SlideShare a Scribd company logo
1 of 14
1.RRUGA DREJT DIJES KALON NGA SHKOLLA
Përse shkolla është kaq e rëndësishme?
Ndër institucionet kryesore gjejmë edhe shkollën, një vend ku fëmijët, që të vegjël, duhen të
përballen me një rrugë formuese të gjatë dhe sfiduese. Krahasuar me ciklin e parë e të dytë
të shkollës, në universitet nevojitet një nivel i lartë angazhimi e përqendrimi. Gjatë këtyre
viteve shkollore të rinjtë marrin një kulturë të përgjithshme, mësojnë si të lidhen me të tjerët,
por mbi të gjitha si të jetojnë.
Në këtë mjedis, mësuesit janë njerëz të kualifikuar, i ndihmojnë nxënësit në rritjen e tyre
kulturore dhe kanë një detyrë themelore: të shtyjnë të rinjtë që secili prej tyre të formojë
“valixhen” e vet. Për të fituar besimin e nxënësve të tij, mësuesi duhet të shihet, para së
gjithash, si një person mikpritës dhe gati që të jetë në dispozicion, në rast se nxënësi nuk ka
kuptuar një argument të caktuar dhe të japë të gjitha përgjigjet për probleme të ndryshme
me të cilat mund të ndeshet. Nga ana e tij, që nxënësi të sigurojë besimin e mësuesit, duhet
të dijë se si të sillet me të dhe ta respektojë. Nëse nuk i kushton vëmendje mësimeve,
shpërqendrohet vazhdimisht dhe bezdis mësuesin e nxënësit e tjerë. Në këtë mënyrë, nuk
bën asgjë tjetër, veçse përkeqëson situatën e tij dhe merr vetëm qortime.
Një prej arsyeve se pse duhet ta vlerësojmë shkollën është vetë-edukimi që ajo na jep, dhe
falë informacioneve që marrim aty, na bën aleatë të vërtetë të qëllimeve tona, që mund t’i
realizojmë në të ardhmen. Dhe i gjithë ky rrugëtim na hap dyert e botës së punës. Shkolla
trajton e zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë që kemi në vetvete, duke trajtuar tema të
ndryshme, të cilat lidhen me bashkëjetesën momentale të karaktereve të ndryshme, sfida
drejt së panjohurës, bashkëveprimi me njerëz të tjerë, sfida për të marrë një notë të mirë.
Në fakt, shkolla na jep një mësim jete shumë të rëndësishëm: na mëson se si t’ia dalim
mbanë vetëm. Pavarësisht analogjive të ndryshme, ka një arsye tjetër që na shtyn të
shkojmë në shkollë: kurioziteti për të mësuar gjëra të reja që as nuk e dinim se ekzistonin.
Sa shumë kuriozitete mund të mësojme, që lidhen me lëndën e historisë apo me një lëndë
ku jemi me rezultate të mira! Nëse e mendojme me kujdes këtë aspekt, do të kemi shtysën
për të dhënë më të mirën kur të shkojme në shkollë. Të qëndruarit mbi libra ushtron mendjen
në ato mësime, të dobishme për trajnimin e trurit. Në të vërtetë shkolla namëson shumë në
këtë këndvështrim, duke vënë përpara nesh detyra dhe ushtrime që testojnë inteligjencën
tone të jashtëzakonshme.
Ne kurre nuk do të rreshtim së mësuari, edhe pasi të kemi mbaruar shkollën, dhe bashkë me
këto mësime do të sjellim me vete një bagazh të madh kulturor. Arsyeja për të shkuar në
shkollë është se duhet të rrethohemi nga të gjitha informacionet e dobishme që kanë të
bëjnë me botën rreth nesh dhe të ligjeve që duhet të respektojmë, në mënyrë që të jemi
gjithmonë të përgatitur dhe të vëmendshëm. Aktivitetet shkollore që vetë shkolla i propozon,
janë një tjetër arsye pse duhet ta doni shkollën. Udhëtime, kohë e lirë, sa gjëra do të mbeten
në kujtimet tuaja, që vështirë se do t’i harroni kur të kalojnë vitet e të jeni në moshë
madhore.
Duhet ti konsiderojme vitet e kaluara në shkollë si një trofe i vërtetë, që do ta nxerrim në
pah kur të merrim një notë të mirë apo kur të arrijne një rezultat të shkëlqyer pas shumë
përpjekjesh për të mësuar sa më shumë. A nuk është një kënaqësi e madhe? E gjithë kjo do
te na krijojë një ndjenjë sigurie. Një arsye tjetër, po aq e rëndësishme, është se në shkollë
do të takohemi me njerëz që nesër do të pasqyrojnë kolegët tane të ardhshëm në punë.
Është shumë e rëndësishme, pra, të bëjme përvojat e jetës, duke filluar që nga shkolla.
Një tjetër aspekt i rëndësishëm se përse duhet të shkojme në shkollë është se duhet të
tregojme respekt të thellë për ata që mundohen te na japin arsimimin shkollor. Qofshin ata
prindër ose profesorë, gjëja që duhet të kemi parasysh është se këta njerëz përpiqen te
na japin njohuri e dije të sakta! Një arsye e fundit është miqësia me shokët. Shumica prej
tyre do jenë miqtë tane përgjithmonë. Nuk ka rëndësi se kush është, e rëndësishme është të
rrime së bashku dhe të luftojme për objektivat që vetëm në shkollë mund t’i arrijme!
2.MJEDISI NË SHKOLLË
Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e cilësisë së mjedisit të jashtëm; ujit të pijshëm të
pastër, ngrënien e ushqimeve të sigurta dhe të ushqyeshme dhe të thithim ajër të pastër.
Por, si mjedisi i jashtëm ashtu edhe ai i brendshëm janë të rëndësishëm për shëndetin dhe
mirëqënien tonë. Cilësia e mjedisit në brendësi të shtëpive dhe shkollës sonë është tepër e
rëndësishme, meqënëse aty shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës. Mjedisi i
brendshëm është një kozmos i ndërlikuar, që varet nga shumë ndryshore si zhurma,
temperatura dhe cilësia e ajrit. Ai mund të mbartë rreziqe për shëndetin, veçanërisht për
grupet më të ndjeshme të tilla si fëmijët që vuajnë nga alergjitë ose astma.
Çfarë veçantish kanë shkollat?
Cilësisa e dobët e ajrit mund të ndikojë në shëndetin e personelit të shkollës dhe nxënësve
duke kontribuar në shpërndarjen e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, nxitjes së
reaksioneve alergjike ose krizave të astmës, apo të shkaktojë dhimbje koke dhe lodhje
mendore. Për pasojë, rritet numri i ditëve kur ata janë të sëmurë, ulet shkalla e të mësuarit
dhe e rezultateve në mësime.
Sipas studimeve më të fundit, disa ndotës kimikë të ajrit të brendshëm, të njohur si
çrrgullues endokrine, kanë ndikime shëndetësore deri disa vite më vonë pas ekspozimit ndaj
tyre, qoftë edhe në doza të vogla. Ekspozimi i fëmijëve në stadet kritike për zhvillimin fizik
dhe mendor mund të ketë ndikime afatgjata mbi shëndetin. Fëmijët janë veçanërisht të
ndjeshëm ndaj ndikimit helmues të kimikateve: ata thithin një volum më të madh ajri në
përpjestim me peshën e tyre, krahasuar me të rriturit; shpesh marrin frymë me gojë, duke
anashkaluar mbrojtjen natyrore të kalimit nëpër hundë; kanë kontakt më të madh të lëkurës
me sipërfaqen e dyshemesë, për shkak të madhësisë së tyre dhe sjelljes; dhe në ndryshim
nga të rriturit, janë të pandërgjegjshëm për rreziqet dhe të paaftë për të bërë zgjedhje që të
mbrojnë shëndetin e tyre.
Shëndeti në shkollë
Shëndeti i rrugëve të frymëmarrjes është më i rrezikuar, veçanërisht në shkollë, sepse
ndikohet nga ndotësit e ajrit që hyjnë në organizëm përmes frymëmarrjes, me grimca që
shkaktojnë alergji. Cilësia e ajrit të brendshëm në shkollë mund të jetë përgjegjëse për kriza
të shëndetit (për shembull acarimi i rrugëve të frymëmarrjes), ndikime kronike (për shembull
astma dhe alergjitë), shenja të tjera (dhimbje koke, të përzjera etj.), dhe mungesë
