SlideShare a Scribd company logo
1 of 12
Download to read offline
1
AHMET Hysen HOXHA
Përkujtim në 22 vjetorin e rënjes së Ahmet Hoxhës - HERO I KOSOVËS
Ahmet Hoxha u lind me 12.06.1945 në fshatin Pleshinë në një familje të njohur e patriotike.
Të shkruash për veprimtarinë patriotike të Ahmet Hoxhës, duhet të jeshë njohës i mirë i
veprimtarisë së tijë jetësore që nga bankat e shkollës së mesme Normale ,,Zenel Hajdini” në Ferizaj.
Ndërsa unë do të mundohem të shkruaj pak nga ato që di, e pak nga rrëfimet e të tjerëve.
Ahmet Hoxha deri sa ishte nxënës i Normales, ka provua të dilte në Shqipëri me disa shokë. Siç
dihej atëherë, e që e mbaj mend edhe unë, ata kanë arrijtë të dalin përtej kufirit por organet e sigurimit
shqipëtar i kapin dhe i dorëzojnë te sigurimi Jugosllav. Mirëpo pasi i kthejnë në Ferizaj në SUP-in e
atëhershëm, aty gjenden njerëz të cilët edhe në atë regjim, në ato rethana, kanë ndihmua sa kanë mundur
popullin e vet.
Në shkollën normale drejtor ka qenë Fejzullah Çerkini, i cili me autoritetin e vet ka ndikua në
strukturat komunale që Ahmeti me shokë të lirohej, kuptohet me dënimin më të vogël, disa ditë burgim, e
që në raste të tilla njerëzit dënoheshin si nacionalist, iredentist,.. e çka jo tjetër, me vite burg.
Për zbutjen e dënimit dhe lirimin e tyre ka ndihmua përtej mundësive të tij edhe Nezir Qerimi,
inspektor në sekretariatin e punëve të brendshme, SUP-in e atëhershëm, i cili ka qenë me autoritet në
2
popull. Ai në mënyrë të heshtur, nga pozicioni që ka pasur, në forma të ndryshme u ka ndihmua
shqipëtarëve të nxirren sa më lehtë nga kthetrat e shovenistëve të tërbuar sërb. Edhe në rastin e Ahmetit,
ky u angazhua me ta dhe me disa sharje, bërtitje në prezencë të kolegëve sërb, e ka minimizua problemin,
gabimin e nxënësve duke e arsyetua si të paqëllimshëm, një lloj avanture e fëmijëve..
Kështu Ahmeti qysh si nxënës ka shprehë pakënaqësitë e veta me pushtetin e atëhershëm, ka
shprehë patriotizmin dhe atdhedashurinë e tij.
Këtë urrejtje, pakënaqësi ndaj pushtetit sërbosllav, sigurisht Ahmeti edhe e ka trashëgua nga
familja, përkatësisht nga babai i vet Hysen Hoxha, i cili gjatë dhe pas luftës së dytë botërore ishte aktivist
i Ballit Kombëtar bashkë me shumë atdhetarë shqipëtarë, si: Adem Gllavica, Qazim Lugaxhia, Gjon
Serreqi, Hysen Tërpeza, Avdyl Dura, e shumë të tjerë.
Siç është e njohur, pas fitores së koalicionit komunist, ku ishte rrjeshtua edhe shteti ëmë Shqipëria
dhe Jugosllavia, këta patriot, nacionalistë shqipëtarë, ishin të detyruar të arratisen nga vendi i tyre për të
shpëtuar kokën sepse ishin të ndjekur nga regjimi sërbosllav në Kosovë, por edhe në Shqipëri nuk guxonin
të shkonin për shkak të lidhjeve vëllazërore që kishin bërë komunistët shqipëtarë me komunistët Jugosllav.
Kështu, shumica e këtyre atdhetarëve, njerëzit më të shquar të kombit shqipëtar, u shpërndanë pas shumë
sakrificave, nëpër shtete të botës. Ndërsa Hysen Hoxha me disa shokë, kanë mbetë në vend duke u strehua
nëpër male, në strehimore të improvizuara, duke i ndërrua ato shumë shpeshë, ngase pushteti i zbulonte
3
me ndihmën e bashkëpunëtorëve, spiun shqipëtarë. Siç tregonte Hysen Hoxha në një emision dokumentar
televiziv (linku: https://www.youtube.com/watch?v=CR5LjQoXo2c ), ata kalonin ditë të tëra pa ngrënë,
në të ftohët, borë e acar dhe gjithnjë me frikën se po kapen. Kjo gjendje e rëndë e tyre ka vazhdua për më
shumë se tre vite kur pushteti i Titos shpalli një amnisti dhe këta u dorëzuan.
Për Ahmet Hoxhën edhe Unë mund të evokoj disa detaje nga raporti familjar që kemi pasur. Ai ka
