2. Synimi:
Ngritja e cilësisë
në arsim me anë të
procesit të
vlerësimit.
Qëllimi :
Sigurimi i një
vlerësimi të vlefshëm,
objektiv, i besueshëm
dhe i qëndrueshëm
për të gjithë nxënësit.
3. Ka shumë lloje teknikash, instrumentash
dhe procedurash për të realizuar matjen
dhe vlerësimin.
Qëllimi kryesor i vlerësimit është që të
japë gjykime në lidhje me nivelin e
arritjeve të nxënësve, pra të identifikojë
atë çka nxënësit janë në gjëndje të bëjnë
duke u bazuar në njohuritë e marra.
Në këtë sistem testet zënë një vend të
veçantë.
4. Testimi është një nga instrumentet
kryesore për vlerësimin e të nxënit dhe
matjen e efektivitetit të mësimdhënies.
Testimi është zhvillimi i matjeve sipas një
synimi ose objektivi të caktuar.
5. Testet në fund të kapitullit.
Testet në fund të tremujorit.
Testet permbledhes në fund të
vitit
6. Përcaktimi i rezultateve të të nxënit sipas
kompetencave të fushës/lëndës .
Përcaktimi i niveleve të aftësive.
Përcaktimi i peshes së linjave të përmbajtjes.
Ndërtimi i tabelës së specifikimit.
Hartimi i skemës së vlerësimit (qortimit).
Analiza e rezultateve të marra nga testimi me
qëllim matjen e efektivitetit.
7. Një grup rezultatesh nga një test i veçantë
përdoret si evidencë për të vlerësuar:
Nëse nx.i ka përvetësuar të gjitha njohuritë e
kërkuara në program, pra t’u tregojë atyre nëse i
kanë arritur rezultatet e te nxenit .
Nëse mësuesi e ka shpjeguar si duhet lëndën.
Nëse mësuesi ka përdorur një metodologji të
suksesshme.
8. Nëse qëndrimi i nx.ndaj lëndës është pozitiv.
Për të përcaktuar pikat e forta që nxënësi ka
në lëndë.
Nëse proçesi i mësimdhënies ka nevojë për
përmirësime pra vlerësojnë metodën e
mësimdhënies.
Të diagnostikojnë pikat e dobëta dhe mundësitë
e nxënësve pra nëse nx.ka nevojë për t’u
ndihmuar më shumë.
9. Testi duhet t’i përmbahet programit mësimor.
Testi duhet t’i përmbahet REZULTATEVE TE TE NXENIT
të këtij programi.
Testi duhet të jetë i qartë dhe i kuptueshëm.
Duhet të shmangen jo vetëm rastet e ngjashmërive por edhe të
keqkuptimeve.
Testi duhet të jetë i matshëm.
Një pyetje e matshme është ajo pyetje që gjen një përgjigje të plotë
në njohuritë që nxënësit kanë marrë dhe jo evazive.
10. Testi nuk duhet të jetë i lodhshëm.
(i lodhshëm # i thjeshtë).
Testi duhet të ketë në dispozicion një kohë të
mjaftueshme.
Koha përcaktohet nga natyra e testit.
Testi duhet të ketë një sistem pikëzimi të qartë.
1 pikë, e barazvlefshme me një përgjigje për një aftësi të
caktuar.
Testi duhet të japë mundësira .
Testi duhet me nivele por dhe me mundësira të ndryshme për të
njëjtin nivel.
11. Testi duhet të shoqërohet nga një adminstrim korrekt dhe
i barabartë për të gjithë.
Kushte të njëjta dhe mësuesi duhet të sillet në mënyrë të drejtë me
të gjithë.
Testi duhet të ketë një standart vlerësimi për të gjithë.
E njëjta pyetje vlerësohet me të njëjtin model përgjigjeje për të
gjithë nxënësit
Testi duhet t’u përshtatet të gjithë niveleve të nxënësve.
-Tre janë nivelet e njohura të nxënësve në klasë,tre do të jenë edhe
nivelet e pyetjeve në testim: niveli i ulët ,niveli mesatar,niveli i lartë.
-Testi me nivele garanton matjen e arritjeve të të gjithë nxënësve
12. Për këtë na vjen në ndihmë Taksonomia e
Blumit.Taksonomia e Blumit paraqet 6 nivelet e
të menduarit.
1.Njohja
2.Kuptimi
3.Aplikimi
4.Analiza
5.Sinteza
6.Vlerësimi
13. 1.Njohja.
Objektivat e nivelit të njohurive kerkojne që nx.duhet të mbajë
mend.Pyetjet e testit i kërkojnë nx të sjellë në mendje
fakte,terminologji,përkufizime,data,epoka etj.më poshtë po japim disa
folje që përshkruajnë rezultatet e të nxënit për nivelin e njohjes:
Thuaj, përshkruaj, përcakto,
çifto, emërto, nënvizo,
kujto, dallo, zgjidh
14. 2. Kuptimi
Objektivat e këtij niveli kërkojnë disa nivele të të kuptuarit.
