SlideShare a Scribd company logo
1 of 41
PËRCAKTIMI EKSPERIMENTAL I KIC
Përcaktimi i parametrave të mekanikës
elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) për
vlerësimin
kuantitativ
të
sigurisë
së
materialeve, përkatësisht detaleve nga
shkatërrimi është tejet i nevojshëm nga se
mbi bazën e këtyre parametrave bëhet
vlerësimi kuantitativ i sigurisë së materialeve,
përkatësisht detaleve nga shkatërrimi në
përgjithësi dhe shkatërrimi i brishtë në
veçanti. Nëpërmjet këtyre parametrave, pra
përcaktohet niveli i brishtësisë (frazhilitetit)
të materialeve të caktuara, përkatësisht
detaleve dhe objekteve tjera që janë pjesë
përbërëse e ndonjë konstruksioni.
Nëpërmjet përcaktimit të parametrave të
mekanikës elastike lineare të shkatërrimit
(MELSH) bëhet edhe klasifikimi i materialeve
në aspekt të rrezikut të thyerjes së brishtë
(brishtësisë), ndonëse këtu duhet theksuar se
aspekti përmasor është dominues në
përcaktimin e këtij rreziku.
Siç është theksuar edhe më parë, puna
(energjia) goditëse e thyerjes sipas Charp-it
(CVN) është metoda tradicionale për këtë
qëllim, por pasi që edhe kjo metodë jep
rezultate orientuese deri në trashësinë 10mm,
për trashësistë mbi 10mm, vlerësimi bëhet
edhe më i ndërlikuar.
Parametrat e mekanikës elastike lineare
të shkatërrimit (MELSH) karakterizojnë nga
aspekti sasior rezistencën ndaj thyerjes së
brishtë (egër, sertë, frazhile, të rryfeshme). Ky
është, pra edhe qëllimi kryesor i mekanikës
elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) që
mundëson përcaktimin e madhësive kritike të
cilat nën veprimin e një gjendjeje të sforcuar
të dhënë, provokojnë thyerje katastrofike.
Siç është thënë edhe më parë, MELSH
supozon se sjellja e përgjithshme e materialit
është elastike dhe në këtë zonë ndodh edhe
shkatërrimi, përkatësisht thyerja e materialit.
Parametri kryesor i mekanikës elastike
lineare të shkatërrimit (MELSH) është KIC që
përcakton rezistencën përkatësisht aftësinë e
materialit
për
ti
rezistuar
përhapjes
katastrofike (brutale) të një plasaritjeje. Kjo
karakteristikë ndryshe quhet edhe rezistenca
ndaj thyerjes (shkatërrimit), përkatësisht
faktori i intensitetit të sforcimit.
Vlen të theksohet se edhe ky parameter i
mekanikës elastike lineare të shkatërrimit
(MELSH) ngjashëm si edhe energjia (puna) e
goditjes sipas Charp-it, përvaç tjerash varet
edhe nga efekti përmasor.
Përcaktimi i KIC realizohet nëpërmjet
provave të rezistencës ndaj thyerjes të cilat
përdorin mostra (kampione) të veçanta, të
paraplasaritura në lodhje dhe që i
nënshtrohen tërjeqjes ose përkuljes, duke
matur ndryshimin e ngarkesës së zbatuar
(aplikuar) në funksion të zhvendosjes
ndërmjet dy pikave të ndodhura nga të dy
anët e një plasaritjeje.
Vlen të theksohet që në fillim se këto
prova janë shumë të ndërlikuara, kërkojnë
pajisje të sofistikuara dhe kuadër të përgatitur
profesional.
Përcaktimi i rezistencës ndaj thyerjes
bëhet në kampione me trashësi të madhe, që
e bën provën mjaft të kushtueshme, madje
shpeshherë edhe të pamundur për tu
realizuar nëse materiali nuk është i
disponueshëm në trashësinë e kërkuar.
Për zbutjen e këtijë kriteri të trashësisë
shpeshherë
shkohet
në
kërkimin
e
korrelacioneve të mundshme me energjinë
(punën) goditëse të Charp-it ose me ndonjë
karakteristikë tjetër korrelative, si p. sh.: me
temperaturën tranzitore të thyerjes (Tk) ose
me kufirin e rrjedhshmërisë (Re).
Rëndësia praktike e këtij parametri të
mekanikës elstike lineare të shkatërrimit
(MELSH) qëndron në ate se ky parametër
është përvetësuar si kriter i zgjerimit jostabil
të plasaritjes dhe arritjes së një vlere kritike
(Kc).
Kjo vlerë (Kc) është pra madhësi
karakteristike e brishtësisë (frazhilitetit.
Vendosja e indeksit I, II ose III siç dihet ka
domethënien e zgjerimit të plasaritjes.