qenë djalë i hallës sonë, nip i yni. Unë edhe pse në moshë më i ri se ai për afër 10 vite i kujtoj disa detaje
nga koha kur ai ishte nxënës i Normales në Ferizaj. Udhëtonte çdo ditë në relacionin Pleshinë-Ferizaj dhe
anasjelltas, por shumë shpeshë ndalej te ne në Zaskok, jo vetëm se i kishte dajët por shumë herë vinte për
shkak të motrës time Nurije Çerkini e cila ishte gjithashtu në Normale me mësime, e për shkak se mësimi
bëhej pas dite (natën), Ahmeti e shoqëronte ate deri në shtëpi. Kishte raste tregon motra që, Ahmeti
dëshironte të ndalej me shokë në qytet pas mësimit, atëherë për mos me lënë vetëm, vinte deri në Zaskok
me të dhe kthehej menjëherë në Ferizaj për tu takua me shokët, por asnjëherë nuk ka ndodhë që të mos i
bëjë shoqëri motrës deri në shtëpi, përveç në rastet kur motra ndalej te axha Fejzullah Çerkini në Ferizaj.
Ahmeti ishte një tip i qetë, i dashur, i shoqërueshëm, i hareshëm, vështirë ka qenë atë dikush me
nervozua. Por kur i teprohej reagimi i tij ka qenë shumë i vrullshëm, por prap i arsyeshëm. E ka respektua
veçanërisht shumë farefisin. Njerëzit e afërm i ka vizitua shpeshë. Ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm
në veçanti me dajën e tij Sylejman Çerkinin, e ka dashur dhe respektua shumë. Edhe babai im e ka dashtë
shumë Ahmetin, më së shumti e çmonte sinçeritetin dhe vendosmërinë e tij, si dhe respektin që kishte për
të. Kisha bindjen se Ahmeti për çfarëdo problemi që kishte vinte dhe këshillohej me babën tim. Ai shumë
herë kur ishte i ngarkuar më shumë me mësime, rrinte disa ditë te ne sepse mund të mësonte më i lirë nga
punët e përditshme të fushës në shtëpi të vet. Ahmeti më duket ka qenë i lindur për fiskulturant, i
zhdërvjelltë. Gjatë kohës sa rrinte te dajët, ai në kopshtin tonë të mbushur me pemë, kacavirrej nëpër degë
dhe bënte ushtrime, bënte sallto të jashtëzakonshme, për mua të rrezikshme. E ka dashtë shumë artin
figurativ. Ka qenë një piktor i lindur me talent. Pikturonte dhe vizatonte në çdo vend ku i vinte mundësia.
Deri vonë kanë figurua vizatimet e tij në drrasat e një hambari.
Qëndrimi më i shpeshtë në Zaskok te dajët ka vazhdua pas mbarimit të normales, sepse është
punësua si arsimtar në Shkollën fillore të Zaskokut, ku babai im Sylejman Çerkini ishte drejtor, kështu që
edhe Ahmeti tani vinte më shpeshë me dajën e tij.
Ahmetin kam pasë rast ta njoh edhe si kolegë pune në shkollën e mesme të mësimit të orientuar,
QAM-on në vitet 1981 deri 1983, në kohën pas demostratave, kur bëhej diferencimi famëkeq. Ai mbante
lëndën e edukatës fizike, ndërsa unë një lëndë zgjedhore për nxënësit e orientuar për teknikë. Edhe në këtë
kohë të rëndë kur pushteti bënte diferencime, Ahmeti është dallua në kundërshtimin e këtyre metodave
shoveniste të diferencimit të kuadrove të pakta shqiptare.
4
Ahmet Hoxha asnjëherë nuk pushoi së kundërshtuari qëllimet e errëta sllavokomuniste sërbe,
sidomos në arsim. Kështu kur pushteti i Millosheviqit, deshti të na imponojë planprogramet mësimore
sërbe, Ahmeti u kacafyt me inspektorët sërb në lokalet e Shkollës së mesme ,,Zenel Hajdini” duke ua
rrëmbye ditarët nga duart. Mirëpo nga kjo kacafytje, Ahmeti u dënua me dy tre muaj burgim ku u torturua
dhe keqtrajtua mizorisht.
Gjatë kohës sa ishte profesor i edukatës fizike Ahmeti ishte i dashur dhe i repektuar në çdo mes si
nga ana e kolegëve ashtu edhe nga nxënësit e tijë. Dëshira e tijë gjithmonë ishte që të kalisë nxënës me
mendje dhe zemër të shëndoshë. Ai në vazhdimësi merrej me trajnimin e nxënësve në sporte të ndryshme.
Ishte trainer i klubit të futbollit të fshatit Pleshinë, trajner i hendbollit për femra të Ferizajt për
