Projekt ne lidhje me perdorimin e elektromagneteve (e-mag) ne teknologji.
Skema dhe skicime te elektromagneteve .
Temat qe trajtohen :
1.C'jane elektromagnetet ?
2. Ku perdoren ato ne teknologji?
3. Disa fusha te tjera te perdorimit te e-mag ne teknologji.
4. Foto / Skema te elektromagneteve
ose ndertimit te pajisjeve teknologjike me e-mag.
Lenda: Fizike
"PERDORIMI I E-MAG NE TEKNOLOGJI"
Projekt ne lidhje me perdorimin e elektromagneteve (e-mag) ne teknologji.
Skema dhe skicime te elektromagneteve .
Temat qe trajtohen :
1.C'jane elektromagnetet ?
2. Ku perdoren ato ne teknologji?
3. Disa fusha te tjera te perdorimit te e-mag ne teknologji.
4. Foto / Skema te elektromagneteve
ose ndertimit te pajisjeve teknologjike me e-mag.
Lenda: Fizike
"PERDORIMI I E-MAG NE TEKNOLOGJI"
Information.. you can take it or leave it.. i don't care anymore since this project its over and i got my grade..your welcome... i hope it come somehow in handy for u..
ENERGJIA ...
Të kuptojmë konceptin energji
Të analizojme llojet dhe burimet e saj.
Të shpjegojmë shderrimet e saj ne natyre dhe zbatimet ne jetën e përditshme dhe teknikë .
#MesueseAurela
Tematika e Romanit
Ne kete roman problemi qe zhvillohet eshte ai qe shoket e bandes se Bokes donin te mbronin token e tyre Nga Ceko Aci i cili ishte nje njeri i keq dhe nga banda e tij mizore. Banda e Bokes donte te shpetonte parkun ku ata luanin gjithmone i cili per ta ishte e gjithe bota e tyre.
#MesueseAurela
Information.. you can take it or leave it.. i don't care anymore since this project its over and i got my grade..your welcome... i hope it come somehow in handy for u..
ENERGJIA ...
Të kuptojmë konceptin energji
Të analizojme llojet dhe burimet e saj.
Të shpjegojmë shderrimet e saj ne natyre dhe zbatimet ne jetën e përditshme dhe teknikë .
#MesueseAurela
Tematika e Romanit
Ne kete roman problemi qe zhvillohet eshte ai qe shoket e bandes se Bokes donin te mbronin token e tyre Nga Ceko Aci i cili ishte nje njeri i keq dhe nga banda e tij mizore. Banda e Bokes donte te shpetonte parkun ku ata luanin gjithmone i cili per ta ishte e gjithe bota e tyre.
#MesueseAurela
ESSE...QYTETI ANTIK DURRESI !!!
PERMBAJTJA
PARATHENIE.
HYRJA.
KREU I
VESHTRIM HISTORIK I URBANISTIKES DHE I ARKITEKTURES
SE QYTETIT.
AUTORE ANTIKE, UDHETARE E STUDIUES PER DURRESIN.
KREU II
LINDJA, ZHVILLIMI DHE RENIA E AMFITEATRIT.
LIDHJET E AMFITEATRIT ME QYTETIN ANTIK.
EPILOGU.
BIBLIOGRAFIA
#MesueseAurela
Raport kerkimor mbi zonat e mbrojtura natyrore,pasurite e tyre, terheqjen e turisteve drejt tyre, ndikimin e zhvillimit te turizmit mbi to.
*Zonat e Mbrojtura në Vendin tone.
*Shqipëria pjesë e Parqeve Dinarike
*Lista e Parqeve natyrorë dhe kombëtarë të Shqipërisë.
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.52 Muaji MARS 2015ALB-AID Kukes
Gazeta "JEMI EDHE NE" - Mujore për fëmijë, botim i ALB-AID.
Donator: Norwegian Embassy, Prishtina, Kosove
Aktivizohuni në veprimtaritë e shkollës në se doni që zëri juaj të dëgjohet dhe vota juaj të numërohet.
.......
