Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi

5,024 views
4,815 views

Published on

Ekstrudimi i masave plastike
Extrude technology of plastic masses
Beng. Bahri Fetahi

Published in: Education
0 Comments
4 Likes
Statistics
Notes
  • Be the first to comment

No Downloads
Views
Total views
5,024
On SlideShare
0
From Embeds
0
Number of Embeds
0
Actions
Shares
0
Downloads
97
Comments
0
Likes
4
Embeds 0
No embeds

No notes for slide

Ekstrudimi i masave plastike bahri fetahi

  1. 1. Lënda : Materialet Bashkohore InxhinjerikeTema: Ekstrudimi I Masave Plastike
  2. 2. 1.0 HYRJE1.1 Historiku Lënda e parë plastike masive është paraqitë në vitin1910 në formë të duroplastit fenolik, të njohur meemrin “bakelit”.Në vitin 1926 filloi prodhimi i duroplastit në formëkokrrizash.Diku nga viti 1930 filloi paraqitja e termoplasteve.Pas luftës së dytë botërore masat plastike përjetuanlulëzim të paparë.Zhvillimi dhe rritja e tyre shkoi në llogari tëzëvendësimit të materialeve klasike.Koha e tanishme dhe veçanërisht e ardhmja do të jenëgadi të paparamenduara pa këto prodhime njerëzore.
  3. 3. 2.0 MASAT PLASTIKE (POLIMERET) Polimeri (polymer) është një molekulë e madhe(makromolekulë) e përbërë nga njësitë strukturore tëpërsëritura. Këto subnjësi janë të lidhura në mënyrë tipikelidhje kimike kovalente.Në kimin polimerike, njësia strukturore është një bllokndërtimi i një zinxhiri polimeri.Molekulat përbërëse nga të cilat janë formuarmakromolekulat quhen monomeros (mono=e vetme,meros=pjesë).
  4. 4. 2.1 Ndarja e polimereveSipas prodhimit: Prodhime artificiale Prodhime sintetike Prodhimet artificiale fitohen kryesisht me procese kimiko-fizike dhe fiziko-mekanike në materialet natyrore. Prodhimet sintetike janë materiale artificiale të cilat formohen me sinteza kimike gjatë së cilës përbërja kimike, struktura dhe vetitë e materialit të fituar dukshëm ndryshojnë dhe dallojnë prej përbërjes kimike.
  5. 5. Materialet polimere sipas prejardhjes mundë të jenë:NATYRALE (psh., kauçuku natyral)SINTETIKE (psh., goma sintetike, bakeliti, najloni, PVC,polietileni, polipropileni, silikoni).Materialet artificiale sipas përbërjes kimike mund tëndahen në :Joorganike (qelqi, porcelani etj.) dheOrganike (bakeliti, PVC, pleksiglasi, polietileni, polistiroli, celofani, celuloidi etj.)
  6. 6. Sipas vetive termike ndahen në dy grupe;Termoplaste (Plastomere) dheDuroplaste (Duromere)Termoplastet janë materiale të cilat në gjendje të nxehtëzbuten, bëhen plastike dhe munden lehtë tëpërpunohen. Pas ftohjes, forcohen dhe bëhen të ngurta.Gjatë nxehjes së serishme përsëri zbuten. Ky procesmund të përsëritet shumë herë dhe masa kimikisht tëmos ndryshoj. Fig.1.1 Vargjet polimere të termoplasteve
  7. 7. Duroplastet (masat termoreaktive), janë masa plastike,të cilat gjatë nxehjes kimikisht ndryshojnë, zbuten dhemund të formësohen.Pastaj, për dallim nga termoplastet me nxehjen e dytëfillojnë reaksionet kimike (termoreaktiviteti) të cilatlidhen kimikisht në mes veti dhe formohet rrjetagjigante hapësinore, dhe bëhen të patretshme nëbazat organike. Fig. 1.2. Rrjeta hapsinore e duroplasteve
  8. 8. Sipas vetive fiziko-mekanike, në bazë të standarditDIN-7731 masat plastike ndahen në:1. Plastomere (materiale plastike: termoplastet dheduroplastet)2.Elastomere (kauçukut, silikoni ose tipe të tjera produktesh makromolekulare)3. Fluidoplaste (ngjitësat, llaqet)4. Fibra (sintetike dhe gjysëm sintetike).
