3. HYRJA
Meqe jemi duke u ofruar drejt përfundimit të një periudhe që do te na karakterizojë me vlera te reja dhe te
vlersohemi me thirrjen apsolvent, detyrë e jona është që krahas mësimit teorik te zhvillojmë njohuri edhe
praktike në lidhje me terë atë ç’farë kemi mesuar e diskutuar pothuaj këto tri vite me radhë.
Neve si detyrë nga profesoresha Venera Kelmendi na eshte dhënë që te pregadisim një punim duke i permbledh
të gjitha aspektet me rëndesi me rastin e realizimit te praktikes ne Organizatë .
Ne fatmiresisht kemi aplikuar dhe jemi pranuar si praktikant ne Organizaten me profitabile dhe fitimprurese ne
Kosovë PTK SH.A. dhe për atë konsideroj qe kjo pervojë do te jetë mbeshtetje shumë e fortë dhe e sukseshme.
Jemi mëse te kenaqur për atë ç’farë na është ofruar nga ana e stafit te PTK-së krahas edhe kujdesit e
përkrahjes që na është dhënë ne çdo hap ne menyrë qe të mos gabojmë dhe te jemi sa me efektiv në ofrimin e
sherbimeve dhe te kujdesit ndaj konsumatoreve.
Vlen te theksohet se kemi qenë shumë herë ne pjesen tjeter te sportelit si klient dhe është krejt tjeter ndenjë te
jesh në anën e kundërt kur edhe pritet maksimalisht ti ofrosh klientit të gjitha sherbimet e produktet për te cilat
veçohet PTK dhe njeherit ta shijosh ate ndjenjen se je pjesë e nje stafi te profesionalizuar.
Ne vijim jam munduar që te permbledh tërë punen e hulumtuar duke e paraqit rrjedhen e zakonshme te biznesit,
mënyren se si jam adaptuar dhe çfarë kam arritë te mësoj në atë mjedis.
4. 2. PERMBLEDHJE HISTORIKE E PTK-së NEPËR ETAPA
ETAPA E VITEVE TE 50-ta karakterizon periudhen ku Vendimi i Keshillit Drejtues te Bashkesisë se PTT-së
te Jugosllavisë me nr.1115497/1 te vitit 1959 themelon Posten, Telefoninë dhe Telegrafin e Kosovës. E cila
vazhdoi se vepruari me shumë sukses deri me 13.09.1990 ku për shkak te politikave te atëhershme te Serbisë u
debuan nje numer i madh i te punësuarve nga puna .
ETAPA E PASLUFTES e gjeti ketë organizatë krejtesisht te plaçkitur, te demoluar dhe te shkatërrurar, grupet
negociuese të PTK-së, KFOR-it dhe UNMIK-ut, ua mundësuan punëtoreve rikthimin e ligjshem ne vendet e tyre
te punës edhe pse Sherbimet Postare ishin te pamundshme, ndersa Telefonia dhe Telegrafia e Kosoves, pothuaj
nuk funksiononte fare, sidomos lidhjet ndërkombëtare.
ETAPA E RISTRUKTURIMIT mundësoi që PTK-ja të nis punen e saj te sukseshme duke krijuar tri njesi:
Posten e Kosovës, Telekomin e Kosovës dhe operatorin mobil VALA. Të tri njesitë e biznesit janë te licencuara
nga Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit te Kosovës. Me 29 qershor te viti 2005 PTK-ja eshtë shëndrruar
ne nje Shoqeri aksionare me emrin e ri PTK SH.A. dhe ka nje plan biznesi 5 vjeçar me nje investim prej 550
milionë eurosh.
Vlen te theksohet se procesi i Koorporatizimit të PTK-së dhe kalimi i saj në një Shoqeri Aksionare te
njohur dhe te pranuar ndërkombetarisht eshtë meritë e menaxhmentit te PTK-së .
