SlideShare a Scribd company logo
1 of 48
Download to read offline
fuqizon dhe avancon qytetërimin
R E E D U K A T I V E K U L T U R O R E
V I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E
&
TETOR 11 DHULKADEH - DHULHAXH 1432 30
20 NR. ÇMIMI 1
| €
| |
“Lexo,meemrineZotittënd,iCilikrijoi(çdogjë)” Kuran,96:1
KAPJA PAS ISLAMITTË
VËRTETË ËSHTË SHKAK I
FITORES DHE SHPËTIMIT lfq. 7
TË SHIKUARIT E
HARAMEVE, RREZIQET
DHE ILAÇI lfq. 18
ISLAMI KUJDESET
PËR JETIMIN DHE
TËVARFRIN lfq. 22
MËSHIRA DHE
DASHURIA NDAJ
FËMIJËVE lfq. 24
Mësim-besimi në shkollat publike do ta ndihmonte shoqërinë kosovare të ngrihej në aspektin civilizues dhe me
këtë shkencë do të përgatiteshim për të mos pranuar ekstremizma fetarë që cenojnë tolerancën ndërfetare dhe
ndërcivilizuese. Sipas mendimit tonë, kjo lëndë në shkollat fillore do duhej të ishte që të mësonte secili fenë e
vet, që t'i pajisnim fëmijët tanë me njohuri për besimin e tyre, me njohuri fetare të bazuara shkencërisht dhe të
mjaftueshme. fq.2
MËSIM-BESIMI
MËSIM-BESIMI
EDITORIALI
Adem AVDIU
Mësim‐besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin ..................... 2
Mr. Abdulmelik Besfort MAXHUNI
Islami po diskriminohet dhe luftohet!
A mos vallë mendojnë se nuk ka kush ta mbrojë atë? ............. 4
AbdulAzin ibën Abdullah ibën BAZ
Kapja pas Islamit të vërtetë është shkak i fitores
dhe shpëtimit ........................................................................... 7
Dr. Abdurrezak el BEDR
Merre shtruar, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të
paditurit! ................................................................................ 11
Mr. Fidan XHELILI
Parathënia e Ibën Maxhes
Libri mbi sunnetin .................................................................. 13
Muhamed SHETA
Të shikuarit e harameve, rreziqet dhe ilaçi ............................ 18
Abdul‐Aziz ibën BAZ
Islami kujdeset për jetimin dhe të varfrin .............................. 22
Muhamed Ibën Salih el UTHEJMIN
Mëshira dhe dashuria ndaj fëmijëve ...................................... 24
Salih ibën Ta Ha ABDUL VAHID
Dërgimi i amaneteve në vend ................................................ 26
Dr. Abdurrezak el BEDR
Turpërimi nga Allahu .............................................................. 32
Muhamed Nasirudin ALBANI
Delirje dhe Edukim ‐II‐ ............................................................ 35
Mr. Fidan XHELILI
Tregimi i Thumame ibën Uthalit dhe dobitë e tij ................... 40
Muhamed ibën Salih el UTHEJMIN
Përmbledhje pyetjesh që i nevojiten familjes
muslimane (II) ........................................................................ 43
PËRMBAJTJA
Kryeredaktor:
UnejsMURATI
Zv. Kryeredaktor:
Mr.FidanXHELILI
Anëtarët e revistës:
AdemAVDIU
SabahudinSELIMI
XheladinLEKA
Bashkëpunëtorët:
BaliSADIKU
FehmiDALIPI
LirimSADIKU
NamikVEHAPI
ShuajbREXHA
Eshrefedin ISMAJLI
Redaktor gjuhësor:
ArianKOÇI
Realizimi Teknik ‐ Dizajni:
AvniG.GASHI
Boton:
Shtëpia Botuese “ATIK”
Gjilan, Republika e Kosovës
Tirazhi: 1000
Adresa:
Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan
Republika e Kosovës
E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com
Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09
ProCredit Bank of Kosovo
Swift Code: MBKORS22
Gjilan, Republika e Kosovës
NDIHMO REVISTËN
M
2 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
Disa deputetë ishin armiqësorë ndaj vlerave kulturore që përfitohen nga nektari i
mesazhit qiellor e disa të tjerë i kundërshtuan këto vlera rrezatuese duke qenë të përm-
bajtur në deklaratat dhe qëndrimet e tyre, duke treguar një kulturë të qytetëruar, edhe
pse kundërshtuese.
Mungesa e kulturës dhe e njohurive po sjell pasoja
skajshmërisht negative dhe shumëdimensionale në
qytetërimin dhe identitetin e kombit shqiptar. Nuk
do mend se fuqizimi i civilizimit tonë mbi parimet e
avancuara është domosdoshmëri në këtë kohë, kur
dëshirojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian
dhe në mekanizmat e tjerë euro-atlantike. Sa më i
pasuruar të jetë qytetërimi ynë me njohuri të orien-
tuara shkencërisht për identitetin tonë etnik dhe
fetar, me njohuri për religjionet, ideologjitë filo-
zofiko-politike dhe etnitë e tjera, aq më të ngritur
dhe më të përgatitur do të jemi për t’u “famil-
jarizuar” me qytetërimin perëndimor. Civilizimi
perëndimor përbëhet prej shumë popujsh me ide-
ologji të shumta, besime të ndryshme religjioze e
fraksioniste dhe nëse ne nuk do të emi njohuri të
avancuara në këtë drejtim, do të jemi nga shtresat e
prapambetura dhe do të reflektojmë një civilizim të
formuar me një kundërkulturë (counter-culture), e
cila në sytë e shoqërisë së ngritur nga aspekti
qytetërues duket naive dhe e urryer. Debati që u
zhvillua për mësim besimin në Parlamentin e Repub-
likës së Kosovës reflektoi shumë mesazhe sa pozitive
aq edhe armiqësore e injorante. Disa deputetë ishin
armiqësorë ndaj vlerave kulturore që përfitohen nga
nektari i mesazhit qiellor e disa të tjerë i kundërsh-
tuan këto vlera rrezatuese duke qenë të përmbajtur
në deklaratat dhe qëndrimet e tyre, duke treguar një
kulturë të qytetëruar, edhe pse kundërshtuese.
Shumë shkrime dhe analiza nga politikanë e analistë
të ndryshëm pushtuan faqe të shumta interneti dhe
gazeta e revista të ndryshme. Duhen theksuar edhe
debatet televizive në lidhje me këtë tematikë, në të
cilat disa debatues shfaqën injorancën dhe bagazhin e
tyre skajshmërisht të limituar intelektual dhe aspak
shkencor. Nga këta debatues injorantë ishte edhe një
këshilltar i kryeministrit, i cili duke treguar naivitetin
e tij i drejtohet kundërshtarit në debat se a mendoni
ju se Islami e ka mbrojtur kombin? Përgjigjja ishte po
dhe plotësisht e drejtë. Ndërsa ai vazhdon duke
thënë: "Si e ka mbrojtur Islami kombin kur kombi
në atë kohë nuk ka ekzistuar?!" Sa injorancë e thellë!
Është për të ardhur turp çfarë këshilltari kemi në
kryeministri, i cili nuk e di se çfarë në të vërtetë
ngërthen nocioni komb. Dihet se ky term posedon
disa koncepte, si: koncepti i kombit politik, kulturor-
etnik[1] dhe qytetërues. Në një emision televiziv
ishte i ftuar edhe veprimtari i njohur, zotëri Adem
Demaçi, i cili shfaqi kundërshtime të paargumentu-
ara, me ide të artikuluara me një varfëri faktesh qe-
Editorial
MËSIMBESIMI
fuqizon dhe avancon qytetërimin
______________
[1] Shiko për këto dy koncepte sqarimin në librin “Skicë e mendimit politik shqiptar”, faqe 20-26, nga dr Hysamedin Feraj.
sharake. Ai vazhdon të rrugëtojë me qëndrimet e tij
jocivilizuese dhe larg deklaratave e opinioneve
akademike. Personalitetin e tij e ka përshkruar kështu
diplomati amerikan Richard Holbrooke, siç tregon
Blerim Shala në librin e tij, “Vitet e Kosovës 1998-
1999”, ku thotë: “Derisa Hill fliste me Demaçin,
Holbrooke doli me mua jashtë dhomës ku mbahej
takimi, pa e fshehur fare nervozizmin e tij. “Merre
me mend, Demaçi po na mëson neve se cili është in-
teresi amerikan në Kosovë dhe me kë duhet të
bashkëpunojmë e me kë jo… Më beso, kam pasur
në karrierën time qindra takime shumë të vështira,
me njerëz shumë të mbrapshtë dhe shumë kokë-
fortë… por kësi takimi kurrë nuk kam pasur…”[2]
Disa deputetë si arsyetim për të kundërshtuar mësim
besimin deklaruan se ende nuk janë pjekur kushtet
për të implementuar një gjë të tillë! Është për të ard-
hur keq se sa të padrejtë tregohen me këtë qëndrim,
kur dihet se shumë ligje dhe amendamente që janë
aprovuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës
mentaliteti i shoqërisë shqiptare, por edhe i asaj bal-
lkanike, nuk është i përgatitur për t'i jetësuar në sis-
temin e vet të të jetuarit, pasi këto ligje, sipas
juristëve, janë formuluar sipas standardeve më të
larta dhe u mungojnë edhe shteteve më të përparu-
ara. Andaj kundërshtimi i mësim-besimit me këtë ar-
syetim hidhet poshtë dhe lindin dyshime të cilat
nxitin në jotolerancë dhe mbështetje të ekstremistëve
bogdanianë. Nuk do mend se ekstremizmi duhet
luftuar me fuqinë e argumentit dhe me dritën që
buron nga dija e dëlirë dhe në asnjë mënyrë me ek-
stremizëm. Kundërshtimi ndaj mësim-besimit na
shfaqet për shkak të dy ekstremizmave, të cilat janë:
ekstremizmi sekularist dhe ai fetar.
Pasojat dhe dëmet e ekstremizmit sekularist janë
shumë serioze për jetesën e shoqërisë, e cila shtegton
në këtë jetë me kulturën religjioze, madje ky ek-
stremizëm kundërshton edhe sekularizmin mesatar.
Sekularistët e tillë nuk ngurrojnë ta shpallin si të
rrezikshëm religjiozitetin e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës duke e krahasuar me Iranin, ashtu siç sh-
prehet Riçard Daukins:[3] “Në Amerikë më duket se
punët nuk shkojnë fort mirë sepse aty feja ka shumë
pushtet. Kjo nuk ndodh në Evropën Perëndimore,
por në Lindjen e Mesme. Për të gjetur një vend ku
feja ka po atë pushtet që ka edhe në Amerikë, do
shkuar në Iran.”[4] Virusi i ekstremizmit fetar është i
pranishëm në të gjitha komunitetet religjioze në
mbarë globin. Sa i përket kundërshtimit të mësim-
besimit në shkollat publike, ekstremizmi fetar u
shfaq nga ipeshkvia e Kosovës, e cila më herët kishte
deklaruar se nuk ishte në interesin e tyre mësim-bes-
imi, por megjithatë nuk ishin kundër. Por kjo
hipokrizi u shfaq hapur kur u kuptua se çështja do
diskutohej në Parlamentin e Kosovës. Ata e kundër-
shtuan përmes një deklarate, që e shfaqte armiqësinë
porsi kali i Trojës. Arsyeja pse ipeshkvia e Kosovës
nuk e dëshiron mësim-besimin në shkollat publike
është shumë e thjeshtë: ka vite që dëgjohen zëra nga
priftërinjtë që i bëjnë thirrje popullatës shqiptare
muslimane për t'u kthyer në fenë e të parëve, duke
synuar me këtë fenë katolike. Sipas kësaj, shqiptarët
nuk kanë ekzistuar para përhapjes së dhunshme të
Nazaratizmit (Krishterimit) nga pushtuesit romakë,
kur kjo fe u bë zyrtare në atë perandori, e cila sun-
donte trojet ilire. Nëse mësim-besimi aplikohet në
shkollat publike, atëherë këta priftërinj bogdanianë e
kanë të vështirë t’ua shpëlajnë trurin muslimanëve
me idetë e tyre të baltosura nga paganizmi dhe filo-
zofia e civilizimeve të lashta, si pasojë e të cilave u
ekzekutuan pa mëshirë shumë shkencëtarë në
Evropën e sunduar nga Vatikani, që në histori njihet
si epoka e errët mesjetare.
Mësim-besimi në shkollat publike do ta ndihmonte
shoqërinë kosovare të ngrihej në aspektin civilizues
dhe me këtë shkencë do të përgatiteshim për të mos
pranuar ekstremizma fetarë që cenojnë tolerancën
ndërfetare dhe ndërcivilizuese. Sipas mendimit tonë,
kjo lëndë në shkollat fillore do duhej të ishte që të
mësonte secili fenë e vet, që t'i pajisnim fëmijët tanë
me njohuri për besimin e tyre, me njohuri fetare të
bazuara shkencërisht dhe të mjaftueshme. Ndërsa në
shkollat e mesme kjo lëndë do të duhet të kishte si
hulumtim studimin krahasimtar të religjioneve, një
shkencë që ndihmon të vërtetën dhe frymën toler-
ante mes feve. Mësimi i fesë nuk duhet kuptuar si
ekstremizëm apo si krahasim me popujt e prapambe-
tur, por si një dije nga e cila buron paqja dhe
mirëkuptimi. Mësimi i fesë në shkollat publike duhet
programuar duke u mbështetur në konceptet e
bazave të religjioneve dhe jo në interpretimet që
bëhen faktorë determinues në përhapjen e urrejtjes
dhe armiqësisë. Presidenti më i fuqishëm i globit,
zotëri Barak Husejn Obama, thotë: “Ne e kuptojmë
besimin në fe si burim paqeje dhe mirëkuptimi.”[5]
AdemAVDIU
Gjakovë/Kosovë
3
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
______________
[2] Shiko "Vitet e Kosovës 1998-1999", faqe 105, nga Blerim Shala.
[3] Dr. Riçard Daukins, docent në Universitetin e Oksfordit, është sot një ndër biologët më të mëdhenj në botë, ateist, zoolog dhe ndër evolucionistët
më të shquar.
[4] Shiko "Të fshehtat e librit Engjëj dhe Djaj – Historia e vërtetë e të Përndriturve", faqe 213, nga Dan Burstein dhe Arne de Keijzer, botimet Dudaj.
[5] Shiko "Guximi për të shpresuar", faqe 37, nga Barak Obama, botimet Dudaj.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
4
F
Çdo rrugë në këtë udhëkryq sjell shumë vështirësi të tjera të rënda sepse kërkohet
ndryshim rrënjësor duke u nisur nga bindja, të menduarit, të vepruarit, por kjo nuk
mund të arrihet vetëm se nëpërmjet një metode: që është feja.
DISKRIMINOHET
Islami po
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin për
Allahun e Lartmadhëruar, kurse salavatet
dhe selamet më të mira qofshin për të
Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij,
për shokët e tij si dhe për të gjithë ata që
pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e
Gjykimit.
Të nderuar qytetarë muslimanë
Të gjithë sinqerisht besojmë se Islami
është dhurata më e çmuar e Allahut të
Lartmadhëruar në këtë botë, ndaj është
detyrë e jona ta falënderojmë që na bëri
pjesëtarë të kësaj feje të bekuar.
Nisur nga kjo pikëpamje, është obligim
për të gjithë ne mbrojtja e Islamit, nëse
jemi prej atyre që dëshirojmë të jemi sa
më afër Zotit dhe më të dëgjueshëm ndaj
Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem.
Gjatë këtij shekulli po zhvillohen fushata
mjaft të ashpra kundër muslimanëve,
duke mos kursyer asgjë për shkatërrimin
dhe luftohet!
A mos vallë mendojnë se nuk
ka kush ta mbrojë atë?
5
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
e idesë dhe bindjes së njeriut mbi Zotin
dhe fenë.
Këto fushata me kalimin e kohës kanë
ndikuar kaq shumë, saqë sot është shumë
e vështirë të shërohen, posaçërisht në
Kosovën tonë.
Po zhvillohet pa ndërprerje një propa-
gandë djallëzore demagogjike vetëm e
vetëm për të krijuar botëkuptime sa më
të paqena për Zotin dhe gjithçka që është
fetare, tek ne në shumicën e rasteve “në
emër të shqiptarisë”.
Fatkeqësisht muslimanët e këtyre trojeve
ishin dhe janë ende në një gjendje jo sta-
bile, përkatësisht në një dramë tragjike,
pasi gjenden mes së vërtetës dhe të
pavërtetës, mes besimit dhe mosbesimit,
thënë shkurt njeriu gjendet në një ud-
hëkryq dhe nuk di nga t’ia mbajë.
Çdo rrugë në këtë udhëkryq sjell shumë
vështirësi të tjera të rënda sepse kërkohet
ndryshim rrënjësor duke u nisur nga
bindja, të menduarit, të vepruarit, por
kjo nuk mund të arrihet vetëm se nëpër-
mjet një metode: që është feja.
Në bazë të paragjykimeve, shpifjeve,
akuzave dhe urrejtjes ndaj Islamit dhe
muslimanëve qëllimi ishte si të na helmo-
jnë dhe të përhapin idetë e tyre të helma-
tisura mes nesh.
Për ta keqësuar gjendjen e myslimanëve,
armiqtë e Islamit futën edhe njerëz të
huaj nga jashtë, në mënyrë që të shkakto-
jnë përleshje mes muslimanëve duke ar-
simuar njerëz, duke krijuar struktura dhe
paralele në shoqëri nga vetë gjiri i popul-
lit, që të jenë armiq të Islamit dhe musli-
manëve.
Edhe tani kur populli musliman në trojet
tona dhe në çdo vend tjetër të botës po
përjeton nënçmimin më të madh dhe më
të egër kolektiv ndaj të drejtave të tyre,
këtu tek ne në vend që “intelektualët” ta
orientojnë popullin nga e mbara, çdo
ditë e më tepër po e drejtojnë nga diskri-
minimi fetar.
Në vend që të udhëzojnë partitë politike
dhe popullin se si të bashkëpunojnë për
ta çuar përpara vendin tonë, duke filozo-
fuar mbi mënyrën e zgjidhjes së shumë
çështjeve kinse primare, në anën tjetër po
shpikin teza tendencioze me të cilat i
provokojnë dhe ofendojnë mbi baza
fetare bashkëkombësit e tyre të besimit
islam.
Kërkesat e tyre “patriotike” kërkojnë që
populli shqiptar musliman të heqë dorë
nga tradita dhe kultura e tyre islame 500-
vjeçare dhe të mos shfaqë një Islam të
kulluar, por tradicional e komunist, me
qëllim që të fitojmë kinse përkrahjen e
Evropës. Në realitet, ata interesohen
vetëm për interesat e ngushta partiake të
stimuluara nga të përbetuarit kundër Is-
lamit.
Edhe pse një pjesë e “intelektualëve dhe
politikanëve” tanë pa kurrfarë argu-
mentesh vazhdojnë të ulërijnë kundër in-
teresave të muslimanëve shqiptarë në
Kosovë, janë mediat dhe gazetat tona
dashakeqëse anti-islame që mezi s’presin
të gjejnë ndonjë gabim të muslimanëve,
edhe në skajin tjetër të botës, dhe ta pub-
likojnë në mënyrë përbuzëse dhe nënç-
muese duke e përshkruar Islamin si fe të
terrorit.
Mjaftojnë komentet e lexuesve të këtyre
gazetave për të dëshmuar qartë logjikën e
tyre të cekët, intolerancën fetare dhe qën-
drimin anti-islam.
Edhe kur shkruhen komente për mbrojt-
jen e Islamit me fakte, në shumicën e
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
6
rasteve fshihen, por mediat nuk hezitojnë
të publikojnë shumë komente të tjera që
na shajnë Zotin, Pejgamberin dhe fenë
haptazi, madje edhe me fjalët më banale.
Nëse Islami është fe e terrorit, mediat e
botës anti-islame janë kryeterroristët
sepse po harrojnë -ose nuk e dinë fare- se
çfarë do të thotë fjala “terror” në aspektin
gjuhësor.
Në të gjithë fjalorët e botës fjala “terror”
përkthehet si frikësim, trishtim, tmerr.
Nëse i peshojmë gazetat dhe mediat tona
dhe të tjerë me këtë peshore, shohim se
janë pikërisht ata terroristët e vërtetë
sepse i frikësojnë dhe i trishtojnë njerëzit
nga Islami dhe mirësitë e tij.
Mirëpo Islami si gjithherë do t’i përbal-
lojë fyerjet dhe akuzat që i drejtohen
sepse Islami është feja e Allahut, feja e
fuqisë dhe forcës së Zotit Fuqiplotë dhe
Ngadhënjyes.
“Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me
gojët e tyre, por Allahu plotëson dritën e
Tij edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.”
Saf: 8
Islami është fe për këtë dhe botën tjetër.
Islami i fton ithtarët e tij që të jenë të sin-
qertë dhe të pasojnë të Dërguarin e Al-
lahut, Muhamedin alejhi selam, të jenë
më përparimtarët, më të fortët, më të ar-
simuarit dhe më të diturit, që të arrijnë
kështu të mirat e kësaj bote dhe të botës
tjetër.
Çdo musliman ka për detyrë t’i përhapë
virtytet dhe bukurit e Islamit tek njerëzit
që të mbjellë dashurinë për të. Ne duhet
të ftojmë jo vetëm me gjuhë, por edhe
me sjellje dhe gjymtyrë, që shoqëria mus-
limane të jetë personifikim i parimeve
dhe principeve të pastra islame.
Dua të përmend edhe një pikë tjetër, se
Islami nuk i frikësohet diskutimit dhe as
i shmanget atij, duke qenë se çdo çështje
në të është e bazuar në fakte, argumente
dhe dëshmi të vërteta, por u kërkon argu-
mente edhe kundërshtarëve të tij.
Islami është dhe do të jetë, kurrë nuk do
të zhduket. Fitorja dhe fundi do t’i tako-
jnë Islamit.
Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: ”Do të kaplon kjo çeshtje (islami) atë
që ka kapluar dita dhe nata.Allahu nuk do
të len shtëpi prej qerpiqi e as shtëpi prej
tulle (qytet e as fshat) vetëm se do të fut në
te këtë din,me krenarin e krenarit dhe me
mposhtjeb e të mposhturit,krenari me të
cilën rrit Allahu islamin dhe mposhtje me
të cilën mposht Allahu kufrin".[1]
Në fund, i mbështetemi Allahut që të na
forcojë në fenë e Tij deri në vdekje dhe ta
caktojë fitoren e saj nga duart tona dhe
mundi ynë e të na i falë mëkatet dhe të
na mëshirojë!
Mr. Abdulmelik Besfort MAXHUNI
Vushtrri / Kosovë
______________
[1] Transmeton: Ahmedi, Taberaniu në "Mu'xhemul-kebir", Ibën Hibani në "sahihun" e tij. Hadithi është sahih
7
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
F
“Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk
do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit
atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdi-
jshëm.” Fatir: 14
ISLAMIT
Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë për të Dërguarin e
Tij, për shokët dhe për pasuesit e tij deri në
Ditën e Gjykimit.
Pa dyshim se Allahu i krijoi krijesat që ta
adhurojnë Atë, duke mos e shoqëruar me
askënd. Ai zbriti libra dhe dërgoi të Dër-
guar duke i urdhëruar ata të ftojnë për tek
Allahu ashtu siç e përshkruan Ai në
Kur’an, ku thotë: "Xhinët dhe njerëzit i
kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.”
Edh Dharrijat: 56
“O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju
ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që
të mund të ruheni (nga të këqijat)..." El
Bekare: 21
“Ky është një libër, vargjet e të cilit janë
radhitur mrekullueshëm dhe janë
parashtruar me hollësi nga ana e Një të
Urti të Gjithëdijshëm, Adhuroni vetëm Al-
lahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju
një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të
mirë prej Tij...” Hud: 1-2
“Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar (që
u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe
shmangni idhujt!” En Nahl: 36
të vërtetë është shkak i fitores
dhe shpëtimit
Kapja pas
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
8
“Ne nuk kemi nisur asnjë të Dërguar para
teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot
tjetër (që meriton adhurim) përveç Meje,
andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” El En-
bija: 25
Këto ajete dhe të ngjashme me to argu-
mentojnë se Allahu i Madhëruar i krijoi
këto dy krijesa, njerëzit dhe xhinët, që ta
adhurojnë Atë të vetëm e mos ta shoqëro-
jnë me askënd, kjo madje është edhe
urtësia e krijimit të tyre. Krahas kësaj argu-
mentojnë se Allahu dërgoi Pejgamberë dhe
zbriti libra për të njëjtën urtësi.
Adhurimi i Tij, d.m.th. përulja dhe nën-
shtrimi ndaj Madhërisë së Tij, duke prak-
tikuar atë që urdhëroi Allahu dhe duke u
larguar nga ajo që na ndaloi Ai, duke pasur
besim të plotë në Allahun, në të Dërguarit
e Tij, duke qenë i sinqertë në vepra, duke
besuar çdo gjë që ka ardhur nga Allahu apo
është treguar nga i Dërguari i Tij sal-lAlla-
hu alejhi ve sel-lem është themeli i fesë dhe
kuptimi i plotë i formulës së dëshmisë, se
nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos
Allahut të vetëm, se të gjitha adhurimet, si
lutja, frika, shpresa, namazi, agjërimi, kur-
bani dhe të tjera duhet të jenë për Allahun
e vetëm, duke mos ia kushtuar asnjërën
prej tyre dikujt tjetër. Allahu në Kur’an
thotë: "E megjithatë, ata qenë urdhëruar
vetëm që të adhuronin Allahun me
përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e
pastër.” El Bejjine: 5
“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut,
prandaj mos iu lutni askujt, krahas Al-
lahut!” El Xhinn: 18
“Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i
Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij,
nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së
hurmës.” Fatir: 13
“Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë
lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk
do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit,
ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit
atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o
Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdi-
jshëm.” Fatir: 14
“Kush është më i humbur se ai, i cili, në
vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund
t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që
janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së
tyre?!” El Ahkaf: 5
“Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e
Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre
dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” El
Ahkaf: 6
“Ai që pos Allahut adhuron zot tjetër, duke
mos pasur kurrfarë prove për këtë, me sig-
uri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me
të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.”
El Mu’minun: 117
Në këto ajete Allahu na tregoi se zotërimi i
takon Atij dhe adhurimi i sinqertë duhet t'i
drejtohet vetëm Atij, kurse të gjithë të ad-
huruarit e tjerë pos Allahut (i vetmi që me-
riton adhurim), qofshin ata Profetë apo
njerëz të mbërrimë, idhuj, trungje, gur apo
diçka tjetër, nuk i dëgjojnë lutjet dhe
lutësin, por edhe sikur t’i dëgjojnë, nuk u
përgjigjen lutjeve të tyre. Allahu i Madhë-
ruar gjithashtu na tregoi se veprimet e tilla
janë shirk dhe thirrësit e tyre nuk kanë sh-
pëtim, se nuk ka mëkat më të madh sesa
lutja e tjetërkujt pos Tij dhe se kush u lutet
atyre, lutjes së tij nuk do t'i përgjigjen deri
9
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
Ditën e Gjykimit, kurse lutësi është i hum-
bur nga lutja e tij. Ditën e Gjykimit i lu-
turi e refuzon lutjen që i është bërë, duke u
distancuar plotësisht nga ai. Mjafton ky
distancim dhe paralajmërim për shirkun si
qartësim i humbjes së pasueseve të tij dhe
dënimit të tyre. Të gjitha ajetet na drejto-
jnë gjithashtu drejt asaj se adhurimi ndaj
dikujt tjetër është i kotë dhe se adhurimi
duhet t'i drejtohet të vetmit që e meriton
atë, Allahut të Madhëruar. Këtë e për-
shkruan shumë qartë fjala e Allahut në
Kur’an: "Kjo është kështu sepse Allahu është
e vërteta, ndërsa çfarë adhurohet në vend të
Tij është e rreme dhe se Allahu është i
Lartësuar dhe i Madhërishëm.” Lukman:
30
Është obligim i çdo njeriu me mendje të
pastër që të shikojë atë që ka krijuar Allahu
për të, ta llogarisë veten, të mundohet që
t’ua japë hakun të gjithëve, duke i parala-
jmëruar të tjerët për ato që ka ndaluar Al-
lahu, me qëllim që të gjejë shpëtimin në
dunja dhe të ketë përfundim të mirë në
ahiret. Kjo fushë e dijes është dija më e
mirë dhe më madhore, ngase është themeli
i këtij ummeti dhe kulminacioni i asaj për
të cilën është dërguar Muhamedi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem.
Çdo popull kishte të Dërguarin e vet. Nuk
pranohet Islami e nuk plotësohet imani
dhe nuk arrihet lumturia e shpëtimi vetëm
se me njëshmërinë në Allahun e Mad-
hëruar, me sinqeritet në adhurimin e Tij
dhe me pasimin e të Dërguarit të Tij sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem, duke mos dalë
jashtë kompetencave të sheriatit. Ky është
Islami me të cilin Allahu është i kënaqur
për robërit e Tij, ashtu siç e ka përshkruar
në Librin e Tij, ku thotë: "Sot jua përsosa
fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj
jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja
juaj.” El Maide: 3
“Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Is-
lami.” Alu Imran: 19
Me këtë qartësohet për ata që janë syçelë se
feja islame ngrihet mbi dy themele:
E para: Të adhurohet Allahu, i vetmi që
meriton adhurim, duke mos iu shoqëruar
Atij askush, që është edhe kuptimi i plotë i
formulës së dëshmisë që jemi muslimanë.
E dyta: Të mos adhurohet ndryshe vetëm
sipas legjislacionit të Muhamedit sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem, kushti i parë i
mohon të gjithë zotat e tjerë që adhurohen,
duke e kuptuar se adhurimi i takon vetëm
Allahut të vetmit dhe kushti i dytë mohon
çdo adhurim ndryshe, me bidate që për to
nuk ka zbritur Allahu diçka nga qielli, e
nuk është robi musliman i devotshëm
vetëm pasi të plotësohen këto dy kushte.
Allahu në Kur’an: "Dhe tani, Ne të kemi
vendosur ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj
ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të
atyre që nuk dinë!” El Xhathije: 18
“Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë bes-
imtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për
gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj,
të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj
gjykimit tënd dhe të të binden ty plotë-
sisht.” En Nisa: 65
“A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e
(kohës së) injorancës(paganizmit parais-
lamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se
Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?”
El Maide: 50
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
10
“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka sh-
pallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” El
Maide: 44
“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka
zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.”
El Maide: 45
“Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka sh-
pallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.”
El Maide: 47
Këto ajete janë paralajmërimi më frikësues
për largimin nga gjykimi me ligj tjetër pos
ligjit të Allahut.
Ajo që ka zbritur Allahu është obligim për
të gjithë që të gjykojnë me të, duke iu nën-
shtruar dhe duke qenë të kënaqur me të.
Ky është paralajmërim për kundërshtarët e
saj, ashtu siç kanë qartësuar argumentet se
ligjet e Allahut janë ligjet më të mira dhe se
gjykimi jo me ligj të Allahut është kufër,
nifak dhe është gjykim i injorancës. Ardhja
e Islamit i zhvlerësoi dhe i ndaloi ato, pran-
daj nuk ka shpëtim të popujve dhe as lum-
turi të tyre, qetësi dhe rehati vetëm se
atëherë kur udhëheqësit e tyre të gjykojnë
me ligjin e Allahut, duke zbatuar ligjet e
Allahut për popujt e tyre, duke qenë të sin-
qertë në fjalë dhe vepër, duke u ndalur tek
ndalesat dhe me këtë të fitojnë dhe shpëto-
jnë të gjithë në dunja dhe ahiret. Kështu
ata fitojnë edhe ndaj armikut të tyre, duke
iu shmangur kurtheve të të pabesëve dhe
tradhtarëve, se Allahu në Kur’an thotë: "O
besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe
Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qën-
droni fort në këmbët tuaja.” Muhamed: 7
“Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndih-
mon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i
Plotfuqishëm.” El Haxh: 40
Këto janë bazat me të cilat Islami krenohet,
andaj nuk duhet të pushojë lapsi i dijetarit
e as thirrja e thirrësit, që ta kuptojnë pop-
ujt madhështinë e kësaj feje dhe obliguesh-
mërinë e kthimit tek Allahu. Si rezultat i
injorancës u përhap madhështimi i var-
rezave, posaçërisht i atyre që njihen tek ata
si njerëz të devotshëm, duke i marrë varret
e tyre si faltore dhe xhami, duke u larguar
nga adhurimi i Allahut e duke ia drejtuar
adhurimet atyre, si lutjen, kurbanin, zo-
timin e të tjera. Nga injoranca e madhe e
muslimanëve në shumë vende islame
pushteti nuk ka gjykuar me ligjin e Allahut
duke i ndërruar ato me ligjet e vendosura
nga njerëzit, me të cilat kundërshtojnë
ligjin e Allahut.
Lusim Allahu e Madhëruar t’i kthejë mus-
limanët në fenë e tyre, t’i udhëzojë udhëhe-
qësit e tyre, t'ua mundësojë të gjithëve
kapjen për fenë e Allahut, të gjykojnë me
ligjin e Allahut, t’i dorëzohen plotësisht
atij, të kënaqen me të, të paralajmërojnë
kundërshtarët e tyre e pa dyshim se tek Ai
është suksesi.
“Revista studimore islame”, numri 2, nën kujdesin e
Komisionit të Përhershëm për Studime dhe Fetva
Kapja pas Islamit të vërtetë është shkak i fitores dhe
shpëtimit
AbdulAzin ibën Abdullah ibën BAZ
Unejs MURATI
Gjilan / Kosovë
11
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
F
Sa shumë injorantë kanë ndryshuar për shkak të këtyre sjelljeve, pasi sikur ai që është
sjellë mirë me ta të sillej me injorancë, atëherë do të keqësohej gjendja.
MERRE SHTRUAR
urdhëro për vepra të mira dhe
shmangu nga të paditurit!
Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut.
Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të
drejtë askush pos Allahut të vetëm dhe dësh-
moj se Muhamedi sal-Allahu alejhi ve sel-lem
është rob dhe i Dërguar i Tij.
Vëllezër të ndershëm, do të ndalemi pak duke
medituar për fjalën e Allahut: “Merre shtruar,
urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të
paditurit!” El A’raf: 199.
Siç thonë dijetarët, ky ajet fisnik përmbledh
moralet dhe drejton edukatën, andaj atij që i
ka dhënë Allahu sukses, le të meditojë për këtë
ajet, ta kuptojë dhe të veprojë sipas tij, se
atëherë do të ketë sukses në moralin dhe
edukatën me të cilën duhet të sillet me
njerëzit. Pjesë e hijeshisë dhe bukurisë së sheri-
atit tonë është edhe udhëzimi i besimtarëve
për në moral dhe edukatë të lartë, kurse ky
