SlideShare a Scribd company logo
1 of 18
Download to read offline
© Selefi . org 2
© Selefi . org 3
Me të vërtetë lavdërimi i takon Allahut, Atë e falenderojmë, ndihmë dhe falje Atij i
kërkojmë. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga dëmet e veteve tona dhe nga e keqja e punëve
tona. Atë që e udhëzon Allahu, s„ka kush ta humb, ndërsa atë që Ai e humb, s„ka kush ta
udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm pa
ortak, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.













“O ju të cilët keni besuar, frikësojuni Allahut me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni
vetëm se duke qenë Muslimanë.”1
































“O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili u ka krijuar nga një person i vetëm (Ademi)
dhe nga ai (Ademi) krijoi bashkëshorten e tij dhe nga ata dy krijoi shumë burra e gra
dhe kini frik Allahun përmes të Cilit i kërkoni të drejtat tuaja të ndërsjella dhe (mos i
shkëpusni) marrëdhëniet farefisnore. Me të vërtetë, Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.”2
1
Al-Imran, 102.
2
En-Nisa, 1.
© Selefi . org 4


























“O ju të cilët keni besuar, frikësojuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai ua
përmirëson veprat tuaja dhe ju fal juve gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të
Dërguarit të Tij, vërtet ka korrur një fitore të madhe.”3
Me të vërtetë fjala me e besueshme është Fjala e Allahut, dhe se udhëzimi më mirë është
udhëzimi i Muhamedit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Punët më të këqija
janë ato të shpikurat, çdo shpikje në fenë e Allahut është bidat, çdo bidat është humbje.
E më pas:
Takohem me vëllezërit tanë selefij në qytetin Tubruk në Libinë fqinje, në pasditen e
mërkurës, natën e enjte, më datë 7 të muajit Sh‟aban, viti 1435 Hixhri, me këtë fjalim të
cilin e kanë zgjedhur vëllezërit. Dhe tema është kjo: “Udhëzime për mënyrën e trajtimit të
selefiut kur gabon, rruga e kurimit dhe zgjidhja e armiqësive midis selefive.”
Kështu që, duke i kërkuar ndihmë Allahut – të Patëmeta e i Lartësuar – them se tematika e
mospajtimit dhe kurimi i tij është prej çështjeve më të rëndësishme që Muslimani e ka për
detyrë ta mësojë atë. Kjo, ngase mospajtimi nuk është i kufizuar vetëm në çështjet
personale, madje ai mund të vijë edhe në çështjet e fesë. Nëse dijetarët nuk pajtohen në
çështjet e fik‟hut, cili është mendimi që duhet të merret?
Nëse komentuesit e Kur‟anit nuk pajtohen në komentimin e një ajeti, cili është mendimi
që duhet të merret për komentimin e tij? Nëse gjen hadithe që nuk përputhen me njëri-
tjetrin, çfarë qëndrimi duhet të mbajtur ndaj tyre? Nëse gjenden ajete që nuk përputhen
3
El-Ahzab, 70-71.
© Selefi . org 5
me njëri-tjetrin, çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tyre? Nëse një ajet bie ndesh me një
hadith, çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tij? E të tjera detyra që mund ta pengojnë
rrugën e Muslimanit në jetën e tij, duke bërë që ai të ngelet i hutuar përpara tyre.
Ndoshta nga temat më të rëndësishme të ihtilafit (mospajtimit) është ajo që lidhet me
qëndrimin që duhet të mbajë Muslimani ndaj Ihtilafit (mospajtimit) të dijetarëve.
Gjithashtu, është ajo që lidhet me qëndrimin që duhet të mbajë Muslimani kur një vëlla i
tij gabon në një çështje, dhe si të sillet me këtë gabim që ka dalë prej këtij vëllai.
Këto tema – siç e shikoni – janë tema të ndjeshme, që sot po prekin jetën e të riut
Musliman, studentin e dijes, kudo që lëviz: në xhaminë e tij, në ligjëratat e tij, në takimet
e tij, në shoqërimin me vëllezërit e tij, në rrjetet e internetit, në artikuj dhe shkrime. Pra,
ai ndeshet me këto çështje dhe këto gjëra.
Për këtë arsye, ne duhet patjetër që të rrënjosim disa baza të rëndësishme në temën e
Ihtilafit, që nëpërmjet tyre vazhdojmë gradualisht në arritjen zgjidhjeve të problemeve të
ihtilafit në jetën e Muslimanit. Po ashtu, edhe në çështjet e dijes midis dijetarëve, si dhe
në çështjet e marrëdhënieve shoqërore që kanë vëllezërit selefij me njëri-tjetrin.
Andaj them: Çështja e parë është se Muslimani duhet ta dijë se ihtilafi është dy llojesh:
1. Ihtilaf kontradiktor 4
2. Ihtilaf i shumëllojshëm
Ihtilafi kontradiktor nuk ekziston në Sheriat. Nuk ka as në Kur‟an dhe as në Sunet ajete
dhe hadithe kontradiktore (khilafijeh) që t‟i përkasin llojit të Ihtilafit kontradiktor.
4
[Shënim i Përkthyesit]: Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Dallimi midis Ihtilafit
kontradiktor dhe Ihtilafit të shumëllojshëm është se tek Ihtilafi kontradiktor nuk mund të bëhet bashkim
midis dy mendimeve, sepse dy të kundërta nuk mund të bashkohen. Kurse, tek Ihtilafi i shumëllojshëm
mund të bëhet bashkimi midis dy mendimeve të ndryshme, sepse çdonjëri prej mendimeve ka
përmendur vetëm një lloj, dhe lloji është brenda tërësisë (së të gjitha llojeve), kështu që nëse përputhen
mendimet për tërësinë (e llojeve), atëherë nuk ka Ihtilaf”.
Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/books/printer_17965.shtml
© Selefi . org 6
Allahu i Patëmeta e i Lartësuar thotë:












“Sikur ai (Kur’ani) të ishte nga dikush tjetër përveç Allahut, me siguri do të kishin
gjetur në të shumë mospajtime”.5
Kështu që, në tekstet e Sheriatit nuk ka ihtilaf, në të vërtetë nuk ka ihtilaf as në Kur‟an e
as në Sunet. Ndërsa, khilafi që shikoni apo dëgjoni për ndonjë ajet apo për ndonjë
hadith, ai është khilaf (mospajtim) i kuptimit dhe i ixhtihadit të dijetarëve.
Lloji i dytë i ihtilafit është ihtilafi i shumëllojshëm. Ky ihtilaf gjendet në Sheriat. Ai mund
të haset në një dispozitë sheriatike apo në ndonjë kapitull prej kapitujve të Sheriatit më
shumë se një lloj, që të gjitha ato janë të lejuara, që të gjitha ato janë të ligjshme dhe
sunet. Sikurse është ihtilafi i lutjeve të hapjes në namaz. Ti ke të drejtë që ta fillosh
namazin me lutjen:
َّ
‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ َ
‫ك‬َ
‫ان‬َ
‫ح‬ْ
‫ب‬ُ
‫س‬
َ
‫ك‬ُ
‫م‬ْ
‫اس‬ َ
‫ك‬َ
‫ار‬َ
‫ب‬َ‫ت‬َ
‫و‬ َ
‫ك‬ِ
‫د‬ْ
‫م‬َ
‫ح‬ِ‫ب‬َ
‫و‬
‫ى‬َ‫ل‬‫عا‬َ‫ت‬َ
‫و‬
‫ال‬َ
‫و‬ َ
‫ك‬ُّ
‫د‬َ
‫ج‬
َ
‫ه‬َ‫ل‬ِ
‫إ‬
َ
‫ك‬ُ
‫ر‬ْ
‫ي‬َ
‫غ‬
I Patëmeta je Ti o Allah, Ty të falenderoj, i begatë (i bereqetshëm) është emri Yt, e lartë është
madhëria Jote, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje.
Po ashtu, ke të drejtë që ta fillosh namazin me lutjen:
َ
‫ط‬َ
‫خ‬ ْ
‫ن‬ِ
‫م‬ ‫ي‬ِ‫ن‬ِّ
‫ق‬َ
‫ن‬ َّ
‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ ، ِ
‫ب‬ِ
‫ر‬ْ
‫غ‬َ
‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬َ
‫و‬ ِ
‫ق‬ِ
‫ر‬ْ
‫ش‬َ
‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ َ
‫ن‬ْ
‫ي‬َ
‫ب‬ َ
‫ت‬ْ
‫د‬َ
‫اع‬َ
‫ب‬ ‫ا‬َ
‫م‬َ
‫ك‬ َ
‫اي‬َ
‫اي‬َ
‫ط‬َ
‫خ‬ َ
‫ن‬ْ
‫ي‬َ
‫ب‬َ
‫و‬ ‫ي‬ِ‫ن‬ْ
‫ي‬َ
‫ب‬ ْ
‫د‬ِ
‫اع‬َ
‫ب‬ َّ
‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬
َ
‫اي‬َ
‫اي‬
َ
‫ط‬َ
‫خ‬ ْ
‫ن‬ِ
‫م‬ ‫ني‬ْ‫م‬ِ
‫س‬ْ
‫اغ‬ َّ
‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ ،ِ
‫س‬َ
‫ن‬َّ
‫الد‬ َ
‫ن‬ِ
‫م‬ ُ
‫ض‬َ
‫ي‬ْ
‫َب‬ْ
‫اْل‬ ُ
‫ب‬ْ
‫و‬َّ‫ث‬‫ال‬ ‫ى‬َّ‫ق‬َ
‫ن‬ُ
‫ي‬ ‫ا‬َ
‫م‬َ
‫ك‬
ِ
‫د‬َ
‫ر‬َ
‫ب‬ْ‫ل‬‫ا‬َ
‫و‬ ِ
‫ماء‬ْ‫ل‬‫ا‬َ
‫و‬ ِ
‫ج‬ْ‫م‬َّ‫ث‬‫ال‬ِ‫ب‬ ،َ
‫اي‬َ
‫اي‬
5
En-Nisa, 82
© Selefi . org 7
O Allah! Largo midis meje dhe gjynaheve ashtu sikurse largove midis lindjes dhe perëndimit, më
pastro nga gjynahet e mija ashtu sikurse pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia, më laj nga
gjynahet e mija me ujë, borë dhe breshër.
Po ashtu, ke të drejtë që ta fillosh namazin me lutjen:
ُ‫ه‬َّ‫الم‬
ُ
‫ر‬َ
‫ب‬ْ
‫ك‬َ‫أ‬
ِ
‫ه‬َّ‫الم‬ َ
‫ان‬َ
‫ح‬ْ
‫ب‬ُ
‫س‬َ
‫و‬ ‫ا‬ً
‫ير‬ِ‫ث‬َ
‫ك‬ ِ
‫ه‬َّ‫م‬ِ
‫ل‬ ُ
‫د‬ْ
‫م‬َ
‫ح‬ْ‫ل‬‫ا‬َ
‫و‬ ‫ا‬ً
‫ير‬ِ‫ب‬َ
‫ك‬
ً‫ة‬َ
‫ر‬ْ
‫ك‬ُ
‫ب‬
ً
‫يل‬ ِ
‫َص‬‫أ‬َ
‫و‬
Me të vërtetë, Allahu është më i Madhi, Lavdërimet e shumta Atij i takojnë, nuk ka të adhuruar
tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Patëmeta dhe i Madhëruar është Allahu çdo mëngjes dhe çdo
mbrëmje.
Po kështu janë të gjitha lutjet që janë transmetuar për hapjen e namazit.
Gjithashtu, ti ke të drejtë që të lutesh me më shumë se një formë lutjeje në uljen e
teshehudit. Po ashtu, ke të drejtë që të përmendësh më shumë së një formë lutjeje në
ruku, më shumë së një formë lutjeje në sexhde, ashtu sikurse ka ardhur nga i dërguari –
lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Ky quhet ihtilaf i shumëllojshëm, që të gjitha këto
lloje janë transmetuar dhe që të gjitha janë të lejuara. Nëse Muslimani e merr njërën prej
këtyre lutjeve, kjo lejohet dhe nuk ka ndonjë gjynah për të.
Atëherë ne jemi para dy llojeve të ihtilafit:
1. Lloji i parë është ihtilafi kontradiktor dhe ai në të vërtetë nuk ekziston në Sheriat. E
nëse gjendet, ai gjendet në varësi të ixhtihadëve dhe të kuptimit të dijetarëve.
2. Lloji i dytë i ihtilafit është ihtilafi i shumëllojshëm, dhe ky ekziston në Sheriat.
Pika e dytë e rëndësishme në çështjet e ihtilafit është: që të dish se çështjet e ihtilafit janë
po ashtu dy llojesh:
1. Çështje ihtilafije ixhtihadije
2. Dhe çështje ihtilafije, për të cilat ka ardhur argument i qartë që obligohet të ndiqet.
© Selefi . org 8
Domethënë çështjet e dijes për të cilat kanë rënë në ihtilaf (mospajtim) dijetarët janë dy
llojesh:
1. Çështje për të cilat nuk ka ardhur ndonjë argument që obligohet të ndiqet. Pra,
argumentet janë të ndryshme në varësi të këndvështrimit të muxhtehidëve, ose nuk
ekziston fare ndonjë argument ose krahasimi i tyre është objekt ixhtihadi për ta.
Pra, argumentet ose janë kontradiktore ose nuk ekzistojnë fare.
2. Lloji i dytë janë disa çështje të dijes për të cilat dijetarët kanë rënë në mospajtim,
porse për to ka ardhur argument që obligohet të ndiqet.
Kështu që, lloji i parë i ihtilafit është ihtilaf i lejuar. Asnjëri nga mendimet nuk ka
përparësi ndaj mendimit të dikujt tjetër. Por ka vetëm këshillim të ndërsjelltë dhe
(përpjekje) për njohjen e atij mendimi që është më i mirë, e që më pas të ndiqet. Sepse
për atë çështje nuk ka ardhur argument që obligohet të ndiqet. Kjo është ajo që dijetarët e
quajnë “Çështje khilafije ixhtihadije”, si dhe kjo është ajo që kanë për qëllim dijetarët tek
parimi “Nuk ka refuzim për çështjet e khilafit”, kanë për qëllim çështjet ixhtihadije.
Ndërsa, lloji i dytë i çështjeve është ajo për të cilën ka ardhur argument që obligohet të
ndiqet. Në këtë lloj të çështjeve për të cilat ka ardhur argument, ai i cili kundërshton
refuzohet, korrigjohet dhe themi se ka gabuar, në varësi të pajtimit dhe kundërshtimit të
tij ndaj argumentit. Në këtë rast është detyrë që të ndiqet ajo për të cilën ka ardhur
argumenti. Pra, ky është lloji i dytë i ihtilafit.
Baza e tretë në ihtilaf është se duhet të dish se dallimi i mendjeve të njerëzve, i
ixhtihadëve dhe i gjendjeve të njerëzve është natyrë njerëzore. Allahu i Patëmeta e i
Lartësuar e krijoi atë tek njerëzit. Andaj që, askush nuk e mohon ndryshimin që kanë
njerëzit në ixhtihadin dhe kuptimin e tyre, ndryshimin që kanë njerëzit në mendjet e tyre,
ndryshimin që kanë njerëzit në botëkuptimin apo të kuptuarit e tyre, ndryshimin që kanë
njerëzit në natyrën e tyre. Andaj që, nuk është çdo njeri si tjetri.
Allahu i Patëmeta e i Lartësuar ka përmendur çështjen për të cilën nuk u pajtuan
Pejgamberi i Allahut Daudi me të birin e tij Sulejmanin.
© Selefi . org 9
I Lartësuari ka thënë:









“Ne ia bëmë që Sulejmani ta kuptojë atë (çështje). Dhe që të dyve u dhamë gjykim të
drejtë dhe dije”.6
Andaj që, Sulejmani e kuptoi çështjen, kurse Daudi – shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – nuk e
kuptoi ashtu sikurse e kuptoi i biri i tij Sulejmani.
Të gjithë ju e kujtoni, ndoshta ju e kujtoni, tregimin e Ibën Umerit – Allahu qoftë i kënaqur
me të – kur i dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – bëri një pyetje
dhe tha: “Me të vërtetë, prej disa pemëve është një pemë që gjethet e saj nuk bien”. Ibën
Umeri tha: njerëzve u vajti mendja tek disa pemë, kurse mua me vajti mendja se ajo është
palma e hurmës, porse mua më erdhi turp që të flisja”. Ibën Umeri tha: Pastaj i dërguari i
Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – tha: “Me të vërtetë ajo është palma e
hurmës”. Abdullah ibën Umer tha: “Unë pastaj i tregova babait tim (Umer ibën El-
Hatabit) – Allahu qoftë i kënaqur me të – për atë që më vajti ndërmend. Umeri tha: “Vërtet,
po ta kishe thënë atë, do të ishte më e dashur për mua se sa të kisha këtë e këtë”.
Kështu që, Ibën Umeri e kuptoi pyetjen dhe e dinte përgjigjen, kurse sahabët nuk e ditën
atë, madje edhe babai i tij Umer ibën El-Hatabi, nuk e dinte atë. Pra, njerëzit ndryshojnë
në të kuptuar, në zgjuarsi, në dituri dhe njohuri. Për këtë arsye ky parim: ndryshimi i
njerëzve në kuptim, njohuri dhe dituri, është një parim i rëndësishëm prej parimeve të
ihtilaf.
Parimi i katërt që përmend në këtë parathënie ose ligjëratë, është: Kur ndodhin ihtilafe
dhe grindje është për obligim që çështja të kthehet tek Allahu dhe i dërguari i Tij.
Duke iu bindur Fjalës së Tij të Lartësuar:
6
El-Enbija, 79.
© Selefi . org 10
































