SlideShare a Scribd company logo
1 of 51
LEKSION
ORGANIZATAT NDËRKOMBËTARE
Historik
• Me kohë, kanalet diplomatike në vetvete nuk ishin në gjendje të
trajtonin gjithë problemet gjithnjë e më të gjera e komplekse të jetës
ndërkombëtare. Kështu, lindi dhe u zhvillua nocioni i konferencave
ndërkombëtare, si një dimension i ri i diplomacisë.
• Shembull: Paqja e Vestfalisë më 1648 me fundin e luftës fetare 30
vjeçare, vuri gurin e parë në zhillimin e jetës ndërkombëtare mbi
bazën e shteteve kombëtare laike.
• Luftërat e Napoleonit morën fund me Kongresin e Vjenës më 1815.
Kongresi shënon një etapë të rëndësishme, sepse hapi rrugën e
diskutimit dhe trajtimit të çështjeve ndërkombëtare me anë
konferencash me pjesëmarrjen e shumë shteteve, sidomos të Fuqive
kryesore.
• Periudha deri në Luftën I Botërore: Konferenca e Parisit 1856 dhe
Kongresi i Berlinit 1878 për problemet e Ballkanit (ku doli edhe
çështja shqiptare); Konferencat e Berlinit 1884-1885 për konfliktet
koloniale në Afrikë.
• Shek. XX krijohen organizmat e para ndërkombëtare joqeveritare si
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (1863) dhe Shoqata e së
Drejtës Ndërkombëtare (1873). Këto organizata arritën të krjijojnë një
mekanizëm për thirrjen e mbledhjeve të rregullta dhe ngritën
sekretari të përhershme.
• Nën ndikimin e këtyre iniciativave u hap rruga edhe për organizata
ndërqeveritare, me funksion të siguronin administrimin e rrugëve
ujore të komunikacionit, si Danubi ose Rini.
• 1865 - u themelua Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve;
• 1874 – u themelua Bashkimi i Përgjithshëm Postar. Ky ishte një hap i
rëndësishëm përpara në krahasim me konferencat ad hoc, sepse nuk
nevojitej më unanimiteti në marrjen e vendimeve, por mjaftonte
shumica e votave të pjesëmarrësve.
Lidhja e Kombeve (LK)
—Krijimi
• Pas shpërthimit të Luftës I Botërore në Europë, në 1915 themelohet
”Shoqata e Lidhjes së Kombeve” në Angli. Një grup që i vuri vetes si
qëllim përpunimin e një projekti të Lidhjes për eliminimin e luftës.
• Ky grup, në shkurt 1915 botoi “Propozimet për eliminimin e luftës”,
që iu dërgua për komente një numri juristësh të DN. Në 1917, ky grup
përmblodhi punimet e tij në një broshurë me titull “Propozimet për
parandalimin e luftërave të ardhshme”.
• Në SHBA: “Lidhja për forcimin e paqes”. Zëdhënës i kësaj lëvizjeje u
bë Presidenti amerikan Woodrow Wilson i cili në 1916 e 1917 në
takime e konferenca publike zyrtare e jozyrtare fliste për mirëkuptim
dhe paqe midis kombeve.
• Janar 1918, Wilson doli me një program prej 14 pikash, ku njëra prej
tyre i kushtohej krijimit të organizatës ndërkombëtare.
• Pika 14: “Duhet krijuar një lidhje e përgjithshme e kombeve sipas
rregullave specifike me qëllim ofrimin e garancive reciproke për
pavarësinë politike dhe integritetin territorial të shteteve të mëdhenj
e të vegjël.”
• Pas luftës, Konferenca e Paqes në Paris në një nga aktet e para bënte
fjalë për krijimin e organizatës së ardhshme. Statuti u miratua në
28 prill 1919 dhe u përfshi si pjesë përbërëse në traktatet e paqes me
Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Organizata u quajt
“Lidhja e Kombeve”.
— Anëtarësia
• Statuti, neni 1: Anëtarët e Lidhjes dalloheshin në
a) Anëtarë themelues, palët që kishin nënshkruar traktatet e paqes
dhe ato shtete që ishin ftuar të bashkoheshin me Statutin dhe që e
kishin bërë këtë deri në 20 mars 1920;
b) Anëtarë të pranuar më vonë (shtete që vetëqeveriseshin,
dominione (Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut) ose
koloni).
• Për pranim, në disa raste janë kërkuar garanci nga shtetet, si në rastin
e Shqipërisë dhe vendeve Balltike, të cilave iu kërkua bërja e një
deklarate për respektimin e minoriteteve. Hungaria – të mos
restauronte Habsburgët; Etiopia – të ndalonte skllavërinë.
• Në Lidhjen e Kombeve nuk u futën “mikro”-shtetet (Monako,
Lihtenshtein),
• As SHBA - rikthimi në kursin e izolacionizmit në politikën e jashtme
amerikane pas mbarimit të luftës.
iii)
• Ndërprerja e anëtarësisë sipas Statutit mund të ndodhte:
i) Me daljen vullnetare (neni 1§3), pas një afati 2 vjeçar prej datës së
njoftimit, ose
ii) Me përjashtimin nga Lidhja (neni 16) për shkak të shkeljes së
Statutit; ose
Për shkak të mospajtimit me ndryshimet që mund t’i bëheshin
Statutit.
• Në kohën e krijimit Lidhja kishte 26 shtete.
• Pranimi i shteteve të tjerë duhej bërë nga Asambleja e Lidhjes me
2/3 e votave.
• Viti 1937: 58 anëtarë, kurse pas një viti numri filloi të zvogëlohej.
Gjermania (1933), Japonia (1933), Italia (1937) dolën nga Lidhja për
t’i patur duart e lira në politikën e tyre agresive. Dolën ose u
përjashtuan 15 shtete. Përjashtimi i BS në 1939, për shkak të
agresionit kundër Finlandës.
Çështja e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve
• 12 tetor 1920: Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes i paraqiti
zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Sir James Eric Drummond kërkesën e
Qeverisë së Tiranës për pranimin e Shqipërisë në Lidhje. Por shtrohej
çështja e statusit ndërkombëtar të Shqipërisë.
• Neni 1 i Statutit të Lidhjes: “Mund të bëhet anëtar i Lidhjes …çdo Shtet,
Dominion, apo Koloni…që pranohet nga 2/3 e Asamblesë…dhe që jep
garanci efektive se do të përmbushë detyrimet e veta ndërkombëtare…”.
• U paraqitën ekstrakte nga aktet ndërkombëtare të 1913-1914: Traktati i
Londrës i 30 maj 1913 (neni 2 e 3); Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve
i 29 korrikut 1913, Statuti Organik i Shqipërisë i prillit 1914. Këto u
plotësuan me memorandumin e delegacionit shqiptar të 22 nëntorit 1920.
• Memorandumi përbën një platformë juridike të zgjidhjes së çështjes
shqiptare pas Luftës I, me këto pika: Statusi i Shqipërisë gjatë kohës së
luftës dhe njohja e qeverisë shqiptare pas luftës.
• Pika 1: Shqipëria nuk është një shtet i ri, i krijuar pas lufte, sepse ajo
ekzistonte si një shtet i pavarur që më 1913.
• “Qeveria shqiptare u njoh de jure dhe zyrtarisht në 1914 nga 4 Fuqitë e
Mëdha si dhe nga Rumania, Bullgaria, Serbia dhe Greqia.
• Pika 2: ”Ngjarjet e luftës nuk e ndryshuan aspak statusin e saj
ndërkombëtar”
• Pika 3: Njohja e qeverisë shqiptare pas lufte. Qeveria shqiptare i ka të
gjitha cilësitë (në atë kohë) për t’u konsoliduar si qeveri de jure dhe
de facto e shtetit shqiptar: ajo kja dalë nga një Asamble Kombëtare,
shprehje e vullnetit të gjithë popullit dhe ka nën kontrollin e saj
pjesën më të madhe të vendit.
• Qeveria ka dalë me sukses edhe në arenën ndërkombëtare.
• “Marrëdhëniet me Italinë, që e ka njohur de facto, duke dërguar në
Tiranë një ministër fuqiplotë.
• Një modus vivendi është përfunduar midis qeverisë së tanishme
shqiptare dhe qeverisë greke, ndërsa janë filluar bisedime me
Jugosllavinë për të rregulluar çështjen e kufijve mbi bazën e
vendimeve të 1913. Del se Italia, Greqia dhe Serbia e kanë njohur de
facto qeverinë e tanishme shqiptare, kurse pavarësia dhe sovraniteti i
shtetit shqiptar u njohën de jure nga Fuqitë e Mëdha, si dhe shtetet
ballkanike që në 1914.”
• Në 22 nëntor një nënkomision i posaçëm për kandidaturën e
Shqipërisë, i krijuar nga Komisioni i 5-të i Asamblesë së Lidhjes, i
bënte disa pyetje delegacionit shqiptar, ndër të cilat: “A është njohur
qeveria juaj de jure dhe de facto dhe prej kujt?”
• Përgjigjja e Nolit: “Qeveria e Shqipërisë u njoh de jure në 1914 nga
4 Fuqitë e Mëdha të Europës, si dhe nga Rumania, Bullgaria dhe
Greqia dhe të gjitha këto dërguan në Durrës përfaqësues diplomatikë
të akredituar rregullisht. Qeveria e tanishme e Shqipërisë ka hyrë në
marrëdhënie me Italinë, Serbinë dhe Greqinë.
• Memorandumi shqiptar në pikën 10 thekson: Marrëveshjet me
shtetet fqinje interpretohen si njohje de facto e qeverisë shqiptare.
• Për njohjen nga ana e Italisë, interpretimi rrjedh jo vetëm nga fakti i
lidhjes së marrëveshjes dypalëshe italo-shqiptare, por sidomos nga
karakteri i marrëveshjes, e cila shënon pikënisjen e gjithë
marrëdhënieve midis Shqipërisë së pavarur dhe Italisë pas luftës.
• Pikëpamja e kundërt: në memorandumin e posaçëm që Sekretari i
Përgjithshëm i LK, Sir James Eric Drummond i drejtoi Asamblesë së Lidhjes:
i. “Mëkëmbja e Shqipërisë si një komunitet politik i organizuar dhe i
vetëqeverisur, u ndërpre nga shpërthimi i luftës;
ii. Përpjekjet e Fuqive për të mëkëmbur një shtet shqiptar në 1913-1914
dështuan për shkak të ngjarjeve dhe njohja që iu akordua shtetit në fjalë
ishte e kushtëzuar me suksesin e mëkëmbjes së tij, kështu që ajo nuk
provon asgjë lidhur me statusin ndërkombëtar të tanishëm të Shqipërisë”.
• Shqyrtimi i çështjes kaloi nëpër dy etapa: (i) debatet në Komisionin e 5-të,
dhe (ii) në mbledhjen plenare të Asamblesë.
1. Komisioni i 5-të propozonte që çështja të shtyhej deri sa statusi
ndërkombëtar i Shqipërisë të sqarohej përfundimisht.
• Përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, britaniku Lord Robert Cecil bashkë me
përfaqësuesin e Kanadasë Newton Rowell, mbështetën kërkesën e
Shqipërisë. Lordi Cecil propozoi që Shqipëria të pranohej menjëherë. Ai
tha: “Shqipëria përbën një komb për arsye të ndjenjës unanime të
banorëve të saj”.
• Rowell: “Shqipëria ka kufij të përcaktuar nga një marrëveshje
ndërkombëtare “ dhe se “as Traktati i fshehtë i Londrës, as pushtimi i
territorit shqiptar gjatë Luftës I-rë nuk kanë mundur të suprimojnë
pozitën e saj si shtet i pavarur”.
• Komisioni votoi për refuzimin e kërkesës së Shqipërisë: 13 vota
kundër anëtarësimit të Shqipërisë, 8 pro.
2. Asambleja e rimori në shqyrtim çështjen në 17 dhjetor 1920.
• Lordi Cecil: “Shqipëria ishte njohur para lufte. Statusin e saj nuk e
ndryshuan as pushtimi dhe as traktatet e fshehta gjatë luftës, apo
pas mbarimit të saj.”
• Rowell : “Shqipëria i përmbush absolutisht të gjitha kushtet e
parashikuara nga Statuti i Lidhjes”.
• Kërkesa e Shqipërisë u pranua: 35 vota pro anëtarësimit të
Shqipërisë, 7 abstenime, asnjë kundër.
• Në 17 dhjetor 1920, delegacioni shqiptar u ftua të zinte vend në
Asamblenë e Lidhjes së Kombeve të nesërmen, në seancën e datës 18
dhjetor 1920.
Struktura e Lidhjes së Kombeve
• Lidhja e Kombeve përbëhej nga tre organe: Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati.
Neni 14: Këshilli do hartojë plane për krijimin e GJPDN.
• Asambleja përbëhej nga përfaqësuesit e të gjithë anëtarëve. Funksiononte me
sesione që zhvilloheshin në Gjenevë, ku ishte edhe selia e Lidhjes.
• Statuti, neni 3: Asambleja ishte kompetente të shqyrtonte cdo problem që hynte në
sferën e veprimtarisë së Organizatës, ose që kishte të bënte me paqen e
përgjithshme.
• Vendimet merreshin me unanimitet. Bëhej përjashtim për cështjet procedurale, ku
kërkohej vetëm shumica e thjeshtë, si dhe për pranimin e anëtarëve të rinj dhe për
zgjedhjen e anëtarëve të përkohshëm të Këshillit, për të cilat nevojiteshin 2/3 e
votave.
• Këshilli mund të quhet si organ ekzekutiv i Lidhjes. Përbëhej nga anëtarë të
përhershëm dhe të përkohshëm, në raport 4:4.
• Anëtarë të përhershëm ishin Fuqitë e Mëdha të kohës: Britania e Madhe, Franca,
Japonia dhe Italia.
• Në 1926 u pranua si anëtare e përhershme Gjermania; në 1934 u pranua BS.
Raporti ndryshoi në 6:6.
• Anëtarët e përkohshëm zgjidheshin për afat deri 3 vjet. Vendimet e Këshillit
merreshin me unanimitet.
• Sekretariati - organ i përhershëm , kryesuar nga Sekretari I Përgjithshëm Lidhjes.
Veprimtaria e Lidhjes
• Detyrat kryesore të Lidhjes, sipas Statutit: (i) ruajtja e paqes dhe sigurisë
ndërkombëtare; dhe (ii) zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar.
• Lidhja përcaktonte si objekt të saj edhe pakësimin e armatimeve (neni 8§1).
• Statuti, neni 10: “Anëtarët e saj angazhoheshin të respektonin dhe të ruanin
kundër cdo sulmi nga jashtë, tërësinë territoriale dhe pavarësinë politike të
të gjithë anëtarëve të Lidhjes”.
• Presidenti amerikan Wilson, autori kryesor i Statutit, e konsideronte këtë
nen si ”gurin themeltar të të gjithë Statutit”. Por nuk gjeti zbatim në
praktikë.
• 1932 - Kina iu drejtua Këshillit të Lidhjes me rastin e agresionit japonez. Po
ashtu edhe Etiopia në 1935 kur u ndodh përballë agresionit italian. Por
anëtarët e Lidhjes nuk morën asnjë masë efektive për të përmbushur
detyrimet e tyre në bazë të nenit 10. Asnjë masë nuk u mor ndaj Italisë për
pushtimin e Shqipërisë në 7 prill 1939.
• Pas Luftës II Botërore, në prill 1946, një asamble formale vendosi
shpërndarjen e Lidhjes së Kombeve.
ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA
Krijimi i OKB
• Nismëtarë të krijimit të OKB ishin Fuqitë e Mëdha të koalicionit
antifashist.
• 1 janar 1942; deklarata e Uashingtonit e 26 Kombeve të Bashkuara: të
vendosej paqe për t’u ofruar kombeve mundësinë për të jetuar në
siguri brenda kufijve të tyre.
• 19-30 tetor 1943: Konferenca e MPJ të SHBA, BRSS, MB – Deklarata e
Moskës mbi sigurimin e përgjithshëm, e nënshkruar më vonë edhe
nga përfaqësuesi i Kinës.
• U vendos krijimi i një organizate të përgjithshme ndërkombëtare.
• Nëntor-dhjetor 1943: takimi i Teheranit, Çurcill, Rusvelt, Stalin – u
ripohua përgjegjësia e shteteve të tyre dhe gjithë Kombeve të
Bashkuara për sigurimin e një paqeje për shumicën e popujve të
globit.
• 21 gusht-29 shtator 1944: Konferenca e Dumbarton Oaks
(Uashington), pjesëmarrës SHBA, BRSS, MB dhe Kina.
• Konferenca miratoi dokumentin “Propozime për krijimin e
Organizatës Ndërkombëtare të Sigurimit të Përgjithshëm”
• Ky dokument ishte baza për hartimin e statutit të organizatës që do të
krijohej më vonë.
• Nuk u zgjidhën cështjet që kishin të bënin më K.S, raportin midis LK