shumë vite me të cilat fitoi në shumë gara. Ishte themelues, lojtar dhe trainer i Klubit të pingpongistëve të
Ferizajt, klub i cili për nder të tij, tani e sa vite organizon turnirin ndërkombëtar për pingpong ,,Ahmet
Hoxha” tani më tradicional, etj. Angazhimi i Ahmetit me të rinjë me aktivitete sportive, siç shihet më vonë
ishte edhe një lloj kamuflimi i aktivitetit të tij patriotik.
Me fillimin e lëvizjeve demokratike në Kosovë (të parat në ish Jugosllavi) me formimin e Lidhjes
Demokratike të Kosovës, nën udhëheqjen e Dr.Ibrahim Rugovës, Ahmet Hoxha u radhit ndër të parët.
Ai ishte ndër të parët në grupin e parë që shkoi për stërvitje ushtarake në Shqipëri në shtator të vitit
1991. Pas kthimit nga Shqipëria, Ahmeti do të jetë udhëheqës grupi për organizimin dhe aftësimin edhe të
grupeve tjera. Ahmet Hoxha për regjionin e Ferizajt me rrethinë, Salih Çeku për Dukagjin, Adem
Jashari për Drenicë dhe Zahir Pajaziti për Llap, ishin këta katër udhëheqësit e parë të organizimit të
luftës në Kosovë.
Ahmet Hoxha në grupin e veprimtarëve për stërvitje ushtarake në Shqipëri në vitin 1991
5
Këta katër, tani dëshmorë të Kosovës, ishin në kontakt të përhershëm dhe gjithë këtë veprimtari e bënin në
konspiracionin më të thellë. Shpërndarjen e armëve dhe përgatitjet për luftë i kishin bërë me kohë.
Mirëpo edhe Ahmeti si edhe shumë të rinjë shqipëtar, zbulohet nga regjimi sërbosllav. Kështu
ditën e fundit kur ishte gati të dilte në mal së bashku me shokët, me 25 qershor 1998, ai burgoset nën
akuzën se ishte pjesëtar i UÇK-së. U mbajt në paraburgim në burgun e Prishtinës dhe të Gjilanit, ku iu
nënshtrou torturave ç´njerëzore, por Ahmeti qëndroi i papërkulur.
Gjatë qëndrimit në burgun e Gjilanit e ka vizitua rregullisht familja e tij. Gjatë një vizite të familjes
ku zakonisht shkonte gruaja e tij Fevzija, babai Hyseni e ndonjëri vëlla, Ahmeti ka kërkua që herën e
ardhshme të ia sjellin dajën e tij të dashur Sylejman Çerkinin.
Sylejmani pas kësaj e ka vizitua disa herë Ahmetin në burgun e Gjilanit dhe sa herë që është kthy
në shtëpi, është vërejtë dhimbja dhe mërzia e tij e madhe, gjë që ka lënë të kuptohet se ai din diçka më
shumë se të tjerët për Ahmetin.
Se Ahmeti është torturua brutalisht përtej çdo mase, e ka mësua familja në një rast të vizitës, kur
Ahmeti nuk ka pranua të dalë për vizitë edhe pse familjarët e kanë pritë. Ato ditë ishte ushtrua një dhunë
shtazarake mbi Ahmetin në çdo pjesë të trupit. Kishte pasur plagë të hapur edhe në kokë, tronditje në tru.
Ahmeti është torturua sistematikisht gjatë gjithë kohës së qëndrimit në paraburgim.
Me 5 shkurt të vitit 1999, në Gjykatën sërbosllave në Prishtinë zhvillohet gjykimi i grupit të
Ferizajt. Të akuzuar ishin 26 veta, prej të cilëve të arrestuar ishin 13 veta. Prej këtyre të arrestuarëve, tre
janë vra nga torturat mizore gjatë hetuesisë.
6
Për të përcjellur gjykimin në Prishtinë, me 5 shkurt kishin shkuar edhe familjarët e të burgosurëve.
Ndër ata që unë i kam njohur ka qenë bashkëshortja e Sylejman Bytyqit- kolegë i imi i punës nga SHLT
në Ferizaj, babai i Ylber Topallit, familjarët e Ahmet Hoxhës (Hysen Hoxha –babai i Ahmetit, Sylejman
Çerkini-daja i Ahmetit, vëllau i madh i Ahmetit-Zejnullah Hoxha, Gafurr Tasholli, Agimi-djali i
Zejnullahut dhe unë). Aty ishin edhe familjarët e të burgosurëve tjerë, të cilët nuk më kujtohen.
Ishte dimër, të gjithë ne pritnim aty diku pak përtej ndërtesës së Bankës (tani Qeveria), pak përtej
hotelit Union. Filluam të lëvizim teposhtë për të shkua te Gjykata Komunale, mirëpo forcat policore kishin
