SlideShare a Scribd company logo
1 of 35
.
Demtimet e gjurit
Anatomia e gjurit
 …
Articulatio genus
Ne kete artikulacion kryehet lidhja ndermjet tre
kockave:ekstremitetit distal te femorit(facies
artikularis te kondileve te femorit)ekstremitetit
proksimal te tibies(facies kondilaris)dhe patelles,Eshte
artikulacion inkongruent,por kjo korrigjiohet ne
pranine e nje kerci qe quhet menisci artikularis.Jane
dy menisce nje lateral ne forme te rrumbullaket dhe
nje medial ne forme semilunare.
Articulatio genus
 Artikulacioni perforcohet nga:
 1.Kapsula artikulare
 2.Ligamentum patelle
 3.Ligamentet kolaterale mediale dhe laterale.
 4.Ligamenta cruciata.
Levizjet ne artikulacionin e gjurit konsistojne ne fleksion
dhe ekstension rreth boshtit transversal dhe nje levizje te
lehte rrotulluese rreth boshtit vertikal,ne momentin qe
me perpara te jete bere nje gjysem fleksion sepse ne kete
moment ligamentet jane te lira.
Ligamenti crucial anterior
Anatomia
 Ligamentet jane grupe indesh të forta që lidhin skajet e kockave së bashku.
ACL vendoset në qendër të kycit te gjurit ku shkon nga ana e pasme e
femurit (kocke e kofshes) te lidhet me pjesën e përparme të Tibias (kocke e
kercirit).
 ACL kalon përmes një foramen në femur te quajtur foramen interkondilare
dhe atashohet në një zonë të veçantë të tibias te quajtur spina tibiale.
 ACL është elementi kryesor qe kontrollon se sa përpara leviz kocka tibiale
nën kocken femorale. Nëse tibia shkon shumë larg, ACL mund këputet.
ACL është ligament i parë që tendoset kur gjuri është i shtrire drejt. Nëse
gjuri është i detyruar ta kaloje këtë pikë, ose te tejzgjatet, ACL gjithashtu
mund te ruptorohet.
 Pjesë të tjera të gjurit mund të demtohen kur gjuri perdridhet me force, si
në një goditje lenduese në futboll ose aktivitet tjeter fizik. Gjithashtu nuk
është e pazakontë te shihet një keputje e ligamentit kolateral medial (MCL)
në buzën e brendshme te gjurit dhe meniskut lateral, i ciili është jastëku ne
forme U-je mes gjysmës së jashtme të Tibias dhe kockave te femurit.
LCA
Demtimi i ligamentit crucial
 Demtim i LCA eshte ruptura ligamentit kruciat anterior
(LCA), i cili eshte nje nder ligamentet kryesore te gjurit.
Ruptura e LCA ne shumicen e rasteve ndodh gjate aktiviteteve
sportive dhe pikerisht ne momentet kur gjurit goditet nga nje
force traumatike, perdridhet, hedhjes dhe sforcimit te
tij.Shume njerez ndjejne nje “pok-kercitje” ne rast se
ligamenti keputet. Gjuri mund te enjtet, fryhet si arsye e
mbledhjes se likuideve dhe hemorragjise, ndjehet jo komfort
gjate ecjes dhe behet e pamundur vendosja e kembes ne toke
nga dhimbja.Ne varesi te grades se demtimit, trajtimi mund te
jete konservativ me regjim shtrati, kompresa te ftohta dhe te
ngrohta, imobilizim te gjurit,terapi simptomatike dhe seanca
reheabilitimi. Nese demtimi rezulton se eshte i grades se larte
atehere rekomandohet nderhyrja kirurgjikale per zevendesim
e tij dhe rikthimin e funksionit.
Faktoret predispozues
 Shkaku kryesor për LCA është sporti. Llojet e sporteve të lidhur me
rupturen LCA janë të shumta. Sporte qe kerkojne vendosje te këmbës ne
toke dhe ndryshim shume te shpejte te drejtimit te trupit (të tilla si
basketbolli) kane një incidencë të lartë të lëndimit. Futbolli është
gjithashtu shpesh burim i ruptures se ACL. Futbolli kombinon
ndryshimin e këmbëve me shpejtësi te madhe dhe kercenimin e kontaktit
trupor. Sporti i ski-se është një tjetër burim i shpeshtë i lëndimit,
sidomos nga futja e çizmeve te skive qe arrije deri ne pulpe. Këto çizme
ndryshojne impaktin e rënies në gju me shume se ne kembe apo kyc. Një
demtim i ACL-se zakonisht ndodh kur gjuri perdridhet forcerisht ose
tejzgjatet. Shumë pacientë degjojne nje kercitje kur ligamenti rupturohet
dhe u duket sikur gjuri leviz prej vendit.
 Numri i femrave që vuajnë nga keputjet e ACL-se eshte rritur në mënyrë
dramatike. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes se numrit te femrave
atlete. Por studimet kanë treguar se atletët femra janë 2-4 herë më te
rrezikuara të pesojne keputje te ACL se atletët meshkuj në te njejtat
sporte.
Faktoret predispozues
 Kerkimet e fundit kane treguar disa faktorë që kontribuojnë në rrezikun më të lartë
të femrave per keputjen e ACL-se. Atletët femra duket se kane aftesi me te vogel për
të forcuar muskujt ne kofshë në të njëjtën shkallë si burrat. Kjo do të thotë se femrat
nuk arrijne t’I mbajne gjunjte aq te qëndrueshem, gje qe mund t'u japë më pak
mbrojtje te gjunjeve gjatë aktiviteteve të rënda fizike. Gjithashtu, testet tregojnë se
m.quadriceps i femrave dhe muskujt e pasem te kofsheve punojnë ndryshe nga
meshkujt. Muskujt quadriceps te femrave (në pjesën e përparme të kofshës)
punojnë shumë forte gjatë aktiviteteve te lidhura me gjurin. Kjo gje con ne tërheqjen
e tibias përpara, duke rrezikuar per nje keputje te ACL-se.
 Ndërkohë, muskujt e grupit te pasem te femrave (M.biceps femoris, M
semitendinosus dhe m. semimembranosus) (në anën e pasme të kofshës) përgjigjen
më ngadalë sesa tek meshkujt. Muskujt e grupit te pasem normalisht mbrojne tibian
nga rrëshqitjet shumë përpara. Reagimi i ngadaltë I muskujve te grupit te pasem te
femrave mund të lejojë tibian te rreshkase përpara, duke cuar ne terheqje te ACL-se.
Studime të tjera tregojnë se ACL e femrave mund të dobesohet nga efektet e
hormonit te estrogjenit. Të marra së bashku, këta faktorë mund të shpjegojnë pse
atletët femra kanë një rrezik më të lartë per keputje te ACL.
…
Shenjat klinike
 Simptomet pas një rupture te LCA mund të variojne. Zakonisht, kyci
gjurit behet edematoze brenda një kohe të shkurtër pas lëndimit.
Kjo i detyrohet hemoragjise në kyc nga enët e gjakut te ruptuara në
ligamentin e dëmtuar.
 Paqëndrueshmëria e shkaktuar nga ligamenti i rupturuar çon në një
ndjenjë pasigurie dhe dalje te gjurit, sidomos gjate përpjekjeve për
të ndryshuar drejtimin e tij.Gjuri mund të jape ndjesine sikur
kerkon te rreshkase prapa.
 Dhimbja dhe edema nga lëndimi fillestar zakonisht zhduken pas 2-4
javësh.
 Lëvizjet kufizohen dhe ecja vështirësohet
 Pacienti ka pengesë në zbritjen ose ngjitjen e shkallëve.
 Pacientët nuk mund të flenë gjatë natës sepse kur grumbullohet
mjaft ujë ose gjak tek gjuri, si pasojë e presionit krijohet dhimbje e
padurueshme.
LCA
LCA normal LCA rupturuar
Diagnoza
 Anamneza dhe ekzaminimi fizik janë ndoshta mënyra më e
rëndësishme për të diagnostikuar një ACL te demtuar ose deficent.
Në demtimin akut EDEMA është një tregues i mirë. Një menyre qe
perdorin kirurgët ortopede është se çdo edeme e tensionuar që
ndodh brenda dy orëve të demtimit të gjurit zakonisht përfaqëson
hemoragji në kyc, ose një hemartoze. Nëse edema ndodh ditën e
nesërme, lëngu është me shume mundesi prej përgjigjes
inflamatore.
 Vendosja e një gjilpërë në kycin e fryrë dhe aspirimi (ose drenimi i
sa me shume lëngu qe të jetë e mundur) jep lehtësim nga edema.
Nëse gjendet prania e gjakut në gju, ekziston 70% e mundesive qe
