SlideShare a Scribd company logo
1 of 52
Download to read offline
2
Titulli orgjinal: ‫اإلسالمي‬ ‫الدين‬ ‫محاسن‬ ‫في‬ ‫المختصرة‬ ‫الدرة‬
Titulli në shqip: Margaritari i përmbledhur në
'Cilësitë e mira të Fesë Islame'.
Autor: Shejkh Abdurr-Rrahman ibën Nasir es-Sa’di
(1307-1376H) - Allahu e mëshiroftë - .
Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija
Botuesi: Dituria e Dobishme
Mail: dituriaedobishme@gmail.com
©Të gjitha të drejtat janë të përkthyesit
3
Hyrje
Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit,
Mëshirëplotë.
Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i takojnë
Allahut. Ne e falënderojmë Atë, i kërkojmë ndihmë,
falje dhe tek Ai pendohemi. Ne kërkojmë strehim tek
Allahu prej sherrit të veteve tona dhe prej të keqes së
veprave tona.
Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbas
dhe atë që Allahu e shpie në humbje nuk ka kush e
udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet
askush tjetër përveç Allahut, Një, i Vetëm, e paortak,
dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i
Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - .
Më pas:
Me të vërtetë, Feja Islame me të cilin ka ardhur
Muhammedi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - është
feja më e përsosur, më e mirë, më e lartë dhe më
madhështore. Ajo posedon prej bukurisë,
4
përsosmërisë, mirësisë, mëshirës, drejtësisë dhe
urtësisë çka dëshmon për Allahun e Lartësuar se është
cilësuar me përsosmërinë absolute, me dituri dhe
urtësi të gjërë, dëshmon për Porfetin e Tij - sal-
lAllahu alejhi ue sel-lem - se vërtetë ai është i
Dërguari i Allahut, se është i sinqertë dhe se nuk flet
nga vetja e tij:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱐ‬
‫ﱑ‬
‫ﱒ‬
‫ﱓ‬
‫ﱔ‬
‫ﱕ‬
‫ﱠ‬
:‫م‬
‫نج‬ ‫ال‬
٤
“por është veçse shpallje që i shpallet (prej
Allahut).” [Surja En-Nexhm, 4]
Pra, kjo fe është argumenti dhe dëshmuesi më i
madh që tregon për veçimin e Allahut dhe për gjithë
përsosmërinë absolute të Tij, që tregon për vërtetësinë
e mesazhit hynorë dhe për sinqeritetin e Profetit të Tij
- sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - .
Qëllimi im me këtë shpjegim të shkurtër është:
Shfaqja e asaj diturie tek e cila kam arritur, rreth
‘Sqarimit të bazave të cilësive të mira të kësaj Feje
madhështore’, pavarësisht mangësisë së madhe të
diturisë dhe njohurisë time për shfaqjen e një pjese
5
prej madhështisë dhe përsosmërisë së kësaj feje,
pavarësisht se shprehja ime është e dobët për të
shpjeguar në mënyrë të përgjithshme - e jo më në
mënyrë të shtjelluar - , dhe duke qenë se ajo që nuk
arrihet e gjitha, që nuk arrihet tek maksimumi i saj
dhe tek pjesa më e madhe e saj, nuk duhet të braktiset
prej saj ajo çka njeriu njeh për shkak të paaftësisë së
tij rreth asaj çka nuk di. Allahu nuk ngarkon asnjeri
përtejë mundësive:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﲗ‬
‫ﲘ‬
‫ﲙ‬
‫ﲚ‬
‫ﱠ‬
:‫ن‬
‫غاب‬
‫ت‬ ‫ال‬
١٦
“Kijni frikë Allahun sa të keni mundësi!” [Surja
Et-Tegabun, 16]
6
Kjo, sepse njohja e kësaj diturie ka dobi të shumta:
Prej tyre: Angazhimi me këtë temë është angazhim
me temën më të mirë dhe më madhështore, dhe është
prej veprave më të mira. Njohja e tyre, hulumtimi i
tyre, meditimi në to dhe ndjekja e çdo rruge që të çon
tek njohja e tyre është gjëja më e mirë me të cilën robi
e angazhon veten e tij. Koha në të cilën e shpenzon në
to është kohë pro teje, jo kundra teje.
Prej tyre: Allahu dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem - kanë urdhëruar t’i njohim begatitë
dhe t’i shprehim ato. Kjo është prej veprave të mira
më të mëdhaja. Nuk ka dyshim se hulumtimi në këtë
është mirënjohje, shprehim i begative, meditim në
begatinë më të madhe që u ka dhënë Allahu - i Pastër
nga çdo e metë - robërve të Tij. Kjo begati është Feja
Islame, për të cilën Allahu nuk pranon prej askujt
ndonjë fe tjetër përveç tij. Pra, të folurit për këtë
begati është falenderim ndaj Allahut dhe është
kërkesë për shtimin e begatisë prej Tij.
7
Prej tyre: Njerëzit dallojnë shumë në besim dhe
përsosmërinë e tij. Sa më shumë njohës është robi
ndaj kësaj feje, sa më shumë respekt të ketë ndaj saj
dhe sa më shumë të gëzohet me të, është me po aq
besim të plotë dhe me bindje më të saktë, sepse ai
është argument për të gjitha bazat e besimit dhe
rregullat e tij.
Prej tyre: Është se prej thirrjes më të madhe për tek
Feja Islame është shpjegimi i asaj që përmban kjo fe
prej cilësive të mira të cilat i pranon çdo person që ka
mendje dhe natyrë të pastë. Sikur disa burra të
merrnin përsipër davetin për të shpjeguar realitetin e
saj, t’i sqaronin krijesave dobitë e saj, atëherë kjo do
të ishte e mjaftueshme për t’i tërhequr njerëzit tek kjo
fe, për shkak se ata e shohin që kjo fe përputhet me
dobitë fetare dhe të dynjasë, dhe se ai përmirëson
pamjen e jashtme dhe të brendshme, pa pasur nevoj të
hysh hollë për largimin e dyshimeve të
kundërshtarëve dhe akuzimin e feve të
kundërshtarëve, ngase kjo në vetvete largon çdo
dyshim që e kundërshton atë, sepse ajo është e vërteta
e cila është e shoqëruar me sqarimin e qartë, dhe me
argumente të cilat të çojnë tek bindja. Kur zbulohen
8
disa fakte të kësaj feje, atëherë kjo bëhet shtysa më e
madhe për pranimin e kësaj feje dhe parapëlqimin e
saj mbi të tjerët.
Dije se ‘Cilësitë e mira të Fesë Islame’ janë të
përgjithshme në të gjitha çështjet, argumentet, bazat
dhe degët e saj, në ato çka tregon prej shkencave të
sheriatit dhe dispozitave, dhe në ato çka tregon prej
shkencave të universit dhe shoqërisë. Këtu nuk kihet
për synim mbledhja e të gjitha atyre dhe hulumtimi
hollësisht i tyre, sepse kjo gjë kërkon shumë zgjerim,
porse për qëllim kihet të sjellim disa shembuj të
dobishëm me të cilët argumentohesh për të tjerat, dhe
i hap derën atij që dëshiron të hyjë në të hollësisht.
Ato janë shembuj të shpëndara në bazat, degët,
adhurimet dhe marrëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet
njerëzve. Andaj, themi duke kërkuar ndihmë prej
Allahut dhe duke shpresuar prej Tij që të na udhëzojë,
të na mësojë dhe të na hapi prej depove të Bujarisë së
Tij çka përmirëson gjëndjet tona dhe drejton fjalët dhe
veprat tona:
9
Shembulli i parë
Feja Islame është e ndërtuar mbi bazat e besimit të
përmendura në Fjalën e Allahut të Lartësuar:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱓ‬
‫ﱔ‬
‫ﱕ‬
‫ﱖ‬
‫ﱗ‬
‫ﱘ‬
‫ﱙ‬
‫ﱚ‬
‫ﱛ‬
‫ﱜ‬
‫ﱝ‬
‫ﱞ‬
‫ﱟ‬
‫ﱠ‬
‫ﱡ‬
‫ﱢ‬
‫ﱣ‬
‫ﱤ‬
‫ﱥ‬
‫ﱦ‬
‫ﱧ‬
‫ﱨ‬
‫ﱩ‬
‫ﱪ‬
‫ﱫ‬
‫ﱬ‬
‫ﱭ‬
‫ﱮ‬
‫ﱯ‬
‫ﱰ‬
‫ﱱ‬
‫ﱲ‬
‫ﱠ‬
:‫بقرة‬ ‫ال‬
١٣٦
“Ju (muslimanë) thuani: “Ne besojmë Allahun
dhe atë që na është dërguar neve dhe në atë që i
është zbritur Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe
Is’hakut, edhe Jakubit edhe El-Esbat (dymbëdhjetë
bijve të tij), edhe në atë që i është dhënë Musait,
edhe Isait, edhe në çfarë u është dhënë të gjithë
Pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë
dallim mes tyre dhe Vetëm Atij (Zotit që ata
adhuronin) ne i jemi nënshtruar si muslimanë në
Islam.” [Surja El-Bekarah, 136]
10
Këto baza madhështore me të cilat Allahu i ka
urdhëruar robët e Tij që t’i besojnë, janë ato baza për
të cilat Profetët dhe të Dërguarit kanë rënë në
konsensus. Ato baza përmbajnë besimet dhe njohuritë
më madhështore prej besimit të çdo gjëje që Allahu e
ka cilësuar Veten e Tij nëpërmjet gjuhëve të të
Dërguarve të Tij; përmbajnë përpjekjen për arritjen e
Kënaqësisë së Tij.
Baza e Fesë Islame është besimi në Allahun, ndërsa
fryti i saj është përpjekja për të arritur çdo gjë që
Allahu e do dhe është i kënaqur me të; është
përkushtimi i këtij adhurimi vetëm për Allahun. Pra, a
mundet të përfytyrohet ndonjë fe më madhështore dhe
më e mirë sesa feja Islame?!
Është e pamundur t’i drejtohet ndonjë kundërshtim
dhe akuzë një feje e cila urdhëron që të besohet çdo
gjë që i është dhënë Profetëve, urdhëron të besohet në
profetësinë e tyre, urdhëron të pranohet e vërteta me
të cilën ata kanë ardhur prej Zotit të tyre, urdhëron për
mosdallimin midis tyre dhe se të gjithë ata janë të
Dërguar të Allahu, të sinqertë dhe besnik.
11
Ajo urdhëron për çdo të vërtetë, pranon çdo të
vërtetë, pohon faktet fetare të bazuara në shpalljen e
Allahut tek të Dërguarit e Tij, ecën me faktet logjike
instiktive të dobishme, nuk refuzon asnjë të vërtetë në
asnjë llojë mënyre, nuk vërtetëson asnjë gënjeshtër,
nuk propagandon asnjë të kotë. Ajo është në shkallën
më të lartë dhe dëshmues mbi të gjithë fetë e tjerë.
Ajo urdhëron për vepra të mira, për morale të larta,
për dobinë e robëve; nxit për drejtësi, dobi, mëshirë
dhe mirësi; ndalon prej padrejtësisë, tiranisë dhe
moraleve të këqia. Nuk ka ndonjë cilësi të përsosur që
Profetët dhe të Dërguarit kanë pohuar, veçse e gjen
këtë fe ta pohojë atë. Nuk ka dobi që ka lidhje me
dynjanë dhe me fenë për tek e cila kanë thirrur ligjet,
veçse ajo ka nxitur për të; nuk ka dëm, veçse ndalon
prej saj dhe urdhëron për t’iu distancuar.
Domethënë: Kjo fe është ajo me të cilën
pastrohen zemrat, përmirësohen shpirtrat dhe
rrënjosen moralet e larta dhe veprat e mira.
12
Shembulli i dytë
Ligjet e mëdha të Islamit pas besimit janë: Kryerja e
namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe
kryerja e ritit të haxhit në ‘Shtëpinë e Shenjtë’.
Medito në këto ligje madhështore, në dobitë e
mëdhaja të tij dhe në atë çka obligon prej përpjekjes
për të vepruar në Kënaqësinë e Allahut dhe fitimin e
shpërblimit të shpejtë dhe të mëvonshëm.
Medito në atë që ka në namaz, prej: sinqeritetit të
veprës vetëm për Allahun, përkushtimin e plotë vetëm
për Allahun, lavdërimin, lutjen, përuljen ndaj Tij dhe
se namazi në raport me pemën e besimit është në vend
të mbikqyrjes dhe ujitjes së kopshtit. Sikur namazi
mos të përsëritej ditën dhe natën, atëherë pema do të
thahej, trungu do të vyshkej, porse ai rritet dhe
ripërtëritet me adhurimin e namazit.
Medito në atë çka përmban namazi, prej:
angazhimit me përmendjen e Allahut, e cila është
është gjëja më madhe, dhe se namazi të ndalon prej
veprave të turpshme dhe të këqia.
13
Medito në urtësitë e zekatit dhe në atë që ka, prej:
sjelljes me moralin e bujarëve; largimit prej moralit të
keqbërësve; falënderimit të Allahut për atë që të ka
begatuar; ruajtjes së pasurisë prej prishjes konkrete
dhe abstrakte.
Medito në atë që ka, prej: bamirësisë ndaj krijesave;
keqardhjes ndaj nevojtarëve, dhe përmbushjes së
interesave të nevojshme, ngase me zekatin largohen
nevojat e domosdoshme të nevojtarëve. Në zekat ka
ndihmesë për luftë dhe për interesat e përgjithshme
për të cilat ka nevoj çdo musliman. Me zekatin
largohet ngarkesa e varfërisë dhe e fukarenjëve; në të
ka bindje të plotë për kompesimin e veprës prej
Allahut, për shpërblimin e Allahut dhe besimin në
premtimin e Tij.
Medito në atë që ka në agjërim, prej: stërvitjes së
shpirtrave me braktisjen e gjërat të dashura me të cilat
shpirtrat janë ambjentuar, nga dashuria që kanë për
Allahun; stërvitjes së shpirtrave me fuqinë e
vendosmërisë dhe durimit. Me agjërim forcohet
motivi i sinqeritetit; realizohet dhënia përparësi e
dashurisë së Allahut ndaj dashurisë së vetes. Prandaj
14
dhe agjërimi është vetëm për Allahun. Ai e ka veçuar
atë për Veten e Tij ndër të gjitha veprat e tjera.1
Medito në atë që ka në haxh, prej: shpenzimit të
pasurisë; durimit të vështirësive; ekspozimit të vetes
ndaj rreziqeve dhe vështirësive duke kërkuar
Kënaqësinë e Allahut; ardhjes si mik tek Allahu dhe
shfaqjes së nevojes në Shtëpinë (Qaben) dhe në tokën
e Tij; adhurimeve të llojllojshme në ato vende ku
kryhen ritualet të cilat janë tryezat e shtruara nga
Allahu për robërit dhe miqtë e Shtëpisë së Tij.2
1
Sikurse qëndron në hadithin e Ebu Hurejras - Allahu qoftë i
kënaqur me të - se ka thënë: I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu
alejhi ue sel-lem ka thënë:
"
َ‫ل‬‫ا‬َ‫ق‬
‫ه‬ َ
‫ّللا‬
:
‫ل‬‫ه‬‫ك‬
‫ل‬َ‫م‬َ‫ع‬
‫ْن‬‫ب‬‫ا‬
َ‫َم‬‫د‬‫آ‬
‫ه‬‫ه‬َ‫ل‬
َ
‫ّل‬‫إ‬
،َ‫ام‬َ‫ي‬‫الص‬
‫ه‬‫ه‬َ‫ن‬‫إ‬َ‫ف‬
‫ي‬‫ل‬
‫َا‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫و‬
‫ي‬‫ْز‬‫ج‬َ‫أ‬
،‫ه‬‫ب‬
"
Ka thënë Allahu: “Çdo vepër e birit të Ademit është për veten e
tij, përveç agjërimit, ngase ai është për Mua, dhe Unë do ta
shpërblejë për të…” e deri në fund të hadithit.
Hadithin e transmeton Bukhariu nr. 1904 dhe Muslimi nr. 1151.
2
Shënim i përkthyesit: Ky është një krahasim i ushqimit konkret
me ushqimin abstrakt të shpirtit, të cilët në këtë rast janë
adhurimet dhe ritet e haxhit, ngase adhurimi është ushqim për
shpirtin.
15
Medito në atë që ka, prej: madhërimit dhe përuljes
së plotë ndaj Allahut; përkujtimit të gjendjes së
Profetëve dhe të Dërguarve, të përzgjedhurve dhe të
sinqertëve; forcimit të besimit ndaj Profetëve dhe
lidhjes së fortë me dashurinë e tyre.
Medito në atë që ka, prej: njohjes së muslimanëve
me njëri-tjetrin, përpjekjes për bashkimin e fjalës së
tyre, pajtimit të tyre në ato çka është në dobi të
veçantë dhe të përgjithshëm për ta, të cilat nuk mund
të numërohen, sepse ai është prej mirësive më të
mëdhaja të fesë dhe prej dobive më të mëdhaja të
arritura për besimtarët.
Kjo thjesht është një vërejtje në mënyrë të
përmbledhur shkurtimisht.
16
Shembulli i tretë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Allahu ka urdhëruar dhe ka nxitur prej:
obligueshmërisë së bashkimit dhe pajtimit;
paralajmërimit të Tij prej përçarjes dhe
mosmarrëveshjes.
Për këtë bazë të madhe ka shumë citate prej Librit
dhe Sunetit. Çdokush që ka sadopak logjikë e di
dobinë e kësaj çështje, se çka rrjedh prej saj prej
dobive fetare dhe të dynjasë; se çka largon me të prej
dëmeve dhe shkatërrimeve. Gjithashtu, nuk është e
fshehtë se kjo bazë është fuqia abstrakte e bazuar mbi
të vërtetën rreth të cilës ajo vërtitet. Ashtu sikurse
është e ditur gjendja në të cilën muslimanët ishin në
fillim të Islamit, prej: drejtësisë së fesë, gjendjes së
mirë dhe krenarisë të cilën nuk e ka arritur askush
