SlideShare a Scribd company logo
1 of 13
Download to read offline
2 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit
Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, e ardhmja u takon njerëzve të
devotshëm, ndërsa përshëndetjet dhe nderimet ia dërgojmë të dërguarit të tij, njeriut
më të zgjedhur dhe besnikut që kumtoi shpalljen, profetit, imamit dhe zotërisë tonë
Muhamedit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), familjes së tij dhe gjithë
atyre që ndjekin udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit.
Falënderoj Allahun e Madhëruar, i Cili na begatoi me këtë takim në këtë muaj të begatë
me vëllezërit e mi të ndershëm që i dua për hirë të Allahut, dhe me bijtë e mi të
shtrenjtë, për tu këshilluar për të vërtetën e për tu udhëzuar drejt të vërtetës. E lus
Allahun që ta bëjë këtë takim të begatë, ti përmirësojë zemrat dhe punët tona, të na
ruajë nga veset e shpirtrave dhe punëve tona të këqia. Gjithashtu, e lusim Atë të
ndihmojë fenë dhe të lartësojë fjalën e Tij, ti japë sukses shtetit tonë në gjërat që Ai i
pëlqen dhe që janë në të mirë të robërve, në të njëjtën kohë i kërkojmë Atij që tu japë
sukses të gjithë udhëheqësve muslimanë kudo që janë, në gjërat që përmirësojnë
robërit dhe shtetin në përqëndrim të palëkundur në sheriatin e Allahut, i cili ngjason me
anijen e Nuhut. Ai që udhëzohet drejt saj, shpëton, ndërsa ai që distancohet prej saj,
shkatërrohet.
Pas kësaj hyrje që bëra, falënderoj organizuesit e këtij takimi, dekanatin e kësaj shkolle
të cilët më ftuan në këtë takim, duke e lutur Allahun që ti begatojë përpjekjet e tyre, ti
ndihmojë në çdo punë të mirë e tu bëjë dobi me ta njerëzve. Vërtet, Allahu është më i
miri që mund ti lutemi.
O ju vëllezër që u dua për hir të Allahut! Bijë të ndershëm! Pak më parë e dëgjuat titullin
e kësaj ligjërate që ka të bëjë me devotshmërinë dhe mënyrat e forcimit të saj.
Këtë titull zgjodhi universiteti, ose më saktë dekanati i kësaj shkolle, e unë e pranova
një gjë të tillë për vetë faktin se kjo është një temë madhështore, e cila meriton që ti
kushtojmë rëndësi dhe të meditojmë në të, pa harruar dhe praktikimin e asaj që na
kërkohet.
Devotshmëria o vëllezër është vetë feja e Allahut të Madhëruar, është një fjalë
përmbledhëse që përmban gjithë të mirat.
Devotshmëria është; besimi, udhëzimi, islami, bamirësia, dobia dhe përmirësimi.
Feja e Allahut u quajt devotshmëri, sepse ai që udhëzohet dhe përqëndrohet në këtë fe,
ruhet nga dënimi dhe zemërimi i Allahut si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.
Devotshmëria është mjeti më i përshtatshëm për të fituar çdo të mirë në këtë botë dhe
në botën tjetër, në të njëjtën kohë është mjeti që të largon nga çdo e keqe në këtë botë
dhe në botën tjetër.
3 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Prandaj, Allahu shpesh herë e përmend atë në librin e Tij famëlartë, gjithashtu edhe
Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) në hadithet e tij.
Tek ajetet që përmendin devotshmërinë, janë edhe fjalët e Allahut në fillim të sures
Nisa, ku thotë: “O ju njerëz, të jeni të devotshëm ndaj Zotit tuaj i Cili u krijoi nga një
vete…”
Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar i urdhëron të gjithë njerëzit që ti frikësohen Atij, ashtu
siç është shprehur në suren Bekare, ku thotë: “O ju njërëz, adhurojeni Zotin tuaj”. Ai i
urdhëron njerëzit që ta adhurojnë Atë, në të njëjtën kohë u kërkon që ti
frikësohen Atij, sepse devotshmëria është adhurim ndaj Allahut ashtu siç është
adhurimi devotshmëri.
Devotshmëria është bindja ndaj Allahut të Madhëruar dhe Profetit (paqja dhe nderimet
e Allahut qofshin mbi të), duke ia kushtuar adhurimin me sinqeritet vetëm Allahut dhe
askujt tjetër përveç Tij, duke praktikuar urdhërat e duke lënë të ndaluarat, d.m.th. duke
qëndruar në kufijtë që ka caktuar Allahu.
Ky pra është adhurimi ndaj Allahut dhe devotshmëria ndaj Tij, ky është besimi ku të
gjitha së bashku do të thonë; islam, bamirësi, udhëzim dhe përmirësim.
Ai që i frikësohet Allahut është ai që e adhuron dhe e njëson Atë, është ai që
përqëndrohet në rrugën e Tij, është besimtari musliman, është bamirësi, ndërsa i
udhëzuari është njeriu i mirë.
Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, frikësojuni Allahut se me të
vërtetë dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.”
Në një ajet tjetër, thotë: “O ju njerëz, bëhuni të devotshëm ndaj Allahut dhe
frikësojuni asaj dite kur prindi nuk mund ti bëjë dobi fëmijës së tij, e as fëmija
nuk mund ti bëjë dobi asnjë send prindit të tij.”
Gjithashtu thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne u krijuam prej një mashkulli dhe një femre,
ju bëmë popuj e fise në mënyrë që të njiheni mes vete, e ska dyshim se tek Allahu
më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshmi.”
Në një ajet tjetër, përsëri thotë: “O ju njerëz, kujtoni begatitë që u dhuroi Allahu. A
ka ndonjë që u furnizon nga qielli përpos Allahut?”
Gjithashtu thotë: “Përgatituni me furnizim, e furnizimi më i mirë është
devotshmëria.”
Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregoi se përgatitja më e mirë është devotshmëria,
sepse furnizimi më i mirë me të cilin njeriu takon Allahun dhe bashkëpunon me Të në
këtë botë, është devotshmëria.
4 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
D.m.th. është përgatitja më e madhe dhe më e dobishme, për shkak se devotshmëri do
të thotë bindje ndaj Allahut dhe Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të),
sinqeriteti dhe vërtetësia në punë duke iu përmbajtur kufijve që ka vënë Allahu e duke
iu larguar gjërave që Ai ka ndaluar, me shpresë në shpërblimin e Tij dhe me frikë nga
ndëshkimi i Tij.
Pra, kështu realizohet devotshmëria (frikë-respekti).
Takua vjen nga fjala arabe uikaje, që do të thotë “pengesë”, sepse njeriu duke adhuruar
Zotin e duke praktikuar urdhërat e Tij, duke qëndruar në kufijtë që Ai ka vënë, të gjitha
këto bëhen pengesë që ta ruajnë këtë njeri nga dënimi dhe zemërimi i Allahut të
Madhëruar, si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër.
Për shkak të devotshmërisë, Allahu ka përgatitur çdo të mirë në këtë botë dhe në botën
tjetër.
Në një ajet, Allahu i Madhëruar thotë: “E kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i hap
rrugë dhe e furnizon prej nga nuk e kupton.”
Çfarë mbetet pas kësaj? “E kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i hap rrugë…”, ky
ajet përfshin të mirat e dunjasë dhe të ahiretit, pra, devotshmëria është mënyra më e
mirë për tu çliruar nga vështirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër.
Duhet të dini se vështirësia më e madhe është ajo e ditës së gjykimit, ditës së madhe ku
do të ndodhë gjykimi dhe shpërblimi.
Ai që i frikësohet Allahut, Allahu do ta shpëtojë atë nga vështirësitë e asaj dite duke e
futur në radhët e njerëzve të gëzuar e të shpëtuar, pikërisht në vendin e dinjitetit
(xhenetit).
Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij do t’ia
lehtësojë punët.”
Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar na sqaron se devotshmëria është mjeti më i mirë për
lehtësimin e punëve dhe daljen nga çdo vështirësi, si në këtë botë ashtu dhe në botën
tjetër. Nuk mund të harrohet dhe furnizimi andej nga ai nuk e pret, e këtu është për
qëllim furnizimi në këtë botë dhe në botën tjetër.
Rizku më i mirë që ndodhet në botën tjetër, është të fitosh xhenetin dhe të shpëtosh nga
zjarri.
Allahu i Madhëruar duke treguar për rëndësinë e devotshmërisë, thotë: “E kush e ka
frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqiat dhe ia shton shpërblimin.”
Kur një i devotshëm triumfon duke dalë nga vështirësitë, e duke u furnizuar nga nuk e
pret, shtoja kësaj dhe lehtësimin e punëve, shlyerjes së mëkateve dhe shtimit të
5 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
shpërblimit, atëherë më tregoni çfarë mbetet pas kësaj për të thënë? Nuk ka dyshim se
ai ka arritur çdo të mirë.
Tek shtimi i shpërblimit që sapo u përmend, në ajet është për qëllim hyrja në xhenet
dhe shpëtimi nga zjarri.
Allahu i Madhëruar u ka premtuar të devotshmëve lloj-lloj mirësish, dhe na ka treguar
në shumë ajete se kjo devotshmëri do ti shpierë ata në vendin e krenarisë dhe dinjitetit,
i cili është xheneti.
Në suren Hixhr, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në
xhenete mes burimeve. “Hyni në to të shpëtuar dhe të siguruar.” Ne hoqëm prej
zemrave të tyre çdo urrejtje, e ashtu të vëllazëruar qëndrojnë në mbështetëse përballë
njëri-tjetrit. Aty nuk kanë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij
(xhenetit).”
Ky është përfundimi i njerëzve të devotshëm: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në
xhenete mes burimeve.”
Do të jenë në kopshte në të cilat ndodhet çdo e mirë që shpirti e do dhe syri kënaqet me
të, shtoi kësaj kënaqësie dhe përjetësinë. Në të ka dhe burime uji të cilat të bëjnë të
qetësohesh, dhe shërim për atë që pi prej tyre.
Në xhenet janë dhe lumenjtë e rrjedhshëm, e pas gjithë këtyre të mirave u thuhet “Hyni
në to të shpëtuar dhe të siguruar.”
(Të shpëtuar) Nga çdo e keqe siç është; sëmundja, vdekja, brengat dhe pikëllimet të cilat
e lëndojnë njeriun.
Pra, banorët e xhenetit janë në kulmin u lumturisë, qetësisë, sigurisë dhe shëndetit.
Pas kësaj, Allahu i Madhëruar thotë: “(Të siguruar) D.m.th. të siguruar nga çdo
e keqe që urren njeriu, i sigurtë nga vdekja, i sigurtë në vendin ku është sepse nuk
shkatërrohet asnjëherë, i siguruar nga lëndimet, siç janë; uria, etja, e shumë e shumë të
tjera prej të cilave frikësohet njeriu.
Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne hoqëm prej zemrave të tyre çdo urrejtje.”
Mund të ndodhë që njeriu në këtë botë të ketë ndonjë zënkë me dikë tjetër, për shkak të