3.1. Altruizmi
Sic e theksuam edhe më sipër vullnetarizmi lidhet me altruizmin. Por çfarë kuptojmë me altruizëm? Altruizmi, është gatishmëria për të flijuar të mirën vetjake për të mirën e të tjerëve, dëshira e synimi për t'i bërë mirë tjetrit. Shikuar në kuptimin terminologjik,altruizmi përkthehet në një fjali që mund të shpjerë lehtë në përfundim pak sa të gabuar kur të kihet parapashë kompleksiteti shkencor në suaza filozofike, psikologjike dhe sociologjike. Nëpër fjalorë terminologjik, ku bëhet fjalë për një zbërthim gjuhësorë, mjaftohemi me spjegimin se altruizëm është ndjenja për vendosmëri dhe prirje bujare e zemërgjërë për përkushtim dhe për të dashur të tjerët. Në një përgjithësim më të gjërë, por gjithmonë i pamjaftuar mbi altruizmin është kualifikimi se vetia morale
e shmangjes nga çdo lloj ngurimi për të privilegjuar tjetrin dhe manifestimi i jashtëzakonshëm që çfaqet për dashuri apo sakrificë për tjetrin, përbëjnë altruizmin (vetëmohimin). Në të vërtetë, ky spjegim edhe mund të merret i saktë nëse bazohemi dhe marim në konsideratë spjegimin etologjik por asesi sjelljet e qenies me aftësi të rafinuara të evoluimit të situatave të prodhuara, pra qenia njeri. Me këtë largohemi nga kufijtë e të përjashtuarës, mos të them të paqenurës kur njeriu është për tjetrin dhe kur ngritet mbi vetvehten për tjetrin.
Është tejet e qëlluar doktrina pozitiviste e Emile Maximilien Paul Littré* ku thotë se altruizmi është "...domosdoshmëria për dashuri, që është e imponuar rrënjësisht nga bashkimi mes gjinive që të mund të mbijetoj lloji."
Në kuptim më të gjërë, sjelljet me qëllime të mira proshoqërore të ndërmara me dëshirë dhe që prodhojnë përfitime për të tjerët; format e ndihmës vetëmohuese pa qenë i detyrar me dhunë, si dhe vet dëshira dhe dashuria për tjetrin; si dhe për të konsideruar një sjellje, altruizëm, duhet marë parasyshë edhe cytjet për të bërë mirë. Me një fjalë, për tu plotësuar kushti që një sjellje të quhet altruizëm, duhet që akcioni të jetë i nisur me dëshirë e me qëllim të ruajtjes apo ngritjes së mirëqenies së tjetrit dhe mosshpresimi e
mospritja e dhuratave të ndryshme si shpagim.
Gazeta "JEMI EDHE NE" NR.57 Muaji JANAR 2016ALB-AID Kukes
Eseja, poezia dhe proza letrare
(fjalë për talentet e gazetës “Jemi edhe
Ju ndoshta keni dëgjuar që, në themelin e krijimtarisë letrare qëndron sinqeriteti. Kur merrni penën për të shkruar, pyeteni veten, sa të sinqertë do te jeni. Do të kishte qenë shumë më mirë ta thyeni penën se sa të shkruani diçka të pasinqertë. Kinezët kanë një fjalë të mençur ku thonë, “nuk është ndonjë hata e madhe nëse nuk je artist, por është shumë trishtuese nëse je artist i keq”. Kur dilni nga shtëpia dhe shkoni në shkollë apo ku do që shkoni, askush nuk ju pyet, hë çfarë ke shkruar. Kjo do të thotë se ne jemi plotësisht të lirë të mos shkruajmë. Por nëse shkruajmë, nuk bën që dikush të na thotë, ke shkruar keq. Shikoni ndryshimin e madh.
Unë e di që ju e doni shumë atdheun. Edhe pse shumë familje po largohen prej atdheu, edhe pse shumë familje nuk kane energji elektrike, nuk kanë ushqim të mjfatueshëm për darkë, nuk kanë biletë për të vizituar dikë, nuk gjejnë borxh dhe as kredi për të paguar studimet e fëmijëve, nuk kanë para për ilaçet, nuk munden të njohin vendin e vet, të shkojnë ndoshta ndonji herë edhe në plazh, sepse nuk kanë lekë të mjaftueshëm...
