SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” Tetovë




             Detyrë Projektuese

Lënda :Biznes

           Tema :Banka Qendrore



Punoi :



Mentor :




                      Mars , 2011




                                13
Përmbajtja
1.Hyrja………………………………………………1
2.Funksioni i bankes qendrore.............................................2
3.Kuptimi i monedhës qendrore..........................................4
4.Funksioni i këmbimit(canbliare)......................................5
 5. Funksioni i bankës së shtetit dhe i Administratave dhe
shërbimeve publike................................................................7
6.Funksioni i emetimit të biletave bankare........................10




                                           13
1.Hyrje

      Pothuajse kudo në botë sistemi bankar është I ndërtuar me dy nivele.
Në nivel të parë qëndron banka qendrore dhe në nivel te dytë përfshihen të gjithë
bankat të tjetra.
     Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të
specializuara për emisionin e parave. Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të
"Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800).
     Bankat qendrore kanë lindur për ti mbrojtur bankat tregtare nga falementimi, kur ata
ndodheshin në vështirësi likuide.
     Karakteristika e bankave qendrore është se qëllimi i veprimtarisë së tyre nuk është
fitimi, gjë që i bën këto të dallohen nga institucionet e tjera.
     Banka qendrore kryen këto punë me rëndësi:
1. bën emisionin e parave dhe të kredisë dhe është e vetmja bankë që ka të drejtë të bëjë
emisionin e parave,të cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend ;
2. zbaton politikën monetare-kreditore, e cila ka të bëjë me rregullimin e sasisë së
parave,varësisht nga qëllimet dhe detyrat e politikës ekonomike;
3. kujdeset për likuiditetin ndërkombëtar, duke e përcjell vazhdimisht bilancin e
pagesave.
     Bankat qendrore janë ndoshta rasti i vetëm në historinë e kapitalizmit, ku fitorja e
monopolit mbi konkurrencën e lirë është absolute.




                                           13
2. Funksioni i bankes qendrore


        Të gjitha bankat qendrore ushtrojnë si rregull disa funksione të caktuara duke i
përfshirë edhe funksionin ekonomik dhe atë specifik.
     Bankat qendrore në vende të ndryshme kryen këto funksione bazë:
  -Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të parasë, ajo plotëson nevojat e ekonomisë
për para në dorë,sa herë që është e nevojshme.
  -Banka qendrore shërben si banka e bankave të nivelit të dytë, (bankave të kursimit,
tregtare etj)
  -Banka qendrore shëerben edhe si banka e qeverisë.
  -Banka qendrore rregullon ofertën monatare. Rregullimi I ofertës monatare është një
nga funksionet më të rrendësishme të bankës qendrore. Nëpermjet të kontrollit të ofertës
monatare banka qendrore realizon një politikë të caktuar monatare duke ndikuar në
nivelin e GNP, të paunësisë dhe inflacionit.
  -Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monatare. Ajo ndërhyn në tregje
monatare edhe për qëllime të tjera, përvec kontrollit të ofertës monatare ajo kontrollon
edhe normat e interesit, duke I mbajtur ato të ulta.
      Banka qendrore më e vjetër në botë është Banka e Suedisë, e krijuar që në vitin
1656, e ndjekur pak më vonë nga Banka e Londrës, e krijuar në 1694. Që atëherë, për më
shumë se tre shekuj pothuajse çdo shtet ka krijuar dhe bankën e tij qendrore. Aktualisht,
në botë ekzistojnë 175 banka qendrore. Për më shumë se dy shekuj, emetimi i monedhave
nuk ishte monopol ekskluziv i bankave qendrore, ashtu siç është sot.
       Themeluesi i bankës Suedeze, Polmstruch dha idenë për skotimin e kambialeve
tregëtare me bileta bankare, në vend të skotimit të biletës me monedhë prej metali të
cmuar. Ato ishin impresionare dhe kalonin nga një dorë ne tjetrën dhe kështu shkallë –
shkallë u shëndrrua në mjet pagese të pranushme ku më shumë përdoreshte në
mardhëniet e shkëmbimit të mallrave duke zëvendësuar arin. Banka të ndryshme tregtare
gëzonin privilegjin për të emetuar monedha në shtet apo zona të caktuara gjeografike,
duke bërë që në një vend të vetëm të ekzistonin shumë tipe monedhash.
    Në vitin 1684 “debitori sovran” krijoji “Banken e Anglisë” e cila me anë të një
dekreti mbretërorë mori të drejtë për të skotuar kambiale, për pranim të depozitave dhe
për të emetuar bileta, por gjithmonë me kundërvlerën koresponduese në peshë të caktuar
metali të çmuar. Kështu në vitin 1687 Banka e Anglisë siguroji me ligj monopolin e
emitimit të biletave bankare nga shteti.
     Në SHBA, në vitin 1912, një vit përpara krijimit të "Fed", kishte 7355 banka që
kishin të drejtë të emetonin dollarë. Për shumë dhjetëvjeçarë ka ekzistuar një debat i
madh doktrinal që kishte përballë ata që mbronin idenë e një konkurrence të lirë në
fushën e emetimit monetar (free banking) dhe përkrahësit e idesë së monopolit në fushën
e emetimit monetar (central banking).
     ,,Ligji mbi Bankën Kombëtare të Zvicrës’’ në artikullin 39 ,përcakton mënyrën
eksplicite se : “monopoli i emisionit i përket Konfederatës” , dhe sipas këtij ligji
Konfederata Zvicrane mund që ta ushtroj monopolin e biletave me anën e një banke që
mund të jetë shtetërore, që duhet të jetë nën kontrollin e Konfederatës dhe ta ketë
ndihmen e saj.

                                           13
Deri para Luftës së Dytë Botërore, pjesa dërrmuese e bankave qendrore ishin "shoqëri
private". Kështu për shembull: Banka e Francës në vitin 1936 ishte një shoqëri private që
drejtohej nga një asamble e përgjithshme aksionerësh, përfaqësues të 200 familjeve më të
shquara të vendit. Historia fillon në SHBA, ku krizat e vazhdueshme të periudhës 1890-
1907 hapën një debat shumë të madh "mbi domosdoshmërinë e krijimit të një banke
qendrore". Në vitin 1913, në vijim të projektit të P.Warburg, të botuar në "New York
Times" dhe "Annual Financial Review", të titulluar "A plan for a modified central bank",
lindi Banka Qendrore Amerikane, ose "Fed" i sotëm. Ndërkohë, procesi më intensiv i
nacionalizimit të bankave qendrore filloi mbas Luftës së Dytë Botërore, në 1946 në
Angli, 1948 në Holandë e Gjermani, etj., duke i shndërruar bankat qendrore në "autoritete
publike" që zhvillonin politikën monetare të shteteve të tyre. Paralelisht me triumfin e
monopolit mbi konkurrencën, historia e zhvillimit të tyre tregon se gradualisht bankat
qendrore u nacionalizuan, përfshirë këtu dhe vendet më liberale të botës, për të ardhur në
20 vitet e fundit, kur pjesa dërrmuese e tyre fitoi pavarësinë e plotë ndaj pushtetit politik
      Në tetor të vitit 1998 kushtetuta e R.SH në nenin 161 i jep Bankës së Shqipërisë
të drejtën ekskluzve të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, pra të
drejtën e emetimit.
   Lidhur me organizimin e emetimit të monedhës u shquan dy rryma që u bazuan:
   - E para ,në principin (shkallën e qarkullimit),ku si perfaqësues kryesor ishte
D.Rikardo dhe sipas saj emetimi i biletave bankare duhej që të mbulohej 100% me ar,
me përjashtim të një shume të vogël fillestare që do të mbulohej me bone thesari.
    -E dyta ,në parimin bankar. Këtu si përfaqësues kryesor është Th.Tooke i cili thot se
qarkullimi i biletave bankare mund të tejkaloj rezervën e arrit, pa e mohuar
këmbyeshmërinë e biletës në ar mbi kërkesën e “prurësit”.Domethënë se emetmi i
biletave bankare vihej në funksion të nevojave reale për kredi.1




1
    ,,Financat’’ Prof.Dr Sabahudin Komini

                                             13
3.Kuptimi i monedhës qendrore
   Monedha qebdrore është ajo formë e monedhës e cila shërben për rregullimin e
veprimeve ndërmjet bankave. Monedha qendrore përfaqëson një depozitë në llogari,që
bankat e ndryshme mbajnë në bankën qendrore, e cila nuk mund të krijohet nëse nuk
është e pranishme në veprimet e shitblerjes së titujve apo të skontimit. Sikurse monedha e
zakonshme që nuk mund të krijohet pa pjesëmarjen e bankave tregtare, po kështu edhe
monedha qendrore nuk mund të krijohet pa pjesëmarjen e saj. Njëlloj sikurse bankat
tregtare që i mbikqyrin të gjitha veprimet e klientëve të tyre, ashtu edhe banka qendrore i
mbikëqyr veprimtarinë e bankave tregtare nëpërmjet emitimit të monedhës, me anën e së
cilës bankat tregtare “rregullojnë deficitin” e tyre të arkës.
   Banka qendrore nxjer në qarkullim edhe monedhën divizionare (monedhën metalike
me metal të rendomtë). Ajo ka një vlerë reale që përcaktohet nga vlera e metalit
(bakër,nikël etj). Ka edhe vlerë nominale ,faciale që shënohet në të, me të cilën pranohet
dhe qarkullon në treg.