përveç tyre, sepse ata ishin të kapur me këtë bazë, e
kryenin atë ashtu siç duhej, duke qenë të bindur se ajo
bazë është fryma e fesë së tyre.
Kësaj çështje i shtohet qartësia dhe sqarimi se:
17
Shembulli i katërt
Feja Islame është fe e mëshirës, bereqetit,
bamirësisë dhe nxitjes për t’i sjellur dobi llojit të
njeriut.
Fakti mbi të cilën është kjo fe prej: mëshirës,
mirësjelljes, thirrjes për bamirësi, ndalimit prej çdo
gjëje që kundërshton këtë, është pikërisht ajo e cila e
ka bërë atë dritë dhe ndriçim ndërmjet errësirës së
padrejtësisë, tiranisë, sjelljes së keqe dhe cënimit të
kufijëve të ndaluara.
Kjo është feja e cila i ka tërhequr zemrat e atyre të
cilët më parë ishin prej armiqëve më të përbetuar,
derisa ata hynë nën hijen e kësaj feje.
Kjo është feja e cila i ka bërë të ndjejnë dashamirësi
dhe mëshirë përkatësve të tij, gjersa ka filluar
mëshira, falja dhe bamirësia të rrjedhi prej zemrave të
tyre dhe të shpërthejë në fjalët dhe veprat e tyre, saqë
ka përparuar deri tek armiqtë e tyre, derisa ata u
shndërruan në miqtë më të mëdhenj:
18
- prej tyre ka që kanë hyrë në fe për shkak të
largpamësisë së mirë të tyre dhe fuqisë
sentimentale;
- prej tyre ka që i janë nënshtruar kësaj feje dhe
kanë preferuar ligjet e saj më shumë sesa ligjet e
përfaqësuesve të fesë së tij, për shkak të drejtësisë
dhe mëshirës që ka në të.
19
Shembulli i pestë
Feja e Islamit është fe e urtësisë3
natyrshmërisë së
pastër njerëzore, fe e logjikës, dobishmërisë dhe
shpëtimit.
Këtë bazë e sqaron fakti se kjo fe përmban prej
dispozitave bazore dhe degëzore të cilat i pranojnë
natyrat dhe logjikat e pastra njerëzore, të cilave i
nënshtrohen me iniciativën e të vërtetës dhe të drejtës.
Këtë bazë e sqaron fakti i përkryerjes dhe sistemit të
përsosur në të cilin është kjo fe, dhe se ajo është e
përshtatshme për çdo kohë dhe çdo vend.
Njoftimet e tij janë tërësisht të vërteta. Nuk ka
ardhur - as nuk mund të vijë - ndonjë shkencë e kaluar
apo e ardhshme që e asgjëson ose e përgënjështron
atë. Të gjitha shkencat e vërteta vetëm se e
përforcojnë dhe e përkrahin atë. Ky është argumenti
më i madh që tregon për vërtetësinë e kësaj feje.
3
(Shënim i përkthyesit): Urtësia është: Vendosia e çdo gjëje në
vendin e saj përkatës. Po ashtu edhe në gjuhën shqipe thuhet:
“Plak i urtë.” sepse ai flet fjalë me vend.
20
Studiuesit e drejtë e kanë vërtetuar: se Kurani
padyshim na ka treguar për të çdo dituri të dobishme
që ka lidhje me fenë ose me dynjanë ose me politikën.
Nuk ka në Sheriatin Islam diçka që logjikat e
pamundësojnë dhe e absurtizojnë, porse në të ka
vetëm ato gjëra për të cilat dëshmojnë logjikat e
pastra për vërtetësinë, dobinë dhe mirësinë e tyre. Po
ashtu, urdhëresat dhe ndalesat e saj janë të gjitha të
drejta, nuk ka në të padrejtësi. Ajo ka urdhëruar
vetëm për atë që është tërësisht e mirë ose anon më
shumë nga e mira. Ajo ka ndaluar vetëm prej asaj që
është komplet e keqe ose dëmet e tij janë më shumë
sesa dobitë e tij.
Sa herë që i zgjuari mediton në dispozitat e kësaj
feje, atij i shtohet besimi për këtë bazë dhe e di se kjo
është shpallje e zbritur prej më të Urtit, të Lavdëruar
(i cili e meriton lavdërimin).
21
Shembulli i gjashtë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur prej: xhihadit, urdhërimit për
të mirë dhe ndalimit prej të keqes.
Ngase për qëllim me xhihadin me të cilin ka ardhur
kjo fe është: Largimi i agresionit të atyre që kalojnë
kufijtë e të drejtave të kësaj feje dhe pengimi i thirrjes
së saj.
Ky është lloji më i mirë i xhihadit; nuk synohet me
të babëzia, as lakmia e as synime personale.
Ai i cili vështron në argumentet e kësaj baze, në
historinë e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem
- dhe shokëve të tij me armiqtë e tyre, padyshim
kupton se xhihadi hynë tek gjërat e domosdoshme dhe
në largimin e agresionit të padrejtëve.
Po ashtu është dhe urdhërimi për të mirë dhe
ndalimi nga e keqa. Duke qenë se kjo fe nuk drejtohet
ndryshe vetëm se me drejtimin e përkatësve të saj në
bazat dhe ligjet e saj, në zbatimin e urdhëresave të saj
të cilat janë në kulmin e dobisë, në ndalimin prej
22
ndalesave të saj të cilat janë sherr dhe shkatërrim,
edhe nëse përkatësit e saj janë të kapur me këto
çështje, porse, në mënyrë që mos t’u zbukurohen disa
shpirtrave të padrejtë të tyre guximi për të kryer disa
ndalesa dhe për mangësimin në kryerjen e gjërave të
mundura prej obligimeve, kjo nuk arrihet ndryshe
vetëm se me urdhëres dhe ndalesë, prandaj dhe kjo
është prej mirësive më të mëdhaja të kësaj feje, është
prej nevojave më të mëdhaja për t’u kryer. Ashtu
sikurse kjo është drejtim për ata që janë të
shtrembëruar prej përkatësve të saj, është edukim për
ta, është nxjerrje prej veprave të ulëta dhe është nxitje
për veprat e larta.
Sa i përket t’i japësh tërësisht lirinë atyre - ndërkohë
që ata i janë përmbajtur asaj, kanë hyrë nën pushtetin
e saj dhe janë kufizuar me ligjet e saj - : kjo është prej
padrejtësisë më të madhe, është dëm për ta dhe për
shoqërinë, sidomos të drejtat e obliguara që janë të
kërkuara fetarisht, logjikisht dhe zakonisht.
23
Shembulli i shtatë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur prej: lejimit të tregtisë, qirasë,
ortakërisë, dhe llojet e mardhënjeve në të cilën
këmbehen ndërmjet njerëzve mallrat, borxhet, dobitë
dhe të tjera përveç tyre.
Sheriati i përsosur ka ardhur me lejimin e këtij lloji,
i ka dhënë liri robëve për shkak të dobive që
përmbledhin ato në domosdoshmëritë, nevojat dhe
plotësimet. Ai u ka lënë hapësirë robëve në atë me të
cilën u janë përmirësuar çështjet dhe gjëndjet e tyre
dhe u janë drejtuar jetesat e tyre.
Sheriati ka kushtëzuar në lejimin e këtyre gjërave:
kënaqien e të dy palëve, diturinë për marrëveshjen,
njohjen e asaj për të cilën po bëhet marrëveshja
(malli), temën e marrëveshjes dhe njohjen e atyre
gjërave që rezultojnë prej kushteve.
Sheriati ka ndaluar prej çdo gjëje në të cilën ka dëm
dhe padrejtësi prej: llojeve të kumarit, kamatës dhe
mosnjohjes.
24
Ai i cili mediton në tregëtinë sheriatike, sheh
lidhjen ndërmjet dobisë së fesë dhe të dynjasë,
dëshmon për gjerësinë e Mëshirës së Allahut, për
Urtësinë e Tij të plotë, ngase Ai ka lejuar për robët e
Tij të gjitha të mirat prej: fitimeve, ushqimeve, pijeve
dhe metodave të përfitimeve të sistemuara e të
përkryera.
25
Shembulli i tetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur prej: lejimit të gjërave të mira
prej ushqimeve, pijeve, veshjeve, martesave e të tjerë
përveç tyre.
Sheriati ka lejuar çdo gjë të mirë e të dobishme prej
llojeve të kokrrave, frutave, të gjithë mishrat e
kafshëve të detit, ndërsa prej kafshëve të tokës ka
ndaluar vetëm të ndytën dhe të dëmshmen në fe, ose
logjikë, ose trup, ose pasuri.
Atë që e ka lejuar, ajo është prej bamirësisë së Tij
dhe prej cilësive të mira të fesë së Tij; ndërsa ajo që e
ka ndaluar, ajo është prej bamirësisë së Tij, ngase Ai
ia ndaloi atyre atë çka i dëmton ata; kjo është prej
cilësive të mira të fesë së Tij, ngase cilësia e mirë
është pasues dhe varet nga urtësia, dobia dhe kujdesi
prej gjërave dëmtuese.
Po ashtu, prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo
që ka lejuar prej martesave, se robi ka të drejtë të
martohet me këdo prej grave; dy, ose tre, ose katër.
26
Ngase në këtë ka dobi tek të dy palët dhe shmang
dëmin nga të dy anët. Ai nuk ia ka lejuar robit të
martohet me më shumë sesa katër gra të lira, për
shkak të padrejtësisë dhe braktisjes së drejtësisë që
rezulton prej kësaj. Megjithëse, Ai e ka nxitur atë
gjatë frikës prej padrejtësisë dhe mos pasjes zotësi për
t’iu përmbajtur kufijëve të Allahut në bashkëshorten,
që njeriu të mjaftohet me një grua, si përkujdesje për
të arritur këtë synim (drejtësinë).
Ashtu sikurse lejimi i martesës është prej begative
më të mëdhaja dhe prej domosdoshmërive, poashtu
prej begative më të mëdha është lejimi i divorcit gjatë
frikës së bashkëjetesës së njeriut me atë që nuk
përputhet me të, dhe gjatë dëmtimit në qëndrimin në
një gjëndje të keqe dhe të vështirë:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﱻ‬
‫ﱼ‬
‫ﱽ‬
‫ﱾ‬
‫ﱿ‬
‫ﲀ‬
‫ﲁ‬
‫ﲂ‬
‫ﲃ‬
‫ﲄ‬
‫ﲅ‬
‫ﲆ‬
‫ﲇ‬
‫ﱠ‬
:‫اء‬ ‫س‬
‫ن‬ ‫ال‬
١٣٠
“Por nëse ata ndahen, Allahu do t’u japë atyre
furnizim të bollshëm nga Begatitë e Tij.” [Surja
Nisa, 130]
27
Shembulli i nëntë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo që Allahu
dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu aljehi ue sel-lem -
kanë ligjëruar ndërmjet krijesave prej të drejtave të
cilat janë dobi, mirësi, bamirësi, drejtësi dhe braktisje
të zullumit. Sikurse janë të drejtat të cilat i ka obliguar
dhe i ka ligjëruar për prindërit, fëmijët, të afërmit,
komshitë, shokët, punëtorët dhe secilin prej
bashkëshortëve. Të gjitha këto janë të drejta të
domosdoshme për jetën dhe plotësuese për të; natyrat
dhe logjikat e pastra njerëzore i lavdërojnë këto; me
anë të tyre përsoset shoqërimi dhe këmbehen dobitë
me njëri-tjetrin, kjo sipas gjendjes dhe gradës së
personit që ka të drejtën.
Sa herë që mediton në këtë, shikon në të prej mirësisë
dhe zhdukjes të së keqes; gjen në të dobi në
përgjithësi dhe në veçanti, gjen harmoni dhe jetesë të
plotë - çka dëshmon se ky sheriat është garantues i
lumturisë së dy botrave (kësaj bote dhe botës tjetër);
shikon në të se këto të drejta përshtaten me kohërat,
me vendet, me situatat dhe me zakonin; shikon se ai
28
ka përfituar dobitë, se ai ka arritur në të
bashkëpunimin e plotë për çështjet e fesë dhe dynjasë.
Këto fjali kuptohen me anë të hulumtimit dhe
studimit në burimet e kësaj feje.
29
Shembulli i dhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur prej trashëgimisë së pasurisë
pas vdekjes dhe mënyrës së ndarjes së pasurisë tek
trashëgimtarët.
Allahu i Lartësuar e ka treguar urtësinë e kësaj me
Fjalën e Tij:
‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬
‫ﳄ‬
‫ﳅ‬
‫ﳆ‬
‫ﳇ‬
‫ﳈ‬
‫ﳉ‬
‫ﳊ‬
‫ﱠ‬
:‫اء‬ ‫س‬
‫ن‬ ‫ال‬
١١
"...Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju –
përkah dobia..." [Surja Nisa, 11] Andaj, Allahu e ka
vendosur vetë ndarjen e trashëgimisë, sipas asaj që Ai
di se kush është më në dobi të trashëguesit, se kush
janë ata që zakonisht robi do të dëshironte t'i arrinte
pasuria e tij, se kush është më parësor për bamirësi
dhe për vlerësimin e tij, duke i renditur me një
renditje për të cilën dëshmojnë për bukurinë e tij
logjikat e sakta. Nëse kjo çështje do të autorizohej tek
mendimet, tekat dhe dëshirat e njerëzve, atëherë do të
kishte ndodhur mangësi, prishje, humbje të sistemit
dhe zgjedhje e keqe, çka ngjason me kaosin.
30
Sheriati i ka lejuar robit të lërë porosi përpara
vdekjes për bamirësi dhe devotshmëri me diçka prej
pasurisë së tij në gjëra të cilat i bëjnë dobi atij në
botën tjetër, dhe e ka kufizuar këtë me një të tretën e
pasurisë ose më pak për jotrashgimtarët, në mënyrë që
këto çështje të cilat Allahu i ka bërë mjete jetese për
njerëzit mos të shndërrohen në objekt loje me të cilën
luajnë njerëzit me logjikë dhe fetari të mangët gjatë
ndërrimit të jetës.
Ndërsa në rastet kur ata janë me shëndet të trupit
dhe mendjes, atëherë frika prej varfërisë dhe
falimentimit është pengesë për ta që pasuria të
shpenzohet në ato gjëra që i dëmton ata në të shumtën
e rasteve.
31
Shembulli i njëmbëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati Islamik ka ardhur prej ndëshkimeve dhe
shumëllojshmëria e tyre në varësi të krimeve.
Kjo, ngase krimet dhe tejkalimi i kufijve të të
drejtave të Allahut dhe të drejtave të robërve të Tij
është prej padrejtësisë më të madhe, gjë e cila prish
rregullsinë e sistemit, prish fenë dhe dynjanë, andaj
sheriati ka vendosur ndëshkime për krimet dhe
guximet, në mënyrë që njeriu të frenohet prej kryerjes
së tyre dhe të pakësojë shkeljen e tyre, prej: vrasjes,
prerjes së dorës, fshikullimës dhe ndëshkimeve të
shumëllojshme.
Në të gjitha këto ka dobi të veçanta dhe të
përgjithshme, gjë me të cilën njeriu i mençur kupton
bukurinë e Sheriatit, dhe se të këqijat kundërshtohen
dhe largohen plotësisht vetëm me ndëshkimet
sheriatike të cilat sheriati i ka vendosur sipas krimeve,
nga ana e madhësisë dhe forcës.
32
Shembulli i dymbëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën sheriati ka ardhur prej ndalimit të njeriut prej
menaxhimit të pasurisë së tij, nëse menaxhimi i tij
është në dëm të tij ose në dëm të të tjerëve. Kjo, sikur
ndalimi i të çmendurit, të voglit, mendjelehtit e të
ngjashmit me ta, dhe ndalimi i borxhliut në dobi të
atyre të cilëve ia ka marrë borxhin.
Të gjithë këto janë prej cilësive të mira të Sheriatit,
ku e ka ndaluar njeriun të veprojë në pasurinë e tij, që
në origjinë ka pasur liri të plotë për të vepruar në të,
mirëpo, duke qenë se veprimi në të është më i
dëmshme sesa dobia në të, duke qenë se e keqa në të
është më e madhe sesa e mira, sheriati e ka ndaluar që
ai të veprojë në fushët e dobishme, për t’i orientuar
robërit që ata të përpiqen të veprojnë në çdo gjë të
dobishme e të padëmshme.
33
Shembulli i trembëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur prej ligjërimit të provave dhe
dokumenteve me të cilat vërtetohen të drejtat e
njerëzve:
- sikurse dëshmia me të cilën përmbushen të
drejtat, parandalon mohimin e ndërsjelltë dhe me
të cilin heq dyshimin,
- sikurse pengu, garancia, të cilat në raste se nuk
plotësohen të drejtat e personit, atëherë personi
me të drejtë kthehet tek dokumenti prej të cilës
plotëson të drejtën e tij.
Nuk është e fshehtë ajo çka përmban kjo prej
dobive të shumëllojshme, ruajtjes të të drejtave,
zgjerimit të marrëdhënieve tregtare, kthimit i tyre tek
drejtësia, përmirësimi i gjendjeve dhe drejtimi i
marrëdhënieve. Sikur mos të ishin dokumentat dhe
provat do të humbte pjesa më e madhe e
marrëdhënieve tregtare, ngase ato janë të dobishme