marrë masat dhe nuk na lejuan, për më tepër kërkuan që të kthehemi prapa deri te banka. Në ktë situatë
kur ishim pa zgjidhje, gruaja e Sylejman Bytyqit, Hanifja veproi. Aty pari kaloi me një automobil të
UNESKOS apo OSBE(nuk jam i sigurtë) veprimtarja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq e cila e njihte
Hanifen, sigurisht nga vizitat nëpër burgje të ndryshme që ka qenë Sylejmani edhe më herët. Meqenëse
ajo shoqërohej nga veprimtarë tjerë të UNESKOS, pas bisedës me Hanifen, intervenoi te strukturat
policore dhe na e mundësoi pjesëmarrjen, me numër të kufizuar. Kështu për Ahmetin, Hysen Hoxha,
Sylejman Çerkini, Zejnullah Hoxha dhe Unë, pasi më dhanë përparësi (gjithnjë kam qenë falënderues për
profesorin tim Gafurr Tashollin, vëlla i Fevzijes gruas së Ahmetit, që më dha mua përparësinë).
Pasi hymë disi në gjykatë, filluan ti sillnin me radhë të burgosurit të dërmuar nga torturat, sejcili
më keq se tjetri. Ndër ata që më kujtohen ishin: Ahmet Hoxha, Sylejman Bytyqi, Xhavit Zariqi, Besim
Zymberi, Ylber Topalli, Enver Topalli, Agim Reçica, ..të tjerët.
Për ti mbrojtë këta djem, avokatët shqipëtar kishin krijua një grup vullnetar. Ndër ta ishin: Bajram
Kelmendi, Rifat Abdullahu, Alishefik Spahiu, Halil Ilazi, Abdylselam Xheladini, e tj.
Aty si përkthyes kishin caktua një femër, e cila përveç që nuk bënte përkthim të mirë, e vononte
procesin, kështu që më kujtohet që kur i erdhi radha Sylejman Bytyqit, ai refuzoi përkthyesen dhe u
mbrojt vet shumë mirë dhe shumë shpejtë dhe i hodhi krejtësisht të pa baza akuzat e prokurorit, i bllokoi
(por kot vendimin e kishin marrë më herët).
Të gjithë të akuzuarit në ktë aspekt u mbrojtën shumë mirë.
Kur e sollën Ahmet Hoxhën aty në sallë, e pamë që kishte një fashë të madhe në kokë dhe mundohej të
tregohej mirë. Mirëpo nga torturat e pandërprera ai me vështirësi qëndronte në këmbë dhe vërehej se
kishte një tronditje, por megjithatë qëndroi i fortë dhe iu përgjegj prokurorit me ton të ashpër dhe me një
farë forme ua bëri me dije se akuzat e tyre ishin të pabaza dhe imponuese, kur në mes tjerash tha: ,,... beli
papir trpi svašta”. Por kot, fashistët sërb gjykimin e kishin bërë vetëm sa për tu arsyetua para organizatave
ndërkombëtare që vepronin ato ditë në Kosovë.
Vetëm dy u liruan gjatë gjykimit, tre ishin vrarë gjatë hetuesisë nga torturat, ndërsa të gjithë tjerët
u dënuan me ka disa vite burg, për të vazhduar torturat çnjerëzore.
7
Sipas shumë vlerësimeve, grupi i Ferizajt ishte cilësuar si më i torturuari në ish Jugosllavi, nga viti 1945.
Ahmet Hoxha u dënua me 5 vite burg dhe vazhdoi vuajtjen e dënimit në burgun e Gjilanit. Mirëpo
menjëherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së policia sërbe, shumicën e të burgosurve shqipëtar i
barti në burgun e Dubravës afër Istogut.
Ndër ta edhe Ahmet Hoxhën i cili u vra në Masakrën e Dubravës, me 21 maj 1999.
Vajzat, gruaja dhe motra e Ahmet Hoxhës në ceremoninë e varrimit
8
Varrimi i dëshmorit Ahmet Hysen HOXHA me pjesëmarrje masive të popullit dhe me ceremoni ushtarake
9
10
Zejnullah Hoxha-vëllau i madh i Ahmetit, Hysen Hoxha – babai i Ahmetit, Naim Beka- dëshmor i
Kosovës, nip i Ahmetit
Në ceremoninë e varrimit të dëshmorit Ahmet H. HOXHA
11
Sylejman Çerkini- daja i Ahmet Hoxhës në ceremoninë e varrimit
12
Besa HOXHA-luftëtare në UÇK, vajza e dëshmorit Ahmet Hoxha, me fjalim emocional dhe burrëror
Ishte një humbje e madhe vrasja e Ahmet Hoxhës. Por ngushëllimi dhe krenaria vjen nga thënja:
Kush ka rënë për atdhe, nuk ka vdekur por ka le!
21.05.2021 Fatmir S. Çerkini
Zaskok