Insrumentet e politikës monatare

 Instrumentet që përdoren në politikën monatare quhen direkte dhe indirekte.
Instrumentet direkte përdoren kryesisht në vendet që janë në zhvillim, sepse ata janë të
thjeshtë dhe nuk kërkojnë një treg financiar të zhvilluar, i cili mungon në këto vende.
Ndërsa instrumentet indirekte përdoren kryesisht në vendet e zhvilluara, janë të shumtë
dhe mund të ndryshojnë nga një vend në tjetër.

Instrumentet direkte
 1.Operacionet e tregut të hapur. Përbëjnë instrumentin më të rëndësishëm të bankës
qendrore. Këto operacione përfaqësojnë shitjen ose blerjen e letrave shtetërore me vlerë
(bonothesarit, obligacionet etj) në tregun e hapur. Kjo bëhet me qëllim që banka qendrore
të zvogëloj ose të ris rezervat e bankave të nivelit të dytë. Këto letra me vlerë u shiten
firmave, idividëve dhe istitucioneve financiare në tregun e hapur financiar. Shitja e
letrave me vlerë pakëson rezervat e sistemit bankar.
  2.Rifinancimi. Përfaqëson një instrument tjetër të bankës qendrore, i cili përfshin
kredite bankare që banka qendrore u jep bankave të nivelit të dytë për nevojat e
likuiditetit. Këto kredi njihen me emrin si kredia me SKONO (SHBA), kredia Lombard
(Gjermani), Rifinancimi (Shqipëri). Rifinancimi ndikon në madhësinë e rezervave të
bankave.
  3.Rezervat e detyrueshme. Banka qendrore vendos një normë ligjore të rezervave që
duhet të mbajë çdo bankë tregtare e cila quhet normë e rezervës së detyrueshme. Kjo i
siguron asaj mundësinë e kontrollit të ofertës monatare. Cdo ndryshim i vogël i rezervës
së detyrueshme çon në një ndryshim të madh në ofertën monatare.

                                            13
Instumentet indirekte
1.Konrolli i kreditit. Përfaqëson metodën më të thjeshtë për të kufizuar kreditë bankare
dhe si rrjedhojë edhe ofertën monatare.
  2.Kontrolli i normës së interesit. Përfaqëson instrumenin tjetër indirekt të përdorur
nga banka e Shqipërisë , në kushtet e një tregu financiar të pazhvilluar.2




4.Funksioni i këmbimit(canbliare)


            Ky funkion përrmban:
     - këmbimin e monedhës kombëtare në devizë(valutë) nga vetë banka qendrore, qofte
     edhe me ndihmën e bankave të nivelit të dytë;
     - ruajtjen dhe administrimin e rezervave monetare ndërkombëtare të domosdoshëm;
     - mbikqyrjen e ecurisë së kursit të këmbimit të monedhës kombëtare, që mundësisht të
     jetë i qëndrueshëm.

4.1 Nenfunksioni i këmbimit:
        Në periudha historike kritike, në disa vende, tregu i këmbimeve nuk mund të
funksionojë lirisht. Përkundrazi, këmbimet kontrollohen. Në rrethana të tilla është banka
qendrore ajo që ka monopolin e këmbimeve, të cilën e ushtron në përgjithësi, nëpërmjet
një zyre këmbimi, ku kalojnë të gjitha këmbimet e monedhës kombëtare me devizat e
huaja (apo me disa nga këto deviza). Vetëm disa transaksione me pakicë e të një rëndësie
të dorës së dytë. Për këtë qëllim, krahas bankave tregtare, pothuaj në të gjitha vendet,
bankat qendrore u furnizojnë agjentëve ekonomik devizat që kanë nevojë, madje
shpeshherë edhe me kushte me më shumë interes se sa bankat tregtare.Banka Qendrore
edhe në sistemin apo regjimin monetar të kurseve fikse të këmbimit është prirur dhe
angazhuar të garantojë këmbyeshmërinë e monedhës kombëtare në deviza me kurse fikse,
apo brenda gërshërës së luhatjes së caktuar.
Edhe brenda Sistemit Monetar Europian, vendet pjesëmarrëse kishin angazhimin për të
„mbrojtur” vlerën e monedhës së bashkësisë. Natyrisht kur kërkohej apo shihej e
nevojshme. Për këtë qëllim, ato përdornin rezervat e tyre dhe bankat qendrore u bënin
apel për ndihmë edhe bankave tjera qendrore, deri në atë pikë, ku ato vetë dhe simotrat e
jashtme (etrangeres) çmonin se gjendja ishte bërë e papërballueshme dhe duheshin
zhvlerësuar një apo disa monedha, apo duheshin rivlerësuar të tjera


2
    www.fi-ga.net/works.htm

                                            13
4.2 Nënfunksioni i Administrimit të rezervave:
        Si rimineshencë e teorisë dhe epokës kur emisioni monetar ishte si rregull i
garantuar me një sasi metali të çmuar, pjesa më e madhe e bankave qendrore mbanin, si
gjendje, një rezervë në ar, që shërbente si mbulesë për biletat bankare të vëna në
qarkullim. Madje, disa prej tyre janë përpjekur dhe e kanë shtuar këtë rezervë. Franca për
shembull, (në presidencën e DeGolit) kërkoi nga Sh.B.A. që sipas marrëveshjes së Breton
Vuds-it, kishte marrë angazhimin solemn për të këmbyer në ar çdo dollar amerikan me
kursin 35USD barazi me 1 flori, të zbatonte këtë marrëveshje, pra të këmbente në ar
depopzitat franceze që dispononte në dollarë.
        Në vitet 70 , kur tregjet e arit u liberalizuan, bankat qendrore ndërhynin edhe në
treg për të prokuruar metalin e verdhë, natyrisht kur e gjykonin të dobishme. Kjo edhe
për faktin se një fare „fetishizimi”për arin ishte disi një dukuri kolektive dhe bankat
qendrore synonin për të patur një rezervë eventuale, që ndryshonte nga vendi në vend.
        Në Francë , për shembull, kjo rezervë ishte më e madhe se sa në Gjermani dhe se
sa në SH.B.A. Madje, në Francë po të analizosh aktivet e bilancit, vlera e aktiveve në ar
ishte më e lartë se gjithë rezervat e tjera. Po kështu në një farë mase edhe në Itali, ndërsa
në aktivet e Deutsche Bundesbank-ut, në vitin1990 këto rezerva zinin vetëm një të
gjashtën e aktivit të saj.
        Pas viteve 70, bankat qendrore mbajnë dhe administrojnë krahas arit edhe deviza
të huaja, që i sigurojnë nga veprimet në tregun e këmbimit të valutave, mbasi ato kryejnë
edhe „rivlerësimin” konservohen nga banka dhe në disa raste edhe nga shteti ( kur ai
është aksioner i bankës qendrore apo beneficier i rezultateve) nëpërmjet disa organeve
speciale me karakter shtetëror.
        Në Angli, për shembull, që nga viti 1932 është krijuar „ Fondi i barazisë së
këmbimeve”, kurse në Francë nga viti 1936 është ngritur dhe funksionon „ Fondi i
qëndrueshmërisë së këmbimeve”. Gjithashtu, në SH.B.A. në vitin 1934 u krijuan
„ Fondet e qëndrueshmërisë së këmbimeve që administrohen për llogari të shtetit nga
Banka e Federal Reserves së New Yorku-t”.

4.3 Nënfunksioni mbi kurset e këmbimit
Sot, në përgjithësi zbatohet regjimi monatar i kurseve luhatëse, por edhe në këtë regjim
nuk mund të themi se luhatja ëdhtë krejtësisht e lirë dhe pa kurfarë kufizimi e ndërhyrje.
Ka disa kufij por që nuk bëhen publike. Praktikisht bankat qendrore e ushtrojn këtë
nënfunksion, jo në mënyrë të hapur por disi sekrete. Nuk domethënë se bankat qendrore
nuk ndërhyjnë absolutisht në treg për të ruajtur qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të
monedhës kombëtare .
p.sh në angli prej vitit 1932 është krijuar “fondi i barazisë se këmbimeve”,
në France prej vitit 1936 është ngritur dhe funksionon “Fondi i qëndrueshmërisë së
këmbimeve”, në SHBA në vitin 1934 u krijuan “Fondet e qëndrueshme të këmbimeve,
 që administrohen për llogari të shtetit nga Banka Federale Reserves se New Yorku-t”3

5.Funksioni i bankës së shtetit dhe i Administratave dhe
shërbimeve publike
3
    ,,Financija’’ B.Jecic 1997 Zagreb

