zE DREJTA PENALE(86 faqe) – 6 dite nga 14 faqe.
Dita e pare 9.shkurt (prej 43 deri ne 59 f.)
P-1. Veprimi i legjislacionit penal - POPO
Veprimi i legjislacionit penal do te thot se ai eshte ne fuqi dhe se
gjykatat jane te obliguara qe ta zbatojne ate ne rastet konkrete. Cdo
ligj vepron ne kohe te caktuar, territor te caktuar dhe ndaj
personave te caktuar.
Veprimi i ligjeve penale ne kohe: Ligji penal vepron ne kohe te
caktuar sikurse edhe ligjet e tjera. Ai fillon te veproj prej momentit
te hyrjes se tij ne fuqi dhe aplikohet gjersa te pushoj se vepruari.
Zakonisht ligji penal hyn ne fuqi tete dite pas shpalljes ne gazeten
zyrtare.
P-2. Ndalimi i veprimit retroaktiv te ligjit penal dhe aplikimi i
ligjit me te bute - POPO
Sipas legjislacionit tone eshte i ndaluar veprimi retroaktiv i ligjit.
Perjashtimisht kjo mundesi eshte lejuar vetem ne rastet kur ligji qe
eshte nxjerr pas kryerjes se vepres penale eshte me i bute per
kryesin.
Kursesi nuk mund te kete fuqi retroaktive ligji i cili parasheh veper
penale te re apo denim me te rende se ligji i cili ka qene ne fuqi ne
kohen e kryerjes se vepres penale.
P-3. Veprimi i legjislacionit penal ne hapsire. - POPO
Ligjet penale si edhe ligjet e tjera veprojne ne territorin ne te cilin
edhe jane nxjerre.
Ne lidhje me kete ekzistojne edhe pese parime:
- parimi territorial
- parimi real
- parimi i personalitetit aktiv
- parimi i personalitetit pasiv
2.
- parimi universal.
Parimiterritorial: Sipas ketij parimi, legjislacioni penal i p. sh.
Kosoves aplikohet ndaj te gjithe personave qe kryejne vepra penale
ne Kosove, pa marr parasysh se a jane shtetas kosovar, shtetas te
huaj apo persona pa shtetesi.
Parimi real: shprehet kur veprat penale kryen jashte Kosoves, por
ndaj Kosoves apo shtetasve kosovar.
Parimi i personalitetit aktiv: sipas ketij parimi, legjislacioni yne
penal aplikohet ne rastet kur shtetasit kosovar kryejne veprat
penale jashte Kosoves.
Parimi i personalitetit pasiv: Sipas ketij parimi, legjislacioni yne
penal aplikohet edhe ndaj shtetasve te huaj te cilet kryejne vepra
penale kunder shtetasve kosovar apo kunder Kosoves por jashte
territorit te Kosoves.
Parimi universal: Sipas ketij parimi, legjislacioni yne mund te
aplikohet edhe ndaj shtetasit te huaj i cili kryen vepra penale ne
vend te huaj dhe ndaj shtetasit te huaj apo vendit te huaj. Ky parim
vlen nese per ate veper penale ne legjislacionin tone eshte parapa
denimi me 5 vjet ose me i rende dhe nese ai person haset ne
territorin tone ose ekstradohet.
P-4. Nocioni i vepres penale (elementet themelore te vepres
penale) - POPO
Lidhur me nocionin e vepres penale, ekzistojne mendime te
ndryshme. Vepra penale trajtohet si fenomen juridik por edhe si
fenomen social.
Me veper penale kuptojme cenimin e vlerave te shoqerise dhe ne
keto raste shqiptohen sanksionet penale.
Poashtu veper penale eshte edhe veprimi i njeriut te caktuar qe
midis tjerash eshte edhe manifestim i personalitetit te tij.
Vepra penale perbehet prej pese elementeve kryesore:
3.
1) veprimi injeriut; 2) rrezikshmeria shoqerore; 3)
kunderligjshmeria;
4) percaktueshmeria e vepres penale me ligj; 5) pergjegjesia
penale e kryesit (fajesia).
Per tu konsideruar nje vepër penale duhet qe ne menyre
kumulative ti posedoj këto pese elemente.
Elementet e veprës penale ndahen ne 1) elemente objektive dhe
2)subjektive. Nderkaq elementet objektive ndahen ne
1.1formale dhe 1.2 materiale.
1. Ne elementet objektive bejne pjese:
a)veprimi i njeriut;
b)rrezikshmeria shoqerore;
c)kunderligjshmeria dhe
d)percaktueshmeria e vepres penale me ligj.
2) Ne grupin e elementeve subjektive ben pjese vetem
pergjegjesia penale e kryesit (fajesia).
1.1) Ne elementet formale numerohen:
a)veprimi i njeriut me pasojen e shkaktuar;
b) kunderligjshmeria dhe percaktueshmeria e vepres penale me
ligj.
1.2Si elemente materiale numerohet vetem rrezikshmeria
shoqerore.
P-5. Objekti dhe subjekti i vepres penale - POPO
Objekti i vepres penale: Objekt i vepres penale eshte e mira
juridike kunder se ciles eshte e drejtuar vepra penale. Pra objekte te
vepres penale jane te mirat apo vlerat vitale te njeriut dhe te
bashkesise shoqerore. Nder keto te mira hyjne jeta e njeriut;
integriteti i tij trupor; liria; siguria; barazia; prona; rregullimi
4.
shoqeror politik dhesiguria e vendit; martesa; familja; nderi;
autoriteti. Kete mbrojtje e drejta penale e ushtron duke parapare
dhe duke aplikuar me dhune denime dhe sanksione te tjera penale
ndaj personave qe kryejne vepra te ketilla.
Subjekti i vepres penale: Personi qe kryen veper penale quhet
subjekt i vepres penale. Ne te drejten penale bashkohore si subjekt
i vepres penale mund te jete vetem njeriu-personi fizik. Ndersa ne
te drejtat e lashta si subjekt i vepres penale ishin edhe kafshet,
sendet dhe egersirat.
Pervec atyre qe nderrmarin drejtperdrejt veprimin e kryerjes, si
subjekt i vepres penale konsiderohet edhe shtytesi, ndihmesi dhe
organizatori i shoqates kriminale.
Sa i perket moshes, subjekt e te vepres penale konsiderohen vetem
personat qe kane mbushur moshen 14 vjecare. Personat nen
moshen 14 vjecare, ne te drejten penale konisderohen femije dhe
keta jane penalisht te papergjegjshem dhe si te tille gjinden jashte
sferes se te drejtes penale.
Ekzistojne dy lloje te subjekteve: subjekti aktiv dhe pasiv.
1)Subjekti aktiv konsiderohet personi i cili me veprimin e tij
shkakton pasojen e vepres penale. Me fjale te tjera subjekti aktiv
eshte kryesi i vepres penale.
2)Subjekti pasiv eshte personi qe eshte i demtuar apo i rrezikuar
me veper penale.
Subjekti pasiv ndryshe eshte edhe viktima e vepres penale.
P-6. Shkaqet te cilat e perjashtojne kunderligjshmerine -
POPO
Shkaqet me te rendesishme te cilat e perjashtojne
kunderligjshmerine ndahen ne tri grupe:
- shkaqet per perjashtimin e kunderligjshmerise sipas pjeses se
pergjithshme te ligjit penal e qe jane (1-mbrojtja e
nevojshme; 2-nevoja ekstreme; 3-dhuna e kanosja)
- shkaqet per perjashtimin e kudnerligjshmerise sipas pjeses se
vecante te ligjit penal
5.
- shkaqet perperjashtimin e kunderligjshmerise sipas degeve te
tjera te drejtesise.
1- MBROJTJA E NEVOJSHME: POPO Mbrojtja e nevojshme
eshte ajo mbrojtje e cila eshte e domosdoshme qe kryesi te
zbraps prej veti ose tjetrit sulmin e atecastshem dhe te
kunderligjshem. Mbrojtje e nevojshme ekziston kur p.sh.
personi A e sulmon me thike personin B, mirepo personi B
duke e mbrojtur jeten e vet e mbyt personin A.
Pra per tu konsideruar se ekziston mbrojtja e nevojshme duhet te
shprehet sulmi dhe mbrojtja, te cilat njeherit jane elementet
kryesore te mbrojtjes se nevojshme.
Sulmi: Sulm quajme cdo veprim te njeriut i cili drejtohet kunder
nje te mire juridike. Sulmi mund te kryhet me veprim ose
mosveprim. P.sh. mjeku i ndihmes se shpejte refuzon qe tia
jap ndihmen mjeksore personit ne rrezik dhe ne raste te tilla
cdo person mund ta detyroj mjekun qe te jap ndihmen.
Kushtet qe duhet permbushur me rastin e sulmit jane:
a) sulmues duhet te jete njeriu dhe
b) sulmi duhet te jete i drejtuar kunder nje te mire.
c) sulmi duhet te jete i kunderligjshem
d) sulmi duhet te jete i atecastshem (actual)
e) sulmi duhet te jete i vertete, pra te ekzistoje realisht.
Kushtet qe duhet permbushur me rastin e mbrojtjes jane:
a) mbrojtja duhet te jete e drejtuar kunder sulmuesit
b) mbrojtja duhet te jete domosdo e nevojshme per zbrapsjen e
sulmit
c) mbrojtja duhet te jete proporcionale me intensitetin e sulmit
Kapercimi i mbrojtjes se nevojshme: Shprehet ne rastet kur
mbrojtja nuk eshte proporcionale (ekuivalente) me intensitetin e
sulmit.
Ne keto raste, edhe pse behet fjale per veper penale, ligji parasheh
qe ai person te denohet me bute, e nese konstatohet se e tejkalimin
6.
e ka beresepse ka pasur tronditje te medha psikike apo nga frika,
atehere mundet edhe te lirohet nga denimi.
2- NEVOJA EKSTREME: POPO Nevoja esktreme ekziston kur
vepra eshte kryer me qellim qe kryesi ta menjanoj rrezikun e
atecastshem nga vetja apo tjetri, e i cili rrezik nuk ka mundur te
menjanohet ne menyre tjeter dhe kur e keqja e shkaktuar nuk eshte
me e madhe se e keqja e kanosur.
P.sh. personi A me qellim qe ta shpetoj femiun i cili ishte duke u
fundosur ne uje, e merr barken e huaj.
Kusht kryesor per ekzistimin e nevojes ekstreme eshte rreziku.
Perderisa te mbrojtja e nevojshme sulmi mund te behet vetem nga
njeriu, tek nevoja esktreme rreziku mund te jete rezultat i shkaqeve
te ndryshme.
Kushtet qe duhet te permbushen me rastin e rrezikut jane:
1. rreziku nuk duhet te jete i provokuar apo i shkaktuar-
pra nese personi me fajin e tij e ka shkaktuar rrezikun
nuk konsiderohet nevoje ekstreme;
2. rreziku mund ti kanoset cdo te mire juridike.
3. rreziku duhet te jete i vertete.
Menjanimi i rrezikut: konsiderohet veprimi qe nderrmerret me
qellim qe te shpetohet e mira juridike.
Kushtet qe duhet permbushur me rastin e menjanimit te rrezikut
jane:
1. te mos kete ekzistuar mundesi qe rreziku te menjanohet ne
menyre tjeter
2. menjanimi i rrezikut duhet te jete i atecastshem, pra me
ekzistimin e rrezikut
3. ne mes te keqes se kanosur dhe te keqes se shkaktuar duhet te
ekzistoj proporcionaliteti i caktuar (pra qe e keqja e shkaktuar
te mos jete me e madhe se e keqja e kanosur).