More Related Content

What's hot

Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIMarjan DODAJ
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Ramiz Ilazi
 
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesAkademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesMarjan DODAJ
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptarealbioni
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIMarjan DODAJ
 
Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3fidani123
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Marjan Dodaj
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarENKELEDA SINJARI
 

What's hot (10)

Histori
HistoriHistori
Histori
 
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLIDaniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
Daniel GAZULLI mbi 85 vjetorin e vrasjes se Don Gjon GAZULLI
 
Punim seminarik-2
Punim seminarik-2Punim seminarik-2
Punim seminarik-2
 
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjesAkademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
Akademik Dr Fehmi Agani ne 12 vj. e vrasjes
 
Isa boletini
Isa boletiniIsa boletini
Isa boletini
 
Histori Shqiptare
Histori ShqiptareHistori Shqiptare
Histori Shqiptare
 
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLIFeja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
Feja dhe flamuri - DANIEL GÀZULLI
 
Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3Monografia Pjesa 3
Monografia Pjesa 3
 
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
Akademik Mark Krasniqi -Nderi i Kombit do te mbetet shembull frymezimi (shkri...
 
Fillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptarFillesat e arsimit shqiptar
Fillesat e arsimit shqiptar
 

AHMET Hysen HOXHA - Dëshmor i Kombit

  • 1. 1 AHMET Hysen HOXHA Përkujtim në 22 vjetorin e rënjes së Ahmet Hoxhës - HERO I KOSOVËS Ahmet Hoxha u lind me 12.06.1945 në fshatin Pleshinë në një familje të njohur e patriotike. Të shkruash për veprimtarinë patriotike të Ahmet Hoxhës, duhet të jeshë njohës i mirë i veprimtarisë së tijë jetësore që nga bankat e shkollës së mesme Normale ,,Zenel Hajdini” në Ferizaj. Ndërsa unë do të mundohem të shkruaj pak nga ato që di, e pak nga rrëfimet e të tjerëve. Ahmet Hoxha deri sa ishte nxënës i Normales, ka provua të dilte në Shqipëri me disa shokë. Siç dihej atëherë, e që e mbaj mend edhe unë, ata kanë arrijtë të dalin përtej kufirit por organet e sigurimit shqipëtar i kapin dhe i dorëzojnë te sigurimi Jugosllav. Mirëpo pasi i kthejnë në Ferizaj në SUP-in e atëhershëm, aty gjenden njerëz të cilët edhe në atë regjim, në ato rethana, kanë ndihmua sa kanë mundur popullin e vet. Në shkollën normale drejtor ka qenë Fejzullah Çerkini, i cili me autoritetin e vet ka ndikua në strukturat komunale që Ahmeti me shokë të lirohej, kuptohet me dënimin më të vogël, disa ditë burgim, e që në raste të tilla njerëzit dënoheshin si nacionalist, iredentist,.. e çka jo tjetër, me vite burg. Për zbutjen e dënimit dhe lirimin e tyre ka ndihmua përtej mundësive të tij edhe Nezir Qerimi, inspektor në sekretariatin e punëve të brendshme, SUP-in e atëhershëm, i cili ka qenë me autoritet në
  • 2. 2 popull. Ai në mënyrë të heshtur, nga pozicioni që ka pasur, në forma të ndryshme u ka ndihmua shqipëtarëve të nxirren sa më lehtë nga kthetrat e shovenistëve të tërbuar sërb. Edhe në rastin e Ahmetit, ky u angazhua me ta dhe me disa sharje, bërtitje në prezencë të kolegëve sërb, e ka minimizua problemin, gabimin e nxënësve duke e arsyetua si të paqëllimshëm, një lloj avanture e fëmijëve.. Kështu Ahmeti qysh si nxënës ka shprehë pakënaqësitë e veta me pushtetin e atëhershëm, ka shprehë patriotizmin dhe atdhedashurinë e tij. Këtë urrejtje, pakënaqësi ndaj pushtetit sërbosllav, sigurisht Ahmeti edhe e ka trashëgua nga familja, përkatësisht nga babai i vet Hysen Hoxha, i cili gjatë dhe pas luftës së dytë botërore ishte aktivist i Ballit Kombëtar bashkë me shumë atdhetarë shqipëtarë, si: Adem Gllavica, Qazim Lugaxhia, Gjon Serreqi, Hysen