përqëndrimi. Shenjat e zakonshme, që lidhen me cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm,
përfshijnë dhimbje koke; lodhje; vështirësi në frymëmarrje; bllokim të hundëve; kollë;
teshtima; acarim të syve dhe fytit; acarim të lëkurës; marrje mendsh dhe të vjella. Shpesh
aromat lidhen me cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm, pavarësisht nëse shkaktojnë shenja
të lidhura me shëndetin apo jo.
Mjediset e brendshme dhe të jashtme
Cilësia e mjedisit të brendshëm është shqetësim i madh për shëndetin për shkak se ajri i
këtyre mjediseve të brendshme vjen nga ajri i mjediseve të jashtme, i pasuruar me ndotës
shtesë, që çlirohen prej materialeve të ndërtimit dhe produkteve që konsumojmë. Cilësia e
ajrit të mjediseve të jashtme në shumicën e qyteteve është përkeqësuar shumë në raport me
Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pjesa më e madhe ajrit të
brendshëm bashkëvepron drejtpërdrejt më ajrin e mjedisit të jashtëm përmes të çarave dhe
hapësirave, të cilat mund të kontrollohen pjesërisht (dritare, dyer, etj.). Prandaj, ajri i
mjediseve të jashtme mund të quhet burim ndotjeje për ajrin e mjediseve të brendshme. Në
shumë dokumente udhëzuese të OBSHsë si dhe publikime shkencore ndërkombëtare është
adresuar rëndësia që ka cilësia e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm për shëndetin.
Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në problemet e rrugëve të frymëmarrjes dhe alergjive
tek fëmijët dhe të rriturit për shkak të rritjes së temperaturës, lagështisë dhe ndotjes së ajrit
të mjediseve të jashtme dhe atyre të brendshme. Marrja e masave përshtatëse ndaj këtyre
ndryshimeve duhet të synojë zvogëlimin e ndikimeve të rrezikshme të ndryshimeve
klimatike.
Paketa e Ajrit, si mjet edukues, u drejtohet nxënësve dhe mësuesve të shkollave me qëllim
që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e cilësisë së ajrit (në mjediset e brendshme dhe të
jashtme) dhe të shëndetit në shkollë. Ajo synon të motivojë përdoruesit për të pasur një
mjedis shkollor të shëndetshëm dhe një mënyrë jetese të qëndrueshme.
Paketa e Ajrit përmban tre kapituj kryesorë: Unë dhe klasa ime; Mjedisi brenda shkollës; dhe
Mjedisi i jashtëm në shkollë
3.FEMIJET AUTIK NE SHKOLLE
Njerëzit me autizëm mund të mos jenë në gjendje të flasin ose t’i përgjigjen emrit të tyre, por
ata përsëri mund t’i dëgjojnë fjalët tuaja dhe të ndiejnë mirësinë tuaj”. Ata duhet të pranohen,
kuptohen dhe duhen sepse autizmi nuk është paaftësi, është një aftësi tjetër. Stuart
Duncan
Shumë prindër dhe mësues kanë pyetje lidhur me autizmin dhe edukimin. Krijimi i një
mjedisi që është i favorshëm për të mësuarin, duhet të trajtohet mbi baza individuale, por
shumë teknika udhëzuese standarde zbatohen për një numër të ndryshëm fëmijësh. Nga
strategjitë e të mësuarit për fëmijët me autizëm në shumë raste mund të përfitojë e gjithë
klasa.
Shumë fëmijë të spektrit të autizmit kanë një inteligjencë mbi mesataren, janë individë unikë
dhe meritojnë mbështetje të individualizuar. Ata duhet të jenë të sigurt, të mbështetur dhe të
gatshëm për të mësuar. Aftësia për të kuptuar informacionin mund të mos mungojë por
nxënësit mund t’i mungojë aftësia për të komunikuar që ai i kupton ato koncepte.
Mënyra e të mësuarit është një faktor që duhet konsideruar dhe ndërkohë që shumë nxënës
të këtij spektri mund të priren për të mësuar në mënyrë vizuale, disa mund të mësojnë duke
vepruar (nxënës kinetikë).
Një aspekt kritik për tu konsideruar gjatë të mësuarit të një nxënësi me autizëm është sfida
me përpunimin e informacionit. Çdo i ri që i përket spektrit të autizmit ka nevoja të ndryshme
dhe nuk ka një politikë të përshtatshme për të gjithë për t’i ndihmuar.
Megjithatë janë disa gjëra bazike që drejtuesit e shkollave mund të konsiderojnë në planin
strategjik dhe vizionin e shkollës së tyre për të mundësuar një gjithë përfshirje në shkollë për
fëmijët në spektrin e autizmit duke patur parasysh edhe Standardet Shqiptare për Drejtimin e
Shkollës. Drejtuesit mund të konsiderojnë dhe adresojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë
të shkollës, fushat si drejtimi i partneriteteve me prindërit dhe komunitetin e gjerë dhe
drejtimi i ndryshimeve transformuese në kuadrin e kontekstit ligjor të Shqipërisë që kanë të
bëjnë me mbështetjen për nxënësit, mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe sjelljen etike dhe
me integritet.
-Siguroni një strehë, një ‘ambient familjar’
Një strehëz është një vend në shkollë ku nxënësi mund të shkojë për të planifikuar ose
rishikuar ngjarjet e ditës, për t’i shpëtuar stresit të klasës, për të parandaluar një zemërim të
momentit ose për të rimarrë kontrollin nëse diçka e tillë ka ndodhur. Vendndodhja nuk është
e rëndësishme, por është thelbësore që ky ambient të shihet si një mjedis pozitiv. Nuk është
një kënd dënimi për sjelljet e këqija.
Minimizimi i përdorimit te shkrimit të dorës
Shumë nxënës me autizëm kanë vështirësi me shkrimin e dorës, si edhe me dëgjim dhe
shkrim në të njëjtën kohë, për shkak të problemeve motorike. Nëse shkrimi është
problematik për nxenesin, mos ite detyrohen ta bëjnë. Nëse vetë shkrimi i dorës nuk është
ai që po testohet, duhet të përdoret një mënyrë tjetër.
-Organizimi
Mungesa e organizimit shpesh i ndalon nxënësit me funksionalitet të lartë të autizmit të
demonstrojnë aftësinë e tyre të plotë. Nuk është e pazakontë të dëgjosh për studentë që
kanë përfunduar një detyrë, por nuk ishin në gjendje ta gjenin atë për ta dorëzuar në kohë.
-Krijimi i një programi që funksionon për ta
Kjo kërkon krijimin e një ekuilibri midis asaj që ata kanë për të arritur nga ana akademike
dhe niveleve të tyre të stresit dhe ankthit. Programet duhet të kenë një strukturë të
parashikueshme për të shmangur ankthin për diçka që nxënësi nuk është i përgatitur dhe
kështu që nxënësit e dinë se mund të arrijnë atë që mësuesi dhe prindërit e tyre presin që
ata të bëjnë.
-Dhenia e arsyes qe keta nxenes te vijne ne shkolle
Mësuesit duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për ta bërë shkollën të përshtatshme për
nxënësit me funksionim të lartë të autizmit, pasi ata mendojnë ndryshe nga shumica e
fëmijëve të tjerë. Përfshirja e interesave të veçanta në kurrikulë shpesh është thelbësore për
këta fëmijë që dëshirojnë të ndjekin shkollën, të angazhohen dhe të marrin pjesë. Fëmijët
me funksionalitet të lartë të autizmit shpesh zhvillojnë interesa të veçanta që bëhen shumë
më shumë sesa një hobi, por një mënyrë jetese, kështu që kjo është një mënyrë të
shkëlqyer për t’i bërë ata të interesuar për shkollën. Përqendrimi në pikat e forta dhe
interesat e një studenti mund të rrisë besimin dhe angazhimin, veçanërisht kur nxënësi ka
fusha apo aftësi të tjera që duhet të adresohen.
