SlideShare a Scribd company logo
1 of 28
Rikardo Verri Sëmundjet që vijnë nga kequshqyerja
Denis Albunesa Çrregullimet e të ngrënit - sindromat
Doris Kuçi Ballafaqimi me disa dieta të ndryshme
Edlira Elezi Termat “ushqim”, “ushqyes”, “dietë”
Elizabeta Lanasi Nevojat e trupit për energji
Ermelinda Marashi Ushqyerja e shëndetshme
Leandro Matija Ndikimi i të ushqyerit
Ledis Kaçabeti Mënjanimi i vakeve
Çfarë është ushqimi?
Ushqimi bën që trupi të punojë, rritet dhe të riparojë vetveten. Lloji i
ushqimit që konsumohet luan rol në funksionimin e këtyre
proceseve. Funksioni i trupit dhe ushqimi që e mbështet është
shumë kompleks. Ushqimi në fakt është një nga strukturat më të
komplikuara kimike.
Duke ditur se çfarë ushqyesish ka çdo ushqim ne kuptojmë më
mirë marrëdhëniet ndërmjet ushqimit dhe organizmit. Me termin
“ushqim” nënkuptohen jo vetëm ushqyesit që ndodhen në të.
Karakteristikat fizike janë shumë të rëndësishme. Madhësia e
grimcave të ushqimit mund të efektojë shtrirjen në të cilën
ushqyesit treten dhe përgatiten për përthithje nga trupi. Për
shembull, ngrënia e një molle ka vlerë ushqyese ndryshe nga pirja
e të njëjtës masë në pure molle. Orizi që rritet në tokë tretet më
shpejt se ai që rritet nëntokë. Ushqyesit mund të përthithen shumë
më mirë në gjalpin e kikirikut se sa në kikirikun e plotë.
Ushqimi është i përbërë nga shumë substance kimike të
ndryshme – “makroushqyesit” (komponentë të mëdhenj
ushqyes që janë prezente në sasi relativisht të mëdha, siç
janë proteinat), “mikroushqyesit” (kompenetë të mëdhenj
ushqyes që janë prezente në sasi relativisht të vogla, siç janë
vitaminat), uji dhe substancat e forta (fibrat dietike). Përveç
këtyre janë edhe komponentë të tjerë të cilët pasqyrohen në
figurën përbri (ujë, karbohidrate, yndyrna, alkool, elementet
“gjurmë”, vitamina, aromatizues, ngjyrues, helmet natyrale,
psh cianidi, substancat aktive farmakologjikisht, psh kafeina,
aditivët, ndotës, psh pesticidet, mineralet, fibrat, proteinat)
Ushqimet mund të mbajnë ngjyrues (natyralë dhe sintetikë),
aromatizues, substancat aktive farmakologjikisht (kafeina,
steroidet, salicilatet, të cilat efektojnë kimikisht trupin),
toksikantët natyrorë (helmet që krijohen në natyrë), aditivët
dhe ndotës të ndryshëm (substanca që dalin nga një mjedis i
ndotur, siç janë pesticidet). Edhe shijet karakteristike psh të
portokallit varen nga prezenca e dhjetëra substancave
kimike.
Tërësia e të gjitha reaksioneve që ndodhin në organizëm quhet metabolizëm.
Proceset metabolike zhvillohen në saje të energjisë që çlirohet nga
frymëmarrja. Nisur nga kjo logjikë mund të themi se sasia e energjisë, për të
cilën ka nevojë një individ, varet nga numri i reaksioneve metabolike që
zhvillohen në të. Niveli metabolizmit varet nga 3 faktorë:
• Proceset e domosdoshme që shërbejnë thjesht për ta mbajtur gjallë
organizmin. Në këto funksione përfshihen: frymëmarrja, ekskretimi, të
menduarit dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së temperatuës trupore.
• Enegjia e shpenzuar gjatë një ditë nga këto funksione quhet nivel bazal i
metabolizmit (NBM). NBM është I ndryshëm në gjini të ndryshme. Ai
zvogëlohet gjithmonë e me shumë me rritjen e moshës. Masa e aktivitetit
ose ushtrimeve, nënkupton punën muskulore dhe mekanizmat shtesë për
rregullimin e temperaturës. Nevojat e energjisë luhaten nga ato më të
voglat deri tek ato më të mëdha.
• Mas ae ushqimit që hahet. Ngrënia e ushqimit kërkon më shumë punë nga
sistemi tretës dhe mëlçia. Nevoja energjetike që shkaktohet thjesht nga
ngrënia quhet veprim dinamik i ushqimit.
Studimet e shumta të kryera në këtë fushë tregojnë se
personat që konsumojnë ushqime të varfra me yndyrat dhe
të pasura me fruta, zarzavate dhe produkte drithërash të
plota, që përmbajnë fibra (integrate)kanë përqindje më të
ulët për sëmundshmëri dhe vdekshmëri
Studimet e shumta të kryera në këtë fushë tregojnë se
personat që konsumojnë ushqime të varfra me yndyra dhe
të pasura me fruta, zarzavate dhe produkte drithërash të
plota, që përmbajnë fibra (integrate), kanë përqindje më të
ulët për sëmundshmëri dhe vdekshmëri nga sëmundja e
koronareve, tipa të ndryshëm kanceresh dhe diabeti tip II.
• Konsumim të një varieteti sa më të madh ushqimesh, llojshmëri dhe sasi të
përshtatshme
• Konsumim të një diete ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me
origjinë më shumë bimore sesa shtazore
• Konsumim të bukës, drithërave, orizit ose patateve disa herë në ditë
• Konsumim të një varieteti zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku
400 gr në ditë), duhet të jenë të freskëta dhe prodhim vendas
• Mbajtja e peshës trupore ne limitet e rekomanduara, IMT të 20-25
• Kryerje e aktivitetit fizik të moderuar 30 minuta, të paktën 5 ditë të javës
• Mbajtje nën kontroll të konsumit të yndyrave dhe zëvendësimin të
yndyrave shtazore me vajrat vegjetalë
• Zëvendësim i mishit me dhjamë dhe nënprodukteve të tij me bizele,
bishtajore, thjerrëza, peshk, pulë, ose mish pa dhjamë
• Përdorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që kanë sasi të pakta
yndyre dhe kripe
• Zgjedhja e ushqimeve që janë me përmbajtje të paktë sheqeri dhe
konsumim i sheqerit të përpunuar me kursim
• Zgjedhja e një dietë me sasi të paktë kripe, pasi konsumi i kripës në total
duhet të jetë një lugë çaji (6gr) në ditë
• Alkooli, nëse e konsumoni duhet të jetë dy pije në ditë
Karbohidratet janë komponime organike që gjenden
në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me
analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë
komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe
oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit
është si te uji (2:1). Karbohidratet kanë formulë të
përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si
hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim
me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë
ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe
ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen
sheqerna.
Frutat janë burim i nivelit të lartë të glukozës, të cilën trupi juaj e
zbërthen apo e dekompozon lehtësisht dhe e shndërron në energji.
Shumica e frutave janë lehtësisht të tretshme, brenda një gjysmë
ore, çka i bën ushqim të shpejtë, ushqyes dhe efikas i cili jep
energji.
Bananet përbëhen kryesish nga sheqeri (glukoza, fruktoza dhe
sakaroza) dhe fibrat. Bananet janë burim i garantuar i energjisë..
Mollët do t’ju mbajnë larg nga mjeku dhe do t’ju sigurojnë burim të
madh të energjisë. Molla për shkak të nivelit të lartë të fibrave, për
dallim nga frutat e tjera, tretet për një kohë më të gjatë, por po
ashtu do t’ju sigurojë edhe energjinë për një kohë më të gjatë.
Portokajtë janë të pasur me vitaminë C, kalium dhe acid folik. Ky
fryt i lëngshëm citrusi do të dekompozohet më shpejt dhe do të
shndërrohet në energji..
Ushqimet që vijnë drejt nga pemët apo bimët me siguri do t’ju
ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të energjisë. Disa lloje të
perimeve i përmbajnë të gjithë proteinat, karbohidrate dhe
