SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
Lënda :




   Tema :




Ligjeruesi : Prof. Petrit Pollozhani


                           Punoi : Zamira Bexheti

                                        Maj-2009
Përmbajtja:


-Kuptimi i Inflacioni

-Norma e inlflancionit

-Deflacioni

-Desinflacioni

-Llojet e inflacio
     *Inflacioni i moderuar
     *Inflacioni galopant
     *Hperinflacioni

-Pasojat e inflacionit

-Shkaqet e inflacionit

-Masat antiinflacionare

-Kostot e inflacionit




Inflacioni
Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve,
shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në
treg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund të
shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë
e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund
të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale.

Fjala inflacion per here te pare u perdor ne SHBA per te shprehur rritjen e
madhe te emmeve dhe te qarkullimit te parase gjate kohes se luftes qytetare
te viteve 1861-1865,kur qevera ishte e shtrenguar te emetoj para letre per te
financuar luften.

Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"qe do te thote fryrje,zmadhim etj.

Me inflacion kuptojm ate qrregullim te proceseve ekonomike dhe financiare
ne mes te ofertes dhe te kerkeses se mallrave dhe te sherbimeve i cli shprehet
me rrtjen e emimeve dhe me zhvleresimn e parase.

Ose:
Me inflacion kuptojme ate qrregullim monetar qe krijohet me leshimin ne
qarkullm te nje sasie me te madhe kartmonedhash dhe sorrogate te parase ne
krahasim me sasine e domosdoshme te parave ari.

Shume autor kane dhen definicione te ndryshme lidhur me inflacionin dhe
nder ta mund ta cekum edhe Samuel Sonin i cili thote se me inflacion
kuptojme periudhen e rritjes se pergjithshme te emmeve te mallit dhe te
faktoreve te prodhimt.
Inflacion ndikon ne prodhim,shprendarje,emm,konsum,ne blancin e pagesave
, etj.
Inflacioni i asaj kohe pershkruhet keshtu:
"Dikur kemi shkuar ne dyqan me para nee xhepat tone dhe jemi kthyer me
plote gjera ushqimore ne shportat tona.Tani po shkojme me shporta plote
para , kurse po kthehemi me gjera ushqmore te cilat mund ti fusim ne xhepa".

Inflacioni përbën një nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohet
shqetësim serioz për ekonomine në teresi dhe per firmat ne vecanti. Per këtë
arsye cdo qeveri inflacionin e sheh si një ndër piketat kryesore stabilizuese
makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në
qarkullim dhe zvogelimi i sasisë së të mirave materiale në treg. Monetaristet
e ditëve të sotme gjetën një pergjigje bindëse pse fryhen cmimet:
Inflacioni është një fenomen i kerkesës për para!



Norma e inlflancionit :

Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit te
përgjithshëm te çmimeve.



                            Niveli I cmimeve (t) – Niveli I cmimeve (t-1)

Norma e Inflacionit (t) =                                                   x100

                                    Niveli I cmimeve (t-1)

ku t është periudha korente dhe t-1 është periudha paraardhëse .

Sic del edhe nga përkufizimi i mësiperm, është e domosdoshme të theksojmë
se inflacioni është një dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit të
përgjithshëm të cmimeve dhe jo të cmimeve të mallrave apo të shërbimeve të
vecanta. Me ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve kemi parasysh
ngritjen e nivelit mesatar të tyre. Natyrisht, jo të gjitha cmimet ngrihen në të
njëjten masë gjatë periudhes së inflacionit. Disa cmime ngrihen më shumë,
ndërsa të tjerë ngrihen më pak, sidoqoftë në një situatë inflacioniste niveli
mesatar i tyre ngrihet.

Krahas inflacionit , me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe
konceptet e diflacionit dhe të desinflacionit.

Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e
periudhës paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si
inflacion nagativ

Pra deflacioni është dukuri e kundërt prej inflaciont dhe paraqet joekujlibrin
monetar.Joekujlibri monetar gjatë inflacionit shprehet kur sasia e parasë në
qarkullim është më e vogel se ajo që është e nevojshme,kurse te inflacioni
joekujlibri monetar shprehet kur sasia e parse në qarkullim është më e madhe
se sa ajo që është e nevojshme.Ketu qëndron edhe dallimi i inflacionit ndaj
deflacionit.
Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet,pra si e kundërta e
problemit te inflaciont .Nese inflacionin e kemi shënuar si renie te fuqise
blerese te parase ,deflacionin mund ta definojm si forcim i kesaj fuqie
blerese.

Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe e
sherbimeve mbizoteron mbi kerkesen efektive te parase pa marre parasysh se
a bëhet rënja apo jo e nivelit te pergjithshem te emimeve.

Pasojat e deflaciont jane :rënja e emimeve ,rritja e fuqise blerese te
parase,zvoglimi i pagave dhe i meditjeve ,zvoglimi i prodhimit,te ardhurave
nacionale etj.

Masat per menjanmn e deflaciont jane:rritja e kerkeses se parase,lehtesimi i
kushteve per marrjen e kredise ,stimulimi i eksportit ,zvoglmi i tatimeve dhe
zhdukja e dukurive që kanë shkaktuar deflacionin.

Desinflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare por duke
mbetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse.
Pra, gjatë situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive.

Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të
drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve.
Përllogariten tre indekse të përgjithshme të çmimesh:

1.Indeksi i cmimeve të konsumatorit (CPI) është treguesi që përdoret më
gjërësisht për matjen e inflacionit. (CPI) mat kosoton e një shporte tregu
mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga familja tipike qytetare gjat një
periudhe të caktuar kohe.
Në përllogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike të cdo malli
apo shërbimi në buxhetin e shpenzimeve të konsumatorit.

2.Indeksi i cmimeve të prodhuesit. Ky indeks mat nivelin e çmimeve të
shitjes me shumicë, pra nivelin e cmimeve në stadin e prodhimit.
Në rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400
mallrave të ndryshme. Llogaritja e indeksit të çmimeve të prodhuesit është I
rëndësishëm për shkak të gjerësisë së mallrave dhe të shërbimeve që
përfshin.
Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.
Deflatori I GNP. Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNP
real, shprehur në, përqindje, pra:


                              GNP nominal
          Deflatori I GNP =                     x100
                                GNP real

Ky raport mudn te interpretohet si një indeks më I pergjithshëm I çmimeve
përderisa ai përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Për këtë
arsye ekonomistët e konsiderojn deflatorin e GNP si matës më të mir te
inflacionit se sa indeksi I çmimeve te Konsumatorit (CPI) dhe Indeksi I
çmimeve të Prodhuesit (PPI).
Shpesh herë midis njerëzve lindin keqkuptime dhe krijohen konfuzione në
lidhje me inflacionin,
Këtu po paraqesim disas pyetje të cilat reflektojnë keqkuptimet e
përbashkëta, së bashku me përgjigjet e tyre:

1.Ai bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta? Jo.
Inflacion do të thotë që niveli mesatasr I cmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e
mallrave lidhet me cmimet relative të tyre, të cilat jo me doemos ndryshojnë.