ajet i përfshin të gjitha këto. Disa dijetarë
thonë se ky është ajeti më përfshirës i moralit
dhe edukatës. Ky ajet përmban tri porosi lid-
hur me sjelljen ndaj njerëzve.
Porosia e parë: Fjala e Allahut “merre shtruar”
sqaron se morali dhe natyra e njerëzve nuk
është e njëjtë: disa janë të qetë, tolerantë, të
moralshëm, të butë, disa janë të ashpër e të
vrazhdë, disa të tjerë veprojnë gjëra që janë
plotësisht të pamoralshme. Njerëzit nuk janë
njësoj, andaj muslimanit i kërkohet ta për-
gatisë veten kur të takohet me të tjerët. Kjo
është arsyeja përse është cekur ky udhëzim i
bekuar, “merre shtruar”, d.m.th. sillu ashtu siç
e lejon morali dhe natyra e njerëzve dhe mos
prit që çdonjëri të jetë shembull në moral.
Nëse e përgatit veten që ta marrësh shtruar, të
sillesh siç e lejon morali i njerëzve dhe të mar-
rësh atë që e kanë më të lehtë për të dhënë,
atëherë do të jesh i lumtur në këtë botë, por
nëse pret që çdonjëri të jetë shembull në moral
të mirë, atëherë nuk do të gjesh ashtu sepse
njerëzit kanë natyra të ndryshme. Përgatite
veten për t’u përballur me morale të ndryshme
dhe sillu siç e lejojnë ato.
Porosia e dytë: “Urdhëro vepra të mira”,
d.m.th. nëse sillesh sipas asaj që ta lejon
morali i njerëzve, gjithashtu duhet të bësh
davet, të sillesh butësisht, të këshillosh e të ud-
hëzosh për në çdo punë të mirë. Sillu mirë
dhe në të njëjtën kohë urdhëro për punë të
mira. Udhëzimi për punë të mira duhet të
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
12
bëhet butësisht dhe të burojë nga një zemër që
përpiqet dhe është e sinqertë për udhëzimin e
njerëzve. Njerëzit duhet t’i takosh duke qenë i
duruar ndaj sjelljeve të tyre dhe në njëjtën
kohë t’i udhëzosh ata për në punë të mira
sepse kush nuk duron ndaj sjelljeve të të
tjerëve nuk është i aftë të bëjë davet. Daveti
kërkon durim ndaj sjelljeve të ndryshme të
njerëzve, prandaj Allahu thotë: “Merre
shtruar, urdhëro vepra të mira”, pra njerëzit
priti me butësi dhe tolerancë e në të njëjtën
kohë udhëzoji për punë të mira. Për shembull,
nëse një personi të vrazhdë i jep Allahu sukses
që të takohet me një person që ka pak durim
ndaj vrazhdësisë së tij dhe në të njëjtën kohë
di se si ta udhëzojë me butësi për në punë të
mira, atëherë me lejen e Allahut do vijnë edhe
rezultatet. Por nëse ai është një person që nuk
mund t’i durojë njerëzit, nuk di se si të sillet
me butësi dhe si t’i udhëzojë, atëherë nuk
është i aftë për davet. Allahu i thotë Pejgam-
berit të Tij: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u
solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të
ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largo-
heshin prej teje." Alu Imran: 159
Porosia e tretë: Fraza “dhe shmangu nga të pa-
diturit” është gjithashtu shumë e rëndësishme
në çështjen e moralit dhe edukatës së lartë,
d.m.th. mos u ndal në shprehjet dhe sjelljet e
këqija të injorantëve, mos u ndal në këto
sjellje dhe as mos u brengos për to, por
shmangu nga injoranca e të paditurve dhe më-
sohu me ta. Nëse njeriu ndalet në sjelljet e
këqija të injorantëve, atëherë do të lodhet dhe
do të vuajë shumë në këtë botë, bile edhe
mund të bëhet si ata duke u sjellë me të njëjtat
sjellje.
Shmangia nga njerëzit e paditur dhe mo-
spreokupimi me paditurinë, fjalët dhe shpre-
hjet e tyre të këqija e ruajnë njeriun nga
shumë vuajtje në këtë botë, përndryshe në
takimet e tua me njerëzit do të hasësh njerëz
që sillen keq me ty, e ngrenë zërin dhe sillen
vrazhdë. E, nëse dëshiron që të preokupohesh
me çdonjërin nga këta dhe t’ia vësh veshin çdo
fjale të tyre, atëherë do ta lodhësh veten dhe
kjo do shkaktojë brenga dhe pikëllim në zem-
rën tënde. Nëse shmangesh nga injoranti dhe
thua me vete "ky njeri është sprovuar me injo-
rancë, kurse mua më ka shpëtuar Allahu" dhe
e falënderon Allahun për këtë, vazhdo të ecësh
në jetën tënde sepse me këtë do të jesh i lum-
tur dhe në të njëjtën kohë do ta ndihmosh atë
injorant që ta shikojë veten sepse nëse
shmangesh nga fjalët dhe sjelljet e tij të këqija,
do ta ndihmosh që ai të shikojë veten. Sa
shumë injorantë kanë ndryshuar për shkak të
këtyre sjelljeve, pasi sikur ai që është sjellë
mirë me ta të sillej me injorancë, atëherë do të
keqësohej gjendja. Ka qenë traditë e Pejgam-
berit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që të
thotë: “O Allah, kërkoj të më mbrosh që të mos e
devijoj dikë e as të më devijojë dikush, të mos e
poshtëroj dikë e as të poshtërohem nga dikush, të
mos i bëj padrejtësi dikujt e as të më bëjë
padrejtësi dikush, të mos e injoroj dikë e as të in-
jorohem nga dikush.” Kjo është një dua mad-
hështore me të cilën lutej Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe është e përsh-
tatshme që ta thotë çdonjëri kur del nga
shtëpia e tij, ngase për këtë ka nevojë çdo njeri
sepse do të përballet me moral dhe sjellje të
ndryshme, prandaj ka nevojë që t’i drejtohet
Allahut duke i kërkuar mbrojtje nga të gjitha
ato dhe më pas do të vazhdojë me sjelljen e tij
ndaj njerëzve sipas udhëzimeve të këtij ajeti
madhështor si dhe ajeteve e haditheve të tjera,
të cilat ftojnë për plotësim morali dhe edukatë
të lartë.
O Allah, udhëzona në moralin më të mirë
sepse vetëm Ti di të udhëzosh në të dhe na
largo nga morali i keq sepse vetëm Ti di të na
largosh nga ai!
Allahu e di më së miri!
Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgam-
berin tonë, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë
sahabët.
Dr. Abdurrezak el BEDR
Përshtati: Jeton BOZHLANI
Vushtrri / Kosovë
13
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
PAR AT H Ë N I A E
“SUNENIT”
KAPITULLI I NËNTË: KAPITULLI MBI BESIMIN IMANIN
TË IBËN MAXHES
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Me të vërtetë feja është lehtësi dhe nuk
mundohet ndokush të jetë ekstrem në të (në adhurim vullnetar) vetëm se do të mundet,
andaj qëllojani (të vërtetës, Sunnetit), mundohuni sa të keni mundësi dhe përgëzohuni.”
T
LIBRI MBI SUNNETIN
HADITHI NUMËR 57
Transmetohet nga Ebu Hurejra radijal-
lahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem ka thënë: "Besimi është
gjashtëdhjetë e disa – ose shtatëdhjetë e
disa- degë, më e ulëta është largimi i
pengesës nga rruga, ndërsa më e larta
është fjala la ilahe il-lAllah, edhe turpi
është degë e besimit."
SQARIMI
TRANSMETIMI I HADITHIT
Hadithin e transmeton Buhariu në
“Sahihun” e tij në "Libri mbi Besimin",
tek kapitulli "Çështjet e besimit", nr. 9,
por vetëm me shprehjen “gjashtëdhjetë
e disa degë”. Gjithashtu hadithin e
transmeton edhe Muslimi në “Sahihun”
e tij, në "Libri mbi besimin", tek kapit-
ulli "Sqarimi i degëve të besimit…", nr.
151 dhe 152. Në një rrugë të hadithit
Imam Muslimi sjell dyshimin mes
gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë e disa
degë, ndërsa në një rrugë tjetër e sjell
hadithin në mënyrë të prerë " shtatëdh-
jetë e disa degë". Hadithin e transmeto-
jnë pothuajse të gjithë autorët e librave
të hadithit. Në lidhje me numrin e
degëve të besimit të përmendur në ha-
dith ka divergjenca të shumta mes dije-
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
14
tarëve, se cili transmetim është më i
saktë; disa e saktësojnë "gjashtëdhjetë e
disa degë", disa të tjerë thonë "shtatëd-
hjetë e disa degë", por ka edhe të atillë
që thonë se nuk ka kundërthënie mes
dy transmetimeve.[1] Dijetar Albani, Al-
lahu e mëshiroftë, thotë se më e saktë
është ajo që transmetohet në “Sahihun”
e Muslmit, d.m.th. "shtatëdhjetë e disa
degë", shiko “Sunenin” e Ibën Maxhes
me verifikim të dijetar Albanit.[2]
KUPTIMI I HADITHIT
Fjala e tij "Besimi-imani është gjashtëd-
hjetë apo shtatëdhjetë e disa degë"
Sa i përket nocionit "iman", ai tek Ehli
Sunneti dhe Xhemati përkufizohet si
pranim dhe vërtetim me zemër, shqip-
tim me gojë dhe vepër me gjymtyrë,
shtohet apo rritet me adhurim dhe
pakësohet me mëkate.
Se pranimi dhe vërtetimi me zemër janë
prej imanit e tregon fjala e Allahut:
"...pasi besimi ende nuk ka hyrë (si
duhet) në zemrat tuaja." El-Huxhurat:
14. Dhe thotë: "Allahu ka skalitur bes-
imin në zemrat e tyre." El-Muxhadele:
22
Që shqiptimi dhe dëshmimi me gjuhë
është prej imanit e tregon fjala e All-
ahut: "Thoni: “Ne besojmë në Al-
lahun..." El-Bekare: 136
Që veprat janë prej imanit e tregon fjala
e Allahut: "Dijeni se Allahu nuk ua
humb besimin tuaj (d.m.th. namazin
që keni falur nga Kudsi).” El-Bekare:
143 Gjithashtu edhe hadithi të cilin
jemi duke e sqaruar: "Imani është
gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë e disa degë."
Që imani shtohet dhe pakësohet e tre-
gon fjala e Allahut: "E kjo gjë ua shtoi
atyre besimin dhe thanë: “Neve na
mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i
mrekullueshëm!” Alu Imran: 173 Dhe
shumë ajete të tjera.[3]
Sa i përket këtij përkufizimi, Ehli Sun-
neti dhe Xhemati janë unanimë në të.
Këtë e ka përmendur Hafidh ibën
Abdul Berri në librin e tij "Et-Temhid"
dhe të tjerë.[4]
Imam ibën Mende, Allahu e mëshi-
roftë, thotë: "I Dërguari sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem në këtë hadith e ka bërë
besimin degë-degë, disa prej tyre me gjuhë
siç është shehadeti, disa me zemër siç është
turpi dhe shehadeti, e disa me gjymtyrë siç
është heqja e pengesës nga rruga."[5]
Ky hadith sqaron degët e besimit dhe se
ato janë gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë
e disa degë, nga ajo më e larta, që është
dëshmia se nuk ka të adhuruar me mer-
itë pos Allahut, e cila është dera e Is-
lamit, e deri te më e ulëta, largimi i
pengesës nga rruga. Ky hadith tregon se
degët e besimit nuk e tejkalojnë numrin
______________
[1] Shiko "El-Minhaxh sherh Sahih Muslim" i Imam Neveviut, tek sqarimi i hadithit nr. 151-152.
[2] “Suneni” i ibën Maxhes me verifikimin e dijetar Albanit, fq. 25, Mektebetul Mearif, Riad, botimi i parë.
[3] Sa i përket çështjes së shtimit të besimit dhe pakësimit të tij, shiko librin "Zijadetul-iman ve nuksanuhu ve hukmul-istithnai fihi" të dijetar Ab-
durrezak ibën Abdulmuhsin el-Bedr.
[4] "Et-Temhid" (9/248), "Mexhmu' fetave” i ibën Tejmijes (7/308, 12/472), "Tefsir ibën Kethir" (1/39), "Fet'hul Barij" i ibën Haxherit, (1/47),
"Sherh Usul i'tikad Ehlis-suneti" i Lalikait (4/832), "Sherh es-Suneh" i Begaviut (1/38). Marrë nga libri "Nevakidul-Iman el-kavlije vel-amelije" me
autor Dr: AbdulAziz ibën Muhamed ibën Ali el-Abdulatif. Për më shumë rreth nocionit të imanit të shikohet libri "El-Iman" i dijetarit Ebu Ubejd
el-Kasim ibën Sel-lam, Allahu e mëshiroftë.
[5] "Kitabul Iman" (1/331-332).
15
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
e përmendur dhe se ato kanë dallime
mes tyre; në to hyjnë veprat e zemrës,
veprat e gjymtyrëve dhe veprat e gjuhës
dhe se nga këto tre grupe rrjedhin të
gjitha veprat e tjera të trupit. Imam
ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë,
thotë: "Kam menduar shumë rreth këtij
hadithi, i kam numëruar adhurimet,
dhe kam parë se ato e tejkalojnë këtë
numër shumë më shumë, pastaj jam
kthyer në Sunnet dhe kam numëruar
çdo adhurim që i Dërguari e ka kon-
sideruar prej besimit dhe kam parë se
ato adhurime janë më të pakta sesa
numri i degëve të imanit të përmendur
në hadith. Pastaj jam kthyer në Kur'an
dhe e kam lexuar me vëmendje dhe
kam numëruar çdo adhurim që Allahu
e ka konsideruar nga besimi dhe kam
parë se edhe ato janë më pak se shtatëd-
hjetë e disa degë. Atëherë kam bashkuar
Kur'anin dhe Sunnetin duke i hequr
ato që përsëriten dhe më në fund kam
parë se të gjitha adhurimet që Allahu i
ka cilësuar në Kur'an dhe i Dërguari i
Tij në Sunnet prej besimit gjithsej janë
shtatëdhjetë e nëntë degë, nuk dalin më
tepër e as më pak. Pas gjithë kësaj e
kam ditur se i Dërguari sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem me këtë numër kishte për
qëllim atë që gjendet në Kur'an dhe
Sunnet.[6]
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
nuk i ka përcaktuar se cilat janë këto
degë, por i ka përmendur në mënyrë të
përgjithshme, në mënyrë që muslimani
të japë tërë mundin e tij në arritjen dhe
zbatimin e këtyre degëve dhe të jetë
ambicioz e i kujdesshëm në të gjitha
rrugët e së mirës, siç thotë Allahu:
"...dhe bëni vepra të mira për të arritur
shpëtimin!” (El-Haxhxh: 77)
Ky hadith gjithashtu tregon rrugët e
shumta të së mirës në këtë fe dhe se
sado që muslimani të mundohet t'i
numërojë ato, nuk do të mundë, siç
thotë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem: "Përqendrohuni (përmbahuni në
fe fort, mundohuni t'i zbatoni të gjitha
veprat e së mirës) edhe pse ju nuk do të
mund ta bëni këtë, ta dini se më e mira
nga veprat tuaja është namazi dhe nuk
kujdeset për abdestin përveçse besim-
tari."[7] Pra, obligim i muslimanit është
që të mundohet në zbatimin e të mi-
rave edhe pse ai nuk mund t'i numërojë
ato. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem thotë: "Me të vërtetë feja është lehtësi
dhe nuk mundohet ndokush të jetë ek-
strem në të (në adhurim vullnetar) vetëm
se do të mundet, andaj qëllojani (të
vërtetës, Sunnetit), mundohuni sa të keni
mundësi dhe përgëzohuni.”[8]
Fjala “bid'un” në arabisht ka kuptimin
pjesë e diçkaje, por edhe kuptimin e
numrit nga tre deri në nëntë.
Fjala e tij "më e larta është fjala la ilahe
il-lAllah" tek Muslimi qëndron "më e
vlefshmja". Kjo fjalë nuk do të jetë më
e larta degë e besimit për besimtarin
vetëm nëse ai e thotë atë me sinqeritet,
bindje dhe çiltërsi të plotë, duke qenë
zemra e tij e kënaqur me të. Kjo fjalë
është fjala e njëshmërisë, me të ngrihet
______________
[6] "El-Minhaxh" i Neveviut (1/196).
[7] Ibën Maxheh (277). Albani e ka cilësuar të saktë.
[8] Buhariu (39).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
16
besimi dhe besimtarët, për të luftohet
në rrugën e Allahut, që kjo fjalë të jetë
më e larta. Pra, me këtë fjalë është për
qëllim fjala që është në përputhje me
zemrën. Të shumtë janë ata që e shqip-
tojnë këtë fjalë, por nuk punojnë sipas
programit të saj!
Njerëzit dallojnë në raport me këtë
fjalë: ka prej tyre që e shqiptojnë, por
ata janë njerëz të prishur e dyfytyrësh,
si në kohën e të Dërguarit sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem. Ka prej tyre që e
shqiptojnë duke qenë besimtarë në të,
të bindur dhe të çiltër, këta lavdërohen
nëpër ajete kur'anore e hadithe.
Por ka prej tyre që e shqiptojnë me
gjuhët e tyre, mirëpo kjo fjalë nuk i
ndalon ata nga mëkatet, nuk ndikon
tek ata që të durojnë dhe të jenë të kë-
naqur me caktimin e Allahut, nuk
ndikon tek ata që të arrijnë piedestalet e
larta të besimit; edhe pse kjo fjalë është
më e larta, ajo në zemrat e tyre nuk
është lartësuar. Për këtë themi se sa më
e lartë dhe me vlerë të jetë kjo fjalë në
zemrën e besimtarit, aq më të larta dhe
më të rëndësishme do të jenë të drejtat
e Allahut.
Kjo degë e madhe e besimit e çrrënjos
kufirin (mosbesimin) dhe e djeg atë
sepse e kundërta e kësaj dege është
kufri. Ashtu siç është besimi degë-degë,
edhe kufri është degë-degë, kurse prej
degëve të kufrit janë mëkatet, bidatet,
të cilat janë përcjellëse dhe rrugë për
tek kufri. Për këtë arsye, kjo fjalë (she-
hadeti) është ndarëse mes Islamit dhe
kufrit, mes banorëve të xhennetit dhe
zjarrit, mbi këtë fjalë është ngritur tregu
i xhennetit dhe i zjarrit, mbi këtë janë
ndarë njerëzit në të lumtur dhe të
mjerë, me këtë fjalë hapet xhenneti.
Kush e shqipton këtë fjalë të madhe e
meriton vëllazërinë e besimit edhe nëse
është njeriu më i largët, ndërsa ai që e
mohon këtë e meriton armiqësinë edhe
nëse është njeriu më i afërt.
Më pas i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Dhe më e ulëta është
largimi i pengesës nga rruga". Kjo është
një vepër e thjeshtë, mirëpo dobia e saj
është e dyfishtë dhe tregon për vlerën e
madhe të kësaj feje, se si ka bërë që
heqja e pengesës nga rruga të jetë degë
nga degët e besimit. Kush e neglizhon
këtë, imani i tij është pakësuar sepse
nuk i ka plotësuar degët e besimit.
Më pas i Dërguari thekson se "turpi
është degë e besimit". Turpi është moral
i mirë, që çon në lënien e gjërave të
ulëta. Gjithashtu është thënë se turpi
është moral që lind si rezultat i
shikimit të dhuntive të Allahut, d.m.th.
njeriu sheh se është jofalënderues ndaj
dhuntive të Allahut dhe për këtë tur-
përohet. I tërë turpi është cilësuar nga i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si
i mirë, siç transmetohet nga ibën
Umeri radijallahu anhuma, se i Dër-
guari kaloi pranë një njeriu dhe dëgjoi
se ai e qortonte vëllanë e tij për shkak të
turpit që kishte dhe i thoshte: “Ti po
______________
[9] "El-Kamus el-Muhit" (1/908), autor Muhamed Jakub el-Fejruz Abadi.
[10] Buhariu (6118) dhe Muslimi (153). Ky është edhe hadithi në vijim në “Sunenin” e ibën Maxhes, për të cilin shpresojmë, me emrin e Allahut,
që në numrin e ardhshëm të shkruajmë në mënyrë të detajuar.
[11] Muslimi (155).
[12] Muslimi (156).
17
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
turpërohesh, turpi që ke po të dëmton.”
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i
tha: "Lëre atë sepse turpi është prej bes-
imit."[10] Në disa transmetime të tjera i
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: "Turpi nuk vjen vetëm se me të
mirë."[11] Gjithashtu thotë: "Turpi i tëri
është i mirë”, apo “i tërë turpi është i
mirë".[12]
DISA PREJ DOBIVE TË
HADITHIT
1) Ehli Sunneti dhe Xhemati kanë ar-
gumentuar me këtë hadith për shtimin
dhe pakësimin e imanit, që është pika
kyçe e devijimit të shumë grupimeve në
çështjen e imanit, si havarixhët, murx-
hitë, etj.
2) Ky hadith është argument se veprat
janë prej imanit, duke kundërshtuar
kështu murxhitë, të cilët thonë se ato
janë pjesë plotësuese të imanit dhe jo
nga imani.
3) Ky hadith tregon për gjithëpërfshir-
jen e sheriatit islam, i cili i llogarit si
adhurime të gjitha llojet e adhurimeve,
si ato që kanë të bëjnë me vetë indi-
vidin edhe ato që kanë të bëjnë me të
tjerët, siç u përmend për shembull se
nga degët e besimit është heqja e
pengesës nga rruga.
4) Hadithi tregon se turpi është moral i
lartë dhe pjesë nga pjesët e besimit,
moral që në vendet tona për fat të keq
është në rënie drastike.
Literatura e konsultuar:
1) "Sahihul-Buhari" me "Et-tevdih li-
sherh el-xhami es-sahih" të ibën
Mulekinit, boton Darul-felah me veri-
fikim dhe mbikëqyrje të Halid err-Rrabat
dhe Xhum'a Fet'hij, botim i parë 2009.
Boton Ministria e Vakëfit të Katarit.
2) "Sahih Muslim" me "El-Minhaxh
sherh Sahih Muslim ibën Haxhaxh" të
imam Neveviut, Darul- ma'rife, botimi i
nëntë.
3) "Suneni i ibën Maxhes" me verifikim
të muhadithit të njohur Muhamed
Nasirudin Albanit, boton Mektebetul
Mearif, Riad, botimi i parë.
4) "El-Iman" i Ebu Ubejd el-Kasim ibën
Sel-lam, me verifikim të dijetar Albanit,
boton Darul- Erkam, Kuvajt.
5) "Kitabul-Iman" i Ibën Mende, me
verifikim të Ali el-Fekih, botim i parë
1991, boton El-mexhlis el-ilmij pranë
Universitetit Islamik të Medinës.
6) "Nevakidul Iman el-kavlije vel-
amelije", autor Dr. AbdulAziz ibën
Muhamed ibën Ali el-Abdulatif, boton
Darul-vatan, Riad, botimi i dytë 1995.
7) "El-Kamusul-Muhit" i Muhamed
Jakub el-Fejruz Abadit, boton Mueseset
err-rrisaleh, botimi i gjashtë 1998.
8) Punim i shejh Abdul-Muhsin ibën Ab-
dilah ez-Zamil, me titull "Sqarimi i ha-
dithit: Degët e besimit", i publikuar më
21/10/2010 në www.alukah.net.
Përgatiti: Mr. Fidan XHELILI
Aman / Jordani
F
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
18
Falënderimi i takon Allahut, kurse për-
shëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin
e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij.
Allahu i begatoi robërit e Tij me begati të
shumta që të shohë se kush do ta falën-
derojë dhe kush do ta mohojë. Këto
dhunti janësprova dhe kush i përdor për
të respektuar Allahun, do ta kalojë
provimin, por kush i përdor në mëkat
ndaj Allahut, do të ketë rezultat tjetër.
Nga dhuntitë më të mëdha që Allahu i
dha njeriut në trupin e tij është dhuntia e
të shikuarit, të cilën Allahu na urdhëroi
që ta përdorim përtë parë argumentet e
Tij universale dhe fetare e jo haramet.
Shumë urdhra në Kur’an dhe Sunnet nx-
isin për uljen e shikimit nga gjërat e
ndaluara. Allahu i Lartësuar
thotë:"Thuaju besimtarëve që të ulin
shikimet e tyre (nga e ndaluara)dhe ta
ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e
jashtëligjshme)!Kjo është më mirë për ta!
Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëmpër
atë që bëjnë ata.Thuaju besimtareve që të
ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara),ta
ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e
jashtëligjshme).”En-Nur: 30-3.
Fjala e Allahut, "kjo është më mirë për
ta”, tregon se ky ligj është mëi pastër dhe
mëisigurt për njerëzit dhe popujt.
I Dërguari i Allahut i mëson shokët e tij
që të ulin shikimet. Muslimi transmeton
nga Xhabir ibën Abdullahu radijAllahu
anhu i cili ka thënë:"E pyeta të Dër-
TË
SHIKUARIT
Pejgamberi i Allahut e porosit Aliun radijAllahu anhu dhe i thotë: "O Ali, mos e paso
shikimin me shikim tjetër, ngase shikimi i parë është për ty, por jo edhe shikimi tjetër.”
E HARAMEVE, RREZIQET DHE ILAÇI
19
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
guarin e Allahut për shikimin e papritur
dhe më urdhëroi që ta largoj shikimin.”
Pejgamberi i Allahut e porosit Aliun radi-
jAllahu anhu dhe i thotë: "O Ali, mos e
paso shikimin me shikim tjetër, ngase
shikimi i parë është për ty, por jo edhe
shikimi tjetër.”[1]
Por sheriati nuk u mjaftua vetëm me ur-
dhrin për uljen e shikimit nga haramet,
por na tregoi edhe dobitë e kësaj çësht-
jeje, rrezikun e të shikuarit si dhe
shërimin nga kjo sprovë.
I gjithë ky sqarim u bënë një kohëkur
nuk dukej nga trupi i gruas asgjë, kurse
ne po e përmendim tani në këtë kohë kur
nga trupi i saj duket thuajse çdo gjë në
rrugë, në bregdete, nëpër programe tele-
vizive, faqe internetit, në televizor etj.
RREZIKU I SHIKIMIT TË
HARAMEVE
PIKËLLIMI
El Hasen el Basri thotë: "Kush lëshon
shikimin e tij në haram, bëhet pishman
shumë.”
Shikimet mbjellin në zemër pikëllime,
ngase s'ka dyshim që zemra dëshiron, sh-
preson. Është shumë çudi nga disa që
përsërisin si papagajtë fjalën e Perëndimit
femohues: "Të shikuarit në haram e
edukon shpirtin dhe e ngop atë”, por
pikërisht Evropa dhe Amerika janë nga
vendet ku ndodhin më tepër krime sek-
suale, amoralitet, homoseksualizëm,
përdhunime etj.Kjo tregon se nuk u
edukuan shpirtrat e tyre, por ndodhi e
kundërta, u ndez zjarri i epshit dhe i
marrëzirave!
1. Amoraliteti dhe homoseksualizmi
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë:"Allahu ka shkruar ndaj birit të
Ademit pjesën e tij nga zinaja, e cila do ta
arrijë patjetër: zinaja e syrit është shikimi,
zinaja e gjuhës është të folurit, kurse shpirti
shpreson dhe ka ëndje, por organi gjenital e
vërteton këtë apo e përgënjeshtron.”[2]
Hedhja e shikimit të dërgon deri në
amoralitet, ashtu siç thotë fjala e popul-
lit:një shikim, njëbuzëqeshje, një takim
dhe…
2. Shikimi është shigjetë e helmuar
Disa nga muslimanët e parë kanë thënë
se shikimi është shigjetë e helmuar që
shpon zemrën.
Sikur të helmonte trupin do të ishte gjë e
lehtë, por helmon fenë dhe e prish atë.
Ibën Mes’udi radijAllahu anhu thotë:
"Mëkati stimulon zemrën dhe nuk ka
ndonjë shikim në mëkat vetëmse shejtani
lakmon dhe shpreson në të.”[3]
Shejtani përmes këtyre shikimeve të
ndaluara nuk dëshiron që njeriu të bëjë
vetëm zina, por dëshiron të hedhë në
mosbesim. Sa shumë njerëz e kanë hum-
bur fenë e tyre përshkak të një femre!
Ibën Kethiri në librin “El bidajetu ven-
nihaje”përmend ngjarjet e vitit 277
hixhri dhe thotë: "Abdeh ibën Abdurr-
Rrahim ka qenë njëri nga luftëtarët e
mëdhenj në rrugën e Allahut në vendet
romake. Teksa ishte në njërën nga
luftërat dhe muslimanët ishin duke
rrethuar një qytet romak, papritmas pa
një grua romake në një kështjellë dhe i
______________
[1] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe saktësoi Albani.
[2] Muttefekun alejhi
[3] Transmeton Bejhekiu,Albani e ka konsideruar të saktë.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
20
pëlqeu, prandaj i dërgoi një letër, ku i
shkruante: -Si mund të bashkohem me
ty? Ajo ia ktheu: -Të bëhesh i krishterë
dhe të vish në kështjellë. Ai iu përgjigj
ftesës së saj, saqë muslimanët nuk e vunë
re, vetëm kur e panë që kishte shkuar tek
ajo. Muslimanët u mërzitën për këtë rast
shumë, pasi ishte ngjarje e rëndë. Pasi
kaloi një kohë, ata i kaluan përderisa ai
ishte me atë femër në kështjellë dhe i
thanë: -O filan, ç'bëri me ty Kur’ani?
Ç'bëri me ty dituria? Ç'bëri me ty
agjërimi?Ç'bëri me ty xhihadi? Ç'bëri me
ty namazi?Ai u përgjigj: -Dijeni se unë e
kam harruar të gjithë Kur’anin, përveç
fjalës: "Do të vijë Dita (e Kiametit) kur
mohuesit do të dëshirojnë qëtë ishin mus-
limanë. Lëri ata që të hanë e të kënaqen
dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta
marrin vesh!” El-Hixhr: 2-3.
Jobesimtarët e kuptuan rrezikun e epshit
dhe ndikimin e tij në largimin e njerëzve
nga rruga e Allahut, prandaj rendën që ta
fundosin ummetin në epshe. Një nga
kokat e uzurpuesve të tokave muslimane
madje ka thënë: "Një gotë me verë dhe
një këngëtare punojnë për shkatërrimin e
ummeti islam më shumë se një mijë
armë. Fundosini ata duke ua zbukuruar
materien dhe epshet.”
Ibën Kethiri përmend ngjarjet e vitit 586
hixhri, në kohën e Salahud-din Ejjubit,
dhe tregon se përderisa ata kishin
rrethuar qytetin Aka, erdhi një anije me
treqind femra nga femrat më të bukura,
të cilat u dedikoheshin ushtarëve të kr-
ishterë, por shumë prej mëkatarëve mus-
limanë nga (ushtarët e Salahud-dinit)
kaluan me ushtrinë e të krishterëve për-
shkak të këtyre femrave të bukura dhe
pas kësaj ngjarjeje qyteti Aka ra në duart
e të krishterëve!
Jobesimtarët janë të kujdesshëm që të
përhapin kanalet dhe webfaqet erotike, të
shfaqin zbulimin dhe marrëzinë përmes
femrave, kurse në anën tjetër mundohen
ta largojnë nderin me çdo mënyrë vetëm
e vetëm që të shkatërrohet dhe rrëzohet
ky ummet (realiteti është argumenti më i
madh).
3.Përgjigjja para Allahut në Ditën e Ki-
ametit
Allahu i Lartësuar thotë:"Vërtet, dëgjimi,
shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të
merren në përgjegjësi.” El Isra: 36. Do të
pyetesh për çdo shikim të ndaluar, kurse
Atij i cili të pyet nuk i fshihet asgjë.“Al-
lahu e di shikimin e përvjedhur të syrit
dhe atë që fsheh zemra.” El Gafir:
19.Nuk do të kesh mundësi t'i mohosh
shikimet dhe veprimet e tua atë ditë kur
do të qëndrosh para Allahut.
DOBITË E ULJES SË SHIKIMIT
1. Dritë në zemër dhe kënaqësi e imanit
Disa nga njerëzit e parë të mirë thonë:
"Kush e ruan shikimin e tij, Allahu do t'i
bëjë dritë në rrugën e tij (do të jetë larg-
pamës).”
Është e vërtetë se kush e ul shikimin nga
harami, vëren në zemrën e tij dritë, fuqi
dhe pastërti, kurse me atë që e lëshon
shikimin në harame ndodh e kundërta, ai
ka mbulesë, nuk sheh me largpamësi, ka
dobësi në zemër, ngushtim në gjoks etj.
2. Intuitë e drejtë
Ebu Shuxha’a el Kermanij thotë: "Kush e
ndërton gjendjen e jashtme të tij me
21
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
Kur’an e Sunnet dhe të brendshmen me
mbikëqyrje ndaj Allahut dhe e ndalon
veten nga epshet, e ndalon shikimin e tij
nga harami dhe zakonisht ushqehet me
hallall, nuk do t'i gabojë intuita.”
Kjo intuitë është rezultat normal dhe i
kuptueshëm për dritën e zemrës dhe
fuqinë e saj.A nuk e sheh se kur njeriu
dëshiron të përqendrohet në një gjë dhe
mundohet ta përkujtojë atë,i mbyll sytë,
kurse kur imban hapur ndodh e
kundërta,i turbullohet mendja dhe i sh-
përndahet zemra?
3. Syri i tij nuk do ta shohë xhehenne-
min
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "Sytë e tre personave nuk do
ta shohin zjarrin, syri që qan nga frika e
Allahut, syri që ruan në rrugën e Allahut
dhe syri që ndal shikimin nga ndalesat e
Allahut.”[4]
Shpërblimi është sipas veprës, prandaj
ashtu siç nuk ka ndezur zjarrin e epsheve
në veten e tij nga shikimi në haram,
ashtu nuk do të ndizet zjarri për të në
Ditën e Kiametit.
4. Shpërblimi i tij është xhenneti
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: "M’i garantoni gjashtë gjëra
(se do t’i kryeni), ua garantoj xhennetin:kur
të flisni, të thoni të vërtetën; kur të prem-
toni, ta përmbushni atë; kur t’iu lihet diçka
në amanet, ta ruani; t’i ruani organet
tuaja; t’i ulni shikimet tuaja dhe t’i ndalni
duart tuaja.”[5]
5.Ulja e shikimit është thirrje në Islam
Dobitë e mësipërme të uljes së shikimit
kishin të bënin vetëm me vepruesin, por
kjo dobi e tejkalon vepruesin dhe shkon
edhe te të tjerët.Sa shumë vëllezër më
kanë treguar se si gratë e krishtera i kanë
pyetur pse nuk i shikojnë, kurse
përgjigjja ka qenë se kështu është edukata
islame.
Përs hkak se kjo edukatë nuk gjendet në
vendet joislame, zgjon kureshtje te disa
persona, të cilët pyesin për të dhe kur u
sqarohet se kjo është nga edukata e fesë
islame, atëherë disa prej tyre hyjnë në
Islam.
Biseda për dobitë dhe rrezikun e shikimit
është bisedë e gjerë, por e referoj lexuesin
të kthehet e të lexojë librin “Sëmundja
dhe ilaçi” nga Ibën Kajjimi, Allahu e
mëshiroftë, kurse tani po mundohemi ta
largojmë këtë shigjetë helmuese nga
zemra duke u munduar ta shërojmë,
ngase për çdo sëmundje Allahu ka lënë
edhe shërimin e saj, përveç vdekjes.
Në numrin tjetër, në dashtë Allahu, do të
flasim për shërimin e të shikuarit të tillë.
Autor: Muhamed SHETA
Përshtati me disa shkurtesa dhe shtesa të vogla:
Xheladin LEKA
______________
[4] Transmeton Taberaniu, Albani e ka konsideruar të saktë.
[5] Transmeton Ahmedi, Albani e ka shpallur të mirë.
F
Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Al-
lahut az-ze ve xhel-le. Paqja dhe shpëtimi
qoftë mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem,mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata
që e trasojnë rrugën e tij deri nëDitën e
Gjykimit.
Nuk ka dyshim se jetimi dhe i varfri janë ndër
njerëzit që kanë më shumë të drejtë përpërku-
jdesje dhe ndihmë.Allahu az-ze ve xhel-le në
librin e Tij na nxit shumë për bamirësi dhe
mëshirë ndaj tyre. U lumtë atyre besimtarëve
dhe besimtareve që kanë jetimë apo tëvarfër
dhe sillen mirë ndaj tyre, se vërtet dhënia e lë-
moshës për ta është në vend të zekatit dhe tët
jerave.
Është transmetuar se vërtet Pejgamberi sal-lAl-
lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë dhe ku-
jdestari i jetimit do të jemi së bashku në xhennet
kështu", duke bërë me shenjë me gishtin tregues
dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak.”[1] Kjo
aludon për shpërblimin e madh që ka ai i cili
kujdeset për jetimin dhe bën bamirësi ndaj tij.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
gjithashtu ka thënë: "Ai që kujdeset për gratë e
veja dhe të ngratët është si ai që lufton në rrugë
të Allahut ose ai që agjëron ditën dhe fal namaz
natën."[2] Kjo ka vlerë të madhe.Allahu az-ze
ve xhel-le thotë:"Jepuni të afërmve, të varfrit
dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni
shpenzime të tepruara." El-Isra: 26. Allahu i
Madhëruar po ashtu thotë: "Adhuroni Al-
lahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë(në ad-
hurim), silluni mirë me prindërit, të afërmit,
jetimët, të varfrit." En-Nisa: 36.Në një ajet
tjetër të Kur'anit thuhet:"Prandaj mos e shtyp
jetimin. Lypësin mos e shty me ashpërsi." Ed-
Duha: 9-10. Ajetet që aludojnë për këtë janë
të shumta.
Jetim është ai të cilit i vdes babai dhe nuk e ka