Kapercimi i nevojes ekstreme: behet ne keto raste:
1. kur e keqja e shkaktuar eshte me e madhe se e keqja e
kanosur
7.
2. kur rrezikuka mundur te menjanohet duke u demtuar e keqja
me permasa me te
vogla
3. kur demtimi i te mires juridike eshte bere pasi qe ka kaluar
rreziku.
3-DHUNA DHE KANOSJA - POPO: Dhune quajme perdorimin
e forces ndaj nje personi me qellim qe ai person te kryej veper
penale me veprim apo mos veprim.
Dhuna mund te shkaktohet edhe me veprimin e forcave natyrore, e
kjo dhune quhet vis maior.
Dhuna mund te jete absolute dhe relative.
Dhuna absolute-eshte ajo dhune me te cilen personi ne teresi eshte
i privuar qe lirisht te vendos per sjelljen e vet.
Dhuna relative- eshte ajo dhune me te cilen personi nuk eshte ne
teresi i privuar qe lirisht te vendos per sjelljen e vet. P.sh. nese
ndonje person e qellon nepunesin dhe nga ai kerkon qe tia zbuloj
sekretin zyrtar.
KANOSJA: Kanosja eshte deklarate apo ndonje veprim tjeter me
te cilen i behet me dije dikujt se do ta gjeje nje e keqe nese nuk
vepron ashtu su deshiron personi qe kanoset.
Kanosja eshte nje lloj presioni, nje dhune psikike me te cilin
ndikohet te personi tjeter per te nderrmare nje veper penale.
Per tu konsideruar se ekziston kanosja, duhet qe ai qe kanoset edhe
ta shkaktoje te keqen. Kanosja duhet te jete serioze, aktuale dhe e
paevitueshme.
Shkaqet e perjashtimit te kunderligjshmerise qe nuk jane
parapa me ligj penal –jane: a) urdheri ushtarak apo zyrtar
b) rreziku i lejuar
d) veprat e kryera ne baze te drejtes prindore dhe te drejtes se
edukimit
e) veprat e kryera gjate ushtrimit te profesionit te mjekesise
8.
f) pelqimi ite demtuarit.
P-7. Koha e kryerjes se vepres penale - POPO
Koha e kryerjes se vepres penale ka rendesi sepse prej kohes kur
eshte kryer vepra penale varet se cili ligj do te aplikohet, a ligji qe
ka qene ne fuqi ne kohen kur eshte nderrmar veprimi apo ligji qe
ka qene ne fuqi ne kohen kur eshte shkaktuar pasoja.
Poashtu sipas kohes percaktohet se a ka qene personi i mitur i ri, i
mitur, i rriturr, madhor, i pergjegjshem dhe i fajshem.
Dhe ka rendesi sepse afati i parashkrimit fillon te ec prej momentit
te kryerjes se vepres penale.
Sipas ligjit penal te Kosoves, koha e kryerjes se vepres penale
konsiderohet koha kur personi ka vepruar apo ka qene i detyruar te
veproje, pa marre parasysh se kur eshte shkaktuar pasoja.
Ne rastet kur veprat penale kryhen ne bashkveprim, si kohe e
kryerjes merret koha kur bashkpuntori ka vepruar, e jo kur kryesi e
ka nderrmarre veprimin e kryerjes.
Te veprat penale permanente , si kohe e kryerjes se vepres penale
merret koha sa ka zgjatur gjendja e kunderligjshmerise.
P-8. Vendi i kryerjes se vepres penale - POPO
Zakonisht pasoja e vepres penale shkaktohet ne vendin ku eshte
nderrmarre veprimi. Por ka raste kur veprimi nderrmerret ne nje
vend ndersa pasoja shkaktohet ne ndonje vend tjeter. Veprat e tilla
i quajme vepra distancionale dhe ketu eshte me rendesi vendi i
kryerjes se vepres penale sepse:
1) prej vendit ku kryhet vepra penale varet se cili ligj do te
aplikohet
2) pastaj sipas vendit caktohet kompetenca territoriale e
gjykatave
3) te disa vepra penale, vendi i kryerjes konsiderohet element
konstitutiv
9.
4) ne aspektine te drejtes nderkombetare eshte me rendesi
vendi, sepse vepra mund te kryhet ne nje shtet kurse pasoja te
shkaktohet ne ndonje shtet tjeter.
Te veprat penale me mosveprim, vend i kryerjes se vepres penale
mirret vendi ku personi ka qene i detyruar te veproj dhe vendi ku
eshte shkaktuar pasoja.
Dita e dyte 10.shkurt (prej 59 deri ne 74 f.)
P-9. Tentativa e vepres penale - POPO
Sipas ligjit penal, tentative eksiston kur dikush me dashje e fillon
kryerjen e vepres penale por nuk e perfundon ate, pra me nje fjale
kur vepra penale eshte kryer mirepo nuk eshte shkaktuar pasoja e
deshiruar.
P.sh. Personi A e sulmon me arme personin B, pra e shkrep
pushken me qellim qe ta privoj nga jeta, mirepo nuk e qellon ate.
Per tu konsideruar nje veper penale ne tentative, duhet plotesuar tri
kushte:
1. te nderrmiret vepra penale
2. qe vepra te nderrmiret me dashje
3. qe vepra te mos perfundohet, pra te mos shkaktohet pasoja.
Dallimi mes veprimeve pergatitore dhe tentatives eshte se tek
veprimet pergatitore vetem krijohen kushtet per tu kryer vepra
penale, pra sigurohen mjetet, eliminohen pengesat, ndersa tek
tentative fillon kryerja e vepres penale .
Tentativa mund te jete e plote dhe e mete, e cilesuar dhe e
papershtatshme.
10.
Tentativa e plote:ekziston kur vepra ka filluar dhe ka perfunduar
mirepo nuk eshte shkaktuar pasoja.
Tentativa e mete: ekziston kur personi e fillon vepren por nuk e
perfundon ate. P.sh. kur personi A e merr ne shenje me pushke
personin B por nuk e shkrep pushken.
Tentativa e cilesuar: ekziston kur personi nderrmer veprim qe ta
kryej nje veper penale, ndersa e kryen nje veper tjeter penale. P.sh.
kur personi A e qellon me pushke perosnin me qellim qe ta vret,
por vetem i shkakton plagosje te rende.
Tentativa e papershtatshme: ekziston kur mjetet te cilat jane
perdor per tu kryer vepra penale apo objekti ndaj te cilit jane
perdor ato nuk kan mundur te shkaktojne pasojen.
Heqja dore vullnetare nga kryerja e vepres penale - POPO
Ekziston kur dikush nderrmer veprime pergatitore apo tentative qe
te kryej vepren penale, por edhe pse mundet ta kryej ate, ai
vullnetarisht heq dore, pra abstenon nga ajo.
Heqja dore duhet te jete e vullnetshme, pra qe kryesi vete te heq
dore nga vepra.
Ne raste te tilla personi mund te lirohet nga denimi.
P-10. Bashkepunimi dhe format e bashkpunimit - POPO
Vepra penale mund te kryhet nga nje person apo disa persona. Kur
vepra kryhet nga disa persona, atehere quhet bashkepunim.
Ekzistojne kater lloje te bashkpunimit:
1.bashkekryerja; 2. shtytja; 3. ndihma; dhe 4. organizimi i
shoqates kriminale.
BASHKEKRYERJA- Ekziston nese dy apo me shume persona
kryejne veper penale. P. Sh. Kur dy apo me shume persona shtiejne
me arme ndaj nje personi. Sipas ligjit penal, secili bashkekryes
pergjigjet penalisht brenda kufijve te dashjes apo pakujdesise.
SHTYTJA- Ne ligjin penal eshte parapa qe : “Kush e shtyt tjetrin
me dashje te kryej veper penale, denohet sikur te kishte kryer
vete”.
11.
Shtytja mund tekryhet kur ndaj nje personi i cili fare nuk e ka
nderrmend te kryej veper penale, me veprime te caktuara ndikohet
qe ai te kryej veper penale.
Forma e dyte eshte kur ai definitivisht nuk ka vendosur qe te kryej
veper penale, por ndikohet ne te qe te vendos qe ta kryej vepren
penale.
Ligji penal nuk i percakton menyrat dhe mjetet e shtytjes.
Si veprime te shtytjes mund te konsiderohen p.sh. veprimet me te
cilat bindet tjetri, dhenia apo premtimi i dhurates, lutja, kanosja,
dhenia e keshillave, etj.
Shtytjen mund ta bejne nje apo me shume persona. Kur e bejne
shume perona, atehere ajo quhet bashkeshtytje. Shtytesi duhet ta
njoh personin te cilin e shtyt qe te kryej vepren penale. Shtytja
mund te kryhet vetem me dashje. Shtytja mund te kryhet edhe nga
pakujdesia, por legjislacioni penal per kete nuk ndeshkon. Shtytesi
denohet per cdo veper penale, pa marr parasysh peshen e saj. Ai
denohet sikur te kishte kryer vete vepren penale.
Shtytja e pasukseshme ekziston edhe ne raste kur personi i shtytur
nuk e ka kryer e as nuk ka tentuar ta kryej vepren penale.
NDIHMA- Ndihma mund te kryhet vetem pasi qe personi tjeter te
kete vendosur ta kryej vepren penale. Ndihma paraqet veprimet me
te cilat ndihmohet qe te kryhet vepra penale.
Ekzistojne dy lloj ndihmash: ajo fizike dhe psikike.
Si ndihme fizike konsiderohet kur nje person ia jep apo ia ven ne
disponim personit tjeter mjetet per te kryer vepren penale, apo kur
ia menjanon pengesta per kryerjen e vepres.
Ndihma psikike konsiderohet dhenia e keshillave, udhezimeve si
dhe premtimi se do te fshihet vepra penale,kryesi i saj, gjurmet,
apo sendet e fituara nga ajo veper.
Ndryshe nga shtytja, ndihma mund te kryhet me veprim apo
mosveprim.
Sipas legjislcionit tone, ndihmesi mund te denohet deri ne ¾ e
maksimumit te denimit te parapare.
ORGANIZMI I SHOQATES KRIMINELE- Me kete kutrojme
krijimin ose shfrytezimin e organizates, bandes, ose shoqates me
12.
qellim te kryerjesse vepres penale. Kjo paraqet formen me te
rende te bashkpunimit.
Kushti i pare eshte qe nje person te formoj nje shoqate apo ta
shfrytezoj ate me qellim qe te kryej vepren penale. Ne raste te tilla
ai person quhet organizator i shoqates kriminele.
Kushti i dyte eshte qe te ekzistoje plani kriminal me te cilin
parashihen veprat penale qe duhet ti kryej shoqata.
Kushti i trete eshte qe nga ajo shoqate te jete kryer apo te jete
tentuar te kryhet se paku nje veper penale qe eshte parapa me
planin kriminal.
P-11. Bashkimi i veprave - PO
Bashkimi i veprave penale ekziston atehere kur personi me nje apo
me shume veprime kryen dy apo me shume vepra penale, per te
cilat ne te njejten kohe zhvillohet procedura penale dhe shqiptohet
nje denim unik.
Ekzistojne dy lloje te bashkimit te veprave: bashkimi ideal dhe
bashkimi real.
BASHKIMI IDEAL – Ekziston kur personi me nje veprim kryen
dy apo me shume vepra penale per te cilat gjykohet ne te njejten
kohe.
P.sh. kur nje person gjuan me arme personin tjeter te cilin e qellon
dhe ne te njejten kohe e plagos edhe nje person tjeter.