kjo përfaqëson një LCA te rupturuar. Ky lëng gjithashtu mund të
tregojë nëse kërci në sipërfaqen e kycit te gjurit eshte demtuar.
 Gjatë ekzaminimit fizik, mjeku do të përcaktojë sa shume eshte
demtuar ACL e nëse ka ligamente tjera ne gju ose kërci i kycit jane
demtuar gjithashtu.
Diagnoza
 Grafia e gjurit.
 Rezonanca magnetike (MRI) është testi më i saktë
për diagnostikimin e një ACL te te ruptoruar. Pajisja
e MRI përdor valët magnetike në vend te rrezeve-
X(grafi) për të shfaqur indet e buta të trupit. Kjo
pajisje krijon fotografi që duken si porcione të gjurit.
Fotografitë tregojnë anatomine dhe çdo dëmtim ne
menyre shumë e qartë.
Diagnoza
 Kohet e fundit prane laboratorit biomekanik te
institutit ortopedik ne Rizzoli,Itali jane zbuluar
sisteme elektronike te cilat japin mundesit te
percaktojne stabilitetin e gjurit ne menyre sa me
precize. Keto sisteme percaktojne nje diagnosze me
te sakte per rupture e ligamentit cruciat edhe vetem
kur dyshohet nje gje e tille.(raste konkrete kur kemi
te bejme me reciva te nderhyrjeve te meparshme ose
thjesht me lezione jo te plota.
Diagnoza
KIRA”, sistemi I vleresimit te stabiliteti te gjuri prane laboratorit biomekani te institutit
ortopedik Rizzoli – Bologna
Trajtimi
 Llojit i trajtimit qe zgjidhet per tu perdorur
konservativ ose kirurgjikal duhet te kete parasysh
disa elemente:
 1.mosha e pacientit
 2.shkalla e demtimit
 3.prezenca e paket ose e jo e lezioneve
shoqeruese(p.sh lesion te meniskut,lezione te
kartilagos dhe te ligamenteve te tjera ).
 4.aktivitetit fizik .
Trajtimi i LCA
 Trajtimi Jokirurgjikal
 Trajtimi fillestar i LCA te rupturuar ka per qellim uljen e dhimbjes dhe te
enjtjes se gjurit. Pushimi dhe medikamente antiinflamatore si paracetamoli
mund te ndihmojne ne uljen e simptomave.Mund te jete e nevojshme qe te
perdorni paterica derisa te mund te ecni pa caluar. Pjesa me e madhe e
pacienteve instruktohen te peshojne normalisht mbi gju gjate ecjes.
 Shume paciente mund te bejne terapi fizike per trajtimin e demtimeve te
LCA. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur
akull,elektrostimulim dhe periudha pushimi me kemben te mbajtur ngritur
lart.
 Lezioni i ligamentit kruciat anterior tek moshat e reja dhe tek sportistet ka
gjithmone si indikacion nderhyrje kirurgjikale per trajtimin e tij. Ne rastin
kur nuk behet nderhyrja ,te demtuareve ju keshillohet te heqin dore nga
aktivitetet sportive dhe aktiviteve te tjera te perditshme te lodhshme. Keto
aktivitete behen shume traumatike per gjurin duke ecuar ne artroze te tij.
Trajtimi i LCA
 Trajtimi kirurgjikal
Trajtimi i LCA
 Rikonstruksion i LCA semitendinoz gracilus.
 Rikonstruksion me ligament patelar.
 Rikonstruksion me ligament donatoresh.
 Ligament Banko- ligament artificial.
Ne pjese me te madhe te rasteve teknika qe me shume
perdoret eshte me tendinin autolog(tendini i vete
pacientit).Rikonstruksioni semitendinoz dhe gracil
jane me te perdorurit dhe konsiston ne marrje e dy
tendineve te muskulit te kofshes,te cilet kalojne
pastaj me ane ten je tuneli te formuar ne kocke
direkt ne artikulacion.
Trajtimi i LCA
 Tendinet e muskujve semitendinoz dhe gracil zbresin nga
pjesa e pasme e kofshës dhe vijnë e fiksohen tek tibia në
pjesën e përparme të saj.
 Heqja e këtyre dy tendineve nuk u shkakton ndonjë dëm të
dukshëm muskujve dhe funksionimit të tyre. Prerja e lëkurës
është më e vogël (2-3 cm) edhe me një avantazh estetik
sidomos për femrat. Tendinet palosen 2 herë dhe qepen e
lidhen midis tyre. Ky legament i ri futet në tunelin e hapur tek
kocka e tibias dhe përfundon tek kocka e femorit duke u
fiksuar në të dy skajet me materiale të bio-absorbueshëm.
Rezistenca e legamenteve me të dy teknikat është pothuajse e
njëjtë. Gjatë operacionit nëse është e nevojshme mund të
trajtohen dhe patologjitë e shoqëruara me dëmtimin e
legamentit si dëmtimet meniskale dhe kartilagjinoze.
TRAJTIMI I LCA
…Tendinet e muskujve semitendinoz dhe gracil
Rikonstruksion i LCA me tendine semitendinoz dhe gracil. Tekonika kirurgjikale dhe kontrolli RX post-
operator.
Kirurgjia Artroskopike
 Artroskopia është një teknikë relativisht e re që ka rivolucionuar
kirurgjinë ortopedike në vitet e fundit. Fjala "artroskopi" e ka
prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë "të shohësh brënda
artikulacioneve".
Në fakt, mundësia për të trajtuar patologji artikulare pa përdorur
prerje të mëdha operatore dhe mbi të gjitha, me më tepër cilësi
kirurgjikale, ka lejuar që të kryhen ndërhyrje më preçize e me
rezultate më të mira për sa i përket ripërtëritjes funksionale,
komplikimeve pas operacionit etj. Artroskopi është një sondë
metalike e hollë e cila ka një sistem lentesh zmadhuese. Nëpërmjet
fibrave optike artroskopi lidhet me ekranin e monitorit. Me këtë
sitem kirurgu ka një vizion optimal të artikulacionit duke bërë
vetëm disa çarje shumë të vogla në lëkurë. Vetëm një çarje e madhe
e lëkurës do të bënte të mundur që kirurgu të ketë të njëjtën pamje
që i ofron teknika e artroskopisë.
Kirurgjia Artroskopike
Avantazhet e artroskopisë janë:
 Një vizion i zmadhuar i pjesëve artikulare që i jep
mundësinë kirurgut të vlerësojë më mirë patologjitë
 Një rrezik shumë më i vogël për infeksion të plagës
kirurgjikale,
 Një rekuperim funksional më i shpejtë dhe më i mirë i
artikulacionit.
Prej vitesh përdoret me suksesartroskopia e gjurit dhe
e shpatullës por këto vitet e fundit ka marrë zhvillim edhe
kirurgjia artroskopike e artikulacionit kokso-
femoral dhekaviljes.
Patologjite qe perdoret artroskopia
 Per trajtimin e carjeve te meniskusit.
 Per pastrimin e artikulacionit ne periudhen e hershme te
osteoartritit.
 Per heqjen e pjeseve te lira te kockave dhe kercit brenda
kycit.
 Per demtimet e LCA anterior dhe posterior.
 Ne raste te edemave (enjtjeve) ose infeksioneve te gjurit.
 Per problemet e kockes se kapakut te gjurit.
 Per trajtimin e demtimit te kercit te artikulacionit.
 Per trajtimin e thyerjeve brenda artikulacionit.
..
 ..
Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
 Java e pare
 Borsa me akull mbi gju( per 20 minuta ,gjashte here gjate dites)
 Fleksion-ekstension te kembes,kaviljes dhe gishtave te kembes cdo 30
minuta per 5 minuta.(foto 1)
 Ekstension komplet pasive te gjurit duke vendosur thembren mbi nje jastek
te vogel ose mbi nje pershire I mbeshtjellur rrotull cdo ore per 5 deri ne 10
minuta.(foto 2)
 Kontaksione isometrike te muskulit quadriceps te kembes,
 Me artikulacioni komplet ne ekstension 5 minuta cdo 3 here ne dite,duke
vendosur doren mbi muskul per te ndjere kontraksionin.
 Ngritje te kembes komplet ne ekstension per 10 minuta cdo 4-5 here ne
dite,duke e ngritur me ngadale kemben per afersishte 20 cm nga bazamenti
I krevatit e duke e mbajtur per afersishte 6 sekonda e alternuar me 6
sekonda pushim.(foto 3)
 Fleksion pasiv te gjurit,ndenjur per 10 minuta cdo 2 ore deri ne 90⁰(foto 4)
 Ecje me paterica duke I dhene pak mbeshtetje ne toke kembes. (foto 5)

Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
 Gjerat qe nuk duhet bere:
 Pacienti nuk duhet te vendosi asgje poshte gjurit
.(p.sh. jastek ose ndonje gje tjeter. (foto 6)
 Nuk duhet te ngreje kemben me shume se 45⁰ kur
eshte ulur. (foto 7)
Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
 Java e dyte dhe e trete
 Ekstension komplet te gjurit
 Perseritni ushtrimet e javes se pare per ekstensionin
 Ekstension pasiv ne pozicion shtrire dhe rrotullim te kembes nga Brenda.
 Fleksion te gjurit,
 Perseriteni ushtrimet e javes se pare duke shtuar gradualisht levizje deri ne 120 ⁰
 Fleksion aktiv duke ushtruar presion manual te perparem mbi gjurin deri sa te
arrihet fleksioni komplet ne menyre graduale.
 Levizje pasive rrotulluese ne kater drejtime duke mbajtur gjurin ne ekstension ⅔
cdo dite per rreth 5 minuta.
 Ecje duke i dhene peshe kembes me shume ,ecje me 1 ose 2 paterica pastaj duke i
eleminuar ato nga java e 3 –te dhe e 4-te. Kerkoni te vendosni gjurin ne ekstension
komplet dhe ne mbeshtetje normale te kembes. Ecja duhet te realizohet pa pasur
humbje ekuilibri,kemba duhet te mbeshtetet mire ne toke,perndryshe vazhdoni te
perdorni njeren nga patericat.
 Rekuperimi i muskulit.
 Ngritje te kembes se mbajtur drejte me gjithe peshen te kofsha(ngritja te behet deri
20 cm nga bazamenti I krevatit per 8 sekonda te mbahet ne ajer dhe te perseritet 20
here cdo 4 here ne dite).
Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
 Kujdes ! Pas cdo ushtrimeve te bera eshte e keshilluar qe ne
fund te dites te mbahet borsa me akull mbi gju.
 Ushtrime e realizuar gjate ketyre jave jane te rendesishme per
nje rekuperim sa me te mire te gjurit dhe fillimit te aktivitetit
normal te tij.Pas ushtrimeve qe realizohen kushte shtepie ose
edhe spitalore, rekomandohet qe pas javes se 8-te pacienti
mund te beje note,ecje me biciklete per 15 -20 minuta ne
dite,vrap i lehte,por pa bere shume sforcime.
 Nga java13-16-te lejohet te behet vrap,ecje me biciklete sa te
deshiroje pacienti,notim ne te gjitha stilet.
 Per sportistet duhet patjeter ti nenshtrohen kontrolleve
mjeksore para se ti rikthehen trajnimit ne sportet e tyre
perkatese.
Faleminderit!!!
 Punoi: Zoja Demaj