armiqësive, padrejtësive dhe arrogancës, por në ditën e gjykimit kjo urrejtje do të hiqet
nga zemrat e besimtarëve, madje do të hiqet çdo shkak që të shpie drejt smirës,
urrejtjes, arrogancës dhe ngatërresave që ndodhin ndërmjet vëllezërve, të gjitha këto
do të largohen dhe do të shkatërrohen.
6 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Xheneti është vendi i dashurisë, harmonisë, kënaqësisë, sigurisë, bashkjetesës dhe
pastërtisë shpirtërore nga çdo e keqe; “E ashtu të vëllazëruar qëndrojnë në
mbështetëse përballë njëri-tjetrit”.
Në vendet ku qëndrojnë, janë përballë njëri-tjetrit e nuk ja kthejnë shpinën njëri-tjetrit.
“Aty nuk kanë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij (xhenetit).”
Ndërsa në suren Duhan, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet të devotshmit janë në
vende të qeta, janë në xhenete dhe në burime që rrjedhin, veshin rroba të
mëndafshta e kadifeje të ulur përballë njëri-tjetrit. Kështu edhe i martojmë me
bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë tu ofrohet çdo lloj peme e aty janë të
sigurtë, aty nuk e përjetojnë vdekjen përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi
Allahu nga vuajtjet e xhehenemit, të gjitha këto janë dhuratë nga Zoti yt e ai është
shpërblimi më i madh.”
Kjo është gjendja e njerëzve të devotshëm: “Vërtet, të devotshmit janë në vende të
qeta.” Pra, janë në xhenet. Thuhet vend i qetë sepse nuk i kaplon vdekja, shqetësimet,
problemet, lëndimet nga armiqtë dhe nuk lëndohet me gjëra që e lëndojnë njeriun.
Më pas, këtë fjalë Allahu e sqaroi duke thënë: “Janë në xhenete dhe në burime që
rrjedhin, veshin rroba të mëndafshta e kadifeje të ulur përballë njëri-tjetrit.
Kështu edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë tu
ofrohet çdo lloj peme e aty janë të sigurtë.”
Vendi ku qëndrojnë është i sigurtë, gjithashtu edhe ata janë të sigurtë, pra vendi është i
sigurtë sepse nuk mund të prishet apo të ketë difekt. Përveç kësaj, ata janë të sigururar
nga çdo lëndim, siç është; vdekja, sëmundja dhe pikëllimi, pra nga çdo gjë që mund ta
lëndojë njeriun.
Gjithashtu, janë të ruajtur nga lëndimet e pasngrënies, sepse njeriu pas ngrënies mund
të lëndohet nga tejngopja, apo nga vetë ushqimi i cili mund të mos jetë i përshtatshëm,
apo nga ndonjë gjë që ka rënë në ushqim që e dëmton atë, pra, këto lëndime nuk
ekzistojnë tek banorët e xhenetit.
Ata hanë, pinë dhe gëzojnë me gjëra të ndryshme, janë të sigurtë nga çdo lëndim që
mund tu kanoset.
Janë të sigurtë nga çdo lëndim, prandaj nuk lëndohen në ushqim, pirje apo veshje.
Gjithashtu, nuk lëndohen në vendin ku qëndrojnë dhe banojnë, d.m.th. janë të sigurtë
nga çdo e keqe.
Pas kësaj, Allahu i Madhëruar thotë: “Aty nuk e përjetojnë vdekjen…”. Janë të gjallë
përjetësisht, nuk vdesin dhe nuk lëvizin nga ai vend, në kundërshtim me jetën e kësaj
bote në të cilën ekziston vdekja dhe lëvizja nga një vend në një vend tjetër. Njeriu mund
të largohet nga vendbanimi i tij, mund ti prishet shtëpia, apo mund ti duket një shtëpi
7 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
tjetër më e mirë se ajo ku ndodhet, mund ti dalin shkaqe të ndryshme që ta detyrojnë të
braktisë shtëpinë në të cilën ndodhet.
Ndërsa banorët e xhenetit janë në vende të përhershme, sepse ato janë të pajisura me
gjithë të mirat dhe janë të përsosura, gjë e cila nuk i detyron ata të shpërngulen nga një
vend në tjetrin.
Gjithashtu, ata nuk vdesin kurrë. Për këtë Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin
mbi të) në një hadith të saktë të transmetuar nga Muslimi, thotë: Kur të hyjnë banorët
e xhenetit në xhenet, do të thërrasë një thirrës nga ana e Allahut të Madhëruar, e
do të thotë: “O banorët e xhenetit, ajo që u jepet është që të jetoni përjetësisht e të
mos vdisni asnjëherë, të jeni të shëndetshëm e të mos u kaplojë sëmundja
asnjëherë, të jeni gjithmonë të rinj e të mos plakeni asnjëherë, gjithmonë të jeni
të kënaqur dhe të mos pikëlloheni asnjëherë.
Kështu do thuhet ditën e gjykimit kur të hyjnë në xhenet.
Në suren Dharijat, Allahu i Madhëruar thotë: “Të devotshmit janë në kopshte dhe
burime, të kënaqur me atë që u ka dhuruar Zoti i tyre, ata edhe më parë ishin
vepërmirë.”
Të kënaqur sepse shfrytëzojnë mirësitë e Zotit që ua dhuroi, por pse ndodh e gjithë kjo?
E fituan këtë mirësi sepse në jetën e kësaj bote ishin vepërmirë, ishin të drejtuar në
bindjen ndaj Allahut.
Pas kësaj, Allahu tregon disa nga veprat që ata bënin në këtë botë, duke thënë: “Ata
ishin që natën flinin pak, dhe në kohën e agimit kërkonin falje për mëkatet e tyre.
Dhe në pasurinë e tyre kishin caktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin.”
Në grupin e veprave që bënin, përmendi namazin e natës dhe kërkimin e faljes në fund
të natës.
Disa nga të parët tanë të mirë, kanë thënë: Ata e zgjasnin namazin deri para mëngjesit, e
pas kësaj uleshin dhe kërkonin falje.
Pra, namaz nate i shoqëruar me qëndrim të gjatë në këmbë, me dua, me lutje, e më pas
me kërkim falje i mbyllnin punët e tyre, pendoheshin tek Allahu sikur të ishin kriminela
apo të ishin neglizhentë ndaj adhurimeve. E bënin këtë sepse nuk donin ti shihnin punët
e tyre si të mëdha, apo të bëheshin mendjemëdhenj.
Edhe pse ata punonin dhe mundoheshin shumë në këtë botë, sërish kërkonin falje
pandërprerë nga frika e dënimit, nga frika se mos u ktheheshin punët mbrapsht.
Duke treguar për këta njerëz, në suren Muminun Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ata
që ndaj Madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë, ata të cilët u besojnë argumenteve
8 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
të Zotit të tyre, dhe ata të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të tyre. Dhe ata të
cilët japin nga ajo që kanë (punojnë dhe veprojnë gjërat që u kërkohen), e përsëri
zemrat e tyre i kanë të frikësuara (punojnë dhe nuk mburren e as nuk përmendin
gjërat që punuan, por përkundrazi, ata punojnë dhe bëjnë adhurime, e zemrat e
tyre përsëri janë të frikësuara se mos ndoshta këto punë u kthehen mbrapsht,
për shkak të ndonjë neglizhence apo mangësie, apo si rrjedhojë e ndonjë gabimi
që mund të kenë bërë, pa harruar dhe mundin për të bërë adhurime), sepse e
dinë se një ditë do të kthehen tek Allahu.”
Besimi se një ditë do të kthehen tek Zoti i tyre, e se Ai do ti shpërblejë për veprat që
kanë bërë, i nxiti ata të frikësoheshin për veprat e tyre se mos nuk janë të sinqerta për
hirë të Tij, apo ngase nuk i kanë arritur kushtet e pranimit tek Allahu.
Çfarë u solli këtyre njerëzve ky pranim dhe kjo frikë, për mospranimin e punëve të tyre?
Allahu i Madhëruar, pas kësaj thotë: “Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe
të parët do ti arrijnë ato.”
Për shkak të frikë-respektit, ndrojtjes dhe besimit të tyre të plotë, ata nxituan drejt
punëve të mira, nxituan drejt të mirave dhe të parët i arritën ato.
Nxituan duke vënë përpara sinqeritetin, besimin dhe frikë-respektin, duke i arritur ato
që deshën.
Ndërsa në suren Tur, Allahu i Madhëruar thotë: “Të devotshmit janë në kopshte e në
begati, të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti nga vuajtja e
xhehenemit.”
Pra, të devotshmit janë në xhenete dhe në begati.
Në suren Kalem, Allahu i Madhëruar thotë: “Është e sigurtë se për të devotshmit do
të ketë kopshte të begatshme tek Zoti i tyre.”
Gjithashtu, në suren Murselat thotë: “Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën
hije dhe pranë burimeve, aty kanë pemë çfarë të dëshirojnë.”
Pra, Allahu i Madhëruar ka përgatitur çdo të mirë mbi devotshmërinë, këtë e ka bërë me
devotshmërinë e jo me farefisin, pasuritë, apo me vendet e tyre të punës, e as me ato
gjëra të cilat i konsiderojnë të mëdha, e as dhënia pas kësaj bote.
Pak më parë përmendëm se si Allahu tregoi në suren Huxhurat, se lidhjet farefisnore
nuk i afrojnë njerëzit tek Allahu.
Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne u krijuam prej një
mashkulli dhe një femre, u bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti.” Nuk tha
që të mburreni, gjithashtu nuk tha që të fitoni xhenetin, por tha “që të njiheni
9 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
ndërmjet veti.” Pas kësaj, tha: “E nuk ka dyshim se më i ndershmi në mesin tuaj
është më i devotshmi.”
Pra, ndershmëria nuk është me pasuri apo me farefis, gjithashtu nuk arrihet me pozitë
në mesin e njerëzve apo me punësimet joshëse etj.
Ndershëmria e vërtetë arrihet me devotshmëri; “E nuk ka dyshim se më i ndershmi
në mesin tuaj është më i devotshmi.”
Në një hadith të saktë, thuhet se një herë kur Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të) ishte i ulur tek njerëzit, aty pranë kaloi një njeri që konsiderohej nga
njerëzit e ndershëm dhe me famë. Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të)
në këtë rast iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: Çfarë mendimi keni për këtë
person? Thanë: Ky është nga njerëzit e ndershëm dhe me pozitë, nëse kërkon të
martohet e meriton që ta martojnë, e nëse ndërmjetëson ti pranohet ndërmjetësimi,
dhe kur të flasë ti dëgjohet fjala. Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të)
kur i dëgjoi këto fjalë, heshti. Aty kaloi një njeri i varfër musliman, d.m.th. i devotshëm.
Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) i pyeti të pranishmit: Çfarë
mendoni për këtë njeri? I thanë: Ky është njëri nga të varfërit e muslimanëve. Nëse
kërkon të martohet meriton të mos e martojnë, nëse ndërmjetëson të mos i pranohet
ndërmjetësimi, dhe kur të flasë të mos i dëgjohen fjlaët.
Pas kësaj, Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) tha: Ky që patë tani,
është më i mirë se ai edhe sikur toka të jetë e mbushur me njerëz të atillë.
Pse i tha këto fjalë? Sepse ndryshimi është vetëm me devotshmëri dhe besim. I pari
