1
UP HAXHI ZEKA
FAKULTETII BIZNESIT - PEJË
UDHËZIM PËR PUNIM SHKENCOR TË TIPIT SEMINAR
NIVELI MASTER
2013
2.
2
Hyrje
Gjatë semestrit studentëte nivelit master janë të obliguar të përgatisin, prezantojnë dhe
mbrojnë para audiencës punimin shkencor të tipit seminar në grupe prej 2 vetëve për secilën
lëndë semestrale.
Punimi i përgatitur dhe i prezantuar nga studenti vlerësohet maksimalisht me 30 % të notës.
Punimi vlerësohet në bazë të përmbajtjes, për metodologjinë e aplikuar, për analizën e të
dhënave, për prezantim dhe mbrojtjen publike para kolegëve dhe profesorit. Këto pikë të
fituara nga punimi do të llogaritën në notën përfundimtare. Puna e studentit në përgatitjen
dhe prezantimin e punës shkencore vlerësohet si pozitive nëse ai arrin të grumbullojë së paku
16 pikë punimi shkencor. Nëse studenti nuk arrin të grumbullojë shumën e pikëve pozitive
atëherë duhet ti nënshtrohet serish përgatitjes së një projekti shkencor.
Qëllimi i përgatitjes dhe të prezantimit të punës shkencore është ushtrimi i punës së pavarur në
grup në përgatitjen e punimit me shkrim e cila mundëson vlerësimin e studentit në të gjitha
elementet e punës analitike, vështrimit kritik, argumentimin dhe prezantimin e pavarur të
punimit.
Punimi duhet të përgatitët në programin Word dhe të prezantohet përmes programit
PowerPoint apo ndonjë programi tjetër më të avancuar.
Temën e punimit duhet ta përzgjedhin dhe propozojnë studentët në përbërje grupi, co-
profesori atë propozim e shqyrton dhe e aprovon nëse tema është në kuadër të përmbajtjes së
lëndës.
3.
3
1. Udhëzime metodologjikepër përgatitjen e punimit shkencor
Punimi duhet te shkruhet ne programin WORD me font CALIBRI (shkronjat 12 pt), ne madhësitë
e njëjta të shkronjave Punimi duhet të përfshihet në minimum 15 – 20, duke llogaritur tekstin,
tabelat, grafikonet, formulat, fotografitë. Shtojcat paraqiten ne fund te tekstit dhe nuk
llogaritjen e numrit te faqeve te tekstit. Faqet duhet te numërohen. Përdoren teknikat vijuese:
Shkrimi duhet të bëhet në vetën e tretë, me largësi të rreshtave 1.5; te mos përdoren: a)
fjalitë telegrafike b) fjalitë moralizuese (“do te duhej qe”, “ne duhet qe etj”)!).
Margjinat e majta dhe të djathta 30 mm;
Margjinat lartë-poshtë 25 mm;
Paragrafët të renditur në rreshta të gjerë (Line spacing 1.5 lines);
Fonti që përdoret në shkrim - calibri të madhësisë 11 pts me renditje në të dy anët
(justify);
Fonti që përdoret për tituj – Arial Bold 14 pts me renditje në mes (Center);.
Fonti që përdoret për nëntituj – Arial Bold 13 pts renditje në mes (Center).
Fonti që përdoret për fusnota – Calibri 9 pika
Fonti që përdoret për përshkrim të tabelave, diagrameve, fotove etj. – calibri 10pts.
Tabelat, fotografitë, grafikonet, formulat etj., patjetër duhet te paraqiten brenda tekstit në
mënyrë që teksti para dhe pas t’i përcjellë dhe t’i sqarojë ato.
Studenti është i lirë në zgjedhjen e literaturës si dhe burimet e informacionit. Evidenca e
literaturës së përdorur duhet të shënohet në fund të punimit sipas alfabetit.
Literatura duhet të citohet sipas rregullit të caktuar. Çdo punim duhet të dokumentohet me
shënime statistikore dhe citate (thënie të autorëve apo të intervistuarve). Në fusnotë (në fund
të faqes, tabelës, grafikonit apo të fotografisë) shënohet burimi i të dhënave apo të citateve.