për dhënësin e dokumentit dhe për personin që ka të
drejtën nga shumë aspekte të njohura.
34
Shembulli i katërmbëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo për të
cilën Sheriati ka nxitur për bamirësi, gjë me të cilën
njeriu fiton shpërblimin tek Allahu dhe bamirësinë
ndaj njerëzve. Pastaj, e njëjta pasuri ose zëvëndësuesi
i tij i kthehet atij. Pra, ky lloji fitimi është prej fitimit
më të madh, pa e kapur personin ndonjë dëm, sikurse:
borxhi.
Ngase në këtë ka prej dobive, përmbushjes së
nevojave, lehtësimit të vuajtjeve, arritjes së mirësive
dhe bamirësive, çka nuk mundet të numërohen e të
llogariten.
Pasuria i kthehet personit që ka të drejtën e tij,
ndërkohë që ka fituar shpërblimin e madh prej Zotit të
tij dhe ka derdhur bamirësi ndaj vëllait të tij,
pavarësisht atyre që vijnë pas kësaj prej mirësisë,
bereqetit, hapjes së gjoksit, arritjes së miqësisë dhe
dashurisë.
35
Sa i përket asaj që është tërësisht bamirësi, të cilën
personi e jep falas pa ndonjë këmbim, urtësinë e kësaj
e kemi treguar më parë tek zekati dhe lëmosha.
36
Shembulli i pesëmbëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje janë bazat dhe
rregullat të cilat Sheriati i ka vendosur si themele për
zgjidhjen e zënkave, e problemeve dhe dhënien pro e
vendimit për njërin prej paditësve.
Ato janë baza të ndërtuara mbi drejtësin,
argumentin, zakonin e përgjithshëm, dhe janë në
pajtim me natyrën e pastër njerëzore, ngase sheriati i
ka obliguar të sjelli argumentin secilit që pretendon
diçka ose ndonjë të drejtë. Nëse ai vjen me ndonjë
provë që të bënë të anojë nga krahu tij dhe e forcon
atë, atëherë atij i pohohet e drejta të cilën e ka
pretenduar; por, nëse vjen vetëm me pretendim,
atëherë i padituri duhet të betohet për mohimin e
padisë, ndërsa paditësit nuk i jepet ndonjë e drejtë.
Sheriati i ka konsideruar argumentet sipas gradave
të gjërave. Ai i ka llogaritur argumente rrethanat e
faktuara dhe zakonet e përgjithshme ndërmjet
njerëzve.
37
Argumenti është: “Emër i çdo gjëje që e sqaron, e
fakton dhe e tregon të vërtetën.”
Ai ka vendosur gjatë rasteve të paqarta dhe të
barazimit të provave të të dy palëve - paditës dhe të
paditur - për një mundësi pajtimi të drejtë që
përshtatet për secilën çështje, ka vendosur një rrugë
për zgjidhjen e problemeve dhe grindjeve.
Secila rrugë prej tyre nuk ka ndonjë padrejtësi dhe
nuk i fut robët në mëkat ndaj Allahut, porse është në
dobi të tyre. Sheriati ka nxitur për të, nëse kjo metodë
pajtimi është mjet për zgjidhjen e grindjeve dhe
ndërprerjen e zënkave. Ai ka barazuar këtu ndërmjet
të fortit dhe të dobëtit, ndërmjet prijësit dhe vartësit
në të gjitha të drejtat. Ai e ka bërë të kënaqur palën e
grindur me ndjekjen e rrugëve të drejtësisë dhe
moszullumit.
38
Shembulli i gjashtëmbëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur prej urdhërimit për
konsultimin mes veti. Ai i ka lavdëruar besimtarët për
shkak se të gjithë çështjet e tyre të fesë apo të dynjasë,
të brendshme apo të jashtme janë konsultë mes veti
për punë të përbashkëta.
Të gjithë njerëzit e mençur kanë rënë në pajtim se
kjo bazë konsiderohet e mirë, se ai është motivi i
vetëm për arritjen e gjendjeve më të dobishme, se
është mjeti më i mirë për arritjen e synimeve, qëllimit
të të drejtës dhe ndjekjes së rrugëve të drejtësisë, se
është më efektivë për popujt që të arrijnë çdo të mirë.
Sa herë që njerëzve u shtohen njohuritë dhe u
zgjerohen intelektet e tyre, ata e kuptojnë nevojën dhe
pozitën e madhe të konsultimit.
Kur muslimanët e zbatuan këtë bazë për çështjet e
tyre të fesë dhe të dynjasë në fillim të Islamit, atëherë
çështjet e tyre u drejtuan, gjendjet e tyre ishin në
zhvillim dhe rritje. Dhe kur ata devijuan prej kësaj
baze, atëherë çështjet e tyre të fesë dhe të dynjasë
39
ishin vazhdimisht në rënie, gjersa ka arritur gjendja e
tyre deri në këtë që po sheh tani. Sikur ata të
riktheheshin tek kjo bazë dhe tek bazat e tjera përveç
kësaj, atëherë ata do të shpëtonin dhe do të kishin
sukses.
40
Shembulli i shtatëmbëdhjetë
Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të
cilën Sheriati ka ardhur për përmirësimin e fesë dhe
të dynjasë; për bashkimin ndërmjet dobisë së shpirtit
dhe dobisë së trupit. Citatet që tregojnë për këtë bazë
në Kuran dhe Sunet janë të shumta. Allahu dhe i
Dërguari i Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kanë
nxitur për kryerjen e këtyre të dyjave dhe kanë
njoftuar se të dyja e ndihmojnë njëri-tjetrin.
Allahu i Lartësuar i ka krijuar krijesat me qëllim që
ata ta adhurojnë Atë të vetëm e të plotësojnë të drejtat
e Tij. Ai u ka dhënë atyre rrizk-furnizim me bollëk, i
ka bërë të larmishëm shkaqet e arritjes së rrizkut dhe
mënyrat e jetesës, në mënyrë që ata t’i përdorin këto
në adhurimin e Tij, për të qenë kjo plotësim i
nevojave të brendshme dhe të jashtme të tyre. Ai nuk
ka urdhëruar për t’i dhënë ushqim vetëm shpirtit dhe
për neglizhimin e trupit. Po ashtu, Ai ka ndaluar prej
angazhimit vetëm me kënaqësitë dhe epshet, porse ka
urdhëruar edhe për forcimin e interesave të zemrës
dhe shpirtit. Kjo qartësohet me bazën tjetër, ajo ështe
se:
41
Shembulli i tetëmbëdhjetë
Sheriati e ka bërë diturinë, fenë, sundimin dhe
pushtetin të lidhura fortë me njëra-tjetrën.
Dituria dhe feja i drejtojnë sundimet. Pushteti dhe
dispozitat bazohen mbi to.
Të gjithë sundimet janë të lidhura e të kufizuara me
diturinë dhe fenë, e cila është urtësia, është rruga e
drejtë, është dobishmëria, shpëtimi dhe suksesi.
Aty ku feja dhe pushteti janë lidhur bashkë dhe
mbështesin njëra-tjetrën, atëherë aty çështjet
përmirësohen, sikurse dhe gjendjet drejtohen.
Aty ku ndahet njëra prej tjetrës, aty prishet sistemi,
humbet mirësia dhe përmirësimi, ndodh përçarja,
largohen zemrat mes veti dhe çështja e njerëzve fillon
e ulet.
E përforcon këtë fakti se: shkencat sado të jenë
zgjeruar, njohuritë sado të jenë të larmishëm, shpikjet
sado të shumohen e të zmadhohen - nuk ka diçka prej
42
tyre që e mohon atë që ndodhet në Kur’an, as nuk e
kundërshton atë me të cilën Sheriati ka ardhur.
Sheriati nuk vjen me diçka që logjika e konsideron
të pamundur, porse vjen me ato çka logjikat e sakta
dëshmojnë për mirësinë dhe bukurinë e saj, nuk vjen
me diçka që logjika nuk udhëzohet drejt njohjes së saj
në tërësi dhe në hollësi.
Kjo duhet me qenë një tjetër shembull. Ai është se:
43
Shembulli i nëntëmbëdhjetë
Sheriati nuk vjen me diçka që logjika e konsideron
të pamundur dhe as me diçka që shkenca e saktë e
kundërshton atë.
Kjo është prej argumenteve më të mëdhaja që
tregon se ajo çka vjen prej tij është i përkryer, i
qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për çdo kohë e çdo
vend.
Këto fjalë të shkurtëra kuptohen në mënyrë të
detajuar duke hulumtuar e duke studiuar të gjitha
dukuritë universale, dukuritë e shkencave shoqërore
dhe praktikimin e tyre, po qe se ato janë prej fakteve
të sakta sipas asaj që ka ardhur Sheriati. Me këtë
kuptohet se ai është sqarues i çdo gjëje dhe se ai nuk
ka lënë ndonjë gjë të vogël apo të madhe veçse e ka
përllogaritur atë.
44
Shembulli i njëzet
Kushdo që hedh një vështrim të shkurtër në çlirimet
islamike të gjera e të jashtëzakonshme, më pas, në
vazhdueshmërinë e nderimit të kësaj feje, pavarësisht
tërbimit dhe luftimit agresiv të armiqve të tyre;
situatat me ta janë të njohura.
Kushdo që vështron në burimin e kësaj feje, se si
kjo fe bashkoi gadishullin arabik, pavarësisht
përçarjes së zemrave të tyre, pavarësisht urrejtjeve
dhe armiqësive të shumta të tyre; se si i ka bashkuar
të gjithë ata, pa përjashtim, se si i zhduki ato armiqësi
dhe se si vendosi në vend të tij vëllazërinë në besim.
Më pas u shpërndanë nëpër tokë duke çliruar vende-
vende, në krye të këtyre tokave: populli persian dhe
romak; popujt më të fortë dhe më të mëdhenj, me më
shumë në numër dhe në gatishmëri. Ata i çliruan këto
toka dhe ato përtej tyre, fal fesë së tyre, besimit të
fortë të tyre dhe ndihmës së Allahut ndaj tyre, derisa
arriti Islami në të gjithë botën; në lindje dhe në
perëndim.
45
Kjo është llogaritur prej ajeteve (shenjave treguese)
të Allahut, prej argumenteve të fesë së Tij, prej
mrekullive të Profetit të Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-
lem - . Njerëzit filluan të hyjnë në fenë e Allahut
grupe-grupe për shkak të kësaj, me largpamje dhe
qetësi, jo me imponim dhe bezdisje.
= Pra, kushdo që hedh vështrimin në përgjithësi tek
kjo çështje - e kupton se kjo është e vërteta e cila nuk
mundet që e kota të përballet me të, sado të jetë e
madhe fuqia e saj dhe sado të jetë zmadhuar pushteti i
saj. Kjo kuptohet me logjikën instiktive dhe asnjë i
drejtë nuk dyshon në të. Kjo është prej njohurive të
padiskutueshme.
Ndryshe nga ajo që thonë shumë prej shkrimtarëve
bashkëkohorë, të cilët i ka shtyjur lufta ideologjike
tek përkatësia e armiqëve të Islamit. Ata pretenduan
se përhapja e Islamit dhe çlirimet e tij të
jashtëzakonshme janë të bazuar thjesht në gjëra
materialiste, të cilat - sipas pretendimit të tyre të
gabuar - ata i zgjidhën. Zgjidhja e tyre kthehet tek
dobësia e shtetit të Kisras (titull mbreti të shtetit
46
persian), shtetit të Romakëve dhe fuqisë materiale të
arabëve.
Vetëm përfytyrimi i kësaj fjale mjafton për ta
hedhur poshtë si pretendim. Çfarë fuqie kanë pasur
arabët për t’i bërë të aftë të luftojnë shtetin më të
vogël të asaj kohe, e jo më shtetet e mëdhaja, e jo më
luftimin e popullit më të madh, më të fortë, më të
shumtë në numër dhe në gatishmëri të asaj kohe, saqë
i shkatërruan plotësisht dhe i zëvendësuan ligjet e
atyre mbretërve tiranë me ligjet e drejta të Kur’anit
dhe të fesë, të cilat i ka pranuar dhe i ka mirëpritur
çdokush që është i drejtë dhe që e do të vërtetën.
A mundet të shpjegohet ky çlirim i përhapur
gjërësisht thjeshtë me epërsinë materiale të arabëve?!
Me këtë flet vetëm ai që dëshiron të akuzojë në fenë
Islame ose që është mashtruar nga propaganda e fjalës
së armiqëve pa njohur realitetin.
Pastaj, kjo vazhdueshmëri e kësaj feje, pavarësisht
fatkeqësive, tërbimit të armiqëve për shuarjen dhe
asgjesimin e saj tërësisht, është prej argumenteve të
kësaj feje, se kjo është feja e vërtetë e Allahut. Sikur
47
atë ta ndihmonte një fuqi e mjaftueshme për të
zbrapsur agresionin e zullumqarëve, atëherë nuk do të
mbetej mbi sipërfaqen e tokës ndonjë fe tjetër përveç
asaj, krijesat do ta kishin pranuar atë pa urrejtje dhe
pa imponim, sepse ajo është feja e vërtetë, fe e
natyrshmërisë së pastër njerëzore, fe e dobishmërisë
dhe e përmirësimit. Mirëpo, neglizhenca e
përfaqësuesve të saj, dobësia e tyre, përçarja e tyre,
presioni i armiqëve të tyre, është shkaku që e ka
ndalur rrugëtimin e saj. Nuk ka fuqi e as ndryshim
ndryshe vetëm se me ndihmën e Allahut.
48
Shembulli i njëzet e një
Shembulli i njëzet e një i cili i përmbledh të gjitha
këto që kaluan:
Feja Islame është e ndërtuar mbi besimet e sakta e
të dobishme; mbi moralet e larta që i pastrojnë
shpirtrat dhe mendjet; mbi vepra që përmirësojnë
gjendjet; mbi fakte në bazat dhe në degët e saj; është
ndërtuar mbi braktisjen e paganizmit dhe lidhjes së
zemrës me krijesat; është ndërtuar mbi përkushtimin e
fesë vetëm për Allahun, Zotin e botërave; është
ndërtuar mbi braktisjen e përrallave dhe kotësive që
mohojnë shqisën, logjikën dhe që e vënë në dyshim
mendjen; është ndërtuar mbi dobishmërinë absolute,
mbi shmangien e çdo të keqeje dhe shkatërrimi; është
ndërtuar mbi drejtësi, mbi largimin e padrejtësisë me
çfarëdolloj mënyre dhe është ndërtuar mbi zhvillimin
e shumëllojshmërive të të përsosurave.
Shtjellimi i këtyre fjalëve zgjasin shumë. Çdokush
që ka sadopak njohuri, arrin të drejtohet për tek
hollësitë e kësaj në mënyrë të qartë dhe pa kurrfarë
problemi, andaj le të mjaftohemi me këto fjalë të
49
shkurtra, megjithëse këto fjalë përmbajnë bazat dhe
rregullat me të cilat njeh atë që ka Islami prej
përsosmërisë, madhështisë dhe përmirësimit real të
çdo gjëje.
Dhe prej Allahut vjen suksesi.
Mbaroi së shkruajturi në muajin Xhemadi el-Euel të
vitit 1364 sipas hixhretit. Salati dhe selami qofshin
për Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij.
Shkroi me kalemin e tij:
- Abdurr-Rrahman ibën Nasir ibën Sa’di
50
Përmbajtja
 Hyrja.................................................................... 3
 Dobitë e njohjes së ‘Cilësive të mira të Fesë
Islame’................................................................. 6
 Shembulli i parë................................................... 9
 Shembulli i dytë................................................. 12
 Shembulli i tretë ................................................ 16
 Shembulli i katërt .............................................. 17
 Shembulli i pestë ............................................... 19
 Shembulli i gjashtë ............................................ 21
 Shembulli i shtatë .............................................. 23
 Shembulli i tetë.................................................. 25
 Shembulli i nëntë............................................... 27
51
 Shembulli i dhjetë.............................................. 29
 Shembulli i njëmbëdhjetë.................................. 31
 Shembulli i dymbëdhjetë................................... 32
 Shembulli i trembëdhjetë................................... 33
 Shembulli i katërmbëdhjetë............................... 34
 Shembulli i pesëmbëdhjetë................................ 36
 Shembulli i gjashtëmbëdhjetë............................ 38
 Shembulli i shtatëmbëdhjetë.............................. 40
 Shembulli i tetëmbëdhjetë ................................. 41
 Shembulli i nëntëmbëdhjetë .............................. 43
 Shembulli i njëzet.............................................. 44
 Shembulli i njëzetenjë ....................................... 48
52

