SlideShare a Scribd company logo
1 of 254
Download to read offline
Prishtinë, 2017
Rrugëtimi drejt lirisë
1
Rauf Bilgiçi&Zenun Rexhepi
Rrugëtimi drejt lirisë
“ESHTRAT E MI, NUK E DI SE KU DOTË MBESIN,
POR SHPIRTI IM DO TË GJEJË PREHJE NË
KOSOVËN E LIRË”
(Ruzhdi Behxhet Bikliqi-Janjeva –
Ankara)
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
2
RRUGËTIMI DREJT LIRISË
Ruzhdi Janjeva
dhe pasardhësit e tij
Autorë: Rauf Bilgiçi&Zenun Rexhepi
Profesor: Esat Kamberi
Redaktor gjuhësor: Rexhep Isufi, gazetar
Botimin e financoi:
Rauf Ruzhdi Bilgiçi, Janjevë – Stamboll
I kushtohet kujtimit të kreut të familjes – Ruzhdi
Bilgiçit
U botua me rastin e përurimit të Objektit Memorial në
Janjevë, tetor 2013
Formati: b/5 14.5 x 23
Realizimi kompjuterik: Studio “Valton” – Prishtinë
Ballina: Studio “Venera” – Prishtinë
U shtyp - në Kompaninë “KOHA” – Prishtinë
Libri u ribotua në Gusht 2014
Të gjitha të drejtat i ruan – Rauf Bilgiçi .
Rrugëtimi drejt lirisë
3
Zenun Rexhepi & Rauf Bilgiçi
Rrugëtimi drejt lirisë
RUZHDI JANJEVA
dhe pasardhësit e tij
Janjevë – 2014 – Stamboll
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
4
Fjala e Redaktorit
RRUGËTIMI DREJT LIRISË
RUZHDI JANJEVA DHE PASARDHËSIT E TIJ
Libri “Rrugëtimi drejtë lirisë, i shkruar në
formën e monografisë nga prof. Zenun Rexhepi dhe
Rauf Bilgiçi, (Respektivisht Rufki Bikliqi )siç e njohëm
ne nxënësit e tij dhe të tjerët kur na kishte dhënë mësim
para më shumë se gjashtë dekadash), nuk trajton vetëm
rrugëtimin drejtë lirisë të Ruzhdi Janjevës dhe
pasardhësve të tij, por ngërthen në vete synimet e
përpjekjet shekullore të shumë gjeneratave për liri,
pavarësi e demokraci të shqiptarëve në trojet e tyre
etnike. Përpjekjet për ta bërë Shqiperinë etnike ,
atëdheun e të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre etnike,
nuk ishte dëshirë vetëm e rilindasëve, para dhe pas
Lidhjës së Prizrenit, por edhe e të gjithë patriotëve dhe
martirëve, duke përfshirë edhe ushtarët e UÇK-së, që
ranë heroikisht në altarin e lirisë. Fjalët e Ruzhdi
Janjevës në ndeja dhe biseda të pafundme për Kosovën
dhe lirinë e saj: “Eshtrat e mi nuk e di se ku do mbesin,
por shpirti do të gjejë prehje vetëm në Kosovën e
lirë “ ishin profetike të dala nga zemra, sepse aq shumë
e deshi atë. Dhe, 35 vjet pas vdekjes së tij, djali Raufi me
vëllezër e nipa , po i’a ngritin përmendoren në Janjevë ,
aty ku ai shkrepi pushkën e parë kundër pushtuesëve të
Kosovës. Dhe, kështu po i’a përjetësojnë historinë e tij
dhe të bashkëluftëtarëve me Adem Gllavicën si ideolog e
prijës ushtarak në rrugëtimin e tyre të veshtirë drejtë
lirisë së Kosovës. Autorët duke i gërshetuar mendimet,
Rrugëtimi drejt lirisë
5
kanë arritur të pasqyrojnë një pjesë të veprimtarisë
patriotike të Ruzhdiut dhe të shokëve të tij, të cilët u
angazhuan brenda mundësive që kishin, e në rrethana
teje të vështira, në mënyrë që në kalanë e lirisë së
Kosovës të vëjnë edhe një gurë më shumë. Koha ishte
mjaftë e shkurtër, nuk jepej hapësirë për një monografi
të mirëfilltë, me të gjitha premisat, por, pa modesti
mund të thuhet se është publikim që pasuron vargun e
veprave që ndriçojnë përpjekjet dhe sakrificat
shekullore për lirinë e Kosovës dhe synimit të
shqiptarëve për çlirimin e trojeve etnike, e si qëllim
madhor kishin krijimin e Shqipërisë, shtet i lirë dhe
demokratik.
Libri begatohet edhe me të dhënat që kanë të
bëjnë me Janjevën si lokalitet dhe me histori të bujshme
nga antika e këndej, por edhe me tërë atë që lidhet me
pozitën gjeografike, të dhënat demografike, poziten
socio-kulutore e fetare të popullatës që jetoi aty me
shekuj. Në libër bëhet fjalë për prejardhjen e familjes
Bilgiqi (Bikliqi), duke e begatuar edhe me të dhëna të
bollshme për rrethanat historike që nga koha e kaluar,
por në veçanti pas ardhjes së kësaj familjeje në Janjevë.
Periudha e Luftës së Dytë Botërore, marrëveshjet e
fuqive të mëdha, të cilat e sakatosën shtetin shqiptar
duke ua falur pa mëshirë trojet etnike shqiptare,
gllabëruesëve serbë, grekë, etj… edhe kjo zë vend të
mjaftueshëm në monografi.
Temë bosht i këtij libri janë Ruzhdi Bilgiçi,
patriot dhe i biri i tij Rauf Bilgiqi, mësuës dhe krijues i
artit. Ky libër ngërthen në vete fëmijërinë, jetën rinore e
burrërore, betejat e njëpasnjëshme kundër pushtuesëve
të huaj, si dhe vendimin e dhimbshëm për ta lënë
atdheun e për të dalë në Greqi, e prej andej Ruzhdiu me
disa shkokë për të vazhduar me tej për në Turqi, kurse
Adem Gllavica me bashkëluftëtarë e tjerë kishin marrë
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
6
botën në sy, por gjithnjë në mendje dhe zemër e kishin
Kosovën. Në këtë vepër janë përdorë edhe pjesë nga
libra të publikuar për përpjekjet dhe betejat e
përbashkëta të një numri atdhetarësh kosovarë, sepse
në arkiva ka pak burime, marrë parasysh se ato dikur
ishin të anatemuar e të ndaluar si emra e
personalitete.Si përfundim ,konsideroj se kjo monografi
pa dyshim do t’u shërbej gjeneratave për të mësuar për
një periudhë gjysmëshekullore të jetës së hidhur të
popullit shqipëtar, si edhe për përpjekjet e parreshtura
të tij për të këputur vargonjtë e robërisë dhe për të
fituar lirinë dhe shtetin e merituar.
Më 10.10.2013, Prishtinë Esat Kamberi
Rrugëtimi drejt lirisë
7
Raufi me elementët e rëndë historik
Gur, gur, bëhet mur…, dhe, në fund është bërë
një vepër e llojit të vet e të veçantë me elementë të
rëndë historik, sepse gjatë kohës sa janë mbledhur
faktet dhe burimet tjera, pothuajse gjithë orët e ditës
kanë qenë të zëna për Raufin, për krjimin e kësaj vepre -
monografi. Sepse, ashtu edhe siç do shkruaja në “Koha
Ditore” ,monografia për babain dhe kthimi në atdhe,
për Raufin ka qenë një detyrë dhe amanet të cilat nuk
ka mundur t’i harrojë asnjëherë. Raufin edhe sot pas
gjithë kësaj krijimtarie ende shpesh lotët e tradhtojnë
kur përmend tregimet që ia kujtojnë trimërinë e prindit
dhe vendlindjen. Mirëpo, tash i gëzohet zemra që iu
shkrepën rrezet e shpresës se pjesën tjetër të jetës mund
ta kalojë në vendin e tij të ëndërruar prej pesë
dekadash. Vendlindja për të më nuk do të jetë vetëm
kujtim copëzash e kujtimesh të imagjinuara prej
Stambolli, por një realitet i prekshëm e i këndshëm.
Ndaj, libri – monografi na vjen si fresk veror, ky libër
lexohet me lehtësi dhe, edhe më me lehtësi mund të
shkruhet për të, qoftë madje edhe ndonjë fjalë si kjo e
imja, apo parathënia. Mbase, edhe fjala e redaktorit.
Raufi, me bashkëautorin, përfundimisht, kanë
shkaktuar dridhje të bukura artistike dhe kanë arritur
majat e rrezikshme të suksesit në art.
Uroj që mos të mbetet deri këtu….
Më 08 Gusht 2014,
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
8
PARATHËNIE
Një ditë korriku të këtij viti, bashkëvendësi im Esat
Kamberi më ftoi të shkoja me të për ta vizituar
arsimtarin e tij të dikurshëm Rauf Bilgiçin në Janjevë.
Për Raufin kisha dëgjuar në fillim të viteve të
nëntëdhjeta, por për peripecitë dhe sakrificat e familjes
së tij, mësova nga disa shkrime në gazetat e Kosovës.
Sipas tyre, Raufi, arsimtar veteran, pas më shumë se
pesë decenie të jetës në Turqi, pas përfundimit të Luftës
së fundit në Kosovë, kishte vendosur që me familjen e
tij të kthehej nga Turqia dhe këtu të fillonin një jetë të
re në vendlindjen e tyre.
Raufi me tërë familjen kishte shkuar në Turqi në
vitin 1956, pasi ishte detyruar të largohej prej Kosovës.
Përndjekjet dhe persekutimet e tij, por edhe të mbarë
familjes, nga inspektorët e UDB-s famëkeqe jugosllave
në vitet e pesëdhjeta të shek. XX, ishin bërë të
padurueshme. Madje, pikërisht largimin, mësuesit
Raufit ia kishin sugjeruar udbashët, pothuajse si
variantin e vetëm, për ta hequr qafe dhe për t’iu
hakmarrë, sepse ishte i biri i Ruzhdi Janjevës, i
karakterizuar si njëri ndër ballistët e rrezikshëm
kosovar. Ai, një kohë me fjalë, e pastaj edhe me armë
në duar, e kishte kundërshtuar ideologjinë dhe
pushtetin e ri komunist në Kosovë, që u instalua gjatë
nëntorit e dhjetorit të vitit 1944.
Ruzhdiu, së bashku me disa bashkëmendimtarë,
kishin luftuar kundër brigadave partizane serbomala-
Rrugëtimi drejt lirisë
9
zeze, të cilat pas shumë tentimeve, siç thoshin, e kishin
“çliruar” Kosovën nga okupatorët fashistë, por në
realitet e kishin riokupuar.
Kur me kolegun Esat u nisëm për Janjevë, atë
vizitë e konsideroja si rast për ta njohur më mirë një
vendbanim me histori të lashtë, të cilin e kisha vizituar
pothuajse në kalim, edhe pse është vetëm 10-15
kilometra larg Prishtinës.Pritja dhe mikpritja e
mësuesit Rauf me disa anëtarë të familjes, ishte më se e
përzemërt dhe bujare. Gjatë ndejës e bisedës spontane
pjesa kryesore iu kushtua kujtimeve dhe rrëfimet e
arsimtarit Rauf, nga kohët para e pas Luftës së Dytë
Botërore (LDB). Na foli edhe për ngjarjet dramatike të
viteve të dyzeta, në Janjevë, por edhe në mbarë
Kosovën. Herë pas herë, edhe Esati, si ish-nxënës i tij,
inkuadrohej me kujtimet e përjetimet e viteve të para
pas LDB.
Në rrëfimet e Raufit, personazhi kryesor, jo
rastësisht ishte babai i tij, Ruzhdi Behxhet Janjeva, një
atdhetar i përbetuar dhe luftëtar i vendosur e trim i
rezistencës kombëtare të vullnetarëve shqiptarë,
pjesëtarë të formacioneve të Mbrojtjes Kombëtare të
Kosovës. Ata, me shumë mund e sakrifica, kishin
arritur t’i mbronin kufijtë etnikë të trojeve shqiptare
nga tentimet e serbo-çetnikëve për të depërtuar në
Kosovë. Ata trumbetonin se po luftonin kundër
okupatorëve fashistë dhe përkrahësi e tyre. Por, për
shkak të rrethanave në Kosovë, në Ballkan (Iliri), në
fund të vitit 1944 në Kosovë, e në Evropë në maj të vitit
1945, iniciativa kishte kaluar në krahun e forcat aleate,
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
10
pra edhe të njësitë partizane, të udhëhequra nga Partia
Komuniste Jugosllave, në krye me Titon, kurse në
Shqipëri të atyre partizane, të udhëhequra nga Enver
Hoxha.
Peripecitë e vërteta për Ruzhdiun, por edhe për
mbarë familjen e tij të ngushtë e të gjerë, kishin filluar
atë ditë kur, pas kishte hyrë në Janjevë një brigadë
partizanësh nga Vranja, një numër banorësh të atij
vendbanimi, të udhëhequra nga Ruzhdiu dhe bashkë-
mendimtarët e tij, kishin vendosur të mos e pranonin
ripushtimin e Kosovës dhe vendosjen e regjimit
komunist në Kosovë. Gjatë betejës që u zhvillua në
afërsi të Janjevës, më 24 nëntor të vitit 1944, luftëtarët
e rezistencës kombëtare i kishin vrarë 38 pjesëtarë të
brigadës partizane. Pasi kishte përfunduar beteja, si
ideator dhe prijës i asaj përballje, ishte stigmatizuar
Ruzhdi Janjeva. Atë ditë të nesërmen, partizanët së
pari e kishin bërë rrëmujë dhe kishin plaçkitur gjithçka
që kishin gjetur në shtëpinë e tij, e pastaj ia kishin vënë
flakën e kishin bërë shkrumb e hi dhe e kishin
rrafshuar me tokë.
Ruzhdiu me familjen e tij, prej asaj dite kishte
mbetur në male. Pas disa ditësh iu kishte bashkëngjitur
grupit të luftëtarëve të cilëve iu printe Adem Selim
Gllavica, një atdhetar i dëshmuar i asaj kohe.
Ishte ky vetëm fillimi i një odisejade të gjatë dhe
të vështirë, me plotë ngjarje dramatike dhe me pasoja
të mëdha. Ajo kulmin e arriti atë ditë të vitit 1956, kur
gruaja e Ruzhdiut Mihrija, me tërë familjen,në
Rrugëtimi drejt lirisë
11
stacionin e Lipjanit, hipi në tren që shkonte për Shkup.
Prej andej e morën rrugën e mërgimit për Turqi.
Derisa po përcillnim rrëfimin dhe kujtimet e
mësuesit Rauf për jetën e veprimtarinë atdhetare të
babait të tij Ruzhdiut, gjatë gjithë kohës po më
parafytyroheshin kujtimet e rrëfimet e axhë Ahmetit
për fatin dhe krajatat e familjes së gjyshit Zenun
Kabashi dhe të disa familjeve të tjera të Kabashit të
Moravës, në vitet e largëta 1913 e 1914, por edhe para,
gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1941-1945).
Pastaj, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1945 dhjetë
burra të Kabashit të Moravës, pjesëtarë të grupit “të
ballistëve” të Hysen Tërpezës e Hasan Kabashit (i cili
kishte atë ditë rënë dëshmor), kurse Ruzhdi Janjeva në
grupin e Adem Gllavicës, pas shumë betejave e
viktimave gjatë marrshimit njëmujor, e kishin kaluar
kufirin jugosllavo-grek, për të mos u kthyer më kurrë
në Kosovën e tyre të dashur.
Por, ata edhe pas asaj dite tragjike, në kushte të
reja, i kishin vazhduar përpjekjet për liri e demokraci,
për të cilat edhe deri atëherë kishin sakrifikuar
gjithçka. Mjerisht, ata ishin tretur e degdisur rrugëve
të botës dhe kurrë më nuk e shkelën tokën e
vendlindjes,e as të Kosovës.
Për vuajtjet dhe sakrificat e Hasan Kabashit e
Hasan Remnikut, dhe bashkëmendimtarët e tyre, unë e
Esati, kemi pasur rast të dëgjonim që në fëmijërinë e
hershme, por sidomos gjatë viteve rinore, kur i morëm
njohuritë e para për përpjekjet shekullore për liri dhe
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
12
demokraci dhe për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare
në Ballkan.
Pas gjithë asaj që dëgjuam atë ditë në Janjevë,
dhe që kishim përjetuar e mësuar në vendlindjet tona,
por edhe më vonë, erdhi krejt i natyrshëm propozimi i
kolegut Esat Kamberi për t’i ofruar Rauf Bikliqit
(Bilgiçit), që unë dhe ai, ta merrnim përsipër hartimin
e monografisë të familjes së Ruzhdi Janjevës. Për atë
qëllim, Rauf Bikliqi kishte tubuar të dhënat, kujtimet
dhe literaturën adekuate.
Ajo, siç na tha Raufi, do të botohej e promovohej
me rastin e përurimit të përmendores, të cilën mësuesi
Rauf kishte filluar ta ndërtonte në qendër të Janjevës.
Pritet që ajo të ngrihej brenda dy-tre muajsh dhe u
promovua midis Janjevës. Përmes saj do të
përjetësohen idealet liridashëse dhe sakrificat madhore
të babait Ruzhdiut, por edhe të mbarë familjes së tij
gjatë tërë shekullit njëzet dhe deri në ditët e sotme.
Natyrisht, meritat më të mëdha sa i përket
grumbullimit të kujtimeve, rrëfimeve dhe materialeve
dokumentare për monografinë në fjalë, i ka Rauf Bikliqi
dhe informatorët, në rend të parë – Qerim Ramiz
Bytyqit, 82-vjeçar nga Akllapi, dëshmitar i ngjarjeve të
trajtuara në monografi. Esati dhe unë, po ashtu
veteranë të arsimit, jemi përpjekur që ajo të ketë formën
dhe përmbajtjen, që i ka hije publikimit dokumentar, i
cili i bën nder atdhetarit të devotshëm, çfarë ishte
Ruzhdi Janjeva.
Në monografi pasqyrohet edhe jeta, veprimtaria
dhe sukseset e arsimtarit veteran dhe krijues artistik,
Rrugëtimi drejt lirisë
13
Rauf Ruzhdi Bilgiçit, si edhe vuajtjet e sakrificat e
mbarë familjes, gjatë “Rrugëtimi drejt lirisë”. Kështu e
titulluam edhe Monografinë që i kushtohet Ruzhdi
Janjevës, idealeve të tij e të bashkëluftëtarëve për liri
kombëtare, demokraci e pavarësi. Ato filluan të bëhen
realitet pas përfundimit të Luftës në Kosovë, në qershor
të vitit 1999.
Prishtinë, gusht-shtator 2013. Zenun Rexhepi
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
14
H Y R J E
1. Pozita gjeografike dhe disa karakteristika të
Janjevës
Janjeva është qytezë në rrafshnaltën e Kosovës,
në territorin e komunës së Lipjanit, e cila shtrihet në një
luginë rrëzë maleve të Zhegovcit, rreth 12 km në
juglindje të Prishtinës. Aq, është larg magjistrales
Prishtinë-Ferizaj, me të cilën lidhet me rrugë të
asfaltuar në afërsi të Lipjanit. Prandaj, vendi ku ato
bashkohen, quhet “Udhëkryqi i Janjevës”.
Emër vendi Janjeva, me gjasë, prejardhjen e ka
nga togfjalëshi Jan ova (tuq. –fushë e pjerrtë).
2. Themelimi dhe rrita e Janjevës (1301 - 2014)
Janjeva, vendbanim tipik kosovar, për shumë
arsye është ngritur në grykën midis tri kodrinave. Ai
nuk shihet prej së largu dhe banorëve u ofronte siguri.
Banorët e saj, përvoja jetësore i kishte mësuar që
në kohët e lashta, se për të themeluar një vendbanim të
sigurt, duhej të zgjidhej vendi relativisht i lartë, për të
Rrugëtimi drejt lirisë
15
parandaluar pasojat e vërshimeve periodike që ndodhte
të shkaktonin pasoja katastrofale.
Nga ana tjetër, terrenet si ai ku është ngritur
Janjeva, ofrojnë kushte të volitshme për prodhimtari
bujqësore, pemëtari, vreshtari dhe kullosa për blegtori.
Afërsia e pyjeve, po ashtu, ishte faktor i rëndësishëm,
sepse prej tyre merreshin materiale për ndërtimin e
objekteve, si edhe masa drunore për ngrohje.
Nuk ishte më pak i rëndësishëm edhe fakti se,
dikur, në rrafshlartën e Kosovës, e cila në lashtësi ishte
liqen, apo edhe pjesë e Detit Mesdhe, (me gjasë e lidhur
me atë të Panonisë), prandaj në të deri në dyqind vjetët
e fundit kishte shumë tokë moçalike. Si e tillë, aty kishte
kushte për përhapjen e insekteve të ndryshme, sidomos
të mushkonjave. Ato shpesh rrezikonin seriozisht
shëndetin e popullatës, sepse mushkonjat CC janë
bartëse të shkaktarit të sëmundjes sëmalaries, e cila
shpeshherë bënte kërdi, pasi ende nuk ishte zbuluar
kinini, si ilaç efikas kundër saj.
Sipas të dhënave nga e kaluara, deri në vitin 1874
Janjeva ishte një fshat i varfër i Kosovës, banorët e të
cilit mezi i siguronin kushtet elementare për jetesë. Por,
në kohërat e lashta, ky vendbanim ishte mjaft i njohur,
sepse nga minierat afër tij nxirrej xehe nga e cila
përfitohej ari, argjendi, plumbi, zingu dhe metale të
tjera. Prandaj, gjatë shekullit të XIII dhe XIV, në
territorin e Janjevës, Republika e Dubrovnikut kishte
hapur disa miniera. Për këtë arsye, në shekullin e XVI,
ajo kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve të
viseve të afërta e të largëta, të cilët, të shtrënguar nga
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
16
nevojat ekonomike, i linin vendbanimet e tyre dhe vinin
e vendoseshin aty, për të fituar bukën e gojës. Kështu,
pas disa vjetësh nëpër kodrinat rreth Janjevës ishin
ndërtuar godina banimi dhe në këtë mënyrë, fshati i
dikurshëm mori pamjen e një qyteze zejtarësh, si:
argjendarë, këpucëtarë, prodhues orendish e veglash të
ndryshme etj. Aty ishte ndërtuar edhe një kishë që
përmendej për dimnsionet e saj.
Pasi Kosovën,rreth vitit 1455, e vuri nën
sundimin e saj Perandoria Osmane, Janjeva filloi të
zhvillohej si një vendbanim tipik otoman. Rreth vitit
1636 ajo kishte edhe shkollën e vet.
Pamje nga qendra e Janjevës
Rrugëtimi drejt lirisë
17
Relatorët e ndryshëm shkruajnë për pamjen e
qytetit të Janjevës dhe rezervat e saj të çmuara të arit e
të argjendit. Kështu në vitin 1610 Janjevën e vizitoi Mati
Bici, i cili shkruan :
“...në mëngjez herët arritëm në Janjevë, që është
e vendosur midis kodrave të zgavrueme prej minierave
t'argjendit, që aty nxirret me sasi të mëdha."[1]
Mati Bici, po ashtu, shkruan se në atë kohë
Janjeva kishte një popullsi të përzier, që i takonin
besimit ortodoks, atij mysliman ose katolik. Sipas tij,
aty jetonin rreth 500 familje: 200 sish të besimit
ortodoks, 180 mysliman dhe 120 të besimit katolik.
Por ajo fazë e zhvillimit tësaj nuk zgjati shumë.
Siç duket, rezervat e arit dhe të argjendit shteruan,
prandaj janjevasit u detyruan të largohen prej andej
pasi aty nuk kishin si të siguronin jetesën.
Janjeva aso kohe ishte vebndbanim ku popullsia
shqiptare bashkëjetonte me banorët e nacionalitetit
sllav dhe të atij sakson.Prandaj, në rrugët, sheshet dhe
tregjet e saj fliteshin gjuha shqipe, sllavishtja,
turqishtja etj.
Pas rënies së saj nën administrimin serb,
gjeografët serbë për popullsinë e Janjevës thonë se në
vitin 1912 kishte gjithsej 515 shtëpi: 400 katolike, 75
shqiptare, 20 muhaxhirë (të ndjekurve nga Serbia:
1
Marrë nga: Gjeçovi, VEPRA 4- NGB “RILINDJA”, Prishtinë
1985; Aleks Buda, Sh. F. Gjeçovi,"Studime historike", nr 4, 1979,
faqe 105-106.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
18
Jabllanica, Toplica në vitin 1878 etj.), 2 turke dhe 18
jevge.
3. Zhvillimi ekonomik, social,
arsimor e kulturor i Janjevës
Ky vendbanim është një qytezë me civilizim të
dokumentuar mbi 700 vjeçar. Thuhet se, në kohët kur
rrugët e Janjevës ishin të shtruara me kalldërm, ose me
kubëza guri, banorët e Parisit ecnin nëpër baltë. Është
qytezë e Evropës, e cila ka hyrje, por nuk ka dalje, sepse
është ngritur në grykën e cila përfundon rrëzë kodrave
të pakalueshme malore.
Format e zhvillimit të kulturës dhe të arsimit të
popullsisë së lashtë ilire, pra edhe në dardanin antike,
ishiN të ndryshme dhe mjaft komplekse. Kështu, artet,
mjeshtëritë, arsimi, edukata etj., që në periudha të
hershme kanë kontribuar në përhapjen e qytetërimit…
Gjatë kohës sa zgjati sundimi i Perandorisë Romake,
ishte përhapur edhe kultura romake. Në atë kohë,
krahas ilirishtes, në komunikim përdorej edhe gjuha
latine.
Edhe gjatë sundimit bizantin e të atij sllav dhe të
Perandorisë Osmane, ekzistonin institucione të arsimit
dhe edukimit në gjuhën greke, sllave dhe osmane.
Ndërsa në kohën kur ishin formuar principata shqiptare
dhe gjatë Mesjetës, ishte zhvilluar luftë e ashpër për
pavarësi, por edhe për ruajtjen e traditave e të kulturës
dhe të gjuhës shqipe.
Rrugëtimi drejt lirisë
19
Pushteti osman ka synuar ndërprerjen e plotë të
arsimit dhe të kulturës vendëse. Mirëpo, lufta për liri e
pavarësi gjatë epokës së Skënderbeut (1444-1468), por
edhe shumë ngjarje e procese të tjera të mëvonshme,
lidhen me përpjekje për përhapjen e arsimit e të
kulturës në gjuhë shqipe. Kleri katolik gjatë asaj kohe ka
hapur shkolla fillore dhe kolegje, në të cilat mësimi
zhvillohej në gjuhën shqipe.
Dr. Gaspër Gjini, në veprën e tij me titull
“Peshkopata e Shkupit dhe e Prizrenit gjatë shekujve”
(Zagreb 1986), shkruan se në bazë të burimeve të
verifkuara “… edhe para pushtimit osman të këtyre
trojeve kishte shkolla pranë kishave katolike”. Kurse,
sipas tij, “…gjatë tërë kohës së sundimit osman në këto
vise ekzistonin shkolla shqipe pranë kishave dhe
seminareve katolike, por edhe “shkolla private”, në të
cilat shumë mësues “të panjohur, por të vetëdijshëm
për detyrën e tyre, tubonin rreth vetes fëmijë e të rinj
dhe u jepnin mësime themelore…” [ 2].
Pas hapjes së shkollës shqipe në Kurbin (1632),
shkollës fillore në Pdhanë (1638), shkollën e parë
shqipe në Kosovë, atë të Janjevës, e hapi Andrea
Bogdani kryepeshkop i Shkupit në vitin 16665.[3].
2
Sipas Tahir Z. Berisha “Emra që nuk harohen...(1941-1951)”,
Vështrime, vëll. I, “Valton”, Prishtinë, 1994, fq. 18.
3
Prof. dr. Isak Shema, Nga historia e zhvillimit të arsimit
kombëtar, Pjesa e parë e monografisë: Zenun Rexhepi, Shkolla
fillore e Kabashit të Moravës(1948-1968), Prishtinë, 2008, fq. 18-
19; Dr. Gjini, “… përmend shkollën pranë kishës në Janjevë dhe
mësuesin Pjetër Mazreku, në vitin 1664.”,
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
20
Janjeva është e njohur edhe si vendlindje e
mësuesit At ShtjefënGjeçovit (Hilës). Por aty, më vonë,
mësues ishin: efendi Baftiar Burhani, Idriz Ajeti (nga
fshati Pjetërshticë i Drenicës) e shumë mësues dhe
patriotë të tjerë shqiptarë.
Janjeva njihet edhe si vend ku nxirreshin e
përpunoheshin xehe me përqindje të lartë të arit,
argjendit, plumbit, zingut etj., që nga kohët e lashta
ilire, por edhe në ditët tona. Gjatë shekullit XX Janjeva
kishte edhe fabrikën “Metaliku” të përpunimit të
metaleve.
Është një qytezë e rrethuar në tri anë me kodra.
Ajo kufizohet: në lindje me Zhegovcin, komuna e
Gjilanit, me komunën e Artanës, me Kizhnicën dhe
Hajvalinë (komunën e Prishtinës) dhe me vendbanime
të komunës së Lipjanit, të cilës i takon edhe Janjeva. Që
nga kohët që i cekëm me lartë kishte popullatë:
shqiptare, por edhe kroate, fise këto të cilat erdhën nga
Dubrovniku (Raguza e lashtë). Ata ushtronin zejet e
përpunimit të metaleve, të cilave i mbetën besnike ndër
shekuj.
Për shkak të represionit serb dhe e shpërnguljes
se popullatës shqiptare nga Janjevës për në Turqi, pas
vitit 1956 e deri në vitet e 90-ta, popullata kroate ishte
shumicë në Janjevë. Aso kohe, pas shpërthimit të luftës
në Kroaci, pos ndajshqiptarëve, ai represion kundër
shqiptarëve nuk kurseu as banorët kroatë.