Tërpeza, Avdyl Dura, e shumë të tjerë. Siç është e njohur, pas fitores së koalicionit komunist, ku ishte rrjeshtua edhe shteti ëmë Shqipëria dhe Jugosllavia, këta patriot, nacionalistë shqipëtarë, ishin të detyruar të arratisen nga vendi i tyre për të shpëtuar kokën sepse ishin të ndjekur nga regjimi sërbosllav në Kosovë, por edhe në Shqipëri nuk guxonin të shkonin për shkak të lidhjeve vëllazërore që kishin bërë komunistët shqipëtarë me komunistët Jugosllav. Kështu, shumica e këtyre atdhetarëve, njerëzit më të shquar të kombit shqipëtar, u shpërndanë pas shumë sakrificave, nëpër shtete të botës. Ndërsa Hysen Hoxha me disa shokë, kanë mbetë në vend duke u strehua nëpër male, në strehimore të improvizuara, duke i ndërrua ato shumë shpeshë, ngase pushteti i zbulonte
  • 3. 3 me ndihmën e bashkëpunëtorëve, spiun shqipëtarë. Siç tregonte Hysen Hoxha në një emision dokumentar televiziv (linku: https://www.youtube.com/watch?v=CR5LjQoXo2c ), ata kalonin ditë të tëra pa ngrënë, në të ftohët, borë e acar dhe gjithnjë me frikën se po kapen. Kjo gjendje e rëndë e tyre ka vazhdua për më shumë se tre vite kur pushteti i Titos shpalli një amnisti dhe këta u dorëzuan. Për Ahmet Hoxhën edhe Unë mund të evokoj disa detaje nga raporti familjar që kemi pasur. Ai ka qenë djalë i hallës sonë, nip i yni. Unë edhe pse në moshë më i ri se ai për afër 10 vite i kujtoj disa detaje nga koha kur ai ishte nxënës i Normales në Ferizaj. Udhëtonte çdo ditë në relacionin Pleshinë-Ferizaj dhe anasjelltas, por shumë shpeshë ndalej te ne në Zaskok, jo vetëm se i kishte dajët por shumë herë vinte për shkak të motrës time Nurije Çerkini e cila ishte gjithashtu në Normale me mësime, e për shkak se mësimi bëhej pas dite (natën), Ahmeti e shoqëronte ate deri në shtëpi. Kishte raste tregon motra që, Ahmeti dëshironte të ndalej me shokë në qytet pas mësimit, atëherë për mos me lënë vetëm, vinte deri në Zaskok me të dhe kthehej menjëherë në Ferizaj për tu takua me shokët, por asnjëherë nuk ka ndodhë që të mos i bëjë shoqëri motrës deri në shtëpi, përveç në rastet kur motra ndalej te axha Fejzullah Çerkini në Ferizaj. Ahmeti ishte një tip i qetë, i dashur, i shoqërueshëm, i hareshëm, vështirë ka qenë atë dikush me nervozua. Por kur i teprohej reagimi i tij ka qenë shumë i vrullshëm, por prap i arsyeshëm. E ka respektua veçanërisht shumë farefisin. Njerëzit e afërm i ka vizitua shpeshë. Ishte shumë i dashur dhe i kujdesshëm në veçanti me dajën e tij Sylejman Çerkinin, e ka dashur dhe respektua shumë. Edhe babai im e ka dashtë shumë Ahmetin, më së shumti e çmonte sinçeritetin dhe vendosmërinë e tij, si dhe respektin që kishte për të. Kisha bindjen se Ahmeti për çfarëdo problemi që kishte vinte dhe këshillohej me babën tim. Ai shumë herë kur ishte i ngarkuar më shumë me mësime, rrinte disa ditë te ne sepse mund të mësonte më i lirë nga punët e përditshme të fushës në shtëpi të vet. Ahmeti më duket ka qenë i lindur për fiskulturant, i zhdërvjelltë. Gjatë kohës sa rrinte te dajët, ai në kopshtin tonë të mbushur me pemë, kacavirrej nëpër degë dhe bënte ushtrime, bënte sallto të jashtëzakonshme, për mua të rrezikshme. E ka dashtë shumë artin figurativ. Ka qenë një piktor i lindur me talent. Pikturonte dhe vizatonte në çdo vend ku i vinte mundësia. Deri vonë kanë figurua vizatimet e tij në drrasat e një hambari. Qëndrimi më i shpeshtë në Zaskok te dajët ka vazhdua pas mbarimit të normales, sepse është punësua si arsimtar në Shkollën fillore të Zaskokut, ku babai im Sylejman Çerkini ishte drejtor, kështu që edhe Ahmeti tani vinte më shpeshë me dajën e tij. Ahmetin kam pasë rast ta njoh edhe si kolegë pune në shkollën e mesme të mësimit të orientuar, QAM-on në vitet 1981 deri 1983, në kohën pas demostratave, kur bëhej diferencimi famëkeq. Ai mbante lëndën e edukatës fizike, ndërsa unë një lëndë zgjedhore për nxënësit e orientuar për teknikë. Edhe në këtë kohë të rëndë kur pushteti bënte diferencime, Ahmeti është dallua në kundërshtimin e këtyre metodave shoveniste të diferencimit të kuadrove të pakta shqiptare.