Ju prapë e doni atdheun dhe bëni shumë mirë. Por ju harroni se ky atdhe, ky vend ku jetojmë, më pak nga çdo gjë ka nevojë për vjershat tuaja nëse ju nuk jeni të sinqertë, ai nuk i lexon. Nuk lexon edhe për faktin sepse ndodhta nuk keni qenë të sinqertë. Më shumë se për çdo gjë, atdheu ka nevojë për synimet tuaja që të bëni diçka konkrete për të, të përgatiteti për ti kushtuar jetën atij, për ta ngritur në ato lartësi ku janë kombet e tjerë. Por shpesh historia ju ve në gjumë, ju gënjen duke ju thënë se ne jemi më të mirët, ne jemi me trimat, ne jemi më bujarët. Ne jemi këto që jemi por nuk jemi më të mirët.
Installation photovoltaïque à Bruxelles et en WallonieIbrahim Hajdari
Comment monter un dossier de travaux d'une installation PV en Wallonie et à Bruxelles, comment rédiger le Cahier des charges, quels enjeux et quel ROI...?
Une présentation concernant le remplacement des tubes fluocompacts (TL néon) par des tubes LED: la mise en évidence de certains aspects photo-spectrométrique liés aux préjudices biologiques (les yeux, le pic du spectre bleu, la T° de la couleur de la lumière, l'indice IRC etc...). Les clauses à prévoir dans le Cahier des Charges
Nje prezentim i energjise eficiente, normat dhe direktivat europjane mbi PEO-ne (performancen energjetike te objekteve) dhe energjine eficiente me theks te veçante ne Belgjike
Energjia efiçiente – rregullimi normativ ne BE me theks te veçante ne Belgjik...Ibrahim Hajdari
1. Energjia efiçiente – definicionet
2. Rregullimi normativ i EE ne BE
3. Specifikat e EE ne Belgjike
4. Energjite e riperterishme – fokus ne panelet fotovoltaike
5. Konkluzionet
6. Pyetje - pergjigje
Travail bibliographique sur l'AG dans les sulfoselsIbrahim Hajdari
Le groupe de sulfures et de sulfosels et composé d’éléments métalliques ou de métalloïdes en association avec le soufre et a, économiquement parlant, une grande importance car de nombreux gisements métalliques lui appartiennent.
La plupart d’entre eux peuvent être très facilement identifiés grâce à leur éclat métallique. Alors que les minéraux natifs sont très fragiles, les sulfures ne le sont pas. Quelques-uns d’entre eux résistent bien aux agents atmosphériques ; ils peuvent aussi donner des minéraux secondaires. Dans les gisements, on ne les rencontre que dans les zones les plus profondes.
On les divise en composés simples qui résultent de l’association d’un élément métallique avec le soufre : ce sont les sulfures, et en composés plus complexes résultant de l’association d’un élément métallique avec le soufre et contenant en outre un métalloïde (As, Sb ou Bi) : ce sont des sulfosels.
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège BelgiqueIbrahim Hajdari
Disertacioni i DEA i mbrojtur ne Universitetin e Liege Belgjike) ne lidhje me "Fosfatet e Fe-Mn te pegmatitit granitik Palermo, ne shtetin New Hampshire, USA"
Ibrahim HAJDARI, Disertacion du DEA, Université de Liège Belgique
Parathenia e librit
1. PARATHËNIE PËR LIBRIN "JU KENI QENË KËTU MË PARË"
të autores Dr. Edith FIORE, përkthyer në shqip nga Ibrahim HAJDARI
S'do mend se parapsikologjia, kjo shkencë paranormale që mundohet ta zbërthejë apo
ta pranojë si të tillë edhe të padukshmen, të pashpjegueshmen, pak nga pak është duke e zënë
vendin e vet në mesin e shkencave tjera "zyrtare" duke u imponuar si shtyllë e perceptimit të
ekzistencës univerzale në përgjithësi apo të gjenezës së jetës, njeriut, në veqanti.