                                             13
Banka qendrore në të gjitha vendet si rregull kryen funksionin edhe si bank e shtetit
dhe Administratave dhe shërbimeve publike. Domethënë, ajo mban llogaritë dhe në
parim saldot që figurojnë në pasiv nuk mun dtë jenë debitore.
    Pra, mbajnë në thelb llogaritë e shtetit: të ardhurat, pagesat dhe lëvizjet e tyre.
Në disa vende, si Franca, Gjermania, Italia, Spanja etj, janë Shërbimet e Thesarit ato që
sigurojnë dhe administrojnë të ardhurat dhe shpenzimet, ndërsa banka qendrore kufizohet
me regjistrimet.
    Në Angli, Thesari ka një llogari të vetme të hapur në të gjithë territorin, kurse banka
qendrore është ajo vetë që siguron mbulimet (recouvrements) dhe pagesat.
Në ShBA sistemi ndryshon mbasi edhe bankat private marrin pjesë në cirkuitin e fondeve
të shtetit, pra mbajnë llogaritë e zbatimit të buxhetit,por thesari ka llogari të hapura edhe
në emrin e vet në bankat e Rezervës Federale , ndërkaq atje ku ka nevojë për t’i
centralizuar fondet i deponuar në banka të mëdha private, që thiren “depozituese të
përgjithshme”, por ka edhe “depozituese speciale”.
    Me zbatimin e këtij funksioni, bankat qendrore financojnë edhe shtetin (deficitin e
buxhetit) qoftë drejtpërdrejtë, qoftë tërrthorazi duke blerë në tregun publik (open market)
titujt të emërtuar nga shteti, që përfaqësojnë edhe formën kryesore “ndihmës” që bankat e
rezervës së ShBA-së japin Thesarit.
Me këto ndërhyrje të financimit të drejtpërdrejt apo të tërrthortë-pra nëpërmjet lojës së
blerjes së titujve të shtetit (bono thesarit,obligacione të thesarit etj.) bankat qendrore
lujanë jo vetëm rolin e këshilltarit, por edhe të realizimit të emisioneve
për llogari të shtetit. Gjithashtu, ndihmojnë për të zgjedhur kohën më të përshtatshme ,
datën dhe normën e interesit në funksion të tregut monetar e financiar, ecurinë e të cilit e
ndjekin dhe e njohin mirë.


5.1.Banka qendrore merr pjesë edhe në administratën e borxhit publik:
        Ajo organizon edhe ankandet e bonove të thesarit dhe të letrave të tjera publike
me vlerë.
        Duke patur parasysh natyrën e titujve publike të emetuara nga Thesari, ankandet
organizohen zakonisht në afate javore apo mujore. Nënshkruesit-bankat, shoqëritë e
sigurimit, shoqëritë e bursave- paraqesin ofertat e tyre më të mira me çmimet që ato
mendojnë se ju konvenojnë në kushtet e tregut, në shumat që kërkojnë të blejnë, natyrisht
mbrenda shumës globale të emisionit të caktuar nga nevojat e thesarit.
        Duke zbatuar rregullat e konkurencës së lirë e të ndershme, procedura lejon
zhvillimin e ankandit në kushtet më të favorshme për palët.
        Zbatimi me përpikmëri i rregullave lejon, nga njëra anë shkallëzimin në kohë të
ftesave për fonde që ka nevojë thesari dhe nga ana tjetër modulimin e rëndësisë në
funksion të gjendjes së tregut dhe është ajo që shpall edhe fituesit si dhe yeldin.
        Banka qendrore gjithashtu është e ngarkuar të përpunojë edhe bilancin e pagesave
e të përcaktojë pozicionin me jashtë për llogari të shtetit. Duke qenë se bankat veprojnë si
ndërmjetsuese për transferat me jashtë ato shërbejnë dhe si burim informacioni (gati
unike) për përpunimin e rregullimeve me jashtë.
        Veçanërisht me shfuqizimin e kufijve ndërkombëtarë për mallrat, duke filluar nga
viti 1993 (Janar) me modifikimin e deklaratave doganore për eksport –importin e

                                             13
mallrave, marrëveshja e Masticht-it ka përcaktuar edhe detyra për të informuar lidhur me
saldon e llogarive korrente të bilancit të pagesave si dhe të flukseve të kapitaleve që
zënë vend të rëndësishëm në operacionet e marrëdhënieve me jashtë të vendeve të
bashkësisë. Në këtë mes roli i bankave qendrore është relevant.




5.2 Objektivi kryesor i Bankës Qendrore:

        Përcaktimi i objektivit kryesor të Bankës Qendrore ka evoluar, mbështetur në
teoritë monetare që kanë mbizotëruar, sidomos, para dhe pas luftës së Parë Botërore dhe
veçanërisht pas Luftës së Dytë botërore.
        Për një kohë ka mbizotëruar mendimi se objektivi kryesor i Bankës Qendrore
ishte ruajtja e stabilitetit monetar, domethënë sigurimi i qëndrueshmërisë monetare, që
konsiderohej, faktor afatgjatë i rritjes ekonomike.
        Pas luftës së Parë Botërore, veçanërisht pas krizës ekonomike botërore të viteve
1929- 1933, mendimi ekonomik kejnsijanist i përmbahej pikëpamjes se “arma monetare”
u tregua e paaftë për të parandaluar krizën.
        Por, post-kejnsijanistët James Tobbin, Franco Modigliani kontestuan tezën e
viteve 1939, sipas së cilës monedha nuk ka aq rëndësi (n’importe pas de tout).
Pëkundrazi, ata mbrojnë tezën se “monedha ka shumë rëndësi (importe beacoup)”. Kurse
veçanërisht, pas Luftës së Dytë botërore mendimi ekonomik liberal e monetarist mbrojnë
tezën se Banka Qendrore me politikën e saj, ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e
çmimeve, pra në stabilitetin e çmimeve.
        Në komentet mbi ligjin e Bankës Kombëtare Zvicerane, Leo Schurman, në veprën
e cituar nënvizon, se: “ deri në vitin 1973, politika monetare synonte kryesisht të mbaje
(të ruajë) stabilitetin e kursit të këmbimit. Dhe, më pas, i është akorduar një rëndësi, të
paktën e barabartë, për të mos thënë më tepër “stabilitetit të çmimeve”. Pra, pbjektivi
kryesor, i bankave i lë përfundimisht vendin jo më objektivit të stabilitetit të kursit të
këmbimit e të stabilitetit monetar, por stabilitetit të çmimeve.
        Në statutin e Bankës së Francës të vitit 1997, kur bëhet fjalë për përkufizimet e
politikës monetare, pëcaktohet në mënyrë eksplicite se objektivi final është “stabiliteti i
çmimeve”. Edhe për Bankën e Greqisë objektivi primar, sipas statutit, është stabiliteti i
çmimeve. E njejta gjë, edhe per Bankën Qendrore të Italisë.
        Ky evolucion, rreth objektivit kryesor të Bankës Qendrore është vërtetuar edhe në
Shqipëri. Pas shndërrimeve demokratike të viteve 90-të, dhe pikërisht me ligjin mbi
Bankën e Shtetit Shqiptar, në nenin 2, paragrafi e përcaktohej se B.Sh.Sh. “mban
përgjegjësi për qëndrueshmërinë dhe rritjen e fuqisë blerëse të monedhës”, kurse nëligjin
mbi B.Sh., të dhjetorit 1997, në nenin 3, paragrafi 1 përcaktohet në mënyrë të qartë, se:
“objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e
çmimeve”. Problemi i përcaktimit të objektivit kryesor është diskutuar gjërësisht në
ambientet vendimmarëse dhe më gjërë dhe, në pëfundim bazuar në legjislacionin dhe


                                            13
përvojën e shumicës së vendeve të zhvilluara, u pranua objektivi I stabilitetit të çmimeve
që sot, përgjithësisht, është dominues.4




6.Funksioni i emetimit të biletave bankare
   Në rradhë të parë, është emetimi i monedhës qendrore.
Madje emetimi i monedhës qendrore përbën edhe funksionin kryesor të kësaj banke.
Është e nevojshme të sqarohen dy çështje themelore:
  - Nga buron e drejta e emetimit të monedhës që përgjithësisht e gëzojnë Bankat Qendrore
dhe sidomos ekskluziviteti që ato kanë në këtë fushë.
  - Çfarë përfaqëson termi monedhë qendrore?