Pyetjet e testit i kërkojnë nx të përkthejë informacionin ,të
riformulojë atë që ka lexuar,të shikojë lidhjet dhe
marrëdhëniet midis pjesëve,të japë konkluzionet e të
nxënit.
Foljet në këtë nivel janë:
Interpreto, konkludo, Mbro, përgjithëso,
përkufizo, parashiko, perifrazo.
15. 3.Aplikimi ( zbatimi )
Objektivat e këtij niveli kërkojnë nga nx që të përdorë
informacionin e mëparshëm në një mënyrë tjetër nga ajo që
ka mësuar.Aplikimi ndryshon nga njohja në faktin se pyetjet e
përdorura në këtë nivel kërkojnë zbatim e prezantojnë
problemin në një kontekst të ndryshëm dhe shpesh të
aplikuar.Disa folje që përdoren për të ndërtuar pyetjet e këtij
niveli janë:
Ndrysho, demostro, zhvillo,
Modifiko, organizo, opero,
Përgatit, përdor, lidh
16. 4.Analiza
Objektivat e këtij niveli kërkojnë nga nx të bëjë një
diferencim midis
fakteve,opinioneve,parashikimeve,hipotezave ose
konkliuzioneve.Pyetjet e këtij niveli shpesh kërkojnë nga
nx të tregojë marrëdhëniet midis ideve ose të
krahasojë.Ja disa folje
Ilustro, nënvizo, dallo
Diferenco, trego, ndaj
17. 5.Sinteza
Objektivat kërkojnë nga nx. që të japin diçka unike dhe
origjinale.
Disa nga foljet që përdoren në këtë rast janë:
Kategorizo, kompozo,
Harto, krijo, përpilo,
përmblidh, rishkruaj
18. 6.Vlerësimi
Në këtë nivel nx. i kërkohet të formulojë gjykime
rreth vlerave të ideve, njerëzve,metodave etj.që kanë
një qëllim specifik.
Foljet që përdoren janë:
Vlerëso, krahaso,
kritiko, mbro, justifiko,
interpreto, krijo, mbështet.
19. Nxenësi eshte në gjendje :
Dallon foljet në një fjali apo tekst. (njohja)
Përdor foljet në kohën e …. në një fjali apo tekst.
(zbatimi)
Ndryshon foljet nga një kohë në një kohë tjetër.
(zbatimi)
20. Dallon fjalinë në një paragraf ose tekst.
(njohja)
Shkruan fjali të plota e koherente.
(zbatimi)
Ndan fjalinë në grupe funksionalë.
(analiza)
Manipulon brenda fjalisë duke hequr,
duke shtuar, ndërruar vendet e grupeve
të fjalëve. (sinteza)
21. FORMATI I PYETJEVE.
Pyetjet janë objektive dhe subjektive
a) Pyetjet objektive
* pyetje me alternativa
* Me kombinime
* V,G
* Me plotësim
Këto vlerësohen me 1 pikë dhe i përkasin nivelit të të
njohurit,të kuptuarit,zbatimit,analizës
Këto pyetje nuk lënë vend për korrigjim me subjektivizëm.
Janë të lehta për t’u korrigjuar, por të vështira për t’u
hartuar.
22. Kujdes!
Alternativat nuk duhet të jenë lehtësisht të dallueshme
me njëra tjetrën.
Kur nuk ka 4 alternativa,kaloje me pyetjen V,G (e vërtetë
,e gabuar)
Tek ushtrimet me kombinime (lidh me shigjetë),mos
vendos nr. të barabartë psh.
*……. * …..
*……. * …..
*……. * …..
*…….
Përdor fjali të thjeshta (me një folje).
23. b) Pyetjet subjektive
Këto pyetje i përkasin nivelit të analizës, sintezës,
vlerësimit.
Kujdes !
Kërko qartë çfarë duhet të bëjë nxënësi.
Thelbi i saj është folja(shiko te foljet sipas niveleve)
Një nga pyetjet subjektive në test është: përshkimi i nje
personazhi , ftese, ese, shkrimi me një temë të caktuar.
Kujdes !
Jepi nxënësit disa pika mbështetje, pra fute në temë, mos i
jep thjeshtë një titull, por çfarë kërkon të bëjë nx.
24. Elementët që vlerësohen në një
punë me shkrim.
Ideja : 1 pikë
Stili, fjalori 1 pikë
Sintaksa (ndertimi i fjalisë) 1 pikë
Struktura(fillimi,vazhdimi ,mbyllja) 1 pikë
Drejtshkrimi 1 pikë (ky mund të jetë dhe
ushtrim më vete si :rregullo gabimet etj)
Kujdes!
Këtu vlerësohet cilësia më shumë se sasia .
