Ismail Kadare lindi në qytetin e Gjirokastrës. Atje ai
kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë
jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në
gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta
në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin
e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë
Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për
shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish
Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën
“Drita”, pastaj drejtoi revistën “Les letres albanaises”.
Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë
dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të
vendit qysh prej viteve ’60. Në fund të vitit 1990, dy
muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua
së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft
të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një
nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare,
ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i
ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri
histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me
vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në
mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në
Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë
ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë
për të.
Disa Vepra
Frymëzime djaloshare poezi – 1954
Endërrime poezi – 1957
Shekulli im poezi- (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963
Përse mendohenkëto male poezi – 1964
Dasma – 1968
Motive me diell poezi – (1968)
Kështjella – roman – 1970
Kronikë në gur – roman – 1971
Koha (1976)
Dimri i madh – roman – 1977
Ura me tri harqe – 1978
Kush e solli Doruntinën – roman – 1979
Prilli i thyer – 1980
Gjakftohtësia – përmbledhje novelash – 1980
Nata me hënë – 1985
Koha e shkrimeve – 1986
Koncert në fund të dimrit – 1988
Vepra Letrare – 1981-1989
Dosja H – 1990
Piramida – 1992
Shqipëri – 1995
Perbindeshi
Pallati i ëndrrave – 1996
Dialog me Alain Bosquet – 1996
Spiritus – roman- 1996
Kushëriri i engjëjve – ese-1997
Poezi – 1997
Kombishqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri. ese – 1998
Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998
Ikja e shtërgut – tregim – 1999
Qorrfermani – roman – 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999
Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën,artikuj, letra – 2000
Ky Dimër
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pafund.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
I mpirë është gëzimi, thua s’ngjallet dot.
Apo si ai q’u dergj nga një lëngatë e gjatë.
S’do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe?
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i ftohtë ish.
Në pusin e ndërgjegjjes mezi ndihen
Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish.
Ato gjithashtu vdiqën, dot s’i ngjall,
Sa gjëra u vyshkën, më e keqe se vetë vdekja
Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot.
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pashpresë ish.
Kinezët që s’duken më në udhëkryqë rrugësh
Por vetë ata s’kanë vdekur: qelqe dritaresh
Të stilit q’ata sollën vezullojnë ngriraz
Duke dërguar ftohtësinë e tyre
Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh
Sa kohë vallë do ti duhet
Genit të racës atë maskë të shpëlajë.
Apo në luftën e maskës me lëkurën
Maska do të fitojë më në fund?
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i acartë ish,
Mbi varrin e tiranit monoton
Shiu po bie.
Ka gjumë a s’ka nën dhè?
Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i vrerosur ish.
E lodhur pudra mbi fytyrën tënde.
Nën pluhur tempujsh,
i lodhur shpirti im.
Fëminia
Fëminia ime gishtat lyer me mellan
Ne mengjes kambanat
Myezini ne muzg
Koleksione paqetash e pullash te vjetra
Shkembimi i nje “Ceyloni”
Me dy “Luksemburg”.
Keshtu iku ajo,
Kohe e feminize,
Vrapoi duke ngritur pluhur e britma pas
Nje top lecke.
Nje top lecke,
Nga leckat e thinjura te Shqiperise.
1958
Punoi:Briken Paja

Ismail kadare

  • 2.
    Ismail Kadare lindinë qytetin e Gjirokastrës. Atje ai kaloi fëmijërinë dhe kjo la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin “Asim Zeneli”. Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin “Gorki” të Letërsisë Botërore në Moskë. Këto studime iu ndërprenë për shkak të krizës politike ndërmjet Shqipërisë dhe ish Bashkimit Sovjetik. Kadareja ka punuar në gazetën “Drita”, pastaj drejtoi revistën “Les letres albanaises”. Së fundi punonte në profesion të lirë. I.Kadare ka qenë dhe është protagonist i jetës politike dhe i mendimit të vendit qysh prej viteve ’60. Në fund të vitit 1990, dy muaj pas rënies së shtetit diktatorial, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, por mbajti lidhje mjaft të shpeshta me Shqipërinë. Ismail Kadare është një nga personalitetet më të shquara të kulturës shqiptare, ambasador i saj në botë. Kadare është shkrimtari që i ktheu mitet legjendare në realitet, shkrimtari që bëri histori prej prehistorisë; pa rënë në kundërthënie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht në mënyrë të përkorë dhe për kohën absolute. Në Shqipërinë e ndodhur në udhëkryq vepra e Kadaresë ka qenë dhe mbetet një shpresë apo një ogur i bardhë për të.