6.1Ekskluviteti i Bankës Qendrore për emetimin e
monedhës
     Ekskluziviteti i bankës qendrore për emetimin e monedhës i ka rrënjët nga e drejta e
vjetër që historikisht kanë pasur princat, monarkët absolutë, mbretërit, për të prerë
(shtypur) monedhë metalike, që ishte një e drejtë ekskluzive e tyre, një e drejtë e
“sovranit” dhe ky monopol me kohë kaloi në duar të shteteve moderne borgjeze, në luftë
me vetë rendin dhe “zotërinjtë” feudalë.
     Në shek.XVII, kundrejt pamjaftueshmërisë progresive të metaleve të çmuara dhe për
t’i bërë ballë zgjerimit të shkëmbimeve tregëtare dhe kredisë, disa banka filluan të
emetojnë bileta bankare (bank notes) që me kohë morën fuqi ligjore për qarkullimin e lirë
(pouvoir loberatoire legal).
       Në vitin 1655 themeluesi i Bankës Suedeze, Polmstruch dha idenë origjinale për
skotimin e kambialeve tregëtare me bileta bankare, në vend të skotimit me monedhë prej
metali të çmuar. Këto bileta përmbanin angazhimin e bankës për t’i dhënë prurësit, pa


4
      www.fi-ga.net/works.htm/



                                            13
asnjë formalitet mbi kërkesën e tij shumën korresponduese të monedhës metalike. Këto
bileta nuk përmbanin emrin e depozituesit të metalit të çmuar npranë bankës. Ato ishin
impersonale dhe kalonin nga një dorë në tjetrën. Kështu u shndëruan shkallë – shkallë në
mjete pagese të pranueshme në marëdhëniet e shkëmbimit të mallrave duke zëvendësuar
arin.
  Në vitin 1684 “debitori sovran” krijoi “Bankën e Anglisë”, e cila nëpërmjet një dekreti
mbretërorë mori të drejtën për të pranuar depozita, për të skotuar kambaiale dhe për të
emetuar bileta “prurësit “, por gjithmonë me kundërvlerën korresponduese në peshë të
caktuar metali të çmuar.
      Kështu, Banka e Anglisë siguroi me ligj në vitin 1687 monopolin e emetimit të
biletave bankare nga shteti”.
     Ekskluzivitetin e emitimit të monedhës bankës qendrore ia jep shteti, sepse shteti ka
të drejtën sovrane në këtë fushë.
        ,,Ligji mbi Bankën Kombëtare të Zvicrës’’ në artikullin 39, përcakton mënyrën
eksplicite se :„ monopoli i emisionit i përket Konfederatës”.
Dhe ajo- Konfederata Zvicerane – sipas këtij ligji mundf ta ushtrojë monopolin e biletave
me anën e një banke që mund të jetë shtetërore, me ndihmën dhe nën kontrollin e
Konfederatës.Ajo banka, ka për detyrë kryesore të shërbejë si rregullatore e tregut të
parasë, të lehtësojë veprimet e pagesave e të praktikojë , në kufijtë e ligjit federal, një
politikë krediti dhe një politikë monetare, në shërbim të interesave të përgjithshme të
vendit. 5
        Kushtetuta e R.SH. ( tetor 1998) në nenin 161i jep Bankës së Shqipërisë, si bankë
qendrore, „ të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës „ të, pra të
drejtën e prerjes së monedhës , të drejtën e emitimit.
             Ndërkaq, lidhur lidhur me organizimin e emitimit të monedhës u shquan dy
rryma , dy shkolla që u bazuan:
             Epara, në principin apo shkollën e qarkullimit, me përfaqsues kryesor
D.Rikardo.Sipas saj, emitimi i biletave bankare duhej të mbulohej 100% me ar, me
përjashtim të një shume të vogël fillestare që do të mbulohej me bono thesari dhe
me ligjin e Peel-it të vitit 1844, Bankës së Anglisë iu akordua monopoli i emitimit , duke
iu imponuar parimi i mbulimit të plotë me ar i njohur si corrency „ currency principle”.
       -Tjetra, në parimin bankar, me përfaqsues kryesor Th.Toke , që mbron tezën se
qarkullimi I biletave bankare mund të tejkalojë rezervën e arit, pa mohuar
këmbyeshmërinë e biletës në ar mbi kërkesën e „prurësit”. Praktikisht , emitimi i biletave
bankare vihej në funksion të nevojave reale për kredi.
         Ecuria dhe përvoja, sidomos pas luftrave botërore, vërtetuan drejtësinë e shkollës
dhe parimit bankar (banking principle) sipas të cilit, Banka e Anglisë, si Bankë Qendrore,
mund të emitojë bileta bankare në funksion të „ nevojave” reale të kredisë, pra të
nevojave reale të zhvillimit të ekonomisë.
         Emitimi i biletave bankare, sigurisht, bën pjesë në funksionin e Bankës Qendrore,
por në zhvillimin historik të sistemit bankar dhe evoluimin e qarkullimit monetar në botë,
bilitat bankare nuk përbëjnë veçse një përqindje relativisht shumë të vogël të monedhës
në qarkullim, sidomos, me zhvillimin e zgjërimin e përdorimit të monedhës llogari
(skriptiuale) e të kartave elektronike plastike (debit kartë e kredit kartë).
5
    ,,Financat’’-Prof.Dr Sabahudin Komoni 1986 Prishtinë


                                                     13
Në vendet e zhvilluara raporti (ratio) i biletave bankare në shumën gjithsej të
monedhës në qarkullim nuk përfaqson më shumë se 10-20%, çka dëshmon për vendin
dhe rolin që zë monedha llogari ( skriptuale) dhe ajo që funksionon nëpërmjet rrjetit
elektronik ATM ( (debit kartë e kredit kartë).
      Thelbi i funksionit të emitimit që zbatojnë Bankat Qendrore sot përqëndrohen në
emitimin e monedhës qendrore. 6




Përfundimi
Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për
emisionin e parave. Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of
England"(1694) dhe "Banque de France"(1800).

6
    www.wikipedia.com



                                           13
Bankat qendrore kanë lindur për ti mbrojtur bankat tregtare nga falementimi, kur ata
ndodheshin në vështirësi likuide.

Bankat qendrore në vende të ndryshme kryen këto funksione bazë:
Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të parasë;
Banka qendrore shërben si banka e bankave të nivelit të dytë;
Banka qendrore shëerben edhe si banka e qeverisë;
Banka qendrore rregullon ofertën monatare.;
Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monatare.




Literatura e shfrytëzuar

,,Financat’’-Prof.Dr Sabahudin Komoni 1986 Prishtinë
,,Financija’’-B.Jecic 1997 Zagreb
-Materiali është marrë edhe nga rrjeti i Internetit:

www.fi-ga.net/works.htm/
www.wikipedia.com




                                           13

More Related Content

What's hot

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёssebi044
 
Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarhysi
 
Banka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MBanka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MValon Memedi
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jahaLulzim Jaha
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe bankaMenaxherat
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarMuhamet Sopa
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesDiana Rama
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e beekonomia
 
Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendroreEdonis Hoxha
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)Violeta Visha
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenTarget
 
Tregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiTregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiredonnabajrami19
 
Paraja Banka Dhe Krediti
Paraja Banka Dhe KreditiParaja Banka Dhe Krediti
Paraja Banka Dhe KreditiVeton Sopjani
 

What's hot (20)

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Universiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёsUniversiteti i prishtinёs
Universiteti i prishtinёs
 
Banak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankarBanak afarizmi bankar
Banak afarizmi bankar
 
Banka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.MBanka Qendrore e R.M
Banka Qendrore e R.M
 
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
Punim seminarik  bursa- lulzim jahaPunim seminarik  bursa- lulzim jaha
Punim seminarik bursa- lulzim jaha
 
Paraja dhe banka
Paraja dhe bankaParaja dhe banka
Paraja dhe banka
 
Banka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankarBanka dhe afarizem bankar
Banka dhe afarizem bankar
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Menaxhment Bankar
Menaxhment BankarMenaxhment Bankar
Menaxhment Bankar
 
Banka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e KosovesBanka Qendrore e Kosoves
Banka Qendrore e Kosoves
 
7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be7. politika monetare dhe fiskale e be
7. politika monetare dhe fiskale e be
 
Punimi seminarik bankat qendrore
Punimi seminarik   bankat qendrorePunimi seminarik   bankat qendrore
Punimi seminarik bankat qendrore
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)
 
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes RaiffeisenNehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
Nehar islami dhe Arben Dedaj-Krahasimi i bankes Teb dhe i bankes Raiffeisen
 
Ekonomi
EkonomiEkonomi
Ekonomi
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Tregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajramiTregu devizor; redona bajrami
Tregu devizor; redona bajrami
 
Paraja Banka Dhe Krediti
Paraja Banka Dhe KreditiParaja Banka Dhe Krediti
Paraja Banka Dhe Krediti
 

Viewers also liked

Team D's "Knowing Sinclair"
Team D's "Knowing Sinclair"Team D's "Knowing Sinclair"
Team D's "Knowing Sinclair"TeamD_Liberty
 
Dangers of cancer
Dangers of cancerDangers of cancer
Dangers of cancerpooh259803
 
Helping hands horse rescue power point
Helping hands horse rescue power pointHelping hands horse rescue power point
Helping hands horse rescue power pointCassie Martin
 
Little rabbit sample
Little rabbit sampleLittle rabbit sample
Little rabbit samplecaffebd
 
Teaching English Grammar: Comparative expressions using animals
Teaching English Grammar: Comparative expressions using animalsTeaching English Grammar: Comparative expressions using animals
Teaching English Grammar: Comparative expressions using animalsLarry Lynch
 
ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014
ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014 ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014
ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014 Jd Sahu
 
Asetofenon = metil, fenil, keton
Asetofenon = metil, fenil, ketonAsetofenon = metil, fenil, keton
Asetofenon = metil, fenil, ketonVinna Fitriyantii
 