BASHKIMI REAL - Ekziston ne rastet kur nje person me shume
veprime kryen shume vepra penale per te cilat gjykohet ne te
njejten kohe dhe i shqiptohet denimi unik.
BASHKIMI FIKTIV – Ekziston kur ne shikim te pare duket se
me nje apo me shume veprime jane kryer shume vepra penale,
mirepo ne te vertete eshte kryer vetem nje veper penale. P.sh. kur
nje person me dhune hyn banesen e huaj dhe atje vjedh gjera te
cmueshme. Ketu i kemi pra elementet e tri veprave penale: te
vjedhjes se rende me thyerje ne lokalet e mbyllura dhe vepra
penale e cenimit te paprekshmerise se baneses. Mirepo ky person
konsiderohet se ka kryer nje veper penale-ate te vjedhjes se rende
me thyerje duke depertuar ne lokalet e mbyllura.
13.
BASHKIMI FIKTIV REAL- Ekziston atehere kur me shume
veprime duket se jane kryer disa vepra penale e ne realitet eshte
kryer nje veper penale unike.
VEPRA E PERBERE PENALE – konsiderohet ajo veper e
perbere prej dy apo me teper veprave te cilat sipas natyres jane
doemos te lidhura dhe te kushtezuara njera me tjetren. Vepra e
perbere penale e perjashton ekzistimin e bashkimit real sepse ajo
me ligj konsiderohet si nje veper penale. Si veper e perbere penale
eshte grabitja e cila perbehet prej vepres penale vjedhjes dhe te
dhunes.
VEPRA PENALE E BASHKUAR – Ekziston kur nje person
brenda nje periudhe te shkurter apo te gjate kryen nje mori veprash
penale te njellojta.
VEPRA PENALE KOLEKTIVE – ekzistojne kur kryhen shume
vepra penale te njejta apo te llojit te njejte nga shume persona. Ne
teorine e se drejtes penale njihen tri forma te vepres penale
kolektive: 1) vepra penale kolektive ne forme te zejes; 2) ne forem
te profesionit; 3) nga shprehia.
P-12. Pergjegjesia penale - POPO
Nje person konsiderohet se eshte penalisht i pergjegjshem nese ne
kohen e kryerjes se vepres penale ka qene i pergjegjshem dhe i
fajshem.
PAPERGJEGJSHMERIA – Ne ligjin penal thuhet “ nje person
nuk eshte i pergjegjshem nese ne kryerjen e vepres penale nuk ka
mundur te kuptoj rendesine e vepres se vet, apo nuk ka mundur ti
kontrolloj sjelljet e tij per shkak te semundjes psikike, crregullimit
psikik te perkohshem apo te meta te tij mendore”.
Semundjet psikike kronike te perkohshme jane ato te cilat e bejne
personin plotesisht te papergjegjshem.
Semundjet psikike kronike te perhershem jane ato te cilat zgjasin
per nje kohe te gjate dhe jane te pasherueshme.
Semundjet psikike te perkohshme acute jane ato te cilat paraqiten
kohe pas kohe dhe mund edhe te sherohen.
14.
Crregullimi i perkohshemeshte lloj crregullimi momental i cili
shkaktohet nga faktore te ndryshem qofte te mbrendshem qofte te
jashtem.
Zhvillimi mendor i mete apo dementia eshte ngecje e zhvillimit
mendor e shkaktuar nga atrofia e sistemit nervor qendror dhe ne
keto raste personi nuk eshte i vetedijshem se cfare ben.
P-13. Pergjegjegjshmeria esencialisht e zvogeluar - POPO
Ne ligjin penal thuhet: “ mund te denohet me bute kryesi i vepres
penale, aftesia e te cilit per te kuptuar rendesine e vepres apo per
te kontrolluar sjelljet e veta ka qene esencilalisht e zvogeluar.
Kete pergjegjesi mund ta shkaktojne semundjet psikike kronike te
perkohshme dhe te perhershme, crregullimet psikike dhe te metat
mendore. Poashtu ketu mund te hyjne edhe crregullimet e
ndryshme organike si shtatezania, lindja, helmimet e ndryshme,
semundjet infective, etj. Sipas ligjit, personat te cilet ne kete
gjendje kryejne veper penale, mund te denohen me bute. Pra
pergjegjesia esencialisht e zvogeluar eshte rrethane facultative e
zbutjes se denimit.
P-14. Actiones Liberae in Causa - POPO
Nese personi ka qene i pergjegjshem ne momentitn e kryerjes se
vepres penale, atehere ai person penalisht eshte i pergjegjshem.
Kjo pra eshte rregull. Por kjo rregull ka perjashtime. Nese personi
vete e shpien veten , pra e sjell ne gjendje te papergjegjshme dhe
ne ate gjendje e kryen vepren penale, ai person konsiderohet
penalisht i pergjegjshem. Rastet e tilla njihen ne te drejten penale si
actione liberae in causa (veprimet qe jane te lira ne vendim, e jo
edhe ne kryerje).
Shembull: Nese personi A, konsumon alkool dhe dehet plotesisht
dhe keshtu e sjell veten ne gjendje te papergjegjshme dhe ne kete
gjendej in shkakton lendim personit B apo edhe e privon nga jeta.
15.
P-15. Faji -POPO
Per t u konsideruar nje persosn penalisht i pergjegjshem per vepren
e kryer, ai duhet te jete i pergjegjshem dhe i fajshem. Faji eshte
element subjektiv i vepres penale. Pra per te mundur te ndeshkohet
nje njeri, nuk mjafton vetem qe ai te kete kryer vepren e
kunderligjshme, por per kete duhet edhe ta kete kryer me fajin e tij.
Ne mungese te fajit, nuk mund ti shqiptohet denimi kryesit te
vepres penale.
Lidhur me fajin vlen parimi “ nullum crimen nulla poena sine
culpa” (nuk ka veper penale dhe denim pa faj).
Nje person konsiderohet se ka kryer veper penale me faj kur e ka
ditur se me veprimin apo mosveprimin e vet do te shkaktoje
pasojen e ndaluar.
P-16. Dashja - POPO
Ne te drejten penale dhe prkatiken gjyqesore, dashja konsiderohet
forma me e rende dhe me e shpeshte e fajit.
Vepra penale eshte kryer me dashje kur kryesi ka qene i
vetedijshem per vepren e vet dhe ka dashur ta kryej.
Ekzistojne dy lloje te dashjes: dashja direkte dhe dashja
eventuale.
DASHJA DIREKTE (Dolus directus) ekziston atehere kur kryesi
eshte i vetedijshem se me veprimin apo mosveprimin e vet do te
shkaktoje veper te demshme, pra do te kryej veper penale dhe e ka
dashur ate.
Tek vrasja me dashje duhet te shprehet elementi individual
(vetedija), pra qe personi te jete i vetedijshem se po shkakton veper
te demshme dhe elementi volitiv (vullneti, deshira) per ta kryer ate
veper dhe per ta shkaktuar pasojen.
DASHJA EVENTUALE ekziston atehere kur kryesi me vetedije
e kryen vepren penale dhe me ate vetedije pajtohet. Dashja
eventuale eshte shume e ngjajshme me ate direkte, por dallon ne
faktin se te dashja eventuale mungon elementi i vullnetit. Tek
dashja eventuale nuk arrihet pasoja te cilen e deshiron kryesi
16.
P-17. Pakujdesia (culpa)- POPO
Eshte forme e dyte e fajit, pra pas dashjes. Sipas ligjit penal,
“vepra penale eshte kryer nga pakujdesia kur kryesi ka qene i
vetedijshem se per shkak te veprimit apo mosveprimit te tij mund
te shkaktohet pasoja e ndaluar mirepo lehte ka besuar qe ajo mund
te parandalohet; ose kur nuk ka qene i vetedijshem se mund te
shkaktohet pasoja.
Ekzistojne dy lloje te pakujdesise: pakujdesia me vetedije dhe
pavetedije.
Pakujdesia me vetedije – apo mendjelehtesia ekziston kur kryesi
ka qene i vetedijshem se per shkak te veprimit apo mosveprimit te
tij mund te shkaktohet pasoja e ndaluar por se ajo lehte do te
parandalohet apo nuk do te shkaktohet. Karakteristike kryesore
ketu eshte se kryesi nuk e deshiron pasojen .
Pakujdesia pa vetedije – apo neglizhenca ekziston kur kryesi
nuk ka qene i vetedijshem se mund te shkaktohet pasoja e ndaluar.
Karateristike ketu eshte se kryesit fare nuk i shkon mendja, pra nuk
eshte i vetedijshem se mund te shaktohet pasoja e ndaluar.
P-18 Pergjegjesia per format e kualifikuara - POPO
Si forme e kualifikuar apo e rende (e cilesuar) e vepres penale
konsiderohet rasti kur kryesi nderrmer veprim me qellim qe te
shkaktoje nje pasoje te caktuar, mirepo ne fakt shkakton nje pasoje
me te rende nga ajo qe ka dashur apo qe zakonisht shkaktohet.
Veprat penale te kualifikuara me pasoje te rende - jane ato kur
kryesi nderrmer veprim me qellim qe te shkaktoje nje pasoje te
caktuar mirepo ne fakt shkakton pasoje me te rende se ajo qe ka
dashur ta shkaktoj.
Veprat penale te kualifikuara me rrethane te posacme – kryhen
ne rrethana te ndryshme. Rrethanat ne te cilat kryhen veprat jane
vendi, koha, menyra e kryerjes, motivi, objekti apo vlera juridike,
etj.
17.
Kjo veper penalezakonisht kryhet me dashje mirepo mund te
kryhet edhe nga pakujdesia.
P-19. Ljathimi dhe format e tij - POPO
Me lajthim kuptojme kur nje person ka perfytyrim te gabuar dhe jo
te drejte per nje rrethane, apo nuk di per te. Per shkak te kesaj
mosdije apo te ketij perftyrimi jo te drejte, personi mund te
shkaktoj pasoje te ndaluar e qe mund te jete eveper penale.
Ekzistojne dy lloje te lajthimeve: 1. Lajthimi ne fakt dhe 2.
lajthimi juridik.
LAJTHIMI NE FAKT: eshte kur kryesi ne kohen e kryerjes se
vepres penale nuk ka qene i vetedijshem per ndonje nga tiparet e
saja te caktuara me ligj, apo kur gabimisht mendon se ekzistojne
rrethanat sipas te cilave po te ekzistonin faktikisht , ajo veper do te
lejohej.
Lajthimi ne fakt ne kuptim te ngushte apo qe ndryshe quhet
lajthimi lidhur me figuren e vepres penale ekziston atehere kur
p.sh personi A naten ze pusi per ta vrare personin B, mirepo ne ate
rast meqe nuk e ka pa mire nga erreira e vret personin C ne vend
te personit B.
Lajthimi ne kuptim te gjere ekziston kur p.sh. polici e privon nga
liria nje person duke menduar se ai eshte personi per te cilin eshte
shpallur urdherarrestimi.
LAJTHIMI JURIDIK: ndryshe perkufizohet si lajthim mbi
ndalueshmerine e vepres. Konsiderohet se kemi te bejme me
lajthimin juridik kur kryesi nuk e di se vepra e tij eshte e ndaluar
dhe se eshte e parapare si veper penale. D.mth. se ne keto raste
kryesi eshte i vetedijshem per veprimin e tij mirepo ai gabimisht
mendon se vepra eshte e lejuar.
Dita e trete 11 shkurt (prej 74 deri 93 f.)
