SlideShare a Scribd company logo
1 of 125
Download to read offline
1437
Çelësat e meditimit të Kuranit
dhe suksesit në jetë
[‫ألبان‬‫ي‬Albanian – Shqip –]
Halid ibn Abdulkerim el Lahim

Përkthyes: Almedin Ejupi
Redaktor fetar: Dr. Sedat Islami
Redaktor gjuhësor: Jeton Koçinaj
1437
‫القرآن‬ ‫تدبر‬ ‫مفاتح‬
‫الحياة‬ ‫في‬ ‫والنجاح‬
‫خالد‬‫الالحم‬ ‫الكريم‬ ‫عبد‬ ‫بن‬

‫ألمدين‬ :‫الترجمة‬‫أيوبي‬
‫إسالمي‬ ‫سدات‬ .‫د‬ :‫المراجعة‬
 1 
Përmbajtja:
Parathënie . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 4
Hyrje: Domethënia dhe shenjat e meditimit . . . . . . . . . . 16
Çelësi i parë: Dashuria ndaj Kuranit . . . . . . . . . . . . . . . . . . 24
Çelësi i dytë: Synimet në leximin e Kuranit . . . . . . . . . . . . 29
Çelësi i tretë: Falja (e namazit) me Kuran . . . . . . . . . . . . . 67
Çelësi i katërt: Leximi të bëhet natën . . . . . . . . . . . . . . . . 73
Çelësi i pestë: Përsëritja javore e Kuranit . . . . . . . . . . . . . 78
Çelësi i gjashtë: Leximi të jetë përmendsh . . . . . . . . . . . . 85
Çelësi i shtatë: Përsëritja e ajeteve . . . . . . . . . . . . . . . . . . 95
Çelësi i tetë: Lidhja e shprehjeve me domethëniet . . . . . 98
Çelësi i nëntë: Leximi melodik dhe i qartë . . . . . . . . . . . . 101
Çelësi i dhjetë: Leximi i zëshëm dhe zbukurimi i zërit gjatë
leximit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 105
...
 2 
Në këtë libër do të lexoni:
1- Shërimi me Kuran.
2- Si ta dua Kuranin?
3- Përse e lexon Kuranin?
4- Si ta mësosh Kuranin përmendsh?
5- Rregulla për kalitjen e shpirtit.
6- Cila është rruga e afërsisë me Allahun?
7- Cili është uji i jetës së zemrës?
8- Cilat janë fshehtësitë e këndimit të zëshëm të
Kuranit?
9- Raporti i mësimit përmendsh të Kuranit me
meditimin.
10- Cila është rruga e shikimit të dritës së Kuranit?
11- Leximi i vëmendshëm e i rrjedhshëm dhe ndikimi i
tij në meditimin e Kuranit.
12- Dhurata më e vlefshme që mund t'ia bësh fëmijës
tënd.
13- Kënaqësia e të përgjëruarit. Si ta arrij atë?
14- Si t'i edukoj fëmijët e mi sipas Kuranit?
15- Cila është rruga e jetës së mirë?
16- Cila është fshehtësia e raportit ndërmjet agjërimit
dhe Kuranit?
17- Përsëritja është mjet efektiv për arritjen e
meditimit.
18- Mësimi pedagogjik i Kuranit dhe shkathtësia e
njeriut.
19- Libër, të cilin ai që e kalon me sukses, i fiton dhjetë
miliardë.
 3 
Shkaku i shkrimit të këtij libri
Pas përfundimit të një ligjërate dikush më pyeti:
Si mund të arrihet suksesi me Kuran?
Iu përgjigja: Kjo është një pyetje e gjerë, veçanërisht në
këto ditë kur njerëzit janë sprovuar me këtë art (shkencë),
që në shumicën e ligjërimeve të tyre mbështeten në librat
e civilizimeve joislame. Deklarojnë se lidhur me këtë
tematikë mund të flasë vetëm ai që posedon diploma dhe
kurse (leksione) nga ato vende. Vazhdova: Kjo është një
pyetje e rëndë dhe kam frikë se, nëse të përgjigjem lidhur
me këtë me ndonjë përgjigje të shpejtë, do të tregohem i
padrejtë me Kuranin. Mu për këtë medoemos duhet një
sqarim i qartë e gjithëpërfshirës, që konceptet dhe termat
do t’i ndërlidhte me realitetin, do të sqaronte se esenca e
arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të
botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në
përputhje me të, përndryshe refuzohet.
Kjo pyetje ishte arsyeja e shkrimit të këtij libri, në të cilin
jam orvatur të shpjegoj mënyrën e arritjes së fuqisë dhe
suksesit me konceptin e tij të përkryer e gjithëpërfshirës
për çdo shtresë të shoqërisë dhe për të gjitha aspektet e
jetës.
 4 
Parathënie
Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe
vetëm Atij ndihmë e falje i kërkojmë. E kërkojmë mbrojtjen
e Allahut kundrejt të këqijave të vetvetes e kundrejt të
ligave të veprave tona! Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush
e humb, kurse atë që Allahu e humb, s’ka kush e udhëzon.
Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç
Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok, dhe se Muhamedi është
rob dhe i dërguar i Tij. Lavdërimi dhe mëshira e Allahut
qofshin për të, për familjen e për shoqëruesit e tij.
Mjeti i parë i përmirësimit të shpirtit, e dëlirjes së zemrës,
për trajtimin dhe mbrojtjen nga problemet është dija.
Ndërkaq, mjeti i parë i dijes është leximi dhe libri. Kësisoj,
kur Allahu i Lartësuar deshi t’i udhëzojë e t’i nxjerrë
njerëzit nga errësira në dritë ua zbriti librin që lexohet.
Surja e parë e zbritur fillon me një fjalë madhështore, që
konsiderohet çelës i reformës për të gjithë njerëzit,
pavarësisht se ndryshojnë kohët apo dallojnë vendet, e që
është fjala lexo. Prandaj, ai që e dëshiron suksesin,
pastrimin dhe mirësinë, nuk ka rrugë tjetër përveç dy
shpalljeve: Kuranin dhe Sunetin, duke i lexuar, duke i
mësuar përmendsh dhe duke u arsimuar.
 5 
Me të vërtetë referimi drejt librit që lexohet, kuptohet dhe
zbatohet konsiderohet rrugë praktike për reformë dhe
avancim.
Sikur ta meditonim gjendjen e të parëve tanë të ndershëm,
duke nisur nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të!, e deri te vepërmirët bashkëkohorë, do të
vërenim se faktori i përbashkët mes tyre është falja e
namazit duke e lexuar Kuranin, veçanërisht në namazin e
natës. Vepra për të cilën të gjithë pajtohen dhe që nuk
duhet të neglizhohet në asnjë situatë është leximi i hizbit
(pjesës së caktuar ditore nga Kurani). Omer ibn Hatabi,
Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i
Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka
thënë: "Atij që fle pa e lexuar pjesën e tij apo diçka prej saj,
porse e lexon ndërmjet namazit të sabahut dhe drekës, i
shkruhet sikur ta ketë lexuar gjatë natës."1
Kjo pa dyshim e dëshmon përkushtimin për lexim, çfarëdo
qofshin pengesat apo ngatërresat, sepse ata janë të bindur
thellë se kjo konsiderohet ushqim i shpirtit, që nuk mund
të jetohet pa të. Ata paraprakisht kujdesen për ushqimin e
zemrës kundrejt ushqimit të trupit dhe ndiejnë mungesë
kur ndodh një gjë e tillë, për dallim nga neglizhuesit, të cilët
e ndiejnë vetëm urinë dhe etjen fizike apo sëmundjen dhe
1
Sahih Muslim, 1/515, 747; Sahih Ibn Hiban, 6/369, 2643; Sahih Ibn
Huzejme, 2/195, 1171; Sunen en Nesai el Kubra, 1/458, 1464; Sunen
Ebi Davud, 2/34, 1313; Sunen Ebi Maxhe, 1/426, 1343; Sunen et
Tirmidhi, 2/474, 581.
 6 
dhimbjen e trupave të tyre, duke mos e ndier dhimbjen,
etjen dhe urinë e zemrave.
Në të vërtetë leximi i Kuranit fisnik në namazin e natës
konsiderohet ndër metodat më të forta për vazhdimësinë
e ëmbëlsisë dhe freskisë së njëzimit (teuhidit) dhe imanit
në zemër.
Leximi i Kuranit natën konsiderohet pikënisje e çdo pune
tjetër të mirë, e agjërimit, sadakasë (lëmoshës), luftës në
rrugën e Allahut, bamirësisë dhe ruajtjes së lidhjeve
farefisnore.
Kur Allahu i Lartësuar deshi ta ngarkonte të dërguarin e Tij,
Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!,
me obligimin e komunikimit dhe thirrjes së njerëzve, që pa
dyshim është një barrë e rëndë, e udhëzoi drejt asaj që do
t'i ndihmonte atij, e ajo është falja e namazit me Kuran. Ai
i drejtohet me fjalët:
“O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë
natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka
më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin
ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një
fjalë me peshë të rëndë. Natyrisht, adhurimi natën
vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse, ngaqë
ti ditën je vërtet shumë i zënë.” (Muzzemmil, 1-7)
Në kohën tonë është shpeshtuar diskutimi rreth suksesit,
lumturisë, përsosmërisë dhe fuqisë. Paralel me këtë janë
shpeshtuar edhe librat, gjë që çdo autor pretendon se në
 7 
librin a në programin e tij qëndron shërimi i mjaftueshëm,
ilaçi efektiv dhe se ai është libër që nuk ka nevojë për
ndonjë libër tjetër. Ç’është e vërteta, kësisoj lejohet të
përshkruhet vetëm një libër, e ai është Kurani i
madhërishëm.
Për trajtimin e kësaj problematike (kam për qëllim largimin
e njerëzve nga Kurani fisnik dhe preokupimin e disave me
ata libra duke hulumtuar lumturinë dhe suksesin) vjen ky
studim, që të kontribuojë rreth identifikimit të së vërtetave
dhe sqarimit të hollësirave, vënies së rrugës së drejtë për
metodologjinë e shëndoshë, të cilën muslimani duhet ta
ndjekë në jetën e tij.
Nëse zemra e robit lidhet me Librin e Zotit të tij dhe bindet
se suksesi, shpëtimi, lumturia dhe fuqia e vet qëndron në
leximin e meditimin e tij, kjo pa dyshim se konsiderohet
fillimi i pikënisjes drejt shkallëve të suksesit dhe shpëtimit,
në këtë botë dhe në botën tjetër.
Ky studim flet rreth metodave praktike, që, me ndihmën e
Allahut të Lartësuar, mundësojnë përfitimin nga Kurani
fisnik. Pikërisht këto janë rregullat të cilat i kanë ndjekur
edhe të parët tanë të mirë në bashkëveprimin e tyre me
Kuranin e madhërishëm. Mirëpo, meqë shumica e njerëzve
është shpërfillëse ndaj këtyre rregullave ose ndaj disave
prej tyre, nuk ndikohet nga Kurani, rrjedhimisht nuk
përfiton nga argumentet, mësimet, shembujt dhe urtësitë
e tij.
 8 
Ai që i përfill këto metoda, me lejen e Allahut të Lartësuar,
do të shohë se kuptimet e Kuranit derdhen tek ai, madje
mund të kalojë një kohë e gjatë e nuk mund të dalë nga një
ajet i vetëm për shkak të domethënieve të shumta që i
hapen atij. Kjo i ka ndodhur edhe brezit të parë, ku rrëfimet
në këtë kontekst janë të shumta e të njohura.
Sehl ibn Abdullah et Tusteriu, Allahu e mëshiroftë!, ka
thënë: "Po qe se njeriut për çdo shkronjë të Kuranit do t’i
jepeshin njëmijë kuptime, nuk do të mund ta arrijë skajin e
asaj që e ka vënë Allahu në një ajet të vetëm nga Libri i Tij,
për faktin se ai është fjalë e Allahut. Fjala e tij është atribut
i Tij. Meqë Allahu nuk ka fund, as kuptimi i fjalës së Tij nuk
ka fund... Secili kupton aq sa Allahu ia hap zemrën. Fjala e
Allahut nuk është e krijuar, andaj fundin e kuptimeve të saj
nuk mund ta arrijnë perceptimet e shpikura e të krijuara."2
Ky pohim është i vërtetë dhe përvoja e realiteti e
dëshmojnë këtë. Sa u përket ajeteve të Kuranit të
madhërishëm, si dhe jetësimit të tyre në jetën e
përditshme, njerëzit dallojnë në kuptimet e në
perceptimet e tyre. Madje, vetë njeriut mund t'i hapet
kuptimi i disa ajeteve dhe të ndikohet prej tyre, ndërsa
ndonjëherë tjetër ndalet tek ajetet e njëjta duke mos u
ndikuar prej tyre. Qëndron para atyre ajeteve dhe thotë se
një ditë prej ditësh jam ndikuar nga ky ajet kuranor. Ku
është ky ndikim? Ku është ai kuptim?
2
Mukadime Tefsir el Besit, el Vahidi (Disertacion doktorate), 1-34.
 9 
Me të vërtetë kuptimi dhe meditimi i Kuranit është
dhuratë e Dhuruesit Bujar. Ia jep atij që është i sinqertë në
kërkimin e tyre duke ndërmarrë masa që çojnë drejt tyre
me seriozitet e përpjekje. Ndërkaq, ai që mbështetet në
divan e jepet pas kënaqësive e epsheve të kësaj bote dhe
kërkon kuptimin e Kuranit, është shumë larg.
Tematika e këtij hulumtimi nuk është një sërë teorish a
hipotezash që vihen si zgjidhje e problemit që kërkon
trajtim, porse janë hapa praktikë, që kanë nevojë për një
proces gradual dhe të përsëritshëm derisa të arrihen
rezultatet dhe frytet. Thabit el Bunani thotë: "Kam
qëndruar njëzet vjet me Kuranin, porse pas njëzet vjetësh
e kam shijuar atë." Atë që e ka thënë Thabit el Bunani është
më se e vërtetë. Qëndro para derës derisa të të hapet.
Nëse e percepton madhështinë e asaj që kërkon, kurdo që
të hapet do t’i hysh në brendësi. Fjalët nuk mund ta
përshkruajnë e as ta pasqyrojnë realitetin e saj.
Mirëpo, nëse nxitohesh dhe largohesh, do ta privosh veten
nga një thesar i madh dhe mbase nga një rast që nuk mund
ta arrish në pjesën e mbetur të jetës sate.
Jam orvatur të shkruaj një tefsir pedagogjik, përmbajtja e
të cilit do të trajtonte gjëra që ndikojnë në rritjen e imanit
dhe do ta shtonte përulësinë duke mos dalë nga kjo
tematikë. Por, pasi fillova bashkëpunimin me dr. Ibrahim
ibn Seid ed Devseriun duke konkretizuar planin dhe
metodologjinë e këtij tefsiri, pasi qe shkruar pjesa teorike
e hulumtimit dhe pas përpjekjes së shkrimit të pjesës
 10 
praktike të tij, vura re se, sado që do të shkruaja në këtë
fushë, unë apo ndokush tjetër, nuk do të arrija të
përmbushja kërkesat. Ç’është e vërteta, çdo njeri
medoemos duhet të marrë nga burimi kryesor dhe të pijë
drejtpërdrejt nga kroi, pa ndonjë ndërmjetës që do ta
largonte nga qëllimi.3
Atë që po e kërkoj është metodologjia dhe rregullat për ta
kuptuar Kuranin drejtpërdrejt, për t'u ndikuar dhe për të
përfituar prej tij, prandaj pashë gjendjen e gjeneratës së
parë, Allahu i mëshiroftë!, në këtë çështje. Studiova
metodologjinë e tyre si bashkëvepronin me Kuranin,
ndërkohë krahasova gjendjen tonë me të tyren, që
njëherazi është tematika dhe subjekti i këtij studimi. Allahu
është Dhënësi i suksesit dhe Udhëzues për në rrugën e
drejtë.
3
Kjo për sa i përket aspektit të dëlirjes së zemrës dhe pastrimit të
shpirtit, kurse sa u përket aspekteve të tjera nga Kurani, sikur nxjerrja
e dispozitave, sa për ilustrim, lexuesi ka nevojë për atë që do t’i
shpjegonte dhe do t’i sqaronte ato.
 11 
Boshti dhe problematika e hulumtimit
Ne e besojmë dhe e vërtetojmë fjalën e Allahut të
Lartësuar tek thotë:
"Sikur këtë Kuran t'ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta
shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e
Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të
meditojnë." (Hashr, 21) Gjithashtu lexojmë fjalën e Tij:
"Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në
formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës
dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i
frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe
zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është
udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të
dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta
udhëzojë kush." (Zumer, 23) Dhe fjalën e Tij:
"Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim
dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin
kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua
shton besimin dhe ata gëzohen." (Teube, 124) Ky është
Kurani. Ne po e lexojmë atë, kurse ndikimin e tij, për të cilin
Allahu i Lartësuar na ka njoftuar, nuk e hasim! A thua
përse?
Kurani është po ai Kuran. Falë Allahut deri te ne ka arritur
i ruajtur, i plotë, i mbrojtur nga shtesat apo mangësitë. Ku
qëndron problemi dhe defekti?
 12 
Në çdo ndikim ka tre faktorë: ndikuesin, të ndikuarin dhe
përçuesin (përcjellësin).
Ndikuesi është Kurani, ndikimi i tij është i vërtetuar, ndaj
aspak nuk dyshojmë në këtë.
Mundësia mbetet te dy faktorët e tjerë: përçuesi dhe i
ndikuari.
I ndikuari është zemra e pranuesit, respektivisht lexuesi,
kurse përcjellësi është leximi dhe meditimi.
Hulumtimi orvatet të zbulojë problemin në të dy aspektet,
si dhe propozon zgjidhjet ngritur mbi përvojat e të
suksesshmëve në arritjen e ndikimit dhe efektit.
Gjithashtu, çështja e të kuptuarit është çështje që në një
kohë hapet e në një tjetër mbyllet. Te një grup njerëzish
kam dëgjuar ankesa të kësaj natyre. E lexon ajetin në një
kohë e ndikohesh prej tij, të hapen horizontet e të
kuptuarit, kurse pas një kohe i rikthehesh po të njëjtit ajet,
porse nuk të kujtohet asgjë nga ato domethënie e as nuk
ndien gjurmët që ka lënë më parë! Vallë, ku qëndron
fshehtësia? Cilat janë shkaqet?
Studimi përpiqet t'u përgjigjet këtyre pikëpamjeve, t'i
diagnostikojë dhe, me lejen e Allahut të Lartësuar, t'ua
përshkruajë ilaçin ideal.
 13 
Përmbledhja e hulumtimit
Hulumtimi përfshin parathënien dhe dhjetë çelësa.
Parathënia flet rreth domethënies së meditimit, shenjave
të tij si dhe një sqarim lidhur me disa gabime në të
kuptuarit e tij.
Përmbledhja e çelësit të parë është se zemra konsiderohet
aparat i të kuptuarit, i të menduarit dhe i të perceptuarit.
Zemra është në dorën e Allahut të Lartësuar, që e rrotullon
si të dojë, e hap dhe e mbyll kur të dojë. Hapja e zemrës
ndaj Kuranit realizohet përmes dy gjërave:
E para: vazhdimësia në përgjërimin ndaj Allahut të
Lartësuar dhe lutja drejtuar Atij për këtë;
E dyta: leximi intensiv rreth madhështisë së Kuranit, vlerës
dhe gjendjes së të parëve tanë ndaj tij.
Çelësi i dytë përfshin gjërat që duhet ditur: vlerën e Kuranit
dhe madhështinë e tij, t'i rikujtojmë synimet dhe objektivat
për të cilat e lexojmë atë. Gjithnjë pyete veten: Përse e
dëshiroj leximin e Kuranit? Përgjigjja le të jetë e qartë dhe
e detajuar. Po të jetë e shkruar, do të ishte më mirë.
Synimet thelbësore të leximit të Kuranit janë pesë: dija, të
punuarit, përgjërimi, shpërblimi dhe shërimi.
Çelësi i tretë e deri tek i dhjeti flasin rreth përgjigjes së një
pyetjeje të rëndësishme: Si ta lexojmë Kuranin fisnik? "Si"
këtu u drejtohet formave dhe mënyrave të cilat realizojnë
shkallën më të lartë të përqendrimit dhe thellimit në
kuptimin e Kuranit të madhërishëm. Secili prej nesh jep e
 14 
ofron një shkallë përqendrimi e kuptimi. Këta çelësa janë:
leximi të jetë në namaz, gjatë natës, nga memoria (ajo që
është mësuar përmendsh), të jetë në formë recitimi, leximi
të jetë i zëshëm, të përsëritet, shprehjet të ndërlidhen me
kuptimet e përfundimit të sasisë që kërkohet të lexohet
dhe kërkohet arritja e meditimit të Kuranit çdo javë.
Kjo është përmbledhja e këtij hulumtimi. E lus Allahun e
Lartësuar të na mundësojë t'i realizojmë synimet tona, të
na dhurojë dije të dobishme dhe vepra të mira! Ai është i
Plotfuqishëm, Ai di më së miri. Lavdërimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen
dhe mbi të gjithë shokët e tij!
Shënim: Një fakt që do theksuar këtu është se suksesi në
meditimin e Kuranit nuk duhet kufizuar vetëm në këta
çelësa. Ata janë vetëm shkaqe, kurse rezultatet janë në
dorën e Allahut, ia jep e ia privon kujt të dojë Ai. Assesi nuk
duhet nënkuptuar, sa për ilustrim, nëse themi se, çelës i
meditimit të Kuranit është leximi i tij gjatë natës, që leximi
i ditës nuk sjell dobi dhe është i pavlefshëm. Gjithashtu,
nëse themi leximi të jetë në namaz, kurrsesi nuk duhet
nënkuptuar që leximi jashtë namazit nuk sjell meditim.
Kufizimi dhe përjashtimi nuk është i drejtë. Kurani është
tërësisht ndikues, ndikon në çdo kohë, në çdo situatë, kur
të dojë Allahu. Por, këtë që po them janë vetëm forma të
mbështetura në bazë të kërkimit e hulumtimit në tekstet
dhe në gjendjen e të parëve. Ato janë shkaqe që i ndjek
 15 
çdokush që dëshiron të përfitojë nga Kurani në një formë
më të madhe, më të përgjithshme, më të hollësishme. Janë
shkaqe që ia kujtojmë atij që është i privuar nga meditimi i
Kuranit, porse ai e kërkon një gjë të tillë (meditimin). Këtij
i themi: merri këto masa me shpresë se Allahu kur e sheh
këmbënguljen dhe sinqeritetin tënd në këtë çështje t'i çel
depot e Librit të Tij, që, para botës tjetër, të begatohesh në
këtë botë.
Me të vërtetë të shijuarit dhe të kënaqurit me Kuranin, për
atë që i janë hapur dyert e tij, nuk krahasohet me asnjë
kënaqësi e gëzim tjetër në këtë botë, mirëpo shumica e
njerëzve nuk e di.
Dr. Halid ibn Abdulkerim el Lahim
Profesor i Kuranit dhe shkencave të tij në Universitetin
islamik Imam Muhamed ibn Suud, Riad
 16 
Hyrje
Domethënia dhe shenjat e meditimit
Çështja e parë: Domethënia e meditimit
Mejdani thotë: "Domethënia e meditimit është: të
menduarit thellë dhe gjithëpërfshirës që çon drejt
kuptimeve përfundimtare të fjalive dhe synimeve të tyre
të largëta."4
Ndërkaq, me meditim të Kuranit nënkuptohet: "Të
menduarit dhe përsiatja e ajeteve të Kuranit me qëllim të
kuptimit, arritjes së domethënieve, urtësive dhe qëllimeve
të tij."
Çështja e dytë: Shenjat e meditimit
Allahu i Lartësuar në Librin e Tij i ka përmendur shenjat dhe
cilësitë që e përshkruajnë realitetin e meditimit të Kuranit
dhe i sqarojnë ato qartazi, ndër të cilat veçojmë:
"Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të
Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak
të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne
besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!"
(Maide, 83)
"Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve,
kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen
4
Kavaid et tedebbur el emthel li Kitabilah, 10.
 17 
shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre
mbështeten." (Enfal, 2)
"Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim
dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin
kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua
shton besimin dhe ata gëzohen." (Teube, 124)
"Thuaj: “Besoni në të (Kuranin) apo nuk besoni, ata që u
është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde
me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet, dhe thonë: “Qoftë i
lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është
plotësuar!”Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai
(leximi i Kuranit) ua rrit përuljen." (Isra, 107-109)
"Kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshirshmit, binin
duke bërë sexhde dhe qanin." (Merjem, 58)
"... edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit
të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër." (Furkan,
73)
"Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: “Ne e besojmë
atë. Pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Vërtet, Ne
edhe para tij kemi qenë të nënshtruar ndaj Zotit.” (Kasas,
53)
"Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në
formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës
dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i
frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe
zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është
 18 
udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të
dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta
udhëzojë kush." (Zumer, 23)
Nga ajetet e mësipërme mund t'i përmendim shtatë
shenja, që janë:
1- Harmonizimi i zemrës dhe i mendjes gjatë leximit,
ndërsa dëshmi e kësaj është të ndalurit duke u
mrekulluar dhe duke madhëruar;
2- Të qarët nga frika prej Allahut të Lartësuar;
3- Të shtuarit e përuljes;
4- Të shtuarit e imanit, kurse provë e kësaj është
përsëritja spontane e ajeteve;
5- Gëzimi dhe lumturia;
6- Rrëqethja e lëkurës nga frika prej Allahut të
Lartësuar e më pas dominimi i shpresës dhe
qetësisë;
7- Rënia në sexhde duke e madhëruar Allahun e
Lartësuar.
Ai që ka ndonjërën apo më shumë cilësi të lartpërmendura
e ka arritur gradën e meditimit dhe përsiatjes. Ndërkaq, ai
që nuk e ka asnjërën prej këtyre shenjave, pa dyshim se
konsiderohet i privuar nga meditimi i Kuranit dhe se ende
nuk ka arritur te thesaret dhe depot e tij. Ibrahim et Tejmi,
Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Atij të cilin dija nuk e bën të
 19 
qajë nuk i është dhënë dija, për faktin se Allahu i
Madhërishëm i ka përshkruar dijetarët me fjalët e Tij:
"Thuaj: “Besoni në të (Kuranin) apo nuk besoni, ata që u
është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde
me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet, dhe thonë: “Qoftë i
lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është
plotësuar!”Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai
(leximi i Kuranit) ua rrit përuljen." (Isra, 107-109)5
Është përcjellë nga Esma bint Ebu Bekër, Allahu qoftë i
kënaqur me të dytë!, të ketë thënë: "Shokët e të Dërguarit
të Allahut, kur u lexohej Kurani, ishin ashtu siç i ka
përshkruar Allahu: u rridhnin lotët nga sytë dhe u rrëqethej
lëkura."6 Çdo ditë që kalon duke mos zotëruar asnjërën nga
këto shenja, të privohet e të ik një fitim i madh, ndaj duhet
vajtuar humbjen e asaj dite.
Çështja e tretë: Koncept i gabuar rreth domethënies së
meditimit
Fakti që shumë muslimanë i largon nga meditimi e
përsiatja e Kuranit dhe nga rikujtimi i domethënieve të tij
madhore është bindja në vështirësinë e kuptimit të
Kuranit. Ky është një gabim në konceptimin e meditimit të
Kuranit dhe largim nga synimi i zbritjes së tij. Kurani është
libër i edukatës dhe arsimit, libër i udhëzimit dhe
5
Ez Zuhd, Ibn Mubarek, 41; Huljetul eulija, 5/88.
6
Tefsir el Kurtubi, 15/149.
 20 
largpamësisë për të gjithë njerëzit, libër i udhëzimit, i
mëshirës dhe i përgëzimit për të gjithë besimtarët, libër,
kuptimin dhe meditimin e të cilit e ka lehtësuar Allahu i
Madhërishëm, ashtu siç thotë Ai: "Vërtet, Ne e kemi bërë
Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a
ka ndonjë që të marrë këshillë?!" (Kamer, 17)
Ibn Hubejre, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Ndër intrigat e
shejtanit është largimi i robërve të Allahut nga meditimi i
Kuranit, ngase (shejtani) e di se udhëzimi është i
pashmangshëm me rastin e përsiatjes së tij, duke i thënë
se kjo është rrezik, derisa njeriu të thotë se unë nuk flas
për Kuranin për shkak të sigurisë e devotshmërisë."7
Shatibiu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Fakti se Kurani
konsiderohet mrekulli, se i ka shtangur elokuentët, se i ka
sfiduar gojëtarët që të sillnin një të tillë, nuk e nxjerr
Kuranin nga qenësia në gjuhën e rrjedhshme arabe, i lehtë
për ta kuptuar atë që ka urdhëruar dhe ka ndaluar Allahu."8
Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Gabon ai që thotë
se Kurani ka shpjegim që nuk e kuptojmë e as nuk e dimë,
por e lexojmë duke bërë adhurim me fjalët e tij."9
Sanani, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “Ai që dëgjimin e
përqendron te fjala e Allahut të Lartësuar tek thotë:
7
Dhejl Tabekat el hanabile, Ibn Rexheb, 3/273.
8
El Muvafekat, 3/805.
9
Et Tibjan fi aksam el Kuran, 144.
 21 
"Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që
do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e
shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është
vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë." (Muzemil, 20) e
kupton domethënien e tij pa ditur se fjala ‫ما‬ "çfarëdo"
është kushtore, fjala ‫تقدموا‬ "që bëni" është mënyra e
shkurtuar, e shumë të tjera... Ç’e bëri Kuranin e Sunetin që
mos t'ua njohim kuptimet, mos t’ua kuptojmë strukturën
dhe stilin e tyre... saqë këto kanë mbetur të kufizuara
sikurse hyritë syzeza që qëndrojnë në tenda... kurse neve
nuk na mbetka tjetër vetëm t'i përsërisim shkronjat dhe
shprehjet e tyre." 10
E drejta dhe e vërteta në këtë çështje është të thuhet se
Kurani kryesisht është i qartë, i rrjedhshëm dhe i
kuptueshëm për të gjithë njerëzit, siç pohon Ibn Abasi,
Allahu qoftë i kënaqur me të!: "Komentimi i Kuranit është
katër llojesh: 1. Arabët e kuptojnë përmes gjuhës së tyre;
2. Askush nuk arsyetohet me mosdijen e tij;
3. E kuptojnë dijetarët; 4. E di vetëm Allahu i Lartësuar."11
Pjesa dërrmuese e Kuranit i përket dy llojeve të para.
Numri i ajeteve kuranore që flasin për dispozitat arrin në
500 sosh, kurse numri i përgjithshëm i ajeteve në Kuran
është 6236.
10
Irshadu nukad ila tejsiril ixhtihad, 36.
11
Tefsir Taberi, 1/75; Mukadimeh Ibn Tejmije, 115.
 22 
Të kuptuarit të premtimit dhe paralajmërimit, inkurajimit
dhe kërcënimit, dijes mbi Allahun dhe Ditës së Fundit nuk i
kushtëzohet njohja e termave të hollësishëm shkencorë,
sintaksorë, retorikë, bazikë e juridikë. Shumica e Kuranit
është e qartë, e rrjedhshme dhe e kuptueshme: arrin ta
kuptojë i vogli e i rrituri, dijetari dhe analfabeti. Kur arabi
nga shkretëtira e kishte dëgjuar fjalën e Allahut të
Lartësuar:
"Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju
premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit
tuaj." (Dharijat, 23) tha: "Kush e hidhëroi të Madhërishmin
që të betohet?"
Kur imami gaboi teksa lexonte ajetin e sures Nahl:
"... kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi
andej nga nuk e prisnin." (Nahl, 26) duke thënë "nën ta" e
jo "mbi ta", gabimin ia përmirësoi një grua e moshuar, e
cila nuk dinte as shkrim e as lexim. Kurani është i qartë, i
rrjedhshëm dhe i kuptueshëm. Kuptimi, meditimi e
përsiatja e tij nuk janë aq të vështira sa t'i kufizojmë
mendjet tona, që për çdo kuptim të tij t'u referohemi
komentarëve të Kuranit. Përgjithësimi i gjykimit të asaj që
është më e pakta me të tërën është koncept i gabuar dhe
se konsiderohet një lloj zvarritjeje sa i përket meditimit
dhe kuptimit të Kuranit.
Mbyllja e mendjeve tona nga përsiatja e Kuranit duke u
argumentuar me mosnjohjen e komentimit të tij dhe të
 23 
mjaftuarit me leximin e shprehjeve të tij është derë që
shejtani ia hap robit për ta larguar nga udhëzimi përmes tij.
Edhe nëse e pranojmë këtë argument, prej logjikës,
vendosmërisë dhe urtësisë është që, nëse të shfaqet
ndonjë paqartësi në kuptimin e ndonjë ajeti, të nxitosh e
të shpejtosh në hulumtimin e domethënies dhe kuptimit të
tij, e jo ta kufizosh mendjen duke lexuar pa meditim apo ta
braktisësh leximin.
 24 
ÇELËSI I PARË: DASHURIA NDAJ KURANIT
Çështja e parë: Zemra - aparat i të kuptuarit dhe i të
menduarit
Në këtë hyrje biseda shkurtimisht do të trajtohet nga dy
aspekte:
1- Zemra konsiderohet aparat i të kuptuarit dhe
logjikës;
2- Zemra është në duart e Allahut, të Vetmit, që nuk
ka shok.
Sa i përket aspektit të parë, lidhur me këtë flasin shumë
argumente. Ekzistojnë më se njëqind ajete kuranore, porse
në këtë pjesë do të mjaftohem me përmendjen e vetëm tri
prej tyre, të cilat kanë argumentim të qartë në këtë
çështje. Ato janë:
Fjala e Allahut të Lartësuar:
“Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e
kuptojnë atë (Kuranin).” (Kehf, 57)
Fjala e Allahut të Lartësuar:
“Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e
tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë,
atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë
verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46)
Dhe fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk i ka dhënë
asnjë njeriu dy zemra në kraharor.” (Ahzab, 4)
 25 
Këtu nuk është vendi për t’u zgjeruar në këtë çështje e as
vënia e bazës së saj, porse synimi i vetëm është rikujtimi se
zemra konsiderohet aparat i të kuptuarit, të menduarit dhe
të perceptuarit, rrjedhimisht edhe kuptimi i Kuranit e
meditimi (përsiatja) e tij.
Aspekti i dytë: Zemra është në dorën e Allahut, të Vetmit,
që nuk ka shok. Me urtësinë dhe me dijen e Tij e hap dhe e
mbyll kur të dojë. Allahu i Lartësuar thotë:
“Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës
së tij…” (Enfal, 24) Gjithashtu thotë:
“Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e
kuptojnë atë (Kuranin).” (Kehf, 57)
Lidhur me këtë ka caktuar shkaqe dhe mënyra. Ai që i
përfill, do të jetë i suksesshëm, kurse ai që i shpërfill, do të
jetë i zhgënjyer. Për këtë do të flitet në çështjet vijuese.
Teksa orvatesh ta kuptosh Kuranin, ki parasysh se zemrat
janë në dorën e Allahut të Lartësuar dhe se Allahu ndërhyn
midis njeriut dhe zemrës së tij. Nuk është çështja te
metoda dhe mënyra, por suksesi është prej Allahut, të
Vetmit. Meditimi, që ti e arrin, konsiderohet dhunti
madhore nga ana e Allahut, e cila kërkon falënderim e jo
mburrje. Sa herë që Allahu ta mundëson kuptimin e