2.A na bën inflacioni më të varfur? Jo patjeter.
Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionit
ndërkoh që te ardhurat tona reale mundet të rriten sikurse mund të mos
ndryshojn apo të ulen po gjatë kësaj periudhe.

3.A bëhen firmat më të pasura dhe puntorët më të varfur gjatë periudhës së
inflacionit? Jo patjeter.
Efekti I inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji I inflacionit.




Llojet e inflaciont

Inflaconi paraqet dukurin negative në rrjedhat e zhvllimit ekonomik.Ai
paraqitet në shkall dhe nivele të ndryshme nëpër faza zhvllimore të
ekonomisë së një vendi.Inflacion mund ta ndajmë në bazë të kritereve të
ndryshme në lloje dhe nënlloje:

1.Sipas ntensitetit - si kriter merret shpejtësia e procesit të inflacionit dhe
shkalla e shpenzimt të parasë .Sipas keti kriteri e ndajmë:

a)Inflacioni i moderuar(i permbajtur) - shprehë rrtjen e ngadalshme të
nivelit të pergjithshëm të cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulët,ku zakonisht
norma e inflacionit është një shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte të inflacionit
cmimet relatvisht janë stabile dhe njerëzit nuk frigohen nga zhvlerësimi i
parasë vendore dhe jane te gatshem t'i mbajne ne duart e tyre ose t'i
depozitojne në banka pasi që ato do të jenë thuajse në të njejtën vlerë për disa
muaj apo për një vit më von.Ne këtë fazë të inflacionit njerëzit janë të
gatshëm të ldhin kontrata afatgjate me vlera monetare dyke pasur besimin se
niveli i cmimeve nuk do të delvavoj vlerën e tyre të gatshme.Ne situatën kur
në ekonomin e një vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhe
sistemi monetar funksionon mirë që njëherit shpreh stabilitet ekonomik.

b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel të lartë mesatar
të cmimeve gjatë një viti.Në situatën e inflacionit galopant norma vjetore e
inflacionit është dy ose tre shifror (13% - 16% ).nflacioni galopant i sjell
crregullme serioze ekonomisë së një vendi qe shprehet neper mjet treguesve
makroekonomik e financiar.Me këtë rast shumë zhvleresohet paraja e
vendit ,njerezit pasurin e tyre në vlerë monetare e shendrrojne në një valutë të
fort të huaj p.sh.,në dollar.Njerezit frikesohen te mbajnë para të gatshme në
dore apo të depozitojne në banka. Në këto situata sistemi monetar
crregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohen
transaksionet e brendshme të ekonomisë ,vecmas ato të tregtisë se jashtme.
Ne këtë fazë të inflaciont gjenden shumë vende të botës që kryessht janë
vende mjafte të zhvilluara.

c)Hperinflacioni - në fazën e hiperinflacionit çdo proces ekonomik
crregullohet dhe ky lloj i inflacionit është vdekjeprurës për ekonominë e një
vendi. Ky lloj i inflaciont është i rrallë dhe zakonisht paraqtet në kushte të
luftës.
Studimi i këtij lloji të inflacionit është i rëndësishëm sepse hedh dritë mbi
llojet e tjera të inflacionit.
Si shembull të periudhave me hiperinflacion mund të përmendim Gjermaninë
e viteve 1922-1923, ku në ketë periudhë indeksi i cmimeve u rrit nga 1 në
10.000.000.000%. Banka Qëndrore nxirrte në qarkullim gjithmonë e më
shumë kartëmonedha – dhe jo vetem ajo. Në të vertete shtypte para gjithkush
donte. Korporata te mëdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartëmonedha
të reja për të bërë të mundur pagesën e rrogave të punëtorëve.

Jugosllavia ishte poashtu ajo që përjetoj hiperinflacionin në vitet 1992-1993 e
cila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumë i lartë dhe nga një
zhvlerësim i jashtëzakonshem i dinarit, për shkak të luftës Bosnje-
Hercegovinë. Nëse njerëzit gjithmonë endërronin të kishin një shportë me
para, gjatë kësaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata më shumë
preferonin shportën sesa paratë e pavlera që e mbushnin ate!
Disa nga karakteristikat kryesore të hiperinflacionit janë:
Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt. Në fund të
periudhës së hiperinflacionit gjerman paratë qarkulluan 30 herë më shumë se
në fillim të saj.
Se dyti, cmimet relative, perfshirë edhe cmimin e punes (pagën) bëhen
jashtëzakonisht të paqëndrueshëm. Pikërisht ky ndryshim shumë i madh në
cmimet relative dhe në pagën reale me efektet përkatese në alokimin e
burimeve dhe në shpërndarjen e të ardhurave, ilustron fare mirë kostot e
mëdha që shkaktohen nga inflacioni.

2.Sipas kohes se zgjatjes se procesit te inflaciont - inflaconi mund të jetë:
a)inflaconi afatgjate i cili është latent apo i permbajtur për nga itensiteti.
b)inflacioni i njehershem i cili paraqitet për nje kohe të shkurtër dhe po sa të
ndalet ndikim i shkaqeve të tij , ndërprehet procesi i inflacionit.
c)inflacioni kronik apo shume vjeçarë është ai inflacion i cili është me
intenztet të mesëm dhe që është i pranishëm në një vend për shumë kohë , pra
ky inflacion zgjatë shumë vjet.

3.Sipas origjines - sipas këti kriteri inflacioni mund të jetë i vendit dhe I
huaj.
4.Sipas kalimit te ekonomise - mendohet në shkallën e zhvleresimt të
parasë , pra inflacioni mund te jetë :
a)Inflacioni jo aktiv - është kur kemi kapacitet të paangazhuar të prodhimit
dhë rezerva te lëndëve të para.
b)Inflacioni aktiv - paraqitet atëherë kur prodhimi nuk mund te rritet , pra
inflacioni i ka të gjitha efektet e tij në këtë rast.

5.Spas angazhimit - dallojmë :
a) Inflacionin e lire - është atëherë kur shitet nuk merrë kurfare masash që të
pengojë zhvillimn e inflacionit.
b) nflacioni i penguar - është kur shteti merrë masa për pengimin e tij.
Pasojat e inflacionit

Pasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqëror , pra
inflacioni ndikon në :

1.Në zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim: a)neotral ; b)ndikim negativ
; c)ndikim poztiv.

a)Ndikimi neotral në zhvillimin ekonomik bazohet në disa botëkuptime të
disa ekonomisteve klasik që kanë menduar se parat jane mjete teknike në
kembim të mallrave.
b)Ndikimi negatv - në zhvillimin ekonomik bazohet në këto argumente:
*inflacioni paraqet pengesë për zhvillimin ekonomik,
*destmulon kursimin,
*zvoglon angazhimin e rritjes së produktivitetit të punës.
c)Ndikimi poztiv - në zhvillimin ekonomik bazohet në faktinse inflacioni e
stimulon rritjën e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte të
përshtatshme të ngritjes se cmimeve.

2. Nidkmi i nflacionit në qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion te
prosperitetit , perkatesisht të zhvillimit të ekonomise apo te rritjes se
prodhmit.