  9. 9. Elastomeret kanë lidhje reciproke të dobët tëmakromolekulave dhe gjithherë janë amorfe.Në temperaturë normale janë elastike (ngjashëm mëgomën). Deri në gjendje plastike nuk mund ti sjellim asme nxehje .Këtu bëjnë pjesë psh., kauçuku natyral (NR), polivinilikloridi i butë (PVC), poliuretani (PUR), silikoni (SIR) etj. Struktura e Elastomereve
  10. 10. 2.2 Vetitë e masave plastike Masat plastike kanë një varg vetish, të cilatmaterialet klasike, p.sh, jometalet, nuk i kanë. Vetitë e mira - dendësia e vogël 0.92 – 1.9 g /cm3 - veti të mira izoluese elektrike, - përçueshmëri e vogël e nxehtësisë - qëndrueshmëri të mirë ndaj ndryshkut - nuk kanë ndikim të dëmshëm fiziologjik - përpunohen me lehtësi - mund të ngjyrosën lehtë në brendi dhe sipërfaqësisht. - çmimi i kushtimit i ultë
  11. 11. Vetitë negative të masave plastike në krahasim memetalet janë: - rezistencë të vogël ndaj temperaturës, - ngurtësia e vogël në shumicën e rasteve, - bymim të madhe në temperaturë, - janë të ndezshme.
  12. 12. 2.3 Përdorimi i masave plastikeMasat plastike përdoren : - për prodhimin e artikujve të konsumit të gjerë, siçjanë: pajisjet për vizatim dhe shkrim, shishet, paisjekimike dhe farmaceutike.- Për prodhimin e pajisjeve të automjeteve, aeroplanëve, hekurudhës dhe anijeve. - Për punimin e aparateve teknike, makinave dhepajisjeve, siç janë: pompat, ventilatorët, dhëmbëzorët,kushinetat, gypat, presat, vinçat. - Për materiale izoluese elektrike dhe termike. - Për prodhimin e elementeve të ndryshme, si: elementetë ndërtimtarisë, dyer, dritare etj.
  13. 13. 2.4 Përfitimi i masave plastikePërfitimi i masave plastike sipas prejardhjes mund të jet:♦ Minerale:Karboni, nafta, gazi tokësor, katrani, acetileni, benzini,etileni, acetoni, acidi klorhidrik, klori, fenoli, urea, etj.♦ Organike:- bimore: druri (kauçuku natyral), celuloza etj.- shtazore: qumështi, kazeina, albuminat etj.
  14. 14. Llojet e prodhimeve finale dhe gjysëmfinale të cilatfitohen prej naftës së papërpunuar
  15. 15. Llojet e prodhimeve finale dhe gjysëmfinale të cilatfitohen prej nxehjes se thëngjilit Destilim i thatë:
  16. 16. Llojet e prodhimeve nga lënda bimore:
  17. 17. 2.5 Struktura e materialeve polimerePolimeri është një molekulë e madhe e përbërë nganjësitë strukturore të përsëritura.
  18. 18. 2.6 Llojet e monomereve
  19. 19. 2.7 Makromolekulat e disa polimereve
  20. 20. 2.8 Struktura molekulare (kimike) e polimereve
  21. 21. 2.9 Struktura mbimolekulare (fizike) e polimerive
  22. 22. 2.10 Llojet e lidheve polimerea) Lidhjet primare (kimike): lidhja e mereve nëzinxhirin makromolekularë.b) Lidhjet sekondare ( fizike): lidhja ndërmjetzinxhirëve makromolekularë.
  23. 23. 2.11 Shënimi i materialeve polimere sintetikeHomopolimeri është një polimer i përbërë nga një lloj injësisë së përsëritur.Poli -vendoset Kopolimeri ose heteropolimeri kur janënga dy (ose më shumë) lloje të monomereve.Shembull:Kopolimeri ABS (Acrylonitrile/Butadiene/Styrene),
  24. 24. 2.12 Materiet shtesë në materialet polimere Materialet plastike përmbajn materie shtesë si:- stabilizator,- mbushësa,- zbutës dhe- pigmente ( për ngjyrosje).Stabilizatorët - janë substanca, të cilat u sigurojnëqëndrueshmëri nga faktorët e jashtëm siq janë:temperatura, rrezatimi i dukshëm ose ultraviolet etj.