More Related Content

What's hot

Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaRregullatIslame
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikRregullatIslame
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiRregullatIslame
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmRregullatIslame
 
Dispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritDispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritRregullatIslame
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRregullatIslame
 
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveAsgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveRregullatIslame
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtRregullatIslame
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseRregullatIslame
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutRregullatIslame
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveRregullatIslame
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveRregullatIslame
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitFatos
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeRregullatIslame
 
200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigje200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigjeRregullatIslame
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniFatos
 

What's hot (20)

Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
 
Ateizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritikAteizmi nje studim kritik
Ateizmi nje studim kritik
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Dispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtaritDispozitat e udhëtarit
Dispozitat e udhëtarit
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepra
 
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveAsgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Edukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijesEdukata e kerkimit te dijes
Edukata e kerkimit te dijes
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe Medinase
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateveMotivet që nxisin braktisjen e mëkateve
Motivet që nxisin braktisjen e mëkateve
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të KuranitSq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
 
200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigje200 pyetje dhe po aq përgjigje
200 pyetje dhe po aq përgjigje
 
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioniSq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
Sq_Besimi-bazat_esenca_negacioni
 

Similar to Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame

Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameLexo dhe Mëso
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameRregullatIslame
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiLexo dhe Mëso
 
