Zhvillimi i Vizionit
dheStrategjisë për Përmirësimin e
Shkollës dhe Menaxhimin e
Ndryshimit
Java I
18,19.10.2024
Dr. Aranit Gjipali
Faculty of Human Sciences
University of Vlora «Ismail Qemali", Albania
TRAINING THE
TRAINERS
MARS 27,2020
VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM
Drejtuesit e arsimit kërkojnë të përmbushin qëllimet që kanë rëndësi,
dëshirojnë të frymëzojnë të tjerët që te bashkohen me ta për të punuar drejt
këtyre qëllimeve dhe të lënë një trashëgimi institucionale të qëndrueshme
(Hargreaves & Fink, 2004). Shumica e studimeve mbi lidërshipin e shkollës
përcaktojnë rëndësinë e vendosjes së një vizioni dhe të punuarit së bashku
për ta arritur atë si një faktor kyç që kontribuon në suksesin dhe cilësinë e
mësimdhënies dhe të nxënit në shkollë.
Kështu, nga drejtorët e shkollave kërkohet që të demonstrojnë aftësitë e tyre
për të parashikuar një të ardhme mbresëlënëse, të qartë, si dhe për të
siguruar vendosjen e udhëzimeve të drejta në mënyrë që të përfshijnë të
gjithë aktorët e shkollës në ndjekjen e vizionit për të ardhmen e saj.
Vizioni i shkollës në termat e formulimit apo deklarimit përbëhet nga fjalë që
pasqyrojnë një kontekst të veçantë të shkollës, ku përmbajtja e saj
demonstron njëherazi vlerat e shkollës dhe komunitetin e saj më të gjerë, si
dhe informon për politikat e saj strategjike dhe planifikimin periodik të
veprimtarisë së shkollës.
4.
TRAINING THE
TRAINERS
LISTA EKONCEPTEVE:
Vizioni i shkollës
Vendosja e qëllimeve
Planifikimi strategjik
Objektivat e arritshme
Rishikimi i planit vjetor
Indikatorë/Tregues të matshëm
5.
Kandidatët për drejtorëdhe ata në detyrë do të jenë në gjendje:
Të zhvillojnë dhe të artikulojnë një vizion për shkollën, si dhe të vendosin
drejtimin e duhur për përmirësimin e shkollës.
Të familjarizohen përmes ushtrimeve praktike se si të ndajnë me të tjerët
vizionin e shkollës dhe nga ana tjetër, të ndërtojnë kapacitetet e tyre për të
frymëzuar dhe motivuar mësuesit në shndërrimin / transformimin e një vizioni
në një realitet të bazuar në një planifikim efektiv strategjik dhe operacional.
Të njihen me qasjet e reja strategjike që do të studiohen gjatë këtij moduli në
mënyrën se si të ndërtohet një kulturë shkollore e përmirësimit të
vazhdueshëm.
Të diskutojnë mbi planet që mbështesin ndryshimin përmes veprimeve që
qëndrojnë në themel të vlerave kryesore të cilat do t`i udhëhiqnin ata gjatë
gjithë kohës.
OBJEKTIVAT
6.
MARS 27, 2020
Simulim i shkurtër i zhvillimit të vizionit
individualisht/ në çift/në grup.
Vlerësimi i kolegëve (Peer assessment)
Bashkebisedim me njëri-tjetrin / në grup:
Inkurajimi i drejtorëve që aspirojnë dhe atyre në
shërbim për të diskutuar se si ata do të zgjidhnin
një çështje të veçantë/reale te shkolles.
METODAT E VLERËSIMIT
7.
TRAINING THE
TRAINERS
MATERIALE
Dokumenti iStandardeve Profesionale për
Drejtorët e Shkollave
(Dimensioni 1A dhe Dimensioni 1 C).
Prezantimi i përgatitur nga traineri: Koncepti i
vizionit të shkollës, misionit dhe vlerave së saj.
TRAINING THE
TRAINERS
MARS 27,2020
PERMBLEDHJE E DETYRES INDIVIDUALE
“Përpjekja dhe guximi nuk janë të mjaftueshme pa
qëllim dhe drejtim”. (John F. Kennedy)
Pa një vizion të qartë, shkolla nuk ka drejtim. Deklarimi i
vizionit shkollor tregon përparësitë dhe qëllimet e një
komuniteti shkollor dhe mund të ketë një ndikim të
jashtëzakonshëm në arritjet e nxënësve, përmirësimin e
shkollës dhe menaxhimin e ndryshimeve.