  25. 25. Mbushësit - shtihen me qëllim të arritjes së vetive tëdëshiruara të plastikës:Përmirësim të vetive mekanike, përçueshmërisë termikeose elektrike, rezistencën ndaj konsumit etj. Mbushësit mund të jenë:-Pluhur- metalik, grafit, blozë, druri, guri si dhe rërëkuarci,- Fije- metalike, qelqi, azbesti, dhe- Rrjeta metalike, pëlhura etj.
  26. 26. Zbutësit – Si zbutës kryesisht përdoren thartiratorganike, amoniaku, alkooli etj.Pigmentet - shtohen me qëllim që prodhimi të merrngjyrën e caktuar dhe nuk ndikojnë në vetitë fizike.
  27. 27. 2.13 Termoplastet me të njohura2.13.1 POLIETILENI-PEPesha specifike: LDPE- i butë (0,91-0,94 kg/dm3) dheHDPE- i fortë (0,94-0,98 kg/dm3)HDPE-(high-density polyethylene) , LDPE- (low-densitypolyethylene)
  28. 28. 2.13.2 POLIPROPILENI-PP Pesha specifike: (0,9-0,91 kg/dm3)
  29. 29. 2.13.3 POLIVINIL KLORIDI-PVCPesha specifike: (1,1-1,3 kg/dm3)
  30. 30. 2.13.4 POLISTIRENI-PSPesha specifike: (1,0-1,1 kg/dm3)
  31. 31. 2.13.5 AKRILONITRIL BUTADIEN STIREN-ABSPesha specifike: (1,02-1,2 kg/dm3)
  32. 32. 2.13.6 POLIAMIDET-PAPesha specifike (1,02-1,15 kg/dm3)2.13.7 POLIACETALET-POM(polioksimetilen)Pesha specifike (1,41-1,42 kg/dm3)
  33. 33. 2.13.8 POLIKARBONATI-PCPesha specifike (1,2 kg/dm3)
  34. 34. 3.0 EKSTRUDIMI Ekstrudimi është proqes i pandërprerë i përpunimittë masave plastike. Lëndë e parë plastike, hidhet nëcilindër të makinës, brenda cilindrit lënda përzihet,ngrohet, shkrihet dhe homogjenizohet nën veprimin enxehtësisë dhe të rrotullimeve të vazhdueshme të njëapo dy kërmilla, transportohet duke kaluar ndërmjetkërmillit dhe cilindrit dhe në fund në veglën e makinës,merr formën e dëshiruar. Kjo makinë quhet ekstruder
  35. 35. Fig. 3.1 Skema e ekstrudimit: 1- rezervuari, 2-cilindri, 3-boshti kërmillor, 4-nxehësi, 5-vegla
  36. 36. Pjesa kryesore e ekstruderit është kërmilli, i cili është ivendosur paralel me aksin e cilindrit.Forma dhe dimensionet e kërmillit varen nga lloji imaterialit që përpunohet, gjegjsisht nga karakteristikate polimerit.Boshti kërmillor ndahet në disa zona :1. Zona hyrëse-fillon nga hyrja për furnizim dhe ka përdetyrë të transportojë materialin deri në zonën tjetër.2. Zona e zbutjes - ka për detyrë që masën plastike tabëjë të shkrishme dhe t’a përcjellë në zonën tjetër nëgjendje të homogjenizuar pa prezencë të ajrit.3. Zona e ndrydhjes – kjo zonë e ndrydh dhe e shtyenmasën drejt kokës së ekstruderit.
  37. 37. Ekstruderi mund të jet me një ose dy Kërmilla dheraporti L : DL- gjatsia e kermillitD- diametri I kermillitKapaciteti në orë i ekstruderit llogaritet sipas formulës :K = Gs∙ D2 ∙ T ∙ n ∙ 60 (gr/h)ku janë:Gs –pesha specifike e masës plastikeD – diametri i kërmillit në cmT – thellësia e ecjes në cmn – numri i rrotullimit në minutë
  38. 38. Pjeset e ekstruderit Fig.3.2-Prodhime të ndryshme me anë të ekstruderitEkstruderi përdoret edhe në industritë e tjera, siç janëp.sh. brumrat ushqimore, industria e sapuneve, eporcelanit ose e metaleve.