P-20. Sanksionet penale - POPO
Sanksionet penale jane masa te dhunshme penalo-juridike te cilat i
shqipton gjyqi ndaj kryesit te vepres penale, me qellim te mbrojtjes
se shoqerise dhe individit nga kriminaliteti. Sanksionet penale
18.
konsistojne ne marrjenapo kufizimin e lirive dhe te drejtave te
caktuara apo ne terheqjen e verejtjes kryesit.
Ne ligjin penal jane parapa keto lloje te sanksioneve penale:
1. denimet
2. denimi me kusht dhe verejtja gjyqesore
3. masat siguruese
4. masat edukuese.
DENIMET: denimi eshte lloji me i vjeter i sanksionit penal.
Krakteristikat e denimeve jane:
1. denimi duhet te jete personal – pra duhet ta godas vetem
kryesin e vepres penale e jo edhe te tjeret.
2. denimi duhet te jete human – pra nuk guxon te paraqet
mundim dhe perbuzje apo ta demtoj shendetin e kryesit te
delikuentit.
3. denimi duhet te jete legjitim – pra duhet ta shqiptoj gjyqi
4. denimi duhet ti godas njesoj kryesit e veprave penale
pavarsisht fene, racen, etj
5. denimi duhet te jete proporcional me peshen e vepres penale
6. denimi duhet te jete i ndare
7. denimi duhet te jete i revokueshem – ne rastet kur ai
shqiptohet ne kundershtim me ligjin, atehere ai duhet te
abgohohet.
8. denimi duhet te jete i permiresueshem.
Qellimet qe duhen te arrihen me denime jane;
a) parandilimi i kryesit qe perseri te kryej vepra penale
b) ndikimi edukativ ndaj te tjereve
c) forcimi i moralit ne shoqeri
LLOJET E DENIMEVE: Jane tri lloj denimesh: 1) denimi me
vdekje; 2) me burg dhe 3) me te holla. Ne dhjetor te vitit 1999, me
rregullore te vecante eshte abroguar denimi me vdekje dhe ai eshte
zevendesuar me denimin afagjate ne kohezgjatje prej 21-40 vite.
19.
Denimi me brugimdhe denimi me burgim afatgjate – Ky denim
konsiston ne marrjen e lirise se levizjes kryesit te vepres penale per
nje kohe te caktuar.
Me ligjin tone eshte percaktuar minimumi dhe maksimumi i
koherzgjatjes se denimit me burg. Minimumi i pergjithshem i
denimit eshte 15 dite, ndersa maksimumi eshte 20 vjet.
Denimi me te holla: Denimi me te holla apo denimi me gjobe ben
pjese ne denimet pasurore. Me ane te ketij denimi, kryesi i vepres
penale detyrohet qe Brenda afatit te caktuar te paguaj nje shume te
hollash ne dobi te shtetit.
Denimi me gjobe eshte i pershtatshem per veprat penale te lehta,
por mund te parashihet edhe per kriminalitetin e mesem.
Denimi me te holla mund te shqiptohet si denim primar dhe
sekondar. Si denim kryesor eshte i parapare si sanksion i vetem per
vepren e caktuar, ndersa si denim sekondar kur eshte parapare ne
menyre cumulative me denimin me burg.
Me aktgjykim parashifet afati i pagimit te denimit me te holla.
Minimumi i ketij afati eshte 15 dite ndersa maksimumi 3 muaj.
Gjyqi mund te vendos qe denimi me te holla te paguhet edhe me
kiste, por me kusht qe afati te mos jete me i gjate se dy vite.
P-21. Matja e denimit - POPO
Duke pasur parasysh se cili organ e ben matjen e denimit , ne te
drejten penale njihen tri lloje te matjes se denimit: 1) matja ligjore,
2) matja gjyqesore dhe 3) matja administrative.
Matja ligjore – Matja ligjore e denimit beht nga ana e organit i cili
nxjerr ligje, me crast pra ligjvenesi e cakton llojin dhe lartesine e
denimit me rastin e parashikimit te vepres penale.
Matja gjyqesore e denimit – Kete lloj te matjes e ben gjyqi kur ne
proceduren penale konstatohet se kryesi i vepres penale eshte
penalisht i pergjegjshem.
Matja administrative e denimit – Ky sistem zbatohet ne SHBA
dhe disa vende te tjera. Sipas ketij sistemi, denimin e matin organet
kompetente per ekzekutimin e denimeve.
20.
P-22. Individualizimi idenimit - POPO
Me individualizim te denimit kuptojme pershtatjen e denimit
vepres penales dhe kryesit te saj. Matja e denimit nga ana e gjyqit
behet Brenda minimumit dhe maskimumit te denimit te parapare
me ligj duke perfshire ketu edhe rrethanat lehtesuese dhe renduese.
Rrethanat renduese paraqesin ato rrethana te cilat ndikojne qe
denimi te jete me i rrepte Brenda kufijve te atij denimi qe eshte
parapa me ligj. Rrethanat lehtesues paraqesin te kunderten, pra qe
denimi te jete me i lehte.
Ligji penal shprehimisht cek keto rrethana lehtesuese dhe
renduese:
1). shkallen e pergjegjesise penale apo te fajesise.
2) motivet nga te cilat eshte kryer vepra penale
3) jeta e meparshme dhe rrethanat personale te kryesit
4) sjellja e kryesit pas kryerjes se vepres penale
5)intensiteti i rrezikimit apo te demtimit te se mires se mbrojtur
6) rrethanat ne te cilat eshte kryer vepra penale
7) gjendja pasurore e kryesit ( kjo me teper vlen per denimin me te
holla)
Zbutja e denimit - Ne jeten e perditshme mund te kryhen vepra
penale ne aso rrethanash te cilat vepren e bejne posacerisht te
lehte. Ne raste te tilla gjyqi pra ben zbutjen e denimit.
Zbutja e denimit zbatohet kur me ligj parashihet mundesia qe gjyqi
te shqiptoje denim nen minimumin e posacem te denimit te
parapare per ate vepre penale dhe ate gjer ne minimumin e
pergjithshem te atij lloji te denimi.
Ekzistojne dy lloje te zbutjes se denimit: a) zbutja e denimit ne
rastet kurshprehimisht parashihet me ligj; dhe b) zbutja e denimit
sipas binddjes se gjykates
21.
P-23. Recidivi dhellojet e recidivit - POPO
Me recidiv apo fajtor kupëtojme rastet kur personi qe ka qene me
pare i denuar perseri kryen veper penale.
Sipas natyres se vepres penale, njihen dy lloje te recidivit:
Recidivi i pergjithshem – eshte kryesi qe pas denimit te shqiptuar
apo te mbajtur per vepren penale te meparshme perseri kryen veper
penale te llojit te ndryshem.
Recidivi special – ekziston kur kryesi pas denimit te shqipetuar
apo te mbajtur serish kryen veper penale te njejte apo te llojit te
njejte.
Sipas numrit te veprave penale te kryera, njihen dy lloje te
recidivit;
Recidivi i rendomte apo i njefishte – ekziston kur personi i cili
me pare ka qene i denuar per veper penale, serish te kryej veper
penale tjeter.
Recidivi i shumfishte (multirecidivi) – ekziston atehere kur nje
person, i cili me pare ka qene me se paku dy here i denuar per
vepra penale, serish kryen veper penale te re.
P-24. Matja e denimit per veprat penale ne bashkim - POPO
Ne te drejten tone penale njihen tri sisteme te matjes se denimit per
veprat penale ne bashkim:
1) sipas sistemit te kumulacionit –se pari matet denimi
vec e vec per cdo veper penale ne bashkim e me pastaj
mblidhen te gjitha denimet dhe shuma e tyre paraqet
denimin unik.
2) Sipas sistemit te asperacionit – se pari matet secili
denim vec e vec e pastaj merret per baze denimi me i
rende e denimet tjera i shtohen ketij, por me kusht qe
denimi unik te mos e arrij shumen e te gjitha denimeve
e as mos ta tejkaloj maksimumin e pergjithshem te atij
lloji te denimit qe eshte percaktuar me ligj.
22.
3) Sipas sistemitte absorbicionit – gjithashtu matet secili
denim vec e vec mirepo si denim unik shqiptohet vetem
denimi me i rende i cili ne vete absorbon denimet me te
lehta.
P –25 Denimi me kusht dhe verejtja gjyqesore - POPO
Denimi me kusht eshte pezullim i denimit te shqiptuar per nje kohe
te caktuar dhe me kushte te caktuara. Denimi me kusht eshte nje
lloj sanksioni parapenal.
Nese personi i denuar me kusht nuk kryen veper penale brenda
afatit te caktuar dhe nese i permbush kushtet te cilat ia ka caktuar
gjyqi, atehere denimi nuk do te ekzekutohet dhe ai person nuk do
te konsiderohet i denuar.
Ne rastet e kunderta, pra nese eprsoni kryen veper te re penale
gjate afatit te caktuar, atehere denimi me kusht do te revokohet dhe
i njejti do te mbahet.
P-26. Verejtja gjyqesore - POPO
Verejtja e gjykates eshte nje sankison i posacem..Verejtja e
gjykates eshte mase per zevendesimin e denimit e vecanerisht te
denimit me burg afatshkurt.
Verejtja gjyqesore mund te shqiptohet per dy grupe te veprave
penale;
- Ne grupin e pare hyn veprat penale per te cilat eshte parapa
denimi me burg gjer ne nje vit, apo denimi me te holla dhe nese
vepra eshte kryer ne rrethana vecanerisht te lehta.
- Ne grupin e dyte hyn veprat penale per te cilat eshte parapa
denimi deri ne tri vjet . Ne keto raste gjyqi mund te shqiptoj
verejtjen penale vetem nese jane permbushur kushtet e posacme
qe i parasheh ligji.
P-27 Masat siguruese - POPO
Sipas ligjit te aplikueshem njihen keto masa siguruese:
23.
1. mjekimi idetyruar psikiatrik dhe ruajtja ne entin shendetesor
2. mjekimi i detyruar psikiatrik ne liri
3. mjekimi i detyruar i alkoolisteve dhe narkomaneve
4. ndalimi i ushtrimit te profesionit dhe te veprimtarise
5. ndalimi i shfaqjes publike
6. ndalimi i drejtimit te mjetiti motorik
7. marrja e sendit
8. perserja e te huajit nga vendi
Marrja e dobive pasurore te fituara me veper penale -POPO
Dobia pasurore merret nga cdokush qe ka pasur dobi nga vepra
penale. Para se te gjithash kjo dobi merret nga kryesit e vepres
penale , por kjo mase shqiptohet edhe ndaj personit te cilit i eshte
dhene ne ruajtje ajo pasuri.
Ne rastet kur nuk mund ti merret ajo dobi, kryesit i urdherohet qe ti
paguaj ato me te holla.
P-28. Rehabilitimi - POPO
E drejta penale e njeh institucionin e rahbilitimit me te cilin
personit qe e ka mbajt denimin i kthehen te gjitha te drejtat qe i ka
pasur para se te jete i denuar.
Me rehabilitim pushojne se vepruari pasojat kuridike ndaj te
denuarit, vepra penale lihet ne harrese, emri i te denuarit shlyhet
nga evidenca e te ndeshkuarve dhe personi i ketille nuk
konsiderohet i denuar.
Ekzistojne dy lloje te rehabilitimit: 1) rehabilitimi gjyqsor dhe 2)
rehabilitimi ligjor.
Rehabilitimi ligjor – paraqitet me se voni 10 vjet prej dites se
mbajtjes te denimit, denimit te parashkruar apo denimit te falur.