arritur moshën e pjekurisë. Nëse arrin moshën
e pjekurisë, nuk quhet më jetim. Ndodh që t'i
humbin të dy prindërit dhe të ketë edhe më
shumë nevojë, nëse ata nuk lënë pas pasuri që
i mjafton atij, mirëpo nëse lënë pas pasuri që i
mjafton për shpenzimet tij, atëherë ky nuk ka
nevojë për lëmoshë (sadaka) por për përku-
jdesje, ndihmë dhe bamirësi, ka nevojë për
mbrojtjen e pasurisë, që ajo të shtohet dhe të
ruhet.Jetimi ka nevojë edhe për përkujdesje në
edukim, orientim dhe mësim, ka nevojë për
edukim islam si dhe udhëzim. E, nëse nuk ka
pasuri, atëherë ka nevojë edhe për pasuri.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
22
ISLAMI
Është transmetuar se vërtet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Unë dhe
kujdestari i jetimit do të jemi së bashku në xhennet kështu", duke bërë me shenjë me
gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak."
KUJDESET PËR JETIMIN DHE TË VARFRIN
______________
[1] Transmeton Muslimi (nr.2893), Tirmidhiu (nr.1918).
[2] Transmeton Buhariu (nr. 6007), Muslimi (nr.2982).
23
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
Allahu az-ze ve xhel-le thotë:"Dhe mos iu
qasni pasurisë së jetimit, përveç për ta rregul-
luar, derisa të mbërrijë pjekurinë!" El-Enam:
152. Pasurisë së jetimit nuk duhet t'i afrohemi
përveçse për ta rregulluar duke bërë tregti dhe
duke e shtuar atë, duke zbatuar amanetin de-
risa jetimi të arrijë moshën e pjekurisë. Kur të
arrijë moshën e pjekurisë, i jepet pasuria dhe
dëshmohet për këtë. Nuk lejohet prekja e pa-
surisë së tij dhe as lakmia në të sepse është prej
mëkateve të mëdha, siç ka thënë Allahu az-ze
ve xhel-le: "Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë
e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e
tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin
flakërues." En-Nisa: 10. Shpenzimi ipasurisë
së jetimit pa të drejtë është nga mëkatet e
mëdha. Në një hadith të saktë, Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Largojuni
shtatë veprave shkatërruese."I thanë (shokët):
"Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut?" Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "T'i
bësh shok Allahut(shirku), magjia (sihri), vrasja
e njeriut të cilin e ka ndaluar Allahu,përveç
atyre të cilët i ka lejuar, ngrënia e kamatës,
ngrënja e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja në
luft ëdhe shpifja ndaj femrave të devotshme dhe
të pastra."[3] Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e
ka futur ngrënien e pasurisë së jetimit në
mesin e shtatë gjërave shkatërruese.
Kush ka jetim apo jetime le t’ia ketë frikën Al-
lahut az-ze ve xhel-le, të sillet mirë me ta, ta
ruajë pasurinë e tyre dhe të kujdeset për zhvil-
limin e asaj pasurie. Jetimi ndodh që të ketë
kujdestar që sillet mirëme pasurinë e tij, ia
mbledh pasurinë dhe sillet butë me të, por
skamnorët mund të mos kenë kujdestarë që
kujdesen e sillen mirë me ta. U lumtë atyre që
kujdesen dhe bëjnë bamirësi ndaj tyre me
zekat dhe të tjera forma bamirësi edhe sillen
butë me ta. Mëshirimi i skamnorit dhe butësia
ndaj tij është prej gjërave që të afron tek Al-
lahu az-zeve xhel-le. Allahu i Lartësuar në lib-
rin e Tij thotë për banorët e Bedrit:"Mirësia
nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja
dhe perëndimi, por mirësia është(cilësi)e atij
që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, lib-
rin dhe Profetët, e atij që me vullnet jep nga
pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit,
udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lir-
imin e të robëruarve, e atij që fal namazin
dhe e jep zekatin dhe e atyre që i plotësojnë
premtimet, kur marrin përsipër diçka, e atyre
që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe
lufte.Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta
janë ata që e kanë frikë Allahun." El-Bekare:
177. Allahu i Lartësuar i renditi lëmoshëtarët
në radhët e të devotshmëve për shkak të
bamirësisë ndaj tyr edhe për shkak të përku-
jdesjes ndaj të dobëtëve, krahas besimit në Al-
lahun az-ze ve xhel-le, në Ditën e Fundit, në
engjëjt,librin dhe Profetët.Kryerja e këtyre
veprave të përmendura në këtë ajet, pastaj
bamirësia ndaj tyre,i shton të mira vepruesit të
saj.Allahu az-ze ve xhel-le ia zëvendëson atij
pasurinë e shpenzuar me shumë të mira, siç
thotënë Kur'an:"Ai ua zëvendëson atë që e
ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë." Sebe’:
39.Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në
hadith kudsij thotë: "O biri iAdemit, shpenzo
dhe Unë do të shpenzoj për ty."[4]
Është transmetuar në hadith të saktë se Pe-
jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë:"Çdo ditë kur zgjohen njerëzit, zbresin dy
melekë, njëri nga ta thotë: "O Zoti ynë, kompen-
soja atij që jep!", kurse tjetri thotë: "O Zoti ynë,
shkatërroja pasurinë atij që nuk jep!"[5]
Shpenzimi i pasurisë për të varfritdhe butësia
ndaj tyre është nga gjërat që të afrojnë më
shumë tek Allahu az-ze ve xhel-le.Bamirësiti
është premtuar shpërblim i madh dhe
zëvendësimi asaj që ka shpenzuar, pasi Allahu
az-ze ve xhel-le thotë: "Çfarëdo mirësie që
bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjen-
itek Allahu.Ajo do të jetë mëe mirë dhe më e
shpërblyer." El-Muzemil: 20
E lusim Allahun az-ze ve xhel-le që të na japë-
sukses dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë!
Abdul-Aziz ibën BAZ
Përshtati: Fehmi DALIPI
Gjilan / Kosovë
______________
[3] Transmeton Buhariu (nr.5352), Muslimi (nr.89).
[4] TransmetonBuhariu (nr.5352), Muslimi (nr.993).
[5] TransmetonBuhariu (nr.1442), Muslimi (nr.1010).
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
24
A
FËMIJËVE
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë prej ditësh po falej dhe teksa po bënte
sexhde, shkuan Haseni dhe Husejni e i hipën mbi shpinë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem e zgjati sexhden dhe pasi dha selam tha: "Nipat e mi hipën mbi mua dhe unë
e urreva të çohem derisa ata të ngopeshin(tëmbaronin së luajturi) ."
MËSHIRA DHE DASHURIA NDAJ
HADITHI I PARË
Aishja radijAllahu anha transmeton se erd-
hëndisa njerëz nga beduinët tek i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i
thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po.”
(Ata) Thanë: “Ne, pasha Allahun, nuk i
puthim!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem tha: “Ç'mund t'ju bëj nëse Allahu
e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja."[1][2]
Autori, Allahu e mëshiroftë,jep hadithin e
transmetuar nga Aishja radijAllahu anha, e
cila ka thënë: "Erdhën disa njerëz nga
beduinët tek i Dërguari al-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe i thanë: "A i puthni ju fëmijët
tuaj?"I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
tha po. Siç e dimë, arabët janë të ftohtë dhe
të rreptë, sidomos çobanët e deveve,ata kanë
ashpërsi dherreptësi saqë edhe zemrat i kanë
si gurë, prandaj nga Allahu kërkojmë shën-
det!
Ata thanë se nuk i puthnin fëmijët e tyre,
prandaj Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem iu përgjigj: "Ç'mund t'ju bëj nëse Allahu e
ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja?" Me
këto fjalë donte të thoshte se unë s'mund të
bëj asgjë nëse Allahu e ka shkëput rahmetin
nga zemrat tuaja.
Ky është argument se puthja e fëmijës është
butësi ndaj tij, mirësjelljedhe mëshirë.Ky
është argument se Allahu i Lartësuar e ka
zbritur mëshirën në zemrat e njerëzve dhe
nëse Allahu e zbret mëshirën në zemrën e
njeriut, ai i mëshiron të tjerët dhe nëse i
mëshiron të tjerët, Allahu e mëshiron atë, siç
thotë hadithi i dytë i Aishes radijallahu anha,
se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka
thënë:“Kush nuk i mëshiron njerëzit, Allahu
nuk e mëshiron atë.” Kush nuk i mëshiron
njerëzit, nuk e mëshiron Allahu i Lartësuar.
Me njerëzit është fjala për njerëzit që e meri-
tojnë të mëshirohen, siç janë muslimanët,
dhimijët(jomuslimanët që jetojnë në tokat is-
lame) apo të ngjashëm me ta, ndërsa jobes-
imtarët që na luftojnë nuk mëshirohen, por
luftohen sepse Allahu ka thënë se nga
atributet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem dhe shokëve të tij është se “janë të
ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm
mes tyre".El-Fet’h: 29. Allahu i thotë Pe-
jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:“O i
Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe
hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Stre-
himi i tyre është xhehennemi; sa vendbanim i
shëmtuar.” Et Tevbe: 73.
Allahu i Lartësuar e ka përmendur këtë ajet
______________
[1] Transmeton Buhariu (5998), Muslimi (2317).
[2] Mutefekun alejhi
25
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
në dy sure në Kur'anin Fisnik, në suren Et-
Tevbe dhe Et-Tahrim dhe ka thënë: "Sa herë
që të shkelin në ndonjë vend ku do t’i
zemërojnë mohuesit apo t’i gjejë gjë nga ana e
armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e
mirë.” Et-Tevbe: 120.
Edhe mëshira e kafshëve është prej shenjave
të mëshirës së Allahut të Lartësuar ndaj njeri-
utsepse nëse zemra e njeriut është e butë dhe
mëshiron çdo gjë që ka shpirt, Allahu e
mëshiron atë. I është thënë:"Oi Dërguar i Al-
lahut, a ka për ne në përkujdesjen ndaj kaf-
shëve shpërblim?" Tha:"Po, në çdo gjallesë (qëka
mëlçi) ka shpërblim."[3]
HADITHI I DYTË
Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka puthur
Hasenin, të birin e Aliut, Allahu qoftë i kë-
naqur me ta, kurse pranë tij ishte el-Akre'
ibën Habisi, i cili tha: “Unë kam dhjetë
fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam
puthur.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale-
jhi ve sel-lem e shikoi dhe tha: “Kush nuk
mëshiron, nuk mëshirohet ndaj tij (prej All-
ahut).” [4]
Shpjegimi
Pranë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem ndodhej Akre’ ibn Habisi, prej parisë së
Beni Temimit. Zakonisht njerëzit që jetojnë
në bjeshkëjanë të ngurtë. Kur e ka puthur
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Has-
enin, Akre’ ka folur e ka thënë: "Vërtet unë
kam dhjetë fëmijë dhe nuk e kam puthur as-
njërin prej tyre."Na ruajttë Allahu nga zemra
e ngurtë, nuk i ka puthur edhe pse kanë qenë
të vegjël! E ka shikuar Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem dhe i ka thënë “Kush nuk
mëshiron, nuk mëshirohet ndaj tij (prej Al-
lahut)”, që do të thotë sekush nuk i mëshiron
robërit e Allahut, nuk e mëshiron as Allahu
atë. Nga kjo kuptojmë se kush i mëshiron
robërit e Allahut, Allahu e mëshiron atë dhe
kjo është kështu siç ka thënë Pejgamberi sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem: “Të mëshirshmit i
mëshiron i Mëshirshmi.”[5] Ky është argument
që njeriu duhet të jetë i mëshirshëm në sjell-
jet e tij ndaj fëmijëve dhe të ngjashëm me ta
dhe duhet t'i puthë fëmijët e tij, fëmijët e va-
jzave të tij dhe të djemve të tij duke i
mëshiruar dhe duke pasuar Pejgamberin sal-
lAllahu alejhi ve sel-lem. Sot ka disa njerëz që
janë të ftohtë dhe të ashpër ndaj fëmijëve,
nuk e lejojnë fëmijën që të qëndrojë me ta
dhe madje fëmija ka frikë të kërkojë nga ai
diçka, por kjo është e kundërta e Sunnetit
dhe e kundërta e mëshirës.
Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte
duke falur njërin prej namazeve të ditës,
drekën apo ikindinë, kur i erdhi vajza e va-
jzës së tij, Umame, dhe Pejgamberisal-lAllahu
alejhi ve sel-lem e ka mbajtur atë duke u
falur; kur është ngritur e ka mbajtur në krahë
dhe kur ka rënë në sexhde e ka lëshuar.[6]
Ku është ky moral në krahasim me moralin
tonë? Sot, nëse e gjen njeriu fëmijën e tij në
xhami, e nxjerr prej aty e lëre më që ta mbajë
gjatë namazit. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem një ditë prej ditësh po falej dhe
teksa po bënte sexhde, shkuan Haseni dhe
Husejni e i hipën mbi shpinë. Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e zgjati sexhden
dhe pasi dha selam tha: "Nipat e mi hipën
mbi mua dhe unë e urreva të çohem derisa ata
të ngopeshin(tëmbaronin së luajturi) ."[7]
Një ditë tjetër, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem ishte duke folur në minber, kur
erdhën Haseni dhe Husejni, të cilët kishin
veshur rroba, xhelabije të reja. Zbriti Pejgam-
beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i mbajti
ata në krahët e tij dhe tha: "Të vërtetën ka
thënë Allahu: “Vërtet pasuria juaj dhe fëmijët
tuaj janë fitne”. I shikova këta dy fëmijë që erd-
hën dhe nuk munda të duroja." Kuptimi është
se nuk gjeti rehati përderisa zbriti dhe i takoi
ata.
Në këta shembuj kemi argument se njeriu
duhet të jetë i mëshirshëm ndaj të vegjëlve,
të jetë i butë me ta sepse kjo është shkak që
ta mëshirojë Allahu i Lartësuar. E lusim Al-
lahun që të na përfshijë ne dhe ju me rah-
metin, butësinë dhe bamirësinë e Tij!
Marrë nga libri "Sherh Rijadu Salihin",Muhamed
Ibën Salih el UTHEJMIN
Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI
Viti / Kosovë
______________
[3] Transmeton Buhariu (2363), Muslimi (2244).
[4] Transmeton Buhariu (5997), Muslimi (2318).
[5] Transmeton Ebu Davudi (4941), Tirmidhiu (1924).
[6] Transmeton Buhariu (516), Muslimi (543).
[7] Transmeton Nesaiu (1141) dhe Ahmedi në Musned (3/494)
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
26
A
AMANETEVE
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dërgoje në vend amanetin tek ai që
të ka besuar (këtë amanet) dhe mos e tradhto atë që të tradhton.”
______________
[1] Në ajet është për qëllim feja, e cila i është dhënë në besueshmëri njeriut (sh.p).
[2] "Sahih-El-Xhami’", 7179.
Amaneti apo besueshmëria është një
ngarkesë shumë e madhe, të cilën nuk
kanë pranuar ta bartin qiejt, toka dhe
malet, por e mori përsipër njeriu duke u
treguar i padrejtë dhe i paditur për
veten. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne ua
ofruam besueshmërinë[1] qiejve, Tokës
dhe maleve, por ato nuk pranuan ta
marrin përsipër dhe u frikësuan ta pra-
nojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të
vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me
veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj
përgjegjësie).” El-Ahzab: 72
Përmbushja e amanetit është argument i
imanit, prandaj këtë mund ta bëjë
vetëm besimtari.
Enesi radijAllahu anhu thotë: “I Dër-
guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-
lem na ka thënë: “Nuk ka besim ai që
nuk ka përgjegjësi (besueshmëri) dhe nuk
ka fe ai që nuk ka besëlidhje.”[2]
Përmbushja e amanetit është rrugë për
në xhennet. Allahu i Lartësuar duke për-
shkruar banorët e xhennetit ka thënë:
“Të cilët u përmbahen amaneteve dhe
detyrimeve të marra dhe të cilët i krye-
jnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të
jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë
Firdevsin, ku do të qëndrojnë përjetë-
sisht.” El-Mu’minun: 8-11
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “M’i garantoni mua
DËRGIMI I
në vend
27
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
gjashtë gjëra, unë ua garantoj xhennetin.
Bëhuni të sinqertë kur flisni, përmbusheni
premtimin, çojeni amanetin në vend...”[3]
Përmbushja e amanetit është shkak që të
na dojë Allahu dhe i Dërguari i Tij. I
Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
thotë: “Nëse dëshironi që t’ju dojë Allahu
dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem), atëherë përmbusheni amanetin
nëse ju besohet, bëhuni të sinqertë kur të
flisni dhe silluni mirë me fqinjët tuaj.”[4]
Amaneti është gjëja e parë që largohet
nga njerëzit.
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem thotë: “Gjëja e parë që ngrihet
nga njerëzit është amaneti, ndërsa gjëja e
fundit që mbetet nga feja e tyre është na-
mazi.”[5]
Hudhejfeja radijAllahu anhu thotë: "I
Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem na ka treguar dy hadithe, njërin
prej tyre e kam parë dhe po e pres të
shoh tjetrin.
Na ka treguar se “amaneti (besueshmëria)
ka zbritur në thellësi të zemrave të bur-
rave e më pas ka zbritur Kur’ani. Mësuan
nga Kur’ani e mësuan nga Sunneti.” Kjo
do të thotë se njerëzit nga natyrshmëria
e tyre janë besnikë, po ashtu edhe
Kur’ani dhe Sunneti i nxiti ata që të jenë
besnikë dhe kështu njerëzit e mësuan
besnikërinë nga natyrshmëria e tyre dhe
nga Kur’ani e Sunneti.
Më pas na tregoi për ngritjen e amanetit
duke thënë: “Fle njeriu një sy gjumë dhe i
merret besueshmëria nga zemra e tij,
mbetet nga gjurmët e saj sikurse një njollë.
Pastaj prapë fle një sy gjumë dhe i merret
besueshmëria nga zemra e tij, nuk mbetet
nga ajo vetëm sikurse shenjat e punës në
duar.” Kuptimi është se besueshmëria
largohet nga zemrat e njerëzve pak nga
pak, e kur ajo largohet plotësisht nga
zemra, atëherë në vend të saj vjen errësi-
ra, padrejtësia.
Më pas tha: “Dhe kështu njerëzit bëjnë
shitblerje, por vështirë do të gjesh nga ata
që kanë besueshmëri, derisa të thuhet: Në
filan fisin gjendet një njeri besnik.”
Shikoni tregjet dhe punët tona, Allahu
na faltë!
“Derisa t’i thuhet njeriut: -S'ka më të
fuqishëm (në punë) se ai, më të mirë (në
fjalë dhe veshje) se ai dhe më mendjempre-
htë se ai, ndërsa në zemrën e tij nuk ka as
sa një grimcë imani.” Janë ndryshuar
peshoret. Hudhejfeja radijAllahu anhu
thotë: “Kam arritur në një kohë që nuk
më intereson me kë bëj shitblerje, nëse
është musliman, feja e tij e bën që të
mos më tradhtojë, nëse është i krishterë
apo çifut, përgjegjësi i tij e nxjerr hakun
tim ndaj tij, ndërsa sot nuk do të bëja
shitblerje vetëm se me filanin dhe fi-
lanin.”[6]
Robër të Allahut!
Kjo fjalë është thënë në kohën e Hudhe-
jfes radijAllahu anhu. Për Allahun, sikur
të ishte në mesin tonë ky sahab i
nderuar dhe të shihte tregjet tona dhe të
jetonte mes nesh, çfarë do të thoshte kur
të dëgjonte betimet e rrejshme, kur të
______________
[3] "Sahih-Et-Terrgib vet-Terhib", 2993.
[4] "Sahih El-Xhami’", 1409.
[5] "Sahih El-Xhami’", 2575.
[6] Mutefekun alejhi.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
28
shihte mashtrimin, gënjeshtrën dhe di-
nakërinë që shohim në tregjet tona?!
Robër të Allahut!
Kur të ngrihet besueshmëria dhe të
mbetet shumë pak prej saj, ashtu siç po
e shohim, atëherë vetëm se është afruar
kiameti. Erdhi një njeri tek i Dërguari i
Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe
i tha: "O i Dërguar i Allahut, kur do të
ndodhë kiameti?" Ai i tha: “Kur të humbë
besueshmëria, atëherë prite kiametin.”
Njeriu i tha: "E si bëhet humbja e saj?" Ai
tha: “Kur punët u ngarkohen atyre që nuk
i meritojnë, atëherë prite kiametin.”[7]
Askush nuk kundërshton se punët u
janë ngarkuar atyre që nuk e meritojnë,
prandaj priteni kiametin ngase ka hum-
bur besueshmëria dhe është ngritur, saqë
edhe ne themi "në filan familje është një
njeri besnik".
Robër të Allahut!
I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem na ka treguar se Ditën e Ki-
ametit, kur njerëzit të ngrihen nga var-
rezat dhe të dalin para Zotit të botëve,
vihen peshoret dhe do të bëhet llogaria.
Ai ka thënë: “Vërtet besueshmëria dhe
lidhjet farefisnore ngrihen në dy anët e
Urës së Siratit, djathtas dhe majtas, dhe
njerëzit kalojnë në këtë urë varësisht nga
puna e tyre... Ndërsa Profeti juaj do të jetë
në ballë të urës duke thënë: -Zoti im, sh-
pëto, shpëto, derisa të jenë të pam-
jaftueshme veprat e robërve (për ta kaluar
këtë urë), saqë vjen njeriu dhe nuk ka
mundësi të kalojë vetëm se duke u zvar-
ritur. Në dy anët e urës ka gremça të lid-
hur që kapin ata që janë urdhëruar të
kapin. I gërvishturi (nga gremçat) shpë-
ton, ndërsa i tërhequri bie në zjarr.”[8]
Në dy anët e Urës së Siratit do të jetë
besueshmëria dhe lidhjet farefisnore, por
në këtë urë do të ketë edhe gremça.
Shikoni robër të Allahut, besueshmëria
do të jetë prezente në këtë urë dhe kur
të kalojë ai që nuk është besnik, be-
sueshmëria do të bëjë me shenjë nga ai
dhe gremçi do ta hedhë në xhehennem.
Robër të Allahut!
Ibën Mes’udi radijAllahu anhu thotë:
“Të vdekurit në rrugën e Allahut i falen
të gjitha mëkatet, me përjashtim të asaj
që i është lënë në besueshmëri (dhe nuk
e ka plotësuar).” Ai shtoi: “Sillet njeriu
Ditën e Kiametit edhe nëse është vrarë
në rrugën e Allahut dhe i thuhet atij:
Plotësoje atë që të është lënë në besuesh-
mëri! Ai do të thotë: -O Zoti im, si
është e mundur kjo kur dunjaja ka
shkuar? Atëherë Allahu thotë: -Shkoni
me të në fund të xhehenemit” dhe
kështu shkojnë me të derisa ta arrijnë
fundin e tij dhe i personifikohet ai
amanet që i është lënë atij ashtu si në
ditën kur i është lënë, e sheh atë dhe e
njeh, fillon t’i ndjekë gjurmët e saj de-
risa ta arrijë dhe e bart në supet e tij, de-
risa të mendojë se ka dalë (nga
______________
[7] Transmeton Buhariu.
[8] Transmeton Muslimi.
29
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
xhehennemi), largohet nga supet e tij
dhe ai vazhdon t’i ndjekë gjurmët e saj
përgjithmonë.” Më pas tha: “Namazi
është amanet, abdesti është amanet, të
maturit me peshore është amanet" dhe
numëroi edhe gjëra të tjera. "Më të rën-
dat janë gjërat që lihen në besueshmëri
dhe që nuk kthehen te pronarët e tyre.”
Njëri nga të pranishmit, që e dëgjoi ibën
Mes’udin, shkoi te Bera ibën Azibi radi-
jAllahu anhu dhe i tha: "A ke dëgjuar
për atë që po thotë ibën Mes’udi?" Dhe
ia tregoi ngjarjen. Bera ibën Azibi radi-
jAllahu anhu i tha: "A nuk ke dëgjuar se
Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që
amanetet t’ua ktheni atyre që u
përkasin...”[9] En-Nisa: 58
Robër të Allahut!
Amaneti ose besueshmëria është punë
shumë e madhe dhe e rëndësishme. Feja
islame ka porositur shpesh që amanetet
t’u kthehen atyre që u përkasin dhe në
të njëjtën kohë na tërheq vërejtjen nga
mashtrimi. Allahu i Lartësuar na urd-
hëroi në lidhje me amanetin duke
thënë: “Allahu ju urdhëron që amanetet
t’ua ktheni atyre që u përkasin...” En-
Nisa: 58.
Po ashtu thotë: “Dhe nëse njëri prej jush
ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta
kthejë atë që i është besuar dhe le t’i
frikësohet Allahut, Zotit të vet.” El-
Bekare: 283
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: “Dërgoje në vend amanetin tek
ai që të ka besuar (këtë amanet) dhe mos e
tradhto atë që të tradhton.”[10]
Gjithashtu ka thënë: “Shenjat e hipokri-
tit janë tri: kur flet gënjen, kur premton
mashtron dhe kur i besohet tradhton, edhe
nëse agjëron dhe falet dhe pretendon se
është musliman.”[11] Në një hadith tjetër
ka thënë: “O Allahu im, kërkoj mbrojtjen
Tënde nga uria ngase është shoku më i keq
dhe kërkoj mbrojtje Tënde nga tradhtia
ngase vërtet ajo është fshehtësi më e
keqe!”[12]
Si dhe: “Më të mirët prej jush janë gjener-
ata ime, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj
ata që vijnë pas tyre. Pas tyre do të ketë
popuj që dëshmojnë para se të kërkohet
dëshmia prej tyre, tradhtojnë dhe nuk u
besohet, betohen dhe nuk e përmbushin
betimin dhe do të shfaqet tek ata trashësia
(nga dashuria që kanë ndaj
ushqimeve).”[13]
Robër të Allahut!
Qëndroni me ne që të mësojmë sin-
qeritetin dhe kujdesin për kthimin e
amanetit tek ata që u takon.
I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem
ka thënë: “Një njeri bleu nga tjetri një
pjesë tokë. Më pas ky njeri gjeti në këtë
tokë një enë me ar dhe i tha atij prej të
cilit e kishte blerë tokën: “Merre arin tënd
ngase kam blerë vetëm tokën prej teje, jo
edhe arin.”
Allahu ekber! A është dikush prej nesh
______________
[9] "Hasenun Sahih Et-Trgib vet-Terhib", 2995.
[10] “Sahih El-Xhami’”, 288.
[11] Transmeton Muslimi.
[12] “Sahih El-Xhami’”, 1283.
[13] “Sahih Et-Tergib vet-Terhib”, 2996.
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
30
që e bën një gjë të tillë, o ummeti
islam?! Të gjesh një enë me ar në tokën
që ke blerë dhe të shkosh me të te shitësi
dhe t’i thuash këto fjalë?
“Ai që i kishte shitur tokën i tha: -Unë të
kam shitur tokën me gjithë atë që gjendet
në të.” Dhe kështu shkuan te një njeri, që
të gjykonte mes tyre. Njeriu që pranuan të
gjykonte mes tyre tha: -A keni fëmijë?
Njëri prej tyre tha: -Unë kam një djalë.
Ndërsa tjetri tha: -Unë kam një vajzë.
Atëherë ai tha: -Martoje djalin me vajzën
dhe jepuni që të dyve (nga ena me ar).
Dhe ata kështu vepruan.”[14]
Robër të Allahut!
Ç'është kjo devotshmëri?! Ç'është ky
sinqeritet?! Ç'është kjo besueshmëri?! Ky
blerës nuk u gëzua pa masë ashtu si do
të gëzoheshim ne, por e mori arin dhe i
tha shitësit se kishte blerë prej tij vetëm
tokën, por jo arin, i cili i takonte
shitësit. Ndërsa shitësi ia kthen duke
pohuar se ia ka shitur tokën bashkë me
arin që gjendet në të. Një njeri i drejtë
gjykoi mes tyre dhe i urdhëroi të japin
lëmoshë nga ajo pasuri.
O ummet islam, kjo është një ngjarje
besimi të cilën duhet ta vendosim para
çdo tregtari, shitësi dhe blerësi që ta
kenë frikë Allahun; shitësi në mallin e
tij, kurse blerësi të ketë frikë Allahun
dhe mos të lërë mangët në çmimin e
mallit.
Nga kjo ngjarje e çuditshme marrim
disa mësime dhe shembuj.
1- Mes shitësit dhe blerësit duhet të ketë
sinqeritet, besnikëri dhe devotshmëri.
Blerësi u frikësua se ky ar mund të mos i
takonte atij dhe kështu u tregua i devot-
shëm. Edhe shitësi u frikësua për të
njëjtën gjë dhe u tregua i devotshëm. Ky
është sinqeritet në shitblerje dhe devot-
shmëri nga shitësi dhe blerësi. Çdo mus-
liman duhet ta ketë frikë Allahun në
veten e tij dhe duhet të jetë i sinqertë
dhe i drejtë në shitblerje.
2- Kërkimi në ngrënien e hallallit
Blerësi duhet të kërkojë mall hallall
ashtu siç veproi ky person, i cili nuk e
mori arin si pasuri të tijën, po ashtu
edhe shitësi duhet të kërkojë të ushqehet
nga hallalli, ashtu siç nuk e mori arin
pronari i vjetër i tokës.
Është obligim për muslimanin që të për-
piqet të sigurojë ushqim hallall për
stomakun e tij dhe të fëmijëve të tij.
Allahu i mëshiroftë të parët tanë! Trego-
het se një grua e devotshme sa herë që
burri i saj dilte për të punuar, e ndalte
dhe i thoshte: “O bir i filanit, ki frikë
Allahun ndaj nesh, mos na ushqe me
haram sepse ne mund të bëjmë durim
nga uria në këtë botë, por nuk mund të
bëjmë durim nga zjarri i xhehenemit në
Ditën e Kiametit.”
Robër të Allahut, shikoni këtë kujdes në
ngrënien e hallallit! Ki frikë Allahun o
bir i Ademit dhe ki kujdes se çfarë po
fut në barkun tënd dhe në barqet e
fëmijëve të tu! Punët sillen rreth asaj që
futet në bark ngase vërtet pranimi i
______________
[14] Mutefekun alejhi.
31
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
duasë dhe punët e mira dhe furnizimi
me pasardhës ka lidhje të ngushtë me
ngrënien e hallallit dhe haramit.
3- Pajtimi mes njerëzve
Njeriu prej të cilit kërkuan gjykim i paj-
toi me atë që u sillte dobi fëmijëve të
tyre. Islami pa dyshim që nxit në pajtim
mes njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë:
“Pajtimi është më i mirë.” En-Nisa: 128
Po ashtu thotë: “Në të vërtetë, besim-
tarët janë vëllezër, andaj pajtojini
vëllezërit tuaj midis tyre.” El-Huxhurat:
10
Hapat më madhështorë që bën njeriu
janë hapat për pajtimin mes njerëzve,
puna më e dashur për Allahun është paj-
timi mes njerëzve, ndërsa puna më e
dashur për shejtanin është ndarja mes
atyre që duhen mes vete.
Lum ai që ndihmon me një fjalë të mirë
në pajtim mes njerëzve dhe mjerë ai që
ndihmon me një fjalë të ligë në shkatër-
rim mes njerëzve. Njeriu më i keq dhe
nga ata që dënohet në varrin e tij është
ai që ka ecur mes njerëzve duke bartur
fjalë.
4- Asketizmi ndaj kësaj bote
Blerësi i tokës e ktheu arin te shitësi dhe
kjo argumentoi asketizmin e tij në këtë
botë. Kur shitësi refuzoi ta marrë atë ar
na tregoi asketizmin e tij në këtë botë.
Këta të dy adhuronin vetëm Allahun, i
Cili është një dhe pa shok, nuk ishin
nga adhuruesit e dinarit dhe dërhemit,
ashtu si janë shumë njerëz në ditët tona.
Ishin asketë ndaj parasë dhe ndaj kësaj
bote kalimtare ngase pasuria është
sprovë. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve
sel-lem ka thënë: “Çdo ummet ka pasur
një sprovë, ndërsa sprova e ummetit tim
është pasuria.”[15]
Për pasurinë hallall do të japësh llogari,
për pasurinë haram do të dënohesh,
ndërsa ndarja prej saj shkakton vuajtje.
Nëse pasurinë tënde e ke fituar hallall,
do të pyetesh për të Ditën e Kiametit se
nga e ke fituar dhe si e ke shfrytëzuar?
Nëse pasurinë e ke fituar haram, atëherë
ushqimi yt do të jetë në zjarr të xhehen-
nemit. Ti do të vdesësh dhe do ta lësh
pasurinë pas vetes dhe do të pyetesh për
të para Allahut.
Çdonjëri prej nesh le të ketë frikë Alla-
hun në veten e tij. Tregtarët le të kenë
frikë Allahun në veten e tyre, në fëmijët
e tyre dhe ndaj njerëzve në përgjithësi,
të jenë të sinqertë në shitblerjen e tyre.
Le të kenë frikë Allahun në besnikërinë
e tyre ngase vërtet Allahu do t’i pyesë
Ditën e Kiametit.
O Allah, na bëj që ta shohim të vërtetën
si të vërtetë dhe na mundëso pasimin e
saj dhe na bëj ta shohim të pavërtetën si
të pavërtetë dhe na mundëso largimin
prej saj!
Ahsenul-bejan min mevakif Ehlul-Iman
Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid
Përshtati: Sabahudin SELIMI
Viti / Kosovë
______________
[15] Sahih el-Xhami’ 2148
Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1
32
E
Në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu lejhi ve sel-lem është transmetuar të ketë thënë:
“Ndër fjalët e pejgamberllëkut të hershëm, që njerëzit kanë arritur t'i mësojnë, janë
fjalët: “Nëse s’ke turp, bëj ç’të duash.”
TURPËRIMI
E falënderoj Allahun me falënderimet e
njerëzve falënderues, e madhëroj me madhëri-
met e njerëzve madhërues, megjithëse nuk
mund ta madhëroj ashtu siç e ka madhëruar Ai
Veten e Tij. Atij i takon çdo mirësi, begati dhe
lavdërim i mirë. Atë e falënderoj dhe lavdëroj
për çdo begati që na begatoi, e falënderoj dhe e
lavdëroj me falënderime dhe lavdërime të
shumta ashtu siç është Ai i kënaqur. Dëshmoj
se nuk meriton të adhurohet me të drejtë
askush pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi
është rob dhe i Dërguar i Tij.
Robër të Allahut, takvallaku (devotshmëria)
është pasuria më e mirë me të cilën mund
ta takojë njeriu Zotin e tij në Ditën e Gjyki-
mit, prandaj edhe Allahu thotë: “Pajisuni me
gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se
pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj,
kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” El
Bekare: 197
Robër të Allahut, janë të shumta hadithet që
nxisin dhe inkurajojnë për virtytin e turpit
dhe që sqarojnë pozitën e lartë që ka dhe frytet
e begatshme që i sjell robit të Allahut në këtë
botë dhe në tjetrën. I tillë është hadithi që
transmetohet në librin e Buhariut dhe Mus-
limit, i transmetuar nga Abdullah ibën Umeri
radijAllahu anhuma, i cili tregon se Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kaloi pranë një
njeriu që e qortonte shokun e tij për turpin që
kishte dhe atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi
ve sel-lem i tha: “Lëre, sepse turpi është nga
imani.” Në këta dy libra është transmetuar nga
Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Pejgamberi
sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Turpi
është një degë e imanit.” Ndërsa Imran ibën
Husajni transmeton se Pejgamberi sal-lAllahu
alejhi ve sel-lem ka thënë: “Turpi sjell vetëm të
mira”, kurse në versionin e Muslimit është
transmetuar me fjalët: “I gjithë turpi është i
nga Allahu
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin
30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin

More Related Content

Similar to 30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin

Dr. rexhep qosja takimi i madh
Dr. rexhep qosja   takimi i madhDr. rexhep qosja   takimi i madh
Dr. rexhep qosja takimi i madhLibra Islame
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDFLexo dhe Mëso
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeveRregullatIslame
 
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Libra Islame
 
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi   islami dhe varferiaDr. jusuf kardavi   islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferiaLibra Islame
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiRregullatIslame
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeveLexo dhe Mëso
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimiLexo dhe Mëso
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtereguest41e4e
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereFSstudio
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtereguest41e4e
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimetLibra Islame
 
Islami Dhe Varfëria
Islami Dhe VarfëriaIslami Dhe Varfëria
Islami Dhe Varfëriaguest41e4e
 
Deklarata islame
Deklarata islameDeklarata islame
Deklarata islameFSstudio
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islameguest41e4e
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islameguest41e4e
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islameLibra Islame
 
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitali lacej
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetareAlgita
 
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islameMexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islameLibra Islame
 

Similar to 30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin (20)

Dr. rexhep qosja takimi i madh
Dr. rexhep qosja   takimi i madhDr. rexhep qosja   takimi i madh
Dr. rexhep qosja takimi i madh
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve.PDF
 
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
12. Kush po nxit konflikt mes civilizimeve
 
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere Dr. sherif muhamed   gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
Dr. sherif muhamed gruaja ne islam kundrejt tradites judeo-krishtere
 
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi   islami dhe varferiaDr. jusuf kardavi   islami dhe varferia
Dr. jusuf kardavi islami dhe varferia
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
26. Kush po e cenon tolerancën mes qytetërimeve
 
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
28. Xhamia, institucion edukimi dhe adhurimi
 
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt Traditës Judeo Krishtere
 
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtereGruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
Gruaja në islam kundrejt traditës judeo krishtere
 
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo KrishtereGruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
Gruaja Në Islam Kundrejt TraditëS Judeo Krishtere
 
Grup autorësh shtresimet
Grup autorësh   shtresimetGrup autorësh   shtresimet
Grup autorësh shtresimet
 
Islami Dhe Varfëria
Islami Dhe VarfëriaIslami Dhe Varfëria
Islami Dhe Varfëria
 
Deklarata islame
Deklarata islameDeklarata islame
Deklarata islame
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
 
