SlideShare a Scribd company logo
1 of 2
Download to read offline
lokët i kam të shpeshta dhe të kuqe. Trupin e kam
ndoshta pak të shkurtë, mirëpo dukem normal.
Nganjëherë bëj shaka (mahitem).
Një ditë, erdhi Muhammedi sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem dhe më gjeti duke ngrënë hurma. E mua mu
kishte enjtur syri. Buzëqeshur më pyeti: “Si po ha hurme, kur e ke
syrin të enjtur?” Unë i thashë: “Mos ke dert, o i dashuri i All-
llahut. Unë mund të ha me syrin tjetër.”
Kur Ebu Lulu i ra thikë pas shpine Omerit radijall-llahu
anhu në namazin e sabahut, e ky pa se po i afrohet vdekja, mua
më caktoi t’i fali besimtarët në namaz, deri sa të zgjidhet halif-
ja tjetër.
Detyrën që ma besoi Omeri radijall-llahu anhu, e kreva
me dinjitet.
Nga natyra kam qenë shumë bujar, dhe i ndihmoja të
varfërit. Këtë e kishte vërejtur edhe Omeri radijall-llahu anhu,
sa që në një rast më tha: “Ti po shpërndan prej pasurisë më
tepër se sa të takon.”
Unë iu përgjigja:“Ç’do grosh e jap aty ku duhet. A nuk të
kujtohet, o halife i muslimanëve, fjala e Muhammedit sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem: “Më i miri prej jush është ai që ushqen të
uriturin.”
E shoh të rrugës që t’ju rrëfej për jetën time.
Babai im ishte nga ata arabë, që ishin shpërngulur në
Irak qysh para ardhjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem. Marrëdhëniet e mira me Kisranë, mbretin Persian, e ndih-
muan babain tim që të emërohet për guvernator të regjionit
Ibih. Në brigjet e Eufratit jetonte në pallatin mbretëror. Në atë
pallat u linda edhe unë. Fëmijërinë e jetova si djalë mbreti, por
kjo nuk zgjati shumë, sepse papritmas na sulmuan romakët.
Vranë tërë popullatën e kësaj ane, robëruan shumë gra e fëmi-
jë, e një ndër ta isha edhe unë.
Kështu e ka kjo jetë. Njëherë jeton si mbret, me të gjitha
të mirat përreth vetes, krahas respektin që gëzon, e pastaj
sprovohesh me varfëri, e çka është më keq, bëhesh rob i diku-
jt.
Pjesën tjetër të fëmijërisë e kalova mes romakëve. Ata
ndikuan aq tepër në mua, sa që gati ishin duke më asimiluar.
Ashtu që gjuhën arabe e pata harruar pothuajse krejtësisht.
Por, vullneti i Zotit deshi që unë përsëri të kthehem në mesin e
vëllezërve të mi arab. Një njeri nga Hixhazi, i fisit Kelb, më blenë
mua, dhe për të fituar edhe më tepër, më shiti në Mekke. Më
saktë, tani isha rob i Abdullah ibën Xhudanit.
Sjellja e mirë me njerëzit dhe mendjemprehtësia ime, i
ranë në sy zotëriut tim. Ashtu, Abdullah ibën Xhudani kishte
tepër besim në mua, prandaj tërë pasurinë ma la në dorë.
Vazhdova disa vite të mirrem me tregti. Gjatë asaj kohe,
pata rastin të udhëtoj nëpër vende të ndryshme, si: në Sham,
Jemen, Abisini. Këto udhëtime i sollën fitime të mëdha
Abdullahut.
Më kujtohet, kur një ditë më thirri Abdullah ibën
Xhudani në shtëpinë e tij, dhe më uli pranë. Me fjalë të ëmbla
më tha: “Gjatë kohës qëndrimit tënd këtu te unë, ke dëshmuar
se je njeri besnik, dhe se të punon koka për tregti. Sjellja jote
ndaj njerëzve ka qenë korrekte. Më duhet të pranoj se ti je më i
merituari për sukseset tona në punë, prandaj kam vendosur që
ne të dy të bëhemi shokë në tregti. Falë të qoftë liria, ti nuk je
krijuar për rob, andaj prej këtij momenti je i lirë.”
Nuk mund ta përshkruaj gëzimin tim të asaj dite; unë
fitova lirinë, fitova jetën. E ju nuk i dini ndjenjat e një robi.
Shpirti i tij është gjithnjë i nënçmuar. Por, kini kujdes, se ju
mund të bëheni rob të epsheve tuaja.
Tani më isha njeri i lirë, dhe shok në tregti me ibën
Xhudanin.
Pas vdekjes së tij, unë vazhdova të punoj vetë. Fitova një
pasuri të madhe, saqë tani isha ndër tregtarët më të mëdhenj
në Mekke.
E shoh të arsyeshme t’ju tregoj se, gjithmonë kam ndih-
muar të varfërin dhe çdonjërin që ma shtrinte dorën për ndih-
më.
Nuk e harroj një ditë të jetës sime, kur unë fitova një
nder të madh. Prandaj, ju lutem më lejoni t’ju flas për përkuj-