5. FOKUSI STRATEGJIK I PTK-së
1. Misioni “Te jetë gjithmonë prijese ne ofrimin e sherbimeve superiore te komunikimit, që ua
përmirsojnë jeten te gjithë kosovarëve, përmes pasionit te njerëzve tanë dhe permes perdorimit te
teknologjisë me bashkëkohore te sprovuar”.
2. Vizioni ”Te jetë forcë shtytese ne rritjen e prosperitetit te kombit dhe pasurimit te jetes se te gjithë
kosovareve “.
4. VLERAT E PTK-së
Përqendrimi drejt konsumatorit ka për qëllim që veprimet dhe sjelljet tona të reflektojnë vazhdimisht që
konsumatorët të jenë forca jonë shtyt
Puna ekipore nënkupton angazhimin dhe përkushtimin tonë në arritjen e caqeve dhe synimeve të përbashkëta,
duke punuar së bashku.
Përgjegjësia ka të bëjë me përkushtimin e plotë të personelit të PTK-së ndaj detyrave dhe aktiviteteve të tij,
duke përdorur njohuritë dhe aftësitë e tij të plota, duke marrë përgjegjësinë dhe duke kuptuar pasojat e
veprimeve të tij në mënyrë që t`i kontribuojë korporatës në mënyrë sa më efikase dhe përf
Sinqeriteti nënkupton sjelljen tonë me dinjitet, me paanshmëri, dhe me korrekt
Profesionaliteti nënkupton kryerjen e detyrave në pajtim me standardet e brendshme dhe të jashtme të
profesionalizmit.
7. Brenda PTK-së veprojnë njësitë operacionale dhe njësitë qendrore.
Njësitë Operacionale të PTK-së (NO) janë:
- Posta e Kosovës (PK)
- Telekomi i Kosovës (TK)
- Vala
- Departamenti i Shitjes dhe Distribuimit (DSHD)
- Rrjeti Qendror
Njësitë Qendrore të PTK-së (NM) janë:
- Zyra e Drejtorit Menaxhues
- Zyra për Komunikim me Korporatën
- Shërbimet Mbështetëse
- Drejtoria për Çështje të Korporatës
- Departamenti i Financave
- Departamenti i Burimeve Njerëzore
- Zyra për Auditim të Brendshëm
- Departamenti i Teknologjisë Informative (TI-së)
- Departamenti i Prokurimit Te gjitha keto konsiderohen Njesi bazë dhe mbeshtetese pa te cilat nuk
mund te funksionojë dhe te realizojë strategjitë e saj PTK .
8. 6. POSTA E KOSOVËS
Posta e Kosovës përbehet nga :
1Posta vendore;
2 Posta ndërkombetare;
3 Filatelia dhe
4 Qendra Tranzite Postare-QTP si njesi biznesi ne kuadrin e vet.
Kurse njesitë mbështetese ne Posten e Kosovës janë: Legalja BNJ, marketingu, IT, financat dhe prokurimi.
Posta e Kosoves ka 113 zyra postare prej te cilave 48 punojnë në dy ndrrime, ndërsa 66 vetëm në ndrrimin e
parë. Në këto zyre punojnë 708 punëtorë; ka 232 sportele; 437 kabina telefonike; 317 faha postarë dhe 195 kuti
postare.
Në zyrat postare përafërsisht gjatë një muaji qarkullojnë 460 000 leterdërgesa të ndryshme ne shkuarje dhe
ardhje.
6.1 Posta vendore
Posta vendore–bën pranimin, bartjen, dorezimin dhe shpërndarjen e dërgesave postare (leterdergesave te
rëndomta; kolive; leterdergesave te posaçme, leterdergesave me shenime plotësuese etj.)