Si gjurmues i paepur drejt së panjohurës, që në rininë e hershme, ndeshja ime me
literaturën okultiste sikur ka hapur një portë të panjohur e cila shpiente në një qasje të re, në
një këndvështrim të ri, që, mendoja atëbotë, është çelësi i hapjes së të gjitha portave që në
vete ngërthejnë pyetje dhe dilema, të cilave zakonisht ose s'kemi pasur guximin t'ju qasemi,
ose i kemi injoruar duke e futur kokën tonë në rërë (principi i strucit). Fakti se këtë portë nuk
e kisha vënë re më herët edhepse ajo kishte ekzistuar dhe vazhdon të ekzistojë sa të ketë ajër
në këtë tokë, më përkujton ylberin. Me gjithë bukurinë që ka, ylberin nuk mund ta vërejnë të
gjithë njerëzit, sepse, që ai të shfaqet dhe t'i bashkojë dy brigje, duhet së pari të plotësohen tri
parakushte: të bie shi, të nxejë dielli dhe kushti i tretë, për rastin tonë më i rëndësishmi, pozita
në të cilën ne ndodhemi. Ne mund të ndodhemi në pozitë anësore ndaj ylberit dhe mos ta
vërejmë atë, apo t'i dalim diellit përballë dhe kësisoj, këtë moment fascinues të natyrës ta
lëmë të ndodh prapa shpinës sonë, mos ta vërejmë fare! Dhe përkundër kësaj, ne nuk mund të
ankohemi se ylberi nuk është shfaqur, nuk ka ekzistuar. Në fakt, ne duhet t'ia drejtojmë
gishtin vetes sonë që nuk e kemi kërkuar atë!
Që kur isha kryeredaktor i "Mjellmës", të parës revistë për fenomene buzë shkencës në
gjuhën shqipe, ia kisha vënë për qëllim vetes që lexuesit shqiptar t'ia ofrojë një këndvështrim
të ri, bazuar në mendimin pozitiv. Një këndvështrim që, për shumëçka, dallon nga ky i
përditshmi, i deritanishmi. Një këndvështrim që do të ishte dobiprurës, konstruktiv.
Çfarë më motivoi që t'i përvishem përkthimit të librit "Ju keni qenë këtu më parë"? Në
libër, autorja Edith Fiore, doktoreshë e psikologjisë, hipnoterapeute e njohur, na ballafaqon
me një realitet të ri të përjetuar nga vetë ajo përgjatë seancave të panumërta që i kishte me
pacientë. Pacientët e saj nuk janë të rëndomtë. Ata vuajnë nga sëmundje psikosomatike, që
mjekët zyrtarë i kanë "shpallur" si të "pashërueshme" dhe janë dorëzuar para tyre: trauma,
strese, ankthe, pagjumësi, agoni, frika marramendëse nga lartësia, uji, zjarri etj., migrena të
pashpjegueshme deri në çmenduri e jo rrallë edhe deri në vdekje. Fare të pashpresë, të humbur
diku mes tokës dhe qiellit, këta pacientë, si në mrekullitë që ngjajnë vetëm në përralla, e
gjejnë shërimin e tyre tek Dr. Fiore, e cila përmes hipnozës regresive i dërgon ata në
momentin e origjinës së simptomeve, apo ngjarjes që ka shkaktuar sëmundjen dhe përmes
ripërjetimit të rastit, pacientët e fshiejnë nga ndërdija e tyre atë "vrimën e zezë" të ngulitur
thellë në labirinthet e jetërave të përjetuara. Dhe kësisoj simptomet zhduken sepse ndërdija,
ky "hard disc" i pafund i biografisë sonë të amshueshme, nuk e "udhëzon" më vetdijen që
simptomet të rishfaqen edhe në jetën aktuale.
Kësisoj, Dr. Fiore, na vë përballë një sfide të vjetër sa dhe vetë njeriu: ta pranojmë
reinkarnimin si një dukuri që na përcjell dhe ne fare nuk jemi të vetdijshëm për këtë, apo ta
injorojmë atë, ose edhe më tepër ta hedhim poshtë si një trillim teatral të trurit të njeriut, kësaj
kutie misterioze me kapacitet të paskajshëm. Por, nuk është kjo dilemë, arsyeja që më cyti në
2. përkthimin e librit. Të besosh apo jo në teorinë e reinkarnimit, është sikur të diskutosh për
shijen! Le të mbetet kjo në shijen e secilit lexues veq e veq, në lirinë e tij të të menduarit.