Deklarata Islame
Deklarata IslameDeklarata Islame
Deklarata Islame
 
Alija izetbegoviq deklarata islame
Alija izetbegoviq   deklarata islameAlija izetbegoviq   deklarata islame
Alija izetbegoviq deklarata islame
 
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimitIdentiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
Identiteti i çamërisë në fokusin e integrimit
 
Toleranca fetare
Toleranca fetareToleranca fetare
Toleranca fetare
 
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islameMexhid yvejsi   përse e pranuam fenë islame
Mexhid yvejsi përse e pranuam fenë islame
 

More from RregullatIslame

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminRregullatIslame
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereRregullatIslame
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirënRregullatIslame
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëmRregullatIslame
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e AllahutRregullatIslame
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg BiblënRregullatIslame
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e feRregullatIslame
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e AllahutRregullatIslame
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet veroreRregullatIslame
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanitRregullatIslame
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahëtRregullatIslame
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëveRregullatIslame
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sotRregullatIslame
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimiRregullatIslame
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmatRregullatIslame
 
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 201213. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012RregullatIslame
 
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruasRregullatIslame
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratësRregullatIslame
 

More from RregullatIslame (20)

Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndiminDielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
Dielli i Allahut shkëlqen mbi perëndimin
 
Studime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë KrishtereStudime rreth fesë Krishtere
Studime rreth fesë Krishtere
 
24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën24. Bëhu çelës për të mirën
24. Bëhu çelës për të mirën
 
20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit20. Kaloi edhe një vit
20. Kaloi edhe një vit
 
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
22. Hytbet e xhumasë dhe hatibët e sotshëm
 
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
21. Vlera e të qarët nga frika e Allahut
 
18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën18. A është kush që djeg Biblën
18. A është kush që djeg Biblën
 
16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe16. Xhelozia për shenjat e fe
16. Xhelozia për shenjat e fe
 
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
29. Kënaqësia e të jetuarit me fenë e Allahut
 
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
27. Si të shfrytëzojmë pushimet verore
 
25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro25. Mos u dëshpëro
25. Mos u dëshpëro
 
23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit23. Turpi është nga degët e imanit
23. Turpi është nga degët e imanit
 
10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët10. A është kush që përvjel krahët
10. A është kush që përvjel krahët
 
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
19. Haxhi dhe uniteti i muslimanëve
 
17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot17. Shkollimi në institucionet publike sot
17. Shkollimi në institucionet publike sot
 
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
15. Devotshmëria, sprovat, ballafaqimi
 
14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat14. A ekzistojnë fantazmat
14. A ekzistojnë fantazmat
 
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 201213. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
13. A do të shkatërrohet bota në vitin 2012
 
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas11. Kush po i bën padrejtësi gruas
11. Kush po i bën padrejtësi gruas
 
09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës09. mes sfidës dhe aspiratës
09. mes sfidës dhe aspiratës
 