Nxënësit gradualisht duhet të mësohen të marrin përgjegjësinë për të kërkuar dhe
monitoruar gjërat që u nevojiten për t’u përgatitur për moshën e rritur. Nga këtu ata në fund
të fundit do të jenë përgjegjës për strukturimin e mjedisit të tyre për t’ia dalë mbanë.
Çdo mësues, duhet ta kuptojë se para se të japë njohuri shkencore, duhet t’i aftësojë
nxënësit e tij/saj për atë çka ata bëjnë ose jo. T’i bëjë nxënësit të ndjehen sa më mirë në
klasë e mbi të gjitha të fali shumë dashuri.
Kjo është arma më e fortë për të qenë pranë këtyre individëve, me kaq shumë nevoja, por
dhe me shumë kënaqësi.
Të ndërgjegjësohemi, për të zbutur sadopak dhimbjen e një nëne, për të buzëqeshur
sadopak fytyrën e saj e për ta bërë ta kuptojë: Ti nuk je vetëm! Djali/ Vajza yt/jote nuk është
vetëm!
Të gjithë ne le të jemi bashkë, sepse këta individë me autizëm na mësojnë si të jemi më të
mirë, më të sinqertë e mbi të gjitha më humanë!
Autizmi i tyre le të jetë pasqyra ku çdo anëtar i komunitetit të arsimit të shohë vetveten e të
analizojë atë!
4.PROBLEMATIKAT QE HASIN SHKOLLAT NE DITET E SOTME
Megjithëse teknologjia dhe kohët kanë ecur shumë përpara në vendin tonë shkollat hasin një
sërë vështirsish.Problematikat me të cilat hasen shkollat tona janë të ndryshe duke filluar
nga disa problem të vogla deri tek ato që janë vërtet shqetësuese.
Një problematikë shqetësuese që prek shumicën e shkollave në vendin tonë është
infrastruktura. Që edukimi të jetë një process i lehtë dhe funksional duhet që shkolla të ofrojë
kushtet e përshtatshme për mësimdhënie për nxënësit e saj. Ne kemi parë dhe dëgjuar
shumë për shkolla që infrastuktura e tyre lë shumë për të dëshiruar. Shumë shkolla nuk
kanë dyer apo dritare të rregullta që janë baza më elementare për cdo institucion. Klasat
janë në gjendje të mjerueshme dhe higjena është një tjetër problem mjaft serioz dhe
shqetësues.Kur shkollat dhe institucionet përkatëse nuk ofrojnë kushtet e përshtatshme për
zhvillimin e mësimit atëherë mendoj se dhe rezultatet e nxenesve nuk janë të kënaqshme
sepse duke parë ambientin ku mësojnë bie dëshira dhe motivimi për të mësuar.
Një tjetër problem shqetësues mendoj që është dhe numri i madh i nxenësve në klasa. Duke
qënë se klasat kanë një numër të madh nxënësish mësimi nuk bëhet në parametrat e duhur.
Krijohet më shumë rrëmujë dhe shpërqëndrim tek nxenësit si dhe mësuesi e ka më të
vështirë që të mbajë klasën nën kontrroll. Për të shmangur këtë problem duhet që nëpër
klasa të jetë një numër i kufizuar nxënësish në mënyrë që mësimi të jetë i qetë, frytdhënës
dhe aktivizimi i tyre është më i madh sepse mësuesi ka vëmendjen tek një numër i kufizuar
nxënësish dhe jo tek një grup i madh.
Mungesa e laboratorëve dhe palestrës është një tjetër problem i shkollave tona. Shumë pak
shkolla janë të pajisura me laboratorë dhe palestër. Mungesa e laboratorve sjell mangësi për
zhvillimin e disa lëndëve shkencore si biologji, kimi dhe fizikë. Duke pajisur shkollat me
laboratorët përkatës ofrohet mundesia për një njohje më të afërt me lëndën dhe
përvetësimin e lendës duke vënë njohuritë në praktikë. Mungesa e palestrës në ambientet
shkollore është një problem i rëndësishëm. Cdo shkollë duhet të ketë palestërn e saj për
zhvillimin në kushtet e duhura të Edukimit fizik. Shpesh herë kësaj ore nuk i kushtohet
vëmendja dhe rëndësia e duhur duke zbehur edhe tek nxënësit dëshirën për këtë lendë
pavarsisht faktit se është një lëndë aktive dhe mbi të gjitha e rëndësishme për shëndetin
tonë fizik dhe mësimin dhe vënien në praktikë të aktiviteteve të ndryshme sportive.
5. DHUNA NE SHKOLLE
Dhuna në shkollë është një problem i madh në mbarë botën. Efektet e dhunës në shkollë
mund të çojne në ndarje dhe trauma të rënda mendore dhe fizike për të dy autoret e krimit
dhe viktimave gjithashtu.Shkaku kryesor i dhunës në shkollë është një kombinim i
marrëdhënieve të dobëta të komunitetit. Fillimet e dhunës në shkollë shpesh burojnë nga
dallimet në mes të rinjve. Fëmijët shoqerohen me njerëz që janë të ngjashem me ata,nga
mentaliteti, dhe interesat. Grupet e tjera shihen si armiq, dhe ktu është ku fillon konflikti.
Mungesa e arsimit është një nga shkaqet kryesore të dhunës në shkollë. Nëse të rinjtë nuk
janë mësuar nga një moshë të re në lidhje me pasojat dhe gabimet e dhunës atehere ata do
te kenaqen duke e perdorur ate. Edukimi duhet të ndodhin në shtëpi, së bashku me
prindërit, dhe në klasë bashke me mesuesit e tyre. Për më tepër, kur dhuna ndodhë,
mungesa e vullnetit për të ndëshkuar autorët e krimit i inkurajon ata që të marrin pjesë në të
përsëri më vonë. Mësuesit dhe oficerët e zbatimit të ligjit duhet parandalojne dhunën. Duke i
lejuar nxenesit që të largohen pa denuar, atehere ata mendojne se nuk kanë bërë asgjë të
gabuar dhe vazhdojne ta perserisin dhunen.Marrëdhëniet e dobëta të komunitetit fillojnë
dhunën e shkollës. Shkollat ndër-racore ku nxënësit vijnë nga prejardhje të ndryshme
mbjellin farën e konfliktit. Shumë studentë nuk kanë ardhur në kontakt me njerëz nga
prejardhje tjeter, dhe kjo krijon dyshime dhe kujdes. Udhëzimet e prindërve në shtëpi kane
një efekt shume të madh mbi dhunën e shkollës. Nëse prindërit e një nxënësi janë të
dhunshëm dhe paragjykues, ata kanë gjasa për të zhvilluar të njëjtat karakteristika agresive.
Edhe nëse ka vetëm një njeri si ky në një shkollë, ajo mund të çojë në dhunë nje klasë te
tere. Në përgjithësi, nuk jane faktorët e rrezikut të dhunës të cilet bëhen problem. Është
mungesa e vullnetit për të vepruar mbi të kur ajo ndodh. Është e pamundur për të shuar të
gjitha llojet e dhunës. Fëmijët bëjnë gabime dhe kjo do të ndodhë,por për ta ndaluar atë të
ndodhë përsëri, shkollat dhe oficerë të komunitetit duhet të veprojnë.
6. BRAKTISJA E SHKOLLES
Ka shumë arsye pse nxënësit lënë shkollën herët. Problemet familjare janë një shkak. Nëse
prindërit janë të divorcuar, askush nuk mban pergjegjesi per femijen.
Faktorët financiare janë gjithashtu të rëndësishme. Disa nxenes duan të punojnë për të
mbështetur familjet e tyre. Duke qene se shkolla ka shume shpenzime jo te gjithe prinderit
kane mundesi ti dergojne femijet e tyre ne shkolla.
Ndoshta arsyeja kryesore pse nxënësit braktisin është për arsye personale. Për shumë
nxënës, shkolla është e mërzitshme. Të tjerë kanë vështirësi ne te mesuarit dhe kanë nevojë
për ndihmë nga specialistët.
Problemi i braktisjes së shkollës mund të reduktohet duke përdorur disa strategji.
 Se pari, autoritetet arsimore duhet të punojnë ngushtë me prindërit për të monitoruar
frekuentimin. Ata kanë nevojë për të ndjekur dhe për të përcaktuar arsyet për
mungesën e nxenesit. Në disa vende, prindërit gjobiten nëse fëmijët nuk janë duke
marrë pjesë ne shkolle. Shkollat gjithashtu duhet te permbajne nje punonjës social i
cili mund të përgjigjen për problemet familjare