dhe OKB, si dhe GJND.
• Zgjidhja u arrit në Konferencën e Jaltës, shkurt 1945. U vendos thirrja
e një konference të përgjithshme ku të merrnin pjesë 50 shtete.
• U miratua procedura e votimit në K.S, ku Fuqitë e Mëdha i dhanë
vetes një rol të veçantë.
• U krijua një komitet juristësh nga 44 vende që hartuan në Uashington
projekt-statutin e GJND.
• Prill – Qershor 1945: Konferenca e themelimit të OKB në San
Francisko .
• U miratua Karta e OKB dhe Statuti i GJND.
• Karta do të hynte në fuqi pas ratifikimit nga shumica e shteteve
nënshkrues.
• Kjo u arrit në 24 tetor 1945, dita e themelimit të OKB.
• Mbledhja e parë e AP të OKB, Londër, 10 janar 1946.
• Karta e OKB përbëhet nga 111 nene, përfshirë preambulën dhe
dispozitat përmbyllëse. Gjithsej 19 krerë.
• Statuti i GJND është shtojcë e Kartës dhe konsiderohet pjesë
përbërëse e saj.
• Neni 1: Kombet e Bashkuara marrin përsipër:
1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare;
2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve;
3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur
probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore
dhe humanitare;
4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e
kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta;
Neni 2: PARIMET E OKB
1. Parimi i barazisë sovrane të të gjithë anëtarëve të saj.
2. Përmbushja në mirëbesim e të gjitha detyrimeve;
3. Zgjidhja e konflikteve me mjete paqësore;
4. Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare
çdo kërcënim apo përdorim dhune, që drejtohet kundër
paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose
që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
5. Të gjithë anëtarët u japin Kombeve të Bashkuara asistencën e
nevojshme për çdo masë, që Organizata merr në përputhje me
Kartën; një shteti, ndaj të cilit Organizata ka marrë masa
parandaluese apo detyruese, ato nuk i japin mbështetjen e tyre.
6. Organizata kujdeset, që shtetet jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara
të veprojnë sipas këtyre parimeve, për sa kohë që kjo është e
nevojshme për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë
ndërkombëtare.
7. Nga kjo Kartë nuk rezulton e drejta e Kombeve të Bashkuara për të
ndërhyrë në çështje të tilla, që për nga natyra bëjnë pjesë në
kompetencat e brendshme të një shteti, apo detyrimi i shteteve
anëtare, që për çështje të tilla të zbatojnë një rregullore me bazë
Kartën.
Anëtarësia në OKB
Neni 4 :
(1) Anëtarë të OKB mund të jenë të gjithë shtetet e tjerë paqedashës, që
marrin përsipër detyrimet e kësaj Karte dhe që, sipas vlerësimit të
organizatës, janë të aftë dhe të vullnetshëm të përmbushin këto
detyrime.
(2) Pranimi i një shteti të tillë si anëtar i Kombeve të Bashkuara bëhet me
rekomandim të Këshillit të Sigurimit dhe vendim të Asamblesë së
Përgjithshme me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve.
• Anëtarë të OKB: 193 shtete (+ 2 anëtarë vëzhgues: Selia e Shenjtë dhe
Palestina)
• Dy kategori: (i)anëtarët origjinalë (51 shtete); (ii) anëtarë të pranuar më
vonë (142 shtete) – Anëtari më i ri: Sudani i Jugut, korrik 2011.
• Mendimi këshillimor i GJND (1948) për nenin 4:
(i) të jetë shtet, (ii) të jetë paqedashës; (iii) të pranojë detyrimet e Kartës;
(iv) të jetë i aftë t’i përmbushë këto detyrime; (v) të jetë i gatshëm t’i
përmbushë këto detyrime.
• Në mendimin tjetër këshillimor, në 3 mars 1950, pyetjes nëse AP mund të
votojë për pranimin e një shteti në OKB pa marrë më parë rekomandimin e
K.S, GJND iu përgjigj në mënyrë negative, por Asambleja mund të hedhë
poshtë çdo kandidaturë, edhe pse kjo mund të ketë marrë më parë
rekomandimin e K.S.
• Përgjigjja e GJND: Neni 4 i Kartës ishte kategorik dhe nuk linte asnjë
alternativë përkundrejt rekomandimit të K.S.
• Neni 5: AP, me rekomandim të K.S, mund t'i mohojë një shteti anëtar,
kundër të cilit KS ka marrë masa parandaluese apo detyruese, në mënyrë të
përkohshme ushtrimin e të drejtave dhe privilegjeve, që rrjedhin nga
anëtarësia.
• Neni 6: Një anëtar i OKB, i cili shkel në mënyrë të vazhdueshme parimet e
kësaj Karte, AP mund ta përjashtojë nga organizata me rekomandim të KS.
• Karta nuk parashikon tërheqjen në mënyrë të njëanshme të një shteti me
vullnetin e vet nga OKB. Një mundësi e tillë parashikohej nga Statuti i
Lidhjes së Kombeve, neni 1§3: një shtet anëtar mund të tërhiqej nga Lidhja
pas një njoftimi paraprak prej 2 vjetësh, por me kusht që të kishte
përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare, si dhe detyrimet në bazë të
Statutit.
Pranimi i Shqipërisë në OKB
• Kërkesa nga Shqipëria iu përcoll KS në 25 janar 1946 – data e
paraqitjes së kërkesës zyrtare.
• Dhjetor 1955 u pranuan në grup 16 shtete, përfshirë Shqipërinë.
• Struktura e OKB
i) Asambleja e Përgjithshme;
ii) Këshilli i Sigurimit;
iii) Këshilli Ekonomik e Social;
iv) Këshilli i Kujdestarisë;
v) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë;
vi) Sekretariati.
i. Asambleja e Përgjithshme është i vetmi organ i OKB që përbëhet
nga të gjithë anëtarët.
• Çdo shtet anëtar ka vetëm një votë (delegacioni 5 përfaqësues, 5
zëvendës të tyre dhe këshilltarë, ekspertë dhe personeli i
nevojshëm).
• AP ka të drejtë, që brenda caqeve të caktuara nga Karta, të
shqyrtojë çdo çështje që hyn në kompetencat e organeve të tjera të
OKB dhe të bëjë rekomandimet përkatëse përveç kufizimit të nenit
12).
• AP nuk mund të japë rekomandime për çështje që janë duke u
shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Këshilli i Sigurimit (Neni 12/1).
• AP:
1. Pranon dhe shqyrton raporte nga KS dhe organet e tjera të OKB;
2. Udhëheq veprimtarinë e ECOSOC;
3. Zgjedh anëtarët e përkohshëm të KS, anëtarët e Këshillit Ekonomik e
Social dhe të Këshillit të Kujdestarisë.
4. Bashkë me KS merr pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të GJND;
5. Me rekomandimin e KS, zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm të OKB.
• AP shqyrton çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe
sigurisë ndërkombëtare dhe mund të rekomandojë masa, por vetëm
KS mund të vendosë se çfarë masash duhen marrë në lidhje me to.
• Vendimet e AP kanë karakter rekomandues, jo të detyrueshëm;
Vendimet e detyrueshme të AP (Neni 18)
a. Pranimi , pezullimi ose përjashtimi i anëtarëve të OKB;
b. Zgjedhja e anëtarëve të përkohshëm të KS;
c. Zgjedhja e SP, e anëtarëve të ECOSOC, të Këshillit të Kujdestarisë, të GJND,
miratimi i buxhetit të OKB, pranimi i rregullave proceduriale të punës së AP.
• Vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash.
• Sesionet e Asamblesë mund të jenë (neni 20):
d. Të zakonshme (shtator deri dhjetor);
e. Të posaçme. Brenda kësaj kategorie, Rezoluta AP 377 (1950), shtoi edhe Sesionet
e jashtëzakonshme.
• Sesionet e posaçme thirren nga SP me kërkesën e KS ose të shumicës së anëtarëve
të OKB (duhet të mbahen brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës).
• Sesionet e jashtëzakonshme thirren prej KS (mjaftojnë 7 vota), ose prej vetë AP me
shumicë absolute votash, kur KS është i bllokuar (duhet të mbahen brenda 24
orëve). AP mund të rekomandojë në lidhje me masat që duhen marrë për
vendosjen e paqes apo kundërshtimin e agresionit.
Këshilli i Sigurimit
• Është organi kryesor i OKB që vepron në mënyrë të përhershme.
• 15 anëtarë, nga këta 5 të përhershëm (SHBA, MB, Francë, Rusi, Kinë).
• Anëtarët e përkohshëm zgjidhen për 2 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje.
• Vetëm KS mund të përcaktojë rastet e kërcënimit, shkeljes së paqes
apo aktet e agresionit dhe të vendosë se cfarë masash duhen marrë.
• KS ka për detyrë të hetojë për çdo konflikt apo situatë që mund të
shkaktojë mosmarrëveshje ndërkombëtare.
• Shtetet anëtare me marrëveshje të posaçme vënë në dispozicion të
KS forca ushtarake;
• KS ka këto kompetenca:
• I jep rekomandime AP për pranimin e anëtarëve të rinj në OKB;
• I jep rekomandime AP pezullimin, si edhe për heqjen e të drejtave
dhe privilegjeve anëtarëve të OKB që shkelin Kartën;
• I jep rekomandime AP për pezullimin apo përjashtimin e anëtarëve
që shkelin sistematikisht detyrimet e Kartës;
• Përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë shtetet që nuk janë
anëtarë të OKB për t’u pranuar si anëtarë të GJND;
• Rekomandime për caktimin e SP, etj.
• Bashkë me AP zgjedh gjyqtarët e GJND.
• Për cështjet joproceduriale duhet të votojnë jo më pak se 9 anëtarë,
përfshirë të përhershmit.
• Vetoja pezullon çdo veprim tjetër.
• Abstenimi nuk nënkupton veton.
• Konflikti në Kore, 1950, Rezoluta e KS (nr. 83, 1950), kaloi vetëm
sepse BS ishte tërhequr. Mungesa u konsiderua abstenim.
• Angazhimi i KS në Kongo në vitet 1960-1964. Nuk është ndërhyrje në
rast agresioni por u arsyetua me nevojën e parandalimit të shtrirjes
së një konflikti të brendshëm në rajonin përreth.
Këshilli Ekonomik dhe Social – ECOSOC
• 54 anëtarë të zgjedhur për 3 vjet nga AP. Çdo vit ripërtërihet 1/3 e
Këshillit.
• Neni 62
(1) ECOSOC harton analiza në fushat e ekonomisë, sistemit social,
kulturës, edukimit dhe shëndetësisë, si dhe në fusha të tjera të
ngjashme me to, harton raporte, i jep rekomandime AP;
(2) Ai mund të japë rekomandime për të mbështetur respektimin dhe
zbatimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë;
(3) Në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, ai mund të hartojë
marrëveshje dhe t’ia paraqesë ato Asamblesë së Përgjithshme;
(4) Ai mund edhe të thërrasë konferenca ndërkombëtare në lidhje me
çështje, që janë kompetencë e tij, gjithnjë në përputhje me rregullat
e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.
Këshilli i Kujdestarisë
• Nën kujdestari u vendosën territore në mbarim të Luftës II, kryesisht
pjesë të zotërimeve koloniale të Fuqive të mundura.
• Vazhdon ekzistencën formale, sepse ish-territoret nën kujdestari tani
janë shtete të pavarur, anëtarë të OKB. (Shteti i fundit – Palau, 1994)
Sekretariati
• Përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli. SP zgjidhet nga AP
me rekomandimin unanim të KS. Ai është zyrtari administrativ më i lartë
i Organizatës. Qendron në detyrë për 5 vjet,me të drejtë rizgjedhjeje.
• Neni 101: Personeli (funksionarët dhe nëpunësit e ndryshëm) emërohen
prej SP, sipas rregullave të përcaktuara nga AP.
• Neni 100: Të gjithë shtetet anëtare janë zotuar të respektojnë karakterin
ndërkombëtar të funksioneve dhe përgjegjësive të SP dhe stafit të tij, të
cilët nuk duhet të marrin udhëzime ose urdhëra nga asnjë autoritet
tjetër përvec Organizatës.
• Neni 99: SP ka të drejtë të tërheqë vëmendjen e KS për çdo cështje që
mund të ketë rëndësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND)
• Është organi kryesor gjyqësor i OKB dhe vepron në bazë të
Statutit, i cili është pjesë përbërëse e Kartës së OKB.
Veprimtaria e OKB
• Në Lidhjen e Kombeve dy organet kryesore – Këshilli dhe Asambleja –
kishin pak a shumë po ato kompetenca, prej nga rridhte dhe
konfuzioni në përballimin e problemeve konkrete.
• Në OKB bëhet një dallim i qartë midis kompetencave të KS dhe atyre
të AP.
• Në rast agresioni, përgjegjësia kryesore për ruajtjen e paqes iu
ngarkua KS.
• Fuqitë kryesore (SHBA, BS, MB, Franca dhe Kina) morën nga një vend
të përhershëm në KS dhe, bashkë me këtë, të drejtën e vetos.
Neni 27
(1) Secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka një votë.
(2) Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me çështje
proceduriale nevojitet miratimi i nëntë anëtarëve.
(3) Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me të gjitha
çështjet e tjera (dmth jo-proceduriale) nevojitet miratimi i
nëntë anëtarëve përfshirë edhe të gjithë anëtarët e
përhershëm, gjithsesi duke iu përmbajtur kushtit, që në rast
vendimesh në bazë të kapitullit VI dhe nenit 52, kreu 3, palët
në konflikt duhet të abstenojnë.
• OKB u bllokua gjatë periudhës së “luftës së ftohtë”, aq sa konflikte të
tilla të rënda si ai i Vietnamit nuk u futën ndonjëherë në rendin e
ditës të KS.
• OKB e kërkoi dhe e gjeti rolin e vet në misionin ‘paqeruajtës’ por jo
‘paqebërës’.
• Zgjidhja e krizave, si lufta e Gjirit Persik, si rezultat i sulmit që
ndërmori Iraku kundër Kuvajtit, në gusht 1990. KS reagoi me shpejtësi
duke krijuar një front të përbashkët të OKB për qëndresën ndaj
agresionit.
• Me amendamentin e vitit 1963, numri i anëtarëve jo të përhershëm
të KS u shtua nga 6 në 10.
Agjencitë e Specializuara
• Hyjnë ato organizata që krijohen për të vepruar posaçërisht në fushat
ekonomike, sociale, kulturore e fusha të tjera.
• Neni 57
(1) Agjencitë e Specializuara, të cilat janë ngritur në bazë
marrëveshjesh ndërshtetërore dhe që synojnë përmbushjen e një
sërë detyrash ndërkombëtare në fushat ekonomike, sociale,
kulturore, edukative, shëndetësore dhe të tjera të ngjashme me to,
përshkruar këto në dokumenta detyruese, e krijojnë raportin me
Kombet e Bashkuara siç parashikohet në nenin 63.
(2) Këto organizata, që kanë vendosur lidhjen e tyre me Kombet e
Bashkuara, më poshtë do të quhen „Agjenci të Specializuara“.
Agjencitë e Specializuara
• Neni 63
(1) Këshilli Ekonomik dhe Social mund të lidhë marrëveshje më
secilën prej Agjencive të Specializuara, përcaktuar në nenin 57,
marrëveshje këto ku rregullohen marrëdhëniet e organizatave
përkatëse me Kombet e Bashkuara. Për këto marrëveshje nevojitet
miratimi i Asamblesë së Përgjithshme.
(2) Ai mund të koordinojë veprimtarinë e organizatave të posaçme
duke realizuar me to konsultime si dhe duke iu drejtuar atyre,
Asamblesë së Përgjithshme dhe anëtarëve të Kombeve të Bashkuara
rekomandimet e tij.