Posta vendore kryen edhe disa sherbime,
sikurse janë sherbimet e faksit,
shërbimet e fotokopjimit
si dhe përgaditjen e tarifave te çmimeve për kryerjen e sherbimeve ne komunikacionin e brends
Gjithashtu, Posta vendore merret ne vazhdimesi me avancimin, ngritjen e kualitetit –cilesisë si dhe
me shtimin e shërbimeve, profesionalizimit të këtyre proceseve duke filluar që nga momenti i
pranimit të dërgesave postare e deri te dorëzimi apo shpërndarja e tyre, duke u mbeshtetur në
kerkesat e tregut dhe te konsumatoreve .Posta vendore përkujdeset edhe për pengim rigoroz te futjes
se mallrave te ndaluara ne brendi te dergesave dhe objekteve postare .
6.2 Posta ndërkombëtare
Ofron sherbimet për te gjitha llojet e letrave pakot e vogla (me peshë deri ne dy kg), kolitë, shtypshkrimet si
dhe thaset specialë “M” ne komunikacionin ndërkombetarë (shkuarje dhe ardhje).
Përcjell dhe realizon arketimin- pagesen e mjeteve ne postat nderkombetare per sherbimet reciproke pos
Lidhë memorandume mirekuptimi, përkatesisht marrëveshje bashkepunimi me postat ndërkombetare evropiane
e botërore, që i begatojnë format e komunikimit më te shpejtë, me te sigurt dhe me çmime te arsyeshme te
shkembimeve te dergesave nderkombetare .
9. 6.3 Filatelia e Postes se Kosovës
Pa dyshim se eshte pjesa më atraktive dhe me ndjeshme postare ne krye me Menaxheren F.Kadiu. Filatelia
zbaton procedurat e parapara ligjore e tjera per nxjerrjen e pullave postare për nevojat e Postes se Kosoves
dhe te filatelisë vendore e ndërkombetare, duke iu permbajtë planit tematik e dizajnor te emetimit te emisioneve
përkatese. Ne koleksionin e saj deri me tani Filatelia e Kosoves ka te emetuara 22 emisone te pullave postare
me vlera te ndryshme nominale :
pulla postare me vlerë nominale € 0.30, në motivin e saj përmban kostumet karakteristike për regjionin e Prizrenit dhe pulla postare me vlerë nominale €
0.20, (në motivin e saj prezanton veshjen solemne të femrës së nacionalitetit serb). pulla postare me vlerë nominale € 0.50 n ë motiv bartë një segment nga
“vallja e shpatave”.
6.4 Qendra Tranzite Postare
Ka nje rol te veçantë dhe shumë të rendësishem në veprimtarinë e Postes se Kosovës, përveç që ka karakter
operativ dhe institucional ështe e pranuar ndërkombetarisht nga Unioni Postar Boteror (UPU).
Karakteristikate QTP janë : Adresa e mberritjes se leterdergesave postare LC/Ao me ndermejtsimin e zyrave
këmbyese ndërkombëtare është me kodin aeropostal te Prishtines XZPRNA për territorin e Kosovës, ndërsa
adresa e mberritjes se kolipostes me ndermjetsimin e zyrave këmbyese është emeruar Prishtina CP dhe kodi
aeropostal për koli XZPRNB. Gjithashtu QTP-ja kryen edhe proceduren e paraparë te përpunimit dhe
shperndarjes se dergesave te Qendres Tranzitore Postare ne kembim ditor me 113 zyra këmbyese vendore ne 7
rajonet e Kosoves qe do te thotë se çdo ditë te gjitha dergesat postare shkojnë ne Qender nga keto rajone, behet
perpunimi i tyre sortimi i tyre dhe te nesermen dergohen ne destinacionin e caktuar.