Amr Halid - Bindja e thellë në Allahun
Amr Halid - Bindja e thellë në AllahunAmr Halid - Bindja e thellë në Allahun
Amr Halid - Bindja e thellë në AllahunShkumbim Jakupi
 
Amr halid bindja e thellë në allahun
Amr halid   bindja e thellë në allahunAmr halid   bindja e thellë në allahun
Amr halid bindja e thellë në allahunLibra Islame
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëLexo dhe Mëso
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq TeuhidiFatos
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertE verteta vjen nga Zoti
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativeRregullatIslame
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativeLexo dhe Mëso
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaLexo dhe Mëso
 
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tijPastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tijLexo dhe Mëso
 
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tijPastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tijRregullatIslame
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritLexo dhe Mëso
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutLexo dhe Mëso
 

Similar to Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame (20)

Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islame
 
Bukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islameBukuritë e fesë islame
Bukuritë e fesë islame
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
 
Amr Halid - Bindja e thellë në Allahun
Amr Halid - Bindja e thellë në AllahunAmr Halid - Bindja e thellë në Allahun
Amr Halid - Bindja e thellë në Allahun
 
Amr halid bindja e thellë në allahun
Amr halid   bindja e thellë në allahunAmr halid   bindja e thellë në allahun
Amr halid bindja e thellë në allahun
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të Vërtetë
 
Sq Teuhidi
Sq TeuhidiSq Teuhidi
Sq Teuhidi
 
Besimi i muslimanit
Besimi i muslimanitBesimi i muslimanit
Besimi i muslimanit
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
 
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te sajDevotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj
 
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tijPastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
 
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tijPastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
Pastrimi I shpirtit koncepti, nivelet dhe shkaqet e tij
 
Dilemat me te cilat perballet rinia
Dilemat me te cilat perballet riniaDilemat me te cilat perballet rinia
Dilemat me te cilat perballet rinia
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 