ishte nga njerëzit e ndershëm, por nuk ishte i devotshëm, ndërsa i dyti ishte nga të
varfërit e muslimanëve, por ishte nga të devotshmit e tyre. Prandaj dhe Profeti (paqja
dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) tha për të: Është më i mirë se ai edhe sikur toka
të jetë e mbushur me njerëz të atillë.
Kjo na tregon rëndësinë e devotshmërisë dhe adhurimit, të cilat janë e vetmja peshore
matëse tek Allahu i Madhëruar, e nuk ekziston peshojë tjetër përpos kësaj që thamë.
Peshorja tek Allahu është që të jesh i devotshëm, i bindur ndaj Allahut, i përqëndruar në
fenë tënde, tu largohesh ndalesave që ti ka ndaluar Allahu, të qëndrosh e të mos i kalosh
kufijtë e Allahut.
Kjo devotshmëri forcohet, plotësohet dhe përqëndrohet me vazhdueshmërinë e robit
nën frikën ndaj Allahut, përkujdesit të tij ndaj urdhërave të Allahut, largimit nga
ndalesat e Allahut, dhe qëndrimit të tij në kufijtë që ka caktuar Allahu.
Sa më shumë ti ruajë njeriu këto që thamë, devotshmëria e tij ndaj Allahut bëhet më e
plotë. Në të kundërtën, sa herë që ti rrëshqasë këmba në ndonjë gjë e cila e hidhëron
Allahun, devotshmëria pakësohet dhe dobësohet.
10 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Ky pra është udhëzimi dhe besimi, siç ka thënë ehli suneti dhe xhemati; besimi është
fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, shtohet me adhurime dhe pakësohet me gabime.
Të njëjtat fjalë thuhen edhe për devotshmërinë; ajo është fjalë dhe punë, shtohet dhe
pakësohet, sepse devotshmëria është vetë besimi.
Në disa shprehje të tjera të ehli sunetit, thuhet; besimi është fjalë, punë dhe akide
(besim).
Me fjalë të tjera: Besimi është të shprehurit me gjuhë, punë me gjymtyrë, dhe besim me
zemër. Të gjitha këto janë terma të ehli sunetit.
Prandaj; besimi, devotshmëria, udhëzimi, islami, bamirësia dhe përmirësimi, të gjitha
këto janë fjalë dhe vepra, fjalë të zemrës dhe të gjuhës. Gjithashtu, janë punë të zemrës
dhe të gjymtyrëve.
Me adhurime forcohet dhe pastrohet besimi, devotshmëria plotësohet derisa të arrijë
majat më të larta, ndërsa çdo gabim e pakëson besimin dhe devotshmërinë sipas shtimit
dhe pakësimit të mëkateve.
Sipas zellit dhe përpjekjes së besimtarit, në devotshmërinë ndaj Allahut e qëndrimit të
tij në kufijtë që ka caktuar Allahu, ndrojtja që të mos e kaplojë hidhërimi i Tij dhe duke
pasur gjithmonë parasysh mbikqyrjen e Allahut, në këtë mënyrë plotësohet
devotshmëria dhe besimi i tij, plotësohet islami, bamirësia dhe udhëzimi i tij.
Në të kundërtën, sa herë që bie në ndonjë kundërshtim, qoftë në fjalë apo në vepër,
patjetër që besimi do të pakësohet ndërsa devotshmëria do të dobësohet, gjithashtu
edhe bamirësia pakësohet sipas gradës së kundërshtimit që ai bën.
Madje, kur shpeshtohen dhe shumohen kundërshtimet ndaj Allahut, arrin puna deri sa
mbetet një pjesë shumë e vogël nga ky besim.
Më e keqe se kjo, është kur bie në ndonjë kundërshtim që e largon besimin
përfundimisht, siç është; praktikimi i njërës nga gjërat që e prishin dhe e shkatërrojnë
islamin e njeriut.
Prandaj, nëse ky njeri praktikon një vepër që konsiderohet shkatërruese prej
shkatërrueseve të Islamit, në këtë rast besimi dhe devotshmëria largohen
përfundimisht nga ky njeri, duke u kthyer në një dezertor që shijon përjetësisht zjarrin
e xhehenemit, nëse ai vdes në këtë gjendje.
Nga kjo që thamë, çdo nxënës dije e kupton rrezikshmërinë e kësaj çështjeje, gjithashtu
kupton se një problemi të tillë duhet ti kushtojmë shumë vëmendje.
Duhet të kuptojmë, se kjo dunja është vendi i punës dhe i konkurencës ndërmjet të
vërtetës dhe të kotës, është vendi i rreziqeve.
11 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Në një hadith të saktë, Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) thotë:
Nxitoni në punë të mira, sepse do tu vijnë sprova që ngjasojnë me pjesët e errëta të
natës. Në një version tjetër, thotë: Vraponi në punë të mira, sepse do tu vijnë sprova si
pjesët e errëta të natës, derisa njeriu gdhihet musliman e ngryset jomusliman e mohues,
ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar e mohues. Do e shesë fenë e tij me nje
plaçkë të kësaj bote.
Kështu transmetohet hadithi nga i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të).
Sa besimtarë u gdhinë e u ngrysën jobesimtarë! Sa besimtarë u ngrysën e u
gdhinë jobesimtarë! Nuk ka fuqi e as forcë përveç në Allahun e Madhëruar!
Pse ndodh kjo? Për disa arsye, siç është; sharja e Allahut apo e Profetit (paqja dhe
nderimet e Allahut qofshin mbi të), shpifja për fenë dhe librin e Allahut, tallja me fenë e
Allahut të Madhëruar, apo tallja me xhenetin, zjarrin, namazin, agjërimin, zekatin,
haxhin, apo me gjëra të tjera.
Si përfundim, nëse bie në këto gabime ai konsiderohet i dalë nga feja duke iu bërë të
lejuara gjaku dhe pasuria, me përjashtim nëse ai pendohet dhe kthehet.
Në gjërat që të largojnë përfundimisht nga feja e Allahut, është mohimi i detyrave që u
ka caktuar Allahu njerëzve, detyrat e njohura në fe, p.sh. të mohojë domosdoshmërinë e
dy dëshmive, apo të mohojë njësimin dhe pastrimin e fesë për Allahun duke thënë; nuk
është problem të adhurohen idhujt e statujat në vend të Allahut, duke përfunduar
kështu në shirk të madh.
Të mohojë besimin në Profetin (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), ose të
shprehet duke thënë; ky profet nuk është dërguar për të gjithë njerëzit por vetëm për
arabët, siç shprehen disa çifut dhe të krishterë të huaj.
Konsiderohet i dalë nga feja edhe atëherë kur mohon domosdoshmërinë e faljes së
namazit, apo dhënies së zekatit, agjërimin dhe haxhin kur janë mundësitë. Apo të
mohojë lejimin e xhihadit, ndalimin e zinasë, alkolit, mosrespektit ndaj prindërve,
ndërprerjen e lidhjeve farefisnore, e shumë të tjera ku mohimi i njërës prej tyre është
dezertim nga Islami. Pra, njëra nga këto çështje e çrrënjos besimin nga rrënjët e tij. Të
njëjtën gjë bën dhe me devotshmërinë duke e çrrënjosur atë, ndërsa ai që i bën këto
mohime mbetet mohues dezertor, i lejohet gjaku dhe pasuria, Allahu na ruajtë të
gjithëve.
Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) në një hadith të tij thotë: Kush
ndërron fenë e tij, vriteni.
Pra, çështja është e rrezikshme, në këtë botë besimtarit i del si detyrë që të ketë kujdes
e gjithmonë duhet ta shoqërojë frika nga Allahu i Madhëruar. Duhet të jetë i përëndruar
në rrugën e drejtë duke ruajtur fenë e tij.
12 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Nga gjërat që të nxjerrin nga feja është dhe lënia e namazit me qëllim, edhe nëse e
pranon domosdoshmërinë e tij e thotë se namazi është obligim, por nuk e fal atë dhe
nuk e vret mendjen.
Në çështjen që po cekim kanë rënë në kundërshtim dijetarët, një grup prej tyre kanë
thënë; konsiderohet dezertor mohues edhe nëse e pranon domosdoshmërinë e tij.
Një pjesë tjetër kanë thënë; nuk kosiderohet dezertor derisa të mohojë
domosdoshmërinë e faljes së tij, por përsëri ka rënë në kufër të vogël e jo në atë të
madhin, shtoi kësaj se gjynahu që ka bërë është më i madh se imoraliteti dhe pirja e
alkolit, apo të ngjashmet me to.
Mendimi i saktë është se; ai konsiderohet mohues edhe nëse nuk e mohon
domosdoshmërinë e faljes së tij, është kufër i madh që të nxjerr nga Islami.
E themi këtë duke u mbështetur në shumë argumente, siç është fjala e Profetit (paqja
dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) të cilën e transmeton imam Ahmedi dhe autorët
e suneneve. Transmetohet nga Burejdete se Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut
qofshin mbi të) ka thënë: Marrëveshja ndërmjet nesh dhe atyre ka lidhje me namazin. Ai
që e lë dhe nuk e falë atë, ai konsiderohet i dalë nga feja.
Gjithashtu, është fjala e Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) të cilën e
tranmeton Muslimi nga Xhabiri se Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të)
ka thënë: Ndërmjet burrit, kufrit dhe shirkut, qëndron lënia e namazit.
Këto dy hadithe dhe shumë argumente të tjera, janë argument i ngritur nga Allahu për
çdo individ që e lë namazin, edhe nëse nuk e mohon domosdoshmërinë e faljes së tij.
Këtë që thamë e ka shprehur edhe Abdullah bin Shekijk el Ukajli me sahabë të tjerë, se
lënia e namazit është kufër. Prandaj, na del detyrë që të kemi kujdes dhe të këshillojmë
për këtë namaz, ta ruajmë atë pa harruar dhe këshillimin që të jemi të përqëndruar në
fenë e Allahut. Të mos i ndahemi devotshmërisë dhe gjërave që e forcojnë atë, siç është
bindja ndaj Allahut dhe Profetit të Tij (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të).
Duhet pasur kujdes nga mëkatet dhe nga gjërat që e pakësojnë dhe dobësojnë këtë
devotshmëri, siç janë gjynahet etj.
Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe atributet e Tij të larta, të na japë
sukses të gjithëve në gjërat që e gëzojnë Atë! Gjithashtu, e lus Atë që të na mundësojë
përqëndrim të mirëfilltë në fenë e Tij dhe të na mundësojë të gjithëve ta përmendim, ta
falenderojmë dhe ta adhurojmë në mënyrën më të mirë. Të na japë sukses në bindjen
ndaj Tij dhe ndaj të dërguarit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), të na bëjë
nga ata që lidhen ngushtë me devotshmërinë ndaj Tij deri në momentin kur ta takojmë
Atë. Vërtet, Allahu është Bamirës dhe Fisnik. Së fundi, përshëndetjet dhe nderimet më të
përzemërta ia dërgojmë robit dhe të dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja dhe nderimet e
Allahut qofshin mbi të), familjes, shokëve të tij dhe gjithë atyre që e ndjekin.
13 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz
Allahu e shpërbleftë shejhun tonë të ndershëm me shpërblimet më të mira, e për fjalët
që tha lusim Allahun t’ia vendosë në peshoret e punëve të mira. Lusim Allahun që këto
fjalë të na bëjnë dobi, vërtet Allahu i dëgjon lutjet dhe i pranon ato.