 Një qasje e dytë është për të zbatuar ndryshimet në kurrikulën në mënyrë që shkolla
te jete më interesante për nxënësit në rrezik të braktisjes. Kjo mund të realizohet me
ane te metodave të reja të mësimdhënies ose të lëndëve të reja dhe të objekteve në
shkollë.
 Së treti, disa ndihma financiare mund të ndihmojne shume për të inkurajuar studentët
me probleme financiare për të qëndruar në shkollë
Siç mund të shihet, nuk ka një zgjidhje për problemin e braktisjes se shkolles. Autoritetet
arsimore, prindërit dhe shkollat duhet të punojnë ngushtë së bashku për të gjetur arsyen për
vendimin e secilit nxënës për të lënë shkollën, dhe të përpiqen të bëjne sa më shumë të jetë
e mundur për të inkurajuar nxenesit që të qëndrojnë në shkolle.

More Related Content

Similar to Gazeta

punimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxpunimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxhylikadriu
 
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantimBleon Qesaraku
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorAnida Ago
 
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiPowerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiFerideBytyqi
 
Policy brief al._pdf
Policy brief al._pdfPolicy brief al._pdf
Policy brief al._pdfBetim Ismajli
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).pptEdaKotarja
 
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Arsela Vata
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreproudtobealbanian1
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreproudtobealbanian11
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijevefatoams
 
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreMësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreAlbanë Temaj
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolleAnida Ago
 

Similar to Gazeta (20)

punimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docxpunimi seminarik h.k.docx
punimi seminarik h.k.docx
 
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
1 shkolla dhe vlerat edukimit nutricional prezantim
 
Roli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollorRoli i psikologut shkollor
Roli i psikologut shkollor
 
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride BytyqiPowerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
Powerpoint punimi Elona Krasniqi Feride Bytyqi
 
LEARNING AT HOME !!!
LEARNING AT HOME  !!!LEARNING AT HOME  !!!
LEARNING AT HOME !!!
 