Agjencitë e Specializuara të OKB
 Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) - 1865
 Bashkimi i Përgjithshëm Postar (UPU) - 1874
 Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) - 1919
 Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) - 1944
 Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO)
 Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD)
 Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)
 Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF)
 Organizata e Asimit, Shkencës dhe Kulturës e Kombeve të Bashkuara (UNESCO)
 Organizata e Zhvillimit Industrial e Kombeve të Bashkuara (UNIDO)
 Organizata Botërore Shëndetësisë (WHO)
 Organizata Botërore e Tregtisë (WTO)
 Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO)
 Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO)
 Grupi i Bankës Botërore:
- Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)
- Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC)
- Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA)
• Agjencitë e Specializuara mund të ndahen në tre grupe:
(i) Institucionet me karakter ekonomik, si BB, FMN, etj.
(ii) Institucionet me karakter shoqëror, si Organizata Ndërkombëtare e
Punës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë;
(iii) Institucionet me karakter kulturor-humanitar, si Organizata e
Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën
(UNESCO).
• Agjencitë e specializuara kanë karakter të përhershëm.
• Struktura e tyre, në përgjithësi dallohen:
a) Asambleja plenare;
b) Organi ekzekutiv;
c) Organi tekniko-administrativ
d) Komisione të posaçme.
Organizatat rajonale
• Zhvillimi i tyre mori hov pas Luftës II, kur krijuan një numër i madh
organizatash ndërkombëtare rajonale, që veprojnë në fushën
ekonomike, sociale, kulturore, ushtarake, etj. Kështu, janë krijuar:
Lidhja Arabe (1945), Këshilli i Europës (1949), Organizata e Unitetit
Afrikan (tashmë Bashkimi Afrikan) (1963), etj.
• Kritere kryesore për krijimin e marrëveshjeve dhe organizatave
rajonale kanë qenë: përkatësia kontinentale e anëtarëve (OAS, OAU);
lidhjet historike dhe interesat e përbashkëta në fushën politike,
ekonomike, kulturore, etj., ose qëllimi i përbashkët në lidhje me
mbrojtjen kolektive,
• Karta e OKB, me gjithë përpjekjet që janë bërë në Konferencën e San
Franciskos, nuk ka dhënë ndonjë përkufizim të saktë të
marrëveshjeve rajonale.
• Karta përmban mjaft dispozita që u referohen marrëveshjeve rajonale
(Kreu VIII), rregullimit paqësor të mosmarrëveshjeve (Kreu VI) dhe
nenit 51, që lejon të drejtën natyrore për vetëmbrojtje individuale e
kolektive.
• Karta – Neni 52: Asnjë dispozitë e saj nuk kundërshton ekzistencën e
marrëveshjeve ose të organizmave rajonale. Por, ekzistencën e tyre e
kushtëzon me përmbushjen e disa kushteve:
(ii)
(i) Veprimtaria e tyre të jetë e orientuar në zgjidhjen e çështjeve që i
referohen ruajtjes së paqes e sigurisë;
Veprimtaria e tyre duhet të jetë në pajtim me qëllimet dhe parimet
e OKB.
• KS inkurajon zhvillimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve
me karakter lokal përmes organizmave rajonale me iniciativën e
vetë shteteve të interesuara ose me ftesën e KS (Neni 52/3).
1. Organizata e Shteteve Amerikane (OAS)
• Iniciativën për bashkimin e shteteve të Amerikës Latine e mori Simon
Bolivari, i cili në “Kartën e Xhamajkës” 1815 është angazhuar për
krijimin e një kombi në botën e re, me vetëm një lidhje që këta popuj
i lidh ndërmjet vetes dhe të gjithë së bashku.
• Takime për zgjidhjen e konflikteve (Konferenca Ndëramerikane për
pajtim dhe arbitrazh, Uashington , 1928-1929; është miratuar
Konventa mbi të drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo, 1933);
- Traktati ndëramerikan për ndihmë reciproke (Rio de Zhaneiro,
1947). Sipas marrëveshjes së Rios, shtetet amerikane e kanë dënuar
luftën dhe detyrohen të rezervohen në marrëdhëniet e tyre
ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës dhe janë zotuar
që çdo mosmarrëveshje midis tyre ta zgjidhin me mjete paqësore.
Sulmi i armatosur i cilitdo shteti kundër një shteti amerikan,
konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.
• Në Konferencën IX Ndëramerikane (Bogota,1948) është krijuar
Organizata e Shteteve Amerikane.
• Kreu I i Kartës së OAS, neni 2: qëllimet kryesore të OAS janë:
a. Përparimi i paqes dhe sigurisë së kontinentit;
b. Parandalimi i shkaqeve të mundshme që mund të bëhen burim i
vështirësive dhe sigurimi i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve
midis anëtarëve;
c. Organizimi i aksioneve të përbashkëta në rast agresioni;
d. Inkurajimi i zgjidhjes së problemeve politike, juridike, ekonomike që
shfaqen midis anëtarëve;
e. Përparimi përmes aksioneve të përbashkëta i zhvillimit ekonomik,
social dhe kulturor.
• Karta e OAS, kreu IV, nenet 9-22 përmbajnë të drejtat dhe detyrat e
shteteve: shtetet janë juridikisht të barabartë;
- ata gëzojnë të drejta të njëjta dhe kanë detyra të njëjta;
- të drejtat e shtetit nuk varen nga forca që ka ai për të siguruar
përmbushjen e tyre, por vetëm nga fakti se ekziston si subjekt i DN;
- Të gjithë shtetet kanë detyrë të respektojnë të drejtat që kanë
shtetet e tjerë;
- e drejta e shtetit për t’u mbrojtur dhe për të zhvilluar ekzistencën e
vet nuk i jep të drejtë të kryejë akte të kundërligjshme kundër shtetit
tjetër;
- respektimi dhe përmbushja e përpiktë e traktateve përbën rregull
për zhvillimin e marrëdhënieve paqësore midis shteteve;
- traktatet duhet të jenë publike;
- asnjë shtet a grup shtetesh nuk ka të drejtë ndërhyrjeje në punët e
brendshme ose të jashtme të shtetit tjetër;
- territori i çdo shteti është i paprekshëm;
- nuk pranohen ndryshimet territoriale që realizohen përmes forcës;
- shtetet zotohen që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare do të
rezervohen nga përdorimi i forcës, përvec në rast të mbrojtjes së
ligjshme, etj.
• Karta: anëtarë të OAS janë të gjithë shtetet amerikane që ratifikojnë
Kartën.
• Për t’u bërë anëtar i OAS, me 2/3 e votave vendos Këshilli i
Përhershëm, i cili i bën rekomandimin Asamblesë që vendos
përfundimisht, gjithashtu, me 2/3 e votave.
• Organet kryesore të OAS janë:
1. Asambleja e Përgjithshme - është organ suprem i Organizatës. Çdo
shtet një votë. AP përcakton dhe shqyrton politikën e përgjithshme
të OAS dhe bashkërendon aktivitetet e organeve dhe institucioneve
të OAS; bashkëpunon me OKB dhe me organet e specializuara;
bashkëpunimi në fushën ekonomike, sociale dhe kulturore me
organizatat e tjera ndërkombëtare; mbledhjet një herë në vit;
vendimet merren me shumicë absolute të shteteve anëtare, përveç
rasteve kur kërkohet shumica prej 2/3.
2. Mbledhjet konsultative të Ministrave të Punëve të Jashtme:
shqyrtojnë problemet me karakter të ngutshëm dhe me interes të
përbashkët. Mbledhje urgjente në rast sulmi të armatosur. Komiteti
konsultativ mbrojtës ndihmon në çështjet e sigurisë; vendimet me
2/3 e votave, kurse në çështjet proceduriale me shumicë të thjeshtë.
3. Këshillat janë disa:
a. Këshilli i Përhershëm i Organizatës – me përfaqësues nga cdo shtet në
rang ambasadori. Mbikëqyr ruajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe
ndihmon në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve; për këtë, ai ka
një komision ndëramerikan. Vendimet meren me 2/3 e votave
(përjashtohen votat e palëve të interesuara);
b. Këshilli Ndëramerikan Ekonomik e Social, ka detyrë përparimin e
bashkëpunimit midis shteteve amerikane; rekomandon programe dhe
masa dhe bashkërendon aktivitetet ekonomike e sociale.
c. Këshilli Ndëramerikan për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka për detyrë
përparimin e marrëdhënieve miqësore dhe të mirëkuptimit reciprok
nëpërmjet bashkëpunimit arsimor, shkencor e kulturor.
d. Komiteti Juridik Ndëramerikan, përbëhet nga 11 juristë të zgjedhur nga
Asambleja për periudhë 4 vjecare, kujdeset për përparimin, zhvillimin
dhe për kodifikimin e DN.
e. Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut;
f. Sekretariati , me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, të zgjedhur nga
Asambleja për 5 vjet, zgjidhet vetëm një herë.
2. Lidhja Arabe
• Është krijuar më 22 mars 1945, me nënshkrimin e Paktit të Lidhjes
Arabe (Kajro) për të bashkërenduar aktivitetin politik, për të ruajtur
sovranitetin dhe pavarësinë, për bashkëpunimin ekonomik, social,
kulturor, shëndetësor, juridik, etj.
• Neni 1: Pakti është i hapur për secilin shtet arab të pavarur.
• Kanë të përbashkët faktorët kohezivë (gjuha, feja, e kaluara historike
dhe kultura e përbashkët).
• Lidhja është themeluar mbi parimet e respektimit të pavarësisë,
sovranitetit dhe mosndërhyrjes.
• Organet kryesore:
(i) Këshilli i Lidhjes Arabe –organ suprem, me përfaqësues kryetarët e
çdo shteti. Mbikëqyr përmbushjen e marrëveshjeve, shqyrton
mosmarrëveshjet dhe bashkëpunimin me organziatat e tjera
ndërkombëtare. Për ndërprerjen e agresionit dhe përjashtimin nga
Lidhja, vendimet merren me unanimitet dhe janë të detyrueshme për
të gjithë anëtarët.
• Vendimet që merren me shumicë të thjeshtë votash janë të detyrueshme
vetëm për shtetet që janë deklaruar për to (për zbatimin e procedurës së
pajtimit ose të arbitrazhit (neni 5);
• Shumica prej 2/3 kërkohet për amendimin e Paktit (neni 19) dhe për
zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm (neni 12).
• Këshilli mblidhet 2 herë në vit, si dhe mbledhje të jashtëzakonshme me
kërkesën e të paktën dy shteteve (neni 11).
• 7 komitete të përhershme: politik, i ministrave të jashtëm, i transportit,
kulturës, çështjeve sociale, financave dhe cështjeve ekonomike, i
informacionit, që veprojnë nën udhëheqjen e Këshillit të Lidhjes. Komitetet
përgatisin projektmarrëveshjet që i shqyrton Këshilli dhe më vonë shtetet
për miratim.
(ii) Sekretariati i Përgjithshëm - emërohet nga Këshilli i Lidhjes për 5 vjet.
• Lidhja e marrëveshjes për mbrojtjen e përbashkët dhe bashkëpunimin
ekonomik (1950), Aprovimi i programeve për krijimin e tregut të përbashkët
arab (1964 e 1975), krijimin e Bankës Arabe për Zhvillim (1959), krijimin e
institucioneve të ndryshme të edukimit dhe bashkëpunimit kulturor
(1945),për ndihmë juridike (1952).
3. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO)
• NATO - krijuar më 4 prill 1949 në Uashington nga 10 shtete të Europës
Perëndimore (Belgjika, Danimarka,Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu,
Hollanda, Norvegjia, Portugalia dhe BM), SHBA dhe Kanadaja; më vonë
edhe Greqia e Turqia (1952), RFGJ (1955), Spanja (1982), Polonia,
Hungaria dhe Cekia (1999), Shqipëria (2009), Maqedonia e Veriut
(2020) (gjithsej 30).
• NATO – Organizatë politike-ushtarake e krijuar në periudhën e Luftës së
Ftohtë, për të penguar rrezikun nga agresioni komunist .
• Preambula e Marrëveshjes: Organizata bazohet “në trashëgiminë e
përgjithshme dhe në qytetërimin e popujve” që e kanë formuar.
• Thelbi: detyrimi i dhënies ndihmë në rast agresioni ndaj një shteti
anëtar. Sulmi ndaj një shteti anëtar do të konsiderohet si sulm ndaj çdo
shteti anëtar të NATO-s (Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut).
• 70% e shpenzimeve buxhetore ushtarake të gjithë vendeve të botës
Organet:
a. Këshilli i NATO-s. (Organ politik) Përbëhet nga përfaqësuesit e gjithë
shteteve anëtarë. (Zakonisht MPJ, por ndonjëherë edhe KM).
b. Komiteti Ushtarak. (Organ ushtarak) Përbëhet nga përfaqësuesit e
përhershëm të gjithë shteteve anëtarë. Përcakton politikat ushtarake.
c. Grupi i Planifikimit Bërthamor - Përfshin përfaqësues të të gjithë
vendeve anëtare, përveç Francës.
ç. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Është kryetar i Këshillit të NATO-s
dhe i Komitetit Ushtarak. Drejton punën e organizatës , i ndihmuar nga
zv. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe 4 ndihmës për çështjet politike,
planifikimin e mbrojtjes, ndihmën e ndërsjelltë dhe çështjet shkencore.
d. Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përbëhet nga përfaqësuesit e
parlamenteve të shteteve anëtarë.
• NATO është në proces zgjerimi të vazhdueshëm. Sot 30 anëtarë.
• Shqipëria u anëtarësua në NATO në 4 Prill 2009, së bashku me
Kroacinë. Maqedonia e Veriut është shteti i anëtarësuar së fundi, në
vitin 2020.
• 22 shtete kanë me NATO-n Marrëveshje Partneriteti për Paqe.
4. TRAKTATI I VARSHAVËS
• U krijua si kundërpërgjigje ndaj NATO-s në 1955.
• Vetë teksti i traktatit është shumë i ngjashëm me atë të NATO-s.
• Shtetet themelues: BS, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, RDGJ,
Hungaria, Polonia, Rumania.
• Shqipëria u largua në 1968, pas agresionit të BS ndaj Çekosllovakisë.
• Në qershor 1991 u mor vendimi për shpërndarjen e aleancës.
Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE)
• 57 shtete anëtarë (jo vetëm shtete europiane – Kanada,
Turkmenistan, Uzbekistan, Mongoli)
• Krijuar fillimisht si Konferencë Ndërkombëtare për zbatimin e Aktit
Final të Helsinkit (1975)
• Shndërrimi nga KSBE (1975) – OSBE (1995)
• Organet:
a) Këshilli Ministror - mblidhet çdo fund viti
b) Këshilli i Përhershëm – takime në rang Ambasadorësh
c) Asambleja Parlamentare
ç) Sekretariati (Vjenë, Austri)
d) Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR
(Varshavë, Poloni)
• Bashkimi Evropian
• Këshilli i Evropës
• Bashkimi Afrikan - 2001 (më parë: Organizata e Unitetit Afrikan -
1963)
• Organizata e Bashkëpunimit Islamik – 2011 (më parë: Konferenca
Islamike - 1969)
• Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) – 1967
• Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait – 2001.

