Successfully reported this slideshow.
We use your LinkedIn profile and activity data to personalize ads and to show you more relevant ads. You can change your ad preferences anytime.
PROGRAMI I TRAJNIMIT
KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ
Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë
...
PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL
MODULI 1
Tema: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në
rezulta...
e) Seanca 5: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion
të realizimit të kompetencave t...
KOMPETENCAT E FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS
• Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre.
• Përdorimi i mjeteve, objek...
planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie dhe fleksibiliteti
për t’u ardhur më mirë në ndihm...
lëndore. Pjesëmarrësit bëjnë prezantimet dhe
mirëpresin komentet e grupit tjetër.
Në fund, me ndihmën e trajnerit nxjerrin...
jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre
programeve? Diskutime
Seanca 6
Planifikimi vjetor dhe
tremujor. Analiza e...
Fletë pune 1
Planifikimi 3 mujor i lëndës _______________________
Tematikat/
Kompetencat
Këtu vendosen
emërtimet e
tematik...
MODULI 2
Tema: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në...
e shkrimit të planit dhe të krijojë ditë mësimore të integruara. Nga ana tjetër, në hartimin e
planit mësimor vjetor, në s...
mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies
kontekstuale.
lapustila.
Seanca 2
Të nxënit nëpërmjet
situatave konkrete e
prak...
bazuar në një situatë të
nxëni.
në situatë të nxëni. Liria, fleksibiliteti dhe
përgjegjshmëria në planifikim.
Punë në grup...
Fletë pune 1
Planifikimi i një ore mësimi
Lënda: Data_____________________
Tema mësimore: Situata e të nxënit:
Rezultatet ...
Fletë pune 2
Planifikimi i një grupi orësh/ temash mësimore
Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës
- ...
- .....
MODULI 3
Tema: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3
Rezultatet e pritshme
Pjesëmarrësi në trajnim:
- identifiko...
Vlerësimi siguron informacion të vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, si dhe u
mundëson atyre që të kuptojnë ...
Vlerësimi i kompetencave të arritura nga nxënësit është një proces i vështirë, pasi për çdo
nxënës vlerësohen njohuri, shk...
i jashtëm.
Vlerësimi përshkrues
dhe përmbledhës.
Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm;
Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës...
fituara nga nxënësit.
Seanca 6
Punë e pavarur për
plotësimin e
evidencave të progresit
të nxënësit dhe
vlerësimit të
kompe...
Fletë pune 1
Evidenca e vlerësimit të progresit të nxënësit
DATA
TEMATIKA: REZULTATET E TË NXËNIT TË
KOMPETENCAVE TË FUSHË...
Model testi
1. Renditni të paktën 3 risi të kurrikulës së re të ciklit fillor? 3 pikë
____________________________________...
BIBLIOGRAFIA E HARTIMIT TË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT
Bibliografia kryesore e përdorur për të hartuar modulet është:
− MAS (20...
Upcoming SlideShare
Loading in …5
×

Arsimi fillor programi i trajnimit

Program Trajnimi

  • Login to see the comments

Arsimi fillor programi i trajnimit

  1. 1. PROGRAMI I TRAJNIMIT KURRIKULA ME KOMPETENCA E CIKLIT FILLOR DHE RISITË E SAJ Lloji i trajnimit: Trajnim i drejtpërdrejtë Programi i trajnimit “Kurrikula me kompetenca e ciklit fillor dhe risitë e saj” përbëhet nga 3 module: - Moduli 1: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. - Moduli 2: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. - Moduli 3: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. Numri i orëve të moduleve të trajnimit dhe seancave për secilin modul paraqitet si në tabelën më poshtë: Kurrikula me kompetenca e lëndës së gjuhës shqipe dhe risitë e saj Modulet Numri i orëve të modulit Numri i seancave në sallë Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. 18 orë 6 seanca Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit. 18 orë 6 seanca Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3. 18 orë 6 seanca TOTAL 54 orë 18 seanca Përfituesit e këtij trajnimi Përfituesit nga realizimi i këtij programi trajnimi janë: - mësuesit e ciklit fillor; - drejtuesit dhe zëvendësdrejtorët që mbulojnë ciklin fillor pranë shkollave 9-vjeçare të arsimit fillor; - specialistët e DAR/ZA-ve që mbulojnë arsimin fillor; - pedagogët e fakulteteve të mësuesisë të ciklit fillor. 1