Policy brief al._pdf
Policy brief al._pdfPolicy brief al._pdf
Policy brief al._pdf
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
Udhëzues për prindër „Fuqia e prindërve“
 
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
1. Arsimi gjithëpërfshires (1).ppt
 
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
Gazetaeshkolles 140620062158-phpapp02
 
Gazeta e shkolles
Gazeta e shkollesGazeta e shkolles
Gazeta e shkolles
 
Ese
EseEse
Ese
 
ESE
ESEESE
ESE
 
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen filloreIntegrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
Integrimi i femijeve me prapambetje mendore ne shkollen fillore
 
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendoreIntegrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
Integrimi ne shkolle i femijeve me prapambetje mendore
 
Sjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeveSjelljet e femijeve
Sjelljet e femijeve
 
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkolloreMësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
Mësimi i përgjegjësisë tek fëmijët e moshës parashkollore
 
Punim seminarik
Punim seminarikPunim seminarik
Punim seminarik
 
Broshura
BroshuraBroshura
Broshura
 
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkollePyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
Pyetesor per vjeljen e nevojave psikologjike te nxenesve ne shkolle
 

Gazeta

  • 1. 1.RRUGA DREJT DIJES KALON NGA SHKOLLA Përse shkolla është kaq e rëndësishme? Ndër institucionet kryesore gjejmë edhe shkollën, një vend ku fëmijët, që të vegjël, duhen të përballen me një rrugë formuese të gjatë dhe sfiduese. Krahasuar me ciklin e parë e të dytë të shkollës, në universitet nevojitet një nivel i lartë angazhimi e përqendrimi. Gjatë këtyre viteve shkollore të rinjtë marrin një kulturë të përgjithshme, mësojnë si të lidhen me të tjerët, por mbi të gjitha si të jetojnë. Në këtë mjedis, mësuesit janë njerëz të kualifikuar, i ndihmojnë nxënësit në rritjen e tyre kulturore dhe kanë një detyrë themelore: të shtyjnë të rinjtë që secili prej tyre të formojë “valixhen” e vet. Për të fituar besimin e nxënësve të tij, mësuesi duhet të shihet, para së gjithash, si një person mikpritës dhe gati që të jetë në dispozicion, në rast se nxënësi nuk ka kuptuar një argument të caktuar dhe të japë të gjitha përgjigjet për probleme të ndryshme me të cilat mund të ndeshet. Nga ana e tij, që nxënësi të sigurojë besimin e mësuesit, duhet të dijë se si të sillet me të dhe ta respektojë. Nëse nuk i kushton vëmendje mësimeve, shpërqendrohet vazhdimisht dhe bezdis mësuesin e nxënësit e tjerë. Në këtë mënyrë, nuk bën asgjë tjetër, veçse përkeqëson situatën e tij dhe merr vetëm qortime. Një prej arsyeve se pse duhet ta vlerësojmë shkollën është vetë-edukimi që ajo na jep, dhe falë informacioneve që marrim aty, na bën aleatë të vërtetë të qëllimeve tona, që mund t’i realizojmë në të ardhmen. Dhe i gjithë ky rrugëtim na hap dyert e botës së punës. Shkolla trajton e zhvillon ndjenjën e përgjegjësisë që kemi në vetvete, duke trajtuar tema të ndryshme, të cilat lidhen me bashkëjetesën momentale të karaktereve të ndryshme, sfida drejt së panjohurës, bashkëveprimi me njerëz të tjerë, sfida për të marrë një notë të mirë.
  • 2. Në fakt, shkolla na jep një mësim jete shumë të rëndësishëm: na mëson se si t’ia dalim mbanë vetëm. Pavarësisht analogjive të ndryshme, ka një arsye tjetër që na shtyn të shkojmë në shkollë: kurioziteti për të mësuar gjëra të reja që as nuk e dinim se ekzistonin. Sa shumë kuriozitete mund të mësojme, që lidhen me lëndën e historisë apo me një lëndë ku jemi me rezultate të mira! Nëse e mendojme me kujdes këtë aspekt, do të kemi shtysën për të dhënë më të mirën kur të shkojme në shkollë. Të qëndruarit mbi libra ushtron mendjen në ato mësime, të dobishme për trajnimin e trurit. Në të vërtetë shkolla namëson shumë në këtë këndvështrim, duke vënë përpara nesh detyra dhe ushtrime që testojnë inteligjencën tone të jashtëzakonshme. Ne kurre nuk do të rreshtim së mësuari, edhe pasi të kemi mbaruar shkollën, dhe bashkë me këto mësime do të sjellim me vete një bagazh të madh kulturor. Arsyeja për të shkuar në shkollë është se duhet të rrethohemi nga të gjitha informacionet e dobishme që kanë të bëjnë me botën rreth nesh dhe të ligjeve që duhet të respektojmë, në mënyrë që të jemi gjithmonë të përgatitur dhe të vëmendshëm. Aktivitetet shkollore që vetë shkolla i propozon, janë një tjetër arsye pse duhet ta doni shkollën. Udhëtime, kohë e lirë, sa gjëra do të mbeten në kujtimet tuaja, që vështirë se do t’i harroni kur të kalojnë vitet e të jeni në moshë madhore.
  • 3. Duhet ti konsiderojme vitet e kaluara në shkollë si një trofe i vërtetë, që do ta nxerrim në pah kur të merrim një notë të mirë apo kur të arrijne një rezultat të shkëlqyer pas shumë përpjekjesh për të mësuar sa më shumë. A nuk është një kënaqësi e madhe? E gjithë kjo do te na krijojë një ndjenjë sigurie. Një arsye tjetër, po aq e rëndësishme, është se në shkollë do të takohemi me njerëz që nesër do të pasqyrojnë kolegët tane të ardhshëm në punë. Është shumë e rëndësishme, pra, të bëjme përvojat e jetës, duke filluar që nga shkolla. Një tjetër aspekt i rëndësishëm se përse duhet të shkojme në shkollë është se duhet të tregojme respekt të thellë për ata që mundohen te na japin arsimimin shkollor. Qofshin ata prindër ose profesorë, gjëja që duhet të kemi parasysh është se këta njerëz përpiqen te na japin njohuri e dije të sakta! Një arsye e fundit është miqësia me shokët. Shumica prej tyre do jenë miqtë tane përgjithmonë. Nuk ka rëndësi se kush është, e rëndësishme është të rrime së bashku dhe të luftojme për objektivat që vetëm në shkollë mund t’i arrijme! 2.MJEDISI NË SHKOLLË Ne jemi të ndërgjegjshëm për rëndësinë e cilësisë së mjedisit të jashtëm; ujit të pijshëm të pastër, ngrënien e ushqimeve të sigurta dhe të ushqyeshme dhe të thithim ajër të pastër. Por, si mjedisi i jashtëm ashtu edhe ai i brendshëm janë të rëndësishëm për shëndetin dhe mirëqënien tonë. Cilësia e mjedisit në brendësi të shtëpive dhe shkollës sonë është tepër e rëndësishme, meqënëse aty shpenzojmë pjesën më të madhe të kohës. Mjedisi i brendshëm është një kozmos i ndërlikuar, që varet nga shumë ndryshore si zhurma, temperatura dhe cilësia e ajrit. Ai mund të mbartë rreziqe për shëndetin, veçanërisht për grupet më të ndjeshme të tilla si fëmijët që vuajnë nga alergjitë ose astma.