timet e mia, se ndoshta dikujt do t’i shërbejnë ato si shembull.
A e dini se ç’ndodhi atë ditë?
Dëgjova se, Muhammed ibën Abdullahu, në shtëpinë e
Erkam ibën Erkamit, përgëzonte njerëzit me fenë e re që kishte
filluar të shpallet nga Zoti i Madhëruar. Ai thërriste njerëzit që
të mos adhurojnë idhujt dhe epshet e tyre, por ta adhurojnë
All-llahun e Madhëruar.
Muhammed ibën Abdullahu ishte i njohur në Mekke si
njeri besnik dhe i sinqertë. Për moralin dhe besnikërinë e tij
fliste e tërë Mekka. Bashkëshortja e tij, Hatixheja radijall-llahu
anha, ishte fisnikja e kurejshëve. Njeriu me këtë famë, doemos
do të jetë i sinqertë. Pra, ai është Pejgamber i vërtetë. Vendosa
që sa më shpejt të takohem me Muhammedin sal-lall-llahu ale-
jhi ve sel-lem.
Shkova në shtëpinë e Erkam ibën Erkamit, kur, ç’të shoh:
para derës së shtëpisë rrinte shoku im i ngushtë, Ammar ibën
Jasiri. Si duket, edhe Ammari kishte ardhur për të njëjtin qëllim.
Hymë që të dy brenda ke Erkami, dhe u ulëm pranë
Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai njëherë na
sqaroi fenë Islame, kurse ne, pa një pa dy, deklaruam she-
hadetin dhe u bëmë musliman.
Në shtëpinë e Erkam ibën Erkamit ndejtëm deri në
mbrëmje, e pastaj u shpërndamë një nga një, që mos të na het-
ojnë idhujtarët e Mekkes, sepse, ata nuk kishin aspak mëshirë
ndaj muslimanëve kurejshit, e paramendoni se çdo të ndodhte
me një të huaj, siç isha unë. Kam qenë rob i tyre; pastaj, unë nuk
kisha asnjë farefis, që të mirrte në mbrojtje. Shoku im, Ammari,
ishte nga një familje tepër të varfër, sa që nuk i ndihej zëri (nuk
e bënin mall). Prej asaj dite, kur me vullnetin e Zotit të
Madhëruar u udhëzova në fenë Islame, nuk jam ndarë dot nga
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Isha nxënës në
shkollën e tij. Më ka dashur shumë Muhammedi sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem, dhe më thirrte me emrin Ebu Jahja.
Por, krahas kësaj kënaqësie shpirtërore që ndieja në
prezencën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, diçka
më mundonte shumë. Gjithnjë pyetesha: “Pse ta fshehim fenë
tonë nga paria mekase, kur ne jemi të udhëzuar në fenë e
drejtë, e ata janë në dekadencë? Si bëhet që ata të krenohen
me besimin e tyre të kotë, e ne gjithnjë të kryejmë ritualet tona
fshehurazi?”
Muslimanët tjerë kishin vërejtur se ç’ishte ajo që më
mundonte. Ata e dinin se, dëshira ime e flaktë, për ta deklaruar
fenë time para kryeneçëve kurejshit, ishte mbi të gjitha, pran-
daj më këshillonin të kam durim derisa të përgatiten kushtet
për një gjë të tillë.
Megjithatë, unë nuk munda të duroj më tepër. Një
mëngjez, dola para mekasve dhe brohorita: “O mekas, unë jam
musliman. All-llahu është Zoti im, kurse Pejgamberi im është
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Nëpër librat e his-
torisë Islame do të lexoni se, shtatë njerëz deklaruan Islamin
haptazi para mekasve. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem, Ebu Bekri, Bilali, Unë, Habbabi, Ammari dhe nëna e tij.
I kthehemi prapë ngjarjes. Kurejshët më binin me hekur
e shkopa gome, por unë nuk ndija asçfarë dhembje. Vazhdova
tu flas për fenë, derisa u alivanosa. Dikur erdha në vete, dhe
prap vazhdova tu flas, e ata prap më rrahnin dhe ma fyenin
fenë dhe Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Aty pranë
ka qenë Halid ibën Velidi (para se të bëhet musliman), i cili ishte
habitur me trimërinë time dhe guximin tim.
A e dini pse ishte kështu?
Shpirti i cili sinqerisht i ka besuar All-llahut të
Madhëruar dhe Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, çdo
dhembje që i shkaktohet në rrugë për ta ndihmuar fenë, i
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
FF
duket e ëmbël.
Maltretimet ndaj as’habëve nuk kishin të ndalur, prandaj
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na urdhëroi që të
shpërngulemi për në Etiopi. Mua ky urdhër nuk më shkoi për