I

II

III
Ngjashëm si edhe për vetitë tjera
mekanike të zakonshme (Re, Rm), u paraqit
nevoja edhe e përcaktimit të KIC, andaj në
kuadër të ASTM (American Society for
Testing and Materials-ASTM) dhe grupit 24
(ASTM E-24-Komisioni për shkatërrim) u
shqyrtua mundësia e definimit të formës,
përmasave të kampioneve dhe procedurës
për përcaktimin e vlerave konsistente të K IC.
Kjo përpjekje në fund rezultoi me hartimin e
një satndardi për përcaktimin e KIC (ASTM
Standard E-399-83)- Standard Test Method for
Plane Strain Fracture Toughness of Metallic
Vlen të theksohet se pas këtij standardi
edhe:
- Byroja për standardizim e Britanisë së
Madhe (BSI),
-Shoqata japoneze e inxhinierave të
makinerisë (JSME),
-Shoqata evropiane për integritetin e
konstruksioneve
(European
Structural
Integrity Society-ESIS), kanë
përgatitur
standarde përkatëse për përcaktimin e
rezistencës ndaj thyerjes-KIC.
Për shkak të kërkesave specifike të definuara
me konceptin e mekanikës elastike-lineare të
shkatërrimit (MELSH), përcaktimin eksperimental te
KIC duhet të plotësohen këto kondita:
dimenzionet e mostrës (kampionit) duhet të jenë
më të mëdha se madhësa e zonës plastike në majë
të plasaritjes,
në çastin e përhapjes jostabile të plasaritjes duhet
të ekzistojë mundësia e regjistrimit preciz të
ngarkesës,
për formën (trajtën) përkatëse të kampionit duhet
të dihet ekuacioni adekuat, gjegjësisht raporti
ndërmjet faktorit të intensitetit të sforcimit,
sforcimit dhe gjatësisë së plasaritjes.
Trashësia B >> rp
Gjatësia e plasaritjes, a >> rp
ligamenti, W-a >> rp
P

 K IC
B ≥ 2.5
σ
 ys
rp

a

W-a
W

P

B

 K IC
a ≥ 2.5
σ
 ys

2


 ≥ 25rp


2


 ≥ 25rp



 K IC
W − a ≥ 2.5
σ
 ys

2


 ≥ 25rp


Forma
dhe
dimensionet
e
mostrave
(kampioneve) për përcaktimin e KIC
Provat shpeshherë realizohen me kampione
kompakte të cilët i nënshtrohen tërheqjes
(CT-Compact Tension Specimen) ose me
kampione të cilët i nënshtrohen lakimit në
tre pika (SENB-Single Edge Notched
Specimen for Bending).
Mostra për
tërheqje

Mostra për
lakim
Vlen të theksohet se përveç mostrave të
dhëna më parë (CT dhe SENB), për
përcaktimin e KIC mund të përdoren edhe
mostra tjera siç prezantohen në vazhdim:
Prova realizohet në dy faza:
krijimi i plasaritjes reale nëpërmjet
ngarkesës ciklike në pulzator,
ngarkimi me ngarkesa statike deri në thyerje
duke e regjistruar edhe diagramin forcazgjerimi i plasaritjes në pajisjen universale.
Në pajisjen servo-hidraulike për provë
ekziston mundësia që të dy fazat e provës të
realizohen në të njejtën pajisje. Regjistrimi i
diagramit forca-zgjerimi i plasaritjes (faza e
dytë e provës) skematikisht është prezantuar
në fig. ne vazhdim.
Në mostrat (kampionet) provuese siç
është theksuar edhe më parë duhet të krijohet
një paraplasaritje me thellësi minimale prej
1.5mm.
Pajisja për krijimin e paraplasaritjes me lodhje
Gjatë provës në pajisjen përkatëse regjistrohet
diagrami që prezanton varësinë e ngarkesës me
çvendosjen, përkatësisht zgjerimin e plasaritjes.