Kuranit e t’i hap domethëniet e tij, falënderoje të
Lartësuarin dhe kërko shtim. Këtë begati atribuoja vetëm
Atij, askujt tjetër, si dhe pranoje haptas e fshehtas.
 26 
Çështja e dytë: Lidhja e dashurisë ndaj Kuranit me
meditimin
Është i njohur fakti se, nëse zemra dëshiron diçka, lidhet,
dashurohet e përmallohet për të dhe shkëputet prej çdo
gjëje tjetër. Prandaj, nëse zemra e do Kuranin, kënaqet
duke e lexuar, shkrihet për ta kuptuar dhe për ta mësuar.
Kësisoj arrihet meditimi i sigurt dhe kuptimi i thellë, dhe e
kundërta, nëse nuk ka dashuri, atëherë interesimi i zemrës
për Kuranin do të jetë i vështirë, nënshtrimi ndaj tij do të
jetë i zorshëm, që do të mund të arrihej vetëm me
angazhim e mundim. Të fituarit e dashurisë së Kuranit
konsiderohet ndër shkaqet më të dobishme për të arritur
nivele më të larta dhe më të forta të meditimit.
Realiteti e dëshmon vërtetësinë e kësaj që po them. Sa për
ilustrim, ne vërejmë se studenti që ka entuziazëm, ambicie
dhe dashuri për studimet e tij, arrin të kuptojë goxha
shpejt e lehtë atë që i thuhet, i kryen kërkesat dhe detyrat
e tij brenda një periudhe shumë të shkurtër. Për dallim nga
tjetri, që pothuajse nuk është në gjendje të kuptojë atë që
i thuhet pa e përsëritur dhe pa u kthyer sërish. Sheh se i
kalon pjesa dërrmuese e kohës, ndërkohë ende nuk ka
kryer asnjë detyrë.
 27 
Çështja e tretë: Shenjat e dashurisë së zemrës ndaj
Kuranit
Për dashurinë e zemrës ndaj Kuranit ekzistojnë disa shenja,
ndër to:
1- Gëzimi me takimin e tij;
2- Qëndrimi me të për kohë të gjatë pa u mërzitur;
3- Përmallimi për të kur të shtohet largimi prej tij
shkaktuar për shkak të disa pengesave, e shpreson
takimin me të, si dhe përpjekja për t’i eliminuar
vështirësitë që mund të ndodhin në këtë drejtim;
4- Konsultimi i shpeshtë dhe bindja me udhëzimet e
tij, të kthyerit tek ai kur bllokohet për çdo çështje
jetësore, qoftë e vogël apo e madhe;
5- Respektimi dhe nënshtrimi ndaj tij, qoftë në urdhra
apo ndalesa.
Këto janë disa ndër shenjat më të rëndësishme të
dashurisë dhe shoqërimit të Kuranit. Sa herë që ekzistojnë
këto, është e pranishme dashuria ndaj tij, sa herë që
mungojnë, nuk ekziston dashuria ndaj Kuranit. Mosprania
e disave prej tyre e zvogëlon paralelisht dashurinë ndaj
Kuranit.
Çdo musliman duhet t’ia parashtrojë vetes këtë pyetje: A e
dua unë Kuranin? Me të vërtetë është një pyetje e
rëndësishme dhe e rrezikshme, kurse përgjigjja e saj është
edhe më e rrezikshme. Është një përgjigje që bart kuptime
 28 
të shumta. Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, kthehu te
shenjat e sipërpërmendura, që përgjigjen tënde ta
krahasosh me to dhe ta dallosh të saktën nga e gabuara.
Po të pyetet muslimani se a e do Kuranin, do të përgjigjej:
Po! E dua Kuranin, si s’e dua? Mirëpo, a thua sa është i
sinqertë në këtë përgjigje?
Si e do Kuranin kur nuk mund të qëndrojë me të as ca
minuta, ndërkohë e sheh tek qëndron me orë të tëra në
atë që e pëlqen dhe ia dëshiron shpirti i tij nga kënaqësitë
e jetës?!
Ebu Ubejdi thotë: “Robi ta pyesë veten vetëm me Kuran.
Nëse e do Kuranin, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”12
Duhet pranuar neglizhencën nëse te ne nuk gjenden
shenjat e sipërpërmendura, që më pas të përpiqemi për
ndryshim. E, kjo do të sqarohet në çështjen vijuese.
12
Musanef Ibn Ebi Shejbeh, 10/485.
 29 
Çështja e katërt: Metodat e realizimit të dashurisë ndaj
Kuranit
Metoda e parë: Mbështetja tek Allahu dhe kërkimi i
ndihmës prej Tij
Kërkimi i ndihmës prej Allahut të Lartësuar dhe lutja e Tij
të të furnizojë (me dashurinë ndaj Kuranit). Njëra prej tyre
është edhe lutja madhështore, ku Ibn Mesudi, Allahu qoftë
i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja
e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: “Sa herë që ndonjë rob
e godet dëshpërimi ose pikëllimi thotë: “O Zoti im, unë jam
robi Yt, bir i robit dhe robëreshës Sate. E pranoj gjykimin
Tënd ndaj meje. I drejtë është gjykimi Yt në raport me mua.
Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emërtuar Veten, e ke
cekur në Kuran, ia ke mësuar ndonjërës prej krijesave të
Tua apo e ke ruajtur në diturinë Tënde të fshehur. Bëma
Kuranin pranverë të zemrës dhe dritë të gjoksit, shndritje
për pikëllim dhe largues të dëshpërimit tim!”, Allahu ia
largon dëshpërimin duke ia shndërruar në gëzim.” Thanë:
“O i Dërguar i Allahut! A duhet t’i mësojmë këto fjalë? Tha:
“Po, ai që i dëgjon, duhet t’i mësojë.”13
Çdo ditë e përsërit këtë lutje tri- a pesë-shtatë herë, si dhe
kërkon kohët e pranimit të lutjes. Përpiqet që gjatë lutjes
së tij të jetë i sinqertë, i përkulshëm, të kërkojë me
13
Musned Ahmed ibn Hanbel, 1/391, 3712. Gjithashtu shih: Sahih Ibn
Hiban, 3/253, 972; Musanef Ibn Ebi Shejbe, 6/40, 29318; El Muxhem el
Kebir, 10/169, 10352; Musned Ebi Jala, 9/198, 5296; Musned el Bezar,
5/363… Albani e ka cilësuar sahih në Silsile sahihah, 1/236, 199.
 30 
këmbëngulje e butësi, me një interesim të madh, në
mënyrë që t’i përgjigjet e t’i jepet. Disa njerëz
këmbëngulësinë në lutje e dinë vetëm në kërkesat
materiale të kësaj bote. Ndërkaq, sa u përket çështjeve
fetare, lutjen e tij e vëren të zbehtë, të ftohtë, fjala është
nëse lutet dhe kërkon.
Kërkim i ndihmës prej Allahut në arritjen e meditimit të
Kuranit është ajo që i është përligjur lexuesit të Kuranit t’i
kërkojë mbrojtje Allahut kundrejt djallit të mallkuar,14
pastaj të thuhet bismilah-u në fillim të sureve, ngase
përgjithësisht aty ngërthehet kërkimi i ndihmës prej
Allahut të Lartësuar rreth meditimit të Kuranit, veçanërisht
kaptinën të cilën dëshiron ta lexojë.
Metoda e dytë: Marrja e shkaqeve
Ndër shkaqet më të mira dhe më të dobishme në këtë
rrafsh është dija, metoda e së cilës është leximi,
respektivisht leximi rreth madhështisë së Kuranit ç’ka
ardhur në Kuran, në Sunet dhe në fjalët e të parëve rreth
madhërimit dhe dashurisë së tyre ndaj Kuranit.
Secilit që dëshiron ta arrijë dashurinë ndaj Kuranit i
propozoj hartimin e një programi, që përmban citate nga
Kurani, Suneti dhe nga fjalët e të parëve, ku do të gjejë
sqarimin rreth madhërisë e pozitës së Kuranit, që do ta
sistemojë në dy nivele: tekst (citat) dhe shpjegim. Tekstin
14
Duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim.” Sh.p.
 31 
e mëson përmendsh dhe e përsërit, kurse shpjegimin e
lexon dhe e kupton. Kësisoj arrihet ndërlidhja e
domethënieve të cilat i përfshin shpjegimi me anë të
shprehjeve të tekstit.15
Shpresoj, me lejen e Allahut, se atij që do të zbatojë këtë
program, Allahu do t’ia mundësojë arritjen e dashurisë
ndaj Kuranit dhe lartësimin e tij, që konsiderohet çelës
thelbësor rreth meditimit dhe kuptimit të Kuranit. Çdo
fjalë që thuhet në këtë tematikë lidhet me të dhe këtu
qëndron sekreti, se shumica prej nesh lexon në këtë
tematikë, por nuk arrin asnjë rezultat pozitiv.
Prandaj, shpeshtoje leximin e Kuranit. Lexo në vazhdimësi
lidhur me gjendjen e gjeneratës së parë me Kuranin,
tregimet dhe rrëfimet e tyre në këtë aspekt.
Duhet të dimë se mosdashuria e moslartësimi ynë ndaj
Kuranit është për shkak të mosnjohjes së vlerës së tij. Nëse
fëmijës i jepen njëqind euro, i refuzon duke kërkuar një
euro. Kjo i ngjan atij që nuk ia di vlerën Kuranit: i largohet,
e braktis dhe merret me atë që është më e ulët se ai.
Po të bëhej ndonjë shpallje rreth ndonjë libri se, ai që hyn
në provimin e tij do të fitojë dhjetë miliardë, si do të ishte
interesimi dhe përkushtimi i njerëzve ndaj këtij libri? Si do
të ishte nxënia dhe përsëritja e tij...? Mirëpo, s’ka dyshim
15
Në një veprim të tillë askush nuk mund ta zëvendësojë tjetrin, por
çdokush duhet të grumbullojë citate për vetveten, me të cilat ndikohet
dhe të sistemojë atë që ka tubuar në mënyrën që e shpjegova.
Realizimin e këtij synimi ta mundëson edhe rileximi i këtij libri.
 32 
se Kurani është një libër; atij që e kalon, i jepet pasuri pa
kufij.
Për shumicën e muslimanëve respektimi i Kuranit është i
përgjithshëm. Kufiri i dijes së tyre është se Kurani është
libër i zbritur nga Allahu, përmes leximit të tij në namaz e
adhurojmë Allahun dhe ua lexojmë të sëmurëve për
shërim. Ndërkaq, pakkush ka dija të hollësishme lidhur me
madhështinë e pozitën e Kuranit dhe atë se ai i mundëson
njeriut suksese në këtë jetë. Po sjell një shembull lidhur me
këtë: Kur dëgjon për një personalitet të madh e me ndikim
përgjatë historisë, te ti formohet një figurë e përgjithshme
rreth tij, ndaj gëzon respekt te ti. Mirëpo, ndërsa ti lexon
një libër prej 600 faqesh rreth trimërive e sakrificave të tij,
rrëfime lidhur me fisnikërinë dhe bamirësinë e tij ndaj
njerëzve, sukseset e të arriturat e veta, të jetosh një muaj
të tërë me këtë libër duke u ndalur në çdo shkronjë,
sigurisht se figura e këtij udhëheqësi apo reformatori do të
të thellohet edhe më, do të shtohet dashuria dhe respekti
yt ndaj tij. Ky ndikim është gjë e vërejtur që s’mund ta
mohojë askush. Atëherë, përse të mos angazhohemi për
shtimin e dashurisë dhe respektit tonë ndaj Kuranit fisnik
dhe kapjes për të? Po qe se veprojmë kësisoj, medoemos
ky libër madhështor do të na shtojë dashurinë dhe
respektin ndaj Allahut Fuqiplotë. Kështu, e arrijmë pozitën
dhe shkallën e të afërmve të devotshëm të Allahut, për të
cilët nuk ka frikë e as nuk pikëllohen, që, nëse ndonjëri prej
tyre do të betohej në Allahun, Ai do t’ia përmbushte dhe
do t’ia realizonte ambiciet.
 33 
ÇELËSI I DYTË: SYNIMET NË LEXIMIN E KURANIT
Parathënie: Paralajmërim rreth rikujtimit të synimeve të
leximit të Kuranit
Nëse e pyet shumicën e njerëzve përse e lexojnë Kuranin,
do të të përgjigjen se leximi i Kuranit konsiderohet ndër
veprat më të vlefshme, leximi i një shkronje shpërblehet
me dhjetë të mira, e mira dhjetëfishohet. Kështu, e kufizon
veten vetëm në synimin dhe objektivin e shpërblimit, kurse
objektivat dhe synimet e tjera i harron.
Atë që angazhohet rreth nxënies përmendsh të Kuranit e
vëren tek lexon Kuranin që ta përforcojë memorizimin.
Kështu, synimi është i kufizuar në forcimin e shkronjave
dhe formave të fjalive. Atij i kalojnë domethëniet
madhështore e ndikuese pa i vënë re. Nuk i ndjen e nuk i
përjeton ato ngase ambicien e tij e ka kufizuar duke e
përqendruar mendjen te shkronjat, ndaj iu është larguar
domethënieve. Për këtë shkak e vëren se e ka nxënë
Kuranin përmendsh, por nuk vepron në përputhje me të e
as nuk është stolisur me moralin e tij.
Sinkronizimi i mendjes me synime e objektiva të shumtë
është një proces që kërkon vëmendje, qëllim dhe
përqendrim.
Sa më shumë qëllime e synime të ketë një veprimtari që e
ushtrojmë, aq më shumë do të shpërblehet dhe do të lërë
gjurmë te vepruesi. Sa për ilustrim, lëmosha ndaj të
afërmve konsiderohet lëmoshë dhe njëkohësisht mbajtje e
 34 
lidhjeve farefisnore, ose mirëmbajtja e familjes
konsiderohet mirëmbajtje dhe lëmoshë.
Leximi i Kuranit ngërthen pesë objektiva dhe synime. Të
gjitha janë madhore. Secila prej tyre është e mjaftueshme
që muslimanin ta nxisë të shpejtojë drejt leximit të Kuranit,
të intensifikojë punën me të dhe ta shoqërojë më tepër.
Pesë synimet e leximit të Kuranit janë: shpërblimi, lutja,
shërimi, dija dhe puna.
Sa herë që muslimani e lexon Kuranin duke i kujtuar pesë
synimet së bashku, do të ketë dobi dhe shpërblim më të
madh nga Kurani. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të!, thotë: "Veprat shpërblehen sipas qëllimeve
dhe se çdo njeriu do t'i takojë ajo që ka pasur për qëllim."16
Atë që e lexon Kuranin duke synuar dije, Allahu e furnizon
me të. Atij që e lexon duke synuar shpërblim, do t'i jepet
shpërblimi. Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Atij
që e mediton Kuranin duke e synuar udhëzimin, do t'i
qartësohet rruga e vërtetë."17
Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Robit që e dëgjon
Librin e Allahut të Lartësuar dhe Sunetin e të Dërguarit të
Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, me nijet
të sinqertë, ashtu siç do Allahu, Ai do t'ia mundësojë
kuptimin e duhur dhe do t'i bëjë dritë në zemër."18
16
Sahihul Buhari, 1/3, 1; Sahih Muslim, 3/1515, 1907.
17
El Akide el Uasitije, f. 103.
18
Tefsir el Kurtubi, 11/176.
 35 
Ndërkaq, atij që e lexon Kuranin duke e synuar suksesin,
Allahu do t'ia lehtësojë suksesin.
Synimi i parë: Leximi i Kuranit për të nxënë dije
Çështja e parë: Rëndësia e këtij synimi
Ky konsiderohet synim i rëndësishëm dhe objektivi më i
madh i zbritjes së Kuranit, i urdhërimit të leximit të tij,
madje edhe përgatitjen e shpërblimit për lexim. Allahu i
Lartësuar thotë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që
Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi
vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” (Sad,
29)
“A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej
Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa,
82)
“Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën (Kuranin) apo
atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të
tyre?” (Muminun, 68)
“Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me
vëmendje dhe dëshmon.” (Kaf, 37)
Ibn Mesudi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Nëse doni dije,
kërkojeni në Kuran sepse aty është dija e të mëparshmëve
dhe e të mëvonshmëve."19
19
Musanaf Ibn Ebi Shejbe, 6/126.
 36 
Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, thotë:
"Ata që qenë para jush e panë Kuranin si mesazhe nga Zoti
i tyre dhe i meditonin ato gjatë natës, kurse i kërkonin gjatë
ditës."20
Mesruk ibnul Exhde, tabiin i madh i Kufes dhe njeriu më i
ditur rreth dijes së sahabëve, Allahu e mëshiroftë!, thotë:
"Përgjigjet e çdo gjëje për të cilën i pyesim shokët e të
Dërguarit të Allahut i gjejmë në Kuran, por dija jonë rreth
tyre është e kufizuar."21
Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!,
thotë: "Jetuam mjaft gjatë. Ndonjërit prej nesh i jepej
imani22 para Kuranit.23 Me t’i zbritur ndonjë sure
Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!,
e mësonim të lejuarën dhe të ndaluarën, urdhrat dhe
ndalesat dhe çfarë duhet të ndalohet tek ajo. Më pas kam
parë njerëz që Kurani u jepej para imanit: e lexonte Librin
nga fillimi deri në fund pa i ditur urdhrat e ndalesat e tij
dhe ku duhet të ndalet tek ai. E lexon me shpejtësi sikurse
ta hidhte rërën."24
20
Et Tibjan, Neveviu, f. 28.
21
Shuab el iman, Bejhekiu, 5/231.
22
Atë që përmbanin ajetet kuranore nga dija për Allahun dhe Ditën e
Fundit.
23
Thjesht vetëm leximi i shprehjeve të tij.
24
Mustedrek ala sahihajn, 1/91; Sunen el Bejheki el Kubra, 3/120.
 37 
Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Allahu do që
çdo ajet që e ka zbritur të dijë për kë ka zbritur dhe ç’është
dëshiruar me të."25
Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!,
thotë: "Kujdesuni për Kuranin. Mësojeni dhe mësojani
djemve tuaj ngase do të pyeteni për të, me të do të
shpërbleheni dhe i mjafton për këshillë atij që logjikon."26
Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Lexuesit e
Kuranit ndahen në tri grupe: Njëri grup e konsideron mall,
prej të cilit ha. Grupi i dytë i lexon shkronjat e tij, porse ia
nëpërkëmb dispozitat, përmes tij (Kuranit) polemizon me
banorët e vendeve të veta dhe i josh udhëheqësit. Ky lloj i
bartësve të Kuranit është shtuar, mos i shtoftë Allahu.
Ndërkaq, grupi i tretë iu drejtua ilaçeve të Kuranit për t’i
kuruar sëmundjet e zemrave të tyre. Me të qëndrojnë të
shtangur nëpër mihrabet e tyre, përkulen dhe ndiejnë frikë
e përkushtim. Me të tillët Allahu i Lartësuar e lëshon shiun
dhe me ta ndihmon kundër armiqve. Për Zotin, bartësit e
tillë të Kuranit janë më të vlefshëm sesa ari safi."27
Ahmed ibn Ebil Havari, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Lexoj
dhe vështroj ndonjë ajet kuranor dhe mrekullohem me të,
porse habitem me hafëzët e Kuranit se si e pëlqejnë
gjumin. Si mund të preokupohen me diç të kësaj dynjaje,
25
Tefsir el Kurtubi, 1/26.
26
Kenzul Umal, 23; Mushkilul Athar, Tahaviu, 1/171.
27
Ibn Xhevzi fil Ilel, 1/110.
 38 
ndërkohë e lexojnë fjalën e Allahut. Sikur të dinin çfarë po
lexojnë e ta kuptonin hakun e tij, do të ndienin kënaqësi
dhe do t'u ikte gjumi nga gëzimi i asaj me çka janë
furnizuar."28
Çështja e dytë: Dijen që e kërkojmë nga Kurani
Cila është dija që e kërkojmë nga Kurani? Industria?
Bujqësia? Administrata? Dija e fesë? Dija e kësaj bote?
Lidhur me këtë çështje të rëndësishme, me ca vargje të
bukura, na përgjigjet Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, tek
thotë:
Dija është tri llojesh, të katërt s’ka, e vërteta mbetet plot
kthjelltësi:
(1) Dija për cilësitë, veprat e Allahut dhe për emrat e të
Mëshirshmit pa kufi,
(2) Urdhëresa e ndalesa që janë fe e Tij dhe (3) shpërblimi
në Ditën e kthimit në përjetësi.
Dhe të gjitha këto gjenden në Kuran dhe në udhëzimet e
atij që me Kuran u dërgua.
Ne duam dije që sjell sukses në jetë, që sjell lumturi, jetë
të mirë e të rehatshme, që sjell furnizim të bollshëm e të
lejuar, që sjell siguri në këtë botë dhe në botën tjetër. Dije
që prodhon vullnetin dhe vendosmërinë, që zhduk çdo
28
Letaif el Mearif, f. 203.
 39 
fenomen të dështimit e të mossuksesit në të gjitha poret e
jetës. Ajo është dija mbi Allahun e Lartësuar dhe dija mbi
Ditën e Fundit. Dija mbi Allahun e Madhërishëm rezulton
me kërkimin e faljes nga Ai, ashtu siç thotë Allahu: "Dije se
nuk ka zot tjetër përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun
tënd." (Muhamed, 19) Dija që e pason kërkimin e faljes
dhe nxit në të është dije që çon drejt suksesit. Kjo dije
është dija e fjalës La ilahe il lallah (nuk meriton të
adhurohet me meritë askush tjetër përveç Allahut).
Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, në komentimin e
fjalës së Allahut të Lartësuar: "Në të vërtetë, nga robërit e
Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se)
Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës." (Fatir, 28)
thotë: "Ata janë që dinë se Allahu është i Plotfuqishëm për
çdo gjë."
Fjala dije është term shumë i gjerë dhe kuptimplotë. Është
një term tërheqës, ku secili zgjedh për veten e vet duke
konsideruar se gjëja tjetër nuk është dije. Specialistët e
dijeve të kësaj bote dituritë e tyre i quajnë shkencë, kurse
shkencat e tjera, përfshirë edhe shkencat fetare, i quajnë
letërsi etj. Tërë kjo llogaritet shkencë dhe se çdo njohuri
është shkencë. Fushat e saj janë të shumanshme, ndaj ato
përcaktohen dhe themi filan shkenca. Mirëpo, nëse thuhet
dhe përgjithësohet shkenca te muslimanët, e sidomos në
Kuran e Sunet, atëherë është për qëllim shkenca e njohjes
së Allahut, emrave dhe cilësive të Tij. Gjithashtu, te njerëzit
dominon kufizimi i kësaj dijeje në një kategori të vetme, që
është dija mbi hallallin dhe haramin (të lejuarën dhe të
 40 
ndaluarën). Ky është një gabim i përhapur. Kështu, çdo dije
të përmendur në Kuran dhe në Sunet e kufizojnë në dijen
e çështjeve të degëzimit (fikhut) ose në shkencën e besimit
në çështjet në të cilat ka mospajtime, kurse në bazat në të
cilat ka pajtueshmëri ky term largohet. Madje vëren edhe
dikë që polemizon në këtë të vërtetë. E drejta është të
thuhet se dijetar i vërtetë është ai që ia ka frikën Allahut të
Lartësuar, edhe nëse nuk di të shkruajë emrin e vet. Siç
është thënë:
Kryedije është frika e vërtetë prej Allahut e jo të thuhet për
ty se ke udhëhequr drejt.
Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë:
"Si dije mjafton frika prej Allahut, kurse si injorancë largimi
nga rruga e drejtë dhe mashtrimi."29
Çështja e tretë: Mënyra e realizimit të këtij synimi
Ndër gjërat që ndihmojnë në realizimin e këtij synimi është
ta lexosh Kuranin siç e lexon studenti librin e tij natën e
provimit, me vëmendje e përqendrim. Të jetë sikurse
leximi i atij që përgatitet të hyjë në provim të hollësishëm.
Vërtet, ne në këtë botë jemi të sprovuar me Kuranin. Prej
nesh ka të atillë që janë seriozë, aktivë, që e lexojnë këtë
libër në vazhdimësi, kështu që përgjigjet e tyre janë të
shpejta, të qëndrueshme. Porse, prej nesh ka që janë
29
Miftah dar es seadeh, 1/51.
 41 
neglizhues, të pavëmendshëm, të shkujdesur, që, nëse
pyetet për diçka nga Kurani, përgjigjet: ah, ah! Nuk e di!
Ta lexosh Kuranin ashtu siç e lexon administratori
rregulloren e punës me të cilën e sistemon punën e vet, që
i cakton përgjigjen për çdo sjellje, si dhe ka nevojë t'i
referohet asaj (rregullores) çdo ditë. S'ka dyshim se
administrator i suksesshëm është ai që e di përmendsh
rregulloren, e kupton hollësisht dhe në detaje, si dhe me
të krijohen suksese në administratë dhe në udhëheqje.
Kurani është libër kah i cili medoemos duhet kthyer në çdo
situatë të jetës sonë. Ai që dëshiron të jetë person i
suksesshëm në jetë, le ta mësojë përmendsh dhe le t'i
kuptojë tekstet e tij, në mënyrë që t'ia mundësojë
përgjigjet e menjëhershme, të shpejta dhe të sakta në çdo
situatë që kalon në jetën e tij.
Në Kuranin fisnik janë përmendur një sërë fragmentesh e
shembujsh të të suksesshmëve:
Prej të cilave përgjigjja e Profetit, sal-lallahu alejhi ue
selem, dhënë Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të!,
duke qenë ata të dy në shpellë:
"Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!" (Teube, 40)
Përgjigjja e Musait, alejhi selam, popullit të tij:
"Ai tha: "Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im.
Ai do të ma tregojë rrugën." (Shuara, 62) Gjithashtu,
përgjigjja e Jusufit, paqja e Zotit qoftë mbi të!, kur qe
thirrur për imoralitet: “Allahu më ruajt! Me të vërtetë,
 42 
Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe, pa dyshim,
keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë.” (Jusuf, 23) Pa
dyshim se këto janë kundërpërgjigje të shpejta, të
pranishme dhe të fuqishme në momentet më të vështira
që mund të kalojë njeriu, ku mendjet e njerëzve dalldisen.
Me të vërtetë kjo është qëndrueshmëri dhe stabilitet për
ata që kanë nxënë përmendsh dhe kanë kuptuar
domethëniet e Librit të Zotit të tyre.
Çështja e katërt: Zbatimi i synimit të dijes
Ndër zbatimet e synimit të dijes është të vësh në mendjen
tënde kuptime dhe pyetje të caktuara, përgjigjen e të
cilave i kërkon në Kuran, sa për ilustrim: ai që ecën rrugës
i shkujdesur ose që ecën duke kërkuar një qëllim të
caktuar, vërehet, fjala vjen, ne ecim rrugës shpesh dhe nuk
i kushtojmë vëmendje një dyqani të caktuar derisa të kemi
nevojë për të, atëherë fillojmë të përqendrohemi, të
hulumtojmë dhe ta zbulojmë. Po të pyeteshim para kësaj
se a ekziston në filan lagjen ndonjë librari, do të
përgjigjeshim me jo dhe do të vërtetonim se nuk ekziston,
por ja që ekzistuaka, porse nuk i kemi kushtuar vëmendje,
edhe pse kemi kaluar pranë saj me qindra herë.
Çdo çështje, rast a situatë që të kalon, pyete veten: Ku
është përmendur në Kuran? A është cekur në Librin e
Allahut të Madhërishëm?
 43 
Sa kemi lexuar a kemi dëgjuar për atë që është habitur për
moskuptimin e ndonjë ajeti kuranor me zemrën e tij tek
thotë: Ky ajet u gjendka në Kuran? Sikur po e dëgjoj për
herë të parë!30
Është e vërtetë se leximi i domethënieve të ajeteve është
një çështje krejtësisht tjetër nga leximi i shprehjeve.
Harrimi i domethënieve dhe mungesa e tyre është një
çështje që ndodh, ndonëse shprehja ekziston, gjuha e
shqipton dhe e përsërit.
Çështja e pestë: Kurani dhe Programi Neuro-Linguistik
(NLP)
Dr. Muhamed et Tekriti thotë: "Sikur Milton H. Erickson31
ta njihte arabishten dhe ta lexonte Kuranin, do të gjente
atë që kërkonte teksa orvatej që këtë ta arrinte përmes
përdorimit të gjuhës në ndikimin e pavullnetshëm të
njeriut, ndikim i cili i përngjan magjisë, që në të vërtetë nuk
është magji. Janë magjepsur arabët, besimtarët dhe
jobesimtarët, kurse në fillim nuk e dinin arsyen e kësaj."32
Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë atyre që merren me këtë
shkencë duke kërkuar lumturinë, fuqinë dhe suksesin, që
këto t'i kërkojnë në Kuran dhe t'i përqendrojnë përpjekjet
30
Referoju kasetës me titull "Agjërimi i zemrës", dr. Halid el Xhubejr,
në të përmend fjalët: "Një ajet e kam lexuar dhe e kam dëgjuar dyzet
vjet, por e kam kuptuar sot."
31
Një ndër themeluesit e Programit Neuro-Linguistik (NLP).
32
Afak bila Hudud, f. 201.
 44 
dhe mendimet për lidhjen e njerëzve me Kuranin
madhështor, i cili është zbritur vetëm për të realizuar
fuqinë dhe lumturinë njerëzore, për t'i çliruar ata nga
adhurimi i epsheve e i tekeve dhe të gjitha pikat e dobësisë
së tyre për t’i mësyrë shkallët e fuqisë dhe suksesit në
format më të larta dhe më të avancuara.
Qëllimi i këtij hulumtimi nuk është të zgjerohemi në këtë
çështje, por e preka për shkak të raportit që ka me
meditimin e Kuranit dhe se kjo çështje konsiderohet ndër
faktorët më të dukshëm që e vërteton rëndësinë e njohjes
së çelësave të meditimit të Kuranit dhe përfitimit prej tij në
jetë."33
Çështja e gjashtë: Përse thirrja (daveti) të mos jetë me
Kuran?
Sikur të meditonim dialogun e të Dërguarit të Allahut,
lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, me ata që i
ftonte në Islam dhe ç’u thoshte atyre, do të vërenim se në
të shumtën e rasteve mjaftohej me leximin e ajeteve nga
Kurani fisnik dhe kjo zgjonte ndikim të madh në shpirtra.
Leximi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të!, ndonjë prej ajeteve kuranore e
joshte jobesimtarin, hipokritin dhe politeistin dhe ia
sqaronte të vërtetën. Askush nuk thotë se kjo është
33
Lidhur me këtë çështje kam veçuar një studim me titull: "Programi
Neuro-Linguistik apo dëlirja shkencore e shpirtit. Cila është më afër
suksesit", e lus Allahun ta lehtësojë shkrimin e tij.
 45 
ekskluzive për Pejgamberin, paqja e Zotit qoftë mbi të!, por
është e mundshme për çdokënd që ecën dhe e pason
rrugën e tij. Madje, ai me këtë i përgjigjet Zotit të tij të
Lartësuar, i Cili e ka urdhëruar këtë, duke thënë:
"Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë
paralajmërimin Tim!" (Kaf, 45) Gjithashtu, me fjalët e Tij:
"Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti
(Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e
Allahut." (Teube, 6)
"Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që
ti t’ua mësosh njerëzve pak nga pak, duke e shpallur atë
kohë pas kohe." (Isra, 106)
"Dhe të këndoj Kuranin. Kushdo që merr rrugën e drejtë,
e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju:
"Unë jam vetëm paralajmërues." ( Neml, 92)
Përse bisedat, hutbet (fjalimet) e këshillat tona të mos
sillen nëpër orbitën e ajeteve kuranore? Të fillojmë të
argumentojmë me to për çdo gjë që dëshirojmë t'ua
komunikojmë të thirrurve, qoftë edukim apo arsim.
Ndokush mund të justifikohet duke thënë: "Kjo që po flet
është e vështirë. Ne shohim njerëz që ndikohen më tepër
me tregime, shembuj e modele të drejtpërdrejta sesa me
Kuranin.
Them: Pikërisht ky është thelbi i problemit që dëshirojmë
ta trajtojmë në këtë studim. Përse ndikohemi me tregime
e përralla e nuk ndikohemi me ajetet e Kuranit?
 46 
Disa thirrës, që i shpeshtojnë tregimet, arsyetohen me
fjalët: Njerëzit nuk munden ose nuk kuptojnë, ndërsa ne
ua përafrojmë çështjen me tregime, rrëfime e histori që
ndikojnë në zemrat e tyre. Kjo nuk është e vërtetë. Defekti
qëndron te vetë thirrësi e jo në formë a metodologji.
Defekti nuk është te njerëzit, por, kurdo që thirrësi e ndien
madhështinë e Kuranit, jeton me të, e njeh atë, ndaj
ndikimi i leximit të disa ajeteve nuk mund të krahasohet
me ndikimin e ndonjë tregimi, anekdote ose ngjarjeje.
Provoje, do ta vësh re.34
U drejtohem edukuesve, pedagogëve, përgjegjësve të
zyrave të thirrjes, grupeve të mësimit të Kuranit
përmendsh t'i përqendrojnë përpjekjet e tyre në këtë
çështje me forma e mënyra të ndryshme duke ofruar
ushtrime, mësim individual, që pranuesin e çon drejt
synimit të përsosjes së këtyre dhjetë çelësave paralel
mundësisë, ngase në këtë ka ndjekje të të Dërguarit të
Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!,
kursim të kohës, përpjekjeve dhe pasurisë që shpenzohen
34
Dikush polemizon në këtë çështje përkundër qartësisë dhe
vërtetësisë së saj. Ai që ende është në dyshim, le ta lexojë librin:
"Përmes Kuranit e përqafuan Islamin", të autorit Abdulaziz Sejid
Hashim. Le të lexojë biografinë e të Dërguarit, lavdërimi dhe shpëtimi
i Allahut qofshin mbi të!, biografinë e shokëve të tij me meditim e
përsiatje, do t’i sqarohet e vërteta. Kur tregohemi neglizhues në
zbatimin e këtyre çelësave, atëherë kjo na ndodh neve, nuk ndikohemi
me të e as nuk mund të ndikojmë, por ndjekim rrugën e tregimit,
poezisë, ngjarjes, anekdotës etj., që i quajmë mjete të thirrjes.
 47 
në rrugën e thirrjes dhe reformës. Në këtë ka ilaç të fortë,
me efekt të shpejtë dhe afatgjatë.
Çdo formë e thirrjes medoemos duhet të ndërlidhet
drejtpërdrejt me Kuranin. Nëse realizon kuptimin dhe
ndikimin e Kuranit, atëherë preferohet të aplikohet.
Ndërkaq, nëse ndodh e kundërta, atëherë braktisja e saj
është më mirë dhe më parësore.
Preokupimi me shkrimet e njerëzve dhe kërkimi i
shëndetit, shërimit psikik dhe fuqisë morale prej tyre janë
të ngjashme me mënyrën e të ushqyerit fizik: kufizohen me
ushqime që kënaqin shijen dhe karakterin, ndërkohë
shkatërrojnë dhe e prishin trupin.
Çështja e shtatë: Kurani i ngjall zemrat sikurse uji tokën
Allahu i Lartësuar thotë:
"Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju
sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!" (Hadid,
17) Ky ajet ka ardhur pas fjalës së Allahut të Madhërishëm:
"A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që
zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe
para të Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata,
që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe
të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh
janë të pabindur." (Hadid, 16) Kjo sinjalizon se gjallërimi i
zemrave bëhet me përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe
me të vërtetën që Ai ka shpallur, që është Kurani, ashtu siç
 48 
gjallërohet toka e vdekur me ujë. Malik ibn Dinari, Allahu e
mëshiroftë!, thotë: "Ç’ka mbjellë Kurani në zemrat tuaja, o
lexues të Kuranit? Vërtet, Kurani është pranverë e
besimtarit ashtu siç është shiu pranverë e tokës."35
Kjo çështje është e qartë dhe e dukshme. Ndër faktet e
dukshme të kësaj çështjeje është edhe pastrimi i zemrave
dhe zbutja e tyre që e hasim gjatë muajit Ramazan, tek
përsëritet dhe shpeshtohet dëgjimi dhe leximi i Kuranit.
Më pas vëren se kjo jetë, që zemrat përjetuan gjatë muajit
Ramazan, fillon të shuhet pas Ramazanit kur shkëputen
nga Kurani fisnik.
Prandaj, ai që e dëshiron gjallërimin e zemrës duhet ta ujitë
me pranverën e zemrave, Kuranin, me sasi dhe forma të
përshtatshme për ringjalljen e jetës, siç do të flitet
gjerësisht gjatë këtij studimi.
Çështja e tetë: Qëndrim në një ajet
Allahu i Madhërishëm thotë:
"Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u
solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet
e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin)
e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me
të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar." (Ali Imran,
164)
35
Ihja ulumid din, 1/285.
 49 
Vërtet, dëlirja e njeriut dhe përmirësimi i tij bëhet në dy
forma:
Një: Dija dhe arsimimi ose të menduarit, arsyeja, bindja,
besimet, e terma të tjerë në këtë kontekst.
Dy: Puna ose edukata, ushtrimi, sjellja, dhe terma të tjerë
të ngjashëm.
Kurani fisnik i harmonizon këto të dyja në formën më të
përsosur dhe në mënyrën më të mirë për atë që beson në
të dhe ndjek shkaqet që çojnë drejt saj.
Vërtet, Kurani është libër i edukatës dhe i arsimimit, i cili i
mjafton çdo gjëje dhe çdo gjë tjetër varet prej tij. Ibn
Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, në librin e tij Miftahu dar es
seadeh, i ka paraqitur në mënyrë të shkëlqyer këto dy
aspekte dhe raportin mes tyre. Dihet fare mirë se sjellja
dhe zakoni i njeriut nuk shfaqet spontanisht ose rastësisht,
por ngrihen mbi ndonjë mendim a bindje, akumulim
shkencor i formuar me kalimin e kohës, ngrihet mbi
përvoja të grumbulluara me përsëritjen e situatave dhe
sjelljeve, që nga fëmijëria e derisa bëhet burrë. Prandaj, sa
herë që e dëshiron shtegun për të ndryshuar një person,
duhet ndryshuar bindjet dhe mendimet e tij, pa e lodhur
veten me ndjekjen e sjelljes dhe veprimeve të tij. Këtë e
realizon Kurani për atë që i merr çelësat e tij.
 50 
Synimi i dytë: Leximi i Kuranit për të punuar sipas tij
Çështja e parë: Rëndësia e këtij objektivi
Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "O
bartësit e Kuranit e ju, o bartësit e dijes! Veproni sipas
diturisë suaj sepse i dijshëm është ai që punon sipas asaj
që ka nxënë dhe dija e tij përputhet me veprën e vet. Do të
vijnë njerëz, që do të jenë bartës të dijes, dituria e të cilëve
u del vetëm prej gojës. Dituria e këtyre bie ndesh me
veprën e vet. Jeta e tyre në vetmi nuk përputhet me jetën
në publik. Ulen në hallkat e dijes duke iu krenuar njëri-
tjetrit. Madje, do të hidhërohet ndaj nxënësit të vet nëse
ulet te tjetri dhe e braktis atë. Veprat e tyre nuk ngrihen
tek Allahu i Lartësuar."36
Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Njerëzit u
urdhëruan të punojnë sipas Kuranit, kurse ata për punë e
morën leximin e tij."37
Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, thotë: "Lexoje
Kuranin, atë që të ndalon. Nëse nuk të ndalon, nuk është
lexim."38
36
Et Tibjan fi adab hameletil Kuran, 1/20; Kenzul Umal, 10/120.
37
Tefsir es Semani, 4/119; Medarixhu salikin, 1/451; Telbis Iblis, 109.
38
Kenzul Umal, 1/ 2776.
 51 
Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Njeriu më
meritor për këtë Kuran është ai që e pason atë pa e
lexuar39.”40
Ebu Abdurrahman es Selemiu, Allahu e mëshiroftë!,
përcjell nga Othmani, Ibn Mesudi dhe Ubej ibn Kabi, Allahu
qoftë i kënaqur me ta!, se i Dërguari i Allahut ua lexonte
atyre dhjetë ajete, e nuk dilnin në dhjetë të tjera pa i
mësuar e pa punuar sipas tyre. E mësuan paralelisht
Kuranin dhe punën.''41
Axhuri, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Kurani shfletohet që
me të të edukohet vetja dhe ambicia: kur do të bëhem i
devotshëm? Kur do të bëhem i nënshtruar? Kur do të
bëhem durimtar? Kur do të bëhem asket ndaj kësaj bote?
Kur do ta ndal veten prej epshit?"42
Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Këtë Kuran e
kanë lexuar robërit dhe të vegjlit që nuk kishin dije rreth
komentimit të tij... Ajetet e tij nuk përsiaten pa e pasuar.
Përsiatja nuk është nxënie përmendsh e shkronjave duke
nëpërkëmbur dispozitat e tij, saqë ndonjëri prej tyre të
thotë: E lexova tërë Kuranin, nuk e kam lëshuar asnjë
shkronjë. Për Zotin, ai e ka lënë tërë Kuranin, ngase Kurani
nuk i pasqyrohet as në moral e as në vepër. Madje,
39
Domethënë, nuk ka mundësi të lexojë, kurse sa i përket atij që mund
ta lexojë Kuranin, nuk mund të paramendohet se ai nuk e lexon.
40
Kaide fi fedail el Kuran, Ibn Tejmije, 59.
41
Tefsir el Kurtubi, 1/39; Tefsir et Taberi, 1/60.
42
Ahlak hameletil Kuran, 40.
 52 
ndokush thotë: Unë e lexoj suren me një frymëmarrje! Për
Zotin, të tillët nuk janë lexues, as të dijshëm, as të urtë e as
të devotshëm. Kur u bënë lexuesit të tillë? Allahu mos i
shtoftë njerëzit e tillë!"43
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, është pyetur rreth
fjalës së Allahut të Lartësuar:
"Se ti je me virtyte madhore." (Kalem, 4) Cili ishte morali i
të Dërguarit të Allahut? Ajo tha: "Morali i tij ishte Kurani.
Hidhërohej për shkak të hidhërimit të Tij dhe kënaqej me
kënaqjen e Tij."44
Një burrë me të birin e tij vajti tek Ebu Dardai, Allahu qoftë
i kënaqur me të!, dhe i tha: "Biri im e ka mbledhur
Kuranin." Ai tha: "O Zot, fale! Kuranin e ka mbledhur ai që
e dëgjon dhe e zbaton."45
Është përcjellë nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur me
të!, të ketë thënë: "O lexues! Drejtohuni, sepse keni
prioritet shumë të madh. E, nëse shtrembëroheni djathtas
e majtas, do të humbni shumë."46
43
Sunen Seid ibn Mensur, 2/420; Shuab el iman, Bejhekiu, 2/541; Ez
Zuhd, Ibn Mubarek, 1/274.
44
Sahih Muslim, 746. Me këtë shprehje e ka nxjerrë edhe Taberiu në
Tefsirin e tij, 29/18. Taberani në El Eusat, 1/30; Bejhekiu në Shuab el
iman, 2/154; Imam Ahmedi në Musnedin e tij, 6/216. Rreth tij ka folur
Ibn Kethiri në Tefsirin e tij, 4/403; si dhe Ibn Haxheri në Fet’hul Bari,
6/575.
45
Kaide fi fedail el Kuran, Ibn Tejmije, 59.
46
Sahihul Buhari, 7282.
 53 
Çështja e dytë: Koncepti dhe mënyra e zbatimit të këtij
synimi
Kurani duhet lexuar me nijet të veprimit, me nijet të
kërkimit të dijes, që të punohet sipas saj. Duhet ndalur tek
ajetet e tij dhe të shikohet ç’kërkohet prej tyre: a është
urdhër që detyrohet, diçka që ndalohet, ndonjë virtyt i
mirë që kërkon stolisjen me të apo ndonjë rrezik që tërheq
vërejtjen kundrejt tij, e kështu me radhë. Kurani është
udhërrëfyes praktik për angazhimin dhe ruajtjen e zemrës.
Ai duhet të jetë pranë çdo muslimani, që ta edukojë dhe ta
pastrojë veten. Ta lexosh Kuranin me nijet dhe qëllim të
atij që kërkon zgjidhje të një problemi, që kërkon
korrigjimin e një defekti apo që hulumton rreth
komentimit të një fenomeni, shërimin e ndonjë
sëmundjeje a analizimin e ndonjë situate.
Ndërkaq, nëse hulumtojmë për trajtimin e ndonjë
problematike pedagogjike në librat e këtij apo atij ose
nëpër revista, gazeta apo kanale satelitore, e kemi
paralizuar një prej objektivave të rëndësishëm kuranorë.
Çdo edukatë që nuk ngrihet drejtpërdrejt mbi Kuranin
është e mangët, frytet e përkohshme të së cilës janë joshje
dhe sprovë. Edukimi i të rinjve dhe brezave të rinj patjetër
duhet të ndërtohet drejtpërdrejt mbi Kuranin me metoda
e mjete të përshtatshme.
Disa prej nesh kur iu vunë pas kësaj bote dhe fitimeve të
saj materiale, u goditën e u sprovuan me shkencat e
Perëndimit dhe tezat e tyre, duke menduar se në to
 54 
qëndron suksesi, lumturia, fuqia administrative dhe
ekonomike, duke bërë interpretime të ndryshme për
veprimin e tij dhe duke bërë argumentime të shumta për
sjelljen e vet.
Synimi i tretë: Leximi i Kuranit për t’iu përgjëruar Allahut
(el-munaxhah)
Përcillet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se
e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e
Allahut qofshin mbi të!, duke thënë: "Allahu nuk ia lejon
askujt atë që ia ka lejuar të Dërguarit: ta lexojë Kuranin me
zë të bukur, melodik e të lartë."47
Fedalete ibn Ubejd, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell
se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë:
"Allahu më shumë dëshiron ta dëgjojë njeriun teksa e lexon
Kuranin me zërin e tij të bukur e melodik sesa që ndokush
dëshiron ta dëgjojë robëreshën e vet teksa e këndon."48
Abdullah ibn Mubarek, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "E kam
pyetur Sufjan Theuriun, Allahu e mëshiroftë!: "Ç’nijet bën
njeriu për leximin e namazin e tij kur dëshiron të falet?" Ai
tha: "Bën nijet t’i përgjërohet Zotit të vet."49
Bejadi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari
i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!,
47
Sahihul Buhari, 6/2743, 7105; Sahih Muslim, 1/545, 792.
48
Sunen Ibn Maxhe, 1/425, 330.
49
Tadhim kadr es salah, 1/93.
 55 
doli teksa njerëzit po faleshin, zërat i kishin ngritur nga
leximi i Kuranit. Ai tha: "Ai që fal namaz, i përgjërohet Zotit
të tij. Prandaj, le të shikojë si i përgjërohet e mos ia ngrini
zërin njëri-tjetrit me Kuran."50
Katade, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Që kur kam filluar të
lexoj Kuran nuk kam ngrënë presh."51
Ebu Maliku, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Gojët tuaja janë
rrugë prej rrugëve të Allahut, ndaj pastrojini sa të
mundeni. Ai thotë: "Që kur kam filluar të lexoj Kuran nuk
kam ngrënë qepë."52
Muslimani teksa e lexon Kuranin duhet të kujtojë këtë
synim madhështor, në mënyrë që ta ndiejë kënaqësinë e
leximit kur të kujtojë se Allahu e sheh dhe, ndërsa lexon, e
dëgjon leximin e tij, e lavdëron atë dhe krenohet para
engjëjve të Tij të afërt. Kur ndonjëri prej nesh ndjen se
kryetari, prindi apo udhëheqësi po e vështron leximin e tij
dhe e lavdëron atë, përpiqet edhe më shumë në këtë. Si
qëndron fakti kur Ai që e dëgjon dhe e lavdëron është
Mbreti i mbretërve? Atij i takon ç’ka në qiej e në tokë dhe
ndërmjet tyre.
Lexuesi ndien se Allahu i drejtohet drejtpërdrejt dhe se
Allahu i Lartësuar e dëgjon leximin e tij. Kur lexon ndonjë
ajet, në të cilin madhërohet Allahu, e madhëron Atë; kur
50
Musned imam Ahmed, 4/344; Ahmed Shakir e cilëson si të saktë.
51
Fedail Ebi Ubejd, 55; Et Tidhkar, 108.
52
Fedail Kuran, Ebu Ubejd, 55; Ed Dur el Menthur, 1/278; Tefsir
Kurtubi, 1/27; Sunen Ibn Maxhe, 1/106.
 56 
kalon në ndonjë ajet, i cili kërcënon, kërkon mbrojtje; e,
kur kalon në ndonjë ajet që duhet kërkuar e duhet lutur
për diçka, ai kërkon dhe lutet.
Ky është përgjërimi të cilin e kam për qëllim.
Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell e thotë:
"Një natë po falesha me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi
dhe paqja e Zotit qofshin mbi të! Namazin e nisi me suren
El Bekare. Thashë se do të bëjë ruku tek ajeti i njëqindtë,
porse e kaloi. Mendova se rekatin do ta përfundojë me atë
sure e do të bjerë në ruku, porse e kaloi dhe zuri ta lexonte
suren En Nisa, që e përfundoi. Pastaj nisi ta lexonte suren
Ali Imran duke e përfunduar. Lexonte ngadalë dhe bukur.
Me të lexuar ndonjë ajet ku duhej madhëruar Allahu, e
madhëronte Atë. Me të lexuar ndonjë ajet ku duhej lutur,
lutej. Ndërkaq, kur kalonte në ndonjë ajet që duhej kërkuar
mbrojtje, kërkonte mbrojtje prej Allahut."53
Kësisoj bëhet përgjërimi përmes Kuranit. Është lexim i
ndërgjegjshëm. Robi është i vetëdijshëm çfarë lexon e
përse lexon, kujt i drejtohet leximi, ç’nevojë ka prej tij dhe
çfarë obligimi ka ndaj tij duke e madhëruar dhe duke e
shenjtëruar.
Sa herë të hasësh ndonjë prej cilësive të suksesit dhe
lumturisë, ki mendjen ta kërkosh prej Allahut. Ndërkaq, kur
të hasësh ndonjë prej cilësive të dëshpërimit, dështimit,
53
Sahih Muslim, 1/536, 772; Sunen en Nesai (el Muxhteba), 3/225
(1664).
 57 
shqetësimit e ngushtimit, kundrejt tyre të kërkosh
mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm.
Edukimi i shpirtit mbi këtë synim e forcon mbikëqyrjen e
Allahut të Lartësuar në situata jete e gjallërie. Kësisoj, ajo
bëhet pengesë në raste vakjeje e pasiviteti.
Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Nëse do përfitim
prej Kuranit, atëherë përqendroje zemrën tënde gjatë
leximit e dëgjimit të tij. Përqendroje dëgjimin dhe ji i
pranishëm duke e kujtuar Atë që të drejtohet dhe që flet
me Të. Ai që të drejtohet është Allahu i Lartësuar përmes
gjuhës së të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe shpëtimi i
Allahut qofshin mbi të!"54
Dobi: Gjithnjë të kesh parasysh se në përgjërimin tënd
përmes Kuranit ke pesë dobi: Allahu të do kur ti lexon
Kuran, Ai të sheh, të dëgjon, të lavdëron dhe të shpërblen.
Andaj, kujtoji këto e mos i lër të ikin.
Synimi i katërt: Leximi i Kuranit për t’u shpërblyer
Sa i përket shpërblimit për leximin e Kuranit, kanë ardhur
argumente të shumta, ku po i përmend vetëm disa prej
tyre thjesht si rikujtim të kësaj çështjeje të rëndësishme:
Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!,
përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit
54
El Fevaid, 1.
 58 
qofshin mbi të!, ka thënë: "Ai që e lexon një harf (shkronjë)
nga Libri i Allahut (Kurani), do të ketë shpërblim. Madje,
shpërblimi do t’i dhjetëfishohet. Nuk po them që Elif lam
mim-i është (vetëm) një harf, porse elifi është një harf, lami
gjithashtu dhe mimi harf më vete."55
Zejd ibn Erkam, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi
të!, ka thënë: "Mes jush po lë dy gjëra me peshë. Njërën
prej tyre Librin e Allahut, që është litari i Allahut. Ai që e
pason, do të jetë i udhëzuar, kurse ai që e braktis, do të
mbetet në humbje."56
Ebu Seid el Huderiu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell
se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të!, ka thënë: "Libri i Allahut është litari i
Allahut i zgjatur nga qielli deri në tokë."57
Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të!,
se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin
mbi të!, të vrarët në Luftën e Uhudit i grumbullonte në një
qefin. Pastaj pyeste cili dinte më shumë Kuran. Nëse i
thuhej për ndonjërin, e vendoste para tjetrit në varr."58
55
Tirmidhiu, që thotë se hadithi është hasen sahih.
56
Sahih Muslim, 4/1873, 2408.
57
Sunen et Tirmidhi, 5/663, 3788; Tirmidhiu thotë se hadithi është
hasen garib. Albani e cilëson të saktë.
58
Sahihul Buhari, 1/450; Sunen Ebi Davud, 3/196, 3138; Sunen et
Tirmidhi, 3/354, 1036; Tirmidhiu thotë se është hasen sahih. Albani e
cilëson si të saktë.
 59 
Aishja, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, përcjell se i
Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "Ai
që e lexon Kuranin bukur, do të jetë në shoqëri të shkruesve
(engjëjve) të ndershëm. Ndërkaq, ai që e lexon me
vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar."59
Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi
të!, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson
Kuranin e pastaj ua mëson të tjerëve."60
Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se
i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë:
"Mësojeni Kuranin! Lexojeni e pastaj mësojani edhe të
tjerëve! Rasti i atij që e ka mësuar dhe e lexon Kuranin i
shëmbëllen thesit të mbushur me aromë të këndshme
(misk), që përhapet në çdo anë. Ndërkaq, rasti i atij që e ka
mësuar Kuranin, mirëpo nuk e lexon, i shëmbëllen thesit të
mbyllur me erë të këndshme (misk)."61
Ebu Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton
se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut
qofshin mbi të!, ka thënë: "Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë
në Ditën e Gjykimit e do të ndërmjetësojë për lexuesit e
vet."62
59
Sahihul Buhari, 4/1882, 4653; Sahih Muslim, 1/549, 798.
60
Sahihul Buhari, 4/1919, 4739; Sunen Ebi Davud, 2/70, 1452.
61
Sunen et Tirmidhi, 5/156, 2876; dhe thotë se hadithi është hasen,
por Albani e cilëson si të dobët.
62
Sahih Muslim, 1/552, 804; Musned imam Ahmed, 5/249, 22200.
 60 
Abdullah ibn Amri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë se
i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë:
"Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në
Ditën e Gjykimit. Kështu, agjërimi do të thotë: "O Zoti im!
Unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe epshet (gjatë ditës),
ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Ndërkaq, Kurani do të
thotë: "Unë e kam privuar nga gjumi i natës, ndaj më lejo
të ndërmjetësoj për të. Atëherë u jepet leja për të
ndërmjetësuar."63
Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë se i Dërguari i
Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka
thënë: "Kurani o do të jetë ndërmjetësues për ty (me lejen
e Allahut), o do të jetë një kundërshtar i vërtetë. Atë që
vepron sipas tij, do ta çojë në Xhenet. Ndërkaq, atë që e lë
pas shpine, do ta çojë në Zjarr."64
Nevas ibn Semani, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell
se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin
mbi të!, ka thënë: "Ditën e Gjykimit do të vijë Kurani dhe të
zotët e tij, që vepronin sipas tij në këtë botë, të cilëve u
prijnë suret El Bekare dhe Ali Imran."65
Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!,
transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi
63
Musned Ahmed ibn Hanbel, 2/174, 6626; Ahmed Shakir e cilëson si
të saktë.
64
Sahih Ibn Hiban, 1/331, 124; Musanaf Abdurrezak, 3/372, 6010;
Shuab el iman, Bejhekiu, 2/351, 2010.
65
Sahih Muslim, 1/554, 805; Sunen et Tirmidhi, 5/160, 2883.
 61 
i Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Ai, në gjoksin e të cilit
nuk ka asgjë nga Kurani (nuk di asgjë përmendsh nga
Kurani), është sikurse shtëpia e braktisur dhe e rrënuar."66
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "Profeti juaj,
sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu
i Madhërishëm me këtë Libër (Kuranin) i ngre disa popuj e
i nënçmon disa të tjerë."67
Ebu Musa el Eshariu, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!,
tregon se i Dërguari ka thënë: “Rasti i besimtarit që e lexon
Kuranin i shëmbëllen qitros: ka aromë të këndshme dhe
shije të mirë; rasti i besimtarit që nuk e lexon Kuranin68 i
shëmbëllen hurmës: nuk ka aromë, por shijen e ka të
ëmbël; rasti i munafikut (dyfytyrëshit) që e lexon Kuranin i
shëmbëllen borzilokut: ka aromë të mirë, kurse shijen e ka
të hidhur; ndërsa dyfytyrëshi që nuk e lexon Kuranin i
shëmbëllen kungullit të egër: (jo që) nuk ka aromë, por
edhe shijen e ka të hidhët.”69
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të!, ka thënë: "Sa herë që ndonjë grup njerëzish
66
Sunen et Tirmidhi, 5/177, 2913, që thotë se hadithi është hasen
sahih.
67
Sahih Muslim, 1/559, 817; Sunen Ibn Maxhe, 1/79, 218.
68
Domethënë është analfabet, nuk mund të lexojë, por është i
kujdesshëm në leximin e Kuranit për faktin se është besimtar, ndaj nuk
mund të imagjinohet një besimtar që mund të lexojë Kuranin ta
braktisë atë.
69
Sahihul Buhari, 5/2070, 5111; Sahih Muslim, 1/549, 797.
 62 
mblidhen në ndonjërën prej shtëpive të Allahut për ta
lexuar Librin e Tij dhe për ta studiuar bashkë, mes tyre do
të zbresë qetësia, do t'i përfshijë mëshira, do t'i rrethojnë
engjëjt dhe Allahu do t'i përmendë tek ata që janë me Të
(engjëjt)."70
Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!,
transmeton se i Dërguari i Allahut, ka thënë: "Ai që
dëshiron që Allahu dhe i Dërguari i Tij ta duan, le ta lexojë
mus'hafin."71
Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë:
"Po qe se bartësit e Kuranit ta merrnin atë siç i takon dhe si
duhet, Allahu do t'i donte ata, mirëpo ata përmes tij e
kërkuan këtë botë, ndaj Allahu i urren dhe janë të përulur
para njerëzve."72
Abdullah ibn Mesudi, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!,
thotë: "Kurani është gosti e Allahut, ndaj merrni prej saj sa
të keni mundësi. Nuk di ndonjë mirësi më të zbrazët sesa
një shtëpi në të cilën nuk ka asgjë nga Kurani. Zemra, në të
cilën nuk ka asgjë nga Libri i Allahut (Kurani), është e
rrënuar siç rrënohet shtëpia që nuk ka banues."73
70
Sunen Ebi Davud, 2/71, 1455; Sunen Ibn Maxhe, 1/82, 225; Sunen et
Tirmidhi, 5/195, 2945.
71
Et Tergib, Ibn Shahin, 1/288; El Kamil, Ibn Adi, 2/111. Zinxhiri i
transmetuesve është hasen, siç thotë Albani në Sahiha, 5/452.
72
Tefsir Kurtubi, 1/20.
73
Sunen ed Daremi, 3173.
 63 
Gjithashtu thotë: "Me të vërtetë zemrat janë enë, ndaj
mbushini me Kuran e jo me diçka tjetër."74
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "Në
shtëpinë që lexohet Libri i Allahut (Kurani) shtohet mirësia,
prezantojnë engjëjt dhe dalin shejtanët prej saj, kurse
shtëpia, në të cilën nuk lexohet Libri i Allahut, u ngushtohet
banorëve të saj, pakësohen mirësitë, prezantojnë shejtanët
dhe dalin engjëjt prej saj."75
Në këtë drejtim argumentet janë të shumta, por desha që
ky studim të mos jetë pa disa syresh, në mënyrë që të jenë
mbështetje për këtë synim të leximit të Kuranit. Ai që
dëshiron të zgjerohet, le t'u referohet librave të Sunetit në
mënyrë që të vjelë prej tyre më të mirën dhe më të
vlefshmen. Këtë që e përmenda është vetëm e pakta e të
shumtës, e Allahu është udhëzues në rrugën e drejtë.
Synimi i pestë: Leximi i Kuranit për t’u shëruar me të
Allahu i Lartësuar thotë: "O njerëz, ju ka ardhur këshillë
(Kurani) nga Zoti juaj, shërimi për zemrat tuaja, udhëzim
dhe mëshirë për besimtarët." (Junus, 57)
Gjithashtu, Allahu thotë:
74
Musanaf Ibn Ebi Shejbe, 6/126, 30011; Musned Ahmed ibn Hanbel,
2/177, 6655.
75
Ez Zuhd, Ibn Mubarek, 1/273, 790.
 64 
"Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë
për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm
humbje." (Isra, 82) Po ashtu, thotë:
"Thuaj: "Ai është udhërrëfyes dhe shërim për
besimtarët." Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër
dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të
largëta." (Fusilet, 44)
Kurani i shëron zemrat nga sëmundjet e dyshimeve,
mëdyshjeve dhe çrregullimeve obsesive-kompulsive,76
shëron trupat nga sëmundjet. Sa herë që njeriu e rikujton
këtë synim, me lejen e Allahut të Lartësuar, arrin dy lloje
shërimi: shërimin moral dhe fizik.
Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin
mbi të!, ka thënë: "Ilaçi më i dobishëm është Kurani."77
Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, tregon se i Dërguari i
Allahut hyri në shtëpinë e saj, ndërsa një grua e shëronte
apo i lexonte Kuran. I Dërguari i Allahut tha: "Mjekoje me
Kuran."78
76
Zbatimi i çelësave të meditimit të Kuranit konsiderohet ndër ilaçet
më të fuqishme për ndërprerjen e këtyre çrregullimeve të bezdisshme,
që krijojnë depresion dhe brengë. Shumë njerëz kanë përfituar prej
tyre, janë qetësuar ata dhe zemrat e tyre, si dhe kanë arritur qetësi
psikike, me të gjitha kuptimet.
77
Silsiletul ehadith es sahiha, 4/931.
78
Sahih Ibn Hiban, 13/464, 6098; Mevaridu Dhaman, 1/343, 1419.
Albani e cilëson të saktë, Silsile sahiha, 1931.
 65 
Shërimi me Kuran arrihet përmes dy formash: 1. Duke e
lexuar në namaz, sidomos në pjesën e fundit të natës, duke
pasur nijetin e shërimit; dhe 2. Përmes rukjes.79 Pështyma
e dalë nga leximi i Kuranit ka ndikim jashtëzakonisht të
madh në fuqi, aktivitet e shëndet, ngase nuk i shtohet
asnjë përzierje barishtore apo përbërje medikamentesh.
Nuk besoj që ndonjë musliman e mohon ndikimin e
shërimit dhe ilaçit përmes fryrjes me ajetet e Kuranit dhe
kjo nuk arrihet nga çdokush, por njëherazi është e mundur
për secilin që i merr shkaqet.
Ne duhet të bashkëveprojmë drejtpërdrejt me Kuranin. Ai
është i lehtë për çdokënd që është i sinqertë në
bashkëveprimin me të. Krijimi ndërmjet nesh dhe tij
ndërmjetës, duke anashkaluar bashkëveprimin e
drejtpërdrejtë, pa dyshim se është privim i vërtetë. Kur
ndokush goditet me ndonjë fatkeqësi ose sëmundje,
udhëton dhe shëtit botën duke kërkuar lexues e shërues,
ndërkohë nuk e di se çështja është më afër dhe më e lehtë
se kjo. Kur Allahu i Lartësuar na sprovon me vështirësi dhe
fatkeqësi, dëshiron që ne t'i përgjërohemi, t'ia drejtojmë
lutjet e t'i përulemi Atij, ashtu siç thotë:
79
Muslimani është i bindur me këtë ndikim të Kuranit dhe kjo është
një çështje e padiskutueshme dhe e prekshme, përfitimi i
muslimanëve prej kësaj është përcjellë brez pas brezi, saqë nuk kemi
nevojë ta vërtetojmë këtë me përvojë, por kjo është një bindje e
ngulitur thellë. Ai që dëshiron të zgjerohet në këtë, le t’i referohet
kasetës me titull "Shkaqet e harruara", të dr. Xhubejrit.
 66 
"Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të
tyre e as nuk i drejtuan lutje." (Muminun, 76) Dhe thotë:
"Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe
i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t'u bërë
të dëgjueshëm." (Enam, 42)
Të falurit e gjatë duke e lexuar Kuranin dhe drejtimi i lutjes
Atij konsiderohet ndër format më të rëndësishme të
nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar, siç ndodh në
namazin e eklipsit dhe në namazet e tjera. Të falurit e
namazit duke e lexuar Kuranin konsiderohet ndër shkaqet
më të fuqishme për shëndet e shërim.
Këtu nuk është vendi i zgjerimit të kësaj çështjeje, por
qëllimi është të këshillojmë lexuesin e Kuranit të rikujtojë
këtë çështje madhore gjatë leximit të tij, në mënyrë që të
arrijë gradat më të larta të ndikimit dhe dobisë. Ndërkaq,
ai që dëshiron të zgjerohet më shumë rreth kësaj çështjeje,
le t'i referohet librit Mjekësia profetike të Ibn Kajimit, që
është më i gjerë dhe që e ka shtjelluar këtë çështje, prandaj
referoju atij, do të gjesh fjalë të çmuara.
 67 
ÇELËSI I TRETË: FALJA (E NAMAZIT) ME KURAN
Me të vërtetë, ky çelës konsiderohet ndër çelësat më të
rëndësishëm dhe më madhorë të meditimit të Kuranit. Sa
i përket rëndësisë së tij, kanë ardhur një sërë argumentesh,
ndër to:
Fjala e Allahut të Lartësuar: "Kaloje një pjesë të natës, si
falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt
do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar." (Isra, 78)
Gjithashtu, fjala e Tij:
"O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë
natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka
më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin
ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një
fjalë me peshë të rëndë." (Muzemil, 1-5)
"(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga
ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë
vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz." (Ali Imran,
113)
"A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë
sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës
tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me
jobesimtarin)?! Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë
dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë
këshillat!” (Zumer, 9)
I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi
të!, thotë: "Nuk ka zili (të lejuar) veçse në dy gjëra: ndaj një
 68 
burri të cilit Allahu i ka dhënë vullnet për ta lexuar Kuranin,
e ai e këndon atë ditë e natë, si dhe ndaj një burri të cilit
Allahu i ka dhënë pasuri, e ai e shpërndan atë ditë e natë."80
Kundroji fjalët e tij "shpërndan" dhe "e këndon atë", tek
nënkuptohet se, ai të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin, porse
nuk falet me të, respektivisht nuk e lexon në namaz, i
shëmbëllen atij që Allahu i ka dhënë pasuri, por nuk e
shpërndan atë. Këtë e vërteton edhe hadithi vijues, të cilin
e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, i cili
thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit
qofshin mbi të!, ka thënë: "Mësojeni Kuranin! Lexojeni e
pastaj mësojani edhe të tjerëve! Rasti i atij që e ka mësuar
dhe e lexon Kuranin i shëmbëllen thesit të mbushur me
aromë të këndshme (misk), që përhapet në çdo anë.
Ndërkaq, rasti i atij që e ka mësuar Kuranin, mirëpo nuk e
lexon, i shëmbëllen thesit të mbyllur me erë të këndshme
(misk)."
Ky hadith argumenton se ai të cilit Allahu ia ka dhënë
Kuranin, por nuk e këndon, i shëmbëllen atij që ka blerë
erë të këndshme, porse e ka lënë të mbyllur dhe të
pashfrytëzuar. Hadithi vijues nënvizon synimin e faljes së
namazit me Kuran, si dhe shkakun e këtij dallimi të madh
ndërmjet atij që falet me të dhe atij që falet pa të.
Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari
i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!, ka
thënë: "Nëse lexuesi i Kuranit falet dhe e këndon atë ditën
80
Sahihul Buhari, 1/39, 73; Sahih Muslim, 1/559, 815.
 69 
e natën, e mban në mend, ndërkaq, nëse nuk falet me të, e
harron."81
Andaj, sa i përket meditimit dhe përfitimit të Kuranit,
thelbi dhe gurthemeli i çështjes është rikujtimi i ajeteve të
Kuranit dhe përjetimi i tyre me zemër në çdo moment,
veçanërisht në situata të vështira jetësore, në pozita të
rënda dhe hutimi, raste në të cilat njeriu sprovohet dhe
testohet. Ai që falet me të ditën e natën, përgjigjen e tij do
ta vërejë të pranishme, të shpejtë dhe të fuqishme, e sheh
tek ndalet dhe i respekton kufijtë e Librit të Allahut, dhe
anasjellas, sa shpejt rrëzohet e bie ai që ka qenë neglizhues
në shfrytëzimin e këtij çelësi. Këtë kuptim e argumenton
edhe fjala e Allahut të Lartësuar tek thotë: "O besimtarë!
Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe
namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit."
(Bekare, 153)
Durimi është fryt i dijes, kurse mjet i dijes është leximi me
meditim, të cilin e arrin ai që e lexon Kuranin në namaz. Për
këtë shkak Allahu i Madhërishëm i ka bashkuar këto të dyja
në shumë vende. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe
shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, kur e shqetësonte diçka,
hynte në namaz dhe e zgjaste leximin e Kuranit, siç ka
ngjarë në namazin e eklipsit. Prandaj, atij që edukohet me
këtë çelës, sidomos që në vegjëli, i lehtësohet dobia në
jetë, kurse atij që nuk është edukuar me të, i ngushtohet
81
Sahih Muslim, 1/544, 789; Sunen en Nesai, 5/20, 8043.
 70 
jeta në situata të rënda dhe i humbet në raste qetësie dhe
mirëqenieje.
Lidhja e Kuranit dhe namazit mund të krahasohet me
bashkimin e oksigjenit me hidrogjenin, për faktin se nga
përbërja e tyre rezulton uji, që nënkupton jetën për trupat.
E, prej lidhjes së Kuranit dhe namazit rezulton uji i jetës së
zemrës, shëndetit dhe fuqisë së saj. Prandaj, mos u habit
nga tërë kjo begati që rezulton prej kësaj vepre. Abdullah
ibn Amër, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, përcjell se i
Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin
mbi të!, ka thënë: "Ai që falet duke lexuar dhjetë ajete, nuk
do të regjistrohet me mospërfillësit. Ai që falet me njëqind
ajete, do të regjistrohet me përgjëruesit e Allahut. E, ai që
falet duke lexuar njëmijë ajete, shkruhet ndër ata që fitojnë
mirësi të mëdha sa malet."82
Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i
Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "A
dëshiron dikush prej jush që kur të kthehet te familja e tij
të gjejë tri deve mbarsa? Thamë: "Po." Ai tha: "T’i lexojë
ndonjëri prej jush tri ajete në namaz është më e dobishme
për të sesa tri deve mbarsa."83
Duke i shtuar kësaj që thamë, kanë ardhur fakte që
argumentojnë se njeriut, kur të hyjë në namaz, i shtohet
82
Sahih Ibn Hiban, 1/310; Sahih Ibn Huzejme, 2/181; Sunen Ebi Davud,
2/57, 1398.
83
Sahih Muslim, 1/552, 802; Sunen Ibn Maxhe, 2/1234, 3782.
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit
Sq Çelësat e meditimit të Kuranit