More Related Content

Similar to LEKSION - ORGANIZATATiv .pptxwwwssxxcc,cl

Pavarësia dhe zgjerimi ne shba
Pavarësia dhe zgjerimi ne shbaPavarësia dhe zgjerimi ne shba
Pavarësia dhe zgjerimi ne shbaAdrian Sula
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.dearista
 
100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i PavarsisDaniel Duro
 
’’Rruga historike e krijimit te be’’
’’Rruga historike e krijimit  te be’’’’Rruga historike e krijimit  te be’’
’’Rruga historike e krijimit te be’’An An
 
14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-itXhoana Pepa
 
Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boteroreEGLI TAFA
 
Lufta 2-boterore-andi
Lufta 2-boterore-andiLufta 2-boterore-andi
Lufta 2-boterore-andiandi skorra
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Klevi Hoxha
 
LUFTA E DYTË BOTËRORE
LUFTA E DYTË BOTËRORELUFTA E DYTË BOTËRORE
LUFTA E DYTË BOTËROREShkollë
 
Shqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italianeShqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italianeRenato Lala
 
Kongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes historiKongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes historiOrgesaIbri
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Zana_Ana
 
Histori ardiana farruku
Histori ardiana farrukuHistori ardiana farruku
Histori ardiana farrukuJana Farruku
 
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikNgjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikTea Sulo
 

Similar to LEKSION - ORGANIZATATiv .pptxwwwssxxcc,cl (16)

Pavarësia dhe zgjerimi ne shba
Pavarësia dhe zgjerimi ne shbaPavarësia dhe zgjerimi ne shba
Pavarësia dhe zgjerimi ne shba
 
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
Okb – organizata e kombeve të bashkuara.
 
100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis100 vjetori i Pavarsis
100 vjetori i Pavarsis
 
’’Rruga historike e krijimit te be’’
’’Rruga historike e krijimit  te be’’’’Rruga historike e krijimit  te be’’
’’Rruga historike e krijimit te be’’
 
14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it14 Parimet e Wilson-it
14 Parimet e Wilson-it
 
Lufta II boterore
Lufta II boteroreLufta II boterore
Lufta II boterore
 
Lufta 2-boterore-andi
Lufta 2-boterore-andiLufta 2-boterore-andi
Lufta 2-boterore-andi
 
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
Figura te shquara historike gjate viteve 1918-1945
 
LUFTA E DYTË BOTËRORE
LUFTA E DYTË BOTËRORELUFTA E DYTË BOTËRORE
LUFTA E DYTË BOTËRORE
 
Shqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italianeShqiperia pjese-e-perandorise-italiane
Shqiperia pjese-e-perandorise-italiane
 
Kongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes historiKongresi i vijenes histori
Kongresi i vijenes histori
 
nentori 28-29
nentori  28-29nentori  28-29
nentori 28-29
 
Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!Lufta e dyte boterore!
Lufta e dyte boterore!
 