More from RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 

More from RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame

  • 1.
  • 2. 2 Titulli orgjinal: ‫اإلسالمي‬ ‫الدين‬ ‫محاسن‬ ‫في‬ ‫المختصرة‬ ‫الدرة‬ Titulli në shqip: Margaritari i përmbledhur në 'Cilësitë e mira të Fesë Islame'. Autor: Shejkh Abdurr-Rrahman ibën Nasir es-Sa’di (1307-1376H) - Allahu e mëshiroftë - . Përkthyes: Spartak Ejjub Spahija Botuesi: Dituria e Dobishme Mail: dituriaedobishme@gmail.com ©Të gjitha të drejtat janë të përkthyesit
  • 3. 3 Hyrje Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotë. Të gjitha falenderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut. Ne e falënderojmë Atë, i kërkojmë ndihmë, falje dhe tek Ai pendohemi. Ne kërkojmë strehim tek Allahu prej sherrit të veteve tona dhe prej të keqes së veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu nuk ka kush ta humbas dhe atë që Allahu e shpie në humbje nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet askush tjetër përveç Allahut, Një, i Vetëm, e paortak, dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguar i Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - . Më pas: Me të vërtetë, Feja Islame me të cilin ka ardhur Muhammedi - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - është feja më e përsosur, më e mirë, më e lartë dhe më madhështore. Ajo posedon prej bukurisë,
  • 4. 4 përsosmërisë, mirësisë, mëshirës, drejtësisë dhe urtësisë çka dëshmon për Allahun e Lartësuar se është cilësuar me përsosmërinë absolute, me dituri dhe urtësi të gjërë, dëshmon për Porfetin e Tij - sal- lAllahu alejhi ue sel-lem - se vërtetë ai është i Dërguari i Allahut, se është i sinqertë dhe se nuk flet nga vetja e tij: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱐ‬ ‫ﱑ‬ ‫ﱒ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱔ‬ ‫ﱕ‬ ‫ﱠ‬ :‫م‬ ‫نج‬ ‫ال‬ ٤ “por është veçse shpallje që i shpallet (prej Allahut).” [Surja En-Nexhm, 4] Pra, kjo fe është argumenti dhe dëshmuesi më i madh që tregon për veçimin e Allahut dhe për gjithë përsosmërinë absolute të Tij, që tregon për vërtetësinë e mesazhit hynorë dhe për sinqeritetin e Profetit të Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - . Qëllimi im me këtë shpjegim të shkurtër është: Shfaqja e asaj diturie tek e cila kam arritur, rreth ‘Sqarimit të bazave të cilësive të mira të kësaj Feje madhështore’, pavarësisht mangësisë së madhe të diturisë dhe njohurisë time për shfaqjen e një pjese
  • 5. 5 prej madhështisë dhe përsosmërisë së kësaj feje, pavarësisht se shprehja ime është e dobët për të shpjeguar në mënyrë të përgjithshme - e jo më në mënyrë të shtjelluar - , dhe duke qenë se ajo që nuk arrihet e gjitha, që nuk arrihet tek maksimumi i saj dhe tek pjesa më e madhe e saj, nuk duhet të braktiset prej saj ajo çka njeriu njeh për shkak të paaftësisë së tij rreth asaj çka nuk di. Allahu nuk ngarkon asnjeri përtejë mundësive: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﲗ‬ ‫ﲘ‬ ‫ﲙ‬ ‫ﲚ‬ ‫ﱠ‬ :‫ن‬ ‫غاب‬ ‫ت‬ ‫ال‬ ١٦ “Kijni frikë Allahun sa të keni mundësi!” [Surja Et-Tegabun, 16]
  • 6. 6 Kjo, sepse njohja e kësaj diturie ka dobi të shumta: Prej tyre: Angazhimi me këtë temë është angazhim me temën më të mirë dhe më madhështore, dhe është prej veprave më të mira. Njohja e tyre, hulumtimi i tyre, meditimi në to dhe ndjekja e çdo rruge që të çon tek njohja e tyre është gjëja më e mirë me të cilën robi e angazhon veten e tij. Koha në të cilën e shpenzon në to është kohë pro teje, jo kundra teje. Prej tyre: Allahu dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kanë urdhëruar t’i njohim begatitë dhe t’i shprehim ato. Kjo është prej veprave të mira më të mëdhaja. Nuk ka dyshim se hulumtimi në këtë është mirënjohje, shprehim i begative, meditim në begatinë më të madhe që u ka dhënë Allahu - i Pastër nga çdo e metë - robërve të Tij. Kjo begati është Feja Islame, për të cilën Allahu nuk pranon prej askujt ndonjë fe tjetër përveç tij. Pra, të folurit për këtë begati është falenderim ndaj Allahut dhe është kërkesë për shtimin e begatisë prej Tij.
  • 7. 7 Prej tyre: Njerëzit dallojnë shumë në besim dhe përsosmërinë e tij. Sa më shumë njohës është robi ndaj kësaj feje, sa më shumë respekt të ketë ndaj saj dhe sa më shumë të gëzohet me të, është me po aq besim të plotë dhe me bindje më të saktë, sepse ai është argument për të gjitha bazat e besimit dhe rregullat e tij. Prej tyre: Është se prej thirrjes më të madhe për tek Feja Islame është shpjegimi i asaj që përmban kjo fe prej cilësive të mira të cilat i pranon çdo person që ka mendje dhe natyrë të pastë. Sikur disa burra të merrnin përsipër davetin për të shpjeguar realitetin e saj, t’i sqaronin krijesave dobitë e saj, atëherë kjo do të ishte e mjaftueshme për t’i tërhequr njerëzit tek kjo fe, për shkak se ata e shohin që kjo fe përputhet me dobitë fetare dhe të dynjasë, dhe se ai përmirëson pamjen e jashtme dhe të brendshme, pa pasur nevoj të hysh hollë për largimin e dyshimeve të kundërshtarëve dhe akuzimin e feve të kundërshtarëve, ngase kjo në vetvete largon çdo dyshim që e kundërshton atë, sepse ajo është e vërteta e cila është e shoqëruar me sqarimin e qartë, dhe me argumente të cilat të çojnë tek bindja. Kur zbulohen
  • 8. 8 disa fakte të kësaj feje, atëherë kjo bëhet shtysa më e madhe për pranimin e kësaj feje dhe parapëlqimin e saj mbi të tjerët. Dije se ‘Cilësitë e mira të Fesë Islame’ janë të përgjithshme në të gjitha çështjet, argumentet, bazat dhe degët e saj, në ato çka tregon prej shkencave të sheriatit dhe dispozitave, dhe në ato çka tregon prej shkencave të universit dhe shoqërisë. Këtu nuk kihet për synim mbledhja e të gjitha atyre dhe hulumtimi hollësisht i tyre, sepse kjo gjë kërkon shumë zgjerim, porse për qëllim kihet të sjellim disa shembuj të dobishëm me të cilët argumentohesh për të tjerat, dhe i hap derën atij që dëshiron të hyjë në të hollësisht. Ato janë shembuj të shpëndara në bazat, degët, adhurimet dhe marrëdhëniet e ndërsjellta ndërmjet njerëzve. Andaj, themi duke kërkuar ndihmë prej Allahut dhe duke shpresuar prej Tij që të na udhëzojë, të na mësojë dhe të na hapi prej depove të Bujarisë së Tij çka përmirëson gjëndjet tona dhe drejton fjalët dhe veprat tona:
  • 9. 9 Shembulli i parë Feja Islame është e ndërtuar mbi bazat e besimit të përmendura në Fjalën e Allahut të Lartësuar: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱓ‬ ‫ﱔ‬ ‫ﱕ‬ ‫ﱖ‬ ‫ﱗ‬ ‫ﱘ‬ ‫ﱙ‬ ‫ﱚ‬ ‫ﱛ‬ ‫ﱜ‬ ‫ﱝ‬ ‫ﱞ‬ ‫ﱟ‬ ‫ﱠ‬ ‫ﱡ‬ ‫ﱢ‬ ‫ﱣ‬ ‫ﱤ‬ ‫ﱥ‬ ‫ﱦ‬ ‫ﱧ‬ ‫ﱨ‬ ‫ﱩ‬ ‫ﱪ‬ ‫ﱫ‬ ‫ﱬ‬ ‫ﱭ‬ ‫ﱮ‬ ‫ﱯ‬ ‫ﱰ‬ ‫ﱱ‬ ‫ﱲ‬ ‫ﱠ‬ :‫بقرة‬ ‫ال‬ ١٣٦ “Ju (muslimanë) thuani: “Ne besojmë Allahun dhe atë që na është dërguar neve dhe në atë që i është zbritur Ibrahimit, edhe Ismailit, edhe Is’hakut, edhe Jakubit edhe El-Esbat (dymbëdhjetë bijve të tij), edhe në atë që i është dhënë Musait, edhe Isait, edhe në çfarë u është dhënë të gjithë Pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë asnjë dallim mes tyre dhe Vetëm Atij (Zotit që ata adhuronin) ne i jemi nënshtruar si muslimanë në Islam.” [Surja El-Bekarah, 136]
  • 10. 10 Këto baza madhështore me të cilat Allahu i ka urdhëruar robët e Tij që t’i besojnë, janë ato baza për të cilat Profetët dhe të Dërguarit kanë rënë në konsensus. Ato baza përmbajnë besimet dhe njohuritë më madhështore prej besimit të çdo gjëje që Allahu e ka cilësuar Veten e Tij nëpërmjet gjuhëve të të Dërguarve të Tij; përmbajnë përpjekjen për arritjen e Kënaqësisë së Tij. Baza e Fesë Islame është besimi në Allahun, ndërsa fryti i saj është përpjekja për të arritur çdo gjë që Allahu e do dhe është i kënaqur me të; është përkushtimi i këtij adhurimi vetëm për Allahun. Pra, a mundet të përfytyrohet ndonjë fe më madhështore dhe më e mirë sesa feja Islame?! Është e pamundur t’i drejtohet ndonjë kundërshtim dhe akuzë një feje e cila urdhëron që të besohet çdo gjë që i është dhënë Profetëve, urdhëron të besohet në profetësinë e tyre, urdhëron të pranohet e vërteta me të cilën ata kanë ardhur prej Zotit të tyre, urdhëron për mosdallimin midis tyre dhe se të gjithë ata janë të Dërguar të Allahu, të sinqertë dhe besnik.
  • 11. 11 Ajo urdhëron për çdo të vërtetë, pranon çdo të vërtetë, pohon faktet fetare të bazuara në shpalljen e Allahut tek të Dërguarit e Tij, ecën me faktet logjike instiktive të dobishme, nuk refuzon asnjë të vërtetë në asnjë llojë mënyre, nuk vërtetëson asnjë gënjeshtër, nuk propagandon asnjë të kotë. Ajo është në shkallën më të lartë dhe dëshmues mbi të gjithë fetë e tjerë. Ajo urdhëron për vepra të mira, për morale të larta, për dobinë e robëve; nxit për drejtësi, dobi, mëshirë dhe mirësi; ndalon prej padrejtësisë, tiranisë dhe moraleve të këqia. Nuk ka ndonjë cilësi të përsosur që Profetët dhe të Dërguarit kanë pohuar, veçse e gjen këtë fe ta pohojë atë. Nuk ka dobi që ka lidhje me dynjanë dhe me fenë për tek e cila kanë thirrur ligjet, veçse ajo ka nxitur për të; nuk ka dëm, veçse ndalon prej saj dhe urdhëron për t’iu distancuar. Domethënë: Kjo fe është ajo me të cilën pastrohen zemrat, përmirësohen shpirtrat dhe rrënjosen moralet e larta dhe veprat e mira.
  • 12. 12 Shembulli i dytë Ligjet e mëdha të Islamit pas besimit janë: Kryerja e namazit, dhënia e zekatit, agjërimi i ramazanit dhe kryerja e ritit të haxhit në ‘Shtëpinë e Shenjtë’. Medito në këto ligje madhështore, në dobitë e mëdhaja të tij dhe në atë çka obligon prej përpjekjes për të vepruar në Kënaqësinë e Allahut dhe fitimin e shpërblimit të shpejtë dhe të mëvonshëm. Medito në atë që ka në namaz, prej: sinqeritetit të veprës vetëm për Allahun, përkushtimin e plotë vetëm për Allahun, lavdërimin, lutjen, përuljen ndaj Tij dhe se namazi në raport me pemën e besimit është në vend të mbikqyrjes dhe ujitjes së kopshtit. Sikur namazi mos të përsëritej ditën dhe natën, atëherë pema do të thahej, trungu do të vyshkej, porse ai rritet dhe ripërtëritet me adhurimin e namazit. Medito në atë çka përmban namazi, prej: angazhimit me përmendjen e Allahut, e cila është është gjëja më madhe, dhe se namazi të ndalon prej veprave të turpshme dhe të këqia.
  • 13. 13 Medito në urtësitë e zekatit dhe në atë që ka, prej: sjelljes me moralin e bujarëve; largimit prej moralit të keqbërësve; falënderimit të Allahut për atë që të ka begatuar; ruajtjes së pasurisë prej prishjes konkrete dhe abstrakte. Medito në atë që ka, prej: bamirësisë ndaj krijesave; keqardhjes ndaj nevojtarëve, dhe përmbushjes së interesave të nevojshme, ngase me zekatin largohen nevojat e domosdoshme të nevojtarëve. Në zekat ka ndihmesë për luftë dhe për interesat e përgjithshme për të cilat ka nevoj çdo musliman. Me zekatin largohet ngarkesa e varfërisë dhe e fukarenjëve; në të ka bindje të plotë për kompesimin e veprës prej Allahut, për shpërblimin e Allahut dhe besimin në premtimin e Tij. Medito në atë që ka në agjërim, prej: stërvitjes së shpirtrave me braktisjen e gjërat të dashura me të cilat shpirtrat janë ambjentuar, nga dashuria që kanë për Allahun; stërvitjes së shpirtrave me fuqinë e vendosmërisë dhe durimit. Me agjërim forcohet motivi i sinqeritetit; realizohet dhënia përparësi e dashurisë së Allahut ndaj dashurisë së vetes. Prandaj
  • 14. 14 dhe agjërimi është vetëm për Allahun. Ai e ka veçuar atë për Veten e Tij ndër të gjitha veprat e tjera.1 Medito në atë që ka në haxh, prej: shpenzimit të pasurisë; durimit të vështirësive; ekspozimit të vetes ndaj rreziqeve dhe vështirësive duke kërkuar Kënaqësinë e Allahut; ardhjes si mik tek Allahu dhe shfaqjes së nevojes në Shtëpinë (Qaben) dhe në tokën e Tij; adhurimeve të llojllojshme në ato vende ku kryhen ritualet të cilat janë tryezat e shtruara nga Allahu për robërit dhe miqtë e Shtëpisë së Tij.2 1 Sikurse qëndron në hadithin e Ebu Hurejras - Allahu qoftë i kënaqur me të - se ka thënë: I Dërguari i Allahut - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë: " َ‫ل‬‫ا‬َ‫ق‬ ‫ه‬ َ ‫ّللا‬ : ‫ل‬‫ه‬‫ك‬ ‫ل‬َ‫م‬َ‫ع‬ ‫ْن‬‫ب‬‫ا‬ َ‫َم‬‫د‬‫آ‬ ‫ه‬‫ه‬َ‫ل‬ َ ‫ّل‬‫إ‬ ،َ‫ام‬َ‫ي‬‫الص‬ ‫ه‬‫ه‬َ‫ن‬‫إ‬َ‫ف‬ ‫ي‬‫ل‬ ‫َا‬‫ن‬َ‫أ‬ َ‫و‬ ‫ي‬‫ْز‬‫ج‬َ‫أ‬ ،‫ه‬‫ب‬ " Ka thënë Allahu: “Çdo vepër e birit të Ademit është për veten e tij, përveç agjërimit, ngase ai është për Mua, dhe Unë do ta shpërblejë për të…” e deri në fund të hadithit. Hadithin e transmeton Bukhariu nr. 1904 dhe Muslimi nr. 1151. 2 Shënim i përkthyesit: Ky është një krahasim i ushqimit konkret me ushqimin abstrakt të shpirtit, të cilët në këtë rast janë adhurimet dhe ritet e haxhit, ngase adhurimi është ushqim për shpirtin.
  • 15. 15 Medito në atë që ka, prej: madhërimit dhe përuljes së plotë ndaj Allahut; përkujtimit të gjendjes së Profetëve dhe të Dërguarve, të përzgjedhurve dhe të sinqertëve; forcimit të besimit ndaj Profetëve dhe lidhjes së fortë me dashurinë e tyre. Medito në atë që ka, prej: njohjes së muslimanëve me njëri-tjetrin, përpjekjes për bashkimin e fjalës së tyre, pajtimit të tyre në ato çka është në dobi të veçantë dhe të përgjithshëm për ta, të cilat nuk mund të numërohen, sepse ai është prej mirësive më të mëdhaja të fesë dhe prej dobive më të mëdhaja të arritura për besimtarët. Kjo thjesht është një vërejtje në mënyrë të përmbledhur shkurtimisht.
  • 16. 16 Shembulli i tretë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Allahu ka urdhëruar dhe ka nxitur prej: obligueshmërisë së bashkimit dhe pajtimit; paralajmërimit të Tij prej përçarjes dhe mosmarrëveshjes. Për këtë bazë të madhe ka shumë citate prej Librit dhe Sunetit. Çdokush që ka sadopak logjikë e di dobinë e kësaj çështje, se çka rrjedh prej saj prej dobive fetare dhe të dynjasë; se çka largon me të prej dëmeve dhe shkatërrimeve. Gjithashtu, nuk është e fshehtë se kjo bazë është fuqia abstrakte e bazuar mbi të vërtetën rreth të cilës ajo vërtitet. Ashtu sikurse është e ditur gjendja në të cilën muslimanët ishin në fillim të Islamit, prej: drejtësisë së fesë, gjendjes së mirë dhe krenarisë të cilën nuk e ka arritur askush përveç tyre, sepse ata ishin të kapur me këtë bazë, e kryenin atë ashtu siç duhej, duke qenë të bindur se ajo bazë është fryma e fesë së tyre. Kësaj çështje i shtohet qartësia dhe sqarimi se:
  • 17. 17 Shembulli i katërt Feja Islame është fe e mëshirës, bereqetit, bamirësisë dhe nxitjes për t’i sjellur dobi llojit të njeriut. Fakti mbi të cilën është kjo fe prej: mëshirës, mirësjelljes, thirrjes për bamirësi, ndalimit prej çdo gjëje që kundërshton këtë, është pikërisht ajo e cila e ka bërë atë dritë dhe ndriçim ndërmjet errësirës së padrejtësisë, tiranisë, sjelljes së keqe dhe cënimit të kufijëve të ndaluara. Kjo është feja e cila i ka tërhequr zemrat e atyre të cilët më parë ishin prej armiqëve më të përbetuar, derisa ata hynë nën hijen e kësaj feje. Kjo është feja e cila i ka bërë të ndjejnë dashamirësi dhe mëshirë përkatësve të tij, gjersa ka filluar mëshira, falja dhe bamirësia të rrjedhi prej zemrave të tyre dhe të shpërthejë në fjalët dhe veprat e tyre, saqë ka përparuar deri tek armiqtë e tyre, derisa ata u shndërruan në miqtë më të mëdhenj:
  • 18. 18 - prej tyre ka që kanë hyrë në fe për shkak të largpamësisë së mirë të tyre dhe fuqisë sentimentale; - prej tyre ka që i janë nënshtruar kësaj feje dhe kanë preferuar ligjet e saj më shumë sesa ligjet e përfaqësuesve të fesë së tij, për shkak të drejtësisë dhe mëshirës që ka në të.
  • 19. 19 Shembulli i pestë Feja e Islamit është fe e urtësisë3 natyrshmërisë së pastër njerëzore, fe e logjikës, dobishmërisë dhe shpëtimit. Këtë bazë e sqaron fakti se kjo fe përmban prej dispozitave bazore dhe degëzore të cilat i pranojnë natyrat dhe logjikat e pastra njerëzore, të cilave i nënshtrohen me iniciativën e të vërtetës dhe të drejtës. Këtë bazë e sqaron fakti i përkryerjes dhe sistemit të përsosur në të cilin është kjo fe, dhe se ajo është e përshtatshme për çdo kohë dhe çdo vend. Njoftimet e tij janë tërësisht të vërteta. Nuk ka ardhur - as nuk mund të vijë - ndonjë shkencë e kaluar apo e ardhshme që e asgjëson ose e përgënjështron atë. Të gjitha shkencat e vërteta vetëm se e përforcojnë dhe e përkrahin atë. Ky është argumenti më i madh që tregon për vërtetësinë e kësaj feje. 3 (Shënim i përkthyesit): Urtësia është: Vendosia e çdo gjëje në vendin e saj përkatës. Po ashtu edhe në gjuhën shqipe thuhet: “Plak i urtë.” sepse ai flet fjalë me vend.
  • 20. 20 Studiuesit e drejtë e kanë vërtetuar: se Kurani padyshim na ka treguar për të çdo dituri të dobishme që ka lidhje me fenë ose me dynjanë ose me politikën. Nuk ka në Sheriatin Islam diçka që logjikat e pamundësojnë dhe e absurtizojnë, porse në të ka vetëm ato gjëra për të cilat dëshmojnë logjikat e pastra për vërtetësinë, dobinë dhe mirësinë e tyre. Po ashtu, urdhëresat dhe ndalesat e saj janë të gjitha të drejta, nuk ka në të padrejtësi. Ajo ka urdhëruar vetëm për atë që është tërësisht e mirë ose anon më shumë nga e mira. Ajo ka ndaluar vetëm prej asaj që është komplet e keqe ose dëmet e tij janë më shumë sesa dobitë e tij. Sa herë që i zgjuari mediton në dispozitat e kësaj feje, atij i shtohet besimi për këtë bazë dhe e di se kjo është shpallje e zbritur prej më të Urtit, të Lavdëruar (i cili e meriton lavdërimin).
  • 21. 21 Shembulli i gjashtë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur prej: xhihadit, urdhërimit për të mirë dhe ndalimit prej të keqes. Ngase për qëllim me xhihadin me të cilin ka ardhur kjo fe është: Largimi i agresionit të atyre që kalojnë kufijtë e të drejtave të kësaj feje dhe pengimi i thirrjes së saj. Ky është lloji më i mirë i xhihadit; nuk synohet me të babëzia, as lakmia e as synime personale. Ai i cili vështron në argumentet e kësaj baze, në historinë e Pejgamberit - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - dhe shokëve të tij me armiqtë e tyre, padyshim kupton se xhihadi hynë tek gjërat e domosdoshme dhe në largimin e agresionit të padrejtëve. Po ashtu është dhe urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqa. Duke qenë se kjo fe nuk drejtohet ndryshe vetëm se me drejtimin e përkatësve të saj në bazat dhe ligjet e saj, në zbatimin e urdhëresave të saj të cilat janë në kulmin e dobisë, në ndalimin prej
  • 22. 22 ndalesave të saj të cilat janë sherr dhe shkatërrim, edhe nëse përkatësit e saj janë të kapur me këto çështje, porse, në mënyrë që mos t’u zbukurohen disa shpirtrave të padrejtë të tyre guximi për të kryer disa ndalesa dhe për mangësimin në kryerjen e gjërave të mundura prej obligimeve, kjo nuk arrihet ndryshe vetëm se me urdhëres dhe ndalesë, prandaj dhe kjo është prej mirësive më të mëdhaja të kësaj feje, është prej nevojave më të mëdhaja për t’u kryer. Ashtu sikurse kjo është drejtim për ata që janë të shtrembëruar prej përkatësve të saj, është edukim për ta, është nxjerrje prej veprave të ulëta dhe është nxitje për veprat e larta. Sa i përket t’i japësh tërësisht lirinë atyre - ndërkohë që ata i janë përmbajtur asaj, kanë hyrë nën pushtetin e saj dhe janë kufizuar me ligjet e saj - : kjo është prej padrejtësisë më të madhe, është dëm për ta dhe për shoqërinë, sidomos të drejtat e obliguara që janë të kërkuara fetarisht, logjikisht dhe zakonisht.
  • 23. 23 Shembulli i shtatë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur prej: lejimit të tregtisë, qirasë, ortakërisë, dhe llojet e mardhënjeve në të cilën këmbehen ndërmjet njerëzve mallrat, borxhet, dobitë dhe të tjera përveç tyre. Sheriati i përsosur ka ardhur me lejimin e këtij lloji, i ka dhënë liri robëve për shkak të dobive që përmbledhin ato në domosdoshmëritë, nevojat dhe plotësimet. Ai u ka lënë hapësirë robëve në atë me të cilën u janë përmirësuar çështjet dhe gjëndjet e tyre dhe u janë drejtuar jetesat e tyre. Sheriati ka kushtëzuar në lejimin e këtyre gjërave: kënaqien e të dy palëve, diturinë për marrëveshjen, njohjen e asaj për të cilën po bëhet marrëveshja (malli), temën e marrëveshjes dhe njohjen e atyre gjërave që rezultojnë prej kushteve. Sheriati ka ndaluar prej çdo gjëje në të cilën ka dëm dhe padrejtësi prej: llojeve të kumarit, kamatës dhe mosnjohjes.
  • 24. 24 Ai i cili mediton në tregëtinë sheriatike, sheh lidhjen ndërmjet dobisë së fesë dhe të dynjasë, dëshmon për gjerësinë e Mëshirës së Allahut, për Urtësinë e Tij të plotë, ngase Ai ka lejuar për robët e Tij të gjitha të mirat prej: fitimeve, ushqimeve, pijeve dhe metodave të përfitimeve të sistemuara e të përkryera.
  • 25. 25 Shembulli i tetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur prej: lejimit të gjërave të mira prej ushqimeve, pijeve, veshjeve, martesave e të tjerë përveç tyre. Sheriati ka lejuar çdo gjë të mirë e të dobishme prej llojeve të kokrrave, frutave, të gjithë mishrat e kafshëve të detit, ndërsa prej kafshëve të tokës ka ndaluar vetëm të ndytën dhe të dëmshmen në fe, ose logjikë, ose trup, ose pasuri. Atë që e ka lejuar, ajo është prej bamirësisë së Tij dhe prej cilësive të mira të fesë së Tij; ndërsa ajo që e ka ndaluar, ajo është prej bamirësisë së Tij, ngase Ai ia ndaloi atyre atë çka i dëmton ata; kjo është prej cilësive të mira të fesë së Tij, ngase cilësia e mirë është pasues dhe varet nga urtësia, dobia dhe kujdesi prej gjërave dëmtuese. Po ashtu, prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo që ka lejuar prej martesave, se robi ka të drejtë të martohet me këdo prej grave; dy, ose tre, ose katër.
  • 26. 26 Ngase në këtë ka dobi tek të dy palët dhe shmang dëmin nga të dy anët. Ai nuk ia ka lejuar robit të martohet me më shumë sesa katër gra të lira, për shkak të padrejtësisë dhe braktisjes së drejtësisë që rezulton prej kësaj. Megjithëse, Ai e ka nxitur atë gjatë frikës prej padrejtësisë dhe mos pasjes zotësi për t’iu përmbajtur kufijëve të Allahut në bashkëshorten, që njeriu të mjaftohet me një grua, si përkujdesje për të arritur këtë synim (drejtësinë). Ashtu sikurse lejimi i martesës është prej begative më të mëdhaja dhe prej domosdoshmërive, poashtu prej begative më të mëdha është lejimi i divorcit gjatë frikës së bashkëjetesës së njeriut me atë që nuk përputhet me të, dhe gjatë dëmtimit në qëndrimin në një gjëndje të keqe dhe të vështirë: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﱻ‬ ‫ﱼ‬ ‫ﱽ‬ ‫ﱾ‬ ‫ﱿ‬ ‫ﲀ‬ ‫ﲁ‬ ‫ﲂ‬ ‫ﲃ‬ ‫ﲄ‬ ‫ﲅ‬ ‫ﲆ‬ ‫ﲇ‬ ‫ﱠ‬ :‫اء‬ ‫س‬ ‫ن‬ ‫ال‬ ١٣٠ “Por nëse ata ndahen, Allahu do t’u japë atyre furnizim të bollshëm nga Begatitë e Tij.” [Surja Nisa, 130]
  • 27. 27 Shembulli i nëntë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo që Allahu dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu aljehi ue sel-lem - kanë ligjëruar ndërmjet krijesave prej të drejtave të cilat janë dobi, mirësi, bamirësi, drejtësi dhe braktisje të zullumit. Sikurse janë të drejtat të cilat i ka obliguar dhe i ka ligjëruar për prindërit, fëmijët, të afërmit, komshitë, shokët, punëtorët dhe secilin prej bashkëshortëve. Të gjitha këto janë të drejta të domosdoshme për jetën dhe plotësuese për të; natyrat dhe logjikat e pastra njerëzore i lavdërojnë këto; me anë të tyre përsoset shoqërimi dhe këmbehen dobitë me njëri-tjetrin, kjo sipas gjendjes dhe gradës së personit që ka të drejtën. Sa herë që mediton në këtë, shikon në të prej mirësisë dhe zhdukjes të së keqes; gjen në të dobi në përgjithësi dhe në veçanti, gjen harmoni dhe jetesë të plotë - çka dëshmon se ky sheriat është garantues i lumturisë së dy botrave (kësaj bote dhe botës tjetër); shikon në të se këto të drejta përshtaten me kohërat, me vendet, me situatat dhe me zakonin; shikon se ai
  • 28. 28 ka përfituar dobitë, se ai ka arritur në të bashkëpunimin e plotë për çështjet e fesë dhe dynjasë. Këto fjali kuptohen me anë të hulumtimit dhe studimit në burimet e kësaj feje.
  • 29. 29 Shembulli i dhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur prej trashëgimisë së pasurisë pas vdekjes dhe mënyrës së ndarjes së pasurisë tek trashëgimtarët. Allahu i Lartësuar e ka treguar urtësinë e kësaj me Fjalën e Tij: ‫ﭐ‬‫ﱡ‬‫ﭐ‬ ‫ﳄ‬ ‫ﳅ‬ ‫ﳆ‬ ‫ﳇ‬ ‫ﳈ‬ ‫ﳉ‬ ‫ﳊ‬ ‫ﱠ‬ :‫اء‬ ‫س‬ ‫ن‬ ‫ال‬ ١١ "...Ju nuk e dini se cili është më i afërt për ju – përkah dobia..." [Surja Nisa, 11] Andaj, Allahu e ka vendosur vetë ndarjen e trashëgimisë, sipas asaj që Ai di se kush është më në dobi të trashëguesit, se kush janë ata që zakonisht robi do të dëshironte t'i arrinte pasuria e tij, se kush është më parësor për bamirësi dhe për vlerësimin e tij, duke i renditur me një renditje për të cilën dëshmojnë për bukurinë e tij logjikat e sakta. Nëse kjo çështje do të autorizohej tek mendimet, tekat dhe dëshirat e njerëzve, atëherë do të kishte ndodhur mangësi, prishje, humbje të sistemit dhe zgjedhje e keqe, çka ngjason me kaosin.
  • 30. 30 Sheriati i ka lejuar robit të lërë porosi përpara vdekjes për bamirësi dhe devotshmëri me diçka prej pasurisë së tij në gjëra të cilat i bëjnë dobi atij në botën tjetër, dhe e ka kufizuar këtë me një të tretën e pasurisë ose më pak për jotrashgimtarët, në mënyrë që këto çështje të cilat Allahu i ka bërë mjete jetese për njerëzit mos të shndërrohen në objekt loje me të cilën luajnë njerëzit me logjikë dhe fetari të mangët gjatë ndërrimit të jetës. Ndërsa në rastet kur ata janë me shëndet të trupit dhe mendjes, atëherë frika prej varfërisë dhe falimentimit është pengesë për ta që pasuria të shpenzohet në ato gjëra që i dëmton ata në të shumtën e rasteve.
  • 31. 31 Shembulli i njëmbëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati Islamik ka ardhur prej ndëshkimeve dhe shumëllojshmëria e tyre në varësi të krimeve. Kjo, ngase krimet dhe tejkalimi i kufijve të të drejtave të Allahut dhe të drejtave të robërve të Tij është prej padrejtësisë më të madhe, gjë e cila prish rregullsinë e sistemit, prish fenë dhe dynjanë, andaj sheriati ka vendosur ndëshkime për krimet dhe guximet, në mënyrë që njeriu të frenohet prej kryerjes së tyre dhe të pakësojë shkeljen e tyre, prej: vrasjes, prerjes së dorës, fshikullimës dhe ndëshkimeve të shumëllojshme. Në të gjitha këto ka dobi të veçanta dhe të përgjithshme, gjë me të cilën njeriu i mençur kupton bukurinë e Sheriatit, dhe se të këqijat kundërshtohen dhe largohen plotësisht vetëm me ndëshkimet sheriatike të cilat sheriati i ka vendosur sipas krimeve, nga ana e madhësisë dhe forcës.
  • 32. 32 Shembulli i dymbëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën sheriati ka ardhur prej ndalimit të njeriut prej menaxhimit të pasurisë së tij, nëse menaxhimi i tij është në dëm të tij ose në dëm të të tjerëve. Kjo, sikur ndalimi i të çmendurit, të voglit, mendjelehtit e të ngjashmit me ta, dhe ndalimi i borxhliut në dobi të atyre të cilëve ia ka marrë borxhin. Të gjithë këto janë prej cilësive të mira të Sheriatit, ku e ka ndaluar njeriun të veprojë në pasurinë e tij, që në origjinë ka pasur liri të plotë për të vepruar në të, mirëpo, duke qenë se veprimi në të është më i dëmshme sesa dobia në të, duke qenë se e keqa në të është më e madhe sesa e mira, sheriati e ka ndaluar që ai të veprojë në fushët e dobishme, për t’i orientuar robërit që ata të përpiqen të veprojnë në çdo gjë të dobishme e të padëmshme.
  • 33. 33 Shembulli i trembëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur prej ligjërimit të provave dhe dokumenteve me të cilat vërtetohen të drejtat e njerëzve: - sikurse dëshmia me të cilën përmbushen të drejtat, parandalon mohimin e ndërsjelltë dhe me të cilin heq dyshimin, - sikurse pengu, garancia, të cilat në raste se nuk plotësohen të drejtat e personit, atëherë personi me të drejtë kthehet tek dokumenti prej të cilës plotëson të drejtën e tij. Nuk është e fshehtë ajo çka përmban kjo prej dobive të shumëllojshme, ruajtjes të të drejtave, zgjerimit të marrëdhënieve tregtare, kthimit i tyre tek drejtësia, përmirësimi i gjendjeve dhe drejtimi i marrëdhënieve. Sikur mos të ishin dokumentat dhe provat do të humbte pjesa më e madhe e marrëdhënieve tregtare, ngase ato janë të dobishme për dhënësin e dokumentit dhe për personin që ka të drejtën nga shumë aspekte të njohura.