3. Ndikimi i inflacionit në shprëndarje të të ardhurave - inflacioni ka ndikim
dhe pasoja negative në shprendarjen e të ardhurave , kryesisht nga inflacioni
dëmtohen punonjësit , nënpunesit , pensonistët , invalidët , marrësit e
ndihmave sociale , kursimtarët kreditor etj.

4.Ndikimi i inflacionit në kembim ndërkombetar - inflacioni në shumë
aspekte ndikon në mardheniet ekonomike nderkombetare.


Shkaqet e inflacionit

Shkaqet e inflacionit janë të shumëta , por kryesisht radhiten në katër grupe :

1.Inflacioni i kerkesës efektive të parasë (fuqise blerese) - për shkak të
kerkesës efektive të parasë paraqitet në bazë të lejimt të kredisë së bllokimit
të pjesëve të vellimit monetar etj.

2. Inflacioni per shkak te shprendarjes dispropocionale të të ardhurave
kombetare - shprendarja reale e të ardhurave kombetare si dhe ndryshimet në
konsumin personal ,konsumin buxhetor,në atë investiv ,p.sh., pjesemarrja e
konsumit investiv në të ardhurat kombetare atëherë paraqtet procesi i
inflacionit që e zvoglon pjesemarrjen e konsumit personal , buxhetor dhe të
eksportit.

3.Inflacioni për shkak të zvoglimit të fundit të mallit - pasi që inflacioni si
proces paraqtet nëperiudhat kur kerkesa e parasë është mbi ofertat e mallit
dhe shërbimeve ,atëherë gjatë analizës së shkaqeve të inflacionit duhet të
shoqerohen faktorët të ndryshem të cilët ndikojn në zvoglimin e ofertës së
mallit .Në ofertën e mallit ndikojnë këto shkaqe :zvogelim absulut i
prodhimit dhe zvoglimi relativ i prodhmit .

4.Inflacioni për shkak të ecurive të pavolitshme të bilancit të pagesave -
ecuria e përditshme e bilancit të pagesave është pasojë e inflacionit të
pagesave , pra inflacioni i mbrendshëm .Ne këtë menyrë eksporti mallit
zvoglohet,kurse importi rritet dhe keshtu që blanci i pagesave mund te jete
pasiv.

Pasivi i bilancit të pagesave shkaktohet nga :

a)Inporti i madh i të mirave ekonomike sidomos produkteve bujqësore.

b)Per shkak të të mirave dhe paisjeve investive .

c)Per shkak te kamatës si dhe kthimit të huas se kontraktuar në periudhën e
mëhershme.

Pasiva e bilancit te pagesave duhet të mbulohet ,ajo mund te behet ne dy
menyra :duke hyre borxh dhe me anë të devalvimit.


Masat antiinflacionare

Dukuria e inflacionit e cila është bërë përcjellës i përhershëm i ekonomisë
prej të gjitha shteteve ka ndikuar që shkenca të studioj dukuritë , format ,
shkaqet dhe pasojat e tij dhe njëkohesisht masat të cilat duhet marrë shteti per
pengimin dhe perballimn e nflaciont.

Masat qe duhet ndermarre janë:

1. Masat monetare politike - ketu numrojmë:
a) rritjen e normes se kamates
b) ngritjen e normes së rezervës së detyrueshme
c) rritjen e letrave me vlerë dhe në rastet e inflaciont galopant edhe reformat
monetare.

2.Masat monetare fiskale - ketu numrojmë: a) ekuijlibrin e buxhetit , b)
rritjen e tatmeve dhe të kontrbuteve , c) shpalljen e huase shtetrore , d) masat
në lemin e doganave,etj.


Kostot e inflacionit

Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë. Dihet
se nje transaksion ka dy anë, shitësin dhe blerësin. Kur cmimet rritën është
shiteëi që fiton kurse blerësi humbet. Prandaj analiza e kostove të inflacionit
është krejt e ndryshme nga ato të papunësisë. Papunësia, sic e dimë paraqet
nje humbje të pastër. Kurse, kur analizojmë inflacionin do të shohim se në
një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të
fituar.
Theksuam se në një periudhë inflacionste jo të gjitha cmimet, përfshirë këtu
edhe pagat, ndryshojnë me të njejën masë ose ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi
patjeter ndryshime në nivelin e cmimeve relative të mallrave dhe shërbimeve.
Pikërisht këto ndryshime në cmimet relative të mallrave dhe shërbimeve,
krijojnë dy efekte nga inflacioni :
1) Inflacioni qon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të
ndryshme të popullsisë.
2) Inflacioni qon në një alokim joeficent të burimeve të prodhimit. Kur kemi
inflacion, paratë e humbasin vlerën e tyre. Vlera e parasv shprehet në sasinë e
mallrave dhe të shërbimeve që mund të blihen me to. Me fjalë të tjera, në
kushtet e inflacionit me një sasi parash, për shembull, prej 500 lekësh, nuk
mund të blihet e njëjta sasi mallrash apo shvrbimesh qv bliheshin një vit me
parv. Norma në të cilën bie vlera e parasë varet nga norma e inflacionit. Në
qoftë se kjo e fundit është e lartë, paratë e humbasin vlerën e tyre shumë
shpejt, dhe kur është e ulët, vlera e parasë bie më ngadalë.
Inflacioni është një dukuri ekonomike që ndodh në të gjitha vendet. Por
norma e inflacionit varion nga një vënd në një tjeter. Kur norma e inflacionit
ndryshon shumë dhe për një periudhë afatgjatë atëherv do të kemi si rezultat
një ndryshim në vlerën e këmbimit të parasë vendase me paratë e vendëve të
tjera. Megjithatë, efektet konkrete të zhvlerësimit të parasë, pra kostot e
inflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo i
paparashikuar.
1. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund të
parashikohet nga agjentët ekonomikë.
2. Inflacion i paparashikuar është ajo normë e inflacionit e cila i kap
agjentet ekonomikë në befasi.
E bejmë dallimin midis inflacionit të parashikuar dhe të paparashikuar, sepse
efektet që ato shkaktojnë ndryshojnë nga njëri tjetri. Le të ndalemi në
shpjegimin e rastit kur kemi të bejmë me një normë inflacioni të parashikuar.
Dimë se parate përdorën si masë e vlerës në transaksione të ndryshme.
Huamarrësit dhe huadhënësit, punëtoret dhe punedhënësit hartojnë kontrata
në tregues vlerorë, monetarë. Në këto kushte në qoftë se vlera e parsë
ndryshon në mënyre të paparashikuar, gjatë kohës së zbatimit të kontratës,
për shkak tv inflacionit, atëherë madhësia reale e parasë së paguar ose të
marre, të fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara.
Interesi (kursi i interesit/kamata) është kostoja që huamarrvsi i paguan
huadhënësit gjatë një periudhe të caktuar kohore, zakonisht e llogaritur në
bazë vjetore. Kjo shumë e paguar ka si qellim të kompenzojë huadhënësin
për sakrificën qe po ndërmerr në humbjen e përdorimit të mënjëhershëm të
parasë së tij, për uljen e vlerës së parasë si pasojë e inflacionit gjatë
kohëzgjatjes së huadhëniës, dhe e fundit, per rrezikun që paraqet procesi i
huadhëniës (psh, mospagimi nga huamarrësi i shumës së dhënë hua).
Ekzistojnë kurse të ndryshme interesi që varen nga faktorë si kush është
huadhënësi (kreditori) e kush huamarrësi (kredimarrësi). Mënyra e harxhimit
të kredisë luan po ashtu rol në cmimin e kredisë. Dy kurset më të njohura
janë ato të Bankes Qëndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj.
Federal Reserve Bank). Ketë lloj interesi e paguajnë bankat komerciale kur
marrin hua nga banka qëndrore.