  39. 39. Fig.3.2 ekstruderi
  40. 40. Fig.3.3-Disa tipe profilesh
  41. 41. 3.1 Ekstrudimi i gypave dhe profileve Për prodhimin e gypave dhe profileve më së shumtipërdoren materialet nga PVC (polivinilkloridi), PE(polietileni me dendësi të vogël dhe të madhe), PP(polipropileni), më rrallë PA (poliamidi), PMMA(polimetilmetakrilati), PC (polikarbonati) etj. Fig.3.8 -Skica e aparaturës për prodhimin e gypave
  42. 42. 3.1.2 Vegla për dhënjen e formës së gypit Fig.3.9 Vegla për dhënjen e formës së gypit
  43. 43. 3.1.3 Elementet themelore të ekstruderit përprodhimin e gypave
  44. 44. Ekstruderi dykërmillorLëndët e para:-PVC i fortë-PVC i butë-PVC pluhur
  45. 45. Ekstruderi me një kërmillLëndët e para:-Polietileni (me dendësi të vogël)-Polietileni ( d. të m.)-Polipropileni-Poliamidi
  46. 46. KUSHTET MESATARE PËR EKSTRUDIMIN E GYPAVE DHEPROFILEVE
  47. 47. 3.1.4 Kalibrimi i gypave Gypi i ekstruduar, nuk e ka të saktë prerjen tërthorenë dalje nga vegla. Menjëherë pas daljes së materialitplastik nga gryka vie deri te zgjerimi i materialit.Ka mundësi të paraqitjes edhe të dukurisë së kundërt,gjegj. prerja tërthore gjatë daljes nga gryka të zvoglohet. Fig.3.10- Principi i kalibrimit me ajër
  48. 48. Fig.3.11-Skica e kalibruesit me piston
  49. 49. 3.1.5 Ekstrudimi i gypave të brinjëzuarGypat e brinjëzuar më së shumti prodhohen nga PVC efortë, PE dhe PP, etj.Keta gypa gjithnjë e më shumë po përdoren nëpunimet nën tokë.Rrotullimi rrethor i zingjirëve me veglat në formë tëgjysëmunazave të cilat gjatë hyrjes në vegël puthitennjëra mbi tjetrën dhe ashtu në ecje bëjnë kalibrimin.
  50. 50. Fig.3.12-Skema e punimit të gypave të brinjëzuar
  51. 51. Fig.3.13-Gypat e brinjëzuar
  52. 52. 3.2 Metoda e ekstrudim-fryrjes 3.2.1 Prodhimi i fletëve të holla (folive) me fryrje Kjo metodë pune shërben për prodhimin e fletëve tëholla pa ndërprerje, të cilat në përgjithësi shërbejnë përnevoja të ndryshme. Proqesi i punës qëndron në prodhimin e një gypi tëhollë, i cili , pasi të çahet për së gjati, jep një fletë. Përprodhimin e këtij lloji të fletëve vihen në përdorimekstruderët, që janë të paisur me një kokë të veçantë, ecila siguron nxjerrjen e gypit.Fletët që prodhohen me këtë metodë pune, zakonishtkanë një trashësi ndërmjet 0,01 deri 0,2 mm.
  53. 53. Fig.3.14-Prodhimi i fletëve me metodën e ekstrudim –fryrjes
  54. 54. Fig.3.15- Ekstrudim-fryerja
  55. 55. Për prodhimin e fletëve me fryrje, zakonisht përdorenekstruderët me një kërmill të madhësisë 45 deri 250mm e më tepër. Fig.3.16 Prodhimi I nje produkti nga një balon e madhe
  56. 56. Fig.3.17 Linja prodhuese
  57. 57. Temperaturat orientuese për ekstrudimin e fletëve(me fryrje)
  58. 58. Fig.3.18 Disa produkte të përfituara me ekstrudim fryrje
  59. 59. 4.0 EKSTRUDERËT Ekstruderët punojnë me një cikël të vazhdueshëmPjesët përbërëse të një ekstruderi ndahen në:a – Pjesët kryesore të makinësb – Pajisje ndihmëse 4.1 Pjesët kryesore të ekstruderitPjesët kryesore janë: bazamenti, elektromotori megrupin e dhëmbëzoreve, cilindri i ekstrudimit, boshtikërmillor, koka, filiera.