“O ju të cilët keni besuar, bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit, si dhe prijësve
tuaj nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë kthejeni atë tek Allahu dhe
tek i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishmja
dhe përfundimi më i mirë”.7
Allahu i Gjithëfuqishëm e i Madhëruar na ka urdhëruar që kur kemi grindje, të kthehemi
tek Libri (Kurani) dhe Suneti. Sikur njerëzit ta kishin zbatuar këtë, do të ishin larguar
shkaqet e ihtilafit (mospajtimit) plotësisht, si dhe do të ishte rregulluar gjendja e njerëzve,
po të mos ishin këto epshe dhe fitne të cilat i kanë shkatërruar ata.
Parimi i pestë që e përmend në këtë fjalim dhe që ka lidhje me ihtilafin është se:
Muslimani ka për detyrë që të ruajë të drejtën e vëllait të tij Musliman, ta ndihmojë atë në
bindje ndaj Allahut dhe ta madhërojë shenjtërinë e tij. Ta madhërojë shenjtërinë e vëllait
të tij Musliman, sepse i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:
ُ‫ه‬ُ
‫ض‬ْ
‫ر‬ِ
‫ع‬َ
‫و‬ ُ‫ه‬ُ‫ل‬‫ا‬َ
‫م‬َ
‫و‬ ُ‫ه‬ُ
‫م‬َ
‫د‬ ،ٌ
‫ام‬َ
‫ر‬َ
‫ح‬ ِ
‫م‬ِ‫م‬ْ
‫س‬ُ
‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫م‬َ
‫ع‬ ِ
‫م‬ِ
‫م‬ْ
‫س‬ُ
‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ ُّ
‫ل‬ُ
‫ك‬
“Çdo gjë e Muslimanit për Muslimanin është haram (e ndaluar), gjaku, pasuria dhe
nderi e tij”.
Madje i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka ndaluar nga çdo sebep që
shkakton përçarje. Pra, i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – në atë që ka
transmetuar Buhariu dhe Muslimi ka thënë:
7
En-Nisa, 59.
© Selefi . org 11
،َّ
‫ن‬َّ
‫الظ‬َ
‫و‬ ْ
‫م‬ُ
‫ك‬‫ا‬َّ
‫ي‬ِ
‫إ‬
‫ا‬‫و‬ُ
‫ون‬ُ
‫ك‬َ
‫و‬ ،‫ا‬‫و‬ُ
‫ض‬َ
‫اغ‬َ
‫ب‬َ‫ت‬ َ‫ال‬َ
‫و‬ ،‫ا‬‫و‬ُ
‫َّس‬
‫س‬َ
‫ح‬َ‫ت‬ َ‫ال‬َ
‫و‬ ،‫ا‬‫و‬ُ
‫َّس‬
‫س‬َ
‫ج‬َ‫ت‬ َ‫ال‬َ
‫و‬ ، ِ
‫يث‬ِ
‫د‬َ
‫الح‬ ُ
‫ب‬َ
‫ذ‬ْ
‫ك‬َ‫أ‬ َّ
‫ن‬َّ‫الظ‬ َّ
‫ن‬ِ
‫إ‬َ‫ف‬
َ
‫ك‬ُ
‫ر‬ْ‫ت‬َ
‫ي‬ ْ
‫َو‬‫أ‬ َ
‫ح‬ِ
‫ك‬ْ
‫ن‬َ
‫ي‬ ‫ى‬َّ‫ت‬َ
‫ح‬ ِ
‫يه‬ِ
‫َخ‬‫أ‬ ِ
‫ة‬َ
‫ب‬ْ‫ط‬ِ
‫خ‬ ‫ى‬َ‫م‬َ
‫ع‬ ُ
‫ل‬ُ
‫ج‬َّ
‫الر‬ ُ
‫ب‬ُ‫ط‬ْ
‫خ‬َ
‫ي‬ َ‫ال‬َ
‫و‬ ‫ا‬ً
‫ان‬َ
‫و‬ْ
‫خ‬ِ
‫إ‬
“Kini kujdes nga paragjykimi, sepse paragjykimi është fjala më e rrejshme. Mos
përgjoni, as mos gjurmoni (të metat njerëzve), e as mos e urreni njëri-tjetrin, por bëhuni
vëllezër. Njeriut nuk i lejohet që të kërkojë për martesë atë grua që e ka kërkuar për
martesë vëllai i tij deri sa ai të martohet me të ose ta lëri atë”.
Kështu është hadithi ose e përafërt me atë që ka thënë Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të.
Pra, origjina është që Muslimani duhet ta ruajë të drejtën e vëllait të tij Musliman dhe
mos t‟i bëjë atij padrejtësi. T‟i largohet asaj që shkakton urrejtje dhe armiqësi të ndërsjellë
dhe ta madhërojë shenjtërinë e Muslimanit. Çdo gjë e Muslimanit për Muslimanin është
e ndaluar, gjaku, pasuria dhe nderi i tij.
Nderi i Muslimanit është i ndaluar. Nuk të lejohet ty që ta cënosh atë dhe të flasësh për
të, përveç se me argument të saktë që merret parasysh, ose përndryshe do të biesh në
haram. Për këtë arsye Ibën Dekik el-„Id në librin e tij “El–Iktirah”, kur foli për çështjet e
Xherhit dhe T‟adilit (Kritikës dhe Lavdërimit) tha:
“Me të vërtetë, të folurit për Xherh dhe T’adil është një gropë prej gropave të zjarrit. Në buzë të saj
kanë ndaluar dijetarët e hadithit – që janë dijetarët e Xherhit dhe T’adilit – dhe gjyqtarët – ata që
merren me dëshmitarët dhe dëshmitë”.
Që do të thotë se, kjo temë është temë e rrezikshme, sepse ti cënon shenjtërinë e vëllait
tënd Musliman dhe në këtë mënyrë i prek nderin atij pa asnjë farë të drejte. E si pasojë,
kjo të çon ty në zjarr, deri sa të dojë Allahu i Patëmeta e i Lartësuar. Andaj që, duhet
patjetër që të madhërohet shenjtëria e Muslimanit. Kështu që, mos e bëj çdo çështje që
ndodh midis teje dhe midis atij, shkak që ta përgojosh atë, sepse këtu ti ruan fatin tënd.
Kur të lejohet ty që të flasësh? Ty të lejohet që të flasësh kur çështja ka argument të saktë
që obligohet të ndiqet. Atëherë, nëse ai kundërshton pas ngritjes së argumentit dhe pas i
është bërë e qartë rruga, atëherë ty të lejohet që të gjykosh për atë me atë që i takon atij.
© Selefi . org 12
Pra, të flasësh për njerëzit është çështje e rrezikshme. Nderi i Muslimanit është i ruajtur,
nuk lejohet për askënd që të flasë për të përveç se me dije.
Nëse keni qenë të vëmendshëm ndaj këtyre çështjeve: një, dy, tre, katër, pesë, shtojmë
edhe një çështje (parim) të gjashtë:
(Parimi i gjashtë): Ti duhet të dish se ka dy pozita: Pozita e cilësimit dhe pozita e gjykimit.
Andaj që, kur ndodh ndonjë gabim nga një person, në fjalët, në veprimet apo në besimin
e tij, ty të lejohet që ta cilësosh atë, me atë fjalë apo vepër që ai ka bërë. Thua: kjo është
kështu dhe kjo është ashtu, në varësi të asaj që ka bërë. Mirëpo, nuk të lejohet ty që të
gjykosh mbi të me gjykimin e këtij cilësimi dhe të zbresësh gjykim mbi të përveç se pas
ngritjes së argumentit, e që bëhet me plotësimin e kushteve dhe largimin e pengesave.
Shumë prej njerëzve nuk kujdesen dhe as nuk i vënë re kësaj çështjeje. Kjo çështje ka gjëra
tjera me të cilat lidhet, prej tyre është se: referenca për ngritjen e argumentit dhe për
shikimin se a janë plotësuar kushtet dhe a janë larguar pengesat janë dijetarët e mëdhenj.
Madje, në disa çështje, janë prijësat, të cilët janë pushtetarët, ose ata të cilët i vendos
prijësi në vendin e tij për të parë në çështjet e njerëzve dhe në situatat e tyre, siç janë
gjykatësit sheriatik.
Mirëpo, disa njerëz nuk i kushtojnë vëmendje këtij parimi dhe bien në këtë çështje, dhe si
pasojë, cilëson dhe gjykon përpara se ta vërtetojë se a i është ngritur argumenti, ose
cilëson, gjykon dhe pretendon se ia ka ngritur argumentin, ndërkohë që ai nuk është
kompetent për atë gjë. Ose cilëson, gjykon dhe ka të ngjarë që edhe të vrasë, dhe si
rrjedhojë ndodh ajo që ka paralajmëruar i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi
të :
ٍ
‫ض‬ْ
‫ع‬َ
‫ب‬ َ
‫اب‬َ‫ق‬ِ
‫ر‬ ْ
‫م‬ُ
‫ك‬ُ
‫ض‬ْ
‫ع‬َ
‫ب‬ ُ
‫ب‬ِ
‫ر‬ْ
‫ض‬َ
‫ي‬ ،‫ا‬ً
‫ار‬َّ‫ف‬ُ
‫ك‬ ‫ي‬ِ
‫د‬ْ
‫ع‬َ
‫ب‬ ‫ا‬‫و‬ُ
‫ع‬ِ
‫ج‬ْ
‫ر‬َ‫ت‬ َ‫ال‬
“Mos u ktheni pas meje kafira, duke vrarë njëri-tjetrin.”
ُ‫ه‬ُ
‫ض‬ْ
‫ر‬ِ
‫ع‬َ
‫و‬ ,ُ‫ه‬ُ‫ل‬‫ا‬َ
‫م‬َ
‫و‬ ,ُ‫ه‬ُ
‫م‬َ
‫د‬ ,ٌ
‫ام‬َ
‫ر‬َ
‫ح‬ ِ
‫م‬ِ‫م‬ْ
‫س‬ُ
‫م‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫ى‬َ‫م‬َ
‫ع‬ ِ
‫م‬ِ
‫م‬ْ
‫س‬ُ
‫م‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ُّ
‫ل‬ُ
‫ك‬
“Çdo gjë e Muslimanit për Muslimanin është haram (e ndaluar), gjaku, pasuria dhe
nderi e tij.”
© Selefi . org 13
Pra, ky parim – që është parimi i ngritjes së argumentit – është prej çështjeve të
rëndësishme që nxënësit e dijes duhet t‟i kushtojnë vëmendje dhe t‟i kenë parasysh. Nëse
ne i kemi kushtuar vëmendje këtyre parimeve, atëherë kalojmë tek çështja e tjetër, tek
zbatimi i këtyre parimeve.
Kështu që, them: mospajtimi dhe rënia në gabim është natyrë njerëzore, mjafton të
kujtojmë hadithin e të dërguarit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të:
َ
‫ون‬ُ
‫اب‬َّ
‫و‬َّ‫ت‬‫ال‬ َ
‫ين‬ِ‫ائ‬َّ
‫ط‬َ
‫الخ‬ ُ
‫ر‬ْ
‫ي‬َ
‫خ‬َ
‫و‬ ٌ
‫اء‬َّ
‫ط‬َ
‫خ‬ َ
‫م‬َ
‫آد‬ ِ
‫ن‬ْ
‫اب‬ ُّ
‫ل‬ُ
‫ك‬
“Çdo bir i Ademit është gabimtar, dhe më të mirët e gabimtarëve janë ata që pendohen
shumë”.
Pra, çështja e rënies në gabim, gjykimi sheriatik për të është se ajo është çështje e
natyrshme, Allahu i ka krijuar njerëzit që të jenë me natyrë që gabojnë. Çdo bir i Ademit
është gabimtar. Për këtë arsye nuk pritet – dhe kjo është gabim që ndodh nga disa njerëz –
nuk pritet që ky, duke qenë se është selefij, të shikohet sikur ai është i pagabueshëm, që
nuk bie në gabim, kjo s‟është në rregull. Kush ka thënë se përkatësimi në selefizëm, do të
thotë se selefiu nuk bie në gabim?! Kush e tha këtë?! E si mos të jetë kështu ndërkohë që
të gjithë selefët thonë se i pagabueshëm është vetëm i dërguari i Allahut – lëvdata dhe
shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe se çdo kush tjetër përveç të dërguarit të Allahut –
lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – është i ekspozuar ndaj rënies në gabim. E si
mund të mos jetë kështu ndërkohë që i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të
– thotë:
ٌ
‫اء‬َّ
‫ط‬َ
‫خ‬ َ
‫م‬َ
‫آد‬ ِ
‫ن‬ْ
‫اب‬ ُّ
‫ل‬ُ
‫ك‬
“Çdo bir i Ademit është gabimtar”
Kështu që, kur ne vijmë dhe flasim për mënyrën se si të sillemi me selefiun kur ai gabon,
duhet që ta kemi parasysh këtë realitet. Dhe ai realitet është se çdo biri i Ademit është
gabimtar, ndërsa i pagabueshëm është ai që Allahu e ka bërë të pagabueshëm. Dhe tek ne
nuk ka njeri të pagabueshëm përveç Pejgamberëve.
© Selefi . org 14
Prandaj, kur selefiu bie në gabim, gjëja e parë që bëjmë themi se: kjo gjë është një gjë që
Allahu e ka krijuar tek njerëzit, dhe ka bërë që ata të kenë natyrë të tillë. Andaj, çdo bir i
Ademit është gabimtar. Dhe ky është hapi i parë për kurim.
Hapi i dytë është që të vijmë dhe të shikojmë në çështjen në të cilën ka rënë personi. A
është ajo çështje prej çështjeve ixhtihadije? Apo është prej çështjeve për të cilat ka ardhur
argumenti që obligohet të ndiqet? Kjo ka nevojë për një nxënës dije ose për një dijetar tek
i cili ta kthejmë çështjen e këtij vëllai. Dhe themi filani ka gabuar – o shejkh – në këtë gjë,
si të sillemi me të? Çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tij?
Sepse gabimi që ju e konsideruat gabim, mund të jetë nga lloji i çështjeve ixhtihadije dhe
nuk është nga lloji i çështjeve që obligohet të ndiqet ajo për të cilën ka ardhur argumenti.
Nëse çështja është ixhtihadijeh, atëherë mënyra e sjelljes tonë me mospajtimin që ka ai me
ne, ndryshon nga mënyra e sjelljes sonë me mospajtimin që kemi ne me të, nëse ai nuk
pajtohet me ne në një çështje për të cilën ka ardhur argument që obligohet të ndiqet.
Për shembull, mundet që të mos pajtohet me ne në vendosjen e duarve mbi gjoks pas
rukus, ai i vendos ato kurse ne nuk i vendosim ose ne i vendosim ato, kurse ai nuk i
vendos. Mospajtimi mund të jetë në një çështje tjetër. Për shembull: ai mendon se rroba
(izari) i besimtarit duhet të jetë deri në mesin e kërcirit dhe e lëshon rrobën e tij deri në
mesin e kërcirit. Kurse ne mendojmë se rroba (izari) i besimtarit duhet të jetë deri tek
kyçet e këmbës. Ashtu sikurse ka thënë i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi
të:
“Rroba i besimtarit është deri në mesin e kërcinjve të tij, nuk ka gjynah për të që ajo të
jetë midis kërcirit dhe kyçeve të këmbës, kurse ajo që shkon poshtë dy kyçeve është në
zjarr”.
Pra, ai na kundërshton neve. Ne e veshim rrobën deri tek dy kyçet e këmbës, kurse ai e
vesh deri në mesin e kërcinjve.
Shembull tjetër, ai thotë: unë dua të vë mbulesë koke (imameh), kurse ne nuk mendojmë
se duhet vënë mbulesë koke, ne mendojmë se duhet vënë shamia që ne e quajmë gutrah
dhe shimag. E të tjera çështje të ngjashme të cilat përmbajnë këndvështrime të ndryshme
© Selefi . org 15
dhe nuk ka për to ndonjë argument që obligohet të ndiqet apo që të ketë ndonjë
argument që ta specifikojë këtë mendim me një mendim të vetëm.
Pra, çështje të tilla si këto, nëse ndodhin mospajtime ose mund të kalojmë tek çështjet
fikhijeh. Për shembull: ai mendon se lënësi i namazit është kafir në mënyrë absolute.
Ndërsa ne mendojmë se lënësi i namazit, nëse e lë nga përtacia dhe neglizhenca, ai nuk ka
bërë kufër. E nëse e lë namazin duke e mohuar dhe refuzuar atë apo e lë plotësisht atë, ai
është kafir.
Kështu që, ne e shtjellojmë këtë sikurse është rruga e shumicës së dijetarëve. Një dijetar
vjen dhe thotë: Mos u përçani! Ky mendim është transmetuar nga Ehli-Suneti dhe
Xhemati, po ashtu edhe ky mendimi tjetër është transmetuar nga Ehli-Suneti dhe
Xhemati. Që të dy mendimet janë përcjellë, transmetuar dhe përmendur nga Ehli-Suneti
dhe Xhemati, kështu që mos u grindni për këtë çështje dhe as mos u përçani.
Atëherë, hapi i dytë është: Analizimi i llojit të khilafit në të cilin ka rënë ky vëlla. Kjo
çështje ka nevojë që ta parashtrojmë te dijetarët, e nëse nuk ka dijetarë, atëherë tek
nxënësit e dijes. Gjithashtu, kjo ka nevojë për një horizont më të gjerë të këndvështrimit.
Për këtë arsye është transmetuar nga Esh-Sha‟biu se ka thënë:
“Sa herë që shtohet dija e njeriut në lidhje me khilafin, gjoksi i tij zgjerohet, dhe sa herë
që pakësohet dija e njeriut në lidhje me khilafin, gjoksi i tij ngushtohet”.
Domethënë, se horizonti i gjerë i këndvështrimit, të bën që të kesh një pikëpamje për një
çështje dhe të bën të kuptosh se kjo çështje – pasha Allahun – është prej çështjeve e cila
obligohet të ndiqet ose lejohet khilafi në të, ose nuk lejohet khilafi në të ose lejohet porse
gjithsecili ka një këndvështrim. Pra, kjo është një çështje tjetër, që duhet patjetër ta
analizosh.
Çështja e tretë: Ky gabim në të cilin ka rënë ky vëllai. Nëse ne e dimë se ky është gabim
për të cilin nuk lejohet khilafi, dhe se obligohet që të pajtohet me ne, atëherë ne
mundemi që ta refuzojmë atë dhe të sillemi ashpër me të, ta urdhërojmë për mirë dhe ta
ndalojmë nga e keqja, ta urdhërojmë që të kthehet tek dijetarët dhe nxënësit e dijes që ata
t‟ia sqarojnë këtë çështje.
© Selefi . org 16
Por, nëse çështja është një çështje për të cilën lejohet khilafi, atëherë ne tregohemi të butë
me të, i flasim me qetësi dhe i drejtohemi në formën më të mirë, dhe nuk tregohemi të
ashpër me të në çështjen e khilafit.
Çështja e katërt: E kemi obligim që t‟i shmangemi plotësisht kësaj: tejkalimit të kufijve në
armiqësi. Ngase ndonjëri nga njerëzit, nuk e përballon dot që të shohë një njeri që e
kundërshton atë për një çështje. Tejkalimi i kufijve në mosmarrëveshje është kur dikush
sheh dikë që e kundërshton atë në një çështje, atëherë ai i kapërcen kufijtë duke gënjyer,
tradhtuar dhe duke bërë padrejtësi. Dhe kjo është prej shenjave të hipokrizisë. I dërguari i
Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë:
“Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton e thyen atë, dhe kur
grindet i tejkalon kufijtë”.
Kurse, në një transmetim tjetër thotë:
“Shenjat e hipokritit janë katër: kur premton e thyen atë, kur grindet i tejkalon kufijtë,
kur i besohet diçka tradhton dhe kur flet gënjen”.
Kështu është hadithi ose e përafërt me atë që ka thënë Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i
Allahut qoftë mbi të.
Pra, tejkalimi i kufijve në armiqësi, tejkalimi i kufijve thjesht për një khilaf, është një prej
cilësive të hipokritëve. Muslimani e ka për detyrë që të ruhet prej saj. Kjo është një pikë
dhe edukatë e rëndësishme, nxënësi i dijes e ka detyrë të tregohet i vëmendshëm ndaj saj.
Çështja e pestë: Duke qenë se Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar na ka urdhëruar që t‟i
polemizojmë Ithtarët e Librit me mënyrën më të mirë, atëherë cili është mendimi yt për
armiqësinë, përkujtimin dhe diskutimin e ndërsjellë që ka ndodhur në mes nesh dhe një
muslimani? Nuk ka dyshim se ne duhet të diskutojmë dhe të polemizojmë me të me
mënyrën më të mirë.
Hapi i gjashtë: Nëse në ndonjë çështje prej çështjeve për të cilën është obligim të ndiqet
argumenti, madje ajo mund të jetë çështje suneti dhe bidati. Domethënë, çështja për të
cilën na kundërshton ky person është një çështje që vërtitet midis sunetit dhe bidatit.
Çfarë duhet të bëjmë? Ne kemi diskutuar dhe debatuar me të; e kemi ngritur çështjen e tij
tek dijetarët; kemi kërkuar prej tij që të kthehet tek dijetarët; nxënësat e dijes kanë folur
© Selefi . org 17
me të, e kanë këshilluar dhe ia kanë sqaruar atij, ka prej dijetarëve të mëdhenj që e kanë
refuzuar dhe kanë diskutuar me të. Pastaj, pas kësaj bëhet e qartë këmbëngulja e tij në
ndjekjen e epshit.
Atëherë, themi: Këtu ne kalojmë nga cilësimi i fjalës dhe i veprës së tij se është gabim, në
cilësimin e tij se ai është pasues i bidatit ose bidatçi, dhe se ai është i humbur dhe prej
pasuesve të epshit. Tani kemi gjykuar mbi të në mënyrë specifike, pasi që atij iu ngrit
argumenti.
Pas kësaj, kalojmë tek një çështje tjetër, e ajo është që ne ta ndjejmë rrezikun e këtij njeriu.
Ky njeri është rrezik, tashmë ka filluar të mbartë një ide të devijuar, që nuk ka ndonjë gjë
që e lejon atë. Ka filluar të kundërshtojë Ehlu-Sunetin dhe Xhematin në një çështje besimi
që nuk lejohet khilafi në të. Ky njeri përhap idenë e tij (të devijuar), nëse ne e lëmë atë në
mesin tonë ai mund të ndikojë tek nxënësit fillestarë të dijes dhe i nxjerr ata nga suneti.
Ky njeri sjell dyshime dhe i devijon njerëzit nga njohja e rrugës së Ehli-Sunetit dhe
Xhematit. Andaj, çfarë duhet të bëjmë?
Them: këtu vjen një parim madhështor që e miratojnë Selefët dhe që kanë sjellë Ixhma
(konsensus) për të, ai parim është bojkotimi i pasuesve të bidatit dhe epsheve.
Bojkotohet dhe paralajmërohet ndaj tij, nuk ulesh dhe as nuk shoqërohesh me të, nuk
dëgjohet dhe as nuk prezantohet tek ai që t’i shtohet xhemati, largohemi prej tij. Përse?
Sepse ai është bërë pasues i bidatit dhe i devijimit. Dhe nuk ka dallim midis bidatit të
madh dhe bidatit të vogël. Të gjitha bidatet janë devijime, kurse pasuesit e tyre janë
pasues të devijimeve. Nëse ne e lëmë atë dhe vazhdojmë me të, ai do të vazhdojë në
përhapjen e të kotës së tij, do të vazhdojë në përhapjen e devijimit të tij. Por me kusht:
që ne t‟ia kemi ngritur argumentin atij dhe t‟ia kemi sqaruar rrugën e saktë. Ky është
menhexhi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit për mënyrën e trajtimit të selefiut kur ai bie në
gabim.
Ekziston një grup që është shfaqur në këtë kohë. Ai përngjan me Khauarixhët, ka ndjekur
rrugën e Khauarixhëve në mënyrën e trajtimit të atij që ka rënë në gabim. Çfarë bën ky
grup? Ata gjykojnë direkt mbi personin që ka gabuar për shkak të gabimit të tij, pa ia
ngritur argumentin. Nuk bëjnë dallim midis gabimit të atij që është sunnij dhe midis
dikujt tjetër. Nuk bëjnë dallim midis dijetarit sunnij, që është i njohur se baza e tij është
ndjekja e Kuranit dhe Sunetit dhe midis pasuesit të bidatit dhe devijimit, porse i bëjnë të
© Selefi . org 18
barabartë. Ata janë grupi që quhen me emrin Hadadij (el-Haddadije). Rruga e tyre dallon
nga rruga e Ehli-Sunetit dhe Xhematit në këtë çështje. Pra, ata kanë dalë nga rruga e Ehli-
Sunetit dhe Xhematit në këtë çështje. Kështu që, duhet të ruhemi prej tyre dhe të mos
ndjekim rrugën e tyre.
E lus Allahun të Patëmeta e të Lartësuar në mbylljen e këtij fjalimi që të na japë neve dhe
juve sukses në atë që Ai do dhe kënaqet, dhe ta bëjë këtë fjalën tonë argument për neve
dhe jo kundra nesh. Dhe të na bëjë neve dhe juve udhëzues për të tjerët dhe të udhëzuar
për vetët tona.
Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=144483
Përktheu: Altin Dallashi
21 qershor 2015

