Traktati i Komunitetit Europian dhe statuti i ESCB-se.
Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme dhe kontrata e punes
1. Maredheniet e punesimit me kohe te pjesshme(part-
time)dhe kontrata e punes
Punët me orar jo të plotë dhe punësimi part-time është një praktikë që po preferohet të ndiqet
shumë në Evropë kohët e fundit. E cilësuar si një pasojë e efekteve të krizës ekonomike-
financiare që ka përfshirë botën, ajo po shihet si një dukuri e cila po gjen përhapje të madhe pasi
punëdhënësit nuk kanë më fuqi të paguajnë si më parë. Një fakt të tillë e ka konstatuar
Fondacionit Bertelsmann në Gjermani, pas një kërkimi të realizuar prej ekspertëve të tij, sipas
të cilit vetëm gjashtë ndër dhjetë punëmarrës u sigurojnë punëmarrësvve të tyre punësim pa afat,
ndërsa punët me orar jo të plotë janë shtuar së tepërmi.në krahasim me vitin 2001 forma
tradicionale e punësimit është pakësuar me 5 %
Ne kohet e sotme moderne flitet me se shumti qe nje pjese e konsiderueshme e popullsise jane te
punesuar me kontrata me kohe te pjesshme( part time).
Kjo metode e punesimit eshte bere nje nga format me te perhapura ne ditet e sotme dhe
kosiderohet nje nga format me moderne ne boten e punes.
Ne fakt studime te ndryshme referuar kesaj metodologjie punesimi kane percaktur nje rritje ne
perqindje te vlerave te punesimit part time brenda ketij10 vjecari.Ky fenomen relativisht ka
pushtuar Evropen.Thuhet qe ne kete kontinent nje ne pese persona punon me kohe te pjesshme.
Part-time, me kohën e shoqërisë gjithmonë e më fleksibël është bërë një mënyrë të punuari e të
jetuari gjithmonë e më e përhapur. Ndoshta, sepse arrin, më shumë se instrumentet e tjera, të
përfshijë në botën e punës ata, si për shembull gratë, që rrezikojnë të mbeten jashtë saj.Zakonisht
janë femrat ato që preferojnë të bëjnë një punë part-time, por në këto kohët e fundit ky fenomen
ka përfshirë edhe drejtues dhe menaxherë.Ne Shqiperi ne fakt grate ende nuk kane nje pozite te
mirefillte punesimi me part time.
Një hetim i “Eurofond”-it, fondacioni europian për përmirësimin e kushteve të jetës dhe
punës, ka analizuar gjendjen në shumë sektorë ekonomikë në 30 vende europiane.Ne tabelen me
poshte po paraqesim disa te dhena duke filluar qe nga klasifikimi ne vendin e pare qe ze ne kete
renditje.
Kontinenti Evropian,
Polonia,
Holanda, Mardhenie pune fleksibel
Luksemburgu
Malta
Shtete të Evropës Qendrore dhe Lindore si dhe Mardhenie pune fikse
nga Britania e Madhe
2. Ndryshimet dhe arsyet
Sipas studimeve te fundit janë të shumta dhe të ndryshme arsyet nga një vend në tjetrin ato që i
kanë shtyrë njerëzit të mendojnë se një punë part-time ia vlen.Rol te rendesishem ze arsyeja e te
paguarit dhe koha qe kane individet ne dispozicion. Pastaj janë edhe diferencat kulturore për sa
u përket orareve të punës. Në disa vende si Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e reja anëtare
të Bashkimit Europian konsiderohet i pranueshëm nga ana sociale të punosh me orare
shumë të zgjatura, ndërsa në vende të tjera si për shembull në Francë, Suedi dhe Holandë,
janë të pranishme sjellje që karakterizohen nga orare më të shkurtra pune.
% E POPULLSISE ME KONTRATE
SHTETET E ANALIZUARA PART-TIME
1.Hollanda 48.30%
2.Suedia 27%
3.Italia 20%
4.Gjermania 19% ne 26%
5.Zvicra 19.7% ne 27%
6.Mbreteria Bashkuar 24.1% ne 26.1%
7.Spanja 8% ne 12.8%
Mesatarja e pergjithshme e vendeve te BE-se: nga 15.9% ne 18.8%
Sigurisht që ky fenomen mund të identifikohet me imazhin e gruas. Me poshte tek tabela po
paraqesim te dhena per raportin femer-mashkull ne punesim.Ne fakt ne Shqiperi shihet nje
predominance te punesimit te meshkujve kundrejt femrave.
