SlideShare a Scribd company logo
1 of 80
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK
BASHKËKOHOR-NOCIONE
THEMELORE, KARAKTERISTIKAT
DHE KLASIFIKIMI I TEKNOLOGJIVE
TË PËRPUNIMIT
Nocione themelore për:
-Shkencën,
-Inxhinierinë
-Teknikën,
-Teknologjinë
Historiku i zhvillimit te shkencës dhe
teknologjisë
është pjesë e historikut të
zhvillimit të civilizimit njerëzorë.
Vlen të theksohet se shkenca lindi sapo
shoqëria ndeshi probleme dhe filloi të merret
me zgjidhjen e tyre.
-sigurimi i mjeteve të jetesës,
-sigurimi i mjeteve të mbrojtjes.
Shkenca është një nga fushat më të
rëndësishme të veprimtarisë së njeriut dhe
përbëhet nga:
-tërsia e njohurive, koncepteve dhe
teorive mbi natyrën dhe shoqërinë,
-tërsia e metodave që zotëron dhe
përdoren për studimin e natyrës dhe
shoqërisë.
Modeli universal i njohurisë shkencore
gjatë tërë historikut të zhvillimit të shkencës
është:
Praktika
Teoria
Praktika
Korrelacioni: Shkenca-Teknologjia-Praktika
Për plotësimin e nevojave të përditshme
jetësore njeriu duke përdorur aftësinë
mendore (trurin) dhe duaret e tij filloi të
prodhojë vegla të punës, në fillim prej guri
dhe pastaj prej metali dhe me këtë filloi të
sundojë natyrën dhe ta shndërroj ate në dobi
të tij. Në këtë përpjekje jetike për të sunduar
natyrën, njeriu krijoi një arsenal të pasur
veglash pune, që përbenin teknikën e tij.
Pra, me termin teknikë
do të
nënkuptohet tërsia e mjeteve dhe e veglave te
punës (tërisa e pajisjeve, makinave dhe e
veglave për punë).
Inxhinieria: Rrjedh prej fjalës së vjetër
latine (ingeniosus që d.m.th., i aftë- aftësi). Me
nocionin inxhinieri nënkuptohet
aplikimi,
respektivisht vuarje në shërbim e shkencës
dhe njohurive të provuara shkencore për
realizimin
e teknologjisë së caktuar.
Inxhinieria
pra,
përfaqëson
dizajnimin
(projektimin) e zbatimit (realizimit) praktik të
procedurave të caktuara të teknologjisë së
përvetësuar në të gjitha aspektet.
Definition of Engineering
• “Engineering is the application of
science and mathematics by which
the properties of matter and the
sources of energy in nature are made
useful to people in structures,
machines, products, systems, and
processes.” (Webster’s New
Collegiate Dictionary)
The profession in which knowledge of
the mathematical and natural sciences,
gained by study, experience, and practice, is
applied with judgment to develop ways to
use, economically, the materials and forces
of nature for the benefit of mankind.
Natyra i ofron njeriut një numër të madh
të materialeve të cilat i shfrytëzon për nevoja
të ndryshme. Një pjesë të këtyre materialeve
njeriu i shfrytëzon ashtu si i merr nga natyra,
ndërsa një pjesë tjetër i vë në përdorim pasi
që me punën e vet- duke zbatuar përvojat e
fituara
dhe
mundësitë shkencore dhe
teknike, i prodhon dhe i përpunon, varësisht
nga nevoja.
Teknologjia
( nga greqishtja technezeje-zanatë,
përvojë dhe logos-shkencë)
është shkenca që merret me prodhimin e
materialeve dhe me metodat e përpunimit të
tyre
me
qëllim
të
përftimit
të
gjysmëprodukteve
dhe
produkteve
të
gatshme.
Në literaturë, për konceptin teknologji
ekzistojnë definicione të ndryshme:
-Me termin teknologji nënkuptohet procesi i
drejtpërdrejtë i prodhimit të të mirave
materiale,
-Me termin teknologji nënkuptohet
aplikimi (zbatimi) sistematik i njohurive të
caktuara për aktivitete praktike e në mënyrë
të veçantë për aktivitete prodhuese,
-Me termin teknologji nënkuptohet
tërësia e njohurive mbi ndryshimet kimike,
fizike, termike, mekanike dhe ndryshimet tjera
me qëllim të
shndërrimit te produkteve
natyrore në të mira materiale,
-Me termin teknologji nënkuptohet
ndërveprimi, respektivisht veprimi reciprok i
mjeteve të punës dhe produkteve natyrore,
-Me termin teknologji nënkuptohet
procesi i shndërrimit të inputeve në outpute,
-Me termin teknologji nënkuptohet
tërësia e njohurive, shkathtësive, mjeteve të
punës, materialeve, veglave dhe të pajisjeve
tjera
të cilat njeriu i shfrytëzon për
shndërrimin e produkteve natyrore në të mira
materiale dhe në shërbime.
-Me termin teknologji nënkuptohet
veprimtaria gjithëpërfshirëse
e cila
ndërlidh(gërsheton) teknikën, ekonominë dhe
shoqërinë njerëzore.
Epokat e zhvillimit teknologjik:
-Epoka e zejtarisë (deri në shek. XVIII),
-Epoka industriale (nga mbarimi i shek.
XVIII deri në mesin e shek. XX).
-Epoka
postindustriale (epoka
automatizimit- nga viti 1950 deri sot).
-Epoka e………..? (në të ardhmen).

e
Teknologjia si veprimtari njerëzore
është shumë e vjetër. Që në kohën kur njeriu
në mënyrë të vetëdijshme filloi të mprehë
gurin për të bërë armë gjahu, që kur ai filloi të
kërkonte minerale e ti shkrinte ato për të
prodhuar mjete të ndryshme e deri në ditët
tona, teknologjia me tërsinë e metodave dhe
proceseve ka shërbyer për të përpunuar
lëndë të ndryshme, për të prodhuar mjete
pune dhe gjysmëprodukte dhe produkte të
gatshme për përmbushjen e nevojave
jetësore të njerëzimit.
Gjatë prodhimit, përkatësisht përpunimit
të materialeve, mund të ndryshojë forma apo
pamja e jashtme e materialit ose eventualisht
mund të ndryshojë edhe ndërtimi i
brendshëm i tij. Si rrjedhim i kësaj,
teknologjia konvencionalisht ndahet në:
-teknologji mekanike
-teknologji kimike
Teknologjia mekanike konsiston në
ndryshimin e formës (pamjes) së jashtme dhe
të vetive fiziko-mekanike të materialit.
Proceset e këtilla kryesisht kryhen me anën e
veprimeve mekanike.
Gjatë përpunimit të lëndës së parë
përftohen:
-gjysmëprodukte
(gjysmëfabrikateparafabrikate-gjysmëprodhime)
-produkte të gatshme (fabrikate-prodhime të
gatshme)
Në literaturë mund të gjenden edhe këto
emërtime:
Inpute: lënda e parë ( produkte natyrale,
puna, kapitali i investuar)
Outpute: produkti i gatshëm ose eventualisht
gjysmëprodukti nëse i nënshtrohet edhe një
herë procesit të prodhimit/përpunimit me
qëllim të transformimit(shndërrimit) në
produkt të gatshëm.
-produkte të gatshme: karriket, tavolinat,
automobili, librat, lapsat, etj.
-gjysmeprodukte: letra, profilet e çelikut,
llamarinat e çelikut, etj.
Koncepti i teknologjisë bashkëkohore
Teknologjia bashkëkohore
Produkti
80%
Hyerja

