SlideShare a Scribd company logo
1 of 1
Pelegrini
Pelegrinët janë njerëzit e besimeve të forta, të cilët shtyhen të kapluar nga dashuria e nderimi i thellë
- drejt vendeve të shenjta. Një shtegtim ditë dhe natë, në vite e shekuj, jo pa sakrifica, e për më
tepër, pa llogaritur për vete kurrfarë shpërblimi imediat. Metafora e pelegrinit është dhe titull i një
libri të Dritëro Agollit, botuar në fund të shekullit të kaluar, por kjo gjetje stilistike është më shumë
se vetëm kaq, ajo shënjohet si megametafora e këtij poeti, pra, e tërë krijimtarisë së tij, i cili, në
harkun e mbi gjysmë shekulli, i është falur e përkushtuar me devocionin e besimtarit shtegtimit, apo
udhës, drejt botës shqiptare. Shtegtimi i këtij pelegrini të palodhur shfaqet i pandalur në kohë dhe
në hapësirë: në histori dhe aktualitet, tek fshatari dhe intelektuali, tek realiteti dhe të shenjtat që
flenë nën dhê, tek virtyti dhe veset, tek e bukura dhe e shëmtuara, të figurave të historisë sonë, tek
qëndresat dhe pasojat e humbjeve… Përballë gjithë këtij universi shumëdimensional të botës dhe
shpirtit shqiptar, është ndjerë ligjërimi i një pene, jo vetëm prej mjeshtri të palodhur, por dhe e
spërkatur me dashurinë dhe magjepsjen e sinqertë, derdhur e feksur në çdo faqe libri. Udhëtimi i
poetit ka qenë i pandalur nëpër epokat historike, të kaluara e aktuale, si dhe në lëvrimin e gjinive të
shumta letrare. Vështruar integralisht, krijimtaria e tij përfshin një pasuri të çmuar me vjersha e
poema, tregime, novela e romane, drama e përkthime, publicistikë dhe ese, fabula dhe mbledhje e
përpunime këngësh antologjike popullore. Pa e tepruar, mund të themi se tashmë kjo vepër ka
arritur të jetë bërë një bibliotekë e tërë, e cila, përveç kohës së madhe e mundonjëse të shkrimit,
vazhdon të transmetojë kënaqësi të madhe leximi.
Duke e vështruar tërë këtë krijimtari tejet të pasur dhe me larmi idesh e zhanresh letrare, mund të
formulohen e të bëhen shumë qasje interpretimi, çka e sugjerojnë veprat me kualitete të larta. Këto
qasje mund të ishin mbi argumente të tilla si p.sh: Shqipëria naimiane e pelegrinit Agolli, Ideali dhe
zhgënjim, Shkrimtari i dhimbjes njerëzore, Një Shqipëri e ëndërrt dhe njerëzit e krisur të Agollit,
Atdheu si dashuria sublime dhe si pesha e kryqit të pengut të përgjegjësisë …, e mund të
vazhdohej më tej me argumente të tjera vijuese, që i çliron pafundësisht kjo vepër, e cila, mbart
energji të brendshme artistike, nxitëse dhe provokuese për modelet dhe referencat e ofruara - duke
krijuar përherë komunikime aktive me lexuesin e saj.

More Related Content

What's hot

Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Adriatik Rexha
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Bujar Kapllani
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiMartina Shtufi
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreExhitah Vasija
 

What's hot (7)

Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!Letersia dhe Folklori !!!!
Letersia dhe Folklori !!!!
 
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
Mehmet Bislimi ``Stine E Vonuar``
 
Diploma master1
Diploma master1Diploma master1
Diploma master1
 
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
Mbyllur - . Arti eshte Shpirt pa thembra.
 
Kostandin Kristoforidhi
Kostandin KristoforidhiKostandin Kristoforidhi
Kostandin Kristoforidhi
 
Gjergj Fishta
Gjergj FishtaGjergj Fishta
Gjergj Fishta
 
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyreHumanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
Humanistët më të shquar shqiptarë dhe veprat e tyre
 

Viewers also liked

Viewers also liked (7)

Dritero Agolli.
Dritero Agolli.Dritero Agolli.
Dritero Agolli.
 
Dritëro Agolli Writer
Dritëro Agolli WriterDritëro Agolli Writer
Dritëro Agolli Writer
 
Dritëro agolli
Dritëro agolliDritëro agolli
Dritëro agolli
 
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyreprojekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
projekt: shkrimtaret bashkohor shqiptar dhe veprat e tyre
 
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore ShqiptareShkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
Shkrimtarët e letërsisë bashkohore Shqiptare
 
Slideshare Project
Slideshare ProjectSlideshare Project
Slideshare Project
 
State of the Word 2011
State of the Word 2011State of the Word 2011
State of the Word 2011
 

Similar to Pelegrini

Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqeArdiPerla
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Lingua culture
 
Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiaxheta axheta
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarDenis Celaj
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Riku Verri
 
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxfolklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxglodjolaluli
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilikaEduart Mucaj
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaMarjan DODAJ
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTAMarjan DODAJ
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurtiMarjan DODAJ
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANIMarjan DODAJ
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxJozefKola
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijDiana Lamaj
 
Analizë e veprës
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprësina_ in
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Albania Energy Association
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEMarjan DODAJ
 

Similar to Pelegrini (20)

Ura me tri harqe
Ura me tri harqeUra me tri harqe
Ura me tri harqe
 
Mrizi i Zanave
Mrizi i ZanaveMrizi i Zanave
Mrizi i Zanave
 
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
Vargas Llosa, Lectio magistralis (përkthim në shqip), Università di Firenze (...
 
Modernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersiModernizmi ne letersi
Modernizmi ne letersi
 
Shkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtarShkrimtare te shquar shkrimtar
Shkrimtare te shquar shkrimtar
 
Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015Ndre Mjeda - 2015
Ndre Mjeda - 2015
 
Besa e Sami Frasherit
Besa e Sami FrasheritBesa e Sami Frasherit
Besa e Sami Frasherit
 
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docxfolklori dhe gjuha popullore albania.docx
folklori dhe gjuha popullore albania.docx
 
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
64538093 fragmente-hulumtimesh-te-studiuesit-dhimiter-pilika
 
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj FishtaLahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
Lahuta e Malësisë - nga At Gjergj Fishta
 
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTALAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
LAHUTA E MALCIS - nga At Gjergj FISHTA
 
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTALahuta e Malcis   - At Gjergj FISHTA
Lahuta e Malcis - At Gjergj FISHTA
 
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti110 vjet  ma pare  ka  le  dijetari    at donat kurti
110 vjet ma pare ka le dijetari at donat kurti
 
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI 110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
110 VJET MA PARE KA LE DIJETARI AT DONAT KURTI Shkruan nga Fritz RADOVANI
 
Projekt histori
Projekt historiProjekt histori
Projekt histori
 
Letersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xxLetersia boterore e shekullit xx
Letersia boterore e shekullit xx
 
Naim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tijNaim Frasheri dhe vepra e tij
Naim Frasheri dhe vepra e tij
 
Analizë e veprës
Analizë e veprësAnalizë e veprës
Analizë e veprës
 
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
Aurel plasari - ORIENTI APO HIJA NGA OKSIDENTI?
 
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKEARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
ARISTIDH KOLA - SHQIPJA, NËNA E GJUHËS GREKE
 

Pelegrini

  • 1. Pelegrini Pelegrinët janë njerëzit e besimeve të forta, të cilët shtyhen të kapluar nga dashuria e nderimi i thellë - drejt vendeve të shenjta. Një shtegtim ditë dhe natë, në vite e shekuj, jo pa sakrifica, e për më tepër, pa llogaritur për vete kurrfarë shpërblimi imediat. Metafora e pelegrinit është dhe titull i një libri të Dritëro Agollit, botuar në fund të shekullit të kaluar, por kjo gjetje stilistike është më shumë se vetëm kaq, ajo shënjohet si megametafora e këtij poeti, pra, e tërë krijimtarisë së tij, i cili, në harkun e mbi gjysmë shekulli, i është falur e përkushtuar me devocionin e besimtarit shtegtimit, apo udhës, drejt botës shqiptare. Shtegtimi i këtij pelegrini të palodhur shfaqet i pandalur në kohë dhe në hapësirë: në histori dhe aktualitet, tek fshatari dhe intelektuali, tek realiteti dhe të shenjtat që flenë nën dhê, tek virtyti dhe veset, tek e bukura dhe e shëmtuara, të figurave të historisë sonë, tek qëndresat dhe pasojat e humbjeve… Përballë gjithë këtij universi shumëdimensional të botës dhe shpirtit shqiptar, është ndjerë ligjërimi i një pene, jo vetëm prej mjeshtri të palodhur, por dhe e spërkatur me dashurinë dhe magjepsjen e sinqertë, derdhur e feksur në çdo faqe libri. Udhëtimi i poetit ka qenë i pandalur nëpër epokat historike, të kaluara e aktuale, si dhe në lëvrimin e gjinive të shumta letrare. Vështruar integralisht, krijimtaria e tij përfshin një pasuri të çmuar me vjersha e poema, tregime, novela e romane, drama e përkthime, publicistikë dhe ese, fabula dhe mbledhje e përpunime këngësh antologjike popullore. Pa e tepruar, mund të themi se tashmë kjo vepër ka arritur të jetë bërë një bibliotekë e tërë, e cila, përveç kohës së madhe e mundonjëse të shkrimit, vazhdon të transmetojë kënaqësi të madhe leximi. Duke e vështruar tërë këtë krijimtari tejet të pasur dhe me larmi idesh e zhanresh letrare, mund të formulohen e të bëhen shumë qasje interpretimi, çka e sugjerojnë veprat me kualitete të larta. Këto qasje mund të ishin mbi argumente të tilla si p.sh: Shqipëria naimiane e pelegrinit Agolli, Ideali dhe zhgënjim, Shkrimtari i dhimbjes njerëzore, Një Shqipëri e ëndërrt dhe njerëzit e krisur të Agollit, Atdheu si dashuria sublime dhe si pesha e kryqit të pengut të përgjegjësisë …, e mund të vazhdohej më tej me argumente të tjera vijuese, që i çliron pafundësisht kjo vepër, e cila, mbart energji të brendshme artistike, nxitëse dhe provokuese për modelet dhe referencat e ofruara - duke krijuar përherë komunikime aktive me lexuesin e saj.