  • 4. 4 Ahmet Hoxha asnjëherë nuk pushoi së kundërshtuari qëllimet e errëta sllavokomuniste sërbe, sidomos në arsim. Kështu kur pushteti i Millosheviqit, deshti të na imponojë planprogramet mësimore sërbe, Ahmeti u kacafyt me inspektorët sërb në lokalet e Shkollës së mesme ,,Zenel Hajdini” duke ua rrëmbye ditarët nga duart. Mirëpo nga kjo kacafytje, Ahmeti u dënua me dy tre muaj burgim ku u torturua dhe keqtrajtua mizorisht. Gjatë kohës sa ishte profesor i edukatës fizike Ahmeti ishte i dashur dhe i repektuar në çdo mes si nga ana e kolegëve ashtu edhe nga nxënësit e tijë. Dëshira e tijë gjithmonë ishte që të kalisë nxënës me mendje dhe zemër të shëndoshë. Ai në vazhdimësi merrej me trajnimin e nxënësve në sporte të ndryshme. Ishte trainer i klubit të futbollit të fshatit Pleshinë, trajner i hendbollit për femra të Ferizajt për shumë vite me të cilat fitoi në shumë gara. Ishte themelues, lojtar dhe trainer i Klubit të pingpongistëve të Ferizajt, klub i cili për nder të tij, tani e sa vite organizon turnirin ndërkombëtar për pingpong ,,Ahmet Hoxha” tani më tradicional, etj. Angazhimi i Ahmetit me të rinjë me aktivitete sportive, siç shihet më vonë ishte edhe një lloj kamuflimi i aktivitetit të tij patriotik. Me fillimin e lëvizjeve demokratike në Kosovë (të parat në ish Jugosllavi) me formimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nën udhëheqjen e Dr.Ibrahim Rugovës, Ahmet Hoxha u radhit ndër të parët. Ai ishte ndër të parët në grupin e parë që shkoi për stërvitje ushtarake në Shqipëri në shtator të vitit 1991. Pas kthimit nga Shqipëria, Ahmeti do të jetë udhëheqës grupi për organizimin dhe aftësimin edhe të grupeve tjera. Ahmet Hoxha për regjionin e Ferizajt me rrethinë, Salih Çeku për Dukagjin, Adem Jashari për Drenicë dhe Zahir Pajaziti për Llap, ishin këta katër udhëheqësit e parë të organizimit të luftës në Kosovë. Ahmet Hoxha në grupin e veprimtarëve për stërvitje ushtarake në Shqipëri në vitin 1991
  • 5. 5 Këta katër, tani dëshmorë të Kosovës, ishin në kontakt të përhershëm dhe gjithë këtë veprimtari e bënin në konspiracionin më të thellë. Shpërndarjen e armëve dhe përgatitjet për luftë i kishin bërë me kohë. Mirëpo edhe Ahmeti si edhe shumë të rinjë shqipëtar, zbulohet nga regjimi sërbosllav. Kështu ditën e fundit kur ishte gati të dilte në mal së bashku me shokët, me 25 qershor 1998, ai burgoset nën akuzën se ishte pjesëtar i UÇK-së. U mbajt në paraburgim në burgun e Prishtinës dhe të Gjilanit, ku iu nënshtrou torturave ç´njerëzore, por Ahmeti qëndroi i papërkulur. Gjatë qëndrimit në burgun e Gjilanit e ka vizitua rregullisht familja e tij. Gjatë një vizite të familjes ku zakonisht shkonte gruaja e tij Fevzija, babai Hyseni e ndonjëri vëlla, Ahmeti ka kërkua që herën e ardhshme të ia sjellin dajën e tij të dashur Sylejman Çerkinin. Sylejmani pas kësaj e ka vizitua disa herë Ahmetin në burgun e Gjilanit dhe sa herë që është kthy në shtëpi, është vërejtë dhimbja dhe mërzia e tij e madhe, gjë që ka lënë të kuptohet se ai din diçka më shumë se të tjerët për Ahmetin. Se Ahmeti është torturua brutalisht përtej çdo mase, e ka mësua familja në një rast të vizitës, kur Ahmeti nuk ka pranua të dalë për vizitë edhe pse familjarët e kanë pritë. Ato ditë ishte ushtrua një dhunë shtazarake mbi Ahmetin në çdo pjesë të trupit. Kishte pasur plagë të hapur edhe në kokë, tronditje në tru. Ahmeti është torturua sistematikisht gjatë gjithë kohës së qëndrimit në paraburgim. Me 5 shkurt të vitit 1999, në Gjykatën sërbosllave në Prishtinë zhvillohet gjykimi i grupit të Ferizajt. Të akuzuar ishin 26 veta, prej të cilëve të arrestuar ishin 13 veta. Prej këtyre të arrestuarëve, tre janë vra nga torturat mizore gjatë hetuesisë.