30. Mësim besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin

  • 1. fuqizon dhe avancon qytetërimin R E E D U K A T I V E K U L T U R O R E V I S T Ë M U J O R E F E T A R E S H K E N C O R E & TETOR 11 DHULKADEH - DHULHAXH 1432 30 20 NR. ÇMIMI 1 | € | | “Lexo,meemrineZotittënd,iCilikrijoi(çdogjë)” Kuran,96:1 KAPJA PAS ISLAMITTË VËRTETË ËSHTË SHKAK I FITORES DHE SHPËTIMIT lfq. 7 TË SHIKUARIT E HARAMEVE, RREZIQET DHE ILAÇI lfq. 18 ISLAMI KUJDESET PËR JETIMIN DHE TËVARFRIN lfq. 22 MËSHIRA DHE DASHURIA NDAJ FËMIJËVE lfq. 24 Mësim-besimi në shkollat publike do ta ndihmonte shoqërinë kosovare të ngrihej në aspektin civilizues dhe me këtë shkencë do të përgatiteshim për të mos pranuar ekstremizma fetarë që cenojnë tolerancën ndërfetare dhe ndërcivilizuese. Sipas mendimit tonë, kjo lëndë në shkollat fillore do duhej të ishte që të mësonte secili fenë e vet, që t'i pajisnim fëmijët tanë me njohuri për besimin e tyre, me njohuri fetare të bazuara shkencërisht dhe të mjaftueshme. fq.2 MËSIM-BESIMI MËSIM-BESIMI
  • 2.
  • 3.
  • 4.
  • 5. EDITORIALI Adem AVDIU Mësim‐besimi fuqizon dhe avancon qytetërimin ..................... 2 Mr. Abdulmelik Besfort MAXHUNI Islami po diskriminohet dhe luftohet! A mos vallë mendojnë se nuk ka kush ta mbrojë atë? ............. 4 AbdulAzin ibën Abdullah ibën BAZ Kapja pas Islamit të vërtetë është shkak i fitores dhe shpëtimit ........................................................................... 7 Dr. Abdurrezak el BEDR Merre shtruar, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit! ................................................................................ 11 Mr. Fidan XHELILI Parathënia e Ibën Maxhes Libri mbi sunnetin .................................................................. 13 Muhamed SHETA Të shikuarit e harameve, rreziqet dhe ilaçi ............................ 18 Abdul‐Aziz ibën BAZ Islami kujdeset për jetimin dhe të varfrin .............................. 22 Muhamed Ibën Salih el UTHEJMIN Mëshira dhe dashuria ndaj fëmijëve ...................................... 24 Salih ibën Ta Ha ABDUL VAHID Dërgimi i amaneteve në vend ................................................ 26 Dr. Abdurrezak el BEDR Turpërimi nga Allahu .............................................................. 32 Muhamed Nasirudin ALBANI Delirje dhe Edukim ‐II‐ ............................................................ 35 Mr. Fidan XHELILI Tregimi i Thumame ibën Uthalit dhe dobitë e tij ................... 40 Muhamed ibën Salih el UTHEJMIN Përmbledhje pyetjesh që i nevojiten familjes muslimane (II) ........................................................................ 43 PËRMBAJTJA Kryeredaktor: UnejsMURATI Zv. Kryeredaktor: Mr.FidanXHELILI Anëtarët e revistës: AdemAVDIU SabahudinSELIMI XheladinLEKA Bashkëpunëtorët: BaliSADIKU FehmiDALIPI LirimSADIKU NamikVEHAPI ShuajbREXHA Eshrefedin ISMAJLI Redaktor gjuhësor: ArianKOÇI Realizimi Teknik ‐ Dizajni: AvniG.GASHI Boton: Shtëpia Botuese “ATIK” Gjilan, Republika e Kosovës Tirazhi: 1000 Adresa: Rr. M. Idrizi p.n 60000 Gjilan Republika e Kosovës E‐mail: delirjedheedukim@gmail.com Nr. i llog.: 1150‐138922‐0101‐09 ProCredit Bank of Kosovo Swift Code: MBKORS22 Gjilan, Republika e Kosovës NDIHMO REVISTËN
  • 6. M 2 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 Disa deputetë ishin armiqësorë ndaj vlerave kulturore që përfitohen nga nektari i mesazhit qiellor e disa të tjerë i kundërshtuan këto vlera rrezatuese duke qenë të përm- bajtur në deklaratat dhe qëndrimet e tyre, duke treguar një kulturë të qytetëruar, edhe pse kundërshtuese. Mungesa e kulturës dhe e njohurive po sjell pasoja skajshmërisht negative dhe shumëdimensionale në qytetërimin dhe identitetin e kombit shqiptar. Nuk do mend se fuqizimi i civilizimit tonë mbi parimet e avancuara është domosdoshmëri në këtë kohë, kur dëshirojmë të anëtarësohemi në Bashkimin Evropian dhe në mekanizmat e tjerë euro-atlantike. Sa më i pasuruar të jetë qytetërimi ynë me njohuri të orien- tuara shkencërisht për identitetin tonë etnik dhe fetar, me njohuri për religjionet, ideologjitë filo- zofiko-politike dhe etnitë e tjera, aq më të ngritur dhe më të përgatitur do të jemi për t’u “famil- jarizuar” me qytetërimin perëndimor. Civilizimi perëndimor përbëhet prej shumë popujsh me ide- ologji të shumta, besime të ndryshme religjioze e fraksioniste dhe nëse ne nuk do të emi njohuri të avancuara në këtë drejtim, do të jemi nga shtresat e prapambetura dhe do të reflektojmë një civilizim të formuar me një kundërkulturë (counter-culture), e cila në sytë e shoqërisë së ngritur nga aspekti qytetërues duket naive dhe e urryer. Debati që u zhvillua për mësim besimin në Parlamentin e Repub- likës së Kosovës reflektoi shumë mesazhe sa pozitive aq edhe armiqësore e injorante. Disa deputetë ishin armiqësorë ndaj vlerave kulturore që përfitohen nga nektari i mesazhit qiellor e disa të tjerë i kundërsh- tuan këto vlera rrezatuese duke qenë të përmbajtur në deklaratat dhe qëndrimet e tyre, duke treguar një kulturë të qytetëruar, edhe pse kundërshtuese. Shumë shkrime dhe analiza nga politikanë e analistë të ndryshëm pushtuan faqe të shumta interneti dhe gazeta e revista të ndryshme. Duhen theksuar edhe debatet televizive në lidhje me këtë tematikë, në të cilat disa debatues shfaqën injorancën dhe bagazhin e tyre skajshmërisht të limituar intelektual dhe aspak shkencor. Nga këta debatues injorantë ishte edhe një këshilltar i kryeministrit, i cili duke treguar naivitetin e tij i drejtohet kundërshtarit në debat se a mendoni ju se Islami e ka mbrojtur kombin? Përgjigjja ishte po dhe plotësisht e drejtë. Ndërsa ai vazhdon duke thënë: "Si e ka mbrojtur Islami kombin kur kombi në atë kohë nuk ka ekzistuar?!" Sa injorancë e thellë! Është për të ardhur turp çfarë këshilltari kemi në kryeministri, i cili nuk e di se çfarë në të vërtetë ngërthen nocioni komb. Dihet se ky term posedon disa koncepte, si: koncepti i kombit politik, kulturor- etnik[1] dhe qytetërues. Në një emision televiziv ishte i ftuar edhe veprimtari i njohur, zotëri Adem Demaçi, i cili shfaqi kundërshtime të paargumentu- ara, me ide të artikuluara me një varfëri faktesh qe- Editorial MËSIMBESIMI fuqizon dhe avancon qytetërimin ______________ [1] Shiko për këto dy koncepte sqarimin në librin “Skicë e mendimit politik shqiptar”, faqe 20-26, nga dr Hysamedin Feraj.
  • 7. sharake. Ai vazhdon të rrugëtojë me qëndrimet e tij jocivilizuese dhe larg deklaratave e opinioneve akademike. Personalitetin e tij e ka përshkruar kështu diplomati amerikan Richard Holbrooke, siç tregon Blerim Shala në librin e tij, “Vitet e Kosovës 1998- 1999”, ku thotë: “Derisa Hill fliste me Demaçin, Holbrooke doli me mua jashtë dhomës ku mbahej takimi, pa e fshehur fare nervozizmin e tij. “Merre me mend, Demaçi po na mëson neve se cili është in- teresi amerikan në Kosovë dhe me kë duhet të bashkëpunojmë e me kë jo… Më beso, kam pasur në karrierën time qindra takime shumë të vështira, me njerëz shumë të mbrapshtë dhe shumë kokë- fortë… por kësi takimi kurrë nuk kam pasur…”[2] Disa deputetë si arsyetim për të kundërshtuar mësim besimin deklaruan se ende nuk janë pjekur kushtet për të implementuar një gjë të tillë! Është për të ard- hur keq se sa të padrejtë tregohen me këtë qëndrim, kur dihet se shumë ligje dhe amendamente që janë aprovuar në Parlamentin e Republikës së Kosovës mentaliteti i shoqërisë shqiptare, por edhe i asaj bal- lkanike, nuk është i përgatitur për t'i jetësuar në sis- temin e vet të të jetuarit, pasi këto ligje, sipas juristëve, janë formuluar sipas standardeve më të larta dhe u mungojnë edhe shteteve më të përparu- ara. Andaj kundërshtimi i mësim-besimit me këtë ar- syetim hidhet poshtë dhe lindin dyshime të cilat nxitin në jotolerancë dhe mbështetje të ekstremistëve bogdanianë. Nuk do mend se ekstremizmi duhet luftuar me fuqinë e argumentit dhe me dritën që buron nga dija e dëlirë dhe në asnjë mënyrë me ek- stremizëm. Kundërshtimi ndaj mësim-besimit na shfaqet për shkak të dy ekstremizmave, të cilat janë: ekstremizmi sekularist dhe ai fetar. Pasojat dhe dëmet e ekstremizmit sekularist janë shumë serioze për jetesën e shoqërisë, e cila shtegton në këtë jetë me kulturën religjioze, madje ky ek- stremizëm kundërshton edhe sekularizmin mesatar. Sekularistët e tillë nuk ngurrojnë ta shpallin si të rrezikshëm religjiozitetin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke e krahasuar me Iranin, ashtu siç sh- prehet Riçard Daukins:[3] “Në Amerikë më duket se punët nuk shkojnë fort mirë sepse aty feja ka shumë pushtet. Kjo nuk ndodh në Evropën Perëndimore, por në Lindjen e Mesme. Për të gjetur një vend ku feja ka po atë pushtet që ka edhe në Amerikë, do shkuar në Iran.”[4] Virusi i ekstremizmit fetar është i pranishëm në të gjitha komunitetet religjioze në mbarë globin. Sa i përket kundërshtimit të mësim- besimit në shkollat publike, ekstremizmi fetar u shfaq nga ipeshkvia e Kosovës, e cila më herët kishte deklaruar se nuk ishte në interesin e tyre mësim-bes- imi, por megjithatë nuk ishin kundër. Por kjo hipokrizi u shfaq hapur kur u kuptua se çështja do diskutohej në Parlamentin e Kosovës. Ata e kundër- shtuan përmes një deklarate, që e shfaqte armiqësinë porsi kali i Trojës. Arsyeja pse ipeshkvia e Kosovës nuk e dëshiron mësim-besimin në shkollat publike është shumë e thjeshtë: ka vite që dëgjohen zëra nga priftërinjtë që i bëjnë thirrje popullatës shqiptare muslimane për t'u kthyer në fenë e të parëve, duke synuar me këtë fenë katolike. Sipas kësaj, shqiptarët nuk kanë ekzistuar para përhapjes së dhunshme të Nazaratizmit (Krishterimit) nga pushtuesit romakë, kur kjo fe u bë zyrtare në atë perandori, e cila sun- donte trojet ilire. Nëse mësim-besimi aplikohet në shkollat publike, atëherë këta priftërinj bogdanianë e kanë të vështirë t’ua shpëlajnë trurin muslimanëve me idetë e tyre të baltosura nga paganizmi dhe filo- zofia e civilizimeve të lashta, si pasojë e të cilave u ekzekutuan pa mëshirë shumë shkencëtarë në Evropën e sunduar nga Vatikani, që në histori njihet si epoka e errët mesjetare. Mësim-besimi në shkollat publike do ta ndihmonte shoqërinë kosovare të ngrihej në aspektin civilizues dhe me këtë shkencë do të përgatiteshim për të mos pranuar ekstremizma fetarë që cenojnë tolerancën ndërfetare dhe ndërcivilizuese. Sipas mendimit tonë, kjo lëndë në shkollat fillore do duhej të ishte që të mësonte secili fenë e vet, që t'i pajisnim fëmijët tanë me njohuri për besimin e tyre, me njohuri fetare të bazuara shkencërisht dhe të mjaftueshme. Ndërsa në shkollat e mesme kjo lëndë do të duhet të kishte si hulumtim studimin krahasimtar të religjioneve, një shkencë që ndihmon të vërtetën dhe frymën toler- ante mes feve. Mësimi i fesë nuk duhet kuptuar si ekstremizëm apo si krahasim me popujt e prapambe- tur, por si një dije nga e cila buron paqja dhe mirëkuptimi. Mësimi i fesë në shkollat publike duhet programuar duke u mbështetur në konceptet e bazave të religjioneve dhe jo në interpretimet që bëhen faktorë determinues në përhapjen e urrejtjes dhe armiqësisë. Presidenti më i fuqishëm i globit, zotëri Barak Husejn Obama, thotë: “Ne e kuptojmë besimin në fe si burim paqeje dhe mirëkuptimi.”[5] AdemAVDIU Gjakovë/Kosovë 3 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 ______________ [2] Shiko "Vitet e Kosovës 1998-1999", faqe 105, nga Blerim Shala. [3] Dr. Riçard Daukins, docent në Universitetin e Oksfordit, është sot një ndër biologët më të mëdhenj në botë, ateist, zoolog dhe ndër evolucionistët më të shquar. [4] Shiko "Të fshehtat e librit Engjëj dhe Djaj – Historia e vërtetë e të Përndriturve", faqe 213, nga Dan Burstein dhe Arne de Keijzer, botimet Dudaj. [5] Shiko "Guximi për të shpresuar", faqe 37, nga Barak Obama, botimet Dudaj.
  • 8. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 4 F Çdo rrugë në këtë udhëkryq sjell shumë vështirësi të tjera të rënda sepse kërkohet ndryshim rrënjësor duke u nisur nga bindja, të menduarit, të vepruarit, por kjo nuk mund të arrihet vetëm se nëpërmjet një metode: që është feja. DISKRIMINOHET Islami po Falënderimet dhe lavdërimet qofshin për Allahun e Lartmadhëruar, kurse salavatet dhe selamet më të mira qofshin për të Dërguarin e Allahut, Muhamedin sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem, për familjen e tij, për shokët e tij si dhe për të gjithë ata që pasojnë rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Të nderuar qytetarë muslimanë Të gjithë sinqerisht besojmë se Islami është dhurata më e çmuar e Allahut të Lartmadhëruar në këtë botë, ndaj është detyrë e jona ta falënderojmë që na bëri pjesëtarë të kësaj feje të bekuar. Nisur nga kjo pikëpamje, është obligim për të gjithë ne mbrojtja e Islamit, nëse jemi prej atyre që dëshirojmë të jemi sa më afër Zotit dhe më të dëgjueshëm ndaj Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Gjatë këtij shekulli po zhvillohen fushata mjaft të ashpra kundër muslimanëve, duke mos kursyer asgjë për shkatërrimin dhe luftohet! A mos vallë mendojnë se nuk ka kush ta mbrojë atë?
  • 9. 5 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 e idesë dhe bindjes së njeriut mbi Zotin dhe fenë. Këto fushata me kalimin e kohës kanë ndikuar kaq shumë, saqë sot është shumë e vështirë të shërohen, posaçërisht në Kosovën tonë. Po zhvillohet pa ndërprerje një propa- gandë djallëzore demagogjike vetëm e vetëm për të krijuar botëkuptime sa më të paqena për Zotin dhe gjithçka që është fetare, tek ne në shumicën e rasteve “në emër të shqiptarisë”. Fatkeqësisht muslimanët e këtyre trojeve ishin dhe janë ende në një gjendje jo sta- bile, përkatësisht në një dramë tragjike, pasi gjenden mes së vërtetës dhe të pavërtetës, mes besimit dhe mosbesimit, thënë shkurt njeriu gjendet në një ud- hëkryq dhe nuk di nga t’ia mbajë. Çdo rrugë në këtë udhëkryq sjell shumë vështirësi të tjera të rënda sepse kërkohet ndryshim rrënjësor duke u nisur nga bindja, të menduarit, të vepruarit, por kjo nuk mund të arrihet vetëm se nëpër- mjet një metode: që është feja. Në bazë të paragjykimeve, shpifjeve, akuzave dhe urrejtjes ndaj Islamit dhe muslimanëve qëllimi ishte si të na helmo- jnë dhe të përhapin idetë e tyre të helma- tisura mes nesh. Për ta keqësuar gjendjen e myslimanëve, armiqtë e Islamit futën edhe njerëz të huaj nga jashtë, në mënyrë që të shkakto- jnë përleshje mes muslimanëve duke ar- simuar njerëz, duke krijuar struktura dhe paralele në shoqëri nga vetë gjiri i popul- lit, që të jenë armiq të Islamit dhe musli- manëve. Edhe tani kur populli musliman në trojet tona dhe në çdo vend tjetër të botës po përjeton nënçmimin më të madh dhe më të egër kolektiv ndaj të drejtave të tyre, këtu tek ne në vend që “intelektualët” ta orientojnë popullin nga e mbara, çdo ditë e më tepër po e drejtojnë nga diskri- minimi fetar. Në vend që të udhëzojnë partitë politike dhe popullin se si të bashkëpunojnë për ta çuar përpara vendin tonë, duke filozo- fuar mbi mënyrën e zgjidhjes së shumë çështjeve kinse primare, në anën tjetër po shpikin teza tendencioze me të cilat i provokojnë dhe ofendojnë mbi baza fetare bashkëkombësit e tyre të besimit islam. Kërkesat e tyre “patriotike” kërkojnë që populli shqiptar musliman të heqë dorë nga tradita dhe kultura e tyre islame 500- vjeçare dhe të mos shfaqë një Islam të kulluar, por tradicional e komunist, me qëllim që të fitojmë kinse përkrahjen e Evropës. Në realitet, ata interesohen vetëm për interesat e ngushta partiake të stimuluara nga të përbetuarit kundër Is- lamit. Edhe pse një pjesë e “intelektualëve dhe politikanëve” tanë pa kurrfarë argu- mentesh vazhdojnë të ulërijnë kundër in- teresave të muslimanëve shqiptarë në Kosovë, janë mediat dhe gazetat tona dashakeqëse anti-islame që mezi s’presin të gjejnë ndonjë gabim të muslimanëve, edhe në skajin tjetër të botës, dhe ta pub- likojnë në mënyrë përbuzëse dhe nënç- muese duke e përshkruar Islamin si fe të terrorit. Mjaftojnë komentet e lexuesve të këtyre gazetave për të dëshmuar qartë logjikën e tyre të cekët, intolerancën fetare dhe qën- drimin anti-islam. Edhe kur shkruhen komente për mbrojt- jen e Islamit me fakte, në shumicën e
  • 10. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 6 rasteve fshihen, por mediat nuk hezitojnë të publikojnë shumë komente të tjera që na shajnë Zotin, Pejgamberin dhe fenë haptazi, madje edhe me fjalët më banale. Nëse Islami është fe e terrorit, mediat e botës anti-islame janë kryeterroristët sepse po harrojnë -ose nuk e dinë fare- se çfarë do të thotë fjala “terror” në aspektin gjuhësor. Në të gjithë fjalorët e botës fjala “terror” përkthehet si frikësim, trishtim, tmerr. Nëse i peshojmë gazetat dhe mediat tona dhe të tjerë me këtë peshore, shohim se janë pikërisht ata terroristët e vërtetë sepse i frikësojnë dhe i trishtojnë njerëzit nga Islami dhe mirësitë e tij. Mirëpo Islami si gjithherë do t’i përbal- lojë fyerjet dhe akuzat që i drejtohen sepse Islami është feja e Allahut, feja e fuqisë dhe forcës së Zotit Fuqiplotë dhe Ngadhënjyes. “Ata duan ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu plotëson dritën e Tij edhe pse këtë e urrejnë jobesimtarët.” Saf: 8 Islami është fe për këtë dhe botën tjetër. Islami i fton ithtarët e tij që të jenë të sin- qertë dhe të pasojnë të Dërguarin e Al- lahut, Muhamedin alejhi selam, të jenë më përparimtarët, më të fortët, më të ar- simuarit dhe më të diturit, që të arrijnë kështu të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër. Çdo musliman ka për detyrë t’i përhapë virtytet dhe bukurit e Islamit tek njerëzit që të mbjellë dashurinë për të. Ne duhet të ftojmë jo vetëm me gjuhë, por edhe me sjellje dhe gjymtyrë, që shoqëria mus- limane të jetë personifikim i parimeve dhe principeve të pastra islame. Dua të përmend edhe një pikë tjetër, se Islami nuk i frikësohet diskutimit dhe as i shmanget atij, duke qenë se çdo çështje në të është e bazuar në fakte, argumente dhe dëshmi të vërteta, por u kërkon argu- mente edhe kundërshtarëve të tij. Islami është dhe do të jetë, kurrë nuk do të zhduket. Fitorja dhe fundi do t’i tako- jnë Islamit. Muhamedi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: ”Do të kaplon kjo çeshtje (islami) atë që ka kapluar dita dhe nata.Allahu nuk do të len shtëpi prej qerpiqi e as shtëpi prej tulle (qytet e as fshat) vetëm se do të fut në te këtë din,me krenarin e krenarit dhe me mposhtjeb e të mposhturit,krenari me të cilën rrit Allahu islamin dhe mposhtje me të cilën mposht Allahu kufrin".[1] Në fund, i mbështetemi Allahut që të na forcojë në fenë e Tij deri në vdekje dhe ta caktojë fitoren e saj nga duart tona dhe mundi ynë e të na i falë mëkatet dhe të na mëshirojë! Mr. Abdulmelik Besfort MAXHUNI Vushtrri / Kosovë ______________ [1] Transmeton: Ahmedi, Taberaniu në "Mu'xhemul-kebir", Ibën Hibani në "sahihun" e tij. Hadithi është sahih
  • 11. 7 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 F “Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdi- jshëm.” Fatir: 14 ISLAMIT Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe mëshira e Allahut qoftë për të Dërguarin e Tij, për shokët dhe për pasuesit e tij deri në Ditën e Gjykimit. Pa dyshim se Allahu i krijoi krijesat që ta adhurojnë Atë, duke mos e shoqëruar me askënd. Ai zbriti libra dhe dërgoi të Dër- guar duke i urdhëruar ata të ftojnë për tek Allahu ashtu siç e përshkruan Ai në Kur’an, ku thotë: "Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë.” Edh Dharrijat: 56 “O njerëz! Adhuroni Zotin Tuaj, i Cili ju ka krijuar ju dhe ata që ishin para jush, që të mund të ruheni (nga të këqijat)..." El Bekare: 21 “Ky është një libër, vargjet e të cilit janë radhitur mrekullueshëm dhe janë parashtruar me hollësi nga ana e Një të Urti të Gjithëdijshëm, Adhuroni vetëm Al- lahun, sepse unë (Muhamedi) jam për ju një paralajmërues dhe sjellës i lajmit të mirë prej Tij...” Hud: 1-2 “Çdo populli Ne i çuam një të Dërguar (që u thoshte): “Adhuroni Allahun dhe shmangni idhujt!” En Nahl: 36 të vërtetë është shkak i fitores dhe shpëtimit Kapja pas
  • 12. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 8 “Ne nuk kemi nisur asnjë të Dërguar para teje, që të mos i kemi shpallur se: “S’ka zot tjetër (që meriton adhurim) përveç Meje, andaj më adhuroni (vetëm) Mua!” El En- bija: 25 Këto ajete dhe të ngjashme me to argu- mentojnë se Allahu i Madhëruar i krijoi këto dy krijesa, njerëzit dhe xhinët, që ta adhurojnë Atë të vetëm e mos ta shoqëro- jnë me askënd, kjo madje është edhe urtësia e krijimit të tyre. Krahas kësaj argu- mentojnë se Allahu dërgoi Pejgamberë dhe zbriti libra për të njëjtën urtësi. Adhurimi i Tij, d.m.th. përulja dhe nën- shtrimi ndaj Madhërisë së Tij, duke prak- tikuar atë që urdhëroi Allahu dhe duke u larguar nga ajo që na ndaloi Ai, duke pasur besim të plotë në Allahun, në të Dërguarit e Tij, duke qenë i sinqertë në vepra, duke besuar çdo gjë që ka ardhur nga Allahu apo është treguar nga i Dërguari i Tij sal-lAlla- hu alejhi ve sel-lem është themeli i fesë dhe kuptimi i plotë i formulës së dëshmisë, se nuk ka të adhuruar tjetër me meritë pos Allahut të vetëm, se të gjitha adhurimet, si lutja, frika, shpresa, namazi, agjërimi, kur- bani dhe të tjera duhet të jenë për Allahun e vetëm, duke mos ia kushtuar asnjërën prej tyre dikujt tjetër. Allahu në Kur’an thotë: "E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e pastër.” El Bejjine: 5 “Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni askujt, krahas Al- lahut!” El Xhinn: 18 “Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së hurmës.” Fatir: 13 “Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e Kiametit, ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre. Askush nuk mund të të njoftojë ty (o Muhamed) ashtu si Ai që është i Gjithëdi- jshëm.” Fatir: 14 “Kush është më i humbur se ai, i cili, në vend Allahut, u lutet atyre që nuk mund t’u përgjigjen deri në Ditën e Kiametit e që janë krejt të pavetëdijshëm ndaj lutjes së tyre?!” El Ahkaf: 5 “Kur të tubohen njerëzit (në Ditën e Gjykimit), idhujt do të jenë armiq të tyre dhe do ta mohojnë adhurimin e tyre.” El Ahkaf: 6 “Ai që pos Allahut adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me sig- uri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.” El Mu’minun: 117 Në këto ajete Allahu na tregoi se zotërimi i takon Atij dhe adhurimi i sinqertë duhet t'i drejtohet vetëm Atij, kurse të gjithë të ad- huruarit e tjerë pos Allahut (i vetmi që me- riton adhurim), qofshin ata Profetë apo njerëz të mbërrimë, idhuj, trungje, gur apo diçka tjetër, nuk i dëgjojnë lutjet dhe lutësin, por edhe sikur t’i dëgjojnë, nuk u përgjigjen lutjeve të tyre. Allahu i Madhë- ruar gjithashtu na tregoi se veprimet e tilla janë shirk dhe thirrësit e tyre nuk kanë sh- pëtim, se nuk ka mëkat më të madh sesa lutja e tjetërkujt pos Tij dhe se kush u lutet atyre, lutjes së tij nuk do t'i përgjigjen deri
  • 13. 9 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 Ditën e Gjykimit, kurse lutësi është i hum- bur nga lutja e tij. Ditën e Gjykimit i lu- turi e refuzon lutjen që i është bërë, duke u distancuar plotësisht nga ai. Mjafton ky distancim dhe paralajmërim për shirkun si qartësim i humbjes së pasueseve të tij dhe dënimit të tyre. Të gjitha ajetet na drejto- jnë gjithashtu drejt asaj se adhurimi ndaj dikujt tjetër është i kotë dhe se adhurimi duhet t'i drejtohet të vetmit që e meriton atë, Allahut të Madhëruar. Këtë e për- shkruan shumë qartë fjala e Allahut në Kur’an: "Kjo është kështu sepse Allahu është e vërteta, ndërsa çfarë adhurohet në vend të Tij është e rreme dhe se Allahu është i Lartësuar dhe i Madhërishëm.” Lukman: 30 Është obligim i çdo njeriu me mendje të pastër që të shikojë atë që ka krijuar Allahu për të, ta llogarisë veten, të mundohet që t’ua japë hakun të gjithëve, duke i parala- jmëruar të tjerët për ato që ka ndaluar Al- lahu, me qëllim që të gjejë shpëtimin në dunja dhe të ketë përfundim të mirë në ahiret. Kjo fushë e dijes është dija më e mirë dhe më madhore, ngase është themeli i këtij ummeti dhe kulminacioni i asaj për të cilën është dërguar Muhamedi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem. Çdo popull kishte të Dërguarin e vet. Nuk pranohet Islami e nuk plotësohet imani dhe nuk arrihet lumturia e shpëtimi vetëm se me njëshmërinë në Allahun e Mad- hëruar, me sinqeritet në adhurimin e Tij dhe me pasimin e të Dërguarit të Tij sal- lAllahu alejhi ve sel-lem, duke mos dalë jashtë kompetencave të sheriatit. Ky është Islami me të cilin Allahu është i kënaqur për robërit e Tij, ashtu siç e ka përshkruar në Librin e Tij, ku thotë: "Sot jua përsosa fenë tuaj, e plotësova dhuntinë Time ndaj jush dhe zgjodha që Islami të jetë feja juaj.” El Maide: 3 “Feja e vërtetë tek Allahu është vetëm Is- lami.” Alu Imran: 19 Me këtë qartësohet për ata që janë syçelë se feja islame ngrihet mbi dy themele: E para: Të adhurohet Allahu, i vetmi që meriton adhurim, duke mos iu shoqëruar Atij askush, që është edhe kuptimi i plotë i formulës së dëshmisë që jemi muslimanë. E dyta: Të mos adhurohet ndryshe vetëm sipas legjislacionit të Muhamedit sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem, kushti i parë i mohon të gjithë zotat e tjerë që adhurohen, duke e kuptuar se adhurimi i takon vetëm Allahut të vetmit dhe kushti i dytë mohon çdo adhurim ndryshe, me bidate që për to nuk ka zbritur Allahu diçka nga qielli, e nuk është robi musliman i devotshëm vetëm pasi të plotësohen këto dy kushte. Allahu në Kur’an: "Dhe tani, Ne të kemi vendosur ty në rrugën e drejtë të fesë, andaj ndiqe atë dhe mos shko pas dëshirave të atyre që nuk dinë!” El Xhathije: 18 “Jo, për Zotin tënd, ata nuk do të jenë bes- imtarë të vërtetë, derisa të të marrin ty për gjyqtar për kundërshtitë mes tyre; e pastaj, të mos ndiejnë kurrfarë dyshimi ndaj gjykimit tënd dhe të të binden ty plotë- sisht.” En Nisa: 65 “A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës(paganizmit parais- lamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu për njerëzit që besojnë bindshëm?” El Maide: 50
  • 14. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 10 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka sh- pallur Allahu, ai është mohues i vërtetë.” El Maide: 44 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka zbritur Allahu, ai është shkelës i vërtetë.” El Maide: 45 “Kushdo që nuk gjykon sipas asaj që ka sh- pallur Allahu, ai është keqbërës i vërtetë.” El Maide: 47 Këto ajete janë paralajmërimi më frikësues për largimin nga gjykimi me ligj tjetër pos ligjit të Allahut. Ajo që ka zbritur Allahu është obligim për të gjithë që të gjykojnë me të, duke iu nën- shtruar dhe duke qenë të kënaqur me të. Ky është paralajmërim për kundërshtarët e saj, ashtu siç kanë qartësuar argumentet se ligjet e Allahut janë ligjet më të mira dhe se gjykimi jo me ligj të Allahut është kufër, nifak dhe është gjykim i injorancës. Ardhja e Islamit i zhvlerësoi dhe i ndaloi ato, pran- daj nuk ka shpëtim të popujve dhe as lum- turi të tyre, qetësi dhe rehati vetëm se atëherë kur udhëheqësit e tyre të gjykojnë me ligjin e Allahut, duke zbatuar ligjet e Allahut për popujt e tyre, duke qenë të sin- qertë në fjalë dhe vepër, duke u ndalur tek ndalesat dhe me këtë të fitojnë dhe shpëto- jnë të gjithë në dunja dhe ahiret. Kështu ata fitojnë edhe ndaj armikut të tyre, duke iu shmangur kurtheve të të pabesëve dhe tradhtarëve, se Allahu në Kur’an thotë: "O besimtarë, nëse e ndihmoni Allahun, edhe Ai do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë të qën- droni fort në këmbët tuaja.” Muhamed: 7 “Vërtet, Allahu e ndihmon këdo që e ndih- mon Atë. Allahu është vërtet i Fortë dhe i Plotfuqishëm.” El Haxh: 40 Këto janë bazat me të cilat Islami krenohet, andaj nuk duhet të pushojë lapsi i dijetarit e as thirrja e thirrësit, që ta kuptojnë pop- ujt madhështinë e kësaj feje dhe obliguesh- mërinë e kthimit tek Allahu. Si rezultat i injorancës u përhap madhështimi i var- rezave, posaçërisht i atyre që njihen tek ata si njerëz të devotshëm, duke i marrë varret e tyre si faltore dhe xhami, duke u larguar nga adhurimi i Allahut e duke ia drejtuar adhurimet atyre, si lutjen, kurbanin, zo- timin e të tjera. Nga injoranca e madhe e muslimanëve në shumë vende islame pushteti nuk ka gjykuar me ligjin e Allahut duke i ndërruar ato me ligjet e vendosura nga njerëzit, me të cilat kundërshtojnë ligjin e Allahut. Lusim Allahu e Madhëruar t’i kthejë mus- limanët në fenë e tyre, t’i udhëzojë udhëhe- qësit e tyre, t'ua mundësojë të gjithëve kapjen për fenë e Allahut, të gjykojnë me ligjin e Allahut, t’i dorëzohen plotësisht atij, të kënaqen me të, të paralajmërojnë kundërshtarët e tyre e pa dyshim se tek Ai është suksesi. “Revista studimore islame”, numri 2, nën kujdesin e Komisionit të Përhershëm për Studime dhe Fetva Kapja pas Islamit të vërtetë është shkak i fitores dhe shpëtimit AbdulAzin ibën Abdullah ibën BAZ Unejs MURATI Gjilan / Kosovë
  • 15. 11 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 F Sa shumë injorantë kanë ndryshuar për shkak të këtyre sjelljeve, pasi sikur ai që është sjellë mirë me ta të sillej me injorancë, atëherë do të keqësohej gjendja. MERRE SHTRUAR urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit! Falënderimi dhe lavdërimi i takon Allahut. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut të vetëm dhe dësh- moj se Muhamedi sal-Allahu alejhi ve sel-lem është rob dhe i Dërguar i Tij. Vëllezër të ndershëm, do të ndalemi pak duke medituar për fjalën e Allahut: “Merre shtruar, urdhëro për vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” El A’raf: 199. Siç thonë dijetarët, ky ajet fisnik përmbledh moralet dhe drejton edukatën, andaj atij që i ka dhënë Allahu sukses, le të meditojë për këtë ajet, ta kuptojë dhe të veprojë sipas tij, se atëherë do të ketë sukses në moralin dhe edukatën me të cilën duhet të sillet me njerëzit. Pjesë e hijeshisë dhe bukurisë së sheri- atit tonë është edhe udhëzimi i besimtarëve për në moral dhe edukatë të lartë, kurse ky ajet i përfshin të gjitha këto. Disa dijetarë thonë se ky është ajeti më përfshirës i moralit dhe edukatës. Ky ajet përmban tri porosi lid- hur me sjelljen ndaj njerëzve. Porosia e parë: Fjala e Allahut “merre shtruar” sqaron se morali dhe natyra e njerëzve nuk është e njëjtë: disa janë të qetë, tolerantë, të moralshëm, të butë, disa janë të ashpër e të vrazhdë, disa të tjerë veprojnë gjëra që janë plotësisht të pamoralshme. Njerëzit nuk janë njësoj, andaj muslimanit i kërkohet ta për- gatisë veten kur të takohet me të tjerët. Kjo është arsyeja përse është cekur ky udhëzim i bekuar, “merre shtruar”, d.m.th. sillu ashtu siç e lejon morali dhe natyra e njerëzve dhe mos prit që çdonjëri të jetë shembull në moral. Nëse e përgatit veten që ta marrësh shtruar, të sillesh siç e lejon morali i njerëzve dhe të mar- rësh atë që e kanë më të lehtë për të dhënë, atëherë do të jesh i lumtur në këtë botë, por nëse pret që çdonjëri të jetë shembull në moral të mirë, atëherë nuk do të gjesh ashtu sepse njerëzit kanë natyra të ndryshme. Përgatite veten për t’u përballur me morale të ndryshme dhe sillu siç e lejojnë ato. Porosia e dytë: “Urdhëro vepra të mira”, d.m.th. nëse sillesh sipas asaj që ta lejon morali i njerëzve, gjithashtu duhet të bësh davet, të sillesh butësisht, të këshillosh e të ud- hëzosh për në çdo punë të mirë. Sillu mirë dhe në të njëjtën kohë urdhëro për punë të mira. Udhëzimi për punë të mira duhet të