Rrugëtimi drejt lirisë
21
Pamje e Janjevës – Foto - 2012
Për shkak të represionit serb, filloi edhe
shpërngulja e kroatëve për në Kroaci, por edhe më
shumë banorë shqiptarë filluan të shpërngulen në
vendet evroperëndimore.
Janjeva tani ka afër 3000 banorë të të gjitha
nacionaliteteve, por shumicë janë shqiptarët (mbi 2000
banorë), kurse nacionalitetet e tjera (kroate, serbe,
turke, rome e boshnjake), së bashku kanë 1000 banorë.
Në Janjevë edhe sot e kësaj dite ushtrohen zejet e
vjetra: përpunimi i metalit, prodhimi dhe përpunimi i
plastikes dhe zeje të tjera. Tani, shumica e popullatës
merret, kryesisht, me bujqësi dhe blegtori, sepse
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
22
ndërmarrjet shoqërore janë shkatërruar. Shumica e
banorëve të punësuar para vitit 1990, punonin në
fabrikën e përpunimit të metalit ,,Metaliku" të Janjevës.
Tani aty nuk punon askush .
Fabrika “Metaliku” e Janjevës - 2013
Janjeva si qytezë që nga vitet 60-ta kishte rrugën
e asfaltuar, që e lidh me Lipjanin dhe me qendrat e
tjera. Ajo ka ujësjellësin, kanalizimin, rrymën elektrike,
postë-telekomin, shtëpinë e shëndetit, shtëpinë e
kulturës, shkollën, zyrën e shërbimit civil etj. Deri në
vitet 60-ta ishte komunë në vete. Kufiri midis
Komunëssë Prishtinës dha asaj të Janjevën ishte në
fshatin Shushicë dhe Shashkofc. Prej viteve të 60-ta,
për shkak të zgjerimit të kryeqytetit, por më shumë për
Rrugëtimi drejt lirisë
23
shkaqe ekonomike, komunës se Prishtinës iu
bashkangjit territori ku ishin minierat, të cilat deri atë
herë i takonte Janjevës, prandaj qyteza u varfërua mjaft
në aspektin ekonomik. Tani Janjeva është në kuadër të
komunës së Lipjanit.
Janjeva ka shkollën fillore e cila mban emrin
“Shtjefën Gjeçovi”. Njëherit, aty ekziston edhe Shtëpia
muze e Shtjefën Gjeçovit. Tani në këtë shkollë mësimet i
ndjekin nxënës të gjashtë nacionaliteteve.
Atë Shtjefën
Gjeçovi
Shtëpia muze e Shtjefën
Gjeçovit
Në Janjevë për çdo vit mbahet manifestimi
tradicional letraro-kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”. Me
rastin e shënimit të 135-vjetorit të lindjes së Atë
Shtjefën Gjeçovit, është zbuluar busti i këtij eruditi të
kulturës shqiptare, të cilin e ka punuar skulptori Hysen
Bytyqi. Me atë rast është bërë ripagëzimi i Shkollës
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
24
Fillore të Janjevës dhe ajo, tani e mban emrin e të
Madhit Gjeçov.
Manifestimi në fjalë është ndër manifestimet
shumë të rëndësishme, sepse gjatë tij përkujtohet
veprimtaria Gjeçovit, por njëkohësisht shpalosen dhe
afirmohen edhe vlerat kulturo-historike të këtyre anëve
dhe më gjerë.
Pamje e Janjevës
Janjeva ka dy objekte fetare:xhamine dhekishën
katolike "Shën Nikolla". Ato janë larg njëra tjetrës
vetëm 100 metra. Midis besimtarëve të feve të
ndryshme mbretëron harmoni dhe respekt reciprok.
Rrugëtimi drejt lirisë
25
RUZHDI BIKLIQI – JANJEVA
JETA DHE VEPIMTARIA PATRIOTIKE
(1895 – 1978)
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
26
P J E S A E P A R Ë
I. PREJARDHJA E FAMILJES BIKLIQI
1. Prejardhja e familjes dhe e mbiemrit
Bikliqi
Është thënë më sipër se në Janjevë jetojnë
pjesëtarë të disa komuniteteve. Në vitin 1912, pas Luftës
së Parë Ballkanike (1912) dhe asaj të Dytë (1913),
përfundon sundimi i otomanëve në Ballkan. Popullatë
shumicë ishte ajo kroate, kurse pas ndryshimeve
demografike që ndodhën në ndërkohë, sidomos në fund
të shek. XX, shumicë u bë ajo shqiptare.
Sipas traditës së familjes Bikliqi[4] (Bilgiçi), që
është përcjellë brez pas brezi, të parët e tyre ishin nga
4
Mbiemrin familjar –Bikliqie mbajnë familjet që jetojnë në
Janjevë, ngase,kur me një rast të parët e tyre,Osmani dheBekiri,
kishin dalë nga hamami i Prishtinës, dikush kishte thënë: “Qe,
atamusteçoshët.” (turq. bëjëkllë–me mustakë); Prej fjalës turke -
bëjëklli, (shqip –mustak, serb. –bërkovi, e prej andej -Bikliç-i).Kjo
nofkë e tyre në vitin 1928 zgjidhet si emër familjarëBikliq. Ndërsa,
kur Ruzhdi Bikliqi-Janjeva, nga Greqia ku kishte jetuar si i
mërguar prej vitit 1945, kishte shkuar në Turqi pas dy vjetësh
(1947), me rastin e regjistrimit, meqë mbiemri Bikliqi nuk kishte
kuptim, atij i propozohet që ta merr mbiemrin Bilgiç (me kuptimin
– dijetar,mjaft i përhapur në Turqi). Ruzhdiu e kishte pranuar
propozimin e administratorit. Pastaj, edhe familjarët e tij, të cilët
në Turqi shkuan në vitin 1956, e kanë marrë po atë mbiemër.
Rrugëtimi drejt lirisë
27
Çerkezistani,(tur. Gyrxhistan). Ishin tre vëllezër:
Osmani, Bekiri dhe Shabani, nga qyteti Ahëska, 50
km. larg kryeqytetit Tbilis të Gjeorgjisë. Dy të parët,
Osmani e Bekiri ishin ushtarakë, kalorës (turq. -suhari,
kavaleri) në forcat ushtarake të Sulltan Sylejman
Madhështorit. Aso kohe ishin të pamartuar. Shabani,
ishte farkëtar, mjeshtër i njohur për punimin e shpatave
të asaj kohe.
Kur vjen koha të largohen nga shërbimi
ushtarak, Jashar pasha, iu kishte thënë: nëse ktheheni
në vendlindjen tuaj në Gjeorgji, ju duhet të udhëtoni 3-
4 muaj me deve, me rreziqe dhe do të lodheni kot;
“Nëse ndaleni të jetoni në Kosovë, (që ishte politikë e
përhapjes së elementit turk në sa më shumë territore të
Perandorisë Osmane), jua jap një çiftlik (pronë toke)
dhe shtëpi në Janova, (fusha e pjerrtë)”. Osmani dhe
Bekiri, ndalen në Janjevë, kurse Shabani shkon në
Shtime. Ata martohen me shqiptare vendëse. Shabani
dhe familja e tij shpejt asimilohen, (shqiptarizohen),
sepse në Shtime nuk flitej turqishtja.
Pasardhësit e tyre një kohë të gjatë kanë mbajtur
kontakte të rregullta. Mirëpo, me kalimin e kohës,
veçanërisht kur në sezonin vjeshtë-dimër, lumi Sitnica
vërshente dhe bëhej i pakalueshëm, i pengonte ata të
shkonin te njëri tjetri. Ndërsa, gjatë sezonit pranverë-
vjeshtë, kishin shumë punë, prandaj mundësitë për
vizita reciproke ishin më të vogla. Me kalimin e kohës
raportet zbehen, por edhe familjet në Janjevë, edhe
pasardhësit e Shabanit që jetojnë në Shtime, nuk e kanë
harruar prejardhjen e tyre të përbashkët.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
28
Në Janjevë ata kanë pasur kontakte me Emirët
dhe Spahinjtë, të cilët flisnin turqisht. Gjatë sundimit
Osman fëmijët e Janjevës shkonin së bashku në
mejtepe, në të cilat mësimi zhvillohej në gjuhë arabe
dhe turqishte, prandaj të gjithë e kanë mësuar
turqishten. Bikliqët flasin turqisht dhe shqip .
Familja e dytë - Emirët(emir-i, turq. arab. –
pronar, epror) prejardhjen e kanë nga Shamisherifi
(Damasku, kryeqytet i Sirisë);
Familja e tretë, ajo Spahi-u (turqisht-spahi,
tagrambledhës i të dhjetave, (pozitë administrative gjatë
pushtetit otoman), me prejardhje nga Damasku (me
gjasë ishin turq të Sirisë, sepse e flisnin gjuhën turke).
Pasardhësit e tyre deklarohen turq. Dihet se shtëpinë e
familjes së tyre, e ndërtuar sipas arkitekturës turke, e
kanë djegur partizanët në fund të nëntorit 1944;
-Gashët në Janjevë kanë ardhur prej fshatit
Mirash(komuna e Ferizajit).
2. Trungu i familjes së Behxhet Bikliqit
Siç është thënë më lartë, nën pikën 1.,
paraardhësit më të hershëm të familjes Bikliqi të
Jënjevës ishin: OSMANI, BEKIRI dhe SHABANI. Për
brezat pas tyre, deri te kryefamiljari Behxheti, babai i
Ruzhdiut, ata nuk kanë informata. Prandaj, në vazhdim
po i paraqesim të dhënat vetëm për katër-pesë brezat që
janë pasardhës të Behxheti Bikliqit:
Rrugëtimi drejt lirisë
29
BEHXHET BIKLIQI:
(Lutfiu, Ruzhdiu, Hamdiu, Fahriu e Ismajli)
1.1.-Lutfiu:
1.1.1. Nuredini:
1.1.1.1. Magbulja
1.1.1.2. Advija
1.1.2. Beqiri
1.1.2.1. Nuredini
1.1.2..2.Idrizi
1.1.2.3. Osmani
1.1.2.4. Avniu
1.1.3.Jumini
1.1.3.1.Behxheti
1.1.3.2.Lutfiu
1.1.3.3.Xhaferi
1.1.3.4.Aliu
1.1.3.5.Sadija
1.1.3.6.Sanija
1.1.4.Ramadani:
1.1.4.1. Rexhepi
1.1.4.2. Ramizi
1.1.4.3. Ajshja
1.1.4.4. Nafija
1.1.4.5. Shukrija
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
30
1.2.Ruzhdiu:
1.2.1. Tefiku
1.2.1.1. Kosumi
1.2.1.2. Adnani
1.2.1.3. Erolli
1.2.3. Raufi:
1.2.3.1. Ferizi
1.2.3.2. Fahretini
1.2.3.3. Vahdettini
1.2.3.4. Remzija (vajza)
1.2.4. Veliu:
1.2.4.1. Xhemi;
1.2.4.2. Niluferja
1.2. Hamdiu:
1.2.5.1 Xhemajli
1.2.5.2. Murati
1.4.Fahriu – në Turqi
1.3.1. Shabani
1.3.2. Nexhmiu
1.3.3. Fahriu
1.3.4. Zekija
1.5.Ismajli:
1.4.1. Eminja
1.4.2. Elifja
Rrugëtimi drejt lirisë
31
3. Rinia e Behxhet Bikliqit
Behxhet Bikliçi, i lindur në vitin 1870 në Janjevë,
u rrit dhe u formua në familje me tradita liridashëse.
Behxheti fizikisht si i ri ishte më i zhvilluar se
moshatarët dhe dallohej prej tyre edhe përkah trimëria.
Në moshën 16-vjeçare, derisa po kthehej nga fshati
Janjevë, një banor serb, nga fshati Gushtericës, ia shanë
mixhën e tij Shyqëriun (Shyqën). Behxheti, nipi i
Shyqës, prej andej kthehet në Janjevë, shkon në shtëpi
nuk i tregon askujt për rastin, e merr pushkën dhe e
vret serbin i cili ia shau mixhën.
4. Behxheti - kaçak në male
Nga rreziku i hakmarrjes, Behxheti detyrohet të
dalë në male, ku i bashkëngjitet grupit të kaçakëve të
Ibrahim Hallaçit, i cili ishte kryekaçaku i anës së
Lipjanit.
Ai, duke e parë se ishte shumë i ri, së pari e
provon se sa ishte trim. Pasi bindet se ishte trim, edhe
pse i ri, e kishte marrë në grupin e tij.
Me një rast, kur kishin pas shkuar si kaçakë në
anën e Gjakovës, ishin vendosur në një kullë me tri kate.
Në katin e mesëm ishte Behxheti me disa shokë, kurse
në katin e sipërm Ibrahim Hallaçi.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
32
Njëri prej kaçakëve që ishin në katin e dytë, nuk
kishte pas lejuar t’i prekej cigarja e ndezur, kur e pinte
me cigarallëk. Kur me një rast, njëri prej kaçakëve ia
prek cigaren, ia ngrehin pushkët njëri-tjetrit dhe
mosmarrëveshja për pak nuk ishte shndërruar në
tragjedi. Behxheti ia ngreh pushkën mbrapa atij me
cigare. Kur e kishte dëgjuar atë zhurmë, Ibrahim
Hallaçi zbret dhe i pajton kaçakët.
Kaçaku, i cili e kishte shkaktuar ngatërresën, pasi
ishte larguar Ibrahim Hallaçi, kishte thënë: “Ma shumë
u idhnue aj‘bithziu’, se aj ‘bithëbardhi.’[5]
5
Fjala ishte për tirq që i kishin veshur kaçakët. Ibrahim Hallaçi
kishte të veshur tirq të zi, prandaj kaçaku e kishte quajtur
“bithëziu”, kurse atë më cigare të ndezun, i cili kishte të veshur tirq
të bardhë, e kishte quajtur “bithëbardhi”.
Rrugëtimi drejt lirisë
33
II. PERIUDHA E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE
1. Periudha e Luftë së Dytë Botërore
dhe pasojat e saj
Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur
midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia,
Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945, të
cilat synonin të vinin nën kontroll botën.
Ashpërsimi maksimal i kundërthënieve në
epokën e imperializmit, kushtëzon shfaqjen dhe
fuqizimin e nazi-fashizmit.
Sipas Marrëveshjes së Versajës në Paris,
Gjermanisë iu ngarkuan të gjitha fajet e luftës.
Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por
Gjermania e firmosi atë marrëveshje. Inflacioni,
shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si
edhe shumë arsye të tjera, ishin shkaqe për fillimin e
asaj që u quajt pastaj Lufta e Dytë Botërore (LDB-re).
Duke pasur dijeni për të gjitha këto tensione,
Konferenca e Vienës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se
përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore.
Tensionet e madha dhe çështjet e papërfunduara
të Luftës së Parë Botërore, rezultuan me atë që vetëm pas
20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore.
Lufta qytetare e Spanjës (1936-1938), pushtimi i
Etiopisë dhe i Shqipërisë nga Italia fashiste në mars të
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
34
vitit 1939, paralajmëruan grumbullimin e reve të errëta
mbi Evropën.
Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania nën
udhëheqjen e pushtetit nazist të Adolf Hitlerit, në vitin
1939 e pushton Poloninë.
Fuqitë perëndimore, Franca, Anglia dhe SHBA-të
deri në vitin 1939, kur Gjermania e gllabëroi Poloninë,
ndoqën politikë të lëshimeve ndaj politikës agresive të
fuqive të boshtit (Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë).
Në këto kushte, me një sulm “Blitzz Creig” (sulm
i rrufeshëm), Gjermania shumë shpejtë i pushtoi dhe
shtiu në dorë: Poloninë, Norvegjinë, Holandën,
Belgjikën dhe Francën qysh në vitin 1940. Në vitin 1941
pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë.
Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do
të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri
në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në
dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të
Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm
pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u
bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air
Force) dhe detare (Royal Navy).
Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë
dhe të dobët, Hitleri i kthehet Bashkimit Sovjetik, më 22
qershor 1941, me një sulm të befasishëm, duke prishur
kështu marrëveshjen e mos sulmimit. Në fund të vitit
1941 soldateska gjermane e pushtoi një pjesë të
konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por asaj hovi iu
ndal afër Moskës.
Rrugëtimi drejt lirisë
35
Në Azi, Japonia militariste e pushtoi Manxhurinë
e Kinës, e pastaj i sulmoi befasisht edhe SHBA duke
dërguar forca të konsiderueshme dhe duke bombarduar
e dëmtuar rëndë flotën ajrore dhe detare të SHB-ve, që
ishin të stacionuara në portin detar Perl Harbor.
Në Konferencën e Londrës, më 12. 06. 1941,
përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe të qeverive në
ekzil të vendeve të okupuara evropiane, ndër të cilat
edhe Jugosllavia, u pajtuan që të vazhdonin luftën deri
të arrijnë fitore definitive mbi agresorët.
Dy muaj më vonë, më 14. 08. 1941, Britania e
Madhe dhe SHBA-ja shpallën Deklaratën e Atlantikut,
që ishte projekti i parë i qëllimeve luftarake të aleatëve,
të cilën e nënshkruan edhe shtetet e tjera, që luftonin
kundër koalicionit tripalësh.
Pas një kohë të shkurtër, përfaqësuesit e
Britanisë së Madhe, të BRSS dhe të SHBA-ve, prej 29.
09 – 1. 10. 1941, e konfirmuan vendosmërinë e tyre që
me përpjekje maksimale të përbashkëta të korrnin fitore
kundër fuqive të boshtit.
Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin shumë të
mëdha. Rreth 62 milion njerëz, që është e barabartë me
2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta
përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë,
humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e
territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve.
Globi tashmë do përballej me një ekonomi të
shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
36
2. Gjendja politike dhe e sigurisë
në Kosovë në vitin 1941
Qeveria jugosllave në pranverën e vitit 1941 në
Kosovë kishte sjellë forca të madhe ushtarake, sepse
priste sulmin e Italisë fashiste, aleate e Gjermanisë.
Por, sapo ushtria fashiste Italiane ndërmori
provokimet para në kufijtë e Kosovës dhe të Dibrës së
Madhe, ushtria jugosllave iu përgjigj me vendosmëri
dhe jo vetëm që u bëri ballë sulmeve, por hyri thellë në
territorin e Shqipërisë. Madje, po mos ta sulmonte
Hitleri Beogradin më 6 prill 1941, kishte rrezik që
ushtria jugosllave ta merrte edhe Tiranën. Për të qenë
edhe më keq, ushtria jugosllave kishte marrë urdhra, që
në rast tërheqjeje, ta masakronte popullatën shqiptare
të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare.[6]
Ngjarjet e stuhishme të lidhura me LDB, sidomos
sa zgjati dhe pas përfundimit të saj, shkaktuan shumë
procese e ngjarje tragjike për Kosovën dhe për të gjitha
trojet shqiptare.
Adem Selimi - Gllavica, intelektual i dalluar,
mësimdhënës i Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës,
me disa shokë, në ato ditë të vështira, organizoi një
takim me nxënësit që e kishin mbaruar
medresenë“Mbretit Aleksandër” në Shkup, me ata që
kishin mbaruar fakultete dhe atdhetarë të tjerë, të
6
Gani Demir Ratkoceri, monografia “Adem Selimi-Gllavica”,
Tiranë, 2003, fq. 18.
Rrugëtimi drejt lirisë
37
njohur për veprimtari kombëtare dhe me autoritet në
mjediset e tyre.
Siç kishte traguarAdemi[7] qëllimi kryesor i atij
takimi ishte organizimi i demonstratave në të gjitha
qytete e Kosovës për ta pritur ushtrinë gjermane me
brohoritje, me lule dhe me flamuj kombëtarë. Por, në
mungesë të flamujve, ishin përdorë materiale me ngjyrë
kuq e zi. Qëllimi kryesor ishte që ushtrisë gjermane t’i
bëhej me dije se shtabi i saj duhej të vendosej në
Prishtinë, sepse Kosova ishte tokë shqiptare.
Po të mos kishin vepruar kështu, kishte rrezik që
komanda gjermane pushtetin në Kosovë t’ua besonte
serbëve.
Sipas Skënder Zogajt,[8] “... serbët kishin dalë në
rrugë me lule, me pjata me ushqime dhe me vajza të
bukura e flamuj, për t’i pritur gjermanët”.
Pasi ishte vendosur komanda gjermane në
Prishtinë për tërë Kosovën, një grup intelektualësh që e
njihnin gjuhën gjermane, kishin kërkuar takim dhe ata i
kishte pritur komandanti gjerman. Në atë takim ishin:
Adem Gllavica, Shazivar Aliu me të shoqen, Hivzi
Sylejmani, Hasan Tajarja, kurse nga njerëzit që ishin
me influencë dhe atdhetarë: Ilaz Agushi, Shyqri beu,
Ismail Gorani, Avdyl Henci, etj.
Prej komandantit gjerman ishte kërkuar që atyre
t’iu jepej leja që të organizonin pushtetin lokal në tërë
Kosovën dhe ai e kishte pranuar atë kërkesë.
7
Po aty, fq. 25-26.
8
Skender Zogaj, monografia “Jusuf Uka-Bregu”, fq. 132.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
38
Në situatën e krijuar, duhej të veprohej shpejtë.
Pas kapitullimit të ushtrisë serbe dhe largimit të saj nga
Kosova, shqiptarët i kishin thyer depot e armëve dhe
ishin armatosur pothuajse të gjithë. Për këtë arsye,
kishte rrezik të ndodhnin plaçkitje, vrasje, hakmarrje,
por edhe ndonjë masakër kundër popullatës serbo-
malazeze. Kjo nuk ishte e dëshirueshme, sepse kështu
gjermanët do të krijonin bindjen se popullata shqiptare
ishte barbare, e pashkolluar, pa traditë dhe e
padisiplinuar.
Në saje të organizmit të mirë dhe të kontributit të
z. Ilaz Agushit, atdhetar i njohur dhe me ndikim në
mbarë Kosovën, për një kohë rekorde, ishte vendosur
administratat e përkohshme. Kryesore ishte të
instaloheshin zyrat në të cilat flitej shqip.
Hysen beg Prishtina[9], ishte emëruar prefekt i
Kosovës (1941-1944). Ai ishte një burrë i besës dhe i
fjalës. Ai me një rast kishte deklaruar: “Për t’i ardhur në
ndihmë dhe për ta shpëtuar Kosovën dhe viset e tjera
etnike nën Jugosllavinë, më parë duhet të kemi një
Shqipëri të lirë, demokratike dhe properëndimore...”
Këshilli i formuar, kishte nxjerrë një Qarkore t
përkohshme, me qëllim që të frenohej anarkia, me këtë
përmbajtje:
1. Ndalohet rreptësisht gjakmarrja midis
shqiptarëve. Kush vret, apo hakmerret, do të varet në
litar;
2. Kush vjedh dhe plaçkitë banorët e pakicave
kombëtare, sidomos të nacionalitetit serbo-malazias,
9
Po aty, Jusuf B. Sahiti, Kujtime …, fq. 121-123
Rrugëtimi drejt lirisë
39
do të dënohet me burg të rëndë, kurse ai që e vret
ndonjë prej tyre, do të ndëshkohej me varje publike;
Për fat të mirë, deri kur u vendos pushteti i
vërtetë dhe kishin ardhur kuadro të specializuara nga
Shqipëria, kjo qarkore e kishte arritur qëllimin dhe nuk
kishte pasur raste e veprime të dënueshme.
Si pasoje e një marrëveshjeje midis forcave
ushtarake gjermane, italiane dhe bullgare, viset etnike
shqiptare të cilat pas përfundimit të Luftës së Parë
Botërore (LPB) kishim mbetur brenda Serbisë, u ndanë
në tri pjesë: pjesa më e madhe e territoreve në anën
perëndimore u vu nën kontrollin e pushtetit italian, ajo
veriore deri në Mitrovicë, për shkak të Minierës së
Trepçës nën kontrollin e forcave gjermane, kurse pjesa
lindore, përgjatë lumit Morava e Binçës deri në Kllokot,
Kaçanik e Siriniq,ishin lënë nën kontrollin e ushtrisë
pushtuese bullgare, e cila ishte aleate e forcave fashiste.
Copëtimi i ri i terrritoreve shqiptare i kishte
dëshpëruar shqiptarët, por i mbante shpresa se, pas
fitores eventuale të gjermanëve, do të bashkoheshin të
gjitha tokat shqiptare.
Situata e re ishte shumë e rrezikshme. Por, falë
një kompromisi më qeverinë italiane, në territorin të
cilin e kontrollonin forcat ushtarake italiane, u lejua
ekzistimi i disa forcave të sigurisë, administrata në
gjuhë shqipe dhe funksionimi i shkollave shqipe.
Adem Selim Gllavica, njohës i mirë i rrethanave
të reja, gjendjen e krijuar e quajti okupim për
Shqipërinë, por “liri relative” për shqiptarët e Kosovës
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
40
dhe të Maqedonisë, në viset që ishin nën kontrollin e
Italisë. Ishte kështu, sepse sipas tij:
1. Kosova ishte çliruar nga pushtuesit barbar
dhe mizor serb;
2. Pjesë më e madhe e Kosovës, një pjesë e
Maqedonisë dhe një Malit të Zi, ku jetonin shqiptarët,
ishte bashkuar me Shqipërinë;
3. Për herë të parë ishte lejuar hapja e shkollave
në gjuhën amtare;
4. Për herë të parë administrata ishte në gjuhën
shqipe, dhe
5. Për herë të parë të rinjtë shqiptarë po e
kryenin shërbimin ushtarak në vendin e tyre dhe me
oficerë shqiptarë.
6. Ndryshe nga dy zonat e para ushtarake, në
atë nën kontrollin e ushtrisë bullgare, nuk kishte as
administratë shqipe, as nuk u lejua hapja e shkollave
shqipe.[10]
3. Formimi i celulës së parë
të “Ballit Kombëtar” në Kosovë[11]
Dr. Tefik Saraçi, i vetmi mjek në Prishtinë, së
bashku me shokët e tij: Rizah Çitaku, Ahmet Salihu,
Avdyl Henci, Mustafë Abiti, Salih Vala, Ismail
Dobraja, Shaban Perani, pas kapitullimit të
10
Po aty, faqe 19-20.
11
Jusuf B. Sahitaj, Kujtime...të Beqir Bajramit, Izmir, 2005, fq.
116-117
Rrugëtimi drejt lirisë
41
Jugosllavisë më 17 prill 1941, dhanë kushtrimin se, për
të mbajtur të gjallë gjuhën shqipe dhe idetë e
shqiptarizmës, do të duhej të formoheshin shoqata
humanitare, kulturore, sportive e fetare.
Në qershor të vitit 1941, me nismën e
prokurorit Shefqet Shkupi, ishte mbajtur një mbledhje
në shtëpinë e Avdyl Hencit, në të cilën u formua celula e
parë e “Ballit Kombëtar”. Në atëmbledhje ishin të
pranishëm: Shefqet Shkupi, Rizah Çitaku, Avdyl Henci,
Ismail Dobraja, Osman Mehmeti (nip i Haxhi
Agushit)dhe Mustafë Agushi-Kosova. Shumë shpejt
ishte shpallur Komiteti i Ballit Kombëtar për Kosovën.
Kryetar ishte zgjedhur Shefqet Shkupi dhe anëtarë:
Rizah Çitaku, Avdyl Henci, Ahmet Salihu dhe Ismail
Dobraja.
4. Organizimi i mbrojtjes dhe i administratës
shqiptare në Kosovë në vitin 1941
“Gjatë LDB popullata kosovare filloi organizimin
e saj kundër propagandës serbo-malazeze, ... për gjoja
të drejtat e grupeve etnike. Por, kosovarët nuk u besuan
premtimeve të tyre... Për këtë qëllim, në Kosovë u
formuan komite të fshehta. Qëllimi i tyre ishte krijimi i
vetëdijes dhe përgatitjet që, në rast rreziku, t’i dilnin zot
vendit të tyre... Në ndërkohë filloi edhe një organizim
dhe disiplinë ushtarake.
Me iniciativën e rinisë, u mor vendimi për
formimin e asamblesë së përgjithshme. Në mbledhjen e
parë të saj, që u mbajt në ndërtesën e
gjimnazit“SamiFrashëri” të Prishtinës, ku merrnin
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
42
pjesë paria e vendi, prefektët, kryetarët e bashkive dhe
të komunave, përfaqësues të fshatrave dhe të rinisë,
njëzërit u mor Vendimi për krijimin e Komitetit të
Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës”. ...
Kryetar i këtij komiteti u zgjodh inxh. i agron. Adem
SelimGllavica... Ky komitet këshilltar ushtarak kishte
kolonelin Fuad Dibra...
Pasi në atë kohë nuk kishte pushtet tjetër,
Komiteti filloi të lëshinteDeklarata zyrtare, të cilat
ishin të obligueshme, si edhe mobilizimin e popullatës,
por edhe formimin e batalioneve të veta me disiplinë
ushtarake...”.[12]
5. Beteja për kuotën 1501[13]
Nëntor i vitit 1943 diku kah fundi. Bora e parë i
