2. Fotografia është teknika e
regjistrimit dhe gjenerimit
te imazheve permanente duke
kapur dhe rezervuar stimujt fizikë
në një shtresë materiali
fotosensitiv. Kjo përfshin
regjistrimin e dritës të reflektuar
nga një objekt në një material të
ndjeshëm nëpërmjet një ekspozimi
me një kohë të caktuar. Ky proces
mund të
kryhet mekanikisht, kimikisht ose
në mënyre digjitale nëpërmjet
objektit të njohur si aparati
fotografik
Emri fotografi vjen
nga greqishtja prej fjalës
φως phos ("dritë"), dhe
γραφις graphis ("penel") ose
γραφη graphê, që së bashku
3. Aparati Fotografik
Aparati fotografik është mjeti që formon një imazh duke e transferuar atë në
një film fotografik ose në një kartë memorieje, por ka edhe metoda të tjera më
pak të njohura. Për shembull fotokopja është një makineri që formon imazhe
permanente por përdor transferimin e ngarkesave elektrike në vend të filmit
fotografik prandaj dhe quhet elektrofotografi.Rrezegrafitë e publikuara nga Man
Ray në 1922 janë imazhe të formuara nga hija e objekteve mbi letrën
fotografike pa përdorimin e aparatit.
Fotografët kontrollojnë aparatin për të ekspozuar material me aftësinë për të
regjistruar dritën (zakonisht filmi) në dritë. Pas proceseve të larjes e
stampimit, prodhohet një imazh përmbajtja e të cilit zakonisht është e saktë, e
ndritshme dhe e kompozuar bukur.
Këto kontrolle përfshijnë
Fokusimin
Hapjen e diafragmës
Kohën e ekspozimit
Gjatësinë fokusuese të lentës (telefoto, makro, kënd-gjërë, ose zoom)
Ndjeshmërinë e filmit
Këto kontrolle janë shpesh të lidhura me njëri tjetrin, për shembull sasia e
dritës që hyn ne aparat llogaritet duke shumëzuar hapjen e diafragmës me
kohën e ekspozimit, dhe duke ndryshuar gjatësinë fokusuese ekziston
mundësia për të pasur kontroll akoma më të gjërë në thellësinë e pamjes.
4. Fotografia mund të
klasifikohet nën
teknologjinë e imazheve
dhe ka fituar interes të
madh nga shkencëtarët dhe
artistët që nga krijimi i saj.
Shkencëtarët e kanë
përdorur konceptin e
fotografisë për të krijuar
regjistrime shumë të sakta
si për shembull Eadweard
Muybridge në studimin e tij
për lëvizjen e kafshëve dhe
njerëzve (1887).
5. Artistët kanë qenë po aq të interesuar tek
fotografia por kanë provuar të eksplorojnë
edhe aspekte të tjera të prezantimit të
realitetit si për shembull lëvizja piktorealiste.
Ushtria, policia dhe forcat e sigurimit e
përdorin fotografinë për mbikqyrje, ruajtje
dhe koleksionim të dhënash.
6. Fotografia kimike
Projektimi i imazheve në sipërfaqe të
ndryshme është bërë për shumë
shekuj. Dhoma e errët dhe Dhoma e
shndritshme përdoreshin nga artistët për
të krijuar konturet e skenave të ndryshme
që në shekullin e 16-të. Këto lloj
aparatesh nuk e fiksonin imazhin në kohë,
ato vetëm projektonin atë që ndodhte në
çdo moment të caktuar.
7. Fotografia e parë konsiderohet qe
mund te jete imazh i prodhuar
ne 1825 nga shpikësi
francez Nicéphore Niépce në një
pllakë të shndritshme të mbuluar
me një derivat të karburantit të
quajtur bitum i Judës. Ky imazh
është prodhuar me një aparat
dhe janë nevojitur 8 orë
ekspozim nën dritë të fortë dielli
për realizimin e tij. Sidoqoftë ky
proces nuk ishte shumë i
efektshëm dhe për këtë arsyje
Niépce filloi eksperimentimin me
përbërje të argjendit i bazuar në
një zbulim te Johann Heinrich
Schultz të vitit 1724 që thoshte
se përbërja e argjendit dhe
shkumësit errësohet kur
ekspozohet në dritë.
