punëtori, trajnime, etj. Mirëpo kjo nuk mjafton. Qendrat Rinore në Kosovë
akoma konsiderohen OJQ dhe funksinonojnë si të tilla ligjërisht, ndonëse premtimet
kanë vijuar se do të krijohet bazë ligjore e veçantë për to. Një gjë e tillë ka nisur tek me
vendimin e Qeverisë së Kosovës, për krijimin e koncept-dokumentit i cili parasheh
plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë. Këtu planifiko-
het që edhe statusi i Qendrave Rinore të rregullohet, dhe jo vetëm. Këshillet e Veprimit
Rinor Lokal, përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve me të rinj në 38 komunat e
Kosovës, më shumë janë inekzistene se sa funksionale. Kjo për shumë faktorë, ku më
kryesori është faktori financiar. Janë të rralla KVRL-të që kanë buxhet të decentralizuar
dhe veprojnë në koordinim me institucionet për t’i adresuar shqetësimet dhe kërkesat
e të rinjve. Pra, kërkohet përfshirje specifike e këtyre çështjeve në programet
qeverisëse, në mënyrë që të rinjve t’u krijohen mundësitë për pjesëmarrje në aktivi-
tete të edukimit jo-formal.
Kur flasim për OJQ-të, shohim se mbështetja financiare nga institucionet është rritur
nga rreth 14 milionë euro në rreth 16 milionë, në të gjitha nivelet, ndonëse numri i
përfituesve ka rënë nga viti 2016 në vitin 2017. Kjo është shenjë e angazhimit insti-
tucional, ngase OJQ-të ofrojnë benefite të panumërta për të rinjtë. Por, megjithatë
është i nevojshëm një koordinim i mirëfilltë mes të gjithë akterëve, me qëllim të
përdorimit më efektiv të fondeve publike dhe orientimit të tyre drejt kërkesave të të
rinjve.
Punësimi dhe ndërmarrësia
Të rinjtë shprehin shqetësim të thellë për një nga fenomenet më të theksuara në
Kosovë: nivelin e lartë të papunësisë. Kjo ngase më së shumti preken vetë ata/ato. Më
konkretisht, sipas të dhënave për tremujorin e dytë të vitit 2018 në Agjencinë e Statisti-
kave të Kosovës, niveli i punësimit të të rinjve mes moshës 15 e 24 vjeç është rreth 10%,
i shprehur më pak tek femrat me rreth 4.7%. Kjo gjendje është vërtetë shqetësuese
dhe kështu reflektohet edhe në raportin e Kongresit Kombëtar të Rinisë. Ndër proble-
met kryesore që theksohen në këtë raport, janë frika nga papunësia dhe korrupsioni,
mungesa e planifikimit strategjik, paaftësia e agjencive publike të punësimit, mospër-
puthja e politikave lokale me kërkesat e bizneseve të vogla e të mesme për zhvillim,
mospërputhja e politikave arsimore me tregun e punës, etj.
Në raportin e UNDP-së të titulluar “Sfidat dhe këndvështrimet e rinisë në Kosovë”, të
rinjtë paraqiten shumë pesimist lidhur me të ardhmen, madje pothuajse gjysma e të
anketuarve (48%) janë deklaruar se janë pesimist ndaj perspektivës së tyre në Kosovë.
Prej tyre janë 60% që si problem kryesor e shohin mungesën e mundësive për punë-
sim. Planprogramet politike nga të gjitha subjektet politike janë të fokusuara në
sigurimin e vendeve të punës për të rinjtë, edukimin cilësor dhe lëvizjen e lirë të tyre,
edhe pse këto premtime deri sot më shumë kanë mbetur fjalë të rastit, sesa sipërmarr-
je serioze institucionale.
Prandaj, të rinjtë e shohin si problem papunësinë, ngase nuk kanë mundësi për të
kryer praktika të punës, për të krijuar përvojë të punës, pastaj profilet e tyre arsimore
janë larg nga kërkesat e tregut, që sjell deri te mungesa e përgatitjes për një punë të
caktuar; të tjerët e shohin si problem mungesën e investimeve të huaja, e disa korrup-
sionin e nepotizmin si fenomene që kanë ngulfatur sektorin publik me persona jokom-
petent. Këto dhe të tjera rezultojnë në një situatë të pashpresë për të rinjtë, në kuptim
të perspektivës së punës.
2.2
Vullnetarizmi, sporti, kultura dhe rekreacioni
Ndër çështjet më me rëndësi për përfshirjen e të rinjve dhe zhvillimin e tyre, janë
vullnetarizmi, sporti, kultura e rekreacioni. Në një hulumtim të realizuar nga D4D në
vitin 2018, konstatohet si në vijim “Për më tepër, anketa e vitit 2017 tregon se në
Kosovë, vullnetarët janë kryesisht të rinj, që vijnë kryesisht nga grupmosha 18-24 vjeç,
p.sh., që përbën 14.3 përqind të atyre që kanë qenë vullnetarë në vitin e kaluar. Sa i
përket kohës, nga ata që janë të gatshëm për të dalë vullnetar nëse i jepet mundësia,
më shumë se një e treta do të dilnin vullnetar deri në 10 orë ose dy ditë pune në muaj
(34.9 përqind), 5.3 përqind do të dilnin vullnetar deri në 20 orë ose katër ditë pune dhe
vetëm 2.1 përqind do të ishin të gatshëm të dalin vullnetarë më shumë se 25 orë ose
më shumë se pesë ditë pune.” Këtu i rekomandohet Qeverisë së Kosovës për krijimin
e ligjit për vullnetarizmin, strategjisë kombëtare për vullnetarizmin dhe Ministrisë së
Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, integrimin e vullnetarizmit në strategjinë e arsimit
në Kosovë.
Nëse flasim për sportin, mund të themi se është ndër të rrallat fusha ku institucionet
kanë filluar t’i kthejnë sytë, ndonëse akoma në mënyrë selektive. Sukseset e spor-
tistëve kosovarë në garat ndërkombëtare janë presion publik për institucionet qën-
drore e lokale që të punojnë fort për të krijuar kushte më moderne për zhvillimin e
sporteve. Përveç futbollit, basketbollit, hendbollit e xhudos, partitë që synojnë pushte-
tin, duhet të kenë parasysh edhe investime në sporte tjera që po kërkojnë vëmendjen