kishte zbardhë malet e larta dhe fushat e gjera. Frynte
një erë e ftohtë. Në vijën e parë të frontit mbanim
krahun e majtë, ndërsa në qendrën e tij ishin batalionet
e “Rinisë Kosovare” dhe po i bënin qëndresë të
fuqishme armikut. Në të djathtë të tyre ushtarët trima
të kolonel Fuad Dibrës i mbanin fuqishëm pozitat, duke
12
Nga Raporti i Mustafa Hencit, mbajtur në Kongresin e Parë të
Lidhjes Kosovare, që u mbajt në Çikago (Chikago) të SHBA-ve, më
24-25 nëntor 1973. (Sipas G. D. Ratkocerit, Adem Gllavica, 2005,
fq. 21-22).
13 Jusuf B. Sahiti, Kujtime..., Izmir 2005, fq. 52. (Marrë nga gazeta
“Bashkimi i Kombit”).
Rrugëtimi drejt lirisë
43
i rrahur me artilerinë malore pozitat e armikut, i cili po
përgatitej për një sulm përfundimtar.
Qyteti i Prishtinës po i përngjante një fantazme.
Burrat ishin në ballë të luftës, ndërsa njësitet e
batalioneve të “Rinisë Kosovare”, që posa kishin dalë
nga përleshjet e ashpra me armikun, ishin duke
pushuar. Por, gjithnjë në gjendje gatishmërie për
ndonjë sulm eventual.
Në zyrën time, rreth tryezës së madhe, ishin
mbledhur: kolonel Fuad Dibra, komandat i njësiteve të
“Rinisë Nacionaliste Kosovare” dhe komandantë të
tjerë, për të biseduar lidhur me mbrojtjen e
Parapashticës, që mund të sulmohej në çdo çast. Pritej
një sulm i kombinuar komunisto-bullgar, që do të mund
të rrezikonte drejtpërdrejt qytetin Prishtina.
Artileria e armikut gjithë ditën i kishte rrahur me
një dendësi të fuqishëm pozicionet tona, që na bënte të
dyshonim se mund të pasonte ndonjë sulm i fortë i
këmbësorisë armike.
Pak fjalë kishim këmbyer deri në atë çast. Unë në
cilësinë e përfaqësuesit të Lidhjes së Prizrenit, kisha një
pozitë determinuese. Por përpara kisha trimin kolonel
Fuad Dibrën. Derisa ai po i shikonte në hartë pozicionet
tona dhe të armikut, ne të gjithë qëndronim në një
heshtje të thellë. Në një moment, komandanti i ngriti
sytë kah harta dhe duke m’u drejtuar më një zë të prerë
prej ushtaraku, tha: “Nesër në mëngjes duhet të merret
“kuota 1501”, sepse nesër në mbrëmje do të ishte vonë”.
Foli shpejtë dhe menjëherë u ul për të zhvilluar
një bisedë tjetër. Komandantët e të rinjve e shikuan
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
44
njëri tjetrin dhe pastaj komandantin e tyre të
përgjithshëm. Ndërruan disa fjalë midis tyre dhe,
menjëherë më thanë: “Nesër në mëngjes, në orën katër
fillojmë sulmin. Presim urdhra! Komandant i sulmit. “
H. K.
Koloneli i dha urdhrat e duhur, i caktoi pozitat; e
thirri oficerin e ndërlidhjes për t’i thënë të fillonte
rrahja me artileri. Pastaj të gjithëve ua shtrëngoi dorën
dhe iu tha: “E bëni për Shqipëri, Zoti ju ndihmoftë!”.
Orët e natës, për mua që kisha pak eksperiencë
sa i përket çështjeve ushtarake, po kalonin ngadalë.
Kolonel Fuadi bisedonte me ne me një bindje të
jashtëzakonshme sa i përket fatit të betejës që do të
fillonte. Herë pas herë, duke përdorë argumente nga
përvojat e mëparshme, më fliste për ushtarët e tij, për
Ushtrinë shqiptare.
Pikërisht në orën 4:oo, pushoi zjarri i artilerisë
sonë. Balli i luftës ishte larg 20 kilometra. Lidhjet tona
telefonike nuk ishin në gjendje të mirë, gjë që e
vështirësonte marrjen e lajmeve. Nga ai çast koloneli u
zbeh në fytyrë. U ngreh në këmbë, filloi të shikonte
hartën dhe me telefon në dorë, mundohej ta
shumëfishonte zërin, për të marrë lajme, për të dhënë
urdhra të rinj, për të kuptuar fjalët përmes një zhurme.
Kjo gjendje vazhdoi deri në orën 9:00. Dy minuta
më pas, duke mbajtur telefonin të gozhduar në vesh,
koloneli po dëgjonte. Asnjë shenjë në fytyrën e tij; një
heshtje e frikshme e pushtoi dhomën ku ishim. Të gjithë
ishim bërë vesh e sy, duke shikuar fytyrën e tij, për të
kuptuar ndonjë lajm. Koloneli përnjëherë u kthye nga
Rrugëtimi drejt lirisë
45
unë, dhe klithi: “Kuota 1501 është në dorën tonë.
Komandanti i rinisë, ra në fushën e nderit”. Më, nuk e
shtoi asnjë fjalë.
III. BETEJAT E FORCAVE TË KOSOVËS PËR
MBROJTJEN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE
(DHJETOR 1944 – NËNTOR 1945)
1. Fëmijëria dhe rinia
e Ruzhdi Behxhet Bikliqit
Ruzhdi Bikliq u lind në vititn 1895 në Janjevë.
Ishte djali i dytë i Behxhet Bikliqi i kishte katër djem:
Lutfiun, Ruzhdiun, Ismajlin, Hamdiun,Fahriiun.
Behxheti i ati i Ruzhdiut që në rini ishte dëshjuar si trim
dhe si i tillë ishte edhe në radhët e kaçakëve të viteve të
njëzeta të shek.XX. Një kohë ishte edhe në grupin e
Ibrahim Hallaçit, kaçaku i njohur i asaj kohe. Në luftën
e Janjevë e ka ndezur plumbin e parë kundër okupatorit
serbo-komunist në Kosovë.Si pinjoll i familjes së
kaçakut, edhe djemt e Behxhetit ishin rritur dhe
edukuar në frymë e atdhedashurisë dhe të lirisë
kombëtare.
Ruzhdiu, si i ri i kishte mbaruar gjashtë vjet të
mejtepit në gjuhën turke dhe arabe.
I martuar me Mihrijen, atyre iu kishin lindur tre
djem: Tefiku, Raufi dhe Veliu.
Rrethanat e sundimit të egër gjatë Mbretërisë
Serbo Kroato Sllovene (1929-1941, padrejtësitë, vrasjet
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
46
dhe keqtrajtimet e popullatës shqiptare kishin lënë
vragë të thella në shpirtin e tij kryengritës dhe
liridashës.
Okupimi i shtetit shqiptar nga Italia në vitin 1939
dhe Kapitullimi i Jugosllavisë së vjetër në gjysmën e
prillit 1941, siç quhej pas Luftës së Dytë Botërore, kishin
krijuar situatëtë re në Ballkan.
Pjesa më e madhe e Kosovës, sipas marrëveshjen
midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, ishtë zonë
okupuese e Italisë, një pjesë në veri e Gjermanisë dhe
tjetra në lindje, zonë e Bullagrisë.
Pushtetit okupues italian, në të cilin pozita në
pushtet kishin edhe shqiptarët, kishte lejuar përdorimi i
gjuhës shqipe në administratë dhe hapjen e shkollave
shqipe. Ishte krijuar një ndjenjë se okupimi atyre iu
kishte sjellur më shumë të drejta, se që kishin nën
sundimin e Serbisë, prandaj kishin filluar të marrin
frymë më lirisht.
Tradita e përpjekjeve të brezave pararendës
në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare,
dhe gjatë kryengritjeve e luftërave të
njëpasnjëshme kundër Perandorisë Otomane
(1908-1912), kishin pasur ndikim edhe në rritjen e
vëtëdijes për liri, demokraci dhe shtet kombëtar
shqiptar.
Rrugëtimi drejt lirisë
47
2. Pjesëmarrja e Ruzhdi Bikliqit në njësitet
e Mbrotjes Kombëtare të Kosovës
gjatë periudhës së viteve 1943-1945
Vetëdije të tillë kishte krijuar edhe Ruzhdi
Bikliqi, prandaj gjatë periudhës 1942-1944, kur ishin
formuar njësitet e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, ai
ishte pjesëtarë aktiv i tyre. Në ato angazhime ai
bashkëpunonte me individë, me të cilët kishte raporte
miqësie, si edhe me familjet atdhedashëse të Prishtinës
e të Janjevës, e veçmas me ato të fshatrave malore rreth
Janjevës, siç janë: Akllapi,Gadimmja, Zhegovci,
Handrovci, Kukavica (tani Kukajt), Zlashi etj.
Gjatë aktiviteteve të njësiteve të Mbrojtjes
Kombëtare të Kosovës, pjesëtarët e saj kishin zhvilluar
beteja, kishin fituar përvojë sa i përket përdorimit të
armëve dhe ishin pajisur me njohuri të domosdoshme
për qëndresën nacionaliste kundër atyrë që synonin t’i
rrezikonin kufijtë e Kosovës.
Forcimi i njësive dhe brigadave partizane pas
vitit 1943, sidomos pas amnistimit të pjesëtarëve të
njësiteve çetnike të Drazha Mihajlloviqit, kishte
mundësuar që një numër i konsiderueshëm i tyre të
hynin në ato njësite. Duke proklamuar se po zhvillonin
luftë nacional-çlirimtare nga okupatorët gjermanë,
italianë e bullgarë, brigadat partizane të Serbisë, të
Malit të Zi dhe të Maqedonisë i kishin rritur apetitet
dhe presionin ushtarak me qëllime gllabëruese, që
synonin te vënin nën kontrolle të pjesëve të territorit të
Kosovës.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
48
Dobësimi i armatave të shteteve të boshtit
tripalësh: Gjermani, Itali, Bullgari dhe i armatës së
Japonisë në lindje të Azisë, e nga ana tjetër forcimi
ushtarak i aleatëve: SHBA-s, Anglisë Bashkimit Sovjetik
dhe forcave nacional-çlirimtarë të vendeve evropiane,
që kishin përjetuar okupimin gjatë LDB-re, kishin
shkaktuar kapitullimin e Italisë në vititn 1943 dhe atë të
Bullgarisë ne verën e vitit 1944.
Kjo situatë kishte shkaktuar dobësimin e forcave
mbrojtëse Kombetare të Kosovës, e për pasojë edhe
depërtimin e brigadave partizane në Kosovë, sidomos
në muajt e fundit të vitit 1944.
Brigadat partizane kontrollin mbi territorin e
Kosovës e kishin marrë definitivisht gjatë nëntorit të
vitit 1944.
Përpjekjet dëshpëruese për ta mbrojtur territorin
e Kosovë nga shtetet okupuese fqinje, nuk patën sukses,
edhe për arsye se edhe në Kosovë ishin krijuararadha, e
pastaj brigada gjoja nacional-çlirimtare, në të cilat në
fillim një numër i kufizuar, e pastaj edhe me dhunë, në
to ishin futur edhe shumë shqiptarë. Kështu, okupatorët
e deridjeshëm, në Kosovë i kishin zëvendësuar njësitët
okupuese partizanë të shteteve fqinje.
Përkundër gjasave të vogla që të vazhdohej
qëndresa për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së
territoreve etnike shqiptare, disa grupe atdhetarësh,
ndër to edhe ato të malësisë së Zhegovcit, ku bënte
pjesë edhe Janjeva me rrethinë, kishin tëntuar të
organizonin aksione luftarake kundër brigadave
partizane, siç ishte rasti me Betejën e Janjevës më 24
Rrugëtimi drejt lirisë
49
nëntor 1944, në të cilën një rol të vecantë, në mos edhe
kryesor, e kishte pasur Ruzhdi Behxhet Bikliqi –
Janjeva, sepse siç u tha më lartë kishte ndezur plumbin
e parë ndaj agresorit serbo-komunist në Janjevë.
3. Beteja e Janjevës më 24. 11. 1944
Kujtime të Rauf Bilgiçit
Viti 1944. Ditë vjeshte. Prisja ta vazhdoja
shkollën fillore në gjuhën shqipe. E kisha kryer klasën e
tretë, e duhej ta vazhdoja klasën e katërt në Janjevë.
Ishim në pushim veror, gjatë të cilit më duhej të kullosja
bagëtinë në kodrat e Janjevës. Nuk isha i kënaqur me
detyrën e bariut, sepse shumë më kishte marrë malli për
mësuesit dhe mësueset shqiptare, që kishin ardhur nga
Shqipëria për të na dhanë mësim në gjuhën shqipe.
Para se të hapshin shkollat në gjuhën shqipe, ne
shkonim në mejtep, si i thoshin në gjuhën arabe, por si
fëmijë që ishim, nuk kuptonim kurrgja. Aty flitej edhe
në gjuhën turqishte, e as atë nuk e kuptonim.
Më kishte marrë malli për mësues dhe mësuese
shqiptare, të cilët pas vitit 1941 kishin ardhur nga
Shqipëria dhe mbanin mësim në gjuhën amtare.
Edhe tani më kujtohen vargjet e këngës: “Bini
toskë, e bini gegë, si durë pastri shkojmë t’u dekë. Bini
gegë, .... bini trima dorë me dorë!”, ishte përjetim i
rrallë për ne fëmijët. Madje, edhe pasi kanë kaluar aq
shumë dekada, më duket se po e dëgjoj jehonën e saj.
Më kujtohet se, unë dhe djali i axhës tim
Shabanit, kur kalonim pranë Komunës, kryetari i
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
50
Komunës së Janjevës Gjin Doçi, i ardhur nga Shqipëria,
i entuziazmuar nga kënga që ne po e këndonim në
rrugë, na ftoi në Komunë, dhe na luti që ta këndonim
edhenjëherë këngën “Bini toskë, e bini gegë...!, si du’r
festi shkoj t’u dekë...”
Ne në ato raste ndjenim kënaqësi, kurse ai na e
dhuronte nga një lek, që për mua dhe kushërinin tim,
ishte kënaqësi e veçantë.
Në fund të vitit 1944, kur pritnim të fillonte
mësimi në shkollat tona në gjuhë amtare, si tre vjetët e
kaluar, na erdhi lajmi se shkolla shqipe ma nuk do të
ketë, sepse ishte ndërruar regjimi.
Siç dihet, brigadat partizano-çetnike nga Serbia
dhe ato nga Mali i Zi e Maqedonia, gjatë vitit 1943, por
sidomos gjatë pjesës së parë të vitit 1944, vazhdimisht
kanë tentuar të depërtojnë në trevat e Kosovës. Mirëpo,
njësitet vullnetare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës,
sidomos ato në anën veriore e lindore, që nga
Prapashtica e Kika, e deri të Karadaku i Shkupit, gjithë
kohën i prisnin në pozitat e tyre në kufi dhe shpeshherë
iu kishin përballuar sulmeve të tyre dhe i kishin
detyruar ato të ktheheshin kah kishin ardhur, madje
edhe pasi ato brigada kishin pësuar humbje serioze.
Mirëpo, tërheqja e njësive ushtarake gjermane në gusht
të vitit 1944, që ndodhi pas kapitullimit të ushtrisë
bullgare, pati ndikim negativ në aftësinë e forcave
mbrojtëse kosovare. Nga ana tjetër, brigadat serbe ishin
rritur numerikisht dhe ishin furnizuar me armë të
nevosjhme.
Rrugëtimi drejt lirisë
51
Sulmet e brigadave partizane u shpeshtuan dhe u
bënë më të ashpra në fillim të nëntorit të vitit 1944. Nga
ana tjetër, presioni edhe në regjionet veriore dhe jugore
u rrit, prandaj ishte dobësua fuqia e forcave të
mbrojtjese së kufijve të Kosovës.
Tri javët e fundit të nëntorit ishin të fatale për
Kosovën. Brenda asaj kohe, pjesën më të madhe të
territorit të saj e vunë nën kontroll partizanët. Ardhja e
brigadave partizane u quaj fitore e madhe e forcave të
Ushtrisë “nacional-çlirimtare” Jugosllave, por në
realitet fjala ishte për ripushtim të Kosovës.
Vënia nën kontroll e Prishtinës, shënoi
fillimin e një faze të re të proceseve ushtarake e politike, të
cilat përfunduan me mbetjen e Kosovës në kuadër të
Serbisë, e ajo në përbërje të Federatës Jugosllave.
Krimet monstruoze, të cilat në Prishtinë
filluan me vrasjen mizore të pjesëtarëve të familjes
patriotike të Stak Mark Mirditës, tre djemve dhe dy nipave
të tij, si edhe të bejlerëve të njohur të Prishtinës dhe të
atdhetarëve të tjerë prishtinas, ishin paralajmërim i
ngjarjeve të kobshme, që u quajtën “Nëntori i përgjakur” .[14]
Pas dhjetë-pesëmbëdhjetë ditëve, në Janjevë
erdhi një brigadë partizane komuniste, për të cilën na
thanë se ishte Brigada e Vranjës. Ardhja e asaj brigade
më 17 nëntor 1944, bastisjet dhe plaçkitjet që ato i bënë
në Janjevë, futën frikë e dyshime. Ato morën përmasa
alarmante pas njoftimeve për atë që kishte ndodhur në
Prishtinë, Lipjan Gjilan, Ferizaj e gjetiu. Prandaj,
pjesëtarët e njësiteve të mbrojtjes së Kosovës ishin
14
Dr. Muhamet Pirraku, Martirët e Shqipërisë Etnike… “, Prishtinë,
2011, fq. 83-108.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
52
detyruar të merrnin masa për t’i parandaluar krimet
eventuale edhe në qytezën e tyre.
“Përkrah Mark Stakës, me armë në dorë, të
gatshëm për të vdekur për lirinë e kombit dhe tërësinë e
Shqipërisë të ribashkuar, ... me kohë ishin rreshtuar:
Ruzhdi Behxheti - Janjeva, si udhëheqës, Nuredini,
Jumniu, Beqiri e Ramadani, djem të vëllait të tij
Lutfiut,Nazif Gashi e Xhemajl Rexhep Latifi...etj.” [15]
Siç tregoiQerim Ramiz Bytyqit, 87-vjeçar, nga
Akllapi[16](tani banor i Lipjanit), Tahir Zhegovci, i cili
kishte qenë në burg, pasi e kishin liruar, shkon te
Hamdi Bikliqi (tani Gashi) në Prishtinë, mik i familjes
së tij dhe burrë me autoritet. Hamdiu e lutë që të
pastrohet dhe t’i japin tesha të tjera, sepse i kishte
ardhur keq, kur e kishte parë ashtu me tesha të ndyta, të
parruar e të molisur, por Tahiri nuk kishte pranuar.
15Po aty, fq. 219.
16
Qerim R, Bytyqi, nga biseda e zhvilluar në Prishtinë, më 23 gusht
2013.
Rrugëtimi drejt lirisë
53
Hamdi Bikliqi (i vëllai i Ruzhdiut)
Me atë rast, Tahiri (Tahir Zhegovci një burrë shumë
bujar nga Zhegovci), Hamdiut i kishte treguar se çka
kishte ndëgjue në burg. Ndër të tjera, i kishte thanë, se:
“Hamdi, na kanë tradhtue... Kosova do t’jet’ n’ër
Serbi!”.
Ruzhdi Bikliqi, kur ishte takuar me shokë iu
thotë: “Do të shkoj te Tahiri në Zhegovc, e të bisedoj me
te, pasi kishte dalë prej burgut, e kështu marrim vesh
se si është situata në Prishtinë”.
Ruzhdiu shkon në Zhegovc dhe bunë një natë të
Tahiri. Edhe Ruzhdiut i thotë çka i kishte treguar
Hamdi Bikliqit, çështjen e Kosovës. Madje, ia kishte
thënë edhe këto fjalë: “Mos gaboni me u mashtrue me
nisë luftë me brigadat, se veç keni me shkue posht ju,
po edhe familjet”. I kishte treguar edhe për vrasjet dhe
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
54
zhdukjet e njerëzve në Prishtinë brenda natës, “pa
shenjë pa dokë”, siç thotë populli.
Të nesërmen Ruzhdiu kthehet te shokët, që ishin
tubuar te Mulliri i Xhemes se Tahirit. Aty ishin: Jetishi,
Shaqiri, Rexhep Akllapi, e burra të tjerë të armatosur.
Iu tregon se çka i kishte thënë Tahir Zhegovci: “... se
mujn me qin’rue naj dit, po prej asaj pune nuk kanë
dobi, po veç dam”. Njëri prej shokëve ia kishte kthye:
“Hë, Ruzhdi. nuk po ta man me liftu-a? T’paska hi tuta
n’ bark!”.
Ruzhdiu i revoltuar, i rrokë armët, çohet në
kambë, dhe iu thotë: “Mirë de! M’asi po thoni, do
t’luftojmë. Shka t’më gjanë mue, ju pret edhe juve!” dhe
kthehet në Janjevë. Atë natë bisedon me të afërmit e
bashkëluftëtarët dhe e bëjnë planin se si të veprojnë të
nesërmen.
Prej burravete armatosur që ishin në mullinin e
Xhemes se Tahirit, sigurimin fizik e kryenin Tahiri,
Zejna e Sylejmani. Brenda ne mulli ishin Jetish Akllapi,
Shefki Bytyqi, Selim Gashi, Shefki Gashi, Fetah Gashi,
Ramadushi, Nerush Gashi, Destan Gashi, Zymer
Bytyqi.Një ore e gjysmë pasi ishte larguar Ruzhdiu,
burrat që ishin te mullri i kishin rrethuar partizanët.
Jetish Akllapi, kur e heton se ishin në rrezik të madh, e
përdorë një dredhi. Kur kërkojnë partizanët që Jetishi
me shokë të dorzohen, sepse edhe po të kishin krahë,
nuk do të shpëtonin, Jetishi iu përgjigjet: “Na të gjallë
nuk dorzohemi, por edhe juve kemi me ju vra deri në
nja, sepse prapa malit janë dyqind burra të
armatosun, që kanë me ju ra në shpinë.” Iu propozon
Rrugëtimi drejt lirisë
55
që të bisedojnë. Udhëheqësi i partizanëve pranon.
Jetishi iu thotë: “Na nuk jemi për me luftue. Kemi me u
dor’zue dhe ju keni me na pranue në brigadë.” Mbasi
arrijnë marrëveshjen ata dy, Jetishi me shokë e
mashtrojne njësitin partizan. Në ndërkohë i therin dy
dele, i pjekin dhe u japin te hanë njesitit. Partizanëve
me veti ua japin edhe dy dele të rrjepura. Kështu, atë
ditë shpëtojnë nga rreziku.
Sipas asaj marrëveshjeje Jetishi me shokë, të
nesërmen duhej të shkonte në Janjevë, për t’u dorëzuar
dhe për të hyrë në brigadë. Ata herët në mëngjes shkuan
në drejtim të Janjevës, gjoja për t’u dorëzuar, por në të
vërtetë, në kodrat përreth saj, i zunë pozitat për të
luftuar.[17]
Raufi rrëfen: Ate ditë, babai Ruzhdi hyri në
dhomë të fjetjes, e mori pushkën, rrethatoren, i vuri ato
krahë e qafë dhe, mbasi foli diçka me nënën, doli jashtë,
dhe filloi organizimin për të sulmuar brigaden
okupuese që ishte në Janjevë, tashmë një javë.
Një ditë, para se të largohen nga Janjeva, kanë
hyrë në secilën shtëpi, kishin bërë kontroll dhe
plaçkitur gjithçka të vlefshme.
Atë dite , ishin rreshtuar dhe nisen të largohen
nga Janjeva. Pasi kishin arritur në Zhabicë, që gjendet
në fillim të grykës së Janjevës, ishin ndalur.
Komandanti i brigadës e kishte mbajtur një fjalim, gjatë
të cilit kishte theksuar me mburrje, se e kishin ndjekur
okupatorin gjerman dhe e kishin arritur qëllimin
17
Nga biseda me Qerim Ramiz Bytyqin(82 vjeçar), më 23 gusht
2013, në Prishtinë.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
56
kryesor: “... i kishin shpëtuar dhe çliruar tokat në
Kosovë”, të cilat, mbas Kongresit të Berlinit dhe
kapitullimit të Perandorisë Otomane, kombet e
bashkuara evropiane në vitin 1913 ua kishin dorëzuar
Kosovën. Mirëpo, mbas okupimit të Jugosllavisë në
vitin 1941, nazistët gjermanë ato ia bashkuan
Shqipërisë.
Derisa komandanti partizan po e mbante atë
fjalim, ndihet një krismë pushke. Nëna ime menjëherë
kishte dalë në ballkon për të parë se ku kishte krisur ajo
pushkë, duke thënë “ishejti koftë!” Por, pas pak, burri i
saj, baba Ruzhdiu, në rrugën që të çon prej Janjeve për
në lagjen e quajtur Teqe, në maje të pushkës, e kishte
vendosur mahramën e kokës dhe po i ftonte burrat e
Janjevës me fjalët: “Dilni o burra me armë në dorë, se
kemi marrë vendim me luftue kundër okupatorëve
serbë!”
Po ate nga ndërtesa e Bashkisë së Janjevës,
ishte hequr flamuri i partizanëve dhe, në vend të tij
ishte vendosur flamuri kombëtar shqiptar. Brigada
partizane e Vranjës, nga Janjeva niset në drejtim të
fshatit Akllap. Mirëpo, në Grykën e Zhabicës, asaj i
ishte vënë prita [18].
“Nga fshati Teqe, paralagje e Janjevës, në pozita
për luftë ishin: Halil Kangjeli [19],Fejzullah Kangjeli,
18
Sipas dr. M. Pirrakut, po aty, fq. 220, brigada partizane në
Janjevë kishte hyrë më 17. 11. 1944, kurse lufta e Janjevës ishte
zhvilluar shtatë ditë më vonë.
19
Halil Kangjeli nuk ka qenë udhëheqës, por një person i Teqes,
luftëtar me shokë, të cilët, për të luftuar më partizanët, i kishte
nxitur Ruzhdi Janjeva, thotë Rauf Bilgiçi.
Rrugëtimi drejt lirisë
57
Beqë Shashivari e Hajdari, të vëllazërisë Kangjeli dhe
Mehmet Teqolli, nga fshati Bukovicë; Hamit Gashi e
Kadri Ahmet Gashi, nga fshati Akllap, Destan Gashi,
Jetishi, Zymberi e Shaqë Murseli dhe Hetem Ramiz
Bytyqi[20]. Breshëria e plumbave qe u shkrepen kundër
forcave partizane nga njesiti i cili kishte zënë pozitën te
“Kodra e Gradinës” dhe njesiti i kombinuar Janjeve-
Akllap u qëllua në ballë për vdekje komandanti
partizan, që ishte në një kalë, i cili po i thërriste
ushtarët të mos i kapte paniku. Vrasja e komandantit
pati efekt të madh.”
Kështu shkruan në librin e tij dr. Muahmet
Pirraku, por e gjithë Janjeva e di që pushka e parë që ka
krisur ishte ajo e Ruzhdiut, në rrugën për Teqe, ndërsa
partizanët që ishin në Zhabicë, as që e kanë ndëgjuar atë
krismë pushke.
Në rrugën e Teqes, Ruzhdiu e ka krisur pushkën
e parë, për ta dëgjuar janjevasit, me qëllim që t’iu
bashkohen akllapjanëve me armë në dorë në Zhabicë.
Menjëherë pas atij alarmi, nipat e Ruzhdiut:
Jumniu,Beqiri, Ramadani, pastaj Nazif Gashi dhe
Xhemajl Latifi, iu bashkohen Ruzhdiut me shokë.
(Pushka e parë kundër partizanëve ka
krisur nga Ruzhdi Janjeva në Janjevë më 24
nëntor 1944. Dhe, diku një javë pas kësaj lufte
pushka ka krisur edhe te Mulla Idrizi në Gjilan,
pastaj në Ferizaj, nën drejtimin e Hysen
20
Ramiz Bytyqi (Akllapi), dëshmor i kombit, ishte komandant i
xhandarmerisë në Janjevë në vitet 1941-1944, (Dr. M. Pirraku
“Martirët e Shqipërisë Etnike…”, Prishtinë, 2011, fq. 220.).
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
58
Tërpezes. Pas ketyre, në Gadime nën
udhëheqjen e Adem Gllavices. Gjithsesi, Adem
Gllavica ka drejtu luftë edhe në Grashticë e
Plitkoviq)
Në vendin e ngjarjes, sipas kujtesës së serbëve të
Gushtericës, kishin mbetur të vrarë 18 partizanë[21].
Prejgrupit të sulmuesvejanjevas, për trimëri ishin
dalluaruar Nuredin Lutfi Bikliqi dhe Destan Gashi nga
Akllapi (1924). Nuredini kishte ra dëshmor në vendin e
quajtur “Te kroni i Gurit” në Kodrën e Diellit, kurse
Destani ishte vrarë në vendin e quajtur “Kodra e
Brekinës”.
... Pasi mblodhën forca të reja në Gushtericë,
partizanët, pak para akshamit kthehen në Janjevë për
një hakmarrje makabre. Meqë ato forca ishin qindra
herë më të shumta sesa pjesëtarët e rezistencës
shqiptare, ...ata u detyruan të tërhiqen në drejtim të
Peshterit dhe të Zhegovcit. ... Forcat partizane të
Vranjës, sapo arritën në Grykën e Zhabicës, e filluan
hakmarrjen. Në kodër, ku e përjetuan humbjen e
hidhur, e takuan në bariun e paarmatosur, Kurtesh
21
Siç thotë Rauf Ruzhdi Bilgiçit, tani 81-vjeçar, sipas asaj që i kishte
treguar babai Ruzhdi, pushkën e parë kundër partizanëve në
Janjevë, më 24 nëntor 1944, e kishte shkrepur pikërisht ai dhe e
kishte vrarë komandantin e tyre. Mirëpo, në atë kohe këtë fakt nuk
e kishte reklamuar, sepse i kishte pasur parasysh pasojat eventuale
për anëtarët e familjes së tij. Kur Ruzhdiu e kishte shkrepur
fishekun e parë, në atë moment kishin plasur pushkët e të gjithë
luftëtarëve. Cili prej tyre e kishte qëlluar komandantin partizan,
nuk dihet. Kështu ka thënë babai Ruzhdiu vazhdimisht. Po ashtu,
sipas tij, atë ditë i kishin vrarë 36 partizanë, kurse kufomat e tyre i
kishin transportuar me 18 qerre. (Nga biseda me Raufin, më 23.
08. 2013 në Prishtinë).
Rrugëtimi drejt lirisë
59