10. 6.5 Sherbimi i dërgesave te letrave
Shërbimi i dërgesave të letrave përfshinë këto dërgesa postare :
Letra e thjeshtë
Kartëpostalja
Sekogrami
Shtypëshkrimet
Aerogrami
Pakoja e vogël
Thasët “M”
Letra e thjeshtë: Paraqet shërbimin më tradicional si brenda ashtu edhe jashtë vendit e që është një njoftim i
shkruar dhe i mbyllur, pesha maksimale e të cilës mund të jetë 2 kg. Letra e thjeshtë që dërgohet jashtë vendit e
ngjitet etiketa “Me aeroplan” ose “Për Avion”.
Kartëpostalja: Është dërgesë e thjeshtë, e hapur, me pamje ose pa të që përmban një urim, përgëzim,
falenderim, ngushllim etj.
Shtypshkrimet: Konsiderohen librat, gazetat, revista, broshurat, katalogjet, prospektet, reklamat, çmimoret,
kalendarët, raportet statistikore dhe gjëra të tjera të shtypura që njihen si shtypshkrime. Pesha maksimale e
lejuar është 2 kg. Shtypshkrimet mund të dërgohen brenda dhe jashtë vendit në formë të thjeshtë apo të
porositur.
Sekogramet: Sekogrami është letër me shenja të dedikuara personave të verbër, klishe më shenja të sekografisë
apo inçizim tonal si dhe letër speciale për persona të verbër. Kusht i obliguar është që ta dorëzojë ndonjë
ndonjë institucion për persona të verbër gjegjësisht dërgesa të jetë e destinuar për një institut të tillë. Pesha
maksimale e sekogramit mund të jetë 7 kg. Dërguesi obligohet ta vejë shenjën “Sekogram” për trafikun vendor,
ndërsa për atë ndërkombëtar “Cekograme”.
Aerogrami: Është dërgesë e hapur prej kartoni e shtypur nga ana e drejtorisë postare e cila duhet të ketë
shenjen e shtypur “Aerogramme” dhe parashihet të bartet në rruge ajrore. Aerogrami nuk duhet të përmbajë
kurrëfarë lënde por vetëm njoftim me shkrim.
Pakot e vogla: Zakonisht përdoren për dërgimin e dhuratave, mallrave me karakter mostre etj. me peshë deri
në 2 kg. Pakot duhet të amballazhohen mirë për të siguruar përmbajtjen e tyre gjatë transportit. Pakove u vihet
shenja “Me aeroplan” nëse dërgohen jashtë vendit.
Thasët “M”: Nënkuptojmë shtypshkrimet në komunikacionin ndërkombëtarë të cilat i njejti dërgues i dërgon në
sasi të madhe për të njëjtin marrës, adresë dhe vend të destinimit. Pesha maksimale e lejuar për thasët “M”
është 30 kg.
11. Posta e Kosoves –regjioni Pejë ka edhe dergesat me sherbim te veçantë siq janë:
a) Letra e porositur (rekomandë)
b) Dergesa me lajmerim marrje “AR”
c) Dërgesa me kunderpagesë
d) Dergesa me vlerë te deklaruar
e) Dërgesa urgjente “EXSPRES”
f) EMS (sherbimi i postes se shpejtë)
g) Kutia Postare (Fahu Postar)
h) Letrat Gjyqesore,administrative, kundervajtese
i) Postë restante
j) Reklamacioni
6.6 Shërbimet plotësuese postare
Përfshijnë disa sherbime te më vonshme që i ofrohen dërguesit, pasi që te jetë i pranuar objekti, por jo edhe i
dorëzuar, e te cilët mund të kërkojnë këto sherbime plotesuese:
>> ndërrimi apo plotesimi i adreses ne objekt ;
>> Kthimi i objektit te dërguesit;
>> Ngarkimi i objektit me kundërpages, rritja apo zbritja, heqja dorë nga kundërpagesa.
>> Dërgimi i kolisë në adresë te marresit;
>> Verifikimi i urdhërpageses së kryer;
>> Kërkimi i shfrytëzimit të fahut postar;
>> Adresimi i objektit te porositur ne Postë, Restante;
>> Reklamacionet .