13.
MARS 27, 2020
KONCEPTII VIZIONIT, MISIONIT DHE VLERAVE TË SHKOLLËS
Vizioni është një deklarim publik që shkollat
ose organizatat e tjera arsimore
përdorin për të përshkruar qëllimet e tyre të nivelit të lartë për të ardhmen - atë
që ata shpresojnë të arrijnë nëse përmbushin me sukses qëllimin ose misionin e
tyre organizativ. Një deklarim vizioni mund të përshkruajë idealet më të larta të një
shkolle, vlerat themelore të jetes se saj organizative, objektivat te saj afatgjata ose
ato që shpreson se nxenesit e saj do të mësojnë ose do të jenë të aftë të bëjnë pas
diplomimit.
Misioni është një deklarim publik që shkollat
ose organizatat e tjera arsimore
përdorin për të përshkruar qëllimin e tyre themelues dhe angazhimet kryesore
organizative - d.m.th., çfarë bëjnë dhe pse e bëjnë atë. Një deklarim i misionit
mund të përshkruajë objektivat e përditshme operacionale të një shkolle, vlerat e
saj udhëzuese, ose angazhimet e saj publike ndaj studentëve dhe komunitetit të
saj.
Vlerat themelore japin udhëzime se si shkolla do të arrijë qëllimin ose vizionin
përfundimtar. Pa vlera të forta dhe të përcaktuara, një mision ose vizion nuk është i
mundur të përmbushet sepse nuk ka hapa individualë për të ofruar udhëzime.
Blloqet themelore të vlerave kuptohen të tilla, si: ndershmëria, integriteti, respekti
dhe sjellja profesionale që kombinohen dhe zhvillohen në deklarimin e misionit për
atë që ka të bëjë me shkollën.
14.
MARS 27, 2020
PUNËNË GRUP
1) Paraqit ne grup vizionin e shkolles ku
punon/drejton.
2) Krahaso vizionin e shkolles tende me disa
shkolla të tjera.
3) Analizo elementet e përbashkëta që
përmbajnë vizionet e tyre, si dhe elementet e
tyre të ndryshëm / unikë.
15.
MARS 27, 2020
Vizionipërbëhet nga katër komponentë: misioni (qëllimi),
imazhi i ardhshëm, vlerat thelbësore dhe strategjia
Një vizion i përgjithshëm u përgjigjet pyetjeve: Çfarë? Pse?
Si?
Çfarë - Cili është imazhi ynë optimal në të ardhmen?
Pse - Cili është qëllimi për ekzistencën tonë?
Si - Bazuar në cilat vlera thelbësore, do të ecim në rrugën
për të përmbushur misionin tonë?
Strategjia – Si dhe Çfarë të bëjmë për të arritur vizionin
tonë?
ANALIZA E VIZIONIT
Identifikimi i Komponentëve
Çfarë përfshin vizioni shkollor?
16.
Detyre: Analizoni vizioninaktual të shkollës suaj,
sipas katër elementëve në grafikun më
poshtë.
Qëllimi - Cili është qëllimi i
ekzistencës sonë?
Strategjia - Si ta
implementojmë atë?
Një imazh i së ardhmes - Si
duket e ardhmja jonë
optimale?
Vlerat thelbësore - Cilat
janë vlerat që na drejtojnë?
Qëllimi - Cili
është qëllimi i
ekzistencës sonë?
Strategjia - Si ta
implementojmë
atë?
Një imazh i së
ardhmes - Si duket e
ardhmja jonë
optimale?
Vlerat thelbësore -
Cilat janë vlerat që na
drejtojnë?
17.
Analiza e përmbajtjes
1.Shënoni fjalitë kryesore - Cilat ide përligj shkolla juaj?
2. Shënoni fjalitë kryesore që mendoni se kërkojnë sqarim
dhe diskutim të mëtejshëm - Deri në çfarë mase janë të
qarta idetë e paraqitura?
3. Çfarë ka të re në këtë tekst? I keni takuar këto ide më
parë?
4. Si lidhet teksti me ju? Me cilat ide jeni dakord dhe me
cilat jo?