1-matësi i zgjerimit të plasaritjes 2-pajisja për lakim 3-regjistruesi x-y
Gjatë
realizimit
të
provës
për
përcaktimin e KIC është me rëndësi të
përcaktohet ngarkesa e cila i korespondon
(përgjigjet) zgjerimit prej 2% të plasaritjes, që
përcaktohet duke iu shmangur pjesës lineare
të kurbës.
Vlera prej 2% e zgjerimit të plasaritjes
gjatë përcaktimit të KIC i përgjigjet vlerës
kufitare të deformimit elastik (dmth se deri në
këtë vlerë të ngarkesës nuk shfaqet efekti i
deformimit plastik, pra gjendemi akoma në
zonën e deformimeve plastike, përkatësisht
në zonën që i korespondon MELSH:
Fazat e realizimit të provës për përcaktimin e KIC

Ngarkimi

Krijimi i paraplasaritjes

Shkatërrimi-Thyerja
Përcaktimi i KIC me mostrën SENB
Matësi
i
zgjerimit
të
plasaritjes
përforcohet mekanikisht nga të dy anët e
kanalit të punuar me gëdhendje (përpunim me
prerje-heqje ashkle) dhe ndryshimi i gjërsisë
së plasaritjes së bashku me signalin elektrik
të forcës bartet në regjistruesin e diagramit
forca-zgjerimi i plasaritjes. Varësisht nga lloji
i materialit dhe i konditave të provës (p.sh.
temperatura e provës) mund të paraqiten tre
tipe karakteristik të diagramit forca-zgjerimi i
plasaritjes, figura ne vazhdim:
Te diagrami tip 2 pas qëndresës (sjelljes)
elastiko-lineare në kohëzgjatje relativisht të gjatë, të
materialit, pas arritjes së forcës FQ vjen deri te ramja
e përkohshme e forcës (ngjashëm si te forca në
kufirin e rrjedhshmërisë gjatë provës statike të
tërheqjes).
Diagramin tip 3 e karakterizon sjellja elastike
-lineare e materialit, ndërsa gjatë llogaritjes merret
forca FQ =Fmax
Pas
llogaritjes
së
ngarkesës
FQ,
përcaktohet edhe KIC , varësisht prej llojit të
mostrës (kampionit) të shfrytëzuar:
-Mostra (kampioni) CT

LOAD
a 
KI =
* f

B *W 1 2
W 

Loads-Ngarkesa FQ
2
3
4

a 



a 
a 
a 
a  
2+
0.886 + .64
4
− .32
13
+ .72
14
− .6
5







W 
W 
W 
W 
W 





a  


f
=
3 2
W 

a 

1
 −

W 

-Mostra (kampioni) SENB

LOAD * S
a 
KI =
* f

3 2
B *W
W 
Loads-Ngarkesa FQ
1 2

a 
f
=
W 

a 
3

W 

2



a 
a 


a 
a  
1.99 −
1−
2.15 −3.93
+2.7





 

W 
W 

W 
W  






3 2
a 
a 


2 +2
1
 1−


W 
W 


Gjërësia e kampionit dhe gjatësia e tij
duhet të maten në planin (rrafshin) e
plasaritjes
në tre vende (pozicione) me
saktësi prej 0.1%.
Vlera e gjatësisë së plasaritjes merret si
mesatare algjebrike e tri matjeve.
Llogaritja e KIC sipas prezantimit të
mësipërm, pra janë vlera kritike të rezistencës
ndaj thyerjes, përkatësisht të faktorit të
intensitetit të sforcimit sipas mekanikës
elastike lineare të shkatërrimit (MELSH). Këto
vlera, pra shfaqin rezistencën e materialit
ndaj
thyerjes
në
mjedis
joagresiv
(jokorrodues) dhe në prani të një plasaritje me
majë të mprehtë. Gjithashtu duhet theksuar
se këto vlera vlejnë për gjendjen e deformuar
planare dhe për modelin e hapjes së
plasaritjes I. Poashtu vlen te theksohet se në
këtë rast supozohet se vlera e deformimit
Mundësistë e përdorimit të përcaktimit
eksperimental të KIC sipas udhëzimeve të
prezantuara më lartë janë:
Gjatë
hulumtimit
dhe
zhvillimit
të
materialeve për përcaktimin e faktorëve
metalurgjikë, si psh.:
-përbërjes kimike,
-përpunimit termik,
-saldimit, etj.
Gjatë vlerësimit për shfrytëzim (eksploatim) të
përshtatshmërisë së materialeve për qëllime të
veçanta (specifike) dhe në kondita të caktuara të
gjendjes së sforcuar,
 Gjatë pranimit dhe kontrollit të cilësisë të
materialeve të caktuara, por vetëm në
kondita paraprakisht të caktuara dhe kur
trashësia e materialit i përmbush kërkesat e
caktuara të standardit.
Vlerat e përfituara të KIC varen edhe nga:
-temperatura,
-shpejtësia e deformimit,
-mjedisi rrethues,
-gjeometria e mostrës (kampionit).
Ndikimi i drejtimit të marrjes së mostrave
Për dallim nga provat tjera mekanike të
materialeve, përcaktimi i KIC është shumë më
preciz (më i saktë) dhe kërkon një përkushtim
dhe analizë më të detajuar të rezultateve të
fituara.
Gjithë ky aktivtet dhe përkushtim duhet
të bëhet në të gjitha fazat e realizimit të
provës (para, gjatë dhe pas realizimit).
Vetëm nëse prova realizohet
me
përkushtim të plotë, mund të fitohen rezultate
të vlefshme dhe të besueshme për materialin
të cilit i përcaktohet rezistenca ndaj thyerjes
shkatërrimit.
Intervali i ndryshimit të vlerave të K IC për
çeliqe të ndryshme të karbonit dhe të
përlidhur:
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic
Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic

More Related Content

More from Rrahim Maksuti

Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Rrahim Maksuti
 
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKEMetodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKERrahim Maksuti
 
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerjeRrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6Rrahim Maksuti
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor JRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Rrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creepRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjesRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeRrahim Maksuti
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveRrahim Maksuti
 

More from Rrahim Maksuti (20)

Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
Përpunimi me derdhje- hyrje -metodat e derdhjes-procesi teknologjik-INXHINIER...
 
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKEMetodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
Metodat jokonvencionale të përpunimit me prerje-INXHINIERIA EKONOMIKE
 
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKEPërpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
Përpunimi përmbarues (përfundimtar-final)-INXHINIERIA EKONOMIKE
 
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerjeLigjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të  përpunimit me prerje
Ligjerata 7-karakteristikat themelore teknologjike të përpunimit me prerje
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6INXHINIERIA EKONOMIKE-6
INXHINIERIA EKONOMIKE-6
 
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-IINXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
INXHINIERIA EKONOMIKE-Teknologjia e përpunimit-I
 
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjesMekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
Mekanika e shkatërrimit II-Mekanika elastiko plastike e thyerjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kvMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet kic dhe kv
 
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe GMekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
Mekanika e shkatërrimit II-Korrelacioni ndermjet K dhe G
 
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Kontrolli i perhapjes se plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturorMekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
Mekanika e shkatërrimit II-Vlerësimi i integritetit strukturor
 
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  JMekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor  J
Mekanika e shkatërrimit II-Integrali konturor J
 
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-FraktografiaMekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
Mekanika e shkatërrimit II-Fraktografia
 
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
Mekanika e shkatërrimit II-Faktori i intensitetit të sforcimit (sif)
 
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjesMekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e  hapjes së majës së plasaritjes
Mekanika e shkatërrimit II-Çvendosja e hapjes së majës së plasaritjes
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creepMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të  shkarjes (rrëshqitjes)-creep
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të shkarjes (rrëshqitjes)-creep
 
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjesMekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të  lodhjes
Mekanika e shkatërrimit I- Thyerjet për shkak të lodhjes
 
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionitMekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
Mekanika e shkatërrimit I-Thyerjet për shkak të korrozionit
 
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet realeMekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
Mekanika e shkatërrimit I -Sforcimet reale
 
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeveMekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
Mekanika e shkatërrimit I-Koncentrimi i sforcimeve
 