Histori ardiana farruku
Histori ardiana farrukuHistori ardiana farruku
Histori ardiana farruku
 
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme HistorikNgjarjet me te Rendesishme Historik
Ngjarjet me te Rendesishme Historik
 
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.E drejta ndërkombëtare publike   punim seminarik.
E drejta ndërkombëtare publike punim seminarik.
 

LEKSION - ORGANIZATATiv .pptxwwwssxxcc,cl

  • 2. Historik • Me kohë, kanalet diplomatike në vetvete nuk ishin në gjendje të trajtonin gjithë problemet gjithnjë e më të gjera e komplekse të jetës ndërkombëtare. Kështu, lindi dhe u zhvillua nocioni i konferencave ndërkombëtare, si një dimension i ri i diplomacisë. • Shembull: Paqja e Vestfalisë më 1648 me fundin e luftës fetare 30 vjeçare, vuri gurin e parë në zhillimin e jetës ndërkombëtare mbi bazën e shteteve kombëtare laike. • Luftërat e Napoleonit morën fund me Kongresin e Vjenës më 1815. Kongresi shënon një etapë të rëndësishme, sepse hapi rrugën e diskutimit dhe trajtimit të çështjeve ndërkombëtare me anë konferencash me pjesëmarrjen e shumë shteteve, sidomos të Fuqive kryesore. • Periudha deri në Luftën I Botërore: Konferenca e Parisit 1856 dhe Kongresi i Berlinit 1878 për problemet e Ballkanit (ku doli edhe çështja shqiptare); Konferencat e Berlinit 1884-1885 për konfliktet koloniale në Afrikë.
  • 3. • Shek. XX krijohen organizmat e para ndërkombëtare joqeveritare si Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (1863) dhe Shoqata e së Drejtës Ndërkombëtare (1873). Këto organizata arritën të krjijojnë një mekanizëm për thirrjen e mbledhjeve të rregullta dhe ngritën sekretari të përhershme. • Nën ndikimin e këtyre iniciativave u hap rruga edhe për organizata ndërqeveritare, me funksion të siguronin administrimin e rrugëve ujore të komunikacionit, si Danubi ose Rini. • 1865 - u themelua Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve; • 1874 – u themelua Bashkimi i Përgjithshëm Postar. Ky ishte një hap i rëndësishëm përpara në krahasim me konferencat ad hoc, sepse nuk nevojitej më unanimiteti në marrjen e vendimeve, por mjaftonte shumica e votave të pjesëmarrësve.
  • 4. Lidhja e Kombeve (LK) —Krijimi • Pas shpërthimit të Luftës I Botërore në Europë, në 1915 themelohet ”Shoqata e Lidhjes së Kombeve” në Angli. Një grup që i vuri vetes si qëllim përpunimin e një projekti të Lidhjes për eliminimin e luftës. • Ky grup, në shkurt 1915 botoi “Propozimet për eliminimin e luftës”, që iu dërgua për komente një numri juristësh të DN. Në 1917, ky grup përmblodhi punimet e tij në një broshurë me titull “Propozimet për parandalimin e luftërave të ardhshme”. • Në SHBA: “Lidhja për forcimin e paqes”. Zëdhënës i kësaj lëvizjeje u bë Presidenti amerikan Woodrow Wilson i cili në 1916 e 1917 në takime e konferenca publike zyrtare e jozyrtare fliste për mirëkuptim dhe paqe midis kombeve.
  • 5. • Janar 1918, Wilson doli me një program prej 14 pikash, ku njëra prej tyre i kushtohej krijimit të organizatës ndërkombëtare. • Pika 14: “Duhet krijuar një lidhje e përgjithshme e kombeve sipas rregullave specifike me qëllim ofrimin e garancive reciproke për pavarësinë politike dhe integritetin territorial të shteteve të mëdhenj e të vegjël.” • Pas luftës, Konferenca e Paqes në Paris në një nga aktet e para bënte fjalë për krijimin e organizatës së ardhshme. Statuti u miratua në 28 prill 1919 dhe u përfshi si pjesë përbërëse në traktatet e paqes me Gjermaninë, Austrinë, Hungarinë dhe Bullgarinë. Organizata u quajt “Lidhja e Kombeve”.
  • 6. — Anëtarësia • Statuti, neni 1: Anëtarët e Lidhjes dalloheshin në a) Anëtarë themelues, palët që kishin nënshkruar traktatet e paqes dhe ato shtete që ishin ftuar të bashkoheshin me Statutin dhe që e kishin bërë këtë deri në 20 mars 1920; b) Anëtarë të pranuar më vonë (shtete që vetëqeveriseshin, dominione (Kanadaja, Australia, Zelanda e Re, Afrika e Jugut) ose koloni). • Për pranim, në disa raste janë kërkuar garanci nga shtetet, si në rastin e Shqipërisë dhe vendeve Balltike, të cilave iu kërkua bërja e një deklarate për respektimin e minoriteteve. Hungaria – të mos restauronte Habsburgët; Etiopia – të ndalonte skllavërinë. • Në Lidhjen e Kombeve nuk u futën “mikro”-shtetet (Monako, Lihtenshtein), • As SHBA - rikthimi në kursin e izolacionizmit në politikën e jashtme amerikane pas mbarimit të luftës.
  • 7. iii) • Ndërprerja e anëtarësisë sipas Statutit mund të ndodhte: i) Me daljen vullnetare (neni 1§3), pas një afati 2 vjeçar prej datës së njoftimit, ose ii) Me përjashtimin nga Lidhja (neni 16) për shkak të shkeljes së Statutit; ose Për shkak të mospajtimit me ndryshimet që mund t’i bëheshin Statutit. • Në kohën e krijimit Lidhja kishte 26 shtete. • Pranimi i shteteve të tjerë duhej bërë nga Asambleja e Lidhjes me 2/3 e votave. • Viti 1937: 58 anëtarë, kurse pas një viti numri filloi të zvogëlohej. Gjermania (1933), Japonia (1933), Italia (1937) dolën nga Lidhja për t’i patur duart e lira në politikën e tyre agresive. Dolën ose u përjashtuan 15 shtete. Përjashtimi i BS në 1939, për shkak të agresionit kundër Finlandës.
  • 8. Çështja e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve • 12 tetor 1920: Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes i paraqiti zyrtarisht Sekretarit të Përgjithshëm Sir James Eric Drummond kërkesën e Qeverisë së Tiranës për pranimin e Shqipërisë në Lidhje. Por shtrohej çështja e statusit ndërkombëtar të Shqipërisë. • Neni 1 i Statutit të Lidhjes: “Mund të bëhet anëtar i Lidhjes …çdo Shtet, Dominion, apo Koloni…që pranohet nga 2/3 e Asamblesë…dhe që jep garanci efektive se do të përmbushë detyrimet e veta ndërkombëtare…”. • U paraqitën ekstrakte nga aktet ndërkombëtare të 1913-1914: Traktati i Londrës i 30 maj 1913 (neni 2 e 3); Vendimi i Konferencës së Ambasadorëve i 29 korrikut 1913, Statuti Organik i Shqipërisë i prillit 1914. Këto u plotësuan me memorandumin e delegacionit shqiptar të 22 nëntorit 1920. • Memorandumi përbën një platformë juridike të zgjidhjes së çështjes shqiptare pas Luftës I, me këto pika: Statusi i Shqipërisë gjatë kohës së luftës dhe njohja e qeverisë shqiptare pas luftës. • Pika 1: Shqipëria nuk është një shtet i ri, i krijuar pas lufte, sepse ajo ekzistonte si një shtet i pavarur që më 1913. • “Qeveria shqiptare u njoh de jure dhe zyrtarisht në 1914 nga 4 Fuqitë e Mëdha si dhe nga Rumania, Bullgaria, Serbia dhe Greqia.
  • 9. • Pika 2: ”Ngjarjet e luftës nuk e ndryshuan aspak statusin e saj ndërkombëtar” • Pika 3: Njohja e qeverisë shqiptare pas lufte. Qeveria shqiptare i ka të gjitha cilësitë (në atë kohë) për t’u konsoliduar si qeveri de jure dhe de facto e shtetit shqiptar: ajo kja dalë nga një Asamble Kombëtare, shprehje e vullnetit të gjithë popullit dhe ka nën kontrollin e saj pjesën më të madhe të vendit. • Qeveria ka dalë me sukses edhe në arenën ndërkombëtare. • “Marrëdhëniet me Italinë, që e ka njohur de facto, duke dërguar në Tiranë një ministër fuqiplotë. • Një modus vivendi është përfunduar midis qeverisë së tanishme shqiptare dhe qeverisë greke, ndërsa janë filluar bisedime me Jugosllavinë për të rregulluar çështjen e kufijve mbi bazën e vendimeve të 1913. Del se Italia, Greqia dhe Serbia e kanë njohur de facto qeverinë e tanishme shqiptare, kurse pavarësia dhe sovraniteti i shtetit shqiptar u njohën de jure nga Fuqitë e Mëdha, si dhe shtetet ballkanike që në 1914.”
  • 10. • Në 22 nëntor një nënkomision i posaçëm për kandidaturën e Shqipërisë, i krijuar nga Komisioni i 5-të i Asamblesë së Lidhjes, i bënte disa pyetje delegacionit shqiptar, ndër të cilat: “A është njohur qeveria juaj de jure dhe de facto dhe prej kujt?” • Përgjigjja e Nolit: “Qeveria e Shqipërisë u njoh de jure në 1914 nga 4 Fuqitë e Mëdha të Europës, si dhe nga Rumania, Bullgaria dhe Greqia dhe të gjitha këto dërguan në Durrës përfaqësues diplomatikë të akredituar rregullisht. Qeveria e tanishme e Shqipërisë ka hyrë në marrëdhënie me Italinë, Serbinë dhe Greqinë. • Memorandumi shqiptar në pikën 10 thekson: Marrëveshjet me shtetet fqinje interpretohen si njohje de facto e qeverisë shqiptare. • Për njohjen nga ana e Italisë, interpretimi rrjedh jo vetëm nga fakti i lidhjes së marrëveshjes dypalëshe italo-shqiptare, por sidomos nga karakteri i marrëveshjes, e cila shënon pikënisjen e gjithë marrëdhënieve midis Shqipërisë së pavarur dhe Italisë pas luftës.
  • 11. • Pikëpamja e kundërt: në memorandumin e posaçëm që Sekretari i Përgjithshëm i LK, Sir James Eric Drummond i drejtoi Asamblesë së Lidhjes: i. “Mëkëmbja e Shqipërisë si një komunitet politik i organizuar dhe i vetëqeverisur, u ndërpre nga shpërthimi i luftës; ii. Përpjekjet e Fuqive për të mëkëmbur një shtet shqiptar në 1913-1914 dështuan për shkak të ngjarjeve dhe njohja që iu akordua shtetit në fjalë ishte e kushtëzuar me suksesin e mëkëmbjes së tij, kështu që ajo nuk provon asgjë lidhur me statusin ndërkombëtar të tanishëm të Shqipërisë”. • Shqyrtimi i çështjes kaloi nëpër dy etapa: (i) debatet në Komisionin e 5-të, dhe (ii) në mbledhjen plenare të Asamblesë. 1. Komisioni i 5-të propozonte që çështja të shtyhej deri sa statusi ndërkombëtar i Shqipërisë të sqarohej përfundimisht. • Përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, britaniku Lord Robert Cecil bashkë me përfaqësuesin e Kanadasë Newton Rowell, mbështetën kërkesën e Shqipërisë. Lordi Cecil propozoi që Shqipëria të pranohej menjëherë. Ai tha: “Shqipëria përbën një komb për arsye të ndjenjës unanime të banorëve të saj”.
  • 12. • Rowell: “Shqipëria ka kufij të përcaktuar nga një marrëveshje ndërkombëtare “ dhe se “as Traktati i fshehtë i Londrës, as pushtimi i territorit shqiptar gjatë Luftës I-rë nuk kanë mundur të suprimojnë pozitën e saj si shtet i pavarur”. • Komisioni votoi për refuzimin e kërkesës së Shqipërisë: 13 vota kundër anëtarësimit të Shqipërisë, 8 pro. 2. Asambleja e rimori në shqyrtim çështjen në 17 dhjetor 1920. • Lordi Cecil: “Shqipëria ishte njohur para lufte. Statusin e saj nuk e ndryshuan as pushtimi dhe as traktatet e fshehta gjatë luftës, apo pas mbarimit të saj.” • Rowell : “Shqipëria i përmbush absolutisht të gjitha kushtet e parashikuara nga Statuti i Lidhjes”. • Kërkesa e Shqipërisë u pranua: 35 vota pro anëtarësimit të Shqipërisë, 7 abstenime, asnjë kundër. • Në 17 dhjetor 1920, delegacioni shqiptar u ftua të zinte vend në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve të nesërmen, në seancën e datës 18 dhjetor 1920.