6.7 Shërbimet tjera Postare
Shërbimet tjera te cilat i kryen posta, me kërkesë apo pa kërkesen e derguesit ose marresit, lidhur me
bartjen dhe dorëzimin e objektit. Sherbimet tjera postare (te obliguara ) janë :
>>Kthimi i objektit postar ne adresë te dërguesit, për shkak te pamundesisë;
>>Ruajtja e autorizimeve;
>>Ripaketimi i objektit te dëmtuar dhe formulimi;
>> Procesi mbi rastin e parregullsisië se objektit postar;
>> Ruajtja e objekteve postare për dorezim ne afatet e lejuara (magazionimi);
>> Paraqitja ne kontroll doganor e te gjitha objekteve postare ne shkuarje dhe ardhje.
12. 7. PIKAT SHITESE NE REGJIONIN E PEJËS
Ne regjionin e Pejes ku numerohen mese 13 pika shitese e qe janë Peja 1, Peja 3, Peja 4, Peja 5, Peja 8,
Vitomirica, B.E Pejes, Budisalci, Gurakoci, Istogu, Klina,Teleshopi dhe Gorazhdeci i ofron pothuaj te gjitha
sherbimet e cekura me lartë me një përkushtim dhe profesionalizem të veçuar, duke u nis nga nivelet me të larta
menaxhuese e deri te ato me të ulta, ne vijim e kam paraqitur strukturen organizative që ka te bejë vetem me
regjionin e Pejës :
Koordinatori i postës
Kontrollori operativ
Kontrollorët
Referenti për faturim
Administratori i sisitemit informatik
Arkatari kryesor
Arkatari ndihmës
Kartisti
Vozitësi i postës
Punëtorët e sportelit
Postierët
Depoisti
7.1 Administratori i sistemit informatik
Administratori i sistemit informatik bën zgjidhjet programore për të lehtësuar punën gjatë kryerjës së
shërbimeve të ndryshme dhe ofron mundesinë e vidences ne menyren elektronike.
Nga ana e tij është i pregatitur aplikacioni për punë me faturat telefonike ku bëhet evidentimi i faturave,
pagesave të bëra, shtypja e raporteve të ndryshëm si: raporti ditor, raporti periodik, raporti i gjendjës sipas
muajve në para, raporti i gjendjës sipas muajve në copë, historiati i pagesave për numër të telefonit, lista e
çkyqjës, lista e demontimit, lista e parapagimeve etj.
Ai ndihmon ne pregaditjen e aplikacionit për shërbimin e informatave 988 ku ofrohet mundësi e madhe e
kërkimit të informatave të caktuara; pregatitë aplikacionin për arkën kryesore i cili bën të mundshëm
përcjelljen e pagesave të bëra në arkë, deponimeve të bëra në banka, ofron raportet e ndryshme si : ditore,
dekadore, mujore me mundësi për një Zyrë Postare apo për të gjitha Zyrat Postare etj.
13. 7.1 Kartisti-këmbimi i dergesave postare
Dërgesat postare të cilat pranohen në sportel, që janë të vendosura në arkat postare dhe ato që pranohen në
Zyrat Postare të regjionit të Pejës i dorëzohen kartistit i cili e mban edhe evidencën detale të tyre dhe bën
këmbimin me QTP (Qendrën Tranzite Postare) për ato dërgesa që duhet të dërgohen brenda Kosovës dhe
jashtë.
Më pas bëhet ngarkimi i postierëve me dërgesa postare që duhet të shpërndahen në rajonin e ngushtë, të gjërë
dhe shumë të gjërë. Për të përcjellur gjendjen e qarkullimit të dërgesave postare të pranuara dhe të dorëzuara
përpilohet Pasqyra e Punës çdo ditë ku shihet sasia e pranuar dhe e dorëzuar sipas llojit e dërgesave postare.