  • 16. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 12 bëhet butësisht dhe të burojë nga një zemër që përpiqet dhe është e sinqertë për udhëzimin e njerëzve. Njerëzit duhet t’i takosh duke qenë i duruar ndaj sjelljeve të tyre dhe në njëjtën kohë t’i udhëzosh ata për në punë të mira sepse kush nuk duron ndaj sjelljeve të të tjerëve nuk është i aftë të bëjë davet. Daveti kërkon durim ndaj sjelljeve të ndryshme të njerëzve, prandaj Allahu thotë: “Merre shtruar, urdhëro vepra të mira”, pra njerëzit priti me butësi dhe tolerancë e në të njëjtën kohë udhëzoji për punë të mira. Për shembull, nëse një personi të vrazhdë i jep Allahu sukses që të takohet me një person që ka pak durim ndaj vrazhdësisë së tij dhe në të njëjtën kohë di se si ta udhëzojë me butësi për në punë të mira, atëherë me lejen e Allahut do vijnë edhe rezultatet. Por nëse ai është një person që nuk mund t’i durojë njerëzit, nuk di se si të sillet me butësi dhe si t’i udhëzojë, atëherë nuk është i aftë për davet. Allahu i thotë Pejgam- berit të Tij: “Në sajë të mëshirës së Allahut, u solle butësisht me ta (o Muhamed). Sikur të ishe i ashpër dhe i vrazhdë, ata do të largo- heshin prej teje." Alu Imran: 159 Porosia e tretë: Fraza “dhe shmangu nga të pa- diturit” është gjithashtu shumë e rëndësishme në çështjen e moralit dhe edukatës së lartë, d.m.th. mos u ndal në shprehjet dhe sjelljet e këqija të injorantëve, mos u ndal në këto sjellje dhe as mos u brengos për to, por shmangu nga injoranca e të paditurve dhe më- sohu me ta. Nëse njeriu ndalet në sjelljet e këqija të injorantëve, atëherë do të lodhet dhe do të vuajë shumë në këtë botë, bile edhe mund të bëhet si ata duke u sjellë me të njëjtat sjellje. Shmangia nga njerëzit e paditur dhe mo- spreokupimi me paditurinë, fjalët dhe shpre- hjet e tyre të këqija e ruajnë njeriun nga shumë vuajtje në këtë botë, përndryshe në takimet e tua me njerëzit do të hasësh njerëz që sillen keq me ty, e ngrenë zërin dhe sillen vrazhdë. E, nëse dëshiron që të preokupohesh me çdonjërin nga këta dhe t’ia vësh veshin çdo fjale të tyre, atëherë do ta lodhësh veten dhe kjo do shkaktojë brenga dhe pikëllim në zem- rën tënde. Nëse shmangesh nga injoranti dhe thua me vete "ky njeri është sprovuar me injo- rancë, kurse mua më ka shpëtuar Allahu" dhe e falënderon Allahun për këtë, vazhdo të ecësh në jetën tënde sepse me këtë do të jesh i lum- tur dhe në të njëjtën kohë do ta ndihmosh atë injorant që ta shikojë veten sepse nëse shmangesh nga fjalët dhe sjelljet e tij të këqija, do ta ndihmosh që ai të shikojë veten. Sa shumë injorantë kanë ndryshuar për shkak të këtyre sjelljeve, pasi sikur ai që është sjellë mirë me ta të sillej me injorancë, atëherë do të keqësohej gjendja. Ka qenë traditë e Pejgam- berit tonë sal-lAllahu alejhi ve sel-lem që të thotë: “O Allah, kërkoj të më mbrosh që të mos e devijoj dikë e as të më devijojë dikush, të mos e poshtëroj dikë e as të poshtërohem nga dikush, të mos i bëj padrejtësi dikujt e as të më bëjë padrejtësi dikush, të mos e injoroj dikë e as të in- jorohem nga dikush.” Kjo është një dua mad- hështore me të cilën lutej Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe është e përsh- tatshme që ta thotë çdonjëri kur del nga shtëpia e tij, ngase për këtë ka nevojë çdo njeri sepse do të përballet me moral dhe sjellje të ndryshme, prandaj ka nevojë që t’i drejtohet Allahut duke i kërkuar mbrojtje nga të gjitha ato dhe më pas do të vazhdojë me sjelljen e tij ndaj njerëzve sipas udhëzimeve të këtij ajeti madhështor si dhe ajeteve e haditheve të tjera, të cilat ftojnë për plotësim morali dhe edukatë të lartë. O Allah, udhëzona në moralin më të mirë sepse vetëm Ti di të udhëzosh në të dhe na largo nga morali i keq sepse vetëm Ti di të na largosh nga ai! Allahu e di më së miri! Salavatet dhe selamet qofshin mbi Pejgam- berin tonë, mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë sahabët. Dr. Abdurrezak el BEDR Përshtati: Jeton BOZHLANI Vushtrri / Kosovë
  • 17. 13 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 PAR AT H Ë N I A E “SUNENIT” KAPITULLI I NËNTË: KAPITULLI MBI BESIMIN IMANIN TË IBËN MAXHES I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Me të vërtetë feja është lehtësi dhe nuk mundohet ndokush të jetë ekstrem në të (në adhurim vullnetar) vetëm se do të mundet, andaj qëllojani (të vërtetës, Sunnetit), mundohuni sa të keni mundësi dhe përgëzohuni.” T LIBRI MBI SUNNETIN HADITHI NUMËR 57 Transmetohet nga Ebu Hurejra radijal- lahu anhu se i Dërguari sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem ka thënë: "Besimi është gjashtëdhjetë e disa – ose shtatëdhjetë e disa- degë, më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga, ndërsa më e larta është fjala la ilahe il-lAllah, edhe turpi është degë e besimit." SQARIMI TRANSMETIMI I HADITHIT Hadithin e transmeton Buhariu në “Sahihun” e tij në "Libri mbi Besimin", tek kapitulli "Çështjet e besimit", nr. 9, por vetëm me shprehjen “gjashtëdhjetë e disa degë”. Gjithashtu hadithin e transmeton edhe Muslimi në “Sahihun” e tij, në "Libri mbi besimin", tek kapit- ulli "Sqarimi i degëve të besimit…", nr. 151 dhe 152. Në një rrugë të hadithit Imam Muslimi sjell dyshimin mes gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë e disa degë, ndërsa në një rrugë tjetër e sjell hadithin në mënyrë të prerë " shtatëdh- jetë e disa degë". Hadithin e transmeto- jnë pothuajse të gjithë autorët e librave të hadithit. Në lidhje me numrin e degëve të besimit të përmendur në ha- dith ka divergjenca të shumta mes dije-
  • 18. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 14 tarëve, se cili transmetim është më i saktë; disa e saktësojnë "gjashtëdhjetë e disa degë", disa të tjerë thonë "shtatëd- hjetë e disa degë", por ka edhe të atillë që thonë se nuk ka kundërthënie mes dy transmetimeve.[1] Dijetar Albani, Al- lahu e mëshiroftë, thotë se më e saktë është ajo që transmetohet në “Sahihun” e Muslmit, d.m.th. "shtatëdhjetë e disa degë", shiko “Sunenin” e Ibën Maxhes me verifikim të dijetar Albanit.[2] KUPTIMI I HADITHIT Fjala e tij "Besimi-imani është gjashtëd- hjetë apo shtatëdhjetë e disa degë" Sa i përket nocionit "iman", ai tek Ehli Sunneti dhe Xhemati përkufizohet si pranim dhe vërtetim me zemër, shqip- tim me gojë dhe vepër me gjymtyrë, shtohet apo rritet me adhurim dhe pakësohet me mëkate. Se pranimi dhe vërtetimi me zemër janë prej imanit e tregon fjala e Allahut: "...pasi besimi ende nuk ka hyrë (si duhet) në zemrat tuaja." El-Huxhurat: 14. Dhe thotë: "Allahu ka skalitur bes- imin në zemrat e tyre." El-Muxhadele: 22 Që shqiptimi dhe dëshmimi me gjuhë është prej imanit e tregon fjala e All- ahut: "Thoni: “Ne besojmë në Al- lahun..." El-Bekare: 136 Që veprat janë prej imanit e tregon fjala e Allahut: "Dijeni se Allahu nuk ua humb besimin tuaj (d.m.th. namazin që keni falur nga Kudsi).” El-Bekare: 143 Gjithashtu edhe hadithi të cilin jemi duke e sqaruar: "Imani është gjashtëdhjetë ose shtatëdhjetë e disa degë." Që imani shtohet dhe pakësohet e tre- gon fjala e Allahut: "E kjo gjë ua shtoi atyre besimin dhe thanë: “Neve na mjafton Allahu, Ai është mbrojtës i mrekullueshëm!” Alu Imran: 173 Dhe shumë ajete të tjera.[3] Sa i përket këtij përkufizimi, Ehli Sun- neti dhe Xhemati janë unanimë në të. Këtë e ka përmendur Hafidh ibën Abdul Berri në librin e tij "Et-Temhid" dhe të tjerë.[4] Imam ibën Mende, Allahu e mëshi- roftë, thotë: "I Dërguari sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem në këtë hadith e ka bërë besimin degë-degë, disa prej tyre me gjuhë siç është shehadeti, disa me zemër siç është turpi dhe shehadeti, e disa me gjymtyrë siç është heqja e pengesës nga rruga."[5] Ky hadith sqaron degët e besimit dhe se ato janë gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë e disa degë, nga ajo më e larta, që është dëshmia se nuk ka të adhuruar me mer- itë pos Allahut, e cila është dera e Is- lamit, e deri te më e ulëta, largimi i pengesës nga rruga. Ky hadith tregon se degët e besimit nuk e tejkalojnë numrin ______________ [1] Shiko "El-Minhaxh sherh Sahih Muslim" i Imam Neveviut, tek sqarimi i hadithit nr. 151-152. [2] “Suneni” i ibën Maxhes me verifikimin e dijetar Albanit, fq. 25, Mektebetul Mearif, Riad, botimi i parë. [3] Sa i përket çështjes së shtimit të besimit dhe pakësimit të tij, shiko librin "Zijadetul-iman ve nuksanuhu ve hukmul-istithnai fihi" të dijetar Ab- durrezak ibën Abdulmuhsin el-Bedr. [4] "Et-Temhid" (9/248), "Mexhmu' fetave” i ibën Tejmijes (7/308, 12/472), "Tefsir ibën Kethir" (1/39), "Fet'hul Barij" i ibën Haxherit, (1/47), "Sherh Usul i'tikad Ehlis-suneti" i Lalikait (4/832), "Sherh es-Suneh" i Begaviut (1/38). Marrë nga libri "Nevakidul-Iman el-kavlije vel-amelije" me autor Dr: AbdulAziz ibën Muhamed ibën Ali el-Abdulatif. Për më shumë rreth nocionit të imanit të shikohet libri "El-Iman" i dijetarit Ebu Ubejd el-Kasim ibën Sel-lam, Allahu e mëshiroftë. [5] "Kitabul Iman" (1/331-332).
  • 19. 15 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 e përmendur dhe se ato kanë dallime mes tyre; në to hyjnë veprat e zemrës, veprat e gjymtyrëve dhe veprat e gjuhës dhe se nga këto tre grupe rrjedhin të gjitha veprat e tjera të trupit. Imam ibën Hibani, Allahu e mëshiroftë, thotë: "Kam menduar shumë rreth këtij hadithi, i kam numëruar adhurimet, dhe kam parë se ato e tejkalojnë këtë numër shumë më shumë, pastaj jam kthyer në Sunnet dhe kam numëruar çdo adhurim që i Dërguari e ka kon- sideruar prej besimit dhe kam parë se ato adhurime janë më të pakta sesa numri i degëve të imanit të përmendur në hadith. Pastaj jam kthyer në Kur'an dhe e kam lexuar me vëmendje dhe kam numëruar çdo adhurim që Allahu e ka konsideruar nga besimi dhe kam parë se edhe ato janë më pak se shtatëd- hjetë e disa degë. Atëherë kam bashkuar Kur'anin dhe Sunnetin duke i hequr ato që përsëriten dhe më në fund kam parë se të gjitha adhurimet që Allahu i ka cilësuar në Kur'an dhe i Dërguari i Tij në Sunnet prej besimit gjithsej janë shtatëdhjetë e nëntë degë, nuk dalin më tepër e as më pak. Pas gjithë kësaj e kam ditur se i Dërguari sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem me këtë numër kishte për qëllim atë që gjendet në Kur'an dhe Sunnet.[6] Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem nuk i ka përcaktuar se cilat janë këto degë, por i ka përmendur në mënyrë të përgjithshme, në mënyrë që muslimani të japë tërë mundin e tij në arritjen dhe zbatimin e këtyre degëve dhe të jetë ambicioz e i kujdesshëm në të gjitha rrugët e së mirës, siç thotë Allahu: "...dhe bëni vepra të mira për të arritur shpëtimin!” (El-Haxhxh: 77) Ky hadith gjithashtu tregon rrugët e shumta të së mirës në këtë fe dhe se sado që muslimani të mundohet t'i numërojë ato, nuk do të mundë, siç thotë i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem: "Përqendrohuni (përmbahuni në fe fort, mundohuni t'i zbatoni të gjitha veprat e së mirës) edhe pse ju nuk do të mund ta bëni këtë, ta dini se më e mira nga veprat tuaja është namazi dhe nuk kujdeset për abdestin përveçse besim- tari."[7] Pra, obligim i muslimanit është që të mundohet në zbatimin e të mi- rave edhe pse ai nuk mund t'i numërojë ato. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel- lem thotë: "Me të vërtetë feja është lehtësi dhe nuk mundohet ndokush të jetë ek- strem në të (në adhurim vullnetar) vetëm se do të mundet, andaj qëllojani (të vërtetës, Sunnetit), mundohuni sa të keni mundësi dhe përgëzohuni.”[8] Fjala “bid'un” në arabisht ka kuptimin pjesë e diçkaje, por edhe kuptimin e numrit nga tre deri në nëntë. Fjala e tij "më e larta është fjala la ilahe il-lAllah" tek Muslimi qëndron "më e vlefshmja". Kjo fjalë nuk do të jetë më e larta degë e besimit për besimtarin vetëm nëse ai e thotë atë me sinqeritet, bindje dhe çiltërsi të plotë, duke qenë zemra e tij e kënaqur me të. Kjo fjalë është fjala e njëshmërisë, me të ngrihet ______________ [6] "El-Minhaxh" i Neveviut (1/196). [7] Ibën Maxheh (277). Albani e ka cilësuar të saktë. [8] Buhariu (39).
  • 20. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 16 besimi dhe besimtarët, për të luftohet në rrugën e Allahut, që kjo fjalë të jetë më e larta. Pra, me këtë fjalë është për qëllim fjala që është në përputhje me zemrën. Të shumtë janë ata që e shqip- tojnë këtë fjalë, por nuk punojnë sipas programit të saj! Njerëzit dallojnë në raport me këtë fjalë: ka prej tyre që e shqiptojnë, por ata janë njerëz të prishur e dyfytyrësh, si në kohën e të Dërguarit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem. Ka prej tyre që e shqiptojnë duke qenë besimtarë në të, të bindur dhe të çiltër, këta lavdërohen nëpër ajete kur'anore e hadithe. Por ka prej tyre që e shqiptojnë me gjuhët e tyre, mirëpo kjo fjalë nuk i ndalon ata nga mëkatet, nuk ndikon tek ata që të durojnë dhe të jenë të kë- naqur me caktimin e Allahut, nuk ndikon tek ata që të arrijnë piedestalet e larta të besimit; edhe pse kjo fjalë është më e larta, ajo në zemrat e tyre nuk është lartësuar. Për këtë themi se sa më e lartë dhe me vlerë të jetë kjo fjalë në zemrën e besimtarit, aq më të larta dhe më të rëndësishme do të jenë të drejtat e Allahut. Kjo degë e madhe e besimit e çrrënjos kufirin (mosbesimin) dhe e djeg atë sepse e kundërta e kësaj dege është kufri. Ashtu siç është besimi degë-degë, edhe kufri është degë-degë, kurse prej degëve të kufrit janë mëkatet, bidatet, të cilat janë përcjellëse dhe rrugë për tek kufri. Për këtë arsye, kjo fjalë (she- hadeti) është ndarëse mes Islamit dhe kufrit, mes banorëve të xhennetit dhe zjarrit, mbi këtë fjalë është ngritur tregu i xhennetit dhe i zjarrit, mbi këtë janë ndarë njerëzit në të lumtur dhe të mjerë, me këtë fjalë hapet xhenneti. Kush e shqipton këtë fjalë të madhe e meriton vëllazërinë e besimit edhe nëse është njeriu më i largët, ndërsa ai që e mohon këtë e meriton armiqësinë edhe nëse është njeriu më i afërt. Më pas i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Dhe më e ulëta është largimi i pengesës nga rruga". Kjo është një vepër e thjeshtë, mirëpo dobia e saj është e dyfishtë dhe tregon për vlerën e madhe të kësaj feje, se si ka bërë që heqja e pengesës nga rruga të jetë degë nga degët e besimit. Kush e neglizhon këtë, imani i tij është pakësuar sepse nuk i ka plotësuar degët e besimit. Më pas i Dërguari thekson se "turpi është degë e besimit". Turpi është moral i mirë, që çon në lënien e gjërave të ulëta. Gjithashtu është thënë se turpi është moral që lind si rezultat i shikimit të dhuntive të Allahut, d.m.th. njeriu sheh se është jofalënderues ndaj dhuntive të Allahut dhe për këtë tur- përohet. I tërë turpi është cilësuar nga i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem si i mirë, siç transmetohet nga ibën Umeri radijallahu anhuma, se i Dër- guari kaloi pranë një njeriu dhe dëgjoi se ai e qortonte vëllanë e tij për shkak të turpit që kishte dhe i thoshte: “Ti po ______________ [9] "El-Kamus el-Muhit" (1/908), autor Muhamed Jakub el-Fejruz Abadi. [10] Buhariu (6118) dhe Muslimi (153). Ky është edhe hadithi në vijim në “Sunenin” e ibën Maxhes, për të cilin shpresojmë, me emrin e Allahut, që në numrin e ardhshëm të shkruajmë në mënyrë të detajuar. [11] Muslimi (155). [12] Muslimi (156).
  • 21. 17 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 turpërohesh, turpi që ke po të dëmton.” I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: "Lëre atë sepse turpi është prej bes- imit."[10] Në disa transmetime të tjera i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Turpi nuk vjen vetëm se me të mirë."[11] Gjithashtu thotë: "Turpi i tëri është i mirë”, apo “i tërë turpi është i mirë".[12] DISA PREJ DOBIVE TË HADITHIT 1) Ehli Sunneti dhe Xhemati kanë ar- gumentuar me këtë hadith për shtimin dhe pakësimin e imanit, që është pika kyçe e devijimit të shumë grupimeve në çështjen e imanit, si havarixhët, murx- hitë, etj. 2) Ky hadith është argument se veprat janë prej imanit, duke kundërshtuar kështu murxhitë, të cilët thonë se ato janë pjesë plotësuese të imanit dhe jo nga imani. 3) Ky hadith tregon për gjithëpërfshir- jen e sheriatit islam, i cili i llogarit si adhurime të gjitha llojet e adhurimeve, si ato që kanë të bëjnë me vetë indi- vidin edhe ato që kanë të bëjnë me të tjerët, siç u përmend për shembull se nga degët e besimit është heqja e pengesës nga rruga. 4) Hadithi tregon se turpi është moral i lartë dhe pjesë nga pjesët e besimit, moral që në vendet tona për fat të keq është në rënie drastike. Literatura e konsultuar: 1) "Sahihul-Buhari" me "Et-tevdih li- sherh el-xhami es-sahih" të ibën Mulekinit, boton Darul-felah me veri- fikim dhe mbikëqyrje të Halid err-Rrabat dhe Xhum'a Fet'hij, botim i parë 2009. Boton Ministria e Vakëfit të Katarit. 2) "Sahih Muslim" me "El-Minhaxh sherh Sahih Muslim ibën Haxhaxh" të imam Neveviut, Darul- ma'rife, botimi i nëntë. 3) "Suneni i ibën Maxhes" me verifikim të muhadithit të njohur Muhamed Nasirudin Albanit, boton Mektebetul Mearif, Riad, botimi i parë. 4) "El-Iman" i Ebu Ubejd el-Kasim ibën Sel-lam, me verifikim të dijetar Albanit, boton Darul- Erkam, Kuvajt. 5) "Kitabul-Iman" i Ibën Mende, me verifikim të Ali el-Fekih, botim i parë 1991, boton El-mexhlis el-ilmij pranë Universitetit Islamik të Medinës. 6) "Nevakidul Iman el-kavlije vel- amelije", autor Dr. AbdulAziz ibën Muhamed ibën Ali el-Abdulatif, boton Darul-vatan, Riad, botimi i dytë 1995. 7) "El-Kamusul-Muhit" i Muhamed Jakub el-Fejruz Abadit, boton Mueseset err-rrisaleh, botimi i gjashtë 1998. 8) Punim i shejh Abdul-Muhsin ibën Ab- dilah ez-Zamil, me titull "Sqarimi i ha- dithit: Degët e besimit", i publikuar më 21/10/2010 në www.alukah.net. Përgatiti: Mr. Fidan XHELILI Aman / Jordani
  • 22. F Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 18 Falënderimi i takon Allahut, kurse për- shëndetjet tona qofshin mbi të Dërguarin e Tij, mbi familjen dhe shokët e tij. Allahu i begatoi robërit e Tij me begati të shumta që të shohë se kush do ta falën- derojë dhe kush do ta mohojë. Këto dhunti janësprova dhe kush i përdor për të respektuar Allahun, do ta kalojë provimin, por kush i përdor në mëkat ndaj Allahut, do të ketë rezultat tjetër. Nga dhuntitë më të mëdha që Allahu i dha njeriut në trupin e tij është dhuntia e të shikuarit, të cilën Allahu na urdhëroi që ta përdorim përtë parë argumentet e Tij universale dhe fetare e jo haramet. Shumë urdhra në Kur’an dhe Sunnet nx- isin për uljen e shikimit nga gjërat e ndaluara. Allahu i Lartësuar thotë:"Thuaju besimtarëve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara)dhe ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme)!Kjo është më mirë për ta! Me të vërtetë, Allahu është i Dijshëmpër atë që bëjnë ata.Thuaju besimtareve që të ulin shikimet e tyre (nga e ndaluara),ta ruajnë nderin e tyre (nga marrëdhëniet e jashtëligjshme).”En-Nur: 30-3. Fjala e Allahut, "kjo është më mirë për ta”, tregon se ky ligj është mëi pastër dhe mëisigurt për njerëzit dhe popujt. I Dërguari i Allahut i mëson shokët e tij që të ulin shikimet. Muslimi transmeton nga Xhabir ibën Abdullahu radijAllahu anhu i cili ka thënë:"E pyeta të Dër- TË SHIKUARIT Pejgamberi i Allahut e porosit Aliun radijAllahu anhu dhe i thotë: "O Ali, mos e paso shikimin me shikim tjetër, ngase shikimi i parë është për ty, por jo edhe shikimi tjetër.” E HARAMEVE, RREZIQET DHE ILAÇI
  • 23. 19 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 guarin e Allahut për shikimin e papritur dhe më urdhëroi që ta largoj shikimin.” Pejgamberi i Allahut e porosit Aliun radi- jAllahu anhu dhe i thotë: "O Ali, mos e paso shikimin me shikim tjetër, ngase shikimi i parë është për ty, por jo edhe shikimi tjetër.”[1] Por sheriati nuk u mjaftua vetëm me ur- dhrin për uljen e shikimit nga haramet, por na tregoi edhe dobitë e kësaj çësht- jeje, rrezikun e të shikuarit si dhe shërimin nga kjo sprovë. I gjithë ky sqarim u bënë një kohëkur nuk dukej nga trupi i gruas asgjë, kurse ne po e përmendim tani në këtë kohë kur nga trupi i saj duket thuajse çdo gjë në rrugë, në bregdete, nëpër programe tele- vizive, faqe internetit, në televizor etj. RREZIKU I SHIKIMIT TË HARAMEVE PIKËLLIMI El Hasen el Basri thotë: "Kush lëshon shikimin e tij në haram, bëhet pishman shumë.” Shikimet mbjellin në zemër pikëllime, ngase s'ka dyshim që zemra dëshiron, sh- preson. Është shumë çudi nga disa që përsërisin si papagajtë fjalën e Perëndimit femohues: "Të shikuarit në haram e edukon shpirtin dhe e ngop atë”, por pikërisht Evropa dhe Amerika janë nga vendet ku ndodhin më tepër krime sek- suale, amoralitet, homoseksualizëm, përdhunime etj.Kjo tregon se nuk u edukuan shpirtrat e tyre, por ndodhi e kundërta, u ndez zjarri i epshit dhe i marrëzirave! 1. Amoraliteti dhe homoseksualizmi Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Allahu ka shkruar ndaj birit të Ademit pjesën e tij nga zinaja, e cila do ta arrijë patjetër: zinaja e syrit është shikimi, zinaja e gjuhës është të folurit, kurse shpirti shpreson dhe ka ëndje, por organi gjenital e vërteton këtë apo e përgënjeshtron.”[2] Hedhja e shikimit të dërgon deri në amoralitet, ashtu siç thotë fjala e popul- lit:një shikim, njëbuzëqeshje, një takim dhe… 2. Shikimi është shigjetë e helmuar Disa nga muslimanët e parë kanë thënë se shikimi është shigjetë e helmuar që shpon zemrën. Sikur të helmonte trupin do të ishte gjë e lehtë, por helmon fenë dhe e prish atë. Ibën Mes’udi radijAllahu anhu thotë: "Mëkati stimulon zemrën dhe nuk ka ndonjë shikim në mëkat vetëmse shejtani lakmon dhe shpreson në të.”[3] Shejtani përmes këtyre shikimeve të ndaluara nuk dëshiron që njeriu të bëjë vetëm zina, por dëshiron të hedhë në mosbesim. Sa shumë njerëz e kanë hum- bur fenë e tyre përshkak të një femre! Ibën Kethiri në librin “El bidajetu ven- nihaje”përmend ngjarjet e vitit 277 hixhri dhe thotë: "Abdeh ibën Abdurr- Rrahim ka qenë njëri nga luftëtarët e mëdhenj në rrugën e Allahut në vendet romake. Teksa ishte në njërën nga luftërat dhe muslimanët ishin duke rrethuar një qytet romak, papritmas pa një grua romake në një kështjellë dhe i ______________ [1] Transmeton Ahmedi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe saktësoi Albani. [2] Muttefekun alejhi [3] Transmeton Bejhekiu,Albani e ka konsideruar të saktë.
  • 24. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 20 pëlqeu, prandaj i dërgoi një letër, ku i shkruante: -Si mund të bashkohem me ty? Ajo ia ktheu: -Të bëhesh i krishterë dhe të vish në kështjellë. Ai iu përgjigj ftesës së saj, saqë muslimanët nuk e vunë re, vetëm kur e panë që kishte shkuar tek ajo. Muslimanët u mërzitën për këtë rast shumë, pasi ishte ngjarje e rëndë. Pasi kaloi një kohë, ata i kaluan përderisa ai ishte me atë femër në kështjellë dhe i thanë: -O filan, ç'bëri me ty Kur’ani? Ç'bëri me ty dituria? Ç'bëri me ty agjërimi?Ç'bëri me ty xhihadi? Ç'bëri me ty namazi?Ai u përgjigj: -Dijeni se unë e kam harruar të gjithë Kur’anin, përveç fjalës: "Do të vijë Dita (e Kiametit) kur mohuesit do të dëshirojnë qëtë ishin mus- limanë. Lëri ata që të hanë e të kënaqen dhe le t’i mashtrojë shpresa; ata do ta marrin vesh!” El-Hixhr: 2-3. Jobesimtarët e kuptuan rrezikun e epshit dhe ndikimin e tij në largimin e njerëzve nga rruga e Allahut, prandaj rendën që ta fundosin ummetin në epshe. Një nga kokat e uzurpuesve të tokave muslimane madje ka thënë: "Një gotë me verë dhe një këngëtare punojnë për shkatërrimin e ummeti islam më shumë se një mijë armë. Fundosini ata duke ua zbukuruar materien dhe epshet.” Ibën Kethiri përmend ngjarjet e vitit 586 hixhri, në kohën e Salahud-din Ejjubit, dhe tregon se përderisa ata kishin rrethuar qytetin Aka, erdhi një anije me treqind femra nga femrat më të bukura, të cilat u dedikoheshin ushtarëve të kr- ishterë, por shumë prej mëkatarëve mus- limanë nga (ushtarët e Salahud-dinit) kaluan me ushtrinë e të krishterëve për- shkak të këtyre femrave të bukura dhe pas kësaj ngjarjeje qyteti Aka ra në duart e të krishterëve! Jobesimtarët janë të kujdesshëm që të përhapin kanalet dhe webfaqet erotike, të shfaqin zbulimin dhe marrëzinë përmes femrave, kurse në anën tjetër mundohen ta largojnë nderin me çdo mënyrë vetëm e vetëm që të shkatërrohet dhe rrëzohet ky ummet (realiteti është argumenti më i madh). 3.Përgjigjja para Allahut në Ditën e Ki- ametit Allahu i Lartësuar thotë:"Vërtet, dëgjimi, shikimi dhe zemra, të gjithë këta do të merren në përgjegjësi.” El Isra: 36. Do të pyetesh për çdo shikim të ndaluar, kurse Atij i cili të pyet nuk i fshihet asgjë.“Al- lahu e di shikimin e përvjedhur të syrit dhe atë që fsheh zemra.” El Gafir: 19.Nuk do të kesh mundësi t'i mohosh shikimet dhe veprimet e tua atë ditë kur do të qëndrosh para Allahut. DOBITË E ULJES SË SHIKIMIT 1. Dritë në zemër dhe kënaqësi e imanit Disa nga njerëzit e parë të mirë thonë: "Kush e ruan shikimin e tij, Allahu do t'i bëjë dritë në rrugën e tij (do të jetë larg- pamës).” Është e vërtetë se kush e ul shikimin nga harami, vëren në zemrën e tij dritë, fuqi dhe pastërti, kurse me atë që e lëshon shikimin në harame ndodh e kundërta, ai ka mbulesë, nuk sheh me largpamësi, ka dobësi në zemër, ngushtim në gjoks etj. 2. Intuitë e drejtë Ebu Shuxha’a el Kermanij thotë: "Kush e ndërton gjendjen e jashtme të tij me
  • 25. 21 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 Kur’an e Sunnet dhe të brendshmen me mbikëqyrje ndaj Allahut dhe e ndalon veten nga epshet, e ndalon shikimin e tij nga harami dhe zakonisht ushqehet me hallall, nuk do t'i gabojë intuita.” Kjo intuitë është rezultat normal dhe i kuptueshëm për dritën e zemrës dhe fuqinë e saj.A nuk e sheh se kur njeriu dëshiron të përqendrohet në një gjë dhe mundohet ta përkujtojë atë,i mbyll sytë, kurse kur imban hapur ndodh e kundërta,i turbullohet mendja dhe i sh- përndahet zemra? 3. Syri i tij nuk do ta shohë xhehenne- min I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "Sytë e tre personave nuk do ta shohin zjarrin, syri që qan nga frika e Allahut, syri që ruan në rrugën e Allahut dhe syri që ndal shikimin nga ndalesat e Allahut.”[4] Shpërblimi është sipas veprës, prandaj ashtu siç nuk ka ndezur zjarrin e epsheve në veten e tij nga shikimi në haram, ashtu nuk do të ndizet zjarri për të në Ditën e Kiametit. 4. Shpërblimi i tij është xhenneti I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: "M’i garantoni gjashtë gjëra (se do t’i kryeni), ua garantoj xhennetin:kur të flisni, të thoni të vërtetën; kur të prem- toni, ta përmbushni atë; kur t’iu lihet diçka në amanet, ta ruani; t’i ruani organet tuaja; t’i ulni shikimet tuaja dhe t’i ndalni duart tuaja.”[5] 5.Ulja e shikimit është thirrje në Islam Dobitë e mësipërme të uljes së shikimit kishin të bënin vetëm me vepruesin, por kjo dobi e tejkalon vepruesin dhe shkon edhe te të tjerët.Sa shumë vëllezër më kanë treguar se si gratë e krishtera i kanë pyetur pse nuk i shikojnë, kurse përgjigjja ka qenë se kështu është edukata islame. Përs hkak se kjo edukatë nuk gjendet në vendet joislame, zgjon kureshtje te disa persona, të cilët pyesin për të dhe kur u sqarohet se kjo është nga edukata e fesë islame, atëherë disa prej tyre hyjnë në Islam. Biseda për dobitë dhe rrezikun e shikimit është bisedë e gjerë, por e referoj lexuesin të kthehet e të lexojë librin “Sëmundja dhe ilaçi” nga Ibën Kajjimi, Allahu e mëshiroftë, kurse tani po mundohemi ta largojmë këtë shigjetë helmuese nga zemra duke u munduar ta shërojmë, ngase për çdo sëmundje Allahu ka lënë edhe shërimin e saj, përveç vdekjes. Në numrin tjetër, në dashtë Allahu, do të flasim për shërimin e të shikuarit të tillë. Autor: Muhamed SHETA Përshtati me disa shkurtesa dhe shtesa të vogla: Xheladin LEKA ______________ [4] Transmeton Taberaniu, Albani e ka konsideruar të saktë. [5] Transmeton Ahmedi, Albani e ka shpallur të mirë.
  • 26. F Falënderimi dhe lavdërimi i takon vetëm Al- lahut az-ze ve xhel-le. Paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin sal-lAllahu alejhi ve sel-lem,mbi familjen e tij dhe mbi të gjithë ata që e trasojnë rrugën e tij deri nëDitën e Gjykimit. Nuk ka dyshim se jetimi dhe i varfri janë ndër njerëzit që kanë më shumë të drejtë përpërku- jdesje dhe ndihmë.Allahu az-ze ve xhel-le në librin e Tij na nxit shumë për bamirësi dhe mëshirë ndaj tyre. U lumtë atyre besimtarëve dhe besimtareve që kanë jetimë apo tëvarfër dhe sillen mirë ndaj tyre, se vërtet dhënia e lë- moshës për ta është në vend të zekatit dhe tët jerave. Është transmetuar se vërtet Pejgamberi sal-lAl- lahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Unë dhe ku- jdestari i jetimit do të jemi së bashku në xhennet kështu", duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak.”[1] Kjo aludon për shpërblimin e madh që ka ai i cili kujdeset për jetimin dhe bën bamirësi ndaj tij. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem gjithashtu ka thënë: "Ai që kujdeset për gratë e veja dhe të ngratët është si ai që lufton në rrugë të Allahut ose ai që agjëron ditën dhe fal namaz natën."[2] Kjo ka vlerë të madhe.Allahu az-ze ve xhel-le thotë:"Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzime të tepruara." El-Isra: 26. Allahu i Madhëruar po ashtu thotë: "Adhuroni Al- lahun dhe mos i shoqëroni Atij asgjë(në ad- hurim), silluni mirë me prindërit, të afërmit, jetimët, të varfrit." En-Nisa: 36.Në një ajet tjetër të Kur'anit thuhet:"Prandaj mos e shtyp jetimin. Lypësin mos e shty me ashpërsi." Ed- Duha: 9-10. Ajetet që aludojnë për këtë janë të shumta. Jetim është ai të cilit i vdes babai dhe nuk e ka arritur moshën e pjekurisë. Nëse arrin moshën e pjekurisë, nuk quhet më jetim. Ndodh që t'i humbin të dy prindërit dhe të ketë edhe më shumë nevojë, nëse ata nuk lënë pas pasuri që i mjafton atij, mirëpo nëse lënë pas pasuri që i mjafton për shpenzimet tij, atëherë ky nuk ka nevojë për lëmoshë (sadaka) por për përku- jdesje, ndihmë dhe bamirësi, ka nevojë për mbrojtjen e pasurisë, që ajo të shtohet dhe të ruhet.Jetimi ka nevojë edhe për përkujdesje në edukim, orientim dhe mësim, ka nevojë për edukim islam si dhe udhëzim. E, nëse nuk ka pasuri, atëherë ka nevojë edhe për pasuri. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 22 ISLAMI Është transmetuar se vërtet Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Unë dhe kujdestari i jetimit do të jemi së bashku në xhennet kështu", duke bërë me shenjë me gishtin tregues dhe atë të mesëm dhe duke i ndarë pak." KUJDESET PËR JETIMIN DHE TË VARFRIN ______________ [1] Transmeton Muslimi (nr.2893), Tirmidhiu (nr.1918). [2] Transmeton Buhariu (nr. 6007), Muslimi (nr.2982).