institucionale. Kjo për shkak se shumë të rinj janë të angazhuar në klube të ndryshme
dhe kërkesat e tyre nuk përfshijnë vetëm investime kapitale në ndërtimin e qendrave
sportive, por edhe në mbështetje financiare për pjesëmarrje në gara rajonale e ndër-
kombëtare.
2.3
Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve
Në një studim nga organizata Make a Difference, mbështetur nga Fondacioni Friedrich
Ebert Stiftung, është gjetur se të rinjtë nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuar në
procese të politikave publike. Me rolin e zbehtë në debate publike, inicime të projek-
teve për shpenzimin e parasë publike, e në veçanti projektet që prekin direkt apo
tërthorazi interesin e tyre, ata mbesin si akterë të pafuqishëm. Prandaj në këtë hulum-
tim, mes tjerash, ngritet si shqetësim i të rinjve edhe mosmarrja parasysh e kërkesave
të tyre nga organet lokale.
Ajo që vlenë të theksohet është se disa komuna, përmes dikastereve të rinisë, kanë
alokuar mjete të konsiderueshme financiare në adresë të Qendrave Rinore, respektiv-
isht KVRL-ve (Komuna e Prishtinës në vitin 2016 ka ndarë mbi 500,000 euro për sub-
vencione dhe transfere për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport). Ndonëse këto
komuna duhet marrë si modele inkurajuese për pjesën tjetër të Kosovës, prapë
shumat e tilla nuk përmbushin kërkesat e shumta të të rinjve. Prandaj, është nevojë e
domosdoshme krijimi i fondeve të veçanta në nivel komunal, por edhe qëndror, me
fokus zhvillimin e tyre, përmes fuqizimit të gjithanshëm, me theks të veçantë si partner
në proceset vendimmarrëse.
2.4
Avdyl Gashi, aktivist i shoqërisë civile për fuqizimin e rinisë dhe antarë i Këshillit të
Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, këtë gjendje e komenton si “Po aq e
rëndësishme sa një vend pune, është edhe hapësira për shprehje dhe zhvillim të talen-
tit, aktiviteteve sportive, kulturore e rekreative. Duke qenë se mundësi të tilla mungo-
jnë në vendin tonë, për të mos thënë nuk ekzistojnë fare, nuk është për t'u habitur fakti
se rinia nuk sheh vizion në Kosovë, e aq më pak të ardhme. Rrjedhimisht, mbushin
tavolinat e kafeneve, rrjeteve sociale, e në rastet më të dhimbshme, mbushin auto-
busët në stacione gjithandej Kosovës.” Prandaj, kërkohet angazhim më i madh në
krijimin e programeve dhe planeve për zhvillim afatgjatë të këtyre sektorëve, në
mënyrë që të rinjtë të përfshihen në aktivitete produktive.
Shqetësimet e të rinjve dhe
përceptimi i tyre ndaj zgjedhjeve
Në një hulumtim të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në
shkurt të vitit 2017, mbi qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj, janë
nxjerrë disa rezultate interesante sa i përket shqetësimeve të të rinjve. Në
vijim do të paraqesim në formë grafike këto shqetësime, duke ju referuar
këtij hulumtimi, i cili përkon me analizat e mësipërme dhe paraqet në një
formë një përmbledhje grafike të shqetësimeve kryesore të të rinjve:
65.10%
54.60%
42.20%
41.10%
36.00%
21.60%
28.90%
27.50%
Papunësia
Arsimi Sundimi
i ligjit
Kultura,
rinia dhe
sporti
Demarkacioni
i kufirit me
mal
Shëndetesia Liberalizimi
i vizave
Zhvillimi
ekonomik
Shqetësimet
Nga po i njëjti hulumtim, është gjetur se faktorët më me peshë që
ndikojnë në përcaktimin e votuesve të rinj, janë programi politik
(34.4%), kandidati (23%), historia e partisë (15.7%) dhe lideri i partisë
(13.9%). Faktorë të tjerë, si përkrahja e miqve, ndikimi familjar dhe
përfitimi personal, kanë një ndikim minimal tek përcaktimi i të rinjve
votues për të zgjedhur një subjekt politik apo kandidat, në raport me të
tjerët. Nga këtu na del edhe një mesazh i qartë për subjektet garuese:
programet politike që janë atraktive, respektivisht përfshijnë kërkesat e
të rinjve në mënyrë të qartë dhe specifike, do të kenë potencial më të
madh për të marrë vëmendjen, gjegjësisht votat e votuesve të rinj.
Ndonëse tashmë janë përcaktuar listat e kandidatëve, prapë se prapë
një gjë e tillë duhet pasur parasysh kurdo kur ka zgjedhje në Kosovë,
qoftë në nivel lokal apo qëndror, që subjektet politike duhet t’i pasuro-
jnë listat e tyre garuese me emra kredibil, persona me të kaluar të
pastër dhe njerëz që janë kompetent për votat që kërkojnë.
Është për t’u vlerësuar se 77.4% nga votuesit e rinj në zgjedhjet parlam-
entare të vitit 2014 kanë besuar në procesin zgjedhor. Ky besim nuk
reflektohet në pjesëmarrjen në zgjedhjet e këtij viti, ku vlerësohet se
vetëm 31.2% të të rinjve shqiptar kanë marrë pjesë në zgjedhje, 36% të
atyre serb dhe 27% nga komunitetet e tjera.
Në anën tjetër, përceptimi i zgjedhjeve nga votuesit e rinj, në kuptim të
motivit për të votuar ose mosvotuar, shprehet me grafiqet në vijim:
Motivet për të votuar
12.30%
E drejtë
e secilit
14.40%
Është përgjegjësi
dhe obligim
Ndërtimi i një të
ardhme më të
mirë për vendin
26.30%
Motivet për të mos votuar
Mosinteresimi
në zgjedhje
1
3
.
9
0
%
1
3
.
9
0
%
Mospërfshirja
e problemeve
të të rinjëve
në programet
politike të
partive politike
Apatia ndaj të
gjitha figurave
dhe subjekteve
politike
Bindja se një
votë e vetme
nuk bënë
ndryshim
2
6
.
3
0
%
2
6
.
3
0
%
Prandaj, ka shumë hapësirë për të përmirësuar në mënyrë gjithpërfshirëse