8. Fama
Daguerrotipi fitoi popullaritet dhe famë
shumë shpejt për arsye se i përgjigjej
nevojave bazike si portreti që lindën në
klasat e mesme gjatë revolucionit
industrial. Kjo kërkesë, volumi dhe
kosto e të cilës nuk mund të përballohej
nga pikturat e vajit ishte shtysa e parë
që iu dha zhvillimit të fotografisë. Ama
daguerrotipet edhe pse të bukura ishin
të thyeshme dhe të vështira për tu
kopjuar. Një fotografi e vetme e marrë
në një studjo portretesh kushtonte rreth
1000$ te sotëm. Fotografët inkurajonin
kimistët që të përmirësonin procesin në
mënyrë që të bënin disa kopje
njëherësh, kërkesë që eventualisht i çoi
ata tek procesi i Talbot-it. Proceset
fotografike që përdoren ndryshojnë
shumë pak nga proceset që u krijuan
nga përmirsimet e 20 viteve të para të
fotografisë.
9. Në 1884 George Eastman
zhvilloi një xhel të thatë në
letër ose filmin, i cili
zëvendësoi pllakën
fotografike, gjë e cila nuk
e detyronte më fotografin
të mbante kuti me pllaka
dhe elementë të
rrezikshëm kimikë rreth e
rrotull vetes. Ne korrik të
1888 Easman nxori në
treg aparatin kodak me
sloganin "Ju shtypni
butonin, ne bëjmë të
tjerat". Tani çdokush mund
të bënte një fotografi dhe
t'ja linte proceset e tjera të
rrezikshme te tretëve.
Fotografia u bë e
aksesueshme në masë në
1901 me hyrjen në treg të
një aparati për
fëmijë, Kodak Broënie dhe
një aparati për femra i cili
vinte i shoqëruar me një
buzëkuq.
Shumë pak ka ndryshuar nga
fotografia kimike që atëherë edhe
pse filmi me ngjyra është bërë
standard bashkë me fokusimin
dhe ekspozimin automatik.
Regjistrimi dixhital i imazheve po
fiton popullaritet për arsyen se
aparatet dixhitale lejojnë
shikimin e fotografive në ekrane
LCD. Për të pasionuarit e
fotografisë bardh e zi, shumë pak
ka ndryshuar që nga prezantimi
i filmit 35mm ngaLeica në 1925.
10. Bota e fotografisë komerciale tradicionalisht ndahet në:
Fotografi Reklamuese: fotografi të krijuara për të ilustruar
një shërbim apo produkt. Këto pamje kryesisht bëhen nga
një Agjenci Reklamash apo Firmë Dizajni.
Fotografi Editoriale: fotografi te krijuara për të ilustruar një
histori apo ide në kontekstin e një reviste apo gazete. Këto
lloj fotografish kryesisht bëhen ose blihen nga revista.
Foto-reporterët: kjo lloj fotografie mund të konsiderohet si
pjesë e fotografisë editoriale. Fotografitë e bëra nga ky
grup pranohen si dokumentim i vërtetë i një lajmi apo
historie.
Portret dhe Fotografi Dasmash: fotografi të bëra me porosi
nga një individ.
Fotografi Artistike: fotografi të bëra për të përmbushur një
pamje dhe për tu riprodhuar e shitur klientit.
11. Teknika
këndi i shikimit
thellësia e pamjes
ekspozimi i dyfishtë
ekspozimi
numri-f
zhvillimi i filmit
makrofotografia
fotografia panoramike
efekti i syve të kuq
skanimi i filmit
shpejtësia e hapjes
stereoskopia