Shembulli i evidencës së literaturës në fund të punimit:
Çepani, A. (2001):Sipërmarrja dhe menaxhimi i Biznesit të vogël, Pegi, Tiranë, faqe 221
Shembulli i evidencës së burimit në fund të tabelës:
Burimi: Vjetari Statistikor I Kosovës, Prishtinë, 2002, faqe 89.
Shembulli i evidencës së burimit nga interneti:
http://www.worldbank.org/html/extdr/offrep/eca/mfi/mdf.htm
Puna seminarike dorëzohet si punim i lidhur dhe prezantohet para nënshtrimit në testin e dytë.
Punimi i seminarit duhet të përbëjë 10 deri 16 faqe të formatit A-4,
4.
4
2. Struktura epunimit
Çdo punim seminari duhet te ketë këto elemente: Faqja e pare, Përmbajtja, Hyrja, Pjesa
teorike, Pjesa praktike, Analiza e te dhenave empirike, Konkluzionet, Literatura dhe Shtojcat.
Se si duhet të rregullohet faqja e parë e punimit është dhënë në shembullin e më poshtëm:
UNIVERSITETI PUBLIK
HAXHI ZEKA
FAKULTETI I BIZNESIT
PEJË (14 pt)
Lënda: ......................
Viti akademik 2012/2013
(14 pt)
(TITULLI I PUNIMIT TË SEMINARIT)
(20 pt, Bold)
Punim seminari
(14 pt)
Mentori: .................... Kandidatët ...............
(14 pt) Numri i indeksit (14 pt)
PEJË, 2013
5.
5
Shembulli për përgatitjene përmbajtjes së punimit:
Emërtimi i temës duhet të jetë i qartë për kah qëllimit të analizës. Shembull i një teme:
Tema: EFIKASITETI AFARIST I NDËRMARRJES TREGTARE “XXL” –PEJË
Çdo temë duhet të ketë një përmbajtje e cila duhet të zbërthejë temën e shtruar në pjesët analitike për
afërsisht si më poshtë:
Përmbajtja
1. Hyrje............................................................................................................................. 2
1.1 Qëllimi i studimit dhe rezultatet e pritura............................................................
1.2 Diskutimi i problemit (formulimi i problematikës së hulumtimit)
1.3 Pyetja kërkimore / hulumtuese
1.4 Formulimi i Hipotezave
1.5 Limitimet / kufizimet
1.6 Metodat e përdorura në studim ............................................................................ 4
2. Aspekte teorike - .................................................................................................. 5
2.1. Kushtet ekonomike për zhvillimin e NVM në Kosovë.....................
2.2. Efikasiteti afarist i ndërmarrjeve private .................................................
3. Të dhëna empirike ................................................ .............................................. 10
3.1. Efikasiteti i Ndërmarrjes XXL ......................................................................
3.2. Rezultatet e arritura në biznes................................................................................
4. Analiza e të dhënave empirike (krahasimi i pjesës teorike dhe praktike)
4.1 Qarkullimi vjetor dhe fitimi i firmës XXL . .............................................. 13
4.2 Trajtimi i personelit ................................................................................
4.3 Lidershipi në kosto ..............................................................................................
4.4 SWOT analiza.........................................................................................................
5. Konkluzionet dhe rekomandimet............................................................................... 15
Literatura.................................................................................................................... 16
6.
6
3. Udhëzime metodologjikepër përgatitjen e pjesëve specifike në punimet shkencore
Hyrja është pjesa e parë e punimit (më së shumti një faqe tekst), përmes së cilës lexuesi i
punimit njoftohet me temën (definimin e problemit), me çështjet të cilat do të trajtohen në
punim dhe me rëndësinë e temës së hulumtimit.
Tek qëllimi i studimit dhe rezultatet e pritura, autori duhet të paraqes qartë qëllimin e punimit
dhe çka pret si rezultat të analizës së tij.
Në pjesën diskutimi i problemit duhet të trajtohet problematika e studimit. Që një studim të
jetë i karakterit shkencor medoemos duhet të ketë një problem, i cili definohet qartë që në
fillim të punimit. p.sh. hendek në mes të teorive ekzistuese dhe praktikave të biznesit.