procesin zgjedhor, besimin në institucione, programet politike, politikëbërjen
reale dhe përfshirjen e të rinjve jo vetëm në forume partiake rinore, por konk-
retisht në vendimmarrje. Në këtë mënyrë, subjektet politike, jo vetëm që do të
gëzojnë përkrahje nga masat e gjera të të rinjve, por do të kenë mundësi që t’i
adresojnë seriozisht shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve.
Përfundime
dhe rekomandime
Pas një analize të thuktë të shqetësimeve dhe kërkesave të të rinjve,
është arritur në përfundim se institucionet qëndrore dhe lokale kanë
rritur vëmendjen drejt tyre nga viti në vit, por kjo nuk mjafton. Prandaj,
përmes formave të ndryshme avokuese, po bëhen përpjekje kryesisht
nga organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare që
operojnë në Kosovë, që të arrihet një koordinim më i mirë për t’i trajtuar
kërkesat e të rinjve në nivel institucional, respektivisht për të bërë hapa
konkret në plotësimin e tyre.
Sidoqoftë, gjendja vazhdon të jetë e paqëndrueshme dhe progresi është
minimal. Prandaj, marrë parasysh çështjet e diskutuara më sipër, i
paraqesim disa rekomandime konkrete, të cilat duhet trajtuar me seri-
ozitet nga të gjithë akterët, e në veçanti nga subjektet politike që synojnë
të qeverisin pas zgjedhjeve të 6 tetorit:
Investim në modernizimin e infrastrukturës teknike dhe teknologjike në
shkollat e mesme. Krijimi i laboratorëve, kabineteve të specializuara,
shtimi i numrit të bibliotekave, përdorimi i ICT-së për menaxhim më efek-
tiv.
Reformë në arsim. Ristrukturimi i programeve arsimore që nga shkollimi
fillor. Nxitja drejt programeve arsimore që lidhen me tregun e punës.
Aftësimi dhe riaftësimi i kuadrove mësimdhënëse përmes metodave
moderne të mësimdhënies. Krijimi i kushteve për mësim dhe hulumtim
sipas praktikave të mira të shteteve perëndimore. Fokusi në shkolla të
specializuara.
Krijimi i një strategjie shtetërore për zhvillimin e rinisë në të gjitha nivelet,
në veçanti të preken zonat rurale dhe komunitetet minoritare në vend.
Buxhetimi dhe alokimi i mjeteve financiare në kategori të veçuara për
rininë, qoftë në nivel qëndror, qoftë në atë lokal.
Statusi i veçantë për Qendrat Rinore – diferencimi nga OJQ-të. Kodet e
veçanta buxhetore për Qendrat Rinore dhe KVRL-të, në kuadër të
DKRS-ve komunale, me vendim të nivelit qëndror. Shtimin e hapësirave
për rini, në veçanti të kampeve rinore.
Ristrukturimi i punës së qendrave të aftësimit profesional dhe punësimit,
me qëllim të rritjes së efektivitetit të tyre.
1
2
3
4
5
Programet nacionale të bursave dhe të praktikave të punës në institucione
publike, organizata jo-qeveritare dhe sektor privat.
Depolitizimin dhe rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse në
administratën publike. Përfshirja e të rinjve në këto procese. Transpar-
encën dhe digjitalizimin e plotë të këtyre proceseve.
Krijimin e parakushteve për investime të huaja krahas përgatitjes profesio-
nale të kuadrove.
Hapja e qendrave të inovacionit dhe krijimi i fondeve për ndërmarrësit e
rinj – programe të mentorimit dhe këshillimit profesional për zhvillim të
qëndrueshëm. Subvencionimi i pjesëmarrjes në gara e panaire ndërkom-
bëtare. Shkurtimi i procedurave për patentimin e inovacioneve dhe pro-
movimin e tyre para investitorëve të huaj.
Rritja e përkrahjes për OJQ-të rinore që zhvillojnë aktivitete vullnetare,
klubet sportive, kulturore e rekreative.
Përcaktimi i fushave sportive me interes nacional. Investime kapitale në
krijimin e kushteve për zhvillimin e sporteve përkatëse. Zhvillimin e
kuadrove sportiv dhe modernizimin e infrastrukturës aktuale.
6
7
8
9
10
11
Referenca
1. http://ask.rks-gov.net/media/4322/anketa-e-fuq-
is%C3%AB-pun%C3%ABtore-tm1-2018.pdf
2. http://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2018/03/HULUM-
TIMI-2016_FINAL-EDIT-04.pdf
3. http://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2018/06/Rapor-
ti-i-financimit-te-OJQve-2017-ALB.pdf?fbclid=IwAR2WBBTdbn6GyEh3Dqw
ehItJfYJersfsZd-IDPM8_q7o82NiWn3GuFwpahc
4. http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/13855.pdf
5. http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/14666.pdf
6. http://www.fes-prishtina.org/wb/media/Publications/2012/Stu-
dimi%20i%20Rinise%20SHQIP.pdf
7. https://d4d-ks.org/editorial/rinia-pasive-kush-jane-shkak-
taret/?fbclid=IwAR1E4SGig4bldOr-veo3GtCFZRRE7w7PW5gmFtHuiO1CQT
7gHwKKoXAjy6I
8. https://d4d-ks.org/wp-content/uploads/2018/03/D4D_PI_14_SH-
Q_WEB.pdf?fbclid=IwAR22fkZOVDynMFp9SJD4OtP20BoYd1dfqbxPc4e6Xr
3-DqG0v-noYOhLSek
9. https://kallxo.com/shkurt/te-rinjte-kosovare-jane-pesi-
miste-per-te-ardhmen-e-tyre-ne-kosove/
10. https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/UA_04-2015_per_edukim-
in_joformal_te_te_rinjve.pdf
11. https://zeri.info/aktuale/203572/ja-sa-studente-ka-gjithsej-kosova/
12. Ligji nr. 03/L-145 për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë
13. Strategjia Kosovare për Rininë 2013-2017, Ministria e Kulturës, Rinisë
dhe Sportit
Ky hulumtim u realizua në
kuadër të projektit
“Vota ime, zgjedhja ime”
Iplementuar nga: Përkrahur nga:
GLOBAL
SHAPERS
COMMUNITY
PRISHTINA
Autor
Besnik Avdiaj
V TA IME
ZGJEDHJA IME
Prishtinë,2019

