SlideShare a Scribd company logo
1 of 20
E-dini




         Shoqërimi me vajza

         (Faza paramartesore)

Të shumtë janë ata të rinj dhe të reja të cilët
dëshirojnë dhe kanë krijuar lidhjet e tyre me
seksin e kundërt.
Lidhjet që synojmë në trajtimin e kësaj teme
janë lidhjet dashurore mes një djali dhe një
vajze. Janë ato lidhje ku si djali ashtu dhe vajza
ndjejnë simpati dhe e shohin njëri-tjetrin si gjënë
më të shtrenjtë në jetë. Janë ato lidhje ku si djali
dhe vajza e konsiderojnë veten si të fejuar dhe
kanë vendosur që në një kohë të ardhme t’a
kurorëzojnë këtë lidhje me martesë.
Lidhje të tilla janë përhapur shumë mes të rinjve
dhe të rejave, saqë edhe ata të rinj dhe të reja
që nuk kanë lidhje të tilla, të paktën e urojnë dhe
i dëshirojnë.
Vendi ku lindin dhe krijohen lidhje të tilla janë
institucionet e arsimit si shkollat, universitetet
etj...

                         1
E-dini




Një vend tjetër ku krijohen këto lidhje janë dhe
vendet ku zakonisht familjet kalojnë pushimet
verore. Ato krijohen dhe me anë të telefonit.
Kurse mënyra më e përhapur dhe e lehtë është
ajo nëpërmjet internetit dhe chatit.
Një fenomen i tillë ka filluar të përhapet sidomos
këto gjashtëdhjetë vitet e fundit.

Hallall apo haram?
Vallë si gjykohet në islam lidhjet mes një
mashkulli dhe një femre? Padyshim që lidhje të
tilla në islam konsiderohen haram, të
palejueshme. Dhe kjo sipas vetë Kuranit
famëlartë. Në Kuran këto lidhje përmendet dy
herë, një herë për femrat dhe një herë për
meshkujt.
Po përse konsiderohet haram? Përse islami e
konsideron të papranueshme dhe haram këtë
ndjenjë kaq të bukur? A nuk është vetë Zoti ai
që më ka pajisur mua dhe këdo tjetër me këto
ndjenja? A nuk është diçka e bukur t’a duash
dikë dhe të të dojë dikush?
Unë nuk dua t’a argumentoj qëndrimin e islamit
vetëm me ajetet e Kuranit dhe thëniet e Profetit

                        2
E-dini




a.s. edhe pse këto janë boshti i këndvështrimit
islam të këtyre lidhjeve.
Unë fillimisht dua të trajtoj shkaqet dhe pasojat e
këtyre lidhjeve.

Shkaqet.
Vallë cilat janë shkaqet që i shtyjnë të rinjtë dhe
të rejat të krijojnë lidhje dashurie mes tyre?
Në një anketim të bërë me të rinj mbi shkaqet që
i shtyjnë të rinjtë të krijojnë lidhje dashurore me
seksin tjetër përgjigjet ishin nga më të
ndryshmet. Kështu, një vajzë u përgjigj se ishte
nevoja për t’u ndjerë e dashur dhe e respektuar.
Një vajzë tjetër mendonte se ishin zhvillimet dhe
përparimi në të gjithë sferat e jetës, gjë e cila
krijonte kushte më të përshtatshme për njohjen
dhe lidhje mes dy sekseve. Një i ri mendonte se
janë pikërisht problemet që të rinjtë kanë me
familjet dhe paralelisht me këtë dobësimi i
besimit. Një vajzë e re mendonte se ndonjëherë
këto lidhje bëhen duke dashur të imitojnë
bashkëmoshatarët e tyre perëndimorë. Një tjetër
mendonte se këto lidhje krijohen si pasojë e
kohës së lirë. Një e re mendonte se disa e bëjnë

                         3
E-dini




për t’u dëfryer dhe argëtuar. Një i ri mendonte se
një nga shkaqet është dhe vështirësitë për t’u
martuar. Një e re mendonte se një ndër shkaqet
që e shtyjnë një të ri drejt krijimit të lidhjeve me
një femër është që të provojë burrërinë e tij. E
njëjta gjë ndodh dhe me femrën. Një e re
mendonte se një shkak i fuqishëm është dhe
ndikimi që ka kultura perëndimore që përcillet
tek me anë të mediave të lira. Programet, filmat,
telenovelat etj... të cilat i kushtojnë një rëndësi të
veçantë lidhjeve mes dy sekseve janë të
shumtë. Një e re mendon se shumë të rinj
shtyhen dhe nga kureshtja dhe dëshira për të
provuar diçka të re.
Në një anketim tjetër i bërë në internet, votuan
4.054 djem dhe 4.600 vajza. Mbi 32 % e djemve
mendonin se shkaku i krijimit të lidhjeve mes dy
sekseve ishte koha e lirë dhe argëtimi. 12 % prej
tyre mendonin se ishte thjesht dëshira për t’u
ndjerë të dashuruar. 9 % mendonin martesën,
kurse dëshira për të shfryrë epshin zinte 38 %,
shkaqe të tjera 8 %.
Mendoj se këto përqindje janë një goditje e fortë
për çdo vajzë që shoqërohet me një djalë.

                          4
E-dini




Shumica e djemve, sipas anketimit, krijojnë
lidhje thjesht për të shfryrë epshet e tyre.
A e shikon o motër se përse kërkojnë të krijojnë
lidhje me ty shumica e djemve? Kurrë mos u
mashtro nga fjalët e bukura dhe premtimet për
martesë.

Tani le të shohim mendimet e vajzave mbi
shkaqet dhe faktorët që i shtyjnë për t’u
shoqëruar me djem. E habitshme është se 33 %
e vajzave mendonin që një ndër shkaqet që ato
shoqërohen me djem është koha e lirë dhe
argëtimi, kurse për martesën votuan 22 % e
vajzave. Dashuria zinte 19 % të votave, shuarja
e epsheve zinte 11 %, shkaqe të tjera 12 %.
Para këtij anketimi unë mendoja që 90 % e
vajzave do të votonin për martesën, por
rezultatet më befasuan. Edhe pse në pamje të
parë duket sikur ka dallim mes faktorëve që i
shtyjnë djemtë dhe vajzat, përqindjet nuk janë
shumë të largëta. Duket qartë që edhe vajzat
tashmë tërhiqen drejt lidhjeve me seksin
mashkull thjesht për t’u argëtuar dhe kaluar
kohën.