100%

Mbetja
20%
P.sh.: gjendja
xehetarisë

në

disa

reparte

Produkti

Hyerja

100%

Mbetja
99,9%

0,1%

të
Në literaturë mund të haset edhe ky
klasifikim:
-teknologji prodhuese
-teknologji joprodhuese
Teknologjia
prodhuese
merret
me
prodhimin/përpunimin e lëndëve të para,
respektivisht shndërrimin e tyre në
gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme,
që gjejnë përdorim në fusha të ndryshme të
industrisë
(metalpërpunuese,
automobilistike, navale, aeronautike etj.).
Teknologjia joprodhuese merret me
çeshtjet
e
shndërrimit
të
energjisë,
informatave, transportit, deponimit, ruajtjes
dhe
shqyrtimit
të
materialeve
dhe
produkteve.
PRODHIMI
Teknologjia prodhuese ne mekatronike :
Mekatronika është me karakter multidisciplinarë

Sistemet mekanike

Sistemet elektronike

MEKATRONIKA

Teknologjia
informative
“-”
Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e
teknologjisë prodhuese janë të shumtë,
ndër të cilët mund të përmenden:
-forma dhe përmasat e produktit,
-fusha e tolerancave(shmangieve),
-kualiteti i sipërfaqes,
-sasia e prodhimit,
-lloji i prodhimit,
-ekonomizimi,
-kapacitetet ekzistuese, etj.etj.
Mikroteknologjia
•

•
•
•

Gjate perftimit, respektivisht prodhimit te
gjysmeprodukteve dhe produkteve te gatshme
mund te ndryshoje:
-ndertimi i brendshem,
-forma, permasat,
-pamja estetike dhe karakteristikat tjera.
Vlen të theksohet se për arsye të numrit tejet
të madh të prodhimeve (produkteve) që
prodhohen sot, është paraqit nevoja që
teknologjia të ndahet (klasifikohet) edhe në grupe
tjera në varësi të:
-lëndës së parë që shfrytëzohet
-produkteve që prodhohen
-gjendjes agregate etj. etj., p.sh.
-teknologjia e perftimit/perpunimit te metaleve,
-teknologjia e perpunimit te drurit,
-teknologjia e perpunimit te masave plastike,
-teknologjia e perpunimit te letres,
-teknologjia e perpunimit te tekstilit,
-teknologjia e prftimit te produkteve ushqimore,
-teknologjia e perftimit te naftes, etj. etj.
Ndarja (klasifikimi) i sipërcituar është konvencional
dhe ka vetem karakter didaktik.
Teknologjia mekanike
Metodat më të njohura të shndërrimit të
materialeve natyrore në gjysmëprodukte dhe
produkte të gatshme janë:
-metodat primare të prodhimit ( sinterimi, derdhja)
-përpunimi me deformim ose ndryshe quhet edhe
perpunimi plastik (farkëtimi, laminimi, tërheqja,
presimi, stampimi, metodat speciale të përpunimit)
-metodat e përpunimit me prerje-gedhendje-heqje
ashkle(tornimi, frezimi, zdrugimi, retifikimi etj.)
-saldimi dhe proceset e ngjashme me saldimin,
-përpunimi termik
-përpunimi sipërfaqësor
Nocioni i procesit të prodhimit
Prodhimi i një produkti të gatshëm (detali)
të dhënë mund të bëhet me metoda të ndryshme
si që janë përmend më parë dhe sipas proceseve
teknologjike të caktuara.
Proces prodhimi quhet tërë kompleksi i
veprimeve si rrjedhim i të cilave lënda e parë,
përkatësisht gjysmëprodukti shndërrohet në
produkt të gatshëm. Procesi i prodhimit është
një veprimtari e paramenduar e njeriut, është një
veprimtari e ndërgjegjshme, pasi njeriu e ka në
mendjen e tij rezultatin që pret të arrijë, mënyrën
se si do ta arrijë dhe mjetet me të cilat do ta
arrijë.
Procesi i prodhimit përfshin jo vetëm
proceset teknologjike, por edhe një seri të
proceseve të tjera, si: p.sh.: pranimin e
lëndës së parë, kontrollin hyrës, magazinimin
e saj,
përgatitjen tekniko-teknologjike,
transportin
brenda
repartit,
kontrollin
ndërfazor (ndëroperacional), kontrollin final
(përfundimtar), magazinimin dhe ruajtjen e
produkteve të gatshme, përgatitjen e
pajisjeve ndihmëse, riparimin e defekteve etj.
etj., pra një veprimtari sistematike (një
sistem) që realizohet sipas rregullave të
caktuara.
Për realizimin e këtyre aktiviteteve
(veprimeve) marrin
pjesë shërbime,
departamente, njësi punuese dhe reparte të
ndryshme, varësisht prej llojit të organizimit
të ndërmarrjes.
Në
çdo
ndërmarrje
prodhuese
ekzistojne:
-departamentet e furnizimit (blerjes) së
lëndës së parë,
-repartet e prodhimit,
-departamenti i kontrollit të kualitetit,
-departamenti i shitjes e kështu me
radhë.
Nocioni i procesit teknologjik
Proces teknologjik quhet ajo pjesë e
procesit
të
prodhimit
e
cila
lidhet
drejtpërsëdrejti me ndryshimin e formës, të
përmasava, të llojit të sipërfaqes, të
vendosjes reciproke të pjesëve të veçanta të
trupit që përpunohet, gjendjes dhe përbërjes
elementare të lëndës së parë si edhe të vetive
përkatëse. Vlen të theksohet se gjatë
përpilimit të procesit teknologjik duhet të
sigurohen jo vetëm vetitë e kërkuara, por
edhe prodhimi të realizohet me kosto sa më
ulët për kushte konkrete.
Procesi
teknologjik
është
pjesë
përbërëse e procesit të prodhimit si rrjedhojë
e të cilit përftohen gjysmëproduktet ose/dhe
produktet e gatshme.
Ndër proceset teknologjike që kanë të
bëjnë me përpunimin e materialeve mund të
përmenden:
-procesi teknologjik i shkrirjes(fonderisë),
-procesi teknologjik i deformimit plastik,
-procesi teknologjik i përpunimit me prerje
(mekanik),
-procesi teknologjik i saldimit etj.
Operacioni është pjesë përbërëse e
procesit teknologjik dhe përkufizon tërë
aktivitetin që kryhet në një vend pune,
përkatësisht në një makinë nga një ose disa
punëtore (ekip) brenda nje përgatitje të
makinës.
Me operacion përfshihen të gjitha punët
dhe përpunimet nga çasti i marrjes deri në
çastin e dorëzimit në vendin e caktuar.
Operacion i shpimit
të
vrimës
dhe
tornimit të kanalit
ballorë me disa
vegla prerëse në të
njejtën makinë dhe
vend pune
Procesi i prodhimit me derdhje dhe procesi
teknologjik i derdhjes (fonderisë)
Procesi teknologjik i derdhjes
Procesi i prodhimit
me derdhje

Lingota
Procesi i prodhimit me deformim dhe
procesi teknologjik i deformimit
Procesi i prodhimit
me deformim

Procesi teknologjik i deformimitlaminimit-cilindrimit
Procesi i prodhimit me deformim
dhe procesi teknologjik i deformimit
Procesi i prodhimit
me deformim