  • 4. Çfarë veçantish kanë shkollat? Cilësisa e dobët e ajrit mund të ndikojë në shëndetin e personelit të shkollës dhe nxënësve duke kontribuar në shpërndarjen e infeksioneve të rrugëve të frymëmarrjes, nxitjes së reaksioneve alergjike ose krizave të astmës, apo të shkaktojë dhimbje koke dhe lodhje mendore. Për pasojë, rritet numri i ditëve kur ata janë të sëmurë, ulet shkalla e të mësuarit dhe e rezultateve në mësime. Sipas studimeve më të fundit, disa ndotës kimikë të ajrit të brendshëm, të njohur si çrrgullues endokrine, kanë ndikime shëndetësore deri disa vite më vonë pas ekspozimit ndaj tyre, qoftë edhe në doza të vogla. Ekspozimi i fëmijëve në stadet kritike për zhvillimin fizik dhe mendor mund të ketë ndikime afatgjata mbi shëndetin. Fëmijët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndikimit helmues të kimikateve: ata thithin një volum më të madh ajri në përpjestim me peshën e tyre, krahasuar me të rriturit; shpesh marrin frymë me gojë, duke anashkaluar mbrojtjen natyrore të kalimit nëpër hundë; kanë kontakt më të madh të lëkurës me sipërfaqen e dyshemesë, për shkak të madhësisë së tyre dhe sjelljes; dhe në ndryshim nga të rriturit, janë të pandërgjegjshëm për rreziqet dhe të paaftë për të bërë zgjedhje që të mbrojnë shëndetin e tyre. Shëndeti në shkollë Shëndeti i rrugëve të frymëmarrjes është më i rrezikuar, veçanërisht në shkollë, sepse ndikohet nga ndotësit e ajrit që hyjnë në organizëm përmes frymëmarrjes, me grimca që shkaktojnë alergji. Cilësia e ajrit të brendshëm në shkollë mund të jetë përgjegjëse për kriza të shëndetit (për shembull acarimi i rrugëve të frymëmarrjes), ndikime kronike (për shembull astma dhe alergjitë), shenja të tjera (dhimbje koke, të përzjera etj.), dhe mungesë
  • 5. përqëndrimi. Shenjat e zakonshme, që lidhen me cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm, përfshijnë dhimbje koke; lodhje; vështirësi në frymëmarrje; bllokim të hundëve; kollë; teshtima; acarim të syve dhe fytit; acarim të lëkurës; marrje mendsh dhe të vjella. Shpesh aromat lidhen me cilësinë e keqe të ajrit të brendshëm, pavarësisht nëse shkaktojnë shenja të lidhura me shëndetin apo jo. Mjediset e brendshme dhe të jashtme Cilësia e mjedisit të brendshëm është shqetësim i madh për shëndetin për shkak se ajri i këtyre mjediseve të brendshme vjen nga ajri i mjediseve të jashtme, i pasuruar me ndotës shtesë, që çlirohen prej materialeve të ndërtimit dhe produkteve që konsumojmë. Cilësia e ajrit të mjediseve të jashtme në shumicën e qyteteve është përkeqësuar shumë në raport me Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Pjesa më e madhe ajrit të brendshëm bashkëvepron drejtpërdrejt më ajrin e mjedisit të jashtëm përmes të çarave dhe hapësirave, të cilat mund të kontrollohen pjesërisht (dritare, dyer, etj.). Prandaj, ajri i mjediseve të jashtme mund të quhet burim ndotjeje për ajrin e mjediseve të brendshme. Në shumë dokumente udhëzuese të OBSHsë si dhe publikime shkencore ndërkombëtare është adresuar rëndësia që ka cilësia e ajrit të brendshëm dhe të jashtëm për shëndetin.
  • 6. Ndryshimet klimatike ndikojnë shumë në problemet e rrugëve të frymëmarrjes dhe alergjive tek fëmijët dhe të rriturit për shkak të rritjes së temperaturës, lagështisë dhe ndotjes së ajrit të mjediseve të jashtme dhe atyre të brendshme. Marrja e masave përshtatëse ndaj këtyre ndryshimeve duhet të synojë zvogëlimin e ndikimeve të rrezikshme të ndryshimeve klimatike. Paketa e Ajrit, si mjet edukues, u drejtohet nxënësve dhe mësuesve të shkollave me qëllim që të rrisë ndërgjegjësimin për problemet e cilësisë së ajrit (në mjediset e brendshme dhe të jashtme) dhe të shëndetit në shkollë. Ajo synon të motivojë përdoruesit për të pasur një mjedis shkollor të shëndetshëm dhe një mënyrë jetese të qëndrueshme. Paketa e Ajrit përmban tre kapituj kryesorë: Unë dhe klasa ime; Mjedisi brenda shkollës; dhe Mjedisi i jashtëm në shkollë 3.FEMIJET AUTIK NE SHKOLLE Njerëzit me autizëm mund të mos jenë në gjendje të flasin ose t’i përgjigjen emrit të tyre, por ata përsëri mund t’i dëgjojnë fjalët tuaja dhe të ndiejnë mirësinë tuaj”. Ata duhet të pranohen, kuptohen dhe duhen sepse autizmi nuk është paaftësi, është një aftësi tjetër. Stuart Duncan Shumë prindër dhe mësues kanë pyetje lidhur me autizmin dhe edukimin. Krijimi i një mjedisi që është i favorshëm për të mësuarin, duhet të trajtohet mbi baza individuale, por shumë teknika udhëzuese standarde zbatohen për një numër të ndryshëm fëmijësh. Nga strategjitë e të mësuarit për fëmijët me autizëm në shumë raste mund të përfitojë e gjithë klasa. Shumë fëmijë të spektrit të autizmit kanë një inteligjencë mbi mesataren, janë individë unikë dhe meritojnë mbështetje të individualizuar. Ata duhet të jenë të sigurt, të mbështetur dhe të gatshëm për të mësuar. Aftësia për të kuptuar informacionin mund të mos mungojë por nxënësit mund t’i mungojë aftësia për të komunikuar që ai i kupton ato koncepte.