More Related Content

What's hot

Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaRregullatIslame
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëRregullatIslame
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutRregullatIslame
 
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së TekfiritParalajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së TekfiritRregullatIslame
 
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveFetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveRregullatIslame
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRregullatIslame
 
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveAsgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveRregullatIslame
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseRregullatIslame
 
Këshillë Gruas Muslimane
Këshillë Gruas MuslimaneKëshillë Gruas Muslimane
Këshillë Gruas MuslimaneRregullatIslame
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritRregullatIslame
 
Përgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëve
Përgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëvePërgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëve
Përgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëveRregullatIslame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRregullatIslame
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijRregullatIslame
 
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo SelefijParime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo SelefijRregullatIslame
 

What's hot (20)

Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-FatihaFragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
Fragmente nga kuptimet e sures el-Fatiha
 
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesëÇ’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
Ç’farë obligohet fillimisht muslimanit të dijë prej fesë
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së TekfiritParalajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
Paralajmërim kundër Fitnes së Tekfirit
 
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feveFetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
Fetvaja e Lexhnes per bashkimin e feve
 
Realiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të VërtetëRealiteti i Besimit të Vërtetë
Realiteti i Besimit të Vërtetë
 
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes FeveAsgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
Asgjesimi i Teorise Se Perzieries Mes Feve
 
Ajetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe MedinaseAjetet Mekase dhe Medinase
Ajetet Mekase dhe Medinase
 
01 - Revista Medina
01 - Revista Medina01 - Revista Medina
01 - Revista Medina
 
Këshillë Gruas Muslimane
Këshillë Gruas MuslimaneKëshillë Gruas Muslimane
Këshillë Gruas Muslimane
 
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguaritSqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
Sqarim për realitetin e Teuhidit me të cilin erdhën të dërguarit
 
Porosi Profetike
Porosi ProfetikePorosi Profetike
Porosi Profetike
 
Përgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëve
Përgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëvePërgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëve
Përgjigje ndaj dyshimeve të khauarixhëve
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Rezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepraRezultati i diturisë është vepra
Rezultati i diturisë është vepra
 
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tijDetyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
Detyra e muslimanit karshi gabimeve të vëllezërve të tij
 
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo SelefijParime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 

Similar to Udhëzime për mënyrën e trajtimit të selefijut kur gabon

Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo SelefijParime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo SelefijLexo dhe Mëso
 
Dallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe PoshtërimitDallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe PoshtërimitLexo dhe Mëso
 
Dallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe PoshtërimitDallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe PoshtërimitRregullatIslame
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativeRregullatIslame
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativeLexo dhe Mëso
 
Udhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveUdhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Shkumbim Jakupi
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshLexo dhe Mëso
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullatIslame
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitFatos
 