Le të marrim një shëmbull që ilustron kthimin e kredisë :
Një konsumator merr hua në bankë 5000 $ për të blerë një veturë dhe bie
dakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti me një normë interesi 10% në
vit. Pas një viti ky përson do ta kthejë huanë e marrë prej 5000$ dhe do të
paguajë 500$ interes (5000*10%=500$).
Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave
dhe shërbimeve që mund të blihen me 5000$ mbetët e njëjtë. Në këtë situatë,
duke i paguar bankës 500$ si interes, konsuamtori heq dorë nga konsumi i
masës përkatëse në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 500$ me shumë
nga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to më shumë mallra dhe
shërbime se sa në fillim. Tani le ta studiojmë këtë marrëveshje, por në
kushtet kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit. Eshtë e qartë se
në fund të vitit konsuamtori do ti kthejë bankës 5500$, ku 5000$ përbejnë
kthimin e huasë së marrë dhe 500$ janë pagesa e interesit për huanë e marrë.
Në këtë rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shërbimeve që ajo
mund të blejë më këto para është saktësisht e barabartë me ato që mund të
kishte blerë me 5000$ një vit më parë. Përsa i përket konsumatorit,
mëgjithëse ai i paguan Bankës 500$ interes, kjo pagesë nuk imponon ndonjë
kosto oportune për të, sepse pas një viti vlera e parasë ka rënë (për shkak të
inflacionit 10%). Shuma prej 5000$ që ai mori hua, është e qartë se pas një
viti vlerësohet më pak në sasi mallrash dhe shërbimesh. Tani pas një viti
duhen 5500$ për të blerë ato mallra dhe shërbime që bleheshin me 5000$ një
vit më parë. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rënie
në vleren e huasë e fshin pse e asgjëson pagesen prej 500$ si interes. Themi
se në ketë rast konsumatori (huamarrësi) është i fituar, kurse banka
(huadhënësi) është i humbur.
Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar.

More Related Content

What's hot

Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Menaxherat
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajbehar199004
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaMenaxherat
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeMenaxherat
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Labinot Aliu
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Menaxherat
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)Violeta Visha
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
PapunesiaMaja
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleKastriot Gashi
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj MikroKosovar Sopjann
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaMenaxherat
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-2
Biznes  nderkombetar Ligjerata-2Biznes  nderkombetar Ligjerata-2
Biznes nderkombetar Ligjerata-2Zana Agushi
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomipranvera123
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarMenaxherat
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeBessnik Latifi
 

What's hot (20)

Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
Makroekonomia - BPV- Bruto Produkti Vendor
 
Paraja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e sajParaja dhe funksionet e saj
Paraja dhe funksionet e saj
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesiaInflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Papunesia 1
Papunesia 1Papunesia 1
Papunesia 1
 
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomikeCiklet e biznesit dhe rritja ekonomike
Ciklet e biznesit dhe rritja ekonomike
 
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions" Paraja dhe funksionet "money and its functions"
Paraja dhe funksionet "money and its functions"
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Tregjet financiare (1)
Tregjet financiare  (1)Tregjet financiare  (1)
Tregjet financiare (1)
 
Papunesia
PapunesiaPapunesia
Papunesia
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Makro : politika fiskale
Makro : politika fiskaleMakro : politika fiskale
Makro : politika fiskale
 
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresësElasticiteti i ofertës dhe këkresës
Elasticiteti i ofertës dhe këkresës
 
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj    MikroPyetje Pergjigje I Xii Kapituj    Mikro
Pyetje Pergjigje I Xii Kapituj Mikro
 
Tregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesaTregu, oferta dhe kerkesa
Tregu, oferta dhe kerkesa
 
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet Paraja   Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
Paraja Kuptimi, Format, Dhe Funksionet
 
Biznes nderkombetar Ligjerata-2
Biznes  nderkombetar Ligjerata-2Biznes  nderkombetar Ligjerata-2
Biznes nderkombetar Ligjerata-2
 
Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi Inflacioni ne shqiperi
Inflacioni ne shqiperi
 
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomiPytje dhe pergjegjje makroekonomi
Pytje dhe pergjegjje makroekonomi
 
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankarBanka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
Banka qendrore dhe politika monetare, si dhe paraja dhe sistemi bankar
 
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe PergjigjeMikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
Mikroekonomi-Pytje dhe Pergjigje
 

Similar to Punim seminarik inflacioni

1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...Dar Iss
 
Raporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionRaporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionMenaxherat
 
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionKastriot Gashi
 
Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...
Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...
Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...Driton Dobruna
 
Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4ekonomia
 
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina Kastriot Gashi
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëALTAX Consulting
 
Paraja dhe sistemi bankar prof h.sh
Paraja dhe sistemi bankar prof h.shParaja dhe sistemi bankar prof h.sh
Paraja dhe sistemi bankar prof h.shMenaxherat
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveALTAX Consulting
 
Krizat ek. ciklet ligj.2
Krizat ek. ciklet  ligj.2Krizat ek. ciklet  ligj.2
Krizat ek. ciklet ligj.2Kastriot Gashi
 
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina Kastriot Gashi
 
Kurba e Philipsit
Kurba e PhilipsitKurba e Philipsit
Kurba e PhilipsitMenaxherat
 
Krizat ekonomike ciklet ligj.2 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike ciklet   ligj.2 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike ciklet   ligj.2 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike ciklet ligj.2 myrvete badivuku-pantinaMenaxherat
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Menaxherat
 
Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)
Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)
Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)Anisa Rama
 

Similar to Punim seminarik inflacioni (20)

Ekonomiks 2 (1)
Ekonomiks 2 (1)Ekonomiks 2 (1)
Ekonomiks 2 (1)
 
Inflacioni.ppt
Inflacioni.pptInflacioni.ppt
Inflacioni.ppt
 
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...1   kuptimi i inflacionit  me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
1 kuptimi i inflacionit me inflacion do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme...
 
Raporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacionRaporti papunesi inflacion
Raporti papunesi inflacion
 
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacionMakro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
Makro 1. ligj. 10. raporti papunesi inflacion
 
Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...
Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...
Driton dobruna punim_seminarik_crregullimet_ne_sasine_e_parase_ne_qarkullim_u...
 
hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)hyrje ne ekonomi (KH)
hyrje ne ekonomi (KH)
 
Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4Makro 3 ligj. 4
Makro 3 ligj. 4
 
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2,  ora 10  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 10 Myrvete Badivuka Pontina
 
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominëA munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
A munden defiçitet dhe sufiçitet buxhetore të stabilizojnë ekonominë
 
Makroekonomia
MakroekonomiaMakroekonomia
Makroekonomia
 
Paraja dhe sistemi bankar prof h.sh
Paraja dhe sistemi bankar prof h.shParaja dhe sistemi bankar prof h.sh
Paraja dhe sistemi bankar prof h.sh
 
Makroekonomi
MakroekonomiMakroekonomi
Makroekonomi
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
 
Krizat ek. ciklet ligj.2
Krizat ek. ciklet  ligj.2Krizat ek. ciklet  ligj.2
Krizat ek. ciklet ligj.2
 
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina Makro 2, ora 11  Myrvete Badivuka Pontina
Makro 2, ora 11 Myrvete Badivuka Pontina
 
Kurba e Philipsit
Kurba e PhilipsitKurba e Philipsit
Kurba e Philipsit
 
Krizat ekonomike ciklet ligj.2 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike ciklet   ligj.2 myrvete badivuku-pantinaKrizat ekonomike ciklet   ligj.2 myrvete badivuku-pantina
Krizat ekonomike ciklet ligj.2 myrvete badivuku-pantina
 
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
Bilanci i pagesave dhe politika makroekonomike në ekonomi të hapur 2015
 
Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)
Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)
Agl6makro2 1228902103594592-1 (1)
 