yndyrat e mira, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e
organizmit. Përveç kësaj, disa lloje të perimeve në mënyrë të
suksesshme ruajnë balancën e organizmit, i cili nëse nuk
është i balancuar, mund të shkaktojë një varg problemesh
shëndetësore.
Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është
komponent kyç për prodhimin e energjisë në trup.
Fasulja është e pasur me proteina dhe karbohidrate, për
ç’arsye i takon llojit jashtëzakonisht të shëndetshëm dhe
ushqyes të ushqimeve..
Fibrat dietike janë pjesët me
origjinë bimore jo të
transformuara nga enzimat e
hormoneve tretëse. Gjithashtu,
janë të rëndësishme për
funksionimin e qarkullimit të
ushqimit në zorrën intestinale.
Nuk është shumë e shëndetshme
që të hash shumë yndyrë. Midis
të tjerave është shumë e
pashëndetshme për enët e gjakut
në trup të ekspozohen nga
shumë yndyra, sepse yndyra
mund të grumbullohet në muret e
enëve të gjakut dhe në këtë
mënyrë rritet rreziku për bllokimin
e enëve të gjakut, prej të cilave
njeriu mund të vdesë. Ndër të
tjerash sasia e madhe e yndyrës
në ushqim bën që njeriu të
peshojë shumë.
Ajo konsiderohet si një nga dietat më të shëndetshme në planet
dhe arsyet janë disa. Prej qindra vjetësh, banorët e brigjeve që
lagen nga Deti Mesdhe, ndjekin këtë regjim, shoqëruar me aktivitet
fizik. Ata nuk i shohin zakonet e tyre në gastronomi si një plan
dietik, por thjesht ndjekin ritmin me të cilin janë mësuar të
ushqehen që në vegjëli. Dieta mesdhetare ka rezultuar si një nga
regjimet që pakëson rrezikun ndaj sëmundjeve kronike.
Kjo është dieta e vendeve mesdhetare si Italia, Greqia, Spanja dhe
Franca jugore. Ushqimi bazohet në traditën e kuzhinës së këtyre
vendeve ku bëjnë pjesë drithërat, mishi, peshku, perimet, frutat,
qumështi dhe vezët.
Përbërësi kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit. Nëse ky vaj
përdoret në sasinë e duhur është një mik shumë i mirë i shëndetit
pasi ai përmban sasi të konsiderueshme antioksidantësh.
Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të
personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se
ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi
mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të
ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të
largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi
për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të
ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike
(Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë
më i shëndetshëm se sa specialiteti i vendeve mediterane si
(Italia, Spanja, Greqia). E pasur me proteina, acidet yndyrore
omega-3 dhe antioksidues, dieta skandinave është e bazuar
në mishin e peshkut, mishin e kuq pa yndyrë, perime me
rrënjë, pemët me kokrra dhe bukës së thekur.
Sëmundjet që vijnë nga
kequshqyerja
Ushqimi jo i mirë ndodh kur trupi nuk merr sasinë e
duhur të kalorive, proteinave, karbohidrateve,
yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera
të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm.
“Ushqyerja e shëndetshme është guri i themelit për
një shëndet të mirë dhe mjeti shumë efikas për
parandalimin e shumë sëmundjeve apo dhe për
trajtimin e disa të tjerave”, – shprehen ekspertet e
ushqyerjes, teksa deklarojnë rëndësinë e një ushqimi
të ekuilibruar dhe me vlera të larta shëndetësore.
Situata e ushqyerjes së popullatës në vend paraqitet
problematike.
Te foshnjat dhe fëmijët e vegjël kequshqyerja ndikon edhe
në uljen e imunitetit dhe rritjen e mundësisë për t’u
sëmurë, zhvillim të dobët fizik dhe mendor, ulje të
produktivitetit dhe përqendrimit në shkollë, prishje të
dhëmbëve, etj. Gratë shtatzëna me ushqyerje e pakët
kanë rrezikshmëri më të lartë për të abortuar ose për lindur
një foshnjë me peshë të vogël. Mbiushqyerje e një individi
konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo
mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme
psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim,
probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në
rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të
jetëgjatësisë. Në moshë më të rritur pasojat mund të jenë;
diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe vazave të gjakut,
hipertension, rritje të yndyrave në gjak, e sëmundje të
tjera.
Roli i dietes eshte kritik në kontrollin e sheqerit në gjak dhe
komplikacioneve qe diabeti i tipit 2 paraqet si psh., semundje
kardiovaskulare dhe renale. Personi qe vuan nga semundja e
diabetit duhet te kuptoje qarte tre fjale kyce:
Regjim - disiplinim - vetekontroll
Niveli i sheqerit në gjak nuk ndikohet vetem nga sasia e sheqerit qe
në marrim nga dieta por edhe nga nje sere faktoresh te tjere si:
sasia në total e kalorive, numri i vakteve gjate dites, orari i te
ngrenit, kombinimi me ushqime te tjera, permbajtja e dietes në fibra
dhe aktiviteti fizik qe kryejme. Nga faktoret me te rendesishem qe
lidhen drejtperdrejt me diabetin eshte dhjamosja e tepert dhe
mbipesha! Nese jeni mbi peshe apo keni teprice dhjami, sidomos
në zonen e barkut, hapi i pare eshte te percaktoni regjimin
ushqimor dhe aktivitetin fizik per te rrezuar te pakten 10% te
peshes trupore!
• Konsumoni 5 deri në gjashte vakte në dite: duke mbajtur nje distance prej 3 oresh
nga vakti në vakt.
• Hani cdo dite në te njejtat ore.
• Keshillohet kombinimi i karbohidrateve me yndyrna esenciale dhe me ushqime me
aciditet si uthull molle, limon etj.
• Karbohidratet qe gjenden në ushqime te pasura me fibra jane me te preferuarat!
• Kujdes me alkolin: konsumi i alkolit rekomandohet te mos kaloje sasine e 1 gote
vere /dite per femra dhe 1-2 gotash per meshkuj. Alkolin konsumojeni në fund ten je
vakti te plote dhe asnjehere me stomakun bosh sepse mund te pesoni hipoglicemi!
• Ushqime si rrenja e selinose, agjinaret e Jeruzalemit dhe rrenjet e cikores
permbajne karbohidrate te patretshme te cilat mund t'ju ndihmojne në kontroll me te
mire te glicemise.
• Sa here qe planifikoni aktivitet fizik merrni masat per te konsumuar 14gr
karbohidrate per cdo 1ore ushtrim. Sasi e tille gjendet në 1 frut mesatar, 1 fete buke
apo 1 gote qumesht.
• Mbani nje ditar dhe shenoni cdo ushqim qe konsumoni, aktivitetin fizik qe kryeni dhe
shifrat qe rezultojne nga matje e glicemise esell dhe dy ore pas buke.
Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një
sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta
dhe permanente mbi arterjet. Dihet se presioni arterial
nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme
gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë
sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së
zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e
përcaktuar për presionin ose shtypjen normale
atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose
hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga
OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat
normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140
mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat
rreth 90 mmHg.
Simptomat. Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të
tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse:
• Dhimbje koke
• Marramendje
• Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks
• Pagjumësi
• Urinim i shpeshtë
• Etje e madhe
Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri.
Rreziqet. *40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji
cerebrale. *16% e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër. * Sëmundja
kërcënon organe të trupit sikurse veshkat etj.
Këshilla:
• Humbisni kilogramët e tepërt.
• Shëtisni.
• Ndërprisni duhanin
• Kontrolloni stresin.
• Kini kujdes regjimin ushqimor
Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ngushtimit të
arterieve koronare, arteriet që ushqejnë vet
muskulin e zemrës. Këto arterie dalin nga aorta
dhe janë dy: arteria koronare e djathtë dhe arteria
koronare e majtë, e cila furnizon me gjak deri në
70% të muskulit të zemrës, dhe ndahet në dy
degë pas një gjatësie rreth 1-2 cm nga trungu i
aortës. Ngushtimi i këtyre arterieve vjen nga një
proces që quhet arterosklerozë, që konsiston në
formimin e pllakave (shiritave) arterosklerotike, një
proces jo krejt i njohur, por kryesisht nga
depozitimi i yndyrave me densitet të vogël.
Studimet kanë treguar se faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për
shfaqjen e sëmundjes koronare janë, pirja e duhanit, diabeti,
hipertensioni arterial, dislipidemitë (shtimi i yndyrave në gjak),
mosha, etj. Sëmundja e arterieve koronare në shumicën e rasteve
shfaqet në mënyrë graduale, me simptoma të sindromës klinike që
quhet angina pectoris, në të cilën fazë pacienti ka ngushtica të
arterieve koronare, por nuk është shkaktuar akoma mbyllja e tyre
dhe për pasojë nuk është shkaktuar vdekja qelizore e muskulit të
zemrës (infarkti). Këta të sëmurë kryesisht ankojnë për dhimbje
gjoksi, e cila kryesisht shfaqet në sforcim (aktivitet) fizik, ka
karakter shtrëngues dhe zgjatë disa minuta. Dhimbja kryesisht
pushon me ndërprerjen e aktivitetit fizik. Në këtë fazë, sëmundja e
arterieve koronare në shumicën e të sëmurëve zbulohet me
metoda diagnostike jo-invazive (elektrokardiogrami, ekografia e
zemrës, ergometria-stres-testi).
Disa nga sëmundjet që shkaktohen nga
kequshqyerja janë:
Obeziteti, kanceri i qafës së mitrës, sëmundjet
e veshkave, kanceri i ovareve, sëmundjet e
tëmthit, kanceri i gjirit, sëmundjet e zemrës,
kanceri i zorrës, sëmundjet e gjakut, kanceri i
tëmthit, diabeti, kanceri i mëlçisë, hipertensioni,
kanceri i prostatës, sëmundjet e arterieve të
trurit etj.
Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe
punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i
flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Ky është një mekanizëm
fiziologjik mbrojtës i organizmit për t’i përdorur rezervat në rastet e
mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në
formë dhjami. Duke mos u marrë me aktivitete, duke qenë pasiv, po
ashtu duke u ushqyer më tepër nga sa duhet, një pjesë e kalorive
të marra nuk digjen por shtresohen në formë dhjami. Depozitimi i
kalorive kur shtohet progresivisht arrin deri në obezitet.
E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje
dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe
rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike.
Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milion njerëz me
hipertoni arteriale, 177 milion të sëmurë me diabet, 20 milion të
prekur nga kanceri dhe 20 milion me sëmundje të zemrës e të
arterieve të trurit.
• Përdorni sa më shumë në ushqimin e përditshëm
zarzavatet dhe frutat e freskëta
• Përdorni ushqimet me përmbajtje të lartë fibre
• Praktikoni veprimtarinë e përditshme fizike
• Minimizoni konsumin e yndyrnave shtazore
krahasuar me ato me origjinë bimore
• Kufizoni përdorimin e produkteve ushqimore me
përmbajte të lartë të yndyrnave, kripërave dhe
sheqernave
• Evitoni shtimin në peshë;
• Mos pini duhan
Bulimia nervosa është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që
karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të
përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të
vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë
poashtu karakteristika të bulimisë.
Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi
shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në
situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është
përgjigje ndaj urisë intensive. Zakonisht është rezultat i
depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij
intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë
ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me
intervale të shkurtra të qetësisë e cila shpesh përcillet me
neveri ndaj vetes.
Nëse keni një anëtar të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo
këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre.
Shkaqet
Deri më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon
me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe
peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë
dhe frikë se do të bëhen të trashë.
Komplikimet mjekësore nga bulimia
Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për
shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj
kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit
dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur)
Statistika
Bulimia më shumë i prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me
bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin
nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetvrasja.
Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit, që konsiston
në rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe pë
të qëndruar e dobët apo kufizim të ngrënit. Ky problem vihet re më
dendur tek gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt.
Njerëzit anoreksike e shohim veten gjithmone mbipeshë dhe pse
shpesh here ato jane nenpeshe. Ato e peshojnë veten shumë
shpesh, hanë shumë pak, bëjnë shumë ushtrime ose e detyrojnë
veten që pas të ngrenit të vjellin ushqimin. Dëmet që mund të
shkaktohet janë, ostoperoza, infertiliteti dhe përveç të tjerave dhe
demtime në zemër. Dëmë të tjera me të zakonshme, të lidhura me
reduktimin e lirimit të hormoneve të tiroides jane edhe intolerimi
ndaj të fohtit, dhe modifikim te lekures, lëkura duket e thatë dhe
fillon të rripet, merr një ngjyrë në të verdhe për shkak të rritje së
sasisë së karotenit në gjak.
Trajtimi i anoreksisë përfshin rivendosjen e një peshë të
shëndetshme, trajtimin e problemeve themelore psikologjike
dhe adresimin e sjelljeve që promovojnë problemin. Ndërsa,
medikamente nuk ndihmojnë me shtim në peshë, ato mund të
përdoren për të ndihmuar ankthin apo depresionin. Një numër
llojesh terapish mund të jenë të dobishme, duke përfshirë një
qasje ku prindërit marrin përsipër përgjegjësinë për të
ushqyer fëmijën e tyre, të njohur si terapi familjare Maudsley
dhe terapi njohëse të sjelljes. Disa njerëz do të kenë vetëm
një episod të vetëm dhe shërohen, ndërsa të tjerët mund të
ketë shumë episode gjatë viteve. Shumë komplikime
përmirësohen apo zgjidhen me rifitimin e peshës.