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaTekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaLexo dhe Mëso
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Musliman Selefi
 
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveMetoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveendrit endri
 
Kardavi ne fokus libri 3
Kardavi ne fokus libri   3Kardavi ne fokus libri   3
Kardavi ne fokus libri 3Libra Islame
 
Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj Gabimtarit
Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj GabimtaritRregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj Gabimtarit
Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj GabimtaritLexo dhe Mëso
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtLexo dhe Mëso
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtRregullatIslame
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitRregullatIslame
 

Similar to Udhëzime për mënyrën e trajtimit të selefijut kur gabon (20)

Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo SelefijParime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
Parime të Menhexhit që duhet t’i dijë çdo Selefij
 
Dallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe PoshtërimitDallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
 
Dallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe PoshtërimitDallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
Dallimi midis Këshillës dhe Poshtërimit
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
 
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukativePorosi Selefije dhe këshilla edukative
Porosi Selefije dhe këshilla edukative
 
Udhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e ShiaveUdhëtim në Botën e Shiave
Udhëtim në Botën e Shiave
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 10
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast FitneshRregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
Rregullat fetare që duhet të ndjekë një Musliman në rast Fitnesh
 
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e GjykimitSq Shefati në Ditën e Gjykimit
Sq Shefati në Ditën e Gjykimit
 
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe KëshillaTekfiri – Rregulla dhe Këshilla
Tekfiri – Rregulla dhe Këshilla
 
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
Dhuratë speciale dedikuar “fol tash”
 
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeveMetoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
Metoda e te pareve (selefeve) ne trajtimin e ceshtjeve
 
Kardavi ne fokus libri 3
Kardavi ne fokus libri   3Kardavi ne fokus libri   3
Kardavi ne fokus libri 3
 
Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj Gabimtarit
Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj GabimtaritRregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj Gabimtarit
Rregullat e Bojkotimit dhe Kundërpërgjigjes ndaj Gabimtarit
 
Pajisja e Agjëruesit
Pajisja e AgjëruesitPajisja e Agjëruesit
Pajisja e Agjëruesit
 
Përgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auaditPërgjigje nebil el auadit
Përgjigje nebil el auadit
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
 
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarëtShura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
Shura në Kuran, në Traditën profetike dhe te dijetarët
 
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilitA është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
A është shfuqizuar në kohën e sotme shkenca e Xherhit dhe Ta'dilit
 

More from RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetëriminRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 