Ibrahim Spahiun, janjevas, prej të cilit kërkuan të
tregonte se kush mori pjesë në Luftën e Zhabicës. Meqë
trimi nuk ua dha asnjë emër, edhe pse i njihte
shumicën, e torturuan mizorisht dhe në fund e
ekzekutuan.” [22]
“Po ashtu, ata i arrestuan edhe disa bujq
janjevas, të cilë ishin duke lëvruar në ara: Hezer Kadri
Bikliqin, Zijadin Muhedin Bikliqin, Tuno Dominko
(Rogtari),... Qazim Emin Bikliqin dhe djalin e tij
Hamdi Emin Bikliqin. Të gjithë i rrahin me mjete të
forta aq shumë, sa gati i kishin mbytur. Kur i dërgojnë
në Janjevë, partizanët thonë se këta u kishin ndihmuar
sulmuesve nga Janjeva gjatë luftimeve të asaj dite.
Mirëpo, pas disa çastesh ia behë Muhedini, kryetar i
Këshillit Popullor Nacional Çlitimtar të Janjevës, i cili i
identifikon ata dhe thotë se ishin të afërm të tij, prandaj
të gjithë i lirojnë.
Forcat partizane kishin hy në Janjevë, pa hasur
në ndonjë kundërshtim. Ata i dogjën dy shtëpi: atë të
babait të dëshmorit Nuredin Lutfi Bikliqit dhe të
Ruzhdi Behxhet Bikliqit.[23]
22
Po aty,dr. M. Pirrakut, fq. 221 – 224.
23
Po aty, fq. 23.Lutfi Behxhet Bikliqi, ishte kryetar i Komunës së
Janjevës nga mesi i vitit 1941 deri kah mesi i vitit 1942.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
60
Shtëpia e familjes Bikliqi, e cila është djegur
më 24. 11. 1944 .
Mbasi mbaron lufta në Janjevë, partizanët i
marrin peng 10-15 burra, shqiptarë e kroatë, por ata i
kishin liruar. Më vonë, kishin shkuar në Akllap dhe i
kishin plaçkitur dhe i kishin djegur të gjitha shtëpitë e
tyre. Banorët kishin shpëtuar pa u dëmtuar, sepse ishin
larguar me kohë prej fshatit.
Rrugëtimi drejt lirisë
61
Themelet e shtëpisësë Bajram Gashit në
Akllap,
e djegur në vitin 1944 dhe në vitin 1999
Sipas kujtimeve të Rauf Ruzhdi Bikliqit, dhe nga
rrëfimet që atij ia kishte përcjellë babai Ruzhdiu, pasi
Raufi me familjen në Turqi kishin emigruar dhe iu
kishin bashkuar babait në vitin 1956, Beteja e Janjevës,
dhe ngjarjet pas përfundimit të saj, kish pasur këtë
rrjedhë:
Thirrjes së Ruzhdi Bikliqit për qëndresë,
menjëherë i ishin përgjigjur trimat e lagjes Teqja, të
cilët i kishin rrokur armët dhe ishin drejtuar kah
Zhabica, ku po mbante një fjalim komandanti i
partizanëve të Vranjës. Në ato çaste, i kemi pa disa
burra të Janjevës me armë në dorë, që dolën kah
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
62
Zhabica në anën kah Akllapi[24 ], ndërsa teqollët, në
anën e kundërt. Babai Ruzhdiu, i cili ishte te Teqja, iu
kishte bashkuar luftëtarëve, që kishin ardhur nga
Akllapi. Ata, pothuajse të gjithë ishin bashkëluftëtarë të
tij. Ata, një ditë më parë kishin vendosur që të
nesërmen ta sulmonin brigadën e partizanëve që ishte
në Janjevë.
Kështu kishte filluar lufta, e cila kishte zgjatur
prej mëngjesit deri në mbrëmje. Atëherë, luftëtarët
shqiptarë, kishin mbetur pa municion, prandaj fillojnë
të tërhiqen kah malet e Akllapit, të Honrocit dhe
Verbicës etj. Kështu, ishte kuptuar se beteja kishte
marrë fund. Por, mbas një kohe të shkurtër, babai
Ruzhdiu, kishte zbritur nga kodra dhe erdhi ne shtëpi,
ku ishin mbledhur të gjithë familjarët. Shpejt e shpejt,
na mori të gjithëve: bashkëshorten, mua, dy vëllezërit,
dy motrat dhe gruan e vëllait Tefikut, me një fëmijë
njëvjeçar dhe u nisëm për Vogoçincë, një katund i vogël
mbi Akllap. Prej Vogoçince, pa u ndalë fare, shkuam në
katundin Bilinicë. Aty hymë në shtëpinë e një fshatari, i
cili na shtini brenda, duke na pritur bujarisht, për të
cilën gjë i jemi mirënjohës. Aty mbetëm dy net të gjithë
anëtarët e familjes, ndërsa babai vazhdimisht dilte
jashtë dhe mundohej të merrte informata se çka po
ndodhte në Janjevë mbas luftës që ishte bërë atje.
24
Emri i fshatit dhe mbiemri i disa banorëve të tij, Okllap, shkruhet
e shqiptohet herë Okllap, e herë Akllap. Vendosëm që ta përdorim
trajtën Akllap, pasi ky ishte varianti shqip i emërvendit të fshatit të
tyre, kurse ai -Okllap, ai i imponuar nga administrata serbe (Vër. e
redakt.)
Rrugëtimi drejt lirisë
63
Raufit, edhe gati pas shtatë dekadave, i kujtohej
si sot një veprim i tij i çuditshëm, gati i pabesueshëm,
edhepse ishte shumë i ri.
Mehmet Bilinica, në shtëpinë e të cilit ishte
vendosur familja jonë, i kishte dy djem në moshë rreth
16-17 vjeçe. Njëri e kishte emrin Emrush e tjetri Velush.
Ata, të nesërmen, për të siguruar dru për gatim dhe për
ngrohje për familjen e tyre dhe për neve që ishim
mysafirë, me një qerre të vogël me dy rrotë, dolën te
zabeli i tyre. Derisa ata po prisnin dru, unë i pyeta:
“Kah asht Janjeva?” Njëri prej tyre e drejtoi gishtin kah
perëndimi dhe më tha: “A po i sheh ato kodra,
menjëherë mbas atyre është Vagoçinca, kurse, rreth dy
kilometra ma andej, është Janjeva.”
Në atë moment vendosa të nisem për në Janjevë.
Atyre iu thash se po largohem prej jush për nevojë
higjienike. Ata me besuan dhe vazhdojnë të presin dru,
kurse unë u nisa në drejtim të Janjevës. Kështu
vazhdova vetëm nëpër mal dhe arrita në Vogoçincë. Prej
aty kam ecur rrugës. Kur erdha afër Janjevës, hasa në
tre partizanë serbë. Ata më ndalën dhe më pyetën: “Prej
kah je dhe prej kah po vjen”. Unë iu thash: “Jam çoban.
Dhen’t i lash tue kullotë, e po shkoj në shtëpi për të
marrë bukë” Më thanë “Vazhdo!”. Pas më shumë se
njëqind metra më tutje, ishin rojet e tjera. Edhe ata më
pyetën “Ku po shkon?”. Iu thash se roja e parë me lejoi
të shkoj në shtëpia për të ngrënë bukë. Ata më pyetën
në gjuhën serbishte e dija mirë. Por at filluan të qeshin
dhe më pyetën: “Pse ke atë plis të bardhë?” Unë iu
thash: “Ma jepni njëkapelë partizane ju, e unë
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
64
menjëherë do ta heq atë të bardhin prej kreje”. Ata më
vetën: “Ku je tue shkue?”, e pastaj më thanë:“Vazhdo,
vazhdo!”. Kështu e kalova rrezikun me një dinakëri të
jashtëzakonshme për moshën time si nëntëvjeçar.
Në vazhdim, Raufi tregon: E vazhdova rrugën.
Kur arrita në lagjen tonë, dhjeta metra larg shtëpisë
sime, pashë se shumë fëmijë të fqinjëve i mbanin
thasët, kurse disa partizanë hynin në hambar dhe me
një teneqe i mbushnin thasët me grurë. Vazhdova pak
më tutje, kur vërejta se shtëpia jonë nuk kishte kulm.
Nga ana tjetër, prej vendit ku ishte shtëpia dilte tim.
Menjëherë e kuptova se shtëpinë e kishin djegur. Në atë
moment, më vërejti mixha Fahri dhe nëna plakë të cilët
ishin të frikësuar. Kishin menduar se do të më zënë, e
unë do t’iu tregoja se ku gjendet babai dhe familja jonë.
Kështu do t’i zinin dhe do t’i pushkatonin të gjithë
anëtarët e familjes.
Axha më pyeti: “Ku jeni, si jeni?”, Unë i tregova
se jemi në Bilincë. Ai, më këshilloi: “Menjëherë ktheu
atje, pa të parë askush dhe tregoj babait se shtëpinë ta
kanë djegur dhe kafshët e krejt pasurinë t’i kanë marrë,
prandaj, sa më shpejtë, gjithë familjen çoje në fshatin
Kukavicë afër Marefcit të Madh. Familjen leje aty të
dajtë, ndërsa babait thuaj ty kurrsesi mos me të zanë të
gjallë. Ti menjëherë nisu për rekë të Janjevës, pa të parë
askush dhe porosinë time përcillja babait.”
Unë, pa ngrënë, pa pi, si fëmijë që isha, veprova
ashtu si më porositi axha. Eca pranë lumit shkova në
Vogoçincë, e pastaj e mora rrugën për në Bilinicë, i
vetëm malit, e askund rrugës. Kur arrita të xhamia e
Rrugëtimi drejt lirisë
65
Hashanve, e pashë njërin nga vëllezërit, prej të cilëve
kisha ikur pa leje. Ai ishte shumë i mërzitur dhe i
frikësuar. Ai nuk më pa, e unë hipa në kerrin e tij. Kur
më pa, e ndali qerren dhe më tha: “Allahile, a je Raufi,
ose po më shtiret ndonjë dreq në formën tënde?!” Unë
iu përgjigja, “Dreq nuk jam, po vetë Raufi, që ika prej
jush në mëngjes, kur ishit duke marrë dru”. “Po ku ishe
gjithë ditën?!” Unë i tregova fill e për pe.
Ai më tha: “A e din ti, se babai yt dhe krejt
katundi kanë dalë dhe po të kërkojnë? Tash, shka do
me i thanë babës?” Babai kur më pa, më pyeti se ku
isha? Unë i tregova që na e kishin djegur shtëpinë, na e
kishin marrë gjithë pasurinë dhe kafshët dhe se i kishin
therë partizanët.
Po atë natë, mbasi ra terri mirë, me babanë e
morëm rrugën për në Zhegovc për te Tahir Zhegovci, ku
mbërrimë pak para mëngjesit.
Pasi kemi shkuar në Turqi në vitin 1956, gjatë një
bisede me babanë për ato ditë që kishim dalë prej
shtëpie tërë familja, e ishim fshehur nëpër miq, e kam
pyetur se çka kishte biseduar në odën e Tahir Zhegovcit
me një burrë, të panjohur? Babai u befasua që e kisha
mbajtur mend atë natë, e pastaj më tregoi:
Tahiri më kallxoi, se si i kishte pas thënë Sinan
Hasani, nga fshati Pozharan (komuna e Vitisë), kur
ishte ai në male , në Livoçin e Epërm kishin pas luftuar
me ushtarët italianë. Pas asaj lufte kishte ikur, e kishte
shkuar te Tahir Zhegovci. Shumë kohë kishte qëndruar
nëpër malet e Zhegovcit, e natën e kishte kaluar te
Tahir Zhegovci. Sinani atij i kish pas thanë: “Mbasi ta
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
66
përzëmë okupatorin gjerman, do të caktohet një qeveri
për tanë Kosovën dhe do të kemi demokraci për çdo
kombësi që jeton në Kosovë, po ata që i kanë duart e
përgjakura, nuk do të jenë të lirë në Kosovë.”
Pas asaj bisede, Tahirit i pata thanë: “Unë nuk i
kam duart e përgjakuna dhe nuk kam ba kurrgja
jashtë ligjit, nuk i kam ba keq askujt (fjala ishte për
serbët). Tahiri ma kthej: “At’herë, paske gabue që ke
luftue kundër partizanëve, sa edhe familjen i ke marrë
në qafë”.
“Shka me ba, i thash, ashtu tek o kanë kismet, se
pa kurban nuk falet Bajrami i vogël, edhe pa gjak nuk
fitohet liria. Dikush duhet të flijohet. K’si hovi, m’ka ra
hise mue dhe familjes teme, për me u shkri për lirinë e
shqiptarëve të Kosovës. Po, kjo nuk do të harrohet, e
historia do ta pranojë mundin e hjekat tona, e unë do
t’jam hero i popullit shqiptar t’ Kosovës, do të jem i
pavdekshëm në historinë shqiptare. Pra, nuk
pendohem për atë që kam ba, le të del ku të del. Ma
përtej se vdekja me krejt familjen, s’ka shka bahet.”
Këto fjalë baba Ruzhdi ia kishte thënë Tahir
Zhegovcit para 70 vjetëve. Ishte fat, që unë të jem
dëshmitar që fjalët e babait Ruzhdi po realizohen mbas
55 vjetëve po realizohet Pavarësia në Kosovë.
Dëshirat babës Ruzhdi, për të cilat kam dëgjuar
prej tij, nuk janë realizuar plotësisht. Ai kishte dëshirë
që Kosova dhe territoret,ku i thuhet bukës bukë dhe ujit
ujë, të bashkohen në një shtet. Sa i përket Kosovës
dëshira e tij tani është plotësuar, ndërsa për viset e
tjera jo.
Rrugëtimi drejt lirisë
67
Prej Zhegovcit vazhduam për në Ponesh te daja
Ahmet, sepse ata ishin nipat e dajës së babagjyshit tonë
Behxhetit. Bashkë me dajën Ahmet, prej Poneshit
morëm rrugën për te dajtë në Kukavicë, afër Marefcit të
Madh. Në gjysmë të natës mbërrimë në katundin
Lloishevc, ku hymë për të pushuar në shtëpinë e
Rahman Llaishevcit.
Kur arritëm para shtëpisë së tij, babai nuk e kaloi
murin ku e kishte Rrahmani odën për mysafirë, por ma
larg odës, ku ishte shtëpia ku jetonte familja e tij. Baba
na i çeli dyert kah sokaku. Vëllai i Rrahmanit – Tahiri,
na ndjeu dhe na përcjelli e na futi aty ku ishte familja e
tyre. Ai tha babait Ruzhdi: “Shumë mirë ke ba që e ke
kapërcye murin dhe ke hi aty ku e kemi familjen, sepse,
po të kishe hi te oda e mysafirëve, ajo është plot me
partizanë serbë. Me pas hy andej, e kishe marrë në
qafe familjen tënde, neve dhe gjithë katundin.”
Për shkak të kësaj gjendjeje plotë më rreziqe,
babai Ruzhdi, së bashku me dajën Ahmet, i cili na
shoqëroi deri ne Llajishevc , është kthyer në Ponesh. Na
pa pushuar fare, e morëm rrugën për në Kukavicë.
Vëllai i Rrahmanit, na përcolli deri në fshatin Dragovc,
afër Slivovës. Pasi filloi me u zbardhë drita dhe
dukeshin kodrat e Kukavicës, baba i tha Tahirit: “Tash e
tutje, unë e di rrugën ndërsa ti ktheu për në Bresalc te
shtëpia, ku i keni mysafirët partizanë, para se t’iu del
gjumi atyre. Ti e ke krye një punë të madhe, se na ke
p’shtue si neve, ashtu edhe familjen tande dhe gjithë
Bresalcin.”
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
68
Mbas gjysmë ore mbërrimë në Kukavicë. Duke
hyrë në derë të shtëpisë së dajës, rastësisht u takuem
me gjyshen, nënën e nënës time Salën. Ajo me
mallëngjim dhe lot në sy, na futi brenda. Ajo me nënën
time, me një kosh kashte në shpinë nisen kah plemja,
gjoja për të marrë sanë për kafshë, sepse aty ishin të
fshehur (të mbuluar me kashtë) dy vëllezërit tanë –
Tefiku dhe Ferizi, njëri 19, e tjetri 17-vjeç. Ata, pasi
kishte marrë fund lufta në Janjevë, kishin ikur dhe ishin
strehuar te dajtë. Ata ditën ishin fsheshur në male,
ndërsa natën qëndronin në plemen e dajës Bajram
Hajdini, një burrë që shoku nuk i gjendej, si për trimëri
e bujari.
Pas një muaji, në Janjevë kishte ardhur një
brigadë partizane prej Shqipërisë. Komandanti i asaj
brigade, Ali Ukshini, ishte një burrë mjaft i kuptueshëm
dhe trim. Derisa ishte në Janjevë, shtabin e kishte
vendosur në shtëpinë e mixhës tonë – Lutfiut, i cili ishte
një burrë i mençur, i logjikshëm, ishte bërë mik me
komandantin dhe e kishte fituar besimin e tij. Duke
pasur besim në te, mixha i tregon se Ruzhdiu, vëllai i tij,
kishte luftuar kundër brigadës së partizanëve të Vrajës
dhe se tani është arratisur në male bashkë më familjen.
“Si e ka ba le ta hjek.” Por, edhe dy djemtë, janë në mal,
sepse nuk guxojnë të dorëzohen. Atë e pyet: “A je në
gjendje të më ndihmosh, që t’i dorëzojmë në brigadën
tënde dhe ata t’i bashkohen ushtrisë tuaj. Unë po të
garantoj me kokë, që nuk do të tradhtohesh, as nga
unë, as nga ata dy djemtë e ri, që pa faj kanë mbetur
në male?”
Rrugëtimi drejt lirisë
69
Komandanti i përgjigjet: “Unë, fare mirë e kam
të njohur situatën dhe të besoj për çdo fjalë, sepse je i
sinqertë, besnik dhe i drejtë. Menjëherë lajmëroi ata që
të vinë te unë, të dorëzohen dhe do të jenë pjesëtarë të
brigadës sime”.
Mixha Lutfi, i kish pas lajmëruar të dy vëllezërit
e mi dhe ata shkojnë në Janjevë natën. Mixha Lutfi ia
dorëzon komandantit shqiptar, në odë, ku e kishte
selinë. Në mëngjes, të shoqëruar prej dy partizanëve
shqiptarë, kishin shkuar në Stacionin e Milicisë të kisha
e Janjevës. Duke shkuar te Stacioni, banorët e Janjevës i
kishin parë, prandaj përhapet lajmi se djemtë e
Ruzhdiut i kishin zënë dhe i dërguan në Stacionin e
Milicisë.
Por, pas gjysmë ore, vëllezërit tanë, pasi ishin
veshur me rroba të ushtrisë partizane shqiptare dhe në
kokë i kishin vërë kapelat e partizanëve si të gjithë të
tjerët me yll në ballë, me pushkë në krah dalin në qytet.
Lajmi i ri përhapet në tërë vendbanimin, se
djemtë e Ruzhdiut u banë partizanë të armatosur dhe
kanë hyrë në brigadë. Pas një kohe, brigada shqiptare
shkon në Prishtinë dhe u bashkohen brigadave të Fadil
Hoxhës dhe të Shaban Polluzhës. Mbas disa ditësh, ajo
brigadë, prej Prishtine nisen në drejtim të Podujevës, e
prej andej për Serbi, për t’i ndjekur gjermanët deri në
kufirin e Austrisë. Fadil Hoxha, i cili kishte shaluar
kalin e mulla Selmanit nga Llugaxhia, po i printe
brigadës. Kur kishte arritur në Merdar, Shaban
Polluzha, i çon fjalë Fadilit të takoheshin. Fadil Hoxha,
mbas një kohe shumë të shkurtër kthehet te Shabani, i
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
70
cili ishte në fund të brigadës. Shabani e pyet Fadilin:
“Ku jemi tue shkue?” “Po vazhdojmë për Serbi për t’i
ndjekur gjermanët” edhe pse dihej, se gjermanët kishin
shkuar me mjetet e tyre në kufirin e Austrisë.”
Në atë moment Shabani i thotë Fadilit: “Ju e dini
se me Milladinin dhe Dushan Mugoshën, jemi marrë
vesh, që ku i thonë bukës bukë, me qenë Shqipni, e jo
Serbi. Unë prej këtu, nuk vazhdoj për Serbi!”
Fadil Hoxha, me një pjesë të brigadës ndahen
dhe vazhdojnë për në Serbi, kurse Shaban Polluzha
kthehet me të tjerët për Drenicë. Ata që ishin me
Shaban Polluzhën, luftuan kundër brigadave serbe e
malaziase dhe kundër brigadave partizane të
Shqipërisë, dhe shumica e tyre u flijuan për lirinë ë
Kosovës.[25 ] Kështu, Kosova iu dorëzua serbëve dhe
ashtu mbet deri në vitin 1999, që do të thotë se 55 vjet
mbet nën sundimin e serbëve.
Dihet mirë, se ata që ishin me Fadil Hoxhën,
vazhduan rrugën nëpër Serbi dhe shkojnë deri në
kufirin e Austrisë, te Maribori dhe liqeni Bled në
Slloveni. Në atë kohë, shumë shqiptarë duke qenë
ushtarë, serbët i kanë ekzekutuar, sikurse i kanë vrarë
dhe ekzekutuar shqiptarët në Kosovë. Njëra ndër
tragjeditë më makabre gjatë luftës, ishte ajo që ndodhi
në Tivar të Malit të Zi.
25
NëLuftën e Drenicës, e cila u zhvillua gjatë muajve janar-
shkurt1945. Përkrahësit e Shaban Polluzhës, kanë luftuar kundër
disa brigadave serbo-malaziase dhe kundër disa njësive që
quheshin brigada vullnetare partizane shqiptare të Kosovës.... (vër.
e redaktorit).
Rrugëtimi drejt lirisë
71
Për këto dhe për raste të tjera të ngjashme, është
folur shumë pas luftës. Por, siç rrëfente Rauf Bilgiçi,
vrasje mizore kishin ndodhur edhe gjetiu. Kështu, siç
kishte treguar edhe Beqir Lutfi Bikliqi, ai personalisht
kishte qenë dëshmitar i pushkatimit të njerëzve në
Maribor, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Derisa po
rrëfente për ato raste, atij sytë i mbusheshin me lot[26].
4. Rrëfimi i Rauf Bilgiçit për travajet e
babait të tij - Ruzhdiut
Shumë kujtime janë ruajtur për peripecitë e
babait tim Ruzhdiut, i cili pas këtyre ngjarjeve, fshihej
në malet e Marevcit, të Hanrovcit dhe Zllashit. Ato,
ende i kam të freskëta.
Baba Ruzhdi, qëndronte në ato male, sepse e tërë
familja e tij, plot një vit, ishin të strehuar në fshatin
Kukavicë [27] te daja Bajram Hajdin Rexhepi. Ai gjithë
kohën qëndronte afër dhe kujdesej për të mos na
ndodhur ndonjë e keqe. Për këtë arsye, atë e kujtojmë
me mall e respekt të madh, sepse për neve ishte prindi i
dytë. Ai, duke na mbrojtur neve, e ka rrezikuar veten
dhe tërë familjen (fjala është pë dajën Bajram).
Baba Ruzhdi, burrave të katundit Kukavicë dhe
të atyre rreth tij, iu kishte thanë: “Në qoftë se e
26
Kështu ka shkruar Raufi, autor i kujtimeve në dorëshkrim.(vër. e
redaktorit). Por, ai në fotokopjen e tekstit të botuar në një gazetë
(ose revistë)?!,.. faqe 17, në tekstin “Kronika mujore”, e me titull:
“Ka qenë një amanet që nuk kanë mundur ta harrojnë asnjëherë”,
në dy mestituj,emrin e vet Rauf Bikliqi, siç e ka shkruar gazetari, e
ka korrigjuar me dorë të vetë dhe e ka shkruar “Bilgiqi”. (vër. e
redaktorit)
27
Kukavicë, fshat, tani Kukaj, i komunës së Novobërdës.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
72
lajmëroni dike për familjen time, se gjendet në
Kukavicë të miqtë e mi, ata që informojnë, mirë le ta
dinë, le ta dine se ndaj spiuneve do te ndermarre masa
te rrepta,.” Për këto fjalë kishin dëgjuar gjithandej,
prandaj kur vinin brigadat partizane, ata na marrshin
në mbrojtje, për të mos na lënë të tubuar në një vend,
për të mos rënë në ndonjë kurth. Kështu vazhdoi jeta
jonë me plotë rreziqe, plotë nëntë muaj.
Pas nëntë muajve, qeveria e Titos, mori vendim
për amnisti, sipas të cilës, do të ndiqeshin ata që janë
fajtorë, kurse fëmijët dhe të afërmit e tyre do të jenë të
lirë dhe nuk do t’i shqetësojë askush.
Anëtarët e familjes, pos babait Ruzhdiut, më në
fund ishim të lirë dhe lëviznim lirisht. Nana Mihrije dhe
unë, që në atë kohë isha 10 vjeçar, shkuam në Janjevë.
Një kohë jetuam në shtëpinë e mixhës Lutfi.
Mixha Fahri e lajmëroi Muhedinin, të cilin e
kishte kushëri të parë dhe të cilin pushteti i saj kohe e
kishte emërua k’shilltar të vendbanimit.
Ruzhdiu asht fajtor, kurse me juve nuk kemi
punë, na thanë. Kjo për neve ishte një lehtësim, sepse
dy vëllezërit tanë ishin në brigadat partizane që
momentalisht ishin në Maribor të Sllovenisë, duke
luftuar kundër gjermanëve. Më vonë, nga Kukavica i
morëm motrat dhe vëllain Veliun, që ishte pesë (5)
vjeçar. Prej asaj kohe jetonim në shtëpinë e xhaxhait pa
frigë, derisa u kthyen vëllezërit në vitin 1947, pasi e
kishin kryer shërbimin ushtarak.
Jetën e vazhduam nën robërinë jugosllave, në
Kosovën e cunguar e të pushtuar. Edhe pse jetonim,
Rrugëtimi drejt lirisë
73
kishe të lirë, prapë, vazhdimisht kishim presione prej
qeverisë dhe njerëzve të UDB-s, të cilët na nxitnin që të
shkojmë në Turqi, sepse jepej e drejta për të shkuar atje.
Legjenda: Familja Bikliqi (Janjevë, 1954) - Nga e majta
në këmbë – Tefiku (djali i madh), Raufi, (djali i dytë),
Selvinazja (motra e Raufit), Bajrami (daja), Veliu (djali i
tretë – me kasketë); Ulur: Naxhija (bashkëshortja e
Tefikut), Mihrija (nëna e tyre); Bahrija, (bashkëshortja e
Raufit)
Jeta jonë ishte e tillë deri në vitin 1956, kur na u
lejua shkuarja në Turqi, në shkretinat e Anadollit, si
shumë shqiptarë të Kosovës.
Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi
74
5. Përjetimet e të arratisurve në male
gjatë vitit 1945
Në vazhdim ca kujtime lidhur me problemet dhe
sakrificat e atyre që dy-tre vjet ishin në radhët e
njesitevë të Mbrojtjes Kombetarë të Kosovës, të cilët i
quanin“ballistë”. Peripecitë më të mëdha ata i kanë
pasur gjatë vitit 1945, që kanë kaluar në malet e
Marefcit e gjetiu, para se të shkonin në Greqi, ashtu siç
ka treguar babai Ruzhdiu.
Ai shpesh herë ishte ndarë nga çeta e Adem
Gllavicës, me të cilin ka pasur lidhje të ngushta sepse
ishte njëri i besueshëm i tij.
Baba Ruzhdi, një ditë shkon të shtëpia e Bahtir
Kukavicës (tani Kukaj). Në odë i gjen 8 partizanë, të
cilët i kërkonin dhe ndjeknin ballistat. Sava i Mukatës,
ishte fqinj me miqt e Ruzhdiut.
Kur Ruzhdiu e hapë derën e odës, Bahtiri
mundohet t’i japë shenjë Ruzhdiut, se duhet të largohet
sa ma parë, i drejtohet me zë të lartë: “Shko more njeri
n’mal, se ju kishte ra uki dhenve tua!” Po, e merr si
shaka. Hyn brenda dhe e pin një kafe.
Sava me shoqëruesit, e kishin të qartë se Ruzhdiu
ishte “ballist”, por nuk kishin guxim të reagonin, sepse
Ruzhdiu dhe dy djemtë e tij ishin të armatosur.
Tefiku, djali që ishte me babanë, e kishte një
pushkë te re italiane, kurse komandanti i partizanëve
një pushkë serbe, “Kragujevkë”. Ai thotë: “Pushka e
këtij djalit më duhet mue, për me i ndjekë ballistat. Ti
merre pushkën time!” Porsa i pinë kafet,babai Ruzhdi
qohet në këmbë dhe i thotë Komandantit: “Kjo pushkë
Rrugëtimi drejt lirisë
75
është e djalit tim. Kjo me duhet mue, kurse ti atë
tanden merre e shtine në prapanicë!”.
Bahtiri, i cili ishte në pozitë shumë të
palakmueshme, i kthehet Ruzhdiut duke i thënë: “Bre
thi! Shko se pot’i han ujku dhent. Mos fol ma shumë, e
mos na nxjerr telashe!”.
Pasi e kishte marrë pushkën e djalit të tij Tefikut,
Baba dhe vëllezërit, ishin larguar prej andej.
Herën e dytë, i kujtohet Raufit, unë isha tue i
ruejt delet me një bari tjetër. Baba kishte ardhë te
mulliri i Zeqë Kukajt (atëherë quhej Kukavicë, tash
Kukaj), që ishte i fundit ndër katër mullinjtë, që ishin të
radhitur në përroin e asaj gryke. Përmes një djali, ai
kishte kërkuar që të shkoja të takohesha me të.
Unë shkova atje, ndejta pak me babanë dhe
biseduam. Më pyeti për nanën dhe për vëllezërit. I
tregova se janë mirë. Mbasi baba më përqafoi me mallë,
shkova te delet. Kur arrita te mulliri i tretë, prej së largu
i kam parë disa partizanë që po shkonin kah mulliri ku
ishte babai. Mbeta i stepur dhe me frikë se do ta zënë
babain, do ta vrasin, apo do ta lidhin dhe do ta dërgojnë
në burg. Mbas një kohe, ata dolën prej mullirit, por
babain nuk e kishin marrë.
Më vonë daja më ka treguar, se babai, kur i kishte
parë partizanët që po shkonin kah mulliri në të cilin
ishte, e kishte pas fshehur armën e tij në një thes me
drith, e ishte bërë me miell, për të lënë përshtypjen se
ishte mullisi. Kur hynë partizanët në mulli, ai i pret pa
dhënë shenja frike. Udhëheqësi i grupit i thotë: “Srečan
ti rad vodeničare!” (Punë e mbarë mullis!). Babai ia
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi
Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi

More Related Content

What's hot

What's hot (12)

Multimodal transport for tourism
Multimodal transport for tourismMultimodal transport for tourism
Multimodal transport for tourism
 
Orașul sighișoara
Orașul sighișoaraOrașul sighișoara
Orașul sighișoara
 
Itinerary on Spain
Itinerary on SpainItinerary on Spain
Itinerary on Spain
 
01 semnalizarea rutiera
01 semnalizarea rutiera01 semnalizarea rutiera
01 semnalizarea rutiera
 
Shopping Tourism
Shopping TourismShopping Tourism
Shopping Tourism
 
دراسة التقاطعات والسلامة المرورية
دراسة التقاطعات والسلامة المروريةدراسة التقاطعات والسلامة المرورية
دراسة التقاطعات والسلامة المرورية
 
Traffic sign
Traffic signTraffic sign
Traffic sign
 
GLOBALIZATION AND SOCIAL CONSEQUENCES OF SUSTAINABLE TOURISM DEVELOPMENT
GLOBALIZATION AND SOCIAL CONSEQUENCES OF SUSTAINABLE TOURISM DEVELOPMENTGLOBALIZATION AND SOCIAL CONSEQUENCES OF SUSTAINABLE TOURISM DEVELOPMENT
GLOBALIZATION AND SOCIAL CONSEQUENCES OF SUSTAINABLE TOURISM DEVELOPMENT
 
travel and tourism
travel and tourismtravel and tourism
travel and tourism
 
Traffic Problems in Pune
Traffic Problems in PuneTraffic Problems in Pune
Traffic Problems in Pune
 
Community Based Tourism
Community Based TourismCommunity Based Tourism
Community Based Tourism
 
0 alex. cel_bun
0 alex. cel_bun0 alex. cel_bun
0 alex. cel_bun
 

Similar to Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi

gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhluisa842803
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaMarjan DODAJ
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaMarjan DODAJ
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS” #MesueseAurela Elezaj
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!#MesueseAurela Elezaj
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj FishtaElio Mema
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureOrnela Keçi
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIMarjan DODAJ
 

Similar to Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi (20)

Histori
HistoriHistori
Histori
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddhgjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
gjergjfishta-21102015212 2.dhdhddjdhhddh
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre ZadejaDaniel Gazulli  KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
Daniel Gazulli KANE GRI DOM NDRENE Poeti i ambelsires Dom Ndre Zadeja
 
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadejaDaniel azulli   kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
Daniel azulli kane gri dom ndrene! - poeti i ambelsires, dom ndre zadeja
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS” PROJEKT: GJERGJ FISHTA  DHE  ” LAHUTA E MALCIS”
PROJEKT: GJERGJ FISHTA DHE ” LAHUTA E MALCIS”
 
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
FIGURA E SABRI GODOS SI SHKRIMTAR !!!
 