More Related Content

What's hot

Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Xhesiana Muka
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutmikaela basha
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeutenis vladi
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitAnida Ago
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitKlevi Hoxha
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri romina balla
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boteroreXheni Marku
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperisemelissa cani
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.ronela hasanaj
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemDarla Evangjeli
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeAn An
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve22062002
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi manomano46
 
Kimia
KimiaKimia
KimiaHome
 
Familja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteFamilja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteD. Sh
 

What's hot (20)

Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...Hekuri ,elementi kimik me vlere...
Hekuri ,elementi kimik me vlere...
 
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriutroli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
roli i elementeve kimike ne organizmin e njeriut
 
Historia e skënderbeut
Historia e skënderbeutHistoria e skënderbeut
Historia e skënderbeut
 
Ndotja e Mjedisit
Ndotja e MjedisitNdotja e Mjedisit
Ndotja e Mjedisit
 
Veprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumitVeprimtaria e lumit
Veprimtaria e lumit
 
PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri PROJEKT tema:hekuri
PROJEKT tema:hekuri
 
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boteroreKontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve  gjate luftes se 2 boterore
Kontibuti i Shqipetareve ne mbrojtjen e hebrenjeve gjate luftes se 2 boterore
 
Trashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperiseTrashegimia natyrore e shqiperise
Trashegimia natyrore e shqiperise
 
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
Hekuri element kimik me ndikim shendetesor.
 
Te ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshemTe ushqyerit shendetshem
Te ushqyerit shendetshem
 
Fizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshmeFizika ne jeten e perditshme
Fizika ne jeten e perditshme
 
Te drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeveTe drejtat e femijeve
Te drejtat e femijeve
 
turizmi ne shqiperi
 turizmi ne shqiperi  turizmi ne shqiperi
turizmi ne shqiperi
 
Kimia
KimiaKimia
Kimia
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Ndotja e ujit
Ndotja e ujitNdotja e ujit
Ndotja e ujit
 
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e MjedisitPROJEKT-Ndotja e Mjedisit
PROJEKT-Ndotja e Mjedisit
 
Familja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne viteFamilja shqiptare ne vite
Familja shqiptare ne vite
 
Mjedisi
MjedisiMjedisi
Mjedisi
 
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!Forcat  endogjene  dhe  ekzogjene !!!!
Forcat endogjene dhe ekzogjene !!!!
 

Similar to Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme

Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Xhoana Pepa
 
Një jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeNjë jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeMario Peleshka
 
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01Merkur Sinani
 
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.An An
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimoreXhuLia Muca
 
Ushqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeUshqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeErvis Duti
 
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliRoli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliirena kotobelli
 
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE Universiteti Politeknik Tirane
 
Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!Egla Mërzheku
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME gregorjupa
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetKorba Ferizaj
 
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendosheNje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendosheKlarisa Klara
 
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetProteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetBurim Derveni
 
Piramidat Ushqimore Crregullimet E Te Ushqyerit
Piramidat Ushqimore  Crregullimet E Te UshqyeritPiramidat Ushqimore  Crregullimet E Te Ushqyerit
Piramidat Ushqimore Crregullimet E Te UshqyeritEdward Newgate
 

Similar to Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme (20)

Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
Veprimtari praktike qytetari (te ushqyerit)
 
Një jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshmeNjë jetë e shëndetshme
Një jetë e shëndetshme
 
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
Teushqyeriteshendetshemdhendikiminesjelljettona 120916144334-phpapp01
 
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
Te ushqyerit e shendetshem dhe ndikimi ne sjelljet tona.
 
Ushqyerja
Ushqyerja Ushqyerja
Ushqyerja
 
Te ushqyerit
Te ushqyeritTe ushqyerit
Te ushqyerit
 
Piramida ushqimore
Piramida ushqimorePiramida ushqimore
Piramida ushqimore
 
Ushqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshmeUshqyerja e shendetshme
Ushqyerja e shendetshme
 
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelliRoli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
Roli i elementeve kimike ne ushqime byirenakotobelli
 
Piramida Ushqimore
Piramida UshqimorePiramida Ushqimore
Piramida Ushqimore
 
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
NJE USHQYERJE E MIRE PER NJE TRUP E MENDJE TE SHENDOSHE
 
Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!Te ushqehemi dhe jo te hame!
Te ushqehemi dhe jo te hame!
 