                        5
E-dini




Përse lidhjet mes dy gjinive janë haram?
Unë do të flas mbi eksperiencën time dhe
rrëfimet që kam dëgjuar nga të rinj dhe të reja
gjatë shumë viteve. Unë kam bërë një sondazh
në disa universitete, në atë Amerikan dhe në
universitetin e Ajnu Shems. Mbi 95 % e të
intervistuarve mendonin se vetëm një përqind e
lidhjeve paramartesore përfundojnë me martesë.
Kështu, 99 % e lidhjeve paramartesore mes të
rinjve, nuk përfundojnë me martesë.
Ajo që ndodh me vajzën është se pas një
historie dashurie dhe plot romancë, i thyhet
zemra nga kjo ndarje. Ajo ndihet e lënduar, e
rrënuar shpirtërisht dhe qan me dënesë. Të
gjithë ëndrrat që kishte thurrur gjer atëherë, i
shikon të rrënohen kur i dashuri i saj i thotë që e
ka të pamundur të vazhdojë më tej dhe kërkon
të ndahet.
Gjatë adoleshencës si djali ashtu dhe vajza nuk
shohin tek njëri-tjetri veçse anët pozitive. Secili e
sheh tjetrin si më të mirin, jetojnë më së shumti
në imagjinatë dhe nuk i dallojnë dot të metat e
partnerit. Gjatë adoleshencës parteri shihet si

                          6
E-dini




diçka i shenjtë dhe i pa të meta. Por me t’a
kaluar këtë fazë, me të filluar të piqen të dy,
fillojnë të mendojnë ndryshe dhe të zbulojnë të
metat e njëri-tjetrit.
Nëse nga një ndarje e padëshiruar vuajnë dhe
djemtë, vallë a mund të përshkruhet vuajtja e
vajzës?
Zoti i ka bërë haram këto lidhje, me qëllim që të
mos thyhesh dhe mos lëndohesh o motër. Kjo
thyerje, zhgënjim dhe braktisje është shumë e
rëndë për vajzësn. Zoti kërkon që të mos e
lëndojë anën emocionale tënde o motër, prandaj
duro sa të martohesh. Ruaje veten nga
zhgënjimi dhe lëndimi.
Nëse i lexon këto fjalë dhe sheh se 99 % e
lidhjeve nuk përfundojnë me martesë, mos i
prano këto lidhje derisa të martohesh. Mos bjer
pre e epsheve dhe premtimeve mashtruese.
Përveç zhgënjimit, lëndimit, lotëve, rrënimit etj...
që përjeton vajza kur braktiset nga djali, ajo
përballet dhe me një problem tjetër, por këtë
herë pas martese. Psikologët pohojnë se 70 –
75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve
para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka

                         7
E-dini




pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është
martuar, bën krahasime mes djalit që donte më
parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i
pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet
gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka
angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk
kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të
qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer
me xhel, etj...
Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin,
edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me
çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me
ish të dashurin e saj.
Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i
padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka
kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë
përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore
ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu
fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të
martuar.
E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para
martese ka njohur katër pesë vajza, por tani
është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes
gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë,

                         8
E-dini




pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që
njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të
mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur...
Padyshim që ky krahasim është i padrejtë.
Më e keqja është nëse kjo vajzë që tashmë
është martuar, akoma i ruan ndjenjat për djalin
që ka dashur para martese. Kjo është fatkeqësia
më e madhe në jetën bashkëshortore, pasi
është tradhëti me mendje.
Për katër apo pesë vite që ndoshta do të
përjetosh lumturi dhe dashuri, ti o motër do të
vuash për tridhjetë apo më shumë vite.
Nw njw sondazh tw zhvilluar nw internet, shumw
burra dhe gra tw martuar, pohonin se problemet
mw tw rwnda me bashkwshortwt/tet e tyre
buronin ngaqw para se tw martoheshin, kishin
pasur lidhje jashtwmartesore.
Për gjithçka që përmendën, Zoti i porosit femrat
që të mos pranojnë gjithësesi të krijojnë lidhje
jashtëmartesore në rini. Këtë ai e ka përmendur
në suren Nisa (Grave). Thotë Zoti në këtë
sure:”Jepuni dhuratat si është e zakonshme për
gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të
fshehta, e që jetojnë me dashnorë.” (Nisa 25)

                        9
E-dini




Kurrë mos ia lejo vetes të jesh e dashura e
dikujt. Kurrë mos ia lejo vetes të shoqërohesh
me djem. Kurrë mos ia lejo vetes të biesh pre e
epsheve të tyre të shfrenuara. Këtë ndalesë Zoti
e përsërit dy herë në të njëjtën sure.
Problemi tjetër qëndron në faktin se ti o motër
dhe o vëlla ke tradhëtuar dhe prindërit e tu.
Thotë Profeti a.s:”Ditën e Kijametit, do të
ngrihen flamuj për të gjithë tradhëtarët dhe
mashtruesit. Në këtë flamur, është shkruar:”Kjo
është tradhëtia e filanit”
Në këtë flamur do të jetë shkruar emri yt o motër
dhe o vëlla. Aty do të jetë shkruar:”Kjo është
filania që tradhëtoi prindërit në rininë e saj.”
Më ka ndodhur një herë që kur i përmenda një
vajze hadithin e mësipërm, ajo ma ktheu:”Jo,
unë nuk po i tradhëtoj prindërit pasi mamaja e
din që unë jam e lidhur me një djalë. Madje
është mamaja ajo që më ka nxitur të lidhem dhe
më ka kërkuar që të mos i tregoj babait.”
Në këtë mënyrë kjo nënë ia ka ulur vlerat vajzës
së vet. Një vajzë e tillë shihet si diçka e lirë në
sytë e të rinjve. Veç kësaj, ti o nënë ke
përdhosur dhe respektin e burrit tënd dhe babait

                        10
E-dini




të vajzës. Nëse kjo lidhje e vajzës tënde
dështon, në sytë e saj ti do të shihesh si shkaku
i këtij dështimi.
“Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e
pasme (siç bënin paganët para Islamit), por
mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat.
Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë
Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (Bekare
189)
Mos kërko t’a arrish kënaqësinë në rrugë haram.
Mos hap sytë në vebsitet me përmbajtje
pornografike, mos kërko lidhje haram nëpërmjet
chatit, jo nëpërmjet mesazheve me celular...
Nëse e don dikë, shko kërko dorën e saj dhe
martohu.