Studiuesit bazohen në njohuritë e tyre paraprake për të definuar problemin. Në fillim të kësaj
pjesë diskutohet gjerësisht, për ta rrumbullakuar problemin në fund. Kjo pjesë përfundon me
përkufizimin e pyetjes hulumtuese / kërkimore. p.sh.
Pse firma XXL është rentabile në tregun e saj?
Hipotezat duhet të shërbejnë si pikënisje e studimit, teza këto sureale që pasqyrojnë supozimet
e hulumtuesve në bazë të njohurive, diturive apo edhe pritjeve të tyre. Në këtë mënyrë krijohet
një platformë e shëndoshë për të studiuar një problem. P.sh.
H1 Firma XXL është rentabile për shkak se punëtorët janë të arsimuar dhe të motivuar
H2 Firma XXL eshtë rentabile për shkak se mbulon mjaft mirë tregun në të cilin vepron dhe
është më e lira në treg
H0 Firma XXL nuk është rentabile në krahasim me konkurrentët sa i përket fitimit
Limitimet bëjnë që autori i studimit të kufizojë hulumtimin e tij në një spektër të ngushtë.
Lexuesit duhet ti bëhet paraprakisht me dije se çka përjashtohet nga studimi. Kështu një limitim
është: studimi përkufizohet vetëm në sektorin e tregtisë; p.sh. janë hulumtuar vetëm
ndërmarrjet tregtare të përmasave të vogla në regjionin e Pejës, etj.
Në pjesën metodat e studimit, autori i cek metodat e përdorura në studim siç janë marrja e të
dhënave, analizat e të dhënave, materialet analitike të ndërmarrjes, anketat, SWOT analiza,
modelet etj (varësisht se cilat metoda i ka përdorur në analizë).
Në pjesën Aspekte teorike, autori prezanton kornizën teorike të tematikës që mëton të
hulumtojë. Çdo pjesë teorike duhet të korrespondojë me pjesën e të dhënave empirike që më
pastaj tek pjesa analitike autori të mund të krahasojë pjesën teorike me atë praktike.
Në pjesën e të dhënave empirike prezantohen rezultatet e hulumtimit ashtu siç janë pa i
analizuar ato. Autori këtu mund të definojë një model në bazë të së cilit mund të analizojë të
dhënat. (Formulimi i variablave dhe indikatorëve).
7.
7
Në pjesën analitike,fillimisht autori e analizon kornizën teorike me të gjeturat në praktikë, që e
hapin rrugën më pastaj të diskutohen variablat dhe indikatorët e përcaktuara në model. temën
në pikëpamje më të gjerë (psh zhvillimi i ndërmarrsisë në Kosovë apo rajonal, Evropian,
Botëror). Në vazhdim analizohet tema konkrete (psh zhvillimi i deritanishëm i Ndërmarrjes
“XXL”).
Në bazë të analizës së kontekstit të gjerë në paragrafin 4. (zhvillimi i ndërmarrësisë në Kosovë)
dhe analiza e ndërmarrjes konkrete në paragrafin 5, autori në paragrafin të veçantë (në këtë
rast në paragrafin 6.) i analizon mundësit e zhvillimit të ndërmarrjes në periudhën afatgjate.
Për të realizuar një analizë profesionale i përdorë metodat e ndryshme statistikore si për
shembull SWOT analizën në bazë të cilës përcakton qëllimet strategjike të zhvillimit të
ndërmarrjes. Për të qenë më objektiv ai i përcakton edhe faktorët të cilët duhen ta realizojnë
atë strategji.
Në pjesën e konkluzioneve, autori nxjerr disa konkluzione lidhje me analizën e temës (psh
ekzistojnë apo nuk ekzistojnë kushtet e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë, ndërmarrja “XXL”
ka shënuar rritje të vazhdueshme gjatë viteve, synimet e zhvillimit të ndërmarrjes janë reale,
produktive etj).
Në bazë të analizës dhe të konkluzioneve, propozohen rekomandimet (p.sh për ta përmirësuar
gjendjen e zhvillimit të ndërmarrësisë në Kosovë, për realizimin e strategjisë zhvillimore të
Ndërmarrjes “XXL” etj).