Bashkerendimi dhe bashkepunimi i ngushte sllavo-ortodokso-islamiste per asimi...
Gjakmarrja
1.
2. Gjakmarrja është një formë e hakmarrjes e cila i ka
rrënjët e saj në mesjetë e ndoshta më tej. Kjo dukuri
shoqërore theksohet ndër popujt e Mesdheut e
sidomos tek banoret e territoreve shqiptare, Italisë
jugore, Korsikës si dhe pjesës evropiane të Turqisë
së sotme.
3. Gjakmarrja është plage e hidhur e së kaluarës së shqiptarëve. E
mbajtur nën fre me dhune gjate viteve të diktaturës komuniste
(1946-1990) ajo shpërtheu pa rregulla pas hyrjes së demokracisë
në vitet '90. Rikthimi i gjakmarrjes u shoqërua me një praktikë
mohuese te rregullave themeltare të saj të kodifikuara në kanunin
shqiptar. Si rrjedhim, i vetmi rregull që respektohet është marrja
e gjakut. Rregullat e tjera, si : mosvrasja e fëmijëve meshkuj deri
ne moshë madhore (15 vjeç sipas kanunit), apo e femrave, etj.
Janë lënë pas dore. Një rrymë në politikën shqiptare për
rivendosjen e dënimit me vdekje, bazohet pikërisht në dëshirën
për të kuruar dukurinë e gjakmarrjes. Në fakt, si mediat ashtu
edhe individët kërkojnë nga qeveritë si në shqipëri edhe
në kosovë që t'i mbrojnë të afërmit e vrasësit eventual të cilët nuk
janë fajtorë : "nuk është vështire të kuptohet se askush nuk ka
mundësi as të drejtë t’i kontrollojë sjelljet e vëllaut apo ato të
kushëririt."
4. -Kur nje pjesetar i nje fisi vret dike nga nje fis tjeter ai
e ben kete veprim duke menduar ose jo per pasojat. Si
pasoje vjen hasmeria ne mes fisit te vrasesit dhe fisit te
te vrarit. Ne shtepine e vrasesit mbyllen te gjithe
meshkujt. Lejen per te dale e kane vetem grate. Ato
mund te bejne jete normale. -Kur gjaku kthehet
(d.m.th. kur vritet dikush nga fisi i vrasesit)kjo
vazhdon deri sa te mbarojne meshkujt, me pas vriten
femrat. Derisa shuhen dy fiset, ata jane ne hasmeri. -
Rastet me te mira jane kur fisi i viktimes e fal gjakun
ose ua le ne dore ceshtjen autoriteteve.
5. Kanuni është ligj apo përmbledhje e ligjesh dhe normash të
pashkruara, të trashëguara në mënyrë gojore, që pasqyrojnë
gjendjen ekonomike-shoqërore të periudhave të kaluara dhe
që në kohën e vet mbronin interesat e klasave e të shtresave
të caktuara shoqërore, si dhe tërësia e normave të së drejtës
zakonore .
Prejardhja e termit “Kanun” siç dihet, ka ngjallur diskutime
ndërmjet autorëve të ndryshëm shqiptarë. At Gjergj Fishta në
parathënien dinjitoze të Kanunit të Lekë Dukagjinit shprehet
se “rrjedh nga greqishtja e vjetër “Anon” që u përhap edhe në
gjuhë të tjera”.
Historiani Kristo Frashëri mendon se termi “kanun” është me
origjinë bizantine dhe se rrjedh nga termi “Kanon”.
6. Autorë të tjerë thonë se në Shqipëri ky term hyri nëpërmjet
turqishtes “kanun” dhe “Kanuname”.
Pavarësisht se nga se rrjedh ky term e si u përhap në Shqipëri
është fakt i pamohueshëm se termi u pranua në të gjitha variantet
e kanuneve shqiptare deri në Kosovë.
Termi “Kanonizma” është përdorur në aktin e Komitetit të Fshehtë
të Manastirit “Për lirinë e Shqipërisë” të themeluar në vitin 1865.
Gjithashtu termi “Kanon” është përdorur nga qeveria e Vlorës ne
aktin e quajtur “Kanoni i Zhurisë” (10 maj 1913). Është e vërtetë
se në popull përdoreshin fjalët “shart”, ²adet², “zakon” por edhe
këto janë me origjinë të huaj e dallohen parimisht nga normat
juridike të së drejtës zakonore.
Para botimit të Kanunit të Labërisë u shfaqën mendime të mos
titullohej me termin kanun, por të vihej: ”Zakonet juridike të
Labërisë” ose “Përmbledhje zakonesh të Labërisë
7. Natyrisht, secili variant ka argumente pro dhe kundër. Por
gjithsesi autori, edhe pas konsultimesh me specialiste të tjerë,
mbështeti përfundimisht variantin që të titullohet Kanuni i
Labërisë për këto arsye kryesore:
Së pari, derisa termi “Kanun” është njohur e pranuar në
malësitë e veriut e deri në Kosovë dhe në aktet e Qeverisë së
Vlorës, është më shumë i pranueshëm edhe për Kanunin e
Labërisë, ku ndikimet e kulturës greke bizantine dhe turke
kanë qenë më të ndjeshme.