Zanafilla e lidhjeve paramartesore.
Duke qenë se Zoti i madhëruar është Krijuesi i
njeriut, Ai e din më mirë si funksionon ky njeri
dhe nevojat e tij. Vetë Zoti e ka pajisur njeriun
me ndjenjën e dashurisë, ku çdo njeri ka një
masë të caktuar. Kjo dashuri duhet të derdhet
diku. Kështu, islami ka caktuar martesën e
hershme me qëllim që një pjesë e dashurisë të

                        11
E-dini




derdhet në këtë lidhje bashkëshortore. Veç
kësaj, islami ka caktuar dhe obliguar dashurinë
për Zotin, për të dërguarin e tij, dashurinë për
atdheun, për islamin, dashurinë për të ftuar në
rrugë të Zotit, për vëllazërinë në islam etj...
Por ajo që ka ndodhur, është se sot e gjithë
dashuria është përqendruar dhe e kanë derdhur
në marrëdhëniet jashtëmartesore. Nuk ka as
dashuri për Zotin, as për Profetin a.s, as për
familjen, as për vëllazërinë në fe... Ideja e
imitimit të shoqërive perëndomore sundon dhe
dominon mendjen e çdo të riu dhe të reje.
Sot shohim të prodhohen me mijëra këngë dhe
videoklipe, të cilat flasim vetëm për një gjë të
vetme, dashurinë dhe lidhjet jashtëmartesore.
Të shumta janë këngët, filmat, telenovelat,
historitë... mbi lidhjet e një djali me një vajzë.
Sikur në këtë jetë nuk ka asgjë tjetër për të cilën
të flitet, përveç dashurisë jashtëmartesore.
Padyshim që ide të tilla janë të importuara nga
perëndimi. Atje, me të mbushur djali dhe vajza
tetëmbëdhjetë vjeç, gëzojnë pavarësi të plotë
nga familja. Nëse duan, atyre mund t’ju ofrohet
dhe një shtëpi ku të bashkëjetojnë me njëri-

                         12
E-dini




tjetrin si të dashur dhe partnerë. Mes tyre nuk
ekziston anjë marrëveshje, thjesht kënaqin njëri-
tjetrin. Ata vazhdojnë kështu derisa të mërziten
nga njëri-tjetri dhe të ndahen për të gjetur dikënd
tjetër. Vetëm një përqindje e vogël ka shansin
dhe fatin të martohen pas një bashkëjetese
kushedi sa vjeçare.
Gjatë bashkëjetesës, atyre mund t’ju lindin dhe
fëmijë dhe këto fëmijë i mbeten nënës, nëse
babai i fëmijës i braktis. Këto nëna në perëndim
quhen single mother (nëna beqare). Me t’u
ndarë nga i dashuri i saj, kjo nënë fillon të
kërkojë një tjetër që të kujdeset për të dhe
fëmijën e saj. Një përqindje e madhe e
perëndimorëve bëjnë një jetesë të tillë.
Nëse do të imitosh perëndimin dhe nuk dëshiron
të dëgjosh porositë e Zotit në Kuran, patjetër që
do të vuash o motër dhe o vëlla. Zoti të ka
urdhëruar ty o motër të jesh e:” ndershme, e jo
imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me
dashnorë.” (Nisa 25)
Të ka këshilluar dhe urdhëruar dhe ty o vëlla me
fjalët:”Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga
dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit),

                        13
E-dini




por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat.
Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë
Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (Bekare
189)
Lidhjet jashtë martesore e largojnë bereqetin,
harmoninë, mirëshkuarjen, dashurinë...
bashkëshortore dhe familjare. Dhe e kundërta
është e vërtetë.
Një i ri që studionte në vitin e tretë në fakultetin
e inxhinierisë, ishte lidhur me një vajzë dhe të dy
duheshin shumë. Kohët e fundit ai filloi të ndjejë
simpati për fenë dhe islamin, gjë e cila i shtohej
çdo ditë. Një ditë, ai u takua me vajzën që e
donte shumë dhe i tha:”Unë të dua shumë dhe
për të mbaruar fakultetin më mbeten dhe tre vite
të tjera. Gjatë këtyre viteve unë dua që t’i
ndërpresim lidhjet me njëri-tjetrin. Me qëllim që
t’i ruajmë lidhjet derisa të martohemi, unë do të
caktoj motrën e cila do të kontaktojë me ty gjatë
kësaj kohe. Me të përfunduar universitetin, do të
vij të kërkoj dorën tënde në shtëpi.”
Dhe ashtu ndodhi, për tre vite ai nuk e takoi fare.
Shumë e vështirë, por ai e arriti. Tashmë ai
është martuar me atë vajzë që donte dhe Zoti u

                         14
E-dini




ka falur pesë fëmijë. Tregon ai vetë:”E dua
gruan time, siç e kam pas dashur kur ishim në
universitet, ndoshta dhe më shumë. As lindja e
pesë fëmijëve dhe as vitet që kanë kaluar, nuk e
kanë shuar apo dobësuar këtë dashuri.”
Kush i frikësohet Zotit në rini, ia kompenson dhe
i jep bereqet në jetën familjare dhe
bashkëshortore. Nëse dëshiron një jetë
bashkëshortore dhe familjare të lumtur, atëherë
mos prano asnjë lidhje jashtëmartesore.
Nëse diçka e tillë ka ndodhur, unë të këshilloj t’a
ndërpresësh atë menjëherë. Nëse dëshiron
diçka që të të ndihmojë të ndahesh nga ai djalë,
dëgjo këtë këshillë. Një ditë, teksa je në
shoqërinë e këtij djali që e don, papritur i
thuaj:”Pashë motrën tënde në një makinë me një
djalë tjetër. Tani sapo kaluan!”
Ai do të bëjë njërën nga dy gjëra: Ose do të
braktisë ty dhe do të vrapojë drejt motrës së tij,
gjë e cila tregon se ti nuk ke ndonjë vlerë për të.
Ose do të të thotë:”Nuk ka problem, ajo ka jetën
e saj” dhe kjo është tregues që je e pavlefshme
për të. Një njeri që nuk don t’ia dijë për motrën,
si mund të tregojë kujdes dhe të të dojë ty?!