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
RENDESIA E PERBERJEVE ORGANIKE NE JETEN E PERDITSHME
 
Dietologji
DietologjiDietologji
Dietologji
 
Projekt biologji
Projekt biologjiProjekt biologji
Projekt biologji
 
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratetProteinat yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat yndyrnat dhe karbohidratet
 
Yndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernatYndyrat dhe sheqernat
Yndyrat dhe sheqernat
 
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendosheNje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
Nje ushqyerje e mire per nje trup dhe mendje te shendoshe
 
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratetProteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
Proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet
 
Piramidat Ushqimore Crregullimet E Te Ushqyerit
Piramidat Ushqimore  Crregullimet E Te UshqyeritPiramidat Ushqimore  Crregullimet E Te Ushqyerit
Piramidat Ushqimore Crregullimet E Te Ushqyerit
 

Dieta e balancuar - një jetë e shëndetshme

  • 1.
  • 2. Rikardo Verri Sëmundjet që vijnë nga kequshqyerja Denis Albunesa Çrregullimet e të ngrënit - sindromat Doris Kuçi Ballafaqimi me disa dieta të ndryshme Edlira Elezi Termat “ushqim”, “ushqyes”, “dietë” Elizabeta Lanasi Nevojat e trupit për energji Ermelinda Marashi Ushqyerja e shëndetshme Leandro Matija Ndikimi i të ushqyerit Ledis Kaçabeti Mënjanimi i vakeve
  • 3. Çfarë është ushqimi? Ushqimi bën që trupi të punojë, rritet dhe të riparojë vetveten. Lloji i ushqimit që konsumohet luan rol në funksionimin e këtyre proceseve. Funksioni i trupit dhe ushqimi që e mbështet është shumë kompleks. Ushqimi në fakt është një nga strukturat më të komplikuara kimike. Duke ditur se çfarë ushqyesish ka çdo ushqim ne kuptojmë më mirë marrëdhëniet ndërmjet ushqimit dhe organizmit. Me termin “ushqim” nënkuptohen jo vetëm ushqyesit që ndodhen në të. Karakteristikat fizike janë shumë të rëndësishme. Madhësia e grimcave të ushqimit mund të efektojë shtrirjen në të cilën ushqyesit treten dhe përgatiten për përthithje nga trupi. Për shembull, ngrënia e një molle ka vlerë ushqyese ndryshe nga pirja e të njëjtës masë në pure molle. Orizi që rritet në tokë tretet më shpejt se ai që rritet nëntokë. Ushqyesit mund të përthithen shumë më mirë në gjalpin e kikirikut se sa në kikirikun e plotë.
  • 4. Ushqimi është i përbërë nga shumë substance kimike të ndryshme – “makroushqyesit” (komponentë të mëdhenj ushqyes që janë prezente në sasi relativisht të mëdha, siç janë proteinat), “mikroushqyesit” (kompenetë të mëdhenj ushqyes që janë prezente në sasi relativisht të vogla, siç janë vitaminat), uji dhe substancat e forta (fibrat dietike). Përveç këtyre janë edhe komponentë të tjerë të cilët pasqyrohen në figurën përbri (ujë, karbohidrate, yndyrna, alkool, elementet “gjurmë”, vitamina, aromatizues, ngjyrues, helmet natyrale, psh cianidi, substancat aktive farmakologjikisht, psh kafeina, aditivët, ndotës, psh pesticidet, mineralet, fibrat, proteinat) Ushqimet mund të mbajnë ngjyrues (natyralë dhe sintetikë), aromatizues, substancat aktive farmakologjikisht (kafeina, steroidet, salicilatet, të cilat efektojnë kimikisht trupin), toksikantët natyrorë (helmet që krijohen në natyrë), aditivët dhe ndotës të ndryshëm (substanca që dalin nga një mjedis i ndotur, siç janë pesticidet). Edhe shijet karakteristike psh të portokallit varen nga prezenca e dhjetëra substancave kimike.
  • 5. Tërësia e të gjitha reaksioneve që ndodhin në organizëm quhet metabolizëm. Proceset metabolike zhvillohen në saje të energjisë që çlirohet nga frymëmarrja. Nisur nga kjo logjikë mund të themi se sasia e energjisë, për të cilën ka nevojë një individ, varet nga numri i reaksioneve metabolike që zhvillohen në të. Niveli metabolizmit varet nga 3 faktorë: • Proceset e domosdoshme që shërbejnë thjesht për ta mbajtur gjallë organizmin. Në këto funksione përfshihen: frymëmarrja, ekskretimi, të menduarit dhe ruajtja e qëndrueshmërisë së temperatuës trupore. • Enegjia e shpenzuar gjatë një ditë nga këto funksione quhet nivel bazal i metabolizmit (NBM). NBM është I ndryshëm në gjini të ndryshme. Ai zvogëlohet gjithmonë e me shumë me rritjen e moshës. Masa e aktivitetit ose ushtrimeve, nënkupton punën muskulore dhe mekanizmat shtesë për rregullimin e temperaturës. Nevojat e energjisë luhaten nga ato më të voglat deri tek ato më të mëdha. • Mas ae ushqimit që hahet. Ngrënia e ushqimit kërkon më shumë punë nga sistemi tretës dhe mëlçia. Nevoja energjetike që shkaktohet thjesht nga ngrënia quhet veprim dinamik i ushqimit.
  • 6. Studimet e shumta të kryera në këtë fushë tregojnë se personat që konsumojnë ushqime të varfra me yndyrat dhe të pasura me fruta, zarzavate dhe produkte drithërash të plota, që përmbajnë fibra (integrate)kanë përqindje më të ulët për sëmundshmëri dhe vdekshmëri Studimet e shumta të kryera në këtë fushë tregojnë se personat që konsumojnë ushqime të varfra me yndyra dhe të pasura me fruta, zarzavate dhe produkte drithërash të plota, që përmbajnë fibra (integrate), kanë përqindje më të ulët për sëmundshmëri dhe vdekshmëri nga sëmundja e koronareve, tipa të ndryshëm kanceresh dhe diabeti tip II.