  • 6. 6 Për të përcjellur gjykimin në Prishtinë, me 5 shkurt kishin shkuar edhe familjarët e të burgosurëve. Ndër ata që unë i kam njohur ka qenë bashkëshortja e Sylejman Bytyqit- kolegë i imi i punës nga SHLT në Ferizaj, babai i Ylber Topallit, familjarët e Ahmet Hoxhës (Hysen Hoxha –babai i Ahmetit, Sylejman Çerkini-daja i Ahmetit, vëllau i madh i Ahmetit-Zejnullah Hoxha, Gafurr Tasholli, Agimi-djali i Zejnullahut dhe unë). Aty ishin edhe familjarët e të burgosurëve tjerë, të cilët nuk më kujtohen. Ishte dimër, të gjithë ne pritnim aty diku pak përtej ndërtesës së Bankës (tani Qeveria), pak përtej hotelit Union. Filluam të lëvizim teposhtë për të shkua te Gjykata Komunale, mirëpo forcat policore kishin marrë masat dhe nuk na lejuan, për më tepër kërkuan që të kthehemi prapa deri te banka. Në ktë situatë kur ishim pa zgjidhje, gruaja e Sylejman Bytyqit, Hanifja veproi. Aty pari kaloi me një automobil të UNESKOS apo OSBE(nuk jam i sigurtë) veprimtarja për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq e cila e njihte Hanifen, sigurisht nga vizitat nëpër burgje të ndryshme që ka qenë Sylejmani edhe më herët. Meqenëse ajo shoqërohej nga veprimtarë tjerë të UNESKOS, pas bisedës me Hanifen, intervenoi te strukturat policore dhe na e mundësoi pjesëmarrjen, me numër të kufizuar. Kështu për Ahmetin, Hysen Hoxha, Sylejman Çerkini, Zejnullah Hoxha dhe Unë, pasi më dhanë përparësi (gjithnjë kam qenë falënderues për profesorin tim Gafurr Tashollin, vëlla i Fevzijes gruas së Ahmetit, që më dha mua përparësinë). Pasi hymë disi në gjykatë, filluan ti sillnin me radhë të burgosurit të dërmuar nga torturat, sejcili më keq se tjetri. Ndër ata që më kujtohen ishin: Ahmet Hoxha, Sylejman Bytyqi, Xhavit Zariqi, Besim Zymberi, Ylber Topalli, Enver Topalli, Agim Reçica, ..të tjerët. Për ti mbrojtë këta djem, avokatët shqipëtar kishin krijua një grup vullnetar. Ndër ta ishin: Bajram Kelmendi, Rifat Abdullahu, Alishefik Spahiu, Halil Ilazi, Abdylselam Xheladini, e tj. Aty si përkthyes kishin caktua një femër, e cila përveç që nuk bënte përkthim të mirë, e vononte procesin, kështu që më kujtohet që kur i erdhi radha Sylejman Bytyqit, ai refuzoi përkthyesen dhe u mbrojt vet shumë mirë dhe shumë shpejtë dhe i hodhi krejtësisht të pa baza akuzat e prokurorit, i bllokoi (por kot vendimin e kishin marrë më herët). Të gjithë të akuzuarit në ktë aspekt u mbrojtën shumë mirë. Kur e sollën Ahmet Hoxhën aty në sallë, e pamë që kishte një fashë të madhe në kokë dhe mundohej të tregohej mirë. Mirëpo nga torturat e pandërprera ai me vështirësi qëndronte në këmbë dhe vërehej se kishte një tronditje, por megjithatë qëndroi i fortë dhe iu përgjegj prokurorit me ton të ashpër dhe me një farë forme ua bëri me dije se akuzat e tyre ishin të pabaza dhe imponuese, kur në mes tjerash tha: ,,... beli papir trpi svašta”. Por kot, fashistët sërb gjykimin e kishin bërë vetëm sa për tu arsyetua para organizatave ndërkombëtare që vepronin ato ditë në Kosovë. Vetëm dy u liruan gjatë gjykimit, tre ishin vrarë gjatë hetuesisë nga torturat, ndërsa të gjithë tjerët u dënuan me ka disa vite burg, për të vazhduar torturat çnjerëzore.
  • 7. 7 Sipas shumë vlerësimeve, grupi i Ferizajt ishte cilësuar si më i torturuari në ish Jugosllavi, nga viti 1945. Ahmet Hoxha u dënua me 5 vite burg dhe vazhdoi vuajtjen e dënimit në burgun e Gjilanit. Mirëpo menjëherë pas fillimit të bombardimeve të NATO-së policia sërbe, shumicën e të burgosurve shqipëtar i barti në burgun e Dubravës afër Istogut. Ndër ta edhe Ahmet Hoxhën i cili u vra në Masakrën e Dubravës, me 21 maj 1999. Vajzat, gruaja dhe motra e Ahmet Hoxhës në ceremoninë e varrimit
  • 8. 8 Varrimi i dëshmorit Ahmet Hysen HOXHA me pjesëmarrje masive të popullit dhe me ceremoni ushtarake
  • 9. 9
  • 10. 10 Zejnullah Hoxha-vëllau i madh i Ahmetit, Hysen Hoxha – babai i Ahmetit, Naim Beka- dëshmor i Kosovës, nip i Ahmetit Në ceremoninë e varrimit të dëshmorit Ahmet H. HOXHA
  • 11. 11 Sylejman Çerkini- daja i Ahmet Hoxhës në ceremoninë e varrimit
  • 12. 12 Besa HOXHA-luftëtare në UÇK, vajza e dëshmorit Ahmet Hoxha, me fjalim emocional dhe burrëror Ishte një humbje e madhe vrasja e Ahmet Hoxhës. Por ngushëllimi dhe krenaria vjen nga thënja: Kush ka rënë për atdhe, nuk ka vdekur por ka le! 21.05.2021 Fatmir S. Çerkini Zaskok