shtati, sepse ishte e pamundshme të largohem nga Muham-
medi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dëshira ime që të rri me
Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u plotësua, ashtu që
mbeta në Mekke.
Vite të rënda ishin ato në Mekke, derisa na urdhëroi
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që të shpërngulemi
për në Medine. Kërkova leje që të rri me të, e të shpërngulemi
së bashku. Por All-llahu i Madhëruar kishte caktuar ndryshe.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u shpërngul së
bashku me Ebu Bekrin, ndërsa unë mbeta në Mekke. Por Mekka
pa Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më dukej e
zbrazët dhe e shkretë, andaj vendosa që edhe unë tu
bashkangjitem muslimanëve në Medine. Një mëngjes mora
rrugën për në Medine, por, si duket, idhujtarët më kishin përc-
jellë dhe më dolën në pritë.
Më munduan shumë. Disi arrita të ik! Me vrap e zura
devën, dhe u drejtova kah Medina. Por idhujtarët nuk më lanë
të qetë. Disa kalorës më kishin përcjellur tërë rrugës! Kur u afru-
an bërtita: “Ju e dini sa jam i shkathët me shtizë. Edhe një hap,
dhe do ta gjeni vdekjen!”
Kalorësit më njihnin mirë, dhe e dinin se unë vërtetë do
ta bëja një gjë të tillë, prandaj mbetën në vendin e tyre, si të
shtangur. Njëri prej tyre hapi gojën:“Ti rob i mjerë! Ne të bëmë
të pasur dhe ta rritëm famën. Nuk do të lëmë assesi të ikish me
gjithë pasurinë me vete.” Iu përgjigja: “Atë e kam fshehur në
Mekke, e nëse doni, do t’ua tregoj edhe vendin, vetëm më lini
të qetë.”
Ata u pajtuan, e unë u tregova saktësisht vendin ku e
kisha fshehur pasurinë. Ata u nisën për në Mekke, kurse unë
vazhdova për në Medine.
Në Medine shkova drejt te Pejgamberi sal-lall-llahu ale-
jhi ve sel-lem. Ai më pyeti se si kisha shpëtuar nga kurejshit, e
unë ia tregova krejtësisht ngjarjen. Muhammedi sal-lall-llahu
alejhi ve sel-lem buzëqeshi, dhe tha: “Ka fituar Ebu Jahja në këtë
tregti.” (Këtë e përsëriti dy herë)
All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Ka nga njerëzit
të cilët për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All-
llahu është shumë i mëshirshëm për robërit e vet.” (Bekare:
207).
Prej asaj dite filloi jeta ime e re me Muhammedin sal-lall-
llahu alejhi ve sel-lem në Medine, së bashku me muhaxhirët
dhe ensarët. E forconim ummetin musliman, që ta kenë imanin
e fortë dhe të jenë të sinqertë.
Jam luftëtarë i Bedrit, Uhudit dhe i Hendekut. Gjithnjë
isha pranë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç ju
thashë edhe më parë.
Pas vdekjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-
lem, qëndrova besnik në kohën e hilafetit të Ebu Bekrit, Omerit
dhe Othmanit radijall-llahu anhum.
Ndërrova jetë gjatë hilafetit të Aliut radijall-llahu anhu,
gjegjësisht në vitin 36 hixhrij (v.658)
Më varrosën në Beki, vend në Medine Munevere.
A ende s’më njohët?
Unë jam Suhejb ibën Sinani. Asnjëherë nuk kam pre-
tenduar hilafetin, ose ndonjë pozitë tjetër në administratën
shtetërore. Nga principi, nuk kam transmetuar gojëdhëna nga
Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.
Njerëzve u thosha: “Ejani t’ju flas për luftërat që kemi zhvilluar
kundër armikut dhe për atë që kam mësuar prej Muhammedit
sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”Por asnjëherë nuk kam thënë:
“Ka thënë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem…”
KKlluubbii ssttuuddeennttoorr
Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të
lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban
ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të
ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të
ngjashme.
Boton:
Shoqata Qytetare
Klubi Studentor
e-mail: penastudentore@hotmail.com
UNË KAM BLERË
VETEN ME
PASURINË TIME
A e di kush jam unë?
Marrë nga libri: ,,A e di kush jam unë?” të autorit
Muhammed Hamza SA’DAVI,
botuar nga shtëpia botuese ,,FUrkan ISM”