  2. 2. PËRSHKRIMI PËR SECILIN MODUL MODULI 1 Tema: Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë. Rezultatet e pritshme Pjesëmarrësi në trajnim: - shqyrton elementet dhe risitë e programeve të shkallës së parë dhe të dytë të ciklit fillor; - analizon lidhjen mes Kornizës kurrikulare, kurrikulave bërthamë dhe programeve të ciklit fillor; - analizon rezultatet e të nxënit të kompetencave kyçe duke i përthyer në planifikim vjetor; - aftësohet për integrimin e fushave kurrikulare me njëra-tjetrën sipas tematikave të programeve të ciklit fillor; - analizon elementet e përbashkëta mes lëndëve që përbëjnë një fushë; - propozon mundësi për trajtimin e temave ndërkurrikulare në lëndë të ndryshme të ciklit fillor; - vlerëson njohuritë, aftësitë dhe qëndrimet për çdo program lidhur me realizimin e kompetencave të secilës fushë të nxëni. Tema e çdo seance a) Seanca 1: Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë. kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare. b) Seanca 2: Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e tyre të të nxënit, tematikat e programeve lëndore. c) Seanca 3: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe “Matematika”. d) Seanca 4: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe mjedisi”. 2
  3. 3. e) Seanca 5: Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti”. f) Seanca 6: Planifikimi mujor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit Moduli “Kompetencat kyçe dhe kompetencat e fushave, si dhe zbërthimi i tyre në rezultate të nxëni për secilën lëndë” jep në mënyrë të sintetizuar specifikat që ka kurrikula e re e arsimit fillor; analizon shkallët 1 dhe 2 të kurrikulës bërthamë; interpreton temat ndërkurrikulare; trajton përmbajtjen e fushave kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi, Matematikë, Shkencat e natyrës, Shoqëria dhe mjedisi, Artet, Edukimi fizik, sporti dhe shëndeti1 . Nëpërmjet secilës seancë, pjesëmarrësit do të njihen me kompetencat kyçe dhe rezultatet e tyre të nxënit, temat ndërkurrikulare dhe kompetencat e fushave të të nxënit, të cilat në mënyrë të përmbledhur jepen në vijim. KOMPETENCAT E LËNDËS SË GJUHËS SHQIPE • Të dëgjuarit e teksteve të ndryshme. • Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar. • Të lexuarit e teksteve të ndryshme. • Të shkruarit për qëllime personale dhe funksionale. • Përdorimi i drejtë i gjuhës. KOMPETENCAT E LËNDËS SË MATEMATIKËS • Zgjidhja e situatës problemore. • Arsyetimi dhe vërtetimi matematik. • Të menduarit dhe komunikimi matematik. • Lidhja konceptuale. • Modelimi matematik. 1 Nga fusha “Teknologjia dhe TIK-u”, lënda e Teknologjisë është e përfshirë brenda fushës “Shkencat e natyrës”. 3
  4. 4. KOMPETENCAT E FUSHËS SË SHKENCAVE TË NATYRËS • Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre. • Përdorimi i mjeteve, objekteve dhe procedurave shkencore. • Komunikimi në gjuhën dhe në terminologjinë e shkencës. KOMPETENCAT E FUSHËS “ SHOQËRIA DHE MJEDISI” • Personale • Sociale • Qytetare KOMPETENCAT E FUSHËS SË ARTEVE • Krijimi artistik • Performimi artistik • Vlerësimi artistik KOMPETENCAT E FUSHËS SË EDUKIMIT FIZIK, SPORTET DHE SHËNDETI • Zhvillimi i aftësive lëvizore në përshtatje me situata të ndryshme lëvizore e sportive. • Ndërveprimi me të tjerët në situata të ndryshme lëvizore e sportive. • Përshtatshmëria me një stil jete aktiv e të shëndetshëm. KOMPETENCAT E FUSHËS SË TIK-ut DHE TEKNOLOGJISË • Teknologjia dhe bota e kompjuterit. • Përpunimi digjital i të dhënave. • Komunikimi grafik. • Strukturat dhe materialet teknologjike. • Teknologjia dhe veprimtaria ekonomike. • Etika dhe kushtet e sigurta në shkollë dhe jashtë saj. Moduli trajton tematikat përmbajtësore të fushave të të nxënit, të cilat krijojnë kushte që nxënësi t’i ndërtojë dhe t’i zbatojë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat, në funksion të kompetencave të fushave dhe kompetencave kyçe. Planifikimi i kurrikulës përqendrohet në domosdoshmërinë e zbërthimit të programeve nga mësuesi. Moduli, gjithashtu, ndalet në elementet e reja të 4
