SlideShare a Scribd company logo
1 of 36
ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË
KOSOVË
Studentët: Ligjeruesi:
BA.Arjeta Mehmeti PROF.DC: Bashkim Nuredini
BA.Fitore Dervishi
BA.Saranda Hoxha
Higher Education Institution UBT
Niveli: Master Shkencor
AGJENDA
HISTORIK I SHKURTËR RRETH BURSËS
•Qëllimi i bursës
•Funksionet e Bursës
•Rëndësia e Bursave në ekonominë globale
PËRPARËSITË DHE DOBËSIT E INVESTIMIT NË BURSA
BURSAT MË TË NJOHURA
•Bursat në shtetet e rajonit të Kosovës
BURSA NË KOSOVË- RËNDËSIA DHE NDIKIMI
E ARDHMBJA E BUSËS NË KOSOVË DHE BOTË
HISTORIK I SHKURTËR RRETH BURSËS
Bursat e para kanë qenë me origjinë italiane rreth vitit 1400 në Venedik ku
bëhej tregtimi i borxheve publike dhe hartohej një list.
Në vitin 1531, në Anverse të Belgjikës lindi e para bursë e madhe e letrave
me vlerë ndërsa në vitin 1785 që bursa e Amsterdamit të Hollandës ishte e
organizuar zyratisht.
Ekonomisti Ulrike Malmendier i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley
argumenton se një treg aksionesh ka ekzistuar që nga Roma e lashtë.
Një nga bursat më të vjetra të Evropës është Bursa e Frankfurtit
(Frankfurter Wertpapierbörse) e themeluar në 1585 në Frankfurt am Main.
Cfarë është Bursa?
Bursa është një treg ku letrat me vlerë
blihen dhe shiten.
Letrat me vlerë janë aksione si pjesë të
kapitalit të një shoqërie tregtare .
Letra borxhi si instrument që krijon ose
konfirmon borxhin që është emetuar ose
propozohet për t’u emetuar nga një shoqëri
që përfshin, në veçanti, letra borxhi me
maturim mbi një vit;
QËLLIMI I BURSËS
Tregu primarë
Të ofroj një mekanizëm për qeveritë dhe kompanitë për të emetuar letra me vlerë me
qëllim të rritjen e kapitalit të tyre.
Emetimi i aksioneve përbëhet nga dy metoda:
Emetimi primarë: Këtu përfshihet emetimi i aksioneve të reja kur një kompani që është
pranuar për herë të parë në bursë.
Emetimi sekondarë: Këtu përfshihet emetimi i aksioneve të reja nga një kompani që është
pranuar më parë në Bursë.
Metoda e emetimit te aksioneve të tregut Primarë:
Oferta publike
Vendosja ose Oferta Private
Emetimi në grup
QËLLIMI I BURSËS
Tregu Sekondarë
Bursa në menyrë që të krijojë investitorëve mundësinë të blejnë dhe shesin letrat me vlerë është metodat e
tregut sekondarë të Bursës.
Ekzistojnë dy struktura të funksionimit të tregut sekondarë të Bursës që janë:
Tregu i drejtuar nga Porosia (Order –Driven Market)
Tregu i drejtuar nga çmimi (Quote-Driven Market)
Tregu i drejtuar nga Porosia është një treg ku secili shitës ose blerës i aksioneve ka një broker që vepron
në llogari të tij.
Brokeri është një person i cili blen dhe shet mallra dhe pasuri për të tjerët sikur agjent tregtarë ose
ndërmjetësues.
• Sasia e madhe e informacioneve
• Qasja më e lehtë deri te prodhimet;
• Qasja në informata të krahasueshme në lidhje me kompanitë, prodhimet dhe konkurrencën.
FUNKSIONET E BURSËS
Funksionet kryesore të Bursës:
Funksionet e rritjes së kapitalit:
Bursa jep mundësi kompanive dhe organizmave të tjerë të sigurojnë mjete financiare duke
ofruar tituj zyratisht të kuotueshëm.
Funksioni i investimit:
Bursa u jep mundësi kompanive të disponojnë likuiditete të lira, pra kompanitë kanë mundësi
të zgjedhin midis një game të gjerë titujsh, formën më të përshtatshme të angazhimit të
kapitalit të vet.
Funksioni i likuiditetit:
Bursa u garanton kompanive kontraktimin e rregullt të titujve zyrtarisht të kuotueshëm dhe
siguron një ç'mobilizim të shpejt dhe të lehtë.
RËNDËSIA E BURSAVE NË EKONOMINË GLOBALE
Pa tregjet e bursës bizneset do të përdornin huamarrjen e kredive të mëdha të cilat do të
paguheshin nga kompanitë dhe individët me interes të lartë.
Bursat mund të japin aksione për publikun duke rritur shuma të mëdha të parave të
gatshme.
Kur bizneset kanë çasje nga një kapital i tillë mund të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të
punësojnë më shumë njerëz kështu :
• ulin papunësinem dhe
• qeveria përfiton nga taksat e bizneseve.
Promovon Investime: Bursa është faktorë kyç për ekonominë e tregjeve, promovon rritje
ekonomike dhe prosperitet.
Qeveritë përqëndrohen në krijimin e politikave –si ulja e normave të interesit që nxisin
kulturë investimi.
PËRPARËSITË DHE DOBËSIT E INVESTIMIT NË
BURSA
Përparësitë:
Kthimi i investimit në kohë të shkurtër: Cdo investim i ka rreziqet e veta
por gjithashtu dhe fitimi është i kënaqshëm dhe në një periudhë kohore
relativisht të shkurtër.
Pronësi: Kur vendosni parat tuaja në një kompani me reputacion ju bëheni
pronar në atë kompani pavarësisht shumës së vogël dhe më lehtë mund të
investoni në kompani tjera.
E drejta e votës: Pavarësisht shumës së vogël të investuar në kompani,
personi që ka investuar ka të drejtën e votës në një nivel korporativ.
PËRPARËSITË DHE DOBËSIT E INVESTIMIT
NË BURSA
Dobësitë:
Investimet e paqëndrueshme: Në çdo investim ka rrezik të fitosh
ose të humbasësh sepse vlera e aksioneve ndryshon.
Ulja e margjinës së profitit: Çdo herë që një investitorë blen ose
shet aksione duhet të paguaj komisionin e blerjes/shitjes, kjo ulë
fitimin.
Koha e gjatë: Koha e gjatë që konsumon në investimin e aksioneve
duke plotësuar formalitete dhe procese që humb kohë.
Top Bursat më të mëdha në botë:
NYSE U.S
• Kapitalizmi i tregut 19.22 Trilion $
• 3 Herë më e madhe se operatori i dytë të bursave më të mëdha në
botë
• Shkëmbimi I pare I aksioneve në botë
• E Themeluar 17 Maj 1792
• Marrveshja Buttonwood
NYSE ROLI DHE RËNDËSIA NË EKONOMINË
GLOBALE
• Ngritjet dhe rënjet e cmimeve në NYSE ndikon në ndjenjën e
investitorëve, duke inkurajuar apo dekorajuar ata të investojnë
• NYSE Euronext tregton pothuajse dy herë më shumë kompani të huaja
se NasdaQ
• NYSE u bashkua me Euronext
• Dy bursa të zotëruara nga Interconinental Exchange
• Teknologjia ne NYSE
NASDAQ- NATIONAL ASSOCATION OF
SECURITIES DEALERS AUTOMATED
QUOTATIONS
• Bursa e parë elektronike
• E themeluar nga shoqata Kombëtare e letrave me vlerë në
Amerikë më 8 Shkurt 1971
• NASDAQ barazoi shanset e tregtarëve duke ngushtuar
diferencën mes çmimit të ofertës dhe kërkesës së çmimit të
stoqeve.
LSE- LONDON STOCK EXCHANGE
LSE është tani bursa e tretë më e madhe në botë dhe më e madhja në Evropë.
Kanal ndërmjet mbylljes së shkëmbimeve të rëndësishme të Kinës, Japonisë dhe
Hong Kongut dhe dy bursave më të mëdha në botë: Nasdaq dhe Stock Exchange në
Nju Jork.
Tregtia është zhvendosur kryesisht nga një sistem tregtarësh në një sistem hibrid,
ku klientët mund të vendosin direkt në treg nëpërmjet ndërmjetësit të tyre.