More Related Content

What's hot

05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të ShevalitRregullatIslame
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Libra Islame
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.Libra Islame
 
Mesime nga Muaji i Ramazanit
Mesime nga Muaji i RamazanitMesime nga Muaji i Ramazanit
Mesime nga Muaji i RamazanitRregullatIslame
 
Rrefimiigruasecilanukmundtashihte qaben
Rrefimiigruasecilanukmundtashihte qabenRrefimiigruasecilanukmundtashihte qaben
Rrefimiigruasecilanukmundtashihte qabenFSstudio
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...RregullatIslame
 
Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Lazi Salihi
 
Shpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-HaijjehShpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-HaijjehRregullatIslame
 
Sq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitSq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitLoveofpeople
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”RregullatIslame
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetRregullatIslame
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresRregullatIslame
 

What's hot (18)

05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
05. Agjërimi i gjashtë ditëve të Shevalit
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i pejgamberëve dhe i Muhamedit a.s.
 
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.
Ibni Sijrijni - Ëndërrimi i Muhamedit a.s.
 
Rendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne IslamRendi familjar ne Islam
Rendi familjar ne Islam
 
Buhariu 8
Buhariu 8Buhariu 8
Buhariu 8
 
Mesime nga Muaji i Ramazanit
Mesime nga Muaji i RamazanitMesime nga Muaji i Ramazanit
Mesime nga Muaji i Ramazanit
 
Rrefimiigruasecilanukmundtashihte qaben
Rrefimiigruasecilanukmundtashihte qabenRrefimiigruasecilanukmundtashihte qaben
Rrefimiigruasecilanukmundtashihte qaben
 
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
Fjalët e djetarëve lidhur mevludin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-...
 
Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3Sahihul buhariu 3
Sahihul buhariu 3
 
Biografi
BiografiBiografi
Biografi
 
Shpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-HaijjehShpjegimi i poezisë el-Haijjeh
Shpjegimi i poezisë el-Haijjeh
 
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuajErdhi t'ju mesoj fen tuaj
Erdhi t'ju mesoj fen tuaj
 
Buhariu 1
Buhariu 1Buhariu 1
Buhariu 1
 
Sq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesitSq ditet e agjeruesit
Sq ditet e agjeruesit
 
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
Dhjetë porosi për t'u mbrojtur nga virusi “Korona”
 
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebetA është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
A është muslimani i detyruar të pasojë njërin nga medh‘hebet
 
Dispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umresDispozitat e haxhit dhe të umres
Dispozitat e haxhit dhe të umres
 
Buhariu 3
Buhariu 3Buhariu 3
Buhariu 3
 

Similar to Unekamblereveten

Mua medo allahu
Mua medo allahuMua medo allahu
Mua medo allahuFSstudio
 
Kurvdiqaune
KurvdiqauneKurvdiqaune
KurvdiqauneFSstudio
 
Fragmente nga jeta e sahabeve
Fragmente nga jeta e sahabeveFragmente nga jeta e sahabeve
Fragmente nga jeta e sahabeveendrit endri
 
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeveSq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeveLibra Islame
 
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveLibra Islame
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesElldini-Upfiek
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesRregullatIslame
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesLexo dhe Mëso
 
Bisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanitBisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanitEbuensarij Xhemajli
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiLexo dhe Mëso
 

Similar to Unekamblereveten (11)