More Related Content

What's hot

Flora dhe fauna e beratit gjeografi
Flora dhe fauna e beratit  gjeografiFlora dhe fauna e beratit  gjeografi
Flora dhe fauna e beratit gjeografijona velkaj
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeutë Domi
 
Alumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tijAlumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tijErhan Luma
 
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE #MesueseAurela Elezaj
 
Muskujt e trupit te njeriut
Muskujt e trupit te njeriutMuskujt e trupit te njeriut
Muskujt e trupit te njeriutXhesika Merko
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Fleurati
 
Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi Besjona Jusufi
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiMedShqip
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
BiodiversitetiArlinda
 
Fibrat Optike - projekt
Fibrat Optike - projektFibrat Optike - projekt
Fibrat Optike - projektalketsula
 
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungutInterpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungutfatoams
 
Rajoni Amerikano Verior
Rajoni Amerikano VeriorRajoni Amerikano Verior
Rajoni Amerikano VeriorEdward Newgate
 

What's hot (20)

Flora dhe fauna e beratit gjeografi
Flora dhe fauna e beratit  gjeografiFlora dhe fauna e beratit  gjeografi
Flora dhe fauna e beratit gjeografi
 
Teoremat e rrethit
Teoremat e rrethitTeoremat e rrethit
Teoremat e rrethit
 
Alumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tijAlumini dhe komponimet e tij
Alumini dhe komponimet e tij
 
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
ZBATIME TE LIGJIT TE ARKIMEDIT PUNE EKSPERIMENTALE
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Kimi
KimiKimi
Kimi
 
Muskujt e trupit te njeriut
Muskujt e trupit te njeriutMuskujt e trupit te njeriut
Muskujt e trupit te njeriut
 
Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve Kercelli i Bimeve
Kercelli i Bimeve
 
Riciklimi i letres
Riciklimi i letresRiciklimi i letres
Riciklimi i letres
 
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
Zemra dhe enët e gjakut (Biologji)
 
çEku
çEku çEku
çEku
 
Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi Trapezi dhe delltoidi
Trapezi dhe delltoidi
 
Hyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomiHyrje ne anatomi
Hyrje ne anatomi
 
Lumi drin
Lumi drinLumi drin
Lumi drin
 
Biodiversiteti
BiodiversitetiBiodiversiteti
Biodiversiteti
 
Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!Qyteterimi ilir !!!!
Qyteterimi ilir !!!!
 