  5. 5. planifikimit të kurrikulës, të cilat i krijojnë mësuesit hapësira lirie dhe fleksibiliteti për t’u ardhur më mirë në ndihmë interesave të nxënësve. Fjalët kyçe: Kornizë kurrikulare, kurrikul bërthamë, fushë të nxëni, kompetencë, kompetencë kyçe, kompetenca fushe/ lënde, temë ndërkurrikulare, tematikë, planifikim kurrikular. Metodologjia e zbatimit të modulit Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më poshtë: Tema e seancës Metoda Mjetet Seanca 1 Vendi që zë cikli fillor në Kornizën kurrikulare dhe në kurrikulat bërthamë. Kompetencat kyçe, fushat e të nxënit dhe temat ndërkurrikulare. Ushtrim. Pjesëmarrësit shkruajnë në mënyrë të pavarur elementet kryesore të kurrikulës ekzistuese të ciklit fillor. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila. Prezantim nga trajneri i elementeve të kurrikulës së re me qasje kompetencat. Bimer, laptop, prezantimi në PPT. Përgatitja e tabelës krahasuese mes kurrikulës ekzistuese dhe kurrikulës së re. Kurrikula bërthamë e ciklit fillor ; Programet e ciklit fillor sipas fushave; flipçart, lapustila, ngjitëse muri Seanca 2 Shkalla 1 dhe 2 e kurrikulës. Veçoritë dhe të përbashkëtat e tyre. Fushat e të nxënit, kompetencat e fushave, rezultatet e të nxënit, tematikat e programeve Punë në grup: Pjesëmarrësit ndahen në 2 grupe. Për secilën shkallë kurrikulare ata do të organizojnë materialin e mëposhtëm: - Fushat e të nxënit. - Kompetencat e fushave. - Rezultatet e të nxënit. - Tematikat e programeve lëndore dhe sasinë e orëve të sugjeruara. Kurrikula bërthamë. Programet përkatëse sipas fushave. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila, ngjitëse muri 5
  6. 6. lëndore. Pjesëmarrësit bëjnë prezantimet dhe mirëpresin komentet e grupit tjetër. Në fund, me ndihmën e trajnerit nxjerrin veçoritë dhe të përbashkëtat e të dy shkallëve. Seanca 3 Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave në funksion të realizimit të kompetencave të fushave përkatëse: “Gjuhët dhe komunikimi” dhe “Matematika”. Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e një tematike nga lënda e Gjuhës shqipe ose e Matematikës Programi i “Gjuhës shqipe” dhe i “Matematikës”. Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre programeve? Diskutime Seanca 4 Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave, në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Shkencat e natyrës” dhe “Shoqëria dhe mjedisi”. Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e një tematike nga lënda e Diturisë së natyrës dhe Edukimit për shoqërinë. Programi i “Diturisë së natyrës” dhe “Edukim për shoqërinë”. Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre programeve? Diskutime Seanca 5 Zbërthimi i njohurive, shkathtësive dhe qëndrimeve të tematikave në funksion të realizimit të kompetencave të fushave: “Artet” dhe “Edukimi fizik, sportet dhe shëndeti”. Punë në çift ose në grup: Pjesëmarrësit ndahen në çift ose në grup dhe shqyrtojnë njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e një tematike nga lënda e Edukimit muzikor, Artit pamor, Teatrit dhe kërcimit, Edukimit fizik, sportit dhe shëndetit. Programi i “Edukimit muzikor”, “Artit pamor”, “Edukimit fizik, sportit dhe shëndetit”. Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Ushtrim: Sipas mendimit tuaj, cilat mund të 6
  7. 7. jenë disa vështirësi lidhur me zbatimin e këtyre programeve? Diskutime Seanca 6 Planifikimi vjetor dhe tremujor. Analiza e formateve të këtyre planifikimeve. Prezantim nga trajneri i formateve të planifikimit. Formatet e planifikimit mujor dhe vjetor. Ushtrim Punë në grupe. Pjesëmarrësit do të ndahen në 6 grupe që përkojnë me fushat e të nxënit për hartimin e planifikimit tremujor. Programi i njërës lëndë të ciklit fillor, stilolaps, flipçart, lapustila. fletë pune për formatet e planifikimit Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Detyra për pjesëmarrësit në trajnim Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra: - Modeli i planifikimit 3-mujor për 2 lëndë. - Modele të temave të integruara mes lëndëve të ciklit fillor. 7