More Related Content

Similar to Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf

Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Dardan Aliu
 
Ekonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëEkonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëAnnea Hapciu
 
Women's participation in decision-making in Kosovo_ALB
Women's participation in decision-making in Kosovo_ALBWomen's participation in decision-making in Kosovo_ALB
Women's participation in decision-making in Kosovo_ALBNita Zogiani
 
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!dragjoshidanjel
 
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësMirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësAlbesian Neziri
 
Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...
Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...
Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...FIRST CHILDREN'S EMBASSY IN THE WORLD MEGJASHI
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022МЦМС | MCIC
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...ALTAX Consulting
 
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëShqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëCatalyst Balkans
 
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanëtRaporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanëtLincoln Centers of Albania
 
Reintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarveReintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarveEvis Fico
 
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëCatalyst Balkans
 
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe KosovëMes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovënakije.kida
 

Similar to Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf (20)

Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018Publikimi final draft 17.12.2018
Publikimi final draft 17.12.2018
 
Ekonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në KosovëEkonomia Qarkore në Kosovë
Ekonomia Qarkore në Kosovë
 
Women's participation in decision-making in Kosovo_ALB
Women's participation in decision-making in Kosovo_ALBWomen's participation in decision-making in Kosovo_ALB
Women's participation in decision-making in Kosovo_ALB
 
MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020MCMS Raport Vjetor 2020
MCMS Raport Vjetor 2020
 
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
Sfidat e Shqiperise drejt Bashkimit Europian !!
 
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e PejësMirëqenia Sociale në komunën e Pejës
Mirëqenia Sociale në komunën e Pejës
 
MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021MCMS Raport Vjetor 2021
MCMS Raport Vjetor 2021
 
Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...
Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...
Dragi Zmijanac, drejtor i ambasadës së parë të fëmijëve në botë – “megjashi” ...
 
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
ENDRA MAQEDONASE PËR BASHKËPUNIM NDËRKOMBËTAR Raport Vjetor 2022
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Buletini i Majit
Buletini i MajitBuletini i Majit
Buletini i Majit
 
Manifesti
ManifestiManifesti
Manifesti
 
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëShqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Shqipëria dhuron 2021 – Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 
MCMS Raport Vjetor 2018
MCMS Raport Vjetor 2018MCMS Raport Vjetor 2018
MCMS Raport Vjetor 2018
 
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanëtRaporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
Raporti: Mendimet e qytetarëve përballë problemeve të ngritura nga politikanët
 
Reintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarveReintegrimi i ish te denuarve
Reintegrimi i ish te denuarve
 
my first upload
my first uploadmy first upload
my first upload
 
CCOSLA Project. Taining Module
CCOSLA Project. Taining ModuleCCOSLA Project. Taining Module
CCOSLA Project. Taining Module
 
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisëKosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
Kosova dhuron 2021 - Raporti vjetor për gjendjen e filantropisë
 
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe KosovëMes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
Mes një vlerësimi të zymtë dhe lajmi të mirë për IHD në Shqipëri dhe Kosovë
 