Mekanika e shkatërrimit II-Percaktimi eksperimental i kic

  • 2.
  • 3. Përcaktimi i parametrave të mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) për vlerësimin kuantitativ të sigurisë së materialeve, përkatësisht detaleve nga shkatërrimi është tejet i nevojshëm nga se mbi bazën e këtyre parametrave bëhet vlerësimi kuantitativ i sigurisë së materialeve, përkatësisht detaleve nga shkatërrimi në përgjithësi dhe shkatërrimi i brishtë në veçanti. Nëpërmjet këtyre parametrave, pra përcaktohet niveli i brishtësisë (frazhilitetit) të materialeve të caktuara, përkatësisht detaleve dhe objekteve tjera që janë pjesë përbërëse e ndonjë konstruksioni.
  • 4. Nëpërmjet përcaktimit të parametrave të mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) bëhet edhe klasifikimi i materialeve në aspekt të rrezikut të thyerjes së brishtë (brishtësisë), ndonëse këtu duhet theksuar se aspekti përmasor është dominues në përcaktimin e këtij rreziku. Siç është theksuar edhe më parë, puna (energjia) goditëse e thyerjes sipas Charp-it (CVN) është metoda tradicionale për këtë qëllim, por pasi që edhe kjo metodë jep rezultate orientuese deri në trashësinë 10mm, për trashësistë mbi 10mm, vlerësimi bëhet edhe më i ndërlikuar.
  • 5. Parametrat e mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) karakterizojnë nga aspekti sasior rezistencën ndaj thyerjes së brishtë (egër, sertë, frazhile, të rryfeshme). Ky është, pra edhe qëllimi kryesor i mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) që mundëson përcaktimin e madhësive kritike të cilat nën veprimin e një gjendjeje të sforcuar të dhënë, provokojnë thyerje katastrofike. Siç është thënë edhe më parë, MELSH supozon se sjellja e përgjithshme e materialit është elastike dhe në këtë zonë ndodh edhe shkatërrimi, përkatësisht thyerja e materialit.
  • 6. Parametri kryesor i mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) është KIC që përcakton rezistencën përkatësisht aftësinë e materialit për ti rezistuar përhapjes katastrofike (brutale) të një plasaritjeje. Kjo karakteristikë ndryshe quhet edhe rezistenca ndaj thyerjes (shkatërrimit), përkatësisht faktori i intensitetit të sforcimit. Vlen të theksohet se edhe ky parameter i mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH) ngjashëm si edhe energjia (puna) e goditjes sipas Charp-it, përvaç tjerash varet edhe nga efekti përmasor.
  • 7. Përcaktimi i KIC realizohet nëpërmjet provave të rezistencës ndaj thyerjes të cilat përdorin mostra (kampione) të veçanta, të paraplasaritura në lodhje dhe që i nënshtrohen tërjeqjes ose përkuljes, duke matur ndryshimin e ngarkesës së zbatuar (aplikuar) në funksion të zhvendosjes ndërmjet dy pikave të ndodhura nga të dy anët e një plasaritjeje. Vlen të theksohet që në fillim se këto prova janë shumë të ndërlikuara, kërkojnë pajisje të sofistikuara dhe kuadër të përgatitur profesional.
  • 8. Përcaktimi i rezistencës ndaj thyerjes bëhet në kampione me trashësi të madhe, që e bën provën mjaft të kushtueshme, madje shpeshherë edhe të pamundur për tu realizuar nëse materiali nuk është i disponueshëm në trashësinë e kërkuar. Për zbutjen e këtijë kriteri të trashësisë shpeshherë shkohet në kërkimin e korrelacioneve të mundshme me energjinë (punën) goditëse të Charp-it ose me ndonjë karakteristikë tjetër korrelative, si p. sh.: me temperaturën tranzitore të thyerjes (Tk) ose me kufirin e rrjedhshmërisë (Re).
  • 9. Rëndësia praktike e këtij parametri të mekanikës elstike lineare të shkatërrimit (MELSH) qëndron në ate se ky parametër është përvetësuar si kriter i zgjerimit jostabil të plasaritjes dhe arritjes së një vlere kritike (Kc). Kjo vlerë (Kc) është pra madhësi karakteristike e brishtësisë (frazhilitetit. Vendosja e indeksit I, II ose III siç dihet ka domethënien e zgjerimit të plasaritjes. I II III