  • 13. Struktura e Lidhjes së Kombeve • Lidhja e Kombeve përbëhej nga tre organe: Asambleja, Këshilli dhe Sekretariati. Neni 14: Këshilli do hartojë plane për krijimin e GJPDN. • Asambleja përbëhej nga përfaqësuesit e të gjithë anëtarëve. Funksiononte me sesione që zhvilloheshin në Gjenevë, ku ishte edhe selia e Lidhjes. • Statuti, neni 3: Asambleja ishte kompetente të shqyrtonte cdo problem që hynte në sferën e veprimtarisë së Organizatës, ose që kishte të bënte me paqen e përgjithshme. • Vendimet merreshin me unanimitet. Bëhej përjashtim për cështjet procedurale, ku kërkohej vetëm shumica e thjeshtë, si dhe për pranimin e anëtarëve të rinj dhe për zgjedhjen e anëtarëve të përkohshëm të Këshillit, për të cilat nevojiteshin 2/3 e votave. • Këshilli mund të quhet si organ ekzekutiv i Lidhjes. Përbëhej nga anëtarë të përhershëm dhe të përkohshëm, në raport 4:4. • Anëtarë të përhershëm ishin Fuqitë e Mëdha të kohës: Britania e Madhe, Franca, Japonia dhe Italia. • Në 1926 u pranua si anëtare e përhershme Gjermania; në 1934 u pranua BS. Raporti ndryshoi në 6:6. • Anëtarët e përkohshëm zgjidheshin për afat deri 3 vjet. Vendimet e Këshillit merreshin me unanimitet. • Sekretariati - organ i përhershëm , kryesuar nga Sekretari I Përgjithshëm Lidhjes.
  • 14. Veprimtaria e Lidhjes • Detyrat kryesore të Lidhjes, sipas Statutit: (i) ruajtja e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare; dhe (ii) zhvillimi i bashkëpunimit ndërkombëtar. • Lidhja përcaktonte si objekt të saj edhe pakësimin e armatimeve (neni 8§1). • Statuti, neni 10: “Anëtarët e saj angazhoheshin të respektonin dhe të ruanin kundër cdo sulmi nga jashtë, tërësinë territoriale dhe pavarësinë politike të të gjithë anëtarëve të Lidhjes”. • Presidenti amerikan Wilson, autori kryesor i Statutit, e konsideronte këtë nen si ”gurin themeltar të të gjithë Statutit”. Por nuk gjeti zbatim në praktikë. • 1932 - Kina iu drejtua Këshillit të Lidhjes me rastin e agresionit japonez. Po ashtu edhe Etiopia në 1935 kur u ndodh përballë agresionit italian. Por anëtarët e Lidhjes nuk morën asnjë masë efektive për të përmbushur detyrimet e tyre në bazë të nenit 10. Asnjë masë nuk u mor ndaj Italisë për pushtimin e Shqipërisë në 7 prill 1939. • Pas Luftës II Botërore, në prill 1946, një asamble formale vendosi shpërndarjen e Lidhjes së Kombeve.
  • 15. ORGANIZATA E KOMBEVE TË BASHKUARA
  • 16. Krijimi i OKB • Nismëtarë të krijimit të OKB ishin Fuqitë e Mëdha të koalicionit antifashist. • 1 janar 1942; deklarata e Uashingtonit e 26 Kombeve të Bashkuara: të vendosej paqe për t’u ofruar kombeve mundësinë për të jetuar në siguri brenda kufijve të tyre. • 19-30 tetor 1943: Konferenca e MPJ të SHBA, BRSS, MB – Deklarata e Moskës mbi sigurimin e përgjithshëm, e nënshkruar më vonë edhe nga përfaqësuesi i Kinës. • U vendos krijimi i një organizate të përgjithshme ndërkombëtare. • Nëntor-dhjetor 1943: takimi i Teheranit, Çurcill, Rusvelt, Stalin – u ripohua përgjegjësia e shteteve të tyre dhe gjithë Kombeve të Bashkuara për sigurimin e një paqeje për shumicën e popujve të globit.
  • 17. • 21 gusht-29 shtator 1944: Konferenca e Dumbarton Oaks (Uashington), pjesëmarrës SHBA, BRSS, MB dhe Kina. • Konferenca miratoi dokumentin “Propozime për krijimin e Organizatës Ndërkombëtare të Sigurimit të Përgjithshëm” • Ky dokument ishte baza për hartimin e statutit të organizatës që do të krijohej më vonë. • Nuk u zgjidhën cështjet që kishin të bënin më K.S, raportin midis LK dhe OKB, si dhe GJND. • Zgjidhja u arrit në Konferencën e Jaltës, shkurt 1945. U vendos thirrja e një konference të përgjithshme ku të merrnin pjesë 50 shtete. • U miratua procedura e votimit në K.S, ku Fuqitë e Mëdha i dhanë vetes një rol të veçantë. • U krijua një komitet juristësh nga 44 vende që hartuan në Uashington projekt-statutin e GJND.
  • 18. • Prill – Qershor 1945: Konferenca e themelimit të OKB në San Francisko . • U miratua Karta e OKB dhe Statuti i GJND. • Karta do të hynte në fuqi pas ratifikimit nga shumica e shteteve nënshkrues. • Kjo u arrit në 24 tetor 1945, dita e themelimit të OKB. • Mbledhja e parë e AP të OKB, Londër, 10 janar 1946. • Karta e OKB përbëhet nga 111 nene, përfshirë preambulën dhe dispozitat përmbyllëse. Gjithsej 19 krerë. • Statuti i GJND është shtojcë e Kartës dhe konsiderohet pjesë përbërëse e saj. • Neni 1: Kombet e Bashkuara marrin përsipër: 1. të ruajnë paqen botërore dhe sigurinë ndërkombëtare; 2. të zhvillojnë marrëdhënie miqësore mes kombeve;
  • 19. 3. të ngrenë në këmbë një bashkëpunim ndërkombëtar për të zgjidhur probleme ndërkombëtare të natyrës ekonomike, sociale, kulturore dhe humanitare; 4. të jenë qendra, në të cilën koordinohen me njëra-tjetrën përpjekjet e kombeve për të realizuar këto qëllime të përbashkëta; Neni 2: PARIMET E OKB 1. Parimi i barazisë sovrane të të gjithë anëtarëve të saj. 2. Përmbushja në mirëbesim e të gjitha detyrimeve; 3. Zgjidhja e konflikteve me mjete paqësore; 4. Të gjithë anëtarët ndalojnë në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare çdo kërcënim apo përdorim dhune, që drejtohet kundër paprekshmërisë territoriale apo pavarësisë politike të një shteti ose që bie ndesh me qëllimet e Kombeve të Bashkuara.
  • 20. 5. Të gjithë anëtarët u japin Kombeve të Bashkuara asistencën e nevojshme për çdo masë, që Organizata merr në përputhje me Kartën; një shteti, ndaj të cilit Organizata ka marrë masa parandaluese apo detyruese, ato nuk i japin mbështetjen e tyre. 6. Organizata kujdeset, që shtetet jo-anëtare të Kombeve të Bashkuara të veprojnë sipas këtyre parimeve, për sa kohë që kjo është e nevojshme për ruajtjen e paqes botërore dhe sigurisë ndërkombëtare. 7. Nga kjo Kartë nuk rezulton e drejta e Kombeve të Bashkuara për të ndërhyrë në çështje të tilla, që për nga natyra bëjnë pjesë në kompetencat e brendshme të një shteti, apo detyrimi i shteteve anëtare, që për çështje të tilla të zbatojnë një rregullore me bazë Kartën.
  • 21. Anëtarësia në OKB Neni 4 : (1) Anëtarë të OKB mund të jenë të gjithë shtetet e tjerë paqedashës, që marrin përsipër detyrimet e kësaj Karte dhe që, sipas vlerësimit të organizatës, janë të aftë dhe të vullnetshëm të përmbushin këto detyrime. (2) Pranimi i një shteti të tillë si anëtar i Kombeve të Bashkuara bëhet me rekomandim të Këshillit të Sigurimit dhe vendim të Asamblesë së Përgjithshme me 2/3 e votave të të gjithë anëtarëve. • Anëtarë të OKB: 193 shtete (+ 2 anëtarë vëzhgues: Selia e Shenjtë dhe Palestina) • Dy kategori: (i)anëtarët origjinalë (51 shtete); (ii) anëtarë të pranuar më vonë (142 shtete) – Anëtari më i ri: Sudani i Jugut, korrik 2011. • Mendimi këshillimor i GJND (1948) për nenin 4: (i) të jetë shtet, (ii) të jetë paqedashës; (iii) të pranojë detyrimet e Kartës; (iv) të jetë i aftë t’i përmbushë këto detyrime; (v) të jetë i gatshëm t’i përmbushë këto detyrime.
  • 22. • Në mendimin tjetër këshillimor, në 3 mars 1950, pyetjes nëse AP mund të votojë për pranimin e një shteti në OKB pa marrë më parë rekomandimin e K.S, GJND iu përgjigj në mënyrë negative, por Asambleja mund të hedhë poshtë çdo kandidaturë, edhe pse kjo mund të ketë marrë më parë rekomandimin e K.S. • Përgjigjja e GJND: Neni 4 i Kartës ishte kategorik dhe nuk linte asnjë alternativë përkundrejt rekomandimit të K.S. • Neni 5: AP, me rekomandim të K.S, mund t'i mohojë një shteti anëtar, kundër të cilit KS ka marrë masa parandaluese apo detyruese, në mënyrë të përkohshme ushtrimin e të drejtave dhe privilegjeve, që rrjedhin nga anëtarësia. • Neni 6: Një anëtar i OKB, i cili shkel në mënyrë të vazhdueshme parimet e kësaj Karte, AP mund ta përjashtojë nga organizata me rekomandim të KS. • Karta nuk parashikon tërheqjen në mënyrë të njëanshme të një shteti me vullnetin e vet nga OKB. Një mundësi e tillë parashikohej nga Statuti i Lidhjes së Kombeve, neni 1§3: një shtet anëtar mund të tërhiqej nga Lidhja pas një njoftimi paraprak prej 2 vjetësh, por me kusht që të kishte përmbushur të gjitha detyrimet ndërkombëtare, si dhe detyrimet në bazë të Statutit.
  • 23. Pranimi i Shqipërisë në OKB • Kërkesa nga Shqipëria iu përcoll KS në 25 janar 1946 – data e paraqitjes së kërkesës zyrtare. • Dhjetor 1955 u pranuan në grup 16 shtete, përfshirë Shqipërinë.
  • 24. • Struktura e OKB i) Asambleja e Përgjithshme; ii) Këshilli i Sigurimit; iii) Këshilli Ekonomik e Social; iv) Këshilli i Kujdestarisë; v) Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë; vi) Sekretariati. i. Asambleja e Përgjithshme është i vetmi organ i OKB që përbëhet nga të gjithë anëtarët. • Çdo shtet anëtar ka vetëm një votë (delegacioni 5 përfaqësues, 5 zëvendës të tyre dhe këshilltarë, ekspertë dhe personeli i nevojshëm). • AP ka të drejtë, që brenda caqeve të caktuara nga Karta, të shqyrtojë çdo çështje që hyn në kompetencat e organeve të tjera të OKB dhe të bëjë rekomandimet përkatëse përveç kufizimit të nenit 12).
  • 25. • AP nuk mund të japë rekomandime për çështje që janë duke u shqyrtuar në të njëjtën kohë nga Këshilli i Sigurimit (Neni 12/1). • AP: 1. Pranon dhe shqyrton raporte nga KS dhe organet e tjera të OKB; 2. Udhëheq veprimtarinë e ECOSOC; 3. Zgjedh anëtarët e përkohshëm të KS, anëtarët e Këshillit Ekonomik e Social dhe të Këshillit të Kujdestarisë. 4. Bashkë me KS merr pjesë në zgjedhjen e gjyqtarëve të GJND; 5. Me rekomandimin e KS, zgjedh Sekretarin e Përgjithshëm të OKB. • AP shqyrton çështje që kanë të bëjnë me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare dhe mund të rekomandojë masa, por vetëm KS mund të vendosë se çfarë masash duhen marrë në lidhje me to. • Vendimet e AP kanë karakter rekomandues, jo të detyrueshëm;