7.2 Postierët
Postierët bëjnë shpërndarjen e dërgesave postare në rajonet e tyre. Përpos dërgesave postare postierët bëjnë
shpërndarjen dhe inkasimin e faturave telefonike të grupit të parë si dhe shpërndarjen e faturave të grupit të
dytë të cilat janë pa vlerë e që inkasohen në sportel.
Pasi që të bëjnë inkasimin e faturave të grupit të parë ata e bëjnë pagesën e parave në arkën kryesore. Janë 12
rajone të ngushta në qytet dhe 1 rajonë i gjërë dhe 1 më i gjërë.
Rajoni i ngushtë vizitohet çdo ditë prej orës 09:30 kur postjerët dalin në terren e deri në 14:30 kur kthehen dhë
bëjnë dorëzimin e dërgesave të padorëzuara si dhe parave nga inkasimi i faturave telefonike të grupit të dytë,
rajoni i gjërë vizitohet çdo të dytën ditë kurse ai i gjërë çdo të tretën ditë.
14. 7.3 Kodet postare për regjionin e Pejes
Kodet postare paraqesin destinacionin ku duhet drejtuar dhe pranuar dergesat e ndryshme postare, sipas
ndryshimeve me te vonshme të gjitha pikat postare karakterizohen me kodin e vet e që janë te paraqitura ne
vijim:
PEJË 30000
PEJË 1 30010
PEJË 3 30030
PEJË 4 30040
PEJË 5 30050
PEJË 8 30080
VITOMIRICË 30090
ISTOG 31000
BANJË E PEJËS 31010
GURRAKOC 31020
GORAZHDEVC 31030
KLINË 32000
BUDISALC 32050
15. 11.Pasqyrat Financiare
Në vazhdim do paraqesim disa nga pasqyrat financiare të publikuara nga PTK gjatë viteve 2011 dhe 2012.
Pasqyra e Pozicionit
Financiar më
31 Dhjetor 2012
Shënim
31 Dhjetor 2012 31 Dhjetor 2011 A.H(%) A.V(%)
EKUITETI DHE DETYRIMET
Ekuiteti
Kapitali i emetuar 13 4,475 5,000 -10.5% 2.51%
Premi e aksionarit 55,000 55,000 - 27.66%
Fitimet e mbajtura 86,626 123,323 -92.97% 62.02%
Totali i Ekuitetit 146,101 183,323 -20.30% 92.19%
Detyrimet
Llogaritë e pagueshme
tregtare
14 6,711 6,587 1.88% 3.31%
Tatimi i shtyre obligim 700 - -
Tatimi në fitim i
pagueshem
22 796 1,537 -48.21% 0.77%
Akrualet dhe të
pagueshmet tjera
15 14,435 5,424 166.13% 2.72%
Të ardhurat e shtyera 16 2,252 1,971 14.25% 0.99%
Totali i detyrimeve 24,894 15,519 60.40% 7.80%
Totali i Ekuitetit dhe
detyrimeve
170,995 198,842 -22.66% -
Konkluzion: Nga kjo pasqyrë shihet që për vitin 2012 totali i detyrimeve ka qenë më I lartë se vitin 2011. Po
ashtu, totali I ekuitetit dhe detyrimeve është me i ulet se vitin 2011.Kjo ndodh per shkak te ndarjes së postes se
Asetet
Prona, impiantet dhe
pajisjet
5 80,114 117,616 -29.29% 59.15%
Asetet e patrupëzuara 6 19,096 9,417 102.78% 7.35%
Asetet financiare te
disponueshme për
shitje
7 240 240 - -
Pasuria e tatimit te
shtyrë
8 - 740 - 0.57%
Totali i aseteve jo-
qarkulluese 99,450 128,013 -22.31% 64.37%
Asetet Qarkulluese
Stoqet 9 5,137 7,707 -33.34% 3.87%
Llogaritë e
arkëtueshme tregtare
10 17,718 16,458 7.65% 8.27%
Shpenzimet e
parapaguara dhe të
arkëtueshmet tjera
11 910 708 28.53% 0.36%
Investimet
afatshkurtra financiare
12 - 13,152 - 6.61%
Paraja dhe
ekuivalentet e parasë
12 47,780 32,804 45.65% 16.49%
Totali i aseteve qarkulluese 71,545 70,829 1.1% 35.62%
Totali i aseteve 170,995 198,842
16. kosoves nga ptk-ja ne vitin 2012 ku janë bërë edhe transfere ne posten e kosoves që kanë ndikuar ne uljen e
totalit per vitin 2012.