Mua medo allahu
Mua medo allahuMua medo allahu
Mua medo allahu
 
Kurvdiqaune
KurvdiqauneKurvdiqaune
Kurvdiqaune
 
Kur vdiqa une
Kur vdiqa uneKur vdiqa une
Kur vdiqa une
 
Fragmente nga jeta e sahabeve
Fragmente nga jeta e sahabeveFragmente nga jeta e sahabeve
Fragmente nga jeta e sahabeve
 
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeveSq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
Sq fragmente nga_jeta_e_sahabeve
 
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëveAbdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
Abdurr Rrahman Rafet el Basha - Fragmente nga jeta e sahabëve
 
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe VetmbylljesMes Integrimit Dhe Vetmbylljes
Mes Integrimit Dhe Vetmbylljes
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të MedinesMargaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
Margaritarë të çmuar nga vizita e dijetarit të Medines
 
Bisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanitBisedë me gruan e shejh albanit
Bisedë me gruan e shejh albanit
 
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin HadiBiografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
Biografia e dijetarit të madh të Jemenit - Mukbil bin Hadi
 

More from FSstudio

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove FSstudio
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveFSstudio
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017FSstudio
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016FSstudio
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015FSstudio
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per KosoveFSstudio
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
ZekaatulfitriFSstudio
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetFSstudio
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
VepromediturineFSstudio
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionFSstudio
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimFSstudio
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminFSstudio
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeFSstudio
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamitFSstudio
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitFSstudio
 
Sitilargoshshqetesimet
SitilargoshshqetesimetSitilargoshshqetesimet
SitilargoshshqetesimetFSstudio
 
Shfaquojheneere
ShfaquojheneereShfaquojheneere
ShfaquojheneereFSstudio
 

More from FSstudio (20)

Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove Takvimi 2021 per kosove
Takvimi 2021 per kosove
 
Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove Takvimi 2020 per kosove
Takvimi 2020 per kosove
 
Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove Takvimi 2019 per kosove
Takvimi 2019 per kosove
 
Takvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosoveTakvimi 2018 per kosove
Takvimi 2018 per kosove
 
Takvimi 2017
Takvimi 2017Takvimi 2017
Takvimi 2017
 
Takvimi 2016
Takvimi 2016Takvimi 2016
Takvimi 2016
 
Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015Takvimi shqip 2015
Takvimi shqip 2015
 
Takvimi 2014 per Kosove
 Takvimi 2014 per Kosove Takvimi 2014 per Kosove
Takvimi 2014 per Kosove
 
Zekaatulfitri
ZekaatulfitriZekaatulfitri
Zekaatulfitri
 
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshetXhenetliuqeecen islamidheepshet
Xhenetliuqeecen islamidheepshet
 
Xhehenemi
XhehenemiXhehenemi
Xhehenemi
 
Vepromediturine
VepromediturineVepromediturine
Vepromediturine
 
Vdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzionVdekja evertetedhejoiluzion
Vdekja evertetedhejoiluzion
 
Uneemartovaburrintim
UneemartovaburrintimUneemartovaburrintim
Uneemartovaburrintim
 
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islaminUdhezues i-ilustruar-mbi-islamin
Udhezues i-ilustruar-mbi-islamin
 
Tregimiinjestudenteje
TregimiinjestudentejeTregimiinjestudenteje
Tregimiinjestudenteje
 
Tolerancae islamit
Tolerancae islamitTolerancae islamit
Tolerancae islamit
 
mburoja e muslimanit
mburoja e muslimanitmburoja e muslimanit
mburoja e muslimanit
 
Sitilargoshshqetesimet
SitilargoshshqetesimetSitilargoshshqetesimet
Sitilargoshshqetesimet
 