More Related Content

What's hot

Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaDr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaLibra Islame
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiDr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiLibra Islame
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveRregullatIslame
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeRregullatIslame
 
Akideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetAkideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetRregullatIslame
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveRregullatIslame
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraRregullatIslame
 
Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës Shkumbim Jakupi
 
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël IDr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël IShkumbim Jakupi
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - SinqeritetiDr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - SinqeritetiLibra Islame
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameRregullatIslame
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaALMA M
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiLibra Islame
 
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjesRruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjesRregullatIslame
 
Dr. Musli Vërbani - Vakëfi
Dr. Musli Vërbani - VakëfiDr. Musli Vërbani - Vakëfi
Dr. Musli Vërbani - VakëfiShkumbim Jakupi
 

What's hot (19)

Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
Amr Halid - Deri sa mos ta ndryshojnë ...
 
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - BujariaDr. Musli Vërbani - Bujaria
Dr. Musli Vërbani - Bujaria
 
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhiBesimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
Besimi (imani), namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi
 
Dr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - DurimiDr. Musli Vërbani - Durimi
Dr. Musli Vërbani - Durimi
 
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateveShtysat e çlirimit prej mëkateve
Shtysat e çlirimit prej mëkateve
 
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshmeMjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
Mjete të përshtatshme për një jetë të rehatshme
 
Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Akideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentetAkideja Tahauijeh me komentet
Akideja Tahauijeh me komentet
 
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëveNdalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
Ndalesa e Miqësimit të çifutëve dhe krishterëve
 
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të miraPozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
Pozita që ka Namazi dhe gjurmët e tij të mira
 
Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës Amr Halid - Vlera e kohës
Amr Halid - Vlera e kohës
 
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël IDr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
Dr. Musli Vërbani - Planprogrami i muslimanit të vogël I
 
Mirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërveMirësjellja ndaj prindërve
Mirësjellja ndaj prindërve
 
Dr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - SinqeritetiDr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
Dr. Musli Vërbani - Sinqeriteti
 
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë IslameMargaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
Margaritari i përmbledhur në Cilësitë e mira të Fesë Islame
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
 
Dr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - TurpiDr. Musli Vërbani - Turpi
Dr. Musli Vërbani - Turpi
 
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjesRruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
Rruga për sqarimin e gjendjeve të përzierjes
 
Dr. Musli Vërbani - Vakëfi
Dr. Musli Vërbani - VakëfiDr. Musli Vërbani - Vakëfi
Dr. Musli Vërbani - Vakëfi
 

Similar to Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj

Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmLexo dhe Mëso
 
Namazi, rruga e lumturise
Namazi, rruga e lumturiseNamazi, rruga e lumturise
Namazi, rruga e lumturiseJonida
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitLexo dhe Mëso
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitRregullatIslame
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetAvni Xhemajli
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazLexo dhe Mëso
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Amr halid vlera e kohës
Amr halid   vlera e kohësAmr halid   vlera e kohës
Amr halid vlera e kohësLibra Islame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeLexo dhe Mëso
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRregullatIslame
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feRregullatIslame
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutRregullatIslame
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutLexo dhe Mëso
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!Lexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëLexo dhe Mëso
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëRregullatIslame
 

Similar to Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj (20)

Amr halid pendimi
Amr halid   pendimiAmr halid   pendimi
Amr halid pendimi
 
Devotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejminDevotshmeria shejh-uthejmin
Devotshmeria shejh-uthejmin
 