Procesi teknologjik i deformimitfarkëtimit
Procesi i prodhimit me heqje ashkle
dhe procesi teknologjik me heqje ashkle
Procesi i prodhimit të vrazhdë
me heqje ashkle-Tornimi

Procesi teknologjik i prodhimit
të vrazhdë me heqje ashkle-Tornimi
Procesi i prodhimit me heqje ashkle
dhe procesi teknologjik me heqje ashkle
Procesi i prodhimit final
me heqje ashkle-Retifikimi

Procesi teknologjik i prodhimit
final me heqje ashkle-Retifikimi
Në
terminologjinë
e
teknologjisë
prodhuese hasen edhe emërtime tjera të
cilët kanë të bëjnë me veprime (aktivitete)
përkatëse punuese, që në tërësi e definojnë
procesin teknologjik, respektivisht procesin
e prodhimit, si p.sh.:
-vendosje,
-pozicion,
-kalim,
-kalesë, etj.
Vendosje quhet ajo pjesë e operacionit
që kryhet me një mbërthim të pjesës- copës
(ose të disa pjesëve-copave) që përpunohen
pa ndryshuar pozicionin e saj kundrejt
sipërfaqeve vendosëse të makinës ose
pajisjes.
Në figurën më lartë prezantohet skema e
përpunimit të shkallëzimevetë pjesës-copës
në të dyja anët e saj (I dhe II).
Nëse këto shkallëzime përpunohen njëri
pas tjetrit, pa rrotulluar pajisjen: në fillim
përpunohet shkallëzimi në anën I dhe pastaj
pjesën e lirojmë, e rrotullojmë dhe përsëri e
fiksojmë
dhe
pas
kësaj
përpunojmë
shkallëzimin në anën tjetër. Në këtë mënyrë
ky operacion (i shkallëzimit) kryhet me dy
vendosje.
Tornim i boshtit të shkallëzuar në një
operacion dhe me dy vendosje
Pozicion quhet pjesa e operacionit që kryhet
pa ndryshimin e vendit të pjesës-copës që
përpunohet në relacion me makinën dhe
pajisjen shtrënguese.
Nëse në rastin e figurës më lartë,
pajisja shtrënguese është e rrotullueshme,
atëhere pjesa-copa nuk hiqet, por rrotullohet
së bashku me pajisjen rrotulluese, atëhere
në këtë rast përpunimi i shkallëzimeve kryhet
me një vendosje dhe dy pozicione.
Kalim quhet ajo pjesë e operacionit që kryhet
në një ose në disa sipërfaqet të pjesës-copës
që përpunohet me një ose disa vegla, pa
ndryshuar regjistrimin e makinës (regjimin e
punës, veglën, vendosjen).
Operacioni i shpimit të
vrimës me tre kalime:
1-shpimi
2-zgjerimi
3-përpunimi
i
kanalit
ballor
Kalesë quhet ajo pjesë e kalimit që kryen
heqjen e vetëm një shtrese metali, pa
ndryshuar veglën, sipërfaqen që përpunohet
dhe regjistrimin e punës së makinës
metalprerëse. Ndryshimin e thellësisë së
prerjes në këtë rast nuk duhet konideruar si
ndryshim i regjimit të punës. Për këtë arszye
dy ose më shumë kalesa të njëpasnjëshme
në të njejtën sipërfaqe me të njetën vegël, me
të njejtin numër rrotullimesh dhe me të
njejtën trashësi të hapit, pavarsisht thellësisë
së prerjes, konsiderohen si një kalim me disa
kalesa.
Procesi teknologjik nuk mjafton vetëm
ta nxjerri produktin në treg.
Nëse produkti:
-nuk posedon cilësi të lartë,
-nuk ka kosto të ulët,
-nuk ofrohet në kohen e duhur (Just in
time) dhe
-e ndot mjedisn jetësor, atëhere procesi
teknologjik
nuk
është
konkurrent,
përkatësisht nuk është efikas dhe efektiv.
Llojet e prodhimit
Prodhimi individual karakterizohet nga
prodhimi i detaleve të veçanta ose në sasi të
vogla (një ose disa ekzemplarë), të cilat ose
nuk përsëriten ose mund të përsëriten pas një
periudhe të pacaktuar kohore. Karakteristikë
e këtij lloji të prodhimit është se në vendet e
punës kryhen punime të ndryshme, të cilat
nuk përsëriten. Për këtë qëllim vendet e
punës janë të pajisura me pajisje dhe vegla
universale. Punëtori duhet të ketë kualifikim
të lartë, pai që ai kryen operacione të
ndryshme dhe bën vetë përgatitjen e pajisjes.
Pasi që përgatitja e pajisjes kërkon kohë
të konsiderueshme, si rrjedhim rendimenti i
punës te ky lloj prodhimi është i ulët, ndërsa
kostoja (çmimi) e prodhimit e lartë.
Prodhimi në seri (serik) karakterizohet
nga prodhimi i detaleve të shumta që
përsëriten pas një periudhe të caktuar
kohore. Karakteristikë e këtij lloji të prodhimit
është kryerja në çdo vend pune e disa
punimeve (operacioneve) që përsëriten
periodikisht. Në këtë rast, krahas pajisjeve
universale, përdoren edhe pajisje dhe
instrumente speciale.
Në këtë lloj prodhimi punëtori kryen disa
punime të kufizuara dhe si rrjedhim nuk është
e nevojshme që të ketë kualifikim të lartë si
në rastin e prodhimit individual.
Përgatitja e pajisjeve të punës bëhet
periodikisht kur kalohet nga një seri në tjetrën
me ç,rast kursehet në kohë dhe si rrjedhim
edhe kostoja e prodhimit është më e vogël.
Varësisht nga sasia e detaleve që e
përbëjnë serinë, kemi:
-seri të vogla,
-seri të mesme dhe
Karakteristikat themelore të prodhimit
në seri:
-nomenklatura (emërtesa) e detaleve që
prodhohen është thjeshtë,
-përdoren makina të veçanta për
prodhim, përkatësisht makina për qëllime
specifike-speciale,
-mund të bëhet aftësimi i makinave dhe
pajisjeve
për
zbatimin e operacioneve
specifike-speciale për një kohë të shkurtër
deri sa të punohet seria e detaleve, etj.
Prodhimi
në
masë
(masiv)
karakterizohet nga prodhimi i detaleve në
mënyrë të pandërprerë për një kohë
jashtëzakonisht të gjatë. Karakteristikë e këtij
prodhimi është kryerja në çdo vend pune,
vazhdimisht dhe pandërprerje, vetëm e një
opercioni të caktuar. Kjo krijon mundësinë e
specializimit të vendit të punës, dhe si
rrjedhim vendet e punës janë të pajisura me
pajisje dhe instrumente speciale.
Në këtë lloj prodhimi rendimenti i punës
është i lartë , kurse kostoja e prodhimit e
ulët.
Karakteristikat themelore të prodhimit
në masë:
-nomenklaturë (emërtesë) shumë e
ngushtë e produkteve në krahasim me
prdhimin në seri. Fabrikat e prodhimit në
masë zakonisht prodhojnë një tip detali dhe
ka raste edhe një tip përmase-dimensioni,
-për prodhimin në masë përdoren pajisje
dhe makina speciale që destinohen për
përpunimin e një tip detali.
-këto pajisje, përkatësisht makina
realizojnë produktivitet të lartë,
-detalet