Hulumtimi - A janë të rinjtë prioritet në programet politike.pdf

  • 1. A ËSHTË RINIA PRIORITET NË PROGRAMET POLITIKE? 2019
  • 2. PËRMBAJTJE 1 1.1 2.1 2.2 2.3 2.4 1.2 2 3 4 Hyrje Të rinjtë dhe pozita e tyre në Kosovë Metodologjia Arsimimi dhe edukimi joformal Punësimi dhe ndërmarrësia Vullnetarizmi, sporti, kultura dhe rekreacioni Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve Shqetësimet e të rinjve dhe përceptimi i tyre ndaj zgjedhjeve Përfundime dhe rekomandime Qëllimi
  • 3. Hyrje Republika e Kosovës po përballet edhe njëherë me zgjedhje të para- kohshme. Legjislatura e shtatë e Kuvendit të Kosovës do të votohet me 6 tetor 2019. Për këtë garë zgjedhore, në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve janë regjistruar 25 subjekte politike, nga to njëzet parti politike, katër koalicione dhe një kandidat i pavarur. Periudha para datës së zgjedhjeve karakterizohet nga një dinamikë e shtuar e aktiviteteve të subjekteve politike në Kosovë, të cilat kanë për qëllim kapitalizimin e tyre në mbështetje nga qytetarët me të drejtë vote. Në thelb, aktivitetet e tilla përcillen nga mesazhe e deklarata premtuese, ku secili nga subjektet garuese synon të ofrojë më shumë atraktivitet se tjetri, e në këtë mënyrë të katapultohet më lartë se tjetri në tabelën përfundimtare të rezultateve. Megjithatë, jemi dëshmitarë që shpeshherë, për arsye të ndryshme, premtimet gjatë fushatës parazgjedhore tejkalojnë logjikën e realizimit dhe janë më shumë të natyrës populiste, sesa praktike. Në këtë mënyrë, edhe subjektet politike edhe kandidatët që bëjnë premtime, duke u fokusuar në disa aspekte ku mund të binden më shumë masa të njerëzve, harrojnë disa fusha të tjera po aq esenciale, ku reagimi nga shoqëria është më pasiv. Pikërisht këtu qëndron një nga çështjet thelbësore të politikëbërjes në Kosovë: sa merren në konsideratë kërkesat e të rinjve në pro- gramet e partive politike, respektivisht sa ato realizohen nga qeverisja qëndrore apo ajo lokale.
  • 4. 1.1 1.2 Qëllimi Hulumtimi “Zgjedhjet 2019: a janë të rinjtë prioritet në programet politike?” ka për qëllim të analizojë kërkesat e të rinjve dhe të rejave nga disa perspektiva dhe t’i vendosë këto në planin e politikëbërjes, gjegjësisht sa këto kërkesa përfshihen në programet politike të subjekteve garuese në zgjedhjet e 6 tetorit. Metodologjia Realizimi i këtij hulumtimi është bërë duke marrë për bazë hulumtime, raporte e anali- za të mëhershme. Gjithashtu janë shqyrtuar editoriale, artikuj gazetaresk e opinione publike. Janë analizuar edhe strategji, vendime e programe të institucioneve, respektiv- isht organizatave të shoqërisë civile. Të gjitha këto janë vlerësuar në kontekst të hapave që janë ndërmarrë për t’i plotësuar kërkesat dhe pritshmëritë e të rinjve në Kosovë. Si pjesë themelore e metodologjisë, janë kontaktuar subjektet politike, të cilave u janë kërkuar programet e plota politike, me fokus tek çështjet që lidhen me rininë, me të cilat garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit. Kontaktet me to janë siguruar përmes letërkëmbi- mit me KQZ-në. Atyre u janë dërguar e-maile dhe janë kontaktuar përmes telefonit për të konfirmuar pranimin e kërkesave tona. Pas shqyrtimit të gjetjeve nga publikimet e mëhershme, ato janë analizuar duke i krahasuar me programet politike të subjekteve garuese në zgjedhjet e 6 tetorit. Mirëpo, meqenëse vetëm tri subjekte politike kanë shprehur gatishmërinë për t’i dërguar programet e tyre, për hir të korrektësisë, natyra e këtij hulumtimi orientohet drejt rekomandimeve për të gjitha subjektet politike që t’i përfshijnë këto kërkesa brenda programeve të tyre.
  • 5. Të rinjtë dhe pozita e tyre në Kosovë Sipas Ligjit nr. 03/L-145 për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, të rinjtë në Kosovë konsiderohen personat që i takojnë grupmoshës 15-24 vjeç. Me anë të këtij ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës në vitin 2009, krijo- het baza ligjore për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë. Ky ligj gjithashtu rregullon edhe punën e Këshillit Qëndror të Veprimit Rinor, të Këshilleve Lokale të Veprimit Rinor dhe Qendrave Rinore. Gjithashtu nenet 6 dhe 7, krijojnë kornizat për përgjegjësitë e institucioneve të pushtetit qëndror dhe atij lokal. Në anën tjetër kemi Strategjinë për Rininë 2013-2017, e cila trajton si objektiva strategjike pjesëmarrjen e të rinjve, edukimin joformal, punësimin dhe ndërmarrësinë, edukimin dhe promovimin shëndetësor, sigurinë njerëzore, integrimin shoqëror, vullnetarizmin, sportin, kulturën dhe rekreacionin. Në një nga dokumentet e kohëve të fundit nga insti- tucionet qëndrore, respektivisht Qeveria e Kosovës, është rekomanduar plotësim-ndryshimi i Ligjit nr. 03/L-145 për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë, me qëllim të rritjes së efikasitetit, përfshirjes së më shumë të rinjve (deri në moshën 29 vjeçare), krijimit të infrastrukturës ligjore për ndarjen e Qendrave Rinore nga OJQ-të, strategjitë komunale, kodet e veçanta bux- hetore, lehtësimin e punës së OJQ-ve dhe njohjen e punës vullnetare si përvojë pune. Ky koncept-dokument mban datën 22 janar 2019 dhe reko- mandon nisjen e punës për këto ndryshime gjatë vitit 2019. Sidoqoftë, në vijim do të shohim që pozita reale e të rinjve në Kosovë është në gjendje shqetësuese, dhe kjo shprehet më së miri përmes kërke- save të tyre të vazhdueshme, të cilat janë marrë pak ose aspak në konsid- eratë nga institucionet shtetërore.