  8. 8. Fletë pune 1 Planifikimi 3 mujor i lëndës _______________________ Tematikat/ Kompetencat Këtu vendosen emërtimet e tematikave/ kompetencave dhe orët që do të realizohen në raport me orët e parashikuara në program. Shpërndarja e përmbajtjes së lëndës Shtator – dhjetor Orët ....... Në këtë kolonë vendoset përmbajtja e lëndës (temat) që do të zhvillohet në këtë periudhë për secilën tematikë/ kompetencë. 8
  9. 9. MODULI 2 Tema: Metodologjia e mësimdhënies në ciklin fillor dhe situatat e të nxënit Rezultatet e pritshme Pjesëmarrësi në trajnim: - analizon parimet e mësimdhënies bazuar në kompetenca, si dhe vlerëson rolin e kësaj mësimdhënieje në procesin e të nxënit dhe arritjet e nxënësve; - analizon mundësitë që krijon kurrikula e re për zhvillimin e projekteve dhe aktiviteteve të ndryshme mësimore etj.; - dallon dhe interpreton hapat procedurialë për hartimin dhe planifikimin e situatës së të nxënit; - zhvillon praktikisht një model situate të nxëni në disa lëndë të ciklit fillor; - vlerëson rolin e punës në grup me kolegët e shkollës së vet apo dhe të shkollave të tjera, për planifikimin e situatave të të nxënit. Tema e çdo seance: a) Seanca 1: Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor. b) Seanca 2: Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike. c) Seanca 3: Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme; materialet didaktike që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies. d) Seanca 4: Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej lëndëve të ciklit fillor e) Seanca 5: Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar në një situatë të nxëni. f) Seanca 6: Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të integruar. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit Ky modul përqendrohet në metodologjinë e mësimdhënies që kërkon kurrikula e bazuar në kompetenca dhe mënyrën se si ndërtohet dhe zbatohet një situatë të nxëni. Kurrikula e re e bën mësuesin kërkues dhe e nxit të jetë gjithmonë në kërkim të gjetjes së situatave të të nxënit, të veprimtarive dhe të metodave të përshtatshme që lehtësojnë të nxënët e nxënësve. Mësuesi i ciklit fillor i harton vetë planet mësimore vjetore të të gjitha lëndëve që jep mësim në një vit shkollor. Ky proces i mundëson mësuesit të bëjë integrimin ndërlëndor që në fazën 9
  10. 10. e shkrimit të planit dhe të krijojë ditë mësimore të integruara. Nga ana tjetër, në hartimin e planit mësimor vjetor, në shpërndarjen e orëve mësimore dhe në shtrirjen e temave njëra pas tjetrës, mësuesi ka lirinë t’i trajtojë këto tema kur dhe si e shikon të arsyeshme. Në dorën e mësuesve është lënë edhe përcaktimi i natyrës së zhvillimit të temave të mësimit. Vetë mësuesi përcakton sa orë dhe tema mësimore do t’i bëjë në formën e projekteve kurrikulare, sa do t’i zhvillojë në mjedise të tjera, jashtë klasës, cilat materiale dhe burime didaktike i duhet të shfrytëzojë përveç tekstit të nxënësit, ç’detyra do t’u japë nxënësve dhe ç’punime do t’i fusë në portofolin e tyre të të nxënit. Në këtë proces të rëndësishëm, nxënësit kërkohet të vihen në mënyrë sistematike në situata të nxëni, ku i kërkohet të vëzhgojë, të eksperimentojë, të zbulojë, të mendojë në mënyrë kritike, të mbajë përgjegjësi, të udhëheqë një proces etj., aftësi këto që i ofron përmbajtja e kurrikulës së re. Përmes situatave të të nxënit, nxënësi eksploron, zbaton dhe integron njohuritë dhe aftësitë gjuhësore, fiton aftësi inteletuale të nevojshme për të zhvilluar të menduarit krijues dhe kritik. Në ciklin fillor një situatë e krijuar të nxëni mund të përdoret në më shumë se një lëndë. Fjalët kyçe: Mësimdhënie e bazuar në kompetenca, mësimdhënië kontekstuale, mësimdhënie e integruar, situatë të nxëni, rezultate të nxëni, ditë mësimore. Metodologjia e zbatimit të modulit Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më poshtë: Tema e seancës Metoda Mjetet Seanca 1 Metodologjitë e mësimdhënies në ciklin fillor. Punë individuale Pjesëmarrësit shënojnë në një fletë metodat e mësimdhënies që përdorin aktualisht në ciklin fillor. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila. Prezantim nga trajneri Metodologjitë e mësimdhënies dhe të të nxënit kontekstual në ciklin fillor. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë në grup Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet Fletë pune, stilolaps, flipçart, 10