  • 7. • Konsumim të një varieteti sa më të madh ushqimesh, llojshmëri dhe sasi të përshtatshme • Konsumim të një diete ushqyese të bazuar në ushqime të ndryshme me origjinë më shumë bimore sesa shtazore • Konsumim të bukës, drithërave, orizit ose patateve disa herë në ditë • Konsumim të një varieteti zarzavatesh e frutash disa herë në ditë (së paku 400 gr në ditë), duhet të jenë të freskëta dhe prodhim vendas • Mbajtja e peshës trupore ne limitet e rekomanduara, IMT të 20-25 • Kryerje e aktivitetit fizik të moderuar 30 minuta, të paktën 5 ditë të javës • Mbajtje nën kontroll të konsumit të yndyrave dhe zëvendësimin të yndyrave shtazore me vajrat vegjetalë • Zëvendësim i mishit me dhjamë dhe nënprodukteve të tij me bizele, bishtajore, thjerrëza, peshk, pulë, ose mish pa dhjamë • Përdorim të qumështit dhe nënprodukteve të tij, që kanë sasi të pakta yndyre dhe kripe • Zgjedhja e ushqimeve që janë me përmbajtje të paktë sheqeri dhe konsumim i sheqerit të përpunuar me kursim • Zgjedhja e një dietë me sasi të paktë kripe, pasi konsumi i kripës në total duhet të jetë një lugë çaji (6gr) në ditë • Alkooli, nëse e konsumoni duhet të jetë dy pije në ditë
  • 8. Karbohidratet janë komponime organike që gjenden në të gjitha gjallesat por më së shumti tek bimët. Me analizë kimike është vërtetuar se karbohidratet janë komponime të përbëra nga karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni, ku raporti mes oksigjenit dhe hidrogjenit është si te uji (2:1). Karbohidratet kanë formulë të përgjithshme Cx(H2O)y prandaj mund të duken si hidrate të karbonit. Por ky emër është në kundërshtim me molekulat e karbohidrateve të cilat nuk përmbajnë ujë. Nga përbërja kimike ato ndahen në aldoze dhe ketoze. Karbohidratet me shije të ëmbël quhen sheqerna.
  • 9. Frutat janë burim i nivelit të lartë të glukozës, të cilën trupi juaj e zbërthen apo e dekompozon lehtësisht dhe e shndërron në energji. Shumica e frutave janë lehtësisht të tretshme, brenda një gjysmë ore, çka i bën ushqim të shpejtë, ushqyes dhe efikas i cili jep energji. Bananet përbëhen kryesish nga sheqeri (glukoza, fruktoza dhe sakaroza) dhe fibrat. Bananet janë burim i garantuar i energjisë.. Mollët do t’ju mbajnë larg nga mjeku dhe do t’ju sigurojnë burim të madh të energjisë. Molla për shkak të nivelit të lartë të fibrave, për dallim nga frutat e tjera, tretet për një kohë më të gjatë, por po ashtu do t’ju sigurojë edhe energjinë për një kohë më të gjatë. Portokajtë janë të pasur me vitaminë C, kalium dhe acid folik. Ky fryt i lëngshëm citrusi do të dekompozohet më shpejt dhe do të shndërrohet në energji..
  • 10. Ushqimet që vijnë drejt nga pemët apo bimët me siguri do t’ju ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të energjisë. Disa lloje të perimeve i përmbajnë të gjithë proteinat, karbohidrate dhe yndyrat e mira, të cilat janë të nevojshme për funksionimin e organizmit. Përveç kësaj, disa lloje të perimeve në mënyrë të suksesshme ruajnë balancën e organizmit, i cili nëse nuk është i balancuar, mund të shkaktojë një varg problemesh shëndetësore. Spinaqi është burim i shkëlqyeshëm i hekurit, i cili është komponent kyç për prodhimin e energjisë në trup. Fasulja është e pasur me proteina dhe karbohidrate, për ç’arsye i takon llojit jashtëzakonisht të shëndetshëm dhe ushqyes të ushqimeve..
  • 11. Fibrat dietike janë pjesët me origjinë bimore jo të transformuara nga enzimat e hormoneve tretëse. Gjithashtu, janë të rëndësishme për funksionimin e qarkullimit të ushqimit në zorrën intestinale. Nuk është shumë e shëndetshme që të hash shumë yndyrë. Midis të tjerave është shumë e pashëndetshme për enët e gjakut në trup të ekspozohen nga shumë yndyra, sepse yndyra mund të grumbullohet në muret e enëve të gjakut dhe në këtë mënyrë rritet rreziku për bllokimin e enëve të gjakut, prej të cilave njeriu mund të vdesë. Ndër të tjerash sasia e madhe e yndyrës në ushqim bën që njeriu të peshojë shumë.
  • 12. Ajo konsiderohet si një nga dietat më të shëndetshme në planet dhe arsyet janë disa. Prej qindra vjetësh, banorët e brigjeve që lagen nga Deti Mesdhe, ndjekin këtë regjim, shoqëruar me aktivitet fizik. Ata nuk i shohin zakonet e tyre në gastronomi si një plan dietik, por thjesht ndjekin ritmin me të cilin janë mësuar të ushqehen që në vegjëli. Dieta mesdhetare ka rezultuar si një nga regjimet që pakëson rrezikun ndaj sëmundjeve kronike. Kjo është dieta e vendeve mesdhetare si Italia, Greqia, Spanja dhe Franca jugore. Ushqimi bazohet në traditën e kuzhinës së këtyre vendeve ku bëjnë pjesë drithërat, mishi, peshku, perimet, frutat, qumështi dhe vezët. Përbërësi kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit. Nëse ky vaj përdoret në sasinë e duhur është një mik shumë i mirë i shëndetit pasi ai përmban sasi të konsiderueshme antioksidantësh.
  • 13. Vendet nordike janë të njohura për përqindjen më të ulët të personave me mbipeshë, ndërsa studimet e reja thonë se ushqimi nordik është më i shëndetshëm se ushqimi mediteran. Njëra nga mënyrat më të shëndetshme të të ushqyerit, pra dieta mediterane, shumë shpejt mund të largohet nga froni fitues, ku qëndron 20 vitet e fundit. Dëshmi për këtë është studimi më i ri që tregon se regjimi i të ushqyerit që e praktikojnë banorët e vendeve nordike (Danimarka, Suedia, Norvegjia dhe Finlanda) është shumë më i shëndetshëm se sa specialiteti i vendeve mediterane si (Italia, Spanja, Greqia). E pasur me proteina, acidet yndyrore omega-3 dhe antioksidues, dieta skandinave është e bazuar në mishin e peshkut, mishin e kuq pa yndyrë, perime me rrënjë, pemët me kokrra dhe bukës së thekur.
  • 14. Sëmundjet që vijnë nga kequshqyerja Ushqimi jo i mirë ndodh kur trupi nuk merr sasinë e duhur të kalorive, proteinave, karbohidrateve, yndyrave, vitaminave, mineraleve dhe lëndëve të tjera të nevojshme për të mbajtur të shëndetshëm. “Ushqyerja e shëndetshme është guri i themelit për një shëndet të mirë dhe mjeti shumë efikas për parandalimin e shumë sëmundjeve apo dhe për trajtimin e disa të tjerave”, – shprehen ekspertet e ushqyerjes, teksa deklarojnë rëndësinë e një ushqimi të ekuilibruar dhe me vlera të larta shëndetësore. Situata e ushqyerjes së popullatës në vend paraqitet problematike.