Rehabilitimi gjyqsor – lejohet ne baze te vendimit gjyqsor nese i
denuari p.sh. ne afatin prej tre vjetesh pas mbajtjes se denimit nuk
kryen veper tjeter penale dhe nese i ploteson kushtet e parapara
me ligj.
24.
P-29. Shlyerja edenimit nga evidenca e te ndeshkuarve -
POPO
Te gjitha denimet qe u shqiptohen kryesve te veprave penale
regjistrohen ne evidenca te posacme qe quhen evidenca te
ndeshkuarve.
Ligji parasheh dy lloje te shlyerjes nga kjo evidence: 1) ne baze te
ligjit dhe 2) ne baze te vendimit gjyqsor.
Shlyerja e denimit ne baze te ligjit –behet nese personi brenda
afatit prej nje viti nga dita e plotfuqishmerise se vendimit te
gjykates nuk kryen veper te re penale.
Denimi me kusht shlyhet nga evidenva pas nje viti prej kur ka
kaluar sprovimi se gjate kesaj kohe personi nuk ka kryer veper
penale
Denimi me te holla shlyhet pasi te kalojne tri vjet nga dita e
ekzekutimit, parashkrimit apo denimit te falur, nese gjate kesaj
kohe nuk ka kryer veper te re penale
Denimi me burg gjer nje vit dhe denimi per te mitur shlyhen kur
kalojne pes vite nga dita e denimit te mbajtur, denimit te
parashkruar apo denimit te falur, nese personi nuk ka kryer veper
te re penale.
Shlyerja e denimit ne baze te vendimit gjyqesor – behet sipas
lutjes se te ndeshkuarit . Me rastun e vendosjejs gjykata merr
parasysh sjelljet e te denuarit pas mbajtjes se denimit, natyren e
vepres penale si dhe rrethana te tjera qe jane te rendesishme per
vleresim.
Te dhenat, pekatesisht shenimet per denimin i cili nuk eshte shlyer
nga evidenca e te ndeshkuarve mund ti jepet gjykates, prokurorise
publikedhe organeve te brendshme lidhur me proceduren qe
zhvillohet ndaj te denuarit te meparshem.
Sipas ligjit askush nuk ka te drejte te kerkoj nga qytetaret te dhena
se a jane te ndeshkuar apo jo.
25.
P-30. Parashkrimi -POPO
Parashkrimi apo vjetersimi eshte institut juridik i cili shpie deri te
shuarja e sanksioneve penale per shkak te kalimit te kohes se
caktuar me ligj.
Njihen dy lloje te parashkrimit:
1) parashkrimi i ndjekjes penale
2) parashkrimi i i ekzekutimit te denimit.
PARASHKRIMI I NDJEKJES PENALE – konsiston ne ate se
per shkak te kalimit te afatit te parapare me ligj nuk mund te
nderrmeret bdjekja penale dhe personit nuk mund ti shqiptohet
denimi per vepren penale qe e ka kryer.
Afatet e parashkrimit jane te shumta. Se sa do te jete ky afat i gjate
varet nga lartesia dhe lloji i denimit te parapare per ate veper.
Minimumi i afatit te parashkrimit te ndjekjes penale eshte 2 vite
ndersa maksimumi 25 vjet.
Afati i parashkrimit te ndjekjes penale fillon te ec qe nga dita kur
eshte kryer vepra penale.
Ndalja e parashkrimit te ndjekjes penale – paraqitet atehere kur
per shkak te disa rrethanave ndjekja penale nuk mund te fillohet
apo nese eshte filluar nuk mund te vazhdohet. Ketu ndikojne dy
lloj pengesash: pengesat faktike (p.sh. kur arratiset kryesi i vepres
penale apo kur nuk i dihet vendabanimi); dhe ato juridike
(p.sh.imuniteti i deputetit te parlamentit, semundja psikike e te
pandehurit, etj).
Nderpreja e parashkrimit te vepres penale – behet nese gjate
kohes sa zgjasin rrethanat te cilat i ka parapa ligji vecmas. Ne keto
raste koha e cila ka kaluar para nderprejes nuk llogaritet por
parashkrimi fillon te ec rishtazi.
Parashkrimi absolut – paraqitet kur kalon dyfishi i kohes qe
kerkohet sipas ligjit per parashkrim.
PARASHKRIMI i EKZEKUTIMIT TE DENIMIT – konsiston
ne ate se pas kalimit te afatit teparapare me ligj, denimi nuk mund
te ekzekutohet. Afatet jane te ndryshme varesisht nga lartesia dhe
lloji i denimit.
Minimumi eshte 2 vjet bdersa maksimumi eshte 25 vjet.
26.
I vetmi perjashtimnga ky parim jane veprat penale te gjenocidit,
krimeve te luftes dhe veprave te tjera kunder njerezimit dhe te
drejtes nderkombetare.
P-31. Amnistia dhe falja - POPO
AMNISTIA – eshte akt te cilin e nxjerr organi me i larte shteteror
– parlamenti i shtetit. Me ane te te amnistise, personat e pacaktuar
emer per emer mund te lirohen pjeserisht apo plotesisht nga
ekzekutimi i denimit, apo zevendesohet denimi i shqiptuar me nje
denim me te bute, apo caktohet shlyerja e denimit apo abrogohet
pasoja e caktuar e denimit.
Amnistia mund te jepet per te gjitha llojet e veprave penale.
Trajta me e gjere e amnistise eshte abolicioni – me te cilin kryesi i
vepres penale lirohet nga ndjekja penale.
Amnistia nxirret ne forme te ligjit dhe keshtu paraqet akt te
pergjithshem.
FALJA – eshte akt te cilin e nxjerr kryetari i republikes ose
qeveria e republikes. Falja nxirret ne forme te vendimit me te cilin
persnat e caktuar emer per emer lirohen nga ndjekja penale ;
plotesisht apo pjeserisht nga ekzekutimi i denimit; etj.
P-32 Karakteristikat e posacme te veprave penale te te miturve
dhe masat per parandalimin e tyre - POPO
Vepra penale nuk mund te kryejne vetem personat madhor por
edhe te miturit. Varesisht prej moshes, te miturit ndahen ne disa
grupe:
G.1 – Ne grupin e pare hyjne femijet gjer ne moshen 14 vjec. Ndaj
ketyre personave nuk mund te shqiptohet kurrfare sanksioni penal.
G.2 – Ne grupin e dyte hyjne personat prej moshes 14 deri ne 18
vjec e qe kosniderohen perosna te mitur. Te miturit ndahen ne te
mitur te rinj dhe te miturit e rritur.
Te mitur te rinj jane personat prej 14-16 vjec. Ndaj ketyre
personave mudnt e shqiptohen vetem masa edukuese, ndersa
denimi kursesi.
27.
Te mitur territur jane personat prej moshes 16-18 vjec. Edhe
ndaj ketyre personave shqiptohen zakonisht masa edukuese, por
perjashtimisht, ne rastet e caktuara me ligj, ky person mund te
denohet edhe me denim te posacem per te mitur e qe ne te drejten
peanle njihet si burgu per te mitur.
G.3 – jane personat madhor te rinj e qe ketu hyjne personat prej
moshes 18-21 vjec.
P-33. Masat edukuese - POPO
Legjislacioni penal parasheh 8 lloje te masave edukuese te cilat i
rradhit ne tri grupe.
1 – masat disiplinore
2 – masat e mbikqyrjes se shtuar
3 – masat e enteve.
MASAT DISIPLINORE – kety hyjne qortimi dhe dergimi ne
qendren disiplinore.
Qortimi – eshte masa me e bute educative. Me ane te kesaj mase
gjykata e qorton delikuentin e mitur dhe njeherit ia terhek verejtjen
qe ne te ardhmen te mos kryej vepra penale.
Dergimi ne qendren disiplinore per te mitur – shqiptohet kur
gjykata kosideron se vepra e kryer eshte pasoje e mendjelehtesise
dhe pakujdesise dhe se me trajtim afatshkurter mund te ndikohet
ne personalitetin per te mitur dhe ne sjelljet e tij.
MASAT E MBIKQYRJES SE SHTUAR – ndahen ne tri lloje:
1) mbikqyrja e shtuar nga ana e prinderve, adoptuesit ose te
kujdestarit
2) mbikqyrja e shtuar ne familjen tjeter
3) mbikqyrja e shtuar e organit te kujdestarise.
Mbikqyrja e shtuar nga ana e prinderve, adoptuesit ose te
kujdestarit – Qellimi i kesaj mase eshte qe te shtohet mbikqyrja
ne jeten dhe sjelljen e te miturit. Kjo mase nuk zgjat me pak se nje
vit e as me teper se tre vjet.
Mbikqyrja e shtuar ne familje tjeter – kete mase gjykata do ta
shqiptoje nese familja tjeter ka mundesi qe ta ushtroj mbikqyrjen
28.
dhe nese ketee pranon familja tjeter vullnetarisht.Kjo mase me se
paku zgjat nje vit e me se shumti 3 vite.
Mbikqyrja e shtuar e organit te kujdestarise – gjykata e
shqipton ne rastet kur prinderit apo kujdestari nuk kane mundesi ta
ushtroj mbikqyrjen ndaj te miturit ose nese kete nuk mund ta
ushtorj ndonje familje tjeter. Kohezgjatja eshte e njejte sikurse te
masat e tjera.
MASAT E ENTEVE – Jane lloji me i rende i masave edukuese.
Keto masa u shqiptohen te miturve ndaj te cileve duhet marre masa
me afatgjata me qellim te edukimit te tyre.
Ketu hyjne:
1) dergimi ne entin edukues – u shqiptohet atyre delikuenteve
per te cilet kosniderohet se nuk mund te permiresohen pa i
vecuar nga mjedisi ku jetojne.
2) dergimi ne entin edukues-permiresuse – eshte mase me e
rende se e para. Qendrimi ne kete ent mudn te zgjas me se
paku nje vit e me se shumti pes vite.
3) dergimi ne entin special – kjo mase u shqiptohet atyre
delikuenteve te cilet jane me crregullime apo te meta psikike
ose fizike.
BURGU PER TE MITUR – mund te shqiptohet vetem
perjashtimisht dhe per nje numer te vogel te rasteve dhe nese
plotesohen kushtet e parapara me ligj.
a) Burgu per te mitur mund tu shqiptohet vetem te miturit
te rritur i cili ne kohen e kryerjes se vepres penale i ka
pas 16 vjet por nuk i ka mbush 18 vjet.
b) Burgu per te mitur mund ti shqiptohet te miturrit te
rritur nese ka kryer veper penale per te cilen eshte
parapa denimi me burg mbi 5 vjet.
c) Burgu per te mitur mund ti shqiptohet te miturit te rritur
nese gjykata konstaton se ka qene penalisht i
pergjegjshem
d) burgu per te mitur shqiptohet nese vepra penale ka
shkaktuar pasoja shume te renda.
29.
Minimumi i burgutper te mitur eshte 1 vit ndersa maskimumi 10
vite.
Dita e katert 12 shkurt (prej 93 deri 109 f.)
VEPRAT PENALE KUNDER NJEREZIMIT DHE TE DREJTES
NDERKOMBETARE
P-34 Gjenocidi - POPO
Me krim te gjenocidit kosniderohet vepra e cila eshte kryer me
qellim te zhdukjes se teresishme apo te pjeserishme te grupit
nacional, racor apo fetar. Termi gjenocid rrjedh nga fjala greko-
romake qe d.m.th. genos-race, gjini apo fis; dhe occidere – me vra,
me zhduk, me asgjasu.