  • 26. Vendimet e detyrueshme të AP (Neni 18) a. Pranimi , pezullimi ose përjashtimi i anëtarëve të OKB; b. Zgjedhja e anëtarëve të përkohshëm të KS; c. Zgjedhja e SP, e anëtarëve të ECOSOC, të Këshillit të Kujdestarisë, të GJND, miratimi i buxhetit të OKB, pranimi i rregullave proceduriale të punës së AP. • Vendimet merren me shumicë të thjeshtë votash. • Sesionet e Asamblesë mund të jenë (neni 20): d. Të zakonshme (shtator deri dhjetor); e. Të posaçme. Brenda kësaj kategorie, Rezoluta AP 377 (1950), shtoi edhe Sesionet e jashtëzakonshme. • Sesionet e posaçme thirren nga SP me kërkesën e KS ose të shumicës së anëtarëve të OKB (duhet të mbahen brenda 15 ditëve nga marrja e kërkesës). • Sesionet e jashtëzakonshme thirren prej KS (mjaftojnë 7 vota), ose prej vetë AP me shumicë absolute votash, kur KS është i bllokuar (duhet të mbahen brenda 24 orëve). AP mund të rekomandojë në lidhje me masat që duhen marrë për vendosjen e paqes apo kundërshtimin e agresionit.
  • 27. Këshilli i Sigurimit • Është organi kryesor i OKB që vepron në mënyrë të përhershme. • 15 anëtarë, nga këta 5 të përhershëm (SHBA, MB, Francë, Rusi, Kinë). • Anëtarët e përkohshëm zgjidhen për 2 vjet, pa të drejtë rizgjedhjeje. • Vetëm KS mund të përcaktojë rastet e kërcënimit, shkeljes së paqes apo aktet e agresionit dhe të vendosë se cfarë masash duhen marrë. • KS ka për detyrë të hetojë për çdo konflikt apo situatë që mund të shkaktojë mosmarrëveshje ndërkombëtare. • Shtetet anëtare me marrëveshje të posaçme vënë në dispozicion të KS forca ushtarake; • KS ka këto kompetenca: • I jep rekomandime AP për pranimin e anëtarëve të rinj në OKB; • I jep rekomandime AP pezullimin, si edhe për heqjen e të drejtave dhe privilegjeve anëtarëve të OKB që shkelin Kartën;
  • 28. • I jep rekomandime AP për pezullimin apo përjashtimin e anëtarëve që shkelin sistematikisht detyrimet e Kartës; • Përcaktimi i kushteve që duhet të plotësojnë shtetet që nuk janë anëtarë të OKB për t’u pranuar si anëtarë të GJND; • Rekomandime për caktimin e SP, etj. • Bashkë me AP zgjedh gjyqtarët e GJND. • Për cështjet joproceduriale duhet të votojnë jo më pak se 9 anëtarë, përfshirë të përhershmit. • Vetoja pezullon çdo veprim tjetër. • Abstenimi nuk nënkupton veton. • Konflikti në Kore, 1950, Rezoluta e KS (nr. 83, 1950), kaloi vetëm sepse BS ishte tërhequr. Mungesa u konsiderua abstenim. • Angazhimi i KS në Kongo në vitet 1960-1964. Nuk është ndërhyrje në rast agresioni por u arsyetua me nevojën e parandalimit të shtrirjes së një konflikti të brendshëm në rajonin përreth.
  • 29. Këshilli Ekonomik dhe Social – ECOSOC • 54 anëtarë të zgjedhur për 3 vjet nga AP. Çdo vit ripërtërihet 1/3 e Këshillit. • Neni 62 (1) ECOSOC harton analiza në fushat e ekonomisë, sistemit social, kulturës, edukimit dhe shëndetësisë, si dhe në fusha të tjera të ngjashme me to, harton raporte, i jep rekomandime AP; (2) Ai mund të japë rekomandime për të mbështetur respektimin dhe zbatimin e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore për të gjithë; (3) Në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, ai mund të hartojë marrëveshje dhe t’ia paraqesë ato Asamblesë së Përgjithshme; (4) Ai mund edhe të thërrasë konferenca ndërkombëtare në lidhje me çështje, që janë kompetencë e tij, gjithnjë në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Kombet e Bashkuara.
  • 30. Këshilli i Kujdestarisë • Nën kujdestari u vendosën territore në mbarim të Luftës II, kryesisht pjesë të zotërimeve koloniale të Fuqive të mundura. • Vazhdon ekzistencën formale, sepse ish-territoret nën kujdestari tani janë shtete të pavarur, anëtarë të OKB. (Shteti i fundit – Palau, 1994) Sekretariati • Përbëhet nga Sekretari i Përgjithshëm dhe personeli. SP zgjidhet nga AP me rekomandimin unanim të KS. Ai është zyrtari administrativ më i lartë i Organizatës. Qendron në detyrë për 5 vjet,me të drejtë rizgjedhjeje. • Neni 101: Personeli (funksionarët dhe nëpunësit e ndryshëm) emërohen prej SP, sipas rregullave të përcaktuara nga AP. • Neni 100: Të gjithë shtetet anëtare janë zotuar të respektojnë karakterin ndërkombëtar të funksioneve dhe përgjegjësive të SP dhe stafit të tij, të cilët nuk duhet të marrin udhëzime ose urdhëra nga asnjë autoritet tjetër përvec Organizatës. • Neni 99: SP ka të drejtë të tërheqë vëmendjen e KS për çdo cështje që mund të ketë rëndësi për ruajtjen e paqes dhe sigurisë.
  • 31. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) • Është organi kryesor gjyqësor i OKB dhe vepron në bazë të Statutit, i cili është pjesë përbërëse e Kartës së OKB. Veprimtaria e OKB • Në Lidhjen e Kombeve dy organet kryesore – Këshilli dhe Asambleja – kishin pak a shumë po ato kompetenca, prej nga rridhte dhe konfuzioni në përballimin e problemeve konkrete. • Në OKB bëhet një dallim i qartë midis kompetencave të KS dhe atyre të AP. • Në rast agresioni, përgjegjësia kryesore për ruajtjen e paqes iu ngarkua KS. • Fuqitë kryesore (SHBA, BS, MB, Franca dhe Kina) morën nga një vend të përhershëm në KS dhe, bashkë me këtë, të drejtën e vetos.
  • 32. Neni 27 (1) Secili prej anëtarëve të Këshillit të Sigurimit ka një votë. (2) Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me çështje proceduriale nevojitet miratimi i nëntë anëtarëve. (3) Për vendimet e Këshillit të Sigurimit në lidhje me të gjitha çështjet e tjera (dmth jo-proceduriale) nevojitet miratimi i nëntë anëtarëve përfshirë edhe të gjithë anëtarët e përhershëm, gjithsesi duke iu përmbajtur kushtit, që në rast vendimesh në bazë të kapitullit VI dhe nenit 52, kreu 3, palët në konflikt duhet të abstenojnë.
  • 33. • OKB u bllokua gjatë periudhës së “luftës së ftohtë”, aq sa konflikte të tilla të rënda si ai i Vietnamit nuk u futën ndonjëherë në rendin e ditës të KS. • OKB e kërkoi dhe e gjeti rolin e vet në misionin ‘paqeruajtës’ por jo ‘paqebërës’. • Zgjidhja e krizave, si lufta e Gjirit Persik, si rezultat i sulmit që ndërmori Iraku kundër Kuvajtit, në gusht 1990. KS reagoi me shpejtësi duke krijuar një front të përbashkët të OKB për qëndresën ndaj agresionit. • Me amendamentin e vitit 1963, numri i anëtarëve jo të përhershëm të KS u shtua nga 6 në 10.
  • 34. Agjencitë e Specializuara • Hyjnë ato organizata që krijohen për të vepruar posaçërisht në fushat ekonomike, sociale, kulturore e fusha të tjera. • Neni 57 (1) Agjencitë e Specializuara, të cilat janë ngritur në bazë marrëveshjesh ndërshtetërore dhe që synojnë përmbushjen e një sërë detyrash ndërkombëtare në fushat ekonomike, sociale, kulturore, edukative, shëndetësore dhe të tjera të ngjashme me to, përshkruar këto në dokumenta detyruese, e krijojnë raportin me Kombet e Bashkuara siç parashikohet në nenin 63. (2) Këto organizata, që kanë vendosur lidhjen e tyre me Kombet e Bashkuara, më poshtë do të quhen „Agjenci të Specializuara“.
  • 35. Agjencitë e Specializuara • Neni 63 (1) Këshilli Ekonomik dhe Social mund të lidhë marrëveshje më secilën prej Agjencive të Specializuara, përcaktuar në nenin 57, marrëveshje këto ku rregullohen marrëdhëniet e organizatave përkatëse me Kombet e Bashkuara. Për këto marrëveshje nevojitet miratimi i Asamblesë së Përgjithshme. (2) Ai mund të koordinojë veprimtarinë e organizatave të posaçme duke realizuar me to konsultime si dhe duke iu drejtuar atyre, Asamblesë së Përgjithshme dhe anëtarëve të Kombeve të Bashkuara rekomandimet e tij.
  • 36. Agjencitë e Specializuara të OKB  Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU) - 1865  Bashkimi i Përgjithshëm Postar (UPU) - 1874  Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO) - 1919  Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO) - 1944  Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit (FAO)  Fondi Ndërkombëtar për Zhvillimin e Bujqësisë (IFAD)  Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO)  Fondi Monetar Ndërkombëtar (IMF)  Organizata e Asimit, Shkencës dhe Kulturës e Kombeve të Bashkuara (UNESCO)  Organizata e Zhvillimit Industrial e Kombeve të Bashkuara (UNIDO)  Organizata Botërore Shëndetësisë (WHO)  Organizata Botërore e Tregtisë (WTO)  Organizata Botërore e Meteorologjisë (WMO)  Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO)  Grupi i Bankës Botërore: - Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD) - Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) - Shoqata Ndërkombëtare e Zhvillimit (IDA)
  • 37. • Agjencitë e Specializuara mund të ndahen në tre grupe: (i) Institucionet me karakter ekonomik, si BB, FMN, etj. (ii) Institucionet me karakter shoqëror, si Organizata Ndërkombëtare e Punës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë; (iii) Institucionet me karakter kulturor-humanitar, si Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO). • Agjencitë e specializuara kanë karakter të përhershëm. • Struktura e tyre, në përgjithësi dallohen: a) Asambleja plenare; b) Organi ekzekutiv; c) Organi tekniko-administrativ d) Komisione të posaçme.
  • 38. Organizatat rajonale • Zhvillimi i tyre mori hov pas Luftës II, kur krijuan një numër i madh organizatash ndërkombëtare rajonale, që veprojnë në fushën ekonomike, sociale, kulturore, ushtarake, etj. Kështu, janë krijuar: Lidhja Arabe (1945), Këshilli i Europës (1949), Organizata e Unitetit Afrikan (tashmë Bashkimi Afrikan) (1963), etj. • Kritere kryesore për krijimin e marrëveshjeve dhe organizatave rajonale kanë qenë: përkatësia kontinentale e anëtarëve (OAS, OAU); lidhjet historike dhe interesat e përbashkëta në fushën politike, ekonomike, kulturore, etj., ose qëllimi i përbashkët në lidhje me mbrojtjen kolektive, • Karta e OKB, me gjithë përpjekjet që janë bërë në Konferencën e San Franciskos, nuk ka dhënë ndonjë përkufizim të saktë të marrëveshjeve rajonale. • Karta përmban mjaft dispozita që u referohen marrëveshjeve rajonale (Kreu VIII), rregullimit paqësor të mosmarrëveshjeve (Kreu VI) dhe nenit 51, që lejon të drejtën natyrore për vetëmbrojtje individuale e kolektive.
  • 39. • Karta – Neni 52: Asnjë dispozitë e saj nuk kundërshton ekzistencën e marrëveshjeve ose të organizmave rajonale. Por, ekzistencën e tyre e kushtëzon me përmbushjen e disa kushteve: (ii) (i) Veprimtaria e tyre të jetë e orientuar në zgjidhjen e çështjeve që i referohen ruajtjes së paqes e sigurisë; Veprimtaria e tyre duhet të jetë në pajtim me qëllimet dhe parimet e OKB. • KS inkurajon zhvillimin e zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve me karakter lokal përmes organizmave rajonale me iniciativën e vetë shteteve të interesuara ose me ftesën e KS (Neni 52/3).