Shfaquojheneere
ShfaquojheneereShfaquojheneere
Shfaquojheneere
 

Unekamblereveten

  • 1. lokët i kam të shpeshta dhe të kuqe. Trupin e kam ndoshta pak të shkurtë, mirëpo dukem normal. Nganjëherë bëj shaka (mahitem). Një ditë, erdhi Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem dhe më gjeti duke ngrënë hurma. E mua mu kishte enjtur syri. Buzëqeshur më pyeti: “Si po ha hurme, kur e ke syrin të enjtur?” Unë i thashë: “Mos ke dert, o i dashuri i All- llahut. Unë mund të ha me syrin tjetër.” Kur Ebu Lulu i ra thikë pas shpine Omerit radijall-llahu anhu në namazin e sabahut, e ky pa se po i afrohet vdekja, mua më caktoi t’i fali besimtarët në namaz, deri sa të zgjidhet halif- ja tjetër. Detyrën që ma besoi Omeri radijall-llahu anhu, e kreva me dinjitet. Nga natyra kam qenë shumë bujar, dhe i ndihmoja të varfërit. Këtë e kishte vërejtur edhe Omeri radijall-llahu anhu, sa që në një rast më tha: “Ti po shpërndan prej pasurisë më tepër se sa të takon.” Unë iu përgjigja:“Ç’do grosh e jap aty ku duhet. A nuk të kujtohet, o halife i muslimanëve, fjala e Muhammedit sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem: “Më i miri prej jush është ai që ushqen të uriturin.” E shoh të rrugës që t’ju rrëfej për jetën time. Babai im ishte nga ata arabë, që ishin shpërngulur në Irak qysh para ardhjes së Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem. Marrëdhëniet e mira me Kisranë, mbretin Persian, e ndih- muan babain tim që të emërohet për guvernator të regjionit Ibih. Në brigjet e Eufratit jetonte në pallatin mbretëror. Në atë pallat u linda edhe unë. Fëmijërinë e jetova si djalë mbreti, por kjo nuk zgjati shumë, sepse papritmas na sulmuan romakët. Vranë tërë popullatën e kësaj ane, robëruan shumë gra e fëmi- jë, e një ndër ta isha edhe unë. Kështu e ka kjo jetë. Njëherë jeton si mbret, me të gjitha të mirat përreth vetes, krahas respektin që gëzon, e pastaj sprovohesh me varfëri, e çka është më keq, bëhesh rob i diku- jt. Pjesën tjetër të fëmijërisë e kalova mes romakëve. Ata ndikuan aq tepër në mua, sa që gati ishin duke më asimiluar. Ashtu që gjuhën arabe e pata harruar pothuajse krejtësisht. Por, vullneti i Zotit deshi që unë përsëri të kthehem në mesin e vëllezërve të mi arab. Një njeri nga Hixhazi, i fisit Kelb, më blenë mua, dhe për të fituar edhe më tepër, më shiti në Mekke. Më saktë, tani isha rob i Abdullah ibën Xhudanit. Sjellja e mirë me njerëzit dhe mendjemprehtësia ime, i ranë në sy zotëriut tim. Ashtu, Abdullah ibën Xhudani kishte tepër besim në mua, prandaj tërë pasurinë ma la në dorë. Vazhdova disa vite të mirrem me tregti. Gjatë asaj kohe, pata rastin të udhëtoj nëpër vende të ndryshme, si: në Sham, Jemen, Abisini. Këto udhëtime i sollën fitime të mëdha Abdullahut. Më kujtohet, kur një ditë më thirri Abdullah ibën Xhudani në shtëpinë e tij, dhe më uli pranë. Me fjalë të ëmbla më tha: “Gjatë kohës qëndrimit tënd këtu te unë, ke dëshmuar se je njeri besnik, dhe se të punon koka për tregti. Sjellja jote ndaj njerëzve ka qenë korrekte. Më duhet të pranoj se ti je më i merituari për sukseset tona në punë, prandaj kam vendosur që ne të dy të bëhemi shokë në tregti. Falë të qoftë liria, ti nuk je krijuar për rob, andaj prej këtij momenti je i lirë.” Nuk mund ta përshkruaj gëzimin tim të asaj dite; unë fitova lirinë, fitova jetën. E ju nuk i dini ndjenjat e një robi. Shpirti i tij është gjithnjë i nënçmuar. Por, kini kujdes, se ju mund të bëheni rob të epsheve tuaja. Tani më isha njeri i lirë, dhe shok në tregti me ibën Xhudanin. Pas vdekjes së tij, unë vazhdova të punoj vetë. Fitova një pasuri të madhe, saqë tani isha ndër tregtarët më të mëdhenj në Mekke. E shoh të arsyeshme t’ju tregoj se, gjithmonë kam ndih- muar të varfërin dhe çdonjërin që ma shtrinte dorën për ndih- më. Nuk e harroj një ditë të jetës sime, kur unë fitova një nder të madh. Prandaj, ju lutem më lejoni t’ju flas për