  • 27. 23 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 Allahu az-ze ve xhel-le thotë:"Dhe mos iu qasni pasurisë së jetimit, përveç për ta rregul- luar, derisa të mbërrijë pjekurinë!" El-Enam: 152. Pasurisë së jetimit nuk duhet t'i afrohemi përveçse për ta rregulluar duke bërë tregti dhe duke e shtuar atë, duke zbatuar amanetin de- risa jetimi të arrijë moshën e pjekurisë. Kur të arrijë moshën e pjekurisë, i jepet pasuria dhe dëshmohet për këtë. Nuk lejohet prekja e pa- surisë së tij dhe as lakmia në të sepse është prej mëkateve të mëdha, siç ka thënë Allahu az-ze ve xhel-le: "Vërtet, ata që shpenzojnë pasurinë e jetimit pa të drejtë, vetëm mbushin barkun e tyre me zjarr dhe ata do të digjen në zjarrin flakërues." En-Nisa: 10. Shpenzimi ipasurisë së jetimit pa të drejtë është nga mëkatet e mëdha. Në një hadith të saktë, Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem thotë:"Largojuni shtatë veprave shkatërruese."I thanë (shokët): "Cilat janë ato, o i Dërguari i Allahut?" Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha: "T'i bësh shok Allahut(shirku), magjia (sihri), vrasja e njeriut të cilin e ka ndaluar Allahu,përveç atyre të cilët i ka lejuar, ngrënia e kamatës, ngrënja e pasurisë së jetimit, ikja nga beteja në luft ëdhe shpifja ndaj femrave të devotshme dhe të pastra."[3] Ai sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka futur ngrënien e pasurisë së jetimit në mesin e shtatë gjërave shkatërruese. Kush ka jetim apo jetime le t’ia ketë frikën Al- lahut az-ze ve xhel-le, të sillet mirë me ta, ta ruajë pasurinë e tyre dhe të kujdeset për zhvil- limin e asaj pasurie. Jetimi ndodh që të ketë kujdestar që sillet mirëme pasurinë e tij, ia mbledh pasurinë dhe sillet butë me të, por skamnorët mund të mos kenë kujdestarë që kujdesen e sillen mirë me ta. U lumtë atyre që kujdesen dhe bëjnë bamirësi ndaj tyre me zekat dhe të tjera forma bamirësi edhe sillen butë me ta. Mëshirimi i skamnorit dhe butësia ndaj tij është prej gjërave që të afron tek Al- lahu az-zeve xhel-le. Allahu i Lartësuar në lib- rin e Tij thotë për banorët e Bedrit:"Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por mirësia është(cilësi)e atij që beson Allahun, Ditën e Fundit, engjëjt, lib- rin dhe Profetët, e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfrit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lir- imin e të robëruarve, e atij që fal namazin dhe e jep zekatin dhe e atyre që i plotësojnë premtimet, kur marrin përsipër diçka, e atyre që durojnë në kohë skamjeje, sëmundjeje dhe lufte.Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që e kanë frikë Allahun." El-Bekare: 177. Allahu i Lartësuar i renditi lëmoshëtarët në radhët e të devotshmëve për shkak të bamirësisë ndaj tyr edhe për shkak të përku- jdesjes ndaj të dobëtëve, krahas besimit në Al- lahun az-ze ve xhel-le, në Ditën e Fundit, në engjëjt,librin dhe Profetët.Kryerja e këtyre veprave të përmendura në këtë ajet, pastaj bamirësia ndaj tyre,i shton të mira vepruesit të saj.Allahu az-ze ve xhel-le ia zëvendëson atij pasurinë e shpenzuar me shumë të mira, siç thotënë Kur'an:"Ai ua zëvendëson atë që e ndani ju; Ai është Dhuruesi më i mirë." Sebe’: 39.Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem në hadith kudsij thotë: "O biri iAdemit, shpenzo dhe Unë do të shpenzoj për ty."[4] Është transmetuar në hadith të saktë se Pe- jgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:"Çdo ditë kur zgjohen njerëzit, zbresin dy melekë, njëri nga ta thotë: "O Zoti ynë, kompen- soja atij që jep!", kurse tjetri thotë: "O Zoti ynë, shkatërroja pasurinë atij që nuk jep!"[5] Shpenzimi i pasurisë për të varfritdhe butësia ndaj tyre është nga gjërat që të afrojnë më shumë tek Allahu az-ze ve xhel-le.Bamirësiti është premtuar shpërblim i madh dhe zëvendësimi asaj që ka shpenzuar, pasi Allahu az-ze ve xhel-le thotë: "Çfarëdo mirësie që bëni për shpirtin tuaj, me siguri që do ta gjen- itek Allahu.Ajo do të jetë mëe mirë dhe më e shpërblyer." El-Muzemil: 20 E lusim Allahun az-ze ve xhel-le që të na japë- sukses dhe të na udhëzojë në rrugë të drejtë! Abdul-Aziz ibën BAZ Përshtati: Fehmi DALIPI Gjilan / Kosovë ______________ [3] Transmeton Buhariu (nr.5352), Muslimi (nr.89). [4] TransmetonBuhariu (nr.5352), Muslimi (nr.993). [5] TransmetonBuhariu (nr.1442), Muslimi (nr.1010).
  • 28. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 24 A FËMIJËVE Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë prej ditësh po falej dhe teksa po bënte sexhde, shkuan Haseni dhe Husejni e i hipën mbi shpinë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e zgjati sexhden dhe pasi dha selam tha: "Nipat e mi hipën mbi mua dhe unë e urreva të çohem derisa ata të ngopeshin(tëmbaronin së luajturi) ." MËSHIRA DHE DASHURIA NDAJ HADITHI I PARË Aishja radijAllahu anha transmeton se erd- hëndisa njerëz nga beduinët tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: “A i puthni ju fëmijët tuaj?” Tha: “Po.” (Ata) Thanë: “Ne, pasha Allahun, nuk i puthim!” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem tha: “Ç'mund t'ju bëj nëse Allahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja."[1][2] Autori, Allahu e mëshiroftë,jep hadithin e transmetuar nga Aishja radijAllahu anha, e cila ka thënë: "Erdhën disa njerëz nga beduinët tek i Dërguari al-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i thanë: "A i puthni ju fëmijët tuaj?"I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem tha po. Siç e dimë, arabët janë të ftohtë dhe të rreptë, sidomos çobanët e deveve,ata kanë ashpërsi dherreptësi saqë edhe zemrat i kanë si gurë, prandaj nga Allahu kërkojmë shën- det! Ata thanë se nuk i puthnin fëmijët e tyre, prandaj Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel- lem iu përgjigj: "Ç'mund t'ju bëj nëse Allahu e ka shkëputur mëshirën nga zemrat tuaja?" Me këto fjalë donte të thoshte se unë s'mund të bëj asgjë nëse Allahu e ka shkëput rahmetin nga zemrat tuaja. Ky është argument se puthja e fëmijës është butësi ndaj tij, mirësjelljedhe mëshirë.Ky është argument se Allahu i Lartësuar e ka zbritur mëshirën në zemrat e njerëzve dhe nëse Allahu e zbret mëshirën në zemrën e njeriut, ai i mëshiron të tjerët dhe nëse i mëshiron të tjerët, Allahu e mëshiron atë, siç thotë hadithi i dytë i Aishes radijallahu anha, se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë:“Kush nuk i mëshiron njerëzit, Allahu nuk e mëshiron atë.” Kush nuk i mëshiron njerëzit, nuk e mëshiron Allahu i Lartësuar. Me njerëzit është fjala për njerëzit që e meri- tojnë të mëshirohen, siç janë muslimanët, dhimijët(jomuslimanët që jetojnë në tokat is- lame) apo të ngjashëm me ta, ndërsa jobes- imtarët që na luftojnë nuk mëshirohen, por luftohen sepse Allahu ka thënë se nga atributet e Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe shokëve të tij është se “janë të ashpër ndaj jobesimtarëve dhe të mëshirshëm mes tyre".El-Fet’h: 29. Allahu i thotë Pe- jgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:“O i Dërguar! Lufto kundër mohuesve dhe hipokritëve dhe bëhu i ashpër ndaj tyre! Stre- himi i tyre është xhehennemi; sa vendbanim i shëmtuar.” Et Tevbe: 73. Allahu i Lartësuar e ka përmendur këtë ajet ______________ [1] Transmeton Buhariu (5998), Muslimi (2317). [2] Mutefekun alejhi
  • 29. 25 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 në dy sure në Kur'anin Fisnik, në suren Et- Tevbe dhe Et-Tahrim dhe ka thënë: "Sa herë që të shkelin në ndonjë vend ku do t’i zemërojnë mohuesit apo t’i gjejë gjë nga ana e armikut, atyre do t’iu shkruhet si vepër e mirë.” Et-Tevbe: 120. Edhe mëshira e kafshëve është prej shenjave të mëshirës së Allahut të Lartësuar ndaj njeri- utsepse nëse zemra e njeriut është e butë dhe mëshiron çdo gjë që ka shpirt, Allahu e mëshiron atë. I është thënë:"Oi Dërguar i Al- lahut, a ka për ne në përkujdesjen ndaj kaf- shëve shpërblim?" Tha:"Po, në çdo gjallesë (qëka mëlçi) ka shpërblim."[3] HADITHI I DYTË Transmetohet nga Ebu Hurejra se i Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka puthur Hasenin, të birin e Aliut, Allahu qoftë i kë- naqur me ta, kurse pranë tij ishte el-Akre' ibën Habisi, i cili tha: “Unë kam dhjetë fëmijë dhe asnjërin prej tyre ende nuk e kam puthur.” I Dërguari i Allahut sal-lAllahu ale- jhi ve sel-lem e shikoi dhe tha: “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet ndaj tij (prej All- ahut).” [4] Shpjegimi Pranë Pejgamberit sal-lAllahu alejhi ve sel- lem ndodhej Akre’ ibn Habisi, prej parisë së Beni Temimit. Zakonisht njerëzit që jetojnë në bjeshkëjanë të ngurtë. Kur e ka puthur Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem Has- enin, Akre’ ka folur e ka thënë: "Vërtet unë kam dhjetë fëmijë dhe nuk e kam puthur as- njërin prej tyre."Na ruajttë Allahu nga zemra e ngurtë, nuk i ka puthur edhe pse kanë qenë të vegjël! E ka shikuar Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i ka thënë “Kush nuk mëshiron, nuk mëshirohet ndaj tij (prej Al- lahut)”, që do të thotë sekush nuk i mëshiron robërit e Allahut, nuk e mëshiron as Allahu atë. Nga kjo kuptojmë se kush i mëshiron robërit e Allahut, Allahu e mëshiron atë dhe kjo është kështu siç ka thënë Pejgamberi sal- lAllahu alejhi ve sel-lem: “Të mëshirshmit i mëshiron i Mëshirshmi.”[5] Ky është argument që njeriu duhet të jetë i mëshirshëm në sjell- jet e tij ndaj fëmijëve dhe të ngjashëm me ta dhe duhet t'i puthë fëmijët e tij, fëmijët e va- jzave të tij dhe të djemve të tij duke i mëshiruar dhe duke pasuar Pejgamberin sal- lAllahu alejhi ve sel-lem. Sot ka disa njerëz që janë të ftohtë dhe të ashpër ndaj fëmijëve, nuk e lejojnë fëmijën që të qëndrojë me ta dhe madje fëmija ka frikë të kërkojë nga ai diçka, por kjo është e kundërta e Sunnetit dhe e kundërta e mëshirës. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte duke falur njërin prej namazeve të ditës, drekën apo ikindinë, kur i erdhi vajza e va- jzës së tij, Umame, dhe Pejgamberisal-lAllahu alejhi ve sel-lem e ka mbajtur atë duke u falur; kur është ngritur e ka mbajtur në krahë dhe kur ka rënë në sexhde e ka lëshuar.[6] Ku është ky moral në krahasim me moralin tonë? Sot, nëse e gjen njeriu fëmijën e tij në xhami, e nxjerr prej aty e lëre më që ta mbajë gjatë namazit. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem një ditë prej ditësh po falej dhe teksa po bënte sexhde, shkuan Haseni dhe Husejni e i hipën mbi shpinë. Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem e zgjati sexhden dhe pasi dha selam tha: "Nipat e mi hipën mbi mua dhe unë e urreva të çohem derisa ata të ngopeshin(tëmbaronin së luajturi) ."[7] Një ditë tjetër, Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ishte duke folur në minber, kur erdhën Haseni dhe Husejni, të cilët kishin veshur rroba, xhelabije të reja. Zbriti Pejgam- beri sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i mbajti ata në krahët e tij dhe tha: "Të vërtetën ka thënë Allahu: “Vërtet pasuria juaj dhe fëmijët tuaj janë fitne”. I shikova këta dy fëmijë që erd- hën dhe nuk munda të duroja." Kuptimi është se nuk gjeti rehati përderisa zbriti dhe i takoi ata. Në këta shembuj kemi argument se njeriu duhet të jetë i mëshirshëm ndaj të vegjëlve, të jetë i butë me ta sepse kjo është shkak që ta mëshirojë Allahu i Lartësuar. E lusim Al- lahun që të na përfshijë ne dhe ju me rah- metin, butësinë dhe bamirësinë e Tij! Marrë nga libri "Sherh Rijadu Salihin",Muhamed Ibën Salih el UTHEJMIN Përshtati: Eshrefedin ISMAJLI Viti / Kosovë ______________ [3] Transmeton Buhariu (2363), Muslimi (2244). [4] Transmeton Buhariu (5997), Muslimi (2318). [5] Transmeton Ebu Davudi (4941), Tirmidhiu (1924). [6] Transmeton Buhariu (516), Muslimi (543). [7] Transmeton Nesaiu (1141) dhe Ahmedi në Musned (3/494)
  • 30. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 26 A AMANETEVE I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dërgoje në vend amanetin tek ai që të ka besuar (këtë amanet) dhe mos e tradhto atë që të tradhton.” ______________ [1] Në ajet është për qëllim feja, e cila i është dhënë në besueshmëri njeriut (sh.p). [2] "Sahih-El-Xhami’", 7179. Amaneti apo besueshmëria është një ngarkesë shumë e madhe, të cilën nuk kanë pranuar ta bartin qiejt, toka dhe malet, por e mori përsipër njeriu duke u treguar i padrejtë dhe i paditur për veten. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne ua ofruam besueshmërinë[1] qiejve, Tokës dhe maleve, por ato nuk pranuan ta marrin përsipër dhe u frikësuan ta pra- nojnë atë, kurse njeriu e pranoi. Me të vërtetë, njeriu u tregua i padrejtë me veten dhe i paditur (për pasojat e kësaj përgjegjësie).” El-Ahzab: 72 Përmbushja e amanetit është argument i imanit, prandaj këtë mund ta bëjë vetëm besimtari. Enesi radijAllahu anhu thotë: “I Dër- guari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel- lem na ka thënë: “Nuk ka besim ai që nuk ka përgjegjësi (besueshmëri) dhe nuk ka fe ai që nuk ka besëlidhje.”[2] Përmbushja e amanetit është rrugë për në xhennet. Allahu i Lartësuar duke për- shkruar banorët e xhennetit ka thënë: “Të cilët u përmbahen amaneteve dhe detyrimeve të marra dhe të cilët i krye- jnë rregullisht faljet. Pikërisht ata do të jenë trashëgimtarët, që do ta trashëgojnë Firdevsin, ku do të qëndrojnë përjetë- sisht.” El-Mu’minun: 8-11 I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “M’i garantoni mua DËRGIMI I në vend
  • 31. 27 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 gjashtë gjëra, unë ua garantoj xhennetin. Bëhuni të sinqertë kur flisni, përmbusheni premtimin, çojeni amanetin në vend...”[3] Përmbushja e amanetit është shkak që të na dojë Allahu dhe i Dërguari i Tij. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Nëse dëshironi që t’ju dojë Allahu dhe i Dërguari i Tij (sal-lAllahu alejhi ve sel-lem), atëherë përmbusheni amanetin nëse ju besohet, bëhuni të sinqertë kur të flisni dhe silluni mirë me fqinjët tuaj.”[4] Amaneti është gjëja e parë që largohet nga njerëzit. I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem thotë: “Gjëja e parë që ngrihet nga njerëzit është amaneti, ndërsa gjëja e fundit që mbetet nga feja e tyre është na- mazi.”[5] Hudhejfeja radijAllahu anhu thotë: "I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar dy hadithe, njërin prej tyre e kam parë dhe po e pres të shoh tjetrin. Na ka treguar se “amaneti (besueshmëria) ka zbritur në thellësi të zemrave të bur- rave e më pas ka zbritur Kur’ani. Mësuan nga Kur’ani e mësuan nga Sunneti.” Kjo do të thotë se njerëzit nga natyrshmëria e tyre janë besnikë, po ashtu edhe Kur’ani dhe Sunneti i nxiti ata që të jenë besnikë dhe kështu njerëzit e mësuan besnikërinë nga natyrshmëria e tyre dhe nga Kur’ani e Sunneti. Më pas na tregoi për ngritjen e amanetit duke thënë: “Fle njeriu një sy gjumë dhe i merret besueshmëria nga zemra e tij, mbetet nga gjurmët e saj sikurse një njollë. Pastaj prapë fle një sy gjumë dhe i merret besueshmëria nga zemra e tij, nuk mbetet nga ajo vetëm sikurse shenjat e punës në duar.” Kuptimi është se besueshmëria largohet nga zemrat e njerëzve pak nga pak, e kur ajo largohet plotësisht nga zemra, atëherë në vend të saj vjen errësi- ra, padrejtësia. Më pas tha: “Dhe kështu njerëzit bëjnë shitblerje, por vështirë do të gjesh nga ata që kanë besueshmëri, derisa të thuhet: Në filan fisin gjendet një njeri besnik.” Shikoni tregjet dhe punët tona, Allahu na faltë! “Derisa t’i thuhet njeriut: -S'ka më të fuqishëm (në punë) se ai, më të mirë (në fjalë dhe veshje) se ai dhe më mendjempre- htë se ai, ndërsa në zemrën e tij nuk ka as sa një grimcë imani.” Janë ndryshuar peshoret. Hudhejfeja radijAllahu anhu thotë: “Kam arritur në një kohë që nuk më intereson me kë bëj shitblerje, nëse është musliman, feja e tij e bën që të mos më tradhtojë, nëse është i krishterë apo çifut, përgjegjësi i tij e nxjerr hakun tim ndaj tij, ndërsa sot nuk do të bëja shitblerje vetëm se me filanin dhe fi- lanin.”[6] Robër të Allahut! Kjo fjalë është thënë në kohën e Hudhe- jfes radijAllahu anhu. Për Allahun, sikur të ishte në mesin tonë ky sahab i nderuar dhe të shihte tregjet tona dhe të jetonte mes nesh, çfarë do të thoshte kur të dëgjonte betimet e rrejshme, kur të ______________ [3] "Sahih-Et-Terrgib vet-Terhib", 2993. [4] "Sahih El-Xhami’", 1409. [5] "Sahih El-Xhami’", 2575. [6] Mutefekun alejhi.
  • 32. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 28 shihte mashtrimin, gënjeshtrën dhe di- nakërinë që shohim në tregjet tona?! Robër të Allahut! Kur të ngrihet besueshmëria dhe të mbetet shumë pak prej saj, ashtu siç po e shohim, atëherë vetëm se është afruar kiameti. Erdhi një njeri tek i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: "O i Dërguar i Allahut, kur do të ndodhë kiameti?" Ai i tha: “Kur të humbë besueshmëria, atëherë prite kiametin.” Njeriu i tha: "E si bëhet humbja e saj?" Ai tha: “Kur punët u ngarkohen atyre që nuk i meritojnë, atëherë prite kiametin.”[7] Askush nuk kundërshton se punët u janë ngarkuar atyre që nuk e meritojnë, prandaj priteni kiametin ngase ka hum- bur besueshmëria dhe është ngritur, saqë edhe ne themi "në filan familje është një njeri besnik". Robër të Allahut! I Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ve sel-lem na ka treguar se Ditën e Ki- ametit, kur njerëzit të ngrihen nga var- rezat dhe të dalin para Zotit të botëve, vihen peshoret dhe do të bëhet llogaria. Ai ka thënë: “Vërtet besueshmëria dhe lidhjet farefisnore ngrihen në dy anët e Urës së Siratit, djathtas dhe majtas, dhe njerëzit kalojnë në këtë urë varësisht nga puna e tyre... Ndërsa Profeti juaj do të jetë në ballë të urës duke thënë: -Zoti im, sh- pëto, shpëto, derisa të jenë të pam- jaftueshme veprat e robërve (për ta kaluar këtë urë), saqë vjen njeriu dhe nuk ka mundësi të kalojë vetëm se duke u zvar- ritur. Në dy anët e urës ka gremça të lid- hur që kapin ata që janë urdhëruar të kapin. I gërvishturi (nga gremçat) shpë- ton, ndërsa i tërhequri bie në zjarr.”[8] Në dy anët e Urës së Siratit do të jetë besueshmëria dhe lidhjet farefisnore, por në këtë urë do të ketë edhe gremça. Shikoni robër të Allahut, besueshmëria do të jetë prezente në këtë urë dhe kur të kalojë ai që nuk është besnik, be- sueshmëria do të bëjë me shenjë nga ai dhe gremçi do ta hedhë në xhehennem. Robër të Allahut! Ibën Mes’udi radijAllahu anhu thotë: “Të vdekurit në rrugën e Allahut i falen të gjitha mëkatet, me përjashtim të asaj që i është lënë në besueshmëri (dhe nuk e ka plotësuar).” Ai shtoi: “Sillet njeriu Ditën e Kiametit edhe nëse është vrarë në rrugën e Allahut dhe i thuhet atij: Plotësoje atë që të është lënë në besuesh- mëri! Ai do të thotë: -O Zoti im, si është e mundur kjo kur dunjaja ka shkuar? Atëherë Allahu thotë: -Shkoni me të në fund të xhehenemit” dhe kështu shkojnë me të derisa ta arrijnë fundin e tij dhe i personifikohet ai amanet që i është lënë atij ashtu si në ditën kur i është lënë, e sheh atë dhe e njeh, fillon t’i ndjekë gjurmët e saj de- risa ta arrijë dhe e bart në supet e tij, de- risa të mendojë se ka dalë (nga ______________ [7] Transmeton Buhariu. [8] Transmeton Muslimi.
  • 33. 29 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 xhehennemi), largohet nga supet e tij dhe ai vazhdon t’i ndjekë gjurmët e saj përgjithmonë.” Më pas tha: “Namazi është amanet, abdesti është amanet, të maturit me peshore është amanet" dhe numëroi edhe gjëra të tjera. "Më të rën- dat janë gjërat që lihen në besueshmëri dhe që nuk kthehen te pronarët e tyre.” Njëri nga të pranishmit, që e dëgjoi ibën Mes’udin, shkoi te Bera ibën Azibi radi- jAllahu anhu dhe i tha: "A ke dëgjuar për atë që po thotë ibën Mes’udi?" Dhe ia tregoi ngjarjen. Bera ibën Azibi radi- jAllahu anhu i tha: "A nuk ke dëgjuar se Allahu thotë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin...”[9] En-Nisa: 58 Robër të Allahut! Amaneti ose besueshmëria është punë shumë e madhe dhe e rëndësishme. Feja islame ka porositur shpesh që amanetet t’u kthehen atyre që u përkasin dhe në të njëjtën kohë na tërheq vërejtjen nga mashtrimi. Allahu i Lartësuar na urd- hëroi në lidhje me amanetin duke thënë: “Allahu ju urdhëron që amanetet t’ua ktheni atyre që u përkasin...” En- Nisa: 58. Po ashtu thotë: “Dhe nëse njëri prej jush ka besim tek tjetri, atëherë borxhliu le ta kthejë atë që i është besuar dhe le t’i frikësohet Allahut, Zotit të vet.” El- Bekare: 283 I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Dërgoje në vend amanetin tek ai që të ka besuar (këtë amanet) dhe mos e tradhto atë që të tradhton.”[10] Gjithashtu ka thënë: “Shenjat e hipokri- tit janë tri: kur flet gënjen, kur premton mashtron dhe kur i besohet tradhton, edhe nëse agjëron dhe falet dhe pretendon se është musliman.”[11] Në një hadith tjetër ka thënë: “O Allahu im, kërkoj mbrojtjen Tënde nga uria ngase është shoku më i keq dhe kërkoj mbrojtje Tënde nga tradhtia ngase vërtet ajo është fshehtësi më e keqe!”[12] Si dhe: “Më të mirët prej jush janë gjener- ata ime, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që vijnë pas tyre. Pas tyre do të ketë popuj që dëshmojnë para se të kërkohet dëshmia prej tyre, tradhtojnë dhe nuk u besohet, betohen dhe nuk e përmbushin betimin dhe do të shfaqet tek ata trashësia (nga dashuria që kanë ndaj ushqimeve).”[13] Robër të Allahut! Qëndroni me ne që të mësojmë sin- qeritetin dhe kujdesin për kthimin e amanetit tek ata që u takon. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Një njeri bleu nga tjetri një pjesë tokë. Më pas ky njeri gjeti në këtë tokë një enë me ar dhe i tha atij prej të cilit e kishte blerë tokën: “Merre arin tënd ngase kam blerë vetëm tokën prej teje, jo edhe arin.” Allahu ekber! A është dikush prej nesh ______________ [9] "Hasenun Sahih Et-Trgib vet-Terhib", 2995. [10] “Sahih El-Xhami’”, 288. [11] Transmeton Muslimi. [12] “Sahih El-Xhami’”, 1283. [13] “Sahih Et-Tergib vet-Terhib”, 2996.
  • 34. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 30 që e bën një gjë të tillë, o ummeti islam?! Të gjesh një enë me ar në tokën që ke blerë dhe të shkosh me të te shitësi dhe t’i thuash këto fjalë? “Ai që i kishte shitur tokën i tha: -Unë të kam shitur tokën me gjithë atë që gjendet në të.” Dhe kështu shkuan te një njeri, që të gjykonte mes tyre. Njeriu që pranuan të gjykonte mes tyre tha: -A keni fëmijë? Njëri prej tyre tha: -Unë kam një djalë. Ndërsa tjetri tha: -Unë kam një vajzë. Atëherë ai tha: -Martoje djalin me vajzën dhe jepuni që të dyve (nga ena me ar). Dhe ata kështu vepruan.”[14] Robër të Allahut! Ç'është kjo devotshmëri?! Ç'është ky sinqeritet?! Ç'është kjo besueshmëri?! Ky blerës nuk u gëzua pa masë ashtu si do të gëzoheshim ne, por e mori arin dhe i tha shitësit se kishte blerë prej tij vetëm tokën, por jo arin, i cili i takonte shitësit. Ndërsa shitësi ia kthen duke pohuar se ia ka shitur tokën bashkë me arin që gjendet në të. Një njeri i drejtë gjykoi mes tyre dhe i urdhëroi të japin lëmoshë nga ajo pasuri. O ummet islam, kjo është një ngjarje besimi të cilën duhet ta vendosim para çdo tregtari, shitësi dhe blerësi që ta kenë frikë Allahun; shitësi në mallin e tij, kurse blerësi të ketë frikë Allahun dhe mos të lërë mangët në çmimin e mallit. Nga kjo ngjarje e çuditshme marrim disa mësime dhe shembuj. 1- Mes shitësit dhe blerësit duhet të ketë sinqeritet, besnikëri dhe devotshmëri. Blerësi u frikësua se ky ar mund të mos i takonte atij dhe kështu u tregua i devot- shëm. Edhe shitësi u frikësua për të njëjtën gjë dhe u tregua i devotshëm. Ky është sinqeritet në shitblerje dhe devot- shmëri nga shitësi dhe blerësi. Çdo mus- liman duhet ta ketë frikë Allahun në veten e tij dhe duhet të jetë i sinqertë dhe i drejtë në shitblerje. 2- Kërkimi në ngrënien e hallallit Blerësi duhet të kërkojë mall hallall ashtu siç veproi ky person, i cili nuk e mori arin si pasuri të tijën, po ashtu edhe shitësi duhet të kërkojë të ushqehet nga hallalli, ashtu siç nuk e mori arin pronari i vjetër i tokës. Është obligim për muslimanin që të për- piqet të sigurojë ushqim hallall për stomakun e tij dhe të fëmijëve të tij. Allahu i mëshiroftë të parët tanë! Trego- het se një grua e devotshme sa herë që burri i saj dilte për të punuar, e ndalte dhe i thoshte: “O bir i filanit, ki frikë Allahun ndaj nesh, mos na ushqe me haram sepse ne mund të bëjmë durim nga uria në këtë botë, por nuk mund të bëjmë durim nga zjarri i xhehenemit në Ditën e Kiametit.” Robër të Allahut, shikoni këtë kujdes në ngrënien e hallallit! Ki frikë Allahun o bir i Ademit dhe ki kujdes se çfarë po fut në barkun tënd dhe në barqet e fëmijëve të tu! Punët sillen rreth asaj që futet në bark ngase vërtet pranimi i ______________ [14] Mutefekun alejhi.
  • 35. 31 Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 duasë dhe punët e mira dhe furnizimi me pasardhës ka lidhje të ngushtë me ngrënien e hallallit dhe haramit. 3- Pajtimi mes njerëzve Njeriu prej të cilit kërkuan gjykim i paj- toi me atë që u sillte dobi fëmijëve të tyre. Islami pa dyshim që nxit në pajtim mes njerëzve. Allahu i Lartësuar thotë: “Pajtimi është më i mirë.” En-Nisa: 128 Po ashtu thotë: “Në të vërtetë, besim- tarët janë vëllezër, andaj pajtojini vëllezërit tuaj midis tyre.” El-Huxhurat: 10 Hapat më madhështorë që bën njeriu janë hapat për pajtimin mes njerëzve, puna më e dashur për Allahun është paj- timi mes njerëzve, ndërsa puna më e dashur për shejtanin është ndarja mes atyre që duhen mes vete. Lum ai që ndihmon me një fjalë të mirë në pajtim mes njerëzve dhe mjerë ai që ndihmon me një fjalë të ligë në shkatër- rim mes njerëzve. Njeriu më i keq dhe nga ata që dënohet në varrin e tij është ai që ka ecur mes njerëzve duke bartur fjalë. 4- Asketizmi ndaj kësaj bote Blerësi i tokës e ktheu arin te shitësi dhe kjo argumentoi asketizmin e tij në këtë botë. Kur shitësi refuzoi ta marrë atë ar na tregoi asketizmin e tij në këtë botë. Këta të dy adhuronin vetëm Allahun, i Cili është një dhe pa shok, nuk ishin nga adhuruesit e dinarit dhe dërhemit, ashtu si janë shumë njerëz në ditët tona. Ishin asketë ndaj parasë dhe ndaj kësaj bote kalimtare ngase pasuria është sprovë. I Dërguari sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Çdo ummet ka pasur një sprovë, ndërsa sprova e ummetit tim është pasuria.”[15] Për pasurinë hallall do të japësh llogari, për pasurinë haram do të dënohesh, ndërsa ndarja prej saj shkakton vuajtje. Nëse pasurinë tënde e ke fituar hallall, do të pyetesh për të Ditën e Kiametit se nga e ke fituar dhe si e ke shfrytëzuar? Nëse pasurinë e ke fituar haram, atëherë ushqimi yt do të jetë në zjarr të xhehen- nemit. Ti do të vdesësh dhe do ta lësh pasurinë pas vetes dhe do të pyetesh për të para Allahut. Çdonjëri prej nesh le të ketë frikë Alla- hun në veten e tij. Tregtarët le të kenë frikë Allahun në veten e tyre, në fëmijët e tyre dhe ndaj njerëzve në përgjithësi, të jenë të sinqertë në shitblerjen e tyre. Le të kenë frikë Allahun në besnikërinë e tyre ngase vërtet Allahu do t’i pyesë Ditën e Kiametit. O Allah, na bëj që ta shohim të vërtetën si të vërtetë dhe na mundëso pasimin e saj dhe na bëj ta shohim të pavërtetën si të pavërtetë dhe na mundëso largimin prej saj! Ahsenul-bejan min mevakif Ehlul-Iman Ebu Islam, Salih ibën Ta Ha Abdul Vahid Përshtati: Sabahudin SELIMI Viti / Kosovë ______________ [15] Sahih el-Xhami’ 2148
  • 36. Dëlirje&Edukim | T E T O R 2 0 1 1 32 E Në hadithin e Pejgamberit sal-lAllahu lejhi ve sel-lem është transmetuar të ketë thënë: “Ndër fjalët e pejgamberllëkut të hershëm, që njerëzit kanë arritur t'i mësojnë, janë fjalët: “Nëse s’ke turp, bëj ç’të duash.” TURPËRIMI E falënderoj Allahun me falënderimet e njerëzve falënderues, e madhëroj me madhëri- met e njerëzve madhërues, megjithëse nuk mund ta madhëroj ashtu siç e ka madhëruar Ai Veten e Tij. Atij i takon çdo mirësi, begati dhe lavdërim i mirë. Atë e falënderoj dhe lavdëroj për çdo begati që na begatoi, e falënderoj dhe e lavdëroj me falënderime dhe lavdërime të shumta ashtu siç është Ai i kënaqur. Dëshmoj se nuk meriton të adhurohet me të drejtë askush pos Allahut dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguar i Tij. Robër të Allahut, takvallaku (devotshmëria) është pasuria më e mirë me të cilën mund ta takojë njeriu Zotin e tij në Ditën e Gjyki- mit, prandaj edhe Allahu thotë: “Pajisuni me gjërat që ju nevojiten për rrugë dhe dijeni se pajisja më e mirë është devotshmëria. Prandaj, kini frikë prej Meje, o njerëz të mençur!” El Bekare: 197 Robër të Allahut, janë të shumta hadithet që nxisin dhe inkurajojnë për virtytin e turpit dhe që sqarojnë pozitën e lartë që ka dhe frytet e begatshme që i sjell robit të Allahut në këtë botë dhe në tjetrën. I tillë është hadithi që transmetohet në librin e Buhariut dhe Mus- limit, i transmetuar nga Abdullah ibën Umeri radijAllahu anhuma, i cili tregon se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem kaloi pranë një njeriu që e qortonte shokun e tij për turpin që kishte dhe atëherë Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem i tha: “Lëre, sepse turpi është nga imani.” Në këta dy libra është transmetuar nga Ebu Hurejra radijAllahu anhu se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Turpi është një degë e imanit.” Ndërsa Imran ibën Husajni transmeton se Pejgamberi sal-lAllahu alejhi ve sel-lem ka thënë: “Turpi sjell vetëm të mira”, kurse në versionin e Muslimit është transmetuar me fjalët: “I gjithë turpi është i nga Allahu