                        15
E-dini




Ajo që të ndihmon që t’u ruhesh ndjenjave të
forta për t’u lidhur me dikë, është që ndjenjën e
dashurisë t’a kompensosh me diçka tjetër, p.sh
me dashurinë për prindërit. Nëse kjo nuk të
mjafton, atëherë mbushe me dashurinë për
Zotin, të dërguarin e Tij dhe islamin. Njihu me
motravëllezër muslimaneë dhe duaji ato fort.
Kurseje dashurinë dhe rezervoje atë derisa të
martohesh dhe t’a duash bashkëshortin tënd.
Nëse ti o motër dhe o vëlla keni lidhje me dikë
dhe keni mundësi të martoheni, bëjeni këtë
menjëherë. Thotë i dërguari i Zotit a.s:”Për dy të
dashuruar, nuk ka gjë më të mirë se martesa.”
Islami nuk e ndrydh dhe as nuk e shtyp ndjenjën
e dashurisë, ai kërkon që ajo të disiplinohet dhe
të kanalizohet në drejtimin e duhur. Ndjenjën e
dashurisë e ka vendosur në zemrat tona vetë
Zoti i madhëruar dhe ajo konsiderohet si mirësi.
Për t’a rezervuar këtë ndjenjë që të përdoret në
kohën dhe vendin e duhur, islami e këshillon
njeriun që të mos e ekspozojë veten ndaj
faktorëve nxitës dhe stimulues. Ai e këshillon
njeriun që të zgjedhë shoqërinë e mirë, të



                        16
E-dini




punojë, të aftësohet, të arsimohet .... me qëllim
që të mos ketë kohë të lirë.
Por edhe nëse nuk e mban dot veten dhe bie në
dashuri, ilaçi është durimi. Mos e përdor këtë
lidhje dashurore për të kaluar në lidhje për
shfryerjen e epsheve. Jo. Prit derisa të
martohesh. Islami nuk është kundër ndjenjës së
dashurisë dhe nuk kërkon t’a ndrydhësh atë.
Islami është kundër shpërdorimit të kësaj
ndjenje, është kundër lidhjeve, takimeve,
bisedave... të cilat i shpien të rinjtë drejt haramit.
Nëse ti o vëlla dhe o motër do ia lejoni vetes
hedhjen e hapit të parë, hapat do të ndjekin
njëri-tjetrin.
Sot ka shumë vajza që u drejtohen djemve me
fjalët më të ulëta dhe banale. Vallë si do të
ndiheshin këto vajza nëse prindërit e tyre i
dëgjojnë? Si nuk u shkon mendja që Zoti që i ka
krijuar, i dëgjon dhe vëzhgon në çdo çast?
Si nuk u vjen zor dhe turp nga Zoti atyre të rinjve
që në bisedat në chatt shkruajnë fjalë shumë
banale? Si nuk i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit
të Zotit?



                          17
E-dini




E keqja pason të keqen dhe harami haramin.
Thotë Zoti në Kuran:”dhe mos i ndiqni hapat e
shejtanit”
Nëse e ke ruajtur veten deri tani o vëlla dhe o
motër, vazhdo në këtë rrugë derisa të
martohesh. Në të kundërt, ndërpriti këto lidhje
dhe pendohu për gjithçka ke vepruar më parë.
Nëse e bën këtë, dije se të gjithë gabimet dhe
gjynahet të fshihen sikur të mos i kesh vepruar
më parë. Ndërpriti këto lidhje dhe këtë shoqëroje
me pendesë të sinqertë. Kushtet e pendesës
janë tre:
1 – Të pendohesh për gjithçka që ka ndodhur.
2 – Të largohesh përfundimisht nga ajo vepër.
3 – Të jesh i vendosur që nuk do i kthehesh
sërish.
Nëse i plotëson këto tre kushte, dije se gjynahet
sado të mëdha qofshin të fshihen.

Teksa flasim dhe përqendrohemi tek
domosdoshmëria dhe rëndësia e dashurisë në
familje, padyshim që të shkon mendja tek
problemet familjare dhe bashkëshortore që
ndodhin çdo orë dhe çast në mbarë botën. Të

                       18
E-dini




shkon mendja tek konfliktet, sharjet, ofendimet,
urrejtjen, përbuzjen etj… që ka filluar të lindë
mes bashkëshortëve. Të shkon mendja tek fjala
divorc, fjalë e cila ka filluar të përdoret vend dhe
pa vend në marrëdhëniet bashkëshortore. Të
shumtë janë divorcet që ndodhin për shkak të
një fjale të vetme. Të shumtë janë divorcet që
ndodhin për shkak të mendjemadhësisë, egos
dhe kapriçios.
Të gjithë këto probleme, konflikte, halle dhe
telashë të bëjnë të mendosh:”Vallë ku është
dashuria për të cilën flitet? Ku është
dhembshuria mes bashkëshortëve? Ku është
respekti mes tyre?”
Vallë si mund të ekzistojë dhe të ruhet dashuria
me gjithë këto probleme, zënka dhe konflikte?




                         19
E-dini




20

More Related Content

Similar to Shoqerimi Me Vajza

Amr halid serioziteti
Amr halid   seriozitetiAmr halid   serioziteti
Amr halid seriozitetiLibra Islame
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare sara7991
 
sjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshentevesjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshenteveAda Add
 
Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12QendresaBeqiri1
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetariDaniel Kola
 
Qytetari (familja )
Qytetari (familja )Qytetari (familja )
Qytetari (familja )jona jona
 

Similar to Shoqerimi Me Vajza (7)

Amr halid serioziteti
Amr halid   seriozitetiAmr halid   serioziteti
Amr halid serioziteti
 
Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare Divorci ne shoqerine shqiptare
Divorci ne shoqerine shqiptare
 
sjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshentevesjelljet e adoleshenteve
sjelljet e adoleshenteve
 
Shkurorzmi Divorci
Shkurorzmi DivorciShkurorzmi Divorci
Shkurorzmi Divorci
 
Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12Agresivitetei tek-femijet-12
Agresivitetei tek-femijet-12
 
Projekti per qytetari
Projekti per qytetariProjekti per qytetari
Projekti per qytetari
 
Qytetari (familja )
Qytetari (familja )Qytetari (familja )
Qytetari (familja )
 

More from Elldini-Upfiek

More from Elldini-Upfiek (20)

Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5Impossiblepictures 5
Impossiblepictures 5
 
Airoplanet
AiroplanetAiroplanet
Airoplanet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
Planetet
PlanetetPlanetet
Planetet
 
çUdi!!!
çUdi!!!çUdi!!!
çUdi!!!
 
Hytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumiresHytbeja e lamtumires
Hytbeja e lamtumires
 
E Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E KeqjaE Mira Dhe E Keqja
E Mira Dhe E Keqja
 
Receta Gatimi
Receta GatimiReceta Gatimi
Receta Gatimi
 
Ebu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E ParëEbu Bekri Pjesa E Parë
Ebu Bekri Pjesa E Parë
 
Fjal Të Urta
Fjal Të UrtaFjal Të Urta
Fjal Të Urta
 
Vijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një HerVijmë Edhe Një Her
Vijmë Edhe Një Her
 
Durimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj SprovaveDurimi Ndaj Sprovave
Durimi Ndaj Sprovave
 
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëSUrime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
Urime PëRvjetori I Pavarsisë Së KosovëS
 
Paradox
ParadoxParadox
Paradox
 
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 DBimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
Bimet Mjekesore Shq%5 B1%5 D
 
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenjDijet E NjerëZve Të MëDhenj
Dijet E NjerëZve Të MëDhenj
 
Femna ,,,,
Femna ,,,,Femna ,,,,
Femna ,,,,
 
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në BotëAsgjë Nuk ëShtë E Pamundur     Në Botë
Asgjë Nuk ëShtë E Pamundur Në Botë
 
Kuriozitete Sportive
Kuriozitete SportiveKuriozitete Sportive
Kuriozitete Sportive
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 