More Related Content

What's hot

Dr. musli vërbani dita e varrimit
Dr. musli vërbani   dita e varrimitDr. musli vërbani   dita e varrimit
Dr. musli vërbani dita e varrimitLibra Islame
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)RregullatIslame
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Libra Islame
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaALMA M
 
Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaLibra Islame
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemRregullatIslame
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertE verteta vjen nga Zoti
 
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreRregullatIslame
 
Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...RregullatIslame
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameShkumbim Jakupi
 
Shami dhe Veçoritë e tij në Islam
Shami dhe Veçoritë e tij në IslamShami dhe Veçoritë e tij në Islam
Shami dhe Veçoritë e tij në IslamLexo dhe Mëso
 
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)RregullatIslame
 
Reflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man Naseer
Reflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man NaseerReflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man Naseer
Reflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man NaseerMuQeet
 
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'aniIbni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'aniLibra Islame
 
Komentimi i kuranit xhuzi i pare
Komentimi i kuranit xhuzi i pareKomentimi i kuranit xhuzi i pare
Komentimi i kuranit xhuzi i pareendrit endri
 

What's hot (20)

Dr. musli vërbani dita e varrimit
Dr. musli vërbani   dita e varrimitDr. musli vërbani   dita e varrimit
Dr. musli vërbani dita e varrimit
 
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
Përmbledhje Sektet (Grupacionet)
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
 
Tregime islame
Tregime islameTregime islame
Tregime islame
 
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuajaTregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
Tregime interesante reth islamit , lexoni me kujdes dhe freskoni zemrat tuaja
 
Bota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneveBota e xhineve dhe shejtaneve
Bota e xhineve dhe shejtaneve
 
Akidja hamevije
Akidja hamevijeAkidja hamevije
Akidja hamevije
 
Hasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullimaHasan el basri - shushullima
Hasan el basri - shushullima
 
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lemSi dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
Si dukej Pejgamberi sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem
 
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqertDrejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
Drejtimi i shpirtit ne rregullat e pendimit te sinqert
 
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij MadhështoreLibri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
Libri i Allahut dhe Pozita e tij Madhështore
 
Xhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijjeXhinet ibn tejmijje
Xhinet ibn tejmijje
 
Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...Studim rreth tarikateve sufiste ...
Studim rreth tarikateve sufiste ...
 
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islameMuhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
Muhamed Eminë Xhundi - 101 tregime islame
 
Shami dhe Veçoritë e tij në Islam
Shami dhe Veçoritë e tij në IslamShami dhe Veçoritë e tij në Islam
Shami dhe Veçoritë e tij në Islam
 
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
Përmbledhjeve Këshilla të dobishme nga ibën Kajjim el-Xheuzijje (RahimehUllah)
 
Daurah Munasabah 1 : Surah al-Alaq
Daurah Munasabah 1 : Surah al-AlaqDaurah Munasabah 1 : Surah al-Alaq
Daurah Munasabah 1 : Surah al-Alaq
 
Reflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man Naseer
Reflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man NaseerReflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man Naseer
Reflections on Hasbunallahu wa Ni'mal Wakeel, Ni'mal Maula wa Ni'man Naseer
 
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'aniIbni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
Ibni sijrijni - Ëndërrimi duke lexua pjesë nga Kur'ani
 
Komentimi i kuranit xhuzi i pare
Komentimi i kuranit xhuzi i pareKomentimi i kuranit xhuzi i pare
Komentimi i kuranit xhuzi i pare
 

Similar to Sq Çelësat e meditimit të Kuranit

Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...Islamic Invitation
 
The Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani Kerim
The Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani KerimThe Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani Kerim
The Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani Kerimmuzaffertahir9
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitLexo dhe Mëso
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitRregullatIslame
 
Shpjegimi i Gjashtë Parimeve
Shpjegimi i Gjashtë ParimeveShpjegimi i Gjashtë Parimeve
Shpjegimi i Gjashtë ParimeveLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1Shkumbim Jakupi
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranitamarstafa
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijRregullatIslame
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijLexo dhe Mëso
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveRregullatIslame
 
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sheruesAbdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sheruesLibra Islame
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveLexo dhe Mëso
 
Historitë e Pejgamberëve
Historitë e PejgamberëveHistoritë e Pejgamberëve
Historitë e PejgamberëveLexo dhe Mëso
 
Muhamed Muteveli Shaëraviu - Fetva
Muhamed Muteveli Shaëraviu - FetvaMuhamed Muteveli Shaëraviu - Fetva
Muhamed Muteveli Shaëraviu - FetvaLibra Islame
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnoramarstafa
 
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitAjka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitLexo dhe Mëso
 
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitAjka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitRregullatIslame
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANRregullatIslame
 
Akideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe ShënimeAkideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe ShënimeLexo dhe Mëso
 

Similar to Sq Çelësat e meditimit të Kuranit (20)

Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...
Kurani Tri pjesët e fundit nga Kurani, bashkë më një shpjegim të shkurtër të ...
 
The Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani Kerim
The Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani KerimThe Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani Kerim
The Holy Qur'aan Arabic Text and Albanian Translation Kurani Kerim
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të Kuranit
 
Udhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të KuranitUdhëzimet e sureve të Kuranit
Udhëzimet e sureve të Kuranit
 
Shpjegimi i Gjashtë Parimeve
Shpjegimi i Gjashtë ParimeveShpjegimi i Gjashtë Parimeve
Shpjegimi i Gjashtë Parimeve
 
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1
Muhamed Muteveli Esh-Sharaviu - Fetva pjesa 1
 
Veshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth KuranitVeshtrime rreth Kuranit
Veshtrime rreth Kuranit
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Islami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tijIslami, bazat dhe parimet e tij
Islami, bazat dhe parimet e tij
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sheruesAbdurrezak neufel   kur'ani mbrojtes dhe sherues
Abdurrezak neufel kur'ani mbrojtes dhe sherues
 
Historite e Pejgambereve
Historite e PejgambereveHistorite e Pejgambereve
Historite e Pejgambereve
 
Historitë e Pejgamberëve
Historitë e PejgamberëveHistoritë e Pejgamberëve
Historitë e Pejgamberëve
 
Muhamed Muteveli Shaëraviu - Fetva
Muhamed Muteveli Shaëraviu - FetvaMuhamed Muteveli Shaëraviu - Fetva
Muhamed Muteveli Shaëraviu - Fetva
 
Kurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnorKurani nje liber hyjnor
Kurani nje liber hyjnor
 
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitAjka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
 
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anitAjka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
Ajka e kuptimit të dhjetë sureve të fundit të Kur’anit
 
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZANPOZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
POZITA E SUNETIT NË ISLAM DR. SALIH BIN FEUZAN EL FEUZAN
 
kurani shqip
kurani shqipkurani shqip
kurani shqip
 
Akideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe ShënimeAkideja Tahauije – Komente dhe Shënime
Akideja Tahauije – Komente dhe Shënime
 

More from Fatos

Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësSq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësFatos
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveFatos
 
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitSq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitFatos
 
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiSq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiFatos
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminFatos
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëFatos
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamFatos
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesFatos
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamFatos
 
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminSq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminFatos
 
Sq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamSq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamFatos
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijFatos
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameFatos
 
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenSq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenFatos
 
Sq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porSq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porFatos
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitFatos
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitFatos
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreFatos
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejFatos
 
Sq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreSq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreFatos
 

More from Fatos (20)

Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javësSq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
Sq Xhumaja - Dita më e zgjedhur e javës
 
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëveSq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
Sq Virtytet dhe të drejtat e sahabëve
 
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anitSq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
Sq Udhëzimet e sureve të Kur'anit
 
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi SheriatiSq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
Sq Të vërteta në të cilat ftoi natyra e i pranoi Sheriati
 
Sq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë IslaminSq Ta mësojmë Islamin
Sq Ta mësojmë Islamin
 
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisëSq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
Sq Roli i gruas në përmirësimin e shoqërisë
 
Sq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi IslamSq Rigjallërimi Islam
Sq Rigjallërimi Islam
 
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjesSq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
Sq Qëndrimet e profetit Muhamed gjatë thirrjes
 
Sq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit IslamSq Përsosuria e ligjit Islam
Sq Përsosuria e ligjit Islam
 
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me IslaminSq Njohje e përgjithshme me Islamin
Sq Njohje e përgjithshme me Islamin
 
Sq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selamSq Kurani përkthimi i darus selam
Sq Kurani përkthimi i darus selam
 
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tijSq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
Sq Haxhi - vlera dhe dobite e tij
 
Sq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islameSq Bukuritë e fesë islame
Sq Bukuritë e fesë islame
 
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjenSq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
Sq Priftërinjtë pyesin dhe hoxhallarët përgjigjen
 
Sq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem porSq Dëshiroj të pendohem por
Sq Dëshiroj të pendohem por
 
Sq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetitSq besimi i ehli sunetit
Sq besimi i ehli sunetit
 
Sq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimitSq Shtyllat e besimit
Sq Shtyllat e besimit
 
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyreSq Tre parimet dhe argumentet e tyre
Sq Tre parimet dhe argumentet e tyre
 
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tejSq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
Sq E pranova Islamin Por ç'të bëj më tej
 
Sq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja KuranoreSq Abetarja Kuranore
Sq Abetarja Kuranore
 