Operon disa tregje në Britani të Madhe, më e rëndësishmja prej të cilave ështëTregu AIM.
TSE-TOKYO STOCK EXCHANGE
• Bursa e Tokios (TSE), tregu kryesor i aksioneve të Japonisë, i vendosur
në Tokio dhe bursa e katërt nga tregjet më të mëdha në botë për letrat me
vlerë.
• Kjo bursë ka më shumë se 2,200 kompani të listuara, me një kapitalizim
tregu prej $ 4.485 trilion, duke e bërë atë të tretë më të madhe në botë
• TSE është shtëpia e gjigantëve më të mëdhenj dhe më të njohur japonezë
me prezencë globale, duke përfshirë Toyota, Honda dhe Mitsubishi.
BURSAT NË SHTETET E RAJONIT TË
KOSOVËS
Shqipëria- Bursa e Tiranës TSE, bursa e parë në historinë financiare të shqiptarëve, u krijua si një
departament i Bankës së Shqipërisë (Banka Qendrore e Shqipërisë) me qëllim që të shpërthej pas
një periudhe tranzicioni prej disa vjetësh.
Bursa shqiptare ishte një aktivitet i tregtimit të bonove të thesarit me 12 muaj deri në maturim,
pesë seri obligacionesh qeveritare dhe bonot e privatizimit.
Tetor të vitit 1997- filloi tregtimi i Bono Thesari prej 3 dhe 6 muajsh deri në maturim
Më 1 korrik 2002, TSE-ja u formua fizikisht nga BSH dhe vazhdoi aktivitetin e saj si një
institucion i pavarur. Një vit më pas, TSE mori licencën përfundimtare nga Komisioni i Letrave
me Vlerë Shqiptare për të vepruar si një treg i organizuar mbi instrumentet financiare. Kjo licencë
u rinovua përsëri në vitin 2005. Pas kësaj rinovon licencën e saj për një periudhë të pakufizuar.
BURSAT NË SHTETET E RAJONIT TË
KOSOVËS
• MAQEDONIA
• KROACIA
• RUMANIA
BURSA NË KOSOVË- RËNDËSIA DHE
NDIKIMI
 Sektori financiar i pasluftës në Kosovë është i ri dhe në fazën e tij të parë të
themelimit si nxitës i zhvillimit ekonomik.
 Kosova po kalon një proces tranzicioni drejt një ekonomie tregu dhe
institucionet e saj ekonomike duhet të zhvillohen më tej.
 Ekziston një nevojë e madhe për ngritjen e fondeve dhe investimeve në Kosovë,
prandaj është e rëndësishme të përcaktohet roli dhe ndikimi i bursës në arritjen e
një rritje të investimeve, duke ndihmuar privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore
(NSH) dhe zhvillimin e një tregu ekonomie te orientuar
Problemet kryesore që mund të identifikohen të jenë të lidhura
me mosekzistimin e Bursës janë:
Problemet që lidhen me privatizimin dhe mungesën e investimeve pas
privatizimit.
Mungesa e investimeve dhe mekanizmave për mbledhjen e fondeve.
 Mungesa e investimeve të huaja.
Mungesa e tregut për kryerjen e operacioneve të tregut të hapur nga BQK.
Implikimet makroekonomike të shkaktuara nga investimi i fondeve të
Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) jashtë.
 Shpenzime të mëdha informacioni dhe transaksionesh.
 Të gjitha këto probleme të sipërpërmendura dhe shumë të tjerë tregojnë
ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës në mënyra të ndryshme.
MUNGESA E INVESTIMEVE DHE
MEKANIZMAVE PËR MBLEDHJEN E FONDEVE
• Mos ekzistimi i bursës në Kosovë do të thotë që bizneset në Kosovë
janë plotësisht të varura nga bankat tregtare si një burim financimi i
jashtëm për të financuar investimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata.
• Gjithashtu, tarifat dhe komisionet e ngarkuara nga bankat komerciale
për shërbimet e tyre janë shumë të larta. Rënia e nxitjes së investimeve
të kompanive ndodh sepse investimet përmes huadhënies janë shumë
të shtrenjta dhe jo fitimprurëse, kështu që ato kompani nuk janë në
gjendje të konkurrojnë në treg. periudha shumë e shkurtër ose jo e
ofruar nga bankat komerciale për projektet e investimeve.
Mungesa e investimeve të portofolit të jashtëm
• Përfitimet nga investimet e huaja në Kosovë deri tani kanë qenë
shumë të ulëta. Kosova ka normën më të ulët të investimeve të
huaja në rajon.
• Kriteret kryesore për përcaktimin e nxitjes së investitorit potencial
për të investuar janë norma e kthimit dhe rreziku i lidhur me atë
investim. Arsyeja kryesore që i largon investitorët e huaj larg
investimit në një treg të veçantë të huaj është rreziku i
informacionit.
MUNGESA E TREGUT PËR KRYERJEN E
OPERACIONEVE TË TREGUT TË HAPUR NGA
BQK
• BQK është bankë qendrore, rregullon dhe mbikëqyr sistemin financiar: bankat
komerciale, kompanitë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve.Arsyeja kryesore që
instrumenti i rezervave të kërkuara është i pamjaftueshëm për krijimin e politikës
monetare është sepse nuk është një instrument fleksibël që mund të ndryshohet
shpesh. Nuk mund të ndryshohen rezervat e nevojshme çdo javë, muaj, apo edhe
çdo vit.
• Prandaj, mos ekzistenca e një tregu të kapitalit të organizuar në Kosovë është një
nga kufizimet pse fondet e grumbulluara nga skemat e kontributeve pensionale dhe
buxheti qendror nuk janë investuar brenda, por janë depozituar apo investuar jashtë
vendit me një normë më të ulët të kthimit.
INFORMACION I LARTË DHE KOSTOT E
TRANSAKSIONIT
 Kur vlerësohen kostot, atë mund të e shohim në dy drejtime të ndryshme.
Së pari, vlerëson kostot e mundësive që lidhen me mosekzistimin e burës në
Kosovë dhe së dyti, sa do të kushtojë për të krijuar një bursë? Është shumë e
rëndësishme të përmendet se kostot e transaksionit dhe sidomos kostot e
informatave aktualisht në Kosovë janë mjaft të rëndësishme për shkak të
mungesës së një burse të organizuar.
 Kostot e mundësive janë kostot e krijuara nga fitimi i humbur duke mos
investuar në kompanitë më fitimprurëse.
BURSA NË PRIVATIZIMIN DHE POST
PRIVATIZIMIN
• Themelimi i bursës mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në nxitjen e
procesit të privatizimit në Kosovë duke ofruar shumë mundësi teknike të cilat
aktualisht nuk ekzistojnë.
• Së pari, bursa do të siguronte një mekanizëm tregu që do të bënte të mundur
vlerësimin e vlerës reale të tregut (çmimi i aksioneve) të NSH-ve nën privatizim.
• Së dyti, i gjithë procesi i privatizimit mund të lehtësohet dhe të përshpejtohet me
krijimin e burses, diçka e ngjashme me ekonomitë e tjera në tranzicion që kanë
përfunduar me sukses fazat e tyre të tranzicionit nga kompanitë shtetërore në ato
private.
• Mundësia që ofron bursa në ngritjen e kapitalit shtesë për
kompanitë aksionare të reja të sapo krijuara nga privatizimi është
me rëndësi të madhe
• Bursa mund të ofrojë mundësinë që kompanitë e privatizuara
mund t'i përkasin shumë pronarëve të rinj, në vend të vetëm një
ose disa dhe prandaj duke pasur më shumë burime financiare
krijojnë mundësi për të rritur performancën e tyre të biznesit