Per shkak te rendesise se madhe, Asambleja e Pergjithshme e
Kombeve te Bashkuara ka aprovuar Konventen mbi parandalimin
dhe ndeshkimin e gjenocidit . Kete konvente e kane nenshkruar
shumica e shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara.
Si veprime te gjenocidit konsiderohen:
1) vrasja e anetareve te grupit
2) shkaktimi i lendimeve te renda trupore apo psiqike te
anetareve te grupit
3) venia e qellimshme e grupit ne kushte te atilla qe shpiejne ne
shfarosjen e plote apo te pjeshme te grupit
4) zbatimi i masave me qellim qe te pengohen lindjet brenda
grupit (sterilizimi, abortimi i dhunshem)
5) transferimi me dhune i femijeve ne grup tjeter.
Vecori e gjenocidit eshte organizimi i planifikuar dhe sistematik
i kryerjes se vepres penale. Gjenocidi ne te shumten e herave
kryhet gjate kohes se luftes, por mund te kryhet edhe ne paqe.
Kryes i krimit te gjenocidit eshte ai qe nderrmer veprime dhe ai
qe urdheron.
Lidhur me fajsine per kryerjen e kesaj vepre nevojitet vetem
dashja direkte. Sipas konventave nderkombetare ndjekja penale
30.
dhe ekzekutimi idenimit per kete veper nuk vjetersohen
(parashkruhen).
P-35. Krimet e luftes - POPO
Si krime lufte konsiderohen: krimet e luftes kunder popullates
civile; krimet e luftes kunder te plagosurve dhe te semuarve;
dhe krimet kunder roberve te luftes
Krimi i luftes kunder popullates civile – konsiderohet se
kryhet kur dikush i shkel dispozitat e Konventes se Hages apo
Konventave te Gjeneves, apo sic thuhet ne ligj rregullat
nderkombetare, gjate kohes se luftes apo konfliktit ushtarak dhe
ndaj populates civile kryen vrasje, tortura, veprime jonjerezore,
eksperimente biologjike, shkaktohen lendime apo mundime te
medha te shendetit apo integritetit, shperngulje te populates,
detyrim qe te pranoj fe tjeter, detyrim qe te merret me prostitucion
apo dhunime, marrja e pengjeve, dergimi me dhune neper llogore,
konfiskimi i pasurise, plackitja e pasurise, shkaterimi i pasurise,
etj.
Krimi ndaj popullates civile mund te kryhet edhe ne rastet e luftes
civile, pra kur konflikti i armatosur nuk ka karakter nderkombetar.
Viktime e kesaj vepre eshte popullata civile. Mbrojtja penalo-
juridike i perfshin te gjithe personat civil qe gjenden ne lufte, pra
edhe shtetasit e huaj edhe personat pa shtetesi.
Kete veper mund ta kryejne personi i cili urdheron dhe personi i
cili nderrmer veprim. Personi i cili urdheron duhet te jete person
zyrtar,pra ne ndonje pozite zyrtare, ndersa personi i cili nderrmer
veprim mund te jete ushtar, polic, apo pjestar i ndonje organizate
administrative qe gjendet ne konflikt si dhe cdo person qe gjindet
ne sherbim te tyre.
Dallimi mes gjenocidit dhe kesaj vepre eshte se gjenocidi kryhet
ndaj nje grupi te caktuar, ndersa ky krim kryhet ndaj nje apo me
shume personave. Pervec kesaj dallim tjeter eshte se gjenocidi
mund te kryhet edhe ne kohe paqe, ndersak krimi ndaj popullates
civile kryhet vetem gjate kohes sa zgjat konflikti i armatosur.
31.
P-36. Krimi iluftes kunder te plagosurve dhe te semurve -
POPO
Konsiderohet se kryhet kjo veper ne rastet e veprimeve dhe te
sjelljeve jonjerezore ndaj te plagosurve dhe te semurve. Si forma
te kryerjes se kesaj vepre penale, numerohen:
Vrasjet, sjelljet jonjerezore, eksperimentet biologjike, shkaktimi i
mundimeve te medha, cenimi i integritetit trupor apo te shendetit.
Kjo veper me se shpeshti mund te kryhet me dashje direkte, por
mund te kryhet edhe me dashje eventuale. Subjekt pasiv i kesaj
vepre jane te semuret dhe te plagosurit.
P-37. Krimi i luftes kunder roberve te luftes - POPO
Kjo veper penale mund te kryhet jo vetem gjate kohes se luftes dhe
konfliktit te armatosur, por edhe pas pushuarjes se ketyre gjendjeve
, gjate tere kohes derisa roberit e luftes gjenden ne pushtetin e
shtetit i cili i ka zene rob.
Kjo ka ndodh edhe ndaj qindra shqiptareve te Kosoves qe jane
mbajt per tri vite ne burgjet e Serbise.
Kjo veper penale konsiderohet se kryhet kur dikush duke i shkelur
te drejtat nerkombetare pas perfundimit te luftes apo konfliktit te
armatosur urdheron apo kryen shtyerjen e paarsyeshme te lirimit
te roberve te luftes apo te personave civil, denohet me burgim prej
6 muaj deri ne 5 vjet.
Ligji parasheh tri forma te kesaj vepre penale;
1) sulmet e renda ne jeten, trupi e te zenit rob
2) detyrimi qe te sherbejne ne forcat e armatosura te armikut
dhe
3) privimi nga e drejta ne gjykim te drejte dhe te paanshem.
P-38. Veprat penale kunder jetes se njeriut dhe trupit - POPO
Keto vepra jane nje nder inkriminimet me te rendesishme. Me keto
vepra nenkuptojme veprat penale me te cilat personi privohet nga
32.
jeta apo ishkaktohet lendim trupor. Pasoja te ketyre veprave mund
te jete demtimi apo rrezikimi.
Veprat penale me te cilat demtohet (asgjasohet) jeta dhe trupi i
njeriut ndahen ne dy grupe:
Ne grupin e pare bejne pjese:
1) vrasja (neni 30);
2) vrasja ne afekt (neni 33);
3) vrasja nga pakujdesia (neni 34);
4) ngashnjimi dhe ndihma ne vetevrasje (neni 36);
5) dhe nderpreja e palejuar e shtatzanise (neni 37).
Ne grupin e dyte bejne pjese:
1) plagosja e rende (neni 38);
2) plagosja e lehte (neni 39);
3) pjesemarrja ne rrahje (neni 40);
4) rrezikimi me mjet te rrezikshem gjate rrahjes ose grindjes
(neni 41);
5) lenja ne rrezik (neni 42);
6) braktisja e personit te paafte (neni 43)
7) mosdhenia e ndihmes (neni 44).
P-39. Vrasja - PO
Vrasja prej menyres se kryerjes , motiveve dhe personit qe eshte
privuar nga jeta, ligji njeh tri lloje te vrasjeve;
1). Vrasje e rendomte; 2) Vrasje e kualifikuar; dhe 3) Vrasje e
e privilegjuar.
Vrasja ne menyre mizore – Me vrasje ne menyre mizore kemi te
bejme ne rastet kur kryesi, me qellim, nderrmer aso veprime te
cilat i shkaktojne dhembje te medha fizike dhe psikike viktimes,
dhembje keto qe i tejkalojne dhembjet qe zakonisht shkaktohen
gjate vrasjeve.
Elementi objektiv qendron ne te shkaktuarit e mundimeve dhe
dhembjeve, ndersa elementi subjektiv eshte vetedija, deshira qe te
shkaktohen keto dhembje.
Vrasja ne menyre dinake – Elementi objektiv ne kete veper eshte
se kryesi vepron ne menyre te fshehte, ndersa elementi subjektiv
33.
qendron se vrasjakryhet ne menyre dinake, mashtruese, jo te
sinqerte. Kjo vrasje mund te kryhet vetem nga dashja direkte.
Vrasja kur rrezikohet jeta e ndonje personi tjeter – Vrasja e
ketille konsiderohet kur kryesi per te kryer veperen e tille, perdor
aso mjete ose vepron ne aso rrethana me c rast ve ne rrezik jeten
edhe te ndonje personi tjeter. Fajesia per kete mund ti ngarkohet
kryesit nese ka qene i vetedijshem per rrezikshmerine e permendur
dhe nese e ka deshiruar ate, apo nese ka qene i vetedijshem per
kete rrezikshmeri dhe eshte pajtuar me ate, pra nga dashja direkte
dhe eventuale.
Vrasja per interes – Me kete veper kuptojme pretendimin e
paskrupullt egoist qe te fitohet pasuri. Kjo vrasje ekziston kur ajo
kryhet me qellim te fitimit te ndonje dobie materiale.
Vrasja me qellim te kryerjes ose fshehjes se ndonje veper tjeter
penale – Kjo vrasje mund te kete dy forma:
Forma e pare eshte kur kryesi e privon dike nga jeta me qellim qe
te bej te mundshme kryerjen e vepres tjeter penale.
Forma e dyte e kesaj vrasjeje konsiderohet nese kryesi e privon
nga jeta dike me qellim qe te pengoj zbulimin e vepres penale qe e
ka kryer me pare ose qe eshte duke e kryer.
Vrasja nga motive te tjera te uleta – Me motive te uleta
kuptojme motivet qe jane ne kundershtim te rrepte me rregullat
socialo-etike dhe per to kryesi qortohet ashper ne aspektin
moral.Vrasje e tille mund te jete vrasja me qellim te evitimit te
pengeses per te vazhduar dashurine, etj.
Vrasja e personit ushtarak ose zyrtar gjate ushtrimit te detyres
se tij – Kjo vrasje ekziston kur dikush e privon nga jeta personin
zyrtar apo ushtarak gjate kohes sa ai e ushtron detyren e tij. Ne
pikpamje te fajsise kryesi gjithmone vepron me dashje.
Vrasja me dashje e shume personave – Me kete vrasje kuptojme
kur kryesi vret dy apo me shume persona. Keto vrasje duhet te
kryhen nga dashja. Per shkak te rrethanave vecanerisht lehtesuese
ne te cilat kryhen disa vrasje, ato kosniderohen si te privilegjuara.
Si vrasje te privilegjuara numerohen vrasja ne afekt; vrasja nga
pakujdeisa; dhe vrasja e foshnjes gjate lindjes.
34.
Vrasja ne afekt– apo qe ndryshe quhet edhe vrasje e provokuar
ekziston kur kryesi pa fajin e tij eshte vene ne nje tronditje te forte
psikike per shkak te sulmit apo fyerjes se rende nga ana e te vrarit.
Tek vrasja ne afekt duhet te permbushen keto kushte:
a) qe vrasja te jete kryer ne nje tronditje te forte psikike
b) qe kryesi pa fajin e tij te kete rene ne nje gjendje te tille
c) qe vrasja te jete kryer ne afekt.
Vrasja nga pakujdesia – konsiderohet nese dikush eshte privuar
nga jeta per shkak te pakujdesise se kryesit te vepres. Kjo veper
konsiderohet si forme e lehte e vrasjes per shkak te formes se fajit
me te cilin kryhet.
Vrasja e foshnjes gjate lindjes – Kjo forme qendron ne privimin
e femiut nga jeta nga ana e nenes se tij gjate lindjes apo menjehere
pas lindjes gjersa zgjasin crregullimet e shkaktuara nga lindja.
Subjekt i kesaj vepre mund te jete vetem e ema. Neqoftese ketu
paraqitet edhe ndonje person i cili i ndihmon nenes ne kryerjen e
vepres, ai do te gjykohet per vrasje te rendomte apo te rende.