  • 6. Arsimimi dhe edukimi joformal Arsimimi llogaritet ndër shtyllat kryesore për zhvillimin e shoqërisë dhe paraqet një indikator të pakundërshtueshëm për zhvillimin e shtetit. Sidoqoftë, gjendja reale në Kosovë pasqyrohet zymtshëm. Raporti i dalë nga Kongresi Kombëtar i Rinisë, ka gjetur se disa nga shqetësimet kryesore të të rinjve për fushën e arsimit, janë që i njëjti është i dobët dhe jocilësor në të gjitha nivelet, sistemi legjislativ është i mangët dhe i pazbat- ueshëm, kurrikula deri diku premtuese, por me vështirësi zbatimi, mungesa e investi- meve funksionale e infrastruktura shkollore çaluese, orientimi profesional e mungesa e këshillimit për karrierë. Sipas një hulumtimi të realizuar nga IDRA dhe fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, në vitin 2012, vetëm 24% e të anketuarve janë të kënaqur ose shumë të kënaqur me cilësinë e arsimit në Kosovë. Nëse marrim numrin e nxënësve në arsimin e mesëm të lartë dhe atë të studentëve, që përkojnë me moshën 15-24, na del një shifër prej rreth 200,000 të rinjsh që janë nxënës ose studentë. Po ta shohim të njëjtën në perspektivën e kënaqësisë me cilësinë, na del një shifër alarmante, që përçon një mesazh të qartë: të rinjtë kërkojnë të rritet cilësia e arsimit. Kjo ilustrohet edhe në hulumtimin e KDI-së në pikën 3 të këtij studimi. 2.1 Në anën tjetër, edukimi jo-formal i të rinjve është i rregulluar edhe me Udhëzimin Administrativ 04/2015, i cili shërben si bazë ligjore për organizatat dhe institucionet që ofrojnë programe jo-formale për avancimin arsimor të të rinjve, qoftë konferenca, seminare, punëtori, trajnime, etj. Mirëpo kjo nuk mjafton. Qendrat Rinore në Kosovë akoma konsiderohen OJQ dhe funksinonojnë si të tilla ligjërisht, ndonëse premtimet kanë vijuar se do të krijohet bazë ligjore e veçantë për to. Një gjë e tillë ka nisur tek me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për krijimin e koncept-dokumentit i cili parasheh plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fuqizimin dhe Pjesëmarrjen e Rinisë. Këtu planifiko- het që edhe statusi i Qendrave Rinore të rregullohet, dhe jo vetëm. Këshillet e Veprimit Rinor Lokal, përgjegjëse për koordinimin e aktiviteteve me të rinj në 38 komunat e Kosovës, më shumë janë inekzistene se sa funksionale. Kjo për shumë faktorë, ku më kryesori është faktori financiar. Janë të rralla KVRL-të që kanë buxhet të decentralizuar dhe veprojnë në koordinim me institucionet për t’i adresuar shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve. Pra, kërkohet përfshirje specifike e këtyre çështjeve në programet qeverisëse, në mënyrë që të rinjve t’u krijohen mundësitë për pjesëmarrje në aktivi- tete të edukimit jo-formal. Kur flasim për OJQ-të, shohim se mbështetja financiare nga institucionet është rritur nga rreth 14 milionë euro në rreth 16 milionë, në të gjitha nivelet, ndonëse numri i përfituesve ka rënë nga viti 2016 në vitin 2017. Kjo është shenjë e angazhimit insti- tucional, ngase OJQ-të ofrojnë benefite të panumërta për të rinjtë. Por, megjithatë është i nevojshëm një koordinim i mirëfilltë mes të gjithë akterëve, me qëllim të përdorimit më efektiv të fondeve publike dhe orientimit të tyre drejt kërkesave të të rinjve.
  • 7. Punësimi dhe ndërmarrësia Të rinjtë shprehin shqetësim të thellë për një nga fenomenet më të theksuara në Kosovë: nivelin e lartë të papunësisë. Kjo ngase më së shumti preken vetë ata/ato. Më konkretisht, sipas të dhënave për tremujorin e dytë të vitit 2018 në Agjencinë e Statisti- kave të Kosovës, niveli i punësimit të të rinjve mes moshës 15 e 24 vjeç është rreth 10%, i shprehur më pak tek femrat me rreth 4.7%. Kjo gjendje është vërtetë shqetësuese dhe kështu reflektohet edhe në raportin e Kongresit Kombëtar të Rinisë. Ndër proble- met kryesore që theksohen në këtë raport, janë frika nga papunësia dhe korrupsioni, mungesa e planifikimit strategjik, paaftësia e agjencive publike të punësimit, mospër- puthja e politikave lokale me kërkesat e bizneseve të vogla e të mesme për zhvillim, mospërputhja e politikave arsimore me tregun e punës, etj. Në raportin e UNDP-së të titulluar “Sfidat dhe këndvështrimet e rinisë në Kosovë”, të rinjtë paraqiten shumë pesimist lidhur me të ardhmen, madje pothuajse gjysma e të anketuarve (48%) janë deklaruar se janë pesimist ndaj perspektivës së tyre në Kosovë. Prej tyre janë 60% që si problem kryesor e shohin mungesën e mundësive për punë- sim. Planprogramet politike nga të gjitha subjektet politike janë të fokusuara në sigurimin e vendeve të punës për të rinjtë, edukimin cilësor dhe lëvizjen e lirë të tyre, edhe pse këto premtime deri sot më shumë kanë mbetur fjalë të rastit, sesa sipërmarr- je serioze institucionale. Prandaj, të rinjtë e shohin si problem papunësinë, ngase nuk kanë mundësi për të kryer praktika të punës, për të krijuar përvojë të punës, pastaj profilet e tyre arsimore janë larg nga kërkesat e tregut, që sjell deri te mungesa e përgatitjes për një punë të caktuar; të tjerët e shohin si problem mungesën e investimeve të huaja, e disa korrup- sionin e nepotizmin si fenomene që kanë ngulfatur sektorin publik me persona jokom- petent. Këto dhe të tjera rezultojnë në një situatë të pashpresë për të rinjtë, në kuptim të perspektivës së punës. 