Sq Çelësat e meditimit të Kuranit

  • 1. 1437 Çelësat e meditimit të Kuranit dhe suksesit në jetë [‫ألبان‬‫ي‬Albanian – Shqip –] Halid ibn Abdulkerim el Lahim  Përkthyes: Almedin Ejupi Redaktor fetar: Dr. Sedat Islami Redaktor gjuhësor: Jeton Koçinaj
  • 2. 1437 ‫القرآن‬ ‫تدبر‬ ‫مفاتح‬ ‫الحياة‬ ‫في‬ ‫والنجاح‬ ‫خالد‬‫الالحم‬ ‫الكريم‬ ‫عبد‬ ‫بن‬  ‫ألمدين‬ :‫الترجمة‬‫أيوبي‬ ‫إسالمي‬ ‫سدات‬ .‫د‬ :‫المراجعة‬
  • 3.  1  Përmbajtja: Parathënie . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 4 Hyrje: Domethënia dhe shenjat e meditimit . . . . . . . . . . 16 Çelësi i parë: Dashuria ndaj Kuranit . . . . . . . . . . . . . . . . . . 24 Çelësi i dytë: Synimet në leximin e Kuranit . . . . . . . . . . . . 29 Çelësi i tretë: Falja (e namazit) me Kuran . . . . . . . . . . . . . 67 Çelësi i katërt: Leximi të bëhet natën . . . . . . . . . . . . . . . . 73 Çelësi i pestë: Përsëritja javore e Kuranit . . . . . . . . . . . . . 78 Çelësi i gjashtë: Leximi të jetë përmendsh . . . . . . . . . . . . 85 Çelësi i shtatë: Përsëritja e ajeteve . . . . . . . . . . . . . . . . . . 95 Çelësi i tetë: Lidhja e shprehjeve me domethëniet . . . . . 98 Çelësi i nëntë: Leximi melodik dhe i qartë . . . . . . . . . . . . 101 Çelësi i dhjetë: Leximi i zëshëm dhe zbukurimi i zërit gjatë leximit . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . 105 ...
  • 4.  2  Në këtë libër do të lexoni: 1- Shërimi me Kuran. 2- Si ta dua Kuranin? 3- Përse e lexon Kuranin? 4- Si ta mësosh Kuranin përmendsh? 5- Rregulla për kalitjen e shpirtit. 6- Cila është rruga e afërsisë me Allahun? 7- Cili është uji i jetës së zemrës? 8- Cilat janë fshehtësitë e këndimit të zëshëm të Kuranit? 9- Raporti i mësimit përmendsh të Kuranit me meditimin. 10- Cila është rruga e shikimit të dritës së Kuranit? 11- Leximi i vëmendshëm e i rrjedhshëm dhe ndikimi i tij në meditimin e Kuranit. 12- Dhurata më e vlefshme që mund t'ia bësh fëmijës tënd. 13- Kënaqësia e të përgjëruarit. Si ta arrij atë? 14- Si t'i edukoj fëmijët e mi sipas Kuranit? 15- Cila është rruga e jetës së mirë? 16- Cila është fshehtësia e raportit ndërmjet agjërimit dhe Kuranit? 17- Përsëritja është mjet efektiv për arritjen e meditimit. 18- Mësimi pedagogjik i Kuranit dhe shkathtësia e njeriut. 19- Libër, të cilin ai që e kalon me sukses, i fiton dhjetë miliardë.
  • 5.  3  Shkaku i shkrimit të këtij libri Pas përfundimit të një ligjërate dikush më pyeti: Si mund të arrihet suksesi me Kuran? Iu përgjigja: Kjo është një pyetje e gjerë, veçanërisht në këto ditë kur njerëzit janë sprovuar me këtë art (shkencë), që në shumicën e ligjërimeve të tyre mbështeten në librat e civilizimeve joislame. Deklarojnë se lidhur me këtë tematikë mund të flasë vetëm ai që posedon diploma dhe kurse (leksione) nga ato vende. Vazhdova: Kjo është një pyetje e rëndë dhe kam frikë se, nëse të përgjigjem lidhur me këtë me ndonjë përgjigje të shpejtë, do të tregohem i padrejtë me Kuranin. Mu për këtë medoemos duhet një sqarim i qartë e gjithëpërfshirës, që konceptet dhe termat do t’i ndërlidhte me realitetin, do të sqaronte se esenca e arritjes së suksesit është Kurani fisnik, fjala e Zotit të botëve, dhe çdo gjë tjetër jashtë kësaj duhet të jetë në përputhje me të, përndryshe refuzohet. Kjo pyetje ishte arsyeja e shkrimit të këtij libri, në të cilin jam orvatur të shpjegoj mënyrën e arritjes së fuqisë dhe suksesit me konceptin e tij të përkryer e gjithëpërfshirës për çdo shtresë të shoqërisë dhe për të gjitha aspektet e jetës.
  • 6.  4  Parathënie Falënderimi i takon vetëm Allahut. Atë e falënderojmë dhe vetëm Atij ndihmë e falje i kërkojmë. E kërkojmë mbrojtjen e Allahut kundrejt të këqijave të vetvetes e kundrejt të ligave të veprave tona! Atë që Allahu e udhëzon, s’ka kush e humb, kurse atë që Allahu e humb, s’ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka zot që meriton të adhurohet përveç Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok, dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Lavdërimi dhe mëshira e Allahut qofshin për të, për familjen e për shoqëruesit e tij. Mjeti i parë i përmirësimit të shpirtit, e dëlirjes së zemrës, për trajtimin dhe mbrojtjen nga problemet është dija. Ndërkaq, mjeti i parë i dijes është leximi dhe libri. Kësisoj, kur Allahu i Lartësuar deshi t’i udhëzojë e t’i nxjerrë njerëzit nga errësira në dritë ua zbriti librin që lexohet. Surja e parë e zbritur fillon me një fjalë madhështore, që konsiderohet çelës i reformës për të gjithë njerëzit, pavarësisht se ndryshojnë kohët apo dallojnë vendet, e që është fjala lexo. Prandaj, ai që e dëshiron suksesin, pastrimin dhe mirësinë, nuk ka rrugë tjetër përveç dy shpalljeve: Kuranin dhe Sunetin, duke i lexuar, duke i mësuar përmendsh dhe duke u arsimuar.
  • 7.  5  Me të vërtetë referimi drejt librit që lexohet, kuptohet dhe zbatohet konsiderohet rrugë praktike për reformë dhe avancim. Sikur ta meditonim gjendjen e të parëve tanë të ndershëm, duke nisur nga i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, e deri te vepërmirët bashkëkohorë, do të vërenim se faktori i përbashkët mes tyre është falja e namazit duke e lexuar Kuranin, veçanërisht në namazin e natës. Vepra për të cilën të gjithë pajtohen dhe që nuk duhet të neglizhohet në asnjë situatë është leximi i hizbit (pjesës së caktuar ditore nga Kurani). Omer ibn Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Atij që fle pa e lexuar pjesën e tij apo diçka prej saj, porse e lexon ndërmjet namazit të sabahut dhe drekës, i shkruhet sikur ta ketë lexuar gjatë natës."1 Kjo pa dyshim e dëshmon përkushtimin për lexim, çfarëdo qofshin pengesat apo ngatërresat, sepse ata janë të bindur thellë se kjo konsiderohet ushqim i shpirtit, që nuk mund të jetohet pa të. Ata paraprakisht kujdesen për ushqimin e zemrës kundrejt ushqimit të trupit dhe ndiejnë mungesë kur ndodh një gjë e tillë, për dallim nga neglizhuesit, të cilët e ndiejnë vetëm urinë dhe etjen fizike apo sëmundjen dhe 1 Sahih Muslim, 1/515, 747; Sahih Ibn Hiban, 6/369, 2643; Sahih Ibn Huzejme, 2/195, 1171; Sunen en Nesai el Kubra, 1/458, 1464; Sunen Ebi Davud, 2/34, 1313; Sunen Ebi Maxhe, 1/426, 1343; Sunen et Tirmidhi, 2/474, 581.
  • 8.  6  dhimbjen e trupave të tyre, duke mos e ndier dhimbjen, etjen dhe urinë e zemrave. Në të vërtetë leximi i Kuranit fisnik në namazin e natës konsiderohet ndër metodat më të forta për vazhdimësinë e ëmbëlsisë dhe freskisë së njëzimit (teuhidit) dhe imanit në zemër. Leximi i Kuranit natën konsiderohet pikënisje e çdo pune tjetër të mirë, e agjërimit, sadakasë (lëmoshës), luftës në rrugën e Allahut, bamirësisë dhe ruajtjes së lidhjeve farefisnore. Kur Allahu i Lartësuar deshi ta ngarkonte të dërguarin e Tij, Muhamedin, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, me obligimin e komunikimit dhe thirrjes së njerëzve, që pa dyshim është një barrë e rëndë, e udhëzoi drejt asaj që do t'i ndihmonte atij, e ajo është falja e namazit me Kuran. Ai i drejtohet me fjalët: “O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë. Natyrisht, adhurimi natën vepron më fuqishëm dhe fjala është më shprehëse, ngaqë ti ditën je vërtet shumë i zënë.” (Muzzemmil, 1-7) Në kohën tonë është shpeshtuar diskutimi rreth suksesit, lumturisë, përsosmërisë dhe fuqisë. Paralel me këtë janë shpeshtuar edhe librat, gjë që çdo autor pretendon se në
  • 9.  7  librin a në programin e tij qëndron shërimi i mjaftueshëm, ilaçi efektiv dhe se ai është libër që nuk ka nevojë për ndonjë libër tjetër. Ç’është e vërteta, kësisoj lejohet të përshkruhet vetëm një libër, e ai është Kurani i madhërishëm. Për trajtimin e kësaj problematike (kam për qëllim largimin e njerëzve nga Kurani fisnik dhe preokupimin e disave me ata libra duke hulumtuar lumturinë dhe suksesin) vjen ky studim, që të kontribuojë rreth identifikimit të së vërtetave dhe sqarimit të hollësirave, vënies së rrugës së drejtë për metodologjinë e shëndoshë, të cilën muslimani duhet ta ndjekë në jetën e tij. Nëse zemra e robit lidhet me Librin e Zotit të tij dhe bindet se suksesi, shpëtimi, lumturia dhe fuqia e vet qëndron në leximin e meditimin e tij, kjo pa dyshim se konsiderohet fillimi i pikënisjes drejt shkallëve të suksesit dhe shpëtimit, në këtë botë dhe në botën tjetër. Ky studim flet rreth metodave praktike, që, me ndihmën e Allahut të Lartësuar, mundësojnë përfitimin nga Kurani fisnik. Pikërisht këto janë rregullat të cilat i kanë ndjekur edhe të parët tanë të mirë në bashkëveprimin e tyre me Kuranin e madhërishëm. Mirëpo, meqë shumica e njerëzve është shpërfillëse ndaj këtyre rregullave ose ndaj disave prej tyre, nuk ndikohet nga Kurani, rrjedhimisht nuk përfiton nga argumentet, mësimet, shembujt dhe urtësitë e tij.
  • 10.  8  Ai që i përfill këto metoda, me lejen e Allahut të Lartësuar, do të shohë se kuptimet e Kuranit derdhen tek ai, madje mund të kalojë një kohë e gjatë e nuk mund të dalë nga një ajet i vetëm për shkak të domethënieve të shumta që i hapen atij. Kjo i ka ndodhur edhe brezit të parë, ku rrëfimet në këtë kontekst janë të shumta e të njohura. Sehl ibn Abdullah et Tusteriu, Allahu e mëshiroftë!, ka thënë: "Po qe se njeriut për çdo shkronjë të Kuranit do t’i jepeshin njëmijë kuptime, nuk do të mund ta arrijë skajin e asaj që e ka vënë Allahu në një ajet të vetëm nga Libri i Tij, për faktin se ai është fjalë e Allahut. Fjala e tij është atribut i Tij. Meqë Allahu nuk ka fund, as kuptimi i fjalës së Tij nuk ka fund... Secili kupton aq sa Allahu ia hap zemrën. Fjala e Allahut nuk është e krijuar, andaj fundin e kuptimeve të saj nuk mund ta arrijnë perceptimet e shpikura e të krijuara."2 Ky pohim është i vërtetë dhe përvoja e realiteti e dëshmojnë këtë. Sa u përket ajeteve të Kuranit të madhërishëm, si dhe jetësimit të tyre në jetën e përditshme, njerëzit dallojnë në kuptimet e në perceptimet e tyre. Madje, vetë njeriut mund t'i hapet kuptimi i disa ajeteve dhe të ndikohet prej tyre, ndërsa ndonjëherë tjetër ndalet tek ajetet e njëjta duke mos u ndikuar prej tyre. Qëndron para atyre ajeteve dhe thotë se një ditë prej ditësh jam ndikuar nga ky ajet kuranor. Ku është ky ndikim? Ku është ai kuptim? 2 Mukadime Tefsir el Besit, el Vahidi (Disertacion doktorate), 1-34.
  • 11.  9  Me të vërtetë kuptimi dhe meditimi i Kuranit është dhuratë e Dhuruesit Bujar. Ia jep atij që është i sinqertë në kërkimin e tyre duke ndërmarrë masa që çojnë drejt tyre me seriozitet e përpjekje. Ndërkaq, ai që mbështetet në divan e jepet pas kënaqësive e epsheve të kësaj bote dhe kërkon kuptimin e Kuranit, është shumë larg. Tematika e këtij hulumtimi nuk është një sërë teorish a hipotezash që vihen si zgjidhje e problemit që kërkon trajtim, porse janë hapa praktikë, që kanë nevojë për një proces gradual dhe të përsëritshëm derisa të arrihen rezultatet dhe frytet. Thabit el Bunani thotë: "Kam qëndruar njëzet vjet me Kuranin, porse pas njëzet vjetësh e kam shijuar atë." Atë që e ka thënë Thabit el Bunani është më se e vërtetë. Qëndro para derës derisa të të hapet. Nëse e percepton madhështinë e asaj që kërkon, kurdo që të hapet do t’i hysh në brendësi. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë e as ta pasqyrojnë realitetin e saj. Mirëpo, nëse nxitohesh dhe largohesh, do ta privosh veten nga një thesar i madh dhe mbase nga një rast që nuk mund ta arrish në pjesën e mbetur të jetës sate. Jam orvatur të shkruaj një tefsir pedagogjik, përmbajtja e të cilit do të trajtonte gjëra që ndikojnë në rritjen e imanit dhe do ta shtonte përulësinë duke mos dalë nga kjo tematikë. Por, pasi fillova bashkëpunimin me dr. Ibrahim ibn Seid ed Devseriun duke konkretizuar planin dhe metodologjinë e këtij tefsiri, pasi qe shkruar pjesa teorike e hulumtimit dhe pas përpjekjes së shkrimit të pjesës
  • 12.  10  praktike të tij, vura re se, sado që do të shkruaja në këtë fushë, unë apo ndokush tjetër, nuk do të arrija të përmbushja kërkesat. Ç’është e vërteta, çdo njeri medoemos duhet të marrë nga burimi kryesor dhe të pijë drejtpërdrejt nga kroi, pa ndonjë ndërmjetës që do ta largonte nga qëllimi.3 Atë që po e kërkoj është metodologjia dhe rregullat për ta kuptuar Kuranin drejtpërdrejt, për t'u ndikuar dhe për të përfituar prej tij, prandaj pashë gjendjen e gjeneratës së parë, Allahu i mëshiroftë!, në këtë çështje. Studiova metodologjinë e tyre si bashkëvepronin me Kuranin, ndërkohë krahasova gjendjen tonë me të tyren, që njëherazi është tematika dhe subjekti i këtij studimi. Allahu është Dhënësi i suksesit dhe Udhëzues për në rrugën e drejtë. 3 Kjo për sa i përket aspektit të dëlirjes së zemrës dhe pastrimit të shpirtit, kurse sa u përket aspekteve të tjera nga Kurani, sikur nxjerrja e dispozitave, sa për ilustrim, lexuesi ka nevojë për atë që do t’i shpjegonte dhe do t’i sqaronte ato.
  • 13.  11  Boshti dhe problematika e hulumtimit Ne e besojmë dhe e vërtetojmë fjalën e Allahut të Lartësuar tek thotë: "Sikur këtë Kuran t'ia shpallnim ndonjë mali, ti do ta shihje atë (mal) të përulur dhe të copëtuar nga frika e Allahut. Shembuj të tillë Ne ua japim njerëzve, që ata të meditojnë." (Hashr, 21) Gjithashtu lexojmë fjalën e Tij: "Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush." (Zumer, 23) Dhe fjalën e Tij: "Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen." (Teube, 124) Ky është Kurani. Ne po e lexojmë atë, kurse ndikimin e tij, për të cilin Allahu i Lartësuar na ka njoftuar, nuk e hasim! A thua përse? Kurani është po ai Kuran. Falë Allahut deri te ne ka arritur i ruajtur, i plotë, i mbrojtur nga shtesat apo mangësitë. Ku qëndron problemi dhe defekti?
  • 14.  12  Në çdo ndikim ka tre faktorë: ndikuesin, të ndikuarin dhe përçuesin (përcjellësin). Ndikuesi është Kurani, ndikimi i tij është i vërtetuar, ndaj aspak nuk dyshojmë në këtë. Mundësia mbetet te dy faktorët e tjerë: përçuesi dhe i ndikuari. I ndikuari është zemra e pranuesit, respektivisht lexuesi, kurse përcjellësi është leximi dhe meditimi. Hulumtimi orvatet të zbulojë problemin në të dy aspektet, si dhe propozon zgjidhjet ngritur mbi përvojat e të suksesshmëve në arritjen e ndikimit dhe efektit. Gjithashtu, çështja e të kuptuarit është çështje që në një kohë hapet e në një tjetër mbyllet. Te një grup njerëzish kam dëgjuar ankesa të kësaj natyre. E lexon ajetin në një kohë e ndikohesh prej tij, të hapen horizontet e të kuptuarit, kurse pas një kohe i rikthehesh po të njëjtit ajet, porse nuk të kujtohet asgjë nga ato domethënie e as nuk ndien gjurmët që ka lënë më parë! Vallë, ku qëndron fshehtësia? Cilat janë shkaqet? Studimi përpiqet t'u përgjigjet këtyre pikëpamjeve, t'i diagnostikojë dhe, me lejen e Allahut të Lartësuar, t'ua përshkruajë ilaçin ideal.
  • 15.  13  Përmbledhja e hulumtimit Hulumtimi përfshin parathënien dhe dhjetë çelësa. Parathënia flet rreth domethënies së meditimit, shenjave të tij si dhe një sqarim lidhur me disa gabime në të kuptuarit e tij. Përmbledhja e çelësit të parë është se zemra konsiderohet aparat i të kuptuarit, i të menduarit dhe i të perceptuarit. Zemra është në dorën e Allahut të Lartësuar, që e rrotullon si të dojë, e hap dhe e mbyll kur të dojë. Hapja e zemrës ndaj Kuranit realizohet përmes dy gjërave: E para: vazhdimësia në përgjërimin ndaj Allahut të Lartësuar dhe lutja drejtuar Atij për këtë; E dyta: leximi intensiv rreth madhështisë së Kuranit, vlerës dhe gjendjes së të parëve tanë ndaj tij. Çelësi i dytë përfshin gjërat që duhet ditur: vlerën e Kuranit dhe madhështinë e tij, t'i rikujtojmë synimet dhe objektivat për të cilat e lexojmë atë. Gjithnjë pyete veten: Përse e dëshiroj leximin e Kuranit? Përgjigjja le të jetë e qartë dhe e detajuar. Po të jetë e shkruar, do të ishte më mirë. Synimet thelbësore të leximit të Kuranit janë pesë: dija, të punuarit, përgjërimi, shpërblimi dhe shërimi. Çelësi i tretë e deri tek i dhjeti flasin rreth përgjigjes së një pyetjeje të rëndësishme: Si ta lexojmë Kuranin fisnik? "Si" këtu u drejtohet formave dhe mënyrave të cilat realizojnë shkallën më të lartë të përqendrimit dhe thellimit në kuptimin e Kuranit të madhërishëm. Secili prej nesh jep e
  • 16.  14  ofron një shkallë përqendrimi e kuptimi. Këta çelësa janë: leximi të jetë në namaz, gjatë natës, nga memoria (ajo që është mësuar përmendsh), të jetë në formë recitimi, leximi të jetë i zëshëm, të përsëritet, shprehjet të ndërlidhen me kuptimet e përfundimit të sasisë që kërkohet të lexohet dhe kërkohet arritja e meditimit të Kuranit çdo javë. Kjo është përmbledhja e këtij hulumtimi. E lus Allahun e Lartësuar të na mundësojë t'i realizojmë synimet tona, të na dhurojë dije të dobishme dhe vepra të mira! Ai është i Plotfuqishëm, Ai di më së miri. Lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të dërguarin Muhamed, mbi familjen dhe mbi të gjithë shokët e tij! Shënim: Një fakt që do theksuar këtu është se suksesi në meditimin e Kuranit nuk duhet kufizuar vetëm në këta çelësa. Ata janë vetëm shkaqe, kurse rezultatet janë në dorën e Allahut, ia jep e ia privon kujt të dojë Ai. Assesi nuk duhet nënkuptuar, sa për ilustrim, nëse themi se, çelës i meditimit të Kuranit është leximi i tij gjatë natës, që leximi i ditës nuk sjell dobi dhe është i pavlefshëm. Gjithashtu, nëse themi leximi të jetë në namaz, kurrsesi nuk duhet nënkuptuar që leximi jashtë namazit nuk sjell meditim. Kufizimi dhe përjashtimi nuk është i drejtë. Kurani është tërësisht ndikues, ndikon në çdo kohë, në çdo situatë, kur të dojë Allahu. Por, këtë që po them janë vetëm forma të mbështetura në bazë të kërkimit e hulumtimit në tekstet dhe në gjendjen e të parëve. Ato janë shkaqe që i ndjek
  • 17.  15  çdokush që dëshiron të përfitojë nga Kurani në një formë më të madhe, më të përgjithshme, më të hollësishme. Janë shkaqe që ia kujtojmë atij që është i privuar nga meditimi i Kuranit, porse ai e kërkon një gjë të tillë (meditimin). Këtij i themi: merri këto masa me shpresë se Allahu kur e sheh këmbënguljen dhe sinqeritetin tënd në këtë çështje t'i çel depot e Librit të Tij, që, para botës tjetër, të begatohesh në këtë botë. Me të vërtetë të shijuarit dhe të kënaqurit me Kuranin, për atë që i janë hapur dyert e tij, nuk krahasohet me asnjë kënaqësi e gëzim tjetër në këtë botë, mirëpo shumica e njerëzve nuk e di. Dr. Halid ibn Abdulkerim el Lahim Profesor i Kuranit dhe shkencave të tij në Universitetin islamik Imam Muhamed ibn Suud, Riad
  • 18.  16  Hyrje Domethënia dhe shenjat e meditimit Çështja e parë: Domethënia e meditimit Mejdani thotë: "Domethënia e meditimit është: të menduarit thellë dhe gjithëpërfshirës që çon drejt kuptimeve përfundimtare të fjalive dhe synimeve të tyre të largëta."4 Ndërkaq, me meditim të Kuranit nënkuptohet: "Të menduarit dhe përsiatja e ajeteve të Kuranit me qëllim të kuptimit, arritjes së domethënieve, urtësive dhe qëllimeve të tij." Çështja e dytë: Shenjat e meditimit Allahu i Lartësuar në Librin e Tij i ka përmendur shenjat dhe cilësitë që e përshkruajnë realitetin e meditimit të Kuranit dhe i sqarojnë ato qartazi, ndër të cilat veçojmë: "Kur dëgjojnë për atë (Kuranin) që i është zbritur të Dërguarit, i sheh se si u rrjedhin lotët nga sytë, për shkak të së vërtetës që kuptuan. Ata thonë: “O Zoti ynë! Ne besojmë, prandaj na llogarit ndër dëshmitarët e Tu!" (Maide, 83) "Besimtarë të vërtetë janë vetëm ata, zemrat e të cilëve, kur përmendet Allahu, fërgëllojnë dhe, kur u lexohen 4 Kavaid et tedebbur el emthel li Kitabilah, 10.
  • 19.  17  shpalljet e Tij, u forcohet besimi dhe vetëm te Zoti i tyre mbështeten." (Enfal, 2) "Kur shpallet ndonjë sure, disa prej atyre (që kanë dyshim dhe hipokrizi) thonë: “Kujt prej jush do t’ia shtojë besimin kjo sure?” Përsa u përket besimtarëve, atyre (kjo sure) ua shton besimin dhe ata gëzohen." (Teube, 124) "Thuaj: “Besoni në të (Kuranin) apo nuk besoni, ata që u është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet, dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është plotësuar!”Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit përuljen." (Isra, 107-109) "Kur iu lexoheshin vargjet e të Gjithëmëshirshmit, binin duke bërë sexhde dhe qanin." (Merjem, 58) "... edhe ata, që, kur paralajmërohen nga shpalljet e Zotit të tyre, nuk bëhen as të shurdhër, as të verbër." (Furkan, 73) "Kur u lexohet atyre (Kurani), ata thonë: “Ne e besojmë atë. Pa dyshim, ai është e vërteta nga Zoti ynë. Vërtet, Ne edhe para tij kemi qenë të nënshtruar ndaj Zotit.” (Kasas, 53) "Allahu ka shpallur Fjalën më të bukur (Kuranin) në formën e një libri, pjesët e të cilit i ngjasojnë njëra-tjetrës dhe përsëriten. Prej tij u rrëqethet lëkura atyre që i frikësohen Zotit të tyre e, mandej qetësohen lëkura dhe zemrat e tyre, kur përmendet Allahu. Ky Libër është
  • 20.  18  udhëzim i Allahut. Nëpërmjet tij Allahu udhëzon kë të dojë. Ndërsa atë që Allahu e shpie në humbje, s’mund ta udhëzojë kush." (Zumer, 23) Nga ajetet e mësipërme mund t'i përmendim shtatë shenja, që janë: 1- Harmonizimi i zemrës dhe i mendjes gjatë leximit, ndërsa dëshmi e kësaj është të ndalurit duke u mrekulluar dhe duke madhëruar; 2- Të qarët nga frika prej Allahut të Lartësuar; 3- Të shtuarit e përuljes; 4- Të shtuarit e imanit, kurse provë e kësaj është përsëritja spontane e ajeteve; 5- Gëzimi dhe lumturia; 6- Rrëqethja e lëkurës nga frika prej Allahut të Lartësuar e më pas dominimi i shpresës dhe qetësisë; 7- Rënia në sexhde duke e madhëruar Allahun e Lartësuar. Ai që ka ndonjërën apo më shumë cilësi të lartpërmendura e ka arritur gradën e meditimit dhe përsiatjes. Ndërkaq, ai që nuk e ka asnjërën prej këtyre shenjave, pa dyshim se konsiderohet i privuar nga meditimi i Kuranit dhe se ende nuk ka arritur te thesaret dhe depot e tij. Ibrahim et Tejmi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Atij të cilin dija nuk e bën të
  • 21.  19  qajë nuk i është dhënë dija, për faktin se Allahu i Madhërishëm i ka përshkruar dijetarët me fjalët e Tij: "Thuaj: “Besoni në të (Kuranin) apo nuk besoni, ata që u është dhënë dijenia para (shpalljes së) tij, bien në sexhde me fytyrat përtokë, kur ai u lexohet, dhe thonë: “Qoftë i lavdëruar Zoti ynë! Me të vërtetë, premtimi i Zotit është plotësuar!”Ata bien me fytyrë përtokë, duke qarë dhe ai (leximi i Kuranit) ua rrit përuljen." (Isra, 107-109)5 Është përcjellë nga Esma bint Ebu Bekër, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, të ketë thënë: "Shokët e të Dërguarit të Allahut, kur u lexohej Kurani, ishin ashtu siç i ka përshkruar Allahu: u rridhnin lotët nga sytë dhe u rrëqethej lëkura."6 Çdo ditë që kalon duke mos zotëruar asnjërën nga këto shenja, të privohet e të ik një fitim i madh, ndaj duhet vajtuar humbjen e asaj dite. Çështja e tretë: Koncept i gabuar rreth domethënies së meditimit Fakti që shumë muslimanë i largon nga meditimi e përsiatja e Kuranit dhe nga rikujtimi i domethënieve të tij madhore është bindja në vështirësinë e kuptimit të Kuranit. Ky është një gabim në konceptimin e meditimit të Kuranit dhe largim nga synimi i zbritjes së tij. Kurani është libër i edukatës dhe arsimit, libër i udhëzimit dhe 5 Ez Zuhd, Ibn Mubarek, 41; Huljetul eulija, 5/88. 6 Tefsir el Kurtubi, 15/149.
  • 22.  20  largpamësisë për të gjithë njerëzit, libër i udhëzimit, i mëshirës dhe i përgëzimit për të gjithë besimtarët, libër, kuptimin dhe meditimin e të cilit e ka lehtësuar Allahu i Madhërishëm, ashtu siç thotë Ai: "Vërtet, Ne e kemi bërë Kuranin të lehtë për t’u kuptuar dhe kujtuar, prandaj, a ka ndonjë që të marrë këshillë?!" (Kamer, 17) Ibn Hubejre, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Ndër intrigat e shejtanit është largimi i robërve të Allahut nga meditimi i Kuranit, ngase (shejtani) e di se udhëzimi është i pashmangshëm me rastin e përsiatjes së tij, duke i thënë se kjo është rrezik, derisa njeriu të thotë se unë nuk flas për Kuranin për shkak të sigurisë e devotshmërisë."7 Shatibiu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Fakti se Kurani konsiderohet mrekulli, se i ka shtangur elokuentët, se i ka sfiduar gojëtarët që të sillnin një të tillë, nuk e nxjerr Kuranin nga qenësia në gjuhën e rrjedhshme arabe, i lehtë për ta kuptuar atë që ka urdhëruar dhe ka ndaluar Allahu."8 Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Gabon ai që thotë se Kurani ka shpjegim që nuk e kuptojmë e as nuk e dimë, por e lexojmë duke bërë adhurim me fjalët e tij."9 Sanani, Allahu e mëshiroftë!, thotë: “Ai që dëgjimin e përqendron te fjala e Allahut të Lartësuar tek thotë: 7 Dhejl Tabekat el hanabile, Ibn Rexheb, 3/273. 8 El Muvafekat, 3/805. 9 Et Tibjan fi aksam el Kuran, 144.
  • 23.  21  "Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjeni tek Allahu. Ajo do të jetë më e mirë dhe më e shpërblyer. Kërkoni faljen e Allahut, sepse Allahu është vërtet Falës i madh dhe Mëshirëplotë." (Muzemil, 20) e kupton domethënien e tij pa ditur se fjala ‫ما‬ "çfarëdo" është kushtore, fjala ‫تقدموا‬ "që bëni" është mënyra e shkurtuar, e shumë të tjera... Ç’e bëri Kuranin e Sunetin që mos t'ua njohim kuptimet, mos t’ua kuptojmë strukturën dhe stilin e tyre... saqë këto kanë mbetur të kufizuara sikurse hyritë syzeza që qëndrojnë në tenda... kurse neve nuk na mbetka tjetër vetëm t'i përsërisim shkronjat dhe shprehjet e tyre." 10 E drejta dhe e vërteta në këtë çështje është të thuhet se Kurani kryesisht është i qartë, i rrjedhshëm dhe i kuptueshëm për të gjithë njerëzit, siç pohon Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!: "Komentimi i Kuranit është katër llojesh: 1. Arabët e kuptojnë përmes gjuhës së tyre; 2. Askush nuk arsyetohet me mosdijen e tij; 3. E kuptojnë dijetarët; 4. E di vetëm Allahu i Lartësuar."11 Pjesa dërrmuese e Kuranit i përket dy llojeve të para. Numri i ajeteve kuranore që flasin për dispozitat arrin në 500 sosh, kurse numri i përgjithshëm i ajeteve në Kuran është 6236. 10 Irshadu nukad ila tejsiril ixhtihad, 36. 11 Tefsir Taberi, 1/75; Mukadimeh Ibn Tejmije, 115.
  • 24.  22  Të kuptuarit të premtimit dhe paralajmërimit, inkurajimit dhe kërcënimit, dijes mbi Allahun dhe Ditës së Fundit nuk i kushtëzohet njohja e termave të hollësishëm shkencorë, sintaksorë, retorikë, bazikë e juridikë. Shumica e Kuranit është e qartë, e rrjedhshme dhe e kuptueshme: arrin ta kuptojë i vogli e i rrituri, dijetari dhe analfabeti. Kur arabi nga shkretëtira e kishte dëgjuar fjalën e Allahut të Lartësuar: "Betohem për Zotin e qiellit dhe të Tokës, se kjo (që ju premtohet) është e vërtetë, ashtu siç është të folurit tuaj." (Dharijat, 23) tha: "Kush e hidhëroi të Madhërishmin që të betohet?" Kur imami gaboi teksa lexonte ajetin e sures Nahl: "... kështu që kulmi i saj ra mbi ta dhe dënimi u erdhi andej nga nuk e prisnin." (Nahl, 26) duke thënë "nën ta" e jo "mbi ta", gabimin ia përmirësoi një grua e moshuar, e cila nuk dinte as shkrim e as lexim. Kurani është i qartë, i rrjedhshëm dhe i kuptueshëm. Kuptimi, meditimi e përsiatja e tij nuk janë aq të vështira sa t'i kufizojmë mendjet tona, që për çdo kuptim të tij t'u referohemi komentarëve të Kuranit. Përgjithësimi i gjykimit të asaj që është më e pakta me të tërën është koncept i gabuar dhe se konsiderohet një lloj zvarritjeje sa i përket meditimit dhe kuptimit të Kuranit. Mbyllja e mendjeve tona nga përsiatja e Kuranit duke u argumentuar me mosnjohjen e komentimit të tij dhe të
  • 25.  23  mjaftuarit me leximin e shprehjeve të tij është derë që shejtani ia hap robit për ta larguar nga udhëzimi përmes tij. Edhe nëse e pranojmë këtë argument, prej logjikës, vendosmërisë dhe urtësisë është që, nëse të shfaqet ndonjë paqartësi në kuptimin e ndonjë ajeti, të nxitosh e të shpejtosh në hulumtimin e domethënies dhe kuptimit të tij, e jo ta kufizosh mendjen duke lexuar pa meditim apo ta braktisësh leximin.
  • 26.  24  ÇELËSI I PARË: DASHURIA NDAJ KURANIT Çështja e parë: Zemra - aparat i të kuptuarit dhe i të menduarit Në këtë hyrje biseda shkurtimisht do të trajtohet nga dy aspekte: 1- Zemra konsiderohet aparat i të kuptuarit dhe logjikës; 2- Zemra është në duart e Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok. Sa i përket aspektit të parë, lidhur me këtë flasin shumë argumente. Ekzistojnë më se njëqind ajete kuranore, porse në këtë pjesë do të mjaftohem me përmendjen e vetëm tri prej tyre, të cilat kanë argumentim të qartë në këtë çështje. Ato janë: Fjala e Allahut të Lartësuar: “Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin).” (Kehf, 57) Fjala e Allahut të Lartësuar: “Vallë, a nuk kanë udhëtuar ata nëpër botë, që zemrat e tyre të mendojnë dhe veshët të dëgjojnë? Në të vërtetë, atyre nuk u janë verbuar sytë (në këto gjëra), por u janë verbuar zemrat e veta në kraharor.” (Haxh, 46) Dhe fjala e Allahut të Lartësuar: “Allahu nuk i ka dhënë asnjë njeriu dy zemra në kraharor.” (Ahzab, 4)
  • 27.  25  Këtu nuk është vendi për t’u zgjeruar në këtë çështje e as vënia e bazës së saj, porse synimi i vetëm është rikujtimi se zemra konsiderohet aparat i të kuptuarit, të menduarit dhe të perceptuarit, rrjedhimisht edhe kuptimi i Kuranit e meditimi (përsiatja) e tij. Aspekti i dytë: Zemra është në dorën e Allahut, të Vetmit, që nuk ka shok. Me urtësinë dhe me dijen e Tij e hap dhe e mbyll kur të dojë. Allahu i Lartësuar thotë: “Dhe ta dini se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij…” (Enfal, 24) Gjithashtu thotë: “Ne kemi vënë perde në zemrat e tyre, që të mos e kuptojnë atë (Kuranin).” (Kehf, 57) Lidhur me këtë ka caktuar shkaqe dhe mënyra. Ai që i përfill, do të jetë i suksesshëm, kurse ai që i shpërfill, do të jetë i zhgënjyer. Për këtë do të flitet në çështjet vijuese. Teksa orvatesh ta kuptosh Kuranin, ki parasysh se zemrat janë në dorën e Allahut të Lartësuar dhe se Allahu ndërhyn midis njeriut dhe zemrës së tij. Nuk është çështja te metoda dhe mënyra, por suksesi është prej Allahut, të Vetmit. Meditimi, që ti e arrin, konsiderohet dhunti madhore nga ana e Allahut, e cila kërkon falënderim e jo mburrje. Sa herë që Allahu ta mundëson kuptimin e Kuranit e t’i hap domethëniet e tij, falënderoje të Lartësuarin dhe kërko shtim. Këtë begati atribuoja vetëm Atij, askujt tjetër, si dhe pranoje haptas e fshehtas.