duke investuar në teknologji dhe njohuri të reja.
• Themelimi i bursës do të thotë se ekziston një treg ku mund të
blihen të drejtat pronësore dhe gjithashtu t'i shesin ato nëse është
e nevojshme.
BURSA SI NJË MEKANIZËM PËR INVESTIME
AFATGJATA DHE MBLEDHJEN E FONDEVE
• Me krijimin e një burse, shumë depozitues të tanishëm do të zgjedhnin të investonin
në letrat me vlerë që japin norma më të larta të kthimit që ka si nxitje diferencën
ndërmjet normës së interesit të depozitave dhe shkallës së kthimit të ofruar nga
investimi në letra me vlerë.
• Një nga rolet që luajnë tregjet financiare në prekjen e investimeve është kryesisht
përmes diversifikimit të rrezikut.Tregjet financiare jo vetëm që e lejojnë
diversifikimin e rrezikut në pjesët e kursimtarëve, por edhe lehtësojnë diversifikimin
e rrezikut që ndikon në ndryshimet teknologjike
• Një rol tjetër që bursa mund të luajë si një mekanizëm për investime afatgjata dhe
mbledhjen e fondeve është në përmirësimin e ndarjes së burimeve në teknologjitë e
reja dhe kompanitë më fitimprurëse.
BURSA SI MEKANIZËM PROMOVIMI I
INVESTIMEVE TË PORTOFOLIT TË HUAJ
• Themelimi i një burse do të hapë Kosovën për investitorët e huaj dhe
do të tërheqë investime të portofolit të huaj. Një rritje në investimet e
huaja do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen ekonomike.
• Nuk ka gjasa që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në NSh-
të e Kosovës (ose ndonjë SHB tjetër) në qoftë se ata nuk shohin
ndonjë mundësi për të shitur investimet e tyre dhe të tërhiqen sa herë
që ata e shohin të arsyeshme. Është normale të supozohet se çdo
investitor do të dëshirojë të tërhiqet (shitet) kur përpiqet të shmangë
rreziqet e investimeve ose kur lindin mundësi më të mira investimi
në një vend tjetër.
BURSA ROL NË KRIJIMIN E INSTRUMENTEVE
TË POLITIKËS MONETARE
• Instrumenti kryesor i politikës monetare në vendet më të zhvilluara është
Operacionet eTregut të Hapur, të kryera nga bankat qendrore si Komiteti
iTregut të Hapur të Sistemit të Rezervës Federale (Fed).
• Një bursë e themeluar dhe mirë e rregulluar në Kosovë mund t'i sigurojë
BQK-së si organ rregullator për sistemin financiar në Kosovë dhe
dirigjent i politikave monetare me mekanizmin e nevojshëm.
BURSA DHE PËRDORIMI I FONDEVE TË
FKPK-SË DHE BQK-SË
• Themelimi i bursës mund të krijojë mundësi investimi për fondin e pensioneve për
të mbajtur një përqindje të caktuar të miliona eurove si investime të brendshme në
Kosovë (si pjesë e diversifikimit të portofolit) dhe për të rritur investimet e
përgjithshme në Kosovë në vend të investimit jashtë vendit me një normë të ulët të
kthimit.
• Një investim i mundshëm i fondit të FKPK-së në aktivitetet e biznesit në Kosovë
përmes investimeve afatgjata në bursë do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik
dhe rritjen e vazhdueshme. Dihet se një nga investitorët kryesorë që gjenerojnë
investime në ekonomitë e zhvilluara janë investitorë institucionalë si fondet e
pensioneve dhe kompanitë e sigurimeve.
BURSA NË KOSTOT E INFORMACIONIT DHE
TRANSAKSIONIT
• Themelimi i bursës në Kosovë do të rrisë nivelin e rrjedhës së
informacionit të biznesit për të gjithë pjesëmarrësit në bursë, duke
përfshirë kompanitë e sapo privatizuara, dhe të reduktojë
drejtpërdrejt kostot e informacionit të cilat vlerësohen të jenë në një
nivel shumë të lartë tani. Krijimi i bursës si një mekanizëm, nënkupton
uljen e kostove të transaksioneve dhe informacionit si një nga efektet
kryesore, duke rritur kështu produktivitetin dhe duke pasur ndikim të
drejtpërdrejtë pozitiv në rritjen ekonomike.
BURSA DHE EFEKTI I SAJ NË RRITJEN
EKONOMIKE
• Për vendet me të ardhura të ulëta lidhja është mjaft e fortë dhe se "të paturit e
një tregu më aktiv të bursës është i lidhur me norma të rritjes dukshëm më të
larta. Një rritje e një devijimi standard në aktivitetin e tregut të aksioneve në një
vend me të ardhura të ulëta shoqërohet me 2.5 pikë përqindjeje (57% në
mesatar) në rritjen e ritmit të rritjes. Provat gjithashtu tregojnë se një
shpërndarje më eficiente e burimeve në vend të akumulimit të kapitalit është
kanali kryesor përmes të cilit një bursë ndikon në rritjen e prodhimit.
Kufizimet kryesore janë:
- Mungesa e legjislacionit financiar përkatës;
- Madhësia relativisht e vogël e tregut;
- Niveli relativisht i ulët i zbatimit të ligjit;
- Mungesa e stafit profesional financiar;
- Numri i kufizuar i shoqërive aksionare në Kosovë;
- Mungesa e popullaritetit të bursave në Kosovë.
Zgjidhja e kufizimeve të lartpërmendura duhet të jetë hapi i parë
drejt krijimit të bursës në Kosovë.
Kufizimet aktuale për krijimin e bursës
PERFUNDIMET:
• Krijimi i një burse në Kosovë luajn një rol të rëndësishëm në nxitjen e kursimeve më të larta dhe
nxitjen e investimeve afatgjata.
• Me qëllim të krijimit të instrumenteve të politikës monetare në Kosovë, është thelbësore të
zhvillohet një treg financiar (bursa) ku BQK mund të përdorë Operacionin eTregut të Hapur si mjetin
kryesor të politikës monetare.
• Themelimi i bursës ofron mundësi për shfrytëzim më të mirë të fondeve të tilla si fondi i FKPK-së
dhe fondi i akumuluar nga shitja e NSH-ve përmes procesit të privatizimit.
• Pa funksionimin e një burse të zhvilluar, këto fonde do të vazhdojnë të investohen jashtë vendit dhe
kështu krijojnë paaftësi në ekonominë e brishtë të Kosovës
• Themelimi i bursës në Kosovë siguron mekanizmat e nevojshëm për qeverinë që të lëshojë borxhe
për financimin e projekteve me rëndësi strategjike për Kosovën ose thjesht për financimin e borxhit
afatshkurtër, duke lëshuar letra me vlerë të qeverisë.
PERFUNDIMET:
• Krijimi i një burse në Kosovë mund të ndihmojë në gjenerimin e investimeve të portofolit të
jashtëm nëpërmjet stimujve të siguruar nga një normë e lartë e kthimit dhe informatave të vogla
dhe rreziqeve të tjera, dhe përmes mekanizmit të tregut që siguron likuiditet të mjaftueshëm.
• Bursa rrit rrjedhjen e informacionit të biznesit, në veçanti duke siguruar informacion në lidhje me
industritë më produktive dhe duke stimuluar investime fitimprurëse.
Kjo nënkupton një rritje të produktivitetit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme.
• Sigurimi i investimeve më të larta nëpërmjet bursës do të nënkuptojë rritje më të madhe dhe më
të shpejtë ekonomike.
• Një rritje ekonomike pozitive dhe e shpejtë nënkupton të ardhura më të larta dhe nivel më të lartë
të standardeve të jetesës
Faleminderit për Vëmendjen tuaj !