  • 40. 1. Organizata e Shteteve Amerikane (OAS) • Iniciativën për bashkimin e shteteve të Amerikës Latine e mori Simon Bolivari, i cili në “Kartën e Xhamajkës” 1815 është angazhuar për krijimin e një kombi në botën e re, me vetëm një lidhje që këta popuj i lidh ndërmjet vetes dhe të gjithë së bashku. • Takime për zgjidhjen e konflikteve (Konferenca Ndëramerikane për pajtim dhe arbitrazh, Uashington , 1928-1929; është miratuar Konventa mbi të drejtat dhe detyrat e shteteve (Montevideo, 1933); - Traktati ndëramerikan për ndihmë reciproke (Rio de Zhaneiro, 1947). Sipas marrëveshjes së Rios, shtetet amerikane e kanë dënuar luftën dhe detyrohen të rezervohen në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare nga kërcënimi ose përdorimi i forcës dhe janë zotuar që çdo mosmarrëveshje midis tyre ta zgjidhin me mjete paqësore. Sulmi i armatosur i cilitdo shteti kundër një shteti amerikan, konsiderohet si sulm kundër të gjithëve.
  • 41. • Në Konferencën IX Ndëramerikane (Bogota,1948) është krijuar Organizata e Shteteve Amerikane. • Kreu I i Kartës së OAS, neni 2: qëllimet kryesore të OAS janë: a. Përparimi i paqes dhe sigurisë së kontinentit; b. Parandalimi i shkaqeve të mundshme që mund të bëhen burim i vështirësive dhe sigurimi i zgjidhjes paqësore të mosmarrëveshjeve midis anëtarëve; c. Organizimi i aksioneve të përbashkëta në rast agresioni; d. Inkurajimi i zgjidhjes së problemeve politike, juridike, ekonomike që shfaqen midis anëtarëve; e. Përparimi përmes aksioneve të përbashkëta i zhvillimit ekonomik, social dhe kulturor. • Karta e OAS, kreu IV, nenet 9-22 përmbajnë të drejtat dhe detyrat e shteteve: shtetet janë juridikisht të barabartë; - ata gëzojnë të drejta të njëjta dhe kanë detyra të njëjta; - të drejtat e shtetit nuk varen nga forca që ka ai për të siguruar përmbushjen e tyre, por vetëm nga fakti se ekziston si subjekt i DN;
  • 42. - Të gjithë shtetet kanë detyrë të respektojnë të drejtat që kanë shtetet e tjerë; - e drejta e shtetit për t’u mbrojtur dhe për të zhvilluar ekzistencën e vet nuk i jep të drejtë të kryejë akte të kundërligjshme kundër shtetit tjetër; - respektimi dhe përmbushja e përpiktë e traktateve përbën rregull për zhvillimin e marrëdhënieve paqësore midis shteteve; - traktatet duhet të jenë publike; - asnjë shtet a grup shtetesh nuk ka të drejtë ndërhyrjeje në punët e brendshme ose të jashtme të shtetit tjetër; - territori i çdo shteti është i paprekshëm; - nuk pranohen ndryshimet territoriale që realizohen përmes forcës; - shtetet zotohen që në marrëdhëniet e tyre ndërkombëtare do të rezervohen nga përdorimi i forcës, përvec në rast të mbrojtjes së ligjshme, etj. • Karta: anëtarë të OAS janë të gjithë shtetet amerikane që ratifikojnë Kartën.
  • 43. • Për t’u bërë anëtar i OAS, me 2/3 e votave vendos Këshilli i Përhershëm, i cili i bën rekomandimin Asamblesë që vendos përfundimisht, gjithashtu, me 2/3 e votave. • Organet kryesore të OAS janë: 1. Asambleja e Përgjithshme - është organ suprem i Organizatës. Çdo shtet një votë. AP përcakton dhe shqyrton politikën e përgjithshme të OAS dhe bashkërendon aktivitetet e organeve dhe institucioneve të OAS; bashkëpunon me OKB dhe me organet e specializuara; bashkëpunimi në fushën ekonomike, sociale dhe kulturore me organizatat e tjera ndërkombëtare; mbledhjet një herë në vit; vendimet merren me shumicë absolute të shteteve anëtare, përveç rasteve kur kërkohet shumica prej 2/3. 2. Mbledhjet konsultative të Ministrave të Punëve të Jashtme: shqyrtojnë problemet me karakter të ngutshëm dhe me interes të përbashkët. Mbledhje urgjente në rast sulmi të armatosur. Komiteti konsultativ mbrojtës ndihmon në çështjet e sigurisë; vendimet me 2/3 e votave, kurse në çështjet proceduriale me shumicë të thjeshtë.
  • 44. 3. Këshillat janë disa: a. Këshilli i Përhershëm i Organizatës – me përfaqësues nga cdo shtet në rang ambasadori. Mbikëqyr ruajtjen e marrëdhënieve miqësore dhe ndihmon në zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve; për këtë, ai ka një komision ndëramerikan. Vendimet meren me 2/3 e votave (përjashtohen votat e palëve të interesuara); b. Këshilli Ndëramerikan Ekonomik e Social, ka detyrë përparimin e bashkëpunimit midis shteteve amerikane; rekomandon programe dhe masa dhe bashkërendon aktivitetet ekonomike e sociale. c. Këshilli Ndëramerikan për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, ka për detyrë përparimin e marrëdhënieve miqësore dhe të mirëkuptimit reciprok nëpërmjet bashkëpunimit arsimor, shkencor e kulturor. d. Komiteti Juridik Ndëramerikan, përbëhet nga 11 juristë të zgjedhur nga Asambleja për periudhë 4 vjecare, kujdeset për përparimin, zhvillimin dhe për kodifikimin e DN. e. Komisioni Ndëramerikan për të Drejtat e Njeriut; f. Sekretariati , me në krye Sekretarin e Përgjithshëm, të zgjedhur nga Asambleja për 5 vjet, zgjidhet vetëm një herë.
  • 45. 2. Lidhja Arabe • Është krijuar më 22 mars 1945, me nënshkrimin e Paktit të Lidhjes Arabe (Kajro) për të bashkërenduar aktivitetin politik, për të ruajtur sovranitetin dhe pavarësinë, për bashkëpunimin ekonomik, social, kulturor, shëndetësor, juridik, etj. • Neni 1: Pakti është i hapur për secilin shtet arab të pavarur. • Kanë të përbashkët faktorët kohezivë (gjuha, feja, e kaluara historike dhe kultura e përbashkët). • Lidhja është themeluar mbi parimet e respektimit të pavarësisë, sovranitetit dhe mosndërhyrjes. • Organet kryesore: (i) Këshilli i Lidhjes Arabe –organ suprem, me përfaqësues kryetarët e çdo shteti. Mbikëqyr përmbushjen e marrëveshjeve, shqyrton mosmarrëveshjet dhe bashkëpunimin me organziatat e tjera ndërkombëtare. Për ndërprerjen e agresionit dhe përjashtimin nga Lidhja, vendimet merren me unanimitet dhe janë të detyrueshme për të gjithë anëtarët.
  • 46. • Vendimet që merren me shumicë të thjeshtë votash janë të detyrueshme vetëm për shtetet që janë deklaruar për to (për zbatimin e procedurës së pajtimit ose të arbitrazhit (neni 5); • Shumica prej 2/3 kërkohet për amendimin e Paktit (neni 19) dhe për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm (neni 12). • Këshilli mblidhet 2 herë në vit, si dhe mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesën e të paktën dy shteteve (neni 11). • 7 komitete të përhershme: politik, i ministrave të jashtëm, i transportit, kulturës, çështjeve sociale, financave dhe cështjeve ekonomike, i informacionit, që veprojnë nën udhëheqjen e Këshillit të Lidhjes. Komitetet përgatisin projektmarrëveshjet që i shqyrton Këshilli dhe më vonë shtetet për miratim. (ii) Sekretariati i Përgjithshëm - emërohet nga Këshilli i Lidhjes për 5 vjet. • Lidhja e marrëveshjes për mbrojtjen e përbashkët dhe bashkëpunimin ekonomik (1950), Aprovimi i programeve për krijimin e tregut të përbashkët arab (1964 e 1975), krijimin e Bankës Arabe për Zhvillim (1959), krijimin e institucioneve të ndryshme të edukimit dhe bashkëpunimit kulturor (1945),për ndihmë juridike (1952).
  • 47. 3. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) • NATO - krijuar më 4 prill 1949 në Uashington nga 10 shtete të Europës Perëndimore (Belgjika, Danimarka,Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Portugalia dhe BM), SHBA dhe Kanadaja; më vonë edhe Greqia e Turqia (1952), RFGJ (1955), Spanja (1982), Polonia, Hungaria dhe Cekia (1999), Shqipëria (2009), Maqedonia e Veriut (2020) (gjithsej 30). • NATO – Organizatë politike-ushtarake e krijuar në periudhën e Luftës së Ftohtë, për të penguar rrezikun nga agresioni komunist . • Preambula e Marrëveshjes: Organizata bazohet “në trashëgiminë e përgjithshme dhe në qytetërimin e popujve” që e kanë formuar. • Thelbi: detyrimi i dhënies ndihmë në rast agresioni ndaj një shteti anëtar. Sulmi ndaj një shteti anëtar do të konsiderohet si sulm ndaj çdo shteti anëtar të NATO-s (Neni 5 i Traktatit të Atlantikut të Veriut). • 70% e shpenzimeve buxhetore ushtarake të gjithë vendeve të botës
  • 48. Organet: a. Këshilli i NATO-s. (Organ politik) Përbëhet nga përfaqësuesit e gjithë shteteve anëtarë. (Zakonisht MPJ, por ndonjëherë edhe KM). b. Komiteti Ushtarak. (Organ ushtarak) Përbëhet nga përfaqësuesit e përhershëm të gjithë shteteve anëtarë. Përcakton politikat ushtarake. c. Grupi i Planifikimit Bërthamor - Përfshin përfaqësues të të gjithë vendeve anëtare, përveç Francës. ç. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s. Është kryetar i Këshillit të NATO-s dhe i Komitetit Ushtarak. Drejton punën e organizatës , i ndihmuar nga zv. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s dhe 4 ndihmës për çështjet politike, planifikimin e mbrojtjes, ndihmën e ndërsjelltë dhe çështjet shkencore. d. Asambleja Parlamentare e NATO-s. Përbëhet nga përfaqësuesit e parlamenteve të shteteve anëtarë.
  • 49. • NATO është në proces zgjerimi të vazhdueshëm. Sot 30 anëtarë. • Shqipëria u anëtarësua në NATO në 4 Prill 2009, së bashku me Kroacinë. Maqedonia e Veriut është shteti i anëtarësuar së fundi, në vitin 2020. • 22 shtete kanë me NATO-n Marrëveshje Partneriteti për Paqe. 4. TRAKTATI I VARSHAVËS • U krijua si kundërpërgjigje ndaj NATO-s në 1955. • Vetë teksti i traktatit është shumë i ngjashëm me atë të NATO-s. • Shtetet themelues: BS, Shqipëria, Bullgaria, Çekosllovakia, RDGJ, Hungaria, Polonia, Rumania. • Shqipëria u largua në 1968, pas agresionit të BS ndaj Çekosllovakisë. • Në qershor 1991 u mor vendimi për shpërndarjen e aleancës.
  • 50. Organizata për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë (OSBE) • 57 shtete anëtarë (jo vetëm shtete europiane – Kanada, Turkmenistan, Uzbekistan, Mongoli) • Krijuar fillimisht si Konferencë Ndërkombëtare për zbatimin e Aktit Final të Helsinkit (1975) • Shndërrimi nga KSBE (1975) – OSBE (1995) • Organet: a) Këshilli Ministror - mblidhet çdo fund viti b) Këshilli i Përhershëm – takime në rang Ambasadorësh c) Asambleja Parlamentare ç) Sekretariati (Vjenë, Austri) d) Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut – ODIHR (Varshavë, Poloni)
  • 51. • Bashkimi Evropian • Këshilli i Evropës • Bashkimi Afrikan - 2001 (më parë: Organizata e Unitetit Afrikan - 1963) • Organizata e Bashkëpunimit Islamik – 2011 (më parë: Konferenca Islamike - 1969) • Organizata e Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN) – 1967 • Organizata e Bashkëpunimit të Shanghait – 2001.