Golgota Shqiptare
Golgota ShqiptareGolgota Shqiptare
Golgota Shqiptare
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Letersia nen Diktature
Letersia nen DiktatureLetersia nen Diktature
Letersia nen Diktature
 
Esad mekuli
Esad  mekuliEsad  mekuli
Esad mekuli
 
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashësFejzullah çerkini   atdhetar dhe arsimdashës
Fejzullah çerkini atdhetar dhe arsimdashës
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Isa boletini
Isa boletiniIsa boletini
Isa boletini
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQIOLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
OLIMPI SHQIPTAR liber nga Flori BRUQI
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 

Rrugetimi drejt lirise - Rauf Bikliqi

  • 2. Rrugëtimi drejt lirisë 1 Rauf Bilgiçi&Zenun Rexhepi Rrugëtimi drejt lirisë “ESHTRAT E MI, NUK E DI SE KU DOTË MBESIN, POR SHPIRTI IM DO TË GJEJË PREHJE NË KOSOVËN E LIRË” (Ruzhdi Behxhet Bikliqi-Janjeva – Ankara)
  • 3. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 2 RRUGËTIMI DREJT LIRISË Ruzhdi Janjeva dhe pasardhësit e tij Autorë: Rauf Bilgiçi&Zenun Rexhepi Profesor: Esat Kamberi Redaktor gjuhësor: Rexhep Isufi, gazetar Botimin e financoi: Rauf Ruzhdi Bilgiçi, Janjevë – Stamboll I kushtohet kujtimit të kreut të familjes – Ruzhdi Bilgiçit U botua me rastin e përurimit të Objektit Memorial në Janjevë, tetor 2013 Formati: b/5 14.5 x 23 Realizimi kompjuterik: Studio “Valton” – Prishtinë Ballina: Studio “Venera” – Prishtinë U shtyp - në Kompaninë “KOHA” – Prishtinë Libri u ribotua në Gusht 2014 Të gjitha të drejtat i ruan – Rauf Bilgiçi .
  • 4. Rrugëtimi drejt lirisë 3 Zenun Rexhepi & Rauf Bilgiçi Rrugëtimi drejt lirisë RUZHDI JANJEVA dhe pasardhësit e tij Janjevë – 2014 – Stamboll
  • 5. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 4 Fjala e Redaktorit RRUGËTIMI DREJT LIRISË RUZHDI JANJEVA DHE PASARDHËSIT E TIJ Libri “Rrugëtimi drejtë lirisë, i shkruar në formën e monografisë nga prof. Zenun Rexhepi dhe Rauf Bilgiçi, (Respektivisht Rufki Bikliqi )siç e njohëm ne nxënësit e tij dhe të tjerët kur na kishte dhënë mësim para më shumë se gjashtë dekadash), nuk trajton vetëm rrugëtimin drejtë lirisë të Ruzhdi Janjevës dhe pasardhësve të tij, por ngërthen në vete synimet e përpjekjet shekullore të shumë gjeneratave për liri, pavarësi e demokraci të shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Përpjekjet për ta bërë Shqiperinë etnike , atëdheun e të gjithë shqiptarëve në trojet e tyre etnike, nuk ishte dëshirë vetëm e rilindasëve, para dhe pas Lidhjës së Prizrenit, por edhe e të gjithë patriotëve dhe martirëve, duke përfshirë edhe ushtarët e UÇK-së, që ranë heroikisht në altarin e lirisë. Fjalët e Ruzhdi Janjevës në ndeja dhe biseda të pafundme për Kosovën dhe lirinë e saj: “Eshtrat e mi nuk e di se ku do mbesin, por shpirti do të gjejë prehje vetëm në Kosovën e lirë “ ishin profetike të dala nga zemra, sepse aq shumë e deshi atë. Dhe, 35 vjet pas vdekjes së tij, djali Raufi me vëllezër e nipa , po i’a ngritin përmendoren në Janjevë , aty ku ai shkrepi pushkën e parë kundër pushtuesëve të Kosovës. Dhe, kështu po i’a përjetësojnë historinë e tij dhe të bashkëluftëtarëve me Adem Gllavicën si ideolog e prijës ushtarak në rrugëtimin e tyre të veshtirë drejtë lirisë së Kosovës. Autorët duke i gërshetuar mendimet,
  • 6. Rrugëtimi drejt lirisë 5 kanë arritur të pasqyrojnë një pjesë të veprimtarisë patriotike të Ruzhdiut dhe të shokëve të tij, të cilët u angazhuan brenda mundësive që kishin, e në rrethana teje të vështira, në mënyrë që në kalanë e lirisë së Kosovës të vëjnë edhe një gurë më shumë. Koha ishte mjaftë e shkurtër, nuk jepej hapësirë për një monografi të mirëfilltë, me të gjitha premisat, por, pa modesti mund të thuhet se është publikim që pasuron vargun e veprave që ndriçojnë përpjekjet dhe sakrificat shekullore për lirinë e Kosovës dhe synimit të shqiptarëve për çlirimin e trojeve etnike, e si qëllim madhor kishin krijimin e Shqipërisë, shtet i lirë dhe demokratik. Libri begatohet edhe me të dhënat që kanë të bëjnë me Janjevën si lokalitet dhe me histori të bujshme nga antika e këndej, por edhe me tërë atë që lidhet me pozitën gjeografike, të dhënat demografike, poziten socio-kulutore e fetare të popullatës që jetoi aty me shekuj. Në libër bëhet fjalë për prejardhjen e familjes Bilgiqi (Bikliqi), duke e begatuar edhe me të dhëna të bollshme për rrethanat historike që nga koha e kaluar, por në veçanti pas ardhjes së kësaj familjeje në Janjevë. Periudha e Luftës së Dytë Botërore, marrëveshjet e fuqive të mëdha, të cilat e sakatosën shtetin shqiptar duke ua falur pa mëshirë trojet etnike shqiptare, gllabëruesëve serbë, grekë, etj… edhe kjo zë vend të mjaftueshëm në monografi. Temë bosht i këtij libri janë Ruzhdi Bilgiçi, patriot dhe i biri i tij Rauf Bilgiqi, mësuës dhe krijues i artit. Ky libër ngërthen në vete fëmijërinë, jetën rinore e burrërore, betejat e njëpasnjëshme kundër pushtuesëve të huaj, si dhe vendimin e dhimbshëm për ta lënë atdheun e për të dalë në Greqi, e prej andej Ruzhdiu me disa shkokë për të vazhduar me tej për në Turqi, kurse Adem Gllavica me bashkëluftëtarë e tjerë kishin marrë
  • 7. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 6 botën në sy, por gjithnjë në mendje dhe zemër e kishin Kosovën. Në këtë vepër janë përdorë edhe pjesë nga libra të publikuar për përpjekjet dhe betejat e përbashkëta të një numri atdhetarësh kosovarë, sepse në arkiva ka pak burime, marrë parasysh se ato dikur ishin të anatemuar e të ndaluar si emra e personalitete.Si përfundim ,konsideroj se kjo monografi pa dyshim do t’u shërbej gjeneratave për të mësuar për një periudhë gjysmëshekullore të jetës së hidhur të popullit shqipëtar, si edhe për përpjekjet e parreshtura të tij për të këputur vargonjtë e robërisë dhe për të fituar lirinë dhe shtetin e merituar. Më 10.10.2013, Prishtinë Esat Kamberi
  • 8. Rrugëtimi drejt lirisë 7 Raufi me elementët e rëndë historik Gur, gur, bëhet mur…, dhe, në fund është bërë një vepër e llojit të vet e të veçantë me elementë të rëndë historik, sepse gjatë kohës sa janë mbledhur faktet dhe burimet tjera, pothuajse gjithë orët e ditës kanë qenë të zëna për Raufin, për krjimin e kësaj vepre - monografi. Sepse, ashtu edhe siç do shkruaja në “Koha Ditore” ,monografia për babain dhe kthimi në atdhe, për Raufin ka qenë një detyrë dhe amanet të cilat nuk ka mundur t’i harrojë asnjëherë. Raufin edhe sot pas gjithë kësaj krijimtarie ende shpesh lotët e tradhtojnë kur përmend tregimet që ia kujtojnë trimërinë e prindit dhe vendlindjen. Mirëpo, tash i gëzohet zemra që iu shkrepën rrezet e shpresës se pjesën tjetër të jetës mund ta kalojë në vendin e tij të ëndërruar prej pesë dekadash. Vendlindja për të më nuk do të jetë vetëm kujtim copëzash e kujtimesh të imagjinuara prej Stambolli, por një realitet i prekshëm e i këndshëm. Ndaj, libri – monografi na vjen si fresk veror, ky libër lexohet me lehtësi dhe, edhe më me lehtësi mund të shkruhet për të, qoftë madje edhe ndonjë fjalë si kjo e imja, apo parathënia. Mbase, edhe fjala e redaktorit. Raufi, me bashkëautorin, përfundimisht, kanë shkaktuar dridhje të bukura artistike dhe kanë arritur majat e rrezikshme të suksesit në art. Uroj që mos të mbetet deri këtu…. Më 08 Gusht 2014,
  • 9. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 8 PARATHËNIE Një ditë korriku të këtij viti, bashkëvendësi im Esat Kamberi më ftoi të shkoja me të për ta vizituar arsimtarin e tij të dikurshëm Rauf Bilgiçin në Janjevë. Për Raufin kisha dëgjuar në fillim të viteve të nëntëdhjeta, por për peripecitë dhe sakrificat e familjes së tij, mësova nga disa shkrime në gazetat e Kosovës. Sipas tyre, Raufi, arsimtar veteran, pas më shumë se pesë decenie të jetës në Turqi, pas përfundimit të Luftës së fundit në Kosovë, kishte vendosur që me familjen e tij të kthehej nga Turqia dhe këtu të fillonin një jetë të re në vendlindjen e tyre. Raufi me tërë familjen kishte shkuar në Turqi në vitin 1956, pasi ishte detyruar të largohej prej Kosovës. Përndjekjet dhe persekutimet e tij, por edhe të mbarë familjes, nga inspektorët e UDB-s famëkeqe jugosllave në vitet e pesëdhjeta të shek. XX, ishin bërë të padurueshme. Madje, pikërisht largimin, mësuesit Raufit ia kishin sugjeruar udbashët, pothuajse si variantin e vetëm, për ta hequr qafe dhe për t’iu hakmarrë, sepse ishte i biri i Ruzhdi Janjevës, i karakterizuar si njëri ndër ballistët e rrezikshëm kosovar. Ai, një kohë me fjalë, e pastaj edhe me armë në duar, e kishte kundërshtuar ideologjinë dhe pushtetin e ri komunist në Kosovë, që u instalua gjatë nëntorit e dhjetorit të vitit 1944. Ruzhdiu, së bashku me disa bashkëmendimtarë, kishin luftuar kundër brigadave partizane serbomala-
  • 10. Rrugëtimi drejt lirisë 9 zeze, të cilat pas shumë tentimeve, siç thoshin, e kishin “çliruar” Kosovën nga okupatorët fashistë, por në realitet e kishin riokupuar. Kur me kolegun Esat u nisëm për Janjevë, atë vizitë e konsideroja si rast për ta njohur më mirë një vendbanim me histori të lashtë, të cilin e kisha vizituar pothuajse në kalim, edhe pse është vetëm 10-15 kilometra larg Prishtinës.Pritja dhe mikpritja e mësuesit Rauf me disa anëtarë të familjes, ishte më se e përzemërt dhe bujare. Gjatë ndejës e bisedës spontane pjesa kryesore iu kushtua kujtimeve dhe rrëfimet e arsimtarit Rauf, nga kohët para e pas Luftës së Dytë Botërore (LDB). Na foli edhe për ngjarjet dramatike të viteve të dyzeta, në Janjevë, por edhe në mbarë Kosovën. Herë pas herë, edhe Esati, si ish-nxënës i tij, inkuadrohej me kujtimet e përjetimet e viteve të para pas LDB. Në rrëfimet e Raufit, personazhi kryesor, jo rastësisht ishte babai i tij, Ruzhdi Behxhet Janjeva, një atdhetar i përbetuar dhe luftëtar i vendosur e trim i rezistencës kombëtare të vullnetarëve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës. Ata, me shumë mund e sakrifica, kishin arritur t’i mbronin kufijtë etnikë të trojeve shqiptare nga tentimet e serbo-çetnikëve për të depërtuar në Kosovë. Ata trumbetonin se po luftonin kundër okupatorëve fashistë dhe përkrahësi e tyre. Por, për shkak të rrethanave në Kosovë, në Ballkan (Iliri), në fund të vitit 1944 në Kosovë, e në Evropë në maj të vitit 1945, iniciativa kishte kaluar në krahun e forcat aleate,
  • 11. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 10 pra edhe të njësitë partizane, të udhëhequra nga Partia Komuniste Jugosllave, në krye me Titon, kurse në Shqipëri të atyre partizane, të udhëhequra nga Enver Hoxha. Peripecitë e vërteta për Ruzhdiun, por edhe për mbarë familjen e tij të ngushtë e të gjerë, kishin filluar atë ditë kur, pas kishte hyrë në Janjevë një brigadë partizanësh nga Vranja, një numër banorësh të atij vendbanimi, të udhëhequra nga Ruzhdiu dhe bashkë- mendimtarët e tij, kishin vendosur të mos e pranonin ripushtimin e Kosovës dhe vendosjen e regjimit komunist në Kosovë. Gjatë betejës që u zhvillua në afërsi të Janjevës, më 24 nëntor të vitit 1944, luftëtarët e rezistencës kombëtare i kishin vrarë 38 pjesëtarë të brigadës partizane. Pasi kishte përfunduar beteja, si ideator dhe prijës i asaj përballje, ishte stigmatizuar Ruzhdi Janjeva. Atë ditë të nesërmen, partizanët së pari e kishin bërë rrëmujë dhe kishin plaçkitur gjithçka që kishin gjetur në shtëpinë e tij, e pastaj ia kishin vënë flakën e kishin bërë shkrumb e hi dhe e kishin rrafshuar me tokë. Ruzhdiu me familjen e tij, prej asaj dite kishte mbetur në male. Pas disa ditësh iu kishte bashkëngjitur grupit të luftëtarëve të cilëve iu printe Adem Selim Gllavica, një atdhetar i dëshmuar i asaj kohe. Ishte ky vetëm fillimi i një odisejade të gjatë dhe të vështirë, me plotë ngjarje dramatike dhe me pasoja të mëdha. Ajo kulmin e arriti atë ditë të vitit 1956, kur gruaja e Ruzhdiut Mihrija, me tërë familjen,në
  • 12. Rrugëtimi drejt lirisë 11 stacionin e Lipjanit, hipi në tren që shkonte për Shkup. Prej andej e morën rrugën e mërgimit për Turqi. Derisa po përcillnim rrëfimin dhe kujtimet e mësuesit Rauf për jetën e veprimtarinë atdhetare të babait të tij Ruzhdiut, gjatë gjithë kohës po më parafytyroheshin kujtimet e rrëfimet e axhë Ahmetit për fatin dhe krajatat e familjes së gjyshit Zenun Kabashi dhe të disa familjeve të tjera të Kabashit të Moravës, në vitet e largëta 1913 e 1914, por edhe para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore (1941-1945). Pastaj, pikërisht më 28 nëntor të vitit 1945 dhjetë burra të Kabashit të Moravës, pjesëtarë të grupit “të ballistëve” të Hysen Tërpezës e Hasan Kabashit (i cili kishte atë ditë rënë dëshmor), kurse Ruzhdi Janjeva në grupin e Adem Gllavicës, pas shumë betejave e viktimave gjatë marrshimit njëmujor, e kishin kaluar kufirin jugosllavo-grek, për të mos u kthyer më kurrë në Kosovën e tyre të dashur. Por, ata edhe pas asaj dite tragjike, në kushte të reja, i kishin vazhduar përpjekjet për liri e demokraci, për të cilat edhe deri atëherë kishin sakrifikuar gjithçka. Mjerisht, ata ishin tretur e degdisur rrugëve të botës dhe kurrë më nuk e shkelën tokën e vendlindjes,e as të Kosovës. Për vuajtjet dhe sakrificat e Hasan Kabashit e Hasan Remnikut, dhe bashkëmendimtarët e tyre, unë e Esati, kemi pasur rast të dëgjonim që në fëmijërinë e hershme, por sidomos gjatë viteve rinore, kur i morëm njohuritë e para për përpjekjet shekullore për liri dhe
  • 13. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 12 demokraci dhe për mbrojtjen e trojeve etnike shqiptare në Ballkan. Pas gjithë asaj që dëgjuam atë ditë në Janjevë, dhe që kishim përjetuar e mësuar në vendlindjet tona, por edhe më vonë, erdhi krejt i natyrshëm propozimi i kolegut Esat Kamberi për t’i ofruar Rauf Bikliqit (Bilgiçit), që unë dhe ai, ta merrnim përsipër hartimin e monografisë të familjes së Ruzhdi Janjevës. Për atë qëllim, Rauf Bikliqi kishte tubuar të dhënat, kujtimet dhe literaturën adekuate. Ajo, siç na tha Raufi, do të botohej e promovohej me rastin e përurimit të përmendores, të cilën mësuesi Rauf kishte filluar ta ndërtonte në qendër të Janjevës. Pritet që ajo të ngrihej brenda dy-tre muajsh dhe u promovua midis Janjevës. Përmes saj do të përjetësohen idealet liridashëse dhe sakrificat madhore të babait Ruzhdiut, por edhe të mbarë familjes së tij gjatë tërë shekullit njëzet dhe deri në ditët e sotme. Natyrisht, meritat më të mëdha sa i përket grumbullimit të kujtimeve, rrëfimeve dhe materialeve dokumentare për monografinë në fjalë, i ka Rauf Bikliqi dhe informatorët, në rend të parë – Qerim Ramiz Bytyqit, 82-vjeçar nga Akllapi, dëshmitar i ngjarjeve të trajtuara në monografi. Esati dhe unë, po ashtu veteranë të arsimit, jemi përpjekur që ajo të ketë formën dhe përmbajtjen, që i ka hije publikimit dokumentar, i cili i bën nder atdhetarit të devotshëm, çfarë ishte Ruzhdi Janjeva. Në monografi pasqyrohet edhe jeta, veprimtaria dhe sukseset e arsimtarit veteran dhe krijues artistik,
  • 14. Rrugëtimi drejt lirisë 13 Rauf Ruzhdi Bilgiçit, si edhe vuajtjet e sakrificat e mbarë familjes, gjatë “Rrugëtimi drejt lirisë”. Kështu e titulluam edhe Monografinë që i kushtohet Ruzhdi Janjevës, idealeve të tij e të bashkëluftëtarëve për liri kombëtare, demokraci e pavarësi. Ato filluan të bëhen realitet pas përfundimit të Luftës në Kosovë, në qershor të vitit 1999. Prishtinë, gusht-shtator 2013. Zenun Rexhepi
  • 15. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 14 H Y R J E 1. Pozita gjeografike dhe disa karakteristika të Janjevës Janjeva është qytezë në rrafshnaltën e Kosovës, në territorin e komunës së Lipjanit, e cila shtrihet në një luginë rrëzë maleve të Zhegovcit, rreth 12 km në juglindje të Prishtinës. Aq, është larg magjistrales Prishtinë-Ferizaj, me të cilën lidhet me rrugë të asfaltuar në afërsi të Lipjanit. Prandaj, vendi ku ato bashkohen, quhet “Udhëkryqi i Janjevës”. Emër vendi Janjeva, me gjasë, prejardhjen e ka nga togfjalëshi Jan ova (tuq. –fushë e pjerrtë). 2. Themelimi dhe rrita e Janjevës (1301 - 2014) Janjeva, vendbanim tipik kosovar, për shumë arsye është ngritur në grykën midis tri kodrinave. Ai nuk shihet prej së largu dhe banorëve u ofronte siguri. Banorët e saj, përvoja jetësore i kishte mësuar që në kohët e lashta, se për të themeluar një vendbanim të sigurt, duhej të zgjidhej vendi relativisht i lartë, për të
  • 16. Rrugëtimi drejt lirisë 15 parandaluar pasojat e vërshimeve periodike që ndodhte të shkaktonin pasoja katastrofale. Nga ana tjetër, terrenet si ai ku është ngritur Janjeva, ofrojnë kushte të volitshme për prodhimtari bujqësore, pemëtari, vreshtari dhe kullosa për blegtori. Afërsia e pyjeve, po ashtu, ishte faktor i rëndësishëm, sepse prej tyre merreshin materiale për ndërtimin e objekteve, si edhe masa drunore për ngrohje. Nuk ishte më pak i rëndësishëm edhe fakti se, dikur, në rrafshlartën e Kosovës, e cila në lashtësi ishte liqen, apo edhe pjesë e Detit Mesdhe, (me gjasë e lidhur me atë të Panonisë), prandaj në të deri në dyqind vjetët e fundit kishte shumë tokë moçalike. Si e tillë, aty kishte kushte për përhapjen e insekteve të ndryshme, sidomos të mushkonjave. Ato shpesh rrezikonin seriozisht shëndetin e popullatës, sepse mushkonjat CC janë bartëse të shkaktarit të sëmundjes sëmalaries, e cila shpeshherë bënte kërdi, pasi ende nuk ishte zbuluar kinini, si ilaç efikas kundër saj. Sipas të dhënave nga e kaluara, deri në vitin 1874 Janjeva ishte një fshat i varfër i Kosovës, banorët e të cilit mezi i siguronin kushtet elementare për jetesë. Por, në kohërat e lashta, ky vendbanim ishte mjaft i njohur, sepse nga minierat afër tij nxirrej xehe nga e cila përfitohej ari, argjendi, plumbi, zingu dhe metale të tjera. Prandaj, gjatë shekullit të XIII dhe XIV, në territorin e Janjevës, Republika e Dubrovnikut kishte hapur disa miniera. Për këtë arsye, në shekullin e XVI, ajo kishte tërhequr vëmendjen e shumë banorëve të viseve të afërta e të largëta, të cilët, të shtrënguar nga
  • 17. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 16 nevojat ekonomike, i linin vendbanimet e tyre dhe vinin e vendoseshin aty, për të fituar bukën e gojës. Kështu, pas disa vjetësh nëpër kodrinat rreth Janjevës ishin ndërtuar godina banimi dhe në këtë mënyrë, fshati i dikurshëm mori pamjen e një qyteze zejtarësh, si: argjendarë, këpucëtarë, prodhues orendish e veglash të ndryshme etj. Aty ishte ndërtuar edhe një kishë që përmendej për dimnsionet e saj. Pasi Kosovën,rreth vitit 1455, e vuri nën sundimin e saj Perandoria Osmane, Janjeva filloi të zhvillohej si një vendbanim tipik otoman. Rreth vitit 1636 ajo kishte edhe shkollën e vet. Pamje nga qendra e Janjevës
  • 18. Rrugëtimi drejt lirisë 17 Relatorët e ndryshëm shkruajnë për pamjen e qytetit të Janjevës dhe rezervat e saj të çmuara të arit e të argjendit. Kështu në vitin 1610 Janjevën e vizitoi Mati Bici, i cili shkruan : “...në mëngjez herët arritëm në Janjevë, që është e vendosur midis kodrave të zgavrueme prej minierave t'argjendit, që aty nxirret me sasi të mëdha."[1] Mati Bici, po ashtu, shkruan se në atë kohë Janjeva kishte një popullsi të përzier, që i takonin besimit ortodoks, atij mysliman ose katolik. Sipas tij, aty jetonin rreth 500 familje: 200 sish të besimit ortodoks, 180 mysliman dhe 120 të besimit katolik. Por ajo fazë e zhvillimit tësaj nuk zgjati shumë. Siç duket, rezervat e arit dhe të argjendit shteruan, prandaj janjevasit u detyruan të largohen prej andej pasi aty nuk kishin si të siguronin jetesën. Janjeva aso kohe ishte vebndbanim ku popullsia shqiptare bashkëjetonte me banorët e nacionalitetit sllav dhe të atij sakson.Prandaj, në rrugët, sheshet dhe tregjet e saj fliteshin gjuha shqipe, sllavishtja, turqishtja etj. Pas rënies së saj nën administrimin serb, gjeografët serbë për popullsinë e Janjevës thonë se në vitin 1912 kishte gjithsej 515 shtëpi: 400 katolike, 75 shqiptare, 20 muhaxhirë (të ndjekurve nga Serbia: 1 Marrë nga: Gjeçovi, VEPRA 4- NGB “RILINDJA”, Prishtinë 1985; Aleks Buda, Sh. F. Gjeçovi,"Studime historike", nr 4, 1979, faqe 105-106.
  • 19. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 18 Jabllanica, Toplica në vitin 1878 etj.), 2 turke dhe 18 jevge. 3. Zhvillimi ekonomik, social, arsimor e kulturor i Janjevës Ky vendbanim është një qytezë me civilizim të dokumentuar mbi 700 vjeçar. Thuhet se, në kohët kur rrugët e Janjevës ishin të shtruara me kalldërm, ose me kubëza guri, banorët e Parisit ecnin nëpër baltë. Është qytezë e Evropës, e cila ka hyrje, por nuk ka dalje, sepse është ngritur në grykën e cila përfundon rrëzë kodrave të pakalueshme malore. Format e zhvillimit të kulturës dhe të arsimit të popullsisë së lashtë ilire, pra edhe në dardanin antike, ishiN të ndryshme dhe mjaft komplekse. Kështu, artet, mjeshtëritë, arsimi, edukata etj., që në periudha të hershme kanë kontribuar në përhapjen e qytetërimit… Gjatë kohës sa zgjati sundimi i Perandorisë Romake, ishte përhapur edhe kultura romake. Në atë kohë, krahas ilirishtes, në komunikim përdorej edhe gjuha latine. Edhe gjatë sundimit bizantin e të atij sllav dhe të Perandorisë Osmane, ekzistonin institucione të arsimit dhe edukimit në gjuhën greke, sllave dhe osmane. Ndërsa në kohën kur ishin formuar principata shqiptare dhe gjatë Mesjetës, ishte zhvilluar luftë e ashpër për pavarësi, por edhe për ruajtjen e traditave e të kulturës dhe të gjuhës shqipe.
  • 20. Rrugëtimi drejt lirisë 19 Pushteti osman ka synuar ndërprerjen e plotë të arsimit dhe të kulturës vendëse. Mirëpo, lufta për liri e pavarësi gjatë epokës së Skënderbeut (1444-1468), por edhe shumë ngjarje e procese të tjera të mëvonshme, lidhen me përpjekje për përhapjen e arsimit e të kulturës në gjuhë shqipe. Kleri katolik gjatë asaj kohe ka hapur shkolla fillore dhe kolegje, në të cilat mësimi zhvillohej në gjuhën shqipe. Dr. Gaspër Gjini, në veprën e tij me titull “Peshkopata e Shkupit dhe e Prizrenit gjatë shekujve” (Zagreb 1986), shkruan se në bazë të burimeve të verifkuara “… edhe para pushtimit osman të këtyre trojeve kishte shkolla pranë kishave katolike”. Kurse, sipas tij, “…gjatë tërë kohës së sundimit osman në këto vise ekzistonin shkolla shqipe pranë kishave dhe seminareve katolike, por edhe “shkolla private”, në të cilat shumë mësues “të panjohur, por të vetëdijshëm për detyrën e tyre, tubonin rreth vetes fëmijë e të rinj dhe u jepnin mësime themelore…” [ 2]. Pas hapjes së shkollës shqipe në Kurbin (1632), shkollës fillore në Pdhanë (1638), shkollën e parë shqipe në Kosovë, atë të Janjevës, e hapi Andrea Bogdani kryepeshkop i Shkupit në vitin 16665.[3]. 2 Sipas Tahir Z. Berisha “Emra që nuk harohen...(1941-1951)”, Vështrime, vëll. I, “Valton”, Prishtinë, 1994, fq. 18. 3 Prof. dr. Isak Shema, Nga historia e zhvillimit të arsimit kombëtar, Pjesa e parë e monografisë: Zenun Rexhepi, Shkolla fillore e Kabashit të Moravës(1948-1968), Prishtinë, 2008, fq. 18- 19; Dr. Gjini, “… përmend shkollën pranë kishës në Janjevë dhe mësuesin Pjetër Mazreku, në vitin 1664.”,
  • 21. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 20 Janjeva është e njohur edhe si vendlindje e mësuesit At ShtjefënGjeçovit (Hilës). Por aty, më vonë, mësues ishin: efendi Baftiar Burhani, Idriz Ajeti (nga fshati Pjetërshticë i Drenicës) e shumë mësues dhe patriotë të tjerë shqiptarë. Janjeva njihet edhe si vend ku nxirreshin e përpunoheshin xehe me përqindje të lartë të arit, argjendit, plumbit, zingut etj., që nga kohët e lashta ilire, por edhe në ditët tona. Gjatë shekullit XX Janjeva kishte edhe fabrikën “Metaliku” të përpunimit të metaleve. Është një qytezë e rrethuar në tri anë me kodra. Ajo kufizohet: në lindje me Zhegovcin, komuna e Gjilanit, me komunën e Artanës, me Kizhnicën dhe Hajvalinë (komunën e Prishtinës) dhe me vendbanime të komunës së Lipjanit, të cilës i takon edhe Janjeva. Që nga kohët që i cekëm me lartë kishte popullatë: shqiptare, por edhe kroate, fise këto të cilat erdhën nga Dubrovniku (Raguza e lashtë). Ata ushtronin zejet e përpunimit të metaleve, të cilave i mbetën besnike ndër shekuj. Për shkak të represionit serb dhe e shpërnguljes se popullatës shqiptare nga Janjevës për në Turqi, pas vitit 1956 e deri në vitet e 90-ta, popullata kroate ishte shumicë në Janjevë. Aso kohe, pas shpërthimit të luftës në Kroaci, pos ndajshqiptarëve, ai represion kundër shqiptarëve nuk kurseu as banorët kroatë.
  • 22. Rrugëtimi drejt lirisë 21 Pamje e Janjevës – Foto - 2012 Për shkak të represionit serb, filloi edhe shpërngulja e kroatëve për në Kroaci, por edhe më shumë banorë shqiptarë filluan të shpërngulen në vendet evroperëndimore. Janjeva tani ka afër 3000 banorë të të gjitha nacionaliteteve, por shumicë janë shqiptarët (mbi 2000 banorë), kurse nacionalitetet e tjera (kroate, serbe, turke, rome e boshnjake), së bashku kanë 1000 banorë. Në Janjevë edhe sot e kësaj dite ushtrohen zejet e vjetra: përpunimi i metalit, prodhimi dhe përpunimi i plastikes dhe zeje të tjera. Tani, shumica e popullatës merret, kryesisht, me bujqësi dhe blegtori, sepse
  • 23. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 22 ndërmarrjet shoqërore janë shkatërruar. Shumica e banorëve të punësuar para vitit 1990, punonin në fabrikën e përpunimit të metalit ,,Metaliku" të Janjevës. Tani aty nuk punon askush . Fabrika “Metaliku” e Janjevës - 2013 Janjeva si qytezë që nga vitet 60-ta kishte rrugën e asfaltuar, që e lidh me Lipjanin dhe me qendrat e tjera. Ajo ka ujësjellësin, kanalizimin, rrymën elektrike, postë-telekomin, shtëpinë e shëndetit, shtëpinë e kulturës, shkollën, zyrën e shërbimit civil etj. Deri në vitet 60-ta ishte komunë në vete. Kufiri midis Komunëssë Prishtinës dha asaj të Janjevën ishte në fshatin Shushicë dhe Shashkofc. Prej viteve të 60-ta, për shkak të zgjerimit të kryeqytetit, por më shumë për
  • 24. Rrugëtimi drejt lirisë 23 shkaqe ekonomike, komunës se Prishtinës iu bashkangjit territori ku ishin minierat, të cilat deri atë herë i takonte Janjevës, prandaj qyteza u varfërua mjaft në aspektin ekonomik. Tani Janjeva është në kuadër të komunës së Lipjanit. Janjeva ka shkollën fillore e cila mban emrin “Shtjefën Gjeçovi”. Njëherit, aty ekziston edhe Shtëpia muze e Shtjefën Gjeçovit. Tani në këtë shkollë mësimet i ndjekin nxënës të gjashtë nacionaliteteve. Atë Shtjefën Gjeçovi Shtëpia muze e Shtjefën Gjeçovit Në Janjevë për çdo vit mbahet manifestimi tradicional letraro-kulturor “Gjurmë të Gjeçovit”. Me rastin e shënimit të 135-vjetorit të lindjes së Atë Shtjefën Gjeçovit, është zbuluar busti i këtij eruditi të kulturës shqiptare, të cilin e ka punuar skulptori Hysen Bytyqi. Me atë rast është bërë ripagëzimi i Shkollës
  • 25. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 24 Fillore të Janjevës dhe ajo, tani e mban emrin e të Madhit Gjeçov. Manifestimi në fjalë është ndër manifestimet shumë të rëndësishme, sepse gjatë tij përkujtohet veprimtaria Gjeçovit, por njëkohësisht shpalosen dhe afirmohen edhe vlerat kulturo-historike të këtyre anëve dhe më gjerë. Pamje e Janjevës Janjeva ka dy objekte fetare:xhamine dhekishën katolike "Shën Nikolla". Ato janë larg njëra tjetrës vetëm 100 metra. Midis besimtarëve të feve të ndryshme mbretëron harmoni dhe respekt reciprok.
  • 26. Rrugëtimi drejt lirisë 25 RUZHDI BIKLIQI – JANJEVA JETA DHE VEPIMTARIA PATRIOTIKE (1895 – 1978)
  • 27. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 26 P J E S A E P A R Ë I. PREJARDHJA E FAMILJES BIKLIQI 1. Prejardhja e familjes dhe e mbiemrit Bikliqi Është thënë më sipër se në Janjevë jetojnë pjesëtarë të disa komuniteteve. Në vitin 1912, pas Luftës së Parë Ballkanike (1912) dhe asaj të Dytë (1913), përfundon sundimi i otomanëve në Ballkan. Popullatë shumicë ishte ajo kroate, kurse pas ndryshimeve demografike që ndodhën në ndërkohë, sidomos në fund të shek. XX, shumicë u bë ajo shqiptare. Sipas traditës së familjes Bikliqi[4] (Bilgiçi), që është përcjellë brez pas brezi, të parët e tyre ishin nga 4 Mbiemrin familjar –Bikliqie mbajnë familjet që jetojnë në Janjevë, ngase,kur me një rast të parët e tyre,Osmani dheBekiri, kishin dalë nga hamami i Prishtinës, dikush kishte thënë: “Qe, atamusteçoshët.” (turq. bëjëkllë–me mustakë); Prej fjalës turke - bëjëklli, (shqip –mustak, serb. –bërkovi, e prej andej -Bikliç-i).Kjo nofkë e tyre në vitin 1928 zgjidhet si emër familjarëBikliq. Ndërsa, kur Ruzhdi Bikliqi-Janjeva, nga Greqia ku kishte jetuar si i mërguar prej vitit 1945, kishte shkuar në Turqi pas dy vjetësh (1947), me rastin e regjistrimit, meqë mbiemri Bikliqi nuk kishte kuptim, atij i propozohet që ta merr mbiemrin Bilgiç (me kuptimin – dijetar,mjaft i përhapur në Turqi). Ruzhdiu e kishte pranuar propozimin e administratorit. Pastaj, edhe familjarët e tij, të cilët në Turqi shkuan në vitin 1956, e kanë marrë po atë mbiemër.
  • 28. Rrugëtimi drejt lirisë 27 Çerkezistani,(tur. Gyrxhistan). Ishin tre vëllezër: Osmani, Bekiri dhe Shabani, nga qyteti Ahëska, 50 km. larg kryeqytetit Tbilis të Gjeorgjisë. Dy të parët, Osmani e Bekiri ishin ushtarakë, kalorës (turq. -suhari, kavaleri) në forcat ushtarake të Sulltan Sylejman Madhështorit. Aso kohe ishin të pamartuar. Shabani, ishte farkëtar, mjeshtër i njohur për punimin e shpatave të asaj kohe. Kur vjen koha të largohen nga shërbimi ushtarak, Jashar pasha, iu kishte thënë: nëse ktheheni në vendlindjen tuaj në Gjeorgji, ju duhet të udhëtoni 3- 4 muaj me deve, me rreziqe dhe do të lodheni kot; “Nëse ndaleni të jetoni në Kosovë, (që ishte politikë e përhapjes së elementit turk në sa më shumë territore të Perandorisë Osmane), jua jap një çiftlik (pronë toke) dhe shtëpi në Janova, (fusha e pjerrtë)”. Osmani dhe Bekiri, ndalen në Janjevë, kurse Shabani shkon në Shtime. Ata martohen me shqiptare vendëse. Shabani dhe familja e tij shpejt asimilohen, (shqiptarizohen), sepse në Shtime nuk flitej turqishtja. Pasardhësit e tyre një kohë të gjatë kanë mbajtur kontakte të rregullta. Mirëpo, me kalimin e kohës, veçanërisht kur në sezonin vjeshtë-dimër, lumi Sitnica vërshente dhe bëhej i pakalueshëm, i pengonte ata të shkonin te njëri tjetri. Ndërsa, gjatë sezonit pranverë- vjeshtë, kishin shumë punë, prandaj mundësitë për vizita reciproke ishin më të vogla. Me kalimin e kohës raportet zbehen, por edhe familjet në Janjevë, edhe pasardhësit e Shabanit që jetojnë në Shtime, nuk e kanë harruar prejardhjen e tyre të përbashkët.
  • 29. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 28 Në Janjevë ata kanë pasur kontakte me Emirët dhe Spahinjtë, të cilët flisnin turqisht. Gjatë sundimit Osman fëmijët e Janjevës shkonin së bashku në mejtepe, në të cilat mësimi zhvillohej në gjuhë arabe dhe turqishte, prandaj të gjithë e kanë mësuar turqishten. Bikliqët flasin turqisht dhe shqip . Familja e dytë - Emirët(emir-i, turq. arab. – pronar, epror) prejardhjen e kanë nga Shamisherifi (Damasku, kryeqytet i Sirisë); Familja e tretë, ajo Spahi-u (turqisht-spahi, tagrambledhës i të dhjetave, (pozitë administrative gjatë pushtetit otoman), me prejardhje nga Damasku (me gjasë ishin turq të Sirisë, sepse e flisnin gjuhën turke). Pasardhësit e tyre deklarohen turq. Dihet se shtëpinë e familjes së tyre, e ndërtuar sipas arkitekturës turke, e kanë djegur partizanët në fund të nëntorit 1944; -Gashët në Janjevë kanë ardhur prej fshatit Mirash(komuna e Ferizajit). 2. Trungu i familjes së Behxhet Bikliqit Siç është thënë më lartë, nën pikën 1., paraardhësit më të hershëm të familjes Bikliqi të Jënjevës ishin: OSMANI, BEKIRI dhe SHABANI. Për brezat pas tyre, deri te kryefamiljari Behxheti, babai i Ruzhdiut, ata nuk kanë informata. Prandaj, në vazhdim po i paraqesim të dhënat vetëm për katër-pesë brezat që janë pasardhës të Behxheti Bikliqit:
  • 30. Rrugëtimi drejt lirisë 29 BEHXHET BIKLIQI: (Lutfiu, Ruzhdiu, Hamdiu, Fahriu e Ismajli) 1.1.-Lutfiu: 1.1.1. Nuredini: 1.1.1.1. Magbulja 1.1.1.2. Advija 1.1.2. Beqiri 1.1.2.1. Nuredini 1.1.2..2.Idrizi 1.1.2.3. Osmani 1.1.2.4. Avniu 1.1.3.Jumini 1.1.3.1.Behxheti 1.1.3.2.Lutfiu 1.1.3.3.Xhaferi 1.1.3.4.Aliu 1.1.3.5.Sadija 1.1.3.6.Sanija 1.1.4.Ramadani: 1.1.4.1. Rexhepi 1.1.4.2. Ramizi 1.1.4.3. Ajshja 1.1.4.4. Nafija 1.1.4.5. Shukrija
  • 31. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 30 1.2.Ruzhdiu: 1.2.1. Tefiku 1.2.1.1. Kosumi 1.2.1.2. Adnani 1.2.1.3. Erolli 1.2.3. Raufi: 1.2.3.1. Ferizi 1.2.3.2. Fahretini 1.2.3.3. Vahdettini 1.2.3.4. Remzija (vajza) 1.2.4. Veliu: 1.2.4.1. Xhemi; 1.2.4.2. Niluferja 1.2. Hamdiu: 1.2.5.1 Xhemajli 1.2.5.2. Murati 1.4.Fahriu – në Turqi 1.3.1. Shabani 1.3.2. Nexhmiu 1.3.3. Fahriu 1.3.4. Zekija 1.5.Ismajli: 1.4.1. Eminja 1.4.2. Elifja
  • 32. Rrugëtimi drejt lirisë 31 3. Rinia e Behxhet Bikliqit Behxhet Bikliçi, i lindur në vitin 1870 në Janjevë, u rrit dhe u formua në familje me tradita liridashëse. Behxheti fizikisht si i ri ishte më i zhvilluar se moshatarët dhe dallohej prej tyre edhe përkah trimëria. Në moshën 16-vjeçare, derisa po kthehej nga fshati Janjevë, një banor serb, nga fshati Gushtericës, ia shanë mixhën e tij Shyqëriun (Shyqën). Behxheti, nipi i Shyqës, prej andej kthehet në Janjevë, shkon në shtëpi nuk i tregon askujt për rastin, e merr pushkën dhe e vret serbin i cili ia shau mixhën. 4. Behxheti - kaçak në male Nga rreziku i hakmarrjes, Behxheti detyrohet të dalë në male, ku i bashkëngjitet grupit të kaçakëve të Ibrahim Hallaçit, i cili ishte kryekaçaku i anës së Lipjanit. Ai, duke e parë se ishte shumë i ri, së pari e provon se sa ishte trim. Pasi bindet se ishte trim, edhe pse i ri, e kishte marrë në grupin e tij. Me një rast, kur kishin pas shkuar si kaçakë në anën e Gjakovës, ishin vendosur në një kullë me tri kate. Në katin e mesëm ishte Behxheti me disa shokë, kurse në katin e sipërm Ibrahim Hallaçi.
  • 33. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 32 Njëri prej kaçakëve që ishin në katin e dytë, nuk kishte pas lejuar t’i prekej cigarja e ndezur, kur e pinte me cigarallëk. Kur me një rast, njëri prej kaçakëve ia prek cigaren, ia ngrehin pushkët njëri-tjetrit dhe mosmarrëveshja për pak nuk ishte shndërruar në tragjedi. Behxheti ia ngreh pushkën mbrapa atij me cigare. Kur e kishte dëgjuar atë zhurmë, Ibrahim Hallaçi zbret dhe i pajton kaçakët. Kaçaku, i cili e kishte shkaktuar ngatërresën, pasi ishte larguar Ibrahim Hallaçi, kishte thënë: “Ma shumë u idhnue aj‘bithziu’, se aj ‘bithëbardhi.’[5] 5 Fjala ishte për tirq që i kishin veshur kaçakët. Ibrahim Hallaçi kishte të veshur tirq të zi, prandaj kaçaku e kishte quajtur “bithëziu”, kurse atë më cigare të ndezun, i cili kishte të veshur tirq të bardhë, e kishte quajtur “bithëbardhi”.
  • 34. Rrugëtimi drejt lirisë 33 II. PERIUDHA E LUFTËS SË DYTË BOTËRORE 1. Periudha e Luftë së Dytë Botërore dhe pasojat e saj Lufta e Dytë Botërore ishte konflikti i armatosur midis Aleatëve dhe Boshtit Nazist, i përbërë nga Italia, Gjermania dhe Japonia nga viti 1939 deri në vitin 1945, të cilat synonin të vinin nën kontroll botën. Ashpërsimi maksimal i kundërthënieve në epokën e imperializmit, kushtëzon shfaqjen dhe fuqizimin e nazi-fashizmit. Sipas Marrëveshjes së Versajës në Paris, Gjermanisë iu ngarkuan të gjitha fajet e luftës. Sanksionet që iu vendosën ishin të rënda, por Gjermania e firmosi atë marrëveshje. Inflacioni, shkëputja e territoreve, kushtet e këqija të jetesës, si edhe shumë arsye të tjera, ishin shkaqe për fillimin e asaj që u quajt pastaj Lufta e Dytë Botërore (LDB-re). Duke pasur dijeni për të gjitha këto tensione, Konferenca e Vienës, nuk bëri asgjë tjetër, përveç se përgatiti terrenin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Tensionet e madha dhe çështjet e papërfunduara të Luftës së Parë Botërore, rezultuan me atë që vetëm pas 20 vjetësh të fillonte Lufta e Dytë Botërore. Lufta qytetare e Spanjës (1936-1938), pushtimi i Etiopisë dhe i Shqipërisë nga Italia fashiste në mars të
  • 35. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 34 vitit 1939, paralajmëruan grumbullimin e reve të errëta mbi Evropën. Më 1 shtator të vitit 1939, Gjermania nën udhëheqjen e pushtetit nazist të Adolf Hitlerit, në vitin 1939 e pushton Poloninë. Fuqitë perëndimore, Franca, Anglia dhe SHBA-të deri në vitin 1939, kur Gjermania e gllabëroi Poloninë, ndoqën politikë të lëshimeve ndaj politikës agresive të fuqive të boshtit (Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë). Në këto kushte, me një sulm “Blitzz Creig” (sulm i rrufeshëm), Gjermania shumë shpejtë i pushtoi dhe shtiu në dorë: Poloninë, Norvegjinë, Holandën, Belgjikën dhe Francën qysh në vitin 1940. Në vitin 1941 pushtoi Jugosllavinë dhe Greqinë. Trupat italiane, në aleancë me boshtin nazist, do të sulmonin trupat britanike në Afrikën e Veriut. Deri në verë të 1941, Gjermania kishte arritur të shtinte në dorë të tërë Francën dhe pjesën më të madhe të Evropës. Britania e Bashkuar, tashmë qëndronte vetëm pa aleatë me sy nga ShBA-të, megjithatë pushtimi i saj u bë i pamundur për shkak të forcave ajrore (Royal Air Force) dhe detare (Royal Navy). Duke e parë Britaninë si një armik të pashpresë dhe të dobët, Hitleri i kthehet Bashkimit Sovjetik, më 22 qershor 1941, me një sulm të befasishëm, duke prishur kështu marrëveshjen e mos sulmimit. Në fund të vitit 1941 soldateska gjermane e pushtoi një pjesë të konsiderueshme të Bashkimit Sovjetik, por asaj hovi iu ndal afër Moskës.
  • 36. Rrugëtimi drejt lirisë 35 Në Azi, Japonia militariste e pushtoi Manxhurinë e Kinës, e pastaj i sulmoi befasisht edhe SHBA duke dërguar forca të konsiderueshme dhe duke bombarduar e dëmtuar rëndë flotën ajrore dhe detare të SHB-ve, që ishin të stacionuara në portin detar Perl Harbor. Në Konferencën e Londrës, më 12. 06. 1941, përfaqësuesit e Britanisë së Madhe dhe të qeverive në ekzil të vendeve të okupuara evropiane, ndër të cilat edhe Jugosllavia, u pajtuan që të vazhdonin luftën deri të arrijnë fitore definitive mbi agresorët. Dy muaj më vonë, më 14. 08. 1941, Britania e Madhe dhe SHBA-ja shpallën Deklaratën e Atlantikut, që ishte projekti i parë i qëllimeve luftarake të aleatëve, të cilën e nënshkruan edhe shtetet e tjera, që luftonin kundër koalicionit tripalësh. Pas një kohë të shkurtër, përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, të BRSS dhe të SHBA-ve, prej 29. 09 – 1. 10. 1941, e konfirmuan vendosmërinë e tyre që me përpjekje maksimale të përbashkëta të korrnin fitore kundër fuqive të boshtit. Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin shumë të mëdha. Rreth 62 milion njerëz, që është e barabartë me 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë.
  • 37. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 36 2. Gjendja politike dhe e sigurisë në Kosovë në vitin 1941 Qeveria jugosllave në pranverën e vitit 1941 në Kosovë kishte sjellë forca të madhe ushtarake, sepse priste sulmin e Italisë fashiste, aleate e Gjermanisë. Por, sapo ushtria fashiste Italiane ndërmori provokimet para në kufijtë e Kosovës dhe të Dibrës së Madhe, ushtria jugosllave iu përgjigj me vendosmëri dhe jo vetëm që u bëri ballë sulmeve, por hyri thellë në territorin e Shqipërisë. Madje, po mos ta sulmonte Hitleri Beogradin më 6 prill 1941, kishte rrezik që ushtria jugosllave ta merrte edhe Tiranën. Për të qenë edhe më keq, ushtria jugosllave kishte marrë urdhra, që në rast tërheqjeje, ta masakronte popullatën shqiptare të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare.[6] Ngjarjet e stuhishme të lidhura me LDB, sidomos sa zgjati dhe pas përfundimit të saj, shkaktuan shumë procese e ngjarje tragjike për Kosovën dhe për të gjitha trojet shqiptare. Adem Selimi - Gllavica, intelektual i dalluar, mësimdhënës i Gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës, me disa shokë, në ato ditë të vështira, organizoi një takim me nxënësit që e kishin mbaruar medresenë“Mbretit Aleksandër” në Shkup, me ata që kishin mbaruar fakultete dhe atdhetarë të tjerë, të 6 Gani Demir Ratkoceri, monografia “Adem Selimi-Gllavica”, Tiranë, 2003, fq. 18.
  • 38. Rrugëtimi drejt lirisë 37 njohur për veprimtari kombëtare dhe me autoritet në mjediset e tyre. Siç kishte traguarAdemi[7] qëllimi kryesor i atij takimi ishte organizimi i demonstratave në të gjitha qytete e Kosovës për ta pritur ushtrinë gjermane me brohoritje, me lule dhe me flamuj kombëtarë. Por, në mungesë të flamujve, ishin përdorë materiale me ngjyrë kuq e zi. Qëllimi kryesor ishte që ushtrisë gjermane t’i bëhej me dije se shtabi i saj duhej të vendosej në Prishtinë, sepse Kosova ishte tokë shqiptare. Po të mos kishin vepruar kështu, kishte rrezik që komanda gjermane pushtetin në Kosovë t’ua besonte serbëve. Sipas Skënder Zogajt,[8] “... serbët kishin dalë në rrugë me lule, me pjata me ushqime dhe me vajza të bukura e flamuj, për t’i pritur gjermanët”. Pasi ishte vendosur komanda gjermane në Prishtinë për tërë Kosovën, një grup intelektualësh që e njihnin gjuhën gjermane, kishin kërkuar takim dhe ata i kishte pritur komandanti gjerman. Në atë takim ishin: Adem Gllavica, Shazivar Aliu me të shoqen, Hivzi Sylejmani, Hasan Tajarja, kurse nga njerëzit që ishin me influencë dhe atdhetarë: Ilaz Agushi, Shyqri beu, Ismail Gorani, Avdyl Henci, etj. Prej komandantit gjerman ishte kërkuar që atyre t’iu jepej leja që të organizonin pushtetin lokal në tërë Kosovën dhe ai e kishte pranuar atë kërkesë. 7 Po aty, fq. 25-26. 8 Skender Zogaj, monografia “Jusuf Uka-Bregu”, fq. 132.
  • 39. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 38 Në situatën e krijuar, duhej të veprohej shpejtë. Pas kapitullimit të ushtrisë serbe dhe largimit të saj nga Kosova, shqiptarët i kishin thyer depot e armëve dhe ishin armatosur pothuajse të gjithë. Për këtë arsye, kishte rrezik të ndodhnin plaçkitje, vrasje, hakmarrje, por edhe ndonjë masakër kundër popullatës serbo- malazeze. Kjo nuk ishte e dëshirueshme, sepse kështu gjermanët do të krijonin bindjen se popullata shqiptare ishte barbare, e pashkolluar, pa traditë dhe e padisiplinuar. Në saje të organizmit të mirë dhe të kontributit të z. Ilaz Agushit, atdhetar i njohur dhe me ndikim në mbarë Kosovën, për një kohë rekorde, ishte vendosur administratat e përkohshme. Kryesore ishte të instaloheshin zyrat në të cilat flitej shqip. Hysen beg Prishtina[9], ishte emëruar prefekt i Kosovës (1941-1944). Ai ishte një burrë i besës dhe i fjalës. Ai me një rast kishte deklaruar: “Për t’i ardhur në ndihmë dhe për ta shpëtuar Kosovën dhe viset e tjera etnike nën Jugosllavinë, më parë duhet të kemi një Shqipëri të lirë, demokratike dhe properëndimore...” Këshilli i formuar, kishte nxjerrë një Qarkore t përkohshme, me qëllim që të frenohej anarkia, me këtë përmbajtje: 1. Ndalohet rreptësisht gjakmarrja midis shqiptarëve. Kush vret, apo hakmerret, do të varet në litar; 2. Kush vjedh dhe plaçkitë banorët e pakicave kombëtare, sidomos të nacionalitetit serbo-malazias, 9 Po aty, Jusuf B. Sahiti, Kujtime …, fq. 121-123
  • 40. Rrugëtimi drejt lirisë 39 do të dënohet me burg të rëndë, kurse ai që e vret ndonjë prej tyre, do të ndëshkohej me varje publike; Për fat të mirë, deri kur u vendos pushteti i vërtetë dhe kishin ardhur kuadro të specializuara nga Shqipëria, kjo qarkore e kishte arritur qëllimin dhe nuk kishte pasur raste e veprime të dënueshme. Si pasoje e një marrëveshjeje midis forcave ushtarake gjermane, italiane dhe bullgare, viset etnike shqiptare të cilat pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore (LPB) kishim mbetur brenda Serbisë, u ndanë në tri pjesë: pjesa më e madhe e territoreve në anën perëndimore u vu nën kontrollin e pushtetit italian, ajo veriore deri në Mitrovicë, për shkak të Minierës së Trepçës nën kontrollin e forcave gjermane, kurse pjesa lindore, përgjatë lumit Morava e Binçës deri në Kllokot, Kaçanik e Siriniq,ishin lënë nën kontrollin e ushtrisë pushtuese bullgare, e cila ishte aleate e forcave fashiste. Copëtimi i ri i terrritoreve shqiptare i kishte dëshpëruar shqiptarët, por i mbante shpresa se, pas fitores eventuale të gjermanëve, do të bashkoheshin të gjitha tokat shqiptare. Situata e re ishte shumë e rrezikshme. Por, falë një kompromisi më qeverinë italiane, në territorin të cilin e kontrollonin forcat ushtarake italiane, u lejua ekzistimi i disa forcave të sigurisë, administrata në gjuhë shqipe dhe funksionimi i shkollave shqipe. Adem Selim Gllavica, njohës i mirë i rrethanave të reja, gjendjen e krijuar e quajti okupim për Shqipërinë, por “liri relative” për shqiptarët e Kosovës
  • 41. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 40 dhe të Maqedonisë, në viset që ishin nën kontrollin e Italisë. Ishte kështu, sepse sipas tij: 1. Kosova ishte çliruar nga pushtuesit barbar dhe mizor serb; 2. Pjesë më e madhe e Kosovës, një pjesë e Maqedonisë dhe një Malit të Zi, ku jetonin shqiptarët, ishte bashkuar me Shqipërinë; 3. Për herë të parë ishte lejuar hapja e shkollave në gjuhën amtare; 4. Për herë të parë administrata ishte në gjuhën shqipe, dhe 5. Për herë të parë të rinjtë shqiptarë po e kryenin shërbimin ushtarak në vendin e tyre dhe me oficerë shqiptarë. 6. Ndryshe nga dy zonat e para ushtarake, në atë nën kontrollin e ushtrisë bullgare, nuk kishte as administratë shqipe, as nuk u lejua hapja e shkollave shqipe.[10] 3. Formimi i celulës së parë të “Ballit Kombëtar” në Kosovë[11] Dr. Tefik Saraçi, i vetmi mjek në Prishtinë, së bashku me shokët e tij: Rizah Çitaku, Ahmet Salihu, Avdyl Henci, Mustafë Abiti, Salih Vala, Ismail Dobraja, Shaban Perani, pas kapitullimit të 10 Po aty, faqe 19-20. 11 Jusuf B. Sahitaj, Kujtime...të Beqir Bajramit, Izmir, 2005, fq. 116-117
  • 42. Rrugëtimi drejt lirisë 41 Jugosllavisë më 17 prill 1941, dhanë kushtrimin se, për të mbajtur të gjallë gjuhën shqipe dhe idetë e shqiptarizmës, do të duhej të formoheshin shoqata humanitare, kulturore, sportive e fetare. Në qershor të vitit 1941, me nismën e prokurorit Shefqet Shkupi, ishte mbajtur një mbledhje në shtëpinë e Avdyl Hencit, në të cilën u formua celula e parë e “Ballit Kombëtar”. Në atëmbledhje ishin të pranishëm: Shefqet Shkupi, Rizah Çitaku, Avdyl Henci, Ismail Dobraja, Osman Mehmeti (nip i Haxhi Agushit)dhe Mustafë Agushi-Kosova. Shumë shpejt ishte shpallur Komiteti i Ballit Kombëtar për Kosovën. Kryetar ishte zgjedhur Shefqet Shkupi dhe anëtarë: Rizah Çitaku, Avdyl Henci, Ahmet Salihu dhe Ismail Dobraja. 4. Organizimi i mbrojtjes dhe i administratës shqiptare në Kosovë në vitin 1941 “Gjatë LDB popullata kosovare filloi organizimin e saj kundër propagandës serbo-malazeze, ... për gjoja të drejtat e grupeve etnike. Por, kosovarët nuk u besuan premtimeve të tyre... Për këtë qëllim, në Kosovë u formuan komite të fshehta. Qëllimi i tyre ishte krijimi i vetëdijes dhe përgatitjet që, në rast rreziku, t’i dilnin zot vendit të tyre... Në ndërkohë filloi edhe një organizim dhe disiplinë ushtarake. Me iniciativën e rinisë, u mor vendimi për formimin e asamblesë së përgjithshme. Në mbledhjen e parë të saj, që u mbajt në ndërtesën e gjimnazit“SamiFrashëri” të Prishtinës, ku merrnin
  • 43. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 42 pjesë paria e vendi, prefektët, kryetarët e bashkive dhe të komunave, përfaqësues të fshatrave dhe të rinisë, njëzërit u mor Vendimi për krijimin e Komitetit të Rinisë Nacionaliste për Mbrojtjen e Kosovës”. ... Kryetar i këtij komiteti u zgjodh inxh. i agron. Adem SelimGllavica... Ky komitet këshilltar ushtarak kishte kolonelin Fuad Dibra... Pasi në atë kohë nuk kishte pushtet tjetër, Komiteti filloi të lëshinteDeklarata zyrtare, të cilat ishin të obligueshme, si edhe mobilizimin e popullatës, por edhe formimin e batalioneve të veta me disiplinë ushtarake...”.[12] 5. Beteja për kuotën 1501[13] Nëntor i vitit 1943 diku kah fundi. Bora e parë i kishte zbardhë malet e larta dhe fushat e gjera. Frynte një erë e ftohtë. Në vijën e parë të frontit mbanim krahun e majtë, ndërsa në qendrën e tij ishin batalionet e “Rinisë Kosovare” dhe po i bënin qëndresë të fuqishme armikut. Në të djathtë të tyre ushtarët trima të kolonel Fuad Dibrës i mbanin fuqishëm pozitat, duke 12 Nga Raporti i Mustafa Hencit, mbajtur në Kongresin e Parë të Lidhjes Kosovare, që u mbajt në Çikago (Chikago) të SHBA-ve, më 24-25 nëntor 1973. (Sipas G. D. Ratkocerit, Adem Gllavica, 2005, fq. 21-22). 13 Jusuf B. Sahiti, Kujtime..., Izmir 2005, fq. 52. (Marrë nga gazeta “Bashkimi i Kombit”).
  • 44. Rrugëtimi drejt lirisë 43 i rrahur me artilerinë malore pozitat e armikut, i cili po përgatitej për një sulm përfundimtar. Qyteti i Prishtinës po i përngjante një fantazme. Burrat ishin në ballë të luftës, ndërsa njësitet e batalioneve të “Rinisë Kosovare”, që posa kishin dalë nga përleshjet e ashpra me armikun, ishin duke pushuar. Por, gjithnjë në gjendje gatishmërie për ndonjë sulm eventual. Në zyrën time, rreth tryezës së madhe, ishin mbledhur: kolonel Fuad Dibra, komandat i njësiteve të “Rinisë Nacionaliste Kosovare” dhe komandantë të tjerë, për të biseduar lidhur me mbrojtjen e Parapashticës, që mund të sulmohej në çdo çast. Pritej një sulm i kombinuar komunisto-bullgar, që do të mund të rrezikonte drejtpërdrejt qytetin Prishtina. Artileria e armikut gjithë ditën i kishte rrahur me një dendësi të fuqishëm pozicionet tona, që na bënte të dyshonim se mund të pasonte ndonjë sulm i fortë i këmbësorisë armike. Pak fjalë kishim këmbyer deri në atë çast. Unë në cilësinë e përfaqësuesit të Lidhjes së Prizrenit, kisha një pozitë determinuese. Por përpara kisha trimin kolonel Fuad Dibrën. Derisa ai po i shikonte në hartë pozicionet tona dhe të armikut, ne të gjithë qëndronim në një heshtje të thellë. Në një moment, komandanti i ngriti sytë kah harta dhe duke m’u drejtuar më një zë të prerë prej ushtaraku, tha: “Nesër në mëngjes duhet të merret “kuota 1501”, sepse nesër në mbrëmje do të ishte vonë”. Foli shpejtë dhe menjëherë u ul për të zhvilluar një bisedë tjetër. Komandantët e të rinjve e shikuan
  • 45. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 44 njëri tjetrin dhe pastaj komandantin e tyre të përgjithshëm. Ndërruan disa fjalë midis tyre dhe, menjëherë më thanë: “Nesër në mëngjes, në orën katër fillojmë sulmin. Presim urdhra! Komandant i sulmit. “ H. K. Koloneli i dha urdhrat e duhur, i caktoi pozitat; e thirri oficerin e ndërlidhjes për t’i thënë të fillonte rrahja me artileri. Pastaj të gjithëve ua shtrëngoi dorën dhe iu tha: “E bëni për Shqipëri, Zoti ju ndihmoftë!”. Orët e natës, për mua që kisha pak eksperiencë sa i përket çështjeve ushtarake, po kalonin ngadalë. Kolonel Fuadi bisedonte me ne me një bindje të jashtëzakonshme sa i përket fatit të betejës që do të fillonte. Herë pas herë, duke përdorë argumente nga përvojat e mëparshme, më fliste për ushtarët e tij, për Ushtrinë shqiptare. Pikërisht në orën 4:oo, pushoi zjarri i artilerisë sonë. Balli i luftës ishte larg 20 kilometra. Lidhjet tona telefonike nuk ishin në gjendje të mirë, gjë që e vështirësonte marrjen e lajmeve. Nga ai çast koloneli u zbeh në fytyrë. U ngreh në këmbë, filloi të shikonte hartën dhe me telefon në dorë, mundohej ta shumëfishonte zërin, për të marrë lajme, për të dhënë urdhra të rinj, për të kuptuar fjalët përmes një zhurme. Kjo gjendje vazhdoi deri në orën 9:00. Dy minuta më pas, duke mbajtur telefonin të gozhduar në vesh, koloneli po dëgjonte. Asnjë shenjë në fytyrën e tij; një heshtje e frikshme e pushtoi dhomën ku ishim. Të gjithë ishim bërë vesh e sy, duke shikuar fytyrën e tij, për të kuptuar ndonjë lajm. Koloneli përnjëherë u kthye nga
  • 46. Rrugëtimi drejt lirisë 45 unë, dhe klithi: “Kuota 1501 është në dorën tonë. Komandanti i rinisë, ra në fushën e nderit”. Më, nuk e shtoi asnjë fjalë. III. BETEJAT E FORCAVE TË KOSOVËS PËR MBROJTJEN E TROJEVE ETNIKE SHQIPTARE (DHJETOR 1944 – NËNTOR 1945) 1. Fëmijëria dhe rinia e Ruzhdi Behxhet Bikliqit Ruzhdi Bikliq u lind në vititn 1895 në Janjevë. Ishte djali i dytë i Behxhet Bikliqi i kishte katër djem: Lutfiun, Ruzhdiun, Ismajlin, Hamdiun,Fahriiun. Behxheti i ati i Ruzhdiut që në rini ishte dëshjuar si trim dhe si i tillë ishte edhe në radhët e kaçakëve të viteve të njëzeta të shek.XX. Një kohë ishte edhe në grupin e Ibrahim Hallaçit, kaçaku i njohur i asaj kohe. Në luftën e Janjevë e ka ndezur plumbin e parë kundër okupatorit serbo-komunist në Kosovë.Si pinjoll i familjes së kaçakut, edhe djemt e Behxhetit ishin rritur dhe edukuar në frymë e atdhedashurisë dhe të lirisë kombëtare. Ruzhdiu, si i ri i kishte mbaruar gjashtë vjet të mejtepit në gjuhën turke dhe arabe. I martuar me Mihrijen, atyre iu kishin lindur tre djem: Tefiku, Raufi dhe Veliu. Rrethanat e sundimit të egër gjatë Mbretërisë Serbo Kroato Sllovene (1929-1941, padrejtësitë, vrasjet
  • 47. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 46 dhe keqtrajtimet e popullatës shqiptare kishin lënë vragë të thella në shpirtin e tij kryengritës dhe liridashës. Okupimi i shtetit shqiptar nga Italia në vitin 1939 dhe Kapitullimi i Jugosllavisë së vjetër në gjysmën e prillit 1941, siç quhej pas Luftës së Dytë Botërore, kishin krijuar situatëtë re në Ballkan. Pjesa më e madhe e Kosovës, sipas marrëveshjen midis Gjermanisë, Italisë dhe Bullgarisë, ishtë zonë okupuese e Italisë, një pjesë në veri e Gjermanisë dhe tjetra në lindje, zonë e Bullagrisë. Pushtetit okupues italian, në të cilin pozita në pushtet kishin edhe shqiptarët, kishte lejuar përdorimi i gjuhës shqipe në administratë dhe hapjen e shkollave shqipe. Ishte krijuar një ndjenjë se okupimi atyre iu kishte sjellur më shumë të drejta, se që kishin nën sundimin e Serbisë, prandaj kishin filluar të marrin frymë më lirisht. Tradita e përpjekjeve të brezave pararendës në periudhën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, dhe gjatë kryengritjeve e luftërave të njëpasnjëshme kundër Perandorisë Otomane (1908-1912), kishin pasur ndikim edhe në rritjen e vëtëdijes për liri, demokraci dhe shtet kombëtar shqiptar.
  • 48. Rrugëtimi drejt lirisë 47 2. Pjesëmarrja e Ruzhdi Bikliqit në njësitet e Mbrotjes Kombëtare të Kosovës gjatë periudhës së viteve 1943-1945 Vetëdije të tillë kishte krijuar edhe Ruzhdi Bikliqi, prandaj gjatë periudhës 1942-1944, kur ishin formuar njësitet e Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, ai ishte pjesëtarë aktiv i tyre. Në ato angazhime ai bashkëpunonte me individë, me të cilët kishte raporte miqësie, si edhe me familjet atdhedashëse të Prishtinës e të Janjevës, e veçmas me ato të fshatrave malore rreth Janjevës, siç janë: Akllapi,Gadimmja, Zhegovci, Handrovci, Kukavica (tani Kukajt), Zlashi etj. Gjatë aktiviteteve të njësiteve të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, pjesëtarët e saj kishin zhvilluar beteja, kishin fituar përvojë sa i përket përdorimit të armëve dhe ishin pajisur me njohuri të domosdoshme për qëndresën nacionaliste kundër atyrë që synonin t’i rrezikonin kufijtë e Kosovës. Forcimi i njësive dhe brigadave partizane pas vitit 1943, sidomos pas amnistimit të pjesëtarëve të njësiteve çetnike të Drazha Mihajlloviqit, kishte mundësuar që një numër i konsiderueshëm i tyre të hynin në ato njësite. Duke proklamuar se po zhvillonin luftë nacional-çlirimtare nga okupatorët gjermanë, italianë e bullgarë, brigadat partizane të Serbisë, të Malit të Zi dhe të Maqedonisë i kishin rritur apetitet dhe presionin ushtarak me qëllime gllabëruese, që synonin te vënin nën kontrolle të pjesëve të territorit të Kosovës.
  • 49. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 48 Dobësimi i armatave të shteteve të boshtit tripalësh: Gjermani, Itali, Bullgari dhe i armatës së Japonisë në lindje të Azisë, e nga ana tjetër forcimi ushtarak i aleatëve: SHBA-s, Anglisë Bashkimit Sovjetik dhe forcave nacional-çlirimtarë të vendeve evropiane, që kishin përjetuar okupimin gjatë LDB-re, kishin shkaktuar kapitullimin e Italisë në vititn 1943 dhe atë të Bullgarisë ne verën e vitit 1944. Kjo situatë kishte shkaktuar dobësimin e forcave mbrojtëse Kombetare të Kosovës, e për pasojë edhe depërtimin e brigadave partizane në Kosovë, sidomos në muajt e fundit të vitit 1944. Brigadat partizane kontrollin mbi territorin e Kosovës e kishin marrë definitivisht gjatë nëntorit të vitit 1944. Përpjekjet dëshpëruese për ta mbrojtur territorin e Kosovë nga shtetet okupuese fqinje, nuk patën sukses, edhe për arsye se edhe në Kosovë ishin krijuararadha, e pastaj brigada gjoja nacional-çlirimtare, në të cilat në fillim një numër i kufizuar, e pastaj edhe me dhunë, në to ishin futur edhe shumë shqiptarë. Kështu, okupatorët e deridjeshëm, në Kosovë i kishin zëvendësuar njësitët okupuese partizanë të shteteve fqinje. Përkundër gjasave të vogla që të vazhdohej qëndresa për mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së territoreve etnike shqiptare, disa grupe atdhetarësh, ndër to edhe ato të malësisë së Zhegovcit, ku bënte pjesë edhe Janjeva me rrethinë, kishin tëntuar të organizonin aksione luftarake kundër brigadave partizane, siç ishte rasti me Betejën e Janjevës më 24
  • 50. Rrugëtimi drejt lirisë 49 nëntor 1944, në të cilën një rol të vecantë, në mos edhe kryesor, e kishte pasur Ruzhdi Behxhet Bikliqi – Janjeva, sepse siç u tha më lartë kishte ndezur plumbin e parë ndaj agresorit serbo-komunist në Janjevë. 3. Beteja e Janjevës më 24. 11. 1944 Kujtime të Rauf Bilgiçit Viti 1944. Ditë vjeshte. Prisja ta vazhdoja shkollën fillore në gjuhën shqipe. E kisha kryer klasën e tretë, e duhej ta vazhdoja klasën e katërt në Janjevë. Ishim në pushim veror, gjatë të cilit më duhej të kullosja bagëtinë në kodrat e Janjevës. Nuk isha i kënaqur me detyrën e bariut, sepse shumë më kishte marrë malli për mësuesit dhe mësueset shqiptare, që kishin ardhur nga Shqipëria për të na dhanë mësim në gjuhën shqipe. Para se të hapshin shkollat në gjuhën shqipe, ne shkonim në mejtep, si i thoshin në gjuhën arabe, por si fëmijë që ishim, nuk kuptonim kurrgja. Aty flitej edhe në gjuhën turqishte, e as atë nuk e kuptonim. Më kishte marrë malli për mësues dhe mësuese shqiptare, të cilët pas vitit 1941 kishin ardhur nga Shqipëria dhe mbanin mësim në gjuhën amtare. Edhe tani më kujtohen vargjet e këngës: “Bini toskë, e bini gegë, si durë pastri shkojmë t’u dekë. Bini gegë, .... bini trima dorë me dorë!”, ishte përjetim i rrallë për ne fëmijët. Madje, edhe pasi kanë kaluar aq shumë dekada, më duket se po e dëgjoj jehonën e saj. Më kujtohet se, unë dhe djali i axhës tim Shabanit, kur kalonim pranë Komunës, kryetari i
  • 51. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 50 Komunës së Janjevës Gjin Doçi, i ardhur nga Shqipëria, i entuziazmuar nga kënga që ne po e këndonim në rrugë, na ftoi në Komunë, dhe na luti që ta këndonim edhenjëherë këngën “Bini toskë, e bini gegë...!, si du’r festi shkoj t’u dekë...” Ne në ato raste ndjenim kënaqësi, kurse ai na e dhuronte nga një lek, që për mua dhe kushërinin tim, ishte kënaqësi e veçantë. Në fund të vitit 1944, kur pritnim të fillonte mësimi në shkollat tona në gjuhë amtare, si tre vjetët e kaluar, na erdhi lajmi se shkolla shqipe ma nuk do të ketë, sepse ishte ndërruar regjimi. Siç dihet, brigadat partizano-çetnike nga Serbia dhe ato nga Mali i Zi e Maqedonia, gjatë vitit 1943, por sidomos gjatë pjesës së parë të vitit 1944, vazhdimisht kanë tentuar të depërtojnë në trevat e Kosovës. Mirëpo, njësitet vullnetare të Mbrojtjes Kombëtare të Kosovës, sidomos ato në anën veriore e lindore, që nga Prapashtica e Kika, e deri të Karadaku i Shkupit, gjithë kohën i prisnin në pozitat e tyre në kufi dhe shpeshherë iu kishin përballuar sulmeve të tyre dhe i kishin detyruar ato të ktheheshin kah kishin ardhur, madje edhe pasi ato brigada kishin pësuar humbje serioze. Mirëpo, tërheqja e njësive ushtarake gjermane në gusht të vitit 1944, që ndodhi pas kapitullimit të ushtrisë bullgare, pati ndikim negativ në aftësinë e forcave mbrojtëse kosovare. Nga ana tjetër, brigadat serbe ishin rritur numerikisht dhe ishin furnizuar me armë të nevosjhme.
  • 52. Rrugëtimi drejt lirisë 51 Sulmet e brigadave partizane u shpeshtuan dhe u bënë më të ashpra në fillim të nëntorit të vitit 1944. Nga ana tjetër, presioni edhe në regjionet veriore dhe jugore u rrit, prandaj ishte dobësua fuqia e forcave të mbrojtjese së kufijve të Kosovës. Tri javët e fundit të nëntorit ishin të fatale për Kosovën. Brenda asaj kohe, pjesën më të madhe të territorit të saj e vunë nën kontroll partizanët. Ardhja e brigadave partizane u quaj fitore e madhe e forcave të Ushtrisë “nacional-çlirimtare” Jugosllave, por në realitet fjala ishte për ripushtim të Kosovës. Vënia nën kontroll e Prishtinës, shënoi fillimin e një faze të re të proceseve ushtarake e politike, të cilat përfunduan me mbetjen e Kosovës në kuadër të Serbisë, e ajo në përbërje të Federatës Jugosllave. Krimet monstruoze, të cilat në Prishtinë filluan me vrasjen mizore të pjesëtarëve të familjes patriotike të Stak Mark Mirditës, tre djemve dhe dy nipave të tij, si edhe të bejlerëve të njohur të Prishtinës dhe të atdhetarëve të tjerë prishtinas, ishin paralajmërim i ngjarjeve të kobshme, që u quajtën “Nëntori i përgjakur” .[14] Pas dhjetë-pesëmbëdhjetë ditëve, në Janjevë erdhi një brigadë partizane komuniste, për të cilën na thanë se ishte Brigada e Vranjës. Ardhja e asaj brigade më 17 nëntor 1944, bastisjet dhe plaçkitjet që ato i bënë në Janjevë, futën frikë e dyshime. Ato morën përmasa alarmante pas njoftimeve për atë që kishte ndodhur në Prishtinë, Lipjan Gjilan, Ferizaj e gjetiu. Prandaj, pjesëtarët e njësiteve të mbrojtjes së Kosovës ishin 14 Dr. Muhamet Pirraku, Martirët e Shqipërisë Etnike… “, Prishtinë, 2011, fq. 83-108.
  • 53. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 52 detyruar të merrnin masa për t’i parandaluar krimet eventuale edhe në qytezën e tyre. “Përkrah Mark Stakës, me armë në dorë, të gatshëm për të vdekur për lirinë e kombit dhe tërësinë e Shqipërisë të ribashkuar, ... me kohë ishin rreshtuar: Ruzhdi Behxheti - Janjeva, si udhëheqës, Nuredini, Jumniu, Beqiri e Ramadani, djem të vëllait të tij Lutfiut,Nazif Gashi e Xhemajl Rexhep Latifi...etj.” [15] Siç tregoiQerim Ramiz Bytyqit, 87-vjeçar, nga Akllapi[16](tani banor i Lipjanit), Tahir Zhegovci, i cili kishte qenë në burg, pasi e kishin liruar, shkon te Hamdi Bikliqi (tani Gashi) në Prishtinë, mik i familjes së tij dhe burrë me autoritet. Hamdiu e lutë që të pastrohet dhe t’i japin tesha të tjera, sepse i kishte ardhur keq, kur e kishte parë ashtu me tesha të ndyta, të parruar e të molisur, por Tahiri nuk kishte pranuar. 15Po aty, fq. 219. 16 Qerim R, Bytyqi, nga biseda e zhvilluar në Prishtinë, më 23 gusht 2013.
  • 54. Rrugëtimi drejt lirisë 53 Hamdi Bikliqi (i vëllai i Ruzhdiut) Me atë rast, Tahiri (Tahir Zhegovci një burrë shumë bujar nga Zhegovci), Hamdiut i kishte treguar se çka kishte ndëgjue në burg. Ndër të tjera, i kishte thanë, se: “Hamdi, na kanë tradhtue... Kosova do t’jet’ n’ër Serbi!”. Ruzhdi Bikliqi, kur ishte takuar me shokë iu thotë: “Do të shkoj te Tahiri në Zhegovc, e të bisedoj me te, pasi kishte dalë prej burgut, e kështu marrim vesh se si është situata në Prishtinë”. Ruzhdiu shkon në Zhegovc dhe bunë një natë të Tahiri. Edhe Ruzhdiut i thotë çka i kishte treguar Hamdi Bikliqit, çështjen e Kosovës. Madje, ia kishte thënë edhe këto fjalë: “Mos gaboni me u mashtrue me nisë luftë me brigadat, se veç keni me shkue posht ju, po edhe familjet”. I kishte treguar edhe për vrasjet dhe