e prodhuar në masë i
plotësojnë konditat e shkëmbimit reciprok,
ashtu që nuk është e nevojshme të
hatxhohet kohë për agjustimin e tyre gjatë
montimit,
-procesi
teknologjik,
përkatësisht
procesi i prodhimit në masë mund të
automatizohet në mënyrë të plotë dhe kështu
mundësohet rritja e produktivitetit,
-mund
të
përdoren
makina
shumëshpindelëshe, etj.
Në literaturën bashkëkohore mund të
gjendet edhe termi: prodhim procesor dhe
prodhim fleksibil.
Prodhimi procesor karakterizohet nga:
-prodhimi kontinual i produkteve,
-teknologji integrale e prodhimit dhe rrjedhje
kontinuale e procesit,
-prodhim intensiv,
-pajisjet e mekanizuara dhe automatizuara,
-numër i vogël i punonjësve,
-planifikimi i materialeve të depos,
-efikasitet dhe efektivitet i larte prodhues.
Prodhimi fleksibil
Edhe pse ky prodhim është me kosto të
lartë, mundësohet produktivitet i lartë
nëpërmjet:
-shpejtesisë së madhe,
-cilësisë së lartë,
-mbajtjes se rezervave të vogla në depo,
-mundësisë së ndërrimit të
shpejtë të
programit prodhues dhe
-zero skarcitetit,
-punë ekipore e punëtorëve me kulifikime të
ndryshme,
-këmbimi elektronik i të dhënave, etj.
Parametrat teknologjik
Parametrat ose treguesit (indeksat)
kryesorë që e karakterizojnë efikasitetin dhe
efektivitetin e një procesi teknologjik janë:
-rendimenti
(shkalla
e
shfrytëzimitproduktiviteti-prodhueshmëria),
-konsumi i lëndës së parë,
-konsumi i energjisë për njësi prodhimi,
-cilësia (kualiteti),
-investimet kapitale,
-kostoja e prodhimit etj.
Inpute(hyrjet)
Inpute(hyrjet)

NDE R MAR R J A

Outputet(daljet)
Outputet(daljet)

Produktiviteti = Outputet / Inputet
Duke i analizuar në mënyrë të
hollësishme dhe krahasuese të gjithë këto
faktorë, përcaktohet se sa është dobiprurës
procesi teknologjik dhe përcaktohen kushtet
optimale të zhvillimit të procesit teknologjik
në veçanti dhe të procesit të prodhimit në
përgjithësi.
Mekanizimi dhe automatizimi i proceseve
teknologjike
Me termin mekanizim nënkuptohet
zëvendësimi i punës së krahut(dorës) me
punën e mekanizmave dhe të makinave.
Mekanizimi e rrit dukshëm rendimentin
(produktivitetin) në punë për arsye të
intensifikimit të punës me ndihmën e
pajisjeve përkatëse, por njëkohësisht e
pakëson numrin e personelit punues.
Pra, mekanizim do të thotë zëvëndësim
te punës së krahut me punën e mekanizmave
dhe makinave. Mekanizimi e intensifikon
procesin dhe si rrjedhim rritet dukshëm
rendimenti
i
prodhimit
duke
e
zvogëluar(pakesuar) personelin punues.
Automatizimi është shkalla më e lartë e
mekanizimit. Me automatizim nënkuptohet
përdorimi i një vargu aparatesh, përkatësisht
pajisjesh të cilët mundësojnë që procesi
teknologjik, respektivisht procesi i prodhimit
të realizohet pa pjesëmarrjen e drejtëperdrejt
të njeriut, por vetëm nën kontrollin e tij.
Me automatizim të procesit rritet
rendimenti i punës dhe përmirësohet cilësia e
prodhimit. Parimisht automatizimi i procesit
realizohet nga puna (veprimi) e përbashkët e
tre njësive: njësia matëse (matësi), njësia
rregulluese (rregullatori) dhe njësia vepruese
(vepruesi). Për automatizimin e plotë të
procesit të prodhimit përdoren pajisje nga më
të ndryshmet deri te makinat llogaritëse
elektronike të cilat furnizohen me programe të
ndryshme, varësisht prej nevojës.
Tendencat bashkëkohore të zhvillimit teknologjik
-zhvillimi i procesve teknologjike fleksibile,
-zhvillimi i proceseve teknologjike me zero
scarco (pa humbje),
-zhvillimi
i
proceseve
teknologjike
që
mundësojnë progres ekonomik dhe transfer të
shpejtë teknologjik,
-zhvillim
i
proceseve
teknologjike
që
mundësojnë prodhime (produkte) me përmasa
mikrometrike,
-zhvillimi i nanoteknologjisë,
-zhvillimi i bioteknologjisë, etj.
ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLASIFIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË PËRPUNIMIT

More Related Content

What's hot

Polimeret sintetike
Polimeret sintetikePolimeret sintetike
Polimeret sintetikeD. Sh
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderthe blue bee
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesatldddmk
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaMenaxherat
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraolinuhi
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriBessnik Latifi
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeS Gashi
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitAn An
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisoreAnida Rroshi
 
Strategjite segmentimi i tregut
Strategjite   segmentimi i tregutStrategjite   segmentimi i tregut
Strategjite segmentimi i tregutekonomia
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Darla Evangjeli
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIKAnisa 19
 
Funksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmeFunksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmematildad93
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotGenti Mustafaj
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesBessnik Latifi
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeAna Ana
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Klevi Hoxha
 

What's hot (20)

Polimeret sintetike
Polimeret sintetikePolimeret sintetike
Polimeret sintetike
 
Papunësia
PapunësiaPapunësia
Papunësia
 
Globalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunderGlobalizmi pro dhe kunder
Globalizmi pro dhe kunder
 
Mikrogjallesat
MikrogjallesatMikrogjallesat
Mikrogjallesat
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjeraLidhja e matematikes me lendet e tjera
Lidhja e matematikes me lendet e tjera
 
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibriTregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
Tregu,kerkesa,oferta,ekuilibri
 
Projekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzikeProjekti me instrumente muzike
Projekti me instrumente muzike
 
Evolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmitEvolucioni historik i globalizmit
Evolucioni historik i globalizmit
 
Problemet mjedisore
Problemet mjedisoreProblemet mjedisore
Problemet mjedisore
 
Strategjite segmentimi i tregut
Strategjite   segmentimi i tregutStrategjite   segmentimi i tregut
Strategjite segmentimi i tregut
 
Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi Tregu i punes ne Shqiperi
Tregu i punes ne Shqiperi
 
Monopoli
MonopoliMonopoli
Monopoli
 
Projekt ne TIK
Projekt ne TIKProjekt ne TIK
Projekt ne TIK
 
Funksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshmeFunksionet ne jeten e perditshme
Funksionet ne jeten e perditshme
 
Problemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sotProblemet e arsimit e shkolles sot
Problemet e arsimit e shkolles sot
 
Elasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkesesElasticiteti i kerkeses
Elasticiteti i kerkeses
 
Matematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshmeMatematika ne jeten e perditshme
Matematika ne jeten e perditshme
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 

Viewers also liked

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMITTEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMITornela rama
 
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 dritispahiu
 
projekt ne informatike
projekt ne informatikeprojekt ne informatike
projekt ne informatikekoralda
 