Punim seminarik inflacioni

  • 1. Lënda : Tema : Ligjeruesi : Prof. Petrit Pollozhani Punoi : Zamira Bexheti Maj-2009
  • 2. Përmbajtja: -Kuptimi i Inflacioni -Norma e inlflancionit -Deflacioni -Desinflacioni -Llojet e inflacio *Inflacioni i moderuar *Inflacioni galopant *Hperinflacioni -Pasojat e inflacionit -Shkaqet e inflacionit -Masat antiinflacionare -Kostot e inflacionit Inflacioni
  • 3. Inflacioni është një rritje ngulmuese e çmimit të të mirave dhe shërbimeve, shkaktuar nga disniveli i krijuar nga një sasi e vogël e të mirave materiale në treg dhe e një sasie të madhe të parasë në qarkullim. Inflacioni mund të shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim ose nga kërkesa si pasojë e shpenzimeve të qeverisë ose shtypjes së parasë së re. Gjithashtu ajo mund të vijë edhe si pasojë e uljes së ofertës së të mirave materiale. Fjala inflacion per here te pare u perdor ne SHBA per te shprehur rritjen e madhe te emmeve dhe te qarkullimit te parase gjate kohes se luftes qytetare te viteve 1861-1865,kur qevera ishte e shtrenguar te emetoj para letre per te financuar luften. Fjala inflacion vjen nga latinishtja "inflare"qe do te thote fryrje,zmadhim etj. Me inflacion kuptojm ate qrregullim te proceseve ekonomike dhe financiare ne mes te ofertes dhe te kerkeses se mallrave dhe te sherbimeve i cli shprehet me rrtjen e emimeve dhe me zhvleresimn e parase. Ose: Me inflacion kuptojme ate qrregullim monetar qe krijohet me leshimin ne qarkullm te nje sasie me te madhe kartmonedhash dhe sorrogate te parase ne krahasim me sasine e domosdoshme te parave ari. Shume autor kane dhen definicione te ndryshme lidhur me inflacionin dhe nder ta mund ta cekum edhe Samuel Sonin i cili thote se me inflacion kuptojme periudhen e rritjes se pergjithshme te emmeve te mallit dhe te faktoreve te prodhimt. Inflacion ndikon ne prodhim,shprendarje,emm,konsum,ne blancin e pagesave , etj. Inflacioni i asaj kohe pershkruhet keshtu: "Dikur kemi shkuar ne dyqan me para nee xhepat tone dhe jemi kthyer me plote gjera ushqimore ne shportat tona.Tani po shkojme me shporta plote para , kurse po kthehemi me gjera ushqmore te cilat mund ti fusim ne xhepa". Inflacioni përbën një nga semundjet makroekonomike dhe konsiderohet shqetësim serioz për ekonomine në teresi dhe per firmat ne vecanti. Per këtë arsye cdo qeveri inflacionin e sheh si një ndër piketat kryesore stabilizuese makroekonomike. Inflacioni shkaktohet nga rritja e sasisë së parasë në qarkullim dhe zvogelimi i sasisë së të mirave materiale në treg. Monetaristet e ditëve të sotme gjetën një pergjigje bindëse pse fryhen cmimet:
  • 4. Inflacioni është një fenomen i kerkesës për para! Norma e inlflancionit : Me inflacioni do të kuptojmë ngritjen e vazhdueshme te nivelit te përgjithshëm te çmimeve. Niveli I cmimeve (t) – Niveli I cmimeve (t-1) Norma e Inflacionit (t) = x100 Niveli I cmimeve (t-1) ku t është periudha korente dhe t-1 është periudha paraardhëse . Sic del edhe nga përkufizimi i mësiperm, është e domosdoshme të theksojmë se inflacioni është një dukuri ekonomike qe shpreh ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve dhe jo të cmimeve të mallrave apo të shërbimeve të vecanta. Me ngritjen e nivelit të përgjithshëm të cmimeve kemi parasysh ngritjen e nivelit mesatar të tyre. Natyrisht, jo të gjitha cmimet ngrihen në të njëjten masë gjatë periudhes së inflacionit. Disa cmime ngrihen më shumë, ndërsa të tjerë ngrihen më pak, sidoqoftë në një situatë inflacioniste niveli mesatar i tyre ngrihet. Krahas inflacionit , me ndryshimin e nivelit të çmimeve lidhen edhe konceptet e diflacionit dhe të desinflacionit. Deflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare nën nivelin e periudhës paraardhëse. Ndryshe deflacioni mund të përcaktohet si inflacion nagativ Pra deflacioni është dukuri e kundërt prej inflaciont dhe paraqet joekujlibrin monetar.Joekujlibri monetar gjatë inflacionit shprehet kur sasia e parasë në qarkullim është më e vogel se ajo që është e nevojshme,kurse te inflacioni joekujlibri monetar shprehet kur sasia e parse në qarkullim është më e madhe se sa ajo që është e nevojshme.Ketu qëndron edhe dallimi i inflacionit ndaj
  • 5. deflacionit. Kuptimi i deflacionit te autorët e ndryshëm kuptohet,pra si e kundërta e problemit te inflaciont .Nese inflacionin e kemi shënuar si renie te fuqise blerese te parase ,deflacionin mund ta definojm si forcim i kesaj fuqie blerese. Deflacioni eshte ajo gjendje ekonomike në të cilën oferta e mallit dhe e sherbimeve mbizoteron mbi kerkesen efektive te parase pa marre parasysh se a bëhet rënja apo jo e nivelit te pergjithshem te emimeve. Pasojat e deflaciont jane :rënja e emimeve ,rritja e fuqise blerese te parase,zvoglimi i pagave dhe i meditjeve ,zvoglimi i prodhimit,te ardhurave nacionale etj. Masat per menjanmn e deflaciont jane:rritja e kerkeses se parase,lehtesimi i kushteve per marrjen e kredise ,stimulimi i eksportit ,zvoglmi i tatimeve dhe zhdukja e dukurive që kanë shkaktuar deflacionin. Desinflacioni pasqyron procesin e rënies së çmimeve mesatare por duke mbetur mbi nivelin e periudhës paraardhëse. Pra, gjatë situatave desinflacioniste inflacioni vazhdon të ketë vlera pozitive. Përderisa inflacioni shpreh ndryshimin e nivelit të çmimeve, si tregues të drejtpërdrejtë të tij shërbejnë indekset e çmimeve. Përllogariten tre indekse të përgjithshme të çmimesh: 1.Indeksi i cmimeve të konsumatorit (CPI) është treguesi që përdoret më gjërësisht për matjen e inflacionit. (CPI) mat kosoton e një shporte tregu mallrash dhe shërbimesh që konsumohen nga familja tipike qytetare gjat një periudhe të caktuar kohe. Në përllogaritjen e CPI mbahen parasysh edhe peshat specifike të cdo malli apo shërbimi në buxhetin e shpenzimeve të konsumatorit. 2.Indeksi i cmimeve të prodhuesit. Ky indeks mat nivelin e çmimeve të shitjes me shumicë, pra nivelin e cmimeve në stadin e prodhimit. Në rastin e SHBA ky indeks llogaritet duke u bazuar në çmimet e rreth 3400 mallrave të ndryshme. Llogaritja e indeksit të çmimeve të prodhuesit është I rëndësishëm për shkak të gjerësisë së mallrave dhe të shërbimeve që përfshin. Ai përdoret gjerësisht në veprimtarinë tregtare.
  • 6. Deflatori I GNP. Deflatori I GNP llogaritet si raport I GNP nominal me GNP real, shprehur në, përqindje, pra: GNP nominal Deflatori I GNP = x100 GNP real Ky raport mudn te interpretohet si një indeks më I pergjithshëm I çmimeve përderisa ai përfshin çmimet e të gjitha mallrave dhe të shërbimeve. Për këtë arsye ekonomistët e konsiderojn deflatorin e GNP si matës më të mir te inflacionit se sa indeksi I çmimeve te Konsumatorit (CPI) dhe Indeksi I çmimeve të Prodhuesit (PPI). Shpesh herë midis njerëzve lindin keqkuptime dhe krijohen konfuzione në lidhje me inflacionin, Këtu po paraqesim disas pyetje të cilat reflektojnë keqkuptimet e përbashkëta, së bashku me përgjigjet e tyre: 1.Ai bën inflacioni mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta? Jo. Inflacion do të thotë që niveli mesatasr I cmimeve ngrihet. Shtrenjtësia e mallrave lidhet me cmimet relative të tyre, të cilat jo me doemos ndryshojnë. 2.A na bën inflacioni më të varfur? Jo patjeter. Të ardhurat tona nominale tentojnë të rriten gjatë periudhës së inflacionit ndërkoh që te ardhurat tona reale mundet të rriten sikurse mund të mos ndryshojn apo të ulen po gjatë kësaj periudhe. 3.A bëhen firmat më të pasura dhe puntorët më të varfur gjatë periudhës së inflacionit? Jo patjeter. Efekti I inflacionit në shpërndarjen e të ardhurave varet nga lloji I inflacionit. Llojet e inflaciont Inflaconi paraqet dukurin negative në rrjedhat e zhvllimit ekonomik.Ai paraqitet në shkall dhe nivele të ndryshme nëpër faza zhvllimore të ekonomisë së një vendi.Inflacion mund ta ndajmë në bazë të kritereve të