  11. 11. mësimdhënies tradicionale dhe mësimdhënies kontekstuale. lapustila. Seanca 2 Të nxënit nëpërmjet situatave konkrete e praktike. Prezantim nga trajneri Të nxënit me situata dhe karakteristikat kryesore të mësimdhënies me kompetenca. Bimer, laptop, prezantim në PPT Punë në grup Secili grup përcakton karakteristikat e mësimdhënies bazuar në kompetenca në njërën prej fushave të të nxënit të ciklit fillor. Programet e ciklit fillor, stilolaps, flipçart, lapustila Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila Seanca 3 Planifikimi i situatave të të nxënit në lëndë të ndryshme. Materialet didaktike që përdor mësuesi gjatë mësimdhënies. Prezantim nga trajneri Situatat e të nxënit në një temë mësimore; në një grup temash; në një tematikë; Situatat e të nxënit në një lëndë apo për një mësimdhënie të integruar Materiale didaktike shtesë që përdor mësuesi Bimer, laptop, prezantimi në PPT Diskutime me pjesëmarrësit Diskutime me pjesëmarrësit për të kuptuarit e situatave të të nxënit dhe përdorimin e tyre në kontekstet e përcaktuaa gjatë prezantimit. Flipçarte, lapustila etj. Seanca 4 Punë e pavarur për hartimin e një situate të nxëni në njërën prej rasteve të trajtuara në seancën 3. Punë në grup Secili grup merr në shqyrtim një situatë të nxëni dhe e planifikon sipas formatit që i jepet. Programet lëndore të ciklit fillor, formati i plotësimit të një situate të nxëni, stilolaps, flipçart, lapustila etj. Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila Seanca 5 Formati i planifikimit të orës së mësimit Prezantim nga trajneri Formati i planifikimit të orës së mësimit bazuar Bimer, laptop, prezantim në PPT 11
  12. 12. bazuar në një situatë të nxëni. në situatë të nxëni. Liria, fleksibiliteti dhe përgjegjshmëria në planifikim. Punë në grup Përgatitja e tabelës krahasuese lidhur me përfitimet që kanë nxënësit në mësimdhënien kontekstuale. Stilolaps, flipçart, lapustila, fletë pune, tabela krahasuese Seanca 6 Punë e pavarur për hartimin e modelit të planifikimit. Ushtrim Punë në grupe për hartimin e modelit të planifikimit të një dite mësimore të integruar bazuar në situata të nxëni. Formati i planifikimit ditor, stilolaps, flipçart, lapustila etj. Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Detyra për pjesëmarrësit në trajnim Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra: - 2- 3 situata të nxëni për secilën fushë të nxëni - 1 model të planifikimit të një ore mësimi në një lëndë të caktuar - 1 model i planifikimit të një dite mësimore të integruar. 12
  13. 13. Fletë pune 1 Planifikimi i një ore mësimi Lënda: Data_____________________ Tema mësimore: Situata e të nxënit: Rezultatet e të nxënit (nga kompetencat e fushës/ lëndës): Fjalët kyçe: Burimet: Lidhja me fushat e tjera ose me temat ndërkurrikulare (nëse ka): Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve - Etapat e orës së mësimit, procedurat që ndjek mësimi në secilën prej tyre dhe veprimtaritë që kryejnë nxënësit. Shënimet vlerësuese/ instrumentet e përdorura Shënimet që hedh mësuesi në evidencat e tij për ecurinë dhe rezultatet e punës që dhanë nxënësit. Detyra/ puna e pavarur e nxënësve në shtëpi Mundësisht, mësuesi parashikon të japë disa detyra, në mënyrë që nxënësi të zgjedhë se cilën prej tyre është në gjendje apo ka dëshirë të bëjë. 13
  14. 14. Fletë pune 2 Planifikimi i një grupi orësh/ temash mësimore Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës - ... - ... Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe (nëse ka) - ... ... Nr. Tematika/ Kompetenca (orë) Temat mësimore Situatat e parashikuara të të nxënit Metodologjia dhe veprimtaritë e nxënësve Për çfarë do të vlerësohen nxënësit Burimet dhe materialet didaktike 14