5. Formuloni një pyetje që ju do të donit t`ia drejtonit
hartuesve të tekstit të vizionit të shkollës?
18.
REKOMANDIME
PËR NJË VIZIONSHKOLLOR KUPTIMPLOTË DHE EFEKTIV
• Vizioni bazohet në një botëkuptim arsimor të gjerë dhe
koherent.
• Perfshin mësuesit dhe kontribuon për të ndërmarrë
veprime konkrete.
• Është komunikues.
• Vizioni i adresohet kontekstit specifik të shkollës.
19.
DETYRA/ DEMONSTRIME
• Praktikoni“detyrën për konceptimin e vizionit të shkollës”
duke analizuar të gjithë përbërësit e saj, bazuar në
materialet e shpërndara për trajnimin.
• Shkruani komponentët kryesorë të nevojshëm për të
formuluar një vizion të shkollës, të ndjekur nga një plan pune
bazuar në të dhënat e mbledhura në shkollë, si dhe
eksperimentoni duke paraqitur përkatësisht nevojat e
identifikuara, përparësitë, zbatimin dhe vlerësimin e tyre
duke zhvilluar një gjuhë të përbashkët e cila siguron një
komunikim efektiv me të gjithë palët e interesuara.
• Drejtoni një mini sesion / diskutimi që adreson fusha të tilla
si ndërtimi i një vizioni, promovimi i një ndryshimi, vendosja
e pritshmërive ose shpërndarja e lidërshipit në mënyrë që
stafi i shkollës të mundet të luajë role më të mira.
20.
Shkolla 1“Vizioni ynëështë të
fuqizojmë nxënësit për të fituar
njohuri, për të demonstruar,
aplikuar dhe vlerësuar dijet
dhe aftësitë që do t'i
mbështesin ata, si nxënës gjatë
gjithë jetës, për të marrë pjesë
dhe kontribuar në përparimin e
vendit, duke praktikuar vlerat
thelbësore të shkollës sonë:
respekt, tolerancë,
gjithëpërfshirje dhe
performance te nje niveli sa
me te larte”.
Shkolla 2 “Shkolla jonë do të jetë një mjedis edukues, i
sigurt dhe profesional që mbështet suksesin arsimor dhe
zhvillimin shoqëror, emocional dhe fizik të të gjithë
nxënësve. Programet mësimore do të jenë akademike,
tërheqëse dhe të bazuara në standarde, me në qendër
nxënësin. I gjithë stafi i shkollës do të jetë i mirë kualifikuar
dhe te kujdesshëm, të vëmendshëm ndaj nevojave të
veçanta arsimore, kulturore dhe fizike të nxënësve. Prindërit
do të jenë parnerë kryesorë në procesin e edukimit duke
bashkëpunuar dhe mbështetur anëtarët e komunitetit
shkollor. Nxënësit do të zhvillohen si qytetarë të
respektueshëm, të vetë-disiplinuar, produktivë që mendojnë
në mënyrë kritike, marrin vendime të informuara dhe
veprojnë në mënyrë etike”.
1. Krahasoni permbajtjen e deklarimeve te vizionit te dy shkollave dhe
argumentoni se cfare elementesh kane te perbashketa dhe unike?
2. Cili eshte koncepti juaj per vizionin e nje shkolle?
21.
LEXIME
• Dimensioni 1A:Ndërtimi i vizionit dhe misionitDimensioni
1C: Krijimi i një kulture të përmirësimit të vazhdueshëm
përmes delegimit të lidershipit, marrë nga dokumenti:
"Standardet profesionale për zhvillimin e drejtorëve të
institucioneve arsimore në arsimin parauniversitar" (2019)
• Fullan, M. (2002, May) The Change Leader. Beyond
Instructional Leadership: Volume 59 (2002, May), Number
8, Pages 16-21
• Hoy, W. K. & Miskel, C. G. (2001). Power and Politics in
Schools: Educational Administration: theory, research, and
practice. (Chapter 6)
22.
MARS 27, 2020
Faleminderit!
REFLEKTIM
•Çfare ishte e njohur/ e ditur per ju ne kete sesion?
• Cila nga ceshtjet ishte me interesante per ju?
• Çfare do te donit te mesonin me teper ne sesionet e
ardhshme?