  60. 60. Fig. 4.1 Pjesët kryesore të ekstruderit
  61. 61. Fig. 4.2 Skica e ekstruderit njëboshtore dhe elementet e tij: 1-Motori; 2-Pulexhoja; 3-Reduktori; 4-Kushineta aksiale; 5-Pompa e vajit; 6-Mbështetësi i cilindrit; 7-Cilindri; 8-Boshti kërmillor; 9-Mbështjellësi Icilindrit; 10-Lidhësja; 11-Furnizuesi me rrymë i veglës; 12- Pajisjaftohëse; 13 - Bazamenti i ekstruderit; 14-Pajisja vakuumuese; 15-Pajisjakomanduese
  62. 62. 4.1.1 Bazamenti Shërben për mbajtjen e të gjitha pjesëve të makinës.4.1.2. Njësia për ngasja të ekstruderit (reparti iekstruderit) Funksionin e makinës ngasëse të ekstruderit,zakonisht e kryen elektromotori. Për të rrotulluarboshtin kërmillor përdoren elektromotorë me rregullimkontinual të numrit të rrotullimeve.
  63. 63. 4.1.4. Boshti i ekstruderit (boshti kërmillor) Boshti kërmillor i ekstruderit është elementi kryesor iekstruderit.Forma, dimensionet dhe materiali i boshtit zgjedhet nëvarësi të shumë faktorve. Nga kjo rrjedh se nuk kandonjë bosht universal.Boshti mund të ndahet në tri zona kryesore: I-zona e hyrjes (zona e furnizimit);II-zona e shkrirjes së masës (plastifikimi),III-zona e shtypjes (ndrydhjes) - metering zona
  64. 64. Fig. 4.3 Pozita e boshteve kërmillore te ekstruderi dyboshtor dhe zonat e boshteve
  65. 65. Fig.4.4. Boshti i ekstruderitFig. 4.5 Format e ndryshme të majës së boshtit kërmillor
  66. 66. Fig. 4.6 Tipet e boshtit kërmillor: I – me një hap; II- në zonënhyrëse me një hap, e pastaj me dy hape; III – me dy hape.Hapësira në mes kermillit dhe cilindrit sillet nga0.8 mm deri 0.6 mmBoshtet me pjerrësi të njëjtë në tërë boshtin, kanëgjerësinë e hapit prej 0.8 D -1.8D.Tek boshtet me pjerrësi që zvogëlohet, gjerësia ehapit mund të zvogëlohet nga 2.1D në 0.8D e mëpak
  67. 67. Fig. 4.7 Skema e tre boshetve për fryrjen e foljeve ngapolipropileni (PE) dhe polietilenit me dendësi të vogël (PP).
  68. 68. 4.1.5. Hinka për furnizim dhe dozim Hinka përdoret për furnizim të nevojshëm tëekstruderit me lëndë të parë.Mbushja e hinkes mund të bëhet në mënyrë automatikepor në rezervarë montohen dy sonda të cilat shërbejnëpër kyçje dhe ç’kyqje të elevatoritTe rezervarët montohen edhe pllaka magnetike meqëllim të evitimit të pjesëve metalike. Fig. 4.9 . Mbushja e hinkës së ekstruderit
  69. 69. 4.1.6. Vegla e ekstruderit (koka e ekstruderit) Koka e ekstruderit ka këto pjesë: filieren, mashkullin, mbajtësin e mashkullit, fluturën shpërndarëse, filtrin, elementet e ngrohjes e vidat e centrimit.Fig. 4.11 Vegla e esktruderit: - ekstrudimi i profilit të plotë
  70. 70. Fig. 4.11 Vegla e esktruderit:-ekstrudimi i gypit
  71. 71. Fig. 4.11 Vegla e esktruderit:-koka për veshjen e telave
  72. 72. Fig. 4.12 Vegla e ekstruderit: a- Vegla për ekstrudim; b- vegla për koekstrudim c, d – prerja tërthore e veglës, e-pamja e pjesës së fundit të veglës
  73. 73. 4.2 Rregullimi i temperaturës së cilindrit Rregullimi i saktë i temperaturës luan rol me rëndësinë procesin e ekstrudimit.Ekzistojnë sisteme të ndryshme të ftohjes së ekstruderit,në varësi nga prodhuesi dhe tipi i ekstruderit. Shumica eekstruderëve përdorin ajrin, ujin ose kombinimin e tyrepër ftohje.