  • 15. Te foshnjat dhe fëmijët e vegjël kequshqyerja ndikon edhe në uljen e imunitetit dhe rritjen e mundësisë për t’u sëmurë, zhvillim të dobët fizik dhe mendor, ulje të produktivitetit dhe përqendrimit në shkollë, prishje të dhëmbëve, etj. Gratë shtatzëna me ushqyerje e pakët kanë rrezikshmëri më të lartë për të abortuar ose për lindur një foshnjë me peshë të vogël. Mbiushqyerje e një individi konsiderohet kur ai është mbipeshë ose i dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet që në fëmijëri, probleme psikologjike dhe sociale si: humbje të vetëvlerësimit, irritim, probleme të përqendrimit në shkollë, deri në vonesë në rritje dhe zhvillim, stres dhe pagjumësi e madje ulje të jetëgjatësisë. Në moshë më të rritur pasojat mund të jenë; diabet të tipit 2, sëmundje të zemrës dhe vazave të gjakut, hipertension, rritje të yndyrave në gjak, e sëmundje të tjera.
  • 16. Roli i dietes eshte kritik në kontrollin e sheqerit në gjak dhe komplikacioneve qe diabeti i tipit 2 paraqet si psh., semundje kardiovaskulare dhe renale. Personi qe vuan nga semundja e diabetit duhet te kuptoje qarte tre fjale kyce: Regjim - disiplinim - vetekontroll Niveli i sheqerit në gjak nuk ndikohet vetem nga sasia e sheqerit qe në marrim nga dieta por edhe nga nje sere faktoresh te tjere si: sasia në total e kalorive, numri i vakteve gjate dites, orari i te ngrenit, kombinimi me ushqime te tjera, permbajtja e dietes në fibra dhe aktiviteti fizik qe kryejme. Nga faktoret me te rendesishem qe lidhen drejtperdrejt me diabetin eshte dhjamosja e tepert dhe mbipesha! Nese jeni mbi peshe apo keni teprice dhjami, sidomos në zonen e barkut, hapi i pare eshte te percaktoni regjimin ushqimor dhe aktivitetin fizik per te rrezuar te pakten 10% te peshes trupore!
  • 17. • Konsumoni 5 deri në gjashte vakte në dite: duke mbajtur nje distance prej 3 oresh nga vakti në vakt. • Hani cdo dite në te njejtat ore. • Keshillohet kombinimi i karbohidrateve me yndyrna esenciale dhe me ushqime me aciditet si uthull molle, limon etj. • Karbohidratet qe gjenden në ushqime te pasura me fibra jane me te preferuarat! • Kujdes me alkolin: konsumi i alkolit rekomandohet te mos kaloje sasine e 1 gote vere /dite per femra dhe 1-2 gotash per meshkuj. Alkolin konsumojeni në fund ten je vakti te plote dhe asnjehere me stomakun bosh sepse mund te pesoni hipoglicemi! • Ushqime si rrenja e selinose, agjinaret e Jeruzalemit dhe rrenjet e cikores permbajne karbohidrate te patretshme te cilat mund t'ju ndihmojne në kontroll me te mire te glicemise. • Sa here qe planifikoni aktivitet fizik merrni masat per te konsumuar 14gr karbohidrate per cdo 1ore ushtrim. Sasi e tille gjendet në 1 frut mesatar, 1 fete buke apo 1 gote qumesht. • Mbani nje ditar dhe shenoni cdo ushqim qe konsumoni, aktivitetin fizik qe kryeni dhe shifrat qe rezultojne nga matje e glicemise esell dhe dy ore pas buke.
  • 18. Hipertensioni ose shtypja e lartë e gjakut është një sëmundje në të cilën shtypja e gjakut ka nivele të larta dhe permanente mbi arterjet. Dihet se presioni arterial nuk është konstant dhe në periudha të ndryshme gjatë ditës ndryshon nga vlerat më të larta gjatë sistolës në vlerat më të ulëta gjatë diastolës së zemrës. Nëse këto vlera i tejkalojnë kufijtë e përcaktuar për presionin ose shtypjen normale atëherë flasim për presion të lartë të gjakut ose hipertension. Sipas kritereve të përcaktuara nga OBSh (Organizata botërore e shëndetësisë) vlerat normale të presionit arterial sistolik janë rreth 140 mmHg ndërsa presioni diastolik duhet ti ketë vlerat rreth 90 mmHg.
  • 19. Simptomat. Hipertensioni zakonisht zhvillohet pa shumë ndërlikime, por në raste të tensionit të lartë paraqet simptoma të tilla sikurse: • Dhimbje koke • Marramendje • Dhimbje dhe ndjenje rëndese në gjoks • Pagjumësi • Urinim i shpeshtë • Etje e madhe Dobësi muskulore dhe humbje ekuilibri. Rreziqet. *40% e të sëmurëve me tension rrezikojnë të pësojnë hemorragji cerebrale. *16% e tyre rrezikojnë të pësojnë infarkte në zemër. * Sëmundja kërcënon organe të trupit sikurse veshkat etj. Këshilla: • Humbisni kilogramët e tepërt. • Shëtisni. • Ndërprisni duhanin • Kontrolloni stresin. • Kini kujdes regjimin ushqimor
  • 20. Kjo sëmundje shfaqet si pasojë e ngushtimit të arterieve koronare, arteriet që ushqejnë vet muskulin e zemrës. Këto arterie dalin nga aorta dhe janë dy: arteria koronare e djathtë dhe arteria koronare e majtë, e cila furnizon me gjak deri në 70% të muskulit të zemrës, dhe ndahet në dy degë pas një gjatësie rreth 1-2 cm nga trungu i aortës. Ngushtimi i këtyre arterieve vjen nga një proces që quhet arterosklerozë, që konsiston në formimin e pllakave (shiritave) arterosklerotike, një proces jo krejt i njohur, por kryesisht nga depozitimi i yndyrave me densitet të vogël.
  • 21. Studimet kanë treguar se faktorët më të rëndësishëm të rrezikut për shfaqjen e sëmundjes koronare janë, pirja e duhanit, diabeti, hipertensioni arterial, dislipidemitë (shtimi i yndyrave në gjak), mosha, etj. Sëmundja e arterieve koronare në shumicën e rasteve shfaqet në mënyrë graduale, me simptoma të sindromës klinike që quhet angina pectoris, në të cilën fazë pacienti ka ngushtica të arterieve koronare, por nuk është shkaktuar akoma mbyllja e tyre dhe për pasojë nuk është shkaktuar vdekja qelizore e muskulit të zemrës (infarkti). Këta të sëmurë kryesisht ankojnë për dhimbje gjoksi, e cila kryesisht shfaqet në sforcim (aktivitet) fizik, ka karakter shtrëngues dhe zgjatë disa minuta. Dhimbja kryesisht pushon me ndërprerjen e aktivitetit fizik. Në këtë fazë, sëmundja e arterieve koronare në shumicën e të sëmurëve zbulohet me metoda diagnostike jo-invazive (elektrokardiogrami, ekografia e zemrës, ergometria-stres-testi).