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)NGO Etnika
 
TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVE
TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVETEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVE
TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVEDhuratta Gela
 
Kompjuteri dhe pjeset e tij
Kompjuteri dhe pjeset e tijKompjuteri dhe pjeset e tij
Kompjuteri dhe pjeset e tijAltin Emiri
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajMenaxherat
 
Transportation Technology
Transportation TechnologyTransportation Technology
Transportation Technologydeedee180
 
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vitendarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne viteelvakastrati
 
Transportation Subsystems
Transportation SubsystemsTransportation Subsystems
Transportation SubsystemsRob Ruddle
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1Rrahim Maksuti
 
Transportation Technology for the 21st Century
Transportation Technology for the 21st CenturyTransportation Technology for the 21st Century
Transportation Technology for the 21st CenturyIBM Government
 
Sistemet teknologjike të transportit
Sistemet teknologjike të transportitSistemet teknologjike të transportit
Sistemet teknologjike të transportitFisnik Çavolli
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Rrahim Maksuti
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)fatonbajrami1
 
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"Maja
 

Viewers also liked (20)

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMITTEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE E KOMUNIKIMIT
 
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1 Projekt Per lenden Informatike Viti 1
Projekt Per lenden Informatike Viti 1
 
Prodhimi akullores
Prodhimi akulloresProdhimi akullores
Prodhimi akullores
 
Ajka dhe Gjalpi
Ajka dhe GjalpiAjka dhe Gjalpi
Ajka dhe Gjalpi
 
projekt ne informatike
projekt ne informatikeprojekt ne informatike
projekt ne informatike
 
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
Teknologjia dhe dizajni (Vështrim i shkurtër)
 
TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVE
TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVETEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVE
TEKNOLOGJIA E TRANSPORTIT TË MALLËRAVE
 
Transporti
Transporti Transporti
Transporti
 
Kompjuteri dhe pjeset e tij
Kompjuteri dhe pjeset e tijKompjuteri dhe pjeset e tij
Kompjuteri dhe pjeset e tij
 
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi RamajProjektimi i procesit Vehbi Ramaj
Projektimi i procesit Vehbi Ramaj
 
Transportation Technology
Transportation TechnologyTransportation Technology
Transportation Technology
 
Teknologjia
TeknologjiaTeknologjia
Teknologjia
 
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vitendarjet administrative te shqiperise ne vite
ndarjet administrative te shqiperise ne vite
 
Transportation Subsystems
Transportation SubsystemsTransportation Subsystems
Transportation Subsystems
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia I-Ligjërata 1
 
Transportation Technology for the 21st Century
Transportation Technology for the 21st CenturyTransportation Technology for the 21st Century
Transportation Technology for the 21st Century
 
Sistemet teknologjike të transportit
Sistemet teknologjike të transportitSistemet teknologjike të transportit
Sistemet teknologjike të transportit
 
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
 
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)
Autoshkolla (Pyetje - përgjigje)
 
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
Gjeografi: "Zonat e mbrojtura natyrore"
 

More from Rrahim Maksuti

Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKEMetodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerjeRrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6Rrahim Maksuti
 
Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libriRrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IRrahim Maksuti
 
Provat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveProvat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor JRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creepRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjesRrahim Maksuti
 

More from Rrahim Maksuti (20)

Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKEMetodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
 
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
 
Vetitë mekanike-libri
Vetitë  mekanike-libriVetitë  mekanike-libri
Vetitë mekanike-libri
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
 
Provat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeveProvat dhe kontrolli i materialeve
Provat dhe kontrolli i materialeve
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetikMekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
Mekanika e shkatërrimit II-Koncepti energjetik
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
 
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kicMekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
 