  • 10. Ngjashëm si edhe për vetitë tjera mekanike të zakonshme (Re, Rm), u paraqit nevoja edhe e përcaktimit të KIC, andaj në kuadër të ASTM (American Society for Testing and Materials-ASTM) dhe grupit 24 (ASTM E-24-Komisioni për shkatërrim) u shqyrtua mundësia e definimit të formës, përmasave të kampioneve dhe procedurës për përcaktimin e vlerave konsistente të K IC. Kjo përpjekje në fund rezultoi me hartimin e një satndardi për përcaktimin e KIC (ASTM Standard E-399-83)- Standard Test Method for Plane Strain Fracture Toughness of Metallic
  • 11. Vlen të theksohet se pas këtij standardi edhe: - Byroja për standardizim e Britanisë së Madhe (BSI), -Shoqata japoneze e inxhinierave të makinerisë (JSME), -Shoqata evropiane për integritetin e konstruksioneve (European Structural Integrity Society-ESIS), kanë përgatitur standarde përkatëse për përcaktimin e rezistencës ndaj thyerjes-KIC.
  • 12. Për shkak të kërkesave specifike të definuara me konceptin e mekanikës elastike-lineare të shkatërrimit (MELSH), përcaktimin eksperimental te KIC duhet të plotësohen këto kondita: dimenzionet e mostrës (kampionit) duhet të jenë më të mëdha se madhësa e zonës plastike në majë të plasaritjes, në çastin e përhapjes jostabile të plasaritjes duhet të ekzistojë mundësia e regjistrimit preciz të ngarkesës, për formën (trajtën) përkatëse të kampionit duhet të dihet ekuacioni adekuat, gjegjësisht raporti ndërmjet faktorit të intensitetit të sforcimit, sforcimit dhe gjatësisë së plasaritjes.
  • 13. Trashësia B >> rp Gjatësia e plasaritjes, a >> rp ligamenti, W-a >> rp P  K IC B ≥ 2.5 σ  ys rp a W-a W P B  K IC a ≥ 2.5 σ  ys 2   ≥ 25rp   2   ≥ 25rp    K IC W − a ≥ 2.5 σ  ys 2   ≥ 25rp  
  • 14. Forma dhe dimensionet e mostrave (kampioneve) për përcaktimin e KIC Provat shpeshherë realizohen me kampione kompakte të cilët i nënshtrohen tërheqjes (CT-Compact Tension Specimen) ose me kampione të cilët i nënshtrohen lakimit në tre pika (SENB-Single Edge Notched Specimen for Bending).
  • 16. Vlen të theksohet se përveç mostrave të dhëna më parë (CT dhe SENB), për përcaktimin e KIC mund të përdoren edhe mostra tjera siç prezantohen në vazhdim:
  • 17. Prova realizohet në dy faza: krijimi i plasaritjes reale nëpërmjet ngarkesës ciklike në pulzator, ngarkimi me ngarkesa statike deri në thyerje duke e regjistruar edhe diagramin forcazgjerimi i plasaritjes në pajisjen universale. Në pajisjen servo-hidraulike për provë ekziston mundësia që të dy fazat e provës të realizohen në të njejtën pajisje. Regjistrimi i diagramit forca-zgjerimi i plasaritjes (faza e dytë e provës) skematikisht është prezantuar në fig. ne vazhdim.
  • 18. Në mostrat (kampionet) provuese siç është theksuar edhe më parë duhet të krijohet një paraplasaritje me thellësi minimale prej 1.5mm.
  • 19. Pajisja për krijimin e paraplasaritjes me lodhje
  • 20. Gjatë provës në pajisjen përkatëse regjistrohet diagrami që prezanton varësinë e ngarkesës me çvendosjen, përkatësisht zgjerimin e plasaritjes. 1-matësi i zgjerimit të plasaritjes 2-pajisja për lakim 3-regjistruesi x-y
  • 21.
  • 22. Gjatë realizimit të provës për përcaktimin e KIC është me rëndësi të përcaktohet ngarkesa e cila i korespondon (përgjigjet) zgjerimit prej 2% të plasaritjes, që përcaktohet duke iu shmangur pjesës lineare të kurbës. Vlera prej 2% e zgjerimit të plasaritjes gjatë përcaktimit të KIC i përgjigjet vlerës kufitare të deformimit elastik (dmth se deri në këtë vlerë të ngarkesës nuk shfaqet efekti i deformimit plastik, pra gjendemi akoma në zonën e deformimeve plastike, përkatësisht në zonën që i korespondon MELSH:
  • 23. Fazat e realizimit të provës për përcaktimin e KIC Ngarkimi Krijimi i paraplasaritjes Shkatërrimi-Thyerja