Viktime e kesaj vepre mund te jete vetem femiu i lindur gjalle.
Konsiderohet se crregullimet pas lindjes mund te zgjasin 24 ore.
P-40. Plagosjet trupore
Plagosjet trupore jane vepra penale me te cilat demtohet integriteti
trupor apo shendeti i personave. Varesisht prej peshes se pasojes,
ne legjislacionin tone penal njihen dy lloje te plagosjes:a) plagosje
e rende trupore; b) plaogsje e lehte trupore.
PLAGOSJA E RENDE TRUPORE – Ne ligjin tone jane parapa
kater lloje te plagosjes se rende trupore:
1)Plagosja e rende trupore e rendomte – kryhet ne keto raste:
nese nuk eshte bere rrezikimi konkret per jeten e te demtuarit por
ka ekzistuar vetem rreziku abstract; nese eshte asgjesuar apo
pergjithmone eshte demtuar nje pjese e trupit apo ndonje organ i
njeirut; nese te demtuarit i shkaktohet paaftesia per pune por jo
kronike; nese demtohet shendeti rende por jo ne menyre kronike;
nese pasoja ka shkaktuar deformitet por qe nuk paraqet shemtim.
35.
2)Plagosja trupore vecanerishte rende – kryhet nese shte vene
ne rrezik jeta e te demtuarit; pergjithmone eshte demtuar ndonje
pjese e trupit apo ndonje organ i rendesishem i te demtuarit;
pergjithmone eshte shkaktuar paaftesia per pune e te demtuarit;
pergjothmone eshte demtuar shendeti i njeriut; dhe pergjithmone
eshte shkaktuar shemtimi i njeriut.
3)Plagosja e rende trupore e kualifikuar me pasoje te vdekjes –
kjo veper konsiderohet se eshte kryer nese per shkak te plagosjes
se redne shkaktohet vdekja e te demtuarit.
5)Plagosja e rende trupore ne afekt – konsiderohet se eshte kryer
ne rastet kur ndonjera nga plagosjet e renda eshte kryer ne afekt.
PLAGOSJA E LEHTE TRUPORE – Ne Ligjin tone njihen dy
lloje te plagosjeve te lehta trupore: 1) plagosja e lehte trupore e
rendomte dhe 2) plagosja e lehte trupore e rrezikshme.
Plagosja e lehte trupore e rendomte – ekziston nese: nuk eshte
rrezikuar jeta e te demtuarit; nese nuk eshte asgjesuar pergjithmone
apo ne mase te konsiderueshme ndonje pjese e trupit; nese nuk
eshte shkaktuar paaftesia kronike apo e perkohshme per pune; nese
nuk eshte shkaktuar shemtimi e as deformiteti i te demtuarit.
Plagosja e lehte trupore e rrezikshme – ekziston kur plagosja
eshte shkaktuar me arme, me mjet te rrezikshem apo me ndonje
mjet tjeter te pershtatshem qe te shkaktoje plagosje te rende.
P-41. Veprat penale kunder lirive dhe te drejtave te njeriut dhe
qytetarit - PO
Ne keto vepra hyjne 1) cenimi i barazise se qytetareve; 2) dhuna;
3) privimi i kunderligjshem i lirise; 4) nxjerrja e deklaratave me
shtrengim.
CENIMI i BARAZISE SE QYTETAREVE – konsiston ne
mohimin apo kufizimin e te drejtave te qytetareve ne baze te
dallimit kombetar, racor apo fetar. Objekt i kesaj vepre eshte
barazia e qytetareve, ndersa si subject apo si kryes i vepres penale,
36.
per shakk tenatyres se kesaj vepre mund te jete personi zyrtar, dhe
personat me autorizime te posacme ne organet e pushtetit.
DHUNA – konsiderohet se kryhet kur dikush ne menyre te
palejuar dhe me dhune ndikon ne vullnetin e personit tjeter. Dhuna
eshte perdotim i forces fizike ndaj viktimes. Gjithashtu
konsiderohet si dhune kur ndokush i jep personit kunder vullnetit
te tij mjete narkotike apo e perdor hipnozen.
PRIVIMI i KUNDERLIGJSHEM i LIRISE – ekziston kur
dikush e e mbyll tjetrin ne menyre te kunderligjshme , e mban te
mbyllur apo ne ndonje menyre tjeter ia kufizon te drejten e
qarkullimit. Objetk i kesaj vepre penale eshte liria. Kjo veper ben
pjese ne veprat penale permanente dhe mund te kryhet me dashje
direkte apo eventuale.
NXJERRJA E THENIEVE APO DEKLARATAVE ME
SHTRENGIM – kryhet nese personi zyrtar, gjate ushtrimit te
detyres we perdor dhunen, kanosjen apo ndonje mjet tjeter te
palejueshem me qellim qe te nxjerr nga deklarate nga i pandehuri,
deshmitari, eksperti apo ndonje person tjeter. Veprat mund te
kryhen ne sxecilen procedure zyrtare.
Kryes i kesaj vepre mund te jete vetem personi zyrtar i cili eshte i
autirzuar per ti marre ne pyetje personat e permendur.
Dita e peste 13 shkurt (prej 109 deri 127 f).
P-42. Veprat penale kunder nderit dhe autoritetit - PO
Nderi dhe autoriteti jane dy vlera te cilat edhe pse te vecuara nuk
mund te ndahen nga njera tjetra. Subjekt i vleres se nderit mund te
jete cdo person fizik. Lidhur me personat e vdekur konsiderohet se
ata nuk mund te jene posedues te nderit dhe autoritetit, por ne vend
te tyre per keso vepra penale mund te ngrisin padi private anetaret
e familjes.
37.
Vecori e ketyreveprave eshte se per keto vepra personi mund te
ndiqet vetem me padi private. Ne llojin e ketyre veprave
numerohen 1) fyerja; dhe 2) shpifja.
FYERJA – Perkufizohet si nje deklarate me te cilen nje person
perbuzet apo nencmohet. Me fjale te tjera i cenohet dinjiteti.
Fyerja mund te kryhet ne menyre te ndryshme:
a) me fjale (fyerja verbale) e cila mund te jete me goje apo me
shkrim
b) me vepra (fyerja reale) e cila mund te jete me peshtym,
shpulle, etj
c) fyerja me shenja apo gjeste .
Forme e rende e fyerjes konsiderohet ne rastet kur ajo kryhet me
ane te shtypit, radios, televizorit, dhe mjeteve tjera te informimit
publik, apo ne ndonje tubim publik.
Kryesit te kesaj vepre gjykata mund tia shqiptoj verejtjen
gjyqesore.
SHPIFJA – Konsiderohet nxjerrja apo perhapja e gjerave te
paverteta qe mund tia demtojne personit nderin dhe autoritetin. Pra
per te ekzistuar shpifja duhet qe gjerat te cilat thuhen te jene te
paverteta. Keto te paverteta mund ti takojne se kaluares apo te
tashmes. Kryes i kesaj vepre mund te jete cdo person. Sikurse tek
fyerja, edhe te shpifja forma me e rende e shpifjes eshte nese ajo
behet permes mjeteve te informimit apo ne ndonje tubim publik.
Edhe ne keto raste gjykata mund te shqiptoj verejtjen gjyqesore.
P-43. Veprat penale kunder dinjitetit dhe moralit - PO
Ne kete kategori te veprave numerohen 1) maredhenia seksuale me
dhune; dhe 2) maredhenia seksuale me personin e paafte.
Maredhenia seksuale me dhune – konsiderohet se kryhet ne
rastet kur mashkulli e detyron femren me te cilen nuk gjindet ne
martese ne maredhenie seksuale duke e perdor dhunen apo
kanosjen. Subjekt i kesaj vepre mund te jete vetem mashkulli.
Femra nuk mund te jete subjekt i vepres, por ajo mund te jete
vetem bashkpuntore, ndihmese apo shtytese. Dhuna e cila perdoret
tek keto vepra penale mund te jete fizike dhe psiqike.
38.
Format me terenda te ketyre veprave jane nese:
- per shkak te kesaj vepre femres i eshte shkaktuar lendim i rende
trupor apo vdekje.
- Nese e vepra eshte kryer nga shume persona.
- Nese vepra eshte kryer posacerisht ne menyre brutale apo
poshteruese.
Kjo veper penale mund te kryhet vetem me dashje dhe ketu
mjafton edhe dashja eventuale.
Maredhenia seksuale me personin e paafte – Kjo veper penale
kryhet ndaj femres se paafte me te cilin kryesi i vepres nuk jeton
ne martese. Dallimi i kesaj vepre nga maredheniet seksuale me
dhune dallon sepse ketu nuk perdoret dhuna dhe kanosja sepse tek
personat e paafte nuk ekziston rezistenca. Ne qoftese tek keto raste
perdoret edhe dhuna, atehere nuk themi se behet fjale per bashkim
te veprave penale por behet fjale vetem per vepren penale
maredhenia seksuale me dhune, ndersa paaftesia e femres merret
vetem si rrethane renduese. Kryes i kesaj vepre mund te jete vetem
mashkulli.
Pervec ketyre dy veprave, ne legjin tone penal jane parapa edhe
disa vepra te tjera si:
Vepra seksuale te detyruara; sulmi seksual; shfrytezimi seksual;
abuzimi seksual i personave me paaftesi mendore; abuzimi i
femiut; nxitja e prostitucionit; tregtimi i materialit pornografik te
femijeve; etj.
n
P-44. Veprat penale kunder pasurise.
Karakterisitke e ketyre veprave eshte se ato jane te drejtuara kah
pasuria, me qellim te perfitimit pasuror te tjetrit.
VJEDHJA – ze vend qendror ne kete grup te veprave penale.
Vjedhja konsiderohet se kryhet ne rastet kur ndokush e merr
pasurine e huaj te tundshme me qellim qe vetit apo tjetrit ti sjell
dobi pasurore te kunderligjshme. Objekt i vjedhjes mund te jete
vetem pasuria e tundshme. Per te ekzistuar vjedhja pasuria duhet te
jete e huaj. Nese sendi nuk eshte ne pronesi te askujt apo nese
39.
eshte i braktisuratehere nuk behet fjale per vjedhje. Lidhur me
fajesine kjo veper mund te kryhet vetem me dashje. Nese kryesi ia
kthen pasurine eprsonit te demtuar para se te filloj procedura nda
tij, ligji e ka parapare qe ai person mundet edhe te lirohet.
Ekzistojne disa forma te vjedhjes:
VJEDHJA E RENDE – Per tu konsideruar nje veper vjedhje e
rende, duhet ekzistuar 6 rrethana:
1). Vjedhja e kryer me thyerje ose depertim me thyerje ne
ndertesat e mbyllura, dhoma, arka, ormane, apo hapsira te tjera te
mbyllura.
2) vjedhja e kryer nga shume persona te cilet jane te bashkuar
per kryerjen e vjedhjeve.
3) Vjedhja e kryer ne menyre posacerisht te rrezikshme apo te
vrazhde
4) Vjedhja e kryer nga personi i cili me vete ka pas arme apo
mjet te rrezikshem per sulm apo per mbrojtje.
5) Vjedhja e kryer gjate kohes se vershimeve, zjarrit, termetit
apo fatkeqesive te ngjajshme.
6) Kryerja e e vjedhjes duke shfrytezuar paaftesine apo gjendjen
teper te rende te personit tjeter.
Tek keto vepra rrethane e posacme renduese paraqitet nese vlera e
sendeve te vjedhura eshte e madhe. Lidhurn me fajsine, kjo veper
kryhet me dashje.