Shoqerimi Me Vajza

  • 1. E-dini Shoqërimi me vajza (Faza paramartesore) Të shumtë janë ata të rinj dhe të reja të cilët dëshirojnë dhe kanë krijuar lidhjet e tyre me seksin e kundërt. Lidhjet që synojmë në trajtimin e kësaj teme janë lidhjet dashurore mes një djali dhe një vajze. Janë ato lidhje ku si djali ashtu dhe vajza ndjejnë simpati dhe e shohin njëri-tjetrin si gjënë më të shtrenjtë në jetë. Janë ato lidhje ku si djali dhe vajza e konsiderojnë veten si të fejuar dhe kanë vendosur që në një kohë të ardhme t’a kurorëzojnë këtë lidhje me martesë. Lidhje të tilla janë përhapur shumë mes të rinjve dhe të rejave, saqë edhe ata të rinj dhe të reja që nuk kanë lidhje të tilla, të paktën e urojnë dhe i dëshirojnë. Vendi ku lindin dhe krijohen lidhje të tilla janë institucionet e arsimit si shkollat, universitetet etj... 1
  • 2. E-dini Një vend tjetër ku krijohen këto lidhje janë dhe vendet ku zakonisht familjet kalojnë pushimet verore. Ato krijohen dhe me anë të telefonit. Kurse mënyra më e përhapur dhe e lehtë është ajo nëpërmjet internetit dhe chatit. Një fenomen i tillë ka filluar të përhapet sidomos këto gjashtëdhjetë vitet e fundit. Hallall apo haram? Vallë si gjykohet në islam lidhjet mes një mashkulli dhe një femre? Padyshim që lidhje të tilla në islam konsiderohen haram, të palejueshme. Dhe kjo sipas vetë Kuranit famëlartë. Në Kuran këto lidhje përmendet dy herë, një herë për femrat dhe një herë për meshkujt. Po përse konsiderohet haram? Përse islami e konsideron të papranueshme dhe haram këtë ndjenjë kaq të bukur? A nuk është vetë Zoti ai që më ka pajisur mua dhe këdo tjetër me këto ndjenja? A nuk është diçka e bukur t’a duash dikë dhe të të dojë dikush? Unë nuk dua t’a argumentoj qëndrimin e islamit vetëm me ajetet e Kuranit dhe thëniet e Profetit 2
  • 3. E-dini a.s. edhe pse këto janë boshti i këndvështrimit islam të këtyre lidhjeve. Unë fillimisht dua të trajtoj shkaqet dhe pasojat e këtyre lidhjeve. Shkaqet. Vallë cilat janë shkaqet që i shtyjnë të rinjtë dhe të rejat të krijojnë lidhje dashurie mes tyre? Në një anketim të bërë me të rinj mbi shkaqet që i shtyjnë të rinjtë të krijojnë lidhje dashurore me seksin tjetër përgjigjet ishin nga më të ndryshmet. Kështu, një vajzë u përgjigj se ishte nevoja për t’u ndjerë e dashur dhe e respektuar. Një vajzë tjetër mendonte se ishin zhvillimet dhe përparimi në të gjithë sferat e jetës, gjë e cila krijonte kushte më të përshtatshme për njohjen dhe lidhje mes dy sekseve. Një i ri mendonte se janë pikërisht problemet që të rinjtë kanë me familjet dhe paralelisht me këtë dobësimi i besimit. Një vajzë e re mendonte se ndonjëherë këto lidhje bëhen duke dashur të imitojnë bashkëmoshatarët e tyre perëndimorë. Një tjetër mendonte se këto lidhje krijohen si pasojë e kohës së lirë. Një e re mendonte se disa e bëjnë 3
  • 4. E-dini për t’u dëfryer dhe argëtuar. Një i ri mendonte se një nga shkaqet është dhe vështirësitë për t’u martuar. Një e re mendonte se një ndër shkaqet që e shtyjnë një të ri drejt krijimit të lidhjeve me një femër është që të provojë burrërinë e tij. E njëjta gjë ndodh dhe me femrën. Një e re mendonte se një shkak i fuqishëm është dhe ndikimi që ka kultura perëndimore që përcillet tek me anë të mediave të lira. Programet, filmat, telenovelat etj... të cilat i kushtojnë një rëndësi të veçantë lidhjeve mes dy sekseve janë të shumtë. Një e re mendon se shumë të rinj shtyhen dhe nga kureshtja dhe dëshira për të provuar diçka të re. Në një anketim tjetër i bërë në internet, votuan 4.054 djem dhe 4.600 vajza. Mbi 32 % e djemve mendonin se shkaku i krijimit të lidhjeve mes dy sekseve ishte koha e lirë dhe argëtimi. 12 % prej tyre mendonin se ishte thjesht dëshira për t’u ndjerë të dashuruar. 9 % mendonin martesën, kurse dëshira për të shfryrë epshin zinte 38 %, shkaqe të tjera 8 %. Mendoj se këto përqindje janë një goditje e fortë për çdo vajzë që shoqërohet me një djalë. 4
  • 5. E-dini Shumica e djemve, sipas anketimit, krijojnë lidhje thjesht për të shfryrë epshet e tyre. A e shikon o motër se përse kërkojnë të krijojnë lidhje me ty shumica e djemve? Kurrë mos u mashtro nga fjalët e bukura dhe premtimet për martesë. Tani le të shohim mendimet e vajzave mbi shkaqet dhe faktorët që i shtyjnë për t’u shoqëruar me djem. E habitshme është se 33 % e vajzave mendonin që një ndër shkaqet që ato shoqërohen me djem është koha e lirë dhe argëtimi, kurse për martesën votuan 22 % e vajzave. Dashuria zinte 19 % të votave, shuarja e epsheve zinte 11 %, shkaqe të tjera 12 %. Para këtij anketimi unë mendoja që 90 % e vajzave do të votonin për martesën, por rezultatet më befasuan. Edhe pse në pamje të parë duket sikur ka dallim mes faktorëve që i shtyjnë djemtë dhe vajzat, përqindjet nuk janë shumë të largëta. Duket qartë që edhe vajzat tashmë tërhiqen drejt lidhjeve me seksin mashkull thjesht për t’u argëtuar dhe kaluar kohën. 5
  • 6. E-dini Përse lidhjet mes dy gjinive janë haram? Unë do të flas mbi eksperiencën time dhe rrëfimet që kam dëgjuar nga të rinj dhe të reja gjatë shumë viteve. Unë kam bërë një sondazh në disa universitete, në atë Amerikan dhe në universitetin e Ajnu Shems. Mbi 95 % e të intervistuarve mendonin se vetëm një përqind e lidhjeve paramartesore përfundojnë me martesë. Kështu, 99 % e lidhjeve paramartesore mes të rinjve, nuk përfundojnë me martesë. Ajo që ndodh me vajzën është se pas një historie dashurie dhe plot romancë, i thyhet zemra nga kjo ndarje. Ajo ndihet e lënduar, e rrënuar shpirtërisht dhe qan me dënesë. Të gjithë ëndrrat që kishte thurrur gjer atëherë, i shikon të rrënohen kur i dashuri i saj i thotë që e ka të pamundur të vazhdojë më tej dhe kërkon të ndahet. Gjatë adoleshencës si djali ashtu dhe vajza nuk shohin tek njëri-tjetri veçse anët pozitive. Secili e sheh tjetrin si më të mirin, jetojnë më së shumti në imagjinatë dhe nuk i dallojnë dot të metat e partnerit. Gjatë adoleshencës parteri shihet si 6