  • 7. Mënyra e të mësuarit është një faktor që duhet konsideruar dhe ndërkohë që shumë nxënës të këtij spektri mund të priren për të mësuar në mënyrë vizuale, disa mund të mësojnë duke vepruar (nxënës kinetikë). Një aspekt kritik për tu konsideruar gjatë të mësuarit të një nxënësi me autizëm është sfida me përpunimin e informacionit. Çdo i ri që i përket spektrit të autizmit ka nevoja të ndryshme dhe nuk ka një politikë të përshtatshme për të gjithë për t’i ndihmuar. Megjithatë janë disa gjëra bazike që drejtuesit e shkollave mund të konsiderojnë në planin strategjik dhe vizionin e shkollës së tyre për të mundësuar një gjithë përfshirje në shkollë për fëmijët në spektrin e autizmit duke patur parasysh edhe Standardet Shqiptare për Drejtimin e Shkollës. Drejtuesit mund të konsiderojnë dhe adresojnë në planin afatmesëm dhe afatgjatë të shkollës, fushat si drejtimi i partneriteteve me prindërit dhe komunitetin e gjerë dhe drejtimi i ndryshimeve transformuese në kuadrin e kontekstit ligjor të Shqipërisë që kanë të bëjnë me mbështetjen për nxënësit, mbrojtjen e të drejtave të fëmijës dhe sjelljen etike dhe me integritet. -Siguroni një strehë, një ‘ambient familjar’ Një strehëz është një vend në shkollë ku nxënësi mund të shkojë për të planifikuar ose rishikuar ngjarjet e ditës, për t’i shpëtuar stresit të klasës, për të parandaluar një zemërim të momentit ose për të rimarrë kontrollin nëse diçka e tillë ka ndodhur. Vendndodhja nuk është e rëndësishme, por është thelbësore që ky ambient të shihet si një mjedis pozitiv. Nuk është një kënd dënimi për sjelljet e këqija.
  • 8. Minimizimi i përdorimit te shkrimit të dorës Shumë nxënës me autizëm kanë vështirësi me shkrimin e dorës, si edhe me dëgjim dhe shkrim në të njëjtën kohë, për shkak të problemeve motorike. Nëse shkrimi është problematik për nxenesin, mos ite detyrohen ta bëjnë. Nëse vetë shkrimi i dorës nuk është ai që po testohet, duhet të përdoret një mënyrë tjetër. -Organizimi Mungesa e organizimit shpesh i ndalon nxënësit me funksionalitet të lartë të autizmit të demonstrojnë aftësinë e tyre të plotë. Nuk është e pazakontë të dëgjosh për studentë që kanë përfunduar një detyrë, por nuk ishin në gjendje ta gjenin atë për ta dorëzuar në kohë.
  • 9. -Krijimi i një programi që funksionon për ta Kjo kërkon krijimin e një ekuilibri midis asaj që ata kanë për të arritur nga ana akademike dhe niveleve të tyre të stresit dhe ankthit. Programet duhet të kenë një strukturë të parashikueshme për të shmangur ankthin për diçka që nxënësi nuk është i përgatitur dhe kështu që nxënësit e dinë se mund të arrijnë atë që mësuesi dhe prindërit e tyre presin që ata të bëjnë. -Dhenia e arsyes qe keta nxenes te vijne ne shkolle Mësuesit duhet të bëjnë përpjekje më të mëdha për ta bërë shkollën të përshtatshme për nxënësit me funksionim të lartë të autizmit, pasi ata mendojnë ndryshe nga shumica e fëmijëve të tjerë. Përfshirja e interesave të veçanta në kurrikulë shpesh është thelbësore për këta fëmijë që dëshirojnë të ndjekin shkollën, të angazhohen dhe të marrin pjesë. Fëmijët me funksionalitet të lartë të autizmit shpesh zhvillojnë interesa të veçanta që bëhen shumë më shumë sesa një hobi, por një mënyrë jetese, kështu që kjo është një mënyrë të shkëlqyer për t’i bërë ata të interesuar për shkollën. Përqendrimi në pikat e forta dhe interesat e një studenti mund të rrisë besimin dhe angazhimin, veçanërisht kur nxënësi ka fusha apo aftësi të tjera që duhet të adresohen. Nxënësit gradualisht duhet të mësohen të marrin përgjegjësinë për të kërkuar dhe monitoruar gjërat që u nevojiten për t’u përgatitur për moshën e rritur. Nga këtu ata në fund të fundit do të jenë përgjegjës për strukturimin e mjedisit të tyre për t’ia dalë mbanë.
  • 10. Çdo mësues, duhet ta kuptojë se para se të japë njohuri shkencore, duhet t’i aftësojë nxënësit e tij/saj për atë çka ata bëjnë ose jo. T’i bëjë nxënësit të ndjehen sa më mirë në klasë e mbi të gjitha të fali shumë dashuri. Kjo është arma më e fortë për të qenë pranë këtyre individëve, me kaq shumë nevoja, por dhe me shumë kënaqësi. Të ndërgjegjësohemi, për të zbutur sadopak dhimbjen e një nëne, për të buzëqeshur sadopak fytyrën e saj e për ta bërë ta kuptojë: Ti nuk je vetëm! Djali/ Vajza yt/jote nuk është vetëm! Të gjithë ne le të jemi bashkë, sepse këta individë me autizëm na mësojnë si të jemi më të mirë, më të sinqertë e mbi të gjitha më humanë! Autizmi i tyre le të jetë pasqyra ku çdo anëtar i komunitetit të arsimit të shohë vetveten e të analizojë atë! 4.PROBLEMATIKAT QE HASIN SHKOLLAT NE DITET E SOTME Megjithëse teknologjia dhe kohët kanë ecur shumë përpara në vendin tonë shkollat hasin një sërë vështirsish.Problematikat me të cilat hasen shkollat tona janë të ndryshe duke filluar nga disa problem të vogla deri tek ato që janë vërtet shqetësuese. Një problematikë shqetësuese që prek shumicën e shkollave në vendin tonë është infrastruktura. Që edukimi të jetë një process i lehtë dhe funksional duhet që shkolla të ofrojë kushtet e përshtatshme për mësimdhënie për nxënësit e saj. Ne kemi parë dhe dëgjuar shumë për shkolla që infrastuktura e tyre lë shumë për të dëshiruar. Shumë shkolla nuk kanë dyer apo dritare të rregullta që janë baza më elementare për cdo institucion. Klasat janë në gjendje të mjerueshme dhe higjena është një tjetër problem mjaft serioz dhe shqetësues.Kur shkollat dhe institucionet përkatëse nuk ofrojnë kushtet e përshtatshme për zhvillimin e mësimit atëherë mendoj se dhe rezultatet e nxenesve nuk janë të kënaqshme sepse duke parë ambientin ku mësojnë bie dëshira dhe motivimi për të mësuar.