  • 7. ndryshme në lloje dhe nënlloje: 1.Sipas ntensitetit - si kriter merret shpejtësia e procesit të inflacionit dhe shkalla e shpenzimt të parasë .Sipas keti kriteri e ndajmë: a)Inflacioni i moderuar(i permbajtur) - shprehë rrtjen e ngadalshme të nivelit të pergjithshëm të cmimeve .Kjo faze e inflacionit e ulët,ku zakonisht norma e inflacionit është një shifrore apo 2% - 3%.Ne kushte të inflacionit cmimet relatvisht janë stabile dhe njerëzit nuk frigohen nga zhvlerësimi i parasë vendore dhe jane te gatshem t'i mbajne ne duart e tyre ose t'i depozitojne në banka pasi që ato do të jenë thuajse në të njejtën vlerë për disa muaj apo për një vit më von.Ne këtë fazë të inflacionit njerëzit janë të gatshëm të ldhin kontrata afatgjate me vlera monetare dyke pasur besimin se niveli i cmimeve nuk do të delvavoj vlerën e tyre të gatshme.Ne situatën kur në ekonomin e një vendi kemi inflacion te moderuar(te permbajtur ) edhe sistemi monetar funksionon mirë që njëherit shpreh stabilitet ekonomik. b)Inflacioni galopant - ky inflacion karakterizohet me nivel të lartë mesatar të cmimeve gjatë një viti.Në situatën e inflacionit galopant norma vjetore e inflacionit është dy ose tre shifror (13% - 16% ).nflacioni galopant i sjell crregullme serioze ekonomisë së një vendi qe shprehet neper mjet treguesve makroekonomik e financiar.Me këtë rast shumë zhvleresohet paraja e vendit ,njerezit pasurin e tyre në vlerë monetare e shendrrojne në një valutë të fort të huaj p.sh.,në dollar.Njerezit frikesohen te mbajnë para të gatshme në dore apo të depozitojne në banka. Në këto situata sistemi monetar crregullohet,bie norma e interest ,rritet kursi devizor si dhe crregullohen transaksionet e brendshme të ekonomisë ,vecmas ato të tregtisë se jashtme. Ne këtë fazë të inflaciont gjenden shumë vende të botës që kryessht janë vende mjafte të zhvilluara. c)Hperinflacioni - në fazën e hiperinflacionit çdo proces ekonomik crregullohet dhe ky lloj i inflacionit është vdekjeprurës për ekonominë e një vendi. Ky lloj i inflaciont është i rrallë dhe zakonisht paraqtet në kushte të luftës. Studimi i këtij lloji të inflacionit është i rëndësishëm sepse hedh dritë mbi llojet e tjera të inflacionit. Si shembull të periudhave me hiperinflacion mund të përmendim Gjermaninë e viteve 1922-1923, ku në ketë periudhë indeksi i cmimeve u rrit nga 1 në 10.000.000.000%. Banka Qëndrore nxirrte në qarkullim gjithmonë e më shumë kartëmonedha – dhe jo vetem ajo. Në të vertete shtypte para gjithkush
  • 8. donte. Korporata te mëdha si Hoechst apo Thyssen prodhuan kartëmonedha të reja për të bërë të mundur pagesën e rrogave të punëtorëve. Jugosllavia ishte poashtu ajo që përjetoj hiperinflacionin në vitet 1992-1993 e cila u karakterizua nga nje hiperinflacion shumë i lartë dhe nga një zhvlerësim i jashtëzakonshem i dinarit, për shkak të luftës Bosnje- Hercegovinë. Nëse njerëzit gjithmonë endërronin të kishin një shportë me para, gjatë kësaj periudhe hiperinflacioniste ndodhi e kunderta: ata më shumë preferonin shportën sesa paratë e pavlera që e mbushnin ate! Disa nga karakteristikat kryesore të hiperinflacionit janë: Së pari, shpejtësia e qarkullimit të parasë rritet shumë shpejt. Në fund të periudhës së hiperinflacionit gjerman paratë qarkulluan 30 herë më shumë se në fillim të saj. Se dyti, cmimet relative, perfshirë edhe cmimin e punes (pagën) bëhen jashtëzakonisht të paqëndrueshëm. Pikërisht ky ndryshim shumë i madh në cmimet relative dhe në pagën reale me efektet përkatese në alokimin e burimeve dhe në shpërndarjen e të ardhurave, ilustron fare mirë kostot e mëdha që shkaktohen nga inflacioni. 2.Sipas kohes se zgjatjes se procesit te inflaciont - inflaconi mund të jetë: a)inflaconi afatgjate i cili është latent apo i permbajtur për nga itensiteti. b)inflacioni i njehershem i cili paraqitet për nje kohe të shkurtër dhe po sa të ndalet ndikim i shkaqeve të tij , ndërprehet procesi i inflacionit. c)inflacioni kronik apo shume vjeçarë është ai inflacion i cili është me intenztet të mesëm dhe që është i pranishëm në një vend për shumë kohë , pra ky inflacion zgjatë shumë vjet. 3.Sipas origjines - sipas këti kriteri inflacioni mund të jetë i vendit dhe I huaj. 4.Sipas kalimit te ekonomise - mendohet në shkallën e zhvleresimt të parasë , pra inflacioni mund te jetë : a)Inflacioni jo aktiv - është kur kemi kapacitet të paangazhuar të prodhimit dhë rezerva te lëndëve të para. b)Inflacioni aktiv - paraqitet atëherë kur prodhimi nuk mund te rritet , pra inflacioni i ka të gjitha efektet e tij në këtë rast. 5.Spas angazhimit - dallojmë : a) Inflacionin e lire - është atëherë kur shitet nuk merrë kurfare masash që të pengojë zhvillimn e inflacionit. b) nflacioni i penguar - është kur shteti merrë masa për pengimin e tij.
  • 9. Pasojat e inflacionit Pasojat e inflacionit ndihen ne te gjtha sferat e riprodhmit shoqëror , pra inflacioni ndikon në : 1.Në zhvillimn ekonomik - Inflacioni ka ndikim: a)neotral ; b)ndikim negativ ; c)ndikim poztiv. a)Ndikimi neotral në zhvillimin ekonomik bazohet në disa botëkuptime të disa ekonomisteve klasik që kanë menduar se parat jane mjete teknike në kembim të mallrave. b)Ndikimi negatv - në zhvillimin ekonomik bazohet në këto argumente: *inflacioni paraqet pengesë për zhvillimin ekonomik, *destmulon kursimin, *zvoglon angazhimin e rritjes së produktivitetit të punës. c)Ndikimi poztiv - në zhvillimin ekonomik bazohet në faktinse inflacioni e stimulon rritjën e prodhimt duke ia siguruar tregun me kushte të përshtatshme të ngritjes se cmimeve. 2. Nidkmi i nflacionit në qarkullim dhe prodhim - inflacioni krijon iluzion te prosperitetit , perkatesisht të zhvillimit të ekonomise apo te rritjes se prodhmit. 3. Ndikimi i inflacionit në shprëndarje të të ardhurave - inflacioni ka ndikim dhe pasoja negative në shprendarjen e të ardhurave , kryesisht nga inflacioni dëmtohen punonjësit , nënpunesit , pensonistët , invalidët , marrësit e ndihmave sociale , kursimtarët kreditor etj. 4.Ndikimi i inflacionit në kembim ndërkombetar - inflacioni në shumë aspekte ndikon në mardheniet ekonomike nderkombetare. Shkaqet e inflacionit Shkaqet e inflacionit janë të shumëta , por kryesisht radhiten në katër grupe : 1.Inflacioni i kerkesës efektive të parasë (fuqise blerese) - për shkak të kerkesës efektive të parasë paraqitet në bazë të lejimt të kredisë së bllokimit