Vendi % e Femrave te % e Meshkujve te
punesuara punesuar
Kontinenti Evropian Mesatarja=32 % Mesatarja=8.3 %
Gjermani 9.7% 45 %
Mbreteria e Bashkuar 11.8 % 43%
3. KONTRATË PUNE
PËR
KOHË TË CAKTUAR / TË PACAKTUAR
Neni 1
Me këtë Kontratë: ____________________________________________________________,
(emri/emërtimi, selia, adresa dhe numri i regjistrimit të biznesit punëdhënësit)
të cilin e përfaqëson: ___________________________
(në tekstin e mëtejshëm: Punëdhënësi), lidh kontratë pune me:
______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
(emri dhe mbiemri i të punësuarit, numri personal, kualifikimi dhe adresa e të punësuarit
(në tekstin e mëtejshëm: I punësuari).
Neni 2
I punësuari do të kryej këto detyra të punës: ________________________________________
______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________
( emërtimi, natyra, lloji i punës dhe përshkrimi i detyrave të punës).
Neni 3
I punësuari do të kryejë punët në: _______________________________________________
______________________________________________________________________________
__________________________________________________________________________.
(vendi i punës ku do të kryhet puna, si dhe njoftimi që puna do të kryhet në lokacione të
ndryshme).
Neni 4
I punësuari themelon marrëdhënie pune, në:
1) kohë të caktuar, duke filluar nga:_______________, deri më: ____________________.
(data e fillimi dhe mbarimit të punës).
2) kohë të pacaktuar, duke filluar nga: __________________________________________.
( data e fillimit të punës)
Neni 5
I punësuari është i detyruar të fillojë punën, më: _____________________________________.
( dita muaji dhe viti)
Në rast se i punësuari nuk e fillon punën ditën e caktuar sipas kësaj Kontrate të Punës, do të
konsiderohet se nuk ka themeluar marrëdhënie pune, përveç nëse është penguar të fillojë punën
për shkaqe të arsyeshme.
Neni 6
4. Puna provuese e të punësuarit zgjat deri më: _____________. Gjatë periudhës provuese të punës,
punëdhënësi dhe i punësuari, mund ta ndërpresin marrëdhënien e punës, me njoftim paraprak
prej shtatë (7) ditësh.
Neni 7
I punësuari themelon marrëdhënie pune me orar të plotë / jo të plotë. Orari i plotë /jo i plotë
gjatë ditës, është: __________________, ndërsa: ______________________ .
(orët e punës gjatë ditës) (orët e punës në javë).
Neni 8
Të punësuarit i caktohet paga bazë për punën të cilën e kryen për punëdhënësin, në lartësi prej:
_________ euro, së paku një herë në muaj e cila nuk mund të jetë më e ulët se paga minimale.
Neni 9
I punësuari ka të drejtë në pagë shtesë në përqindje të pagës bazë:
1) 20% në orë për kujdestari;
2) 30% në orë për punë gjatë natës;
3) 30% në orë për punë jashtë orarit;
4) 50% në orë për punë gjatë ditëve të festave, dhe
5) 50% në orë për punë gjatë fundjavës.
Neni 10
I punësuari ka të drejtë në kompensim të pagës pa u angazhuar në punë, në rastet si në vijim:
1) gjatë ditëve të festave në të cilat nuk punohet;
2) gjatë kohës së shfrytëzimit të pushimit vjetor;
3) gjatë aftësimit dhe përsosjes profesionale për të cilën është dërguar dhe
4) gjatë ushtrimit të funksioneve publike për të cilat nuk paguhet.
Neni 11
I punësuari ka të drejtë në kompensim të pushimit mjekësor të pagës bazë, prej:
1) 100% në rast të shfrytëzimit të pushimit mjekësor të rregullt, mbi bazën deri në 20 ditë pune
brenda një (1) viti;
5. 2) 70% në rast të shfrytëzimit të pushimin mjekësor si pasojë e lëndimit në punë ose sëmundjes
profesionale, e cila ndërlidhet me kryerjen e punëve dhe të shërbimeve për punëdhënësin, në
kohëzgjatje prej dhjetë (10) deri në nëntëdhjetë (90) ditë pune.
Neni 12
I punësuari ka të drejtë në kompensim të shpenzimeve gjatë kohës së kaluar në udhëtim zyrtar
jashtë vendit, në lartësi prej: __________.
Neni 13
I punësuari ka të drejtë në pushim, dhe atë:
1) pushim gjatë ditës së punës në kohëzgjatje prej së paku 30 minutash, në përputhje
organizimin e orarit të punës së punëdhënësit;
2) pushim ditor në kohëzgjatje prej së paku dymbëdhjetë (12) orë pandërprerë, midis dy (2)
ditëve të njëpasnjëshme të punës;
3) pushim javor në kohëzgjatje prej njëzetekatër (24) orë pandërprerë;
4) pushim vjetor në kohëzgjatje së paku 4 javë;
5) i punësuari i cili përkundër masave mbrojtëse nuk mund të mbrohet nga ndikimet e
jashtme, ka të drejtë në pushim shtesë vjetor në kohëzgjatje prej tridhjetë ditësh (30)
pune për vitin kalendarik;
6) nëna me fëmijë deri në tri (3) vjeç, prindi vetushqyes dhe personat me aftësi të kufizuara
kanë të drejtë në pushim vjetor shtesë edhe për dy (2) ditë të tjera.