Fibrat Optike - projekt
Fibrat Optike - projektFibrat Optike - projekt
Fibrat Optike - projekt
 
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungutInterpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
Interpretimi i nje endrre sipas frojdit dhe jungut
 
Rruazoret
RruazoretRruazoret
Rruazoret
 
Rajoni Amerikano Verior
Rajoni Amerikano VeriorRajoni Amerikano Verior
Rajoni Amerikano Verior
 

Similar to Demtimet e gjurit

Demtimet e kockave, kyçeve dhe muskujve
Demtimet e kockave, kyçeve dhe muskujveDemtimet e kockave, kyçeve dhe muskujve
Demtimet e kockave, kyçeve dhe muskujveEgla Mërzheku
 
Crregullimet ne sistemin lokomotor/levizor
Crregullimet ne sistemin lokomotor/levizorCrregullimet ne sistemin lokomotor/levizor
Crregullimet ne sistemin lokomotor/levizorSeptic Flesh
 
Frakturat
FrakturatFrakturat
FrakturatD. Sh
 
Biologji osteoporoza
Biologji osteoporozaBiologji osteoporoza
Biologji osteoporozaXhoana Pepa
 
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakalKujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakalMirsim Tovërlani
 
skeletinjeriut-220127184812 4. .pdf
skeletinjeriut-220127184812 4.       .pdfskeletinjeriut-220127184812 4.       .pdf
skeletinjeriut-220127184812 4. .pdfandetabajrami12
 

Similar to Demtimet e gjurit (7)

Demtimet e kockave, kyçeve dhe muskujve
Demtimet e kockave, kyçeve dhe muskujveDemtimet e kockave, kyçeve dhe muskujve
Demtimet e kockave, kyçeve dhe muskujve
 
Crregullimet ne sistemin lokomotor/levizor
Crregullimet ne sistemin lokomotor/levizorCrregullimet ne sistemin lokomotor/levizor
Crregullimet ne sistemin lokomotor/levizor
 
Frakturat
FrakturatFrakturat
Frakturat
 
Biologji osteoporoza
Biologji osteoporozaBiologji osteoporoza
Biologji osteoporoza
 
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakalKujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
Kujdesi infermieror tek i semuri me sindrom lumbal,cervikal dhe torakal
 
skeletinjeriut-220127184812 4. .pdf
skeletinjeriut-220127184812 4.       .pdfskeletinjeriut-220127184812 4.       .pdf
skeletinjeriut-220127184812 4. .pdf
 
Skeleti i njeriut
Skeleti i njeriutSkeleti i njeriut
Skeleti i njeriut
 

More from Zoja Demaj

MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxMARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxZoja Demaj
 
instrumentat kirurgjikal.pptx
instrumentat kirurgjikal.pptxinstrumentat kirurgjikal.pptx
instrumentat kirurgjikal.pptxZoja Demaj
 
Kardiomiopatite
KardiomiopatiteKardiomiopatite
KardiomiopatiteZoja Demaj
 
Aparati respirator
Aparati respiratorAparati respirator
Aparati respiratorZoja Demaj
 

More from Zoja Demaj (7)

MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptxMARRJA E ANALIZAVE  TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
MARRJA E ANALIZAVE TE GJAKUT VENOZ,ARTERIAL DHE KAPILAR.pptx
 
Plaget.pptx
Plaget.pptxPlaget.pptx
Plaget.pptx
 
instrumentat kirurgjikal.pptx
instrumentat kirurgjikal.pptxinstrumentat kirurgjikal.pptx
instrumentat kirurgjikal.pptx
 