  • 10. të pjesëve të vellimit monetar etj. 2. Inflacioni per shkak te shprendarjes dispropocionale të të ardhurave kombetare - shprendarja reale e të ardhurave kombetare si dhe ndryshimet në konsumin personal ,konsumin buxhetor,në atë investiv ,p.sh., pjesemarrja e konsumit investiv në të ardhurat kombetare atëherë paraqtet procesi i inflacionit që e zvoglon pjesemarrjen e konsumit personal , buxhetor dhe të eksportit. 3.Inflacioni për shkak të zvoglimit të fundit të mallit - pasi që inflacioni si proces paraqtet nëperiudhat kur kerkesa e parasë është mbi ofertat e mallit dhe shërbimeve ,atëherë gjatë analizës së shkaqeve të inflacionit duhet të shoqerohen faktorët të ndryshem të cilët ndikojn në zvoglimin e ofertës së mallit .Në ofertën e mallit ndikojnë këto shkaqe :zvogelim absulut i prodhimit dhe zvoglimi relativ i prodhmit . 4.Inflacioni për shkak të ecurive të pavolitshme të bilancit të pagesave - ecuria e përditshme e bilancit të pagesave është pasojë e inflacionit të pagesave , pra inflacioni i mbrendshëm .Ne këtë menyrë eksporti mallit zvoglohet,kurse importi rritet dhe keshtu që blanci i pagesave mund te jete pasiv. Pasivi i bilancit të pagesave shkaktohet nga : a)Inporti i madh i të mirave ekonomike sidomos produkteve bujqësore. b)Per shkak të të mirave dhe paisjeve investive . c)Per shkak te kamatës si dhe kthimit të huas se kontraktuar në periudhën e mëhershme. Pasiva e bilancit te pagesave duhet të mbulohet ,ajo mund te behet ne dy menyra :duke hyre borxh dhe me anë të devalvimit. Masat antiinflacionare Dukuria e inflacionit e cila është bërë përcjellës i përhershëm i ekonomisë prej të gjitha shteteve ka ndikuar që shkenca të studioj dukuritë , format , shkaqet dhe pasojat e tij dhe njëkohesisht masat të cilat duhet marrë shteti per
  • 11. pengimin dhe perballimn e nflaciont. Masat qe duhet ndermarre janë: 1. Masat monetare politike - ketu numrojmë: a) rritjen e normes se kamates b) ngritjen e normes së rezervës së detyrueshme c) rritjen e letrave me vlerë dhe në rastet e inflaciont galopant edhe reformat monetare. 2.Masat monetare fiskale - ketu numrojmë: a) ekuijlibrin e buxhetit , b) rritjen e tatmeve dhe të kontrbuteve , c) shpalljen e huase shtetrore , d) masat në lemin e doganave,etj. Kostot e inflacionit Kostot e inflacionit janë më pak të dukshme se sa kostot e papunësisë. Dihet se nje transaksion ka dy anë, shitësin dhe blerësin. Kur cmimet rritën është shiteëi që fiton kurse blerësi humbet. Prandaj analiza e kostove të inflacionit është krejt e ndryshme nga ato të papunësisë. Papunësia, sic e dimë paraqet nje humbje të pastër. Kurse, kur analizojmë inflacionin do të shohim se në një situatë inflacioniste mund të kemi njëkohësisht si të humbur ashtu edhe të fituar. Theksuam se në një periudhë inflacionste jo të gjitha cmimet, përfshirë këtu edhe pagat, ndryshojnë me të njejën masë ose ritëm. Rrjedhimisht, do të kemi patjeter ndryshime në nivelin e cmimeve relative të mallrave dhe shërbimeve. Pikërisht këto ndryshime në cmimet relative të mallrave dhe shërbimeve, krijojnë dy efekte nga inflacioni : 1) Inflacioni qon në rishpërndarjen e pasurisë midis klasave ose shtresave të ndryshme të popullsisë. 2) Inflacioni qon në një alokim joeficent të burimeve të prodhimit. Kur kemi inflacion, paratë e humbasin vlerën e tyre. Vlera e parasv shprehet në sasinë e mallrave dhe të shërbimeve që mund të blihen me to. Me fjalë të tjera, në kushtet e inflacionit me një sasi parash, për shembull, prej 500 lekësh, nuk mund të blihet e njëjta sasi mallrash apo shvrbimesh qv bliheshin një vit me parv. Norma në të cilën bie vlera e parasë varet nga norma e inflacionit. Në qoftë se kjo e fundit është e lartë, paratë e humbasin vlerën e tyre shumë shpejt, dhe kur është e ulët, vlera e parasë bie më ngadalë. Inflacioni është një dukuri ekonomike që ndodh në të gjitha vendet. Por
  • 12. norma e inflacionit varion nga një vënd në një tjeter. Kur norma e inflacionit ndryshon shumë dhe për një periudhë afatgjatë atëherv do të kemi si rezultat një ndryshim në vlerën e këmbimit të parasë vendase me paratë e vendëve të tjera. Megjithatë, efektet konkrete të zhvlerësimit të parasë, pra kostot e inflacionit, varen nga karakteri i inflacionit, nëse ai është i parashikuar apo i paparashikuar. 1. Inflacioni i parashikuar quhet ajo norme e inflacionit e cila mund të parashikohet nga agjentët ekonomikë. 2. Inflacion i paparashikuar është ajo normë e inflacionit e cila i kap agjentet ekonomikë në befasi. E bejmë dallimin midis inflacionit të parashikuar dhe të paparashikuar, sepse efektet që ato shkaktojnë ndryshojnë nga njëri tjetri. Le të ndalemi në shpjegimin e rastit kur kemi të bejmë me një normë inflacioni të parashikuar. Dimë se parate përdorën si masë e vlerës në transaksione të ndryshme. Huamarrësit dhe huadhënësit, punëtoret dhe punedhënësit hartojnë kontrata në tregues vlerorë, monetarë. Në këto kushte në qoftë se vlera e parsë ndryshon në mënyre të paparashikuar, gjatë kohës së zbatimit të kontratës, për shkak tv inflacionit, atëherë madhësia reale e parasë së paguar ose të marre, të fituar ndryshon nga ajo e kontraktuara. Interesi (kursi i interesit/kamata) është kostoja që huamarrvsi i paguan huadhënësit gjatë një periudhe të caktuar kohore, zakonisht e llogaritur në bazë vjetore. Kjo shumë e paguar ka si qellim të kompenzojë huadhënësin për sakrificën qe po ndërmerr në humbjen e përdorimit të mënjëhershëm të parasë së tij, për uljen e vlerës së parasë si pasojë e inflacionit gjatë kohëzgjatjes së huadhëniës, dhe e fundit, per rrezikun që paraqet procesi i huadhëniës (psh, mospagimi nga huamarrësi i shumës së dhënë hua). Ekzistojnë kurse të ndryshme interesi që varen nga faktorë si kush është huadhënësi (kreditori) e kush huamarrësi (kredimarrësi). Mënyra e harxhimit të kredisë luan po ashtu rol në cmimin e kredisë. Dy kurset më të njohura janë ato të Bankes Qëndore Evropiane dhe ajo e Bankes Amerikane (origj. Federal Reserve Bank). Ketë lloj interesi e paguajnë bankat komerciale kur marrin hua nga banka qëndrore. Le të marrim një shëmbull që ilustron kthimin e kredisë : Një konsumator merr hua në bankë 5000 $ për të blerë një veturë dhe bie dakort që ta kthejë huanë e marrë pas një viti me një normë interesi 10% në vit. Pas një viti ky përson do ta kthejë huanë e marrë prej 5000$ dhe do të paguajë 500$ interes (5000*10%=500$). Supozojmë fillimisht se nuk kemi inflacion. Rrjedhimisht sasia e mallrave dhe shërbimeve që mund të blihen me 5000$ mbetët e njëjtë. Në këtë situatë,
  • 13. duke i paguar bankës 500$ si interes, konsuamtori heq dorë nga konsumi i masës përkatëse në mallra dhe shërbime. Ndërsa banka merr 500$ me shumë nga sa kishte në fillim dhe mund të blejë me to më shumë mallra dhe shërbime se sa në fillim. Tani le ta studiojmë këtë marrëveshje, por në kushtet kur ekonomia vuan nga një inflacion prej 10% në vit. Eshtë e qartë se në fund të vitit konsuamtori do ti kthejë bankës 5500$, ku 5000$ përbejnë kthimin e huasë së marrë dhe 500$ janë pagesa e interesit për huanë e marrë. Në këtë rast, kur banka merr 5500$, sasia e mallrave dhe shërbimeve që ajo mund të blejë më këto para është saktësisht e barabartë me ato që mund të kishte blerë me 5000$ një vit më parë. Përsa i përket konsumatorit, mëgjithëse ai i paguan Bankës 500$ interes, kjo pagesë nuk imponon ndonjë kosto oportune për të, sepse pas një viti vlera e parasë ka rënë (për shkak të inflacionit 10%). Shuma prej 5000$ që ai mori hua, është e qartë se pas një viti vlerësohet më pak në sasi mallrash dhe shërbimesh. Tani pas një viti duhen 5500$ për të blerë ato mallra dhe shërbime që bleheshin me 5000$ një vit më parë. Pra, rezulton se realisht konsumatori ka kthyer 5000 $. Kjo rënie në vleren e huasë e fshin pse e asgjëson pagesen prej 500$ si interes. Themi se në ketë rast konsumatori (huamarrësi) është i fituar, kurse banka (huadhënësi) është i humbur. Krejt ndryshe ndodh kur inflacioni është i parashikuar.