More Related Content

What's hot

Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiVeton Sopjani
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i BiznesitMenaxherat
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar Menaxherat
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Fitore ZEQIRI
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarKastriot Gashi
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.Shpend Stojkaj
 
Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Gazmir Rrahmani
 
Planifikimi si funksion i menaxhimit
Planifikimi si funksion i menaxhimitPlanifikimi si funksion i menaxhimit
Planifikimi si funksion i menaxhimitMenaxherat
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiMatilda Gremi
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Ajete Malaj
 
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Sabir Asipi
 
Risku dhe kthimi
Risku dhe kthimiRisku dhe kthimi
Risku dhe kthimiLidijeRapaj
 
Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )Sabir Asipi
 

What's hot (20)

Bazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produktiBazat e marketingut - produkti
Bazat e marketingut - produkti
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Plani i Biznesit
Plani i BiznesitPlani i Biznesit
Plani i Biznesit
 
Risku
RiskuRisku
Risku
 
Sistemi financiar
Sistemi financiar Sistemi financiar
Sistemi financiar
 
Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve Metodologjia e Hulumtimeve
Metodologjia e Hulumtimeve
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Bazat e Menaxhmentit
Bazat e MenaxhmentitBazat e Menaxhmentit
Bazat e Menaxhmentit
 
Makro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankarMakro . paraja dhe sistemi bankar
Makro . paraja dhe sistemi bankar
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.Jetmira Tahirukaj  - Analiza e pikës kritike.
Jetmira Tahirukaj - Analiza e pikës kritike.
 
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA    Analiza ekonomike e kompanise DEKA
Analiza ekonomike e kompanise DEKA
 
Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7Menaxhment strategjik java-7
Menaxhment strategjik java-7
 
Planifikimi si funksion i menaxhimit
Planifikimi si funksion i menaxhimitPlanifikimi si funksion i menaxhimit
Planifikimi si funksion i menaxhimit
 
Strategjite Marketingu2
Strategjite Marketingu2Strategjite Marketingu2
Strategjite Marketingu2
 
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne ShqiperiProjekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
Projekt ekonomie/Sistemi Bankar ne Shqiperi
 
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
Punim Seminarik-Marketingu ne ndermarrjen "Devolli Group"
 
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )Cikli i jetes se produktit ( marketing )
Cikli i jetes se produktit ( marketing )
 
Risku dhe kthimi
Risku dhe kthimiRisku dhe kthimi
Risku dhe kthimi
 
Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )Produkti ( marketing )
Produkti ( marketing )
 

Similar to ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësJeton Bytyqi
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largArtan Gjergji
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Xhino Brokaj
 
Bursa e Maqedonise- firmat pjesmarrese
Bursa e Maqedonise- firmat pjesmarreseBursa e Maqedonise- firmat pjesmarrese
Bursa e Maqedonise- firmat pjesmarreseALBANA SELIMI
 
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?Xhino Brokaj
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Vilma Hoxha
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)Fitore ZEQIRI
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Anita Dogani
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarMenaxherat
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyerebehar199004
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosoveValdet Shala
 
Investimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja DirekteInvestimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja DirekteMenaxherat
 
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorePunim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorefatlumhashani
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Menaxherat
 

Similar to ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË (20)

Universiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinësUniversiteti i prishtinës
Universiteti i prishtinës
 
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap largSCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
SCAN Magazine - Bursa e parë shqiptare, një hap larg
 
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
Sistemi financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili është më i miri ?
 
Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Banka qendrore
Banka qendroreBanka qendrore
Banka qendrore
 
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne FinancaMenaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
Menaxhmenti Financiar - Hyrje Ne Financa
 
Bursa e Maqedonise- firmat pjesmarrese
Bursa e Maqedonise- firmat pjesmarreseBursa e Maqedonise- firmat pjesmarrese
Bursa e Maqedonise- firmat pjesmarrese
 
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
Sistem financiar i bazuar mbi tregun apo mbi bankat ? Cili eshte me i mire ?
 
Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)Institucionet financiare(leksion)
Institucionet financiare(leksion)
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
 
Tregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetareTregtia nderkombetare
Tregtia nderkombetare
 
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
Mbikqyrja e tregjeve financiare ne Europe.
 
Tregu i kapitalit
Tregu i kapitalitTregu i kapitalit
Tregu i kapitalit
 
Sistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiarSistemi i raportimit financiar
Sistemi i raportimit financiar
 
Bankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyereBankat edhe funksoni i tyere
Bankat edhe funksoni i tyere
 
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
3 4 kompleksiteti sistemi i tranzicionit ne kosove
 
Investimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja DirekteInvestimet E Huaja Direkte
Investimet E Huaja Direkte
 
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzorePunim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
Punim seminaik (obt) nga lënda ; menaxhimi i resulseve njerzore
 
Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7Klasifikimi kreditor 7
Klasifikimi kreditor 7
 
