Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
Ngrohja globale i referohet rritjes së temperaturës në planetin Tokë në një periudhë të caktuar. Një tjetër kuptim i ngrohjes globale është ai i një hipoteze sipas të cilës ngrohja e Tokës vjen si pasojë e përdorimit nga njeriu të lëndëve fosile.
Ndryshimet klimatike në Tokë kanë ndodhur me cikle të caktuara gjatë gjithë historisë së planetit, përfshirë ardhjen dhe largimin e akullnajave në epokat e akullta përkatëse.
C’eshte mjedisi? Mjedisi është burimi kryesor i jetës në Tokë dhe për këtë arsye duhet ruajtur dhe përdorur me kujdes. Mjedisi sot përdoret në mënyrë të pabarabartë në vende të ndryshme të botës dhe kërcënohet nga faktorë të shumtë. Mbrojtja e tij është një domosdoshmëri jo vetëm për brezat e sotëm, por edhe për brezat e ardhshëm. Mjedisi apo ambienti, është tërësia e rrethanave përreth një organizmi ose shume organizmave, kombinimin I kushteve atmosferike me jeten e gjallesave, zhvillimin, dhe mbijetesën e organizmave. Mjedisi mund te perkufizohet edhe si teresia e elementeve biotike dhe abiotike ne Toke. Lidhja e njeriut me natyren Lidhjet e njeriut me natyren jane mijeravjecare, dhe se fundi roli i mjedisit ne jeten e individit eshte me teper i karakerit ekonomiko-social, se sa i karakterit fizik qe ka qene shekuj me pare. Mjedisi dhe burimet natyrore jane aspekte shume te rendesishme per paqen, pasi kur burimet natyrore behen te pamjaftueshme atehere ne luftojme per to.Dhe kjo lloj lufte per te kompensuar pamjaftueshmerine ekonomiko-sociale te mjedisit ka dy rruge: grabitjen me force te pasurive natyrore te te tjereve dhe shtimin ne menyre te natyrshme te tyre, ne ato raste kur eshte e mundur nje gje e tille. Shtimi i gjelberimit nepermjet mbjelljeve te reja dhe ruajtja e gjendjes natyrore te vendeve turistike jane nje aspekt i shtimit ne menyre te natyrshme te pasurive natyrore dhe permiresimit te klimes mjedisore ne pergjithesi. Por, edhe lufta per te grabitur pasurite e te tjereve mund te konsiderohet nje veprim jo dhe aq cnjerezor sa shkaterrimi dhe shperfillja brutale e avantazheve mjedisore qe te ka falur natyra. Por ne kohet e sotshme njerzit nuk dine ta mirembajne mjedisin.Njeriu duhet te jetoje ne mjedis te paster e jo te ndotur nga mbeturinat.Ne mjedis ajri eshte kryesor dhe nese ai eshte i ndotur nuk e kemi shendetin e mire.
CILAT JANË PROBLEMET ?
Ajri, toka, ujërat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujërat nëntokësore dhe gjithçka ku jeton dhe ndikon tek njeriu përbëjnë mjedisin rrethues.Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës e civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin, ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjet kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive.Të gjitha këto dëmtojnë e shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun.Natyrë me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuri natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj, bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujku, i cili me teprime të tilla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën.Një pjese e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të reshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujërat nëntokësore, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit i cili është njeriu.
SI TË VEPROJMË PËR TA NDALUAR ? Shumë njerëz ankohen për të ndaluar këtë “rrëmujë“ që është bërë në rruzullin tokësor ,por nuk iu intereson . Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi.Njerëzit duhen të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve.Kujdesi ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike. Jo vetëm nëShqipëri , por dhe në vende të tjera të botës duhen të vendosen sa më shumë tabela ku të tregojnë : “ Një veprim i gabuar , një rrezik i madh për jetën “. Por shumë t domosdoshme janë edhe koshat ku njerëzit të hedhin mbeturinat sepse ndryshe ato hidhen vënd e pa vënd . Pra , njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të shfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.