  15. 15. MODULI 3 Tema: Vlerësimi i arritjeve të nxënësve nga klasa 1-3 Rezultatet e pritshme Pjesëmarrësi në trajnim: - identifikon llojet e vlerësimit dhe karakteristikat e tyre; - bën dallimin ndërmjet vlerësimit për të nxënët dhe vlerësimin e të nxënit duke përshkruar rëndësinë e secilit prej tyre; - demonstron përdorimin e evidencave për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit në lidhje me vlerësimin e nxënësve dhe të procesit; - shpjegon përmes shembujve përdorimin e instrumenteve të ndryshëm të vlerësimit; - demonstron vlerësimin e kompetencave mbi bazën e niveleve të arritjeve; - përshkruan kriteret dhe mënyrën e ndërtimit të dosjes së nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Tema e çdo seance: a) Seanca 1: Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit. b) Seanca 2: Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës. c) Seanca 3: Nivelet e arritjeve të kompetencave shkallën 1 dhe 2. d) Seanca 4: Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin. Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit. e) Seanca 5: Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi. f) Seanca 6: Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë, dëftesë). I. Përshkrimi i përmbajtjes së modulit Vlerësimi është një pjesë e rëndësishme në procesin e zbatimit të kurrikulës së re. Në këtë modul trajtohet korniza e re e vlerësimit në arsimin bazë dhe në mënyrë të veçantë vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës në klasat 1-3. Nëpërmjet procesit të vlerësimit evidentohen njohuritë, aftësitë, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet që kanë fituar nxënësit gjatë të nxënit. . 15
  16. 16. Vlerësimi siguron informacion të vazhdueshëm për mësuesit, nxënësit dhe prindërit, si dhe u mundëson atyre që të kuptojnë ku janë mirë dhe ku kanë nevojë për ndihmë fëmijët. Vlerësimi përshkrues ka si qëllim të evidentojë anët e forta, dobësitë dhe vështirësitë konkrete që ka secili nxënës në çdo program lëndor, kurse vlerësimi përmbledhës bëhet në fund të vitit shkollor, pasi kryhen të tri vlerësimet përshkruese. Vlerësimi përshkrues bëhet një herë në tre muaj. Nxënësi vlerësohet për arritjen e rezultateve të të nxënit për kompetencat e fushës/ lëndës. Për 5 shkallët e vlerësimit përshkrues2 jepen shpjegimet e mëposhtme3 : Shkalla 1. “Arritje të pakënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi dëshmon një shkallë të pamjaftueshme të përmbushjes së rezultateve të të nxënit ( kjo përkon me vlerësimin “Dobët” ose me notën 4). Shkalla 2. “Arritje që kanë nevojë për përmirësim” do të thotë që nxënësi dëshmon një zotërim minimal dhe të mjaftueshëm të rezultateve të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga mësuesi (kjo përkon me vlerësimin “Mjaftueshëm” ose me notat 5 dhe 6). Shkalla 3. “Arritje të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka arritje të pjesshme të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë dhe të kapërcejë sfidat e të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Mirë” ose me notën 7). Shkalla 4. “Arritje shumë të kënaqshme” do të konsiderohen kur nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të rezultateve të të nxënit (kjo përkon me vlerësimin “Shumë mirë” ose me notat 8 dhe 9). Shkalla 5. “Arritje të shkëlqyera” do të konsiderohen kur fëmija përmbush plotësisht rezultatet e të nxënit dhe ka qëndrueshmëri në arritjet akademike (kjo përkon me vlerësimin “Shkëlqyeshëm” ose me notën 10). Vlerësimi realizohet nëpërmjet përdorimit të instrumenteve dhe të procedurave të ndryshme të mbledhjes së të dhënave, interpretimit dhe analizës së tyre në dobi të përmirësimit të mësimdhënies dhe të të nxënit. Mbajtja e evidencave për të nxënit e nxënësve siguron informacione të dobishme për mësuesin dhe e ndihmon në rishikimin e përmbajtjes mësimore në ato raste kur të nxënit nuk është në rezultatet e pritshme. 2 Kodet e shprehura me numra, nga 1 deri në 5 korrespondojnë me shkallët e vlerësimit përshkrues vendosen në regjistër. 3 Për secilën shkallë vlerësimi jepen emërtimet e niveleve të deritanishme të vlerësimit të nxënësve në klasat I-II dhe notat që përkojnë me secilën shkallë. Kjo bëhet që mësuesi dhe prindi të kuptojnë mënyrën e re të vlerësimit përshkrues, si dhe nivelin e përvetësimi të njohurive, shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve nga nxënësi/ fëmija. 16