2.2 Vullnetarizmi, sporti, kultura dhe rekreacioni Ndër çështjet më me rëndësi për përfshirjen e të rinjve dhe zhvillimin e tyre, janë vullnetarizmi, sporti, kultura e rekreacioni. Në një hulumtim të realizuar nga D4D në vitin 2018, konstatohet si në vijim “Për më tepër, anketa e vitit 2017 tregon se në Kosovë, vullnetarët janë kryesisht të rinj, që vijnë kryesisht nga grupmosha 18-24 vjeç, p.sh., që përbën 14.3 përqind të atyre që kanë qenë vullnetarë në vitin e kaluar. Sa i përket kohës, nga ata që janë të gatshëm për të dalë vullnetar nëse i jepet mundësia, më shumë se një e treta do të dilnin vullnetar deri në 10 orë ose dy ditë pune në muaj (34.9 përqind), 5.3 përqind do të dilnin vullnetar deri në 20 orë ose katër ditë pune dhe vetëm 2.1 përqind do të ishin të gatshëm të dalin vullnetarë më shumë se 25 orë ose më shumë se pesë ditë pune.” Këtu i rekomandohet Qeverisë së Kosovës për krijimin e ligjit për vullnetarizmin, strategjisë kombëtare për vullnetarizmin dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, integrimin e vullnetarizmit në strategjinë e arsimit në Kosovë. Nëse flasim për sportin, mund të themi se është ndër të rrallat fusha ku institucionet kanë filluar t’i kthejnë sytë, ndonëse akoma në mënyrë selektive. Sukseset e spor- tistëve kosovarë në garat ndërkombëtare janë presion publik për institucionet qën- drore e lokale që të punojnë fort për të krijuar kushte më moderne për zhvillimin e sporteve. Përveç futbollit, basketbollit, hendbollit e xhudos, partitë që synojnë pushte- tin, duhet të kenë parasysh edhe investime në sporte tjera që po kërkojnë vëmendjen institucionale. Kjo për shkak se shumë të rinj janë të angazhuar në klube të ndryshme dhe kërkesat e tyre nuk përfshijnë vetëm investime kapitale në ndërtimin e qendrave sportive, por edhe në mbështetje financiare për pjesëmarrje në gara rajonale e ndër- kombëtare. 2.3
  • 8. Fuqizimi dhe pjesëmarrja e të rinjve Në një studim nga organizata Make a Difference, mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung, është gjetur se të rinjtë nuk janë mjaftueshëm të përfaqësuar në procese të politikave publike. Me rolin e zbehtë në debate publike, inicime të projek- teve për shpenzimin e parasë publike, e në veçanti projektet që prekin direkt apo tërthorazi interesin e tyre, ata mbesin si akterë të pafuqishëm. Prandaj në këtë hulum- tim, mes tjerash, ngritet si shqetësim i të rinjve edhe mosmarrja parasysh e kërkesave të tyre nga organet lokale. Ajo që vlenë të theksohet është se disa komuna, përmes dikastereve të rinisë, kanë alokuar mjete të konsiderueshme financiare në adresë të Qendrave Rinore, respektiv- isht KVRL-ve (Komuna e Prishtinës në vitin 2016 ka ndarë mbi 500,000 euro për sub- vencione dhe transfere për Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport). Ndonëse këto komuna duhet marrë si modele inkurajuese për pjesën tjetër të Kosovës, prapë shumat e tilla nuk përmbushin kërkesat e shumta të të rinjve. Prandaj, është nevojë e domosdoshme krijimi i fondeve të veçanta në nivel komunal, por edhe qëndror, me fokus zhvillimin e tyre, përmes fuqizimit të gjithanshëm, me theks të veçantë si partner në proceset vendimmarrëse. 2.4 Avdyl Gashi, aktivist i shoqërisë civile për fuqizimin e rinisë dhe antarë i Këshillit të Qeverisë për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile, këtë gjendje e komenton si “Po aq e rëndësishme sa një vend pune, është edhe hapësira për shprehje dhe zhvillim të talen- tit, aktiviteteve sportive, kulturore e rekreative. Duke qenë se mundësi të tilla mungo- jnë në vendin tonë, për të mos thënë nuk ekzistojnë fare, nuk është për t'u habitur fakti se rinia nuk sheh vizion në Kosovë, e aq më pak të ardhme. Rrjedhimisht, mbushin tavolinat e kafeneve, rrjeteve sociale, e në rastet më të dhimbshme, mbushin auto- busët në stacione gjithandej Kosovës.” Prandaj, kërkohet angazhim më i madh në krijimin e programeve dhe planeve për zhvillim afatgjatë të këtyre sektorëve, në mënyrë që të rinjtë të përfshihen në aktivitete produktive.
  • 9. Shqetësimet e të rinjve dhe përceptimi i tyre ndaj zgjedhjeve Në një hulumtim të realizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në shkurt të vitit 2017, mbi qëndrimet dhe sjelljet e votuesve të rinj, janë nxjerrë disa rezultate interesante sa i përket shqetësimeve të të rinjve. Në vijim do të paraqesim në formë grafike këto shqetësime, duke ju referuar këtij hulumtimi, i cili përkon me analizat e mësipërme dhe paraqet në një formë një përmbledhje grafike të shqetësimeve kryesore të të rinjve: 65.10% 54.60% 42.20% 41.10% 36.00% 21.60% 28.90% 27.50% Papunësia Arsimi Sundimi i ligjit Kultura, rinia dhe sporti Demarkacioni i kufirit me mal Shëndetesia Liberalizimi i vizave Zhvillimi ekonomik Shqetësimet
  • 10. Nga po i njëjti hulumtim, është gjetur se faktorët më me peshë që ndikojnë në përcaktimin e votuesve të rinj, janë programi politik (34.4%), kandidati (23%), historia e partisë (15.7%) dhe lideri i partisë (13.9%). Faktorë të tjerë, si përkrahja e miqve, ndikimi familjar dhe përfitimi personal, kanë një ndikim minimal tek përcaktimi i të rinjve votues për të zgjedhur një subjekt politik apo kandidat, në raport me të tjerët. Nga këtu na del edhe një mesazh i qartë për subjektet garuese: programet politike që janë atraktive, respektivisht përfshijnë kërkesat e të rinjve në mënyrë të qartë dhe specifike, do të kenë potencial më të madh për të marrë vëmendjen, gjegjësisht votat e votuesve të rinj. Ndonëse tashmë janë përcaktuar listat e kandidatëve, prapë se prapë një gjë e tillë duhet pasur parasysh kurdo kur ka zgjedhje në Kosovë, qoftë në nivel lokal apo qëndror, që subjektet politike duhet t’i pasuro- jnë listat e tyre garuese me emra kredibil, persona me të kaluar të pastër dhe njerëz që janë kompetent për votat që kërkojnë. Është për t’u vlerësuar se 77.4% nga votuesit e rinj në zgjedhjet parlam- entare të vitit 2014 kanë besuar në procesin zgjedhor. Ky besim nuk reflektohet në pjesëmarrjen në zgjedhjet e këtij viti, ku vlerësohet se vetëm 31.2% të të rinjve shqiptar kanë marrë pjesë në zgjedhje, 36% të atyre serb dhe 27% nga komunitetet e tjera. Në anën tjetër, përceptimi i zgjedhjeve nga votuesit e rinj, në kuptim të motivit për të votuar ose mosvotuar, shprehet me grafiqet në vijim: Motivet për të votuar 12.30% E drejtë e secilit 14.40% Është përgjegjësi dhe obligim Ndërtimi i një të ardhme më të mirë për vendin 26.30%