1. Republika e Shqiperise
Ministria e arsimit dhe sportit
Shkolla e mesme “GJ.K.SKENDERBEU”
KRUJE
Punuan:A.Kakuli;A.Nuna;A.Emiri;A.Zalla;B.Llani;C.Karaj
Pranoi:Ms.Enkelejda Lalzi
2. Objektivat:
Te evidentojme ndryshimet e sotme klimatike dhe pasojat qe sjellin
Te kryejme vezhgime ne zonen ku jetojme mbi bimet apo kafshet e
kercenuara nga ndryshimet klimatike
Te tregojme qe mbjellja e pemeve ndihmon ne zbutjen e pasojave
negative qe kane ndryshimet klimatike
Qellimi:
Ndergjegjesimi i popullesise per mbrojtjen e mjedisit gje qe do te sillte
minimizimin e ndryshimeve klimatike e shpetimin e shume llojeve gjallesash
Mjetet:
Mjetet:Fletore shenimesh;formate A4; mjete kancelarie;etj..,
3. Biodiversiteti:
Te gjitha qeniet e gjalla te Tokes mund te grupohen ne lloje.Llojet jane grupe
organizmash te ngjashme,qe kane menyre te njejte jetese e jellje,qe kane
perberje kimike dhe strukture gjenetike shume te ngjashme.Organizmat e te
njejtit lloj,qe riprodhohen seksualisht jane te afte te lene pasardhes pjellore.
Nje nga burimet me te rendesishme dhe te cmuara te Tokes eshte
shumellojshmeria biologjike e llojeve,e njohur me emrin biodiversitet.Ky
burim perbehet nga tri komponente:
• Shumellojshmeria gjenetike,e cila perfshin teresine e individeve brenda te
te njejtit lloj
• Shumellojshmeria e organizmave, qe jetojne sot ne Toke perfshin,sipas
biologeve, rreth 15 milion deri ne 40 milion lloje
• Shumellojshmeria e ekosistemeve,qe perfshin teresine e zonave
pyjore,shkretetirave,fushave,lumenjve,deteve oqeaneve dhe te gjitha
komunitetet e tjera te botes se gjalle qe nderveprojne me njera-tjetren,si
dhe me njedisin jo te gjalle
4. Cfarena jepnatyra?
• Natyra na jep lenden e pare-ushqimet,peshkun,lenden drusore dhe
materialet per ndertim,produktet e pyllit,ushqimet foragjere per
kafshet,fondin gjenetik,barnat mjeksore,ngjyruesit,kaucukun gomen etj.
• Natyra siguron mjedisin ku ne jetojme
• Natyra mundeson dhe realizan polenizimin e pllenimin e organizmave te
gjalla.
• Natyra siguron kontrollin biologjik ndaj semundjeve dhe epidemive
• Natyra riciklon mbeturinat natyrore,lehteson ndojen dhe miremban
token
• Natyra rregullon ciklin ushqimor dhe ciklin e substancave organike
• Natyra rregullon te gjitha proceset atmosferike,cikin e ujit dhe te gjitha
dukurite natyrore
• Natyra eshte nje vend per t’u clodhur dhe per t’u argetuar,vend kulture e
mjet edukimi,si dhe nje burim per pune kerkimore
5. Ndryshimetklimatike
• Efekti serre ka ekzistuar gjithmone,duke e mbajtur Token me te ngohte se
c’do te ishte pa atmosfere.Energjia vjen nga Dielli ne Toke dhe e ngroh
ate.Toka e reflekton kete enegji dhe e shnderron ne energji te rezatimit
infra te kuqe.Per shkak te gazeve te efektit serre qe rrethojne planetin
tone si mburoje,nje pjese e energjise se reflektuar mbetet e bllokuar dhe
nuk largohet kurre nga Toka.ne kete menyre,Toka eshte me e ngrohte se
planetet e ngjashme me te,qe nuk kane atmosfere.Ne 1896,kimisti suedez
Svante Arrhenius parashikoi se aktiviteti industrial mund te kishte ndikim
ne klimen tokesore.Qe prej asaj kohe te gjitha eksperimentet e shumta
dhe matjet atmosferike e kane vertetuar kete parashikim.
Perpara revolucionit industrial,qe filloi ne shekullin e XVIII,ekonomia varej
kryesisht nga nje pjese e vogel e bujqesise dhe nga tregtia.Me kalimin e
kohes,perparimet teknologjike,ndertimet e fabrikave te medha,zhvillimi i
industrise dhe zhvillimi i mekanikes bujqesore cuan ne rritjen e ndotjes
dhe prodhimin e gazeve serre,si dioksidi i karbonit,oksidi i azotit,freoni dhe
metani.Keto gaze kapin rrezatimin diellor duke rritur temperaturen e
atmosferes se Tokes.Kjo dukuri eshte quajtur “efekti serre”.