ZHVILLIMI TEKNOLOGJIK BASHKËKOHOR-NOCIONE THEMELORE, KARAKTERISTIKAT DHE KLASIFIKIMI I TEKNOLOGJIVE TË PËRPUNIMIT

  • 2. Nocione themelore për: -Shkencën, -Inxhinierinë -Teknikën, -Teknologjinë Historiku i zhvillimit te shkencës dhe teknologjisë është pjesë e historikut të zhvillimit të civilizimit njerëzorë. Vlen të theksohet se shkenca lindi sapo shoqëria ndeshi probleme dhe filloi të merret me zgjidhjen e tyre. -sigurimi i mjeteve të jetesës, -sigurimi i mjeteve të mbrojtjes.
  • 3. Shkenca është një nga fushat më të rëndësishme të veprimtarisë së njeriut dhe përbëhet nga: -tërsia e njohurive, koncepteve dhe teorive mbi natyrën dhe shoqërinë, -tërsia e metodave që zotëron dhe përdoren për studimin e natyrës dhe shoqërisë. Modeli universal i njohurisë shkencore gjatë tërë historikut të zhvillimit të shkencës është: Praktika Teoria Praktika
  • 5. Për plotësimin e nevojave të përditshme jetësore njeriu duke përdorur aftësinë mendore (trurin) dhe duaret e tij filloi të prodhojë vegla të punës, në fillim prej guri dhe pastaj prej metali dhe me këtë filloi të sundojë natyrën dhe ta shndërroj ate në dobi të tij. Në këtë përpjekje jetike për të sunduar natyrën, njeriu krijoi një arsenal të pasur veglash pune, që përbenin teknikën e tij. Pra, me termin teknikë do të nënkuptohet tërsia e mjeteve dhe e veglave te punës (tërisa e pajisjeve, makinave dhe e veglave për punë).
  • 6. Inxhinieria: Rrjedh prej fjalës së vjetër latine (ingeniosus që d.m.th., i aftë- aftësi). Me nocionin inxhinieri nënkuptohet aplikimi, respektivisht vuarje në shërbim e shkencës dhe njohurive të provuara shkencore për realizimin e teknologjisë së caktuar. Inxhinieria pra, përfaqëson dizajnimin (projektimin) e zbatimit (realizimit) praktik të procedurave të caktuara të teknologjisë së përvetësuar në të gjitha aspektet.
  • 7. Definition of Engineering • “Engineering is the application of science and mathematics by which the properties of matter and the sources of energy in nature are made useful to people in structures, machines, products, systems, and processes.” (Webster’s New Collegiate Dictionary)
  • 8. The profession in which knowledge of the mathematical and natural sciences, gained by study, experience, and practice, is applied with judgment to develop ways to use, economically, the materials and forces of nature for the benefit of mankind.
  • 9. Natyra i ofron njeriut një numër të madh të materialeve të cilat i shfrytëzon për nevoja të ndryshme. Një pjesë të këtyre materialeve njeriu i shfrytëzon ashtu si i merr nga natyra, ndërsa një pjesë tjetër i vë në përdorim pasi që me punën e vet- duke zbatuar përvojat e fituara dhe mundësitë shkencore dhe teknike, i prodhon dhe i përpunon, varësisht nga nevoja.
  • 10. Teknologjia ( nga greqishtja technezeje-zanatë, përvojë dhe logos-shkencë) është shkenca që merret me prodhimin e materialeve dhe me metodat e përpunimit të tyre me qëllim të përftimit të gjysmëprodukteve dhe produkteve të gatshme. Në literaturë, për konceptin teknologji ekzistojnë definicione të ndryshme: -Me termin teknologji nënkuptohet procesi i drejtpërdrejtë i prodhimit të të mirave materiale,
  • 11. -Me termin teknologji nënkuptohet aplikimi (zbatimi) sistematik i njohurive të caktuara për aktivitete praktike e në mënyrë të veçantë për aktivitete prodhuese, -Me termin teknologji nënkuptohet tërësia e njohurive mbi ndryshimet kimike, fizike, termike, mekanike dhe ndryshimet tjera me qëllim të shndërrimit te produkteve natyrore në të mira materiale, -Me termin teknologji nënkuptohet ndërveprimi, respektivisht veprimi reciprok i mjeteve të punës dhe produkteve natyrore,
  • 12. -Me termin teknologji nënkuptohet procesi i shndërrimit të inputeve në outpute, -Me termin teknologji nënkuptohet tërësia e njohurive, shkathtësive, mjeteve të punës, materialeve, veglave dhe të pajisjeve tjera të cilat njeriu i shfrytëzon për shndërrimin e produkteve natyrore në të mira materiale dhe në shërbime. -Me termin teknologji nënkuptohet veprimtaria gjithëpërfshirëse e cila ndërlidh(gërsheton) teknikën, ekonominë dhe shoqërinë njerëzore.
  • 13.
  • 14. Epokat e zhvillimit teknologjik: -Epoka e zejtarisë (deri në shek. XVIII), -Epoka industriale (nga mbarimi i shek. XVIII deri në mesin e shek. XX). -Epoka postindustriale (epoka automatizimit- nga viti 1950 deri sot). -Epoka e………..? (në të ardhmen). e
  • 15. Teknologjia si veprimtari njerëzore është shumë e vjetër. Që në kohën kur njeriu në mënyrë të vetëdijshme filloi të mprehë gurin për të bërë armë gjahu, që kur ai filloi të kërkonte minerale e ti shkrinte ato për të prodhuar mjete të ndryshme e deri në ditët tona, teknologjia me tërsinë e metodave dhe proceseve ka shërbyer për të përpunuar lëndë të ndryshme, për të prodhuar mjete pune dhe gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme për përmbushjen e nevojave jetësore të njerëzimit.
  • 16. Gjatë prodhimit, përkatësisht përpunimit të materialeve, mund të ndryshojë forma apo pamja e jashtme e materialit ose eventualisht mund të ndryshojë edhe ndërtimi i brendshëm i tij. Si rrjedhim i kësaj, teknologjia konvencionalisht ndahet në: -teknologji mekanike -teknologji kimike Teknologjia mekanike konsiston në ndryshimin e formës (pamjes) së jashtme dhe të vetive fiziko-mekanike të materialit. Proceset e këtilla kryesisht kryhen me anën e veprimeve mekanike.
  • 17. Gjatë përpunimit të lëndës së parë përftohen: -gjysmëprodukte (gjysmëfabrikateparafabrikate-gjysmëprodhime) -produkte të gatshme (fabrikate-prodhime të gatshme)
  • 18. Në literaturë mund të gjenden edhe këto emërtime: Inpute: lënda e parë ( produkte natyrale, puna, kapitali i investuar) Outpute: produkti i gatshëm ose eventualisht gjysmëprodukti nëse i nënshtrohet edhe një herë procesit të prodhimit/përpunimit me qëllim të transformimit(shndërrimit) në produkt të gatshëm. -produkte të gatshme: karriket, tavolinat, automobili, librat, lapsat, etj. -gjysmeprodukte: letra, profilet e çelikut, llamarinat e çelikut, etj.
  • 19. Koncepti i teknologjisë bashkëkohore
  • 22.
  • 23.
  • 24. Në literaturë mund të haset edhe ky klasifikim: -teknologji prodhuese -teknologji joprodhuese Teknologjia prodhuese merret me prodhimin/përpunimin e lëndëve të para, respektivisht shndërrimin e tyre në gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme, që gjejnë përdorim në fusha të ndryshme të industrisë (metalpërpunuese, automobilistike, navale, aeronautike etj.).
  • 25. Teknologjia joprodhuese merret me çeshtjet e shndërrimit të energjisë, informatave, transportit, deponimit, ruajtjes dhe shqyrtimit të materialeve dhe produkteve.
  • 26.
  • 27.
  • 29. Teknologjia prodhuese ne mekatronike : Mekatronika është me karakter multidisciplinarë Sistemet mekanike Sistemet elektronike MEKATRONIKA Teknologjia informative
  • 30.
  • 32.
  • 33.
  • 34.
  • 35.
  • 36.
  • 37.
  • 38. Faktorët që ndikojnë në përzgjedhjen e teknologjisë prodhuese janë të shumtë, ndër të cilët mund të përmenden: -forma dhe përmasat e produktit, -fusha e tolerancave(shmangieve), -kualiteti i sipërfaqes, -sasia e prodhimit, -lloji i prodhimit, -ekonomizimi, -kapacitetet ekzistuese, etj.etj.
  • 39.
  • 40.