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në SelefizëmKëshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
Këshilla të Shkëlqyera për ata që janë Penduar dhe janë Kthyer në Selefizëm
 
Namazi, rruga e lumturise
Namazi, rruga e lumturiseNamazi, rruga e lumturise
Namazi, rruga e lumturise
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te SunetitPozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
Pozita e Sunetit dhe ndikimi i dijetareve te Sunetit
 
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davetNxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
Nxitja e harmonise dhe mencurise ne davet
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin BazKëshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz
 
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
Këshilla nga dijetari Abdulaziz bin Baz (RahimehUllah)
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Amr halid vlera e kohës
Amr halid   vlera e kohësAmr halid   vlera e kohës
Amr halid vlera e kohës
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzimeRigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
Rigjallërimi Islam, rregulla dhe udhëzime
 
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në feDhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
Dhjetë rregulla për qëndrueshmëri në fe
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 
Kater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e ShirkutKater rregullat e Shirkut
Kater rregullat e Shirkut
 
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
T’ua mësojmë fëmijëve besimin!
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesëMetodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
Metodologjia e adhuruesve dhe sqarimi i rregullave të fesë
 

More from E verteta vjen nga Zoti

More from E verteta vjen nga Zoti (20)

Kurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte ShqipKurani i Shenjte Shqip
Kurani i Shenjte Shqip
 
Rruga e Muslimanit
Rruga e MuslimanitRruga e Muslimanit
Rruga e Muslimanit
 
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
Shpata Kunder Magjise&te Ligeve Magjistare
 
E verteta-e-qarte
E verteta-e-qarteE verteta-e-qarte
E verteta-e-qarte
 
Eutanazia
EutanaziaEutanazia
Eutanazia
 
Etika islame
Etika islameEtika islame
Etika islame
 
Etika islame 2
Etika islame 2Etika islame 2
Etika islame 2
 
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
Err rreukjetu vvet-tamaim fryerja (sherimi)
 
Shabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessingsShabaan the neglected month of blessings
Shabaan the neglected month of blessings
 
Muslim
MuslimMuslim
Muslim
 
Knowledge in islam
Knowledge in islamKnowledge in islam
Knowledge in islam
 
Kitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheismKitab ut tawheed-book of monotheism
Kitab ut tawheed-book of monotheism
 
Fortress of the muslim
Fortress of the muslimFortress of the muslim
Fortress of the muslim
 
Sword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magiciansSword against Black magic evil magicians
Sword against Black magic evil magicians
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Emrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkujEmrat e bukur musliman meshkuj
Emrat e bukur musliman meshkuj
 
Emrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femraEmrat e bukur muslimane femra
Emrat e bukur muslimane femra
 
Emrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahutEmrat dhe cilesite e allahut
Emrat dhe cilesite e allahut
 
