Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
Ky material është punuar me qëllim të lehtësimit të punës së studentëve gjatë përgatitjes për provim dhe është pa pagesë.
Ndalohet shitja, ripublikimi nëpër web-faqe apo çdo lloj përdorimi i këtij punimi me qëllim të përfitimit material!
1. Ushtrime nga lënda: MIKROEKONOMIA II
Tema: MAKSIMIZIMI I FITIMIT
1. Fitimet përcaktohen nga diferenca mes të ardhurave dhe kostove, prandaj
π =______________________.
2. Fitimi kontabël përfshin kostot e _____________, kurse fitimi ekonomik përfshinë kostot
e___________________ dhe kostot e __________________.
3. Ndarja midis pronësisë dhe kontrollit është veçori e:
- firmave individuale
- ortakërisë
- korporatave
4. Çka përfaqëson vlera e tregut të kapitalit të përgjithshëm aksionar?
5. Në periudha afatshkurtëra disa nga faktorët e prodhimit janë të ______________, kurse në periudha afatgjata
janë të ________________.
6. Cilët janë faktorët e pandryshueshëm të prodhimit dhe cilët janë faktorët e ndryshueshëm të prodhimit?
7. Fitimet më të ulta që mund të realizojë një firmë një periudhë __________ janë zero, derisa në periudhë
________________ është plotësisht e mundur që firma të realizojë fitime negative.
8. Nëse çmimi i faktorit të pandryshueshëm në periudha afatshkurtëra rritet, çfarë do të ndodhë me fitimet?
9. Çfarë përfaqësojnë vijat barazfitim?
10. Paraqitni grafikisht maksimizimin e fitimit në periudha afatshkurtëra.
11. Maksimizimi i fitimit karakterizohet nga kushti i tangjencialitetit: pjerrësia e ____________________duhet të
jetë e barabartë me pjerrësine e__________________.
12. Në një zgjedhje fitimmaksimizuese të faktorëve të prodhimit dhe sasisë së produktit , vlera e produktit
marxhinal, pMP1 (x*1, x2) duhet të jetë e barabartë me ______________, ______.
13. Rritja e w 1 do të ndikojë në ________ e kërkesës për faktorin 1. Rritja e çmimit të produktit do të ndikojë në
______ e kërkesës për faktorin 1 dhe për këtë arësye do të __________ oferta e produktit.
14. Komento maksimimizimin e fitimit në periudha afatgjata.
15. Paraqitni grafikisht kurbën e anasjelltë të kërkesës për faktorë dhe shpjegoni se çfarë tregon kjo kurbë?
16. Nëse një firmë konkurruese ka të ardhura ___________të shkallës atëherë fitimet maksimale në periudha
afatgjata duhet të jenë zero.
17. Nëse një firmë ka të ardhura rritëse të shkallës, çfarë do të ndodh me fitimet e saj, kur çmimet mbeten të
pandryshuara, por dyfishohet veprimtaria e saj?
18. Supozojmë se një firmë maksimizon fitimet në një periudhë afatshkurtër, duke përdorur një faktor të
ndryshueshëm x1 dhe një faktor të pandryshueshëm x2. Në qoftë se çmimi i x2 ulet, çfarë do të ndodhë me
përdorimin e x1 nga firma? Çfarë do të ndodhë me nivelin e fitimeve të firmës?
19. Një firmë konkurruese fitimmaksimizuese, që siguron fitime pozitive në kushtet e një ekuilibri afatgjatë (mund/
nuk mund ) të ketë teknologji me të ardhura të pandryshueshme të shkallës.
1