Trikotomia
TrikotomiaTrikotomia
Trikotomia
 
TRAUMA
TRAUMATRAUMA
TRAUMA
 
Kardiomiopatite
KardiomiopatiteKardiomiopatite
Kardiomiopatite
 
Aparati respirator
Aparati respiratorAparati respirator
Aparati respirator
 

Demtimet e gjurit

  • 3. Articulatio genus Ne kete artikulacion kryehet lidhja ndermjet tre kockave:ekstremitetit distal te femorit(facies artikularis te kondileve te femorit)ekstremitetit proksimal te tibies(facies kondilaris)dhe patelles,Eshte artikulacion inkongruent,por kjo korrigjiohet ne pranine e nje kerci qe quhet menisci artikularis.Jane dy menisce nje lateral ne forme te rrumbullaket dhe nje medial ne forme semilunare.
  • 4. Articulatio genus  Artikulacioni perforcohet nga:  1.Kapsula artikulare  2.Ligamentum patelle  3.Ligamentet kolaterale mediale dhe laterale.  4.Ligamenta cruciata. Levizjet ne artikulacionin e gjurit konsistojne ne fleksion dhe ekstension rreth boshtit transversal dhe nje levizje te lehte rrotulluese rreth boshtit vertikal,ne momentin qe me perpara te jete bere nje gjysem fleksion sepse ne kete moment ligamentet jane te lira.
  • 5. Ligamenti crucial anterior Anatomia  Ligamentet jane grupe indesh të forta që lidhin skajet e kockave së bashku. ACL vendoset në qendër të kycit te gjurit ku shkon nga ana e pasme e femurit (kocke e kofshes) te lidhet me pjesën e përparme të Tibias (kocke e kercirit).  ACL kalon përmes një foramen në femur te quajtur foramen interkondilare dhe atashohet në një zonë të veçantë të tibias te quajtur spina tibiale.  ACL është elementi kryesor qe kontrollon se sa përpara leviz kocka tibiale nën kocken femorale. Nëse tibia shkon shumë larg, ACL mund këputet. ACL është ligament i parë që tendoset kur gjuri është i shtrire drejt. Nëse gjuri është i detyruar ta kaloje këtë pikë, ose te tejzgjatet, ACL gjithashtu mund te ruptorohet.  Pjesë të tjera të gjurit mund të demtohen kur gjuri perdridhet me force, si në një goditje lenduese në futboll ose aktivitet tjeter fizik. Gjithashtu nuk është e pazakontë te shihet një keputje e ligamentit kolateral medial (MCL) në buzën e brendshme te gjurit dhe meniskut lateral, i ciili është jastëku ne forme U-je mes gjysmës së jashtme të Tibias dhe kockave te femurit.
  • 6. LCA
  • 7. Demtimi i ligamentit crucial  Demtim i LCA eshte ruptura ligamentit kruciat anterior (LCA), i cili eshte nje nder ligamentet kryesore te gjurit. Ruptura e LCA ne shumicen e rasteve ndodh gjate aktiviteteve sportive dhe pikerisht ne momentet kur gjurit goditet nga nje force traumatike, perdridhet, hedhjes dhe sforcimit te tij.Shume njerez ndjejne nje “pok-kercitje” ne rast se ligamenti keputet. Gjuri mund te enjtet, fryhet si arsye e mbledhjes se likuideve dhe hemorragjise, ndjehet jo komfort gjate ecjes dhe behet e pamundur vendosja e kembes ne toke nga dhimbja.Ne varesi te grades se demtimit, trajtimi mund te jete konservativ me regjim shtrati, kompresa te ftohta dhe te ngrohta, imobilizim te gjurit,terapi simptomatike dhe seanca reheabilitimi. Nese demtimi rezulton se eshte i grades se larte atehere rekomandohet nderhyrja kirurgjikale per zevendesim e tij dhe rikthimin e funksionit.
  • 8. Faktoret predispozues  Shkaku kryesor për LCA është sporti. Llojet e sporteve të lidhur me rupturen LCA janë të shumta. Sporte qe kerkojne vendosje te këmbës ne toke dhe ndryshim shume te shpejte te drejtimit te trupit (të tilla si basketbolli) kane një incidencë të lartë të lëndimit. Futbolli është gjithashtu shpesh burim i ruptures se ACL. Futbolli kombinon ndryshimin e këmbëve me shpejtësi te madhe dhe kercenimin e kontaktit trupor. Sporti i ski-se është një tjetër burim i shpeshtë i lëndimit, sidomos nga futja e çizmeve te skive qe arrije deri ne pulpe. Këto çizme ndryshojne impaktin e rënies në gju me shume se ne kembe apo kyc. Një demtim i ACL-se zakonisht ndodh kur gjuri perdridhet forcerisht ose tejzgjatet. Shumë pacientë degjojne nje kercitje kur ligamenti rupturohet dhe u duket sikur gjuri leviz prej vendit.  Numri i femrave që vuajnë nga keputjet e ACL-se eshte rritur në mënyrë dramatike. Kjo është pjesërisht për shkak të rritjes se numrit te femrave atlete. Por studimet kanë treguar se atletët femra janë 2-4 herë më te rrezikuara të pesojne keputje te ACL se atletët meshkuj në te njejtat sporte.
  • 9. Faktoret predispozues  Kerkimet e fundit kane treguar disa faktorë që kontribuojnë në rrezikun më të lartë të femrave per keputjen e ACL-se. Atletët femra duket se kane aftesi me te vogel për të forcuar muskujt ne kofshë në të njëjtën shkallë si burrat. Kjo do të thotë se femrat nuk arrijne t’I mbajne gjunjte aq te qëndrueshem, gje qe mund t'u japë më pak mbrojtje te gjunjeve gjatë aktiviteteve të rënda fizike. Gjithashtu, testet tregojnë se m.quadriceps i femrave dhe muskujt e pasem te kofsheve punojnë ndryshe nga meshkujt. Muskujt quadriceps te femrave (në pjesën e përparme të kofshës) punojnë shumë forte gjatë aktiviteteve te lidhura me gjurin. Kjo gje con ne tërheqjen e tibias përpara, duke rrezikuar per nje keputje te ACL-se.  Ndërkohë, muskujt e grupit te pasem te femrave (M.biceps femoris, M semitendinosus dhe m. semimembranosus) (në anën e pasme të kofshës) përgjigjen më ngadalë sesa tek meshkujt. Muskujt e grupit te pasem normalisht mbrojne tibian nga rrëshqitjet shumë përpara. Reagimi i ngadaltë I muskujve te grupit te pasem te femrave mund të lejojë tibian te rreshkase përpara, duke cuar ne terheqje te ACL-se. Studime të tjera tregojnë se ACL e femrave mund të dobesohet nga efektet e hormonit te estrogjenit. Të marra së bashku, këta faktorë mund të shpjegojnë pse atletët femra kanë një rrezik më të lartë per keputje te ACL.