Financa Monetare
Financa MonetareFinanca Monetare
Financa Monetare
 

ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË

  • 1. ROLI DHE RËNDËSIA E BURSËS NË KOSOVË Studentët: Ligjeruesi: BA.Arjeta Mehmeti PROF.DC: Bashkim Nuredini BA.Fitore Dervishi BA.Saranda Hoxha Higher Education Institution UBT Niveli: Master Shkencor
  • 2. AGJENDA HISTORIK I SHKURTËR RRETH BURSËS •Qëllimi i bursës •Funksionet e Bursës •Rëndësia e Bursave në ekonominë globale PËRPARËSITË DHE DOBËSIT E INVESTIMIT NË BURSA BURSAT MË TË NJOHURA •Bursat në shtetet e rajonit të Kosovës BURSA NË KOSOVË- RËNDËSIA DHE NDIKIMI E ARDHMBJA E BUSËS NË KOSOVË DHE BOTË
  • 3. HISTORIK I SHKURTËR RRETH BURSËS Bursat e para kanë qenë me origjinë italiane rreth vitit 1400 në Venedik ku bëhej tregtimi i borxheve publike dhe hartohej një list. Në vitin 1531, në Anverse të Belgjikës lindi e para bursë e madhe e letrave me vlerë ndërsa në vitin 1785 që bursa e Amsterdamit të Hollandës ishte e organizuar zyratisht. Ekonomisti Ulrike Malmendier i Universitetit të Kalifornisë në Berkeley argumenton se një treg aksionesh ka ekzistuar që nga Roma e lashtë. Një nga bursat më të vjetra të Evropës është Bursa e Frankfurtit (Frankfurter Wertpapierbörse) e themeluar në 1585 në Frankfurt am Main.
  • 4. Cfarë është Bursa? Bursa është një treg ku letrat me vlerë blihen dhe shiten. Letrat me vlerë janë aksione si pjesë të kapitalit të një shoqërie tregtare . Letra borxhi si instrument që krijon ose konfirmon borxhin që është emetuar ose propozohet për t’u emetuar nga një shoqëri që përfshin, në veçanti, letra borxhi me maturim mbi një vit;
  • 5. QËLLIMI I BURSËS Tregu primarë Të ofroj një mekanizëm për qeveritë dhe kompanitë për të emetuar letra me vlerë me qëllim të rritjen e kapitalit të tyre. Emetimi i aksioneve përbëhet nga dy metoda: Emetimi primarë: Këtu përfshihet emetimi i aksioneve të reja kur një kompani që është pranuar për herë të parë në bursë. Emetimi sekondarë: Këtu përfshihet emetimi i aksioneve të reja nga një kompani që është pranuar më parë në Bursë. Metoda e emetimit te aksioneve të tregut Primarë: Oferta publike Vendosja ose Oferta Private Emetimi në grup
  • 6. QËLLIMI I BURSËS Tregu Sekondarë Bursa në menyrë që të krijojë investitorëve mundësinë të blejnë dhe shesin letrat me vlerë është metodat e tregut sekondarë të Bursës. Ekzistojnë dy struktura të funksionimit të tregut sekondarë të Bursës që janë: Tregu i drejtuar nga Porosia (Order –Driven Market) Tregu i drejtuar nga çmimi (Quote-Driven Market) Tregu i drejtuar nga Porosia është një treg ku secili shitës ose blerës i aksioneve ka një broker që vepron në llogari të tij. Brokeri është një person i cili blen dhe shet mallra dhe pasuri për të tjerët sikur agjent tregtarë ose ndërmjetësues. • Sasia e madhe e informacioneve • Qasja më e lehtë deri te prodhimet; • Qasja në informata të krahasueshme në lidhje me kompanitë, prodhimet dhe konkurrencën.
  • 7. FUNKSIONET E BURSËS Funksionet kryesore të Bursës: Funksionet e rritjes së kapitalit: Bursa jep mundësi kompanive dhe organizmave të tjerë të sigurojnë mjete financiare duke ofruar tituj zyratisht të kuotueshëm. Funksioni i investimit: Bursa u jep mundësi kompanive të disponojnë likuiditete të lira, pra kompanitë kanë mundësi të zgjedhin midis një game të gjerë titujsh, formën më të përshtatshme të angazhimit të kapitalit të vet. Funksioni i likuiditetit: Bursa u garanton kompanive kontraktimin e rregullt të titujve zyrtarisht të kuotueshëm dhe siguron një ç'mobilizim të shpejt dhe të lehtë.
  • 8. RËNDËSIA E BURSAVE NË EKONOMINË GLOBALE Pa tregjet e bursës bizneset do të përdornin huamarrjen e kredive të mëdha të cilat do të paguheshin nga kompanitë dhe individët me interes të lartë. Bursat mund të japin aksione për publikun duke rritur shuma të mëdha të parave të gatshme. Kur bizneset kanë çasje nga një kapital i tillë mund të zgjerojnë bizneset e tyre dhe të punësojnë më shumë njerëz kështu : • ulin papunësinem dhe • qeveria përfiton nga taksat e bizneseve. Promovon Investime: Bursa është faktorë kyç për ekonominë e tregjeve, promovon rritje ekonomike dhe prosperitet. Qeveritë përqëndrohen në krijimin e politikave –si ulja e normave të interesit që nxisin kulturë investimi.
  • 9. PËRPARËSITË DHE DOBËSIT E INVESTIMIT NË BURSA Përparësitë: Kthimi i investimit në kohë të shkurtër: Cdo investim i ka rreziqet e veta por gjithashtu dhe fitimi është i kënaqshëm dhe në një periudhë kohore relativisht të shkurtër. Pronësi: Kur vendosni parat tuaja në një kompani me reputacion ju bëheni pronar në atë kompani pavarësisht shumës së vogël dhe më lehtë mund të investoni në kompani tjera. E drejta e votës: Pavarësisht shumës së vogël të investuar në kompani, personi që ka investuar ka të drejtën e votës në një nivel korporativ.
  • 10. PËRPARËSITË DHE DOBËSIT E INVESTIMIT NË BURSA Dobësitë: Investimet e paqëndrueshme: Në çdo investim ka rrezik të fitosh ose të humbasësh sepse vlera e aksioneve ndryshon. Ulja e margjinës së profitit: Çdo herë që një investitorë blen ose shet aksione duhet të paguaj komisionin e blerjes/shitjes, kjo ulë fitimin. Koha e gjatë: Koha e gjatë që konsumon në investimin e aksioneve duke plotësuar formalitete dhe procese që humb kohë.
  • 11. Top Bursat më të mëdha në botë:
  • 12. NYSE U.S • Kapitalizmi i tregut 19.22 Trilion $ • 3 Herë më e madhe se operatori i dytë të bursave më të mëdha në botë • Shkëmbimi I pare I aksioneve në botë • E Themeluar 17 Maj 1792 • Marrveshja Buttonwood
  • 13. NYSE ROLI DHE RËNDËSIA NË EKONOMINË GLOBALE • Ngritjet dhe rënjet e cmimeve në NYSE ndikon në ndjenjën e investitorëve, duke inkurajuar apo dekorajuar ata të investojnë • NYSE Euronext tregton pothuajse dy herë më shumë kompani të huaja se NasdaQ • NYSE u bashkua me Euronext • Dy bursa të zotëruara nga Interconinental Exchange • Teknologjia ne NYSE
  • 14. NASDAQ- NATIONAL ASSOCATION OF SECURITIES DEALERS AUTOMATED QUOTATIONS • Bursa e parë elektronike • E themeluar nga shoqata Kombëtare e letrave me vlerë në Amerikë më 8 Shkurt 1971 • NASDAQ barazoi shanset e tregtarëve duke ngushtuar diferencën mes çmimit të ofertës dhe kërkesës së çmimit të stoqeve.
  • 15. LSE- LONDON STOCK EXCHANGE LSE është tani bursa e tretë më e madhe në botë dhe më e madhja në Evropë. Kanal ndërmjet mbylljes së shkëmbimeve të rëndësishme të Kinës, Japonisë dhe Hong Kongut dhe dy bursave më të mëdha në botë: Nasdaq dhe Stock Exchange në Nju Jork. Tregtia është zhvendosur kryesisht nga një sistem tregtarësh në një sistem hibrid, ku klientët mund të vendosin direkt në treg nëpërmjet ndërmjetësit të tyre. Operon disa tregje në Britani të Madhe, më e rëndësishmja prej të cilave ështëTregu AIM.