  • 11. Një tjetër problem shqetësues mendoj që është dhe numri i madh i nxenësve në klasa. Duke qënë se klasat kanë një numër të madh nxënësish mësimi nuk bëhet në parametrat e duhur. Krijohet më shumë rrëmujë dhe shpërqëndrim tek nxenësit si dhe mësuesi e ka më të vështirë që të mbajë klasën nën kontrroll. Për të shmangur këtë problem duhet që nëpër klasa të jetë një numër i kufizuar nxënësish në mënyrë që mësimi të jetë i qetë, frytdhënës dhe aktivizimi i tyre është më i madh sepse mësuesi ka vëmendjen tek një numër i kufizuar nxënësish dhe jo tek një grup i madh. Mungesa e laboratorëve dhe palestrës është një tjetër problem i shkollave tona. Shumë pak shkolla janë të pajisura me laboratorë dhe palestër. Mungesa e laboratorve sjell mangësi për zhvillimin e disa lëndëve shkencore si biologji, kimi dhe fizikë. Duke pajisur shkollat me laboratorët përkatës ofrohet mundesia për një njohje më të afërt me lëndën dhe përvetësimin e lendës duke vënë njohuritë në praktikë. Mungesa e palestrës në ambientet shkollore është një problem i rëndësishëm. Cdo shkollë duhet të ketë palestërn e saj për zhvillimin në kushtet e duhura të Edukimit fizik. Shpesh herë kësaj ore nuk i kushtohet vëmendja dhe rëndësia e duhur duke zbehur edhe tek nxënësit dëshirën për këtë lendë pavarsisht faktit se është një lëndë aktive dhe mbi të gjitha e rëndësishme për shëndetin tonë fizik dhe mësimin dhe vënien në praktikë të aktiviteteve të ndryshme sportive.
  • 12. 5. DHUNA NE SHKOLLE Dhuna në shkollë është një problem i madh në mbarë botën. Efektet e dhunës në shkollë mund të çojne në ndarje dhe trauma të rënda mendore dhe fizike për të dy autoret e krimit dhe viktimave gjithashtu.Shkaku kryesor i dhunës në shkollë është një kombinim i marrëdhënieve të dobëta të komunitetit. Fillimet e dhunës në shkollë shpesh burojnë nga dallimet në mes të rinjve. Fëmijët shoqerohen me njerëz që janë të ngjashem me ata,nga mentaliteti, dhe interesat. Grupet e tjera shihen si armiq, dhe ktu është ku fillon konflikti. Mungesa e arsimit është një nga shkaqet kryesore të dhunës në shkollë. Nëse të rinjtë nuk janë mësuar nga një moshë të re në lidhje me pasojat dhe gabimet e dhunës atehere ata do te kenaqen duke e perdorur ate. Edukimi duhet të ndodhin në shtëpi, së bashku me prindërit, dhe në klasë bashke me mesuesit e tyre. Për më tepër, kur dhuna ndodhë, mungesa e vullnetit për të ndëshkuar autorët e krimit i inkurajon ata që të marrin pjesë në të përsëri më vonë. Mësuesit dhe oficerët e zbatimit të ligjit duhet parandalojne dhunën. Duke i lejuar nxenesit që të largohen pa denuar, atehere ata mendojne se nuk kanë bërë asgjë të gabuar dhe vazhdojne ta perserisin dhunen.Marrëdhëniet e dobëta të komunitetit fillojnë dhunën e shkollës. Shkollat ndër-racore ku nxënësit vijnë nga prejardhje të ndryshme mbjellin farën e konfliktit. Shumë studentë nuk kanë ardhur në kontakt me njerëz nga prejardhje tjeter, dhe kjo krijon dyshime dhe kujdes. Udhëzimet e prindërve në shtëpi kane një efekt shume të madh mbi dhunën e shkollës. Nëse prindërit e një nxënësi janë të dhunshëm dhe paragjykues, ata kanë gjasa për të zhvilluar të njëjtat karakteristika agresive. Edhe nëse ka vetëm një njeri si ky në një shkollë, ajo mund të çojë në dhunë nje klasë te tere. Në përgjithësi, nuk jane faktorët e rrezikut të dhunës të cilet bëhen problem. Është mungesa e vullnetit për të vepruar mbi të kur ajo ndodh. Është e pamundur për të shuar të gjitha llojet e dhunës. Fëmijët bëjnë gabime dhe kjo do të ndodhë,por për ta ndaluar atë të ndodhë përsëri, shkollat dhe oficerë të komunitetit duhet të veprojnë.
  • 13. 6. BRAKTISJA E SHKOLLES Ka shumë arsye pse nxënësit lënë shkollën herët. Problemet familjare janë një shkak. Nëse prindërit janë të divorcuar, askush nuk mban pergjegjesi per femijen. Faktorët financiare janë gjithashtu të rëndësishme. Disa nxenes duan të punojnë për të mbështetur familjet e tyre. Duke qene se shkolla ka shume shpenzime jo te gjithe prinderit kane mundesi ti dergojne femijet e tyre ne shkolla. Ndoshta arsyeja kryesore pse nxënësit braktisin është për arsye personale. Për shumë nxënës, shkolla është e mërzitshme. Të tjerë kanë vështirësi ne te mesuarit dhe kanë nevojë për ndihmë nga specialistët. Problemi i braktisjes së shkollës mund të reduktohet duke përdorur disa strategji.  Se pari, autoritetet arsimore duhet të punojnë ngushtë me prindërit për të monitoruar frekuentimin. Ata kanë nevojë për të ndjekur dhe për të përcaktuar arsyet për mungesën e nxenesit. Në disa vende, prindërit gjobiten nëse fëmijët nuk janë duke marrë pjesë ne shkolle. Shkollat gjithashtu duhet te permbajne nje punonjës social i cili mund të përgjigjen për problemet familjare
  • 14.   Një qasje e dytë është për të zbatuar ndryshimet në kurrikulën në mënyrë që shkolla te jete më interesante për nxënësit në rrezik të braktisjes. Kjo mund të realizohet me ane te metodave të reja të mësimdhënies ose të lëndëve të reja dhe të objekteve në shkollë.  Së treti, disa ndihma financiare mund të ndihmojne shume për të inkurajuar studentët me probleme financiare për të qëndruar në shkollë Siç mund të shihet, nuk ka një zgjidhje për problemin e braktisjes se shkolles. Autoritetet arsimore, prindërit dhe shkollat duhet të punojnë ngushtë së bashku për të gjetur arsyen për vendimin e secilit nxënës për të lënë shkollën, dhe të përpiqen të bëjne sa më shumë të jetë e mundur për të inkurajuar nxenesit që të qëndrojnë në shkolle.