  • 11. Motivet për të mos votuar Mosinteresimi në zgjedhje 1 3 . 9 0 % 1 3 . 9 0 % Mospërfshirja e problemeve të të rinjëve në programet politike të partive politike Apatia ndaj të gjitha figurave dhe subjekteve politike Bindja se një votë e vetme nuk bënë ndryshim 2 6 . 3 0 % 2 6 . 3 0 % Prandaj, ka shumë hapësirë për të përmirësuar në mënyrë gjithpërfshirëse procesin zgjedhor, besimin në institucione, programet politike, politikëbërjen reale dhe përfshirjen e të rinjve jo vetëm në forume partiake rinore, por konk- retisht në vendimmarrje. Në këtë mënyrë, subjektet politike, jo vetëm që do të gëzojnë përkrahje nga masat e gjera të të rinjve, por do të kenë mundësi që t’i adresojnë seriozisht shqetësimet dhe kërkesat e të rinjve.
  • 12. Përfundime dhe rekomandime Pas një analize të thuktë të shqetësimeve dhe kërkesave të të rinjve, është arritur në përfundim se institucionet qëndrore dhe lokale kanë rritur vëmendjen drejt tyre nga viti në vit, por kjo nuk mjafton. Prandaj, përmes formave të ndryshme avokuese, po bëhen përpjekje kryesisht nga organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare që operojnë në Kosovë, që të arrihet një koordinim më i mirë për t’i trajtuar kërkesat e të rinjve në nivel institucional, respektivisht për të bërë hapa konkret në plotësimin e tyre. Sidoqoftë, gjendja vazhdon të jetë e paqëndrueshme dhe progresi është minimal. Prandaj, marrë parasysh çështjet e diskutuara më sipër, i paraqesim disa rekomandime konkrete, të cilat duhet trajtuar me seri- ozitet nga të gjithë akterët, e në veçanti nga subjektet politike që synojnë të qeverisin pas zgjedhjeve të 6 tetorit: Investim në modernizimin e infrastrukturës teknike dhe teknologjike në shkollat e mesme. Krijimi i laboratorëve, kabineteve të specializuara, shtimi i numrit të bibliotekave, përdorimi i ICT-së për menaxhim më efek- tiv. Reformë në arsim. Ristrukturimi i programeve arsimore që nga shkollimi fillor. Nxitja drejt programeve arsimore që lidhen me tregun e punës. Aftësimi dhe riaftësimi i kuadrove mësimdhënëse përmes metodave moderne të mësimdhënies. Krijimi i kushteve për mësim dhe hulumtim sipas praktikave të mira të shteteve perëndimore. Fokusi në shkolla të specializuara. Krijimi i një strategjie shtetërore për zhvillimin e rinisë në të gjitha nivelet, në veçanti të preken zonat rurale dhe komunitetet minoritare në vend. Buxhetimi dhe alokimi i mjeteve financiare në kategori të veçuara për rininë, qoftë në nivel qëndror, qoftë në atë lokal. Statusi i veçantë për Qendrat Rinore – diferencimi nga OJQ-të. Kodet e veçanta buxhetore për Qendrat Rinore dhe KVRL-të, në kuadër të DKRS-ve komunale, me vendim të nivelit qëndror. Shtimin e hapësirave për rini, në veçanti të kampeve rinore. Ristrukturimi i punës së qendrave të aftësimit profesional dhe punësimit, me qëllim të rritjes së efektivitetit të tyre. 1 2 3 4 5
  • 13. Programet nacionale të bursave dhe të praktikave të punës në institucione publike, organizata jo-qeveritare dhe sektor privat. Depolitizimin dhe rritjen e transparencës në proceset vendimmarrëse në administratën publike. Përfshirja e të rinjve në këto procese. Transpar- encën dhe digjitalizimin e plotë të këtyre proceseve. Krijimin e parakushteve për investime të huaja krahas përgatitjes profesio- nale të kuadrove. Hapja e qendrave të inovacionit dhe krijimi i fondeve për ndërmarrësit e rinj – programe të mentorimit dhe këshillimit profesional për zhvillim të qëndrueshëm. Subvencionimi i pjesëmarrjes në gara e panaire ndërkom- bëtare. Shkurtimi i procedurave për patentimin e inovacioneve dhe pro- movimin e tyre para investitorëve të huaj. Rritja e përkrahjes për OJQ-të rinore që zhvillojnë aktivitete vullnetare, klubet sportive, kulturore e rekreative. Përcaktimi i fushave sportive me interes nacional. Investime kapitale në krijimin e kushteve për zhvillimin e sporteve përkatëse. Zhvillimin e kuadrove sportiv dhe modernizimin e infrastrukturës aktuale. 6 7 8 9 10 11
  • 14. Referenca 1. http://ask.rks-gov.net/media/4322/anketa-e-fuq- is%C3%AB-pun%C3%ABtore-tm1-2018.pdf 2. http://kdi-kosova.org/wp-content/uploads/2018/03/HULUM- TIMI-2016_FINAL-EDIT-04.pdf 3. http://kryeministri-ks.net/wp-content/uploads/2018/06/Rapor- ti-i-financimit-te-OJQve-2017-ALB.pdf?fbclid=IwAR2WBBTdbn6GyEh3Dqw ehItJfYJersfsZd-IDPM8_q7o82NiWn3GuFwpahc 4. http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/13855.pdf 5. http://library.fes.de/pdf-files/bueros/kosovo/14666.pdf 6. http://www.fes-prishtina.org/wb/media/Publications/2012/Stu- dimi%20i%20Rinise%20SHQIP.pdf 7. https://d4d-ks.org/editorial/rinia-pasive-kush-jane-shkak- taret/?fbclid=IwAR1E4SGig4bldOr-veo3GtCFZRRE7w7PW5gmFtHuiO1CQT 7gHwKKoXAjy6I 8. https://d4d-ks.org/wp-content/uploads/2018/03/D4D_PI_14_SH- Q_WEB.pdf?fbclid=IwAR22fkZOVDynMFp9SJD4OtP20BoYd1dfqbxPc4e6Xr 3-DqG0v-noYOhLSek 9. https://kallxo.com/shkurt/te-rinjte-kosovare-jane-pesi- miste-per-te-ardhmen-e-tyre-ne-kosove/ 10. https://www.mkrs-ks.org/repository/docs/UA_04-2015_per_edukim- in_joformal_te_te_rinjve.pdf 11. https://zeri.info/aktuale/203572/ja-sa-studente-ka-gjithsej-kosova/ 12. Ligji nr. 03/L-145 për fuqizimin dhe pjesëmarrjen e rinisë 13. Strategjia Kosovare për Rininë 2013-2017, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
  • 15. Ky hulumtim u realizua në kuadër të projektit “Vota ime, zgjedhja ime” Iplementuar nga: Përkrahur nga: GLOBAL SHAPERS COMMUNITY PRISHTINA Autor Besnik Avdiaj
  • 16. V TA IME ZGJEDHJA IME Prishtinë,2019