Clipping in 2 d
Clipping in 2 dClipping in 2 d
Clipping in 2 dAshiv Khan
 
Samraat Tropicano Brochure
Samraat Tropicano BrochureSamraat Tropicano Brochure
Samraat Tropicano BrochureSamraatGroup
 
Appeal letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014
Appeal  letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014Appeal  letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014
Appeal letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014Jd Sahu
 
Odi best-practice-data-warehouse-168255
Odi best-practice-data-warehouse-168255Odi best-practice-data-warehouse-168255
Odi best-practice-data-warehouse-168255nm2013
 
Jurubida vacation 2016
Jurubida vacation 2016Jurubida vacation 2016
Jurubida vacation 2016Larry Lynch
 

Viewers also liked (16)

279
279279
279
 
Fitness myths
Fitness mythsFitness myths
Fitness myths
 
Team D's "Knowing Sinclair"
Team D's "Knowing Sinclair"Team D's "Knowing Sinclair"
Team D's "Knowing Sinclair"
 
Dangers of cancer
Dangers of cancerDangers of cancer
Dangers of cancer
 
MyBody
MyBodyMyBody
MyBody
 
Helping hands horse rescue power point
Helping hands horse rescue power pointHelping hands horse rescue power point
Helping hands horse rescue power point
 
Theory6a
Theory6aTheory6a
Theory6a
 
Little rabbit sample
Little rabbit sampleLittle rabbit sample
Little rabbit sample
 
Teaching English Grammar: Comparative expressions using animals
Teaching English Grammar: Comparative expressions using animalsTeaching English Grammar: Comparative expressions using animals
Teaching English Grammar: Comparative expressions using animals
 
ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014
ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014 ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014
ANNUAL DAY FUNCTION MOS & SKFECT 2014
 
Asetofenon = metil, fenil, keton
Asetofenon = metil, fenil, ketonAsetofenon = metil, fenil, keton
Asetofenon = metil, fenil, keton
 
Clipping in 2 d
Clipping in 2 dClipping in 2 d
Clipping in 2 d
 
Samraat Tropicano Brochure
Samraat Tropicano BrochureSamraat Tropicano Brochure
Samraat Tropicano Brochure
 
Appeal letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014
Appeal  letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014Appeal  letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014
Appeal letter for Annual day Function of MOS & SKFECT 2014
 
Odi best-practice-data-warehouse-168255
Odi best-practice-data-warehouse-168255Odi best-practice-data-warehouse-168255
Odi best-practice-data-warehouse-168255
 
Jurubida vacation 2016
Jurubida vacation 2016Jurubida vacation 2016
Jurubida vacation 2016
 

Similar to Banka qendrore

Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareShpejtim Rudi
 
1 ligjerata pjesa-iii_2008-09
1 ligjerata pjesa-iii_2008-091 ligjerata pjesa-iii_2008-09
1 ligjerata pjesa-iii_2008-09Tesa Kurbogaj
 
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËFitoreDervishi
 
Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europesshar bakalli
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.Tani Len
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMuhamet Sopa
 
Paraja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarParaja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 

Similar to Banka qendrore (11)

Banka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankareBanka dhe punët bankare
Banka dhe punët bankare
 
1 ligjerata pjesa-iii_2008-09
1 ligjerata pjesa-iii_2008-091 ligjerata pjesa-iii_2008-09
1 ligjerata pjesa-iii_2008-09
 
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVËROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË
 
Banka qendrore e europes
Banka qendrore e europesBanka qendrore e europes
Banka qendrore e europes
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
Menaxhimi i zevendesimit te Lek me Euro. Dritan Lena.pw.point.
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Tregu devizor
Tregu devizorTregu devizor
Tregu devizor
 
Menaxhment bankar II
Menaxhment bankar IIMenaxhment bankar II
Menaxhment bankar II
 
Paraja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankarParaja dhe sistemi bankar
Paraja dhe sistemi bankar
 