  • 7. E-dini diçka i shenjtë dhe i pa të meta. Por me t’a kaluar këtë fazë, me të filluar të piqen të dy, fillojnë të mendojnë ndryshe dhe të zbulojnë të metat e njëri-tjetrit. Nëse nga një ndarje e padëshiruar vuajnë dhe djemtë, vallë a mund të përshkruhet vuajtja e vajzës? Zoti i ka bërë haram këto lidhje, me qëllim që të mos thyhesh dhe mos lëndohesh o motër. Kjo thyerje, zhgënjim dhe braktisje është shumë e rëndë për vajzësn. Zoti kërkon që të mos e lëndojë anën emocionale tënde o motër, prandaj duro sa të martohesh. Ruaje veten nga zhgënjimi dhe lëndimi. Nëse i lexon këto fjalë dhe sheh se 99 % e lidhjeve nuk përfundojnë me martesë, mos i prano këto lidhje derisa të martohesh. Mos bjer pre e epsheve dhe premtimeve mashtruese. Përveç zhgënjimit, lëndimit, lotëve, rrënimit etj... që përjeton vajza kur braktiset nga djali, ajo përballet dhe me një problem tjetër, por këtë herë pas martese. Psikologët pohojnë se 70 – 75 % e divorceve ndodhin për shkak të lidhjeve para martesore. Kjo, pasi një vajzë që dikur ka 7
  • 8. E-dini pasur lidhje me një djalë dhe tashmë është martuar, bën krahasime mes djalit që donte më parë dhe të shoqit. Një krahasim i tillë është i pavend, pasi ajo krahason të shoqin që lodhet gjithë ditën në punë, vjen i raskapitur, ka angazhime të shumta... me një të ri i cili nuk kishte asnjë angazhim, gjithmonë e shihje të qeshur, të hijshëm, të zbukuruar, flokët e lyer me xhel, etj... Çdo konflikt dhe mosmarrëveshje me të shoqin, edhe pse ndoshta pa dashje, ajo e krahason me çastet e bukura dhe të lumtura që kalonte me ish të dashurin e saj. Siç e thamë dhe më sipër, ky krahasim është i padrejtë, pasi krahasohet mes një personi që ka kushedi sa përgjegjësi, me një tjetër pa asnjë përgjegjësi. Gjithësesi, lidhjet paramartesore ndikojnë negativisht dhe pas martese. Kështu fillon të humbasë dhe dashuria mes këtij çifti të martuar. E njëjta gjë ndodh dhe me të riun që para martese ka njohur katër pesë vajza, por tani është martuar me dikë tjetër. Ai krahason mes gruas së tij e cila gjithë ditën i duhet të gatuajë, 8
  • 9. E-dini pastrojë fëmijët dhe shtëpinë... dhe vajzës që njihte dikur, të bukur, me flokë të krehur dhe të mbajtur mirë, e parfumosur, e qeshur... Padyshim që ky krahasim është i padrejtë. Më e keqja është nëse kjo vajzë që tashmë është martuar, akoma i ruan ndjenjat për djalin që ka dashur para martese. Kjo është fatkeqësia më e madhe në jetën bashkëshortore, pasi është tradhëti me mendje. Për katër apo pesë vite që ndoshta do të përjetosh lumturi dhe dashuri, ti o motër do të vuash për tridhjetë apo më shumë vite. Nw njw sondazh tw zhvilluar nw internet, shumw burra dhe gra tw martuar, pohonin se problemet mw tw rwnda me bashkwshortwt/tet e tyre buronin ngaqw para se tw martoheshin, kishin pasur lidhje jashtwmartesore. Për gjithçka që përmendën, Zoti i porosit femrat që të mos pranojnë gjithësesi të krijojnë lidhje jashtëmartesore në rini. Këtë ai e ka përmendur në suren Nisa (Grave). Thotë Zoti në këtë sure:”Jepuni dhuratat si është e zakonshme për gra të ndershme e jo imorale të hapura apo të fshehta, e që jetojnë me dashnorë.” (Nisa 25) 9
  • 10. E-dini Kurrë mos ia lejo vetes të jesh e dashura e dikujt. Kurrë mos ia lejo vetes të shoqërohesh me djem. Kurrë mos ia lejo vetes të biesh pre e epsheve të tyre të shfrenuara. Këtë ndalesë Zoti e përsërit dy herë në të njëjtën sure. Problemi tjetër qëndron në faktin se ti o motër dhe o vëlla ke tradhëtuar dhe prindërit e tu. Thotë Profeti a.s:”Ditën e Kijametit, do të ngrihen flamuj për të gjithë tradhëtarët dhe mashtruesit. Në këtë flamur, është shkruar:”Kjo është tradhëtia e filanit” Në këtë flamur do të jetë shkruar emri yt o motër dhe o vëlla. Aty do të jetë shkruar:”Kjo është filania që tradhëtoi prindërit në rininë e saj.” Më ka ndodhur një herë që kur i përmenda një vajze hadithin e mësipërm, ajo ma ktheu:”Jo, unë nuk po i tradhëtoj prindërit pasi mamaja e din që unë jam e lidhur me një djalë. Madje është mamaja ajo që më ka nxitur të lidhem dhe më ka kërkuar që të mos i tregoj babait.” Në këtë mënyrë kjo nënë ia ka ulur vlerat vajzës së vet. Një vajzë e tillë shihet si diçka e lirë në sytë e të rinjve. Veç kësaj, ti o nënë ke përdhosur dhe respektin e burrit tënd dhe babait 10
  • 11. E-dini të vajzës. Nëse kjo lidhje e vajzës tënde dështon, në sytë e saj ti do të shihesh si shkaku i këtij dështimi. “Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (Bekare 189) Mos kërko t’a arrish kënaqësinë në rrugë haram. Mos hap sytë në vebsitet me përmbajtje pornografike, mos kërko lidhje haram nëpërmjet chatit, jo nëpërmjet mesazheve me celular... Nëse e don dikë, shko kërko dorën e saj dhe martohu. Zanafilla e lidhjeve paramartesore. Duke qenë se Zoti i madhëruar është Krijuesi i njeriut, Ai e din më mirë si funksionon ky njeri dhe nevojat e tij. Vetë Zoti e ka pajisur njeriun me ndjenjën e dashurisë, ku çdo njeri ka një masë të caktuar. Kjo dashuri duhet të derdhet diku. Kështu, islami ka caktuar martesën e hershme me qëllim që një pjesë e dashurisë të 11
  • 12. E-dini derdhet në këtë lidhje bashkëshortore. Veç kësaj, islami ka caktuar dhe obliguar dashurinë për Zotin, për të dërguarin e tij, dashurinë për atdheun, për islamin, dashurinë për të ftuar në rrugë të Zotit, për vëllazërinë në islam etj... Por ajo që ka ndodhur, është se sot e gjithë dashuria është përqendruar dhe e kanë derdhur në marrëdhëniet jashtëmartesore. Nuk ka as dashuri për Zotin, as për Profetin a.s, as për familjen, as për vëllazërinë në fe... Ideja e imitimit të shoqërive perëndomore sundon dhe dominon mendjen e çdo të riu dhe të reje. Sot shohim të prodhohen me mijëra këngë dhe videoklipe, të cilat flasim vetëm për një gjë të vetme, dashurinë dhe lidhjet jashtëmartesore. Të shumta janë këngët, filmat, telenovelat, historitë... mbi lidhjet e një djali me një vajzë. Sikur në këtë jetë nuk ka asgjë tjetër për të cilën të flitet, përveç dashurisë jashtëmartesore. Padyshim që ide të tilla janë të importuara nga perëndimi. Atje, me të mbushur djali dhe vajza tetëmbëdhjetë vjeç, gëzojnë pavarësi të plotë nga familja. Nëse duan, atyre mund t’ju ofrohet dhe një shtëpi ku të bashkëjetojnë me njëri- 12
  • 13. E-dini tjetrin si të dashur dhe partnerë. Mes tyre nuk ekziston anjë marrëveshje, thjesht kënaqin njëri- tjetrin. Ata vazhdojnë kështu derisa të mërziten nga njëri-tjetri dhe të ndahen për të gjetur dikënd tjetër. Vetëm një përqindje e vogël ka shansin dhe fatin të martohen pas një bashkëjetese kushedi sa vjeçare. Gjatë bashkëjetesës, atyre mund t’ju lindin dhe fëmijë dhe këto fëmijë i mbeten nënës, nëse babai i fëmijës i braktis. Këto nëna në perëndim quhen single mother (nëna beqare). Me t’u ndarë nga i dashuri i saj, kjo nënë fillon të kërkojë një tjetër që të kujdeset për të dhe fëmijën e saj. Një përqindje e madhe e perëndimorëve bëjnë një jetesë të tillë. Nëse do të imitosh perëndimin dhe nuk dëshiron të dëgjosh porositë e Zotit në Kuran, patjetër që do të vuash o motër dhe o vëlla. Zoti të ka urdhëruar ty o motër të jesh e:” ndershme, e jo imorale të hapura apo të fshehta, që jetojnë me dashnorë.” (Nisa 25) Të ka këshilluar dhe urdhëruar dhe ty o vëlla me fjalët:”Nuk është mirësi të hysh në shtëpi nga dera e pasme (siç bënin paganët para Islamit), 13