  • 16. TSE-TOKYO STOCK EXCHANGE • Bursa e Tokios (TSE), tregu kryesor i aksioneve të Japonisë, i vendosur në Tokio dhe bursa e katërt nga tregjet më të mëdha në botë për letrat me vlerë. • Kjo bursë ka më shumë se 2,200 kompani të listuara, me një kapitalizim tregu prej $ 4.485 trilion, duke e bërë atë të tretë më të madhe në botë • TSE është shtëpia e gjigantëve më të mëdhenj dhe më të njohur japonezë me prezencë globale, duke përfshirë Toyota, Honda dhe Mitsubishi.
  • 17. BURSAT NË SHTETET E RAJONIT TË KOSOVËS Shqipëria- Bursa e Tiranës TSE, bursa e parë në historinë financiare të shqiptarëve, u krijua si një departament i Bankës së Shqipërisë (Banka Qendrore e Shqipërisë) me qëllim që të shpërthej pas një periudhe tranzicioni prej disa vjetësh. Bursa shqiptare ishte një aktivitet i tregtimit të bonove të thesarit me 12 muaj deri në maturim, pesë seri obligacionesh qeveritare dhe bonot e privatizimit. Tetor të vitit 1997- filloi tregtimi i Bono Thesari prej 3 dhe 6 muajsh deri në maturim Më 1 korrik 2002, TSE-ja u formua fizikisht nga BSH dhe vazhdoi aktivitetin e saj si një institucion i pavarur. Një vit më pas, TSE mori licencën përfundimtare nga Komisioni i Letrave me Vlerë Shqiptare për të vepruar si një treg i organizuar mbi instrumentet financiare. Kjo licencë u rinovua përsëri në vitin 2005. Pas kësaj rinovon licencën e saj për një periudhë të pakufizuar.
  • 18. BURSAT NË SHTETET E RAJONIT TË KOSOVËS • MAQEDONIA • KROACIA • RUMANIA
  • 19. BURSA NË KOSOVË- RËNDËSIA DHE NDIKIMI  Sektori financiar i pasluftës në Kosovë është i ri dhe në fazën e tij të parë të themelimit si nxitës i zhvillimit ekonomik.  Kosova po kalon një proces tranzicioni drejt një ekonomie tregu dhe institucionet e saj ekonomike duhet të zhvillohen më tej.  Ekziston një nevojë e madhe për ngritjen e fondeve dhe investimeve në Kosovë, prandaj është e rëndësishme të përcaktohet roli dhe ndikimi i bursës në arritjen e një rritje të investimeve, duke ndihmuar privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore (NSH) dhe zhvillimin e një tregu ekonomie te orientuar
  • 20. Problemet kryesore që mund të identifikohen të jenë të lidhura me mosekzistimin e Bursës janë: Problemet që lidhen me privatizimin dhe mungesën e investimeve pas privatizimit. Mungesa e investimeve dhe mekanizmave për mbledhjen e fondeve.  Mungesa e investimeve të huaja. Mungesa e tregut për kryerjen e operacioneve të tregut të hapur nga BQK. Implikimet makroekonomike të shkaktuara nga investimi i fondeve të Trustit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (TKPK) jashtë.  Shpenzime të mëdha informacioni dhe transaksionesh.  Të gjitha këto probleme të sipërpërmendura dhe shumë të tjerë tregojnë ndikimin e tyre në zhvillimin ekonomik të Kosovës në mënyra të ndryshme.
  • 21. MUNGESA E INVESTIMEVE DHE MEKANIZMAVE PËR MBLEDHJEN E FONDEVE • Mos ekzistimi i bursës në Kosovë do të thotë që bizneset në Kosovë janë plotësisht të varura nga bankat tregtare si një burim financimi i jashtëm për të financuar investimet e tyre afatshkurtra dhe afatgjata. • Gjithashtu, tarifat dhe komisionet e ngarkuara nga bankat komerciale për shërbimet e tyre janë shumë të larta. Rënia e nxitjes së investimeve të kompanive ndodh sepse investimet përmes huadhënies janë shumë të shtrenjta dhe jo fitimprurëse, kështu që ato kompani nuk janë në gjendje të konkurrojnë në treg. periudha shumë e shkurtër ose jo e ofruar nga bankat komerciale për projektet e investimeve.
  • 22. Mungesa e investimeve të portofolit të jashtëm • Përfitimet nga investimet e huaja në Kosovë deri tani kanë qenë shumë të ulëta. Kosova ka normën më të ulët të investimeve të huaja në rajon. • Kriteret kryesore për përcaktimin e nxitjes së investitorit potencial për të investuar janë norma e kthimit dhe rreziku i lidhur me atë investim. Arsyeja kryesore që i largon investitorët e huaj larg investimit në një treg të veçantë të huaj është rreziku i informacionit.
  • 23. MUNGESA E TREGUT PËR KRYERJEN E OPERACIONEVE TË TREGUT TË HAPUR NGA BQK • BQK është bankë qendrore, rregullon dhe mbikëqyr sistemin financiar: bankat komerciale, kompanitë e sigurimeve dhe fondet e pensioneve.Arsyeja kryesore që instrumenti i rezervave të kërkuara është i pamjaftueshëm për krijimin e politikës monetare është sepse nuk është një instrument fleksibël që mund të ndryshohet shpesh. Nuk mund të ndryshohen rezervat e nevojshme çdo javë, muaj, apo edhe çdo vit. • Prandaj, mos ekzistenca e një tregu të kapitalit të organizuar në Kosovë është një nga kufizimet pse fondet e grumbulluara nga skemat e kontributeve pensionale dhe buxheti qendror nuk janë investuar brenda, por janë depozituar apo investuar jashtë vendit me një normë më të ulët të kthimit.
  • 24. INFORMACION I LARTË DHE KOSTOT E TRANSAKSIONIT  Kur vlerësohen kostot, atë mund të e shohim në dy drejtime të ndryshme. Së pari, vlerëson kostot e mundësive që lidhen me mosekzistimin e burës në Kosovë dhe së dyti, sa do të kushtojë për të krijuar një bursë? Është shumë e rëndësishme të përmendet se kostot e transaksionit dhe sidomos kostot e informatave aktualisht në Kosovë janë mjaft të rëndësishme për shkak të mungesës së një burse të organizuar.  Kostot e mundësive janë kostot e krijuara nga fitimi i humbur duke mos investuar në kompanitë më fitimprurëse.
  • 25. BURSA NË PRIVATIZIMIN DHE POST PRIVATIZIMIN • Themelimi i bursës mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në nxitjen e procesit të privatizimit në Kosovë duke ofruar shumë mundësi teknike të cilat aktualisht nuk ekzistojnë. • Së pari, bursa do të siguronte një mekanizëm tregu që do të bënte të mundur vlerësimin e vlerës reale të tregut (çmimi i aksioneve) të NSH-ve nën privatizim. • Së dyti, i gjithë procesi i privatizimit mund të lehtësohet dhe të përshpejtohet me krijimin e burses, diçka e ngjashme me ekonomitë e tjera në tranzicion që kanë përfunduar me sukses fazat e tyre të tranzicionit nga kompanitë shtetërore në ato private.
  • 26. • Mundësia që ofron bursa në ngritjen e kapitalit shtesë për kompanitë aksionare të reja të sapo krijuara nga privatizimi është me rëndësi të madhe • Bursa mund të ofrojë mundësinë që kompanitë e privatizuara mund t'i përkasin shumë pronarëve të rinj, në vend të vetëm një ose disa dhe prandaj duke pasur më shumë burime financiare krijojnë mundësi për të rritur performancën e tyre të biznesit duke investuar në teknologji dhe njohuri të reja. • Themelimi i bursës do të thotë se ekziston një treg ku mund të blihen të drejtat pronësore dhe gjithashtu t'i shesin ato nëse është e nevojshme.