  • 28.  26  Çështja e dytë: Lidhja e dashurisë ndaj Kuranit me meditimin Është i njohur fakti se, nëse zemra dëshiron diçka, lidhet, dashurohet e përmallohet për të dhe shkëputet prej çdo gjëje tjetër. Prandaj, nëse zemra e do Kuranin, kënaqet duke e lexuar, shkrihet për ta kuptuar dhe për ta mësuar. Kësisoj arrihet meditimi i sigurt dhe kuptimi i thellë, dhe e kundërta, nëse nuk ka dashuri, atëherë interesimi i zemrës për Kuranin do të jetë i vështirë, nënshtrimi ndaj tij do të jetë i zorshëm, që do të mund të arrihej vetëm me angazhim e mundim. Të fituarit e dashurisë së Kuranit konsiderohet ndër shkaqet më të dobishme për të arritur nivele më të larta dhe më të forta të meditimit. Realiteti e dëshmon vërtetësinë e kësaj që po them. Sa për ilustrim, ne vërejmë se studenti që ka entuziazëm, ambicie dhe dashuri për studimet e tij, arrin të kuptojë goxha shpejt e lehtë atë që i thuhet, i kryen kërkesat dhe detyrat e tij brenda një periudhe shumë të shkurtër. Për dallim nga tjetri, që pothuajse nuk është në gjendje të kuptojë atë që i thuhet pa e përsëritur dhe pa u kthyer sërish. Sheh se i kalon pjesa dërrmuese e kohës, ndërkohë ende nuk ka kryer asnjë detyrë.
  • 29.  27  Çështja e tretë: Shenjat e dashurisë së zemrës ndaj Kuranit Për dashurinë e zemrës ndaj Kuranit ekzistojnë disa shenja, ndër to: 1- Gëzimi me takimin e tij; 2- Qëndrimi me të për kohë të gjatë pa u mërzitur; 3- Përmallimi për të kur të shtohet largimi prej tij shkaktuar për shkak të disa pengesave, e shpreson takimin me të, si dhe përpjekja për t’i eliminuar vështirësitë që mund të ndodhin në këtë drejtim; 4- Konsultimi i shpeshtë dhe bindja me udhëzimet e tij, të kthyerit tek ai kur bllokohet për çdo çështje jetësore, qoftë e vogël apo e madhe; 5- Respektimi dhe nënshtrimi ndaj tij, qoftë në urdhra apo ndalesa. Këto janë disa ndër shenjat më të rëndësishme të dashurisë dhe shoqërimit të Kuranit. Sa herë që ekzistojnë këto, është e pranishme dashuria ndaj tij, sa herë që mungojnë, nuk ekziston dashuria ndaj Kuranit. Mosprania e disave prej tyre e zvogëlon paralelisht dashurinë ndaj Kuranit. Çdo musliman duhet t’ia parashtrojë vetes këtë pyetje: A e dua unë Kuranin? Me të vërtetë është një pyetje e rëndësishme dhe e rrezikshme, kurse përgjigjja e saj është edhe më e rrezikshme. Është një përgjigje që bart kuptime
  • 30.  28  të shumta. Para se t’i përgjigjesh kësaj pyetjeje, kthehu te shenjat e sipërpërmendura, që përgjigjen tënde ta krahasosh me to dhe ta dallosh të saktën nga e gabuara. Po të pyetet muslimani se a e do Kuranin, do të përgjigjej: Po! E dua Kuranin, si s’e dua? Mirëpo, a thua sa është i sinqertë në këtë përgjigje? Si e do Kuranin kur nuk mund të qëndrojë me të as ca minuta, ndërkohë e sheh tek qëndron me orë të tëra në atë që e pëlqen dhe ia dëshiron shpirti i tij nga kënaqësitë e jetës?! Ebu Ubejdi thotë: “Robi ta pyesë veten vetëm me Kuran. Nëse e do Kuranin, e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij.”12 Duhet pranuar neglizhencën nëse te ne nuk gjenden shenjat e sipërpërmendura, që më pas të përpiqemi për ndryshim. E, kjo do të sqarohet në çështjen vijuese. 12 Musanef Ibn Ebi Shejbeh, 10/485.
  • 31.  29  Çështja e katërt: Metodat e realizimit të dashurisë ndaj Kuranit Metoda e parë: Mbështetja tek Allahu dhe kërkimi i ndihmës prej Tij Kërkimi i ndihmës prej Allahut të Lartësuar dhe lutja e Tij të të furnizojë (me dashurinë ndaj Kuranit). Njëra prej tyre është edhe lutja madhështore, ku Ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: “Sa herë që ndonjë rob e godet dëshpërimi ose pikëllimi thotë: “O Zoti im, unë jam robi Yt, bir i robit dhe robëreshës Sate. E pranoj gjykimin Tënd ndaj meje. I drejtë është gjykimi Yt në raport me mua. Të lutem me çdo emër me të cilin e ke emërtuar Veten, e ke cekur në Kuran, ia ke mësuar ndonjërës prej krijesave të Tua apo e ke ruajtur në diturinë Tënde të fshehur. Bëma Kuranin pranverë të zemrës dhe dritë të gjoksit, shndritje për pikëllim dhe largues të dëshpërimit tim!”, Allahu ia largon dëshpërimin duke ia shndërruar në gëzim.” Thanë: “O i Dërguar i Allahut! A duhet t’i mësojmë këto fjalë? Tha: “Po, ai që i dëgjon, duhet t’i mësojë.”13 Çdo ditë e përsërit këtë lutje tri- a pesë-shtatë herë, si dhe kërkon kohët e pranimit të lutjes. Përpiqet që gjatë lutjes së tij të jetë i sinqertë, i përkulshëm, të kërkojë me 13 Musned Ahmed ibn Hanbel, 1/391, 3712. Gjithashtu shih: Sahih Ibn Hiban, 3/253, 972; Musanef Ibn Ebi Shejbe, 6/40, 29318; El Muxhem el Kebir, 10/169, 10352; Musned Ebi Jala, 9/198, 5296; Musned el Bezar, 5/363… Albani e ka cilësuar sahih në Silsile sahihah, 1/236, 199.
  • 32.  30  këmbëngulje e butësi, me një interesim të madh, në mënyrë që t’i përgjigjet e t’i jepet. Disa njerëz këmbëngulësinë në lutje e dinë vetëm në kërkesat materiale të kësaj bote. Ndërkaq, sa u përket çështjeve fetare, lutjen e tij e vëren të zbehtë, të ftohtë, fjala është nëse lutet dhe kërkon. Kërkim i ndihmës prej Allahut në arritjen e meditimit të Kuranit është ajo që i është përligjur lexuesit të Kuranit t’i kërkojë mbrojtje Allahut kundrejt djallit të mallkuar,14 pastaj të thuhet bismilah-u në fillim të sureve, ngase përgjithësisht aty ngërthehet kërkimi i ndihmës prej Allahut të Lartësuar rreth meditimit të Kuranit, veçanërisht kaptinën të cilën dëshiron ta lexojë. Metoda e dytë: Marrja e shkaqeve Ndër shkaqet më të mira dhe më të dobishme në këtë rrafsh është dija, metoda e së cilës është leximi, respektivisht leximi rreth madhështisë së Kuranit ç’ka ardhur në Kuran, në Sunet dhe në fjalët e të parëve rreth madhërimit dhe dashurisë së tyre ndaj Kuranit. Secilit që dëshiron ta arrijë dashurinë ndaj Kuranit i propozoj hartimin e një programi, që përmban citate nga Kurani, Suneti dhe nga fjalët e të parëve, ku do të gjejë sqarimin rreth madhërisë e pozitës së Kuranit, që do ta sistemojë në dy nivele: tekst (citat) dhe shpjegim. Tekstin 14 Duke thënë: “Eudhu bil-lahi minesh shejtani rraxhim.” Sh.p.
  • 33.  31  e mëson përmendsh dhe e përsërit, kurse shpjegimin e lexon dhe e kupton. Kësisoj arrihet ndërlidhja e domethënieve të cilat i përfshin shpjegimi me anë të shprehjeve të tekstit.15 Shpresoj, me lejen e Allahut, se atij që do të zbatojë këtë program, Allahu do t’ia mundësojë arritjen e dashurisë ndaj Kuranit dhe lartësimin e tij, që konsiderohet çelës thelbësor rreth meditimit dhe kuptimit të Kuranit. Çdo fjalë që thuhet në këtë tematikë lidhet me të dhe këtu qëndron sekreti, se shumica prej nesh lexon në këtë tematikë, por nuk arrin asnjë rezultat pozitiv. Prandaj, shpeshtoje leximin e Kuranit. Lexo në vazhdimësi lidhur me gjendjen e gjeneratës së parë me Kuranin, tregimet dhe rrëfimet e tyre në këtë aspekt. Duhet të dimë se mosdashuria e moslartësimi ynë ndaj Kuranit është për shkak të mosnjohjes së vlerës së tij. Nëse fëmijës i jepen njëqind euro, i refuzon duke kërkuar një euro. Kjo i ngjan atij që nuk ia di vlerën Kuranit: i largohet, e braktis dhe merret me atë që është më e ulët se ai. Po të bëhej ndonjë shpallje rreth ndonjë libri se, ai që hyn në provimin e tij do të fitojë dhjetë miliardë, si do të ishte interesimi dhe përkushtimi i njerëzve ndaj këtij libri? Si do të ishte nxënia dhe përsëritja e tij...? Mirëpo, s’ka dyshim 15 Në një veprim të tillë askush nuk mund ta zëvendësojë tjetrin, por çdokush duhet të grumbullojë citate për vetveten, me të cilat ndikohet dhe të sistemojë atë që ka tubuar në mënyrën që e shpjegova. Realizimin e këtij synimi ta mundëson edhe rileximi i këtij libri.
  • 34.  32  se Kurani është një libër; atij që e kalon, i jepet pasuri pa kufij. Për shumicën e muslimanëve respektimi i Kuranit është i përgjithshëm. Kufiri i dijes së tyre është se Kurani është libër i zbritur nga Allahu, përmes leximit të tij në namaz e adhurojmë Allahun dhe ua lexojmë të sëmurëve për shërim. Ndërkaq, pakkush ka dija të hollësishme lidhur me madhështinë e pozitën e Kuranit dhe atë se ai i mundëson njeriut suksese në këtë jetë. Po sjell një shembull lidhur me këtë: Kur dëgjon për një personalitet të madh e me ndikim përgjatë historisë, te ti formohet një figurë e përgjithshme rreth tij, ndaj gëzon respekt te ti. Mirëpo, ndërsa ti lexon një libër prej 600 faqesh rreth trimërive e sakrificave të tij, rrëfime lidhur me fisnikërinë dhe bamirësinë e tij ndaj njerëzve, sukseset e të arriturat e veta, të jetosh një muaj të tërë me këtë libër duke u ndalur në çdo shkronjë, sigurisht se figura e këtij udhëheqësi apo reformatori do të të thellohet edhe më, do të shtohet dashuria dhe respekti yt ndaj tij. Ky ndikim është gjë e vërejtur që s’mund ta mohojë askush. Atëherë, përse të mos angazhohemi për shtimin e dashurisë dhe respektit tonë ndaj Kuranit fisnik dhe kapjes për të? Po qe se veprojmë kësisoj, medoemos ky libër madhështor do të na shtojë dashurinë dhe respektin ndaj Allahut Fuqiplotë. Kështu, e arrijmë pozitën dhe shkallën e të afërmve të devotshëm të Allahut, për të cilët nuk ka frikë e as nuk pikëllohen, që, nëse ndonjëri prej tyre do të betohej në Allahun, Ai do t’ia përmbushte dhe do t’ia realizonte ambiciet.
  • 35.  33  ÇELËSI I DYTË: SYNIMET NË LEXIMIN E KURANIT Parathënie: Paralajmërim rreth rikujtimit të synimeve të leximit të Kuranit Nëse e pyet shumicën e njerëzve përse e lexojnë Kuranin, do të të përgjigjen se leximi i Kuranit konsiderohet ndër veprat më të vlefshme, leximi i një shkronje shpërblehet me dhjetë të mira, e mira dhjetëfishohet. Kështu, e kufizon veten vetëm në synimin dhe objektivin e shpërblimit, kurse objektivat dhe synimet e tjera i harron. Atë që angazhohet rreth nxënies përmendsh të Kuranit e vëren tek lexon Kuranin që ta përforcojë memorizimin. Kështu, synimi është i kufizuar në forcimin e shkronjave dhe formave të fjalive. Atij i kalojnë domethëniet madhështore e ndikuese pa i vënë re. Nuk i ndjen e nuk i përjeton ato ngase ambicien e tij e ka kufizuar duke e përqendruar mendjen te shkronjat, ndaj iu është larguar domethënieve. Për këtë shkak e vëren se e ka nxënë Kuranin përmendsh, por nuk vepron në përputhje me të e as nuk është stolisur me moralin e tij. Sinkronizimi i mendjes me synime e objektiva të shumtë është një proces që kërkon vëmendje, qëllim dhe përqendrim. Sa më shumë qëllime e synime të ketë një veprimtari që e ushtrojmë, aq më shumë do të shpërblehet dhe do të lërë gjurmë te vepruesi. Sa për ilustrim, lëmosha ndaj të afërmve konsiderohet lëmoshë dhe njëkohësisht mbajtje e
  • 36.  34  lidhjeve farefisnore, ose mirëmbajtja e familjes konsiderohet mirëmbajtje dhe lëmoshë. Leximi i Kuranit ngërthen pesë objektiva dhe synime. Të gjitha janë madhore. Secila prej tyre është e mjaftueshme që muslimanin ta nxisë të shpejtojë drejt leximit të Kuranit, të intensifikojë punën me të dhe ta shoqërojë më tepër. Pesë synimet e leximit të Kuranit janë: shpërblimi, lutja, shërimi, dija dhe puna. Sa herë që muslimani e lexon Kuranin duke i kujtuar pesë synimet së bashku, do të ketë dobi dhe shpërblim më të madh nga Kurani. I Dërguari, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, thotë: "Veprat shpërblehen sipas qëllimeve dhe se çdo njeriu do t'i takojë ajo që ka pasur për qëllim."16 Atë që e lexon Kuranin duke synuar dije, Allahu e furnizon me të. Atij që e lexon duke synuar shpërblim, do t'i jepet shpërblimi. Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Atij që e mediton Kuranin duke e synuar udhëzimin, do t'i qartësohet rruga e vërtetë."17 Kurtubiu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Robit që e dëgjon Librin e Allahut të Lartësuar dhe Sunetin e të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, me nijet të sinqertë, ashtu siç do Allahu, Ai do t'ia mundësojë kuptimin e duhur dhe do t'i bëjë dritë në zemër."18 16 Sahihul Buhari, 1/3, 1; Sahih Muslim, 3/1515, 1907. 17 El Akide el Uasitije, f. 103. 18 Tefsir el Kurtubi, 11/176.
  • 37.  35  Ndërkaq, atij që e lexon Kuranin duke e synuar suksesin, Allahu do t'ia lehtësojë suksesin. Synimi i parë: Leximi i Kuranit për të nxënë dije Çështja e parë: Rëndësia e këtij synimi Ky konsiderohet synim i rëndësishëm dhe objektivi më i madh i zbritjes së Kuranit, i urdhërimit të leximit të tij, madje edhe përgatitjen e shpërblimit për lexim. Allahu i Lartësuar thotë: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur ty (Muhamed), për të përsiatur mbi vargjet e tij dhe për t’u këshilluar me të mendarët.” (Sad, 29) “A nuk përsiatin ata për Kuranin! Sikur ai të mos ishte prej Allahut, do të gjenin në të shumë kundërthënie.” (Nisa, 82) “Vallë, a nuk kanë medituar ata mbi Fjalën (Kuranin) apo atyre u ka ardhur ajo që nuk u kishte ardhur të parëve të tyre?” (Muminun, 68) “Vërtet, këtu ka këshillë për këdo që ka zemër, dëgjon me vëmendje dhe dëshmon.” (Kaf, 37) Ibn Mesudi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Nëse doni dije, kërkojeni në Kuran sepse aty është dija e të mëparshmëve dhe e të mëvonshmëve."19 19 Musanaf Ibn Ebi Shejbe, 6/126.
  • 38.  36  Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, thotë: "Ata që qenë para jush e panë Kuranin si mesazhe nga Zoti i tyre dhe i meditonin ato gjatë natës, kurse i kërkonin gjatë ditës."20 Mesruk ibnul Exhde, tabiin i madh i Kufes dhe njeriu më i ditur rreth dijes së sahabëve, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Përgjigjet e çdo gjëje për të cilën i pyesim shokët e të Dërguarit të Allahut i gjejmë në Kuran, por dija jonë rreth tyre është e kufizuar."21 Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, thotë: "Jetuam mjaft gjatë. Ndonjërit prej nesh i jepej imani22 para Kuranit.23 Me t’i zbritur ndonjë sure Muhamedit, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, e mësonim të lejuarën dhe të ndaluarën, urdhrat dhe ndalesat dhe çfarë duhet të ndalohet tek ajo. Më pas kam parë njerëz që Kurani u jepej para imanit: e lexonte Librin nga fillimi deri në fund pa i ditur urdhrat e ndalesat e tij dhe ku duhet të ndalet tek ai. E lexon me shpejtësi sikurse ta hidhte rërën."24 20 Et Tibjan, Neveviu, f. 28. 21 Shuab el iman, Bejhekiu, 5/231. 22 Atë që përmbanin ajetet kuranore nga dija për Allahun dhe Ditën e Fundit. 23 Thjesht vetëm leximi i shprehjeve të tij. 24 Mustedrek ala sahihajn, 1/91; Sunen el Bejheki el Kubra, 3/120.
  • 39.  37  Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Allahu do që çdo ajet që e ka zbritur të dijë për kë ka zbritur dhe ç’është dëshiruar me të."25 Abdullah ibn Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të dytë!, thotë: "Kujdesuni për Kuranin. Mësojeni dhe mësojani djemve tuaj ngase do të pyeteni për të, me të do të shpërbleheni dhe i mjafton për këshillë atij që logjikon."26 Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Lexuesit e Kuranit ndahen në tri grupe: Njëri grup e konsideron mall, prej të cilit ha. Grupi i dytë i lexon shkronjat e tij, porse ia nëpërkëmb dispozitat, përmes tij (Kuranit) polemizon me banorët e vendeve të veta dhe i josh udhëheqësit. Ky lloj i bartësve të Kuranit është shtuar, mos i shtoftë Allahu. Ndërkaq, grupi i tretë iu drejtua ilaçeve të Kuranit për t’i kuruar sëmundjet e zemrave të tyre. Me të qëndrojnë të shtangur nëpër mihrabet e tyre, përkulen dhe ndiejnë frikë e përkushtim. Me të tillët Allahu i Lartësuar e lëshon shiun dhe me ta ndihmon kundër armiqve. Për Zotin, bartësit e tillë të Kuranit janë më të vlefshëm sesa ari safi."27 Ahmed ibn Ebil Havari, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Lexoj dhe vështroj ndonjë ajet kuranor dhe mrekullohem me të, porse habitem me hafëzët e Kuranit se si e pëlqejnë gjumin. Si mund të preokupohen me diç të kësaj dynjaje, 25 Tefsir el Kurtubi, 1/26. 26 Kenzul Umal, 23; Mushkilul Athar, Tahaviu, 1/171. 27 Ibn Xhevzi fil Ilel, 1/110.
  • 40.  38  ndërkohë e lexojnë fjalën e Allahut. Sikur të dinin çfarë po lexojnë e ta kuptonin hakun e tij, do të ndienin kënaqësi dhe do t'u ikte gjumi nga gëzimi i asaj me çka janë furnizuar."28 Çështja e dytë: Dijen që e kërkojmë nga Kurani Cila është dija që e kërkojmë nga Kurani? Industria? Bujqësia? Administrata? Dija e fesë? Dija e kësaj bote? Lidhur me këtë çështje të rëndësishme, me ca vargje të bukura, na përgjigjet Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, tek thotë: Dija është tri llojesh, të katërt s’ka, e vërteta mbetet plot kthjelltësi: (1) Dija për cilësitë, veprat e Allahut dhe për emrat e të Mëshirshmit pa kufi, (2) Urdhëresa e ndalesa që janë fe e Tij dhe (3) shpërblimi në Ditën e kthimit në përjetësi. Dhe të gjitha këto gjenden në Kuran dhe në udhëzimet e atij që me Kuran u dërgua. Ne duam dije që sjell sukses në jetë, që sjell lumturi, jetë të mirë e të rehatshme, që sjell furnizim të bollshëm e të lejuar, që sjell siguri në këtë botë dhe në botën tjetër. Dije që prodhon vullnetin dhe vendosmërinë, që zhduk çdo 28 Letaif el Mearif, f. 203.
  • 41.  39  fenomen të dështimit e të mossuksesit në të gjitha poret e jetës. Ajo është dija mbi Allahun e Lartësuar dhe dija mbi Ditën e Fundit. Dija mbi Allahun e Madhërishëm rezulton me kërkimin e faljes nga Ai, ashtu siç thotë Allahu: "Dije se nuk ka zot tjetër përveç Allahut! Kërko falje për gjynahun tënd." (Muhamed, 19) Dija që e pason kërkimin e faljes dhe nxit në të është dije që çon drejt suksesit. Kjo dije është dija e fjalës La ilahe il lallah (nuk meriton të adhurohet me meritë askush tjetër përveç Allahut). Ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, në komentimin e fjalës së Allahut të Lartësuar: "Në të vërtetë, nga robërit e Tij, Allahut i frikësohen vetëm dijetarët, (që e dinë se) Allahu është vërtet i Plotfuqishëm dhe Falës." (Fatir, 28) thotë: "Ata janë që dinë se Allahu është i Plotfuqishëm për çdo gjë." Fjala dije është term shumë i gjerë dhe kuptimplotë. Është një term tërheqës, ku secili zgjedh për veten e vet duke konsideruar se gjëja tjetër nuk është dije. Specialistët e dijeve të kësaj bote dituritë e tyre i quajnë shkencë, kurse shkencat e tjera, përfshirë edhe shkencat fetare, i quajnë letërsi etj. Tërë kjo llogaritet shkencë dhe se çdo njohuri është shkencë. Fushat e saj janë të shumanshme, ndaj ato përcaktohen dhe themi filan shkenca. Mirëpo, nëse thuhet dhe përgjithësohet shkenca te muslimanët, e sidomos në Kuran e Sunet, atëherë është për qëllim shkenca e njohjes së Allahut, emrave dhe cilësive të Tij. Gjithashtu, te njerëzit dominon kufizimi i kësaj dijeje në një kategori të vetme, që është dija mbi hallallin dhe haramin (të lejuarën dhe të
  • 42.  40  ndaluarën). Ky është një gabim i përhapur. Kështu, çdo dije të përmendur në Kuran dhe në Sunet e kufizojnë në dijen e çështjeve të degëzimit (fikhut) ose në shkencën e besimit në çështjet në të cilat ka mospajtime, kurse në bazat në të cilat ka pajtueshmëri ky term largohet. Madje vëren edhe dikë që polemizon në këtë të vërtetë. E drejta është të thuhet se dijetar i vërtetë është ai që ia ka frikën Allahut të Lartësuar, edhe nëse nuk di të shkruajë emrin e vet. Siç është thënë: Kryedije është frika e vërtetë prej Allahut e jo të thuhet për ty se ke udhëhequr drejt. Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "Si dije mjafton frika prej Allahut, kurse si injorancë largimi nga rruga e drejtë dhe mashtrimi."29 Çështja e tretë: Mënyra e realizimit të këtij synimi Ndër gjërat që ndihmojnë në realizimin e këtij synimi është ta lexosh Kuranin siç e lexon studenti librin e tij natën e provimit, me vëmendje e përqendrim. Të jetë sikurse leximi i atij që përgatitet të hyjë në provim të hollësishëm. Vërtet, ne në këtë botë jemi të sprovuar me Kuranin. Prej nesh ka të atillë që janë seriozë, aktivë, që e lexojnë këtë libër në vazhdimësi, kështu që përgjigjet e tyre janë të shpejta, të qëndrueshme. Porse, prej nesh ka që janë 29 Miftah dar es seadeh, 1/51.
  • 43.  41  neglizhues, të pavëmendshëm, të shkujdesur, që, nëse pyetet për diçka nga Kurani, përgjigjet: ah, ah! Nuk e di! Ta lexosh Kuranin ashtu siç e lexon administratori rregulloren e punës me të cilën e sistemon punën e vet, që i cakton përgjigjen për çdo sjellje, si dhe ka nevojë t'i referohet asaj (rregullores) çdo ditë. S'ka dyshim se administrator i suksesshëm është ai që e di përmendsh rregulloren, e kupton hollësisht dhe në detaje, si dhe me të krijohen suksese në administratë dhe në udhëheqje. Kurani është libër kah i cili medoemos duhet kthyer në çdo situatë të jetës sonë. Ai që dëshiron të jetë person i suksesshëm në jetë, le ta mësojë përmendsh dhe le t'i kuptojë tekstet e tij, në mënyrë që t'ia mundësojë përgjigjet e menjëhershme, të shpejta dhe të sakta në çdo situatë që kalon në jetën e tij. Në Kuranin fisnik janë përmendur një sërë fragmentesh e shembujsh të të suksesshmëve: Prej të cilave përgjigjja e Profetit, sal-lallahu alejhi ue selem, dhënë Ebu Bekrit, Allahu qoftë i kënaqur me të!, duke qenë ata të dy në shpellë: "Mos u mërzit, se Allahu është vërtet me ne!" (Teube, 40) Përgjigjja e Musait, alejhi selam, popullit të tij: "Ai tha: "Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën." (Shuara, 62) Gjithashtu, përgjigjja e Jusufit, paqja e Zotit qoftë mbi të!, kur qe thirrur për imoralitet: “Allahu më ruajt! Me të vërtetë,
  • 44.  42  Zoti im ka treguar kujdes për mua dhe, pa dyshim, keqbërësit nuk do të shpëtojnë kurrë.” (Jusuf, 23) Pa dyshim se këto janë kundërpërgjigje të shpejta, të pranishme dhe të fuqishme në momentet më të vështira që mund të kalojë njeriu, ku mendjet e njerëzve dalldisen. Me të vërtetë kjo është qëndrueshmëri dhe stabilitet për ata që kanë nxënë përmendsh dhe kanë kuptuar domethëniet e Librit të Zotit të tyre. Çështja e katërt: Zbatimi i synimit të dijes Ndër zbatimet e synimit të dijes është të vësh në mendjen tënde kuptime dhe pyetje të caktuara, përgjigjen e të cilave i kërkon në Kuran, sa për ilustrim: ai që ecën rrugës i shkujdesur ose që ecën duke kërkuar një qëllim të caktuar, vërehet, fjala vjen, ne ecim rrugës shpesh dhe nuk i kushtojmë vëmendje një dyqani të caktuar derisa të kemi nevojë për të, atëherë fillojmë të përqendrohemi, të hulumtojmë dhe ta zbulojmë. Po të pyeteshim para kësaj se a ekziston në filan lagjen ndonjë librari, do të përgjigjeshim me jo dhe do të vërtetonim se nuk ekziston, por ja që ekzistuaka, porse nuk i kemi kushtuar vëmendje, edhe pse kemi kaluar pranë saj me qindra herë. Çdo çështje, rast a situatë që të kalon, pyete veten: Ku është përmendur në Kuran? A është cekur në Librin e Allahut të Madhërishëm?
  • 45.  43  Sa kemi lexuar a kemi dëgjuar për atë që është habitur për moskuptimin e ndonjë ajeti kuranor me zemrën e tij tek thotë: Ky ajet u gjendka në Kuran? Sikur po e dëgjoj për herë të parë!30 Është e vërtetë se leximi i domethënieve të ajeteve është një çështje krejtësisht tjetër nga leximi i shprehjeve. Harrimi i domethënieve dhe mungesa e tyre është një çështje që ndodh, ndonëse shprehja ekziston, gjuha e shqipton dhe e përsërit. Çështja e pestë: Kurani dhe Programi Neuro-Linguistik (NLP) Dr. Muhamed et Tekriti thotë: "Sikur Milton H. Erickson31 ta njihte arabishten dhe ta lexonte Kuranin, do të gjente atë që kërkonte teksa orvatej që këtë ta arrinte përmes përdorimit të gjuhës në ndikimin e pavullnetshëm të njeriut, ndikim i cili i përngjan magjisë, që në të vërtetë nuk është magji. Janë magjepsur arabët, besimtarët dhe jobesimtarët, kurse në fillim nuk e dinin arsyen e kësaj."32 Me këtë rast u bëj thirrje të gjithë atyre që merren me këtë shkencë duke kërkuar lumturinë, fuqinë dhe suksesin, që këto t'i kërkojnë në Kuran dhe t'i përqendrojnë përpjekjet 30 Referoju kasetës me titull "Agjërimi i zemrës", dr. Halid el Xhubejr, në të përmend fjalët: "Një ajet e kam lexuar dhe e kam dëgjuar dyzet vjet, por e kam kuptuar sot." 31 Një ndër themeluesit e Programit Neuro-Linguistik (NLP). 32 Afak bila Hudud, f. 201.
  • 46.  44  dhe mendimet për lidhjen e njerëzve me Kuranin madhështor, i cili është zbritur vetëm për të realizuar fuqinë dhe lumturinë njerëzore, për t'i çliruar ata nga adhurimi i epsheve e i tekeve dhe të gjitha pikat e dobësisë së tyre për t’i mësyrë shkallët e fuqisë dhe suksesit në format më të larta dhe më të avancuara. Qëllimi i këtij hulumtimi nuk është të zgjerohemi në këtë çështje, por e preka për shkak të raportit që ka me meditimin e Kuranit dhe se kjo çështje konsiderohet ndër faktorët më të dukshëm që e vërteton rëndësinë e njohjes së çelësave të meditimit të Kuranit dhe përfitimit prej tij në jetë."33 Çështja e gjashtë: Përse thirrja (daveti) të mos jetë me Kuran? Sikur të meditonim dialogun e të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, me ata që i ftonte në Islam dhe ç’u thoshte atyre, do të vërenim se në të shumtën e rasteve mjaftohej me leximin e ajeteve nga Kurani fisnik dhe kjo zgjonte ndikim të madh në shpirtra. Leximi i të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ndonjë prej ajeteve kuranore e joshte jobesimtarin, hipokritin dhe politeistin dhe ia sqaronte të vërtetën. Askush nuk thotë se kjo është 33 Lidhur me këtë çështje kam veçuar një studim me titull: "Programi Neuro-Linguistik apo dëlirja shkencore e shpirtit. Cila është më afër suksesit", e lus Allahun ta lehtësojë shkrimin e tij.
  • 47.  45  ekskluzive për Pejgamberin, paqja e Zotit qoftë mbi të!, por është e mundshme për çdokënd që ecën dhe e pason rrugën e tij. Madje, ai me këtë i përgjigjet Zotit të tij të Lartësuar, i Cili e ka urdhëruar këtë, duke thënë: "Prandaj këshillo me Kuranin këdo që ka frikë paralajmërimin Tim!" (Kaf, 45) Gjithashtu, me fjalët e Tij: "Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut." (Teube, 6) "Ky është një Kuran, që Ne e kemi ndarë pjesë-pjesë, që ti t’ua mësosh njerëzve pak nga pak, duke e shpallur atë kohë pas kohe." (Isra, 106) "Dhe të këndoj Kuranin. Kushdo që merr rrugën e drejtë, e bën për dobi të vet. Ndërsa atyre që devijojnë, ti thuaju: "Unë jam vetëm paralajmërues." ( Neml, 92) Përse bisedat, hutbet (fjalimet) e këshillat tona të mos sillen nëpër orbitën e ajeteve kuranore? Të fillojmë të argumentojmë me to për çdo gjë që dëshirojmë t'ua komunikojmë të thirrurve, qoftë edukim apo arsim. Ndokush mund të justifikohet duke thënë: "Kjo që po flet është e vështirë. Ne shohim njerëz që ndikohen më tepër me tregime, shembuj e modele të drejtpërdrejta sesa me Kuranin. Them: Pikërisht ky është thelbi i problemit që dëshirojmë ta trajtojmë në këtë studim. Përse ndikohemi me tregime e përralla e nuk ndikohemi me ajetet e Kuranit?
  • 48.  46  Disa thirrës, që i shpeshtojnë tregimet, arsyetohen me fjalët: Njerëzit nuk munden ose nuk kuptojnë, ndërsa ne ua përafrojmë çështjen me tregime, rrëfime e histori që ndikojnë në zemrat e tyre. Kjo nuk është e vërtetë. Defekti qëndron te vetë thirrësi e jo në formë a metodologji. Defekti nuk është te njerëzit, por, kurdo që thirrësi e ndien madhështinë e Kuranit, jeton me të, e njeh atë, ndaj ndikimi i leximit të disa ajeteve nuk mund të krahasohet me ndikimin e ndonjë tregimi, anekdote ose ngjarjeje. Provoje, do ta vësh re.34 U drejtohem edukuesve, pedagogëve, përgjegjësve të zyrave të thirrjes, grupeve të mësimit të Kuranit përmendsh t'i përqendrojnë përpjekjet e tyre në këtë çështje me forma e mënyra të ndryshme duke ofruar ushtrime, mësim individual, që pranuesin e çon drejt synimit të përsosjes së këtyre dhjetë çelësave paralel mundësisë, ngase në këtë ka ndjekje të të Dërguarit të Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, kursim të kohës, përpjekjeve dhe pasurisë që shpenzohen 34 Dikush polemizon në këtë çështje përkundër qartësisë dhe vërtetësisë së saj. Ai që ende është në dyshim, le ta lexojë librin: "Përmes Kuranit e përqafuan Islamin", të autorit Abdulaziz Sejid Hashim. Le të lexojë biografinë e të Dërguarit, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, biografinë e shokëve të tij me meditim e përsiatje, do t’i sqarohet e vërteta. Kur tregohemi neglizhues në zbatimin e këtyre çelësave, atëherë kjo na ndodh neve, nuk ndikohemi me të e as nuk mund të ndikojmë, por ndjekim rrugën e tregimit, poezisë, ngjarjes, anekdotës etj., që i quajmë mjete të thirrjes.
  • 49.  47  në rrugën e thirrjes dhe reformës. Në këtë ka ilaç të fortë, me efekt të shpejtë dhe afatgjatë. Çdo formë e thirrjes medoemos duhet të ndërlidhet drejtpërdrejt me Kuranin. Nëse realizon kuptimin dhe ndikimin e Kuranit, atëherë preferohet të aplikohet. Ndërkaq, nëse ndodh e kundërta, atëherë braktisja e saj është më mirë dhe më parësore. Preokupimi me shkrimet e njerëzve dhe kërkimi i shëndetit, shërimit psikik dhe fuqisë morale prej tyre janë të ngjashme me mënyrën e të ushqyerit fizik: kufizohen me ushqime që kënaqin shijen dhe karakterin, ndërkohë shkatërrojnë dhe e prishin trupin. Çështja e shtatë: Kurani i ngjall zemrat sikurse uji tokën Allahu i Lartësuar thotë: "Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!" (Hadid, 17) Ky ajet ka ardhur pas fjalës së Allahut të Madhërishëm: "A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe para të Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata, që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh janë të pabindur." (Hadid, 16) Kjo sinjalizon se gjallërimi i zemrave bëhet me përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe me të vërtetën që Ai ka shpallur, që është Kurani, ashtu siç
  • 50.  48  gjallërohet toka e vdekur me ujë. Malik ibn Dinari, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Ç’ka mbjellë Kurani në zemrat tuaja, o lexues të Kuranit? Vërtet, Kurani është pranverë e besimtarit ashtu siç është shiu pranverë e tokës."35 Kjo çështje është e qartë dhe e dukshme. Ndër faktet e dukshme të kësaj çështjeje është edhe pastrimi i zemrave dhe zbutja e tyre që e hasim gjatë muajit Ramazan, tek përsëritet dhe shpeshtohet dëgjimi dhe leximi i Kuranit. Më pas vëren se kjo jetë, që zemrat përjetuan gjatë muajit Ramazan, fillon të shuhet pas Ramazanit kur shkëputen nga Kurani fisnik. Prandaj, ai që e dëshiron gjallërimin e zemrës duhet ta ujitë me pranverën e zemrave, Kuranin, me sasi dhe forma të përshtatshme për ringjalljen e jetës, siç do të flitet gjerësisht gjatë këtij studimi. Çështja e tetë: Qëndrim në një ajet Allahu i Madhërishëm thotë: "Allahu u ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe, kur u solli një të dërguar nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij, i pastron nga gjynahet dhe u mëson Librin (Kuranin) e urtësinë (diturinë e thellë fetare), edhe pse më parë, me të vërtetë, ata ishin në rrugë krejt të gabuar." (Ali Imran, 164) 35 Ihja ulumid din, 1/285.