përkuj- timet e mia, se ndoshta dikujt do t’i shërbejnë ato si shembull. A e dini se ç’ndodhi atë ditë? Dëgjova se, Muhammed ibën Abdullahu, në shtëpinë e Erkam ibën Erkamit, përgëzonte njerëzit me fenë e re që kishte filluar të shpallet nga Zoti i Madhëruar. Ai thërriste njerëzit që të mos adhurojnë idhujt dhe epshet e tyre, por ta adhurojnë All-llahun e Madhëruar. Muhammed ibën Abdullahu ishte i njohur në Mekke si njeri besnik dhe i sinqertë. Për moralin dhe besnikërinë e tij fliste e tërë Mekka. Bashkëshortja e tij, Hatixheja radijall-llahu anha, ishte fisnikja e kurejshëve. Njeriu me këtë famë, doemos do të jetë i sinqertë. Pra, ai është Pejgamber i vërtetë. Vendosa që sa më shpejt të takohem me Muhammedin sal-lall-llahu ale- jhi ve sel-lem. Shkova në shtëpinë e Erkam ibën Erkamit, kur, ç’të shoh: para derës së shtëpisë rrinte shoku im i ngushtë, Ammar ibën Jasiri. Si duket, edhe Ammari kishte ardhur për të njëjtin qëllim. Hymë që të dy brenda ke Erkami, dhe u ulëm pranë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Ai njëherë na sqaroi fenë Islame, kurse ne, pa një pa dy, deklaruam she- hadetin dhe u bëmë musliman. Në shtëpinë e Erkam ibën Erkamit ndejtëm deri në mbrëmje, e pastaj u shpërndamë një nga një, që mos të na het- ojnë idhujtarët e Mekkes, sepse, ata nuk kishin aspak mëshirë ndaj muslimanëve kurejshit, e paramendoni se çdo të ndodhte me një të huaj, siç isha unë. Kam qenë rob i tyre; pastaj, unë nuk kisha asnjë farefis, që të mirrte në mbrojtje. Shoku im, Ammari, ishte nga një familje tepër të varfër, sa që nuk i ndihej zëri (nuk e bënin mall). Prej asaj dite, kur me vullnetin e Zotit të Madhëruar u udhëzova në fenë Islame, nuk jam ndarë dot nga Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Isha nxënës në shkollën e tij. Më ka dashur shumë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe më thirrte me emrin Ebu Jahja. Por, krahas kësaj kënaqësie shpirtërore që ndieja në prezencën e Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, diçka më mundonte shumë. Gjithnjë pyetesha: “Pse ta fshehim fenë tonë nga paria mekase, kur ne jemi të udhëzuar në fenë e drejtë, e ata janë në dekadencë? Si bëhet që ata të krenohen me besimin e tyre të kotë, e ne gjithnjë të kryejmë ritualet tona fshehurazi?” Muslimanët tjerë kishin vërejtur se ç’ishte ajo që më mundonte. Ata e dinin se, dëshira ime e flaktë, për ta deklaruar fenë time para kryeneçëve kurejshit, ishte mbi të gjitha, pran- daj më këshillonin të kam durim derisa të përgatiten kushtet për një gjë të tillë. Megjithatë, unë nuk munda të duroj më tepër. Një mëngjez, dola para mekasve dhe brohorita: “O mekas, unë jam musliman. All-llahu është Zoti im, kurse Pejgamberi im është Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.” Nëpër librat e his- torisë Islame do të lexoni se, shtatë njerëz deklaruan Islamin haptazi para mekasve. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem, Ebu Bekri, Bilali, Unë, Habbabi, Ammari dhe nëna e tij. I kthehemi prapë ngjarjes. Kurejshët më binin me hekur e shkopa gome, por unë nuk ndija asçfarë dhembje. Vazhdova tu flas për fenë, derisa u alivanosa. Dikur erdha në vete, dhe prap vazhdova tu flas, e ata prap më rrahnin dhe ma fyenin fenë dhe Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Aty pranë ka qenë Halid ibën Velidi (para se të bëhet musliman), i cili ishte habitur me trimërinë time dhe guximin tim. A e dini pse ishte kështu? Shpirti i cili sinqerisht i ka besuar All-llahut të Madhëruar dhe Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, çdo dhembje që i shkaktohet në rrugë për ta ndihmuar fenë, i KKlluubbii ssttuuddeennttoorr FF