Emancipimi i pacip
Emancipimi i pacipEmancipimi i pacip
Emancipimi i pacip
 
Elsie
ElsieElsie
Elsie
 

Devotshmeria dhe rruget e forcimit te saj

  • 1.
  • 2. 2 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve, e ardhmja u takon njerëzve të devotshëm, ndërsa përshëndetjet dhe nderimet ia dërgojmë të dërguarit të tij, njeriut më të zgjedhur dhe besnikut që kumtoi shpalljen, profetit, imamit dhe zotërisë tonë Muhamedit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), familjes së tij dhe gjithë atyre që ndjekin udhëzimin e tij deri në ditën e gjykimit. Falënderoj Allahun e Madhëruar, i Cili na begatoi me këtë takim në këtë muaj të begatë me vëllezërit e mi të ndershëm që i dua për hirë të Allahut, dhe me bijtë e mi të shtrenjtë, për tu këshilluar për të vërtetën e për tu udhëzuar drejt të vërtetës. E lus Allahun që ta bëjë këtë takim të begatë, ti përmirësojë zemrat dhe punët tona, të na ruajë nga veset e shpirtrave dhe punëve tona të këqia. Gjithashtu, e lusim Atë të ndihmojë fenë dhe të lartësojë fjalën e Tij, ti japë sukses shtetit tonë në gjërat që Ai i pëlqen dhe që janë në të mirë të robërve, në të njëjtën kohë i kërkojmë Atij që tu japë sukses të gjithë udhëheqësve muslimanë kudo që janë, në gjërat që përmirësojnë robërit dhe shtetin në përqëndrim të palëkundur në sheriatin e Allahut, i cili ngjason me anijen e Nuhut. Ai që udhëzohet drejt saj, shpëton, ndërsa ai që distancohet prej saj, shkatërrohet. Pas kësaj hyrje që bëra, falënderoj organizuesit e këtij takimi, dekanatin e kësaj shkolle të cilët më ftuan në këtë takim, duke e lutur Allahun që ti begatojë përpjekjet e tyre, ti ndihmojë në çdo punë të mirë e tu bëjë dobi me ta njerëzve. Vërtet, Allahu është më i miri që mund ti lutemi. O ju vëllezër që u dua për hir të Allahut! Bijë të ndershëm! Pak më parë e dëgjuat titullin e kësaj ligjërate që ka të bëjë me devotshmërinë dhe mënyrat e forcimit të saj. Këtë titull zgjodhi universiteti, ose më saktë dekanati i kësaj shkolle, e unë e pranova një gjë të tillë për vetë faktin se kjo është një temë madhështore, e cila meriton që ti kushtojmë rëndësi dhe të meditojmë në të, pa harruar dhe praktikimin e asaj që na kërkohet. Devotshmëria o vëllezër është vetë feja e Allahut të Madhëruar, është një fjalë përmbledhëse që përmban gjithë të mirat. Devotshmëria është; besimi, udhëzimi, islami, bamirësia, dobia dhe përmirësimi. Feja e Allahut u quajt devotshmëri, sepse ai që udhëzohet dhe përqëndrohet në këtë fe, ruhet nga dënimi dhe zemërimi i Allahut si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër. Devotshmëria është mjeti më i përshtatshëm për të fituar çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër, në të njëjtën kohë është mjeti që të largon nga çdo e keqe në këtë botë dhe në botën tjetër.
  • 3. 3 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Prandaj, Allahu shpesh herë e përmend atë në librin e Tij famëlartë, gjithashtu edhe Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) në hadithet e tij. Tek ajetet që përmendin devotshmërinë, janë edhe fjalët e Allahut në fillim të sures Nisa, ku thotë: “O ju njerëz, të jeni të devotshëm ndaj Zotit tuaj i Cili u krijoi nga një vete…” Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar i urdhëron të gjithë njerëzit që ti frikësohen Atij, ashtu siç është shprehur në suren Bekare, ku thotë: “O ju njërëz, adhurojeni Zotin tuaj”. Ai i urdhëron njerëzit që ta adhurojnë Atë, në të njëjtën kohë u kërkon që ti frikësohen Atij, sepse devotshmëria është adhurim ndaj Allahut ashtu siç është adhurimi devotshmëri. Devotshmëria është bindja ndaj Allahut të Madhëruar dhe Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), duke ia kushtuar adhurimin me sinqeritet vetëm Allahut dhe askujt tjetër përveç Tij, duke praktikuar urdhërat e duke lënë të ndaluarat, d.m.th. duke qëndruar në kufijtë që ka caktuar Allahu. Ky pra është adhurimi ndaj Allahut dhe devotshmëria ndaj Tij, ky është besimi ku të gjitha së bashku do të thonë; islam, bamirësi, udhëzim dhe përmirësim. Ai që i frikësohet Allahut është ai që e adhuron dhe e njëson Atë, është ai që përqëndrohet në rrugën e Tij, është besimtari musliman, është bamirësi, ndërsa i udhëzuari është njeriu i mirë. Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, frikësojuni Allahut se me të vërtetë dridhja pranë katastrofës së kijametit është një llahtari e madhe.” Në një ajet tjetër, thotë: “O ju njerëz, bëhuni të devotshëm ndaj Allahut dhe frikësojuni asaj dite kur prindi nuk mund ti bëjë dobi fëmijës së tij, e as fëmija nuk mund ti bëjë dobi asnjë send prindit të tij.” Gjithashtu thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne u krijuam prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise në mënyrë që të njiheni mes vete, e ska dyshim se tek Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që është më i devotshmi.” Në një ajet tjetër, përsëri thotë: “O ju njerëz, kujtoni begatitë që u dhuroi Allahu. A ka ndonjë që u furnizon nga qielli përpos Allahut?” Gjithashtu thotë: “Përgatituni me furnizim, e furnizimi më i mirë është devotshmëria.” Në këtë ajet, Allahu i Madhëruar na tregoi se përgatitja më e mirë është devotshmëria, sepse furnizimi më i mirë me të cilin njeriu takon Allahun dhe bashkëpunon me Të në këtë botë, është devotshmëria.
  • 4. 4 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz D.m.th. është përgatitja më e madhe dhe më e dobishme, për shkak se devotshmëri do të thotë bindje ndaj Allahut dhe Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), sinqeriteti dhe vërtetësia në punë duke iu përmbajtur kufijve që ka vënë Allahu e duke iu larguar gjërave që Ai ka ndaluar, me shpresë në shpërblimin e Tij dhe me frikë nga ndëshkimi i Tij. Pra, kështu realizohet devotshmëria (frikë-respekti). Takua vjen nga fjala arabe uikaje, që do të thotë “pengesë”, sepse njeriu duke adhuruar Zotin e duke praktikuar urdhërat e Tij, duke qëndruar në kufijtë që Ai ka vënë, të gjitha këto bëhen pengesë që ta ruajnë këtë njeri nga dënimi dhe zemërimi i Allahut të Madhëruar, si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër. Për shkak të devotshmërisë, Allahu ka përgatitur çdo të mirë në këtë botë dhe në botën tjetër. Në një ajet, Allahu i Madhëruar thotë: “E kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i hap rrugë dhe e furnizon prej nga nuk e kupton.” Çfarë mbetet pas kësaj? “E kush i frikësohet Allahut, atij Allahu i hap rrugë…”, ky ajet përfshin të mirat e dunjasë dhe të ahiretit, pra, devotshmëria është mënyra më e mirë për tu çliruar nga vështirësitë e kësaj bote dhe të botës tjetër. Duhet të dini se vështirësia më e madhe është ajo e ditës së gjykimit, ditës së madhe ku do të ndodhë gjykimi dhe shpërblimi. Ai që i frikësohet Allahut, Allahu do ta shpëtojë atë nga vështirësitë e asaj dite duke e futur në radhët e njerëzve të gëzuar e të shpëtuar, pikërisht në vendin e dinjitetit (xhenetit). Në një ajet tjetër, Allahu i Madhëruar thotë: “E kush i frikësohet Allahut, Ai atij do t’ia lehtësojë punët.” Me këtë ajet, Allahu i Madhëruar na sqaron se devotshmëria është mjeti më i mirë për lehtësimin e punëve dhe daljen nga çdo vështirësi, si në këtë botë ashtu dhe në botën tjetër. Nuk mund të harrohet dhe furnizimi andej nga ai nuk e pret, e këtu është për qëllim furnizimi në këtë botë dhe në botën tjetër. Rizku më i mirë që ndodhet në botën tjetër, është të fitosh xhenetin dhe të shpëtosh nga zjarri. Allahu i Madhëruar duke treguar për rëndësinë e devotshmërisë, thotë: “E kush e ka frikë Allahun, Ai atij ia shlyen të këqiat dhe ia shton shpërblimin.” Kur një i devotshëm triumfon duke dalë nga vështirësitë, e duke u furnizuar nga nuk e pret, shtoja kësaj dhe lehtësimin e punëve, shlyerjes së mëkateve dhe shtimit të
  • 5. 5 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz shpërblimit, atëherë më tregoni çfarë mbetet pas kësaj për të thënë? Nuk ka dyshim se ai ka arritur çdo të mirë. Tek shtimi i shpërblimit që sapo u përmend, në ajet është për qëllim hyrja në xhenet dhe shpëtimi nga zjarri. Allahu i Madhëruar u ka premtuar të devotshmëve lloj-lloj mirësish, dhe na ka treguar në shumë ajete se kjo devotshmëri do ti shpierë ata në vendin e krenarisë dhe dinjitetit, i cili është xheneti. Në suren Hixhr, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në xhenete mes burimeve. “Hyni në to të shpëtuar dhe të siguruar.” Ne hoqëm prej zemrave të tyre çdo urrejtje, e ashtu të vëllazëruar qëndrojnë në mbështetëse përballë njëri-tjetrit. Aty nuk kanë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij (xhenetit).” Ky është përfundimi i njerëzve të devotshëm: “Vërtet, të devotshmit do të jenë në xhenete mes burimeve.” Do të jenë në kopshte në të cilat ndodhet çdo e mirë që shpirti e do dhe syri kënaqet me të, shtoi kësaj kënaqësie dhe përjetësinë. Në të ka dhe burime uji të cilat të bëjnë të qetësohesh, dhe shërim për atë që pi prej tyre. Në xhenet janë dhe lumenjtë e rrjedhshëm, e pas gjithë këtyre të mirave u thuhet “Hyni në to të shpëtuar dhe të siguruar.” (Të shpëtuar) Nga çdo e keqe siç është; sëmundja, vdekja, brengat dhe pikëllimet të cilat e lëndojnë njeriun. Pra, banorët e xhenetit janë në kulmin u lumturisë, qetësisë, sigurisë dhe shëndetit. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar thotë: “(Të siguruar) D.m.th. të siguruar nga çdo e keqe që urren njeriu, i sigurtë nga vdekja, i sigurtë në vendin ku është sepse nuk shkatërrohet asnjëherë, i siguruar nga lëndimet, siç janë; uria, etja, e shumë e shumë të tjera prej të cilave frikësohet njeriu. Më pas, Allahu i Madhëruar thotë: “Ne hoqëm prej zemrave të tyre çdo urrejtje.” Mund të ndodhë që njeriu në këtë botë të ketë ndonjë zënkë me dikë tjetër, për shkak të armiqësive, padrejtësive dhe arrogancës, por në ditën e gjykimit kjo urrejtje do të hiqet nga zemrat e besimtarëve, madje do të hiqet çdo shkak që të shpie drejt smirës, urrejtjes, arrogancës dhe ngatërresave që ndodhin ndërmjet vëllezërve, të gjitha këto do të largohen dhe do të shkatërrohen.