  • 14. E-dini por mirësia qëndron në të ruajturit nga të këqijat. Hyni në shtëpi nga dyert e tyre dhe kijeni frikë Allahun, në mënyrë që të shpëtoni!” (Bekare 189) Lidhjet jashtë martesore e largojnë bereqetin, harmoninë, mirëshkuarjen, dashurinë... bashkëshortore dhe familjare. Dhe e kundërta është e vërtetë. Një i ri që studionte në vitin e tretë në fakultetin e inxhinierisë, ishte lidhur me një vajzë dhe të dy duheshin shumë. Kohët e fundit ai filloi të ndjejë simpati për fenë dhe islamin, gjë e cila i shtohej çdo ditë. Një ditë, ai u takua me vajzën që e donte shumë dhe i tha:”Unë të dua shumë dhe për të mbaruar fakultetin më mbeten dhe tre vite të tjera. Gjatë këtyre viteve unë dua që t’i ndërpresim lidhjet me njëri-tjetrin. Me qëllim që t’i ruajmë lidhjet derisa të martohemi, unë do të caktoj motrën e cila do të kontaktojë me ty gjatë kësaj kohe. Me të përfunduar universitetin, do të vij të kërkoj dorën tënde në shtëpi.” Dhe ashtu ndodhi, për tre vite ai nuk e takoi fare. Shumë e vështirë, por ai e arriti. Tashmë ai është martuar me atë vajzë që donte dhe Zoti u 14
  • 15. E-dini ka falur pesë fëmijë. Tregon ai vetë:”E dua gruan time, siç e kam pas dashur kur ishim në universitet, ndoshta dhe më shumë. As lindja e pesë fëmijëve dhe as vitet që kanë kaluar, nuk e kanë shuar apo dobësuar këtë dashuri.” Kush i frikësohet Zotit në rini, ia kompenson dhe i jep bereqet në jetën familjare dhe bashkëshortore. Nëse dëshiron një jetë bashkëshortore dhe familjare të lumtur, atëherë mos prano asnjë lidhje jashtëmartesore. Nëse diçka e tillë ka ndodhur, unë të këshilloj t’a ndërpresësh atë menjëherë. Nëse dëshiron diçka që të të ndihmojë të ndahesh nga ai djalë, dëgjo këtë këshillë. Një ditë, teksa je në shoqërinë e këtij djali që e don, papritur i thuaj:”Pashë motrën tënde në një makinë me një djalë tjetër. Tani sapo kaluan!” Ai do të bëjë njërën nga dy gjëra: Ose do të braktisë ty dhe do të vrapojë drejt motrës së tij, gjë e cila tregon se ti nuk ke ndonjë vlerë për të. Ose do të të thotë:”Nuk ka problem, ajo ka jetën e saj” dhe kjo është tregues që je e pavlefshme për të. Një njeri që nuk don t’ia dijë për motrën, si mund të tregojë kujdes dhe të të dojë ty?! 15
  • 16. E-dini Ajo që të ndihmon që t’u ruhesh ndjenjave të forta për t’u lidhur me dikë, është që ndjenjën e dashurisë t’a kompensosh me diçka tjetër, p.sh me dashurinë për prindërit. Nëse kjo nuk të mjafton, atëherë mbushe me dashurinë për Zotin, të dërguarin e Tij dhe islamin. Njihu me motravëllezër muslimaneë dhe duaji ato fort. Kurseje dashurinë dhe rezervoje atë derisa të martohesh dhe t’a duash bashkëshortin tënd. Nëse ti o motër dhe o vëlla keni lidhje me dikë dhe keni mundësi të martoheni, bëjeni këtë menjëherë. Thotë i dërguari i Zotit a.s:”Për dy të dashuruar, nuk ka gjë më të mirë se martesa.” Islami nuk e ndrydh dhe as nuk e shtyp ndjenjën e dashurisë, ai kërkon që ajo të disiplinohet dhe të kanalizohet në drejtimin e duhur. Ndjenjën e dashurisë e ka vendosur në zemrat tona vetë Zoti i madhëruar dhe ajo konsiderohet si mirësi. Për t’a rezervuar këtë ndjenjë që të përdoret në kohën dhe vendin e duhur, islami e këshillon njeriun që të mos e ekspozojë veten ndaj faktorëve nxitës dhe stimulues. Ai e këshillon njeriun që të zgjedhë shoqërinë e mirë, të 16
  • 17. E-dini punojë, të aftësohet, të arsimohet .... me qëllim që të mos ketë kohë të lirë. Por edhe nëse nuk e mban dot veten dhe bie në dashuri, ilaçi është durimi. Mos e përdor këtë lidhje dashurore për të kaluar në lidhje për shfryerjen e epsheve. Jo. Prit derisa të martohesh. Islami nuk është kundër ndjenjës së dashurisë dhe nuk kërkon t’a ndrydhësh atë. Islami është kundër shpërdorimit të kësaj ndjenje, është kundër lidhjeve, takimeve, bisedave... të cilat i shpien të rinjtë drejt haramit. Nëse ti o vëlla dhe o motër do ia lejoni vetes hedhjen e hapit të parë, hapat do të ndjekin njëri-tjetrin. Sot ka shumë vajza që u drejtohen djemve me fjalët më të ulëta dhe banale. Vallë si do të ndiheshin këto vajza nëse prindërit e tyre i dëgjojnë? Si nuk u shkon mendja që Zoti që i ka krijuar, i dëgjon dhe vëzhgon në çdo çast? Si nuk u vjen zor dhe turp nga Zoti atyre të rinjve që në bisedat në chatt shkruajnë fjalë shumë banale? Si nuk i ruhen zemërimit dhe ndëshkimit të Zotit? 17
  • 18. E-dini E keqja pason të keqen dhe harami haramin. Thotë Zoti në Kuran:”dhe mos i ndiqni hapat e shejtanit” Nëse e ke ruajtur veten deri tani o vëlla dhe o motër, vazhdo në këtë rrugë derisa të martohesh. Në të kundërt, ndërpriti këto lidhje dhe pendohu për gjithçka ke vepruar më parë. Nëse e bën këtë, dije se të gjithë gabimet dhe gjynahet të fshihen sikur të mos i kesh vepruar më parë. Ndërpriti këto lidhje dhe këtë shoqëroje me pendesë të sinqertë. Kushtet e pendesës janë tre: 1 – Të pendohesh për gjithçka që ka ndodhur. 2 – Të largohesh përfundimisht nga ajo vepër. 3 – Të jesh i vendosur që nuk do i kthehesh sërish. Nëse i plotëson këto tre kushte, dije se gjynahet sado të mëdha qofshin të fshihen. Teksa flasim dhe përqendrohemi tek domosdoshmëria dhe rëndësia e dashurisë në familje, padyshim që të shkon mendja tek problemet familjare dhe bashkëshortore që ndodhin çdo orë dhe çast në mbarë botën. Të 18
  • 19. E-dini shkon mendja tek konfliktet, sharjet, ofendimet, urrejtjen, përbuzjen etj… që ka filluar të lindë mes bashkëshortëve. Të shkon mendja tek fjala divorc, fjalë e cila ka filluar të përdoret vend dhe pa vend në marrëdhëniet bashkëshortore. Të shumtë janë divorcet që ndodhin për shkak të një fjale të vetme. Të shumtë janë divorcet që ndodhin për shkak të mendjemadhësisë, egos dhe kapriçios. Të gjithë këto probleme, konflikte, halle dhe telashë të bëjnë të mendosh:”Vallë ku është dashuria për të cilën flitet? Ku është dhembshuria mes bashkëshortëve? Ku është respekti mes tyre?” Vallë si mund të ekzistojë dhe të ruhet dashuria me gjithë këto probleme, zënka dhe konflikte? 19