More from RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 

Udhëzime për mënyrën e trajtimit të selefijut kur gabon

  • 1.
  • 2. © Selefi . org 2
  • 3. © Selefi . org 3 Me të vërtetë lavdërimi i takon Allahut, Atë e falenderojmë, ndihmë dhe falje Atij i kërkojmë. I kërkojmë mbrojtje Allahut nga dëmet e veteve tona dhe nga e keqja e punëve tona. Atë që e udhëzon Allahu, s„ka kush ta humb, ndërsa atë që Ai e humb, s„ka kush ta udhëzojë. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Vetëm pa ortak, si dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij.              “O ju të cilët keni besuar, frikësojuni Allahut me një frikë të vërtetë dhe mos vdisni vetëm se duke qenë Muslimanë.”1                                 “O ju njerëz, frikësojuni Zotit tuaj i Cili u ka krijuar nga një person i vetëm (Ademi) dhe nga ai (Ademi) krijoi bashkëshorten e tij dhe nga ata dy krijoi shumë burra e gra dhe kini frik Allahun përmes të Cilit i kërkoni të drejtat tuaja të ndërsjella dhe (mos i shkëpusni) marrëdhëniet farefisnore. Me të vërtetë, Allahu është Mbikëqyrës mbi ju.”2 1 Al-Imran, 102. 2 En-Nisa, 1.
  • 4. © Selefi . org 4                           “O ju të cilët keni besuar, frikësojuni Allahut dhe thoni fjalë të drejta. Ai ua përmirëson veprat tuaja dhe ju fal juve gjynahet tuaja. Kush i bindet Allahut dhe të Dërguarit të Tij, vërtet ka korrur një fitore të madhe.”3 Me të vërtetë fjala me e besueshme është Fjala e Allahut, dhe se udhëzimi më mirë është udhëzimi i Muhamedit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Punët më të këqija janë ato të shpikurat, çdo shpikje në fenë e Allahut është bidat, çdo bidat është humbje. E më pas: Takohem me vëllezërit tanë selefij në qytetin Tubruk në Libinë fqinje, në pasditen e mërkurës, natën e enjte, më datë 7 të muajit Sh‟aban, viti 1435 Hixhri, me këtë fjalim të cilin e kanë zgjedhur vëllezërit. Dhe tema është kjo: “Udhëzime për mënyrën e trajtimit të selefiut kur gabon, rruga e kurimit dhe zgjidhja e armiqësive midis selefive.” Kështu që, duke i kërkuar ndihmë Allahut – të Patëmeta e i Lartësuar – them se tematika e mospajtimit dhe kurimi i tij është prej çështjeve më të rëndësishme që Muslimani e ka për detyrë ta mësojë atë. Kjo, ngase mospajtimi nuk është i kufizuar vetëm në çështjet personale, madje ai mund të vijë edhe në çështjet e fesë. Nëse dijetarët nuk pajtohen në çështjet e fik‟hut, cili është mendimi që duhet të merret? Nëse komentuesit e Kur‟anit nuk pajtohen në komentimin e një ajeti, cili është mendimi që duhet të merret për komentimin e tij? Nëse gjen hadithe që nuk përputhen me njëri- tjetrin, çfarë qëndrimi duhet të mbajtur ndaj tyre? Nëse gjenden ajete që nuk përputhen 3 El-Ahzab, 70-71.
  • 5. © Selefi . org 5 me njëri-tjetrin, çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tyre? Nëse një ajet bie ndesh me një hadith, çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tij? E të tjera detyra që mund ta pengojnë rrugën e Muslimanit në jetën e tij, duke bërë që ai të ngelet i hutuar përpara tyre. Ndoshta nga temat më të rëndësishme të ihtilafit (mospajtimit) është ajo që lidhet me qëndrimin që duhet të mbajë Muslimani ndaj Ihtilafit (mospajtimit) të dijetarëve. Gjithashtu, është ajo që lidhet me qëndrimin që duhet të mbajë Muslimani kur një vëlla i tij gabon në një çështje, dhe si të sillet me këtë gabim që ka dalë prej këtij vëllai. Këto tema – siç e shikoni – janë tema të ndjeshme, që sot po prekin jetën e të riut Musliman, studentin e dijes, kudo që lëviz: në xhaminë e tij, në ligjëratat e tij, në takimet e tij, në shoqërimin me vëllezërit e tij, në rrjetet e internetit, në artikuj dhe shkrime. Pra, ai ndeshet me këto çështje dhe këto gjëra. Për këtë arsye, ne duhet patjetër që të rrënjosim disa baza të rëndësishme në temën e Ihtilafit, që nëpërmjet tyre vazhdojmë gradualisht në arritjen zgjidhjeve të problemeve të ihtilafit në jetën e Muslimanit. Po ashtu, edhe në çështjet e dijes midis dijetarëve, si dhe në çështjet e marrëdhënieve shoqërore që kanë vëllezërit selefij me njëri-tjetrin. Andaj them: Çështja e parë është se Muslimani duhet ta dijë se ihtilafi është dy llojesh: 1. Ihtilaf kontradiktor 4 2. Ihtilaf i shumëllojshëm Ihtilafi kontradiktor nuk ekziston në Sheriat. Nuk ka as në Kur‟an dhe as në Sunet ajete dhe hadithe kontradiktore (khilafijeh) që t‟i përkasin llojit të Ihtilafit kontradiktor. 4 [Shënim i Përkthyesit]: Shejkh Uthejmini – Allahu e mëshiroftë – thotë: “Dallimi midis Ihtilafit kontradiktor dhe Ihtilafit të shumëllojshëm është se tek Ihtilafi kontradiktor nuk mund të bëhet bashkim midis dy mendimeve, sepse dy të kundërta nuk mund të bashkohen. Kurse, tek Ihtilafi i shumëllojshëm mund të bëhet bashkimi midis dy mendimeve të ndryshme, sepse çdonjëri prej mendimeve ka përmendur vetëm një lloj, dhe lloji është brenda tërësisë (së të gjitha llojeve), kështu që nëse përputhen mendimet për tërësinë (e llojeve), atëherë nuk ka Ihtilaf”. Burimi: http://www.ibnothaimeen.com/all/books/printer_17965.shtml
  • 6. © Selefi . org 6 Allahu i Patëmeta e i Lartësuar thotë:             “Sikur ai (Kur’ani) të ishte nga dikush tjetër përveç Allahut, me siguri do të kishin gjetur në të shumë mospajtime”.5 Kështu që, në tekstet e Sheriatit nuk ka ihtilaf, në të vërtetë nuk ka ihtilaf as në Kur‟an e as në Sunet. Ndërsa, khilafi që shikoni apo dëgjoni për ndonjë ajet apo për ndonjë hadith, ai është khilaf (mospajtim) i kuptimit dhe i ixhtihadit të dijetarëve. Lloji i dytë i ihtilafit është ihtilafi i shumëllojshëm. Ky ihtilaf gjendet në Sheriat. Ai mund të haset në një dispozitë sheriatike apo në ndonjë kapitull prej kapitujve të Sheriatit më shumë se një lloj, që të gjitha ato janë të lejuara, që të gjitha ato janë të ligjshme dhe sunet. Sikurse është ihtilafi i lutjeve të hapjes në namaz. Ti ke të drejtë që ta fillosh namazin me lutjen: َّ ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ َ ‫ك‬َ ‫ان‬َ ‫ح‬ْ ‫ب‬ُ ‫س‬ َ ‫ك‬ُ ‫م‬ْ ‫اس‬ َ ‫ك‬َ ‫ار‬َ ‫ب‬َ‫ت‬َ ‫و‬ َ ‫ك‬ِ ‫د‬ْ ‫م‬َ ‫ح‬ِ‫ب‬َ ‫و‬ ‫ى‬َ‫ل‬‫عا‬َ‫ت‬َ ‫و‬ ‫ال‬َ ‫و‬ َ ‫ك‬ُّ ‫د‬َ ‫ج‬ َ ‫ه‬َ‫ل‬ِ ‫إ‬ َ ‫ك‬ُ ‫ر‬ْ ‫ي‬َ ‫غ‬ I Patëmeta je Ti o Allah, Ty të falenderoj, i begatë (i bereqetshëm) është emri Yt, e lartë është madhëria Jote, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Teje. Po ashtu, ke të drejtë që ta fillosh namazin me lutjen: َ ‫ط‬َ ‫خ‬ ْ ‫ن‬ِ ‫م‬ ‫ي‬ِ‫ن‬ِّ ‫ق‬َ ‫ن‬ َّ ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ ، ِ ‫ب‬ِ ‫ر‬ْ ‫غ‬َ ‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬َ ‫و‬ ِ ‫ق‬ِ ‫ر‬ْ ‫ش‬َ ‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ َ ‫ن‬ْ ‫ي‬َ ‫ب‬ َ ‫ت‬ْ ‫د‬َ ‫اع‬َ ‫ب‬ ‫ا‬َ ‫م‬َ ‫ك‬ َ ‫اي‬َ ‫اي‬َ ‫ط‬َ ‫خ‬ َ ‫ن‬ْ ‫ي‬َ ‫ب‬َ ‫و‬ ‫ي‬ِ‫ن‬ْ ‫ي‬َ ‫ب‬ ْ ‫د‬ِ ‫اع‬َ ‫ب‬ َّ ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ َ ‫اي‬َ ‫اي‬ َ ‫ط‬َ ‫خ‬ ْ ‫ن‬ِ ‫م‬ ‫ني‬ْ‫م‬ِ ‫س‬ْ ‫اغ‬ َّ ‫م‬ُ‫ه‬َّ‫الم‬ ،ِ ‫س‬َ ‫ن‬َّ ‫الد‬ َ ‫ن‬ِ ‫م‬ ُ ‫ض‬َ ‫ي‬ْ ‫َب‬ْ ‫اْل‬ ُ ‫ب‬ْ ‫و‬َّ‫ث‬‫ال‬ ‫ى‬َّ‫ق‬َ ‫ن‬ُ ‫ي‬ ‫ا‬َ ‫م‬َ ‫ك‬ ِ ‫د‬َ ‫ر‬َ ‫ب‬ْ‫ل‬‫ا‬َ ‫و‬ ِ ‫ماء‬ْ‫ل‬‫ا‬َ ‫و‬ ِ ‫ج‬ْ‫م‬َّ‫ث‬‫ال‬ِ‫ب‬ ،َ ‫اي‬َ ‫اي‬ 5 En-Nisa, 82
  • 7. © Selefi . org 7 O Allah! Largo midis meje dhe gjynaheve ashtu sikurse largove midis lindjes dhe perëndimit, më pastro nga gjynahet e mija ashtu sikurse pastrohet rroba e bardhë nga papastërtia, më laj nga gjynahet e mija me ujë, borë dhe breshër. Po ashtu, ke të drejtë që ta fillosh namazin me lutjen: ُ‫ه‬َّ‫الم‬ ُ ‫ر‬َ ‫ب‬ْ ‫ك‬َ‫أ‬ ِ ‫ه‬َّ‫الم‬ َ ‫ان‬َ ‫ح‬ْ ‫ب‬ُ ‫س‬َ ‫و‬ ‫ا‬ً ‫ير‬ِ‫ث‬َ ‫ك‬ ِ ‫ه‬َّ‫م‬ِ ‫ل‬ ُ ‫د‬ْ ‫م‬َ ‫ح‬ْ‫ل‬‫ا‬َ ‫و‬ ‫ا‬ً ‫ير‬ِ‫ب‬َ ‫ك‬ ً‫ة‬َ ‫ر‬ْ ‫ك‬ُ ‫ب‬ ً ‫يل‬ ِ ‫َص‬‫أ‬َ ‫و‬ Me të vërtetë, Allahu është më i Madhi, Lavdërimet e shumta Atij i takojnë, nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut, i Patëmeta dhe i Madhëruar është Allahu çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje. Po kështu janë të gjitha lutjet që janë transmetuar për hapjen e namazit. Gjithashtu, ti ke të drejtë që të lutesh me më shumë se një formë lutjeje në uljen e teshehudit. Po ashtu, ke të drejtë që të përmendësh më shumë së një formë lutjeje në ruku, më shumë së një formë lutjeje në sexhde, ashtu sikurse ka ardhur nga i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Ky quhet ihtilaf i shumëllojshëm, që të gjitha këto lloje janë transmetuar dhe që të gjitha janë të lejuara. Nëse Muslimani e merr njërën prej këtyre lutjeve, kjo lejohet dhe nuk ka ndonjë gjynah për të. Atëherë ne jemi para dy llojeve të ihtilafit: 1. Lloji i parë është ihtilafi kontradiktor dhe ai në të vërtetë nuk ekziston në Sheriat. E nëse gjendet, ai gjendet në varësi të ixhtihadëve dhe të kuptimit të dijetarëve. 2. Lloji i dytë i ihtilafit është ihtilafi i shumëllojshëm, dhe ky ekziston në Sheriat. Pika e dytë e rëndësishme në çështjet e ihtilafit është: që të dish se çështjet e ihtilafit janë po ashtu dy llojesh: 1. Çështje ihtilafije ixhtihadije 2. Dhe çështje ihtilafije, për të cilat ka ardhur argument i qartë që obligohet të ndiqet.
  • 8. © Selefi . org 8 Domethënë çështjet e dijes për të cilat kanë rënë në ihtilaf (mospajtim) dijetarët janë dy llojesh: 1. Çështje për të cilat nuk ka ardhur ndonjë argument që obligohet të ndiqet. Pra, argumentet janë të ndryshme në varësi të këndvështrimit të muxhtehidëve, ose nuk ekziston fare ndonjë argument ose krahasimi i tyre është objekt ixhtihadi për ta. Pra, argumentet ose janë kontradiktore ose nuk ekzistojnë fare. 2. Lloji i dytë janë disa çështje të dijes për të cilat dijetarët kanë rënë në mospajtim, porse për to ka ardhur argument që obligohet të ndiqet. Kështu që, lloji i parë i ihtilafit është ihtilaf i lejuar. Asnjëri nga mendimet nuk ka përparësi ndaj mendimit të dikujt tjetër. Por ka vetëm këshillim të ndërsjelltë dhe (përpjekje) për njohjen e atij mendimi që është më i mirë, e që më pas të ndiqet. Sepse për atë çështje nuk ka ardhur argument që obligohet të ndiqet. Kjo është ajo që dijetarët e quajnë “Çështje khilafije ixhtihadije”, si dhe kjo është ajo që kanë për qëllim dijetarët tek parimi “Nuk ka refuzim për çështjet e khilafit”, kanë për qëllim çështjet ixhtihadije. Ndërsa, lloji i dytë i çështjeve është ajo për të cilën ka ardhur argument që obligohet të ndiqet. Në këtë lloj të çështjeve për të cilat ka ardhur argument, ai i cili kundërshton refuzohet, korrigjohet dhe themi se ka gabuar, në varësi të pajtimit dhe kundërshtimit të tij ndaj argumentit. Në këtë rast është detyrë që të ndiqet ajo për të cilën ka ardhur argumenti. Pra, ky është lloji i dytë i ihtilafit. Baza e tretë në ihtilaf është se duhet të dish se dallimi i mendjeve të njerëzve, i ixhtihadëve dhe i gjendjeve të njerëzve është natyrë njerëzore. Allahu i Patëmeta e i Lartësuar e krijoi atë tek njerëzit. Andaj që, askush nuk e mohon ndryshimin që kanë njerëzit në ixhtihadin dhe kuptimin e tyre, ndryshimin që kanë njerëzit në mendjet e tyre, ndryshimin që kanë njerëzit në botëkuptimin apo të kuptuarit e tyre, ndryshimin që kanë njerëzit në natyrën e tyre. Andaj që, nuk është çdo njeri si tjetri. Allahu i Patëmeta e i Lartësuar ka përmendur çështjen për të cilën nuk u pajtuan Pejgamberi i Allahut Daudi me të birin e tij Sulejmanin.