  • 6. 6 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Xheneti është vendi i dashurisë, harmonisë, kënaqësisë, sigurisë, bashkjetesës dhe pastërtisë shpirtërore nga çdo e keqe; “E ashtu të vëllazëruar qëndrojnë në mbështetëse përballë njëri-tjetrit”. Në vendet ku qëndrojnë, janë përballë njëri-tjetrit e nuk ja kthejnë shpinën njëri-tjetrit. “Aty nuk kanë kurrfarë lodhje dhe nuk do të nxirren kurrë prej tij (xhenetit).” Ndërsa në suren Duhan, Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet të devotshmit janë në vende të qeta, janë në xhenete dhe në burime që rrjedhin, veshin rroba të mëndafshta e kadifeje të ulur përballë njëri-tjetrit. Kështu edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë tu ofrohet çdo lloj peme e aty janë të sigurtë, aty nuk e përjetojnë vdekjen përveç asaj të parës në dunja. Ata i shpëtoi Allahu nga vuajtjet e xhehenemit, të gjitha këto janë dhuratë nga Zoti yt e ai është shpërblimi më i madh.” Kjo është gjendja e njerëzve të devotshëm: “Vërtet, të devotshmit janë në vende të qeta.” Pra, janë në xhenet. Thuhet vend i qetë sepse nuk i kaplon vdekja, shqetësimet, problemet, lëndimet nga armiqtë dhe nuk lëndohet me gjëra që e lëndojnë njeriun. Më pas, këtë fjalë Allahu e sqaroi duke thënë: “Janë në xhenete dhe në burime që rrjedhin, veshin rroba të mëndafshta e kadifeje të ulur përballë njëri-tjetrit. Kështu edhe i martojmë me bardhoshe symëdha (me hyri). Aty kërkojnë tu ofrohet çdo lloj peme e aty janë të sigurtë.” Vendi ku qëndrojnë është i sigurtë, gjithashtu edhe ata janë të sigurtë, pra vendi është i sigurtë sepse nuk mund të prishet apo të ketë difekt. Përveç kësaj, ata janë të sigururar nga çdo lëndim, siç është; vdekja, sëmundja dhe pikëllimi, pra nga çdo gjë që mund ta lëndojë njeriun. Gjithashtu, janë të ruajtur nga lëndimet e pasngrënies, sepse njeriu pas ngrënies mund të lëndohet nga tejngopja, apo nga vetë ushqimi i cili mund të mos jetë i përshtatshëm, apo nga ndonjë gjë që ka rënë në ushqim që e dëmton atë, pra, këto lëndime nuk ekzistojnë tek banorët e xhenetit. Ata hanë, pinë dhe gëzojnë me gjëra të ndryshme, janë të sigurtë nga çdo lëndim që mund tu kanoset. Janë të sigurtë nga çdo lëndim, prandaj nuk lëndohen në ushqim, pirje apo veshje. Gjithashtu, nuk lëndohen në vendin ku qëndrojnë dhe banojnë, d.m.th. janë të sigurtë nga çdo e keqe. Pas kësaj, Allahu i Madhëruar thotë: “Aty nuk e përjetojnë vdekjen…”. Janë të gjallë përjetësisht, nuk vdesin dhe nuk lëvizin nga ai vend, në kundërshtim me jetën e kësaj bote në të cilën ekziston vdekja dhe lëvizja nga një vend në një vend tjetër. Njeriu mund të largohet nga vendbanimi i tij, mund ti prishet shtëpia, apo mund ti duket një shtëpi
  • 7. 7 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz tjetër më e mirë se ajo ku ndodhet, mund ti dalin shkaqe të ndryshme që ta detyrojnë të braktisë shtëpinë në të cilën ndodhet. Ndërsa banorët e xhenetit janë në vende të përhershme, sepse ato janë të pajisura me gjithë të mirat dhe janë të përsosura, gjë e cila nuk i detyron ata të shpërngulen nga një vend në tjetrin. Gjithashtu, ata nuk vdesin kurrë. Për këtë Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) në një hadith të saktë të transmetuar nga Muslimi, thotë: Kur të hyjnë banorët e xhenetit në xhenet, do të thërrasë një thirrës nga ana e Allahut të Madhëruar, e do të thotë: “O banorët e xhenetit, ajo që u jepet është që të jetoni përjetësisht e të mos vdisni asnjëherë, të jeni të shëndetshëm e të mos u kaplojë sëmundja asnjëherë, të jeni gjithmonë të rinj e të mos plakeni asnjëherë, gjithmonë të jeni të kënaqur dhe të mos pikëlloheni asnjëherë. Kështu do thuhet ditën e gjykimit kur të hyjnë në xhenet. Në suren Dharijat, Allahu i Madhëruar thotë: “Të devotshmit janë në kopshte dhe burime, të kënaqur me atë që u ka dhuruar Zoti i tyre, ata edhe më parë ishin vepërmirë.” Të kënaqur sepse shfrytëzojnë mirësitë e Zotit që ua dhuroi, por pse ndodh e gjithë kjo? E fituan këtë mirësi sepse në jetën e kësaj bote ishin vepërmirë, ishin të drejtuar në bindjen ndaj Allahut. Pas kësaj, Allahu tregon disa nga veprat që ata bënin në këtë botë, duke thënë: “Ata ishin që natën flinin pak, dhe në kohën e agimit kërkonin falje për mëkatet e tyre. Dhe në pasurinë e tyre kishin caktuar të drejtë për lypësin dhe për të ngratin.” Në grupin e veprave që bënin, përmendi namazin e natës dhe kërkimin e faljes në fund të natës. Disa nga të parët tanë të mirë, kanë thënë: Ata e zgjasnin namazin deri para mëngjesit, e pas kësaj uleshin dhe kërkonin falje. Pra, namaz nate i shoqëruar me qëndrim të gjatë në këmbë, me dua, me lutje, e më pas me kërkim falje i mbyllnin punët e tyre, pendoheshin tek Allahu sikur të ishin kriminela apo të ishin neglizhentë ndaj adhurimeve. E bënin këtë sepse nuk donin ti shihnin punët e tyre si të mëdha, apo të bëheshin mendjemëdhenj. Edhe pse ata punonin dhe mundoheshin shumë në këtë botë, sërish kërkonin falje pandërprerë nga frika e dënimit, nga frika se mos u ktheheshin punët mbrapsht. Duke treguar për këta njerëz, në suren Muminun Allahu i Madhëruar thotë: “Vërtet, ata që ndaj Madhërisë së Zotit të tyre kanë frikë, ata të cilët u besojnë argumenteve
  • 8. 8 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz të Zotit të tyre, dhe ata të cilët nuk i përshkruajnë shok Zotit të tyre. Dhe ata të cilët japin nga ajo që kanë (punojnë dhe veprojnë gjërat që u kërkohen), e përsëri zemrat e tyre i kanë të frikësuara (punojnë dhe nuk mburren e as nuk përmendin gjërat që punuan, por përkundrazi, ata punojnë dhe bëjnë adhurime, e zemrat e tyre përsëri janë të frikësuara se mos ndoshta këto punë u kthehen mbrapsht, për shkak të ndonjë neglizhence apo mangësie, apo si rrjedhojë e ndonjë gabimi që mund të kenë bërë, pa harruar dhe mundin për të bërë adhurime), sepse e dinë se një ditë do të kthehen tek Allahu.” Besimi se një ditë do të kthehen tek Zoti i tyre, e se Ai do ti shpërblejë për veprat që kanë bërë, i nxiti ata të frikësoheshin për veprat e tyre se mos nuk janë të sinqerta për hirë të Tij, apo ngase nuk i kanë arritur kushtet e pranimit tek Allahu. Çfarë u solli këtyre njerëzve ky pranim dhe kjo frikë, për mospranimin e punëve të tyre? Allahu i Madhëruar, pas kësaj thotë: “Të tillët janë duke nxituar drejt të mirave dhe të parët do ti arrijnë ato.” Për shkak të frikë-respektit, ndrojtjes dhe besimit të tyre të plotë, ata nxituan drejt punëve të mira, nxituan drejt të mirave dhe të parët i arritën ato. Nxituan duke vënë përpara sinqeritetin, besimin dhe frikë-respektin, duke i arritur ato që deshën. Ndërsa në suren Tur, Allahu i Madhëruar thotë: “Të devotshmit janë në kopshte e në begati, të kënaqur me atë që u dha Zoti i tyre dhe që i ruajti nga vuajtja e xhehenemit.” Pra, të devotshmit janë në xhenete dhe në begati. Në suren Kalem, Allahu i Madhëruar thotë: “Është e sigurtë se për të devotshmit do të ketë kopshte të begatshme tek Zoti i tyre.” Gjithashtu, në suren Murselat thotë: “Nuk ka dyshim se të devotshmit do të jenë nën hije dhe pranë burimeve, aty kanë pemë çfarë të dëshirojnë.” Pra, Allahu i Madhëruar ka përgatitur çdo të mirë mbi devotshmërinë, këtë e ka bërë me devotshmërinë e jo me farefisin, pasuritë, apo me vendet e tyre të punës, e as me ato gjëra të cilat i konsiderojnë të mëdha, e as dhënia pas kësaj bote. Pak më parë përmendëm se si Allahu tregoi në suren Huxhurat, se lidhjet farefisnore nuk i afrojnë njerëzit tek Allahu. Për këtë, Allahu i Madhëruar thotë: “O ju njerëz, vërtet Ne u krijuam prej një mashkulli dhe një femre, u bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet veti.” Nuk tha që të mburreni, gjithashtu nuk tha që të fitoni xhenetin, por tha “që të njiheni
  • 9. 9 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz ndërmjet veti.” Pas kësaj, tha: “E nuk ka dyshim se më i ndershmi në mesin tuaj është më i devotshmi.” Pra, ndershmëria nuk është me pasuri apo me farefis, gjithashtu nuk arrihet me pozitë në mesin e njerëzve apo me punësimet joshëse etj. Ndershëmria e vërtetë arrihet me devotshmëri; “E nuk ka dyshim se më i ndershmi në mesin tuaj është më i devotshmi.” Në një hadith të saktë, thuhet se një herë kur Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ishte i ulur tek njerëzit, aty pranë kaloi një njeri që konsiderohej nga njerëzit e ndershëm dhe me famë. Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) në këtë rast iu drejtua të pranishmëve duke u thënë: Çfarë mendimi keni për këtë person? Thanë: Ky është nga njerëzit e ndershëm dhe me pozitë, nëse kërkon të martohet e meriton që ta martojnë, e nëse ndërmjetëson ti pranohet ndërmjetësimi, dhe kur të flasë ti dëgjohet fjala. Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) kur i dëgjoi këto fjalë, heshti. Aty kaloi një njeri i varfër musliman, d.m.th. i devotshëm. Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) i pyeti të pranishmit: Çfarë mendoni për këtë njeri? I thanë: Ky është njëri nga të varfërit e muslimanëve. Nëse kërkon të martohet meriton të mos e martojnë, nëse ndërmjetëson të mos i pranohet ndërmjetësimi, dhe kur të flasë të mos i dëgjohen fjlaët. Pas kësaj, Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) tha: Ky që patë tani, është më i mirë se ai edhe sikur toka të jetë e mbushur me njerëz të atillë. Pse i tha këto fjalë? Sepse ndryshimi është vetëm me devotshmëri dhe besim. I pari ishte nga njerëzit e ndershëm, por nuk ishte i devotshëm, ndërsa i dyti ishte nga të varfërit e muslimanëve, por ishte nga të devotshmit e tyre. Prandaj dhe Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) tha për të: Është më i mirë se ai edhe sikur toka të jetë e mbushur me njerëz të atillë. Kjo na tregon rëndësinë e devotshmërisë dhe adhurimit, të cilat janë e vetmja peshore matëse tek Allahu i Madhëruar, e nuk ekziston peshojë tjetër përpos kësaj që thamë. Peshorja tek Allahu është që të jesh i devotshëm, i bindur ndaj Allahut, i përqëndruar në fenë tënde, tu largohesh ndalesave që ti ka ndaluar Allahu, të qëndrosh e të mos i kalosh kufijtë e Allahut. Kjo devotshmëri forcohet, plotësohet dhe përqëndrohet me vazhdueshmërinë e robit nën frikën ndaj Allahut, përkujdesit të tij ndaj urdhërave të Allahut, largimit nga ndalesat e Allahut, dhe qëndrimit të tij në kufijtë që ka caktuar Allahu. Sa më shumë ti ruajë njeriu këto që thamë, devotshmëria e tij ndaj Allahut bëhet më e plotë. Në të kundërtën, sa herë që ti rrëshqasë këmba në ndonjë gjë e cila e hidhëron Allahun, devotshmëria pakësohet dhe dobësohet.