25. KRITERI I: IDEJA DHE ARGUMENTIMI
3 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
e ka kuptuar qartë në pikëpamje përmbajtjesore dhe
artistike tekstin e dhënë (fragmentin)
përcakton teknikat e përdorura nga autori për të
arritur efekte të caktuara artistike
interpreton në mënyrë analitike pjesën
i mbështet idetë e veta me shembuj nga teksti i dhënë
përdor detaje mbështetëse
ka qartësi mendimi.
26. KRITERI II: STRUKTURA E ESESË
1 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
respekton elementet e strukturës së esesë:
- hyrjen
- zhvillimin
- përfundimin
Nxënësi merr 1 pikë nëse përgjigjen e dhënë e strukturon sipas skemës
së mësipërme.
Nëse mungon njëra prej tyre, ai do të marrë 0 pikë për këtë rubrikë.
27. KRITERI III: PASURIA GJUHËSORE
2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
shprehet me një gjuhë eseistike
ka fjalor të pasur
stil origjinal
strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja
gramatikore dhe fjalëformimi
28. KRITERI IV: LARMIA SINTAKSORE 2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
zotëron sintaksën
ka aftësi për të ndërtuar fjali që janë të sakta
përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm
strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja
sintaksore
29. KRITERI V:
SAKTËSIA DREJTSHKRIMORE
2 pikë
Vlerësuesi do të shikojë nëse nxënësi:
ka saktësi drejtshkrimore
përdor si duhet shkronjën e madhe
përdor si duhet shenjat e pikësimit
30. Përdoret nga mësuesit si udhëzues për ndërtimin e një
testi. Ajo ndihmon për të shkruar objektivat dhe
pyetjet në nivele të ndryshme.
Kjo tabelë e siguron mësuesin që një test ka përfshirë
një shumëllojshmëri pyetjesh që prekin nivele të
ndryshme.
BLUPRINTI
(Tabela e specifikimeve)
31. Tabela është themelore për ndëtimin e një testi të mirë.
Ajo, jo vetëm siguron se testi juaj do provojë të gjithë
përmbajtjen e rëndësishme dhe proceset (nivelet),por
gjithashtu është e rëndësishme në planifikimin dhe
organizimin e mësimit.
Për të gjitha llojet e testeve zbatohet taksonomia
e Blumit.
Shpërndarja e pikëve (pyetjeve)në tre nivelet është
bërë afërsisht në raportet 2:2:1 ose 40% : 40% : 20%
32. Ndërtimi i tabelës së specifikimeve
( Bluprinti i testit ), fillon me përcaktimin e peshës
që zë çdo linjë në raport me të gjitha linjat së
bashku.
p.sh – drejtshkrim janë bërë 10 orë , kur totali i
orëve të deritanishme është 50 orë.
10 / 50 x 100 = 20 %
33. Kapitulli
Temat
e kryera
Niveli
I
Niveli
II
Niveli
III
Pikët %
Të lexuarit
12 2 5 ---- 7 24%
Të shkruarit
8 2 1 2 5 16%
Të dëgjuarit dhe të
folurit 8 2 1 2 5 16%
Njohuri gjuhësore
10 4 2 ----- 6 20%
Drejtshkrim
12 2 3 2 7 24%
TOTALI në
pikë
50orë 12 12 6 30
TOTALI në % 40% 40% 20% 100
%
34. Një test i zakonshëm duhet të jetë me jo më
shumë se 30 pikë
Pyetjet e nivelit 1 zakonisht zënë 40% të pikëve
p.sh 12 pikë në testin 30 pikë.(shih në tabelë)
Pikët e nivelit 2 zënë 40 % të pikëve
p.sh 12 pikë
Pyetjet e nivelit të 3 zënë 20 % të pikëve
p.sh 6 pikë.
35. Kujdes !
P.sh te niveli i 1 mund të bësh 12 pyetje 1 pikëshe, ose
pyetje 2-3 pikëshe, rëndësi ka që niveli të mos kalojë
shumën 40% të pikëve. Pra ruaj këtë raport pikësh për
nivel.
Nëse ke një pyetje 3 pikëshe duhet të jetë e qartë se në
cilin rast nx. do të marrë 2 pikë apo 1 pikë.
Kur harton pyetjet, harto dhe çelësin e përgjigjeve.
36. Vendosja e pikëve për çdo kërkesë bëhet mbi bazën e çdo
hapi që nxënësi ndërmerr gjatë zgjidhjes së kërkesës, të
cilat pasqyroheshin qartë në skemën e qortimit.
Kjo skeme shmang çdo lloj spekullimi që mund të
bëhet gjatë korigjimit të testit, duke i vendosur të
gjithë nxënësit si të barabartë.
Kjo skemë i’u vjen në ndihmë mësuesve për të bërë një
korigjim standart për të gjithë nxënësit.