  • 9. © Selefi . org 9 I Lartësuari ka thënë:          “Ne ia bëmë që Sulejmani ta kuptojë atë (çështje). Dhe që të dyve u dhamë gjykim të drejtë dhe dije”.6 Andaj që, Sulejmani e kuptoi çështjen, kurse Daudi – shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – nuk e kuptoi ashtu sikurse e kuptoi i biri i tij Sulejmani. Të gjithë ju e kujtoni, ndoshta ju e kujtoni, tregimin e Ibën Umerit – Allahu qoftë i kënaqur me të – kur i dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – bëri një pyetje dhe tha: “Me të vërtetë, prej disa pemëve është një pemë që gjethet e saj nuk bien”. Ibën Umeri tha: njerëzve u vajti mendja tek disa pemë, kurse mua me vajti mendja se ajo është palma e hurmës, porse mua më erdhi turp që të flisja”. Ibën Umeri tha: Pastaj i dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – tha: “Me të vërtetë ajo është palma e hurmës”. Abdullah ibën Umer tha: “Unë pastaj i tregova babait tim (Umer ibën El- Hatabit) – Allahu qoftë i kënaqur me të – për atë që më vajti ndërmend. Umeri tha: “Vërtet, po ta kishe thënë atë, do të ishte më e dashur për mua se sa të kisha këtë e këtë”. Kështu që, Ibën Umeri e kuptoi pyetjen dhe e dinte përgjigjen, kurse sahabët nuk e ditën atë, madje edhe babai i tij Umer ibën El-Hatabi, nuk e dinte atë. Pra, njerëzit ndryshojnë në të kuptuar, në zgjuarsi, në dituri dhe njohuri. Për këtë arsye ky parim: ndryshimi i njerëzve në kuptim, njohuri dhe dituri, është një parim i rëndësishëm prej parimeve të ihtilaf. Parimi i katërt që përmend në këtë parathënie ose ligjëratë, është: Kur ndodhin ihtilafe dhe grindje është për obligim që çështja të kthehet tek Allahu dhe i dërguari i Tij. Duke iu bindur Fjalës së Tij të Lartësuar: 6 El-Enbija, 79.
  • 10. © Selefi . org 10                                 “O ju të cilët keni besuar, bindjuni Allahut dhe bindjuni të dërguarit, si dhe prijësve tuaj nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë kthejeni atë tek Allahu dhe tek i dërguari, po qe se i besoni Allahut dhe Ditës së Fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë”.7 Allahu i Gjithëfuqishëm e i Madhëruar na ka urdhëruar që kur kemi grindje, të kthehemi tek Libri (Kurani) dhe Suneti. Sikur njerëzit ta kishin zbatuar këtë, do të ishin larguar shkaqet e ihtilafit (mospajtimit) plotësisht, si dhe do të ishte rregulluar gjendja e njerëzve, po të mos ishin këto epshe dhe fitne të cilat i kanë shkatërruar ata. Parimi i pestë që e përmend në këtë fjalim dhe që ka lidhje me ihtilafin është se: Muslimani ka për detyrë që të ruajë të drejtën e vëllait të tij Musliman, ta ndihmojë atë në bindje ndaj Allahut dhe ta madhërojë shenjtërinë e tij. Ta madhërojë shenjtërinë e vëllait të tij Musliman, sepse i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë: ُ‫ه‬ُ ‫ض‬ْ ‫ر‬ِ ‫ع‬َ ‫و‬ ُ‫ه‬ُ‫ل‬‫ا‬َ ‫م‬َ ‫و‬ ُ‫ه‬ُ ‫م‬َ ‫د‬ ،ٌ ‫ام‬َ ‫ر‬َ ‫ح‬ ِ ‫م‬ِ‫م‬ْ ‫س‬ُ ‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ ‫ى‬َ‫م‬َ ‫ع‬ ِ ‫م‬ِ ‫م‬ْ ‫س‬ُ ‫م‬ْ‫ل‬‫ا‬ ُّ ‫ل‬ُ ‫ك‬ “Çdo gjë e Muslimanit për Muslimanin është haram (e ndaluar), gjaku, pasuria dhe nderi e tij”. Madje i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka ndaluar nga çdo sebep që shkakton përçarje. Pra, i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – në atë që ka transmetuar Buhariu dhe Muslimi ka thënë: 7 En-Nisa, 59.
  • 11. © Selefi . org 11 ،َّ ‫ن‬َّ ‫الظ‬َ ‫و‬ ْ ‫م‬ُ ‫ك‬‫ا‬َّ ‫ي‬ِ ‫إ‬ ‫ا‬‫و‬ُ ‫ون‬ُ ‫ك‬َ ‫و‬ ،‫ا‬‫و‬ُ ‫ض‬َ ‫اغ‬َ ‫ب‬َ‫ت‬ َ‫ال‬َ ‫و‬ ،‫ا‬‫و‬ُ ‫َّس‬ ‫س‬َ ‫ح‬َ‫ت‬ َ‫ال‬َ ‫و‬ ،‫ا‬‫و‬ُ ‫َّس‬ ‫س‬َ ‫ج‬َ‫ت‬ َ‫ال‬َ ‫و‬ ، ِ ‫يث‬ِ ‫د‬َ ‫الح‬ ُ ‫ب‬َ ‫ذ‬ْ ‫ك‬َ‫أ‬ َّ ‫ن‬َّ‫الظ‬ َّ ‫ن‬ِ ‫إ‬َ‫ف‬ َ ‫ك‬ُ ‫ر‬ْ‫ت‬َ ‫ي‬ ْ ‫َو‬‫أ‬ َ ‫ح‬ِ ‫ك‬ْ ‫ن‬َ ‫ي‬ ‫ى‬َّ‫ت‬َ ‫ح‬ ِ ‫يه‬ِ ‫َخ‬‫أ‬ ِ ‫ة‬َ ‫ب‬ْ‫ط‬ِ ‫خ‬ ‫ى‬َ‫م‬َ ‫ع‬ ُ ‫ل‬ُ ‫ج‬َّ ‫الر‬ ُ ‫ب‬ُ‫ط‬ْ ‫خ‬َ ‫ي‬ َ‫ال‬َ ‫و‬ ‫ا‬ً ‫ان‬َ ‫و‬ْ ‫خ‬ِ ‫إ‬ “Kini kujdes nga paragjykimi, sepse paragjykimi është fjala më e rrejshme. Mos përgjoni, as mos gjurmoni (të metat njerëzve), e as mos e urreni njëri-tjetrin, por bëhuni vëllezër. Njeriut nuk i lejohet që të kërkojë për martesë atë grua që e ka kërkuar për martesë vëllai i tij deri sa ai të martohet me të ose ta lëri atë”. Kështu është hadithi ose e përafërt me atë që ka thënë Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Pra, origjina është që Muslimani duhet ta ruajë të drejtën e vëllait të tij Musliman dhe mos t‟i bëjë atij padrejtësi. T‟i largohet asaj që shkakton urrejtje dhe armiqësi të ndërsjellë dhe ta madhërojë shenjtërinë e Muslimanit. Çdo gjë e Muslimanit për Muslimanin është e ndaluar, gjaku, pasuria dhe nderi i tij. Nderi i Muslimanit është i ndaluar. Nuk të lejohet ty që ta cënosh atë dhe të flasësh për të, përveç se me argument të saktë që merret parasysh, ose përndryshe do të biesh në haram. Për këtë arsye Ibën Dekik el-„Id në librin e tij “El–Iktirah”, kur foli për çështjet e Xherhit dhe T‟adilit (Kritikës dhe Lavdërimit) tha: “Me të vërtetë, të folurit për Xherh dhe T’adil është një gropë prej gropave të zjarrit. Në buzë të saj kanë ndaluar dijetarët e hadithit – që janë dijetarët e Xherhit dhe T’adilit – dhe gjyqtarët – ata që merren me dëshmitarët dhe dëshmitë”. Që do të thotë se, kjo temë është temë e rrezikshme, sepse ti cënon shenjtërinë e vëllait tënd Musliman dhe në këtë mënyrë i prek nderin atij pa asnjë farë të drejte. E si pasojë, kjo të çon ty në zjarr, deri sa të dojë Allahu i Patëmeta e i Lartësuar. Andaj që, duhet patjetër që të madhërohet shenjtëria e Muslimanit. Kështu që, mos e bëj çdo çështje që ndodh midis teje dhe midis atij, shkak që ta përgojosh atë, sepse këtu ti ruan fatin tënd. Kur të lejohet ty që të flasësh? Ty të lejohet që të flasësh kur çështja ka argument të saktë që obligohet të ndiqet. Atëherë, nëse ai kundërshton pas ngritjes së argumentit dhe pas i është bërë e qartë rruga, atëherë ty të lejohet që të gjykosh për atë me atë që i takon atij.
  • 12. © Selefi . org 12 Pra, të flasësh për njerëzit është çështje e rrezikshme. Nderi i Muslimanit është i ruajtur, nuk lejohet për askënd që të flasë për të përveç se me dije. Nëse keni qenë të vëmendshëm ndaj këtyre çështjeve: një, dy, tre, katër, pesë, shtojmë edhe një çështje (parim) të gjashtë: (Parimi i gjashtë): Ti duhet të dish se ka dy pozita: Pozita e cilësimit dhe pozita e gjykimit. Andaj që, kur ndodh ndonjë gabim nga një person, në fjalët, në veprimet apo në besimin e tij, ty të lejohet që ta cilësosh atë, me atë fjalë apo vepër që ai ka bërë. Thua: kjo është kështu dhe kjo është ashtu, në varësi të asaj që ka bërë. Mirëpo, nuk të lejohet ty që të gjykosh mbi të me gjykimin e këtij cilësimi dhe të zbresësh gjykim mbi të përveç se pas ngritjes së argumentit, e që bëhet me plotësimin e kushteve dhe largimin e pengesave. Shumë prej njerëzve nuk kujdesen dhe as nuk i vënë re kësaj çështjeje. Kjo çështje ka gjëra tjera me të cilat lidhet, prej tyre është se: referenca për ngritjen e argumentit dhe për shikimin se a janë plotësuar kushtet dhe a janë larguar pengesat janë dijetarët e mëdhenj. Madje, në disa çështje, janë prijësat, të cilët janë pushtetarët, ose ata të cilët i vendos prijësi në vendin e tij për të parë në çështjet e njerëzve dhe në situatat e tyre, siç janë gjykatësit sheriatik. Mirëpo, disa njerëz nuk i kushtojnë vëmendje këtij parimi dhe bien në këtë çështje, dhe si pasojë, cilëson dhe gjykon përpara se ta vërtetojë se a i është ngritur argumenti, ose cilëson, gjykon dhe pretendon se ia ka ngritur argumentin, ndërkohë që ai nuk është kompetent për atë gjë. Ose cilëson, gjykon dhe ka të ngjarë që edhe të vrasë, dhe si rrjedhojë ndodh ajo që ka paralajmëruar i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të : ٍ ‫ض‬ْ ‫ع‬َ ‫ب‬ َ ‫اب‬َ‫ق‬ِ ‫ر‬ ْ ‫م‬ُ ‫ك‬ُ ‫ض‬ْ ‫ع‬َ ‫ب‬ ُ ‫ب‬ِ ‫ر‬ْ ‫ض‬َ ‫ي‬ ،‫ا‬ً ‫ار‬َّ‫ف‬ُ ‫ك‬ ‫ي‬ِ ‫د‬ْ ‫ع‬َ ‫ب‬ ‫ا‬‫و‬ُ ‫ع‬ِ ‫ج‬ْ ‫ر‬َ‫ت‬ َ‫ال‬ “Mos u ktheni pas meje kafira, duke vrarë njëri-tjetrin.” ُ‫ه‬ُ ‫ض‬ْ ‫ر‬ِ ‫ع‬َ ‫و‬ ,ُ‫ه‬ُ‫ل‬‫ا‬َ ‫م‬َ ‫و‬ ,ُ‫ه‬ُ ‫م‬َ ‫د‬ ,ٌ ‫ام‬َ ‫ر‬َ ‫ح‬ ِ ‫م‬ِ‫م‬ْ ‫س‬ُ ‫م‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ‫ى‬َ‫م‬َ ‫ع‬ ِ ‫م‬ِ ‫م‬ْ ‫س‬ُ ‫م‬ْ‫ل‬َ‫ا‬ ُّ ‫ل‬ُ ‫ك‬ “Çdo gjë e Muslimanit për Muslimanin është haram (e ndaluar), gjaku, pasuria dhe nderi e tij.”
  • 13. © Selefi . org 13 Pra, ky parim – që është parimi i ngritjes së argumentit – është prej çështjeve të rëndësishme që nxënësit e dijes duhet t‟i kushtojnë vëmendje dhe t‟i kenë parasysh. Nëse ne i kemi kushtuar vëmendje këtyre parimeve, atëherë kalojmë tek çështja e tjetër, tek zbatimi i këtyre parimeve. Kështu që, them: mospajtimi dhe rënia në gabim është natyrë njerëzore, mjafton të kujtojmë hadithin e të dërguarit – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të: َ ‫ون‬ُ ‫اب‬َّ ‫و‬َّ‫ت‬‫ال‬ َ ‫ين‬ِ‫ائ‬َّ ‫ط‬َ ‫الخ‬ ُ ‫ر‬ْ ‫ي‬َ ‫خ‬َ ‫و‬ ٌ ‫اء‬َّ ‫ط‬َ ‫خ‬ َ ‫م‬َ ‫آد‬ ِ ‫ن‬ْ ‫اب‬ ُّ ‫ل‬ُ ‫ك‬ “Çdo bir i Ademit është gabimtar, dhe më të mirët e gabimtarëve janë ata që pendohen shumë”. Pra, çështja e rënies në gabim, gjykimi sheriatik për të është se ajo është çështje e natyrshme, Allahu i ka krijuar njerëzit që të jenë me natyrë që gabojnë. Çdo bir i Ademit është gabimtar. Për këtë arsye nuk pritet – dhe kjo është gabim që ndodh nga disa njerëz – nuk pritet që ky, duke qenë se është selefij, të shikohet sikur ai është i pagabueshëm, që nuk bie në gabim, kjo s‟është në rregull. Kush ka thënë se përkatësimi në selefizëm, do të thotë se selefiu nuk bie në gabim?! Kush e tha këtë?! E si mos të jetë kështu ndërkohë që të gjithë selefët thonë se i pagabueshëm është vetëm i dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – dhe se çdo kush tjetër përveç të dërguarit të Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – është i ekspozuar ndaj rënies në gabim. E si mund të mos jetë kështu ndërkohë që i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – thotë: ٌ ‫اء‬َّ ‫ط‬َ ‫خ‬ َ ‫م‬َ ‫آد‬ ِ ‫ن‬ْ ‫اب‬ ُّ ‫ل‬ُ ‫ك‬ “Çdo bir i Ademit është gabimtar” Kështu që, kur ne vijmë dhe flasim për mënyrën se si të sillemi me selefiun kur ai gabon, duhet që ta kemi parasysh këtë realitet. Dhe ai realitet është se çdo biri i Ademit është gabimtar, ndërsa i pagabueshëm është ai që Allahu e ka bërë të pagabueshëm. Dhe tek ne nuk ka njeri të pagabueshëm përveç Pejgamberëve.