  • 51.  49  Vërtet, dëlirja e njeriut dhe përmirësimi i tij bëhet në dy forma: Një: Dija dhe arsimimi ose të menduarit, arsyeja, bindja, besimet, e terma të tjerë në këtë kontekst. Dy: Puna ose edukata, ushtrimi, sjellja, dhe terma të tjerë të ngjashëm. Kurani fisnik i harmonizon këto të dyja në formën më të përsosur dhe në mënyrën më të mirë për atë që beson në të dhe ndjek shkaqet që çojnë drejt saj. Vërtet, Kurani është libër i edukatës dhe i arsimimit, i cili i mjafton çdo gjëje dhe çdo gjë tjetër varet prej tij. Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, në librin e tij Miftahu dar es seadeh, i ka paraqitur në mënyrë të shkëlqyer këto dy aspekte dhe raportin mes tyre. Dihet fare mirë se sjellja dhe zakoni i njeriut nuk shfaqet spontanisht ose rastësisht, por ngrihen mbi ndonjë mendim a bindje, akumulim shkencor i formuar me kalimin e kohës, ngrihet mbi përvoja të grumbulluara me përsëritjen e situatave dhe sjelljeve, që nga fëmijëria e derisa bëhet burrë. Prandaj, sa herë që e dëshiron shtegun për të ndryshuar një person, duhet ndryshuar bindjet dhe mendimet e tij, pa e lodhur veten me ndjekjen e sjelljes dhe veprimeve të tij. Këtë e realizon Kurani për atë që i merr çelësat e tij.
  • 52.  50  Synimi i dytë: Leximi i Kuranit për të punuar sipas tij Çështja e parë: Rëndësia e këtij objektivi Ali ibn Ebi Talibi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "O bartësit e Kuranit e ju, o bartësit e dijes! Veproni sipas diturisë suaj sepse i dijshëm është ai që punon sipas asaj që ka nxënë dhe dija e tij përputhet me veprën e vet. Do të vijnë njerëz, që do të jenë bartës të dijes, dituria e të cilëve u del vetëm prej gojës. Dituria e këtyre bie ndesh me veprën e vet. Jeta e tyre në vetmi nuk përputhet me jetën në publik. Ulen në hallkat e dijes duke iu krenuar njëri- tjetrit. Madje, do të hidhërohet ndaj nxënësit të vet nëse ulet te tjetri dhe e braktis atë. Veprat e tyre nuk ngrihen tek Allahu i Lartësuar."36 Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Njerëzit u urdhëruan të punojnë sipas Kuranit, kurse ata për punë e morën leximin e tij."37 Hasan ibn Ali, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, thotë: "Lexoje Kuranin, atë që të ndalon. Nëse nuk të ndalon, nuk është lexim."38 36 Et Tibjan fi adab hameletil Kuran, 1/20; Kenzul Umal, 10/120. 37 Tefsir es Semani, 4/119; Medarixhu salikin, 1/451; Telbis Iblis, 109. 38 Kenzul Umal, 1/ 2776.
  • 53.  51  Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Njeriu më meritor për këtë Kuran është ai që e pason atë pa e lexuar39.”40 Ebu Abdurrahman es Selemiu, Allahu e mëshiroftë!, përcjell nga Othmani, Ibn Mesudi dhe Ubej ibn Kabi, Allahu qoftë i kënaqur me ta!, se i Dërguari i Allahut ua lexonte atyre dhjetë ajete, e nuk dilnin në dhjetë të tjera pa i mësuar e pa punuar sipas tyre. E mësuan paralelisht Kuranin dhe punën.''41 Axhuri, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Kurani shfletohet që me të të edukohet vetja dhe ambicia: kur do të bëhem i devotshëm? Kur do të bëhem i nënshtruar? Kur do të bëhem durimtar? Kur do të bëhem asket ndaj kësaj bote? Kur do ta ndal veten prej epshit?"42 Hasan el Basriu, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Këtë Kuran e kanë lexuar robërit dhe të vegjlit që nuk kishin dije rreth komentimit të tij... Ajetet e tij nuk përsiaten pa e pasuar. Përsiatja nuk është nxënie përmendsh e shkronjave duke nëpërkëmbur dispozitat e tij, saqë ndonjëri prej tyre të thotë: E lexova tërë Kuranin, nuk e kam lëshuar asnjë shkronjë. Për Zotin, ai e ka lënë tërë Kuranin, ngase Kurani nuk i pasqyrohet as në moral e as në vepër. Madje, 39 Domethënë, nuk ka mundësi të lexojë, kurse sa i përket atij që mund ta lexojë Kuranin, nuk mund të paramendohet se ai nuk e lexon. 40 Kaide fi fedail el Kuran, Ibn Tejmije, 59. 41 Tefsir el Kurtubi, 1/39; Tefsir et Taberi, 1/60. 42 Ahlak hameletil Kuran, 40.
  • 54.  52  ndokush thotë: Unë e lexoj suren me një frymëmarrje! Për Zotin, të tillët nuk janë lexues, as të dijshëm, as të urtë e as të devotshëm. Kur u bënë lexuesit të tillë? Allahu mos i shtoftë njerëzit e tillë!"43 Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, është pyetur rreth fjalës së Allahut të Lartësuar: "Se ti je me virtyte madhore." (Kalem, 4) Cili ishte morali i të Dërguarit të Allahut? Ajo tha: "Morali i tij ishte Kurani. Hidhërohej për shkak të hidhërimit të Tij dhe kënaqej me kënaqjen e Tij."44 Një burrë me të birin e tij vajti tek Ebu Dardai, Allahu qoftë i kënaqur me të!, dhe i tha: "Biri im e ka mbledhur Kuranin." Ai tha: "O Zot, fale! Kuranin e ka mbledhur ai që e dëgjon dhe e zbaton."45 Është përcjellë nga Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur me të!, të ketë thënë: "O lexues! Drejtohuni, sepse keni prioritet shumë të madh. E, nëse shtrembëroheni djathtas e majtas, do të humbni shumë."46 43 Sunen Seid ibn Mensur, 2/420; Shuab el iman, Bejhekiu, 2/541; Ez Zuhd, Ibn Mubarek, 1/274. 44 Sahih Muslim, 746. Me këtë shprehje e ka nxjerrë edhe Taberiu në Tefsirin e tij, 29/18. Taberani në El Eusat, 1/30; Bejhekiu në Shuab el iman, 2/154; Imam Ahmedi në Musnedin e tij, 6/216. Rreth tij ka folur Ibn Kethiri në Tefsirin e tij, 4/403; si dhe Ibn Haxheri në Fet’hul Bari, 6/575. 45 Kaide fi fedail el Kuran, Ibn Tejmije, 59. 46 Sahihul Buhari, 7282.
  • 55.  53  Çështja e dytë: Koncepti dhe mënyra e zbatimit të këtij synimi Kurani duhet lexuar me nijet të veprimit, me nijet të kërkimit të dijes, që të punohet sipas saj. Duhet ndalur tek ajetet e tij dhe të shikohet ç’kërkohet prej tyre: a është urdhër që detyrohet, diçka që ndalohet, ndonjë virtyt i mirë që kërkon stolisjen me të apo ndonjë rrezik që tërheq vërejtjen kundrejt tij, e kështu me radhë. Kurani është udhërrëfyes praktik për angazhimin dhe ruajtjen e zemrës. Ai duhet të jetë pranë çdo muslimani, që ta edukojë dhe ta pastrojë veten. Ta lexosh Kuranin me nijet dhe qëllim të atij që kërkon zgjidhje të një problemi, që kërkon korrigjimin e një defekti apo që hulumton rreth komentimit të një fenomeni, shërimin e ndonjë sëmundjeje a analizimin e ndonjë situate. Ndërkaq, nëse hulumtojmë për trajtimin e ndonjë problematike pedagogjike në librat e këtij apo atij ose nëpër revista, gazeta apo kanale satelitore, e kemi paralizuar një prej objektivave të rëndësishëm kuranorë. Çdo edukatë që nuk ngrihet drejtpërdrejt mbi Kuranin është e mangët, frytet e përkohshme të së cilës janë joshje dhe sprovë. Edukimi i të rinjve dhe brezave të rinj patjetër duhet të ndërtohet drejtpërdrejt mbi Kuranin me metoda e mjete të përshtatshme. Disa prej nesh kur iu vunë pas kësaj bote dhe fitimeve të saj materiale, u goditën e u sprovuan me shkencat e Perëndimit dhe tezat e tyre, duke menduar se në to
  • 56.  54  qëndron suksesi, lumturia, fuqia administrative dhe ekonomike, duke bërë interpretime të ndryshme për veprimin e tij dhe duke bërë argumentime të shumta për sjelljen e vet. Synimi i tretë: Leximi i Kuranit për t’iu përgjëruar Allahut (el-munaxhah) Përcillet nga Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se e ka dëgjuar të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, duke thënë: "Allahu nuk ia lejon askujt atë që ia ka lejuar të Dërguarit: ta lexojë Kuranin me zë të bukur, melodik e të lartë."47 Fedalete ibn Ubejd, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "Allahu më shumë dëshiron ta dëgjojë njeriun teksa e lexon Kuranin me zërin e tij të bukur e melodik sesa që ndokush dëshiron ta dëgjojë robëreshën e vet teksa e këndon."48 Abdullah ibn Mubarek, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "E kam pyetur Sufjan Theuriun, Allahu e mëshiroftë!: "Ç’nijet bën njeriu për leximin e namazin e tij kur dëshiron të falet?" Ai tha: "Bën nijet t’i përgjërohet Zotit të vet."49 Bejadi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, 47 Sahihul Buhari, 6/2743, 7105; Sahih Muslim, 1/545, 792. 48 Sunen Ibn Maxhe, 1/425, 330. 49 Tadhim kadr es salah, 1/93.
  • 57.  55  doli teksa njerëzit po faleshin, zërat i kishin ngritur nga leximi i Kuranit. Ai tha: "Ai që fal namaz, i përgjërohet Zotit të tij. Prandaj, le të shikojë si i përgjërohet e mos ia ngrini zërin njëri-tjetrit me Kuran."50 Katade, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Që kur kam filluar të lexoj Kuran nuk kam ngrënë presh."51 Ebu Maliku, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Gojët tuaja janë rrugë prej rrugëve të Allahut, ndaj pastrojini sa të mundeni. Ai thotë: "Që kur kam filluar të lexoj Kuran nuk kam ngrënë qepë."52 Muslimani teksa e lexon Kuranin duhet të kujtojë këtë synim madhështor, në mënyrë që ta ndiejë kënaqësinë e leximit kur të kujtojë se Allahu e sheh dhe, ndërsa lexon, e dëgjon leximin e tij, e lavdëron atë dhe krenohet para engjëjve të Tij të afërt. Kur ndonjëri prej nesh ndjen se kryetari, prindi apo udhëheqësi po e vështron leximin e tij dhe e lavdëron atë, përpiqet edhe më shumë në këtë. Si qëndron fakti kur Ai që e dëgjon dhe e lavdëron është Mbreti i mbretërve? Atij i takon ç’ka në qiej e në tokë dhe ndërmjet tyre. Lexuesi ndien se Allahu i drejtohet drejtpërdrejt dhe se Allahu i Lartësuar e dëgjon leximin e tij. Kur lexon ndonjë ajet, në të cilin madhërohet Allahu, e madhëron Atë; kur 50 Musned imam Ahmed, 4/344; Ahmed Shakir e cilëson si të saktë. 51 Fedail Ebi Ubejd, 55; Et Tidhkar, 108. 52 Fedail Kuran, Ebu Ubejd, 55; Ed Dur el Menthur, 1/278; Tefsir Kurtubi, 1/27; Sunen Ibn Maxhe, 1/106.
  • 58.  56  kalon në ndonjë ajet, i cili kërcënon, kërkon mbrojtje; e, kur kalon në ndonjë ajet që duhet kërkuar e duhet lutur për diçka, ai kërkon dhe lutet. Ky është përgjërimi të cilin e kam për qëllim. Hudhejfe, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell e thotë: "Një natë po falesha me të Dërguarin e Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të! Namazin e nisi me suren El Bekare. Thashë se do të bëjë ruku tek ajeti i njëqindtë, porse e kaloi. Mendova se rekatin do ta përfundojë me atë sure e do të bjerë në ruku, porse e kaloi dhe zuri ta lexonte suren En Nisa, që e përfundoi. Pastaj nisi ta lexonte suren Ali Imran duke e përfunduar. Lexonte ngadalë dhe bukur. Me të lexuar ndonjë ajet ku duhej madhëruar Allahu, e madhëronte Atë. Me të lexuar ndonjë ajet ku duhej lutur, lutej. Ndërkaq, kur kalonte në ndonjë ajet që duhej kërkuar mbrojtje, kërkonte mbrojtje prej Allahut."53 Kësisoj bëhet përgjërimi përmes Kuranit. Është lexim i ndërgjegjshëm. Robi është i vetëdijshëm çfarë lexon e përse lexon, kujt i drejtohet leximi, ç’nevojë ka prej tij dhe çfarë obligimi ka ndaj tij duke e madhëruar dhe duke e shenjtëruar. Sa herë të hasësh ndonjë prej cilësive të suksesit dhe lumturisë, ki mendjen ta kërkosh prej Allahut. Ndërkaq, kur të hasësh ndonjë prej cilësive të dëshpërimit, dështimit, 53 Sahih Muslim, 1/536, 772; Sunen en Nesai (el Muxhteba), 3/225 (1664).
  • 59.  57  shqetësimit e ngushtimit, kundrejt tyre të kërkosh mbrojtjen e Allahut të Madhërishëm. Edukimi i shpirtit mbi këtë synim e forcon mbikëqyrjen e Allahut të Lartësuar në situata jete e gjallërie. Kësisoj, ajo bëhet pengesë në raste vakjeje e pasiviteti. Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë!, thotë: "Nëse do përfitim prej Kuranit, atëherë përqendroje zemrën tënde gjatë leximit e dëgjimit të tij. Përqendroje dëgjimin dhe ji i pranishëm duke e kujtuar Atë që të drejtohet dhe që flet me Të. Ai që të drejtohet është Allahu i Lartësuar përmes gjuhës së të Dërguarit të Tij, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!"54 Dobi: Gjithnjë të kesh parasysh se në përgjërimin tënd përmes Kuranit ke pesë dobi: Allahu të do kur ti lexon Kuran, Ai të sheh, të dëgjon, të lavdëron dhe të shpërblen. Andaj, kujtoji këto e mos i lër të ikin. Synimi i katërt: Leximi i Kuranit për t’u shpërblyer Sa i përket shpërblimit për leximin e Kuranit, kanë ardhur argumente të shumta, ku po i përmend vetëm disa prej tyre thjesht si rikujtim të kësaj çështjeje të rëndësishme: Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit 54 El Fevaid, 1.
  • 60.  58  qofshin mbi të!, ka thënë: "Ai që e lexon një harf (shkronjë) nga Libri i Allahut (Kurani), do të ketë shpërblim. Madje, shpërblimi do t’i dhjetëfishohet. Nuk po them që Elif lam mim-i është (vetëm) një harf, porse elifi është një harf, lami gjithashtu dhe mimi harf më vete."55 Zejd ibn Erkam, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!, ka thënë: "Mes jush po lë dy gjëra me peshë. Njërën prej tyre Librin e Allahut, që është litari i Allahut. Ai që e pason, do të jetë i udhëzuar, kurse ai që e braktis, do të mbetet në humbje."56 Ebu Seid el Huderiu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Libri i Allahut është litari i Allahut i zgjatur nga qielli deri në tokë."57 Transmetohet nga Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!, të vrarët në Luftën e Uhudit i grumbullonte në një qefin. Pastaj pyeste cili dinte më shumë Kuran. Nëse i thuhej për ndonjërin, e vendoste para tjetrit në varr."58 55 Tirmidhiu, që thotë se hadithi është hasen sahih. 56 Sahih Muslim, 4/1873, 2408. 57 Sunen et Tirmidhi, 5/663, 3788; Tirmidhiu thotë se hadithi është hasen garib. Albani e cilëson të saktë. 58 Sahihul Buhari, 1/450; Sunen Ebi Davud, 3/196, 3138; Sunen et Tirmidhi, 3/354, 1036; Tirmidhiu thotë se është hasen sahih. Albani e cilëson si të saktë.
  • 61.  59  Aishja, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "Ai që e lexon Kuranin bukur, do të jetë në shoqëri të shkruesve (engjëjve) të ndershëm. Ndërkaq, ai që e lexon me vështirësi, do të ketë shpërblim të dyfishuar."59 Othmani, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Më i miri prej jush është ai që e mëson Kuranin e pastaj ua mëson të tjerëve."60 Ebu Hurejre, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "Mësojeni Kuranin! Lexojeni e pastaj mësojani edhe të tjerëve! Rasti i atij që e ka mësuar dhe e lexon Kuranin i shëmbëllen thesit të mbushur me aromë të këndshme (misk), që përhapet në çdo anë. Ndërkaq, rasti i atij që e ka mësuar Kuranin, mirëpo nuk e lexon, i shëmbëllen thesit të mbyllur me erë të këndshme (misk)."61 Ebu Umamete, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Lexojeni Kuranin, se ai do të vijë në Ditën e Gjykimit e do të ndërmjetësojë për lexuesit e vet."62 59 Sahihul Buhari, 4/1882, 4653; Sahih Muslim, 1/549, 798. 60 Sahihul Buhari, 4/1919, 4739; Sunen Ebi Davud, 2/70, 1452. 61 Sunen et Tirmidhi, 5/156, 2876; dhe thotë se hadithi është hasen, por Albani e cilëson si të dobët. 62 Sahih Muslim, 1/552, 804; Musned imam Ahmed, 5/249, 22200.
  • 62.  60  Abdullah ibn Amri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "Agjërimi dhe Kurani do të ndërmjetësojnë për robin në Ditën e Gjykimit. Kështu, agjërimi do të thotë: "O Zoti im! Unë e kam privuar atë nga ushqimi dhe epshet (gjatë ditës), ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Ndërkaq, Kurani do të thotë: "Unë e kam privuar nga gjumi i natës, ndaj më lejo të ndërmjetësoj për të. Atëherë u jepet leja për të ndërmjetësuar."63 Xhabiri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Kurani o do të jetë ndërmjetësues për ty (me lejen e Allahut), o do të jetë një kundërshtar i vërtetë. Atë që vepron sipas tij, do ta çojë në Xhenet. Ndërkaq, atë që e lë pas shpine, do ta çojë në Zjarr."64 Nevas ibn Semani, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!, ka thënë: "Ditën e Gjykimit do të vijë Kurani dhe të zotët e tij, që vepronin sipas tij në këtë botë, të cilëve u prijnë suret El Bekare dhe Ali Imran."65 Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi 63 Musned Ahmed ibn Hanbel, 2/174, 6626; Ahmed Shakir e cilëson si të saktë. 64 Sahih Ibn Hiban, 1/331, 124; Musanaf Abdurrezak, 3/372, 6010; Shuab el iman, Bejhekiu, 2/351, 2010. 65 Sahih Muslim, 1/554, 805; Sunen et Tirmidhi, 5/160, 2883.
  • 63.  61  i Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Ai, në gjoksin e të cilit nuk ka asgjë nga Kurani (nuk di asgjë përmendsh nga Kurani), është sikurse shtëpia e braktisur dhe e rrënuar."66 Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "Profeti juaj, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: "Me të vërtetë, Allahu i Madhërishëm me këtë Libër (Kuranin) i ngre disa popuj e i nënçmon disa të tjerë."67 Ebu Musa el Eshariu, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, tregon se i Dërguari ka thënë: “Rasti i besimtarit që e lexon Kuranin i shëmbëllen qitros: ka aromë të këndshme dhe shije të mirë; rasti i besimtarit që nuk e lexon Kuranin68 i shëmbëllen hurmës: nuk ka aromë, por shijen e ka të ëmbël; rasti i munafikut (dyfytyrëshit) që e lexon Kuranin i shëmbëllen borzilokut: ka aromë të mirë, kurse shijen e ka të hidhur; ndërsa dyfytyrëshi që nuk e lexon Kuranin i shëmbëllen kungullit të egër: (jo që) nuk ka aromë, por edhe shijen e ka të hidhët.”69 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Sa herë që ndonjë grup njerëzish 66 Sunen et Tirmidhi, 5/177, 2913, që thotë se hadithi është hasen sahih. 67 Sahih Muslim, 1/559, 817; Sunen Ibn Maxhe, 1/79, 218. 68 Domethënë është analfabet, nuk mund të lexojë, por është i kujdesshëm në leximin e Kuranit për faktin se është besimtar, ndaj nuk mund të imagjinohet një besimtar që mund të lexojë Kuranin ta braktisë atë. 69 Sahihul Buhari, 5/2070, 5111; Sahih Muslim, 1/549, 797.
  • 64.  62  mblidhen në ndonjërën prej shtëpive të Allahut për ta lexuar Librin e Tij dhe për ta studiuar bashkë, mes tyre do të zbresë qetësia, do t'i përfshijë mëshira, do t'i rrethojnë engjëjt dhe Allahu do t'i përmendë tek ata që janë me Të (engjëjt)."70 Abdullah ibn Mesudi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut, ka thënë: "Ai që dëshiron që Allahu dhe i Dërguari i Tij ta duan, le ta lexojë mus'hafin."71 Abdullah ibn Abasi, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "Po qe se bartësit e Kuranit ta merrnin atë siç i takon dhe si duhet, Allahu do t'i donte ata, mirëpo ata përmes tij e kërkuan këtë botë, ndaj Allahu i urren dhe janë të përulur para njerëzve."72 Abdullah ibn Mesudi, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, thotë: "Kurani është gosti e Allahut, ndaj merrni prej saj sa të keni mundësi. Nuk di ndonjë mirësi më të zbrazët sesa një shtëpi në të cilën nuk ka asgjë nga Kurani. Zemra, në të cilën nuk ka asgjë nga Libri i Allahut (Kurani), është e rrënuar siç rrënohet shtëpia që nuk ka banues."73 70 Sunen Ebi Davud, 2/71, 1455; Sunen Ibn Maxhe, 1/82, 225; Sunen et Tirmidhi, 5/195, 2945. 71 Et Tergib, Ibn Shahin, 1/288; El Kamil, Ibn Adi, 2/111. Zinxhiri i transmetuesve është hasen, siç thotë Albani në Sahiha, 5/452. 72 Tefsir Kurtubi, 1/20. 73 Sunen ed Daremi, 3173.
  • 65.  63  Gjithashtu thotë: "Me të vërtetë zemrat janë enë, ndaj mbushini me Kuran e jo me diçka tjetër."74 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, thotë: "Në shtëpinë që lexohet Libri i Allahut (Kurani) shtohet mirësia, prezantojnë engjëjt dhe dalin shejtanët prej saj, kurse shtëpia, në të cilën nuk lexohet Libri i Allahut, u ngushtohet banorëve të saj, pakësohen mirësitë, prezantojnë shejtanët dhe dalin engjëjt prej saj."75 Në këtë drejtim argumentet janë të shumta, por desha që ky studim të mos jetë pa disa syresh, në mënyrë që të jenë mbështetje për këtë synim të leximit të Kuranit. Ai që dëshiron të zgjerohet, le t'u referohet librave të Sunetit në mënyrë që të vjelë prej tyre më të mirën dhe më të vlefshmen. Këtë që e përmenda është vetëm e pakta e të shumtës, e Allahu është udhëzues në rrugën e drejtë. Synimi i pestë: Leximi i Kuranit për t’u shëruar me të Allahu i Lartësuar thotë: "O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërimi për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët." (Junus, 57) Gjithashtu, Allahu thotë: 74 Musanaf Ibn Ebi Shejbe, 6/126, 30011; Musned Ahmed ibn Hanbel, 2/177, 6655. 75 Ez Zuhd, Ibn Mubarek, 1/273, 790.
  • 66.  64  "Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë për besimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje." (Isra, 82) Po ashtu, thotë: "Thuaj: "Ai është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët." Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta." (Fusilet, 44) Kurani i shëron zemrat nga sëmundjet e dyshimeve, mëdyshjeve dhe çrregullimeve obsesive-kompulsive,76 shëron trupat nga sëmundjet. Sa herë që njeriu e rikujton këtë synim, me lejen e Allahut të Lartësuar, arrin dy lloje shërimi: shërimin moral dhe fizik. Aliu, Allahu qoftë i kënaqur me të!, transmeton se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Ilaçi më i dobishëm është Kurani."77 Aishja, Allahu qoftë i kënaqur me të!, tregon se i Dërguari i Allahut hyri në shtëpinë e saj, ndërsa një grua e shëronte apo i lexonte Kuran. I Dërguari i Allahut tha: "Mjekoje me Kuran."78 76 Zbatimi i çelësave të meditimit të Kuranit konsiderohet ndër ilaçet më të fuqishme për ndërprerjen e këtyre çrregullimeve të bezdisshme, që krijojnë depresion dhe brengë. Shumë njerëz kanë përfituar prej tyre, janë qetësuar ata dhe zemrat e tyre, si dhe kanë arritur qetësi psikike, me të gjitha kuptimet. 77 Silsiletul ehadith es sahiha, 4/931. 78 Sahih Ibn Hiban, 13/464, 6098; Mevaridu Dhaman, 1/343, 1419. Albani e cilëson të saktë, Silsile sahiha, 1931.
  • 67.  65  Shërimi me Kuran arrihet përmes dy formash: 1. Duke e lexuar në namaz, sidomos në pjesën e fundit të natës, duke pasur nijetin e shërimit; dhe 2. Përmes rukjes.79 Pështyma e dalë nga leximi i Kuranit ka ndikim jashtëzakonisht të madh në fuqi, aktivitet e shëndet, ngase nuk i shtohet asnjë përzierje barishtore apo përbërje medikamentesh. Nuk besoj që ndonjë musliman e mohon ndikimin e shërimit dhe ilaçit përmes fryrjes me ajetet e Kuranit dhe kjo nuk arrihet nga çdokush, por njëherazi është e mundur për secilin që i merr shkaqet. Ne duhet të bashkëveprojmë drejtpërdrejt me Kuranin. Ai është i lehtë për çdokënd që është i sinqertë në bashkëveprimin me të. Krijimi ndërmjet nesh dhe tij ndërmjetës, duke anashkaluar bashkëveprimin e drejtpërdrejtë, pa dyshim se është privim i vërtetë. Kur ndokush goditet me ndonjë fatkeqësi ose sëmundje, udhëton dhe shëtit botën duke kërkuar lexues e shërues, ndërkohë nuk e di se çështja është më afër dhe më e lehtë se kjo. Kur Allahu i Lartësuar na sprovon me vështirësi dhe fatkeqësi, dëshiron që ne t'i përgjërohemi, t'ia drejtojmë lutjet e t'i përulemi Atij, ashtu siç thotë: 79 Muslimani është i bindur me këtë ndikim të Kuranit dhe kjo është një çështje e padiskutueshme dhe e prekshme, përfitimi i muslimanëve prej kësaj është përcjellë brez pas brezi, saqë nuk kemi nevojë ta vërtetojmë këtë me përvojë, por kjo është një bindje e ngulitur thellë. Ai që dëshiron të zgjerohet në këtë, le t’i referohet kasetës me titull "Shkaqet e harruara", të dr. Xhubejrit.
  • 68.  66  "Ne i dënuam ata njëherë, por ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk i drejtuan lutje." (Muminun, 76) Dhe thotë: "Ne iu kemi dërguar shumë popujve profetë para teje dhe i kemi dënuar ata me skamje dhe fatkeqësi, për t'u bërë të dëgjueshëm." (Enam, 42) Të falurit e gjatë duke e lexuar Kuranin dhe drejtimi i lutjes Atij konsiderohet ndër format më të rëndësishme të nënshtrimit ndaj Allahut të Lartësuar, siç ndodh në namazin e eklipsit dhe në namazet e tjera. Të falurit e namazit duke e lexuar Kuranin konsiderohet ndër shkaqet më të fuqishme për shëndet e shërim. Këtu nuk është vendi i zgjerimit të kësaj çështjeje, por qëllimi është të këshillojmë lexuesin e Kuranit të rikujtojë këtë çështje madhore gjatë leximit të tij, në mënyrë që të arrijë gradat më të larta të ndikimit dhe dobisë. Ndërkaq, ai që dëshiron të zgjerohet më shumë rreth kësaj çështjeje, le t'i referohet librit Mjekësia profetike të Ibn Kajimit, që është më i gjerë dhe që e ka shtjelluar këtë çështje, prandaj referoju atij, do të gjesh fjalë të çmuara.
  • 69.  67  ÇELËSI I TRETË: FALJA (E NAMAZIT) ME KURAN Me të vërtetë, ky çelës konsiderohet ndër çelësat më të rëndësishëm dhe më madhorë të meditimit të Kuranit. Sa i përket rëndësisë së tij, kanë ardhur një sërë argumentesh, ndër to: Fjala e Allahut të Lartësuar: "Kaloje një pjesë të natës, si falje shtesë për ty (Muhamed)! Është e vërtetë se Zoti yt do të të vendosë ty në një vend të lavdëruar." (Isra, 78) Gjithashtu, fjala e Tij: "O ti i mbuluar (o Muhamed)! Çohu (të falesh) gjithë natën, përveç një pjese të saj, që është gjysma ose diçka më pak a diçka më shumë se ajo dhe lexoje Kuranin ngadalë dhe qartë, sepse Ne do të të dërgojmë vërtet një fjalë me peshë të rëndë." (Muzemil, 1-5) "(Megjithatë) ata nuk janë të gjithë njëlloj. Disa nga ithtarët e Librit janë në të drejtën: në orët e natës lexojnë vargjet e Librit të Allahut dhe falin namaz." (Ali Imran, 113) "A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që ruhet prej jetës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij (me jobesimtarin)?! Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm mendarët i pranojnë këshillat!” (Zumer, 9) I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!, thotë: "Nuk ka zili (të lejuar) veçse në dy gjëra: ndaj një
  • 70.  68  burri të cilit Allahu i ka dhënë vullnet për ta lexuar Kuranin, e ai e këndon atë ditë e natë, si dhe ndaj një burri të cilit Allahu i ka dhënë pasuri, e ai e shpërndan atë ditë e natë."80 Kundroji fjalët e tij "shpërndan" dhe "e këndon atë", tek nënkuptohet se, ai të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin, porse nuk falet me të, respektivisht nuk e lexon në namaz, i shëmbëllen atij që Allahu i ka dhënë pasuri, por nuk e shpërndan atë. Këtë e vërteton edhe hadithi vijues, të cilin e përcjell Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, i cili thotë se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Zotit qofshin mbi të!, ka thënë: "Mësojeni Kuranin! Lexojeni e pastaj mësojani edhe të tjerëve! Rasti i atij që e ka mësuar dhe e lexon Kuranin i shëmbëllen thesit të mbushur me aromë të këndshme (misk), që përhapet në çdo anë. Ndërkaq, rasti i atij që e ka mësuar Kuranin, mirëpo nuk e lexon, i shëmbëllen thesit të mbyllur me erë të këndshme (misk)." Ky hadith argumenton se ai të cilit Allahu ia ka dhënë Kuranin, por nuk e këndon, i shëmbëllen atij që ka blerë erë të këndshme, porse e ka lënë të mbyllur dhe të pashfrytëzuar. Hadithi vijues nënvizon synimin e faljes së namazit me Kuran, si dhe shkakun e këtij dallimi të madh ndërmjet atij që falet me të dhe atij që falet pa të. Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe paqja e Zotit qofshin mbi të!, ka thënë: "Nëse lexuesi i Kuranit falet dhe e këndon atë ditën 80 Sahihul Buhari, 1/39, 73; Sahih Muslim, 1/559, 815.
  • 71.  69  e natën, e mban në mend, ndërkaq, nëse nuk falet me të, e harron."81 Andaj, sa i përket meditimit dhe përfitimit të Kuranit, thelbi dhe gurthemeli i çështjes është rikujtimi i ajeteve të Kuranit dhe përjetimi i tyre me zemër në çdo moment, veçanërisht në situata të vështira jetësore, në pozita të rënda dhe hutimi, raste në të cilat njeriu sprovohet dhe testohet. Ai që falet me të ditën e natën, përgjigjen e tij do ta vërejë të pranishme, të shpejtë dhe të fuqishme, e sheh tek ndalet dhe i respekton kufijtë e Librit të Allahut, dhe anasjellas, sa shpejt rrëzohet e bie ai që ka qenë neglizhues në shfrytëzimin e këtij çelësi. Këtë kuptim e argumenton edhe fjala e Allahut të Lartësuar tek thotë: "O besimtarë! Kërkoni ndihmë për veten nëpërmjet durimit dhe namazit! Në të vërtetë, Allahu është me të duruarit." (Bekare, 153) Durimi është fryt i dijes, kurse mjet i dijes është leximi me meditim, të cilin e arrin ai që e lexon Kuranin në namaz. Për këtë shkak Allahu i Madhërishëm i ka bashkuar këto të dyja në shumë vende. I Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, kur e shqetësonte diçka, hynte në namaz dhe e zgjaste leximin e Kuranit, siç ka ngjarë në namazin e eklipsit. Prandaj, atij që edukohet me këtë çelës, sidomos që në vegjëli, i lehtësohet dobia në jetë, kurse atij që nuk është edukuar me të, i ngushtohet 81 Sahih Muslim, 1/544, 789; Sunen en Nesai, 5/20, 8043.
  • 72.  70  jeta në situata të rënda dhe i humbet në raste qetësie dhe mirëqenieje. Lidhja e Kuranit dhe namazit mund të krahasohet me bashkimin e oksigjenit me hidrogjenin, për faktin se nga përbërja e tyre rezulton uji, që nënkupton jetën për trupat. E, prej lidhjes së Kuranit dhe namazit rezulton uji i jetës së zemrës, shëndetit dhe fuqisë së saj. Prandaj, mos u habit nga tërë kjo begati që rezulton prej kësaj vepre. Abdullah ibn Amër, kënaqësia e Allahut qoftë mbi të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!, ka thënë: "Ai që falet duke lexuar dhjetë ajete, nuk do të regjistrohet me mospërfillësit. Ai që falet me njëqind ajete, do të regjistrohet me përgjëruesit e Allahut. E, ai që falet duke lexuar njëmijë ajete, shkruhet ndër ata që fitojnë mirësi të mëdha sa malet."82 Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të!, përcjell se i Dërguari i Allahut, paqja e Zotit qoftë mbi të!, ka thënë: "A dëshiron dikush prej jush që kur të kthehet te familja e tij të gjejë tri deve mbarsa? Thamë: "Po." Ai tha: "T’i lexojë ndonjëri prej jush tri ajete në namaz është më e dobishme për të sesa tri deve mbarsa."83 Duke i shtuar kësaj që thamë, kanë ardhur fakte që argumentojnë se njeriut, kur të hyjë në namaz, i shtohet 82 Sahih Ibn Hiban, 1/310; Sahih Ibn Huzejme, 2/181; Sunen Ebi Davud, 2/57, 1398. 83 Sahih Muslim, 1/552, 802; Sunen Ibn Maxhe, 2/1234, 3782.