  • 55. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 54 zhdukjet e njerëzve në Prishtinë brenda natës, “pa shenjë pa dokë”, siç thotë populli. Të nesërmen Ruzhdiu kthehet te shokët, që ishin tubuar te Mulliri i Xhemes se Tahirit. Aty ishin: Jetishi, Shaqiri, Rexhep Akllapi, e burra të tjerë të armatosur. Iu tregon se çka i kishte thënë Tahir Zhegovci: “... se mujn me qin’rue naj dit, po prej asaj pune nuk kanë dobi, po veç dam”. Njëri prej shokëve ia kishte kthye: “Hë, Ruzhdi. nuk po ta man me liftu-a? T’paska hi tuta n’ bark!”. Ruzhdiu i revoltuar, i rrokë armët, çohet në kambë, dhe iu thotë: “Mirë de! M’asi po thoni, do t’luftojmë. Shka t’më gjanë mue, ju pret edhe juve!” dhe kthehet në Janjevë. Atë natë bisedon me të afërmit e bashkëluftëtarët dhe e bëjnë planin se si të veprojnë të nesërmen. Prej burravete armatosur që ishin në mullinin e Xhemes se Tahirit, sigurimin fizik e kryenin Tahiri, Zejna e Sylejmani. Brenda ne mulli ishin Jetish Akllapi, Shefki Bytyqi, Selim Gashi, Shefki Gashi, Fetah Gashi, Ramadushi, Nerush Gashi, Destan Gashi, Zymer Bytyqi.Një ore e gjysmë pasi ishte larguar Ruzhdiu, burrat që ishin te mullri i kishin rrethuar partizanët. Jetish Akllapi, kur e heton se ishin në rrezik të madh, e përdorë një dredhi. Kur kërkojnë partizanët që Jetishi me shokë të dorzohen, sepse edhe po të kishin krahë, nuk do të shpëtonin, Jetishi iu përgjigjet: “Na të gjallë nuk dorzohemi, por edhe juve kemi me ju vra deri në nja, sepse prapa malit janë dyqind burra të armatosun, që kanë me ju ra në shpinë.” Iu propozon
  • 56. Rrugëtimi drejt lirisë 55 që të bisedojnë. Udhëheqësi i partizanëve pranon. Jetishi iu thotë: “Na nuk jemi për me luftue. Kemi me u dor’zue dhe ju keni me na pranue në brigadë.” Mbasi arrijnë marrëveshjen ata dy, Jetishi me shokë e mashtrojne njësitin partizan. Në ndërkohë i therin dy dele, i pjekin dhe u japin te hanë njesitit. Partizanëve me veti ua japin edhe dy dele të rrjepura. Kështu, atë ditë shpëtojnë nga rreziku. Sipas asaj marrëveshjeje Jetishi me shokë, të nesërmen duhej të shkonte në Janjevë, për t’u dorëzuar dhe për të hyrë në brigadë. Ata herët në mëngjes shkuan në drejtim të Janjevës, gjoja për t’u dorëzuar, por në të vërtetë, në kodrat përreth saj, i zunë pozitat për të luftuar.[17] Raufi rrëfen: Ate ditë, babai Ruzhdi hyri në dhomë të fjetjes, e mori pushkën, rrethatoren, i vuri ato krahë e qafë dhe, mbasi foli diçka me nënën, doli jashtë, dhe filloi organizimin për të sulmuar brigaden okupuese që ishte në Janjevë, tashmë një javë. Një ditë, para se të largohen nga Janjeva, kanë hyrë në secilën shtëpi, kishin bërë kontroll dhe plaçkitur gjithçka të vlefshme. Atë dite , ishin rreshtuar dhe nisen të largohen nga Janjeva. Pasi kishin arritur në Zhabicë, që gjendet në fillim të grykës së Janjevës, ishin ndalur. Komandanti i brigadës e kishte mbajtur një fjalim, gjatë të cilit kishte theksuar me mburrje, se e kishin ndjekur okupatorin gjerman dhe e kishin arritur qëllimin 17 Nga biseda me Qerim Ramiz Bytyqin(82 vjeçar), më 23 gusht 2013, në Prishtinë.
  • 57. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 56 kryesor: “... i kishin shpëtuar dhe çliruar tokat në Kosovë”, të cilat, mbas Kongresit të Berlinit dhe kapitullimit të Perandorisë Otomane, kombet e bashkuara evropiane në vitin 1913 ua kishin dorëzuar Kosovën. Mirëpo, mbas okupimit të Jugosllavisë në vitin 1941, nazistët gjermanë ato ia bashkuan Shqipërisë. Derisa komandanti partizan po e mbante atë fjalim, ndihet një krismë pushke. Nëna ime menjëherë kishte dalë në ballkon për të parë se ku kishte krisur ajo pushkë, duke thënë “ishejti koftë!” Por, pas pak, burri i saj, baba Ruzhdiu, në rrugën që të çon prej Janjeve për në lagjen e quajtur Teqe, në maje të pushkës, e kishte vendosur mahramën e kokës dhe po i ftonte burrat e Janjevës me fjalët: “Dilni o burra me armë në dorë, se kemi marrë vendim me luftue kundër okupatorëve serbë!” Po ate nga ndërtesa e Bashkisë së Janjevës, ishte hequr flamuri i partizanëve dhe, në vend të tij ishte vendosur flamuri kombëtar shqiptar. Brigada partizane e Vranjës, nga Janjeva niset në drejtim të fshatit Akllap. Mirëpo, në Grykën e Zhabicës, asaj i ishte vënë prita [18]. “Nga fshati Teqe, paralagje e Janjevës, në pozita për luftë ishin: Halil Kangjeli [19],Fejzullah Kangjeli, 18 Sipas dr. M. Pirrakut, po aty, fq. 220, brigada partizane në Janjevë kishte hyrë më 17. 11. 1944, kurse lufta e Janjevës ishte zhvilluar shtatë ditë më vonë. 19 Halil Kangjeli nuk ka qenë udhëheqës, por një person i Teqes, luftëtar me shokë, të cilët, për të luftuar më partizanët, i kishte nxitur Ruzhdi Janjeva, thotë Rauf Bilgiçi.
  • 58. Rrugëtimi drejt lirisë 57 Beqë Shashivari e Hajdari, të vëllazërisë Kangjeli dhe Mehmet Teqolli, nga fshati Bukovicë; Hamit Gashi e Kadri Ahmet Gashi, nga fshati Akllap, Destan Gashi, Jetishi, Zymberi e Shaqë Murseli dhe Hetem Ramiz Bytyqi[20]. Breshëria e plumbave qe u shkrepen kundër forcave partizane nga njesiti i cili kishte zënë pozitën te “Kodra e Gradinës” dhe njesiti i kombinuar Janjeve- Akllap u qëllua në ballë për vdekje komandanti partizan, që ishte në një kalë, i cili po i thërriste ushtarët të mos i kapte paniku. Vrasja e komandantit pati efekt të madh.” Kështu shkruan në librin e tij dr. Muahmet Pirraku, por e gjithë Janjeva e di që pushka e parë që ka krisur ishte ajo e Ruzhdiut, në rrugën për Teqe, ndërsa partizanët që ishin në Zhabicë, as që e kanë ndëgjuar atë krismë pushke. Në rrugën e Teqes, Ruzhdiu e ka krisur pushkën e parë, për ta dëgjuar janjevasit, me qëllim që t’iu bashkohen akllapjanëve me armë në dorë në Zhabicë. Menjëherë pas atij alarmi, nipat e Ruzhdiut: Jumniu,Beqiri, Ramadani, pastaj Nazif Gashi dhe Xhemajl Latifi, iu bashkohen Ruzhdiut me shokë. (Pushka e parë kundër partizanëve ka krisur nga Ruzhdi Janjeva në Janjevë më 24 nëntor 1944. Dhe, diku një javë pas kësaj lufte pushka ka krisur edhe te Mulla Idrizi në Gjilan, pastaj në Ferizaj, nën drejtimin e Hysen 20 Ramiz Bytyqi (Akllapi), dëshmor i kombit, ishte komandant i xhandarmerisë në Janjevë në vitet 1941-1944, (Dr. M. Pirraku “Martirët e Shqipërisë Etnike…”, Prishtinë, 2011, fq. 220.).
  • 59. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 58 Tërpezes. Pas ketyre, në Gadime nën udhëheqjen e Adem Gllavices. Gjithsesi, Adem Gllavica ka drejtu luftë edhe në Grashticë e Plitkoviq) Në vendin e ngjarjes, sipas kujtesës së serbëve të Gushtericës, kishin mbetur të vrarë 18 partizanë[21]. Prejgrupit të sulmuesvejanjevas, për trimëri ishin dalluaruar Nuredin Lutfi Bikliqi dhe Destan Gashi nga Akllapi (1924). Nuredini kishte ra dëshmor në vendin e quajtur “Te kroni i Gurit” në Kodrën e Diellit, kurse Destani ishte vrarë në vendin e quajtur “Kodra e Brekinës”. ... Pasi mblodhën forca të reja në Gushtericë, partizanët, pak para akshamit kthehen në Janjevë për një hakmarrje makabre. Meqë ato forca ishin qindra herë më të shumta sesa pjesëtarët e rezistencës shqiptare, ...ata u detyruan të tërhiqen në drejtim të Peshterit dhe të Zhegovcit. ... Forcat partizane të Vranjës, sapo arritën në Grykën e Zhabicës, e filluan hakmarrjen. Në kodër, ku e përjetuan humbjen e hidhur, e takuan në bariun e paarmatosur, Kurtesh 21 Siç thotë Rauf Ruzhdi Bilgiçit, tani 81-vjeçar, sipas asaj që i kishte treguar babai Ruzhdi, pushkën e parë kundër partizanëve në Janjevë, më 24 nëntor 1944, e kishte shkrepur pikërisht ai dhe e kishte vrarë komandantin e tyre. Mirëpo, në atë kohe këtë fakt nuk e kishte reklamuar, sepse i kishte pasur parasysh pasojat eventuale për anëtarët e familjes së tij. Kur Ruzhdiu e kishte shkrepur fishekun e parë, në atë moment kishin plasur pushkët e të gjithë luftëtarëve. Cili prej tyre e kishte qëlluar komandantin partizan, nuk dihet. Kështu ka thënë babai Ruzhdiu vazhdimisht. Po ashtu, sipas tij, atë ditë i kishin vrarë 36 partizanë, kurse kufomat e tyre i kishin transportuar me 18 qerre. (Nga biseda me Raufin, më 23. 08. 2013 në Prishtinë).
  • 60. Rrugëtimi drejt lirisë 59 Ibrahim Spahiun, janjevas, prej të cilit kërkuan të tregonte se kush mori pjesë në Luftën e Zhabicës. Meqë trimi nuk ua dha asnjë emër, edhe pse i njihte shumicën, e torturuan mizorisht dhe në fund e ekzekutuan.” [22] “Po ashtu, ata i arrestuan edhe disa bujq janjevas, të cilë ishin duke lëvruar në ara: Hezer Kadri Bikliqin, Zijadin Muhedin Bikliqin, Tuno Dominko (Rogtari),... Qazim Emin Bikliqin dhe djalin e tij Hamdi Emin Bikliqin. Të gjithë i rrahin me mjete të forta aq shumë, sa gati i kishin mbytur. Kur i dërgojnë në Janjevë, partizanët thonë se këta u kishin ndihmuar sulmuesve nga Janjeva gjatë luftimeve të asaj dite. Mirëpo, pas disa çastesh ia behë Muhedini, kryetar i Këshillit Popullor Nacional Çlitimtar të Janjevës, i cili i identifikon ata dhe thotë se ishin të afërm të tij, prandaj të gjithë i lirojnë. Forcat partizane kishin hy në Janjevë, pa hasur në ndonjë kundërshtim. Ata i dogjën dy shtëpi: atë të babait të dëshmorit Nuredin Lutfi Bikliqit dhe të Ruzhdi Behxhet Bikliqit.[23] 22 Po aty,dr. M. Pirrakut, fq. 221 – 224. 23 Po aty, fq. 23.Lutfi Behxhet Bikliqi, ishte kryetar i Komunës së Janjevës nga mesi i vitit 1941 deri kah mesi i vitit 1942.
  • 61. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 60 Shtëpia e familjes Bikliqi, e cila është djegur më 24. 11. 1944 . Mbasi mbaron lufta në Janjevë, partizanët i marrin peng 10-15 burra, shqiptarë e kroatë, por ata i kishin liruar. Më vonë, kishin shkuar në Akllap dhe i kishin plaçkitur dhe i kishin djegur të gjitha shtëpitë e tyre. Banorët kishin shpëtuar pa u dëmtuar, sepse ishin larguar me kohë prej fshatit.
  • 62. Rrugëtimi drejt lirisë 61 Themelet e shtëpisësë Bajram Gashit në Akllap, e djegur në vitin 1944 dhe në vitin 1999 Sipas kujtimeve të Rauf Ruzhdi Bikliqit, dhe nga rrëfimet që atij ia kishte përcjellë babai Ruzhdiu, pasi Raufi me familjen në Turqi kishin emigruar dhe iu kishin bashkuar babait në vitin 1956, Beteja e Janjevës, dhe ngjarjet pas përfundimit të saj, kish pasur këtë rrjedhë: Thirrjes së Ruzhdi Bikliqit për qëndresë, menjëherë i ishin përgjigjur trimat e lagjes Teqja, të cilët i kishin rrokur armët dhe ishin drejtuar kah Zhabica, ku po mbante një fjalim komandanti i partizanëve të Vranjës. Në ato çaste, i kemi pa disa burra të Janjevës me armë në dorë, që dolën kah
  • 63. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 62 Zhabica në anën kah Akllapi[24 ], ndërsa teqollët, në anën e kundërt. Babai Ruzhdiu, i cili ishte te Teqja, iu kishte bashkuar luftëtarëve, që kishin ardhur nga Akllapi. Ata, pothuajse të gjithë ishin bashkëluftëtarë të tij. Ata, një ditë më parë kishin vendosur që të nesërmen ta sulmonin brigadën e partizanëve që ishte në Janjevë. Kështu kishte filluar lufta, e cila kishte zgjatur prej mëngjesit deri në mbrëmje. Atëherë, luftëtarët shqiptarë, kishin mbetur pa municion, prandaj fillojnë të tërhiqen kah malet e Akllapit, të Honrocit dhe Verbicës etj. Kështu, ishte kuptuar se beteja kishte marrë fund. Por, mbas një kohe të shkurtër, babai Ruzhdiu, kishte zbritur nga kodra dhe erdhi ne shtëpi, ku ishin mbledhur të gjithë familjarët. Shpejt e shpejt, na mori të gjithëve: bashkëshorten, mua, dy vëllezërit, dy motrat dhe gruan e vëllait Tefikut, me një fëmijë njëvjeçar dhe u nisëm për Vogoçincë, një katund i vogël mbi Akllap. Prej Vogoçince, pa u ndalë fare, shkuam në katundin Bilinicë. Aty hymë në shtëpinë e një fshatari, i cili na shtini brenda, duke na pritur bujarisht, për të cilën gjë i jemi mirënjohës. Aty mbetëm dy net të gjithë anëtarët e familjes, ndërsa babai vazhdimisht dilte jashtë dhe mundohej të merrte informata se çka po ndodhte në Janjevë mbas luftës që ishte bërë atje. 24 Emri i fshatit dhe mbiemri i disa banorëve të tij, Okllap, shkruhet e shqiptohet herë Okllap, e herë Akllap. Vendosëm që ta përdorim trajtën Akllap, pasi ky ishte varianti shqip i emërvendit të fshatit të tyre, kurse ai -Okllap, ai i imponuar nga administrata serbe (Vër. e redakt.)
  • 64. Rrugëtimi drejt lirisë 63 Raufit, edhe gati pas shtatë dekadave, i kujtohej si sot një veprim i tij i çuditshëm, gati i pabesueshëm, edhepse ishte shumë i ri. Mehmet Bilinica, në shtëpinë e të cilit ishte vendosur familja jonë, i kishte dy djem në moshë rreth 16-17 vjeçe. Njëri e kishte emrin Emrush e tjetri Velush. Ata, të nesërmen, për të siguruar dru për gatim dhe për ngrohje për familjen e tyre dhe për neve që ishim mysafirë, me një qerre të vogël me dy rrotë, dolën te zabeli i tyre. Derisa ata po prisnin dru, unë i pyeta: “Kah asht Janjeva?” Njëri prej tyre e drejtoi gishtin kah perëndimi dhe më tha: “A po i sheh ato kodra, menjëherë mbas atyre është Vagoçinca, kurse, rreth dy kilometra ma andej, është Janjeva.” Në atë moment vendosa të nisem për në Janjevë. Atyre iu thash se po largohem prej jush për nevojë higjienike. Ata me besuan dhe vazhdojnë të presin dru, kurse unë u nisa në drejtim të Janjevës. Kështu vazhdova vetëm nëpër mal dhe arrita në Vogoçincë. Prej aty kam ecur rrugës. Kur erdha afër Janjevës, hasa në tre partizanë serbë. Ata më ndalën dhe më pyetën: “Prej kah je dhe prej kah po vjen”. Unë iu thash: “Jam çoban. Dhen’t i lash tue kullotë, e po shkoj në shtëpi për të marrë bukë” Më thanë “Vazhdo!”. Pas më shumë se njëqind metra më tutje, ishin rojet e tjera. Edhe ata më pyetën “Ku po shkon?”. Iu thash se roja e parë me lejoi të shkoj në shtëpia për të ngrënë bukë. Ata më pyetën në gjuhën serbishte e dija mirë. Por at filluan të qeshin dhe më pyetën: “Pse ke atë plis të bardhë?” Unë iu thash: “Ma jepni njëkapelë partizane ju, e unë
  • 65. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 64 menjëherë do ta heq atë të bardhin prej kreje”. Ata më vetën: “Ku je tue shkue?”, e pastaj më thanë:“Vazhdo, vazhdo!”. Kështu e kalova rrezikun me një dinakëri të jashtëzakonshme për moshën time si nëntëvjeçar. Në vazhdim, Raufi tregon: E vazhdova rrugën. Kur arrita në lagjen tonë, dhjeta metra larg shtëpisë sime, pashë se shumë fëmijë të fqinjëve i mbanin thasët, kurse disa partizanë hynin në hambar dhe me një teneqe i mbushnin thasët me grurë. Vazhdova pak më tutje, kur vërejta se shtëpia jonë nuk kishte kulm. Nga ana tjetër, prej vendit ku ishte shtëpia dilte tim. Menjëherë e kuptova se shtëpinë e kishin djegur. Në atë moment, më vërejti mixha Fahri dhe nëna plakë të cilët ishin të frikësuar. Kishin menduar se do të më zënë, e unë do t’iu tregoja se ku gjendet babai dhe familja jonë. Kështu do t’i zinin dhe do t’i pushkatonin të gjithë anëtarët e familjes. Axha më pyeti: “Ku jeni, si jeni?”, Unë i tregova se jemi në Bilincë. Ai, më këshilloi: “Menjëherë ktheu atje, pa të parë askush dhe tregoj babait se shtëpinë ta kanë djegur dhe kafshët e krejt pasurinë t’i kanë marrë, prandaj, sa më shpejtë, gjithë familjen çoje në fshatin Kukavicë afër Marefcit të Madh. Familjen leje aty të dajtë, ndërsa babait thuaj ty kurrsesi mos me të zanë të gjallë. Ti menjëherë nisu për rekë të Janjevës, pa të parë askush dhe porosinë time përcillja babait.” Unë, pa ngrënë, pa pi, si fëmijë që isha, veprova ashtu si më porositi axha. Eca pranë lumit shkova në Vogoçincë, e pastaj e mora rrugën për në Bilinicë, i vetëm malit, e askund rrugës. Kur arrita të xhamia e
  • 66. Rrugëtimi drejt lirisë 65 Hashanve, e pashë njërin nga vëllezërit, prej të cilëve kisha ikur pa leje. Ai ishte shumë i mërzitur dhe i frikësuar. Ai nuk më pa, e unë hipa në kerrin e tij. Kur më pa, e ndali qerren dhe më tha: “Allahile, a je Raufi, ose po më shtiret ndonjë dreq në formën tënde?!” Unë iu përgjigja, “Dreq nuk jam, po vetë Raufi, që ika prej jush në mëngjes, kur ishit duke marrë dru”. “Po ku ishe gjithë ditën?!” Unë i tregova fill e për pe. Ai më tha: “A e din ti, se babai yt dhe krejt katundi kanë dalë dhe po të kërkojnë? Tash, shka do me i thanë babës?” Babai kur më pa, më pyeti se ku isha? Unë i tregova që na e kishin djegur shtëpinë, na e kishin marrë gjithë pasurinë dhe kafshët dhe se i kishin therë partizanët. Po atë natë, mbasi ra terri mirë, me babanë e morëm rrugën për në Zhegovc për te Tahir Zhegovci, ku mbërrimë pak para mëngjesit. Pasi kemi shkuar në Turqi në vitin 1956, gjatë një bisede me babanë për ato ditë që kishim dalë prej shtëpie tërë familja, e ishim fshehur nëpër miq, e kam pyetur se çka kishte biseduar në odën e Tahir Zhegovcit me një burrë, të panjohur? Babai u befasua që e kisha mbajtur mend atë natë, e pastaj më tregoi: Tahiri më kallxoi, se si i kishte pas thënë Sinan Hasani, nga fshati Pozharan (komuna e Vitisë), kur ishte ai në male , në Livoçin e Epërm kishin pas luftuar me ushtarët italianë. Pas asaj lufte kishte ikur, e kishte shkuar te Tahir Zhegovci. Shumë kohë kishte qëndruar nëpër malet e Zhegovcit, e natën e kishte kaluar te Tahir Zhegovci. Sinani atij i kish pas thanë: “Mbasi ta
  • 67. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 66 përzëmë okupatorin gjerman, do të caktohet një qeveri për tanë Kosovën dhe do të kemi demokraci për çdo kombësi që jeton në Kosovë, po ata që i kanë duart e përgjakura, nuk do të jenë të lirë në Kosovë.” Pas asaj bisede, Tahirit i pata thanë: “Unë nuk i kam duart e përgjakuna dhe nuk kam ba kurrgja jashtë ligjit, nuk i kam ba keq askujt (fjala ishte për serbët). Tahiri ma kthej: “At’herë, paske gabue që ke luftue kundër partizanëve, sa edhe familjen i ke marrë në qafë”. “Shka me ba, i thash, ashtu tek o kanë kismet, se pa kurban nuk falet Bajrami i vogël, edhe pa gjak nuk fitohet liria. Dikush duhet të flijohet. K’si hovi, m’ka ra hise mue dhe familjes teme, për me u shkri për lirinë e shqiptarëve të Kosovës. Po, kjo nuk do të harrohet, e historia do ta pranojë mundin e hjekat tona, e unë do t’jam hero i popullit shqiptar t’ Kosovës, do të jem i pavdekshëm në historinë shqiptare. Pra, nuk pendohem për atë që kam ba, le të del ku të del. Ma përtej se vdekja me krejt familjen, s’ka shka bahet.” Këto fjalë baba Ruzhdi ia kishte thënë Tahir Zhegovcit para 70 vjetëve. Ishte fat, që unë të jem dëshmitar që fjalët e babait Ruzhdi po realizohen mbas 55 vjetëve po realizohet Pavarësia në Kosovë. Dëshirat babës Ruzhdi, për të cilat kam dëgjuar prej tij, nuk janë realizuar plotësisht. Ai kishte dëshirë që Kosova dhe territoret,ku i thuhet bukës bukë dhe ujit ujë, të bashkohen në një shtet. Sa i përket Kosovës dëshira e tij tani është plotësuar, ndërsa për viset e tjera jo.
  • 68. Rrugëtimi drejt lirisë 67 Prej Zhegovcit vazhduam për në Ponesh te daja Ahmet, sepse ata ishin nipat e dajës së babagjyshit tonë Behxhetit. Bashkë me dajën Ahmet, prej Poneshit morëm rrugën për te dajtë në Kukavicë, afër Marefcit të Madh. Në gjysmë të natës mbërrimë në katundin Lloishevc, ku hymë për të pushuar në shtëpinë e Rahman Llaishevcit. Kur arritëm para shtëpisë së tij, babai nuk e kaloi murin ku e kishte Rrahmani odën për mysafirë, por ma larg odës, ku ishte shtëpia ku jetonte familja e tij. Baba na i çeli dyert kah sokaku. Vëllai i Rrahmanit – Tahiri, na ndjeu dhe na përcjelli e na futi aty ku ishte familja e tyre. Ai tha babait Ruzhdi: “Shumë mirë ke ba që e ke kapërcye murin dhe ke hi aty ku e kemi familjen, sepse, po të kishe hi te oda e mysafirëve, ajo është plot me partizanë serbë. Me pas hy andej, e kishe marrë në qafe familjen tënde, neve dhe gjithë katundin.” Për shkak të kësaj gjendjeje plotë më rreziqe, babai Ruzhdi, së bashku me dajën Ahmet, i cili na shoqëroi deri ne Llajishevc , është kthyer në Ponesh. Na pa pushuar fare, e morëm rrugën për në Kukavicë. Vëllai i Rrahmanit, na përcolli deri në fshatin Dragovc, afër Slivovës. Pasi filloi me u zbardhë drita dhe dukeshin kodrat e Kukavicës, baba i tha Tahirit: “Tash e tutje, unë e di rrugën ndërsa ti ktheu për në Bresalc te shtëpia, ku i keni mysafirët partizanë, para se t’iu del gjumi atyre. Ti e ke krye një punë të madhe, se na ke p’shtue si neve, ashtu edhe familjen tande dhe gjithë Bresalcin.”
  • 69. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 68 Mbas gjysmë ore mbërrimë në Kukavicë. Duke hyrë në derë të shtëpisë së dajës, rastësisht u takuem me gjyshen, nënën e nënës time Salën. Ajo me mallëngjim dhe lot në sy, na futi brenda. Ajo me nënën time, me një kosh kashte në shpinë nisen kah plemja, gjoja për të marrë sanë për kafshë, sepse aty ishin të fshehur (të mbuluar me kashtë) dy vëllezërit tanë – Tefiku dhe Ferizi, njëri 19, e tjetri 17-vjeç. Ata, pasi kishte marrë fund lufta në Janjevë, kishin ikur dhe ishin strehuar te dajtë. Ata ditën ishin fsheshur në male, ndërsa natën qëndronin në plemen e dajës Bajram Hajdini, një burrë që shoku nuk i gjendej, si për trimëri e bujari. Pas një muaji, në Janjevë kishte ardhur një brigadë partizane prej Shqipërisë. Komandanti i asaj brigade, Ali Ukshini, ishte një burrë mjaft i kuptueshëm dhe trim. Derisa ishte në Janjevë, shtabin e kishte vendosur në shtëpinë e mixhës tonë – Lutfiut, i cili ishte një burrë i mençur, i logjikshëm, ishte bërë mik me komandantin dhe e kishte fituar besimin e tij. Duke pasur besim në te, mixha i tregon se Ruzhdiu, vëllai i tij, kishte luftuar kundër brigadës së partizanëve të Vrajës dhe se tani është arratisur në male bashkë më familjen. “Si e ka ba le ta hjek.” Por, edhe dy djemtë, janë në mal, sepse nuk guxojnë të dorëzohen. Atë e pyet: “A je në gjendje të më ndihmosh, që t’i dorëzojmë në brigadën tënde dhe ata t’i bashkohen ushtrisë tuaj. Unë po të garantoj me kokë, që nuk do të tradhtohesh, as nga unë, as nga ata dy djemtë e ri, që pa faj kanë mbetur në male?”
  • 70. Rrugëtimi drejt lirisë 69 Komandanti i përgjigjet: “Unë, fare mirë e kam të njohur situatën dhe të besoj për çdo fjalë, sepse je i sinqertë, besnik dhe i drejtë. Menjëherë lajmëroi ata që të vinë te unë, të dorëzohen dhe do të jenë pjesëtarë të brigadës sime”. Mixha Lutfi, i kish pas lajmëruar të dy vëllezërit e mi dhe ata shkojnë në Janjevë natën. Mixha Lutfi ia dorëzon komandantit shqiptar, në odë, ku e kishte selinë. Në mëngjes, të shoqëruar prej dy partizanëve shqiptarë, kishin shkuar në Stacionin e Milicisë të kisha e Janjevës. Duke shkuar te Stacioni, banorët e Janjevës i kishin parë, prandaj përhapet lajmi se djemtë e Ruzhdiut i kishin zënë dhe i dërguan në Stacionin e Milicisë. Por, pas gjysmë ore, vëllezërit tanë, pasi ishin veshur me rroba të ushtrisë partizane shqiptare dhe në kokë i kishin vërë kapelat e partizanëve si të gjithë të tjerët me yll në ballë, me pushkë në krah dalin në qytet. Lajmi i ri përhapet në tërë vendbanimin, se djemtë e Ruzhdiut u banë partizanë të armatosur dhe kanë hyrë në brigadë. Pas një kohe, brigada shqiptare shkon në Prishtinë dhe u bashkohen brigadave të Fadil Hoxhës dhe të Shaban Polluzhës. Mbas disa ditësh, ajo brigadë, prej Prishtine nisen në drejtim të Podujevës, e prej andej për Serbi, për t’i ndjekur gjermanët deri në kufirin e Austrisë. Fadil Hoxha, i cili kishte shaluar kalin e mulla Selmanit nga Llugaxhia, po i printe brigadës. Kur kishte arritur në Merdar, Shaban Polluzha, i çon fjalë Fadilit të takoheshin. Fadil Hoxha, mbas një kohe shumë të shkurtër kthehet te Shabani, i
  • 71. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 70 cili ishte në fund të brigadës. Shabani e pyet Fadilin: “Ku jemi tue shkue?” “Po vazhdojmë për Serbi për t’i ndjekur gjermanët” edhe pse dihej, se gjermanët kishin shkuar me mjetet e tyre në kufirin e Austrisë.” Në atë moment Shabani i thotë Fadilit: “Ju e dini se me Milladinin dhe Dushan Mugoshën, jemi marrë vesh, që ku i thonë bukës bukë, me qenë Shqipni, e jo Serbi. Unë prej këtu, nuk vazhdoj për Serbi!” Fadil Hoxha, me një pjesë të brigadës ndahen dhe vazhdojnë për në Serbi, kurse Shaban Polluzha kthehet me të tjerët për Drenicë. Ata që ishin me Shaban Polluzhën, luftuan kundër brigadave serbe e malaziase dhe kundër brigadave partizane të Shqipërisë, dhe shumica e tyre u flijuan për lirinë ë Kosovës.[25 ] Kështu, Kosova iu dorëzua serbëve dhe ashtu mbet deri në vitin 1999, që do të thotë se 55 vjet mbet nën sundimin e serbëve. Dihet mirë, se ata që ishin me Fadil Hoxhën, vazhduan rrugën nëpër Serbi dhe shkojnë deri në kufirin e Austrisë, te Maribori dhe liqeni Bled në Slloveni. Në atë kohë, shumë shqiptarë duke qenë ushtarë, serbët i kanë ekzekutuar, sikurse i kanë vrarë dhe ekzekutuar shqiptarët në Kosovë. Njëra ndër tragjeditë më makabre gjatë luftës, ishte ajo që ndodhi në Tivar të Malit të Zi. 25 NëLuftën e Drenicës, e cila u zhvillua gjatë muajve janar- shkurt1945. Përkrahësit e Shaban Polluzhës, kanë luftuar kundër disa brigadave serbo-malaziase dhe kundër disa njësive që quheshin brigada vullnetare partizane shqiptare të Kosovës.... (vër. e redaktorit).
  • 72. Rrugëtimi drejt lirisë 71 Për këto dhe për raste të tjera të ngjashme, është folur shumë pas luftës. Por, siç rrëfente Rauf Bilgiçi, vrasje mizore kishin ndodhur edhe gjetiu. Kështu, siç kishte treguar edhe Beqir Lutfi Bikliqi, ai personalisht kishte qenë dëshmitar i pushkatimit të njerëzve në Maribor, vetëm e vetëm pse ishin shqiptarë. Derisa po rrëfente për ato raste, atij sytë i mbusheshin me lot[26]. 4. Rrëfimi i Rauf Bilgiçit për travajet e babait të tij - Ruzhdiut Shumë kujtime janë ruajtur për peripecitë e babait tim Ruzhdiut, i cili pas këtyre ngjarjeve, fshihej në malet e Marevcit, të Hanrovcit dhe Zllashit. Ato, ende i kam të freskëta. Baba Ruzhdi, qëndronte në ato male, sepse e tërë familja e tij, plot një vit, ishin të strehuar në fshatin Kukavicë [27] te daja Bajram Hajdin Rexhepi. Ai gjithë kohën qëndronte afër dhe kujdesej për të mos na ndodhur ndonjë e keqe. Për këtë arsye, atë e kujtojmë me mall e respekt të madh, sepse për neve ishte prindi i dytë. Ai, duke na mbrojtur neve, e ka rrezikuar veten dhe tërë familjen (fjala është pë dajën Bajram). Baba Ruzhdi, burrave të katundit Kukavicë dhe të atyre rreth tij, iu kishte thanë: “Në qoftë se e 26 Kështu ka shkruar Raufi, autor i kujtimeve në dorëshkrim.(vër. e redaktorit). Por, ai në fotokopjen e tekstit të botuar në një gazetë (ose revistë)?!,.. faqe 17, në tekstin “Kronika mujore”, e me titull: “Ka qenë një amanet që nuk kanë mundur ta harrojnë asnjëherë”, në dy mestituj,emrin e vet Rauf Bikliqi, siç e ka shkruar gazetari, e ka korrigjuar me dorë të vetë dhe e ka shkruar “Bilgiqi”. (vër. e redaktorit) 27 Kukavicë, fshat, tani Kukaj, i komunës së Novobërdës.
  • 73. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 72 lajmëroni dike për familjen time, se gjendet në Kukavicë të miqtë e mi, ata që informojnë, mirë le ta dinë, le ta dine se ndaj spiuneve do te ndermarre masa te rrepta,.” Për këto fjalë kishin dëgjuar gjithandej, prandaj kur vinin brigadat partizane, ata na marrshin në mbrojtje, për të mos na lënë të tubuar në një vend, për të mos rënë në ndonjë kurth. Kështu vazhdoi jeta jonë me plotë rreziqe, plotë nëntë muaj. Pas nëntë muajve, qeveria e Titos, mori vendim për amnisti, sipas të cilës, do të ndiqeshin ata që janë fajtorë, kurse fëmijët dhe të afërmit e tyre do të jenë të lirë dhe nuk do t’i shqetësojë askush. Anëtarët e familjes, pos babait Ruzhdiut, më në fund ishim të lirë dhe lëviznim lirisht. Nana Mihrije dhe unë, që në atë kohë isha 10 vjeçar, shkuam në Janjevë. Një kohë jetuam në shtëpinë e mixhës Lutfi. Mixha Fahri e lajmëroi Muhedinin, të cilin e kishte kushëri të parë dhe të cilin pushteti i saj kohe e kishte emërua k’shilltar të vendbanimit. Ruzhdiu asht fajtor, kurse me juve nuk kemi punë, na thanë. Kjo për neve ishte një lehtësim, sepse dy vëllezërit tanë ishin në brigadat partizane që momentalisht ishin në Maribor të Sllovenisë, duke luftuar kundër gjermanëve. Më vonë, nga Kukavica i morëm motrat dhe vëllain Veliun, që ishte pesë (5) vjeçar. Prej asaj kohe jetonim në shtëpinë e xhaxhait pa frigë, derisa u kthyen vëllezërit në vitin 1947, pasi e kishin kryer shërbimin ushtarak. Jetën e vazhduam nën robërinë jugosllave, në Kosovën e cunguar e të pushtuar. Edhe pse jetonim,
  • 74. Rrugëtimi drejt lirisë 73 kishe të lirë, prapë, vazhdimisht kishim presione prej qeverisë dhe njerëzve të UDB-s, të cilët na nxitnin që të shkojmë në Turqi, sepse jepej e drejta për të shkuar atje. Legjenda: Familja Bikliqi (Janjevë, 1954) - Nga e majta në këmbë – Tefiku (djali i madh), Raufi, (djali i dytë), Selvinazja (motra e Raufit), Bajrami (daja), Veliu (djali i tretë – me kasketë); Ulur: Naxhija (bashkëshortja e Tefikut), Mihrija (nëna e tyre); Bahrija, (bashkëshortja e Raufit) Jeta jonë ishte e tillë deri në vitin 1956, kur na u lejua shkuarja në Turqi, në shkretinat e Anadollit, si shumë shqiptarë të Kosovës.
  • 75. Rauf Bilgiçi &Zenun Rexhepi 74 5. Përjetimet e të arratisurve në male gjatë vitit 1945 Në vazhdim ca kujtime lidhur me problemet dhe sakrificat e atyre që dy-tre vjet ishin në radhët e njesitevë të Mbrojtjes Kombetarë të Kosovës, të cilët i quanin“ballistë”. Peripecitë më të mëdha ata i kanë pasur gjatë vitit 1945, që kanë kaluar në malet e Marefcit e gjetiu, para se të shkonin në Greqi, ashtu siç ka treguar babai Ruzhdiu. Ai shpesh herë ishte ndarë nga çeta e Adem Gllavicës, me të cilin ka pasur lidhje të ngushta sepse ishte njëri i besueshëm i tij. Baba Ruzhdi, një ditë shkon të shtëpia e Bahtir Kukavicës (tani Kukaj). Në odë i gjen 8 partizanë, të cilët i kërkonin dhe ndjeknin ballistat. Sava i Mukatës, ishte fqinj me miqt e Ruzhdiut. Kur Ruzhdiu e hapë derën e odës, Bahtiri mundohet t’i japë shenjë Ruzhdiut, se duhet të largohet sa ma parë, i drejtohet me zë të lartë: “Shko more njeri n’mal, se ju kishte ra uki dhenve tua!” Po, e merr si shaka. Hyn brenda dhe e pin një kafe. Sava me shoqëruesit, e kishin të qartë se Ruzhdiu ishte “ballist”, por nuk kishin guxim të reagonin, sepse Ruzhdiu dhe dy djemtë e tij ishin të armatosur. Tefiku, djali që ishte me babanë, e kishte një pushkë te re italiane, kurse komandanti i partizanëve një pushkë serbe, “Kragujevkë”. Ai thotë: “Pushka e këtij djalit më duhet mue, për me i ndjekë ballistat. Ti merre pushkën time!” Porsa i pinë kafet,babai Ruzhdi qohet në këmbë dhe i thotë Komandantit: “Kjo pushkë
  • 76. Rrugëtimi drejt lirisë 75 është e djalit tim. Kjo me duhet mue, kurse ti atë tanden merre e shtine në prapanicë!”. Bahtiri, i cili ishte në pozitë shumë të palakmueshme, i kthehet Ruzhdiut duke i thënë: “Bre thi! Shko se pot’i han ujku dhent. Mos fol ma shumë, e mos na nxjerr telashe!”. Pasi e kishte marrë pushkën e djalit të tij Tefikut, Baba dhe vëllezërit, ishin larguar prej andej. Herën e dytë, i kujtohet Raufit, unë isha tue i ruejt delet me një bari tjetër. Baba kishte ardhë te mulliri i Zeqë Kukajt (atëherë quhej Kukavicë, tash Kukaj), që ishte i fundit ndër katër mullinjtë, që ishin të radhitur në përroin e asaj gryke. Përmes një djali, ai kishte kërkuar që të shkoja të takohesha me të. Unë shkova atje, ndejta pak me babanë dhe biseduam. Më pyeti për nanën dhe për vëllezërit. I tregova se janë mirë. Mbasi baba më përqafoi me mallë, shkova te delet. Kur arrita te mulliri i tretë, prej së largu i kam parë disa partizanë që po shkonin kah mulliri ku ishte babai. Mbeta i stepur dhe me frikë se do ta zënë babain, do ta vrasin, apo do ta lidhin dhe do ta dërgojnë në burg. Mbas një kohe, ata dolën prej mullirit, por babain nuk e kishin marrë. Më vonë daja më ka treguar, se babai, kur i kishte parë partizanët që po shkonin kah mulliri në të cilin ishte, e kishte pas fshehur armën e tij në një thes me drith, e ishte bërë me miell, për të lënë përshtypjen se ishte mullisi. Kur hynë partizanët në mulli, ai i pret pa dhënë shenja frike. Udhëheqësi i grupit i thotë: “Srečan ti rad vodeničare!” (Punë e mbarë mullis!). Babai ia