  • 10. 10 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Ky pra është udhëzimi dhe besimi, siç ka thënë ehli suneti dhe xhemati; besimi është fjalë dhe vepër, shtohet dhe pakësohet, shtohet me adhurime dhe pakësohet me gabime. Të njëjtat fjalë thuhen edhe për devotshmërinë; ajo është fjalë dhe punë, shtohet dhe pakësohet, sepse devotshmëria është vetë besimi. Në disa shprehje të tjera të ehli sunetit, thuhet; besimi është fjalë, punë dhe akide (besim). Me fjalë të tjera: Besimi është të shprehurit me gjuhë, punë me gjymtyrë, dhe besim me zemër. Të gjitha këto janë terma të ehli sunetit. Prandaj; besimi, devotshmëria, udhëzimi, islami, bamirësia dhe përmirësimi, të gjitha këto janë fjalë dhe vepra, fjalë të zemrës dhe të gjuhës. Gjithashtu, janë punë të zemrës dhe të gjymtyrëve. Me adhurime forcohet dhe pastrohet besimi, devotshmëria plotësohet derisa të arrijë majat më të larta, ndërsa çdo gabim e pakëson besimin dhe devotshmërinë sipas shtimit dhe pakësimit të mëkateve. Sipas zellit dhe përpjekjes së besimtarit, në devotshmërinë ndaj Allahut e qëndrimit të tij në kufijtë që ka caktuar Allahu, ndrojtja që të mos e kaplojë hidhërimi i Tij dhe duke pasur gjithmonë parasysh mbikqyrjen e Allahut, në këtë mënyrë plotësohet devotshmëria dhe besimi i tij, plotësohet islami, bamirësia dhe udhëzimi i tij. Në të kundërtën, sa herë që bie në ndonjë kundërshtim, qoftë në fjalë apo në vepër, patjetër që besimi do të pakësohet ndërsa devotshmëria do të dobësohet, gjithashtu edhe bamirësia pakësohet sipas gradës së kundërshtimit që ai bën. Madje, kur shpeshtohen dhe shumohen kundërshtimet ndaj Allahut, arrin puna deri sa mbetet një pjesë shumë e vogël nga ky besim. Më e keqe se kjo, është kur bie në ndonjë kundërshtim që e largon besimin përfundimisht, siç është; praktikimi i njërës nga gjërat që e prishin dhe e shkatërrojnë islamin e njeriut. Prandaj, nëse ky njeri praktikon një vepër që konsiderohet shkatërruese prej shkatërrueseve të Islamit, në këtë rast besimi dhe devotshmëria largohen përfundimisht nga ky njeri, duke u kthyer në një dezertor që shijon përjetësisht zjarrin e xhehenemit, nëse ai vdes në këtë gjendje. Nga kjo që thamë, çdo nxënës dije e kupton rrezikshmërinë e kësaj çështjeje, gjithashtu kupton se një problemi të tillë duhet ti kushtojmë shumë vëmendje. Duhet të kuptojmë, se kjo dunja është vendi i punës dhe i konkurencës ndërmjet të vërtetës dhe të kotës, është vendi i rreziqeve.
  • 11. 11 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Në një hadith të saktë, Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) thotë: Nxitoni në punë të mira, sepse do tu vijnë sprova që ngjasojnë me pjesët e errëta të natës. Në një version tjetër, thotë: Vraponi në punë të mira, sepse do tu vijnë sprova si pjesët e errëta të natës, derisa njeriu gdhihet musliman e ngryset jomusliman e mohues, ose ngryset besimtar dhe gdhihet jobesimtar e mohues. Do e shesë fenë e tij me nje plaçkë të kësaj bote. Kështu transmetohet hadithi nga i dërguari i Allahut (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të). Sa besimtarë u gdhinë e u ngrysën jobesimtarë! Sa besimtarë u ngrysën e u gdhinë jobesimtarë! Nuk ka fuqi e as forcë përveç në Allahun e Madhëruar! Pse ndodh kjo? Për disa arsye, siç është; sharja e Allahut apo e Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), shpifja për fenë dhe librin e Allahut, tallja me fenë e Allahut të Madhëruar, apo tallja me xhenetin, zjarrin, namazin, agjërimin, zekatin, haxhin, apo me gjëra të tjera. Si përfundim, nëse bie në këto gabime ai konsiderohet i dalë nga feja duke iu bërë të lejuara gjaku dhe pasuria, me përjashtim nëse ai pendohet dhe kthehet. Në gjërat që të largojnë përfundimisht nga feja e Allahut, është mohimi i detyrave që u ka caktuar Allahu njerëzve, detyrat e njohura në fe, p.sh. të mohojë domosdoshmërinë e dy dëshmive, apo të mohojë njësimin dhe pastrimin e fesë për Allahun duke thënë; nuk është problem të adhurohen idhujt e statujat në vend të Allahut, duke përfunduar kështu në shirk të madh. Të mohojë besimin në Profetin (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), ose të shprehet duke thënë; ky profet nuk është dërguar për të gjithë njerëzit por vetëm për arabët, siç shprehen disa çifut dhe të krishterë të huaj. Konsiderohet i dalë nga feja edhe atëherë kur mohon domosdoshmërinë e faljes së namazit, apo dhënies së zekatit, agjërimin dhe haxhin kur janë mundësitë. Apo të mohojë lejimin e xhihadit, ndalimin e zinasë, alkolit, mosrespektit ndaj prindërve, ndërprerjen e lidhjeve farefisnore, e shumë të tjera ku mohimi i njërës prej tyre është dezertim nga Islami. Pra, njëra nga këto çështje e çrrënjos besimin nga rrënjët e tij. Të njëjtën gjë bën dhe me devotshmërinë duke e çrrënjosur atë, ndërsa ai që i bën këto mohime mbetet mohues dezertor, i lejohet gjaku dhe pasuria, Allahu na ruajtë të gjithëve. Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) në një hadith të tij thotë: Kush ndërron fenë e tij, vriteni. Pra, çështja është e rrezikshme, në këtë botë besimtarit i del si detyrë që të ketë kujdes e gjithmonë duhet ta shoqërojë frika nga Allahu i Madhëruar. Duhet të jetë i përëndruar në rrugën e drejtë duke ruajtur fenë e tij.
  • 12. 12 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Nga gjërat që të nxjerrin nga feja është dhe lënia e namazit me qëllim, edhe nëse e pranon domosdoshmërinë e tij e thotë se namazi është obligim, por nuk e fal atë dhe nuk e vret mendjen. Në çështjen që po cekim kanë rënë në kundërshtim dijetarët, një grup prej tyre kanë thënë; konsiderohet dezertor mohues edhe nëse e pranon domosdoshmërinë e tij. Një pjesë tjetër kanë thënë; nuk kosiderohet dezertor derisa të mohojë domosdoshmërinë e faljes së tij, por përsëri ka rënë në kufër të vogël e jo në atë të madhin, shtoi kësaj se gjynahu që ka bërë është më i madh se imoraliteti dhe pirja e alkolit, apo të ngjashmet me to. Mendimi i saktë është se; ai konsiderohet mohues edhe nëse nuk e mohon domosdoshmërinë e faljes së tij, është kufër i madh që të nxjerr nga Islami. E themi këtë duke u mbështetur në shumë argumente, siç është fjala e Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) të cilën e transmeton imam Ahmedi dhe autorët e suneneve. Transmetohet nga Burejdete se Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Marrëveshja ndërmjet nesh dhe atyre ka lidhje me namazin. Ai që e lë dhe nuk e falë atë, ai konsiderohet i dalë nga feja. Gjithashtu, është fjala e Profetit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) të cilën e tranmeton Muslimi nga Xhabiri se Profeti (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të) ka thënë: Ndërmjet burrit, kufrit dhe shirkut, qëndron lënia e namazit. Këto dy hadithe dhe shumë argumente të tjera, janë argument i ngritur nga Allahu për çdo individ që e lë namazin, edhe nëse nuk e mohon domosdoshmërinë e faljes së tij. Këtë që thamë e ka shprehur edhe Abdullah bin Shekijk el Ukajli me sahabë të tjerë, se lënia e namazit është kufër. Prandaj, na del detyrë që të kemi kujdes dhe të këshillojmë për këtë namaz, ta ruajmë atë pa harruar dhe këshillimin që të jemi të përqëndruar në fenë e Allahut. Të mos i ndahemi devotshmërisë dhe gjërave që e forcojnë atë, siç është bindja ndaj Allahut dhe Profetit të Tij (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të). Duhet pasur kujdes nga mëkatet dhe nga gjërat që e pakësojnë dhe dobësojnë këtë devotshmëri, siç janë gjynahet etj. Lus Allahun e Madhëruar me emrat e Tij të bukur dhe atributet e Tij të larta, të na japë sukses të gjithëve në gjërat që e gëzojnë Atë! Gjithashtu, e lus Atë që të na mundësojë përqëndrim të mirëfilltë në fenë e Tij dhe të na mundësojë të gjithëve ta përmendim, ta falenderojmë dhe ta adhurojmë në mënyrën më të mirë. Të na japë sukses në bindjen ndaj Tij dhe ndaj të dërguarit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), të na bëjë nga ata që lidhen ngushtë me devotshmërinë ndaj Tij deri në momentin kur ta takojmë Atë. Vërtet, Allahu është Bamirës dhe Fisnik. Së fundi, përshëndetjet dhe nderimet më të përzemërta ia dërgojmë robit dhe të dërguarit të Tij, Muhamedit (paqja dhe nderimet e Allahut qofshin mbi të), familjes, shokëve të tij dhe gjithë atyre që e ndjekin.
  • 13. 13 | Devotshmëria dhe rrugët e forcimit të saj Shejh Abdul Aziz ibn Abdullah ibn Baz Allahu e shpërbleftë shejhun tonë të ndershëm me shpërblimet më të mira, e për fjalët që tha lusim Allahun t’ia vendosë në peshoret e punëve të mira. Lusim Allahun që këto fjalë të na bëjnë dobi, vërtet Allahu i dëgjon lutjet dhe i pranon ato.