  • 14. © Selefi . org 14 Prandaj, kur selefiu bie në gabim, gjëja e parë që bëjmë themi se: kjo gjë është një gjë që Allahu e ka krijuar tek njerëzit, dhe ka bërë që ata të kenë natyrë të tillë. Andaj, çdo bir i Ademit është gabimtar. Dhe ky është hapi i parë për kurim. Hapi i dytë është që të vijmë dhe të shikojmë në çështjen në të cilën ka rënë personi. A është ajo çështje prej çështjeve ixhtihadije? Apo është prej çështjeve për të cilat ka ardhur argumenti që obligohet të ndiqet? Kjo ka nevojë për një nxënës dije ose për një dijetar tek i cili ta kthejmë çështjen e këtij vëllai. Dhe themi filani ka gabuar – o shejkh – në këtë gjë, si të sillemi me të? Çfarë qëndrimi duhet mbajtur ndaj tij? Sepse gabimi që ju e konsideruat gabim, mund të jetë nga lloji i çështjeve ixhtihadije dhe nuk është nga lloji i çështjeve që obligohet të ndiqet ajo për të cilën ka ardhur argumenti. Nëse çështja është ixhtihadijeh, atëherë mënyra e sjelljes tonë me mospajtimin që ka ai me ne, ndryshon nga mënyra e sjelljes sonë me mospajtimin që kemi ne me të, nëse ai nuk pajtohet me ne në një çështje për të cilën ka ardhur argument që obligohet të ndiqet. Për shembull, mundet që të mos pajtohet me ne në vendosjen e duarve mbi gjoks pas rukus, ai i vendos ato kurse ne nuk i vendosim ose ne i vendosim ato, kurse ai nuk i vendos. Mospajtimi mund të jetë në një çështje tjetër. Për shembull: ai mendon se rroba (izari) i besimtarit duhet të jetë deri në mesin e kërcirit dhe e lëshon rrobën e tij deri në mesin e kërcirit. Kurse ne mendojmë se rroba (izari) i besimtarit duhet të jetë deri tek kyçet e këmbës. Ashtu sikurse ka thënë i dërguari – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të: “Rroba i besimtarit është deri në mesin e kërcinjve të tij, nuk ka gjynah për të që ajo të jetë midis kërcirit dhe kyçeve të këmbës, kurse ajo që shkon poshtë dy kyçeve është në zjarr”. Pra, ai na kundërshton neve. Ne e veshim rrobën deri tek dy kyçet e këmbës, kurse ai e vesh deri në mesin e kërcinjve. Shembull tjetër, ai thotë: unë dua të vë mbulesë koke (imameh), kurse ne nuk mendojmë se duhet vënë mbulesë koke, ne mendojmë se duhet vënë shamia që ne e quajmë gutrah dhe shimag. E të tjera çështje të ngjashme të cilat përmbajnë këndvështrime të ndryshme
  • 15. © Selefi . org 15 dhe nuk ka për to ndonjë argument që obligohet të ndiqet apo që të ketë ndonjë argument që ta specifikojë këtë mendim me një mendim të vetëm. Pra, çështje të tilla si këto, nëse ndodhin mospajtime ose mund të kalojmë tek çështjet fikhijeh. Për shembull: ai mendon se lënësi i namazit është kafir në mënyrë absolute. Ndërsa ne mendojmë se lënësi i namazit, nëse e lë nga përtacia dhe neglizhenca, ai nuk ka bërë kufër. E nëse e lë namazin duke e mohuar dhe refuzuar atë apo e lë plotësisht atë, ai është kafir. Kështu që, ne e shtjellojmë këtë sikurse është rruga e shumicës së dijetarëve. Një dijetar vjen dhe thotë: Mos u përçani! Ky mendim është transmetuar nga Ehli-Suneti dhe Xhemati, po ashtu edhe ky mendimi tjetër është transmetuar nga Ehli-Suneti dhe Xhemati. Që të dy mendimet janë përcjellë, transmetuar dhe përmendur nga Ehli-Suneti dhe Xhemati, kështu që mos u grindni për këtë çështje dhe as mos u përçani. Atëherë, hapi i dytë është: Analizimi i llojit të khilafit në të cilin ka rënë ky vëlla. Kjo çështje ka nevojë që ta parashtrojmë te dijetarët, e nëse nuk ka dijetarë, atëherë tek nxënësit e dijes. Gjithashtu, kjo ka nevojë për një horizont më të gjerë të këndvështrimit. Për këtë arsye është transmetuar nga Esh-Sha‟biu se ka thënë: “Sa herë që shtohet dija e njeriut në lidhje me khilafin, gjoksi i tij zgjerohet, dhe sa herë që pakësohet dija e njeriut në lidhje me khilafin, gjoksi i tij ngushtohet”. Domethënë, se horizonti i gjerë i këndvështrimit, të bën që të kesh një pikëpamje për një çështje dhe të bën të kuptosh se kjo çështje – pasha Allahun – është prej çështjeve e cila obligohet të ndiqet ose lejohet khilafi në të, ose nuk lejohet khilafi në të ose lejohet porse gjithsecili ka një këndvështrim. Pra, kjo është një çështje tjetër, që duhet patjetër ta analizosh. Çështja e tretë: Ky gabim në të cilin ka rënë ky vëllai. Nëse ne e dimë se ky është gabim për të cilin nuk lejohet khilafi, dhe se obligohet që të pajtohet me ne, atëherë ne mundemi që ta refuzojmë atë dhe të sillemi ashpër me të, ta urdhërojmë për mirë dhe ta ndalojmë nga e keqja, ta urdhërojmë që të kthehet tek dijetarët dhe nxënësit e dijes që ata t‟ia sqarojnë këtë çështje.
  • 16. © Selefi . org 16 Por, nëse çështja është një çështje për të cilën lejohet khilafi, atëherë ne tregohemi të butë me të, i flasim me qetësi dhe i drejtohemi në formën më të mirë, dhe nuk tregohemi të ashpër me të në çështjen e khilafit. Çështja e katërt: E kemi obligim që t‟i shmangemi plotësisht kësaj: tejkalimit të kufijve në armiqësi. Ngase ndonjëri nga njerëzit, nuk e përballon dot që të shohë një njeri që e kundërshton atë për një çështje. Tejkalimi i kufijve në mosmarrëveshje është kur dikush sheh dikë që e kundërshton atë në një çështje, atëherë ai i kapërcen kufijtë duke gënjyer, tradhtuar dhe duke bërë padrejtësi. Dhe kjo është prej shenjave të hipokrizisë. I dërguari i Allahut – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të – ka thënë: “Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton e thyen atë, dhe kur grindet i tejkalon kufijtë”. Kurse, në një transmetim tjetër thotë: “Shenjat e hipokritit janë katër: kur premton e thyen atë, kur grindet i tejkalon kufijtë, kur i besohet diçka tradhton dhe kur flet gënjen”. Kështu është hadithi ose e përafërt me atë që ka thënë Pejgamberi – lëvdata dhe shpëtimi i Allahut qoftë mbi të. Pra, tejkalimi i kufijve në armiqësi, tejkalimi i kufijve thjesht për një khilaf, është një prej cilësive të hipokritëve. Muslimani e ka për detyrë që të ruhet prej saj. Kjo është një pikë dhe edukatë e rëndësishme, nxënësi i dijes e ka detyrë të tregohet i vëmendshëm ndaj saj. Çështja e pestë: Duke qenë se Allahu i Plotfuqishëm e i Madhëruar na ka urdhëruar që t‟i polemizojmë Ithtarët e Librit me mënyrën më të mirë, atëherë cili është mendimi yt për armiqësinë, përkujtimin dhe diskutimin e ndërsjellë që ka ndodhur në mes nesh dhe një muslimani? Nuk ka dyshim se ne duhet të diskutojmë dhe të polemizojmë me të me mënyrën më të mirë. Hapi i gjashtë: Nëse në ndonjë çështje prej çështjeve për të cilën është obligim të ndiqet argumenti, madje ajo mund të jetë çështje suneti dhe bidati. Domethënë, çështja për të cilën na kundërshton ky person është një çështje që vërtitet midis sunetit dhe bidatit. Çfarë duhet të bëjmë? Ne kemi diskutuar dhe debatuar me të; e kemi ngritur çështjen e tij tek dijetarët; kemi kërkuar prej tij që të kthehet tek dijetarët; nxënësat e dijes kanë folur
  • 17. © Selefi . org 17 me të, e kanë këshilluar dhe ia kanë sqaruar atij, ka prej dijetarëve të mëdhenj që e kanë refuzuar dhe kanë diskutuar me të. Pastaj, pas kësaj bëhet e qartë këmbëngulja e tij në ndjekjen e epshit. Atëherë, themi: Këtu ne kalojmë nga cilësimi i fjalës dhe i veprës së tij se është gabim, në cilësimin e tij se ai është pasues i bidatit ose bidatçi, dhe se ai është i humbur dhe prej pasuesve të epshit. Tani kemi gjykuar mbi të në mënyrë specifike, pasi që atij iu ngrit argumenti. Pas kësaj, kalojmë tek një çështje tjetër, e ajo është që ne ta ndjejmë rrezikun e këtij njeriu. Ky njeri është rrezik, tashmë ka filluar të mbartë një ide të devijuar, që nuk ka ndonjë gjë që e lejon atë. Ka filluar të kundërshtojë Ehlu-Sunetin dhe Xhematin në një çështje besimi që nuk lejohet khilafi në të. Ky njeri përhap idenë e tij (të devijuar), nëse ne e lëmë atë në mesin tonë ai mund të ndikojë tek nxënësit fillestarë të dijes dhe i nxjerr ata nga suneti. Ky njeri sjell dyshime dhe i devijon njerëzit nga njohja e rrugës së Ehli-Sunetit dhe Xhematit. Andaj, çfarë duhet të bëjmë? Them: këtu vjen një parim madhështor që e miratojnë Selefët dhe që kanë sjellë Ixhma (konsensus) për të, ai parim është bojkotimi i pasuesve të bidatit dhe epsheve. Bojkotohet dhe paralajmërohet ndaj tij, nuk ulesh dhe as nuk shoqërohesh me të, nuk dëgjohet dhe as nuk prezantohet tek ai që t’i shtohet xhemati, largohemi prej tij. Përse? Sepse ai është bërë pasues i bidatit dhe i devijimit. Dhe nuk ka dallim midis bidatit të madh dhe bidatit të vogël. Të gjitha bidatet janë devijime, kurse pasuesit e tyre janë pasues të devijimeve. Nëse ne e lëmë atë dhe vazhdojmë me të, ai do të vazhdojë në përhapjen e të kotës së tij, do të vazhdojë në përhapjen e devijimit të tij. Por me kusht: që ne t‟ia kemi ngritur argumentin atij dhe t‟ia kemi sqaruar rrugën e saktë. Ky është menhexhi i Ehli-Sunetit dhe Xhematit për mënyrën e trajtimit të selefiut kur ai bie në gabim. Ekziston një grup që është shfaqur në këtë kohë. Ai përngjan me Khauarixhët, ka ndjekur rrugën e Khauarixhëve në mënyrën e trajtimit të atij që ka rënë në gabim. Çfarë bën ky grup? Ata gjykojnë direkt mbi personin që ka gabuar për shkak të gabimit të tij, pa ia ngritur argumentin. Nuk bëjnë dallim midis gabimit të atij që është sunnij dhe midis dikujt tjetër. Nuk bëjnë dallim midis dijetarit sunnij, që është i njohur se baza e tij është ndjekja e Kuranit dhe Sunetit dhe midis pasuesit të bidatit dhe devijimit, porse i bëjnë të
  • 18. © Selefi . org 18 barabartë. Ata janë grupi që quhen me emrin Hadadij (el-Haddadije). Rruga e tyre dallon nga rruga e Ehli-Sunetit dhe Xhematit në këtë çështje. Pra, ata kanë dalë nga rruga e Ehli- Sunetit dhe Xhematit në këtë çështje. Kështu që, duhet të ruhemi prej tyre dhe të mos ndjekim rrugën e tyre. E lus Allahun të Patëmeta e të Lartësuar në mbylljen e këtij fjalimi që të na japë neve dhe juve sukses në atë që Ai do dhe kënaqet, dhe ta bëjë këtë fjalën tonë argument për neve dhe jo kundra nesh. Dhe të na bëjë neve dhe juve udhëzues për të tjerët dhe të udhëzuar për vetët tona. Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=144483 Përktheu: Altin Dallashi 21 qershor 2015