  • 10.
  • 11. Shenjat klinike  Simptomet pas një rupture te LCA mund të variojne. Zakonisht, kyci gjurit behet edematoze brenda një kohe të shkurtër pas lëndimit. Kjo i detyrohet hemoragjise në kyc nga enët e gjakut te ruptuara në ligamentin e dëmtuar.  Paqëndrueshmëria e shkaktuar nga ligamenti i rupturuar çon në një ndjenjë pasigurie dhe dalje te gjurit, sidomos gjate përpjekjeve për të ndryshuar drejtimin e tij.Gjuri mund të jape ndjesine sikur kerkon te rreshkase prapa.  Dhimbja dhe edema nga lëndimi fillestar zakonisht zhduken pas 2-4 javësh.  Lëvizjet kufizohen dhe ecja vështirësohet  Pacienti ka pengesë në zbritjen ose ngjitjen e shkallëve.  Pacientët nuk mund të flenë gjatë natës sepse kur grumbullohet mjaft ujë ose gjak tek gjuri, si pasojë e presionit krijohet dhimbje e padurueshme.
  • 12. LCA LCA normal LCA rupturuar
  • 13. Diagnoza  Anamneza dhe ekzaminimi fizik janë ndoshta mënyra më e rëndësishme për të diagnostikuar një ACL te demtuar ose deficent. Në demtimin akut EDEMA është një tregues i mirë. Një menyre qe perdorin kirurgët ortopede është se çdo edeme e tensionuar që ndodh brenda dy orëve të demtimit të gjurit zakonisht përfaqëson hemoragji në kyc, ose një hemartoze. Nëse edema ndodh ditën e nesërme, lëngu është me shume mundesi prej përgjigjes inflamatore.  Vendosja e një gjilpërë në kycin e fryrë dhe aspirimi (ose drenimi i sa me shume lëngu qe të jetë e mundur) jep lehtësim nga edema. Nëse gjendet prania e gjakut në gju, ekziston 70% e mundesive qe kjo përfaqëson një LCA te rupturuar. Ky lëng gjithashtu mund të tregojë nëse kërci në sipërfaqen e kycit te gjurit eshte demtuar.  Gjatë ekzaminimit fizik, mjeku do të përcaktojë sa shume eshte demtuar ACL e nëse ka ligamente tjera ne gju ose kërci i kycit jane demtuar gjithashtu.
  • 14. Diagnoza  Grafia e gjurit.  Rezonanca magnetike (MRI) është testi më i saktë për diagnostikimin e një ACL te te ruptoruar. Pajisja e MRI përdor valët magnetike në vend te rrezeve- X(grafi) për të shfaqur indet e buta të trupit. Kjo pajisje krijon fotografi që duken si porcione të gjurit. Fotografitë tregojnë anatomine dhe çdo dëmtim ne menyre shumë e qartë.
  • 15. Diagnoza  Kohet e fundit prane laboratorit biomekanik te institutit ortopedik ne Rizzoli,Itali jane zbuluar sisteme elektronike te cilat japin mundesit te percaktojne stabilitetin e gjurit ne menyre sa me precize. Keto sisteme percaktojne nje diagnosze me te sakte per rupture e ligamentit cruciat edhe vetem kur dyshohet nje gje e tille.(raste konkrete kur kemi te bejme me reciva te nderhyrjeve te meparshme ose thjesht me lezione jo te plota.
  • 16. Diagnoza KIRA”, sistemi I vleresimit te stabiliteti te gjuri prane laboratorit biomekani te institutit ortopedik Rizzoli – Bologna
  • 17. Trajtimi  Llojit i trajtimit qe zgjidhet per tu perdorur konservativ ose kirurgjikal duhet te kete parasysh disa elemente:  1.mosha e pacientit  2.shkalla e demtimit  3.prezenca e paket ose e jo e lezioneve shoqeruese(p.sh lesion te meniskut,lezione te kartilagos dhe te ligamenteve te tjera ).  4.aktivitetit fizik .
  • 18. Trajtimi i LCA  Trajtimi Jokirurgjikal  Trajtimi fillestar i LCA te rupturuar ka per qellim uljen e dhimbjes dhe te enjtjes se gjurit. Pushimi dhe medikamente antiinflamatore si paracetamoli mund te ndihmojne ne uljen e simptomave.Mund te jete e nevojshme qe te perdorni paterica derisa te mund te ecni pa caluar. Pjesa me e madhe e pacienteve instruktohen te peshojne normalisht mbi gju gjate ecjes.  Shume paciente mund te bejne terapi fizike per trajtimin e demtimeve te LCA. Terapistet trajtojne dhimbjen dhe enjtjen duke perdorur akull,elektrostimulim dhe periudha pushimi me kemben te mbajtur ngritur lart.  Lezioni i ligamentit kruciat anterior tek moshat e reja dhe tek sportistet ka gjithmone si indikacion nderhyrje kirurgjikale per trajtimin e tij. Ne rastin kur nuk behet nderhyrja ,te demtuareve ju keshillohet te heqin dore nga aktivitetet sportive dhe aktiviteve te tjera te perditshme te lodhshme. Keto aktivitete behen shume traumatike per gjurin duke ecuar ne artroze te tij.
  • 19. Trajtimi i LCA  Trajtimi kirurgjikal
  • 20. Trajtimi i LCA  Rikonstruksion i LCA semitendinoz gracilus.  Rikonstruksion me ligament patelar.  Rikonstruksion me ligament donatoresh.  Ligament Banko- ligament artificial. Ne pjese me te madhe te rasteve teknika qe me shume perdoret eshte me tendinin autolog(tendini i vete pacientit).Rikonstruksioni semitendinoz dhe gracil jane me te perdorurit dhe konsiston ne marrje e dy tendineve te muskulit te kofshes,te cilet kalojne pastaj me ane ten je tuneli te formuar ne kocke direkt ne artikulacion.
  • 21. Trajtimi i LCA  Tendinet e muskujve semitendinoz dhe gracil zbresin nga pjesa e pasme e kofshës dhe vijnë e fiksohen tek tibia në pjesën e përparme të saj.  Heqja e këtyre dy tendineve nuk u shkakton ndonjë dëm të dukshëm muskujve dhe funksionimit të tyre. Prerja e lëkurës është më e vogël (2-3 cm) edhe me një avantazh estetik sidomos për femrat. Tendinet palosen 2 herë dhe qepen e lidhen midis tyre. Ky legament i ri futet në tunelin e hapur tek kocka e tibias dhe përfundon tek kocka e femorit duke u fiksuar në të dy skajet me materiale të bio-absorbueshëm. Rezistenca e legamenteve me të dy teknikat është pothuajse e njëjtë. Gjatë operacionit nëse është e nevojshme mund të trajtohen dhe patologjitë e shoqëruara me dëmtimin e legamentit si dëmtimet meniskale dhe kartilagjinoze.