  • 42. • • • • Gjate perftimit, respektivisht prodhimit te gjysmeprodukteve dhe produkteve te gatshme mund te ndryshoje: -ndertimi i brendshem, -forma, permasat, -pamja estetike dhe karakteristikat tjera. Vlen të theksohet se për arsye të numrit tejet të madh të prodhimeve (produkteve) që prodhohen sot, është paraqit nevoja që teknologjia të ndahet (klasifikohet) edhe në grupe tjera në varësi të: -lëndës së parë që shfrytëzohet -produkteve që prodhohen -gjendjes agregate etj. etj., p.sh.
  • 43. -teknologjia e perftimit/perpunimit te metaleve, -teknologjia e perpunimit te drurit, -teknologjia e perpunimit te masave plastike, -teknologjia e perpunimit te letres, -teknologjia e perpunimit te tekstilit, -teknologjia e prftimit te produkteve ushqimore, -teknologjia e perftimit te naftes, etj. etj. Ndarja (klasifikimi) i sipërcituar është konvencional dhe ka vetem karakter didaktik.
  • 44. Teknologjia mekanike Metodat më të njohura të shndërrimit të materialeve natyrore në gjysmëprodukte dhe produkte të gatshme janë: -metodat primare të prodhimit ( sinterimi, derdhja) -përpunimi me deformim ose ndryshe quhet edhe perpunimi plastik (farkëtimi, laminimi, tërheqja, presimi, stampimi, metodat speciale të përpunimit) -metodat e përpunimit me prerje-gedhendje-heqje ashkle(tornimi, frezimi, zdrugimi, retifikimi etj.) -saldimi dhe proceset e ngjashme me saldimin, -përpunimi termik -përpunimi sipërfaqësor
  • 45. Nocioni i procesit të prodhimit Prodhimi i një produkti të gatshëm (detali) të dhënë mund të bëhet me metoda të ndryshme si që janë përmend më parë dhe sipas proceseve teknologjike të caktuara. Proces prodhimi quhet tërë kompleksi i veprimeve si rrjedhim i të cilave lënda e parë, përkatësisht gjysmëprodukti shndërrohet në produkt të gatshëm. Procesi i prodhimit është një veprimtari e paramenduar e njeriut, është një veprimtari e ndërgjegjshme, pasi njeriu e ka në mendjen e tij rezultatin që pret të arrijë, mënyrën se si do ta arrijë dhe mjetet me të cilat do ta arrijë.
  • 46. Procesi i prodhimit përfshin jo vetëm proceset teknologjike, por edhe një seri të proceseve të tjera, si: p.sh.: pranimin e lëndës së parë, kontrollin hyrës, magazinimin e saj, përgatitjen tekniko-teknologjike, transportin brenda repartit, kontrollin ndërfazor (ndëroperacional), kontrollin final (përfundimtar), magazinimin dhe ruajtjen e produkteve të gatshme, përgatitjen e pajisjeve ndihmëse, riparimin e defekteve etj. etj., pra një veprimtari sistematike (një sistem) që realizohet sipas rregullave të caktuara.
  • 47. Për realizimin e këtyre aktiviteteve (veprimeve) marrin pjesë shërbime, departamente, njësi punuese dhe reparte të ndryshme, varësisht prej llojit të organizimit të ndërmarrjes. Në çdo ndërmarrje prodhuese ekzistojne: -departamentet e furnizimit (blerjes) së lëndës së parë, -repartet e prodhimit, -departamenti i kontrollit të kualitetit, -departamenti i shitjes e kështu me radhë.
  • 48. Nocioni i procesit teknologjik Proces teknologjik quhet ajo pjesë e procesit të prodhimit e cila lidhet drejtpërsëdrejti me ndryshimin e formës, të përmasava, të llojit të sipërfaqes, të vendosjes reciproke të pjesëve të veçanta të trupit që përpunohet, gjendjes dhe përbërjes elementare të lëndës së parë si edhe të vetive përkatëse. Vlen të theksohet se gjatë përpilimit të procesit teknologjik duhet të sigurohen jo vetëm vetitë e kërkuara, por edhe prodhimi të realizohet me kosto sa më ulët për kushte konkrete.
  • 49. Procesi teknologjik është pjesë përbërëse e procesit të prodhimit si rrjedhojë e të cilit përftohen gjysmëproduktet ose/dhe produktet e gatshme. Ndër proceset teknologjike që kanë të bëjnë me përpunimin e materialeve mund të përmenden: -procesi teknologjik i shkrirjes(fonderisë), -procesi teknologjik i deformimit plastik, -procesi teknologjik i përpunimit me prerje (mekanik), -procesi teknologjik i saldimit etj.
  • 50. Operacioni është pjesë përbërëse e procesit teknologjik dhe përkufizon tërë aktivitetin që kryhet në një vend pune, përkatësisht në një makinë nga një ose disa punëtore (ekip) brenda nje përgatitje të makinës. Me operacion përfshihen të gjitha punët dhe përpunimet nga çasti i marrjes deri në çastin e dorëzimit në vendin e caktuar. Operacion i shpimit të vrimës dhe tornimit të kanalit ballorë me disa vegla prerëse në të njejtën makinë dhe vend pune
  • 51. Procesi i prodhimit me derdhje dhe procesi teknologjik i derdhjes (fonderisë) Procesi teknologjik i derdhjes Procesi i prodhimit me derdhje Lingota
  • 52. Procesi i prodhimit me deformim dhe procesi teknologjik i deformimit Procesi i prodhimit me deformim Procesi teknologjik i deformimitlaminimit-cilindrimit
  • 53. Procesi i prodhimit me deformim dhe procesi teknologjik i deformimit Procesi i prodhimit me deformim Procesi teknologjik i deformimitfarkëtimit
  • 54. Procesi i prodhimit me heqje ashkle dhe procesi teknologjik me heqje ashkle Procesi i prodhimit të vrazhdë me heqje ashkle-Tornimi Procesi teknologjik i prodhimit të vrazhdë me heqje ashkle-Tornimi
  • 55. Procesi i prodhimit me heqje ashkle dhe procesi teknologjik me heqje ashkle Procesi i prodhimit final me heqje ashkle-Retifikimi Procesi teknologjik i prodhimit final me heqje ashkle-Retifikimi
  • 56. Në terminologjinë e teknologjisë prodhuese hasen edhe emërtime tjera të cilët kanë të bëjnë me veprime (aktivitete) përkatëse punuese, që në tërësi e definojnë procesin teknologjik, respektivisht procesin e prodhimit, si p.sh.: -vendosje, -pozicion, -kalim, -kalesë, etj.
  • 57. Vendosje quhet ajo pjesë e operacionit që kryhet me një mbërthim të pjesës- copës (ose të disa pjesëve-copave) që përpunohen pa ndryshuar pozicionin e saj kundrejt sipërfaqeve vendosëse të makinës ose pajisjes.
  • 58. Në figurën më lartë prezantohet skema e përpunimit të shkallëzimevetë pjesës-copës në të dyja anët e saj (I dhe II). Nëse këto shkallëzime përpunohen njëri pas tjetrit, pa rrotulluar pajisjen: në fillim përpunohet shkallëzimi në anën I dhe pastaj pjesën e lirojmë, e rrotullojmë dhe përsëri e fiksojmë dhe pas kësaj përpunojmë shkallëzimin në anën tjetër. Në këtë mënyrë ky operacion (i shkallëzimit) kryhet me dy vendosje.
  • 59. Tornim i boshtit të shkallëzuar në një operacion dhe me dy vendosje
  • 60. Pozicion quhet pjesa e operacionit që kryhet pa ndryshimin e vendit të pjesës-copës që përpunohet në relacion me makinën dhe pajisjen shtrënguese. Nëse në rastin e figurës më lartë, pajisja shtrënguese është e rrotullueshme, atëhere pjesa-copa nuk hiqet, por rrotullohet së bashku me pajisjen rrotulluese, atëhere në këtë rast përpunimi i shkallëzimeve kryhet me një vendosje dhe dy pozicione.
  • 61. Kalim quhet ajo pjesë e operacionit që kryhet në një ose në disa sipërfaqet të pjesës-copës që përpunohet me një ose disa vegla, pa ndryshuar regjistrimin e makinës (regjimin e punës, veglën, vendosjen). Operacioni i shpimit të vrimës me tre kalime: 1-shpimi 2-zgjerimi 3-përpunimi i kanalit ballor