  17. 17. Vlerësimi i kompetencave të arritura nga nxënësit është një proces i vështirë, pasi për çdo nxënës vlerësohen njohuri, shkathtësi, vlera e qëndrime, të cilat shpeshherë është e vështirë t’u gjesh llojin e përshtatshëm të testit, të detyrave apo të punimeve nëpërmejt të cilave nxënësi demonstron nivelin e përvetësimit. Moduli trajton gjerësisht, dosjen e nxënësit si një instrument i rëndësishëm i vlerësimit dhe i vetëvlerësimit, ku në mënyrë të detajuar jepen rubrikat që përbëjnë dosjen e nxënësit, shumëllojshmërinë e punimeve dhe të detyrave që duhet të grumbullojnë nxënësit, si dhe instrumentet e vlerësimit dhe të vetëvlerësimit. Fjalët kyçe: vlerësim përshkrues, vlerësim përmbledhës, shkallë vlerësimi, evidencë vlerësimi, progres i nxënësit, nivel arritjeje i kompetencës, instrument vlerësimi, dosje nxënësi. II. Metodologjia e zbatimit të modulit Rubrika e metodologjisë së zbatimit të këtij moduli përmban metodat që do të përdoren për secilën seancë të trajnimit, mjetet mësimore për konkretizim dhe detyrat për pjesëmarrësit që do të kryhen pas zhvillimit të modulit. Ky informacion është organizuar në tabelën më poshtë: Tema e seancës Metoda Mjetet Seanca 1 Kuptimi për vlerësimin në kurrikulën me bazë kompetencat. Parimet e vlerësimit. Vlerësimi për të nxënit dhe vlerësimi i të nxënit. Punë në grup Pjesëmarrësit listojnë instrumentet e ndryshme që përdorin për vlerësimin e nxënësve. Më pas ata tregojnë natyrën e punimeve që fusin në dosjen e nxënësve të klasës. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila. Prezantim nga trajneri Parimet e vlerësimit, vlerësimi për të nxënë, vlerësimi i të nxënit. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë e pavarur në grup Përgatitja e një tabele krahasuese ndërmjet vlerësimit me shprehje që ka qenë më parë dhe vlerësimit përshkrues e përmbledhës që po zbatohet me kurrikulën e re. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 2 Llojet e vlerësimit. Vlerësimi i brendshëm, Prezantim nga trajneri Llojet e vlerësimit. Bimer, laptop, prezantim në PPT. 17
  18. 18. i jashtëm. Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës. Vlerësimi i brendshëm dhe i jashtëm; Vlerësimi përshkrues dhe përmbledhës. Punë në grup Pjesëmarrësit ndahen në grupe. Secili grup përcakton se cilat janë llojet më të përshtatshme të vlerësimit në lëndë të ndryshme të ciklit fillor. Fletë pune, stilolapsa, flipçart, lapustila. Prezantime të punës në grup Pjesëmarrësit prezantojnë, diskutojnë, komentojnë dhe nxjerrin përfundime. Fletë pune, stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 3 Nivelet e arritjeve të kompetencave në shkallën 1 dhe 2. Prezantim nga trajneri Nivelet e arritjeve të kompetencave për secilën fushë të nxëni. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Diskutime me pjesëmarrësit Përshkrimi i niveleve për secilën prej kompetencave të fushave/lëndëve. Stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 4 Evidencat për vëzhgimin dhe mbledhjen e informacionit për vlerësimin. Raportimi i progresit dhe i arritjeve të nxënësve. Format e ndryshme të raportimit. Prezantim nga trajneri Evidencat e vlerësimit për të nxënë dhe vlerësimi i kompetencave kyçe. Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë në grup Përgatitja e çeklistave për të bërë vlerësimin e nxënësve për njohuritë e fituara, shkathtësitë, vlerat dhe qëndrimet. Formate evidencash, stilolaps, flipçart, lapustila. Seanca 5 Dosja e nxënësve si instrument vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Prezantim nga trajneri Krijimi dhe mbushja e dosjes së nxënësit. Rubrikat e dosjes (portofolit) Shembuj punimesh. Formate vlerësimi dhe vetëvlerësimi. Model portofoli i klasës 1-3; stilolaps, flipçart, lapustila. Punës në grup Ndërtimi i një dosjeje ku punimet të demonstrojnë njohuritë, aftësitë dhe vlerat e Stilolaps, flipçart, lapustila, fletë pune, fletë pune. 18