  • 22. TRAJTIMI I LCA …Tendinet e muskujve semitendinoz dhe gracil
  • 23. Rikonstruksion i LCA me tendine semitendinoz dhe gracil. Tekonika kirurgjikale dhe kontrolli RX post- operator.
  • 24. Kirurgjia Artroskopike  Artroskopia është një teknikë relativisht e re që ka rivolucionuar kirurgjinë ortopedike në vitet e fundit. Fjala "artroskopi" e ka prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë "të shohësh brënda artikulacioneve". Në fakt, mundësia për të trajtuar patologji artikulare pa përdorur prerje të mëdha operatore dhe mbi të gjitha, me më tepër cilësi kirurgjikale, ka lejuar që të kryhen ndërhyrje më preçize e me rezultate më të mira për sa i përket ripërtëritjes funksionale, komplikimeve pas operacionit etj. Artroskopi është një sondë metalike e hollë e cila ka një sistem lentesh zmadhuese. Nëpërmjet fibrave optike artroskopi lidhet me ekranin e monitorit. Me këtë sitem kirurgu ka një vizion optimal të artikulacionit duke bërë vetëm disa çarje shumë të vogla në lëkurë. Vetëm një çarje e madhe e lëkurës do të bënte të mundur që kirurgu të ketë të njëjtën pamje që i ofron teknika e artroskopisë.
  • 25.
  • 26. Kirurgjia Artroskopike Avantazhet e artroskopisë janë:  Një vizion i zmadhuar i pjesëve artikulare që i jep mundësinë kirurgut të vlerësojë më mirë patologjitë  Një rrezik shumë më i vogël për infeksion të plagës kirurgjikale,  Një rekuperim funksional më i shpejtë dhe më i mirë i artikulacionit. Prej vitesh përdoret me suksesartroskopia e gjurit dhe e shpatullës por këto vitet e fundit ka marrë zhvillim edhe kirurgjia artroskopike e artikulacionit kokso- femoral dhekaviljes.
  • 27. Patologjite qe perdoret artroskopia  Per trajtimin e carjeve te meniskusit.  Per pastrimin e artikulacionit ne periudhen e hershme te osteoartritit.  Per heqjen e pjeseve te lira te kockave dhe kercit brenda kycit.  Per demtimet e LCA anterior dhe posterior.  Ne raste te edemave (enjtjeve) ose infeksioneve te gjurit.  Per problemet e kockes se kapakut te gjurit.  Per trajtimin e demtimit te kercit te artikulacionit.  Per trajtimin e thyerjeve brenda artikulacionit.
  • 29. Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA  Java e pare  Borsa me akull mbi gju( per 20 minuta ,gjashte here gjate dites)  Fleksion-ekstension te kembes,kaviljes dhe gishtave te kembes cdo 30 minuta per 5 minuta.(foto 1)  Ekstension komplet pasive te gjurit duke vendosur thembren mbi nje jastek te vogel ose mbi nje pershire I mbeshtjellur rrotull cdo ore per 5 deri ne 10 minuta.(foto 2)  Kontaksione isometrike te muskulit quadriceps te kembes,  Me artikulacioni komplet ne ekstension 5 minuta cdo 3 here ne dite,duke vendosur doren mbi muskul per te ndjere kontraksionin.  Ngritje te kembes komplet ne ekstension per 10 minuta cdo 4-5 here ne dite,duke e ngritur me ngadale kemben per afersishte 20 cm nga bazamenti I krevatit e duke e mbajtur per afersishte 6 sekonda e alternuar me 6 sekonda pushim.(foto 3)  Fleksion pasiv te gjurit,ndenjur per 10 minuta cdo 2 ore deri ne 90⁰(foto 4)  Ecje me paterica duke I dhene pak mbeshtetje ne toke kembes. (foto 5) 
  • 30. Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA  Gjerat qe nuk duhet bere:  Pacienti nuk duhet te vendosi asgje poshte gjurit .(p.sh. jastek ose ndonje gje tjeter. (foto 6)  Nuk duhet te ngreje kemben me shume se 45⁰ kur eshte ulur. (foto 7)
  • 31. Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
  • 32. Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA
  • 33. Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA  Java e dyte dhe e trete  Ekstension komplet te gjurit  Perseritni ushtrimet e javes se pare per ekstensionin  Ekstension pasiv ne pozicion shtrire dhe rrotullim te kembes nga Brenda.  Fleksion te gjurit,  Perseriteni ushtrimet e javes se pare duke shtuar gradualisht levizje deri ne 120 ⁰  Fleksion aktiv duke ushtruar presion manual te perparem mbi gjurin deri sa te arrihet fleksioni komplet ne menyre graduale.  Levizje pasive rrotulluese ne kater drejtime duke mbajtur gjurin ne ekstension ⅔ cdo dite per rreth 5 minuta.  Ecje duke i dhene peshe kembes me shume ,ecje me 1 ose 2 paterica pastaj duke i eleminuar ato nga java e 3 –te dhe e 4-te. Kerkoni te vendosni gjurin ne ekstension komplet dhe ne mbeshtetje normale te kembes. Ecja duhet te realizohet pa pasur humbje ekuilibri,kemba duhet te mbeshtetet mire ne toke,perndryshe vazhdoni te perdorni njeren nga patericat.  Rekuperimi i muskulit.  Ngritje te kembes se mbajtur drejte me gjithe peshen te kofsha(ngritja te behet deri 20 cm nga bazamenti I krevatit per 8 sekonda te mbahet ne ajer dhe te perseritet 20 here cdo 4 here ne dite).
  • 34. Rehabilitimi i pacienteve qe kane realizuar nderhyrje per LCA  Kujdes ! Pas cdo ushtrimeve te bera eshte e keshilluar qe ne fund te dites te mbahet borsa me akull mbi gju.  Ushtrime e realizuar gjate ketyre jave jane te rendesishme per nje rekuperim sa me te mire te gjurit dhe fillimit te aktivitetit normal te tij.Pas ushtrimeve qe realizohen kushte shtepie ose edhe spitalore, rekomandohet qe pas javes se 8-te pacienti mund te beje note,ecje me biciklete per 15 -20 minuta ne dite,vrap i lehte,por pa bere shume sforcime.  Nga java13-16-te lejohet te behet vrap,ecje me biciklete sa te deshiroje pacienti,notim ne te gjitha stilet.  Per sportistet duhet patjeter ti nenshtrohen kontrolleve mjeksore para se ti rikthehen trajnimit ne sportet e tyre perkatese.