Banka qendrore

  • 1. Gjimnazi “Kiril Pejçinoviq” Tetovë Detyrë Projektuese Lënda :Biznes Tema :Banka Qendrore Punoi : Mentor : Mars , 2011 13
  • 2. Përmbajtja 1.Hyrja………………………………………………1 2.Funksioni i bankes qendrore.............................................2 3.Kuptimi i monedhës qendrore..........................................4 4.Funksioni i këmbimit(canbliare)......................................5 5. Funksioni i bankës së shtetit dhe i Administratave dhe shërbimeve publike................................................................7 6.Funksioni i emetimit të biletave bankare........................10 13
  • 3. 1.Hyrje Pothuajse kudo në botë sistemi bankar është I ndërtuar me dy nivele. Në nivel të parë qëndron banka qendrore dhe në nivel te dytë përfshihen të gjithë bankat të tjetra. Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për emisionin e parave. Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800). Bankat qendrore kanë lindur për ti mbrojtur bankat tregtare nga falementimi, kur ata ndodheshin në vështirësi likuide. Karakteristika e bankave qendrore është se qëllimi i veprimtarisë së tyre nuk është fitimi, gjë që i bën këto të dallohen nga institucionet e tjera. Banka qendrore kryen këto punë me rëndësi: 1. bën emisionin e parave dhe të kredisë dhe është e vetmja bankë që ka të drejtë të bëjë emisionin e parave,të cilat paraqesin mjetin ligjor të pagesës në një vend ; 2. zbaton politikën monetare-kreditore, e cila ka të bëjë me rregullimin e sasisë së parave,varësisht nga qëllimet dhe detyrat e politikës ekonomike; 3. kujdeset për likuiditetin ndërkombëtar, duke e përcjell vazhdimisht bilancin e pagesave. Bankat qendrore janë ndoshta rasti i vetëm në historinë e kapitalizmit, ku fitorja e monopolit mbi konkurrencën e lirë është absolute. 13
  • 4. 2. Funksioni i bankes qendrore Të gjitha bankat qendrore ushtrojnë si rregull disa funksione të caktuara duke i përfshirë edhe funksionin ekonomik dhe atë specifik. Bankat qendrore në vende të ndryshme kryen këto funksione bazë: -Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të parasë, ajo plotëson nevojat e ekonomisë për para në dorë,sa herë që është e nevojshme. -Banka qendrore shërben si banka e bankave të nivelit të dytë, (bankave të kursimit, tregtare etj) -Banka qendrore shëerben edhe si banka e qeverisë. -Banka qendrore rregullon ofertën monatare. Rregullimi I ofertës monatare është një nga funksionet më të rrendësishme të bankës qendrore. Nëpermjet të kontrollit të ofertës monatare banka qendrore realizon një politikë të caktuar monatare duke ndikuar në nivelin e GNP, të paunësisë dhe inflacionit. -Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monatare. Ajo ndërhyn në tregje monatare edhe për qëllime të tjera, përvec kontrollit të ofertës monatare ajo kontrollon edhe normat e interesit, duke I mbajtur ato të ulta. Banka qendrore më e vjetër në botë është Banka e Suedisë, e krijuar që në vitin 1656, e ndjekur pak më vonë nga Banka e Londrës, e krijuar në 1694. Që atëherë, për më shumë se tre shekuj pothuajse çdo shtet ka krijuar dhe bankën e tij qendrore. Aktualisht, në botë ekzistojnë 175 banka qendrore. Për më shumë se dy shekuj, emetimi i monedhave nuk ishte monopol ekskluziv i bankave qendrore, ashtu siç është sot. Themeluesi i bankës Suedeze, Polmstruch dha idenë për skotimin e kambialeve tregëtare me bileta bankare, në vend të skotimit të biletës me monedhë prej metali të cmuar. Ato ishin impresionare dhe kalonin nga një dorë ne tjetrën dhe kështu shkallë – shkallë u shëndrrua në mjet pagese të pranushme ku më shumë përdoreshte në mardhëniet e shkëmbimit të mallrave duke zëvendësuar arin. Banka të ndryshme tregtare gëzonin privilegjin për të emetuar monedha në shtet apo zona të caktuara gjeografike, duke bërë që në një vend të vetëm të ekzistonin shumë tipe monedhash. Në vitin 1684 “debitori sovran” krijoji “Banken e Anglisë” e cila me anë të një dekreti mbretërorë mori të drejtë për të skotuar kambiale, për pranim të depozitave dhe për të emetuar bileta, por gjithmonë me kundërvlerën koresponduese në peshë të caktuar metali të çmuar. Kështu në vitin 1687 Banka e Anglisë siguroji me ligj monopolin e emitimit të biletave bankare nga shteti. Në SHBA, në vitin 1912, një vit përpara krijimit të "Fed", kishte 7355 banka që kishin të drejtë të emetonin dollarë. Për shumë dhjetëvjeçarë ka ekzistuar një debat i madh doktrinal që kishte përballë ata që mbronin idenë e një konkurrence të lirë në fushën e emetimit monetar (free banking) dhe përkrahësit e idesë së monopolit në fushën e emetimit monetar (central banking). ,,Ligji mbi Bankën Kombëtare të Zvicrës’’ në artikullin 39 ,përcakton mënyrën eksplicite se : “monopoli i emisionit i përket Konfederatës” , dhe sipas këtij ligji Konfederata Zvicrane mund që ta ushtroj monopolin e biletave me anën e një banke që mund të jetë shtetërore, që duhet të jetë nën kontrollin e Konfederatës dhe ta ketë ndihmen e saj. 13
  • 5. Deri para Luftës së Dytë Botërore, pjesa dërrmuese e bankave qendrore ishin "shoqëri private". Kështu për shembull: Banka e Francës në vitin 1936 ishte një shoqëri private që drejtohej nga një asamble e përgjithshme aksionerësh, përfaqësues të 200 familjeve më të shquara të vendit. Historia fillon në SHBA, ku krizat e vazhdueshme të periudhës 1890- 1907 hapën një debat shumë të madh "mbi domosdoshmërinë e krijimit të një banke qendrore". Në vitin 1913, në vijim të projektit të P.Warburg, të botuar në "New York Times" dhe "Annual Financial Review", të titulluar "A plan for a modified central bank", lindi Banka Qendrore Amerikane, ose "Fed" i sotëm. Ndërkohë, procesi më intensiv i nacionalizimit të bankave qendrore filloi mbas Luftës së Dytë Botërore, në 1946 në Angli, 1948 në Holandë e Gjermani, etj., duke i shndërruar bankat qendrore në "autoritete publike" që zhvillonin politikën monetare të shteteve të tyre. Paralelisht me triumfin e monopolit mbi konkurrencën, historia e zhvillimit të tyre tregon se gradualisht bankat qendrore u nacionalizuan, përfshirë këtu dhe vendet më liberale të botës, për të ardhur në 20 vitet e fundit, kur pjesa dërrmuese e tyre fitoi pavarësinë e plotë ndaj pushtetit politik Në tetor të vitit 1998 kushtetuta e R.SH në nenin 161 i jep Bankës së Shqipërisë të drejtën ekskluzve të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës shqiptare, pra të drejtën e emetimit. Lidhur me organizimin e emetimit të monedhës u shquan dy rryma që u bazuan: - E para ,në principin (shkallën e qarkullimit),ku si perfaqësues kryesor ishte D.Rikardo dhe sipas saj emetimi i biletave bankare duhej që të mbulohej 100% me ar, me përjashtim të një shume të vogël fillestare që do të mbulohej me bone thesari. -E dyta ,në parimin bankar. Këtu si përfaqësues kryesor është Th.Tooke i cili thot se qarkullimi i biletave bankare mund të tejkaloj rezervën e arrit, pa e mohuar këmbyeshmërinë e biletës në ar mbi kërkesën e “prurësit”.Domethënë se emetmi i biletave bankare vihej në funksion të nevojave reale për kredi.1 1 ,,Financat’’ Prof.Dr Sabahudin Komini 13
  • 6. 3.Kuptimi i monedhës qendrore Monedha qebdrore është ajo formë e monedhës e cila shërben për rregullimin e veprimeve ndërmjet bankave. Monedha qendrore përfaqëson një depozitë në llogari,që bankat e ndryshme mbajnë në bankën qendrore, e cila nuk mund të krijohet nëse nuk është e pranishme në veprimet e shitblerjes së titujve apo të skontimit. Sikurse monedha e zakonshme që nuk mund të krijohet pa pjesëmarjen e bankave tregtare, po kështu edhe monedha qendrore nuk mund të krijohet pa pjesëmarjen e saj. Njëlloj sikurse bankat tregtare që i mbikqyrin të gjitha veprimet e klientëve të tyre, ashtu edhe banka qendrore i mbikëqyr veprimtarinë e bankave tregtare nëpërmjet emitimit të monedhës, me anën e së cilës bankat tregtare “rregullojnë deficitin” e tyre të arkës. Banka qendrore nxjer në qarkullim edhe monedhën divizionare (monedhën metalike me metal të rendomtë). Ajo ka një vlerë reale që përcaktohet nga vlera e metalit (bakër,nikël etj). Ka edhe vlerë nominale ,faciale që shënohet në të, me të cilën pranohet dhe qarkullon në treg. Insrumentet e politikës monatare Instrumentet që përdoren në politikën monatare quhen direkte dhe indirekte. Instrumentet direkte përdoren kryesisht në vendet që janë në zhvillim, sepse ata janë të thjeshtë dhe nuk kërkojnë një treg financiar të zhvilluar, i cili mungon në këto vende. Ndërsa instrumentet indirekte përdoren kryesisht në vendet e zhvilluara, janë të shumtë dhe mund të ndryshojnë nga një vend në tjetër. Instrumentet direkte 1.Operacionet e tregut të hapur. Përbëjnë instrumentin më të rëndësishëm të bankës qendrore. Këto operacione përfaqësojnë shitjen ose blerjen e letrave shtetërore me vlerë (bonothesarit, obligacionet etj) në tregun e hapur. Kjo bëhet me qëllim që banka qendrore të zvogëloj ose të ris rezervat e bankave të nivelit të dytë. Këto letra me vlerë u shiten firmave, idividëve dhe istitucioneve financiare në tregun e hapur financiar. Shitja e letrave me vlerë pakëson rezervat e sistemit bankar. 2.Rifinancimi. Përfaqëson një instrument tjetër të bankës qendrore, i cili përfshin kredite bankare që banka qendrore u jep bankave të nivelit të dytë për nevojat e likuiditetit. Këto kredi njihen me emrin si kredia me SKONO (SHBA), kredia Lombard (Gjermani), Rifinancimi (Shqipëri). Rifinancimi ndikon në madhësinë e rezervave të bankave. 3.Rezervat e detyrueshme. Banka qendrore vendos një normë ligjore të rezervave që duhet të mbajë çdo bankë tregtare e cila quhet normë e rezervës së detyrueshme. Kjo i siguron asaj mundësinë e kontrollit të ofertës monatare. Cdo ndryshim i vogël i rezervës së detyrueshme çon në një ndryshim të madh në ofertën monatare. 13
  • 7. Instumentet indirekte 1.Konrolli i kreditit. Përfaqëson metodën më të thjeshtë për të kufizuar kreditë bankare dhe si rrjedhojë edhe ofertën monatare. 2.Kontrolli i normës së interesit. Përfaqëson instrumenin tjetër indirekt të përdorur nga banka e Shqipërisë , në kushtet e një tregu financiar të pazhvilluar.2 4.Funksioni i këmbimit(canbliare) Ky funkion përrmban: - këmbimin e monedhës kombëtare në devizë(valutë) nga vetë banka qendrore, qofte edhe me ndihmën e bankave të nivelit të dytë; - ruajtjen dhe administrimin e rezervave monetare ndërkombëtare të domosdoshëm; - mbikqyrjen e ecurisë së kursit të këmbimit të monedhës kombëtare, që mundësisht të jetë i qëndrueshëm. 4.1 Nenfunksioni i këmbimit: Në periudha historike kritike, në disa vende, tregu i këmbimeve nuk mund të funksionojë lirisht. Përkundrazi, këmbimet kontrollohen. Në rrethana të tilla është banka qendrore ajo që ka monopolin e këmbimeve, të cilën e ushtron në përgjithësi, nëpërmjet një zyre këmbimi, ku kalojnë të gjitha këmbimet e monedhës kombëtare me devizat e huaja (apo me disa nga këto deviza). Vetëm disa transaksione me pakicë e të një rëndësie të dorës së dytë. Për këtë qëllim, krahas bankave tregtare, pothuaj në të gjitha vendet, bankat qendrore u furnizojnë agjentëve ekonomik devizat që kanë nevojë, madje shpeshherë edhe me kushte me më shumë interes se sa bankat tregtare.Banka Qendrore edhe në sistemin apo regjimin monetar të kurseve fikse të këmbimit është prirur dhe angazhuar të garantojë këmbyeshmërinë e monedhës kombëtare në deviza me kurse fikse, apo brenda gërshërës së luhatjes së caktuar. Edhe brenda Sistemit Monetar Europian, vendet pjesëmarrëse kishin angazhimin për të „mbrojtur” vlerën e monedhës së bashkësisë. Natyrisht kur kërkohej apo shihej e nevojshme. Për këtë qëllim, ato përdornin rezervat e tyre dhe bankat qendrore u bënin apel për ndihmë edhe bankave tjera qendrore, deri në atë pikë, ku ato vetë dhe simotrat e jashtme (etrangeres) çmonin se gjendja ishte bërë e papërballueshme dhe duheshin zhvlerësuar një apo disa monedha, apo duheshin rivlerësuar të tjera 2 www.fi-ga.net/works.htm 13
  • 8. 4.2 Nënfunksioni i Administrimit të rezervave: Si rimineshencë e teorisë dhe epokës kur emisioni monetar ishte si rregull i garantuar me një sasi metali të çmuar, pjesa më e madhe e bankave qendrore mbanin, si gjendje, një rezervë në ar, që shërbente si mbulesë për biletat bankare të vëna në qarkullim. Madje, disa prej tyre janë përpjekur dhe e kanë shtuar këtë rezervë. Franca për shembull, (në presidencën e DeGolit) kërkoi nga Sh.B.A. që sipas marrëveshjes së Breton Vuds-it, kishte marrë angazhimin solemn për të këmbyer në ar çdo dollar amerikan me kursin 35USD barazi me 1 flori, të zbatonte këtë marrëveshje, pra të këmbente në ar depopzitat franceze që dispononte në dollarë. Në vitet 70 , kur tregjet e arit u liberalizuan, bankat qendrore ndërhynin edhe në treg për të prokuruar metalin e verdhë, natyrisht kur e gjykonin të dobishme. Kjo edhe për faktin se një fare „fetishizimi”për arin ishte disi një dukuri kolektive dhe bankat qendrore synonin për të patur një rezervë eventuale, që ndryshonte nga vendi në vend. Në Francë , për shembull, kjo rezervë ishte më e madhe se sa në Gjermani dhe se sa në SH.B.A. Madje, në Francë po të analizosh aktivet e bilancit, vlera e aktiveve në ar ishte më e lartë se gjithë rezervat e tjera. Po kështu në një farë mase edhe në Itali, ndërsa në aktivet e Deutsche Bundesbank-ut, në vitin1990 këto rezerva zinin vetëm një të gjashtën e aktivit të saj. Pas viteve 70, bankat qendrore mbajnë dhe administrojnë krahas arit edhe deviza të huaja, që i sigurojnë nga veprimet në tregun e këmbimit të valutave, mbasi ato kryejnë edhe „rivlerësimin” konservohen nga banka dhe në disa raste edhe nga shteti ( kur ai është aksioner i bankës qendrore apo beneficier i rezultateve) nëpërmjet disa organeve speciale me karakter shtetëror. Në Angli, për shembull, që nga viti 1932 është krijuar „ Fondi i barazisë së këmbimeve”, kurse në Francë nga viti 1936 është ngritur dhe funksionon „ Fondi i qëndrueshmërisë së këmbimeve”. Gjithashtu, në SH.B.A. në vitin 1934 u krijuan „ Fondet e qëndrueshmërisë së këmbimeve që administrohen për llogari të shtetit nga Banka e Federal Reserves së New Yorku-t”. 4.3 Nënfunksioni mbi kurset e këmbimit Sot, në përgjithësi zbatohet regjimi monatar i kurseve luhatëse, por edhe në këtë regjim nuk mund të themi se luhatja ëdhtë krejtësisht e lirë dhe pa kurfarë kufizimi e ndërhyrje. Ka disa kufij por që nuk bëhen publike. Praktikisht bankat qendrore e ushtrojn këtë nënfunksion, jo në mënyrë të hapur por disi sekrete. Nuk domethënë se bankat qendrore nuk ndërhyjnë absolutisht në treg për të ruajtur qëndrueshmërinë e kursit të këmbimit të monedhës kombëtare . p.sh në angli prej vitit 1932 është krijuar “fondi i barazisë se këmbimeve”, në France prej vitit 1936 është ngritur dhe funksionon “Fondi i qëndrueshmërisë së këmbimeve”, në SHBA në vitin 1934 u krijuan “Fondet e qëndrueshme të këmbimeve, që administrohen për llogari të shtetit nga Banka Federale Reserves se New Yorku-t”3 5.Funksioni i bankës së shtetit dhe i Administratave dhe shërbimeve publike 3 ,,Financija’’ B.Jecic 1997 Zagreb 13
  • 9. Banka qendrore në të gjitha vendet si rregull kryen funksionin edhe si bank e shtetit dhe Administratave dhe shërbimeve publike. Domethënë, ajo mban llogaritë dhe në parim saldot që figurojnë në pasiv nuk mun dtë jenë debitore. Pra, mbajnë në thelb llogaritë e shtetit: të ardhurat, pagesat dhe lëvizjet e tyre. Në disa vende, si Franca, Gjermania, Italia, Spanja etj, janë Shërbimet e Thesarit ato që sigurojnë dhe administrojnë të ardhurat dhe shpenzimet, ndërsa banka qendrore kufizohet me regjistrimet. Në Angli, Thesari ka një llogari të vetme të hapur në të gjithë territorin, kurse banka qendrore është ajo vetë që siguron mbulimet (recouvrements) dhe pagesat. Në ShBA sistemi ndryshon mbasi edhe bankat private marrin pjesë në cirkuitin e fondeve të shtetit, pra mbajnë llogaritë e zbatimit të buxhetit,por thesari ka llogari të hapura edhe në emrin e vet në bankat e Rezervës Federale , ndërkaq atje ku ka nevojë për t’i centralizuar fondet i deponuar në banka të mëdha private, që thiren “depozituese të përgjithshme”, por ka edhe “depozituese speciale”. Me zbatimin e këtij funksioni, bankat qendrore financojnë edhe shtetin (deficitin e buxhetit) qoftë drejtpërdrejtë, qoftë tërrthorazi duke blerë në tregun publik (open market) titujt të emërtuar nga shteti, që përfaqësojnë edhe formën kryesore “ndihmës” që bankat e rezervës së ShBA-së japin Thesarit. Me këto ndërhyrje të financimit të drejtpërdrejt apo të tërrthortë-pra nëpërmjet lojës së blerjes së titujve të shtetit (bono thesarit,obligacione të thesarit etj.) bankat qendrore lujanë jo vetëm rolin e këshilltarit, por edhe të realizimit të emisioneve për llogari të shtetit. Gjithashtu, ndihmojnë për të zgjedhur kohën më të përshtatshme , datën dhe normën e interesit në funksion të tregut monetar e financiar, ecurinë e të cilit e ndjekin dhe e njohin mirë. 5.1.Banka qendrore merr pjesë edhe në administratën e borxhit publik: Ajo organizon edhe ankandet e bonove të thesarit dhe të letrave të tjera publike me vlerë. Duke patur parasysh natyrën e titujve publike të emetuara nga Thesari, ankandet organizohen zakonisht në afate javore apo mujore. Nënshkruesit-bankat, shoqëritë e sigurimit, shoqëritë e bursave- paraqesin ofertat e tyre më të mira me çmimet që ato mendojnë se ju konvenojnë në kushtet e tregut, në shumat që kërkojnë të blejnë, natyrisht mbrenda shumës globale të emisionit të caktuar nga nevojat e thesarit. Duke zbatuar rregullat e konkurencës së lirë e të ndershme, procedura lejon zhvillimin e ankandit në kushtet më të favorshme për palët. Zbatimi me përpikmëri i rregullave lejon, nga njëra anë shkallëzimin në kohë të ftesave për fonde që ka nevojë thesari dhe nga ana tjetër modulimin e rëndësisë në funksion të gjendjes së tregut dhe është ajo që shpall edhe fituesit si dhe yeldin. Banka qendrore gjithashtu është e ngarkuar të përpunojë edhe bilancin e pagesave e të përcaktojë pozicionin me jashtë për llogari të shtetit. Duke qenë se bankat veprojnë si ndërmjetsuese për transferat me jashtë ato shërbejnë dhe si burim informacioni (gati unike) për përpunimin e rregullimeve me jashtë. Veçanërisht me shfuqizimin e kufijve ndërkombëtarë për mallrat, duke filluar nga viti 1993 (Janar) me modifikimin e deklaratave doganore për eksport –importin e 13