  • 27. BURSA SI NJË MEKANIZËM PËR INVESTIME AFATGJATA DHE MBLEDHJEN E FONDEVE • Me krijimin e një burse, shumë depozitues të tanishëm do të zgjedhnin të investonin në letrat me vlerë që japin norma më të larta të kthimit që ka si nxitje diferencën ndërmjet normës së interesit të depozitave dhe shkallës së kthimit të ofruar nga investimi në letra me vlerë. • Një nga rolet që luajnë tregjet financiare në prekjen e investimeve është kryesisht përmes diversifikimit të rrezikut.Tregjet financiare jo vetëm që e lejojnë diversifikimin e rrezikut në pjesët e kursimtarëve, por edhe lehtësojnë diversifikimin e rrezikut që ndikon në ndryshimet teknologjike • Një rol tjetër që bursa mund të luajë si një mekanizëm për investime afatgjata dhe mbledhjen e fondeve është në përmirësimin e ndarjes së burimeve në teknologjitë e reja dhe kompanitë më fitimprurëse.
  • 28. BURSA SI MEKANIZËM PROMOVIMI I INVESTIMEVE TË PORTOFOLIT TË HUAJ • Themelimi i një burse do të hapë Kosovën për investitorët e huaj dhe do të tërheqë investime të portofolit të huaj. Një rritje në investimet e huaja do të ndikonte drejtpërdrejt në rritjen ekonomike. • Nuk ka gjasa që investitorët e huaj të vijnë dhe të investojnë në NSh- të e Kosovës (ose ndonjë SHB tjetër) në qoftë se ata nuk shohin ndonjë mundësi për të shitur investimet e tyre dhe të tërhiqen sa herë që ata e shohin të arsyeshme. Është normale të supozohet se çdo investitor do të dëshirojë të tërhiqet (shitet) kur përpiqet të shmangë rreziqet e investimeve ose kur lindin mundësi më të mira investimi në një vend tjetër.
  • 29. BURSA ROL NË KRIJIMIN E INSTRUMENTEVE TË POLITIKËS MONETARE • Instrumenti kryesor i politikës monetare në vendet më të zhvilluara është Operacionet eTregut të Hapur, të kryera nga bankat qendrore si Komiteti iTregut të Hapur të Sistemit të Rezervës Federale (Fed). • Një bursë e themeluar dhe mirë e rregulluar në Kosovë mund t'i sigurojë BQK-së si organ rregullator për sistemin financiar në Kosovë dhe dirigjent i politikave monetare me mekanizmin e nevojshëm.
  • 30. BURSA DHE PËRDORIMI I FONDEVE TË FKPK-SË DHE BQK-SË • Themelimi i bursës mund të krijojë mundësi investimi për fondin e pensioneve për të mbajtur një përqindje të caktuar të miliona eurove si investime të brendshme në Kosovë (si pjesë e diversifikimit të portofolit) dhe për të rritur investimet e përgjithshme në Kosovë në vend të investimit jashtë vendit me një normë të ulët të kthimit. • Një investim i mundshëm i fondit të FKPK-së në aktivitetet e biznesit në Kosovë përmes investimeve afatgjata në bursë do të kontribuonte në zhvillimin ekonomik dhe rritjen e vazhdueshme. Dihet se një nga investitorët kryesorë që gjenerojnë investime në ekonomitë e zhvilluara janë investitorë institucionalë si fondet e pensioneve dhe kompanitë e sigurimeve.
  • 31. BURSA NË KOSTOT E INFORMACIONIT DHE TRANSAKSIONIT • Themelimi i bursës në Kosovë do të rrisë nivelin e rrjedhës së informacionit të biznesit për të gjithë pjesëmarrësit në bursë, duke përfshirë kompanitë e sapo privatizuara, dhe të reduktojë drejtpërdrejt kostot e informacionit të cilat vlerësohen të jenë në një nivel shumë të lartë tani. Krijimi i bursës si një mekanizëm, nënkupton uljen e kostove të transaksioneve dhe informacionit si një nga efektet kryesore, duke rritur kështu produktivitetin dhe duke pasur ndikim të drejtpërdrejtë pozitiv në rritjen ekonomike.
  • 32. BURSA DHE EFEKTI I SAJ NË RRITJEN EKONOMIKE • Për vendet me të ardhura të ulëta lidhja është mjaft e fortë dhe se "të paturit e një tregu më aktiv të bursës është i lidhur me norma të rritjes dukshëm më të larta. Një rritje e një devijimi standard në aktivitetin e tregut të aksioneve në një vend me të ardhura të ulëta shoqërohet me 2.5 pikë përqindjeje (57% në mesatar) në rritjen e ritmit të rritjes. Provat gjithashtu tregojnë se një shpërndarje më eficiente e burimeve në vend të akumulimit të kapitalit është kanali kryesor përmes të cilit një bursë ndikon në rritjen e prodhimit.
  • 33. Kufizimet kryesore janë: - Mungesa e legjislacionit financiar përkatës; - Madhësia relativisht e vogël e tregut; - Niveli relativisht i ulët i zbatimit të ligjit; - Mungesa e stafit profesional financiar; - Numri i kufizuar i shoqërive aksionare në Kosovë; - Mungesa e popullaritetit të bursave në Kosovë. Zgjidhja e kufizimeve të lartpërmendura duhet të jetë hapi i parë drejt krijimit të bursës në Kosovë. Kufizimet aktuale për krijimin e bursës
  • 34. PERFUNDIMET: • Krijimi i një burse në Kosovë luajn një rol të rëndësishëm në nxitjen e kursimeve më të larta dhe nxitjen e investimeve afatgjata. • Me qëllim të krijimit të instrumenteve të politikës monetare në Kosovë, është thelbësore të zhvillohet një treg financiar (bursa) ku BQK mund të përdorë Operacionin eTregut të Hapur si mjetin kryesor të politikës monetare. • Themelimi i bursës ofron mundësi për shfrytëzim më të mirë të fondeve të tilla si fondi i FKPK-së dhe fondi i akumuluar nga shitja e NSH-ve përmes procesit të privatizimit. • Pa funksionimin e një burse të zhvilluar, këto fonde do të vazhdojnë të investohen jashtë vendit dhe kështu krijojnë paaftësi në ekonominë e brishtë të Kosovës • Themelimi i bursës në Kosovë siguron mekanizmat e nevojshëm për qeverinë që të lëshojë borxhe për financimin e projekteve me rëndësi strategjike për Kosovën ose thjesht për financimin e borxhit afatshkurtër, duke lëshuar letra me vlerë të qeverisë.
  • 35. PERFUNDIMET: • Krijimi i një burse në Kosovë mund të ndihmojë në gjenerimin e investimeve të portofolit të jashtëm nëpërmjet stimujve të siguruar nga një normë e lartë e kthimit dhe informatave të vogla dhe rreziqeve të tjera, dhe përmes mekanizmit të tregut që siguron likuiditet të mjaftueshëm. • Bursa rrit rrjedhjen e informacionit të biznesit, në veçanti duke siguruar informacion në lidhje me industritë më produktive dhe duke stimuluar investime fitimprurëse. Kjo nënkupton një rritje të produktivitetit ekonomik dhe rritjes së qëndrueshme. • Sigurimi i investimeve më të larta nëpërmjet bursës do të nënkuptojë rritje më të madhe dhe më të shpejtë ekonomike. • Një rritje ekonomike pozitive dhe e shpejtë nënkupton të ardhura më të larta dhe nivel më të lartë të standardeve të jetesës