  • 3.
    Disa Vepra Frymëzime djalosharepoezi – 1954 Endërrime poezi – 1957 Shekulli im poezi- (1961) Gjenerali i ushtrisë së vdekur – roman- 1963 Përse mendohenkëto male poezi – 1964 Dasma – 1968 Motive me diell poezi – (1968) Kështjella – roman – 1970 Kronikë në gur – roman – 1971 Koha (1976) Dimri i madh – roman – 1977 Ura me tri harqe – 1978 Kush e solli Doruntinën – roman – 1979 Prilli i thyer – 1980 Gjakftohtësia – përmbledhje novelash – 1980 Nata me hënë – 1985 Koha e shkrimeve – 1986 Koncert në fund të dimrit – 1988 Vepra Letrare – 1981-1989 Dosja H – 1990 Piramida – 1992 Shqipëri – 1995 Perbindeshi Pallati i ëndrrave – 1996 Dialog me Alain Bosquet – 1996 Spiritus – roman- 1996 Kushëriri i engjëjve – ese-1997 Poezi – 1997 Kombishqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë. Tiranë: Onufri. ese – 1998 Tri këngë zie për Kosovën – triptik – 1998 Ikja e shtërgut – tregim – 1999 Qorrfermani – roman – 1999 Vjedhja e gjumit mbretëror – tregime – 1999 Ra ky mort e u pamë – ditar për Kosovën,artikuj, letra – 2000
  • 4.
    Ky Dimër Ç’i gjatëish ky dimër, ç’i pafund. E lodhur pudra mbi fytyrën tënde. I mpirë është gëzimi, thua s’ngjallet dot. Apo si ai q’u dergj nga një lëngatë e gjatë. S’do mëkëmbet kurrë ashtu siç qe? Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i ftohtë ish. Në pusin e ndërgjegjjes mezi ndihen Tinguj kambanash si rënkim të mbyturish. Ato gjithashtu vdiqën, dot s’i ngjall, Sa gjëra u vyshkën, më e keqe se vetë vdekja Ish vyshkja e tyre e ngadaltë, o zot. Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i pashpresë ish. Kinezët që s’duken më në udhëkryqë rrugësh Por vetë ata s’kanë vdekur: qelqe dritaresh Të stilit q’ata sollën vezullojnë ngriraz Duke dërguar ftohtësinë e tyre Mbi mijëra fytyra si prej maske kalimtarësh Sa kohë vallë do ti duhet Genit të racës atë maskë të shpëlajë. Apo në luftën e maskës me lëkurën Maska do të fitojë më në fund? Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i acartë ish, Mbi varrin e tiranit monoton Shiu po bie. Ka gjumë a s’ka nën dhè? Ç’i gjatë ish ky dimër, ç’i vrerosur ish. E lodhur pudra mbi fytyrën tënde. Nën pluhur tempujsh, i lodhur shpirti im.
  • 5.
    Fëminia Fëminia ime gishtatlyer me mellan Ne mengjes kambanat Myezini ne muzg Koleksione paqetash e pullash te vjetra Shkembimi i nje “Ceyloni” Me dy “Luksemburg”. Keshtu iku ajo, Kohe e feminize, Vrapoi duke ngritur pluhur e britma pas Nje top lecke. Nje top lecke, Nga leckat e thinjura te Shqiperise. 1958 Punoi:Briken Paja