Neni 14
I punësuari i cili për herë të parë themelon marrëdhënie pune ose i cili nuk ka ndërprerje më
tepër se pesë (5) ditë pune, ka të drejtën e shfrytëzimit të pushimit vjetor pas gjashtë (6) muajve
të punës së pandërprerë.
Neni 15
I punësuari ka të drejtë së paku një ditë e gjysmë (1.5) të pushimit, për çdo muaj kalendarik të
kaluar në punë, nëse:
6. 1) në vitin kalendarik në të cilin për herë të parë ka themeluar marrëdhënie pune, nuk i ka
gjashtë (6) muaj të punës së pandërprerë;
2) në vitin kalendarik nuk e ka fituar të drejtën për shfrytëzimin e pushimit vjetor për shkak të
ndërprerjes së marrëdhënies së punës.
Neni 16
I punësuari është përgjegjës për kompensimin e dëmit për punën ose në lidhje me punën, nëse
me qëllim ose nga pakujdesia i ka shkaktuar dëm punëdhënësit.
I punësuari është përgjegjës edhe për kompensimin e dëmit, nëse me fajin e tij i ka shkaktuar
dëm palës së tretë, dëm për të cilin punëdhënësi e ka kompensuar.
Neni 17
Të punësuarit i ndërprehet marrëdhënia e punës nga punëdhënësi, nëse:
1) ndërprerja e tillë arsyetohet për arsye ekonomike, teknike ose organizative;
2) i punësuari nuk është më i aftë të kryejë detyrat e punës;
3) në rastet e rënda të sjelljes së keqe të të punësuarit;
4) për shkak të mospërmbushjes së pakënaqshme të detyrave të punës, dhe
5) për rastet e tjera të cilat janë përcaktuar me Ligjin e Punës.
Neni 18
Punëdhënësi obligohet të sigurojë dhe të zbatojë mjetet dhe masat e mbrojtjes në punë, sipas
legjislacionit në fuqi.
I punësuari është i detyruar t’iu përmbahet masave të caktuara të mbrojtjes në punë.
Neni 19
Punëdhënësi obligohet t’i paguajë kontributet për skemat pensionale të obligueshme dhe skemat
e tjera të përcaktuara me Ligj.
Neni 20
Punëdhënësi dhe i punësuari i pranojnë të gjitha të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e caktuara
me Ligj, me Kontratë Kolektive dhe me këtë Kontratë.
Neni 21
7. Për kontestet eventuale të moszbatimit të kësaj Kontrate, palët kontraktuese e pranojnë
kompetencën e Gjykatës Komunale ............................. ..
Neni 22
Secila palë mund ta shkëpusë këtë Kontratë në mënyrë të njëanshme, sipas kushteve dhe rasteve
të caktuara me Ligj dhe me Kontratë Kolektive.
Neni 23
Në asnjë rast, dispozitat e kësaj Kontrate nuk mund të jenë më pak të favorshme për të
punësuarin dhe punëdhënësit, se dispozitat e Ligjit të Punës ose të Kontratës Kolektive, për sa u
përket të drejtave dhe kushteve nga marrëdhënia juridike e punës.
Për të drejtat dhe detyrimet të cilat nuk janë përcaktuar me këtë Kontratë, zbatohen drejtpërdrejt
dispozitat e Ligjit të Punës dhe të Kontratës Kolektive.
Neni 24
Pas njoftimit me përmbajtjen e Kontratës, kjo Kontratë nga palët kontraktuese u nënshkrua më
datën: ________________, në: _________, në: ______kopje autentike, nga të cilat, secilës palë
(vendi)
i mbeten nga dy kopje.
Punëdhënësi: I Punësuari:
__________________ _________________
Nje pike e fundit e mbetur pezull pas kontraktimit te punonjesve me cfaredo maredhenie
punesimi( part time apo full tim)eshte ajo e sigurimit te disa te drejtave apo prioriteteve:
Punonjesit qe jane te detyruar te paguajne kontribute per sigurimet shoqerore:
1. Te punesuarit qe punojne me kohe te plote, ose te pjesshme, per me shume se 24 ore ne jave,
sigurohen ne menyre te detyrueshme per:
Semundje
Barre-lindje
pensione
aksidente ne pune e semundje profesionale
per papunesine
8. sigurim shendetesor
2. Te punesuarit qe punojne me kohe te plote, ose te pjesshme, per me pak se 24 ore ne jave
sigurohen ne nivel minimal ne menyre te detyrueshme per:
Barre-lindje
pensione
aksidente ne pune e semundje profesionale
sigurim shendetesor
3. Te punesuarit me kontrate pune me pak se nje jave gjate vitit, me kohe te plote ose te
pjesshme pune, te cilet sigurohen ne menyre te detyrueshme:
aksidente ne pune e semundje profesionale
sigurim shendetesor