Së dyti, ruajtja e termit “kanun” tregon edhe për unitetin e së
drejtës zakonore të shqiptarëve, pavarësisht nga veçoritë e
dallimet vendore të tyre.
Së treti, është teorikisht më i bazuar termi kanun po të kemi
parasysh përmbajtjen e tij.
8. Kanuni paraqitet si tërësi e normave juridike, rregullave të sjelljes, të
pashkruara, të vendosura në kohë të ndryshme e të përcjella në traditën
gojore nga njëri brez tek tjetri dhe që shërbejnë për rregullimin e
marrëdhënieve juridike në mes njerëzve, në fusha të ndryshme të jetës,
zbatimi i të cilave sigurohet sipas traditës nga vetë bashkësia e njësisë së
vetëqeverisjes vendore, pa ndikimin e shtetit.
Pranimi i titullit “Zakonet e Labërisë” do të nënkuptonte që të përfshihen
në punim jo vetëm ato që kanë karakter juridik, por të gjitha zakonet pa
përjashtim, çka ndryshon krejtësisht përmbajtjen e botimit dhe qëllimet e
tij.
Përsa i përket emërtimit e drejta dokesore², nuk e kemi parë si të
arsyeshme sepse ky term nuk njihet e nuk përdoret në Labëri.
Së fundi, me botimin e “Kanunit të Labërisë” krijohen hapësira të gjera për
studiuesit shqiptarë e të huaj që të bëjnë hulumtime e studime shkencore
krahasuese me kanunet e tjerë se çfarë kanë të përbashkët e çfarë i dallon
dhe të nxjerrin në dritë vlerat kulturore të Labërisë.
9.
10. Kanuni i Skënderbeut
Kanuni i Laberisë
Kanuni i Lekë Dukagjinit
Kanuni i Papa Zhulit
11.
12. Kanuni i Lekë Dukagjinit ose kanuni i malësisë është përmbledhja e
ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare të Shqipërisë së Veriut në një libër,
në rrjedhën e disa qindvjeçarëve, para dhe pas jetës së Lekë Dukagjinit.
Thelbi i Kanunit të Lekë Dukagjinit janë fjalët e urta të dala nga goja e tij,
që u ruajtën (dhe u pasuruan) brez pas brezi për gati gjashtë shekuj.
Ata janë përçuar gojarisht nga brezi në brez. Ligjet e "Kanunit" kane
shërbyer për më shume se pesë qindvjeçarë si mënyra e themeltë e sjelljes
shoqërore dhe vetëqeverisjes për klanet e Shqipërisë së Veriut, edhe
atëherë kur rajoni sundohej ngaPerandoria Osmane. Rëndësia
e Kanunit në historinë e popullit shqiptar mund të mbivlerësohet pak, por
rregullat dhe normat e tij vazhdojnë ende të ushtrojnë një ndikim të
ndjeshëm ndër shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe Kosovë, si edhe në
vendet tjera në të cilat kanë shtegtuar shqiptarët.
Forma e pare e tij e shkruar i referohet Leke Dukagjinit edhe pse ka
ekzistuar që më përpara. Libri i Kanunit të Lekë Dukagjinit u mblodh dhe
u pajis nga At Shtjefën Gjeçovigjate viteve 1910-1925.
13.
14. Shoqata të ndryshme që merren me pajtimin e gjaqeve, referojnë
shifra kontradiktore, lidhur me fëmijët e familjeve të ngujuara.
Kështu Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar Shqiptar, dega Shkodër,
pohon se janë të evidentuara 109 familje të ngujuara me 273
persona. Ndërkohë që Drejtoria e Policisë së Qarkut të Shkodrës,
referon për 62 familje të ngujuara, ose 92 më pak se një vit më
parë.
Fenomeni i gjakmarrjes, pas vitit 90-të, me gjithë përpjekjet e
strukturave shtetërore për t'a minimizuar atë, mbetet ende
shqetësues në zonat veriore të vendit. Vetëm në Qarkun e Kukësit
janë të ngujuara gjithsej 30 familje, 60 prej të cilëve janë fëmijë.
Sipas policisë së këtij qarku, këto shifra megjithatë janë pozitive,
pasi tregojnë se kjo dukuri është në rënie, krahasuar me vite më
parë. Ky rezultat, ka ardhur si pasojë e bashkëpunimit dhe me
strukturat e pushtetit vendor dhe punës së mirë të uniformave
blu, por dhe angazhimit të shoqërisë civile.