  74. 74. 4.2.1 Temperimi i cilindritTemperimi i cilindrit bëhet me kombinim të nxehjes metrupa ngrohës dhe ftohjes me ventilator ose me ujë. Sotme se tepermi përdoren nxehsit me rrym (induksion). Fig.4.13 Trupi ngrohës Fig.4.14 Nxehësit e ndryshem
  75. 75. 4.2.2 Sistemi i ftohjes së cilindrit Për ftohjes të cilindrit të ekstruderit përdoret ajri dhelëngu. Fig. 5.15 Parimi i temperimit të cilindrit të ekstruderit (Bone): 1-nxemja dhe ftohja e cilindrit (këmishëza), 2 elementi nxehës, 3-hyrja e ujit të ftohtë, 4-treguesi I rrjedhjes, 5- valvula magnetike, 6- gypi kthyes, 7- hyrja për ujë të ftohtë, 8- rezervuari, 9-këmbyesi i nxehtësisë, 10- pompa e ujit, 11- prurja e ujit të ftohtë.
  76. 76. Sistemi me prioritet ftohje: 1-gypi për ftohje, 2-nxehësi, 3- diametri I gypit për ftohjeSistemi me prioritet nxehëjen: 1-gypi për ftohje, 2-nxehësi, 3- diametri I gypit për ftohje
  77. 77. 4.5 Sistemi i filtrimit të masës Filtri.- Shërben për të penguar kalimin e papastërtivedhe kokrrizave të paplastifikuara nëpër filierë.Ky filter metalik vendoset në pjesën e fundit të cilindritdhe është i demontueshëm.Ndërrimi i filtrit mund të bëhet në mënyrë jokontinuale,gjysmëkontinuale dhe kontinuale.Mënyra jokontinuale. Me këtë metodë bëhet ndërrimii filtrit pas ndërprerjes së punës së makinës.Mënyra gjysmë kontinuale. Ndërrimi i filtrit bëhetvetëm për disa sekonda, andaj edhe metoda ështëshumë praktike.
  78. 78. Fig.4.17 Ndrruesi gjysmë kontinual i filtrit
  79. 79. Fig.4.19 Ndrrimi hidrualik me një filterFig.4.20 Ndrrimi hidrualik me dy filter
  80. 80. Mënyra kontinuale. Ky sistem i ndërrimit të filtrit punon pa undalë procesi i punës së makinës dhe është proces shumë i lehtë. Fig.4.18 Ndërruesi kontinual i filtrit
  81. 81. Mashkulli.- Shërben për të rregulluar përparimin ebrumit të plastifikuar drejtë filierës.Flutura shpërndarëse (pllaka me vrima) shërben përshpërndarjen e lëndës në mënyrë të barabartë qërrjedhshmëria e lëndës plastike të bëhet e njëllojtënë daljen e vet nga filiera. Filiera.- Është pjesë e cila përcakton trajtën ejashtme të profilit që prodhohet. Vrima e saj duhett,i përshtatet lëndës plastike me të cilën punohet.Një filierë e saktë dhe e mirëmbajtur mund tëprodhojë mbi 100.000 metra lineare prodhim memasa te pa ndryshueshme.
  82. 82. 6.0 LITERATURA1. Dr.sc. Hysni OSMANI “Makinat për përpunimin e materialevepolimere” 20082. Dr.sc. Hysni OSMANI “Materialet mekanike” prishtinë 20083. Dr.sc. Nexhat QEHAJA “Polimeret I” (Ligjerata të autorizura),Prishtinë 20114. Dr.sc. Nexhat QEHAJA “Polimeret II” (Ligjerata të autorizura),Prishtinë 20115. Fatmir QERKINI “Teknika e përpunimit të materialeve polimere”(ligjerata të autorizura), Ferizaj 20046.http://www.wabensandwich.de/Ausgangswerkstoffe/matrixwerkstoffe/7.http://www.cgg.at/www.cgg.at/chemie/schuelerdaten_alt/berufswettbewerb_2000_01/3a/erhart_gagyi.htm8. http://www.pitfallsinmolding.com/extrusion1.html

×