  • 34. 34 Shembulli i katërmbëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo për të cilën Sheriati ka nxitur për bamirësi, gjë me të cilën njeriu fiton shpërblimin tek Allahu dhe bamirësinë ndaj njerëzve. Pastaj, e njëjta pasuri ose zëvëndësuesi i tij i kthehet atij. Pra, ky lloji fitimi është prej fitimit më të madh, pa e kapur personin ndonjë dëm, sikurse: borxhi. Ngase në këtë ka prej dobive, përmbushjes së nevojave, lehtësimit të vuajtjeve, arritjes së mirësive dhe bamirësive, çka nuk mundet të numërohen e të llogariten. Pasuria i kthehet personit që ka të drejtën e tij, ndërkohë që ka fituar shpërblimin e madh prej Zotit të tij dhe ka derdhur bamirësi ndaj vëllait të tij, pavarësisht atyre që vijnë pas kësaj prej mirësisë, bereqetit, hapjes së gjoksit, arritjes së miqësisë dhe dashurisë.
  • 35. 35 Sa i përket asaj që është tërësisht bamirësi, të cilën personi e jep falas pa ndonjë këmbim, urtësinë e kësaj e kemi treguar më parë tek zekati dhe lëmosha.
  • 36. 36 Shembulli i pesëmbëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje janë bazat dhe rregullat të cilat Sheriati i ka vendosur si themele për zgjidhjen e zënkave, e problemeve dhe dhënien pro e vendimit për njërin prej paditësve. Ato janë baza të ndërtuara mbi drejtësin, argumentin, zakonin e përgjithshëm, dhe janë në pajtim me natyrën e pastër njerëzore, ngase sheriati i ka obliguar të sjelli argumentin secilit që pretendon diçka ose ndonjë të drejtë. Nëse ai vjen me ndonjë provë që të bënë të anojë nga krahu tij dhe e forcon atë, atëherë atij i pohohet e drejta të cilën e ka pretenduar; por, nëse vjen vetëm me pretendim, atëherë i padituri duhet të betohet për mohimin e padisë, ndërsa paditësit nuk i jepet ndonjë e drejtë. Sheriati i ka konsideruar argumentet sipas gradave të gjërave. Ai i ka llogaritur argumente rrethanat e faktuara dhe zakonet e përgjithshme ndërmjet njerëzve.
  • 37. 37 Argumenti është: “Emër i çdo gjëje që e sqaron, e fakton dhe e tregon të vërtetën.” Ai ka vendosur gjatë rasteve të paqarta dhe të barazimit të provave të të dy palëve - paditës dhe të paditur - për një mundësi pajtimi të drejtë që përshtatet për secilën çështje, ka vendosur një rrugë për zgjidhjen e problemeve dhe grindjeve. Secila rrugë prej tyre nuk ka ndonjë padrejtësi dhe nuk i fut robët në mëkat ndaj Allahut, porse është në dobi të tyre. Sheriati ka nxitur për të, nëse kjo metodë pajtimi është mjet për zgjidhjen e grindjeve dhe ndërprerjen e zënkave. Ai ka barazuar këtu ndërmjet të fortit dhe të dobëtit, ndërmjet prijësit dhe vartësit në të gjitha të drejtat. Ai e ka bërë të kënaqur palën e grindur me ndjekjen e rrugëve të drejtësisë dhe moszullumit.
  • 38. 38 Shembulli i gjashtëmbëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur prej urdhërimit për konsultimin mes veti. Ai i ka lavdëruar besimtarët për shkak se të gjithë çështjet e tyre të fesë apo të dynjasë, të brendshme apo të jashtme janë konsultë mes veti për punë të përbashkëta. Të gjithë njerëzit e mençur kanë rënë në pajtim se kjo bazë konsiderohet e mirë, se ai është motivi i vetëm për arritjen e gjendjeve më të dobishme, se është mjeti më i mirë për arritjen e synimeve, qëllimit të të drejtës dhe ndjekjes së rrugëve të drejtësisë, se është më efektivë për popujt që të arrijnë çdo të mirë. Sa herë që njerëzve u shtohen njohuritë dhe u zgjerohen intelektet e tyre, ata e kuptojnë nevojën dhe pozitën e madhe të konsultimit. Kur muslimanët e zbatuan këtë bazë për çështjet e tyre të fesë dhe të dynjasë në fillim të Islamit, atëherë çështjet e tyre u drejtuan, gjendjet e tyre ishin në zhvillim dhe rritje. Dhe kur ata devijuan prej kësaj baze, atëherë çështjet e tyre të fesë dhe të dynjasë
  • 39. 39 ishin vazhdimisht në rënie, gjersa ka arritur gjendja e tyre deri në këtë që po sheh tani. Sikur ata të riktheheshin tek kjo bazë dhe tek bazat e tjera përveç kësaj, atëherë ata do të shpëtonin dhe do të kishin sukses.
  • 40. 40 Shembulli i shtatëmbëdhjetë Prej cilësive të mira të kësaj feje është ajo me të cilën Sheriati ka ardhur për përmirësimin e fesë dhe të dynjasë; për bashkimin ndërmjet dobisë së shpirtit dhe dobisë së trupit. Citatet që tregojnë për këtë bazë në Kuran dhe Sunet janë të shumta. Allahu dhe i Dërguari i Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel-lem - kanë nxitur për kryerjen e këtyre të dyjave dhe kanë njoftuar se të dyja e ndihmojnë njëri-tjetrin. Allahu i Lartësuar i ka krijuar krijesat me qëllim që ata ta adhurojnë Atë të vetëm e të plotësojnë të drejtat e Tij. Ai u ka dhënë atyre rrizk-furnizim me bollëk, i ka bërë të larmishëm shkaqet e arritjes së rrizkut dhe mënyrat e jetesës, në mënyrë që ata t’i përdorin këto në adhurimin e Tij, për të qenë kjo plotësim i nevojave të brendshme dhe të jashtme të tyre. Ai nuk ka urdhëruar për t’i dhënë ushqim vetëm shpirtit dhe për neglizhimin e trupit. Po ashtu, Ai ka ndaluar prej angazhimit vetëm me kënaqësitë dhe epshet, porse ka urdhëruar edhe për forcimin e interesave të zemrës dhe shpirtit. Kjo qartësohet me bazën tjetër, ajo ështe se:
  • 41. 41 Shembulli i tetëmbëdhjetë Sheriati e ka bërë diturinë, fenë, sundimin dhe pushtetin të lidhura fortë me njëra-tjetrën. Dituria dhe feja i drejtojnë sundimet. Pushteti dhe dispozitat bazohen mbi to. Të gjithë sundimet janë të lidhura e të kufizuara me diturinë dhe fenë, e cila është urtësia, është rruga e drejtë, është dobishmëria, shpëtimi dhe suksesi. Aty ku feja dhe pushteti janë lidhur bashkë dhe mbështesin njëra-tjetrën, atëherë aty çështjet përmirësohen, sikurse dhe gjendjet drejtohen. Aty ku ndahet njëra prej tjetrës, aty prishet sistemi, humbet mirësia dhe përmirësimi, ndodh përçarja, largohen zemrat mes veti dhe çështja e njerëzve fillon e ulet. E përforcon këtë fakti se: shkencat sado të jenë zgjeruar, njohuritë sado të jenë të larmishëm, shpikjet sado të shumohen e të zmadhohen - nuk ka diçka prej
  • 42. 42 tyre që e mohon atë që ndodhet në Kur’an, as nuk e kundërshton atë me të cilën Sheriati ka ardhur. Sheriati nuk vjen me diçka që logjika e konsideron të pamundur, porse vjen me ato çka logjikat e sakta dëshmojnë për mirësinë dhe bukurinë e saj, nuk vjen me diçka që logjika nuk udhëzohet drejt njohjes së saj në tërësi dhe në hollësi. Kjo duhet me qenë një tjetër shembull. Ai është se:
  • 43. 43 Shembulli i nëntëmbëdhjetë Sheriati nuk vjen me diçka që logjika e konsideron të pamundur dhe as me diçka që shkenca e saktë e kundërshton atë. Kjo është prej argumenteve më të mëdhaja që tregon se ajo çka vjen prej tij është i përkryer, i qëndrueshëm dhe i përshtatshëm për çdo kohë e çdo vend. Këto fjalë të shkurtëra kuptohen në mënyrë të detajuar duke hulumtuar e duke studiuar të gjitha dukuritë universale, dukuritë e shkencave shoqërore dhe praktikimin e tyre, po qe se ato janë prej fakteve të sakta sipas asaj që ka ardhur Sheriati. Me këtë kuptohet se ai është sqarues i çdo gjëje dhe se ai nuk ka lënë ndonjë gjë të vogël apo të madhe veçse e ka përllogaritur atë.
  • 44. 44 Shembulli i njëzet Kushdo që hedh një vështrim të shkurtër në çlirimet islamike të gjera e të jashtëzakonshme, më pas, në vazhdueshmërinë e nderimit të kësaj feje, pavarësisht tërbimit dhe luftimit agresiv të armiqve të tyre; situatat me ta janë të njohura. Kushdo që vështron në burimin e kësaj feje, se si kjo fe bashkoi gadishullin arabik, pavarësisht përçarjes së zemrave të tyre, pavarësisht urrejtjeve dhe armiqësive të shumta të tyre; se si i ka bashkuar të gjithë ata, pa përjashtim, se si i zhduki ato armiqësi dhe se si vendosi në vend të tij vëllazërinë në besim. Më pas u shpërndanë nëpër tokë duke çliruar vende- vende, në krye të këtyre tokave: populli persian dhe romak; popujt më të fortë dhe më të mëdhenj, me më shumë në numër dhe në gatishmëri. Ata i çliruan këto toka dhe ato përtej tyre, fal fesë së tyre, besimit të fortë të tyre dhe ndihmës së Allahut ndaj tyre, derisa arriti Islami në të gjithë botën; në lindje dhe në perëndim.
  • 45. 45 Kjo është llogaritur prej ajeteve (shenjave treguese) të Allahut, prej argumenteve të fesë së Tij, prej mrekullive të Profetit të Tij - sal-lAllahu alejhi ue sel- lem - . Njerëzit filluan të hyjnë në fenë e Allahut grupe-grupe për shkak të kësaj, me largpamje dhe qetësi, jo me imponim dhe bezdisje. = Pra, kushdo që hedh vështrimin në përgjithësi tek kjo çështje - e kupton se kjo është e vërteta e cila nuk mundet që e kota të përballet me të, sado të jetë e madhe fuqia e saj dhe sado të jetë zmadhuar pushteti i saj. Kjo kuptohet me logjikën instiktive dhe asnjë i drejtë nuk dyshon në të. Kjo është prej njohurive të padiskutueshme. Ndryshe nga ajo që thonë shumë prej shkrimtarëve bashkëkohorë, të cilët i ka shtyjur lufta ideologjike tek përkatësia e armiqëve të Islamit. Ata pretenduan se përhapja e Islamit dhe çlirimet e tij të jashtëzakonshme janë të bazuar thjesht në gjëra materialiste, të cilat - sipas pretendimit të tyre të gabuar - ata i zgjidhën. Zgjidhja e tyre kthehet tek dobësia e shtetit të Kisras (titull mbreti të shtetit
  • 46. 46 persian), shtetit të Romakëve dhe fuqisë materiale të arabëve. Vetëm përfytyrimi i kësaj fjale mjafton për ta hedhur poshtë si pretendim. Çfarë fuqie kanë pasur arabët për t’i bërë të aftë të luftojnë shtetin më të vogël të asaj kohe, e jo më shtetet e mëdhaja, e jo më luftimin e popullit më të madh, më të fortë, më të shumtë në numër dhe në gatishmëri të asaj kohe, saqë i shkatërruan plotësisht dhe i zëvendësuan ligjet e atyre mbretërve tiranë me ligjet e drejta të Kur’anit dhe të fesë, të cilat i ka pranuar dhe i ka mirëpritur çdokush që është i drejtë dhe që e do të vërtetën. A mundet të shpjegohet ky çlirim i përhapur gjërësisht thjeshtë me epërsinë materiale të arabëve?! Me këtë flet vetëm ai që dëshiron të akuzojë në fenë Islame ose që është mashtruar nga propaganda e fjalës së armiqëve pa njohur realitetin. Pastaj, kjo vazhdueshmëri e kësaj feje, pavarësisht fatkeqësive, tërbimit të armiqëve për shuarjen dhe asgjesimin e saj tërësisht, është prej argumenteve të kësaj feje, se kjo është feja e vërtetë e Allahut. Sikur
  • 47. 47 atë ta ndihmonte një fuqi e mjaftueshme për të zbrapsur agresionin e zullumqarëve, atëherë nuk do të mbetej mbi sipërfaqen e tokës ndonjë fe tjetër përveç asaj, krijesat do ta kishin pranuar atë pa urrejtje dhe pa imponim, sepse ajo është feja e vërtetë, fe e natyrshmërisë së pastër njerëzore, fe e dobishmërisë dhe e përmirësimit. Mirëpo, neglizhenca e përfaqësuesve të saj, dobësia e tyre, përçarja e tyre, presioni i armiqëve të tyre, është shkaku që e ka ndalur rrugëtimin e saj. Nuk ka fuqi e as ndryshim ndryshe vetëm se me ndihmën e Allahut.
  • 48. 48 Shembulli i njëzet e një Shembulli i njëzet e një i cili i përmbledh të gjitha këto që kaluan: Feja Islame është e ndërtuar mbi besimet e sakta e të dobishme; mbi moralet e larta që i pastrojnë shpirtrat dhe mendjet; mbi vepra që përmirësojnë gjendjet; mbi fakte në bazat dhe në degët e saj; është ndërtuar mbi braktisjen e paganizmit dhe lidhjes së zemrës me krijesat; është ndërtuar mbi përkushtimin e fesë vetëm për Allahun, Zotin e botërave; është ndërtuar mbi braktisjen e përrallave dhe kotësive që mohojnë shqisën, logjikën dhe që e vënë në dyshim mendjen; është ndërtuar mbi dobishmërinë absolute, mbi shmangien e çdo të keqeje dhe shkatërrimi; është ndërtuar mbi drejtësi, mbi largimin e padrejtësisë me çfarëdolloj mënyre dhe është ndërtuar mbi zhvillimin e shumëllojshmërive të të përsosurave. Shtjellimi i këtyre fjalëve zgjasin shumë. Çdokush që ka sadopak njohuri, arrin të drejtohet për tek hollësitë e kësaj në mënyrë të qartë dhe pa kurrfarë problemi, andaj le të mjaftohemi me këto fjalë të
  • 49. 49 shkurtra, megjithëse këto fjalë përmbajnë bazat dhe rregullat me të cilat njeh atë që ka Islami prej përsosmërisë, madhështisë dhe përmirësimit real të çdo gjëje. Dhe prej Allahut vjen suksesi. Mbaroi së shkruajturi në muajin Xhemadi el-Euel të vitit 1364 sipas hixhretit. Salati dhe selami qofshin për Muhammedin, familjen e tij dhe shokët e tij. Shkroi me kalemin e tij: - Abdurr-Rrahman ibën Nasir ibën Sa’di
  • 50. 50 Përmbajtja  Hyrja.................................................................... 3  Dobitë e njohjes së ‘Cilësive të mira të Fesë Islame’................................................................. 6  Shembulli i parë................................................... 9  Shembulli i dytë................................................. 12  Shembulli i tretë ................................................ 16  Shembulli i katërt .............................................. 17  Shembulli i pestë ............................................... 19  Shembulli i gjashtë ............................................ 21  Shembulli i shtatë .............................................. 23  Shembulli i tetë.................................................. 25  Shembulli i nëntë............................................... 27
  • 51. 51  Shembulli i dhjetë.............................................. 29  Shembulli i njëmbëdhjetë.................................. 31  Shembulli i dymbëdhjetë................................... 32  Shembulli i trembëdhjetë................................... 33  Shembulli i katërmbëdhjetë............................... 34  Shembulli i pesëmbëdhjetë................................ 36  Shembulli i gjashtëmbëdhjetë............................ 38  Shembulli i shtatëmbëdhjetë.............................. 40  Shembulli i tetëmbëdhjetë ................................. 41  Shembulli i nëntëmbëdhjetë .............................. 43  Shembulli i njëzet.............................................. 44  Shembulli i njëzetenjë ....................................... 48
  • 52. 52