AT GJERGJ FISHTËS              Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq,              përmbi gaça e zagar të kuq,              që...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)

2,588 views

Published on

AT GJERGJ FISHTËS

Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq,
përmbi gaça e zagar të kuq,
që gogsojshin për Anadollin,
e kangë këndojshin për Moskovin,
mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”,
tjëtër s´ishin, veç do bërryla,
barkut frye porsi bagëtia,
deri sa n’ gjak u la Shqipnia.

Kur gjimnazi u desht të mbyllej,
se ashtu kishte ardhë shkresa:
“T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija,
dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia”

E prapë sot, që kem dy shtete,
kanë po të njëjtat muhabete:
me ndreqë vila e karroca,
me fry barkun si bretkosa.

Brezi ynë, i vuajtun shumë,
ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb:
Me ia hapë kapakun shpresës,
me heqë pluhunin e harresës,
me t’ dijtë vorrin a e ke kund,
eshtnat tueja, hedhë në lum,
pse Atdheun e deshte shumë.

Published in: Education
  • Be the first to comment

  • Be the first to like this

Xhenc Bezhi - At Gjergj Fishtes (poezi)

  1. 1. AT GJERGJ FISHTËS Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq, përmbi gaça e zagar të kuq, që gogsojshin për Anadollin,Xhenc Bezhi e kangë këndojshin për Moskovin, ( poezi ) mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”, tjëtër s´ishin, veç do bërryla, barkut frye porsi bagëtia, deri sa n’ gjak u la Shqipnia. Kur gjimnazi u desht të mbyllej, se ashtu kishte ardhë shkresa: “T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija, dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia” E prapë sot, që kem dy shtete, kanë po të njëjtat muhabete: me ndreqë vila e karroca, me fry barkun si bretkosa. Brezi ynë, i vuajtun shumë, ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb: Me ia hapë kapakun shpresës, me heqë pluhunin e harresës, me t’ dijtë vorrin a e ke kund, eshtnat tueja, hedhë në lum, pse Atdheun e deshte shumë. Saturday, July 07, 2012 At Gjergj Fishta

×