Pretendimet e mia janë më të thella, siq e thashë më sipër, më konstruktive, më
dobiprurëse. Populli shqiptar me dekada të tëra ka përjetuar golgotën e vet. Sidomos dekada e
fundit ka lënë vrragë të pashlyeshme në kujtesën tonë, lexo në ndërdijen tonë. Dhuna, terrori,
maltretimet, dhunimet, burgosjet, vrasjet dhe zhdukja e më të afërmëve tanë në mënyra më
barbare, më misterioze, thënë shkurt periudha e paraluftës dhe e luftës së fundit në Kosovë, ka
lënë gjurmë të thella në ndërdijen tonë, ka krijuar në të një lëmsh, shtjellë të zezë të mbushur
me energji të keqe, përplot agresivitet, dhunë, urrejtje, shfrenim të pakontrolluar. Pra, ndërdija
jonë kolektive, si popull, është kontaminuar deri në atë masë me shfaqje negative, sa që do të
na nevojitet edhe shumë kohë që ta pastrojmë ndërdijën tonë dhe ta bëjmë një jetë sadopak
normale.
Ky libër do të ishte edhe në shërbim të mërgimtarëve tanë, të diasporës sonë, kësaj
kategorie kaq të madhe të popullit tonë, që poashtu me sakrificat dhe përjetimet e veta ka
akumuluar në brendësinë e vet dhe i mban aty akoma të ndrydhura të gjitha përvojat e errëta
që ka përjetuar në Kosovë, pastaj rreziqet makabër gjatë ikjes në perëndim apo peripetitë duke
bredhur rrugëve të botës, duke ia falur shpirtin e vet fatit të hidhur, duke mos i parë të afërmit
e vet me vite madje edhe dekada, duke i përjetuar masakrat në Kosovë dhe humbjet e më të
afërmëve vetëm përmes ekranit dhe duke e mbushur veten pezm dhe energji të zezë.
Thënë troç, ndërdija kolektive e popullit tonë është e infektuar! Ajo duhet trajtuar dhe
shëruar. Sepse, nesër do të jetë shumë vonë. Ndrydhja ne brendinë tonë të padukshme e të
gjitha përjetimeve negative ngërthen në vete rrezikun e shpërthimit dhe rishfaqjes së këtyre
manifestimeve në përmasa shumë më drastike për të ardhmen tonë. Prandaj, një trajtim i gjatë
dhe i vëmendshëm psikologjik, e nganjëherë psikiatrik në planin kolektiv, do të na ndihmonte
jo vetëm që të lirohemi nga prangat e energjisë së errët që na ka kapluar, por edhe ta
zëvendësojmë atë me një qasje të re: me mendim pozitiv dhe konstruktiv.
Le të jetë ky libër një nismë e mbarë në vetëdijësimin tonë drejt vetnjohjes, dhe
njëkohësisht le ta ndezë ai, në secilin prej nesh shkëndijën e lumturisë. Të përkujtojmë se në
botën perëndimore trajtimet psikologjike janë bërë tashmë kontrolla rutinore të njerëzve
vetëm nga kurreshtja, e lëre më ne që më së shumti kemi nevojë për to. Sepse kjo do të na e
pastrojë shpirtin, sepse kjo do të na e zhduk urrejtjen dhe të gjitha përshtypjet tona negative që
me vite i kemi ngulitur thellë në unin tonë duke e thithur blozën e idhtë të përditshmërisë ku
edhe ajri ishte i okupuar. Dhe sot e në të ardhmen, këto shfaqje të zeza nuk na lënë të jemi të
vetvetes. Duke iu qasur këtij problemi me qëllimin më konstruktiv, zhbërjen e vetëdijshme
dhe graduale të këtyre shtjellave të errëta energjetike përmes trajtimeve psikoterapeutike, ne
jo vetëm që do të bëhemi popull i zellshëm dhe shembull për të tjerët por do të arrijmë madje
edhe të reflektojmë dashuri dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Sepse këtë e meritojmë!
Dorëshkrimi përmban 300 faqe tekst, në radhitje grafike të formatit A5. I përkthyer
nga verzioni origjinal në anglisht "You have been here before" dhe ai frëngjisht "Nous avons
tous déjà vécu", nga autorja nga SHBA-të, Dr. Edith Fiore.
Ibrahim HAJDARI, mr. i mineralogjisë
përkthyes