  • 2. duket e ëmbël. Maltretimet ndaj as’habëve nuk kishin të ndalur, prandaj Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem na urdhëroi që të shpërngulemi për në Etiopi. Mua ky urdhër nuk më shkoi për shtati, sepse ishte e pamundshme të largohem nga Muham- medi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Dëshira ime që të rri me Pejgamberin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u plotësua, ashtu që mbeta në Mekke. Vite të rënda ishin ato në Mekke, derisa na urdhëroi Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem që të shpërngulemi për në Medine. Kërkova leje që të rri me të, e të shpërngulemi së bashku. Por All-llahu i Madhëruar kishte caktuar ndryshe. Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem u shpërngul së bashku me Ebu Bekrin, ndërsa unë mbeta në Mekke. Por Mekka pa Muhammedin sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem më dukej e zbrazët dhe e shkretë, andaj vendosa që edhe unë tu bashkangjitem muslimanëve në Medine. Një mëngjes mora rrugën për në Medine, por, si duket, idhujtarët më kishin përc- jellë dhe më dolën në pritë. Më munduan shumë. Disi arrita të ik! Me vrap e zura devën, dhe u drejtova kah Medina. Por idhujtarët nuk më lanë të qetë. Disa kalorës më kishin përcjellur tërë rrugës! Kur u afru- an bërtita: “Ju e dini sa jam i shkathët me shtizë. Edhe një hap, dhe do ta gjeni vdekjen!” Kalorësit më njihnin mirë, dhe e dinin se unë vërtetë do ta bëja një gjë të tillë, prandaj mbetën në vendin e tyre, si të shtangur. Njëri prej tyre hapi gojën:“Ti rob i mjerë! Ne të bëmë të pasur dhe ta rritëm famën. Nuk do të lëmë assesi të ikish me gjithë pasurinë me vete.” Iu përgjigja: “Atë e kam fshehur në Mekke, e nëse doni, do t’ua tregoj edhe vendin, vetëm më lini të qetë.” Ata u pajtuan, e unë u tregova saktësisht vendin ku e kisha fshehur pasurinë. Ata u nisën për në Mekke, kurse unë vazhdova për në Medine. Në Medine shkova drejt te Pejgamberi sal-lall-llahu ale- jhi ve sel-lem. Ai më pyeti se si kisha shpëtuar nga kurejshit, e unë ia tregova krejtësisht ngjarjen. Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem buzëqeshi, dhe tha: “Ka fituar Ebu Jahja në këtë tregti.” (Këtë e përsëriti dy herë) All-llahu i Madhëruar në Kur’an thotë: “Ka nga njerëzit të cilët për hirë të All-llahut e flijojnë vetveten, e edhe All- llahu është shumë i mëshirshëm për robërit e vet.” (Bekare: 207). Prej asaj dite filloi jeta ime e re me Muhammedin sal-lall- llahu alejhi ve sel-lem në Medine, së bashku me muhaxhirët dhe ensarët. E forconim ummetin musliman, që ta kenë imanin e fortë dhe të jenë të sinqertë. Jam luftëtarë i Bedrit, Uhudit dhe i Hendekut. Gjithnjë isha pranë Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, siç ju thashë edhe më parë. Pas vdekjes së Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel- lem, qëndrova besnik në kohën e hilafetit të Ebu Bekrit, Omerit dhe Othmanit radijall-llahu anhum. Ndërrova jetë gjatë hilafetit të Aliut radijall-llahu anhu, gjegjësisht në vitin 36 hixhrij (v.658) Më varrosën në Beki, vend në Medine Munevere. A ende s’më njohët? Unë jam Suhejb ibën Sinani. Asnjëherë nuk kam pre- tenduar hilafetin, ose ndonjë pozitë tjetër në administratën shtetërore. Nga principi, nuk kam transmetuar gojëdhëna nga Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem. Njerëzve u thosha: “Ejani t’ju flas për luftërat që kemi zhvilluar kundër armikut dhe për atë që kam mësuar prej Muhammedit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.”Por asnjëherë nuk kam thënë: “Ka thënë Muhammedi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem…” KKlluubbii ssttuuddeennttoorr Pasi të lexoni këtë broshurë, mundësojani të tjerëve të lexojnë të njëjtën. Dhe keni kujdes, fletushka përmban ajete kur’anore, andaj ndalohet hyrja me të në vende të ndotura, gjegjësisht në toalet si dhe në vende të ngjashme. Boton: Shoqata Qytetare Klubi Studentor e-mail: penastudentore@hotmail.com UNË KAM BLERË VETEN ME PASURINË TIME A e di kush jam unë? Marrë nga libri: ,,A e di kush jam unë?” të autorit Muhammed Hamza SA’DAVI, botuar nga shtëpia botuese ,,FUrkan ISM”