  • 22. Disa nga sëmundjet që shkaktohen nga kequshqyerja janë: Obeziteti, kanceri i qafës së mitrës, sëmundjet e veshkave, kanceri i ovareve, sëmundjet e tëmthit, kanceri i gjirit, sëmundjet e zemrës, kanceri i zorrës, sëmundjet e gjakut, kanceri i tëmthit, diabeti, kanceri i mëlçisë, hipertensioni, kanceri i prostatës, sëmundjet e arterieve të trurit etj.
  • 23. Ushqimi është “karburanti”, nga djegia e të cilit vihen në lëvizje dhe punë të pandërprerë qelizat e trupit. Tepricat e tij, organizmi nuk i flak, por i depoziton si “karburant” rezervë. Ky është një mekanizëm fiziologjik mbrojtës i organizmit për t’i përdorur rezervat në rastet e mungesës së ushqimit. Depozitimi i tepricave kalorike kryhet në formë dhjami. Duke mos u marrë me aktivitete, duke qenë pasiv, po ashtu duke u ushqyer më tepër nga sa duhet, një pjesë e kalorive të marra nuk digjen por shtresohen në formë dhjami. Depozitimi i kalorive kur shtohet progresivisht arrin deri në obezitet. E keqja e obezitetit nuk është vetëm estetike. Ai krijon sëmundje dhe vret. Madje është një nga shkaktarët kryesorë për lindjen dhe rëndimin e sëmundjeve të një liste të gjatë sëmundjesh kronike. Mbipesha është bërë faktor ndikues për rreth 600 milion njerëz me hipertoni arteriale, 177 milion të sëmurë me diabet, 20 milion të prekur nga kanceri dhe 20 milion me sëmundje të zemrës e të arterieve të trurit.
  • 24. • Përdorni sa më shumë në ushqimin e përditshëm zarzavatet dhe frutat e freskëta • Përdorni ushqimet me përmbajtje të lartë fibre • Praktikoni veprimtarinë e përditshme fizike • Minimizoni konsumin e yndyrnave shtazore krahasuar me ato me origjinë bimore • Kufizoni përdorimin e produkteve ushqimore me përmbajte të lartë të yndyrnave, kripërave dhe sheqernave • Evitoni shtimin në peshë; • Mos pini duhan
  • 25. Bulimia nervosa është një çregullim psikologjik i të ngrënit, që karakterizohet me intervale të të ngrënit të pakontrolluar të përcjellur me metoda joadekuate për kontrollim të peshës (të vjellur). Brengosja e tepruar për formën dhe peshën janë poashtu karakteristika të bulimisë. Faza e kënaqësisë është intervali kur një individ ha sasi shumë më të mëdha të ushqimit se shumica e njerëzve në situate të ngjashme. Të ngrënit me kënaqësi nuk është përgjigje ndaj urisë intensive. Zakonisht është rezultat i depresionit, stresit apo çështjes së vetbesimit. Gjatë këtij intervali, individi përjeton humbjen e kontrollit. Sidoçoftë ndjenja e humbjes së kontrollit poashtu përcillet edhe me intervale të shkurtra të qetësisë e cila shpesh përcillet me neveri ndaj vetes.
  • 26. Nëse keni një anëtar të familjes që ka çrregullim të të ngrënit, një mjek apo këshillues mund t'ju ndihmojë në betejë me ç'rregullimin e tyre. Shkaqet Deri më tani nuk njihen shkaktarët e bulimisë. Hulumtuesit besojnë se bulimia fillon me mospëlqim të trupit dhe brengosje ekstreme për madhësinë e trupit dhe peshën. Zakonisht individët që vuajnë kanë vetbesim të ulët, ndjenjë të pafuqisë dhe frikë se do të bëhen të trashë. Komplikimet mjekësore nga bulimia Si pasojë e bulimisë, zakonisht vjen deri tek erodimi i zmaltit të dhëmbëve për shkak të ekspozimit të përsëritur ndaj përmbajtjes së acidit të stomakut. Pastaj kaviteti dental dhe ndjeshmëria ndaj ushqimit të ngrohtë apo të ftohtë. Të ënjturit dhe dhimbjet në gjëndrat e pështymës (nga të vjelluarit e përsëritur) Statistika Bulimia më shumë i prek femrat. Rreth 10% të individëve të diagnostifikuar me bulimi janë meshkuj ndërsa 10% të individëve që vuajnë nga bulimia, do të vdesin nga uria, sulmi në zemër, komplikimet tjera mjekësore apo vetvrasja.
  • 27. Anoreksia nervore është një çrregullim i të ushqyerit, që konsiston në rënie në peshë, frikë nga shtimi në peshë, dëshirë e madhe pë të qëndruar e dobët apo kufizim të ngrënit. Ky problem vihet re më dendur tek gratë e reja dhe vajzat adoleshente se sa te meshkujt. Njerëzit anoreksike e shohim veten gjithmone mbipeshë dhe pse shpesh here ato jane nenpeshe. Ato e peshojnë veten shumë shpesh, hanë shumë pak, bëjnë shumë ushtrime ose e detyrojnë veten që pas të ngrenit të vjellin ushqimin. Dëmet që mund të shkaktohet janë, ostoperoza, infertiliteti dhe përveç të tjerave dhe demtime në zemër. Dëmë të tjera me të zakonshme, të lidhura me reduktimin e lirimit të hormoneve të tiroides jane edhe intolerimi ndaj të fohtit, dhe modifikim te lekures, lëkura duket e thatë dhe fillon të rripet, merr një ngjyrë në të verdhe për shkak të rritje së sasisë së karotenit në gjak.
  • 28. Trajtimi i anoreksisë përfshin rivendosjen e një peshë të shëndetshme, trajtimin e problemeve themelore psikologjike dhe adresimin e sjelljeve që promovojnë problemin. Ndërsa, medikamente nuk ndihmojnë me shtim në peshë, ato mund të përdoren për të ndihmuar ankthin apo depresionin. Një numër llojesh terapish mund të jenë të dobishme, duke përfshirë një qasje ku prindërit marrin përsipër përgjegjësinë për të ushqyer fëmijën e tyre, të njohur si terapi familjare Maudsley dhe terapi njohëse të sjelljes. Disa njerëz do të kenë vetëm një episod të vetëm dhe shërohen, ndërsa të tjerët mund të ketë shumë episode gjatë viteve. Shumë komplikime përmirësohen apo zgjidhen me rifitimin e peshës.