  19. 19. fituara nga nxënësit. Seanca 6 Punë e pavarur për plotësimin e evidencave të progresit të nxënësit dhe vlerësimit të kompetencave kyçe. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë, dëftesë). Prezantim nga trajneri Evidencat që mund të mbahen. Organizimi i të dhënave në formate konkrete. Vlerësimi i kompetencave kyçe dhe të kompetencave të fushës/ lëndës. Plotësimi i dokumentacionit shkollor (regjistër, amzë, dëftesë) Bimer, laptop, prezantim në PPT. Punë në grupe dhe Diskutime Plotësimi i evidencave të përparimit të nxënësit. Plotësimi i dokumentacionit shkollor. Fletore, stilolaps, flipçart, lapustila Detyra për pjesëmarrësit në trajnim Në përfundim të këtij moduli pjesëmarrësit dorëzojnë një portofol me këto detyra: - Modeli i plotësimit të një evidence të progresit të nxënësit. - Modeli i plotësimit të evidencës për vlerësimin e një nxënësi për kompetencat kyçe. - Modeli i dosjes së një nxënësi. 19
  20. 20. Fletë pune 1 Evidenca e vlerësimit të progresit të nxënësit DATA TEMATIKA: REZULTATET E TË NXËNIT TË KOMPETENCAVE TË FUSHËS SIPAS TEMAVE MËSIMORE NIVELET E ARRITJES KOMENTE TEMA: 1 2 3 4 5 Fletë pune 2 Niveli i arritjeve të kompetencave të lëndës ________________________________ Përshkrimi i kompetencës: Niveli Shkalla 1 Shkalla 2 Niveli 5 - - Niveli 4 - - Niveli 3 - - Niveli 2 - - Niveli 1 - - VLERËSIMI I PJESËMARRËSVE NË PROGRAMIN E TRAJNIMIT Vlerësimi i pjesëmarrësve mbi arritjet e tyre lidhur me përmbushjen e rezultateve të pritshme për secilin prej moduleve do të kryhet në dy faza: - Portofoli me materiale të përcaktuara në rubrikën “Detyra për pjesëmarrësit në trajnim” në secilin prej tri moduleve përkatëse të programit të trajnimit. - Testimi për secilin modul, i cili fokusohet në aftësitë njohëse, zbatuese, interepretuese, krijuese dhe gjykuese të pjesëmarrësit. 20
  21. 21. Model testi 1. Renditni të paktën 3 risi të kurrikulës së re të ciklit fillor? 3 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 2. Përshtat rezultatet e të nxënit për kompetencën gjuhësore “Të folurit për të komunikuar dhe për të mësuar” për fëmijët e klasës së parë. 3 pikë Shkalla e parë e kurrikulës Klasa e parë − flet rrjedhshëm, kuptueshëm dhe me intonacionin e duhur, kur tregon një ngjarje, një përvojë të tijën ose kur përshkruan diçka etj.; − diskuton në grupe të vogla për tema që i interesojnë, bën pyetje dhe jep përgjigje të thjeshta; − merr pjesë në lojë me role. 2. Hartoni një situatë të nxëni ku ndërthuren shkencat e natyrës me një fushë tjetër kurrikulare. 10 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 3. Është dhënë njohuria: “Shkrimi i tregimeve të thjeshta nisur nga disa ilustrime.”4 . Çfarë shkathtësish, qëndrimet dhe vlerash duhet të zotërojë fëmija për ta ndërtuar këtë njohuri? 5 pikë ___________________________________________________________________________ ___________________________________________________________________________ 4. Mësuesi bën raportime të vazhdueshme për progresin dhe arritjet e nxënësve. Shkruani instrumentet dhe procedurat më të mira që mund të përdoren për mbledhjen e të dhënave për: 3 pikë - Njohuritë e fituara nga nxënësit _____________________________________________ __________________________________________________________________________ - Shkathtësitë ____________________________________________________________ __________________________________________________________________________ - Vlerat dhe qëndrimet _____________________________________________________ __________________________________________________________________________ 4 Njohuria është marrë nga shkalla e parë e kurrikulës. 21
  22. 22. BIBLIOGRAFIA E HARTIMIT TË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT Bibliografia kryesore e përdorur për të hartuar modulet është: − MAS (2014). Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar në Shqipëri − IZHA (2014). Kurrikula bërthamë për arsimin fillor − IZHA (2014). Programet lëndore të ciklit fillor − IZHA (2014). Nivelet e arritjes së kompetencave (Shkalla 1 dhe 2) − IZHA & Save the Children (2014). Broshura informuese për vlerësimin përshkrues dhe përmbledhës - Klasa I-III Trajnerët: Aurela Zisi -IZHA Edlira Sina- IZHA 22

×