Konkluzion: Nga pasqyra e të ardhurave kuptohet që Ptk-ja ka më pak te ardhura ne vitin 2012 ne krahasim
me vitin e kaluar, e gjithë kjo sipasoj e nxecjes ne investime dhe konkurences nga dy operatoret tjerë kanë bërë
që të ardhurat të jenë më të ulta.
Pasqyra e të Ardhurave
Gjithëpërfshirëse
31.12.2012
Shënim
31 Dhjetor 2012 31 Dhjetor 2011 A.H(%) A.V(%)
Të ardhurat 17 147,727 162,268 -8.96% 330.37%
Shpenzimet
operacionale
19 (24,182) (26,767) -9.65% -58.04%
Shpenzimet e stafit 20 (34,497) (48,580) -28.99% 105.34%
Zhvlerësimi 5 (14,094) (17,290) -18.48% 37.08%
Amortizimi 6 (6,536) (6,735)
Provizionet nga vendimet
e gjykatave
21 (8,712) - 18.89%
Shpenzimet tjera 22 (17,513) (13,391) 8.94% -29.03%
Fitimi Operativ 42,193 49,505 -15.72% 107.34%
Kthimet e dëmtimit
në vlerë nga
depozitat bankare
12 50 569 -91.2 1.23%
Të ardhurat e tjera 18 104 140 - 0.3%
Të hyrat e interesit 12 1,736 1,320 31.52% 2.86%
Fitimi përpara tatimit 44,083 51,534 -14.46% 111.75%
Shpenzimi i tatimit
në fitim
23 (5,745) (5,418) 6.04% 11.75%
Fitimi neto për vitin 38,338 46,116 -12.53% -
Të ardhura të tjera të
përgjithshme për vitin
- -
Totali i të ardhurave të
përgjithshme për vitin
38,338 46,116 -12.53% -
17. Konkluzion: Pasqyra më lartë paraqet ndryshimet ne ekuitet si: kapitalin e emetuar, rezervat fitimi I mbartur
dhe totalin ne fillim dhe mbarim te vitit 2011 dhe 2012.Nga pasqyra kuptojme se bilanci me 31 dhjetor 2012
është me I ulët se se me 21 dhjetor 2011, për arsye që me 1 gusht 2012 është ndarë posta e kosoves nga ptk-ja
dhe I janë bartë disa shpenzime nga kjo e fundit si shihet edhe në pasqyrë.
18. A.H(%) A.V(%)
-16.86% 140.58%
-18.48 52.71%
-2.95% 20.53%
7.45% 4%
-91.21% 1.73%
31.52% 4.02%
4.84% 13.73%
11.91% 2.79%
-14.20% -
212.65% -2.52%
8.57% 7.50%
-104.54% 13.56%
-69.30% 1.23%
127.35% 1.95%
-37.28% 1.37%
-1.92% 227.5%
151.4% 6.62%
-6.52% -
42.9% 3.6%
- 0.18%
-34.97% 63.01%
25.92% 31.84%
-95.31% 91.08%
-18.18 167.66%
-1.48% 167.6%
20.86% 37.77%
-27.42% 127.8%
45.65% -
Konkluzion: Nga pasqyra e rrjedhes së paras kuptojm se rrjedha e parasë ka qenë më e madhe vitin 2012 ne
krahasim me vitin 2011 .Investime vitin 2011 kanë qenë më të lartë se sa ne vitin 2012 keshtu që paraja është
më e lartë me 31 dhjetor të vitit 2012 .