  • 10. mallrave, marrëveshja e Masticht-it ka përcaktuar edhe detyra për të informuar lidhur me saldon e llogarive korrente të bilancit të pagesave si dhe të flukseve të kapitaleve që zënë vend të rëndësishëm në operacionet e marrëdhënieve me jashtë të vendeve të bashkësisë. Në këtë mes roli i bankave qendrore është relevant. 5.2 Objektivi kryesor i Bankës Qendrore: Përcaktimi i objektivit kryesor të Bankës Qendrore ka evoluar, mbështetur në teoritë monetare që kanë mbizotëruar, sidomos, para dhe pas luftës së Parë Botërore dhe veçanërisht pas Luftës së Dytë botërore. Për një kohë ka mbizotëruar mendimi se objektivi kryesor i Bankës Qendrore ishte ruajtja e stabilitetit monetar, domethënë sigurimi i qëndrueshmërisë monetare, që konsiderohej, faktor afatgjatë i rritjes ekonomike. Pas luftës së Parë Botërore, veçanërisht pas krizës ekonomike botërore të viteve 1929- 1933, mendimi ekonomik kejnsijanist i përmbahej pikëpamjes se “arma monetare” u tregua e paaftë për të parandaluar krizën. Por, post-kejnsijanistët James Tobbin, Franco Modigliani kontestuan tezën e viteve 1939, sipas së cilës monedha nuk ka aq rëndësi (n’importe pas de tout). Pëkundrazi, ata mbrojnë tezën se “monedha ka shumë rëndësi (importe beacoup)”. Kurse veçanërisht, pas Luftës së Dytë botërore mendimi ekonomik liberal e monetarist mbrojnë tezën se Banka Qendrore me politikën e saj, ka një rol të rëndësishëm në rregullimin e çmimeve, pra në stabilitetin e çmimeve. Në komentet mbi ligjin e Bankës Kombëtare Zvicerane, Leo Schurman, në veprën e cituar nënvizon, se: “ deri në vitin 1973, politika monetare synonte kryesisht të mbaje (të ruajë) stabilitetin e kursit të këmbimit. Dhe, më pas, i është akorduar një rëndësi, të paktën e barabartë, për të mos thënë më tepër “stabilitetit të çmimeve”. Pra, pbjektivi kryesor, i bankave i lë përfundimisht vendin jo më objektivit të stabilitetit të kursit të këmbimit e të stabilitetit monetar, por stabilitetit të çmimeve. Në statutin e Bankës së Francës të vitit 1997, kur bëhet fjalë për përkufizimet e politikës monetare, pëcaktohet në mënyrë eksplicite se objektivi final është “stabiliteti i çmimeve”. Edhe për Bankën e Greqisë objektivi primar, sipas statutit, është stabiliteti i çmimeve. E njejta gjë, edhe per Bankën Qendrore të Italisë. Ky evolucion, rreth objektivit kryesor të Bankës Qendrore është vërtetuar edhe në Shqipëri. Pas shndërrimeve demokratike të viteve 90-të, dhe pikërisht me ligjin mbi Bankën e Shtetit Shqiptar, në nenin 2, paragrafi e përcaktohej se B.Sh.Sh. “mban përgjegjësi për qëndrueshmërinë dhe rritjen e fuqisë blerëse të monedhës”, kurse nëligjin mbi B.Sh., të dhjetorit 1997, në nenin 3, paragrafi 1 përcaktohet në mënyrë të qartë, se: “objektivi kryesor i Bankës së Shqipërisë është të arrijë dhe të ruajë stabilitetin e çmimeve”. Problemi i përcaktimit të objektivit kryesor është diskutuar gjërësisht në ambientet vendimmarëse dhe më gjërë dhe, në pëfundim bazuar në legjislacionin dhe 13
  • 11. përvojën e shumicës së vendeve të zhvilluara, u pranua objektivi I stabilitetit të çmimeve që sot, përgjithësisht, është dominues.4 6.Funksioni i emetimit të biletave bankare Në rradhë të parë, është emetimi i monedhës qendrore. Madje emetimi i monedhës qendrore përbën edhe funksionin kryesor të kësaj banke. Është e nevojshme të sqarohen dy çështje themelore: - Nga buron e drejta e emetimit të monedhës që përgjithësisht e gëzojnë Bankat Qendrore dhe sidomos ekskluziviteti që ato kanë në këtë fushë. - Çfarë përfaqëson termi monedhë qendrore? 6.1Ekskluviteti i Bankës Qendrore për emetimin e monedhës Ekskluziviteti i bankës qendrore për emetimin e monedhës i ka rrënjët nga e drejta e vjetër që historikisht kanë pasur princat, monarkët absolutë, mbretërit, për të prerë (shtypur) monedhë metalike, që ishte një e drejtë ekskluzive e tyre, një e drejtë e “sovranit” dhe ky monopol me kohë kaloi në duar të shteteve moderne borgjeze, në luftë me vetë rendin dhe “zotërinjtë” feudalë. Në shek.XVII, kundrejt pamjaftueshmërisë progresive të metaleve të çmuara dhe për t’i bërë ballë zgjerimit të shkëmbimeve tregëtare dhe kredisë, disa banka filluan të emetojnë bileta bankare (bank notes) që me kohë morën fuqi ligjore për qarkullimin e lirë (pouvoir loberatoire legal). Në vitin 1655 themeluesi i Bankës Suedeze, Polmstruch dha idenë origjinale për skotimin e kambialeve tregëtare me bileta bankare, në vend të skotimit me monedhë prej metali të çmuar. Këto bileta përmbanin angazhimin e bankës për t’i dhënë prurësit, pa 4 www.fi-ga.net/works.htm/ 13
  • 12. asnjë formalitet mbi kërkesën e tij shumën korresponduese të monedhës metalike. Këto bileta nuk përmbanin emrin e depozituesit të metalit të çmuar npranë bankës. Ato ishin impersonale dhe kalonin nga një dorë në tjetrën. Kështu u shndëruan shkallë – shkallë në mjete pagese të pranueshme në marëdhëniet e shkëmbimit të mallrave duke zëvendësuar arin. Në vitin 1684 “debitori sovran” krijoi “Bankën e Anglisë”, e cila nëpërmjet një dekreti mbretërorë mori të drejtën për të pranuar depozita, për të skotuar kambaiale dhe për të emetuar bileta “prurësit “, por gjithmonë me kundërvlerën korresponduese në peshë të caktuar metali të çmuar. Kështu, Banka e Anglisë siguroi me ligj në vitin 1687 monopolin e emetimit të biletave bankare nga shteti”. Ekskluzivitetin e emitimit të monedhës bankës qendrore ia jep shteti, sepse shteti ka të drejtën sovrane në këtë fushë. ,,Ligji mbi Bankën Kombëtare të Zvicrës’’ në artikullin 39, përcakton mënyrën eksplicite se :„ monopoli i emisionit i përket Konfederatës”. Dhe ajo- Konfederata Zvicerane – sipas këtij ligji mundf ta ushtrojë monopolin e biletave me anën e një banke që mund të jetë shtetërore, me ndihmën dhe nën kontrollin e Konfederatës.Ajo banka, ka për detyrë kryesore të shërbejë si rregullatore e tregut të parasë, të lehtësojë veprimet e pagesave e të praktikojë , në kufijtë e ligjit federal, një politikë krediti dhe një politikë monetare, në shërbim të interesave të përgjithshme të vendit. 5 Kushtetuta e R.SH. ( tetor 1998) në nenin 161i jep Bankës së Shqipërisë, si bankë qendrore, „ të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të monedhës „ të, pra të drejtën e prerjes së monedhës , të drejtën e emitimit. Ndërkaq, lidhur lidhur me organizimin e emitimit të monedhës u shquan dy rryma , dy shkolla që u bazuan: Epara, në principin apo shkollën e qarkullimit, me përfaqsues kryesor D.Rikardo.Sipas saj, emitimi i biletave bankare duhej të mbulohej 100% me ar, me përjashtim të një shume të vogël fillestare që do të mbulohej me bono thesari dhe me ligjin e Peel-it të vitit 1844, Bankës së Anglisë iu akordua monopoli i emitimit , duke iu imponuar parimi i mbulimit të plotë me ar i njohur si corrency „ currency principle”. -Tjetra, në parimin bankar, me përfaqsues kryesor Th.Toke , që mbron tezën se qarkullimi I biletave bankare mund të tejkalojë rezervën e arit, pa mohuar këmbyeshmërinë e biletës në ar mbi kërkesën e „prurësit”. Praktikisht , emitimi i biletave bankare vihej në funksion të nevojave reale për kredi. Ecuria dhe përvoja, sidomos pas luftrave botërore, vërtetuan drejtësinë e shkollës dhe parimit bankar (banking principle) sipas të cilit, Banka e Anglisë, si Bankë Qendrore, mund të emitojë bileta bankare në funksion të „ nevojave” reale të kredisë, pra të nevojave reale të zhvillimit të ekonomisë. Emitimi i biletave bankare, sigurisht, bën pjesë në funksionin e Bankës Qendrore, por në zhvillimin historik të sistemit bankar dhe evoluimin e qarkullimit monetar në botë, bilitat bankare nuk përbëjnë veçse një përqindje relativisht shumë të vogël të monedhës në qarkullim, sidomos, me zhvillimin e zgjërimin e përdorimit të monedhës llogari (skriptiuale) e të kartave elektronike plastike (debit kartë e kredit kartë). 5 ,,Financat’’-Prof.Dr Sabahudin Komoni 1986 Prishtinë 13
  • 13. Në vendet e zhvilluara raporti (ratio) i biletave bankare në shumën gjithsej të monedhës në qarkullim nuk përfaqson më shumë se 10-20%, çka dëshmon për vendin dhe rolin që zë monedha llogari ( skriptuale) dhe ajo që funksionon nëpërmjet rrjetit elektronik ATM ( (debit kartë e kredit kartë). Thelbi i funksionit të emitimit që zbatojnë Bankat Qendrore sot përqëndrohen në emitimin e monedhës qendrore. 6 Përfundimi Bank Qendrore është zhvilluar nga tipi universal i bankave, dhe janë të specializuara për emisionin e parave. Bankat qendrore janë themeluar sipas shembullit të "Bank of England"(1694) dhe "Banque de France"(1800). 6 www.wikipedia.com 13
  • 14. Bankat qendrore kanë lindur për ti mbrojtur bankat tregtare nga falementimi, kur ata ndodheshin në vështirësi likuide. Bankat qendrore në vende të ndryshme kryen këto funksione bazë: Banka qendrore ka të drejtën e emitimit të parasë; Banka qendrore shërben si banka e bankave të nivelit të dytë; Banka qendrore shëerben edhe si banka e qeverisë; Banka qendrore rregullon ofertën monatare.; Banka qendrore ndërhyn dhe rregullon tregjet monatare. Literatura e shfrytëzuar ,,Financat’’-Prof.Dr Sabahudin Komoni 1986 Prishtinë ,,Financija’’-B.Jecic 1997 Zagreb -Materiali është marrë edhe nga rrjeti i Internetit: www.fi-ga.net/works.htm/ www.wikipedia.com 13