VJEDHJA GRABITCARE – Ekziston ne rastet kur personi i
hasur ne vjedhje duke vjedh e perdor dhunen apo kanosjen se aty
per aty do ta sulmoj jeten apo trupin me qellim qe sendin e vjedhur
ta mbaj. Kjo vjedhje dallohet nga vjedhja e rendomte sepse ketu
perdoret dhuna apo kanosja per tu mbajtur sendi i vjedhur. Kjo
veper kryhet me dashje.
GRABITJA – Konsiderohet se kryhet ne rastet kur vjedhja kryhet
duke e perdor dhunen apo kanosjen se aty per aty do tia sulmoj
jeten apo trupin me qellim qe te pervetsoj pasuirne e cila vetit apo
tjetrit ti sjell dobi pasurore te kunderligjshme. Sikurse vjedhja
grabitcare edhe kjo veper eshte e rpebere sepse perbehet nga
vjedhja dhe dhuna apo kanosja.
40.
RASTET E RENDATE VJEDHJES GRABITQARE DHE TE
GRABITJES – Keto forma ekzsitojne ne rastet kur gjate kryerjes
se ketyre veprave ndonje personi i eshte shkaktuar me dashje
lindimi i rende trupor apo nese me dashje ndonje person eshte
privuar nga jeta.
SHPERDORIMI i PASURISE SE HUAJ – Kjo veper penale
kryhet kur dikush e pervetson sendin e huaj te tundshem te cilin e
posedon ne menyre te ligjshme.
Si forme e rende e kesaj vepre ekzisotn kur kete veper e kryen
kujdestari. Kjo veper kryhet me dashje .
MASHTRIMI – Kryhet ne rastet kur dikush duke i rpezentuar
faktet e rrejshme apo duke i mshefur faktet, e sjell tjetrin ne lajthim
apo e mban ne lajthim me crast e shtyen qe te nderrmer ndonje
veprim ne dem te pasurise se vet apo te huaj, e me qelim te
pervetesimit pasuror ne menyre te kunderligjshme. Kjo veper
zakonisht kryhet me dashje direkte.
Kjo veper i ka dy forma:
1) mashtrim me qellim te perfitimit pasuror te kunderligjshem;
dhe
2) mashtrim me qellim te shkaktimit te demtimit te pasurise se
tjetrit.
P-45. Veprat penale kunder ekonomise - PO
Mosrespektimi i masave te intervenimit te shtetit te cilat jane
percaktuar me ligj, paraqesin vepra penale kunder ekonomise. Ne
keto vepra hyjne:
Veprimtaria e pandergjegjshme ne ekonomi – mund ta kryej
personi pergjegjes ne personin juridik ne rastet kur e shkel ligjin,
edhe pse ka qene i vetedijshem per pasojen. Kjo veper mund te
perfshij nje zingjir te tere te sjelljeve te pandergjegjshme . Vepra
konsiderohet se eshte kryer nese shkaktohet pasoja ndaj personit
juridik. Kryes i kesaj vepre mund te jete vetem personi pergjegjes
ne personin kuridik. Ndersa sa i perket fajesise, kjo veper kryhet
me dashje apo nga pakujdesia.
41.
Shkaktimi i falimentimit– kryhet nese personi pergjegjes me
sjelljet e veta joadekuate e sjell nderrmarjen apo personin juridik
ne falimentim. Lidhur me fajesine, kryesi kete veper e kryen me
dashje apo nga pakujdesia.
Fshehja e tatimit – kryhet kur dikush me qellim jep te dhena te
rrejshme per te ardhurat e tij apo per pasurine e tij me qellim qe ti
shmanget paguarjes se tatimit e nga i cili tatim varet buxheti i nje
shteti.
Si forme e rende e kesaj vepre, sipas projektligjit tone konsiderohet
nese shuma e obligimit i cili nuk paguhet eshte me e madhe se
30.000 dm. Kjo veper kryhet me dashje direkte apo eventuale.
P-46. Veprat penale kunder rendit publik dhe qarkullimit
juridik
Keto vepra ndahen ne:
1) vepra penale kunder organeve te administrates shteterore.
2) vepra penale kunder rendit publik dhe qetesise.
3) vepra penale kunder qarkullimit juridik.
Veprat penale kunder organeve te administrates shteterore –
Ne keto vepra hyjne rastet kur pengohet puna e personit zyrtar qe
te kryej ndonje veprim zyrtar duke e perdor dhunen apo kanosjen;
heqja apo demtimi i vules apo shenjes zyrtare; sulmi ndaj personit
zyrtar gjate ushtrimit te detyres se sigurimit, etj.
Poashtu ne kete grup hyjne edhe rastet e padegjueshmerise ndaj
vendimeve dhe urdheresave te organeve te pushtetit. Pastaj hyjne
edhe veprat penale te uzurpimit te funksioneve te organeve te
pushtetit.
Veprat penale kunder rendit publik dhe te qetesise –Me rend
publik dhe qetesi kuptohet siguria juridike dhe siguria e qytetareve.
1.Veprat penale kunder qetesise publike jane te drejtuara kunder
qetesise dhe sigurise se qytetareve. Ne kete grup hyjne : bashkimi
kriminal, mbajtja e armeve pa leje dhe te materieve plasese,
furnizimi me arme me qellim tekryerjes se vepres penale; etj.
42.
2. Veprat penalekunder rendit publik –hyjne posedimi apo
shfrytezimi pa leje i radiostacionit; sjellja huligane; luajtja bixhoz;
demtimi i varreve, etj.
3.Veprat penale kunder qarkullimit juridik- kane te bejne me
falsifikimin e parave, letrave me vlere, simboleve me te cilat
shenohen sendet e caktuara, etj.
Kjo veper mund te kryhet ne tri forma: me mbarim te dokumentit,
ndryshim te dokumentit te vertete; dhe perdorim te dokumentit te
rreme apo te ndryshuar si te vertete.
Si forme e rende e kesaj vepre eshte falsifikimi i dokumentit
publik, testamentit, kambialit, cekut, regjistrat publik apo zyrtare,
etj.
P-47. Veprat penale kunder detyres zyrtare
Keto vepra zakonisht kryhen gjate ushtrimit te detyres zyrtare. Ne
keto vepra numerohen:
Keqperdorimi i pozites zyrtare apo autorizimit zyrtar – behen:
duke e shfrytezuar poziten zyrtare apo autorizimet; duke i tejkaluar
autorizimet zyrtare; dhe duke mos i ushtruar detyrat zyrtare.
Kryes i kesaj vepre mund te jete personi zyrtar, personi pergjegjes
ne organizaten punuese apo personi tjeter juridik. Forme e rende e
kesaj vepre konsiderohet nese me rastin e kryerjes se kesaj vepre
shkaktohet dem i konsiderueshem, e ky dem kosniderohet nese
kalon vleren mbi 5.000euro e si forme e rende mbi 10.000euro.
Mashtrimi ne detyre – kryhet ne rastet kur personi zyrtar me
qellim qe vetin apo tjetrit ti sjelle pasuri te kunderligjshme, paraqet
llogari te rreme apo ne menyre tjeter e ve ne lajthim personin e
autorizuar. Kryes i kesaj vepre eshte vetem personi zyrtar. Lidhur
me fajsine kjo veper kryhet vetem me dashje.
Forme e rende paraqitete nese me pagesen e kunderligjshme eshte
realizuar fitim pasuror mbi 5.000 euro e si forme me e rende mbi
10.000 euro.
Marrja e ryshfetit – Ryshfeti eshte unaza me e forte midis
korupsionit dhe kriminalitetit. Marrja e mitos paraqitet ne tri
forma: korupsion i drejte pasiv; korupsioni jo i drejte pasiv; dhe
korupsioni imepastajme pasiv.
43.
Korupsioni i drejtepasiv kryhet kur personi zyrtar publik kerkon
apo merr dhurate ose ndonje perfitim tjeter per vete apo per tjetrin
Korupsioni jo i drejte pasiv kryhet kur zyrtari publik kerkon apo
merr dhurate per vete apo tjetrin dhe per kete kryen ndonje pune ne
kuader te azutorizimeve te veta, e te cilin autorizim nuk guxon ta
kryej.
Korupsioni i mepastajm pasiv kryhet kur personi zyrtar kerkon apo
merr dhurate pas kryerjes se vepres ne baze te autorizimeve te tij e
te cilin veprim nuk ka guxuar ta kryej.
Dhenia e ryshfetit – konsiston ne dhenien e dhurates apo kur i
premtohet se do ti ipet dhurate apo ndonje perfitim tjeter. Kryes i
kesaj vepre mund te jete cdo person.
Zbulimi i sekretit zyrtar – kryhet ne rastet kur personi zyrtar pa
autorizim i kumton tjetrit apo i dorezon tjetrit te dhena qe
paraqesin fshehtesi . Objekt i kesaj vepre jane te dhenat qe
paraqesin secret zyrtar. Lidhur me fajesine kjo veper penale mund
te kryhet me dashje por edhe nga pakujdesia. Kur kryhet nga
pakujdesia, kryesi denohet me lehte.
Falsifikimi i dokumentit zyrtar – kryhet kur personi zyrtar ne
dokumkentin zyrtar shenon te dhena apo shenime te rreme, apo me
nenshkrimin apo vulen e vet e legalizon dokumentin me te dhena e
shenime te paverteta. Rasti i trete eshte kur personi zyrtar me
vetedije e perdor dokumentin zyrtar te rreme , d.m.th. me te dhena
po shenime te rreme.
Kjo veper mund te kryhet vetem me dashje.
P-48. Veprat penale kunder sigurise ne komunikacion publik -
PO
Pasoje e ketyre veprave eshte shkaktimi i rrezikut per jeten, trupin
apo pasurine me vlere te madhe. Ketu hyjne rrezikimi i
komunikacionit dhe rrezikimi i komunikacionit publik per shkak te
dehjes.
Rrezikimi i komunikacionit publik– Kjo veper i referohet
komunikacionit ne rruge, hekurudhe, uje, me tramvaj, trolebus ose
komunikacion me leteferik. Rrezikimi i komunikacionit rrugor
44.
konsiderohet se kryhetkur pjesemarresi ne rruge nuk i permbahet
dispozitave te transportit publik dhe me kete e rrezikon
komunikacionin publik duke e sjell ne rrezik jeten e njerezve apo
pasurine me permasa me te medha. Nuk konsiderohet se ekzisotn
kjo veper nese eshte shkaktuar me traktor, apo ndonje makine
tjeter bujqesore ne livadh apo are. Lidhur me fajesine, kjo veper
mund te kryhet nga dashja dhe pakujdesia.
Rrezikimi i komunikacionit publik per shkak te dehjes –
drejtimi i automjetit ne gjendje te dehur poashtu konsiderohet si
sjellje kunder dispozitave ne komunikacion publik. n
Pra per kete veper duhet plotesuar disa kushte:qe automjeti te
drejtohet nen ndikimin e alkoolit apo mjeteve te tjera joshese; qe
per shkak te kesaj gjendjeje vozitesi duhet te jete haptas i paafte
per vozitje te sigurte; dhe qe me kete te vehet ne rrezikjeta apo
trupi apo pasuria me vellim te madh. Kjo veper mund te shkaktohet
vetem ne komunikacionin rrugor. Konsiderohet se vozitesi eshte ne
gjendje te dehur nese ne gjak ka me teper se 0,5 promila te
alkoolit. Keto te dhena konstatohen me analizen e gjakut dhe te
urines.
Si substanca joshese numerohen drogat dehese dhe substanca tjera
qe ndikojne ne sistemin nervor te personit.