19. SWOT ANALIZA
PËRPARSITË
1.Ptk-ja e ka nisur punen e vet me tri njësi
valen,telekomin dhe posten e Kosovës.
2.Ptk-ja është kompania më profitabile në Kosovë.
3.Është kontribues në procesin socio-ekonomik në
Kosovë.
4.Ptk-ja ka qenë monopol për një kohë të gjatë në
Kosovë.
5.Mbizotron mbi 95% të tregut të Kosovës.
6.Ka numrin ma te madhe te konsumatoreve.
DOBËSITË
1.Nderpreja e investimeve nga aksionarët si pasojë e
procesit të privatizimit është dobësia kryesore e Ptk-
së.
2.Resurse njerzore te vjetruara.
MUNDËSITË
Mundësitë e Ptk-së kanë qenë të shumta duke rritur
kapacitetet e shërbimeve në gjithë territorin e Kosoves
duke investuar në teknologji duke përcjell nevojat dhe
kërkesat e konsumatoreve të Ptk-së të ofrojë produke
dhe shërbime më të volitshme për konsumatoret e Ptk-
s të vazhdoje të ruajë primatin Lidere e shërbimeve
në telefoninë mobile .
2.Ptk ka mundësi edhe e ka te pergaditur teknologjinë
te kalojë ne gjeneraten e tretë në 3G dhe 4G në ketë
aspekt do të rritet cilësia e shërbimeve me këtë rast do
të rritej kënaqesia dhe do te kishte mundesi me rritë
numrin e konsumatoreve kjo do te ndikonte në rritjen
e të hyrave per kompaninë e Ptk-së
KËRCENIMET
Reziku kryesor I ptk-së vie nga ulja e performases si
pasojë e procesit të privatizimit, dobësi të cilën e
shfrytëzuan operatorët e tjerë e sidomos operatori
IPKO.
Programet e reja qe mundsojn biseda falas
(viber,tango etj)
20. PËRMBLEDHJEPËRFUNDIMTARE
Gjatë punës praktike në PTK - Pejë qellimi im ka qenë që të njoftohem për procesin e punës dhe mënyrën e
kryerjës së shërbimeve.
Në periudhën prej 60 orësh të punës praktike kam vërejtur se puna kryhet me përgjegjësi të madhe dhe njëherit
kërkon profesionalizëm dhe azhuritet të lartë.
Kryerja e punës së praktikës ka qenë një përvojë e mirë për mua sepse kam parë në mënyrë praktike ecurinë e
përditshme te puneve dhe me disa prej tyre jam ballafaquar gjatë kësaj periudhe.
Me kryerjen e kësaj pune praktike shpresoj se kam arritë të krijoj një bazë solide të njohurive që do të ma
mundësojnë pregatitjen sa më të mirë te njohurive krahas atyre teorike, ku nuk na ka munguar as perkrahja
maksimale e stafit akademik e cila ishte forcë shtytese që në nje te ardhme te afërt t’i kontribojmë me
devotshmeri vendit dhe t’i rrisim vlerat tona dhe te shoqërisë ne përgjithesi.
21. LITERATURAE SHFRYTËZUAR
1. Udhëzimet për kryerjen e shërbimeve postare të dërgesave postare të letrave.
2. Udhëzimet për kryerjen e shërbimeve postare të dërgesave postare të pakove.
3. Çmimorja për shërbimet në komunikacionin e brendshëm. dt. 19.04.2004.
4. Çmimorja për shërbimet postare ndërkombëtare. dt. 19.04.2004
5. Revista Postieri, fq. 10, numri 28
6. http://intranet.ptkonline.com/