  • 62. Kalesë quhet ajo pjesë e kalimit që kryen heqjen e vetëm një shtrese metali, pa ndryshuar veglën, sipërfaqen që përpunohet dhe regjistrimin e punës së makinës metalprerëse. Ndryshimin e thellësisë së prerjes në këtë rast nuk duhet konideruar si ndryshim i regjimit të punës. Për këtë arszye dy ose më shumë kalesa të njëpasnjëshme në të njejtën sipërfaqe me të njetën vegël, me të njejtin numër rrotullimesh dhe me të njejtën trashësi të hapit, pavarsisht thellësisë së prerjes, konsiderohen si një kalim me disa kalesa.
  • 63. Procesi teknologjik nuk mjafton vetëm ta nxjerri produktin në treg. Nëse produkti: -nuk posedon cilësi të lartë, -nuk ka kosto të ulët, -nuk ofrohet në kohen e duhur (Just in time) dhe -e ndot mjedisn jetësor, atëhere procesi teknologjik nuk është konkurrent, përkatësisht nuk është efikas dhe efektiv.
  • 64. Llojet e prodhimit Prodhimi individual karakterizohet nga prodhimi i detaleve të veçanta ose në sasi të vogla (një ose disa ekzemplarë), të cilat ose nuk përsëriten ose mund të përsëriten pas një periudhe të pacaktuar kohore. Karakteristikë e këtij lloji të prodhimit është se në vendet e punës kryhen punime të ndryshme, të cilat nuk përsëriten. Për këtë qëllim vendet e punës janë të pajisura me pajisje dhe vegla universale. Punëtori duhet të ketë kualifikim të lartë, pai që ai kryen operacione të ndryshme dhe bën vetë përgatitjen e pajisjes.
  • 65. Pasi që përgatitja e pajisjes kërkon kohë të konsiderueshme, si rrjedhim rendimenti i punës te ky lloj prodhimi është i ulët, ndërsa kostoja (çmimi) e prodhimit e lartë. Prodhimi në seri (serik) karakterizohet nga prodhimi i detaleve të shumta që përsëriten pas një periudhe të caktuar kohore. Karakteristikë e këtij lloji të prodhimit është kryerja në çdo vend pune e disa punimeve (operacioneve) që përsëriten periodikisht. Në këtë rast, krahas pajisjeve universale, përdoren edhe pajisje dhe instrumente speciale.
  • 66. Në këtë lloj prodhimi punëtori kryen disa punime të kufizuara dhe si rrjedhim nuk është e nevojshme që të ketë kualifikim të lartë si në rastin e prodhimit individual. Përgatitja e pajisjeve të punës bëhet periodikisht kur kalohet nga një seri në tjetrën me ç,rast kursehet në kohë dhe si rrjedhim edhe kostoja e prodhimit është më e vogël. Varësisht nga sasia e detaleve që e përbëjnë serinë, kemi: -seri të vogla, -seri të mesme dhe
  • 67. Karakteristikat themelore të prodhimit në seri: -nomenklatura (emërtesa) e detaleve që prodhohen është thjeshtë, -përdoren makina të veçanta për prodhim, përkatësisht makina për qëllime specifike-speciale, -mund të bëhet aftësimi i makinave dhe pajisjeve për zbatimin e operacioneve specifike-speciale për një kohë të shkurtër deri sa të punohet seria e detaleve, etj.
  • 68. Prodhimi në masë (masiv) karakterizohet nga prodhimi i detaleve në mënyrë të pandërprerë për një kohë jashtëzakonisht të gjatë. Karakteristikë e këtij prodhimi është kryerja në çdo vend pune, vazhdimisht dhe pandërprerje, vetëm e një opercioni të caktuar. Kjo krijon mundësinë e specializimit të vendit të punës, dhe si rrjedhim vendet e punës janë të pajisura me pajisje dhe instrumente speciale. Në këtë lloj prodhimi rendimenti i punës është i lartë , kurse kostoja e prodhimit e ulët.
  • 69. Karakteristikat themelore të prodhimit në masë: -nomenklaturë (emërtesë) shumë e ngushtë e produkteve në krahasim me prdhimin në seri. Fabrikat e prodhimit në masë zakonisht prodhojnë një tip detali dhe ka raste edhe një tip përmase-dimensioni, -për prodhimin në masë përdoren pajisje dhe makina speciale që destinohen për përpunimin e një tip detali. -këto pajisje, përkatësisht makina realizojnë produktivitet të lartë,
  • 70. -detalet e prodhuar në masë i plotësojnë konditat e shkëmbimit reciprok, ashtu që nuk është e nevojshme të hatxhohet kohë për agjustimin e tyre gjatë montimit, -procesi teknologjik, përkatësisht procesi i prodhimit në masë mund të automatizohet në mënyrë të plotë dhe kështu mundësohet rritja e produktivitetit, -mund të përdoren makina shumëshpindelëshe, etj.
  • 71. Në literaturën bashkëkohore mund të gjendet edhe termi: prodhim procesor dhe prodhim fleksibil. Prodhimi procesor karakterizohet nga: -prodhimi kontinual i produkteve, -teknologji integrale e prodhimit dhe rrjedhje kontinuale e procesit, -prodhim intensiv, -pajisjet e mekanizuara dhe automatizuara, -numër i vogël i punonjësve, -planifikimi i materialeve të depos, -efikasitet dhe efektivitet i larte prodhues.
  • 72. Prodhimi fleksibil Edhe pse ky prodhim është me kosto të lartë, mundësohet produktivitet i lartë nëpërmjet: -shpejtesisë së madhe, -cilësisë së lartë, -mbajtjes se rezervave të vogla në depo, -mundësisë së ndërrimit të shpejtë të programit prodhues dhe -zero skarcitetit, -punë ekipore e punëtorëve me kulifikime të ndryshme, -këmbimi elektronik i të dhënave, etj.
  • 73. Parametrat teknologjik Parametrat ose treguesit (indeksat) kryesorë që e karakterizojnë efikasitetin dhe efektivitetin e një procesi teknologjik janë: -rendimenti (shkalla e shfrytëzimitproduktiviteti-prodhueshmëria), -konsumi i lëndës së parë, -konsumi i energjisë për njësi prodhimi, -cilësia (kualiteti), -investimet kapitale, -kostoja e prodhimit etj.
  • 74. Inpute(hyrjet) Inpute(hyrjet) NDE R MAR R J A Outputet(daljet) Outputet(daljet) Produktiviteti = Outputet / Inputet
  • 75. Duke i analizuar në mënyrë të hollësishme dhe krahasuese të gjithë këto faktorë, përcaktohet se sa është dobiprurës procesi teknologjik dhe përcaktohen kushtet optimale të zhvillimit të procesit teknologjik në veçanti dhe të procesit të prodhimit në përgjithësi.
  • 76. Mekanizimi dhe automatizimi i proceseve teknologjike Me termin mekanizim nënkuptohet zëvendësimi i punës së krahut(dorës) me punën e mekanizmave dhe të makinave. Mekanizimi e rrit dukshëm rendimentin (produktivitetin) në punë për arsye të intensifikimit të punës me ndihmën e pajisjeve përkatëse, por njëkohësisht e pakëson numrin e personelit punues.
  • 77. Pra, mekanizim do të thotë zëvëndësim te punës së krahut me punën e mekanizmave dhe makinave. Mekanizimi e intensifikon procesin dhe si rrjedhim rritet dukshëm rendimenti i prodhimit duke e zvogëluar(pakesuar) personelin punues. Automatizimi është shkalla më e lartë e mekanizimit. Me automatizim nënkuptohet përdorimi i një vargu aparatesh, përkatësisht pajisjesh të cilët mundësojnë që procesi teknologjik, respektivisht procesi i prodhimit të realizohet pa pjesëmarrjen e drejtëperdrejt të njeriut, por vetëm nën kontrollin e tij.
  • 78. Me automatizim të procesit rritet rendimenti i punës dhe përmirësohet cilësia e prodhimit. Parimisht automatizimi i procesit realizohet nga puna (veprimi) e përbashkët e tre njësive: njësia matëse (matësi), njësia rregulluese (rregullatori) dhe njësia vepruese (vepruesi). Për automatizimin e plotë të procesit të prodhimit përdoren pajisje nga më të ndryshmet deri te makinat llogaritëse elektronike të cilat furnizohen me programe të ndryshme, varësisht prej nevojës.
  • 79. Tendencat bashkëkohore të zhvillimit teknologjik -zhvillimi i procesve teknologjike fleksibile, -zhvillimi i proceseve teknologjike me zero scarco (pa humbje), -zhvillimi i proceseve teknologjike që mundësojnë progres ekonomik dhe transfer të shpejtë teknologjik, -zhvillim i proceseve teknologjike që mundësojnë prodhime (produkte) me përmasa mikrometrike, -zhvillimi i nanoteknologjisë, -zhvillimi i bioteknologjisë, etj.

Editor's Notes

  1. ore