  • 24. Përcaktimi i KIC me mostrën SENB
  • 25. Matësi i zgjerimit të plasaritjes përforcohet mekanikisht nga të dy anët e kanalit të punuar me gëdhendje (përpunim me prerje-heqje ashkle) dhe ndryshimi i gjërsisë së plasaritjes së bashku me signalin elektrik të forcës bartet në regjistruesin e diagramit forca-zgjerimi i plasaritjes. Varësisht nga lloji i materialit dhe i konditave të provës (p.sh. temperatura e provës) mund të paraqiten tre tipe karakteristik të diagramit forca-zgjerimi i plasaritjes, figura ne vazhdim:
  • 26.
  • 27.
  • 28. Te diagrami tip 2 pas qëndresës (sjelljes) elastiko-lineare në kohëzgjatje relativisht të gjatë, të materialit, pas arritjes së forcës FQ vjen deri te ramja e përkohshme e forcës (ngjashëm si te forca në kufirin e rrjedhshmërisë gjatë provës statike të tërheqjes). Diagramin tip 3 e karakterizon sjellja elastike -lineare e materialit, ndërsa gjatë llogaritjes merret forca FQ =Fmax
  • 29. Pas llogaritjes së ngarkesës FQ, përcaktohet edhe KIC , varësisht prej llojit të mostrës (kampionit) të shfrytëzuar: -Mostra (kampioni) CT LOAD a  KI = * f  B *W 1 2 W   Loads-Ngarkesa FQ 2 3 4  a     a  a  a  a   2+ 0.886 + .64 4 − .32 13 + .72 14 − .6 5        W  W  W  W  W       a     f = 3 2 W   a   1  −  W  
  • 30. -Mostra (kampioni) SENB LOAD * S a  KI = * f  3 2 B *W W  Loads-Ngarkesa FQ 1 2 a  f = W  a  3  W  2    a  a    a  a   1.99 − 1− 2.15 −3.93 +2.7         W  W   W  W         3 2 a  a    2 +2 1  1−   W  W   
  • 31. Gjërësia e kampionit dhe gjatësia e tij duhet të maten në planin (rrafshin) e plasaritjes në tre vende (pozicione) me saktësi prej 0.1%. Vlera e gjatësisë së plasaritjes merret si mesatare algjebrike e tri matjeve.
  • 32. Llogaritja e KIC sipas prezantimit të mësipërm, pra janë vlera kritike të rezistencës ndaj thyerjes, përkatësisht të faktorit të intensitetit të sforcimit sipas mekanikës elastike lineare të shkatërrimit (MELSH). Këto vlera, pra shfaqin rezistencën e materialit ndaj thyerjes në mjedis joagresiv (jokorrodues) dhe në prani të një plasaritje me majë të mprehtë. Gjithashtu duhet theksuar se këto vlera vlejnë për gjendjen e deformuar planare dhe për modelin e hapjes së plasaritjes I. Poashtu vlen te theksohet se në këtë rast supozohet se vlera e deformimit
  • 33. Mundësistë e përdorimit të përcaktimit eksperimental të KIC sipas udhëzimeve të prezantuara më lartë janë: Gjatë hulumtimit dhe zhvillimit të materialeve për përcaktimin e faktorëve metalurgjikë, si psh.: -përbërjes kimike, -përpunimit termik, -saldimit, etj. Gjatë vlerësimit për shfrytëzim (eksploatim) të përshtatshmërisë së materialeve për qëllime të veçanta (specifike) dhe në kondita të caktuara të gjendjes së sforcuar,
  • 34.  Gjatë pranimit dhe kontrollit të cilësisë të materialeve të caktuara, por vetëm në kondita paraprakisht të caktuara dhe kur trashësia e materialit i përmbush kërkesat e caktuara të standardit. Vlerat e përfituara të KIC varen edhe nga: -temperatura, -shpejtësia e deformimit, -mjedisi rrethues, -gjeometria e mostrës (kampionit).
  • 35.
  • 36. Ndikimi i drejtimit të marrjes së mostrave
  • 37. Për dallim nga provat tjera mekanike të materialeve, përcaktimi i KIC është shumë më preciz (më i saktë) dhe kërkon një përkushtim dhe analizë më të detajuar të rezultateve të fituara. Gjithë ky aktivtet dhe përkushtim duhet të bëhet në të gjitha fazat e realizimit të provës (para, gjatë dhe pas realizimit). Vetëm nëse prova realizohet me përkushtim të plotë, mund të fitohen rezultate të vlefshme dhe të besueshme për materialin të cilit i përcaktohet rezistenca ndaj thyerjes shkatërrimit.
  • 38. Intervali i ndryshimit të vlerave të K IC për çeliqe të ndryshme të karbonit dhe të përlidhur: