SlideShare a Scribd company logo
Edicioni i dytë
Punësimi dhe investimet
kapitale në Shqipëri, 2016
Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente
për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës
NJE BOTIM
NGA
ALTAX
ALTAX CENTER
2016/11/07
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
1
ALTAX Center
Studime Fiskale Shqiptare
Nr. 2016/11/07
www.al-tax.org
altax@constultant.com
Datë 01.11.2016
Tiranë, Shqipëri
Punësimi dhe investimet
kapitale në Shqipëri, 2016
Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe
disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës
Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që
të kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet,
problemet ekonomike dhe sociale në zbatimin e praktikave të tyre.
Autorësia është e
©
ALTAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë matërial apo pjesë të tij kërkohet të
shënojë autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë.
Dokumenti mund të shkarkohet nga faqja në internet www.al-tax.org
Nëse keni kërkesa, pyetje dhe sugjerime ju lutem postojini elektronikisht te altax@consultant.com
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
2
©2016
ALTAX CENTER
Studime Fiskale Shqiptare
Nëntor 2016
Shpërndarja: A. GJOKUTAJ
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
PËRMBLEDHJE
Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë studim analiza të treguesve të
punësimit si dhe një përmbledhje të nivelit të tregut të punës dhe ndikimi që duhet ti vijë nga
investimet kapitale. Ky publikim është edicioni i dytë, pas publikimit të edicionit të parë në 2013.
Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si
dhe kritikëve që mund të mos pëlqejnë parashtrimin e fakteve dhe llogaritjeve apo kanë pyetje
në lidhje me konkluzione dhe komente të shprehura nga ekspertët e ALTAX.
Bazuar në të dhënat që janë marrë nga INSTAT dhe Banka e Shqipërisë, si dhe të dhëna nga
burime të ndryshme për këtë temë, u përdorën për llogaritjet dhe publikimin e raporteve të të
dhënave.
Fjalëkyç: punësimi, papunësia, ekonomia, investimet kapitale, investimet e huaja, tregu i punës
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
3
PËRMBAJTJA
Hyrje Faqe 4
1. Struktura e tregut të punës dhe ekonomisë Faqe 5
2. Investimet dhe strategjitë për nxitjen e tregut të punës Faqe 8
3. Investimet kapitale nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e
investitorëve të huaj dhe ndikimi në tregun e punës
Faqe 10
Konkluzione Faqe 13
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
4
Hyrje
Shqipëria në vitin 2015 ka një ekonomi që ka filluar rritjen e saj edhe pse poshtë kapaciteteve të
saj të zhvillimit, por me një ndikim ende prezent në ekonominë shqiptare. Për vitin që jemi dhe
më tej financat publike të vendit janë të detyruara të gjejnë rezerva dhe fondet e nevojshme nga
çdo zë i shpenzimeve te buxhetit për të ndikuar me politikat e konsolidimit financiar në nxitjen e
punësimit.
Ndërsa çdo strategji, komunikim dhe plan veprimi për sektorët me rritje ekonomike ka efekt
edhe në punësim, nga ekspertët e ALTAX gjatë përgatitjes së këtij punimi u vërejt se ka pak
studime dhe analiza referuese në lidhje me efektin direkt që vjen nga zhvillimi ekonomik,
investimet kapitale dhe politikat për rritje dhe zgjerim të tregut të punës. Megjithëse raportet e
institucioneve tentojnë të reklamojnë rritje të punësimit vit pas viti, numrat e punësimit dhe
statistikat e zhvillimit të tregut shfaqin mungesa në tregun e punës me të paktën 250 mijë
punonjës të rinj. Shqipëria ka nevojë për një këtë treg pune në sektorin privat dhe specifikisht në
sektorin e prodhimit dhe bujqësisë me qëllim që të rriti kapacitetet e ekonomisë nga vlera e
shtuar e punës me të paktën 1 -2% rritje rritje në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB).
Nëse teoria është referenca për praktikën, cfarë duhet të kutpojmë nga të dhënat e
statistikave?
Në vitin 2015 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 34,1%.Krahasuar me
vitin 2014, punësimi informal në sektorin jobujqësor ka rënë me 5,3 pikë përqindje.
Punësimi në vetvete dhe politikat që hartohen dhe zbatohen për rritjen e tij nuk janë të
shkëputura nga ekonomia. Madje, lidhja e punësimit është e pazgjidhshme nga politikat
ekonomiko-fiskale si dhe sociale që hartohen nga qeveritë.
Ky material përmbledhës studimor i jep përgjigje pyetjeve të lidhura me arsyet e papunësisë,
politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me
krijimin e vendeve të punës.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
5
1. Struktura e tregut të punës dhe ekonomisë
Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të vitit 2015, tregu i punës në Shqipëri
përfshin 37.6 përqind të popullsisë gjithsej që banon aktualisht si rezidente në vend.
Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 64,2 %. Për
meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18,3 pikë
përqindje më e lartë sesa për femrat.
Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve
kanë përqindjen më të lartë të të
punësuarve me përkatësisht 41,3 % dhe
39,9 % të të punësuarve gjithsej.
Tregu i punës përmbush kërkesat e
punësimit në nivelin 82.5 përqind, duke i
lënë hapësirë prej 17.5 përqind tregut të
papunëve. Në vitin 2015, tregu i të
papunëve është ngushtuar në mënyrë
mëse modeste (0.4 përqind) në raport me rezervat që ofron ekonomia.
Nëse shikojmë shpërndarjen e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë rezulton se
efektiviteti i tyre është në raport jo të drejtë në sektorin e bujqësisë, prodhimit si dhe
shërbimeve sociale dhe administrimit publik. Këta sektorë ekonomikë me peshë gjithsej
prej 41.2% në prodhimin e brendshëm nuk kanë të njëjtën peshë në tregun e punës, i cili
për këta sektorë është sa 67.6 përqind e totalit të tregut.
Shpërndarja e punësimit dhe struktura e PBB në %
Aktiviteti ekonomik
Struktura e
punësimit, 2015
Struktura e
PBB, 2014
Bujqësi 41.3 20
Prodhim 9.3 5.3
Ndërtim 6.9 8.7
Industri nxjerrëse, Energji, Gaz,
Furnizim me ujë
2.4 7.6
Tregti, Transport, Hoteleri,
Shërbime biznesi
22.9 29.8
Shërbime sociale, shërbime të
tjera dhe administrata publike
17 15.9
Taksa Neto 0.2 12.7
Burimi: INSTAT
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
6
Prej shumë vitesh, sektori bujqësor është mbizotërues në ekonominë shqiptare dhe për
tregun e punës ai mbetet mbizotërues, por me një ndikim në vlerën e shtuar të
ekonomisë më pak se gjysma e peshës që mban në këtë treg.
Mospërkimi i peshës së punës me peshën e sektorit ekonomik është ngushtësisht e
lidhur me nivelin e investimeve në sektor, teknologjinë që përdoret, si dhe hapjen në
treg, që tregojnë se produktiviteti i punës në këta sektorë është poshtë kapaciteteve të
zhvillimit të sektorit dhe efikasitetit të përdorimit të burimeve.
Por, nëse analiza
krahasuese midis
peshës së punës
sipas sektorëve
ekonomikë me
peshën e sektorit ekonomik zgjerohet duke tentuar të krahasohet tendenca e rritjes së
tregut të punës me tendencën e rritjes ekonomike duket se një rritje ekonomike për
vitet 2013 - 2015 në një nivel prej 5.85 përqind ka ndikuar në tregun e punës me një
rritje prej 9.57 përqind.
Kjo rritje e tregut të punës ka qendruar në nivele të njëjta në vitet 2014 dhe 2015.
Tendenca e punësimit dhe rritjes ekonomike, në %
Aktiviteti ekonomik 2013 2014 2015
Rritja e punësimit -11.20 4.53 4.82
Rritja ekonomike (PBB) 1.11 2.02 2.74
Ndryshimi -10.09 2.51 2.08
Burimi: INSTAT, Raporti Vjetor
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
7
Kur lëvizja e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë krahasohet për një periudhë
5 vjecare, duket se
pesha e bujqësisë,
ndërtimit dhe
indutrisë nxjerrëse
kanë ardhur në rënie
dhe kanë patur rritje
prodhimi, tregtia
dhe shërbimet si dhe
shërbimet sociale.
Një panoramë e tillë e tregut të punës është një tregues domethënës, i cili pasqyron
situatën ende jo të stabilizuar të ekonomisë shqiptare që reflektohet në lëvizjet e tregut
të punës aspak simetrike me tendencën e rritjes ekonomike.
Kjo ulje e peshës së sektorit bujqësor në tregun e punës drejt rritjes së peshës së
prodhimit, tregitsë dhe shërbimeve tregon ndër të tjera edhe zhvendosjen e popullsisë
drejt zonave urbane, dhe tendencat për tu punësuar në sektorë që kërkojnë aftësi
minimale për tu përfshirë në konkurencën e këtij tregu të tillë si tregtia dhe shërbimet
artizanale apo ato të lidhura me tregun. Ende mbetet problematike disbalanca midis
peshës së sektorëve që kanë peshën kryesore te rritja ekonomike, por që nuk e kanë
këtë peshë në tregun aktual të punës.
Struktura e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë, 2011 - 2015 në %
2011 2012 2013 2014 2015
Bujqësi 45.4 47.4 44.2 42.7 41.3
Prodhim 7.65 6.4 7.5 8.6 9.3
Ndërtim 8.23 8.3 7.1 6.4 6.9
Industri nxjerrëse, Energji, Gaz,
Furnizim me ujë
2.96 1.8 2.2 2.4 2.4
Tregti, Transport, Hoteleri,
Shërbime biznesi
20.25 20.8 21.9 22.6 22.9
Shërbime sociale, shërbime të
tjera dhe administrata publike
15.54 15.3 17 16.8 17
Taksa Neto 0.4 0.2
Burimi: INSTAT
Struktura e punësimit
Aktiviteti ekonomik
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
8
2. Investimet dhe strategjitë për nxitjen e tregut të punës
Shqipëria zbaton grupe politikash për të kryer rolin e rregullatorit e tregut të punës.
Ndërkohë, politikat që kanë të bëjnë me pagesën e papunësisë dhe ndihmën
ekonomike, janë pjesë që merren nga buxheti i shtetit në një nivel të paktën 1.2 përqind
të PBB, ose sa 4.1 përqind e gjithë shpenzimeve të buxhetit.
Bazuar në orientimet strategjike për punësimin investimet kryesore nga buxheti pritet
të ndikojnë në sektorë të ekonomisë dhe grupime biznesesh, me efekte që kanë një
pritshmëri deri në fund të 2017 për:
 ulje të nivelit të papunësisë me të paktën 0.3% çdo vit;
 rritje e numrit të të punësuarve me të paktën 5% në vit;
 angazhime në programe aktive në formën e trajnimit, ritrajnimit, praktikave në
vendin e punës, ose masave të tjera që gjenerojnë punësim të të papunëve të
regjistruar;
 programe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e atyre
ekzistuese;
 nxitje e formimit profesional gjatë gjithë jetës;
 rritje e investimeve në kapitalin njerëzor;
 sigurim i të gjithë mbështetjes shtetërore për të papunë dhe grupet në nevojë;
 përmirësim i performancës së rrjetit të shërbimeve të punësimit brenda
kapaciteteve ekzistuese;
 krijim i një klime pozitive për zhvillimin e biznesit dhe investimeve;
 rritje e konkurueshmërisë së SME-ve në tregun rajonal dhe atë global, nëpërmjet
zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit, reduktimit të barrierave
administrative dhe krijimit të lehtësirave për biznesin;
 ngushtim gradual i peshës së sektorit informal.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
9
Në krahasimin e objektivave strategjikë numerikë, vlerorë dhe kualitativë llogaritjet nga
zhvillimi real i tregut tregojnë mospërmbushje të plotë të tyre, si për uljën e papunësisë,
po ashtu edhe me rritjen e tregut të punës.
Format e tjera të zgjedhura, gjithashtu nuk e kanë dhënë efektin e pritshëm duke qenë
argument për një përzgjedhje të programeve zbatuese jo në përshtatje me nevojat dhe
kërkesat e tregut të punës.
Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se punësimi në sektorin shtetëror u rrit me 2.9
përqind në vitin 2015, ndërsa punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 1.5
përqind. Gjatë vitit 2015 trendi i punësimit në sektorin bujqësor vazhdoi të njohë rritje
të lehtë me 1.4 përqind, ku numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor është
rritur me 6.100 punonjës. Ndërsa, trendi i punësimit në sektorin jobujqësor (duke
përjashtuar administratën publike) gjithashtu shënoi rritje të lehtë me 2 përqind, ku
numri mesatar i të punësuarve në sektorin jobujqësor është rritur me 10.500 punonjës.
Sipas vlerësimeve të INSTAT për vitin 2015, rezulton se 41 % e të punësuarve janë të
punësuar me pagë. Ndërsa, 29,2 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të
vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 29,8 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e
familjes.
Edhe pse në vitin 2015 ka një përmirësim në formalizimin e tregut informal të punës me
5.3 përqind, ende ai mbetet i lartë duke regjistruar një nivel informaliteti prej 34.1%. Ky
treg informal përfaqëson një numër që llogaritet të jetë te 447 mijë punonjës që
mbeten ende jashtë skemës së sigurimeve shoqërore. Ky treg informal është rezerva që
nevojitet të jetë epiqendra e veprimeve të koordinuara të institucioneve që kanë në
qendër formalizimin duke ndikuar direkt dhe efektivisht për rritjen dhe formalizimin e
tregut të punës.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
10
3. Investimet kapitale nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e
investitorëve të huaj dhe ndikimi në tregun e punës
Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale të
tregut të punës duke patur potencial me një kapital njerëzor të vlefshëm, por të vështirë
për tu integruar në tregun e punës, pa aftesi të vecanta për të përmbushur nevojat e
investitorëve edhe pse të lirë në treg. Një pjesë e konsiderueshme e punëkërkuesve u
përkasin moshave të reja. Nga gjithë punëkërkuesit në vend, 15.6% e tyre i përkasin
grupmoshës deri në 25 vjeç dhe 22.9% i përkasin asaj 25-34 vjeç.
Përgjatë dy viteve 2014 dhe 2015, vërehet se ka një rënie të lehtë të papunësisë me
0.4%. Arsyeja e nivelit ende të lartë të papunësisë qëndron për një pjesë të mirë (arsye
subjektive) brenda detyrave të pakryera nga institucionet direkte përgjegjëse për nxitjen
dhe formësimin e punëkërkuesve. Nuk mund të ngelet pa u përmendur edhe pjesa e
pazbatuar, që i përket programeve të zhvillimit ekonomik të qeverive të 20 viteve.
Aktualisht, si cdo diskutim ekonomik, fiskal dhe social edhe për punësimin dhe
papunësinë të parët kanë folur politikanët dhe fjalët e specialistëve mbeten vetëm një
zë i mbytur, apo në rastin më të mirë opinioni publik i rendit sipas krahëve të politikës,
pa u ngacmuar nga thelbi i diskutimit.
Ndërsa dëgjohen mjaft debate ku flitet për premtime të pambajtura, apo për premtime
të reja mjafton elementi i kostos së punësimit për të ballafaquar premtimet me
mundësinë e ekonomisë së vendit. Në programet politike, që pretendojnë të qeverisin
për cdo katër vite, llogaritja e premtimeve duhet të përkojë me koston dhe investimet.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
11
Në analizën e vlerave të investimeve dhe potencialit që ato krijojnë në hapjen e vendeve
të punës duhen marrë në konsideratë kostot që përfshihen për secilin nga vendet e
punës. Kostoja është e lidhur si me shpenzimet direkte, po ashtu edhe kosto indirekte
që lidhen me vendin e punës.
Por duhet patur parasysh se kostoja për hapjen e një vendi pune është gjithnjë më e
lartë se kostoja për mbajtjen e një vendi pune.
Kostoja për një vend pune ( që nuk krijohet rishtazi) nga ekspertët e ALTAX llogaritet të
jetë në shumën prej 400 mijë deri 450 mijë Lekë në vit. Në këtë kosto llogariten orët e
punës, kostoja e taksave të punës, si dhe kosto të tjera që lidhen me shpenzimet që
bëhen në vijimësi për të mbajtur vendin e punës dhe punonjësin në gjendje pune.
Nëse do të llogaritim që nevoja për Shqipërinë është për tu krijuar 200 mijë vende pune,
atëherë kostoja përkon me një shpenzim gjithsej që varion 80 deri 90 miliard lekë në vit.
Në fakt llogaritjet nuk përkojnë me realitetin e investimeve kapitale në vend. Sipas
llogaritjeve për hapjen e një vendi pune, nëse nisemi nga vlera që nevojitet të
investohet fillimisht për krijimin e kushteve të nevojshme për tu realizuar puna rezulton
se mesatarisht për ekonominë në tërësi, për çdo 1 miliard lekë investime arrijnë të
hapen 250 deri 300 vende pune direkte dhe indirekte (kompanitë nënkontraktore dhe të
lidhura me investitorin). Nisur nga fondet e investimeve publike në shumën prej 123
miliard lekë në dy vitet e fundit (2014-2015) llogaritja tregon se duhet të kenë vlejtur që
të hapen 35 mijë deri 37 mijë vende pune direkt apo indirekt.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
12
Ndërkohë, nëse shikojmë vlerat e investimeve të huaja direkte në Shqiëpëri, në vitin
2014 janë në shumën 869 milion euro dhe në vitin 2015 janë në shumën 881 milion
euro1
. Nisur nga llogaritjet si më lart, për hapjen e një vendi pune rezulton se nga efekti i
investimeve të huaja në dy vitet e fundit mundet të ketë një efekt në punësimin e ri prej
57.000 – 72.000 punonjës të rinj.
Nëse e shikojmë numrin e të punësuarve sipas llogaritjeve të bazuara në kostot më lart,
duket se për vlerën e investuar në ekonominë shqiptare prej 365 miliard lekë për
periudhën 2014 – 2015, rezulton se duhet të kenë patur një efekt në hapjen e vendeve
të reja të punës me 92.000 deri 109.000
Në periudhën 2013 – 2015 rezulton se rritja e numrit të vendeve të punës, në sektorin
publik dhe privat është me 95 mijë vende pune të reja, që u bënë pjesë e skemës së
kontributeve tësigurimeve.
Nëse krahasohet me vlerën e investimeve në sektorin publik, si dhe atë privat, atëherë
shikohet se efekti nga investimet që janë hedhur në ekonomi, kryesisht në sektorët:
1. Transport dhe komunikacion me 27%
2. Tregti me shumicë dhe pakicë, si dhe pasuri të patundëshme e dhënie me qira me
19%
3. Shërbim financiar, me 17%
4. Industri nxjerrëse, me 15%
5. Prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të ngrohtë
me 9%,
kanë krijuar vende pune të reja në nivelet që konfirmohen nga statistikat e shtetit shqiptar2
.
1
http://aida.gov.al/faqe/fdi
2
një pjesë e vlerës së investimeve të kryera shkojnë edhe për mbajtjen e vendeve egzistuese të punës, si
dhe forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të sektorit privat dhe publik.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
13
Konkluzione
Në këtë studim mbi punësimin dhe lidhjen me investimet që janë kryer në vend, nisur
nga një analizë e shkurtër është e nevojshme që të orientohen disa mendime që
rezultojnë nga konkluzione paraprake, por të mbështetura në përvojat e mira
kombëtare dhe ndërkombëtare.
Së pari, nisur nga harta së shpërndarjes së investimeve në sektorët e ekonomisë
rezulton se fondet publike nuk kanë shkuar në infrastrukturë, dhe nevoja për blerje të
energjisë për sistemin e shpërmdarjes, por tashmë është mundur të mbyllet detyrimi
ndaj industrisë së ndërtimit civil, dhe atij të shërbimeve dhe tregtar, pa harruar fondet
për investime në sektorët socialë si edukim, shëndetësi dhe ruajtje dhe siguri.
Ndërkohë, orientimi i fondeve të investitorëve të huaj në energjitikë dhe ndërmjetësim
financiar, komunikacion dhe shërbime financiare, industrinë nxjerrëse dhe pasuri të
patundshme kanë qenë themelorë në krijimin e vendeve të reja të punës.
Nga ana tjetër, investimet kanë ndikuar në masë të madhe në rritjen e efikasitetit
industrial duke arritur të realijonnë përmirësim të teknologjisë dhe asistencë teknike
dhe administrative. Kjo shpërndarje gjithsesi nuk do të thotë një nivel zhvillimi i
ekonomisë, i tillë që mund të garantojë një force pune afatgjatë, pasi investimet që janë
realizuar nuk kanë synuar në masën më të madhe në industri me potencial të lartë
punësimi.
Ky konkluzion duket nëse shikojmë rritjen e pabarabartë të bazës së numrit të
punonjësve sipas sektorëve ekonomikë për dy vitet, në kushtet kur vlera e investimit të
huaj ka qene në shumën mbi 240 miliard lekë.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
14
Së dyti, informaliteti në tregun e punës në nivelin 34.1% (446 mijë punonjës) është
pjesë e asaj fuqie punëtore të munguar dhe që nuk regjistrohet nga statistikat, por që de
facto është në punë. Kjo është një konkurencë që dëmton tregun formal dhe ndikon në
krijimin e ambjenti jo konkurues për investimet vendase dhe të huaja.
Së treti, programet për zgjerimin e tregut të punës dhe përmirësimin e shërbimeve
publike krijojnë një qark të shkurtër ndaj tendences zgjeruese, nëse nuk ruajnë një
raport ku për 3 poste pune publike të mbështesin zgjerimin e 1 posti pune të sektorit
privat.
Së katërti, zbatimi i Strategjisë dhe nismave ligjore për nxitjen e punësimit, nëse nuk do
të ketë një korruptim të vullnetit të politikanëve do ta rriste ekonominë e Shqipërisë e
rrjedhimisht dhe numrin e vendeve të reja të punës, krahas ruajtjes së atyre egzistuese,
në dy mënyra:
1. Hapje vende pune sa më pranë nevojave që prezantohen prej pushtetit vendor.
Janë përfaqësuesit e këtij niveli qeverisës, që janë pranë nevojave të qytetarëve
dhe janë shumë më të angazhuar të kryejnë programet në ndihmë të zhvillimit
lokal dhe në mbështetje të strategjive dhe politikave të pushtetit qendror;
2. Mbështetja e programeve për vendet e punës indirekte dhe të bashkëlidhura me
projektet vendore duke krijuar rrjetin e profesioneve dhe punëve të nevojshme
dhe të munguara apo të harruara për komunitetin.
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
15
Referencat
Lead Generation dhe Investimeve AIDA, Investimet e Huaja në Shqipëri 2013 -2014
INSTAT, Tregu i punës 2014
INSTAT, Tregu i punës 2015
Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2014
Banka e Shqipërisë, Raporti Vejtor 2015
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
16
Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016
Një studim mbi punësimin dhe lidhjen me investimet që janë kryer në Shqipëri, në vitet
2014 – 2015. Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë studim
analiza të treguesve të punësimit si dhe një përmbledhje të nivelit të tregut të punës
dhe ndikimi që duhet ti vijë nga investimet kapitale. Ky publikim është edicioni i dytë,
pas publikimit të vitit 2013.
ALTAX Center
Studime Fiskale Shqiptare
Nr. 2016/11/07

More Related Content

What's hot

Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Menaxherat
 
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...eslona
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
Kastriot Gashi
 
Papunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-sëPapunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-së
Veton Rexhepi
 
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara ZoguMenaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara ZoguGetoara Zogu
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
ALTAX Consulting
 
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëriDrejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
ALTAX Consulting
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Menaxherat
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
ALTAX Consulting
 
What's hot (10)

Papunësia
PapunësiaPapunësia
Papunësia
 
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar   analiza e tregut te punes ne kosoveSeminar   analiza e tregut te punes ne kosove
Seminar analiza e tregut te punes ne kosove
 
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...
Papunësia paraqet përqindjen e të papunësuarve nga tërë kapaciteti i fuqisë p...
 
Makro Papunesia
Makro  PapunesiaMakro  Papunesia
Makro Papunesia
 
Papunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-sëPapunesia ne vendet e BE-së
Papunesia ne vendet e BE-së
 
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara ZoguMenaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
Menaxhimi i Burimeve Njërzore - Getoara Zogu
 
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masivMundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
Mundet ekonomia shqiptare të krijojë punësim masiv
 
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëriDrejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
Drejtuesit publikë dhe privatë, e ardhmja dhe pagat në shqipëri
 
Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia Inflacioni dhe papunesia
Inflacioni dhe papunesia
 
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadisZgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
Zgjedhjet politike, ekonomia dhe quo vadis
 
Viewers also liked

Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
Vlerësimi i barrës tatimore sipas qarqeve në shqipëri, 2013-2014
ALTAX Consulting
 
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumitUlja e TVSH në ndihmë të konsumit
Ulja e TVSH në ndihmë të konsumit
ALTAX Consulting
 
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeveTreguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
Treguesit ekonomikë dhe ndikimi në vendimmarrjen e investimeve
ALTAX Consulting
 
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazionMjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
Mjetet duhet të justifikojnë qëllimin e luftës antievazion
ALTAX Consulting
 
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civileReforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
Reforma fiskale, opinioni publik dhe besimi te shoqëria civile
ALTAX Consulting
 
“Qendër për të moshuar” (Plan Biznesi)
“Qendër për të moshuar” (Plan Biznesi)“Qendër për të moshuar” (Plan Biznesi)
“Qendër për të moshuar” (Plan Biznesi)
KetiGjipali
 
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)INVESTIMET E JASHTME DHE  ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)
INVESTIMET E JASHTME DHE ZHVILLIMI EKONOMIK (Rasti i KOSOVËS)Fitore ZEQIRI
 
Viewers also liked (7)

Similar to Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
ALTAX Consulting
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
ALTAX Consulting
 
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
ALTAX Consulting
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
ALTAX Consulting
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
ALTAX Consulting
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
ALTAX Consulting
 
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomikKërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
ALTAX Consulting
 
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
ALTAX Consulting
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
ALTAX Consulting
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
ALTAX Consulting
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
ALTAX Consulting
 
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )CleaInanis24
 
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...Violeta Visha
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
ALTAX Consulting
 
Platformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPPlatformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVP
Suad Bajrami
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
ALTAX Consulting
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
LulzimeCenmurati
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
LulzimeCenmurati
 
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Kliton Domi
 
Similar to Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016 (20)

Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016Performanca e buxhetit  shqiptar, 1996   2016
Performanca e buxhetit shqiptar, 1996 2016
 
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionitLufta ndaj informalitetit dhe evazionit
Lufta ndaj informalitetit dhe evazionit
 
Asn 2010 copia - copia
Asn 2010   copia - copiaAsn 2010   copia - copia
Asn 2010 copia - copia
 
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
Analiza e treguesve buxhetorë për periudhën 1996 - 2012
 
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqipSi do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
Si do të_rritet_ekonomia_dhe_investimet_po_të_ardhurat_e_mia_shqip
 
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, KerkojViti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
Viti buxhetor 2015: Besoj, Dua, Kerkoj
 
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi toTë ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
Të ardhurat nga pagat dhe progresi i tatimit mbi to
 
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomikKërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
Kërkimi shkencor, motorr i ndryshimit social-ekonomik
 
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri Kundër informalitetit të punës në shqipëri
Kundër informalitetit të punës në shqipëri
 
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA  MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
TREGU, MARRËDHËNIET E PUNËS DHE LIDHJA MIDIS INFORMALITETIT, KONKURUESHMËRIS...
 
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetitEkonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
Ekonomia informale, administrata tatimore, minimizimi i informalitetit
 
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
5 politika për tu zbatuar për të tkurrur pabarazinë e të ardhurave në shqipëri
 
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
Statistika ne sherbim te komunitetit ( Matematika 10 )
 
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...Bosmip 4 tefta demeti, ministry  of economy, trade and energy albania, semina...
Bosmip 4 tefta demeti, ministry of economy, trade and energy albania, semina...
 
4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes4 stinët e kostos së qeverisjes
4 stinët e kostos së qeverisjes
 
Platformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVPPlatformat ekonomike - OEMVP
Platformat ekonomike - OEMVP
 
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato privateInvestimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
Investimet publike e rritin ekonominë më shumë se ato private
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docxFINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
FINANCAT NDERKOMBETARE PROJEKT.docx
 
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
Tregtia nderkombetare dhe avantazhet relative dhe absolute te bujqesise shqip...
 
More from ALTAX Consulting

Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publikPartneriteti publik privat dhe borxhi publik
Partneriteti publik privat dhe borxhi publik
ALTAX Consulting
 
Political elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo VadisPolitical elections, economy and Quo Vadis
Political elections, economy and Quo Vadis
ALTAX Consulting
 
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next stormReforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
Reforms, technology and leadership will help Albanians toward the next storm
ALTAX Consulting
 
Reforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresivReforma hibride e taksimit progresiv
Reforma hibride e taksimit progresiv
ALTAX Consulting
 
Albanian budget performance, 1996 2016
Albanian budget performance, 1996   2016Albanian budget performance, 1996   2016
Albanian budget performance, 1996 2016
ALTAX Consulting
 
TVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i VogëlTVSH dhe Biznesi i Vogël
TVSH dhe Biznesi i Vogël
ALTAX Consulting
 
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në ShqiperiTaksat vs. Tarifat në Shqiperi
Taksat vs. Tarifat në Shqiperi
ALTAX Consulting
 
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...Tatimi mbi pronën e paluajtshme:  Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
Tatimi mbi pronën e paluajtshme: Si ta vlerësojmë rolin duke ndjekur shembuj...
ALTAX Consulting
 
Political patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decadePolitical patronage and the state in Albania during last decade
Political patronage and the state in Albania during last decade
ALTAX Consulting
 
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisëDiversifikim të zhvillimit të ekonomisë
Diversifikim të zhvillimit të ekonomisë
ALTAX Consulting
 
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptareNdryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
Ndryshimi i varësisë së ekonomisë shqiptare
ALTAX Consulting
 
Taksat dhe politikat sociale
Taksat  dhe  politikat socialeTaksat  dhe  politikat sociale
Taksat dhe politikat sociale
ALTAX Consulting
 
Ulja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modëUlja e taksave nuk është më në modë
Ulja e taksave nuk është më në modë
ALTAX Consulting
 
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomiaRemitancat, informaliteti dhe ekonomia
Remitancat, informaliteti dhe ekonomia
ALTAX Consulting
 
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017 Deklarata Individuale e të  Ardhurave Vjetore, 2017
Deklarata Individuale e të Ardhurave Vjetore, 2017
ALTAX Consulting
 
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVEPERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
PERFORMANCA E SEKTORIT HIDROKARBUR DHE CMIMI I KARBURANTEVE
ALTAX Consulting
 
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
Barra tatimore në Shqipëri e Ballkan 2017
ALTAX Consulting
 
Reduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen nowReduction of VAT for Albania should happen now
Reduction of VAT for Albania should happen now
ALTAX Consulting
 
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modernTatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
Tatimpaguesit e mëdhenj në Europë dhe kontrolli modern
ALTAX Consulting
 
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në ShqipëriKapitalizimi i hollë në Shqipëri
Kapitalizimi i hollë në Shqipëri
ALTAX Consulting
 
More from ALTAX Consulting (20)

Punësimi dhe investimet kapitale në shqipëri, 2016

  • 1. Edicioni i dytë Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës NJE BOTIM NGA ALTAX ALTAX CENTER 2016/11/07
  • 2. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 1 ALTAX Center Studime Fiskale Shqiptare Nr. 2016/11/07 www.al-tax.org altax@constultant.com Datë 01.11.2016 Tiranë, Shqipëri Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 Përgjigje për arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës Ky dokument është përgatitur nga ekspertët e ALTAX, në serinë e përmbledhjeve tematike, me synimin që të kthehet në një burim diskutimi për gjithë ata që interesohen, ose kanë lidhje të pandashme me tatimet, problemet ekonomike dhe sociale në zbatimin e praktikave të tyre. Autorësia është e © ALTAX dhe nga çdonjëri që do të përdorë këtë matërial apo pjesë të tij kërkohet të shënojë autorësinë si referencë në materialet që do të përdorë. Dokumenti mund të shkarkohet nga faqja në internet www.al-tax.org Nëse keni kërkesa, pyetje dhe sugjerime ju lutem postojini elektronikisht te altax@consultant.com
  • 3. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 2 ©2016 ALTAX CENTER Studime Fiskale Shqiptare Nëntor 2016 Shpërndarja: A. GJOKUTAJ Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 PËRMBLEDHJE Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë studim analiza të treguesve të punësimit si dhe një përmbledhje të nivelit të tregut të punës dhe ndikimi që duhet ti vijë nga investimet kapitale. Ky publikim është edicioni i dytë, pas publikimit të edicionit të parë në 2013. Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve dhe medias, si dhe kritikëve që mund të mos pëlqejnë parashtrimin e fakteve dhe llogaritjeve apo kanë pyetje në lidhje me konkluzione dhe komente të shprehura nga ekspertët e ALTAX. Bazuar në të dhënat që janë marrë nga INSTAT dhe Banka e Shqipërisë, si dhe të dhëna nga burime të ndryshme për këtë temë, u përdorën për llogaritjet dhe publikimin e raporteve të të dhënave. Fjalëkyç: punësimi, papunësia, ekonomia, investimet kapitale, investimet e huaja, tregu i punës
  • 4. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 3 PËRMBAJTJA Hyrje Faqe 4 1. Struktura e tregut të punës dhe ekonomisë Faqe 5 2. Investimet dhe strategjitë për nxitjen e tregut të punës Faqe 8 3. Investimet kapitale nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e investitorëve të huaj dhe ndikimi në tregun e punës Faqe 10 Konkluzione Faqe 13
  • 5. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 4 Hyrje Shqipëria në vitin 2015 ka një ekonomi që ka filluar rritjen e saj edhe pse poshtë kapaciteteve të saj të zhvillimit, por me një ndikim ende prezent në ekonominë shqiptare. Për vitin që jemi dhe më tej financat publike të vendit janë të detyruara të gjejnë rezerva dhe fondet e nevojshme nga çdo zë i shpenzimeve te buxhetit për të ndikuar me politikat e konsolidimit financiar në nxitjen e punësimit. Ndërsa çdo strategji, komunikim dhe plan veprimi për sektorët me rritje ekonomike ka efekt edhe në punësim, nga ekspertët e ALTAX gjatë përgatitjes së këtij punimi u vërejt se ka pak studime dhe analiza referuese në lidhje me efektin direkt që vjen nga zhvillimi ekonomik, investimet kapitale dhe politikat për rritje dhe zgjerim të tregut të punës. Megjithëse raportet e institucioneve tentojnë të reklamojnë rritje të punësimit vit pas viti, numrat e punësimit dhe statistikat e zhvillimit të tregut shfaqin mungesa në tregun e punës me të paktën 250 mijë punonjës të rinj. Shqipëria ka nevojë për një këtë treg pune në sektorin privat dhe specifikisht në sektorin e prodhimit dhe bujqësisë me qëllim që të rriti kapacitetet e ekonomisë nga vlera e shtuar e punës me të paktën 1 -2% rritje rritje në Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB). Nëse teoria është referenca për praktikën, cfarë duhet të kutpojmë nga të dhënat e statistikave? Në vitin 2015 përqindja e punësimit informal në sektorin jo-bujqësor është 34,1%.Krahasuar me vitin 2014, punësimi informal në sektorin jobujqësor ka rënë me 5,3 pikë përqindje. Punësimi në vetvete dhe politikat që hartohen dhe zbatohen për rritjen e tij nuk janë të shkëputura nga ekonomia. Madje, lidhja e punësimit është e pazgjidhshme nga politikat ekonomiko-fiskale si dhe sociale që hartohen nga qeveritë. Ky material përmbledhës studimor i jep përgjigje pyetjeve të lidhura me arsyet e papunësisë, politikat që mund të përdoren për uljen e saj, si dhe disa komente për lidhjen e investimeve me krijimin e vendeve të punës.
  • 6. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 5 1. Struktura e tregut të punës dhe ekonomisë Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave të vitit 2015, tregu i punës në Shqipëri përfshin 37.6 përqind të popullsisë gjithsej që banon aktualisht si rezidente në vend. Shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për popullsinë 15-64 vjeç është 64,2 %. Për meshkujt e moshës 15-64 vjeç shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 18,3 pikë përqindje më e lartë sesa për femrat. Sektori bujqësor dhe sektori i shërbimeve kanë përqindjen më të lartë të të punësuarve me përkatësisht 41,3 % dhe 39,9 % të të punësuarve gjithsej. Tregu i punës përmbush kërkesat e punësimit në nivelin 82.5 përqind, duke i lënë hapësirë prej 17.5 përqind tregut të papunëve. Në vitin 2015, tregu i të papunëve është ngushtuar në mënyrë mëse modeste (0.4 përqind) në raport me rezervat që ofron ekonomia. Nëse shikojmë shpërndarjen e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë rezulton se efektiviteti i tyre është në raport jo të drejtë në sektorin e bujqësisë, prodhimit si dhe shërbimeve sociale dhe administrimit publik. Këta sektorë ekonomikë me peshë gjithsej prej 41.2% në prodhimin e brendshëm nuk kanë të njëjtën peshë në tregun e punës, i cili për këta sektorë është sa 67.6 përqind e totalit të tregut. Shpërndarja e punësimit dhe struktura e PBB në % Aktiviteti ekonomik Struktura e punësimit, 2015 Struktura e PBB, 2014 Bujqësi 41.3 20 Prodhim 9.3 5.3 Ndërtim 6.9 8.7 Industri nxjerrëse, Energji, Gaz, Furnizim me ujë 2.4 7.6 Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime biznesi 22.9 29.8 Shërbime sociale, shërbime të tjera dhe administrata publike 17 15.9 Taksa Neto 0.2 12.7 Burimi: INSTAT
  • 7. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 6 Prej shumë vitesh, sektori bujqësor është mbizotërues në ekonominë shqiptare dhe për tregun e punës ai mbetet mbizotërues, por me një ndikim në vlerën e shtuar të ekonomisë më pak se gjysma e peshës që mban në këtë treg. Mospërkimi i peshës së punës me peshën e sektorit ekonomik është ngushtësisht e lidhur me nivelin e investimeve në sektor, teknologjinë që përdoret, si dhe hapjen në treg, që tregojnë se produktiviteti i punës në këta sektorë është poshtë kapaciteteve të zhvillimit të sektorit dhe efikasitetit të përdorimit të burimeve. Por, nëse analiza krahasuese midis peshës së punës sipas sektorëve ekonomikë me peshën e sektorit ekonomik zgjerohet duke tentuar të krahasohet tendenca e rritjes së tregut të punës me tendencën e rritjes ekonomike duket se një rritje ekonomike për vitet 2013 - 2015 në një nivel prej 5.85 përqind ka ndikuar në tregun e punës me një rritje prej 9.57 përqind. Kjo rritje e tregut të punës ka qendruar në nivele të njëjta në vitet 2014 dhe 2015. Tendenca e punësimit dhe rritjes ekonomike, në % Aktiviteti ekonomik 2013 2014 2015 Rritja e punësimit -11.20 4.53 4.82 Rritja ekonomike (PBB) 1.11 2.02 2.74 Ndryshimi -10.09 2.51 2.08 Burimi: INSTAT, Raporti Vjetor
  • 8. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 7 Kur lëvizja e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë krahasohet për një periudhë 5 vjecare, duket se pesha e bujqësisë, ndërtimit dhe indutrisë nxjerrëse kanë ardhur në rënie dhe kanë patur rritje prodhimi, tregtia dhe shërbimet si dhe shërbimet sociale. Një panoramë e tillë e tregut të punës është një tregues domethënës, i cili pasqyron situatën ende jo të stabilizuar të ekonomisë shqiptare që reflektohet në lëvizjet e tregut të punës aspak simetrike me tendencën e rritjes ekonomike. Kjo ulje e peshës së sektorit bujqësor në tregun e punës drejt rritjes së peshës së prodhimit, tregitsë dhe shërbimeve tregon ndër të tjera edhe zhvendosjen e popullsisë drejt zonave urbane, dhe tendencat për tu punësuar në sektorë që kërkojnë aftësi minimale për tu përfshirë në konkurencën e këtij tregu të tillë si tregtia dhe shërbimet artizanale apo ato të lidhura me tregun. Ende mbetet problematike disbalanca midis peshës së sektorëve që kanë peshën kryesore te rritja ekonomike, por që nuk e kanë këtë peshë në tregun aktual të punës. Struktura e tregut të punës sipas sektorëve të ekonomisë, 2011 - 2015 në % 2011 2012 2013 2014 2015 Bujqësi 45.4 47.4 44.2 42.7 41.3 Prodhim 7.65 6.4 7.5 8.6 9.3 Ndërtim 8.23 8.3 7.1 6.4 6.9 Industri nxjerrëse, Energji, Gaz, Furnizim me ujë 2.96 1.8 2.2 2.4 2.4 Tregti, Transport, Hoteleri, Shërbime biznesi 20.25 20.8 21.9 22.6 22.9 Shërbime sociale, shërbime të tjera dhe administrata publike 15.54 15.3 17 16.8 17 Taksa Neto 0.4 0.2 Burimi: INSTAT Struktura e punësimit Aktiviteti ekonomik
  • 9. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 8 2. Investimet dhe strategjitë për nxitjen e tregut të punës Shqipëria zbaton grupe politikash për të kryer rolin e rregullatorit e tregut të punës. Ndërkohë, politikat që kanë të bëjnë me pagesën e papunësisë dhe ndihmën ekonomike, janë pjesë që merren nga buxheti i shtetit në një nivel të paktën 1.2 përqind të PBB, ose sa 4.1 përqind e gjithë shpenzimeve të buxhetit. Bazuar në orientimet strategjike për punësimin investimet kryesore nga buxheti pritet të ndikojnë në sektorë të ekonomisë dhe grupime biznesesh, me efekte që kanë një pritshmëri deri në fund të 2017 për:  ulje të nivelit të papunësisë me të paktën 0.3% çdo vit;  rritje e numrit të të punësuarve me të paktën 5% në vit;  angazhime në programe aktive në formën e trajnimit, ritrajnimit, praktikave në vendin e punës, ose masave të tjera që gjenerojnë punësim të të papunëve të regjistruar;  programe për hapjen e vendeve të reja të punës dhe mbajtjen e atyre ekzistuese;  nxitje e formimit profesional gjatë gjithë jetës;  rritje e investimeve në kapitalin njerëzor;  sigurim i të gjithë mbështetjes shtetërore për të papunë dhe grupet në nevojë;  përmirësim i performancës së rrjetit të shërbimeve të punësimit brenda kapaciteteve ekzistuese;  krijim i një klime pozitive për zhvillimin e biznesit dhe investimeve;  rritje e konkurueshmërisë së SME-ve në tregun rajonal dhe atë global, nëpërmjet zhvillimit të teknologjisë dhe informacionit, reduktimit të barrierave administrative dhe krijimit të lehtësirave për biznesin;  ngushtim gradual i peshës së sektorit informal.
  • 10. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 9 Në krahasimin e objektivave strategjikë numerikë, vlerorë dhe kualitativë llogaritjet nga zhvillimi real i tregut tregojnë mospërmbushje të plotë të tyre, si për uljën e papunësisë, po ashtu edhe me rritjen e tregut të punës. Format e tjera të zgjedhura, gjithashtu nuk e kanë dhënë efektin e pritshëm duke qenë argument për një përzgjedhje të programeve zbatuese jo në përshtatje me nevojat dhe kërkesat e tregut të punës. Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton se punësimi në sektorin shtetëror u rrit me 2.9 përqind në vitin 2015, ndërsa punësimi në sektorin privat jobujqësor u rrit me 1.5 përqind. Gjatë vitit 2015 trendi i punësimit në sektorin bujqësor vazhdoi të njohë rritje të lehtë me 1.4 përqind, ku numri mesatar i të punësuarve në sektorin bujqësor është rritur me 6.100 punonjës. Ndërsa, trendi i punësimit në sektorin jobujqësor (duke përjashtuar administratën publike) gjithashtu shënoi rritje të lehtë me 2 përqind, ku numri mesatar i të punësuarve në sektorin jobujqësor është rritur me 10.500 punonjës. Sipas vlerësimeve të INSTAT për vitin 2015, rezulton se 41 % e të punësuarve janë të punësuar me pagë. Ndërsa, 29,2 % janë të vetë-punësuar (punëdhënës ose të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë) dhe 29,8 % janë punëtorë pa pagesë në biznesin e familjes. Edhe pse në vitin 2015 ka një përmirësim në formalizimin e tregut informal të punës me 5.3 përqind, ende ai mbetet i lartë duke regjistruar një nivel informaliteti prej 34.1%. Ky treg informal përfaqëson një numër që llogaritet të jetë te 447 mijë punonjës që mbeten ende jashtë skemës së sigurimeve shoqërore. Ky treg informal është rezerva që nevojitet të jetë epiqendra e veprimeve të koordinuara të institucioneve që kanë në qendër formalizimin duke ndikuar direkt dhe efektivisht për rritjen dhe formalizimin e tregut të punës.
  • 11. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 10 3. Investimet kapitale nga fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e investitorëve të huaj dhe ndikimi në tregun e punës Shqipëria tashmë ndodhet në një fazë vendimtare të reflektimit mbi gjendjen aktuale të tregut të punës duke patur potencial me një kapital njerëzor të vlefshëm, por të vështirë për tu integruar në tregun e punës, pa aftesi të vecanta për të përmbushur nevojat e investitorëve edhe pse të lirë në treg. Një pjesë e konsiderueshme e punëkërkuesve u përkasin moshave të reja. Nga gjithë punëkërkuesit në vend, 15.6% e tyre i përkasin grupmoshës deri në 25 vjeç dhe 22.9% i përkasin asaj 25-34 vjeç. Përgjatë dy viteve 2014 dhe 2015, vërehet se ka një rënie të lehtë të papunësisë me 0.4%. Arsyeja e nivelit ende të lartë të papunësisë qëndron për një pjesë të mirë (arsye subjektive) brenda detyrave të pakryera nga institucionet direkte përgjegjëse për nxitjen dhe formësimin e punëkërkuesve. Nuk mund të ngelet pa u përmendur edhe pjesa e pazbatuar, që i përket programeve të zhvillimit ekonomik të qeverive të 20 viteve. Aktualisht, si cdo diskutim ekonomik, fiskal dhe social edhe për punësimin dhe papunësinë të parët kanë folur politikanët dhe fjalët e specialistëve mbeten vetëm një zë i mbytur, apo në rastin më të mirë opinioni publik i rendit sipas krahëve të politikës, pa u ngacmuar nga thelbi i diskutimit. Ndërsa dëgjohen mjaft debate ku flitet për premtime të pambajtura, apo për premtime të reja mjafton elementi i kostos së punësimit për të ballafaquar premtimet me mundësinë e ekonomisë së vendit. Në programet politike, që pretendojnë të qeverisin për cdo katër vite, llogaritja e premtimeve duhet të përkojë me koston dhe investimet.
  • 12. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 11 Në analizën e vlerave të investimeve dhe potencialit që ato krijojnë në hapjen e vendeve të punës duhen marrë në konsideratë kostot që përfshihen për secilin nga vendet e punës. Kostoja është e lidhur si me shpenzimet direkte, po ashtu edhe kosto indirekte që lidhen me vendin e punës. Por duhet patur parasysh se kostoja për hapjen e një vendi pune është gjithnjë më e lartë se kostoja për mbajtjen e një vendi pune. Kostoja për një vend pune ( që nuk krijohet rishtazi) nga ekspertët e ALTAX llogaritet të jetë në shumën prej 400 mijë deri 450 mijë Lekë në vit. Në këtë kosto llogariten orët e punës, kostoja e taksave të punës, si dhe kosto të tjera që lidhen me shpenzimet që bëhen në vijimësi për të mbajtur vendin e punës dhe punonjësin në gjendje pune. Nëse do të llogaritim që nevoja për Shqipërinë është për tu krijuar 200 mijë vende pune, atëherë kostoja përkon me një shpenzim gjithsej që varion 80 deri 90 miliard lekë në vit. Në fakt llogaritjet nuk përkojnë me realitetin e investimeve kapitale në vend. Sipas llogaritjeve për hapjen e një vendi pune, nëse nisemi nga vlera që nevojitet të investohet fillimisht për krijimin e kushteve të nevojshme për tu realizuar puna rezulton se mesatarisht për ekonominë në tërësi, për çdo 1 miliard lekë investime arrijnë të hapen 250 deri 300 vende pune direkte dhe indirekte (kompanitë nënkontraktore dhe të lidhura me investitorin). Nisur nga fondet e investimeve publike në shumën prej 123 miliard lekë në dy vitet e fundit (2014-2015) llogaritja tregon se duhet të kenë vlejtur që të hapen 35 mijë deri 37 mijë vende pune direkt apo indirekt.
  • 13. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 12 Ndërkohë, nëse shikojmë vlerat e investimeve të huaja direkte në Shqiëpëri, në vitin 2014 janë në shumën 869 milion euro dhe në vitin 2015 janë në shumën 881 milion euro1 . Nisur nga llogaritjet si më lart, për hapjen e një vendi pune rezulton se nga efekti i investimeve të huaja në dy vitet e fundit mundet të ketë një efekt në punësimin e ri prej 57.000 – 72.000 punonjës të rinj. Nëse e shikojmë numrin e të punësuarve sipas llogaritjeve të bazuara në kostot më lart, duket se për vlerën e investuar në ekonominë shqiptare prej 365 miliard lekë për periudhën 2014 – 2015, rezulton se duhet të kenë patur një efekt në hapjen e vendeve të reja të punës me 92.000 deri 109.000 Në periudhën 2013 – 2015 rezulton se rritja e numrit të vendeve të punës, në sektorin publik dhe privat është me 95 mijë vende pune të reja, që u bënë pjesë e skemës së kontributeve tësigurimeve. Nëse krahasohet me vlerën e investimeve në sektorin publik, si dhe atë privat, atëherë shikohet se efekti nga investimet që janë hedhur në ekonomi, kryesisht në sektorët: 1. Transport dhe komunikacion me 27% 2. Tregti me shumicë dhe pakicë, si dhe pasuri të patundëshme e dhënie me qira me 19% 3. Shërbim financiar, me 17% 4. Industri nxjerrëse, me 15% 5. Prodhim dhe shpërndarje e energjisë elektrike, e gazit, e avullit dhe e ujit të ngrohtë me 9%, kanë krijuar vende pune të reja në nivelet që konfirmohen nga statistikat e shtetit shqiptar2 . 1 http://aida.gov.al/faqe/fdi 2 një pjesë e vlerës së investimeve të kryera shkojnë edhe për mbajtjen e vendeve egzistuese të punës, si dhe forcimin dhe rritjen e kapaciteteve të sektorit privat dhe publik.
  • 14. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 13 Konkluzione Në këtë studim mbi punësimin dhe lidhjen me investimet që janë kryer në vend, nisur nga një analizë e shkurtër është e nevojshme që të orientohen disa mendime që rezultojnë nga konkluzione paraprake, por të mbështetura në përvojat e mira kombëtare dhe ndërkombëtare. Së pari, nisur nga harta së shpërndarjes së investimeve në sektorët e ekonomisë rezulton se fondet publike nuk kanë shkuar në infrastrukturë, dhe nevoja për blerje të energjisë për sistemin e shpërmdarjes, por tashmë është mundur të mbyllet detyrimi ndaj industrisë së ndërtimit civil, dhe atij të shërbimeve dhe tregtar, pa harruar fondet për investime në sektorët socialë si edukim, shëndetësi dhe ruajtje dhe siguri. Ndërkohë, orientimi i fondeve të investitorëve të huaj në energjitikë dhe ndërmjetësim financiar, komunikacion dhe shërbime financiare, industrinë nxjerrëse dhe pasuri të patundshme kanë qenë themelorë në krijimin e vendeve të reja të punës. Nga ana tjetër, investimet kanë ndikuar në masë të madhe në rritjen e efikasitetit industrial duke arritur të realijonnë përmirësim të teknologjisë dhe asistencë teknike dhe administrative. Kjo shpërndarje gjithsesi nuk do të thotë një nivel zhvillimi i ekonomisë, i tillë që mund të garantojë një force pune afatgjatë, pasi investimet që janë realizuar nuk kanë synuar në masën më të madhe në industri me potencial të lartë punësimi. Ky konkluzion duket nëse shikojmë rritjen e pabarabartë të bazës së numrit të punonjësve sipas sektorëve ekonomikë për dy vitet, në kushtet kur vlera e investimit të huaj ka qene në shumën mbi 240 miliard lekë.
  • 15. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 14 Së dyti, informaliteti në tregun e punës në nivelin 34.1% (446 mijë punonjës) është pjesë e asaj fuqie punëtore të munguar dhe që nuk regjistrohet nga statistikat, por që de facto është në punë. Kjo është një konkurencë që dëmton tregun formal dhe ndikon në krijimin e ambjenti jo konkurues për investimet vendase dhe të huaja. Së treti, programet për zgjerimin e tregut të punës dhe përmirësimin e shërbimeve publike krijojnë një qark të shkurtër ndaj tendences zgjeruese, nëse nuk ruajnë një raport ku për 3 poste pune publike të mbështesin zgjerimin e 1 posti pune të sektorit privat. Së katërti, zbatimi i Strategjisë dhe nismave ligjore për nxitjen e punësimit, nëse nuk do të ketë një korruptim të vullnetit të politikanëve do ta rriste ekonominë e Shqipërisë e rrjedhimisht dhe numrin e vendeve të reja të punës, krahas ruajtjes së atyre egzistuese, në dy mënyra: 1. Hapje vende pune sa më pranë nevojave që prezantohen prej pushtetit vendor. Janë përfaqësuesit e këtij niveli qeverisës, që janë pranë nevojave të qytetarëve dhe janë shumë më të angazhuar të kryejnë programet në ndihmë të zhvillimit lokal dhe në mbështetje të strategjive dhe politikave të pushtetit qendror; 2. Mbështetja e programeve për vendet e punës indirekte dhe të bashkëlidhura me projektet vendore duke krijuar rrjetin e profesioneve dhe punëve të nevojshme dhe të munguara apo të harruara për komunitetin.
  • 16. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 15 Referencat Lead Generation dhe Investimeve AIDA, Investimet e Huaja në Shqipëri 2013 -2014 INSTAT, Tregu i punës 2014 INSTAT, Tregu i punës 2015 Banka e Shqipërisë, Raporti Vjetor 2014 Banka e Shqipërisë, Raporti Vejtor 2015
  • 17. Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 16 Punësimi dhe investimet kapitale në Shqipëri, 2016 Një studim mbi punësimin dhe lidhjen me investimet që janë kryer në Shqipëri, në vitet 2014 – 2015. Qendra ALTAX (Albanian Taxation Association) prezanton në këtë studim analiza të treguesve të punësimit si dhe një përmbledhje të nivelit të tregut të punës dhe ndikimi që duhet ti vijë nga investimet kapitale. Ky publikim është edicioni i dytë, pas publikimit të vitit 2013. ALTAX Center Studime Fiskale Shqiptare Nr. 2016/11/07